27
BALANCIMI I VLERAVE NE ADMINISTRIMIN E POLITIKES PUBLIKE Eshte objekt i studimit administrativ qe te zbuloje : Se pari, çfare mund te beje qeveria ashtu siç duhet dhe me sukses, dhe, Se dyti, si mund te beje ajo veprimet e duhura me eficiencen maksimale te mundshme si dhe me kosto sa me te ulet, nga pikpamja financiare dhe e shpenzimit te energjive … Objekti i studimit administrativ eshte qe te shpetoje ekzekutivin nga konfuzioni dhe kostot e eksperimentit empirik, dhe ti vendose ato mbi themele te forta te bazuara thelle ne parime te qendrueshme … Fusha e administrimit … shtrihet jashte sferes se politikes. Çeshtjet administrative nuk jane çeshtje politike … Politika vendos detyrat per administrimin, por ajo nuk duhet … qe te nderhyje ne punet e administrates. Shembuj dhe raste te ndryshem tregojne se shqetesimi per vlerat ne administrimin e politikave publike mbetet sot po aq aktiv dhe i rendesishem sa edhe me pare. Studimi i administrimit publik nuk mbron me “korrelacionin strikt” te politikes dhe administrimit, por roli i vlerave ne administrim mbetet problem dhe shqetesim i vazhdueshem. Eshte e pamundur te kete nje 1

Tema I - Balancimi i Vlerave

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Tema I - Balancimi i Vlerave

BALANCIMI I VLERAVE

NE ADMINISTRIMIN E POLITIKES PUBLIKE

Eshte objekt i studimit administrativ qe te zbuloje :

Se pari, çfare mund te beje qeveria ashtu siç duhet dhe me sukses, dhe,

Se dyti, si mund te beje ajo veprimet e duhura me eficiencen maksimale te mundshme si dhe me kosto sa me te ulet, nga pikpamja financiare dhe e shpenzimit te energjive …

Objekti i studimit administrativ eshte qe te shpetoje ekzekutivin nga konfuzioni dhe kostot e eksperimentit empirik, dhe ti vendose ato mbi themele te forta te bazuara thelle ne parime te qendrueshme …

Fusha e administrimit … shtrihet jashte sferes se politikes.

Çeshtjet administrative nuk jane çeshtje politike …

Politika vendos detyrat per administrimin, por ajo nuk duhet … qe te nderhyje ne punet e administrates.

Shembuj dhe raste te ndryshem tregojne se shqetesimi per vlerat ne administrimin e politikave publike mbetet sot po aq aktiv dhe i rendesishem sa edhe me pare. Studimi i administrimit publik nuk mbron me “korrelacionin strikt” te politikes dhe administrimit, por roli i vlerave ne administrim mbetet problem dhe shqetesim i vazhdueshem. Eshte e pamundur te kete nje administrim “pa vlere” ose “me vlera neutrale”. Perpjekja per te zhvilluar nje administrim pa vlere ose politikisht neutral imponon nje vlere, ate te neutralitetit mbi sistemin e administrimit publik. Ne te vertete, sot mund te flitet per idene e kundert, pra qe vlerat jane ne thelb te administrimit publik. Ne kohet tona, teme e rendesishme eshte qe administrimi publik i politikes ne politikat moderne, mund te kuptohet mjaft mire ne te gjitha nivelet e qeverise si “nje lloj pendule” qe endet midis vlerave konkurruese, te cilat ndiqen nga sistemi politik edhe pse

1

Page 2: Tema I - Balancimi i Vlerave

perhapen ne administrimin publik. Ne disa raste keto vlera konkurruese “perplasen” dhe ne disa raste te tjera perforcojne njera-tjetren. Por vlerat jane dhe ngelen gjithmone prezente. Ne shume pikepamje, ajo qe nenkupton administrimi publik eshte se cilat vlera imponohen ne nje periudhe kohe te caktuar.

Ne vazhdim do te shohim raportin midis vlerave dhe konflikteve ne disa situata si dhe menyren se si ato perhapen dhe zene vend ne administrimin publik.

Eficienca ne raport me pergjigjshmerise (responsiveness), Strukturat publike ne raport me strukturat private, per te

administruar programet publike, Neutraliteti ne raport me tolerancen, Kapitalizmi ne raport me te drejtat individuale, Qeverisja e kufizuar ne raport me qeverisjen popullore.

Te shohim ne vazhdim keto raste si dhe konflikte te tjera te vlerave, per te treguar se si ato ndihmojne per te kuptuar administrimin publik ne aktivitete te ndryshme te cilat jane tradicionalisht te shoqeruara me zbatimin e politikes publike ne strukturat e:

Qeverise, Personelit, Buxhetimit, Menaxhimit, Vendim-marrjes, Komunikimit, Kontrollin e agjencive nga gjykatat, Marredhenieve me grupet e klienteles dhe administrimit-

rregullator, Vleresimit te politikes publike.

Konflikti i vlerave ne administrimin publik do te tregohet ne nivelet qendrore dhe lokale, ashtu si edhe brenda agjencive ne nivel kombetar.

Do te fillojme me analizen e disa koncepteve dhe termave te rendesishem te perdorura ne studimin e administrimit publik dhe do te shohim disa teori te tij si fushe e vecante apo disipline e analizes.

2

Page 3: Tema I - Balancimi i Vlerave

Perplasja e Vlerave ne Administrimin e Politikes Publike

Eficienca ne raport me Pergjigjshmerine (Responsiveness).

Ndermjet vlerave me te rendesishme qe sistemi politik ndjek eshte pergjigjshmeria. Shteti konceptohet per te siguruar nje qeveri qe i pergjigjet deshires dhe vullnetit te popullit.

Per te promovuar vleren e pergjigjshmerise ne qeveri, krijohen struktura, agjenci dhe depertamente per te siguruar qe qytetaret i kishin te garantuara te drejtat e tyre te “Jetes, Lirise dhe Lumturise”. Ne cdo nivel qeverises, duhen vendosur struktura per zbatimin e politikave ne pergjigje te kerkeses se qytetareve. Nese qytetaret deshironin siguri dhe garanci (vlerat thelbesore te shoqerise), atehere qeveria duhej te ngrinte nje ushtri, nje marine, nje departament lufte dhe nje departament shteti per te garantuar sigurine kombetare.

Per te shkembyer mallra dhe sherbime, qytetaret kishin nevoje per nje mjet krahasues te mallrave dhe sherbimeve. Per kete arsye qeveria do te duhej te krijonte nje monedhe, te printonte kartemonedha qe te mundesonte tregtine.

Duke bere qeverine pergjigjese ndaj vullnetit te popullit eshte e rrezikshme, sepse keshtu ajo ndjehet dhe te behet shume pergjigjese. Qytetaret p.sh., mund te deshirojne qe qeveria e tyre te siguroje shume mallra dhe sherbime dhe kjo mund te rezultoje me kosto te larte. Per te frenuar pergjigjshmerine e larte, qeveria gjithashtu duhet te marre parasysh eficiencen, pra aftesine per te prodhuar mallra dhe sherbime me perpjekje sa me te vogla.

Drejtimi me eficience kerkon qe qeveria ne disa raste duhet te refuzoje qe te prodhoje disa mallra ose sherbime qe kerkojne qytetaret. Per te qene eficiente qeveria duhet te punesoje qytetare ne sherbim te saj, te cilet kane aftesi te vecanta, trainim ose ekspertize, ne vend te individeve te pakualifikuar. Me pak fjale, per te qene eficiente qeveria duhej te jete me pak pergjigjese.

Publiku ne raport me Privatin.

3

Page 4: Tema I - Balancimi i Vlerave

Vlerat me te aferta aleate te eficiences dhe pergjigjshmerise jane publiku perkundrejt sektorit privat per te prodhuar mallra dhe sherbime publike te kerkuara nga qytetaret. Eshte konstatuar se disa aktivitete perballohen me mire nga organizatat publike. Ushtria, flota detare dhe sherbimi postar, u konstatua se duhej te ishin domosdoshmerisht sipermarrje publike. Ne kontrast me keto praktika, p.sh., prodhimi dhe shitja e dritherave me cmimet e tregut u konsideruan si sipermarrje private.

Gjithsesi, agjencite qeveritare mund te rregullojne ose kontrollojne tregtine private ne menyre qe ajo te mos demtoje konsumatorin. Nje individ ka cdo te drejte te ushtroje aktivitet privat, ndersa qeveria duhet te siguroje nderkohe qe nje aktivitet i tille nuk demton shendetin publik.

Ndonjehere, aktivitetet private dhe sigurimi i nje te mire apo sherbimi te domosdoshem mundet qe te deshtoje. Ne kete rast qeverise mund ti nevojitet te marre persiper pronesine e kesaj sipermarrjeje per te garantuar produktin ose sherbimin. N.q.s., sherbimi i pasagjereve te hekurudhes rezulton jo-fitimprures, aq saqe kompanite hekurudhore te braktisin sherbimin, atehere e mira e perbashket kerkon qe qeveria te vazhdoje te siguroje nje transport te tille. Qeveria ne kete rast duhet te organizoje dhe te garantoje nje sherbim hekurudhor ne funksion te publikut.

Siguria publike mund te kerkoje qe individet e perfshire ne krime dhe ata qe perbejne rrezik te mbyllen dhe te mbahen larg shoqerise. Arrestimi, gjygji dhe denimi i individeve me burg jane funksione publike mjaft te rendesishme. Menaxhimi i burgjeve qe trajton kriminele te gjykuar, mund te drejtohet nga kompani biznesi private. Me fjale te tjera, menaxhimi i burgjeve te shtetit mund te privatizohet.

Neutraliteti kundrejt Tolerances.

Karta e te Drejtave Kushtetuese te Shteteve te Bashkuara te Amerikes garanton te drejta te caktuara ndaj gjithe qytetareve, ndersa qeveria ngarkohet me mbrojtjen e ketyre te drejtave. Sot pritet qe agjencite qeveritare te merren me te gjithe individet, ne menyre te barabarte dhe neutrale. Qeveria nuk duhet te kete “favorite” dhe ti garantoje disa qytetareve te mira apo sherbime qe ia mohon qytetareve te tjere ose grupeve te individeve bazuar

4

Page 5: Tema I - Balancimi i Vlerave

ne racen, besimin apo bindje politike te tyre. Sot kerkohet qe qeveria te jete neutrale ne sigurimin e produkteve dhe te sherbimeve.

Ne kohet tona pritet qe qeveria te permiresoje tolerancen ndaj individeve qe mund te perceptohen si “te ndryshem”. Per te siguruar tolerance ne shoqeri, qeveria duhet te nderhyje dhe mbroje te drejtat e disa individeve ose grupeve kunder veprimeve te qytetareve te tjere, te cilet shpesh mund te perbejne shumicen e shoqerise. Per te siguruar dhe mbrojtur tolerancen, qeveria duhet te percaktoje individe ose grupe si “klasa te mbrojtura” qe nuk trajtohen me neutralitet, por me preferenca. Pra, ruajtja e tolerances mundet pashmangshmerisht te limitoje neutralitetin.

Kapitalizmi ekonomik kundrejt te drejtave te individit.

Shtetet e Bashkuara u themeluan pjeserisht per te promovuar kapitalizmin ekonomik, pra per te zhvilluar nje sistem ekonomik ne te cilin shumica e mjeteve te prodhimit dhe transportit – toka, fabrikat, hekurudhat, minierat dhe industrite qe shfrytezojne burimet e shumta natyrore, jane prone private te cilat egzistojne per te qene fitimprurese ne kushte plotesisht konkurruese. Sistemi ekonomik kontrollohet nga aktiviteti privat dhe i lire. Roli i qeverise eshte te promovoje dhe te mbroje aktivitetin e ketij tregu privat.

Por kapitalizmi i pakontrolluar, mund te demtoje te drejtat e individeve. Qeveria permiresoi sistemin e kapitalist per te ruajtur te drejtat e individeve nga manipulimet ekonomike kapitaliste, te cilat synojne fitim te ekzagjeruar. Keshtu, qeveria mundi te permiresoje vazhdimisht kushtet e punenjesve per te siguruar shendetin dhe jeten e tyre. Ajo mundi te rregulloje menyren sesi reklamat dhe tregtia prezantohen, per te mbrojtur femijet nga shfrytezimi pa kriter. Qeveria mundi madje te ndaloje perdorimin e disa lloj produktesh dhe sherbimesh te konsideruara si te demshme ose te rrezikshme, duke i nxjerre ato nga tregu dhe duke penguar prodhimin dhe shitjen e tyre.

Qeveria e Limituar kundrejt Qeverisjes Popullore.

Qeveria e Shteteve te Bashkuara dhe me shume se 87.500 qeverite e saja lokale, priten te mbrojne sovranitetin popullor

5

Page 6: Tema I - Balancimi i Vlerave

ose te reflektojne vullnetin e shumices, nderkohe qe duhet te mbrojne edhe te drejtat e individit. Kjo kerkon qe te shihet nje tjeter vlere: “qeveria e limituar”. Vlera e qeverise se limituar reflektohet tek aksioma : “Qeveri e mire eshte ajo qe qeveris pak”.

Secila vlere eshte e deshirueshme si “e mire” ne vetvehte. Secila eshte nje vlere qe pritet qe qeveria ta mbroje dhe ta permiresoje. Secila vlere (sic do te diskutohet edhe ne vazhdim) nuk mund te maksimizohet pa ndikuar mbi disa vlera te tjera. Administrimi i politikes publike perfshin vazhdimisht konceptimin dhe rikonceptimin e vlerave konkurruese.

Studimi i Administrimit Publik

Konceptet Kryesore ne Studimin e Administrimit Publik.

Studimi i cdo fushe te perpjekjes njerezore kerkon qe te perzgjidhen me kujdes terma te rendesishem, te percaktuara, ose koncepte te cilat jane thelbesore per te kuptuar hapesiren dhe disiplinen e njohurive. Ne kete aspekt studimi i administrimit publik nuk ben perjashtim. Ai eshte i perbere nga terma te cilat perbejne “zhargonin e fushes”. Keto terma apo koncepte te rendesishme kane perkufizime te vecanta ose pershkrime me te cilat duhet te familjarizohemi n.q.s., deshirojme qe te kuptojme plotesisht fushen e studimit. Mjaft terma do te trajtohen ne vazhdim, ndersa koncepte te tjera do te trajtohen ne temat e ardhshme. Administrimi dhe Shiriti i Kuq.

Nje term i tille eshte administrimi, i cili merret me menaxhimin e puneve te qeverise dhe institucioneve te tij me kryesore. Ne qender te kuptimit te termit jane ekzekutimi dhe implementimi i politikes publike. Administrimi sugjeron gjithe rregullat, rregullimet dhe procedurat e zhvilluara per te menaxhuar punet e qeverise. Nje bashkeshoqerues negativ i administrimit eshte koncepti i shiritit te kuq, ose perdorimi i tepruar i rregullave dhe rregullimeve, si dhe insistimi i procedurave “te ngathta” dhe shpesh vete-sherbyese. Keto rregulla dhe procedura duket sikur jane konceptuar per te ndihmuar administratoret me shume se qytetaret.

6

Page 7: Tema I - Balancimi i Vlerave

Shume prej atyre qe moren pjese ne levizjet reformuese politike progresive dhe shume teoriciene te hershem te disiplines se shkences politike evidentuan nevojen per nje fushe studimi te re e cila duhej zhvilluar, “Shkenca e Administrimit”. Prezantimi i ketij kapitulli citon esene e Woodrow Wilson mbi ceshtjen e administrimit. Mjaft studime mbrojten idene qe administrimi eshte nje proces i vetem dhe ne kete menyre mund te studiohet ne te gjitha nivelet e qeverise duke qene ne kete menyre me shume art sesa shkence, por transformimi i tij ne njohuri ishte i mundur dhe ia vlente per tu nderrmarre. Aq me teper qe administrimi eshte nje problem modern dhe luan nje rol mjaft te rendesishem ne veshtiresite qe hasin qeverite dhe ne vecanti ato te medha.

Burokracia

Nje koncept mjaft i rendesishem i administrimit publik eshte burokracia. Ajo eshte perkufizuar si administrim i organizimit ne shkalle te gjere, permes departamentesh dhe agjencive te tyre dhe jane menaxhuar nga nje grup zyrtaresh te caktuar qe ndjekin procese rutinore te vendosura ose “procedura operative standarte”. Burokracia perqendron autoritetin e qeverise ne nje strukture komplekse administrative. Ashtu si me termin administrim, burokracia ka gjithashtu sugjerime te tilla negative si p.sh., organizimi ineficient, shirit i kuq si dhe struktura qe pengojne aq sa duhet ose me shume zbatimin e politikes publike. Termi mund te shprehe edhe efektet negative te strukturave organizative formale qe jane ne menyre origjinale per te promovuar “neutralitetin”, por qe mund te degjenerojne ne situata patologjike. Burokracia e tepruar behet jofunksionale dhe ineficiente. Keshtu ajo i meson te punesuarit e agjencive publike per te ndjekur rregullat dheprocedurat deri ne masen qe ato behen perfundime me shume se sa mjete per nje qellim te politikes publike.

Politika Publike

Politika publike i referohet vendimeve te marra nga qeveria si rrjedhoje e veprimeve te ndermarra nga aktiviste te qeverise ne ndjekje te zgjidhjeve te problemeve te perceptuara. Strukutrat administrative hartohen nga drejtues qeveritare qe do te thote zyrtare ose politikane te zgjedhur qe “vendosin” dhe percaktojne

7

Page 8: Tema I - Balancimi i Vlerave

politiken. Keta “aktore” perdorin politiken si veprim ose joveprim te ndergjegjshem, per tu perballuar me problemet. Administrimi publik behet nje mjet me ane te te cilit zbatohet politika. Politika publike vazhdimisht kerkon krijimin e organizatave qeveritare, agjencive, ose departamenteve per te cuar deri ne fund vendimet politike apo direktivat. Keto agjenci ne vazhdim, krijojne politika te tjera per te orientuar punonjesit dhe zyrtaret e tyre, permes nje procesi politikash komplekse qe te arrijne synimet e pergjithshme te politikes publike.

Ashtu si strukturat e krijuara per ta implementuar ate, edhe politika publike eshte hierarkike. Politikat e ndryshme dhe me te pergjithshme hartohen ne “piramiden” e qeverise. Duke zbritur nivelet e organizimit burokratik politikat fokusohen duke u bere me specifike.

Procesi i Politikes

Politika publike mund te shihet me mire si nje proces apo si nje seri fazash, nepermjet te cilave politika vendoset dhe zbatohet. Procesi i politikes konsiston ne kapercimin e suksesshem te fazave analitike.

Faza e pare, perfshin njohjen e problemit dhe zhvillimin e konsensusit dhe ky eshte nje problem me te cilin duhet te merret qeveria. Kjo njihet si faza e vendosjes se axhendes. Politikat publike ne vazhdim kalojne ne fazen e formulimit.

Politika publike me pas kalon permes fazes se krijimit. Ketu diskutohen metoda alternative te ndryshme per te zgjidhur problemin. Kjo faze perfshin percaktimin e nivelit qeveritar, departamentit apo agjencise qe do te vendose me mire ose me sakte nje nga alternativat e identifikuara.

Me pas vazhdohet me llogaritjen e kostove dhe perfitimeve per secilen zgjidhje alternative.

Faza e veprimit te politikes ndodh kur nje agjenci p.sh., Parlamenti, Presidenti ose Gjykata, merr nje vendim te vecante per te “adoptuar” nje nga alternativat politike.

Faza tjeter perfshin zbatimin. Pergjithesisht, ai sjell autorizimin dhe financimin e nje programi te vecante qeveritar dhe vendimin se cila agjenci qeveritare do te merret me problemin. Kjo faze ndiqet nga nje analize politike ose faza e vleresimit te

8

Page 9: Tema I - Balancimi i Vlerave

programit. Vleresimi llogarit se sa mire i adresohet politika problemit, mund ta zgjidhe ose te pakten e zbuse ate.

Faza finale ne procesin e politikes publike eshte feedback-u. Adaptuesit e politikes vleresojne informacionin mbi menyren se si do te vazhdoje, si do te permiresohet dhe si do te perfundoje politika.

. Administrimi Publik, i referohet punes qe agjencite qeveritare kryejne per te zhvilluar dhe zbatuar politiken publike. Por shpesh ky eshte nje perkufizim i thjeshte. Ne realitet administrimi publik eshte nje koncept kompleks dhe i gjithe volumi i administrimit e pasuron edhe me teper kete kompleksitet. Kjo perforcohet nga fakti se administrimi publik ndertohet mbi procesin politik. Vendimet dhe proceset politike jane ato te cilat e dallojne administrimin publik nga ai privat dhe ai i biznesit. Administrimi publik nenkupton ate cfare bejne qeverite duke u fokusuar tek nenpunesit e strukturave qeveritare, si dhe parandalimin e disa problemeve qe procesi politik i vendim-marrjes i perkufizon si te vlefshme per opinionin publik.

Administrimi publik perfshin strukturat burokratike te qeverise ne te gjitha fazat e procesit te politikave publike. Keto struktura jane shpesh ata te cilet paralajmerojne shoqerine per nje problem. Ata ndihmojne ne kuptimin e natyres se problemit kur ai vendoset ne axhenden e qeverise, nga forca te jashtme te tilla si: partite politike, grupet e interesuara, media dhe te tjera mekanizma politike. Ato shpesh luajne nje rol te rendesishem ne vendosjen e nje problemi ne axhenden e qeverise.

Administruesit publik mund dhe shpesh luajne nje rol kryesor ne perkufizimin e zgjidhjeve alternative ndaj nje problemi. Administratoret ne menyre tipike llogaritin ose te pakten jane mjaft te perfshire ne llogaritjen e kostove relative dhe perfitimeve, te shoqeruara me secilin propozim ndaj politikes publike. Ndersa individet e zgjedhur miratojne politika te caktuara, ata veprojne keshtu vetem pas nje perfshirjeje te gjere te administrates publike, e cila “formeson” parametrat e vendimeve. Sapo adaptohet apo miratohet zyrtarisht nje politike, ajo i kthehet administratoreve publike per te zhvilluar alternativa programesh specifike per te zbatuar politiken. Administratoret publike shpesh luajne nje rol te rendesishem ne llogaritjen ose vleresimin e ndikimit te nje politike publike. Ata

9

Page 10: Tema I - Balancimi i Vlerave

vazhdimisht sigurojne feedback per vendim-marresit politike per te vazhduar, modifikuar ose permiresuar nje politike. Na disa raste ata jane subjekte te vendimeve nga te tjere, per te perfunduar nje program politik publik te vecante.

Cikli Feedback

Perkufizim: Procesi i politikes eshte nje skeme sekuenciale e veprimit e cila perfshin shume kategori funksionale te aktivitetit qe mund te dallohen analitikisht.

Nenkoncepte

1. Politika (Policy). Nje rrjedhe e qellimshme e veprimeve e ndjekur nga nje veprues ose grup vepruesish ne trajtimin e nje problemi.

2. Politika Publike (Public Policy). Politika te zhvilluara nga struktura qeveritare.

3. Kerkesat Politike (Policy Demands). Kerkesat kufizuese te zyrtareve qeveritare

nga mekanizma te tjere te sistemit politik per veprimin ose jo te disa problemeve ekzistuese.

4. Vendimi Politik (Policy Decision). Veprime diskrete nga zyrtare publike qe

autorizojne ose drejtojne politiken publike. Si te tilla mund te permendim: statutet, urdhresat, rregullat administrative, vendimet juridike dhe te tjera te ngjashme me to.

5. Deklaratat Publike (Policy Statement) Shprehje zytare te politikes publike ne forme

te shkruar ose gojore.

6. Prodhimi/Rezultati i Politikave

10

Formulimii Politikes

Formimi i Politikes

Adoptimi i Politikes

Zbatimi i Politikes

Vleresimi Politikes

Page 11: Tema I - Balancimi i Vlerave

(Policy Output) Rezultatet e dukshme dhe te prekshme te politikes publike, ajo qe qeveria aktualish ben ose refuzon per te bere ne raport me ate qe thote se do te beje ose nuk do te beje.

7. Rrjedhojat e Politikave (Policy Outcomes) Pasojat e qellimshme ose jo per shoqerine, te

cilat rrjedhin nga veprimi ose pasiviteti i qeverise.

Kategorite e Veprimit ne Procesin e Politikave

1. Formimi i Politikes orienton pyetje te tilla si:

Cili eshte problemi i politikes? C’fare pikerisht e ben ate nje problem publik? Si arrin ai deri ne axhenden qeveritare?

2. Formulimi i Politikes orienton pyetje te tilla si:

Kush merr pjese ne formulimin e politikes? Cilat jane alternativat per te trajtuar kete problem?

3. Adoptimi i Politikes orienton pyetje te tilla si:

Si eshte adoptuar apo miratuar politika? Cfare kerkesash duhet te plotesohen? Kush e adopton politiken?

4. Zbatimi i Politikes orienton pyetje si:

Cfare eshte bere ose nuk eshte bere per te realizuar nje politike? Cfare efekti ka kjo ne permbajtjen e politikes?

5. Vleresimi i Politikes orienton pyetje si:

Si vleresohet efektiviteti i politikes? Kush e vlereson politiken? Cilat jane pasojat e vleresimit te politikes? A ka kerkesa per rishqyrtim ose terheqje te politikes ne fjale?

11

Formulimi Artikulimi Marrja ne konsiderate

Formimi Adoptimi Zbatimi

Vleresimi

Page 12: Tema I - Balancimi i Vlerave

Fazat ne procesin e berjes se politikave. Kontributi i strukturave te administrates publik.

Organizimi kundrejt agjencive te stafit (zinxhir).

Te gjitha organizatat mund te kategorizohen ne struktura lineare ose struktura stafi. Te gjitha strukturat lineare i plotesojne ose i sigurojne direkt mallra ose sherbime publikut. Departamenti i Bujqesise p.sh., ndihmon fermeret. Kjo ilustron nje agjensi lineare te nivelit kombetar te qeverise. Po keshtu jane departamenetet e policise, zjarrfiksave, shendetesise, arsimit, etj.

Agjencite apo strukturat e stafit i sherbejne ekzekutivit. Koncepti i stafit lindi gjate shekullit te XIX ne organizimet ushtarake. Ai u zhvillua si nje mjet i strukturuar per te kapercyer kufizimet e nje individi te vetem (te drejtuesit) dhe per tu perballur me probleme komplekse ne menaxhimin e njesive te gjera qeveritare. Nje departament i perqendruar personeli perbehet nga sektori i finances dhe ai nga sektori i blerjeve. Nje organizim i tille ilustron nje agjensi apo strukture stafi. Ajo i sherben ekzekutivit dhe ndervepron me agjensi te tjera lineare, dhe nuk i sherben publikut ne menyre te drejteperdrejte.

Evoluimi i Teorive ne Studimin e Administrimit Publik

Gjate me shume se 200 vjeteve te themelimit te Kombit, qeverite e Shteteve te Bashkuara evoluan. Keto u shoqeruan me ndryshime strukturore te cilat reflektonin ndryshimin e vlerave. Me zhvillimin e qeverise u zhvillua edhe administrimi publik. Dalin ne dukje faza te ndryshme te kesaj historie dhe secila nga kategorizohet nga vlera dominuese te spikatura gjate periudhave te caktuara.

Epoka e perfaqesuesve

I gjithe shekulli XIX mund te shihet si epoka e perfaqesuesve. Formimi i nje qeverie vertet perfaqesuese perbente nje eksperiment kurajoz qe preokupoi gjithe pergjithesisht shoqerine dhe politiken vecanerisht, gjate gjithe shekullit. Vlera

12

Page 13: Tema I - Balancimi i Vlerave

e perfaqesuesve ishte strukturuar ne qeveri duke vendosur legjislatura te forta ne krahasim me nje ekzekutiv te dobet. Ne nivel lokal, gjysma e dyte e shekullit XIX deshmoi zhvillimin e makines politike urbane dhe fuqezimin e liderave politike lokale, te cilet influenconin struktura te qeverisjes lokale. Gjate ketij shekulli, sistemi partiak politik i kombit u zhvillua dhe u institucionalizua per te reflektuar ndikimin qytetar ne berjen e politikes. Nderkohe qe ekonomia industrializohej dhe kombi absorbonte dhjetra milione emigrante, u zhvilluan shume grupe te larmishme interesash me organizata lobike te fuqishme per te siguruar qe qeveria do ti pergjigjej nevojave te tyre.

Kompetenca neutrale dhe epoka e reformave

Gjate shekullit te XIX, studimi i qeverise dhe i politikave dhe vecanerisht i administrimit publik ishte ne rastin me te mire i pazhvilluar. Administrimi publik shihej me teper si nje pjese e studimeve ligjore. Ndergjegjesimi mbi fuqine absolute te individit ne drejtim, rritja e korrupsionit te politikes dhe ekspozimi i fuqise se grupeve specifike te interesit, evidentoi nevojen per reforma dhe krijoi nje levizje fillimisht sociale dhe me pas politike. Nga fundi i shekullit u zhvillua nje levizje akademike ne rritje, duke nxitur reforma dhe mbrojtur vleren e kompetences neutrale.Periudha e kompetences neutrale filloi ne dekaden e pare te shekullit XX dhe mbaroi ne Luften e II Boterore. Ne politike ajo u manifestua ne Levizjen Progresive. Ne qeveri ajo u pa ne 3 dimensione :

1. Vendosja dhe perhapja e sistemit te sherbimit civil, 2. Ndarja e administrimit nga politika, 3. Zhvillimi i strukturave si p.sh., komisionet rregullatore dhe te pavarura ne nivel shteti,

bordet, strukturat e nivelit lokal te tilla si komisionet dhe keshillat lokale.

Ne kete menyre studimi i administrimit publik kaloi permes disa fazash.

Gjate dy dekadave te para te shekullit, studimi i administrimit publik reflektoi shqetesim per ndarjen e administrimit nga politika. Me e rendesishme se eseja e Woodrow Wilson, e cila u permend shkurtimisht ne fillim ishin 2 libra: “Politika & Administrimi”, i Frank Goodnow dhe “Prezantimi i Studimit te Administrimit Publik”, i Leonard White. Studimet e Goodnow

13

Page 14: Tema I - Balancimi i Vlerave

theksonin qe qeverisja ishte e karakterizuar nga dy funksione te vecanta :

1. Politika, ose shprehja e vullnetit te shtetit, dhe2. Administrimi, ose ekzekutimi i politikava.

Nje levizje brenda shkences se politikes doli ne pah ne te njejten kohe. Shoqata amerikane e shkences politike formoi nje komitet mbi Institucionet ne Qeveri dhe beri trajnime per qytetari, pergatitje profesionale rreth ligjit, gazetari, trajnime, si dhe qe “ekspertet profesioniste” te specializuar per poste qeveritare. Nje komitet mbi tranimet praktike per Sherbimet Publike u themelua nga Shoqata ne v.1912.

Studimi i Administrimit Publik si disipline fitoi ligjshmeri akademike ne v.1920 e ilustruar nga publikimi i librit te Leonard White, qe ishte teksti i pare i vertete i administrimit publik.

Parimet e Administrimit

Faze e dyte, ekzaktesisht ndermjet viteve 1910 dhe 1937, theksoi parimet e administrimit. Nga shume kendveshtrime kjo periudhe perfaqeson zanafillen e reputacionit te administrimit publik. Periudha nisi me publikimin e punimit “Principet e Administrimit Publik” te W.F. Willoughby, dhe u zhvillua permes punes se disa studiuesve te njohur si Mary Parker Follett, Henri Fayol, James Mooney, Alan Reiley dhe me i famshmi Frederik W. Taylor me “Parimet e Manaxhimit Shkencor”. Si qeveria ashtu edhe bizneset kerkuan te angazhonin studente te fushes ndersa studjues te ndryshem shpesh sherbyen si keshilltare. Shoqata Amerikane per Administrimin Publik filloi ne v.1939, duke botuar gazeten “Rishikimi Administrimit Publik”. Zhvillimi i nen-fushes se administrimit publik brenda shkences politike u simbolizua ne v.1937 ne publikimin e nje libri reference, “Letrat e Urwick mbi Shkencen e Administrimit” te Luther Gulik dhe Lyndall Uriwick. Shume nga idete dhe parimet e kesaj levizje do te diskutohen me gjeresisht ne vazhdim. Ato jane nje nga burimet madhore te vlerave qe ekspozojne administrimin publik si ne teori edhe ne praktike.

Rreth v.1940, ndarja e politikes nga administrimi filloi te sfidohej. Studimet e Chester Bernard ne v.1938, dhe me pas Herbert Simon, kritikonin kete ndarje. Fritz Morestein botoi nje

14

Page 15: Tema I - Balancimi i Vlerave

liber te rendesishem. Elemente te Administrimit Publik argumentonin se ajo qe pretendohej se ishte administrim pa vlere, ne fakt ishte politike me mbivlere. Akoma me shume, studiues si Robert Dahl (v.1947), Dwight Waldo (v.1948) dhe Herbert Simon me librin e tij “Sjellja Administrative” (v.1949) sfiduan gjithe serine e “parimeve te administrimit”. Nga mes-shekulli ndarja dhe parimet e administrimit u braktisen teresisht per tu zevendesuar me te reja.

Epoka e drejtuese ekzekutive

Zhvillimet e pas Luftes II Boterore nisen fazen e trete te rendesishme me “kohen e drejtimit ekzekutiv”. Natyra e fragmentuar e strukturave qeveritare se bashku me problemet shoqerore ne rritje komplekse, solli qe shume teoriciene te diskutojne per nje “burokraci jashte kontrollit”. Shume komisione studimi per reformen dhe ristrukturim qeveritar propozuan forcimin e aftesise ekzekutive per kontrollin e burokracise. Keto komisione sherbyen si burim tjeter i vlerave konkurruese.

Kuadri i Sistemeve dhe Ekologjia e Administrimit Publik

Ne studimin e shkences politike, modeli i sistemeve i sugjeruar nga David Easton ne librin e tij “ Sistemi Politik” ne v.1953 shfaqi influence dhe interes.

Studimi i adminstrimit publik u rimor ne konsiderate duke u pare me rendesi te vecante. Administrimi publik krahasues terhoqi nje vemendje me te madhe. Administrimi publik si nje fushe studimi reflektoi nje zhvendosje te vlerave qe buronte nga nje disipline me e gjere e shkences politike: Burokracia duhet ti sherbeje Demokracise. Nga v.1960 theksi mbi menaxhimin u shfaq duke u bazuar dhe mbartur vlerat qe buronin nga administrimi i biznesit dhe teorive organizative. Theksimi i menaxhimit brenda studimit te administrimit publik ishte nje shqetesim i vazhdueshem i ndryshimeve dhe i te perbashketave ndermjet administrimit publik perballe menaxhimit privat, ne organizata te medha.

Modeli i sistemit dhe shqetesimi shoqeror me i gjere mbi mjedisin u shfaq ne v.1980 i kombinuar me nje fokus ne

15

Page 16: Tema I - Balancimi i Vlerave

“ekologjine” e administrimit publik. U analizuan dhe u studiuan efektet direkte dhe indirekte te tipeve te ndryshme te mjedisit mbi administrimin publik.

Studimi i administrimit publik analizoi se si berja e politikes publike u ndikua duke u influencuar nga tipet e ndryshme te ekologjise.

Ekologjia fizike, reflektonte faktin se si klima dhe terreni influenconin politika te tilla te administrimit te ndertimit dhe mirembajtjes se autostradave.

Teknologjia u ballafaqua me efektet e kompjuterave ne rezultatet ne punen e qeverise dhe te administrates.

Ekologjia e demografise studion ndryshimet ne popullate dhe menyren se si reflektohen ndryshimet e saj p.sh., ne administrimin e shkollave publike, etj.

Ekologjia kulturore trajton rritjen ne vlera nderkohe qe rinia perfshihet ne punen e te rriturve dhe se si minoritetet kulturore te reja hyjne ne shoqeri.

Ekologjia ekonomike studioi se si zhvillimi ekonomik ndikon

mbi buxhetet, kerkesat dhe mbeshtetjet (ndihmat).

Ekologjia strukturore fokusohet ne efektin qe strukturat qeverisese kane mbi vendim-marrjen.

Se fundmi, Leximi 1.1 “Kompetenca Neutrale dhe SIDA” ilustron influencat mjedisore dhe konfliktet e vleres me te cilat administratoret duhet te perballen cdo dite. Ajo demostron perplasjen e “kompetences neutrale” dhe “pergjigjshmerine” qe ka rezultuar nga krizat e SIDA-s.

Ne vazhdim analizohen dhe detajohen me qartesisht tipet e atyre ndryshimeve ne vlera dhe koncepte, nderkohe qe administrimi publik ndryshon dhe zhvillohet ne kohe.

L E X I M I

Kompetenca Neutrale dhe SIDA

16

Page 17: Tema I - Balancimi i Vlerave

Ne v.1986 mjeku i pergjithshem Koop hartoi nje raport ku propozonte zgjerimin e programeve per edukimin seksual dhe nje edukim me te perparuar mbi rreziqet e SIDA-s perte rinjte e shkollave. Raporti 36 faqesh nuk merrte ne konsiderate pikepamjet konservatore. Mjeku konkludoi se mungesa e edukates seksuale pengonte perpjekjet per te ndaluar SIDA-n, ne mungese te nje vaksine ose kurimi. Raporti vinte ne dukje se testimi i gjithe pacienteve te spitalit ishte i panevojshem, sepse shumica nga 37 milione individe te shtruar cdo vit ishin femije ose te moshuar, te cilet perballeshin me nivel te ulet infektimi.

Me vone, gjate nje transmetimi ne radio, Koop u beri thirrje rrjeteve mediave kombetare qe te hiqnin pengesat e veteimponuara ne reklamimin e prezervativeve. Ai argumentonte se cdokush qe eshte seksualisht aktiv duhet te perdore rregullisht preservativ. Mediat u prononcuan qe ndryshimin e politikes per reklamimin e prezervativeve do t’ja delegonin njesive te tyre lokale. Pergjigja me e dukshme e qeverise ndaj AIDS ishte nje broshure e derguar me poste tek 107 milion familje ne v.1988 ku pershkruhej se si ndeshet SIDA dhe sesi mund te shmanget ajo. Ne te njejtin vit, nje Komision Presidencial dhe Akademia Kombetare e Shkences bene rekomandime sesi te trajtohej SIDA, gje e cila i beri jehone punes se mjekut. Qe te dyja kritikonin qeverine dhe vecanerisht Shtepine e Bardhe te Reganit, per mungese drejtimi. Ne te njejten kohe, shume konservatore ishin te zhgenjyer dhe te merzitur, duke akuzuar Koop-in per mospromovim te moralit dhe te vlerave familjare. Deri ne v.1995, SIDA kishte vrare me shume se 204.000 njerez. Demografia e semundjes po ndryshonte. Shumica e viktimave ishin burrat homoseksuale, por kishte shenja qe perhapja e SIDA-s mes homoseksualeve ishte duke u rritur. Ne rritje ishte popullata e re, me risk te larte ishin perdoruesit e drogave intravenoze, popullsia e varfer zezake dhe ajo hispanike. Mbi 40% e gjithe amerikaneve me semundje jane minoritetet. Tani SIDA eshte arsyeja e dyte e vdekjeve nder burrat, dhe e katerta nder grate te moshes 25-44 vjec. SIDA eshte gjithashtu arsyeja e shtate e vdekjeve nder femijet e vegjel. Koop zbuloi se punetoret e shendetesise kane qene “dukshem te pasukseshem ne penetrimin e kultures se vesit te droges” me mesazhe edukative.

17

Page 18: Tema I - Balancimi i Vlerave

Nje vezhgim vuri ne dukje se SIDA e hetero-seksualeve po behet nje “semundje e te varferve”.

Punonjesit civile supozohet te jene pergjigjes ndaj opinionit publik dhe eproreve te tyre. Ne te njejten kohe ata presupozohet te bejne punen e tyre ne nje menyre neutralisht kompetente. Si mjek i pergjithshem Koop u shpreh se: “ ...nuk kam luksin e pranimit te ideologjise apo moraleve ne punen time, vecanerisht me tipin e kercenimit qe kemi me SIDA-n”. Ai mund te mos kenaqte pritjen e Presidentit, sepse ekspertiza profesionale e tij e coi ne konkluzione te ndryshme.

PERMBLEDHJE

Me shume sesa ndarja ndermjet politikes dhe administrimit, vlerat shtrihen ne thelbin e zbatimit te politikave. Sic shohim kur hedhim veshtrimin ne shumicen e epokave te historise politike te US, vlerat, ne unitetin ose ne konfliktin e tyre, kane qene dominuese ne rregullimet strukturore te qeverise dhe kane ndikuar fushen e studimit te adminstrimit publik ne zhvillim.

Ato vlera te cilat tentojne te perplasen me njera-tjetren jane: eficienca kundrejt pergjigjshmerise, mallrat publike kundrejt mallrave private, neutraliteti kunder tolerances, kapitalizmi ekonomik kunder te drejtave individuale, dhe qeverisja e limituar kunder qeverisjes popullore.

Konceptet kyc: administrimi, burokracia, politika publike dhe roli qe agjensite administrative luajne ne procesin e politikave si dhe termat e specializuara qe krijojne zhargonin e fushes se administrimit publik, prezantojne studimin e administrimit publik.

Fjalori i Termave me te rendesishem

Administrim (Administration), Menaxhimi i marredhenieve te qeverise dhe te institucioneve te saj primare. Ekzekutimi dhe zbatimi i politikes publike.

Burokracia (Bureaucracy), Administrata e qeverise permes departamenteve dhe agjensive te manaxhuara nga nje ekip zyrtaresh te caktuar qe ndjekin rutine fikse.

Kapitalizem (Capitalism), Nje sistem ekonomik ne te cilin shumica ose

18

Page 19: Tema I - Balancimi i Vlerave

te gjitha mjetet e prodhimit jane prone private dhe perdoren per perfitime nen kushte teresisht konkuruese.

Eficience (Efficiency), Aftesia per te prodhuar nje te mire te deshiruar, sherbim ose efekt me nje minimum perpjekje, shpenzim ose dem.

Korporata qeveritare (Government Corporation), Nje biznes i zoteruar dhe i menaxhuar nga qeveria per te siguruar mallra dhe sherbime per te cilat ajo cakton nje cmim.

Agjencite Ekzekutive te Pavarura (Independent Executive Agencies), Strukturat burokratike jo perberese te departamenteve te rregullta. Ato raportojne direkt tek Kryeministri dhe realizojne nje detyre te vetme.

Agjensite Rregullatore te Pavarura (Independent Regulatory Agencies), Komisione per te rregulluar nje industri ose zone specifike. Ato kane funksione ekzekutive, legjislative dhe gjygjsore.

Te drejtat Individuale (Individual Rights), Te drejta te garantuara individeve nga Paketave te Drejtave dhe ligje te tjera qe sherbejne per te kufizuar ndikimin qeveritar.

Qeveria e Limituar (Limitet Government), Vlera politike kombetare qe mbeshtet thenien “Qeveria me mire eshte ajo qe qeveris pak”.

Agjencite Zinxhir (Line Agency), Nje njesi qeveritare qe ploteson direkt dhe siguron nje mall ose sherbim te vecante publikut.

Neutraliteti (Neutrality), Trajtimi i gjithe qytetareve njesoj para ligjit dhe mosfavorizimi duke mbrojtur te mirat dhe sherbimet e disa qytetareve por duke ia mohuar ato te tjereve per arsye race, besimi, origjine kombetare ose antaresimi politik.

Kompetenca Neutrale (Neutral Competence) – Aplikimi i aftesive teknike ne pune pa marre parasysh antaresimin politik ose ceshtjet politike.

Procesi Politik (Policy Process), Nje grup ose seri fazash permes se cilave politika vendoset te zbatohet.

Sovraniteti Popullor (Popular Sovereignty), Veprimet qeveritare qe reflektojne vullnetin e popullit.

Administrimi Publik (Public Administration), Veprimet qe bejne

19

Page 20: Tema I - Balancimi i Vlerave

qeveritaret per te zhvilluar dhe zbatuar politiken publike.

Politika Publike (Public Policy), Vendimet e marra nga qeveria per te ndjekur nje rrjedhe te qellimshme te veprimeve te ndermarra nga akotore qeveritare per tu perballur me problemet e perceptuara.

Shiriti i Kuq (Red Tape), Perdorimi i tepruar i rregullave, rregullimeve dhe procedurave deri ne piken qe ato behen qellime ne vetvehte dhe jo instrumenta pune.

Pergjigjshmeria (Responsiveness), (Aftesia per tu pergjigjur), Kufiri deri ku qeveria i pergjigjet me gatishmeri sugjerimeve ose apelit te qytetareve te saj si individe ose grupe permes institucioneve.

Agjencite Staf (Staff Agency), Nje njesi qeveritare qe i sherben nje ekzekutivi. Ajo merret me agjencite zinxhir per te ndihmuar dhe asistuar si dhe ndihmon ne kontrollin e tyre.

Toleranca (Tolerance), Vlera per te mbrojtur te drejtat e individeve dhe grupeve qe shihet se jane ndryshe.

Vlera (Value), Dicka e menduar si e deshiruar ose e dobishme. Nje gje e vleresuar per hir te vetvetes si e vlefshme. Parimet, synimet ose standartet e mbajtura ose te pranuara nga nje individ, klase, organizate ose shoqeri.

PYETJE

1. Pse qeveria ka tendence te zgjerohet dhe pse ka tendence drejt centralizimit ?

2. A mund te krahasoni dhe ballafaqoni strukturat e departamenteve, agjencive te pavarura dhe format koorporative te qeverise? Cilat jane disa nga avantazhet dhe disavantazhet e seciles? Cilet faktore lidhen me arsyet pse ceshtje te caktuara politike tentojne tu caktohen seciles prej ketyre tipeve te organizates? Cila vlere theksohet ose fuqezohet nga secili tip?

3. A mund te lidhni fazat e procesit te politikave dhe te pershkruani se si administrata eshte e perfshire ne secilen faze te procesit?

20

Page 21: Tema I - Balancimi i Vlerave

4. Leximi mbi krizat e SIDA-s ilustron perplasjen e vlerave te kompetences neutrale kundrejt aftesise pergjigjese. Ç’vlera te tjera thekson ose ngrihen nga krizat e SIDA-s? Kush perpiqet te fuse ato vlera ne administrimin e programeve te vendosura per tu perballur me epidemine e SIDA-s?

21