12
Plani vjetor dhe tremujor (i sugjeruar) BIOLOGJI – KLASA X (Botimet Dudaj) 1 1 Këtë plan si dhe librin e mësuesit për këtë lëndë mund ta shkarkoni falas në faqen tonë të internetit www.botimedudaj.com . 1

Studimi i vertebrorëve

  • Upload
    vandieu

  • View
    256

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Studimi i vertebrorëve

Plani vjetor dhe tremujor (i sugjeruar)

BIOLOGJI – KLASA X(Botimet Dudaj)1

1 Këtë plan si dhe librin e mësuesit për këtë lëndë mund ta shkarkoni falas në faqen tonë të internetit www.botimedudaj.com. 1

Page 2: Studimi i vertebrorëve

Planifikimi vjetor (i sugjeruar) – Biologji – Klasa X

Tematikat Shpërndarja e orëve të lёndësShtator-Dhjetor (28 orë) Janar-Mars (22 orë) Prill-Qershor (22 orë)

DIVERSITETI20 orë

Veçoritë dhe klasifikimi i organizmave të gjalla (8 orё) Veçoritë e organizmave të gjalla Klasifikimi i organizmave të gjalla Invertebrorët Vertebrorët Bimët Kërpudhat Viruset dhe bakteret Identifikimi i gjallesave (Çelësat)

Ushqimi i njeriut (2 orë)Aditivët dhe konservantët në ushqimePërdorimi i mikroorganizmave në ushqime

Qarkullimi i lëndëve te bimët ( 10 orё) Transporti i ujit Qimet thithëse Rrugëtimi i ujit në enët e ksilemës Matja e shpejtësisë së marrjes së ujit Transpirimi 2 Ndikimi i temperaturës mbi shpejtësinë e marrjes së ujit Përshtatja e bimëve ndaj mjediseve të ndryshme Gypat e floemës Burimet dhe përdoruesit

SISTEMET38 orë

Qelizat e padiferencuara, shpërhapja dhe osmoza (12 orë) Ndërtimi i qelizave bimore Ndërtimi i qelizave shtazore Specializimi i qelizave Indet, organet dhe sistemet e organeve Llogaritja e zmadhimeve Shpërhapja Osmoza Osmoza në qelizat shtazore Osmoza në qelizat bimore Vëzhgimi i osmozës Transporti aktiv

Të ushqyerit te njeriu (8 orë)Dietë e baraspeshuar Kequshqyerja Sistemi tretës dhe tretja Tetja mekanike Tretja kimike Goja, stomaku Zorra e hollë, zorra e trashë Përvetësimi

Të ushqyerit te bimët (6 orë)FotosintezaProdhimi i oksigjenit nga një bimë ujore Studimi i nevojës së fotosintezës për dritë dhe klorofilStruktura e gjethes Ndikimi i intensitetit të dritës mbi shpejtësinë e fotosintezës Jonet inorganike

Qarkullimi i lëndëve te kafshët (12 orë) Sistemi i qarkullimit të gjakut Zemra Rrahjet e zemrës Ndikimi i aktivitetit fizik në rrahjet e zemrës Sëmundjet koronare Enët e gjakut Përbërësit e gjakut Sistemi limfatik Sistemi imunitar

CIKLET14 orë

Metabolimi qelizor (8 orë) Enzimat, veprimi i enzimave Ndikimi i temperaturës mbi enzimat Ndikimi i pH-it tek enzimat Studimi i pluhurave larës biologjikë Enzimat në industrinë ushqimore Përdorimi i enzimave në mikrororganizma

Molekulat biologjike (6 orë)Karbohidratet, nevojat për karbohidrate Hetimi i ushqimit për karbohidrateProteinat, nevojat për proteina Analiza e ushqimeve për proteina Yndyrnat, nevoja për yndyrna Hetimi i ushqimeve për yndyrna

2

Page 3: Studimi i vertebrorëve

PLANIFIKIMI 3 – MUJOR (i sugjeruar) SHTATOR-DHJETORFUSHA: SHKENCAT E NATYRËS

LËNDA: BIOLOGJI

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Kompetenca e komunikimit dhe të shprehuritNxënësi:

diskuton në grup në mënyrë konstruktive, në një kohëzgjatje jo më shumë se 10 minuta, duke dhënë dhe duke marrë informacion për një temë të caktuar nga fushat mësimore ose nga jeta e përditshme;përdor TIK-un në mënyrë efektive gjatë komunikimit dhe ndërveprimit me të tjerët në jetën e përditshme, duke përfshirë edhe të nxënit e informacioneve të reja dhe kryerjen e detyrave shkollore.

Kompetenca e të menduaritNxënësi:

harton një detyrë me tekst, apo krijon një situatë logjike nga jeta e përditshme, e cila përmban një mesazh që kërkon zgjidhje matematikore apo një problem shkencor, duke u bazuar në njohuritë paraprake dhe prezanton mënyrën/procedurën e zgjidhjes së problemit para të tjerëve;gjykon vërtetësinë e një rezultati të dhënë (p.sh.: rezultatin e një detyre nga matematika, shkencat, shoqëria, mjedisi etj.) i cili mund të jetë gjetur me zbatimin e formulave të njohura ose me përdorimin e procedurave të caktuara dhe nxjerr përfundime për vërtetësinë e gjykimit të dhënë;prezanton me sukses rezultatet e punës së një detyre eksperimentale për një temë të caktuar nga ndonjë fushë mësimore (p.sh.: nga shkencat, teknologjia etj.) të realizuar në laborator, në ambientet e shkollës apo diku tjetër, përmes përdorimit të teknologjisë informative dhe jep argumente që lidhin rezultatet e punës eksperimentale me udhëzimet teorike;

Kompetenca e të nxënitNxënësi:

shfrytëzon në mënyrë efektive përvojat paraprake gjatë zgjidhjes së situatave të ndryshme në jetën e përditshme apo gjatë kryerjes së ndonjë detyre, aktiviteti, në ndonjë fushë të caktuar mësimore. Diskuton dhe ndan përvojat me të tjerët për mënyrat më praktike të shfrytëzimit të përvojave paraprake në arritjen e dijeve të reja;parashtron pyetje dhe shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi apo detyre të një teme të caktuar, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura, të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejshëm të të nxënit për temën apo problemin e caktuar;paraqet idetë personale para të tjerëve për mënyrën e zhvillimit të një aktiviteti të caktuar, duke dhënë mendime të argumentuara për rezultatet e pritura (në formë skice, grafiku, vizatimi, shkrimi, vepre artistike etj.);shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna nga ndonjë burim informacioni për të kryer një veprim, aktivitet, detyrë, ose për të zgjidhur një problem që kërkohet prej tij. Vlerëson vetë performancën dhe rezultatin e arritur, duke iu referuar qëllimeve fillestare (p.sh.: burime të informacionit në libër, revistë, enciklopedi, internet, hartë, grafik, skicë, partiturë muzikore, skenar etj).

Kompetenca digjitaleNxënësi:

përdor mjetet digjitale dhe mjediset informative duke përfshirë komunikimet në distancë për zhvillimin e njohurive; përdor mjetet digjitale për të përpunuar, krijuar, realizuar dhe demonstruar tema mësimore; gjen, organizon, analizon, përpunon dhe përdor informacionin nga një shumëllojshmëri burimesh dhe mediesh; zhvillon aftësitë krijuese, duke zbatuar njohuritë e marra në shkencën kompjuterike dhe në mediet digjitale;

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës

Kompetenca 1: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhje e tyre3

Page 4: Studimi i vertebrorëve

a) Përcakton problemin Paraqet problemin. Identifikon të dhënat fillestare. Identifikon elementet që lidhen me situatën dhe me njëra-tjetrën. Propozon një shpjegim ose zgjidhje të mundshme. b) Zbaton planin e veprimit Ndjek hapat e planit të vet. Përdor teknikat dhe burimet e përshtatshme. Bën teste, nëse është e mundur. Mbledh të gjitha të dhënat e dobishme dhe mban shënime për vrojtimet bëra. Nëse është e nevojshme, përshtat planin e veprimeve ose zbatimin e tij. Zbaton planin e veprimeve.

Kompetenca 2: Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore a) Vendos çështjet shkencore në kontekstin e duhur Identifikon aspekte të kontekstit (p.sh. sociale, mjedisore, historike). Bën lidhjen ndërmjet këtyre aspekteve.b) Vendos lidhjen mes shkencës dhe teknologjisë Identifikon funksionet e përgjithshme të një objekti, sistemi ose procesi. Identifikon elementet përbërëse dhe funksionet e tyre. Vendos lidhjet mes parimeve shkencore dhe teknologjike duke përdorur konceptet, ligjet ose modelet.

Kompetenca 3: Komunikimi me gjuhën dhe terminologjinë e shkencësa) Shkëmben informacionin shkencor dhe teknologjik Është i hapur ndaj këndvështrimeve të të tjerëve. Vlerëson këndvështrimin e vet duke e krahasuar me atë të të tjerëve. Integron termat shkencore dhe teknologjike në fjalorin e gjuhës së shkruar dhe të folur.b) Interpreton mesazhet shkencore dhe teknologjike Identifikon informacionin që ka të bëjë me çështjen dhe shpjegimin ose zgjidhjen e saj. Kupton përmbajtjen e saktë të fjalëve, përkufizimeve dhe formulimeve. Bën lidhjet mes koncepteve dhe paraqitjeve të ndryshme grafike ose simbolike. Zgjedh elementët domethënës.

Nr. Tematika(orë)

Temat mësimore Situate e parashikuar e të nxënit Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve

Vlerësimi Burimet

1 Veçoritë e organizmave të gjalla

Emërtimi i situatës: Çfarë është?

Përshkrimi kontekstual situatës:

Metoda interaktive, bashkëvepruese, gjithëpërfshirëse

Vlerësim diagnostikues intervistë me një listë treguesish;

Libri i biologjisё 10; Udhëzuesi për

4

Page 5: Studimi i vertebrorëve

DIVERSITETI(8 orё)

Shumëllojshmëria e formave të jetës në tokë është mahnitëse. Biologët vlerësojnë se ka miliona organizma të tjera që nuk janë zbuluar ende. për ta bërë më të lehtë studimin e tyre biologët i ndajnë organizmat në grupe duke vendosur ato më të afërtat në një grup. Përdorimi i çelësave dikotomik është një mundësi e mirë për ti identifikuar organizmat. Gjatë studimit të tyre do të ushtroheni gjithashtu në vizatimin e llojeve biologjike.

Për Veprimet në situatë shihni veprimtaritë në udhëzuesin e mësuesit:- Studimi i vertebrorëve- Të klasifikojmë këmbënyjëtuarit- Vizatimi i llojeve biologjike

Puna në grup dhe puna individuale; Hetimi dhe zbulimi; Zbatime praktike brenda dhe jashtë klase Metoda integruese Bashkëbisedim Teknika që zhvillojnë mendimin kritik dhe krijues

Prezantime në forma të ndryshme, përfshirë TIK

vetëvlerësim me listë kontrolli;Vlerësim për të nxënë (Vlerësim formues) vlerësimi i përgjigjeve me gojë; vlerësimi i punës në grup; vlerësim mes nxënësish; vlerësimi i detyrave të shtëpisë; vetëvlerësim; intervistë me një listë treguesish; vëzhgim me një listë të plotë treguesish, portofol, prezantim me gojë ose me shkrim, Vlerësimi i të nxënit (vlerësimi përmbledhës) test për një grup temash të caktuara; test në përfundim të një kohe të caktuar; Vlerësim i portofolit

mësuesin; Burime nga interneti; Preparate për vëzhgimin e qelizave bimore dhe shtazore; Mjete për punë me mostra biologjike në laborator dhe në terren. Mjete dhe reagentë për zhvillimin e eksperimenteve me qelizat dhe enzimat në laborator:- mikroskop;- tubi Visking;- transpirometër.

2 Klasifikimi i organizmave të gjalla

3 Invertebrorët4 Veprimtari praktike: Të

klasifikojmë këmbënyjëtuarit

5 Studimi i vertebrorëve6 Bimët Kërpudhat7 Viruset dhe bakteret8 Përdorimi i çelësave

të përcaktimit

9 Ndërtimi i qelizave Emërtimi i situatës: Specializime të përsosura

Përshkrimi kontekstual situatës:Në trupin e njeriut ekzistojnë mbi 200 lloje qelizash Ndonëse të gjitha qelizat ndajnë me

10 Vëzhgimi i qelizave shtazore

11 Vëzhgimi i qelizave bimore

12 Specializimi i qelizave

5

Page 6: Studimi i vertebrorëve

SISTEMET(12 orë)

njëra- tjetrën disa tipare të përbashkëta, mes tyre ka dallime të mëdha. Secila prej qelizave kryen funksione specifike. Përmes vëzhgimeve do të identifikoni strukturat që përmbajnë qelizat bimore dhe shtazore si dhe lloje të ndryshme specializimesh. Gjithashtu do të aftësoheni të përdorni shkallën e zmadhimit dhe të kuptoni rëndësinë e saj.Për Veprimet në situatë shih veprimtaritë në udhëzuesin e mësuesit:- Vëzhgimi i qelizave shtazore- Vëzhgimi i qelizave bimore- Përllogaritja e shkallës së zmadhimit

13 Indet, organet dhe sistemet e organeve

14 Llogaritja e zmadhimeve

15 Shpërhapja (difuzioni) Emërtimi i situatës: Transporti qelizor

Përshkrimi kontekstual situatës:Transporti qelizor i referohet lëvizjes së lëndëve përmes murit dhe membranës qelizore. Ky transport është i rëndësishëm në dy aspekte. Së pari lejon që në qelizë të hyjnë dhe të dalin lëndë sipas funksionit biologjik të saj. Së dyti e lejon qelizën të rregullojë karakteristikat e këtij transporti (p.sh rritjen e transportit të glukozës në qelizat muskulare gjatë një aktiviteti fizik.).Përmes eksperimenteve do të thelloheni në të kuptuarin e formave të transportit qelizor. Kjo është gjithashtu një mundësi që të aftësoheni në mbledhjen e të dhënave sasiore dhe ti përpunoni ato. Gjithashtu diskutimi rreth besueshmërisë së rezultateve tuaja, do ju ndihmojë që të zhvilloni aftësitë tuaja vlerësuese. Për Veprimet në situatë shih veprimtaritë në udhëzuesin e mësuesit:- Sa shpejt shpërhapet amoniaku?- A mund të kalojnë përmes një membrane gjysmëpërçuese molekulat e jodit dhe amidonit- Përdorimi i tubit Visking për hetimin e osmozës

16 Shpërhapja në organizmat e gjalla

17 Osmoza në qelizat shtazore

18 Vëzhgimi i osmozës në qelizat shtazore

19 Osmoza në qelizat bimore

20 Vëzhgimi i osmozës në qelizat bimore

21 Enzimat, mekanizmi i Emërtimi i situatës: Surpriza enzimë

6

Page 7: Studimi i vertebrorëve

CIKLET(8 orë)

veprimit të enzimavePërshkrimi kontekstual situatës:Enzimat janë të domosdoshme për jetën e organizmave të gjalla. Gjithashtu ato kanë një përdorim të gjerë dhe luajnë rol në përmirësimin e cilësisë së jetës së njeriut. Përmes eksperimenteve do të zhvilloni të kuptuarit e funksionimit të tyre dhe rëndësisë që ato kanë për jetën e njeriut. Për Veprimet në situatë shih veprimtaritë në udhëzuesin e mësuesit:- Veprimi i materialit bimor mbi peroksidin e hidrogjenit- Ndikimi i temperaturës mbi shpejtësinë e zbërthimit të proteinës nga tripsina.- Efekti i pH-it në zbërthimin e proteinës së qumështit nga tripsina- Studimi i pluhurave larës biologjikë

22 Ndikimi i temperaturës mbi enzimat

23 Ndikimi i pH-it tek enzimat

24 Enzimat në shtëpi dhe industri

25 Detyrë eksperimentale(Efekti i pektinazës në varietete të ndryshme mollësh).

26 Përdorimi i enzimave në mikroorganizma

27 Përsëritje28 Test përmbledhës

7

Page 8: Studimi i vertebrorëve

8