Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

  • Upload
    lirim

  • View
    260

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    1/12

    AUTORITETI I ERTIFIKIMIT

    TEZA E PROVIMIT

    KODI I ETIKES PER PROFESIONISTET KONTABEL, SNKC, SNA, SNAR, SNAS DHE

    STANDARDET PER ESHTJE SPECIFIKE, TE PUBLIKUARA NGA FEDERATANDERKOMBETARE E KONTABILISTEVE

    I. ORGANIZIMI I PROFESIONIT TE EKSPERTIT KONTABEL TE

    REGJISTRUAR (10 Pike)

    1. Gjate vitit 2013 ka ndodhur ndryshimi i pronesise se aksionerit kryesor te kompanise

    ABC, nje kompani e cila merret me tregetine e artikujve ushqimore dhe qe eshte e listuarne bursen nderkombetare. Gjate auditimit te vitit 2013 aksioneri i ri eshte informuar nga

    audituesi ekzistues qe kompania nuk ka kryer asnjehere numerimin fizik te aktiveve dhe

    ne gjykimin e tij pasqyrat financiare te vitit 2013 dhe 2012 kane pasaktesira materiale qe

    lidhen me ekzistencen e aktiveve fikse. Raporti i auditimit te vitit 2012 eshte nje raportauditimi i pakualifikuar dhe gjate vitit 2012 kompania ABC ka patur nje auditues te

    ndryshem nga audituesi ekzistues ne vitin 2013. Aksioneri i ri i kompanise ABC mendonqe ka pesuar nje dem material nga neglizhenca e treguar nga audituesi paraardhes dhe per

    kete fakt ka njoftuar Institutin e Eksperteve Kontabel te autorizuar te ndermarre masat e

    nevojshme ndaj auditues paraardhes.A. A ka pergjegjesi audituesi paraardhes ndaj aksionereve te rinj te

    kompanise ABC?B. Sipas ligjeve shqiptare cilat jane hapat qe duhet te ndermarre IEKA ndaj

    audituesit paraardhes, nese ka te tilla? A ndryshon pergjigja juaj nese i referohemikerkesave europiane per shoqerite me interes publik?

    C.Sipas ligjit shqiptar cili eshte institucioni qe ka te drejten per te vene sanksionendaj eksperteve kontabel / shoqerive te auditimit?

    Pergjigja

    A. Situata e mesiperme eshte komplekse per disa arsye. Se pari, kemi te

    identifikuar nje pasaktesi materiale, ne gjykimin e audituesit pasardhes dhe

    se dyti, aksioneri i ri mendon qe ka pesuar nje dem material nga neglizhenca

    e treguar nga audituesi paraardhes. Duhet te theksojme qe sipas standardeve

    te auditimit pergjegjesia e audituesit eshte e kufizuar ndaj paleve me te cilet

    ka nenshkruar letren e angazhimit dhe nuk mban pergjegjesi per vendimet

    qe palet e treta marrin bazuar ne pasqyrat financiare te audituara. Ne keto

    kushte, aksioneri i ri nuk mund te gjykoje audituesin paraardhes qe ai i ka

    shkaktuar nje dem material. Kjo pasi audituesi nuk ka pergjegjesi ndaj

    paleve te treta qe marrin nje vendim bazuar ne pasqyrat financiare te

    audituara. Pavaresisht sa me siper, kemi perpara nje fakt qe kompania nuk

    ka bere asnjehere numerim fizik te aktiveve te veta dhe kjo ngre dyshime per

    ekzistencen e aktiveve ne date bilanci dhe per mundesine qe pasqyrat te kene

    1

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    2/12

    pasaktesira materiale. Pavaresisht sa me siper duhet te konsiderojme nivelet

    e materialitetit te perdorur nga audituesi paraardhes, si edhe eshtjet qe

    audituesi paraardhes ka derguar ne vemendjen e drejtimit te kompanise ne

    fund te vitit 2012.

    B. Duke patur parasysh qe jemi ne kushtet e auditimit te nje shoqerie publikeIEKA mund te shikoje mundesine e kryerjes se nje kontrolli cilesie prane

    shoqerise se auditimit, per tu siguruar qe standardet e auditimit jane

    ndjekur me prudence dhe nuk ka shmangie. Edhe duke iu refreuar

    praktikave me te mira europiane institucionet qe rregullojne profesionin e

    audituesit do te kryejne nje kontroll cilesie mbi shoqerine e auditimit per tu

    siguruar qe SNA-te dhe rregullat e burses jane ndjekur me perpikmeri dhe

    prudence.

    C. Ne rastet kur identifikohet qe shoqeria e auditimit ka kryer shkelje ne

    kryerjen e procedurave te auditimit sipas ligjeve ne fuqi, IEKA e oneshtjen per shqyrtim prane Bordit te mbikeqyrjes publike. Ne rast se

    vertetohet se raporti i auditimit nuk bazohet ne dokumentacionin qe

    permban dosja e auditimit, merret masa disiplinore e pezullimit te se drejtes

    se ushtrimit te profesionit per jo me pak se dy vjet, deri ne heqjen e se drejtes

    se ushtrimit te profesionit;

    II. KODI I ETIKES (10 Pike)

    2. Cilat jane ato raste kur nje ekspert kontabel i autorizuar mund te zbuloje (t`ju jape

    informacioneve paleve te tjera) informacionet qe ai i ka marre si rrjedhoje e punes dhe e

    marredhenieve qe ai ka krijuar ne kuadrin e angazhimit me nje klient qofte ky klientauditimi apo edhe jo auditimi. Cila eshte rruga qe ai duhet te ndjeke per respektimin e

    parimit te konfidencialitetit. (5 Pike)

    Pergjigja

    Rrethanat kur EKR-te mund te japin informacione konfidenciale:

    kur dhenia e informacioneve lejohet nga ligji dhe autorizohet nga klienti -

    kerkohet nga ligji, per shembull: (i) prodhimi i dokumenteve ose paraqitjet e

    evidencave, gjate procedurave ligjore, apo (ii) zbulimi perpara prokurorit te

    Republikes i fakteve qe perbejne krim, per te cilat EKR-ja merr dijeni gjate

    ushtrimit te funksionit te tij; dhe (iii) informimi i autoriteteve perkatese

    rregullatore publike, per informacionet qe nxjerrin ne drite shkeljet e ligjit;

    dhe kur

    2

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    3/12

    kur ka nje detyrim ose nje te drejte profesionale per dhenien e

    informacioneve, kur nje gje e tille nuk ndalohet nga ligji: (i) kur zbatohen

    procedurat e kontrollit te cilesise te vendosura nga organizmi profesional, ose

    nga autoritete te tjera te ngarkuara per kete qellim; (ii) per tiu pergjigjur

    nje kerkese ose nje investigimi te bere nga organizmi profesional ose nje

    organizem tjeter rregullator; (iii) kur mbrohen interesat profesionale te njeeksperti kontabel ne nje seance ligjore; ose (iv) per te respektuar standardet

    teknike dhe kerkesat etike.

    Per te percaktuar nese duhet te japin ose jo nje informacion konfidencial, ekspertet

    kontabel duhet te mbajne parasysh eshtjet e meposhteme: (a) Faktin nese, nga

    dhenia e pelqimit prej klientit per ekspertin kontabel te regjistruar qe ai te jape

    informacione, do te mund te demtoheshin interesat e te gjithe paleve, perfshire edhe

    palet e treta, interesat e te cilave mund te ndikohen nga keto informacione; (b)

    Faktin nese informacionet perkatese njihen ose jane te provuara, deri ne ate mase

    qe kjo eshte praktikisht e mundur; (c) Tipi i komunikimit qe parashikohet dhe kujt

    i adresohet. Ekspertet kontabel te regjistruar duhet te jene te bindur qe palet, tecilave ju adresohet komunikimi, jane perfituesit e apo marresit e duhur.

    3. Ne nje paragraf te Kodit te Etikes te IFAC-ut ndalohet marrja e nje honorari te kushtezuar

    nese pagesa eshte kerkuar nga firma qe ka shprehur opinionin per pasqyrat financiaredhe nese pagesa eshte materiale per ate firme. Pse eshte perdorur kjo fraze dhe kujt firme

    i referohet? (5 Pike)

    Pergjigja

    Paragrafi 290.3 i kodit te etikes te IFAC-ut shprehet se termi firme perfshin firmen errjetit me perjashtim kur percaktohet ndryshe. Fraza firma qe ka shprehur opinionin per

    pasqyrat financiare eshte perdorur per ta bere te qarte qe, ne situaten e nje auditimi ne

    grup, materialiteti duhet te matet perkundrejt vete firmes, dhe jo rrjetit te firmave.

    III. KRYERJA E NJE AUDITIMI NE PAJTIM ME STANDARDET

    NDERKOMBETARE TE AUDITIMIT TE IAASB-SE (70 Pike)

    4. Kur gjykohet se cila teknike do perdoret per te mbledhur evidencat e auditimit, cilat nga

    pikat e meposhtme nuk do te ndikoje ne vendimin e marre nga audituesi(2 Pike)

    A. Besueshmeria e evidencave te prodhuara

    B. Kostot e zbatimit te teknikes

    C.Nese klienti i auditimit eshte nga sektori privat apo publik

    D. Aftesite per te perdorur nje teknike te vecante

    3

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    4/12

    Pergjigja e sakte eshte C

    5. Testet plotesuese kerkojne qe te grumbullohet evidence auditimi qe

    (2 Pike)

    A. Veprimet ekonomike ne nje kompani jane regjistruar ne menyre te sakte

    B. Asetet dhe detyrimet e nje kompanie jane regjistruar ne menyre te sakte

    C. Kontrollet e zbatuara nga manaxhimi jane realizuar sikurse jane pershkruar

    D.Nuk ka gabime materiale ne elementet e pasqyrave financiare

    Pergjigja e sakte eshte C

    6. Sipas SNA 320, informacioni eshte material, ne rast se: (2 Pike)

    A. Lidhet me mungesat ose shtremberimet ne raportet financiare, qe perbejne me shume se

    5% te qarkullimit te mallrave/parave te kompanise

    B. Behet shkak qe marresi/lexuesi i raporteve financiare te pyese manaxhimin mbi

    performancen e kompanise gjate periudhes kontabel

    C. Mungesa apo shtremberimi i tij mund te ndikoje ne vendimet ekonomike qe perdoruesitmarrin duke u bazuar ne raportet financiare

    D. Lidhet me mungesat ose shtremberimet ne raportet financiare, qe perbejne me shume se

    7.5% te qarkullimit te mallrave/parave organizates

    Pergjigja e sakte eshte C

    7. Ushtrim (14 Pike)

    Ju jeni kerkuar te kryeni auditimin e aseteve joqarkulluese (afatgjata). Duke iu referuar

    pohimeve te pershtatshme te pasqyrave financiare, pershkruani nje test qe do te kryenit dukeperdorursecilen nga SHTATE teknikat e auditimit te referuara ne SNA 500.

    Pergjigja

    Inspektimi: Kryeni ekzaminimin fizik te nje mostre asetesh nga regjistri i aseteve

    joqarkulluese per te konfirmuar ekzistencen e tyre dhe qe vleresimi dhe alokimikorrespondon me paraqitjen fizike.

    Konfirmimi i jashtem: Siguroni konfirmimin me shkrim te vleresimit dhe alokimit te

    aseteve ne regjistrin e pronave nga nje firme e pavarur e vleresuesve te prones.

    4

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    5/12

    Rillogaritja: Siguroni llogaritjet e kryera nga klienti, dhe verifikoni qe llogaritjet e

    amortizimit jane te sakta dhe qe ndonje pershtatje e vleresimit ose alokimit eshte

    regjistruar si duhet.

    Marrja ne pyetje: Intervistoni stafin pergjegjes per mbajtjen e regjistrit te pasurive

    joqarkulluese lidhur me procedurat e ndermarra per te verifikuar teresine e regjistrit dhekrahasimin e pergjigjeve te tyre me udhezime dhe procedura te shkruara.

    Vezhgimi: Vezhgoni stafin pergjegjes per mirembajtjen e regjistrit te aseteve joqarkulluese

    per te verifikuar plotesine e regjistrit dhe krahasoni procedurat aktuale te kryera prej tyre

    me udhezime te shkruara, pershkrimin gojor dhe praktiken me te mire.

    Riperformanca: Merrni informacion nga libri i blerjes per transaksionet e blerjes qe

    kalojne 1,000 euro dhe konfirmoni kapitalizimin dhe perfshirjen e blerjeve te kryera ne

    regjistrin e aseteve joqarkulluese per te vleresuar plotesine e regjistrit (duke supozuar qe

    kontrolli eshte kryer me pare nga ana e stafit qe miremban regjistrin).

    Procedurat analitike: Krahasoni shumen e aseteve te kapitalizuara ne vit me shpenzimet

    totale per vitin aktual dhe te meparshem per te identifikuar normat e pazakonta te larta te

    kapitalizimit te cilat mund te vene dyshim shumat e kapitalizuara si asete afatgjata.

    8. Cila nga alternativat qe jepen ne vijim, si rregull do te konsiderohej nje faktor

    rreziku: (2 Pike)

    A. Pasqyrat financiare perfshijne disa korrigjime materiale te bera ne minuten e fundit

    B. Drejtimi informon vazhdimisht investitoret per informacionet parashikueseC. Kompania ka patur rritje te ndjeshme ne te ardhurat gjate tre-kater viteve te fundit

    D. Presidenti i kompanise kryen edhe funksione ekzekutive si nje anetar i bordit te drejtoreve

    Pergjigja e sakte eshte A

    9. Cili prej elementeve te meposhtem nuk eshte nje test per kontrollet?

    (2 Pike)

    A.Inspektimi i dokumenteve

    B.Rikryerja e procedurave te kontrollit

    C.Vezhgimi i kontrolleve

    D.Verifikimi i vlerave te faturave

    Pergjigja e sakte eshte (D

    10. Kur audituesi i jashtem gjykon se auditimi i brendshem eshte efektiv, do te kishim:

    (2 Pike)

    A. Zvogelim te shtrirjes se procedurave te auditimit

    B. Eleminim te kryerjes se procedurave

    C. Asnje ndikim ne kryerjen e procedurave te audituesit te jashtem

    5

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    6/12

    Pergjigja e sakte eshte A

    11. Ushtrim (8 Pike)

    Shoqeria ALB COOPER shpk, eshte nje klient i firmes se auditimit Alb Audit shpk. Objektii veprimtarise se shoqerise ALB COOPER shpk eshte tregtimi i materialeve dhe pjeseve te

    ndryshme hidraulike dhe elektrike, te cilat perdoren per punimet hidraulike dhe elektrike te

    ndertesave te reja, te atyre qe rikonstruktohen dhe te ndertesave ekzituese. Shoqeria ALBCOOPER shpk i tregton materialet dhe pjeset hidraulike dhe elektrike per nje numer

    klientesh qe veprojne ne tregun e shumices, permes shitjeve me kredi. Per kryerjen e

    auditimit, shoqeria e auditimit Alb Audit shpk ka marre nga shoqeria ALB COOPER shpk

    pasqyrat financiare paraprake, nga te cilat eshte shkeputur pjesa e meposhteme:

    Shumat e

    buxhetuara (000

    Leke)

    Shumat faktike

    31.12.2012

    Aktive Afatgjata Materiale 453 367

    Aktivet Afatshkurtra

    Debitoret

    Banka

    1,134 976

    54

    Detyrimet Afatshkurtra

    Kreditoret (furnitoret)

    Bank overdraft (huadhenie afatshkurter)

    967

    9

    944

    Nga biseda qe drejtuesi i shoqerise se auditimit ka bere me drejtorin e finances te shoqerise

    ALB COOPER shpk, mesohet se kjo e fundit ka humbur nje klient te rendesishem te shitjes

    me shumice per shkak se ai ka falimentuar gjate vitit 2012.

    Kerkohet te identifikohen rreziqet potenciale qe lidhen me auditimin e shoqerise ALB

    COOPER shpk dhe shpjegoni arsyet pse ju mendoni se ato jane rreziqe

    Pergjigja

    Pergjigjet e permbledhura (rreziqet potenciale) jane:

    Rreziku i shitjeve me kredi - te ardhurat mund te mos realizohen

    Rreziku i renies se industrise se ndertimit - pakesimi i shitjeve

    Rreziku i falimentimit te klienteve et tjere - rritja e llogarive te arketueshme me pakose aspak shprese arketimi ne te ardhmen

    Rreziku i kontrollit te arketimeve

    Rreziku qe te kete tepriaca te palikuiduara nga klientet e falimentuar,

    etj

    6

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    7/12

    12. Nje avantazh i metodave statistikore te zgjedhjes se kampionit kundrejt atyre

    jostatistikore eshte se metodat statistikore e ndihmojne nje auditues te:

    (2 Pike)

    A. Eleminoje riskun e zgjedhjes ne auditim

    B. Zvogeloje riskun e auditimit dhe materialitetin ne nje nivel relativisht te uletC. Minimizoje deshtimin per te zbuluar gabimet dhe parregullsite

    D. Zgjedh nje kampion eficent

    Pergjigja e sakte eshte D

    13. Cila nga pohimet e meposhtme eshte pergjithesisht korrekte mbi kompetencen e

    evidences se auditimit (2 Pike)

    A. Per te qene korrekte evidenca duhet te jete ose e vlefshme ose e rendesishme

    B. Informacioni kontabel mund te konsiderohet evidence e mjaftueshme per dhenien e njeopinioni te pakualifikuar mbi pasqyrat financiare

    C.Njohurite personale te marra drejtpersedrejti nga audituesi permes vezhgimit dheinspektimit jane me bindese sesa informacioni i marre indirekt nga burime te pavarura te

    jashtme

    D. Kompetenca e evidences se auditimit i referohet sasise se evidences verifikuese dhekonfirmuese qe duhet marre

    Pergjigja e sakte eshte C

    14. Ushtrim (3 Pike)

    Ne situatat e meposhtme tregoni reagimin e audituesit ne lidhje me raportin e tij dhe

    opinionin e tij mbi Pasqyrat Financiare:

    A. Moszbatimi i ligjeve dhe akteve te tjera rregullatore ka ndikim material ne pasqyrat

    financiare dhe se nuk eshte bere reflektimi i duhur ne keto pasqyra

    B. Neqoftese audituesi pengohet nga entiteti qe te siguroje evidencen e nevojshme te

    auditimit per te vleresuar nese moszbatimi i ligjeve dhe akteve te tjera rregullatore, i cilimund te jete material per pasqyrat financiare ka mundesi te kete ndodhur

    C. Neqoftese audituesi nuk eshte ne gjendje te percaktoje nese moszbatimi i ligjeve dhe

    akteve te tjera rregullatore ka ndodhur me teper si rezultat i kufizimeve te detyruara ngarrethanat sesa nga entiteti

    Pergjigja

    A. Audituesi duhet te shprehe opinion me rezerve ose kunder ne varesi te efektit qe ka

    moszbatimi i ligjeve dhe akteve te tjera ne Pasqyrat Financiare

    7

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    8/12

    B. Audituesi duhet te shprehe opinion me rezerve ose te refuzoje dhenien e opinionit

    mbi pasqyrat financiare ne varesi te shkalles se kufizimit te objektit

    C. Audituesi duhet te shprehe opinion pa rezerva, me rezerve ose kunder ne varesi te

    perceptimit qe krijon audituesi per arsyet e moszbatimit te ligjeve ose akteve te

    tjera

    15. Ushtrim (6 Pike)

    Evidenca e auditimit duhet te jete e nevojshme ne masen dhe cilesine e duhur per te qene ne

    gjendje qe audituesi te arrije ne konkluzione te arsyeshme mbi te cilat ai te bazoje opinionin

    e tij.

    fare kuptoni ju me evidence te nevojshme te auditimit dhe cila eshte lidhja e saj me

    rrezikun e auditimit

    Pergjigja

    Evidenca e auditimit duhet te jete e mjaftueshme dhe e pershtatshme.

    Elementi i pershtatshem i evidences lidhet me aspektet cilesore te evidences. Evidenca e

    auditimit konsiderohet e pershtatshme kur ajo siguron informacion qe eshte i rendesishem

    dhe i besueshem.

    Rendesia (Perkatesia) - Pershtashmeria e evidences se auditimit varet nga rendesia

    (perkatesia) e objektivave te auditimit qe testohen.

    Besueshmeria - Besueshmeria i referohet atij lloji te evidences ku mund te mbeshtetemiapo bazohemi, e cila sherben dhe ndihmon per te sinjalizuar vertetesine e nje pohimi ose

    nje objektivi auditimi.

    Elementi i mjaftueshem i evidences lidhet me aspektet sasiore te evidences. Sasia e

    evidences se auditimit qe nevojitet ndikohet nga rreziku i anomalise (sa me i madh te jete

    rreziku, aq me shume evidence auditimi duhet te kerkohet) dhe gjithashtu nga cilesia e e

    saj (sa me e larte qe te jete cilesia aq me pak evidence mund te kerkohet).

    16. Ushtrim (4 Pike)

    Procedurat e konfirmimit me te tretet synojne te marrin informacione ne lidhje me pohimet e

    pasqyrave financiare.

    fare evidence siguron dhe cilat pohime konfirmohen nga nje i trete kur ajo (pala e trete)

    konfirmon ne lidhje me tepricen debitore qe ka me entitetin qe kerkon konfirmimin?

    8

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    9/12

    Permendni nje pohim, per te cilin keto konfirmime nuk japin te gjithe evidencen e

    nevojshme te auditimit?

    Pergjigja

    Konfirmimet nga palet e treta per tepricen debitore japin pergjithesisht evidence tebesueshme dhe te pershtatshme per ekzistencen, ndarjen e periudhave, por jo

    domosdoshmerisht per plotesine dhe vleresimin. P.sh. konfirmimet per tepricen e llogarive

    te arketueshme ne fund te vitit japin evidence te rendesishme se teprica e debitoreve te

    klientit qe i jane pergjigjur kerkeses per konfirmim, ekziston dhe i takojne periudhes, por

    mund te ndodhe qe jo te gjithe klientet jane regjistruar ne kontabilitet ose teprica e tyre

    nuk eshte vleresuar saktesisht.

    17. Ushtrim (4 Pike)

    Kur audituesi perdor procedurat analitike si procedura thelbesore ai zakonisht vleresonpershtatshmerine e ketij perdorimi.

    Ne cilat raste jane me shume te zbatueshme procedurat analitike si teste thelbesore (si

    procedurat analitike thelbesore)? Ku bazohet zbatimi i procedurave analitike thelbesore dhe

    per cilat pohime sigurohet evidence auditimi?

    Pergjigja

    Procedurat analitike thelbesore jane pergjithesisht me te zbatueshme kur ka volume te

    medha transaksionesh. Zbatimi i procedurave analitike thelbesore bazohet ne

    parashikimin qe maredheniet midis te dhenave ekzistojne dhe do te vazhdojne te jene te

    tilla kur mungojne kushtet qe tregojne per te kunderten. Prania e ketyre maredhenieve jep

    evidence auditimi lidhur me plotesine, saktesine dhe ndodhjen e transaksioneve.

    18. Ushtrim (3 Pike)

    fare duhet te beje nje auditues kur ka identifikuar ngjarje apo rrethana te cilat mund teshkaktojne dyshime te rendesishme ne lidhje me aftesine e entitetit per te vazhduar ne

    vijimesi?

    Pergjigja

    - Te rishikoje planet e drejtimit per te ardhmen ne perputhje me vleresimin e bere te

    supozimit te vijimesise

    - Te mbledhe evidencen e duhur dhe te mjaftueshme te auditimit per te konfirmuar apo

    per te hequr pasigurite materiale qe ekzistojne nepermjet kryerjes se procedurave te

    9

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    10/12

    nevojshme te auditimit, duke perfshire ketu marrjen parasysh te efekteve te ndonje plani te

    drejtimit dhe faktore te tjere minimizues, dhe

    - Te kerkoje konfirmim me shkrim nga drejtimi per planet e tij ne te ardhmen

    19. Ushtrim (4 Pike)

    Gjate kryerjes se auditimit nje auditues, i cili raporton per pasqyrat financiare te nje entiteti,

    mund te kete nevoje te perdore punen e nje audituesi tjeter qe lidhet me informacionin

    financiar, te nje apo me shume entiteteve te kontrolluara, qe perfshihet ne pasqyratfinanciare te entitetit.

    Cili eshte qellimi i procedurave qe kryen audituesi kryesor kundrejt punes se nje audituesi

    tjeter, kur ai vendos te perdore punen e ketij te fundit? Cilat jane burimet e informacionit qeperdor nje auditues per te vleresuar punen e audituesit tjeter?

    Pergjigja

    Qellimi i procedurave qe kryen audituesi kryesor kundrejt punes se nje audituesi tjeter

    eshte per te siguruar evidencen e nevojshme te auditimit, e cila tregon se puna e audituesit

    tjeter i pergjigjet objektivave te audituesit kryesor. Per te vleresuar punen e nje audituesi

    tjeter audituesi mund te marre informacion nga organizmi profesional ku ai ben pjese, nga

    anetaresia e organizmit prodesional, referenca nga shoqerite e auditimit, bankat,

    diskutimet me auditues te tjere.

    20. Ushtrim (4 Pike)

    Audituesi gjate punes se tij tek klienti ka verejtur qe klienti i tij ka ndryshuar politiken

    kontabel te vleresimit te aktiveve afatgjata materiale nga metoda e kostos ne metoden ekostos se zevendesimit. Pasi ka kryer perllogaritjet perkatese ka rezultuar qe diferencat janemateriale.

    Duke supozuar qe nuk ka rezultuar asnje fakt tjeter ne vemendje te audituesit, si do teparaqitej opinioni i tij dhe pse?

    Pergjigje

    Nese diferencat e zbuluara nga audituesi jane materiale, opinioni i audituesit ne raport do

    te modifikohet. Shkalla e modifikimit do te varet nga madhesia e diferencave. Gjithsesi,

    ndryshimi i politikes kontabel per vleresimin e aktiveve afatgjata materiale ka efekt tekufizuar ne paraqitjen e drejte te situates dhe rezultatit financiar. Atehere opinioni i

    audituesit duhet te shprehet me rezerve duke treguar efektin e diferencave ne rezultat dhe

    ne pozicionin financiar ne lidhje me vleren e aktiveve afatgjata materiale.

    21. Ushtrim (4 Pike)

    10

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    11/12

    Si pjese e teknikave te verifikimit te te ardhurave nje auditues do te inspektoje faturat e

    shitjes. Audituesi do te fitoje siguri ne lidhje me pohimet e ndryshme ne varesi te

    informacionit ne fature. Ne lidhje me te dhenat e meposhtme, zgjidhni pohimin per te cilenky informacion do te ofroje siguri.

    Data e fatures: Saktesia/klasifikimi/ndarja e periudhave/ekzistencaPershkrimi i sendit te shitur: Saktesia/klasifikimi/ndarja e periudhave/ekzistenca

    Vlera monetare e fatures: Saktesia/klasifikimi/ndarja e periudhave/ekzistenca

    Pergjigja

    Data e fatures - Ky informacion jep siguri me shume per pohimin e ndarjes se peridhave

    pasi normalisht te ardhurat do te njihen ne momentin e leshimit te fatures

    Pershkrimi i sendit te shitur - Ky informacion jep me shume siguri per klasifikimin e drejte

    te te ardhurave por edhe te shpenzimeve qe lidhen me to

    Vlera monetare e fatures - Ky informacion jep me shume siguri per saktesine e te

    ardhurave te regjistruara

    IV. STANDARDET PROFESIONALE TE KRYERJES SE ANGAZHIMEVE TE

    TJERA TE SIGURISE, RISHIKIMIT, ETJ, QE NDRYSHOJNE NGA

    AUDITIMI I INFORMACIONEVE FINANCIARE HISTORIKE

    (10 Pike)

    22. Shoqeria e auditimit ka nenshkruar nje marreveshje per rishikimin e pasqyravefinanciare te kompanise ABC per vitin qe mbyllet me 31 dhjetor 2012. Shoqeria e

    auditimit ka nenshkruar raportin e rishikimit me date 4 shkurt 2013 dhe ne daten 10

    shkurt ka marre nje leter nga kreditori kryesor i kompanise ABC i cili e njofton qekompania nuk ka permbushur te gjitha kovenantat (kushtet) e kontrates se kredise se

    nenshkruar mes paleve per vitin qe mbyllet me 31 dhjetor 2012.

    A. Ne gjykimin tuaj, a duhej qe kompania gjate kryerjes se procedurave te rishikimit te

    shqyrtonte nese kompania ABC eshte ne perputhje me kovenantat (kushtet) e

    kredise?

    B. A duhej qe kjo mosperputhje te ishte shprehur ne raportin e rishikimit?

    C. A ka pergjegjesi audituesi ndaj kredidhenesit kryesor?

    D. fare pergjigjeje duhet ti jape auditori kreditorit kryesor?

    Pergjigja

    A. Edhe pse procedurat e rishikimit jane procedura te kufizuara sipas standardeve

    qe e rregullojne, perseri ne standard eshte e shprehur qarte qe kompania duhet

    te kete ne fokus eshtjet materiale dhe me rendesi per perdoruesin e pasqyrave

    financiare. Pjese e procedurave analitike te kerkuara ne nje angazhim te

    11

  • 7/27/2019 Teza e Audit 2013 Me Pergjigje 4962 1

    12/12

    rishikimit te pasqyrave financiare jane edhe kuptueshmeria e perputhjes me

    kerkesat e kontratave te kredise. Ne keto kushte shoqeria e auditimit duhej te

    kishte shqyrtuar nese kompania ABC po vepron ne perputhje me kovenantat

    (kushtet) dhe cilat jane efektet.

    B. Nese mosperputhja duhej shprehur apo jo ne opinion varet nga ndikimi qe kakjo mosperputhje ne pasqyrat financiare te kompanise dhe nga materialiteti i

    kesaj mosperputhjejeje. Nese mospermbushja e kovenantave (kushteve) te

    kredise nuk ka efekt aktual apo te ardhshem financiar dhe nuk ndikon ne

    vijueshmerine e kompanise ne te ardhmen, kjo eshtje nuk shprehet ne

    opinionin e rishikimit. Nese mosperputhja nuk eshte materiale, perseri ajo nuk

    shprehet ne opinionin e rishikimit. Ne te gjitha rastet e tjera eshtja duhet te

    shprehet ne opinionin e rishikimit;

    C. Audituesi ka pergjegjesi primare ndaj aksionerit te kompanise dhe do pale

    tjeter qe mund te jete pjese e letres se angazhimit. Pavaresisht kesaj, ne kushtet

    kur audituesi ka dijeni gjate auditimit qe rezultatet e auditimit do te perdorennga pale te treta, ai ka pergjegjesine publike qe ti nenshtrohet kerkesave te

    paleve te treta.

    D. Ne rast se audituesi ka gabuar ne opinionin e tij, ai duhet te rishikoje mundesine

    e rileshimit te raportit te rishikimit. Ne te kundert, audituesi duhet ti

    komunikoje verbalisht apo formalisht kreditorit, me dijenine dhe aprovimin e

    klientit te tij, arsyet se pse eshtja nuk eshte shprehur ne opinionin e rishikimit.

    AUTORITETI I ERTIFIKIMIT

    12