24
VITI I 13 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk [email protected] Tel: 020 7018 7929 Adresa: 30 Avenons Road London E13 8HT *Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-02683 moneygram.co.uk | 0800 026 0535 Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta. * SKANDALI SEKSUAL I MINISTRIT VETËM MAJA E AJSBERGUT DAUT DAUTI EKSKURSIONI I NJË IDIOTI ARBEN MANAJ PETRIT KUÇANA NJË RRËFENJË ME JUGOSLLAVIN NË AEROPORTIN E PODGORICËS “Mirëdita. Unë jam Jugosllavi. Mirëserdhët në Mal të Zi dhe fale- minderit që zgjodhët kompaninë tonë”. Këto ishin këto fjalët e tij të shqiptuara me një anglishte të mirë, ndërsa mbante në duar emrin tim të printuar në një letër A4 në aeroportin e Podgoricës. Ishte më shumë kuriozitet emri i tij, por ai me buzëqeshje tregon se emri Jugosllav kishte qenë goxha i përhapur, duke shtuar se është një emër që mbahet mend lehtë. (vijon faqe 2) LONDON 10 NENTOR Njeriu që ndërtoi një tempull në moshën 82-vjeçare EDUARD ALIA Shqipëria të bllokojë Serbinë në “Frankofoni” SHABAN MURATI "Prezantimi i vlerave me te mira shqiptare ne Mbreterine e Bashkuar mbetet prioritet i “The Albanian" TheAlbanian & Shpresa Programme organizuan Auditorium

Prezantimi i vlerave me te mira shqiptare ne Mbreterine e ...thealbanian.co.uk/gazetashqiptare/wp-content/uploads/2017/11/the.pdf · Petrit Kuçana “Mirëdita. Unë jam Jugosllavi

Embed Size (px)

Citation preview

VITI I 13 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk [email protected]

Tel: 020 7018 7929 Adresa: 30 Avenons Road London E13 8HT

*Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram.

17-02683

moneygram.co.uk | 0800 026 0535

Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.*

SKANDALI SEKSUALI MINISTRIT VETËMMAJA E AJSBERGUT

DAUT DAUTI

EKSKURSIONII NJË IDIOTI

ARBEN MANAJ

PETRIT KUÇANANJË RRËFENJË ME JUGOSLLAVIN NË

AEROPORTIN E PODGORICËS

“Mirëdita. Unë jam Jugosllavi.Mirëserdhët në Mal të Zi dhe fale-minderit që zgjodhët kompaninë tonë”.Këto ishin këto fjalët e tij të shqiptuarame një anglishte të mirë, ndërsa mbantenë duar emrin tim të printuar në një letërA4 në aeroportin e Podgoricës.

Ishte më shumë kuriozitet emrii tij, por ai me buzëqeshje tregon seemri Jugosllav kishte qenë goxha ipërhapur, duke shtuar se është një emërqë mbahet mend lehtë. (vijon faqe 2)

LONDON 10 NENTOR

Njeriu që ndërtoi njëtempull në moshën

82-vjeçareEDUARD ALIA

Shqipëria të bllokojëSerbinë në

“Frankofoni”SHABAN MURATI

"Prezantimi i vleraveme te mira shqiptare

ne Mbreterine eBashkuar mbetet

prioritet i “The Albanian"

TheAlbanian & Shpresa Programme organizuan Auditorium

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 2

DREJTOR: PETRIT KUÇANAKryeredaktor: BASHKIM METALIA

REDAKSIAPROF. DR. SC. Akil Koci, Genc Drini

Arben Manaj,Daut Dauti, Shefit Domi

Emanuel Bajra, Jeni Myftari, Miranda Keqaj, Majlind Goge

Pranvera SadriaBlerim Ciroka, Flori Slatina,

Kastriot Dervishi, Anila Hoxha,

Fjoralba Hysa PanoWeb-design Shefdomi.com

www.thealbanian.co.uk [email protected]

Tel: 02034895136

Petrit Kuçana

“Mirëdita. Unë jam Jugosllavi.Mirëserdhët në Mal të Zi dhe fale-minderit që zgjodhët kompaninëtonë”. Këto ishin këto fjalët e tijtë shqiptuara me një anglishte tëmirë, ndërsa mbante në duaremrin tim të printuar në një letër

A4 në aeroportin e Podgoricës. Ishte më shumë kuriozitet emri itij, por ai me buzëqeshje tregon seemri Jugosllav kishte qenë goxhai përhapur, duke shtuar se ështënjë emër që mbahet mend lehtë.Pasi më shpjegoi procedurat e

marrjes me qera të makinës sërezervuar online, më tregoi se sig-uracioni nuk ishte i vlefshëm përnë Kosovë por në çdo vend tjetërtë rajonit.

Teksa prisnim që makinatë vinte, ai më tregonte se kishte

qenë gjithandej nëpër Shqipëri, seklientët e tij ishin në shumicë dër-rmuese shqiptarë, dhe se ishin ngaLondra, i vetmi qytet që akomanuk e kishte vizituar.

Duke u përpjekur që tëfliste në shqip, (mision i pa-mundur) Jugosllavi zgjodhi an-glishten për të treguar përmiqësitë e tij me shqiptarët, duketheksuar se biletat për në Pod-goricë ishin shumë të lira dhe seja vlente që shqiptarët të vininkëtej, pasi “Majka Tereza” (e

NJË RRËFENJË ME JUGOSLLAVINNË AEROPORTIN E PODGORICËS

aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 3

kishte fjalën për aeroportin e Rin-asit) biletat ishin shumë të shtren-jta dhe se nga Podgorica për pakmë shumë se një orë do isha nëShkodër. Ishte një përjetim nga ata të tur-bullt në Aeroportin e Podgoricës,kur akoma më tingëllonin fjalët ebashkudhëtarit shkodran të ulurafër sediles sime, se kishte shumëvite pa qenë në Tiranë, pasi gjith-monë vinte nga Podgorica për tëtakuar prindërit. Nga rreth dyqindpasagjerë ne arritëm të numëro-jmë deri në gjashtë “të huaj” prajo-shqiptarë (me gjithë kundërsh-timin e tij se të paktën dy nga këtatë gjashtë ishin shqiptarë të Malittë Zi që flasin serbisht). Çuditja etij nuk qëndronte tek numri ipasagjerëve të huaj, (pra vetëmgjashtë) por se si ishte e mundurqë isha në këtë aeroport për herëtë parë, pasi Londër-Tiranë ishte epapërballueshme. Ai e kishte bërëkëtë zgjidhje (rroftë Rayneri) pasizakonisht bileta ishte të paktën£200 më e lirë dhe se “më mirëbënte sevap” me ndonjë të afërm,sesa t’ua jep të pangopurve poli-tikanë që nuk lejojnë Raynerin

apo EasyJet të ulen në Rinas.Shkodrani më tregoi se sidomosgjatë kohës së verës ka edheshumë shqiptarë të Kosovës qëshkojnë drejt në Ulqin dhe se përshumë prej tyre është më mirë qëtë vijnë në Podgoricë sesa të shko-jnë në Shkup, pasi edhe atje Aero-porti i Prishtinës deri para pakkohësh nuk kishte lidhje direkteme Londrën. Shkodrançja mbizotëronte jovetëm në fjalor por edhe në targate makinave që shfaqeshin në aero-

portin e Podgoricës, ku duket segjithçka ishte kthyer në një rutinëpër ta. Më kot mundohesh të har-rosh radhën për të depërtuar jashtëaeroportit pasi dukej si një shtegi ngushtë ku vetëm dy policëmalazezë vulosnin pasaportat, kunuk kishte si të mos bënte për-shtypje një pamje e madhe rekla-muese e Malit të Zi e shkruartërësisht në kinezçe, ku Raynerijoshës zbarkonte në aeroportin etërthortë për shqiptarët. Jashtë ambienteve të aeroportit

biseda me Jogosllavin bëhej mëtërheqëse ndërsa tregonte përçmimin e ulur të makinave meqera (5 ditë £100) dhe se në se-zonin turistik kishte çmime tëtjera, por që ishte i lumtur meshqiptarët pasi shpesh lënë edhendonjë bashkish. Ai tregonte edhe për pushimet qëkishte kaluar në Sarandë, përrrugët e mira në Shqipëri, prob-lemet e parkimit në Tiranë e deritek shëtitjet e tij ku nuk kishtepasur vend të Evropës pa shkuar,

përveç Londrës ku duhej vizë.Porosia e fundit e Jugosllavit ishteqë të isha e kujdesshëm sidomosnë Tiranë, pasi ka shumë problempër parking dhe se çdo dëmtim tëmakinës do të detyrohej të mbantenë garancinë e bllokuar (rreth£700). Edhe pasi lë Podogricën dhenisesh drejt Shkodrës më kot tëkujtohet se janë të paktën kom-panitë prestigjioze 2 lowcost që“begenisin” Malin e Zi, por asnjëe tillë në Shqipëri dhe se jo vetëmse nuk ka ndonjë prioritet, por plot2 ministri të diasporës i kemi nëdy shtetet shqiptare dhe semërgimtarët shqiptarë mbesin tëharrurit e mëdhenj. Aeroporti iKukësit mbetet kaq i harruar, kunuk ka asnjë shkëndijë se diçkaedhe mund të bëhet të paktën siMali i Zi që ka pak më shumëbanorë se gjysma e Tiranës. Edhe më zymtësi shikon në kthimkur radhët në doganën e Moriçanitjanë kaq të mëdha që në pikë tëmëngjesit, pasi siç na u thabanorët e Shkodrës shkojnë tëpunojnë andej dhe kthehen nëdarkë.

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 4

Arben Manaj

Skandali i ngacmimeve seksuale ngapolitikanë britanik ndaj stafeve të tyredhe seksit të kundër, ka bërë që të har-rohet Brexit-i dhe sfidat e jashtëza-konshme të tij, pas divorcit politikdhe institucional të Londrës me Bruk-selin.

Ministri i Mbrojtjes idorëhequr sepse kishte prekur në gjunjë gazetare 15 vjet më parë, për tëcilin vet gazetarja në fjale tha se ishterast i mbyllur, dhe madje, e kon-sideroi skandaloze dhe absurdedorëheqjen, konfirmon në thelb sesjelljet që 10 apo 15 vjet më parë kanëqenë të pranueshme, nuk janë më tëtilla.

Moda e denoncimeve tëngacmimeve historike seksuale, në tëdyja anët e Atlantikut, ka tronditur

dhe plasaritur fort skenën politike bri-tanike, pasi mendohet se deri më tanikemi të bëjmë vetëm me majën e ajs-bergut.Spekulohet për një listë prej mbi 40deputete konservator dhe anëtarëkabineti qeveritar, ndërkohë akuza evetme për përdhunim është bërë ndajnjë drejtuesi të lartë të opozitëslaburiste.

Dorëheqja e Ministrit bri-tanik të Mbrojtjes, sipas shtypit, kandodhur pasi një numër grash kanëkontaktuar disa orë para dorëheqjes,zyrën e kryeministres, duke pretend-uar për ngacmime seksuale nga Min-istri i Mbrojtjes.

E ndodhur nën preson ngamedia dhe publiku për ngecje të pro-cesit të Brexit, si zhvillimi politik për-caktues per te ardhmen politike dheekonomike te Britanisë, ky skandalseksual qe ka prekur partine konser-vatore ne pushtet, por edhe laburistet,dhe parlamentin, duket se është njëandrallë më shumë në kurrizin e kër-rusur tashmë të kryeministres TheresaMay, e cila do duhet të shuaj zjarre tëshumta të ndezur përreth godinës së

saj politike.Edhe pse sjellet seksuale të

përshkruara në skandalin e tanishëm,mund të duken të pakonceptueshmepër audiencën jo-britanike, ashtu siedhe në rastin e skandalit të viteve mëparë për shpenzimet e deputetëve bri-tanik, në mënyrë paradoksale, ato tre-gojnë edhe standardin e lartë tëreagimit të shoqërisë britanike dheklasës së saj politik, per t’uvetëshëruar nga sëmundje që nëvende të tjera, mendohet se janëshumë më të përhapura dhe preva-lente, madje ne grade, thuajse termi-nale.

Gjithsesi, loja sapo ka fil-luar edhe publiku britanik dhe megjere, siç është bërë e modës nëligjërimin politik, ende s’ka parë gjëakoma.

Droga në Britani, grupetshqiptare në “lupën”

e Scotland YardNë shënjestër të Scotland Yardit an-

glez janë vënë 100 pjesëtarë të gru-peve mafioze shqiptare që merren metregtinë e kokainës në rrugët eqyteteve britanike.

Polica Metropolitane ështëduke bashkërenduar punën me Ag-jencinë Kombëtare të Antikrimit,NCA dhe gjatë viteve të fundit 130pjesëtarë të grupeve kriminale janëdënuar nga gjykatat dhe janë kapurdrogë me vlerë disa dhjetëra milionësterlna, si dhe sasi të mëdha para tëthata.Sipas gazetës “Evening Standard” tëLondrës, zyrtarët thonë se suksesi kabërë që kriminelët të përdorin mënyrakomplekse për fshehjen e kokainësnëpër hapësira të posaçme të krijuarabrenda makinave dhe kamionëve tëtonazhit të rëndë.Statistikat e Home Office tregojnë sesasitë e drogës së kapur janë rreth 30për qind më të larta në krahsim mevitin e kaluar. Zyrtarë britanikë kanëkapur 5.516 kilogramë drogë që ngaviti 2003.Sipas Steve Benett, numrit dy të De-partamentit të Inteligjencës të NCA-së, e cilësuar si FBI-ja britanike,

“suksesi i trafikantëve shqiptarë ështëngritur më shumë në reputacionin etyre si të besueshëm, sesa për dhunën,siç portretizohen në flimin “Taken”,ku Luan aktori Liam Neeson”. Sipastij, “ata janë partnerë të mirë biznesisesa partnerë të frikshëm”.Sipas detektivëve britanikë, muajt efundit trafikantët shqiptarë kanë fil-luar të udhëtojnë drejt vendeve tëAmerikës së Jugut, ku është origjinae kokainës, për të arritur marrëveshjetë drejtëpërdrejta me kartelet edrogës.

Shumica a korrierëve janëemigrantë illegalë të pajisur me letraidentiteti falso greke dhe italiane, qëshiten për 12 mijë euro ose u jepenborxh trafikantëve.

Sipas “Evening Standard”,Agjencia Kombëtare e Antikrimit kady zyrtarë të saj të stacionuar nëShqipëri, ku po grumbullojnë infor-macione për rrjetet kriminale, por lid-hjet e ngushta familjare të klanevemafioze e bëjnë të vështirë depërtiminnë këto rrjete.

“TËRMET” NË BRITANI/ SKANDALI SEKSUALI MINISTRIT VETËM MAJA E AJSBERGUT

OFROJME TE GJITHA LLOJET E SHERBIMEVE ELEKTRIKE SI DHE VENDOSJEN E CCTV GENERAL ELECTRICSHOME & OFFICEELELCTRICAL REWIRINGSERVICESPERIODIC INSPECTIONS(EICR)LANDLORD SAFETY CERTIFICATESLIGHTING SOLUTIONSELECTRIC HEATING TESTAND INSPECTIONPAT TESTINGFUSE BOARD CHANGE AND UPGRADESTELECOMS AND DATA INSTALLATION’SAERIAL INSTALLATIONSGARDEN AND STREET LIGHTINGCOMMERCIAL AND OFFICE LIGHTINGLAND ORDS CERTIFICATE

EMERGENCY LIGHTINGCCTV ENTRY PHONEGENERAL MAINTENANCEBOILER CONTROL WIRINGELECTRIC VEHICLE

CHARGING POINTS SECURITY24H/7 AVAILABLE

Na kontaktoni 56 Parkland Rd, Wood

Green, London N22 6ST, UK

Phone: 07399521649 Phone: 07539874390

Email:[email protected]

PER TE GJITHA FESTAT TUAJA, DITELINDJEFEJESA, DASMA DHE CDO LLOJ FESTE

KUJDESIMI PER JU, JO VETEM PER TORTENSIPAS KERKESES SUAJ POR CDO LLOJ

EMBELSIRE QE DESHIRONI. NE LOKALINTONE MUND TE SHIJONI EDHE TRILEQEN

TASTE OF CYPRUS 34 GREEN LANE PALMERSGREEN LONDON N13 6HT TEL: 020 8889 4324

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 5

273 FORE STREET, EDMONTON LONDON N9 0PDwww.nillsfurniture.co.uk | 020 8884 1112

Një jetë luksese

Hapi sytë për nje ditë të bukur

Daut Dauti

“Ishim shtatë veta në varg. Treanëtarë fisesh të ulur këm-bëkryq, pastaj një djalë i vogël,unë i kërrusur dhe dy fëmijë tëvegjël. Fëmijët ishin të rraska-pitur nga rrethimi dhe pa en-ergji nga uria. Ata u ulën meshikim tërësisht të vdekur dhenuk flolën e as nuk lëvizënaspak pos që mbyllnin sytë nëndonjë rast kur shikonindiellin. Gegët flisin për poli-tikë dhe mbështillnin cigare.Unë e ndeza llullën dhe ishikoja barkat me refugjatë qëshkonin në shtëpi… Njëri nga

fëmijët kishte vënë kokën nëprehërin tim dhe kishte fjetur’.

Me këto fjalë Joyce Cary epërshkruan këtë skicë të cilin eka bërë vetë ai në Shkodër.Skica dhe fjalët janë marrë ngalibri i tij “Memoir of theBobotes” (Kujtimi i Bobotes).

Autori ka qenë i angazhuar nëekipin e spitalit të ushtrisëmalazeze gjatë luftërave bal-lkanike (1912-13) kur kjoushtri e sulmoi Shqipërinë dhee rrethoi Shkodrën. Ekipimjekësor kishte një numër tëmadh të britanikëve që kishinardhur t’i ndihmonin kësajushtrie, për shkak të dashurisëqë kishin për Malin e Zi dheSerbinë.

Në tërë librin nuk ka asnjëshënim për masakrat që kjo

ushtri i kreu ndaj shqiptarëve.Malazezët dhe ushtria e tyreparaqiten si shumë të kultu-ruar, kurse e keqja apo primi-tivët janë shqiptarët dheotomanët.

Natyrisht që Joyce Cary nuk i

ka patur sytë e Durhamit,Trockit dhe gazetarëve tjerëbritanik që i panë masakrat.

Ky libër nuk është i vetmi ikësaj natyre. Asnjë të keqe nukka në këtë libër, edhepse autorika qenë i angazhuar në luftën

dhe në anën që shkaktoimasakra të papara deri atëherë.Lexuesit naivë do t’i krijohejpërshtypja që autori ka qenë nënjë ekskurzion gazmor e jo nënjë luftë që prodhoi masakra.

Megjithatë, duhet ta falëndero-jmë autorin për mënyrën se sie ka përfunduar librin. Këtojanë fjalët përmbyllëse të lib-rit:

“Nëse ky libër është dësh-përues, duhet të jetë i tillë pasiqë në të ka shumë ushqim dhepak incidente – shumë e ng-jashme me jetën e cila ështëdëshpëruese për të njejtënarsye’.Çfarë idioti, do të thoshtegjithkush (me arsye) për këtë“njeri”.

EKSKURSIONI I NJË IDIOTI

aktualitet www.thealbanian.co.uk faqe 6

Shqiptarët kanë pushtuar edhenjëherë ballinat e gazetave nëAngli. Në kryeqytetinmbretëror, Londër, shqiptarëtjetojnë në numër të madh. Se-cili prej tyre ka një vend kumëngjesin e fillon me kafe, apokohën e çajit që anglezët nuk ehumbin, e kalojnë në atëkafene. Për këtë, dy djem ngaKosova, Sam Maqedonci dheDini Shahini kanë hapur kafe-nenë me emrin “My Place”.Agnesa Sejdiu

“My Place” i shumë shqip-tarëve, pa përjashtuar edhelondinezët, ka një njohje tëgjerë. Ai arriti që të zgjidhetkafeneja më e mirë e vitit, nëedicionin e tetë të LondonLifestyle Awards, i cili u mbajtnë mbrëmjen e 14 nëntorit, menjë ceremoni mahnitëse.

Shërbimi, kafeja, ushqimi dhekualiteti janë të veçantat që isollën po këtë çmim për herëne dytë, projektit të dy shqip-tarëve i cili shërben si kafene

dhe bar/restaurant.

Sytë të mbeten në atë lokal,pasi edhe enterieri të lë shije tëmirë. Ai është një gërshetimpothuajse human mes drurit,hekurit dhe “lloqit”.

Ndërtimi.info ka komunikuarpas marrjes së çmimit mepronarët e “My Place” për të

marrë më shumë detaje. SikurMaqedonci, ashtu edhe Shahinikanë pohuar se lokali ka një stiltë ngjashëm me lokalet nëKosovë. Kjo veçanti bën qëatje të frekuentojnë edhe tëfamshmit tanë, sikur GranitXhaka, Dukagjin Lipa, FisnikIsmaili, e të tjerë.

Mirëpo, “delli” i mikëpritjes ka

bërë që ky lokal të njihet edhepër këtë tipar. “Mikëpritja ështësi kur ne presim mysafirë nështëpitë tona”, thuhet nga koso-varët e Londrës.

Dizajnin e kësaj kafeneje,Maqdonci e Shahini ia kanë be-suar arkitektit të famshëm, Për-parim Rama dhe studios së tij“4M Group”, por edhe mobilietjanë prodhuar dhe punuar ngashqiptarët.

“Dizajnin edhe shumicën epunës e ka kryer 4M group,Përparim Rama. Për ndryshe,të gjitha kompanitë që kanëpunuar në ndërtimin e MyPlace kanë qenë Shqiptarë”,thanë ata.

Për faktin që konkurrenca ka

qenë mjaft e fortë, ekipi i “MyPlace” nuk e kishin pritur farekëtë çmim. I themeluar gati trevitë më parë, ky vlerësim ipunës së tyre, i bënë ata edhemë të motivuar për të synuarsuksese të mëtutjeshme, teksa iqëndrojnë stoik dizajnit tëbrendshëm, pothuajse nga fil-limi me pak ndryshime.

E veçanta tjetër në këtë kafeneështë aparati i kafesë. Ai datonqë nga viti 1961 dhe është emarkës Gaggia.

“Gjithashtu, e kemi coffee ma-chine klasike, Gaggia 1961. Qëdo të thotë më e vjetra në WestEnd”, thanë ata në njëprononcim të shkurtër përNdërtimi.info.

LOKALI I SHQIPTARËVE ZË VENDIN E PARË NË“LONDON LIFESTYLE AWARDS” NË LONDËR

We provide SecurityGuard Services for Events

Concierge ServicesBars-Pubs-Clubs-Retail Hotels-Schools-Pit Cre

Close [email protected]

Na kontaktoni menjëherëTel: 020 7195 2220

Mob: 07737 518194

SIA Licence only

Kerkojmë të punësojmë SecurityPagesa shumë e kenaqshme

Dërgojini para të afërmve tuaj në pak minuta.*

moneygram.co.uk | 0800 026 0535*Në varësi të orarit të punës të agjentit dhe të përputhshmërisë me kërkesat rregullatore. Post Office, Tesco, Thomas Cook, Raiffeisen Bank, Societe Generale Albania, Alpha Bank, First Investment Bank, Posta Shqiptare, AK Invest, Banka Credins dhe Banka Kombëtare Tregtare janë agjentë të MoneyGram International Limited në ofrimin e shërbimeve të transferimit të parave. Post Office dhe logoja e Post Office janë marka tregtare të regjistruara të Post Office Ltd. MoneyGram dhe Globe janë marka tregtare të MoneyGram International Limited. Të gjitha markat e tjera janë pronë e zotëruesve të tyre përkatës. MoneyGram International Limited është institucion i autorizuar pagesash i rregulluar në Mbretërinë e Bashkuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. © 2017 MoneyGram. 17-02683

Dërguar nga:

Dhe kudo ku shihni logon MoneyGram

Marrë në:

aktualitet www.thealbanian.co.uk faqe 8

JAKUP AZEMI

Më 04 Nëntor në The Princess AnneTheatre në Londër, u shfaq premiera efilmit Kësulat me autor Jimi Tihovcidhe në regjinë e Alan Trow. Por filmiështë bërë i njohur si “filmi i Jimi Ti-hovcit”, i cili mbas një periudhe tëgjatë përpjekjesh arriti të realizoj pro-jektin e tij, në të cilin mori edhe vetpjesë si aktor në rolin e Besnikut, dukerealizuar këtë në mënyrë mjaft të suk-sesshme. Jimi emigroi në Britani tëMadhe rreth 20 vjet më parë me am-bicie të bëhej aktor, por arriti të reali-zoj një film para se të njihej si aktor. Filmi trajton disa tema me motive ngalufta e Kosovës e vitit 1999, e mani-festuar me dhunë të shfrenuar nga for-cat serbe kundrejt popullsisë civileshqiptare në Kosovë, dhe daljes nëskenë të guerrilës kosovare (UCK)-s.Por, këta dy autorë (Tihocvci dheTrow) e prezantojnë dramën e madhetë Kosovës të vitit 1999 nga një këndi veçantë, që është edhe përjashtimnga qasja konvencionale që i ështëbërë deri tani luftës nga autorë kosvarëpor edhe observues të politikës. Nëqendër të ngjarjes janë dy familjekosovare: njëra është shqiptare dhetjetra serbe. Por, e veçanta e kësaj tra-jtese është se autorët kan vendosë njëbalance morale midis sakrificave tëfamiljes shqiptare me ato të familjes

serbe në Kosovëdhe rrjedhimishtedhe fatit të tyre kë-tyre etnive gjateluftës. Në sfidat përjetë a vdekje, fati idetyron familjetfqinje - shqiptaredhe serbe, tëb a s h k ë p u no j n ëngushtë mes vetimadje deri në atë nivel sa që edhe sim-bolet e mburrjes nacionale - kësulat(nga edhe filmi e merr emrin Kësulat)i ndërrojnë mes veti si mënyrë për tëmbijetuar nga njëra apo pala tjetër.

Si temë të cilin autorët e kanë vendosënë qendër të ngjarjes është atraktivepër shikuesin i cili nuk lodhet shumërreth aspekteve faktike lidhur me trag-jedinë kosovare, dhe i cili ngarend pasvlerave artistike. Mirëpo, në njëmëtim të tillë del një problem të cilinautorët e këtij filmi, duket pa dashje,e kontradiktojnë në trajtim e sipër tëfilmit. Për të mbajtur shikuesit në njërrëfim të strukturuar në rrëfimin e ng-jarjeve dhe historinë e dramës koso-

vare, autorët e filmit kanë vendosur tëfunksionalizojnë ndihmën e disa rrë-fyesve origjinal (të gjithë shqiptarë) tëcilët u kishin mbijetuar plumbave tëforcave serbe. Këto rrëfime autoktone,disi në një mënyrë paradoksale jahumbin vlerën këtij filmi, sepse si itillë filmi vjen e bëhet si një rrëfimdokumentar. Por, meqenëse këta kanëvendosë të shfrytëzojnë këtë teknikënarracioni, atëherë kjo do të duhejshfrytëzuar në tërësi dhe do duhejsjellë ndonjë rrëfim nga ndonjë rast icili do ta mbështeste balancën morale(fatin e dy familjeve) që Tihovci theTrow e kanë vendosë në qendër tëkëtij filmi. Për ndryshe, si e tillë kjongjarje përçon një mesazh jo të saktë

me atë çfarë në realitet ka ndodhë nëKosovë, pasi faktet nuk flasin për njësolidarizimi të familjeve dhe popull-sisë serbe me atë te fqinjëve shqiptarëgjate luftës. Do të ishte më e natyr-shme që varësisht nga frekuenca e njësolidarizimit (të mundshëm) të famil-jeve serbe me fatin e atyre shqiptare,të cilat fatkeqësisht kanë qenë përherëviktimë, të i bëhej një prezantim këtijfenomeni në këtë shfaqje. Në këtëkontekst, prandaj, disi “tradhtohet”rrëfimi dokumentar i të mbijetuarvenga plumbat serb. Një mësues Serb dhe një mjek shqip-tar janë përfaqësues i kësaj vleremorale. Por, paradoksalisht, këto dydimensione – edukimi dhe shënde-tësia, kanë qenë kryesoret në mbi-jetesën fizike dhe kulturore enacionale të shqiptarëve, por të cilatkanë qenë të abuzuara e persekutuaranë mënyrën më barbare nga serbët,para dhe gjate luftës. Në Këtëpersekutim, popullsia lokale serbe kapas qenë absolutisht aktive në ekzeku-timin e kësaj politike gjenocidaleserbe. Sa i përket edukimit - paradoksitjetër, gjendja është edhe më e duk-shme. I gjithë sistemi edukues nëKosovë ka pas qenë de-institucional-izue nga okupimi serb, në të cilin pro-ces serbët lokal të Kosovës, përfshirëmësuesit dhe profesorët, po ashtu kanqenë pjesëmarrës aktiv në segregimindhe diskriminimin e fëmijëve dhe stu-dentëve shqiptar. Prandaj, mendoj se

ky film ka mundur të i bej një trajtimmë të drejtë kësaj çështjeje, akomaduke prezantuar vlera artistike, papasur nevojë të bëhet një kompromiskaq radikal.Një aspekt tjetër i filmit është edheprezenca e UCK-s. Këtu Tihovci kaarritur të trajtoj në mënyrë mjaft tësuksesshme prezencën e kësaj force,duke e trajtuar atë si atdhedashëse, im-pulsive por edhe naive. Njëportretizim mjaft konciz! Në këtë kon-tekst, teknika a narracionit përmes rrë-fimit të të mbijetuarve është emirëseardhur, pasi një film me pak mëshumë se një orë, vështirë se do tëmundë ta realizonte një gjë të tillë.Prandaj, rrëfimi dokumentar këtuështë mjaft i qëlluar. Realizimi tekniki ofensivave serbe, dhe ikja urgjente epopullsisë civile shqiptare është mjaftmirë e realizuar gjë që i shton vlerënkëtij filmi. Në mënyrë të ndjeshme,një aspekt tepër tragjik i luftës – dhu-nimet e femrave shqiptare, janë traj-tuar poashtu në këtë film, gjë qëndihmon në ruajtjen e kujtesësshqiptare. Nuk duhet harruar se loja eaktorëve duket të ketë qenë realizuarshumë mire. Në përgjithësi, filmi është një realizimi suksesshëm i Jimi Tihvcit dhe duhetpërgëzuar atë për punën e tij të vetë-mohueshme në arritjen e objektivitdhe realizimin e ëndrrës së tij qoftëedhe me sakrifica të mëdha personale.

Kësulat

Marketing www.thealbanian.co.uk faqe 9

ACCIDENT CLAIMSACCIDENT CLAIMS

273 Fore Street, Edmonton London N9 0PDT. 0208 807 1676 I M. 07886 446 [email protected]

W. www.advantagesolicitors.com

Shpresa Programme

Regjistroni femijet ne shkollat e gjuhes shqipeTel: 020 7511 1586

aktualitet www.thealbanian.co.uk faqe 10

VALON MURATI

Serbia po e vazhdon lojën me dy kar-rige, jo vetëm në nivelin e raportevegjeostrategjike Perëndim-Rusi, poredhe në raport me qasjen përKosovën. Njëra qasje e saj vazhdon tëjetë agresive, qoftë ne arenënndërkombëtare, qoftë në atë të brend-shmen dhe kryesisht përfaqësohet ngaDaçiqi dhe Gjuriqi, kurse tjetra më emoderuar që përfaqësohet, jo rastë-sisht, nga Vuçiqi.Në arenën ndërkombëtare Serbia, mëme intensitet se më parë, po i bën tëgjitha përpjekjet për ta zbehur shtetës-inë e Kosovës, e sidomos për-faqësimin e saj ndërkombëtar. Sirezultat i kësaj politike, por edhe irrethanave të tjera ndërkombëtare,Kosova jo vetëm që është larg anë-tarësimit në OKB dhe në BE, por derimë tani ka dështuar të anëtarësohetedhe në ato organizma në të cilat edheproceduralisht i ka pasur gjasat më tëmëdha.

Mosanëtarësimi në UN-ESCO, mosaplikimi në Këshillin eEvropës dhe në Interpol, për shkak tëkëtij presioni të koordinuar serbo-rus,janë disa nga dështimet në politikën ejashtme të cilat dëmtojnë funksion-alitetin e Kosovës edhe në planin ebrendshëm. Madje, këto ditë Daçiqi,duke e konsideruar një sukses per-sonal konfuzionin e krijuar për tërhe-qjen e njohjes për pavarësinë eKosovës nga ana e Surinamit, parala-jmëroi se nuk do ta ndalë këtë qasjenë raport me Kosovën.Në anën tjetër, Vuçiqi ka kohë që kafilluar të marrë një qëndrim më tëmatur, madje duke e quajtur atë që aie ka emërtuar si një “dialog të brend-shëm për Kosovën”, i cili do të sh-pinte drejt një marrëveshjeje historikeshqiptaro-serbe, nga e cila do të dilninfitues të dyja palët. Pa qenë asnjëherëkonkret, ai ka bërë përpjekje të çojëmesazhe për shoqërinë serbe, sekthimi i kontrollit mbi të gjithëKosovën është i pamundshëm, sefitues duhet të jenë të dyja palët dhese duhet të përgatitemi për kompro-mise të dhimbshme.

I tërë ky debat iniciohetedhe si një uverturë e përpjekjeve përndryshimin e kushtetutës serbe, që eparasheh Kosovën pjesë të saj, e qëështë problematike për finalizimin enegociatave për pranim të Serbisë nëBE. Politika serbe, duke përfshirëVuçiqin, e ka të qartë se beteja përKosovën është e humbur, andaj derimë tani i ka bërë t ë gjitha përpjekjet

që të nxjerrë atë që është e mund-shme.Në planin ndërkombëtar ka qenëagresive në përpjekjet për tadelegjitimuar pavarësinë e Kosovës;në raportet me BE-në kanë bërë përp-jekje që të jenë bashkëpunues, dukearritur që në marrëveshjet e Brukselittë nxirret pak më shumë sesa garantonPakoja e Ahtisaarit për pakicën serbe;ndërsa në raport me serbët e Kosovës,duke e krijuar dhe duke e kontrolluarListën Serbe, kanë fuqizuarmundësitë që duke përdorur tërë pre-rogativat kushtetuese të garantuarapër serbët, ta bëjë shtetin e Kosovëssa më jofunksional.

Kaosi politik i brendshëmnë Kosovë nuk mund të prodhojëpolitika të qëndrueshme as në relacionndërkombëtar, as në raport meSerbinë. Të ngecur në konfliktet ebrendshme e të vazhdueshme, në zg-jedhje vazhdimisht të parakohshmeqë prodhojnë qeveri të brishta e qëmezi krijohen brenda 3 muajsh,Kosova, e sidomos përfaqësuesit poli-tikë shqiptarë, gati se nuk kanëpërgjigje për këtë situatë të cilën po eimponon Serbia, por që vjen edhe siprodukt i rrethanave ndërkombëtare.Në planin ndërkombëtar jemi në njëdefensivë të plotë, ku vendime të një-

pasnjëshme janë tërheqja nga ap-likimi në UNESCO, në Këshill tëEvropës dhe në Interpol. Në anëntjetër, në raport me Serbinë reagimeti kemi si zakonisht ad hoc dhe pa njëstrategji të qartë. Dialogut të brend-shëm serb për Kosovën më shumë poi përgjigjemi me retorikë të politikëssë brendshme konfliktuale, sesa mevizion për ta shfrytëzuar këtë momentpër zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb.Nisma e presidentit për krijimin e njëekipi të unitetit për bisedime, mëshumë se e vonshme, vjen prapë si njëpropozim i gabuar në hapa. Në vendqë fillimisht të propozohet dialogu ibrendshëm për një platformë të për-bashkët, bisedohet për emra, thuajsedialogu është çështje teknike dheekspertize e jo, ashtu siç duhet të jetë,çështje plotësisht politike. Në anëntjetër, një pjesë e opozitës refuzonçfarëdo bashkëpunimi, prapë dukemos u fokusuar tek mungesa e plat-formës së përbashkët, por tek rezul-tatet teknike të deritanishme dhe tekrezoluta e parlamentit për bisedimet.Zgjidhja e problemit shqiptaro-serb,përkatësisht e problemit midisKosovës dhe Serbisë, nuk ka rrugëtjetër pos dialogut politik. Andaj, parase të bëhet vonë me ndonjë zgjidhje

që Kosovën mund ta lërë në këtë jo-funksionalitet juridik dhe politik në tëcilin gjendet, duhet të shfrytëzohetmaksimalisht çfarëdo mundësie përnjë dialog të mirëfilltë politik meSerbinë, në të cilin do të shtroheshinçështjet kryesore të pazgjidhura nëmes të dy shteteve.Para se të vazhdohet me logjikën e de-ritanishme të dialogut (në të cilin flitetvetëm për Kosovën) i cili do të nalinte në një status-quo të brendshmeshumë të rrezikshme, do të ishte mirëtë ulemi dhe të përcaktojmë se çfarëduhet të shtrohet në tryezën e bised-imeve me Serbinë. Lëvizja përBashkim, që në vitin 2010, ka dalë jovetëm me propozimin për nevojën enjë dialogu politik, por edhe kaprezantuar Platformën për Zgjidhjene Çështjes Shqiptaro-Serbe.

Si atëherë, edhe sot kon-siderojmë se reciprociteti duhet të jetëparimi bazë në të cilin duhet të zhvil-lohen bisedimet e ardhshme. Dhe aireciprocitet nënkupton se duhet tëflitet jo vetëm për Kosovën dhe përpozitën e serbëve në të, por edhe përSerbinë dhe shqiptarët që jetojnë nëtri komunat Preshevë, Bujanoc eMedvegjë.Si Lëvizje për Bashkim kemi konstat-uar që atëherë dhe vazhdojmë të jemi

të bindur edhe sot, se vetëm zbatimi iplotë i parimit të reciprocitetit për trikomunat me shqiptarë të KosovësLindore dhe tri komunat me serbë nëveriun e Kosovës (Leposaviqi, ZubinPotoku dhe Zveçani) do të shtronterrugën për zgjidhjen e problemeveshqiptaro-serbe. Ky reciprocitet nuknënkupton në këtë moment ripërcak-tim të kufijve edhe për shkak të koni-unkturave ndërkombëtare, pornënkupton të drejta të barabarta përserbët në veri të Kosovës dhe përshqiptarët në Kosovë n Lindore. Njëzgjidhje e tillë do të hapte rrugë në tëardhmen për zgjidhjen e tërësishmedhe të plotë të raporteve në mes tëKosovës dhe Serbisë.

Të mos harrojmë se Serbiavetëm duke e hequr Kosovën ngakushtetuta e saj dhe duke u treguar“konstruktive” në dialogun për “nor-malizimin” e raporteve me Kosovën,pa pasur nevojë ta njohë Kosovën, iahap vetes dyert për në BE. NdërsaKosova, me një dialog që nuk shtronpër zgjidhje problemet themelore nëmes të dy vendeve, ka rrezik të mbetetjofunksionale dhe një shtet gjithnjë itrazuar, tanimë jo hapur nga Serbiapor indirekt nga përfaqësuesit politikëserbë të varur nga Serbia. Vetëm njëdialog që do të krijonte kushtet përndryshimin e Kushtetutës së Kosovës,pa privilegjet bllokuese të serbëve,mund ta bëjnë Kosovën një shtetfunksional.

Përndryshe, nëse ne vazh-dojmë me këtë plogështi politike, mekëtë mungesë vizioni dhe guximi, mëkëtë përçarje politike, sigurisht që kagjasa të mëdha që të na ikë edhe kjosituatë e favorshme për të hapurbrenda nesh debatin se si e shohim nezgjidhjen e raporteve me Serbinë dhedialogun e ardhshëm me të. Mbetjabrenda kornizave të ngushtakushtetuese, juridike apo edhe parti-ake do të na sjellë rezultate të cilatvështirë se do t’i riparojmë në tëardhmen e afërt.

Në anën tjetër, refuzimi ibisedimeve apo shtrimi i kushtevevështirë të realizueshme nga palatjetër, do të dërgojë pashmangshmër-isht në rezultate të njëjta. Kosova dotë mbetet një shtet që gjithnjë do tëketë telashe në funksionalitetin e saj,ndërsa raportet ndëretnike, ndër tëtjera, do të vazhdojnë të mbeten prob-lematike edhe për vitet e ardhshme.Për ta tejkaluar këtë situatë dhe për tashfrytëzuar momentumin e krijuaredhe në Serbi, momentum që diktohetedhe nga nevoja e saj për të qenëpjesë e BE-së, duhet që me guxim, nëtryezën e bisedimeve, t’i shtrojmë përzgjidhje çështjet jetike politike në mestë Kosovës e Serbisë, e jo të ngujo-hemi në bisedime që adresojnà «probleme vetëm të njërës palë, të asajserbe.

DIALOGU I BRENDSHËM SERB PËR KOSOVËN:

A KEMI PËRGJIGJE?!

specia

ARBEN MANAJ

Trysnia e lajmeve negativepër një pjesë të shqiptarëvetë Britanisë, të cilët janëpërfshirë në aktivitete krimi-nale dhe tregtinë e drogës,si dhe prishja e imazhit tëkomunitetit ka shtyrëgazetën më të madhe të ko-munitetit, “The Albanian”,dhe shoqatën më të madhetë tij, fituesen e “Trofeut tëArtë” në Samitin e Dias-porës, “Shpresa Pro-gramme”, që të promovojnëshqiptarët e suksesshëm që jetojnënë ishull.

Në një nga auditoriumet, në vendin ku uzhvilluan Lojërat Olimpike të Londrës, upromovuan në kuadër të një serie ak-tivitetesh të tilla, disa nga figuratfrymëzuese të komunitetit, si zonjaRemzie Sherifi, një nga 10 gratë më mendikim në Skoci, gruaja emigrante e vitit,profesori i Universitetit të Bedfordshire,Shyqyri Haxha, apo sipërmarrësi Kresh-nik Peka.

Mesazhi i tyre ishte se mund tëjenë të suksesshëm dhe model për tëtjerët, përmes punës së ndershme dheintegrimit në shoqërinë britanike.

Petrit Kuçana, drejtori i “The Al-banian”, gazetës më të madhe të shqip-tarëve në Britani, portali i të cilit ka mbinjë milion ndjekës në median sociale,shpjegon për Top Channel arsyen ekësaj shfaqjeje.“Ky auditorium bëhet për prezantimin evlerave më të mira të shqiptarëve në

Mbretërinë e Bashkuar, që nga ata sqë japin leksione në universitetet bapo ata që kanë fituar çmime komb ndërkombëtare, duke shpresuar që do të mundohemi sadopak të balanc jmet e zeza që fatkeqësisht nuk pakta në Mbretërinë e Bashkuar.

Besojmë se në këtë mision, media k vet dhe duhet t’iu falënderojmë juv Channel që bëheni pjesë e këtij mis përmirësimin e imazhit të shqipta Mbretërinë e Bashkuar”, tha Petrit

ale www.thealbanian.co.uk faqe 13

shqiptarë britanike, bëtare e

ë kështu cojmë la- janë të

ka rolin e e si Top

sioni për rëve në

Kuçana,

drejtor i gazetës “The Albanian”.Këto promovime synojnë të sensibilizojnëdhe ofrojnë një model për emigrantët e rinjqë vijnë në Britaninë e Madhe, me shpresënpër t’u pasuruar në një kohë të shkurtër dhepërmes rrugëvetë pandershme dhe botës sëkrimit.Top Channel

Kanë shkëlqyer me punëne tyre, ai qe mori rolin eregjisorit Shef Domi, kam-eramanja e talentuar ArtaMetolli, fotografin Dardan Koliça, apo egjithëgjendura MarinelaNikolli pa të cilët do ishte epamundur realizimi i këtijaktiviteti.Shkëlqyen ne përforman-cat e tyre aktori i talentuar Sokol Cahani, që memjeshtërinë e tij mori duar-trokitje të pafundme ngapubliku, i talentuari IsëZharku si dhe 9 vjeçarjaEriselda Marku e cila kishteardhur nga Birmingham-ipër këtë eveniment. Me tepër sharm dhe ele-gance vajzat e stafit, Mar-silda Ceku, Miranda Keqaj,Lorela Demushi, SaraShiku arritën ti shtoninngjyra këtij aktiviteti. Ky ak-tivitet nuk do ishte i mundurpa kontributin e jashtëzakonshëm te stafitte Shpresa Programme Elona Gega dhe Fabiola Lleshi

op-ed www.thealbanian.co.uk faqe 14

Pure Gold Strip Club per shitjeFor Sale

Doni qe te investoni jeni ju ai/ajo qe doni te drejtoni nje club atehere

eshte koha e duhur Se shpejti do hapet “Pure Gold"

Arsyeja e shitje eshte zgjerimi i madhi bizneseve te pronarit

me te gjitha licensat ne mes te qytetit (NIGHT TIME ECONOMIC AREA)

ku jane gjitha clubet e qytetit deri 20 vajzaQeraja e arsyeshme me

6 dhoma hoteli ne katet siper clubit

Per me shume info ju lutem na kontaktoni

Tel: 07825 350973

TRANSPORT MALLRASH DHE MAKINASHANGLI-SHQIPËRI-ANGLI

ÇMIME KONKURUSEPËR PESHAT MBI 50KG I MARRIM DHE I

DËRGOJMË NË VENDNDODHJEKONTAKTONI TRASHGIMIN:

MOB: 07727429515 OSE 07776106941 TEL: ALB 0686409409

Email: [email protected]

L.T.D. LONDON TRANSPORT DIREKT

ANGLI-SHQIPËRI-ANGLI

Gazetari dhe studiuesi EraldKapri promovoi librin Sekretete Luftës, Shqipëria tjetër nëdokumentet britanike, një botimqë zbardh dokumente të panjo-hura për publikun shqiptar. Kybotim erdhi falë Institutit tëStudimeve Historike “LumoSkëndo”, i drejtuar nga histori-ani Uran Butka.“Sekretet e Luftës janë një për-pjekje 4 vjeçare kërkimi dheleximi të mëse 20 mijë faqevedokumente të Arkivit Britanik.Janë përfshirë 150 dokumentedhe fotografi, të cilat japin njëpanoramë të plotë të ngjarjevekryesore të luftës.

Dokumente të zyrës së kryemi-nistrit Çurçill, të ministrisë sëJashtme Britanike, të Ministrisësë Luftës, të ShërbimeveSekrete dhe të SOE-s, zyrës spe-ciale që ngriti kryeministri bri-tanik për luftën në prapavijë”,tha Kapri.

Britanikët mbajnë në arkivin etyre një dokumentacion thelbë-sor për të kuptuar luftënshqiptare. Ky botim ka të plotëshënimet e Çurçillit për

Shqipërinë ku jepen disa tëvërteta tronditëse. Në takiminmë të rëndësishëm të shekullit tëkaluar, Konferenca e Moskës,ku perëndimi ndau me Moskëninfluencë në Ballkan, Shqipëriau harrua.

“E keni menduar ndonjëherë seEnver Hoxha kishte kontakte megjermanët dhe të kishte një mar-rëveshje me ta? Po që Stalinikërkonte që Mbreti Zog të mosshkelte më në Shqipëri? Po qëbritanikët vlerësonin lart figuratnacionaliste që zgjodhën tëngrinin një qeveri nën pushtimingjerman? Këto dokumente janëpjesë e këtij botimi”, tha Kapri.

Prof.dr Romeo Guraguqi vlerë-soi këtë botim.”Përmbledhjadokumentare, “Sekretet eLuftës, Shqipëria tjetër në doku-mentet britanike”, e studiuesit

Erald Kapri, është një botimshumë i rëndësishëm, që do tëndihmojë në kuptimin dhe sak-tësimin e ngjarjeve historike tëkohës së Luftës së DytëBotërore dhe viteve menjëherëpas saj.Erald Kapri është ndër njohësitmë të mirë të Historisë së peri-udhës nga pranvera 1943 deri neinstalimin e plotë të diktaturëskomuniste. Kaprin gjithashtu evlerësoj si njeri, si një studiuesserioz dhe bashkëpunues, tëhapur për debat shkencor dhe tekarakterizuar nga një mirësi espikatur për kohën tonë. Botimii këtij dokumentacioni, përbënnjë ngjarje të rëndësishmeshkencore”, tha Gurakuqi.

Historiani Uran Butka dhe drej-tori i Arkivit të Shtetit ArditBido vlerësuan botimin si njëngjarje e rëndësishme për histor-

inë shqiptare. Deputeti AgronShehaj, i cili është mbështetësi iInstitutit “Lumo Skëndo”, tha seky institutut do vazhdojë tëmbështesë studiuesit shqiptarpër të zbardhur të vërtetën his-torike, si një kontribut që i jepetshoqërisë shqiptare.Gjatë promovimit morën pjesëpersonalitete të njohura të poli-tikës shqiptare si kreu i opozitësLulzim Basha, Ish presidentiNishani, Princi Leka, historianë,studiues, gazetarë, etj.

Në vitet 43 dhe 44, 150ushtarakë britanikë morën pjesënë misione në Shqipëri. Ata sh-penzuan dhe dhanë shpërblimerreth 120 mijë monedha ari, qënëse i konvertojmë sot, janë mbi30 milionë paund britanikë. Mbi2300 tonë ndihma materialeushtarake. Ndihma britanikepërcaktoi fituesin në Shqipëri,

sepse pjesën më të madhe të tyree mori lëvizja komuniste.Rasti shqiptar vijon të jetë endei debatuar në historiografinë bri-tanike. Si ndodhi që Britania fi-nancoi dhe mbështeti luftënguerile në Shqipëri nuk arriti tapërdorë këtë kapital? Pse Brita-nia e Madhe nuk mundi të ndajëqartazi Shqipërinë nga blloku ilindjes? Dokumentacioni Bri-tanik në këtë botim jep njëpanoramë të plotë të kësajenigme historike.

Këto dokumente hedhin dritëpër disa ngjarje që ende sot mo-hohen apo thuhen me gjysëmzëri. Në Shqipëri nuk ka pasurvetëm luftë nacionalçlirimtare,por ka pasur luftë, e madje edheluftë civile. Kjo e pohuar ngadokumentacioni britanik ikohës.

“SEKRETET E LUFTËS”, NJË LIBËR PËR TË PANJOHURAT HISTORIKE

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 15

EDUARD ALIA

Nga fillimi i këtij viti bëri bujëhistoria e një burri në Spanjë i cilikishte dedikuar gjithë jetën e tijpër të ndërtuar një katedrale ivetëm. Ishte një histori përtej sëzakonshmes që ia vlente për vë-mendjen e medias botërore.Megjithatë, mua më bëri të kujtojse një mjeshtër në moshë nëfshatin tim ka përfunduar njëkishë fillikat i vetëm por pa marrë(e pa pritur) vëmendje nga mediat.

Vendosa që kur të bëj vizitën erradhës në Kryezi të Pukës do tëndaloj e ti bëj respektet njeriut qëndërtoi një kishë me duart e veta.Në njëfarë mënyre isha edhe ku-rioz të kuptoj motivimin e tij përkëtë vepër.

Ylli Rrapi, një burrë i vogël porshumë i fuqishëm, tashmë 86vjeçar por ende plot energji, uparaqit tek vepra e tij një ditëvjeshte plot diell. Ishte i veshurbukur, me mustaqe e kapele siç ika hije një zotërie të moshës së tijnë këto anë dhe i qeshur si gjith-monë. Ylli është mjeshtër ipërkryer – kryesisht mjeshtër igurit por edhe me talente të tjera.Përgjatë një karriere prej afro 70vjetëve, ai ka ndërtuar më shumësë 100 shtëpia banimi. Kisha ështënjë ndër projektet e tij fundit përg-jatë kësaj karriere kur ai ishtë nëmoshën “e re” 82-vjecare. Unë enjoh shtrëngimin e fortë të dorëssë tij që në fëmijëri dhe ështëmbresëlënëse që ajo dorë vazhdontë jetë po aq e fortë.Me plot zell Ylli më tregoi rreth errotull objektit, sfidat përgjatëndërtimit e detajet historike tëkishës. Edhe pse është dashur tërindërtohët nga themelet, kisha ipërmbahet traditës së ndërtimit tëShqipërisë së Naltë, por nëveçanti ngjall kureshtje simbolikae saj. Dritaret nga jashtë ndjekinstilin gotik me një kulm të mpre-htë, kurse nga brënda dritaret janënë formën e harkut romak. Unënuk jam specialist i fushës por mëngjason deri diku me kishën evjetër të Vaut të Dejës, që shqip-

tarët mbase e njohin nga kart-monedha prej 10-mijë lekësh (tëvjetra). “Ka qenë një kishë këtu që ishte eshenjtë si për katolikët si për mys-limanët e kësaj zone” shpjegon Ylli, “komunistat e shkatërruenbashkë me lisat e qarrat shekullorpër të krijuar një dylym tokë mëshumë për kooperativën”. Mësojqë lisat e vjetër të qarrit kon-sideroheshin si monument kul-ture. Thuhet që kisha e vjetër qën-dronte aty që prej më shumë se800 vjetësh. Relacioni i FrangBardhit i vitit 1637 e përshkruankëtë kapelë bashkë më lisat emëdhenj. Yllit i është dashur tëbëjë kompromis me shumë gjërapor në shumë detaje ai i ka qën-druar besnik historisë. Me shumëkujdes ai i ka gjurmuar gurët ekishës së vjetër tashmë nëpërmure mbajtëse të arave përrethose të varrosur në dhè nga dekadatduke i pastruar për ti vendosur nëcakun që ju takon. Dritaret janënjë shembull. Por gjëja mëmbresëlënëse janë dy gurët eqoshes që mbajnë mbi shpatulla

harkun sipër portës në hyrje të ob-jektit. Njëri nga këto mbart shen-jën e kryqit, tjetri mbart një “X”.Ylli thotë që këta gurë “tregojnësa e vjetër është [kisha]”. Pas pakhetimeve nëpër internet konfir-mova që shenja “X” u përdorte nëkishat e hershme bashkë mekryqin.Në një vënd si Shqipëria ku histo-ria pak respekt gjen, të bëhetzemra mal kur sheh që këto detajetë rëndësishme nuk i shpëtojnësyrit të mjeshtrit. Ylli më shpjegon që kjo kishë ededikuar Shën Prendës [Venera,Veneranda] ka një vend të veçantënë këto anë sepse këtu vinin eluteshin njerëz që kishin problememe lindjen e fëmijëve, përfshiedhe myslimanët. “Për sa kohë qëmbaj mend unë” – thotë Ylli,“këtu nuk është varrosur kush”.Lidhja më Shën Prendën e prob-lemeve të fertilitetit të bën të kup-tosh pse kisha është erëndësishme si për myslimanët,ashtu edhe për katolikët. Përveç kishës së Shën Prendës, nëKryezi ka dy kisha të tjera e dyxhami. Harmonia fetare është për

tu marrë shembull si kudo nëShqipëri. Ylli më duket besimtarpo nuk është nga ata njerëz që iadedikojnë jetën fesë siç ishteshembulli i spanjollit që për-menda në fillim të këtij shkrimi. Epyeta se cfarë e motivoi atë për t’ihyrë kësaj pune me gjithë ato sh-penzime. Ylli shpjegon që “kymonument u prish nga regjimi[komunist]. E kam ndërtuar që tagëzojnë brezat që vijnë, këtu e800 vjet të tjera”.

Qartazi, Ylli e ka bërëgjithë këtë punë për t’i rikthyerkomunitetit diçka që më parë iishte privuar nga diktatura –mbase besimi ka një rol dytësorkëtu. Më duket se Ylli ndërtoikëtë ‘tempull’ për të sjellë njerëzitsëbashku, nëpërmes sharmitmistik e historisë së cilës nuk i nji-het pikë-nisja.Po për sa i përket brezave që dovijnë? Djemtë e nipat e Yllit jeto-jnë e punojnë në Itali, ata do ta gë-zojnë kishën pak ditë në vit.Fatkeqësisht, Liza (gruaja e Yllit)nuk është më në mes nesh. Yllijeton i vetëm në një kullë 3.5katëshe që mund të ishte pallati i

ndonjë aristokrati (të cilën ai e kandërtuar vetë, natyrisht). Një njerii vetëm. Një njeri për të gjithë. Anuk do të thotë kjo që gjesti i tijështë një altruizëm i pastër?Kësaj vepre ai do t’i shtojë disaqiparisa (selvia) për ta quajtur tëkryer. Edhe këto ai mendon t’ipaguajë me pensionin e vet. Mësova që familja e tij hapi dyerte shtëpisë (një kullë e vjetër endërtuar sipas traditës e cila qën-dron edhe sot) për ta kthyer atë nëshkollën e parë të fshatit në vitet’30. Kjo më bën të besoj që nëfamiljen e Yllit rrjedh një shpirtkomunitar. Do kisha dashur që mëshumë shqiptarë të jenë si Ylli efamilja e tij. I shtrëngova dorën e fortë edhenjë herë këtij burri të vogël porpunë-madh e shpirt-madh. Ndje-hem i frymëzuar nga ky njeri qëndërtoi një monument për lirinë eri-fituar, një tempull për komu-nitetin – në moshën 82-vjecare.Akti i Yllit është një gjest altru-izmi komunitar i pashoq. Sikurmë shumë njerëz nëpër botë tëishin si ai!

Njeriu që ndërtoi një tempullnë moshën 82-vjeçare

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 16

Dorian Koçi

Revolucioni industrial, përparimetteknologjike dhe përmirësimi imjeteve të komunikimit nga gjysma edytë e shekullit të XIX krijuanpremisat që udhëtimet edhe në dis-tanca më të largëta të botës të mosishin më të gjatë, shumë të lodhshëmdhe të vështirë. Si rezultat i këtyrezhvillimeve, numri i udhëtarëve bri-tanikë që vazhduan të vizitojnë Bal-lkanin vazhdoi të rritej ndjeshëmveçse shtysa për ta vizituar atë dheqëndrimi ndaj tij fillon të ndryshojë.Nëse në gjysmën e parë të shekullit tëXIX , Filohelenizmi dhe romanticizmiishin kauza që sollën shumë udhëtarëbritanikë në rajon, tashmë shtysat dheqëndrimi ndaj tij përcaktohet nga ud-hëtimi në vetvete duke e zgjeruarhartën dhe me vendet e tjera të Ballka-nit, si Serbi, Mali i Zi, Bullgari e Ru-mani dhe politika britanike porsa ipërket Çështjes Lindore. Për herë tëparë kemi dhe dukurinë e femrave ud-hëtare , gjë që dëshmon se tashmë ud-hëtimi ishte bërë një fenomen istabilizuar mirë në kulturën britanike,sidomos në atë Eduardiane.Në mes udhëtarëve që vizitojnë Bal-lkanin dhe që ka lënë gjurmë ende nëviset që ajo përshkoi është Mery EdithDurham(1863-1944). Ajo ishte 37vjeç kur ndërmori udhëtimin e saj tëparë në Ballkan më 1900. Ky udhëtimdo të kishte një efekt të dyfishtë: nëjetën e saj dhe për antropologjinë dheetnografinë e rajonit. Së pari që ngazbulimi i Malit të Zi, Serbisë dheShqipërisë dhe për 14 vjet me radhëajo do të kalonte pjesën më të madhetë kohës dhe të angazhimit të saj in-telektual dhe politik në udhëtimetnëpër Ballkan. Së dyti përvoja dhemateriali i mbledhur gjatë këtyre ud-hëtimeve përbejnë ndoshta kolek-sionin më të pasur të kulturëspopullore dhe sociale të mbledhuranga ndonjë udhëtar i huaj gjatë kësajkohe. Por përveç kësaj Durham ishtenjë grua udhëtare me interesa të gjeradhe e përfshirë në shumë aktivitete tëndryshme. Edhe pse ajo njihet mëmirë si një etnografe, ajo ishtegjithashtu një gazetare korrespon-dente , punonjëse sociale dhe aktivistepolitike.[1]Edhe pse interesi i saj përBallkanin e thënë me fjalët e saj nisinga dëshira “vetëm për të udhëtuardhe për një ndryshim”[2]ka të ngjarëse duke qenë një artist mund të jetë in-spiruar nga ditari i Edward Lear,“Journal of a Landscape Painter in Al-bania”.[3]Edith Durham shkroi dhe botoi njësërë veprash monumentale dhe ar-tikujsh për historinë, etnografinë, in-trigat politike dhe antropologjinë eBallkanit. Historianët e mëvonshëm tëBallkanit kanë përdorur rregullishtcitime nga veprat e saj ku sipas Noel

Malcom ajo ishte “një nga vëzhguesite huaj me perceptimin më të mirë tëngjarjeve”[4]. Veprat e saj sipas renditkronologjik janë: “Through the Landsof the Serb” (1904), “The burden ofthe Balkans “(1905) ,”High Alba-nia“(1909) ,”The struggle for Scutari”(1914) ,”Twenty Years of Balkan Tan-gle “(1920) ,”The Sarajevo Crime(1925) dhe “Some Tribal Origins,Laws and Customs of the Balkans”(1928).Në shkrimet e saj të mbushura gjithëinformacion për Ballkanin fillon emerr jetë një perceptim më realist i ra-jonit dhe ka një distancim shumë qartënga qëndrimi pro-otoman i udhëtarëvetë tjerë britanikë. Ajo është nga tëparët udhëtarë që njeh dhe bën të qartëp.sh dallimin midis otomanëve dheshqiptarëve myslimanë si një kombësie veçantë. Po kështu në veprat e sajshqiptarët nuk thirren me emërtimin egjuhës turke-arnaut , por me emrin qëpopullsia e identifikon veten siShkypitiar[5]. Kjo gjë ndodh pasiDurham nuk ishte e ngarkuar emo-cionalisht me një kulturë të antike dherrjedhimisht nuk është e influencuarnga Filohelenizmi, gjë që mund tisillte paragjykimin për të kërkuar dheemërtuar çdo gjë në greqisht në rajonsi Leake rreth një shekull më parë. Përmë tepër ajo nuk ishte e përfshirë poli-tikisht në shërbimin diplomatik si kyi fundit dhe as kish ndonjë qëllim siEdward Lear(1812-1888) për të pik-turuar peizazhe mbresëlënëse ndaj kurvizitoi në Ballkanin e gjeti aty Çësht-jen Lindore dhe zgjodhi si qëllim tëudhëtimeve të veta njohjen sa më mirëtë Ballkanit dhe paraqitjen sa më tëdrejtë të problemeve politike në rajon.Udhëtimet e saj mund të ndahen në dyperiudha. Në periudhën e parë 1900-1908 ajo mësoi shumë gjëra për pop-ujt, gjeografinë dhe historinë e rajonit.[6]Është kjo koha kur ajo bënvëzhgimet më të thella për rajonin dhemundohet tu japë përgjigje shumë ngaintrigave ballkanike lidhur me pre-tendimet territoriale pas tërheqjes sëmundshme të otomanëve nga Bal-lkani. Durham edhe kur bie viktimë e

këtyre intrigave si është rasti kur nëlibrin e saj të parë “Through the Landsof the Serb” shkruan se “Shkodra nukështë vetëm një vend interesant për tuvizituar nga Cetina; por i përket me tëdrejtë historisë serbe”[7] duke sug-jeruar saktë se kujt duhet ti përkasëqyteti pas tërheqjes së otomanëve pornuk mënon që “dhjetë vjet më vonë”-si pasojë e udhëtimeve dhe njohjesmë të mirë të realitetit-“ti protestojëkomunitetit ndërkombëtar kundër sul-mit malazez dhe serb ndaj Shkodrës,duke konsideruar se i gjithë vilajeti iShkodrës ishte me kombësishqiptare.”[8] Është po kjo koha kurajo i kushtoi një vëmendje të veçantëgrupeve etnike dhe fetare të Ballkanitdhe mënyrës sesi ato konkurronin përtë fituar njohje ndërkombëtare nëperiudhën kur e zgjimit të ndjenjavekombëtare[9]duke u munduar të japënjë pasqyrim sa më të saktë të tyre.Edhe pse ajo udhëtoi në Serbi, Bosnjedhe pjesën më të madhe të kohës ekaloi në Malin e Zi, Durham pjesënmë të madhe të shkrimeve të veta iakushtoi Shqipërisë. Në fakt ka autorëqë e akuzuan se për njëanshmëri kurajo mbronte kauzën e shqiptarëve, porduke vëzhguar realitetin në Ballkan ,shqiptarët në fakt ishin më të pambro-jturit pasi kombet e tjera të Ballkanit ikishin krijuar shtetet e tyre nacionale,kurse ata ishin ende nën PerandorinëOtomane. Në pazaret që bëheshin nëÇështjen Lindore shqiptarët dhe terri-toret e tyre lakmoheshin nga të gjithëfqinjët ballkanikë. Durham, duke qenënë mes të këtyre intrigave ishte në di-jeni të tyre prandaj dhe denoncimi isaj merr një vlerë të madhe historike.Durham në kundërshtim me udhëtarëte tjerë britanikë , nuk ka paragjykimendaj popullsive në Ballkan dhe askompleksin e superioritetit kulturorndaj kulturave ballkanike. Kështup.sh. ajo nuk ngurron të denoncojëdhe keqadministrimin e Bosnjës ngaAustro-Hungaria më (1906), kur shu-mica e udhëtarëve britanikë elavdëronin atë.[10] apo të denoncojëdhe pushtetin kolonial anglez kurviziton Egjiptin më 1911 duke shkruar

se “unë nuk mund të dëshiroja të ishanjë vendas nën sundimin britanik measnjë lloj çmimi.”[11]Ajo nuk kishteasnjë paragjykim kundër ndonjë bes-imi të veçantë fetar, dhe nëse ajo egjeti Ballkanin të çuditshëm dhe të riajo në të njëjtën kohë ishte shumë epredispozuar për të treguar ngjash-mëri midis fiseve të Shqipërisë sëveriut dhe atyre të vendlindjes së sajLondrës së veriore. Nëse fisetshqiptare parashikonin të ardhmennga eshtrat e gjoksit të pulave , an-glezët e parashikonin atë nëpërmjetfallit në dorë dhe spiritualizmit[12].Kjo lloj përqasje ndaj Ballkanit,origjinaliteti i prezantimeve dhe për-shkrimeve të gjalla të aventurave tësaj i siguruan jo vetëm lexues tëshumtë në Britani por dhe njohje siautoritet i veçantë në fushën e et-nologjisë dhe antropologjisë.Periudha e dytë e udhëtimeve të saj(1910-1914) karakterizohet kryesishtnga përfshirja e saj në aktivitetin poli-tik të shqiptarëve dhe asistencën so-ciale ndaj popullatës së keqtrajtuarnga otomanët pas kryengritjeve tëshqiptarëve më 1909-1910 e sidomosasaj të 1911. Që në udhëtimin e saj tëparë Durham do të tregojë interesimpolitik për fatet e këtyre popullsive ,por kjo periudhë është momenti kurdiskursi i saj do të fitoj dhe një qën-drim të qartë politik. Nëse sërishgjithë udhëtarët britanikë të kësajkohe, ishin konform politikës prootomane që ndiqte Britania në rajonnë kuadër të Çështjes Lindore,Durham është kundër kësaj politikedhe qartazi sulmon administratënturke për mënyrën sesi qeveriste pop-ullsitë e krishtera. “Unë isha rriturduke i konsideruar turkun si një indi-vid të virtytshëm. Tani asnjëherë nuke kaloj kufirin e tij pa shpresuar seshumë shpejt do mund të beheshadëshmitar i tërheqjes së tij ngaEvropa”.[13]Ajo kishte marrëdhënietë ngushta me shumë figura të rëndë-sishme të politikës malazeze dheshqiptare dhe shpesh herë u bë zëd-hënësja e ngjarjeve politike të Ballka-nit në shtypin evropian. Durham

punoi si korrespondente e disa gaze-tave kryesore britanike si “TheManchester Guardian”, “Pall MallGazette"dhe “Times”, në të cilat ajopërcolli gjithë dinamizmin, intrigatdhe tensionin e Ballkanit. Në ketësens artikujt e saj përveç se shërbejnësi dëshmi të momenteve të ndryshmepolitike që kaloi Ballkani, sikryengritjet shqiptare dhe luftërat bal-lkanike, janë përgjegjëse dhe për kri-jimin e imazhit të dhunshëm tëBallkanit në Britani. Tmerret dhemasakrat e luftërave ballkanike u për-collën drejt për së drejtë tek publikubritanik, duke e bërë këtë fundit tëmeditojë dhe reflektojë për këtë cep tëlargët të Evropës. Është pikërisht kymoment kur sipas Todorovës nëgjuhët evropiane hyn kuptimi i fjalësto “balkanize”- i cila do të thotë tëndahet apo tëfragmentohet[14].Natyrisht qëDurham nuk ishte e ndërgjegjshme sepo ndikonte në krijimin e një etikekulturore negative për Ballkanin, pasiajo që ishte më imediate për të ishteemetimi i saktë i fajtorëve të kësajkasaphane. Denoncimi i ambicieve tënacionalizmit të pafre të serbëve,malazezve,grekëve dhe bullgarëveshpesh herë u interpretua si ekzag-jerim i tepruar i saj dhe se shkaqet ekëtyre luftërave ishin më tepër jashtëBallkanit sesa brenda tij. Gjithsesipërsëritja e ngjarjeve në vitet 90’ nëBallkan tregoi se shumë nga prog-nozat e saj ishin të sakta dhe shumëstudiues dhe politikanë e rilexuan përtë kuptuar sërish rrënjët e konflikteve.Ky tipar e bën atë krejt të veçantë ngagjithë udhëtarët e tjerë britanikë qëvizituan Ballkanin, pasi ky rileximmund të quhet kthimi tjetër i saj nëBallkan gjë që si ka ndodhur asnjë ud-hëtari tjetër britanik.

Bibliografi:

1- Andre Hammond. The uses ofBalkanism: Representation and Powerin British Travel Writing, 1850-1914.The Slavonic and East European Re-view, Vol.82,No.3(Jul.,2004)2- Christian Medawar. Mary EdithDurham and the Balkans 1900-1914.McGill University, Mon-treal September 19953- John Hodgoson “Edith DurhamTraveller and Publicist” Black Lambsand Grey Falcons: Women Travellersin the Balkans edited by John B. All-cock and Antonia Young, BradfordUniversity Press4- Maria Todorova. “Ballkaniimagjinar” Instituti I Dialogut &Ko-munikimit. Tiranë:2004

5- Mery Edith Durham. Through theLands of the Serb London, 19046- Noel Malcolm. Bosnia, A ShortHistory. London: MacMillan LondonLimited, 1994

SHQIPËRIA E EDITH DURHAMIT

op/ed www.thealbanian.co.uk faqe 17

Na gjeni ne facebook thjesht kerko

The Albanianmbi 1 milionë ndjekes

NGA SHABAN MURATI

Një nga dobësitë e të gjitha qeveriveshqiptare në fushën e diplomacisë kaqenë pazotësia ose neglizhenca për t‘ubërë të qartë shteteve të tjera seKosova është çështje e pandarë ekombit shqiptar, pra edhe e interesitjetik të Shqipërisë. Kjo dobësi konsis-ton në faktin që kërkesat tona për njo-hjen e Kosovës nuk janë shoqëruarme vepra dhe me veprime, që ndiko-jnë në dinamikën diplomatike meshtetet e tjera. Duke mos qenë koha tërendim nëpër faqet e historisë sëdiplomacisë shqiptare të periudhëspostkomuniste për të parë çfarë ështëbërë keq, po ndalemi në raportet meSerbinë dhe më konkretisht në një rasttë ditëve të fundit, për të kuptuar siduhet bërë mirë. Në datën 8 nëntorzëvendëskryeministri i parë dhe min-istër i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç,njoftoi në një konferencë në MPJ:”Unë dua të shpreh gatishmërinë eRepublikës së Serbisë për të filluar sëshpejti procedurën për të marrë sta-tusin e anëtarit të plotë të OrganizatësNdërkombëtare të Frankofonisë”.

Një diplomaci e kujdesshme shqiptarenuk mund ta neglizhojë këtë sinjaldhe pikërisht për këtë unë po tërheqvëmendjen. Është një rast i artë qëShqipëria të demonstrojë me veprapërballë Serbisë se kërkesën për njo-hjen e Kosovës Tirana nuk e kathjesht retorikë diplomatike.

Shqipëria është që nga viti 1999anëtare e Organizatës Ndërkombëtaretë Frankofonisë, ONF. Në statutin ekësaj organizate thuhet tekstualisht se“shtetet që duan të bëhen anëtare tëONF duhet të bëjnë kërkesë zyrtare.Është samiti i Frankofonisë që mbibazën e rekomandimit të konferencëssë ministrave vendos nëse duhet pran-uar ose jo aplikanti i ri. Ky vendimduhet të merret në mënyrë unanime”.Kjo do të thotë që Shqipëria ka tëdrejtën e vetos si të gjithë anëtarët eOrganizatës Ndërkombëtare tëFrankofonisë për të pranuar ose jo njëanëtar të ri. Praktika diplomatike,logjika dhe interesi ynë sugjerojnë qëShqipëria nuk mund të mos e vlerë-sojë këtë rast për ta përdorur të drejtëne vetos në dobi të sanksionimit të njo-hjes ndërkombëtare të Kosovës, dhemë konkretisht nga Serbia. Kjo do tëthotë që Shqipëria nuk mund t’i lejojëvetes ta anashkalojë këtë rast të për-shtatshëm diplomatik pa kërkuarasgjë nga aplikanti i ri, Serbia.Shqipëria nuk mund të vazhdojë mëpraktikat e mëparshme të gabuara, qëka ndjekur në të kaluarën, kur pa ukërkuar asgjë për Kosovën, lejoi Rus-inë të bëhej shtet vëzhgues në Konfer-encën e Bashkëpunimit Islamik dhelejoi Moldavinë të futej në organiza-tën rajonale të Procesit tëBashkëpunimit të Vendeve të EuropësJuglindore, SEECP.

Shqipëria duhet të përdorë të drejtëne vetos për të mos lejuar që Serbia tëpranohet në Organizatën Ndërkom-bëtare të Frankofonisë pa bërë kom-promiset e duhura për Kosovën. PërseShqipëria duhet ta ndërmarrë këtë

hap?

Së pari, sepse Shqipëria ka për detyrëqë t‘i tregojë Serbisë që marrëdhënietmidis Shqipërisë dhe Serbisë dhebashkëpunimi i tyre në organizatatdhe në forumet ndërkombëtare e ra-jonale nuk mund të jetë i plotë dhe asreciprok nëse Serbia nuk merr në kon-sideratë kërkesat shqiptare për njo-hjen e Kosovës dhe vazhdonbllokimin e saj në organizimetndërkombëtare.

Së dyti, Shqipëria duhet të përdorë tëdrejtën e vetos së saj për anëtarësimine Serbisë në ONF, sepse kështu pas-tron rrugën e Kosovës për anëtarësimnë ONF. Kosova është pranuar si shtetme statusin e vëzhguesit në ONF nënëntor të vitit 2014. Por nëseShqipëria do të lejojë që Serbia tëanëtarësohet në ONF përparaKosovës, kjo do të krijojë situatën qëSerbia të bllokojë dhe të mos lejojëKosovën të bëhet anëtare e kësaj or-ganizate. Pra, Serbia do të përsërisëbllokadën, që po bën për Kosovën nëUNESCO. Shqipëria mund ta lejojëanëtarësimin e Serbisë në ONF dukei vënë kushtin që Serbia të mos pen-gojë pranimin e Kosovës në këtë or-ganizatë. Dhe kjo nuk realizohet mepremtime boshe nëpër tavolina kokte-jesh, por bëhet me marrëveshje tëshkruara ose me shkëmbime notashzyrtare midis Shqipërisë dhe Serbisë.

Së treti, ka ardhur dhe madje kakaluar koha që Shqipëria duhet tëreagojë edhe në rrugë diplomatike,edhe në rrugë publike, ndaj fenomenittë shëmtuar të bllokimit dhe të penge-save, që Serbia po i bën pranimit të

Kosovës në organizatat e ndryshmendërkombëtare. Serbisë i duhet bërë eqartë se kjo politikë obstruksioniste esaj ka pasoja dhe efekte dhe kon-siderohet armiqësore jo vetëm ndajKosovës, por edhe ndaj Shqipërisë.Tirana duhet të jetë e para që duhett’ia vizatojë këtë vijë të kuqe Serbisë.Shqipëria duhet të reagojë ndajveprimtarisë negative të Serbisë nëorganizatat dhe në forumet ndërkom-bëtare, që pengon Kosovën të anëtarë-sohet në to. Nëse Tirana nuk reagonpër bllokimin që Serbia po i bënKosovës në UNESCO apo në Interpolapo në organizata të tjera ndërkom-bëtare, kjo interpretohet në Beogradjo vetëm si dobësi e Shqipërisë, poredhe si provë që Shqipëria nuk e kon-sideron Kosovën pjesë të çështjes sësaj kombëtare. Nuk mendoj se flet nëfavor të heshtjes së Shqipërisë fakti qëSerbia ka nënshkruar në prill të vitit2013 marrëveshjen me Kosovën përnormalizimin e marrëdhënieve dhepër mospengimin e integrimit eu-ropian të Kosovës në BE dhe nga anatjetër zhvillon një veprimtari inten-sive, madje histerike, kundër njohjevetë Kosovës dhe kundër pranimit të sajnë organizatat ndërkombëtare. Nëdatën 9 nëntor ministri i Jashtëm serbDaçiç, me mburravecërinë tipike ru-rale ballkanike, u lavdërua se vendimii Prishtinës për të shtyrë aplikimin përpranimin e Kosovës në UNESCOishte një fitore e madhe e Serbisë dhese me këtë rast “Ne mundëm SHBA,Britaninë, Francën, Gjermaninë,Turqinë, Arabinë Saudite”. Ministri iJashtëm serb nuk e përmendi fareShqipërinë. Shqipëria e ka për detyrët’i kujtojë Serbisë se kështu nuk mundtë vazhdohet dhe se Serbia duhet të

respektojë marrëveshjet dhe normat emarrëdhënieve ndërkombëtare dhe tëbashkëpunimit rajonal.

Së katërti, sanksionimi i statusitndërkombëtar të Kosovës si shtet ipavarur me të drejta të plota të anë-tarësimit në OKB dhe në gjithë orga-nizatat ndërkombëtare është pjesë eçështjes jetike kombëtare të kombitshqiptar dhe si e tillë është prioritet irëndësishëm i Shqipërisë dhe i diplo-macisë së saj. Kjo do të thotë qëShqipëria në veprimtarinë e sajndërkombëtare duhet t’i bëjë të qartëSerbisë, Rusisë dhe të tjerëve, se nukmund të avancohen marrëdhëniet meShqipërinë nëse ato dëmtojnë intere-sat jetike të Shqipërisë, ndër të cilatështë edhe Kosova. Shqipëria duhet tëmarrë pak shembull nga përvoja ediplomacisë greke, e cila që prej 25vitesh po u bën rreshtore diplomacisë,qeverive dhe shtetit shqiptar për mi-noritetin grek.

Është koha që Shqipëria të jetë mëagresive dhe më e guximshme nëmbrojtjen e interesave të Kosovës nëarenën ndërkombëtare dhe rajonale.Miqtë dhe jomiqtë në arenënndërkombëtare të vlerësojnë dhe tëmarrin në konsideratë kur i ngre hapurdhe me forcë problemet dhe interesatshtetërore e kombëtare dhe jo kurhesht për to. Ndaj sugjerimi im përqeverinë e Shqipërisë është që të për-dorë të drejtën e vetos për anë-tarësimin e Serbisë në Frankofoni, sinjë mundësi e re për mbrojtjen e in-teresave të Kosovës, të Shqipërisë dhetë kombit shqiptar.

Shqipëria të bllokojë Serbinënë “Frankofoni”

histori thealbanian.co.uk faqe 16op-ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 15plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.thealbanian.co.uk faqe 18

1. Mbushni një pjatë të madheme drithëra…

Shumicën e kohës, thuhet se duhettë hamë më pak, por sipas njëstudimi të Penn State University,nëse hamë vetëm drithëra përmëngjes, atëherë, duhet të jetë njësasi më e madhe. Studimi tregonse nëse sasia e drithërave është mëe madhe, ndihmon në humbjen ekalorive, më shumë se një sasi evogël.Përfitimi në trupin për plazh:Ndryshoni mënyrën e sasisë dhetrupi juaj, do të fillojë të humbëkalori, duke u formësuar nëmënyrë më të mirë.

2… por duhet të ndalni tele-vizionin derisa jeni duke ngrënëKeni mundësi më të mira që tëkeni trup më të mirë, nëselëshoni radion.

Një studim i bërë me 6.500 tërritur, ka treguar se derisa ushqe-hen dhe shikojnë televizion, nuk ikushtojnë rëndësi ushqimit, dukeshtuar kështu shanset përmbipeshë.Përfitimi në trupin për plazh:Mbani një ditar se çka po hani. Përshembull, nëse reduktoni një copëbukë, pak gjalpë dhe mjaltë jumund të humbni 140 kaloni nëditë.

3. Bëni përzgjedhje më të mirëtë ushqimit

Sipas Universitetit të Cornell, nezgjedhim ushqimin e parë që eshohim në meny të restorantit, aponë frigorifer. Në një anketë të bërë,86% kanë zgjedhur frutat kur ujanë ofruar së pari, kurse 55%kanë zgjedhur kur i është ofruar nëfund.Përfitimi në trupin për plazh:Shikoni përreth dhe shikoni mirëse çfarë mund të keni më të shën-detshëm për të ngrënë, e mos emerrni ushqimin e parë që ju vjente dora. Nëse e zgjidhni një pjatëme më pak yndyrë, në krahasimme tjetrën që ka shumë yndyrë,mund të evitoni shumë lehtë 300kalori në ditë.

4… dhe vendosini në tabaka

Sipas të njëjtit universitet,ushqimin duhet të vendosni nëtabaka, pasi ata që e mbajnë vetëmpjatën, kanë mundësi të marrin mevete vetëm edhe desertin, e jo sal-latën. Në tabaka ka vend mëshumë dhe mund të merrni gjerate shëndetshme edhe nëse nuk do tikonsumoni.Përfitimi në trupin për plazh: Nësee ndërroni desertin që sjellë 400kaloni me sallatën që ju sjellë 30kalori, dallimi në trupin e juaj, do

të jetë ndryshe brenda muajit.

5. Merrni probiotik në baza di-tore

Femrat që janë dobësuar duke për-dorur probiotik, kanë humbur pesëkilogram në 12 javë, dy kilogrammë shumë se ato që nuk kanë për-dorur, është zbulimi që ka bërëUniversiteti i Qubeck në Kanada.Përfitimi në trupin për plazh:Zgjidhni probiotikun e duhur, qëbën balancimin e baktereve nëzorrë, në krahasim me atë që pre-tendon se është shumë më i shën-detshëm.

6. Hani ushqime më të forta

Të rriturit janë më shumë të prirë,të hanë ushqime të buta, në kra-hasim me ato të forta, ka zbuluarnjë hulumtim i Universitetit tëFloridës. Mirëpo nëse hamëushqime të forta, trupi ynë gjatëpërtypjes shpenzon rreth 50 kalori,që në baza javore është mbigjysmë kilogrami.

Përfitimi në trupin përplazh: Meqenëse pjesa e belitgjithmonë vihet në pah kur jeminë plazh, zëvendësoni ushqimet ebuta, me ato që janë më të forta.Për shembull zgjidhni mishin

copë, ndërsa largoni mishin egrirë, e njëjtë veproni kur zgjidhnimes bananes apo mollës, dhebukës dy herë të pjekur me bukënnormale.

7. Qëndroni në humor të mirë

Hulumtuesit në Institutin eDelawere, kanë ardhur në për-fundim se personat që janë tëdisponuar kanë më shumëmundësi që të zgjedhin ushqimine shëndetshëm, ndërsa ata që nukjanë në disponim nuk zgjedhinfare.Përfitimi në trupin për plazh: Nësehiqni dorë çdo ditë nga një kroas-ant me xhem, ju keni shpëtuar nga250 kalori në ditë, që i bie afrogjysmë kilogrami në muaj. Andajmundohuni të disponoheni megjëra të tjera që ju bëjnë të lumtur,si dëgjimi muzikës, shëtitjet nëdiell apo mahitë me shokë.

8. Bëhuni të vëmendshëm meushqimet e shëndetshme

Një studim i ri, tregon se pothua-jse të gjithë të rriturit, sapo eshohin mbishkrimin ‘e shëndet-shme’ më nuk e lexojnë përmbajt-jen e ushqimit. Kjo nuk do të thotëse gjithmonë këto ushqime janë të

shëndetshme dhe nuk bënë tëzgjidhet porcioni më i madh.Përfitimi në trupin për plazh:Gjithmonë shikoni përshkrimin ekalorive, pasi përmbajtja mund tëju mashtrojë. Më pak yndyrë, përshembull do të thotë më shumësheqer, andaj më mirë veproni nëmënyrën e rregullt.

9. Përdorni parfum

Kur nuhasim e erën e mishit,bukës, supës apo çokollatës nashtohet apetiti, në krahasim mearomat tjera siç është ajo e pishës,apo e barit të prerë, që e bënë tëkundërtën.Përfitimi në trupin për plazh: Kurnuhasni ushqim, ndizni qirinj aro-matik, vendosni parfum në trupdhe në dhomë, apo përdorni mjetehigjienike, në mënyrë që të sh-përqendroheni nga ushqimi.

10. Lëshoni gotën në tavolinëkur e mbushni me verë

Në Universitetin e Ajovës, kanëardhur në përfundim se nëse ezbrazim verën në gotën që e mba-jmë në dorë, e mbushim 12% mëshumë, se sa në gotën që është nëtavolinë. Njëjtë ndodhë edhe meformën e gotës, pasi gotat e gjata,

mjafton të mbushet më pak, nëkrahasim me gotën rrumbullakët.Përfitimi në trupin për plazh: Ven-dosni gotën në tavolinë kur ezbrazni verën, pasi me 12% mëpakë ju keni evituar 20 kalori përnjë gotë, që në baza mujore ështënjë gjysmë kilogrami.

11. Mendoni sikur çdo dite tëjetë e hënë

Në fillim të javës, gjithmonë jemimë të vëmendshëm dhe kujdesemiqë të respektojmë dietën, ndërsakjo ndodhë në 80% të rasteve.Përfitimi në trupin për plazh:Mbani shënime se sa respektonimënyrën e të ushqyerit në ditën eparë të javës dhe krahasoni meditët tjera. Ju mund të evitoni mbi500 kalori, që është afro dy kilo-gram në muaj.

12.Kujdesuni që të hani perimebishtajore

Studimi i Universitetit tëLuizianës, tregon se personat qëhanë perime bishtajore, kanë përdy numra rrobat më të vogla, se saata që nuk hanë. Mundësi që të vu-janë nga mbipesha, kanë për 53%më shumë, personat që nuk për-dorin perime bishtajore.

20 mënyra të reja se si tëhumbni peshë

histori thealbanian.co.uk faqe 16op-ed www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14opinion www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 15plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.thealbanian.co.uk faqe 19

Përfitimi në trupin për plazh: Ven-dosni perime bishtajore në sallatë,sepse kanë më pak kalori se misri,djathi apo gjëra të ndryshme tëpjekura. Nëse veproni kështu, për30 ditë, mund të evitoni gjysëmkilogram.

13.Reduktoni kripën

Ushqimet që i marrim me vete ngarestoranti, si picat apo produktet epastiqerisë, janë të mbushura mekripë dhe me shumë kalori. Përkëtë duhet të kemi kujdes sepseushqimet me kripë, shkaktojnështim në peshe dhe në numrin eveshjes.Përfitimi në trupin për plazh:Hiqni dorë menjëherë ngaushqimet me shumë krip, eposaçërisht ato që kanë shumëkalori. Në vend se të hani një pakoçipsa të kriposura me 260 kalori,merrni shkopinj të shëndetshëmkarote, që brenda muajit, t kenigjysmë kilogrami më pak.

14. Fokusohuni në drekën qëhani

Universiteti i Birmingham, ka ard-hur në përfundim se femrat që nukhanë drekën si duhet, në 30% tërasteve hanë grisini dhe gjëra të

tjera më vonë. E kjo do të thotë,30% më shumë kalori.Përfitimi në trupin për plazh:Ndaleni telefonin, televizionindhe kompjuterin, e fokusohuni100% në gjellën që hani. Reduk-toni më pas 100% gjërat tjera qëhani, në mënyrë që të mos shtoninjë kilogram më tepër në muaj.

15. Merrni rreze dielli në mëng-jes

Njerëzit që i ekspozohen rrezevetë diellit në mëngjes, kanë mëshumë përparësi se ata që shfrytë-zojnë këtë ngrohtësi pasdite, sepsedrita e rregullon qarkullimin egjakut, gjë që ndikon direkt nëmetabolizëm.Përfitimi në trupin për plazh:Njeriut i mjafton vetëm gjysmëore diell në ditë, mirëpo sa mëshumë diell aq më mirë. Dilni përshëtitje në mëngjes, apo bënixhiro me biçikletë dhe digjni nga250 kalori për 30 minuta. Kjo jundihmon të hiqni nga një kilogramnë muaj.

16. Vëni mëlmesa në ushqim

Studiuesit në Universitetin eKolorados, kanë vërtetuar se nëseshtoni mëlmesa si organo, hudhra,

qepa apo speca djegës ju mund tëzëvendësoni ushqimet me yndyrë,me ushqime të shëndetshme dhetë keni të njëjtën shije. Kështu jumund të hani një pjatë që ka 295kalori, në krahasim me origjinalinqë ka 610 kalori, duke e kursyerkështu vetën nga 215 kalori mëshumë.Përfitimi në trupin për plazh: Bëninjë eksperiment në kuzhinë.Largoni ushqimet e yndyrshme,duke marrë ushqim të shëndet-shme me shumë mëlmesa. Me 215kalori më pak në çdo shujtë, e keni‘qerasur’ vetën me një kilogrammë pak në muaj.

17. Mos hani si të tjerët – përposnëse është e shëndetshme

Universiteti i Liverpulit, ka ardhurnë përfundim se ne jemi të prirë tëzgjedhim ushqimin e njëjtë, sikurshoqëruesit tanë. Fat i mirë nësekemi dikë që ushqehet shëndet-shëm, por nuk ndodhë e njëjta meata që zgjedhin ushqime meshumë kalori.Përfitimi në trupin për plazh: Mosshikoni se ç’farë po hanë të tjerët.Porositni i pari nëse jeni në njëgrup, duke u bazuar në ushqimine shëndetshëm, e është mundësi emirë që të tjerët të ndjekin shem-bullin tënd.

18. Shoqërohuni me njerëztruphollë

Nuk po themi se duhet të injoroninjerëzit e plotë, por shoqërimi menjerëz të hollë, ju mundëson që tëarrini më shpejt trupin e dëshiruarpër plazh. Nëse shoqërohemi menjerëz të plotë, do të filloj të juduket normal shtimi në peshë dhemë nuk do të mendoni për humbjepeshe.Përfitimi në trupin për plazh:Kaloni më shumë kohë në palestërdhe vende të tjera ku kryhen

ushtrime fizike, sepse aty ka më sëshumti njerëz me trup të hollë. Enë të njëjtën kohë, digjni kaloriduke ushtruar.

19. Bëhuni mbretëreshë ekalorive kur hani jashtë

Shumë dyqane të ushqimit të sh-pejtë, tashmë kanë edhe për-shkrimin se sa kalori përmbanpjata, andaj nëse kujdeseni mirë,mund të kurseni 215 kalori dukeporositur ushqime më të lehta.Përfitimi në trupin për plazh:Gjithmonë kujdesuni për kaloritënë ushqime, duke porositur op-sionet që kanë më pak.

20. Largoni joshjen nga pija

Universiteti i Birmingamit ka ard-hur ën përfundim se njerëzit qëmbajnë dietë, nuk mund ti rezisto-jnë joshjes nga pija gjatë mbrëm-jes. Kjo është një lajm i keq përvijën e trupit, sepse një gotë verë,ka 250 kalori.Përfitimi në trupin për plazh:Zëvendësoni një gotë verë, mexhin dhe tonik që ka 50 kalori, qëdo ndihmojë të evitoni një kilo-gram në muaj./Telegrafi/

JENI NE BRITANI DHE KENI PROBLEME ME EMIGRACIONIN ?Ejani ne zyren tone te diskutoni çeshtjen tuaj

190 MERTON HIGH STREETWIMBLEDON , LONDON

SW19 1AX One minute walk from South Wimbledon

Underground Station

NE MUND T’IU NDIHMOJME *Asylum & Immigration*New Point Based System *Settlement Applications(ILR) *European Law*Nationality&Travel Document*Human Rights Applications*High/Court of Appeals*Switching Visas*Over Stayers*Legacy Cases*Work Premits*Visa Extensions*Judicial Reviews*Tribunal Appeals

T : 02085401666 MB:07878335000

EMAIL - [email protected]

KONSULTIMET JANË

FALAS

Rashid A.KhanSolicitor

(Principal)Tel: 07774222062

plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18analiza www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 16plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21plus www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 21

Na gjeni nefacebook

thjesht kerko

The Albanianmbi 1 milionë ndjekes

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar Embassy of the Republic of Albania

33 St. George’s DriveLondon SW1V 4DG

Tel. +44 (0) 20 7828 8897Fax +44 (0) 20 7828 8869

E-mail: [email protected]/united-kingdom/

To contact the Albanian Embassy for emergency cases only

please call: 07518662630

(17.00-09:00 and during weekends)

Ambasada e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

Embassy of the Republic of Kosovo

8 John StreetLondon WC1N 2ES

Email: [email protected] Tel: +44(0)207 405 1010

Keni nje sherbim per te ofruar? Vendose tek AlbContacts

Print dhe Online Ju mund te ofroni

shërbimet më të mira,por mbase shumë pakdinë për biznesin tuaj

ALBCONTACTSqë të mos mbeteni anonim

Na kontaktoni:e-mail: [email protected]

Tel: 020 7018 7929www.thealbanian.co.uk

30 Avenons Road, London E13 8HT

I rritur në ngujim në rrethinat e Shko-drës, Marjani-sot 22 vjeç mundet tëlëvizë lirisht falë pajtimit të pjesshëmmes familjeve në hasmëri. Ndërsa popërpiqet të largohet përfundimisht ngavendi, Marjani i tha BIRN se aimundet sot të ndjekë një jetë normalevetëm falë dy mësuesve të tij, të cilëti vajtën në shtëpi gjatë viteve të ngu-jimit dhe i dhanë mësimet bazë atij,vëllait dhe motrës.

“Qëndroja në shtëpi bashkë memotrën dhe vëllanë tjetër. Na ka ardhpër të na dhënë mësim në shtëpi më-sues Leka dhe mësues Kujtimi. U jammirënjohës se falë tyre kam shkollënbazë,” tha Marjani

“Pastaj u largova nga Shqipëria, porkur vij i takoj mësuesit që nuk mëlanë analfabet dhe ruaj respekt përta”, shton ai.

Dy mësuesit e Marjanit, Lekë Pjetridhe Kujtim Troshani ishin pjesë e njëgrupi më të gjerë arsimtarësh në fsha-trat e Shkodrës dhe malësinë përreth,të cilët prej vitit 2006 nxitën qeverinëqë të fillonte projektin e “Arsimit nëvatra” për fëmijët e ngujuar nga gjak-marrja.

Bashkë me mësuesit Luljana Luanidhe Enkelejda Mataj ata kishin filluarmë herët të jepnin mësim vullnetar-isht në shtëpitë e këtyre fëmijëve, porvetëm në vitin 2016, qeveria vendosizyrtarisht të ndërhynte.

Por një dekadë më pas, programipushoi së ekzistuari pasi sipas Drej-torisë së Arsimit në Shkodër, në zonëne mbuluar nga projekti nuk ka mëfëmijë të moshës së arsimit të de-tyrueshëm të ngujuar.

Zyra e statistikave e DAR Shkodër itha BIRN se numri kishte rënë nga 46në vitin 2011 në 5 vitin 2016. Për vitin2017, sipas Drejtorisë Arsimore,numri i fëmijëve të ngujuar ështëzero. Drejtoria e Shërbimeve Socialenë bashkinë e Shkodrës e cila furni-zon me të dhëna Drejtorinë Arsimorei tha BIRN se ka informacion për 20familje të ngujuara me 10 të mitur,por ata nuk kualifikohen në moshën earsimit të detyruar.

Mbyllja e programit me argumentinse nuk ka më fëmijë të arsimit të de-tyrueshëm të ngujuar kundërshtohetnga mësuesit vullnetarë. Në intervistatë veçanta për BIRN, ata thonë se kaende fëmijë të ngujuar në zonat ethella të cilët nuk janë përfshirë nëprogram, por problem kryesor sipastyre mbeten të miturit që e kanëkaluar moshën e arsimit të de-tyrueshëm.

Liljana Luani thotë se ajo vazhdon tëshkojë në fshatrat e thella të Veriut, kuka ende sipas saj të paktën 30 fëmijëtë ngujuar që ajo i viziton dhe u jepmësim. Mësuesja thotë se këta fëmijënuk ishin të përfshirë në projektin eqeverisë, i cili përgjatë një dekadendihmoi disa dhjetra nxënës kryesishtnë fshatrat rreth Shkodrës dhe lagjet

e qytetit, por nuk preku zonat e thelladhe fshatrat jashtë këtij qarku.

Ndërsa mësuesi Lekë Pjetri nga fshatiBardhaj i tha BIRN se shkollimi që uishte ofruar fëmijëve të ngujuar nukështë i mjaftueshëm, duke i lënë atajashtë niveleve të tjera të shkollimit.

“Ajo që është bërë përkëtë kategori duke idhënë mësim në shtëpipadyshim është shumëpozitive, por jo emjaftueshme. Ndonëse nxënësit

e ngujuar kanë marrëdëftesën e arsimit bazë

dhe njohurit tëmjaftueshme për lëndëtkryesore, mundësitë qëata të vazhdojnë nivelete tjera të shkollimit nukjanë, ndërsa projekti iqeverisë nuk përfshinndihmë të mëte-

jshme,”pohon Pjetri.

Mësuesi shpjegon se mosha eadoleshencës, pas të cilës këta fëmijënuk marrin më mësim, konsiderohetnga gjaksi si alternativë hakmarrjeje,ndërkohë që mundësitë ekonomikedhe kushtet e familjeve të tyre “nuk elejojnë vazhdimin e shkollës edhesikur të jenë të pajtuar apo në besë”.

“Ka prej tyre që më shkruajnë letra,tregojnë se punojnë për të mbajturfamiljet. Kushtet ekonomike janëtepër të rënda, po ashtu dhe problemetsociale që mbart fenomeni,” thotëPjetri.

Statistikat sa i përket numrit të famil-jeve apo të fëmijëve të ngujuar nëShqipëri janë shpesh spekulative.Numrat zyrtarë janë kryesisht mini-malë, ndërsa organizatat që thonë semerren me pajtimin e gjaqeve japinshifra disa herë më të mëdha, por këtotë fundit janë vënë disa herë në akuzëpër shkak të spekulimit me certifikatatqë përdoren në vende të Perëndimitpër të kërkuar azil.

Të dhënat e Drejtorisë Arsimore tëShkodrës tregojnë se në vitet 2008-2011 nga programi “Arsim në vatra”morën mësim 171 fëmijë. Por pastejkalimit të moshës së arsimit të de-tyrueshëm bazë, këta fëmijë mbetenjashtë sistemit arsimor dhe pa asnjëndihmë për zhvillim të mëtejshëm.

Mësuesi Lekë Pjetri thotë se për shu-micën e adoleshentëve me të cilët aimban kontakte, jeta vijon të jetë eashpër. Sipas Pjetrit, ata më me fatkanë ikur nga Shqipëria apo janëzhvendosur në zona të tjera të venditlarg Shkodrës që nuk dihen dhe asidentifikohen.

Por pjesa tjetër mbeten të ngujuar dheme pak mundësi për një jetë normale.

“Pasi kryejnë arsimin e detyruar, atakonsiderohen të rritur dhe angazho-hen në kërkimin e rrugëve për mbi-jetesë”, thotë ai. Mësuesi tregon se nëdisa raste ata shkojnë në zonat e thellanga kanë ardhur dhe merren me punësezonale bujqësie në pronat e më-parshme të familjes.

“Nuk kam dijeni që të ketë të ngujuarose ish- të ngujuar nga ata që u kemidhënë mësim në shtëpi që të kënëvazhduar shkollën më tej,” thotë ai.

Pjetri kujton megjithatë se shumëgjëra kanë ndryshuar prej kohës kurai filloi të jepte mësim vullnetarishtnë një familje me tre fëmijë, të cilët ungujuan vetëm pak muaj para se tëmund të mbyllin arsimin e de-tyrueshëm dhe të jepnin provimet elirimit.

Edhe mësuesit e tjerë kujtojnë se sit-uatat në të cilat janë përfshirë nukkanë qenë më komodet. Atyre u duhejtë ndiqnin Kanunin, të kërkonin besëte familja armike dhe të fitonin bes-imin e familjes ku jepnin mësim.

Shpesh situatat kanë qenë absurde.Enkelejda Mataj tregon se para disavitesh ka dhënë mësim në një familjeme fëmijë të ngujuar në lagjen “Sk-enderbeg “të qytetit, në periferi.

Ajo tregon se ishin dy fëmijë, motëre vëlla që nuk shkonin në shkollë ngafrika e gjakmarrjes pasi babai i tyrekishte vrarë baxhanakun e tij, pra bur-rin e tezes. Ai kishte ikur jashtë ven-dit, ndërsa nëna me dy fëmijët ishtezhvendosur në Shkodër ku jetonte nënjë shtëpi të vjetër dy katëshe meqera. Bashkë me të ishte zhvendosuredhe motra e saj, bashkëshortja e tëvrarit.

“Ato jetonin në të njëjtën banesë, se-cila në një kat edhe pse sipas Kanunitishin në gjak. Fëmijët komunikoninme njëri-tjetrin, por në shkollëshkonin vetëm fëmijët e të vrarit, pasiata të vrasësit nuk kishin leje nga fisii viktimës dhe pse jetonin në njështëpi dy palët,” përfundon mësuesja.

Anila Dushi/BIRN

ADOLESHENTËT E NGUJUAR NGA GJAKMARRJAHARROHEN NGA SHTETI PAS ARSIMIT TË DETYRUAR

AKTUALITET page 23

english www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 23ENGLISH page 23

By Eduard Alia

Earlier this year I read an article abouta man in Spain who had devoted hislife’s work to build a cathedral. It wasa fascinating story – worthy of mediaattention! Though, it got me thinkingthat I knew of someone in a remotevillage in northern Albania who hadsingle-handedly built a church whichhad gone largely unnoticed evenwithin Albania.

So I decided that on my next trip toKryezi, in the district of Puka, I willtry to meet the man who single-hand-edly built a church. I was curious tofind out a bit about what had drivenhim to do this.

And so I did. Ylli Rrapi, a vivaciousman of 86 years, showed up on a hotautumn day, I must say he wasdressed very dapper. He sports amoustache and a hat. He’s all but-toned up but no tie. So much for theformal clothing, you can but sensethere is a lot of strength in him, notleast from his handshake. He is astone mason, a master by all means,who has built more than 100 homesover a career spanning about 70years. He was 82 years of age whenhe built the church. One would ex-pect to meet a tired man, Ylli is quitethe contrary.

He showed me around the detail ofhis work on the chappell. It’s very re-specting to the rather unique tradi-tions of stone masonry of HighAlbania, but a bit peculiar too. For in-stance, I noticed the church’s win-dows are gothic on the outside, yetbearing roman arches on the inside.Ylli provides a tour of his work withabsolute delight.

“There was once a church here whichwas sacred to both Muslims andCatholics of this area, ” he explains,“the communist regime destroyed it,and with it they destroyed some cen-turies old oak trees that once stood onits grounds”.

According to local legend the churchis more than 800 years old. Writtenrecords which exist confirm it wasthere in 1657, same for the oak trees.

Ylli shows where he had to compro-mise with the old and where he triedhis best to stick to the original churcheven though no blueprints of the orig-inal church exist. For instance thechurch had been oriented north/southpreviously – with the entrance to thesouth. It was no longer possible tobuild it that way as most of the land,once seized by the communist dicta-torship to turn into farming, is stillused for this purpose by the locals. SoYlli had to turn the new church toface west.

The windows are no compromise –Ylli located the ancient stones and re-built them to reflect the old church as

much as possible. His attention to his-torical detail is evident from the cor-ner stones which hold an arch overtheir shoulders. These are most pecu-liar: one bearing the cross, one bear-

ing an “X” sign. Ylli was grateful tohave located those ensigned stones asmost were either thrown away or usedfor support walls to the arable land.He says “they clearly demonstrate theancient origins of the church.” As Ifound later online, the “X” sign wasindeed used by early Christians along

with the sign of the cross. The two en-signed stones now proudly supportthe beatiful arched entrance to thechurch – a testament to the old, whichunfortunately has not found much re-

spect in Albania’s recent troubled his-tory.

Ylli further explains that the church israther special, something already con-firmed by its rare symbols really. “Asthe church is dedicated to St Venera(Shen Prenda / Veneranda in Alba-

nian), people, especially women, withfertility problems came here to prayand their problems would go away.For as long as I can remember, localshave not allowed burials on the

grounds of this church”. Now, the StVenera connection helps me to makesense why the chappel is of impor-tance to both Muslims and Christiansalike.

Ylli’s village, Kryezi, has threechurches and two mosques. As is the

case all over Albania, Muslims andChristians live in complete harmony.But very few Albanians take religionvery seriously and whilst I can seethat Ylli himself is about as religiousas the average person in Albania, re-ligion is clearly not what he lives andbreathes.

To get to the point, I ask Ylli abouthis motivation. He replies “I builtthis for the generations to come. Thedictatorship took this [church] awayfrom us, I wanted to re-build thismonument so that it can be enjoyedfor another 800 years”.

I can sense he wanted some retribu-tion against the communist regimebut more than that his motivation ispurely one of contributing to thecommunity, it’s clearly much less todo with religion per se. This really isa temple intended to bring people to-gether, in its mystic charms and ob-scure history.

And as to the generations to come? Ilearn later that Ylli’s only family haveemigrated to Italy in search of a betterlife, as have many Albanians – hisgrand-children will not enjoy thefruits of his work. His wife passedaway recently and he lives alone in abeatiful stone house which he builthimself and which, I must say, is verystately. If it’s not about him, then itmust be all selfless really.

I was informed that his family openedthe doors of their home to be used asthe village’s only school in the 1930’swhen it didn’t have one. A commu-nity spirit runs in Ylli’s blood. I wishmore Albanians were like that.

After a photoshoot and saying mygoodbyes I ask him whether he wouldlike to change anything to this art-piece (he would not agree to call it hismasterpiece!). He replies with abright spark in his eyes that he wantsto plant some cypress trees – he willpay for these himself too, as he hasdone for much of everything else withthis object.

I once again shake his strong hand –I am in awe of this man who built amonument to the re-gained freedom,a temple to the community - at theage of 82. A genuine selfless act forothers. I wish more people around theworld were like him.

(this article featured previously in theTirana Times)

The man who built a temple at 82-years of age

op/edplus www.facebook.com/theal-

Supe pule 3 per£1.00 Miell 5 kg £3.49 Biskota Lane

£1.49

kelmendi Avjar £2.69

KAFE DEVOLLI PRINC £ 3.99

GULLASH £1.99

STOBI FLIP[S 4 FOR £1£0.29 EACH

SILVER POINT FOOD CENTRE

76-82 FORE STREET EDMONTONLONDON N18 2FF

TEL: 02088074767

GJITHÇKA QE JU DUHET PER KUZINEN TUAJ, ME ÇMIME KONKURUESEGJITHÇKA QE JU DUHET PER KUZINEN TUAJ, ME ÇMIME KONKURUESEDHE CILESI TE GARANTUAR, QE NGA BUKE, FRUTA DHE PERIME, MISHDHE CILESI TE GARANTUAR, QE NGA BUKE, FRUTA DHE PERIME, MISH

DHE DERI TEK ÇDO LLOJ ASORTIMENTI PER KUZHINEN TUAJDHE DERI TEK ÇDO LLOJ ASORTIMENTI PER KUZHINEN TUAJEJANI NA VIZITONI DHE NUK DO TE ZHGENJEHENI

Vipo Avjar £2.99

SUXHUK KOSOVE£4.99

Argeta 99p each

Vegeta 1 kg£ 3.49

GG ËË ZZ UU AA RR 22 00 11 77

Fasule kelmendi£2.48