40
Edukojmë mendje, ndryshojmë jetë.

UDHËRREFESI I STUDIMIT

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UDHËRREFESI I STUDIMIT

1

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Edukojmë mendje, ndryshojmë jetë.

Page 2: UDHËRREFESI I STUDIMIT

2

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

i studimit

Page 3: UDHËRREFESI I STUDIMIT

2 0 1 9 - 2 0 2 0

Udhërrëfyesii studimit

Ne jetësojmë ëndrrat tuaja!

Page 4: UDHËRREFESI I STUDIMIT

4

Vizioni

Vizioni i Universitetit “Luarasi” është krijimi i një universiteti model ekselence,

lider në zhvillimin e qëndrueshëm të dijes në Shqipëri e rajon. Ky vizion synon

ta shndërrojë këtë institucion në vatër të kultivimit të vlerave më të mira në

funksion të formimit të elitës së profesionistëve të së ardhmes.

Misioni

“Ne vlerësojmë traditën, kuptojmë të tashmen,

përgatisim të ardhmen!”

Misioni i Universitetit “Luarasi” është të krijojë dhe të zhvillojë dije të qëndrueshme përmes mësimdhënies e mësimnxënies cilësore, integrimit me praktikën, nxitjes së kurajës dhe kërkimit shkencor për formimin e profesionistëve elitarë e me etikë të lartë profesionale. Vetëm kështu të diplomuarit tanë mund të jenë konkurrues të denjë në tregun e punës.

Universiteti Luarasi ka marrë përsipër t’u ofrojë studentëve dhe shoqërisë një qendër edukimi që integron plotësisht tre drejtimet bazë të procesit akademik: mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe përgjegjësinë sociale. Këto përgjegjësi janë në përputhje të plotë si me prioritetet e zhvillimit të vendit ashtu edhe me sfidat globale të shekullit që po jetojmë. Vetëm kështu mund të kontribuojmë denjësisht, si në përmirësimin e cilësisë së jetës së shoqërisë shqiptare ashtu edhe në rritjen e standardeve të demokracisë në vend.

4

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Page 5: UDHËRREFESI I STUDIMIT

Universiteti “Luarasi” është institucion jopublik i arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë i licencuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.611, datë:11.09.2003: “Për dhënien e lejes për hapjen e shkollës së lartë universitare, jopublike “LUARASI.” Mbi bazën e këtij akti, institucioni ka nisur veprimtarinë e mësimdhënies, në vitin akademik 2003–2004.

Sot Universiteti Luarasi ka tre fakultete: atë të Drejtësisë, Ekonomikut dhe Teknologjive të informacionit dhe Inovacionit.

Pas shpalljes së rezultateve të akreditimit të shkollave të larta publike dhe shtetërore, Universiteti Luarasi akreditohet maksimalisht për gjashët vite duke u renditur një në katër shkollat e larta më të mira të vendit. Ky certifikim është dëshmia më e mirë për cilësinë dhe besueshmërinë e lartë të diplomave të lëshuara në fund të shkollimit të studentëve. Shpresojmë që për vitin akademik 2019-2020 të hapet cikli i tretë i studimeve, ndërsa në vitin akademik 2020-2021 të jepen diploma studimi të përbashkëta me një nga universitetet me të mira britanike.

Nuk ka si të jetë ndryshe për sa kohë studentët e drejtësisë të këtij universiteti janë të vemtit ndër të gjitha shkollat e larta jopublike që plotësojnë kriteret për t’u pranuar në shkollën e lartë të magjistraturës, e për më tepër gati 80 % e të diplomuarve në drejtësi e ekonomik fillojnë punë gjatë një periudhe kohore prej gjashtë muajsh pas mbarimit të shkollimit.

Universiteti Luarasi, ndodhet në një nga zonat më të preferuara universitare të kryeqytetit. Ai ka një infrastrukturë të shkëlqyer, dhe ofron kushtet nga më të mirat për mbarvajtjen e mësimit dhe argëtimin e studentëve. Pranë këtij Universiteti jep mësim një staf akademik i përkushtuar i cili dallohet për profesionalizëm të lartë.

Një sërë marrëveshjesh të nënshkruara mes Universitetit Luarasi dhe shumë agjensive vendase e universiteteve të huaja i kanë shndërruar auditoret tona në vend debati të gjallë për problemet që lidhen me formimin teorik e praktik të studentëve. Klinika ligjore e Universitetit Luarasi, si dhe Laboratori i Kriminalistikës janë ndër më të mirët e gjithë shkollave të larta. Studentët dhe juristët tanë këshillojnë falas dhe aktivizohen për zgjidhjen e shumë çështje ligjore në favor të qytetarëve në nevojë.

Numri i studentëve pranë këtij insutucioni vetëm për vitin akademik 2018-2019 u rrit 46%. Intersat e studentëve për një shkollim sa më të mirë mbeten prioritare për Universitetin Luarasi. Ata marrin pjesë aktivisht në vendimmarrjet e këtij institucioni dhe përfitojnë nga përvojat e universiteteve të huaja në kuadrin e programit Erasmus +. Qeveria Studentore është e gjallë dhe ndërmerr aktivitete me interes studentor e publik.

Cilësia e lartë e mësimdhenies, veprimtaria e institucionit e mbështetur fortësisht te ligji, vlera e diplomave për punësim; jeta e gjallë studentore, lidhja e formimit teorik me veprimtarinë e gjallë praktike, kushte e shkëlqyera të infrastrukturës etj, janë një ofert e hapur për maturantët që duan diploma të meritura në fushën e drejtësisë, ekonomikut dhe teknologjive të informacionit e inovacionit.

Universiteti Luarasi është pjesë e Grupit Hysenbelliu. Ky grup përfshin një sërë kompanish që operojnë në shumë fusha të tjera, por midis tyre do të veçoja kompaninë mediatike që përfshin Gazeta Panorama, Gazeta Shqiptare, Panorama Sport, Revistën Psikologjia, Televizionin e mirënjohur NEWS 24, Radio RASH, dhe rrjetin Ballkanveb. I gjithë ky potencial mediatik është vazhdimisht në shërbim të studentëve për të afirmuar personalitetin e tyre edhe në rrafshin publik.

Luarasi është Universiteti juaj. Ai ju mirëpret dhe ju siguron që në fund të studimeve tu pajis me një nga diplomat që ka besueshmërinë më të lartë në vend. Ju mirëpresim në shtator në auditoret e këtij Universiteti!

Prof Dr Ethem RUKA Rektor i Universitetit Luarasi

5

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Page 6: UDHËRREFESI I STUDIMIT

6

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

PSE LUARASIN?

Sepse Universiteti Luarasi është vlerësuar e akredituar maksimalisht për 6 vite nga Agjensia Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e lartë të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me agjensinë prestigjioze britanike Quality Asurance Agency në fushën e arsimit.

Sepse kampusi i Universitetit Luarasi ka një infrastrukturë të shkëlqyer e cila ofron mundësitë më të mira për mësimdhënien, praktikat mësimore, shfrytëzimin e burimeve të literaturës, shërbimin e internetit Wi-fi, bar-lounge, mjedise çlodhëse, parkimin etj.

Sepse mbi 80 % e studentëve punësohen rreth gjashtë muaj mbas mbarimit të shkollimit. Ky standart është arritur falë partneritet të Luarasit me institucionet e ndryshme publike e private vendase e të huaja, si dhe besueshmuerisë së lartë të diplomave të lëshuara nga ky ky institucion arsimor.

Sepse besueshmëria publike për Universiteti Luarasi është shumë e lartë.

Sepse numri i studentëve ndër vite ka ardhur duke u rritur. Vetëm në vitin akademik 2018-2019 numri i studentëve në vitin e parë bachelor, në raport me një vit më parë, u rrit 63%, ndërsa numri përgjithshëm i studentëve, duke përfshirë edhe ciklin e dytë të studimeve (master) u rrit 46%.

*Ecuria e numrit të studentëve të Luarasit ndër vite

Num

ri i n

xënë

sve

2011

300

600

900

1200

1500

2013 2015 20172012 2014vitet

2016 2018

Page 7: UDHËRREFESI I STUDIMIT

7

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Studentë me notë mesatare mbi tetë.

Sepse stafi akademik i përbërë nga më shumë se 140 pedagogë përbën një garanci më tepër për qëndrushmërinë e burimeve njerëzore në shërbim të përgatitjes sa më të mirë të studentëve tanë.

Sepse Universiteti “Luarasi“ është universitetet Juaj. Këtë vit akademik ai u përzgjodh nga maturantë të 126 shkollave të mesme të vendit.

Sepse në zemër të filozofisë sonë qëndron liria akademikë, soliodariteti, kreativiteti, inovacioni si dhe forca për t’u përballur me sfidat e shumta të shkekullit të XXI.

44%Sepse 44% e studentëve të pranuar në vitin e parë të këtij viti akadmik kishin notë mesatare të shkollës së mesme mbi tetë.

Sepse një numër jo i vogël i të diplomuarve tanë vazhdojnë studimet doktorale në universitet prestigjize të huaja.

Sepse Universiteti Luarasi ofron bursa studimi për studentë ekselentë, ose me kontribute të spikatura në fushën e artit, sportit, lidershipit si dhe për kategori sociale në nevojë.

Page 8: UDHËRREFESI I STUDIMIT

8

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Universiteti “Luarasi” një ndër 4 shkollat e larta në Shqipëri i akredituar për 6 vite!

Page 9: UDHËRREFESI I STUDIMIT

9

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Universiteti “Luarasi” një ndër 4 shkollat e larta në Shqipëri i akredituar për 6 vite!

Page 10: UDHËRREFESI I STUDIMIT

10

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

STAFI DREJTUES I UNIVERSITETITLUARASI

Stafi drejtues i Universitetit Luarasi është i përbërë nga më shumë se 140 punonjës akademikë me mbështetje nga më shumë se 30 punonjës të shërbimeve profesionale. Në këtë ekip përfshihen shumë profesorë , Asistentë Profesorë e Doktorë shekencash nga më të shquarit në fushat e tyre.

Zv/Rektore e universitetit Luarasi është Prof As Dr. Ani Dasho, një persoanlitet i shquar si në jetën akademike ashtu edhe në fushën e teknologjive të informacionit e inovacionit.

Administrator i përgjithshëm i Universitetit Luarasi është Msc Kino Buxheli, i cili dallohet për një përvojë të gjerë menaxheriale në shumë sektorë publikë e privatë.

Page 11: UDHËRREFESI I STUDIMIT

11

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Prof. Dr. Ethem RukaREKTOR

Prof. Asoc. Dr.Mateo SpahoDEKAN - FAKULTETI EKONOMIK

Prof. Asoc. Dr. Anni DashoZV. REKTOR

Prof. Asoc. Dr. Rezana KonomiDEKANE - FAKULTETI I DREJTËSISË

Msc. Kino BuxheliADMINISTRATOR I PËRGJITHSHËM

Prof. Asoc. Dr. Indrit BaholliDEKAN - FAKULTETI I TEKNOLOGJIVE TË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT

Page 12: UDHËRREFESI I STUDIMIT

12

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

FAKULTETI I DREJTËSISËFakulteti i Drejtesise ofron programe studimi ne dy ciklet Bachelor dhe Master Shkencor e Profesionale. Kurrikulat tona akademike kanë qënë inovative për realitetin shqiptar, duke i pregatitur dhe kualifikuar studentët për të ardhmen e nje shoqërie europiane, te denje per tu perballur me sfida.

Fakulteti i Drejtesise, me nje tradite te konsoliduar, ka konfirmuar cilësine e studimeve duke u kthyer teresisht ne sherbim te misionit te tij publik - pergatitjes se studentit, specialistit, qytetarit te devotshem dhe vizionar i denje per nje shoqeri demokratike.

Ne ftojme te rinjtë që aspirojnë të jenë juristët e së ardhmes të bëhen pjese e perpjekjeve tona ne formesimin e profesionistit ekspert qe t’i pershtatet sa më mirë tregut te punes.

Gjenerimi i ideve qe japin zgjidhje sfidave aktuale dhe te perspektives, eshte dhe mbetet sfida jone e perbashket.

Dr. Blerina ShkurtiPËRGJEGJËSE E DEPARTAMENTIT TË SË DREJTËS PRIVATE

Dr. Lorenc StojaniPËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË SË DREJTËS PENALE

Dr. Dorina GjipaliPËRGJEGJËSE E DEPARTAMENTITTË SË DREJTËS PUBLIKE

Studentët e diplomuar pranë Fakultetit te Drejtesise kane qene dhe mbeten të parapëlqyer për t’u punësuar ne organet e sistemit te drejtesisë, si dhe në institucione te tjera kombetare dhe nderkombetere. Ata janë te vetmit qe kane mundur te konkurrojne dhe perfundojne denjësisht studimet në Shkollën e Magjistraturës.

Prof.Asoc. Dr. Rezana KonomiDekane Fakulteti Drejtësisë

Page 13: UDHËRREFESI I STUDIMIT

13

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Programet e Studimit

Master i shkencave / E drejte Civile dhe Tregtare

MA/Bachelor BA/ Drejtësi Master

Nr. Viti i pare 60 ECTS Semestri

1. Teoria e së Drejtës 8 I

2.Historia e Institucioneve & Historia e Shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri

10 I+II

3. Gjuhë e Huaj (Anglisht) 8 I

4. E Drejtë Kushtetuese 10 II

5. E Drejtë Civile 10 I +II

6. Psikologji juridike/Sociologji juridike/Logjikë juridike 4 II

7. E Drejtë Penale (Pjesa e Përgjithshme ) 10 I+II

Nr. Viti i dytë 60 ECTS Semestri

1. E Drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore 8 I

2. E Drejtë Penale (Pjesa e Posacme) 10 I + II

3. E Drejtë e Detyrimeve 10 I+II

4. E Drejtë Familjare 10 II

5. E Drejtë Administrative 10 I+II

6. E drejta Romake 6 I

7. Prokurimet Publike/Klinika Ligjore 6 II

Nr. Viti i tretë 60 ECTS Semestri

1. Procedurë Civile 10 I+II

2. Procedurë Penale 10 I+II

3. E Drejtë Ndërkombëtare Publike 8 I

4. E Drejtë Ndërkombëtare Private 8 II

5. Filozofia e së Drejtës 8 I

6. Teknikë Legjislative/Pronësi Intelektuale 3 II

7. Praktikë mësimore 6 II

8. Provim Përfundimtar 7 II

Cikli i dytë studimeve

Nr. Viti i pare 60 ECTS Semestri

1.Njohja, Ekzekutimi i Vendimeve të Huaja dhe Përmbarimi Gjyqësor

6 I

2. Metodat e Kërkimit Shkencor 8 I

3.Çështje të Drejtësisë Kushtetuese–Zhvillime Bashkëkohore

6 I

4. Të Drejtat Reale dhe Trashëgimia 10 II

5. Antropologjia e Ligjit 6 I

6. E Drejta Detyrimeve-Studime të Thelluara 8 II

7. Zhvillimet Aktuale në të Drejtën Europiane 8 II

8. E Drejta Europiane Private 8 II

Nr. Viti i dytë 60 ECTS Semestri

1.Të drejtat e Njeriut dhe jurisprudenca e GJEDNJ-së në fushën Civile

6 I

2. E Drejtë Biznesi 6 I

3.

E drejta e Krahasuar e punës dhe e sigurimeve në komunitetin Europian /E drejta bankare/Sistemet Tatimore

4 I

4. E Drejtë Falimenti /E Drejtë Gjyqësore 4 I

5. Përvoja praktike 10 II

6. Tema e Diplomës 30 II

1Ky program ofron njohuritë e duhura juridike qe shërbejnë si bazë për specializim të mëtejshëm në fusha të të tilla si avokatë, noterë, juristë në shoqëritë tregtare dhe shoqëritë shteterore, juristë në institucione të ndryshme dhe administraten publike qendrore e vendore etj. Ky program studimi përfshin:

Masteri i Shkencave në “Të drejtë civile dhe tregtare” është një ndërthurrje e të drejtës private shqiptare me atë ndërkombëtare. Ky master plotëson nevojën në rritje për formim shkencor të thelluar me qëllim aftësimin e studentin për një kërkim të pavarur shkencor në fushën e studimeve të të drejtës civile. Ky program studimi përfshin:

Page 14: UDHËRREFESI I STUDIMIT

14

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Master i shkencave / E Drejtë Penale

2

Master i shkencave “E Drejtë Penale” përqendrohet në çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me drejtën penale shqiptare në këndvështrimi e kuadrit të së drejtës penale europiane dhe asaj ndërkombëtare. Vend të rëndësishëm ka edhe trajtimi i çështjeve për mbrojtjen të drejtave të njeriut në aspektin e luftës kundër veprave të ndryshme penale. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS Semestri

1. E drejta penale-studime të thelluara 8 I

2.Çështje të Drejtësisë Kushtetuese – Zhvillime Bashkëkohore

6 I

3. Metodat e kërkimit në shkencat juridike 8 I

4. Psikiatri gjyqësore 6 I

5. Kriminalogji-Penalogji 8 I

6. Zhvillime aktuale në të Drejtën Europiane 8 II

7. Kriminalistikë 10 II

8. E Drejtë Penale Proceduriale e Krahasura 6 II

Nr. Viti i dytë 60 ECTS Semestri

1.Të Drejtat e Njeriut dhe Jurisprudenca GJEDNJ-së në Fushën Penale

6 I

2. E Drejta Ndërkombëtare Penale 6 I

3.

E drejtë penale për të miturit /Mjekësi ligjore / Veprat Penale në fushën e Ekonomisë

4 I

4.

Veprat penale ne fushën e kibernetikës dhe privatësisë /Caktimi i dënimeve dhe dënimet alternative/ E drejta gjyqësore

4 I

5. Përvoja Praktike 10 II

6. Tema e Diplomës 30 II

w w w. l u a r a s i - u n i v. e d u . a l

Master Profesional / Siguria dhe Rendi Publik

3

Programi i studimit të ciklit të dytë, Master Profesional “Siguria dhe Rendi Publik” u drejtohet të gjithë kategorisë së studentëve që kanë mbaruar një bachelor jo vetëm në Drejtësi dhe ka për qëllim të pajisë të gjithë të diplomuarit me njohuri të thelluara dhe ekspertizë profesionale në fushën e Sigurisë dhe Rendit Publik. Ky program kaq specifik është i vetmi që ofrohet nga institucionet e arsimit të lartë dhe shumë i kërkuar në tregun e punës dhe për këtë arsye të gjithë të diplomuarit janë të punësuar. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i parë 60 ECTS Semestri

1. Metodat e Kërkimit Shkencor 4 I

2. Policia Gjyqësore si subjekt i procedimit penal. 4 I

3. Sistemi i Sigurisë Kombëtare 5 I

4. Sistemet e Sigurisë Ndërkombëtare 4 I

5. Policimi dhe Çështjet e Sigurisë 4 I

6. Dinamika dhe kërcënimet e krimit bashkëkohor 4 I

7.Menaxhimi dhe lidershipi në strukturat e sigurisë e të rendit

4 II

8. Policimi dhe inteligjenca 5 II

9. Institucionet ndërkombëtare të bashkëpunimit policor 4 II

10. Kriminologji dhe Viktimologji 5 II

11. E Drejtë Penale Ndërkombëtare 4 II

12. Mbikqyrja dhe kontrolli i sektorit të sigurisë 4 II

13. Praktikë Profesionale 4 II

14. Provim/Tema e Diplomës 5 II

Page 15: UDHËRREFESI I STUDIMIT

15

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Laboratori i Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë

Laboratori i Kriminalistikës transmeton njohuri të plota lidhur me kërkimin, fiksimin, dokumentimin, administrimin dhe ruajtjen e provave në vendin e ngjarjes. Ky laborator drejtohet nga titullari i lëndëve të Kriminalistikës dhe Viktimologji-Penalogjisë Prof. Asoc. Dr. Luan Veliqoti dhe shërben për kryerjen e praktikës dhe orëve të seminareve të këtyre disiplinave.

Page 16: UDHËRREFESI I STUDIMIT

16

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Klinika Ligjore

Qëllimi i Klinikës Ligjore “Luarasi” është t’ju ofrojë studentëve të drejtësisë një përvojë praktike në shërbim të qytetarëve në pamundësi ekonomike të cilët kërkojnë asistencë ligjore falas. Përmes kësaj kinike, çdo vit, kanë përfituar dhjetra qytetarë. Klinika Ligjore

Klinika Ligjore ofron një mundësi unike për studentët e Fakultetit

të Drejtësisë, të cilët fitojnë përvojë pune me klientët në një

mjedis të ngjashëm me atë të zyrave ligjore. Në këtë mënyrë

ata përgatiten për të qenë të gatshëm të përballen me sfidat

e tregut të punës.

Page 17: UDHËRREFESI I STUDIMIT

17

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

FAKULTETI EKONOMIK

Fakulteti Ekonomik ka hapur dyert ne vitin 2013. Qysh atëherë ai është rritur dhe ka diplomuar me sukses breza të tërë studentësh, të cilët sot punojnë si në sektorin publik ashtu edhe atë privat. Diplomat e lëshuara nga ky fakultet gëzojnë besueshmëri të lartë në tregun e punës si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Një pjesë e të diplomuarve tanë kanë patur fatin të vazhdojnë studime pasuniversitare në shumë universitete prestigjioze të botës.

Pranë këtij fakulteti punon një trupë akademike që dallohet për profesionalizëm të lartë dhe përvojë të spikatur akademike. Fakulteti Ekonomik ofron mundësi studimit në programet Bachelor ne fushen e Administrimit dhe Finances. Po ashtu ai ofron programe studimi edhe në gjashtë Mastera Profesionalë e Shkencorë.

Se shpejti prane Luarasit do te hapet edhe cikli i trete i studimeve, i cili do të ofrojë mundësi për njohuri edhe më të thelluara në fushën e ekonomisë. Fakulteti i Ekonomisë është një oportunitet i shkëlqyer për gjitha ata që duan të diplomohen në sektorët e finacës dhe adminsitrimit të biznesit. Prurjet e viteve të fundit pranë këtij fakulteti tregojnë interesin e lartë që kanë shpalosur maturantët shqiptarë për të ndjekur studimet në këto fusha.

Prof.Asoc. Dr. Mateo SpahoDekan i Fakultetit Ekonomik

Prof. Asoc. Dr. Leontiev CuciPËRGJEGJËSE E DEPARTAMENTIT TË EKONOMIKSIT

Dr. Aelita ManiPËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË ADMINISTRIM-BIZNESIT

Prof. Dr. Ëngjëll PerePËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË FINANCË-BANKË

Page 18: UDHËRREFESI I STUDIMIT

18

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Programet e StudimitBachelor BA/ Administrim Biznes Bachelor BA/ Financë - Bankë 1 2Ky program studimi përgatit specialistë të mirëfilltë për administrimin e bizneseve të fushave të ndryshme të ekonomisë. Të diplomuarit e këtij profili zotërojnë një gamë të gjerë njohurish për gjithë problematikat e menaxhimit të bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha si dhe për drejtimin e sukseshëm të tyre. Ky program studimi përfshin:

Ky program synon të përgatisë ekonomistë të specializuar në fushat e financës dhe kontabilitetit. Ai ka për qëllim të përgatisë studentët me nocionet bazë te auditimit, si dhe te fuksionimit te kompanive te Sigurimeve. Bota e financës, sidomos në vendin tonë pritet të ketë një zhvillim të vrullshëm në vitet e ardhshme. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Mikroekonomi 6

2 Matematike I 6

3 Shkrim akademik dhe metoda kerkimi 6

4 Bazat e Kontabilitetit 6

5 Anglisht 6

6 Sociologji 6

7 Makroekonomi 6

8 Histori e Mendimit Ekonomik 6

9 Hyrje ne administrim Biznesi 6

10 Matematike II 6

Nr. Viti i dytë 60 ECTS

1 Bazat e Marketingut 6

2 Financat Publike 6

3 Menaxhimi i Burimeve Njerezore 6

4 Politikat Ekonomike 6

5 Menaxhimi i Marketingut 6

6 Statistike e Biznesit 4

7 Informatike 6

8 Paraja dhe Bankat 6

9 Menaxhimi I SME 6

10 Investime 4

11 Kontabilitet Drejtimi 4

Nr. Viti i tretë 60 ECTS

1 Strategji Biznesi 6

2 Tregje Financiare 6

3 Menaxhimi I Inovacioneve 6

4 Sjellje Organizative 6

5 Politika Financiare dhe Monetare 6

6 Menaxhimi i Operacioneve 6

7 Biznes Nderkombetar 6

8 Psikologji Marketingu/E Drejta Admin-istrative 6

9 Praktike Profesionale 6

10 Punim Diplome 6

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Mikroekonomi 6

2 Matematike I 6

3 Shkrim akademik dhe metoda kerkimi 6

4 Bazat e Kontabilitetit 6

5 Anglisht 6

6 Sociologji 6

7 Makroekonomi 6

8 Histori e Mendimit Ekonomik 6

9 Hyrje ne administrim Biznesi 6

10 Matematike II 6

Nr. Viti i dytë 60 ECTS

1 Kontabilitet Financiar 6

2 Financat Publike 6

3 Bazat e se Drejtes 6

4 Menaxhim Strategjik 6

5 Drejtim Marketingut 6

6 Statistike e Biznesit 4

7 Informatike 6

8 Paraja dhe Bankat 6

9 Menaxhimi i Operacioneve 6

10 Investime 4

11 Kontabilitet Kosto 4

Nr. Viti i tretë 60 ECTS

1 Drejtim Portofoli 6

2 Tregje dhe Institucionet Financiare 6

3 Menaxhim Risku 6

4 E drejta Financiare dhe Bankare 6

5 Drejtim Bankar 6

6 Kontabilitet Drejtimi 6

7 Standardet Nderkombetar Bankare dhe Financiare 6

8 Analize Raportesh Financiare/Mbikqyrje Bankare 6

9 Praktike Profesionale 6

10 Punim Diplome 6

Page 19: UDHËRREFESI I STUDIMIT

19

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Bachelor BA/ Financë - Bankë

Master i shkencave / Banka dhe Tregjet Financiare

Master i shkencave / Menaxhim Ekzekutiv

MA/Master

Cikli i dytë studimeve

1 2

Të diplomuarit në këtë Master Shkencor zotërojnë gjithë potencialin e njohurive për të punuar me efikasitet e profesionalizëm në kompanitë më të mira financiare si Bankat, Shoqeritë e Sigurimeve, Fondet e Investimit, Kompanitë e Mikrokredisë dhe Kredive Konsumatore, Kompanitë e Auditimit dhe Kontabilitetit etj. Ky program studimi përfshin:

Programi i studimit të këtij masteri synon t’i pajis studentët me njohuritë më bashkëkohore për drejtimin e kompanive të mesme e të mëdha, si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Analiza e proceseve te shërbimeve dhe prodhimit, si dhe leximi i mire i bilanceve, janë vetëm disa nga aftësite që do të transmentohen përmes këtij masteri. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Mikroekonomi e Avancuar 6

2 Tregu Bankar dhe Bankingu 6

3 Bankat dhe Drejtimi Bankar 6

4 Kontabiliteti Nacional 6

5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6

6 Ekonometri e Aplikuar 6

7 Makroekonomi e Avancuar 6

8 Standardet Nderkombetare Bankare dhe Financiare 6

9 Investime dhe Menaxhim Portofoli 6

10 Strategjia Financiare e Korporatave 6

Nr. Viti i dytë 60 ECTS

1 Menaxhim Risku Financiar/Menaxhim Risku ne Sigurime 6

2 Metodologjia e kerkimit 6

3 Auditi Financiar dhe Bankar 6

4 Praktika 12

5 Tema e Diplomes 30

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Ekonomiksi I Punes 6

2 Ekonomiksi Menaxherial 6

3 Menaxhim Strategjik 6

4 Drejtim Financiar 6

5 Menaxhimi I Burimeve Njerezore dhe Karieres 6

6 Menaxhimi i Sistemeve te Informacionit 6

7 Menaxhimi I Ndryshimit dhe Rritjes 6

8 Menaxhimi I Projekteve 6

9 Menaxhim Marketingu 6

10 Qeverisja e Korporateve/Aftesi Manaxheriale 6

Nr. Viti i dytë 60 ECTS

1 Politikat e Zhvillimit 6

2 Metodologjia e kerkimit 6

3 E drejte Biznesi/Leadership 6

4 Praktika 12

5 Tema e Diplomes 30

w w w. l u a r a s i - u n i v. e d u . a l

Page 20: UDHËRREFESI I STUDIMIT

20

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Master professional / Financë dhe Menaxhim Risku

Master professional / Kontabilitet

3 4

Ky master profesional synon të jap thelbin e dijes dhe praktikes për të lidhur në mënyrë sa më të shpejte studentin me boten e punes. Menaxhimi i riskut financiar është kopetencë e domosdoshme per të mos lejuar shperthimin e krizave financiare brenda kompanive dhe bizneseve. Ky master profesional përfshin:

Më shumë se 100 mijë biznese në Shqiperi kanë detyrimin ligjor për të paraqituar bilancet e tyre vjetore. Këto biznese kane nevojë te konsultohen me kontabilist dhe auditues cilesorë, të cilët duhet kanë të gjitha aftësitë për të dhënë ekspertizën e tyre më të mirë. Ky mesater merr përsipër të përgatisë në mënyrën më të mirë të mundshme profesionisë të këtyre fushave. Ky master përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Menaxhim Risku Financiar 6

2 Standardet Nderkombetare Bankare dhe Financiare 5

3 Metodologjia e Kerkimit ne Finance 5

4 Kontabiliteti Nacional 5

5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6

6 Ekonometri e Aplikuar 5

7 Kontabilitet Financiar i Avancuar 5

8 Strategji e Korporatave Financiare/Strategji Financiare (Raste Studimore) 5

9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6

10 Teme Diplome 12

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Menaxhim Risku Financiar 6

2 Standardet Nderkombetare Bankare dhe Financiare 5

3 Metodologjia e Kerkimit ne Finance 5

4 Ekonometri e Aplikuar 5

5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6

6 Banking 5

7 Analiza e Raporteve Financiare 5

8 Strategji e Korporatave Financiare/Strategji Financiare (Raste Studimore) 5

9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6

10 Teme Diplome 12

Page 21: UDHËRREFESI I STUDIMIT

21

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Master professional / Menaxhimi i Sigurimeve

Master professional / Marketing dhe Reklama

5 6

Tregu i sigurimeve në vendin tonë po vjen duke u zgjeruar në mjaftë fusha të reja. Një prirje e tillë kërkon domosdoshmërisht profesionistë të përgatitur, jo vetëm për lidhjen e kontratave të sigurimeve, por edhe për të përllogaritur efektet e tyre finaciare. Masteri në Menaxhimine Sigurimeve pranë Luarasit përmbush më së miri nevojën e tregut për këta specialistë. Ky program studimi përfshin:

Në Shqipëri ka dhjetra televizione, radio, gazeta, portale dhe blogje, të cilat jetojnë me të ardhurat e siguruara nga finacimi i reklameve dhe promocioneve të bizneseve të ndryshme. Masteri Marekting dhe Reklama përgatit sepcialist që shërbejnë si një urë lidhëse mes biznesit dhe medias. Të diplomuarit në këtë master janë arkitektët e suksesit te produkteve apo sherbimeve te sponsorizuara. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Legjislacioni per Sigurimet 6

2 Sigurimi i Jo Jetes 5

3 Sigurimi i Jetes dhe Pensioneve 5

4 Menaxhimi dhe drejtim Biznesi ne Sigurime 5

5 Tregjet Financiare dhe tregu i Sigurimeve 6

6 Menaxhim Risku ne Sigurime 5

7 Menaxhimi i Demeve dhe Ri-Sigurimet 5

8 Bazat e Aktuaristikes/Etika e Biznesit 5

9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6

10 Teme Diplome 12

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Menaxhim Bashkekohor i Marketingut 6

2 Menaxhim i Reklames dhe Komunikimi ne Marketing 5

3 Sjellje Konsumatore 5

4 Menaxhimi i PR dhe Marketing Korporatash 5

5 Metodologjia e kerkimit ne Marketing 6

6 Marketingu dhe Inovacioni 5

7 Menaxhimi i Cilesise dhe Standardeve 5

8 Psikologji Marketingu/Etika e Biznesit 5

9 Praktike dhe Zhvillim Karriere 6

10 Teme Diplome 12

Page 22: UDHËRREFESI I STUDIMIT

22

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

FAKULTETI I TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi në të dy ciklet: Bachelor dhe Master. Programet e këtij fakultetit janë nga më të të parapëlqyerat prej gjeneratës së re, sepse teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit kanë ndikuar dhe po ndikojnë fuqimisht në globalizmin e kulturës dhe komunikimit, kujdesin shëndetësor, shërbimet publike, aktivitetet kulturore, veprimtarinë qeversisëse, biznesin, edukimin në distancë, sistemin bankar, aeronautikën, aviacionin, mbrojtjen, shërbimet intelegjente, kërkimin shkencor, rrjetet sociale, postën elektronike, tregëtinë online, telefoninë celulare, teknologjitë audiovizive etj etj.

Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit ofron programe studimi që u japin mundësinë studenteve të formohen me njohuritë e duhura teorike e praktike për të punuar e kontribuar në këto fusha kaq të rëndësishme e të larmishme. Universiteti Luarasi ofron të gjithë

Dr. Gentian HoxhalliPËRGJEGJËS I DEPARTAMENTIT TË MATEMATIKËS DHE STATISTIKËS

Prof. Dr. Adriana GjonajPËRGJEGJËSE E DEPARTAMENTIT TË INFORMATIKËS EKONOMIKE

infrastrukturën moderne laboratorike si dhe një staf akademik mjaftë të kualifikuar për të marrë përsipër këtë sfidë kaq tërheqëse. Oferta jonë i përgjigjet më së miri kërkesave në rritje të tregut, duke garantuar një shkallë të lartë punësimi, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Prof.Asoc. Dr. Indrit BaholliDekan - Fakulteti i Teknologjive të Informacionit dhe Inovacionit

Page 23: UDHËRREFESI I STUDIMIT

23

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Nr. Viti i parë 60 ECTS

1 Mikroekonomi 5

2 Hyrje ne teknologji informacioni 4

3 Shkrim akademik dhe metoda kerkimi 5

4 Algoritmike dhe hyrje ne programim C++ 6

5 Menaxhim i biznesit 5

6 Hyrje ne menaxhimin e sistemeve te informacionit 5

7 Makroekonomi 5

8 Strategjite e komunikimit per teknologjine e informacionit 5

9 Arkitekture kompjuteri 6

10 Menaxhimi i inovacioneve 6

11 Anglisht 1 4

12 Matematike 1 4

Nr. Viti dytë 60 ECTS

1 Organizim i sistem. kompjuterike/sistemet e operimit 5

2 Bazat e statistikes 4

3 Matematike 2 4

4 Hyrje ne sistemet e informacionit te biznesit 5

5 Strukture te dhenash 6

6 Object-oriented programming hyrje ne java 6

7 Zhvillimi i aplikacioneve-Strategjia dhe qeverisja e sistemeve te informacionit 5

8 Lidershipi dhe etika ne vendimarrje 5

9 Web design dhe programming 6

10 Siguria dhe rreziqet e sistemeve te informacionit 5

11 Cloud computing - sistemet e-business 5

12 Anglisht biznesi 4

Nr. Viti tretë 60 ECTS

1 Menaxhim i rrjetave kompjuterike 6

2 Hyrje ne teorine e bazave te te dhenave 6

3 Inteligjence biznesi dhe datamining 6

4 Dizenjimi dhe inovacioni i biznesit digjital 6

5 Hyrje ne inxhinieri softëare-ike 6

6 Statistike e biznesit 4

7 Tregtia elektronike dhe sistemet enterprise 5

8 Hyrje ne menaxhim projektesh 6

9 Praktike dhe zhvillim karriere 6

10 Tema diplome 9

Programet e StudimitBachelor BA/ Informatikë Ekonomike Bachelor BA/ Teknologji

Informacioni dhe Inovacioni1 2

Ky program studimi synon të pajisë studentët me njohuritë bazë në fushën e informatikës ekonomike. Në përfundim të studimeve të këtij programi, të diplomuarit mund të punësohen në një spektër të gjere profilesh pune, si business and data analist, specialist në fushën e informatikës, në tregun e komunikimeve elektronike, në telekomunikacion e media elektronike, si auditues sistemesh informacioni e kompjuterike, etj. Ky program studimi përfshin:

Ky program synon jap njohuri bazë në fushën e teknologjise se informacionit dhe inovacionit, duke vënë theksin në formimin e tyre teorik e praktik. Ky program përmbush kërkesat e tregut të sotëm të punes, duke u mundësuar të dilpomuarve të punësohen në administratën publike e private, në korporata bankare, korporatat e telekomunikacionit si dhe në shumë institucione tjera të kësaj natyre brenda dhe jashtë vendit. Ky program studimi përfshin: Nr. Viti i parë 60 ECTS

1 Mikroekonomi 5

2 Hyrje ne teknologji informacioni 4

3 Shkrim akademik dhe metoda kerkimi 5

4 Algoritmike dhe hyrje ne programim C++ 6

5 Menaxhim i biznesit 5

6 Hyrje ne menaxhimin e sistemeve te informacionit 5

7 Makroekonomi 5

8 Bazat e kontabilitetit 5

9 Arkitekture kompjuteri 6

10 Menaxhimi i inovacioneve 6

11 Matematike 1 4

12 Anglisht 1 4

Nr. Viti dytë 60 ECTS

1 Bazat e finances 5

2 Bazat e statistikes 4

3 Matematike 2 4

4 Bazat e marketingut 5

5 Strukture te dhenash 6

6 Programim i orientuar ne objekte - hyrje ne java 6

7 Drejtim financiar- menaxhim i operacioneve 5

8 Kontabilitet financiar 5

9 Web design dhe programim 6

10 Organizim i sistemeve kompjuterike dhe sistemet e operimit 5

11 Histori e ekonomise dhe mendimit ekonomik 5

12 Anglisht biznesi 4

Nr. Viti tretë 60 ECTS

1 Menaxhim i rrjetave kompjuterike 6

2 Hyrje ne teorine e bazave te te dhenave 6

3 Inteligjence biznesi dhe datamining 6

4 Dizenjim, menaxhim, implementim i sistemeve te teknologjise se informacionit 6

5 Hyrje ne inxhinieri softëare-ike 6

6 Statistike e biznesit 4

7 Tregjet financiare - menaxhim marketingu 5

8 Hyrje ne menaxhim projektesh 6

9 Praktike dhe zhvillim karriere 6

10 Tema diplome / provim i pergjithshem perfundimtar 9

Page 24: UDHËRREFESI I STUDIMIT

24

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Master i shkencave / Teknologji e Informacionit dhe Inovacionit

MA/Master

Cikli i dytë studimeve

1

Ky program studimi synon të krijojë një lidhje të ngushtë mes teknologjisë se informacionit dhe biznesit. Qëllimi i tij është të përgatisë profesionistë me formim të lartë për aplikimin dhe zbatimin e teknologjive inovative. Të diplomuarit në këtë program studimi mund të punësohen, si në sektorët publik e privat, ashtu edhe në sistemin financiar e bankar, telekomunikacion etj. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti parë 60 ECTS

1 Zhvillimi i aplikacioneve dhe sherbimeve web 6

2 Menaxhimi i sistemeve te informacionit 6

3 Inxhinieri sofëare-ike 6

4 Bazat e teknologjise se informacionit 6

5 Lidershipi dhe etika e vendimarrjes 6

6 Marketimi dhe inovacioni 6

7 Hartim dhe menaxhim projektesh ne teknologji informacioni 6

8 Projektim dhe analize e sistemeve te bazave te te dhenave 6

9 Bazat e sipermarrjes dhe inovacioni / Etika dhe teknologji 6

10 Menaxhimi dhe siguria e rrjetave kompjuterike 6

Nr. Viti dytë 60 ECTS

1 Metoda kerkimi te avancuara ne teknologji informacionit 6

2 Menaxhimi strategjik i teknologjise dhe inovacionit 6

3 Kreativiteti dhe dizenjimi per inovacionin 6

4 Auditimi i sistemeve te informacionit 6

5Bazat e sistemeve te sigurise se informacionit / Siguria e sistemeve dhe aplikacioneve

6

6 Praktike dhe zhvillim karriere 12

7 Tema diplome 18

Master Profesional / Siguria Kibernetike

2

Programi i masterit profesional në Sigurinë Kibernetike synon të transmentojë njohuri të thelluara për rreziqet e kërcënimet kibernetike si dhe mbi teknologjitë e reja për sigurinë e informacionit. Në përfundim të këtij programi, të diplomuarit mund të punësohen në profilin e sigurise se informacionit pranë institucioneve te ndryshme të administratës publike e private, të korporatave bankare e telekomunikacionit etj. Ky program studimi përfshin:

Nr. Viti i pare 60 ECTS

1 Menaxhimi i bazave te te dhenave te sigurta 6

2 Menaxhimi dhe siguria e rrjetave kompjuterike 6

3 Siguria e sistemeve dhe aplikacioneve 6

4 Siguria e informacionit dhe siguria kibernetike ne organizate 6

5 Bazat e teknologjise se informacionit 6

6Themelimi dhe menaxhimi i sigurise kibernetike / Qeverisja dhe menaxhimi i sigurise kibernetike

5

7 Hakerimi etik dhe testi i nderhyrjeve ne rrjet 6

8 Etika dhe teknologjia / Ligji i sigurise kibernetike, pajtueshmeria dhe etika 5

9 Praktike dhe zhvillim karriere 8

10 Tema diplome 11

w w w. l u a r a s i - u n i v. e d u . a l

Page 25: UDHËRREFESI I STUDIMIT

Qendra e Kërkimit Shkencor, Projekte dhe Inovacionit “FAB”

FAB me një staf kërkuesish shkencorë dhe pedagogësh mjaft ambiciozë, synon të përfshijë Universitetin Luarasi në mënyrë aktive në bashkëpunime me universitete, konsorciume kërkimore si dhe programe zhvillimore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Qendra FAB lehtëson zhvillimin dhe implementimin e projekteve në fushat si:

Ekonomi, Drejtësi dhe Teknologji Informacioni

dhe Inovacion, me synim përfshirjen e stafit akademik,

kërkuesve të rinj dhe studentëve në projekte

për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore, studime

të orjentuara nga politikbërja dhe iniciativa të tjera qe lidhen

ngushtë me arsimin e lartë.

Page 26: UDHËRREFESI I STUDIMIT

26

Në 15 vite rrugetim akademik Univeresiteti “Luarasi” ndërtoi standarde të spikatura cilesie dhe pergjegjesie sociale, të cilat tashmë janë kthyer në një traditë të konsoliduar. Besueshmëria publike për Luarasin është një vlerë e arritur falë punës së palodhur të pedagogëve që kanë kontribuar ndër vite, si dhe të shumë brezave të studentëve te cilet u formuan dhe dolen nga auditoret e këtij universiteti.

Page 27: UDHËRREFESI I STUDIMIT
Page 28: UDHËRREFESI I STUDIMIT

28

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

APLIKIMET & PRANIMET

Si vijon, disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me fillimin e studimeve në Universitetin Luarasi

Cilat janë dokumentet e kërkuara për pranim në ciklin Bachelor? Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar;

Numri i matrikulimit të maturës shtetërore;

Fotokopje e noterizuar e listës së notave;

Kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në Universitetin “Luarasi”

Fotokopje e kartës së identitetit (ID);

2 Fotografi për dokumentet

Cilat janë dokumentet e kërkuara për pranim në ciklin Master? Kopje e noterizuar të diplomave të ciklit të pare që studenti ka fituar;

Fotokopje e noterizuar e listës së notave të ciklit të pare;

Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar;

Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj në një nga qendrat e licensuara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

Kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në Universitetin “Luarasi”

Fotokopje e kartës së identitetit (ID)

2 Fotografi për dokumentet

Si mund të transferohem në Universitetin Luarasi? Kërkesa me shkrim për transferimin e studimeve;

Vërtetim çregjistrimi nga programi i mëparshëm;

Listë notash me kredite;

Dëftesa e shkollës së mesme e noterizuar

Programi i plotë i studimit

Kopje kontratës së lidhur në kohën e regjistrimit të studentit në IAL-në përkatëse dhe kopje e dokumentit që vërteton zgjidhjen e kontratës;

Fotokopje e kartës së identitetit (ID);

2 Fotografi për dokumentet

Page 29: UDHËRREFESI I STUDIMIT

29

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

w w w. l u a r a s i - u n i v. e d u . a l

Page 30: UDHËRREFESI I STUDIMIT

30

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Bursat në Universitetin “Luarasi”Universiteti Luarasi vendos çdo vit një numur të caktuar bursash në dispozicion për studentët. Aktualisht në Universitetin Luarasi mbi 102 studentë janë përfitues të bursave të plota ose të pjesshme.

102STUDENTË TË RINJKANË FITUAR BURSAPËR VITIN AKADEMIK2018 - 2019

A. Bursat e Ekselencës (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 100%)

A. 1 Bursa ekselence 1-vjeçare për maturantët përfitohet nga maturantët me mesatare të ponderuar 10.00 si dhe fituesit e vendit të pare të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në matematikë, fizikë, ekonomi, etj.

A. 2 Bursa ekselence 1-vjeçare për studentët që vazhdojnë studimet në Universitetin “Luarasi” dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare 10.00.

B. Bursa SocialeB.1 Bursa sociale për studentët: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)Për aplikantët që vërtetojnë se i përkasin shtresave vulnerabël të shoqërisë:

për fëmijët e policit ose ushtarakut të rënë në detyrë; jetimët deri në moshën 25 vjeç ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate se është person me aftësi të kufizuara; që vetë deklarojnë/vërtetojnë se janë romë apo ballkano-egjiptian.

B.2 Bursa sociale për studentët që vërtetojnë si më poshtë: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit deri në 50%)

Anëtarë të familjeve në nevojë ekonomike: Bursë 50% - 144.000 lekë të ardhura në vit; Bursë 40% - 244.000 lekë të ardhura në vit Bursë 30% - 480.000 lekë të ardhura në vit Bursë 20% - 528.000 lekë të ardhura në vit Bursë 10% - 600.000 lekë të ardhura në vit

Page 31: UDHËRREFESI I STUDIMIT

31

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

C. Bursa Lidershipi (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)

Për të rinjtë aktivë që angazhohen dhe dinë të angazhojnë të tjerë. Të rinjtë që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë.

janë aktivistë të shoqërisë civile; kanë eksperiencë në projekte kombëtare dhe ndërkombetare; kanë kryer punë vullnetare që i shërbejnë publikut dhe të mirës publike; kanë spikatur në forumet rinore të partive kryesore politike,

D. Bursa Promovimi (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)

Për aplikantët që vërtetojnë se kanë prirje dhe arrijnë të spikatin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca, pëmes certifikatave dhe dëshmive të ndryshme.

E. Bursë për transferimin e studimeve (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 25%)Për studentët që transferojnë studimet nga Universitetet e tjera partnere pranë Universitetit “LUARASI”.

F. Bursë MbështetjejeStudentët nga e njëjta familje, duhet të jenë në një certifikatë familjare dhe të kenë lidhje familjare si më poshtë: Motër – Vëlla; Motër – Motër; Vëlla – Vëlla; Prind – Fëmijë të cilët janë në të njëjtën certifikatë familjare; dhe Burrë – Grua do të përfitojnë zbritje të tarifës së studimit në formë burse, si më poshtë:

Studenti i parë 100% Studenti i dytë 75% Studenti i tretë 50%

Apliko për Bursë!

Këtë vit Universiteti “LUARASI” do të ofrojë 100 bursa në total

për studentët, duke marrë për bazë përkushtimin e tyre ndaj studimit.

Kriteret e Aplikimit Për Bursë Ekselence - Lista e notave e noterizuar

Për Bursë Promovimi & Lidershipi - CV artististike, dëshmi angazhimi shoqërore dhe politik, bashkëngjitur certifikatat apo dokumentacion tjete përkatëse

Për Bursë Sociale - Çertifikatë familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)

Page 32: UDHËRREFESI I STUDIMIT

32

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

565STUDENTË KANË FITUAR BURSA DHE JANË MBËSHTETUR FINACIARISHT PËR TË PËRBALLUAR STUDIMET E TYRE*Gjatë viteve akademike 2012 - 2019

Zyra e studentit dhe e Këshillimit të karrierës Zyra e studentit dhe e Këshillimit të karrierës, ka për mision të mbështesë dhe inkurajojë studentët dhe alumnit për një përqasje më të mirë në tregun e punës, duke rritur keshtu numrin e te punesuarve siapas programeve të tyre të studimit.

Çfare do të gjeni pranë Zyrës se Studentit dhe Keshillimit të Karrieres, në Universitetin Luarasi?

Workshope të cilat zhvillohen në formën e seminareve, ku studentet orientohen për një temë të caktuar, dhe shkëmbejnë njohuritë e tyre.

Trajnime të cilat kanë si qellim përmirësimin e aftësive dhe rritjen e performancës se studentit në përputhje me fushën e tij të studimit.

Informacione ne lidhje me bursat e studimit qe ofrohen jashte vendit, mbi testet nderkombetare te gjuhes se huaj etj.

Angazhimin Vullnetar e shikojme si pjesë të rendesishme të veprimtarisë studentore për të ndërmarrë aktivitetete vullnetare në shërbim të universitetit dhe komunitetit.

Internshipet si një mundësi për konkretizimin e njohurive teorike pranë institucioneve të ndryshme, si dhe për të krijuar nje perceptim real mbi mjedisin e punës.

Leksionet e hapura, ku trajtohen tema te ndryshme nga profesionistë të fushave të ndryshme, si një mundësi për zgjerimin e thellimine njohurive të trajtuara në auditore.

Mundesi punesimi sepse qendra e karrieres sherben si ure lidhese mes studenteve dhe tregut te punes, duke krijuar kontaktet e duhura me punedhenes potencialë.

Zyra e studentit dhe Keshillimit tekarrieres ne Universitetin Luarasi, ndjek një sërë projektesh me interes si “Te njohim fakultetin”, “Klubi i debatit”, “Panairi virtual i punes”, “Dita e informimit”, “Te mbeshtesim moshat e treta”, “Klubi Ekonomistet e Rinj”, “Klubi i Vullnetarëve”, “Klubi Novus”, “Klubi Justicia”, “Klubi i Sportit” etj.

Page 33: UDHËRREFESI I STUDIMIT

33

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Page 34: UDHËRREFESI I STUDIMIT

34

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Alumni “Luarasi”Roli i kësaj zyre është të krijojë dhe zgjerojë një marrëdhënie të vazhdueshme ndërmjet Universitetit Luarasi dhe ish-studentëve të tij, të cilët tashmë janë të diplomuar. Qellimi yne eshte te ndertojme marrëdhënie të reja me studentet e rinj dhe te forcojmë marredheniet

me studentet e diplomuar. Kjo zyre nxit interesimin dhe pjesëmarrjen e studentëve dhe alumni në jetën e Universitetit, duke synuar ndërveprimin midis dy grupeve, përmes përfshirjes se tyre në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.

Nuk e pata aspak të vështirë të marr vendimin për të zgjedhur rrugën e suksesit në jetë, ishte “Luarasi”. Këtu kam mundësinë të marr dije nga emrat më në zë të sistemit të drejtësisë, të njoh anën shkencore, praktike dhe profesionale. “Luarasi” është institucioni që të përsos me dituri dhe të inspriron për kërkimin e saj.

ALSAED SINANIJurist, Bashkia Shkodër

“Luarasi” ishte zgjedhja e parë. Ky institucion mbart një traditë disavjecare, një reputacion të lartë dhe staf profesionist të përbërë nga emrat më të shquar të sistemit të drejtësisë. Pas mbarimit të 3 viteve studimi në këtë universitet jam e bindur se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe këtë zgjedhje do tua sugjeroja kujto që sikurse unë, ka pasion drejtësinë dhe dëshiron të studiojë në këtë fushë.

SILVANA RAMADANIJuriste, Kontrolli i Lartë i Shtetit

Unë kam pasur nderin dhe kënaqësinë e të qenurit studente, alumni, anëtare e stafit akademik dhe së fundmi pjesë e Rektoratit të “Luarasi”. Gjatë gjithë këtyre viteve në “Luarasi” mund të dëshmoj për angazhim maksimal të stafit pedagogjik në përgatitjen e brezave të rinj qytetar dhe profesionist, për një atmosferë bashkëpunimi dhe meritokracie, për një institucion që reflekton vlera!

DR. BLERINA SHKURTIPërgjegjëse e Departamentit të së Drejtës Private Universiteti “Luarasi”

Page 35: UDHËRREFESI I STUDIMIT

35

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Këshilli Studentor “LUARASI”

Këshilli Studentor është një organizim i pavarur pranë Unuversitetit Luarasi. Ai ka per detyrë të garantojë të drejtat e studentëve dhe ti nxisë atë të përfshihen në mënyrë sa më aktive në jeten studentore. Objekt i punës së këtij këshilli është përmirësimi i cilësisë e jetës studentore, përpjekje për rezultate sa më të larta; rritja e cilësinë e mësimnxënies, nxitja e frymës së bashkëpunimit me pedagogët, nxitja e punës kërkimore shkencore etj. Studentët e Luarasit janë të përfaqësuar në jetën institucionale të universitetit, si Senati Akademik, Njësia e Sigurimit të Brëndshëm të Cilësisë, Këshilli Studentor; “ Skuadra e Rektorit” etj.

Si një alumni i Luarasit dëshmoj se “Luarasi” ka një program shumë të mirë akademik, me një angazhim të thellë dhe të qëndrueshëm në arsimin dhe kualifikimin ligjor të studentëve. “Luarasi” ofron programe universitare bashkëkohore në studimin e së drejtës dhe të ligjit, duke i pajisur studentët me aftësi në arsyetimin dhe argumentimin ligjor. KU “Luarasi” ka një staf akademik tepër të përgatitur. Çfarëdo qofshin qëllimet tuaja të karrierës, “Luarasi” mund tua japi arsimim e duhur për arritjen e tyre.

SOKOL SHEHUGjyqtar

Te “Luarasi” kam gjetur pedagogë frymëzues, dhe studentë brilantë, të cilët së bashku përfaqësojnë njëherazi traditën dhe të ardhmen e Shqipërisë.”

ENDRIT SHABANI(PhD candidate Oxford, UK) “Këshilli ynë studentore është

një bashkim vlerash humane, të cilat përpiqemi ti përçojmë dhe në veprimtaritë e ndryshme brenda e jashtë procesit mësimor. Universiteti Luarasi, ju mirëpret!”

RENIS VANGJELAJKryetar i Këshillit StudentorStudent i vitit të tretë i Fakultetit Ekonomik

Page 36: UDHËRREFESI I STUDIMIT

36

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Biblioteka

Biblioteka e Universitetit Luarasi ofron kushtet më të mira për konsultimin e literaturës si për studentët dhe për stafin akademik. Biblioteka ka nje fond te pasur me libra ne gjuhen shqipe e te huaj për të gjitha programet e studimit të këtij universiteti. Po ashtu biblioteka elektronike Luarasi është nëj oportunitet tjetër për shfrytëzimin e literaturës për qellime mesimore e kërkimore.

Për shoqërinë e informacionit në të cilën jetojmë, sistemet bibliotekare janë infrastrukturë themelore e domosdoshme, jo vetëm në ndihmë të procesit të përditshëm mësimor dhe shkencor, por në ndihmë të formimit të qytetarit evropian

Page 37: UDHËRREFESI I STUDIMIT

37

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

KONTAKTE TË VLEFSHMESekretare mësimore për ciklin e dytë masterReta MuçajTel: +355 692411073, Email: [email protected]

CIKLI I PARË I STUDIMEVE

CIKLI I DYTË I STUDIMEVE

Majlinda GjoniTel:+355 688767923, Email: [email protected]

Ofron të gjitha shërbimet për studentët dhe të interesuarit e tjerë lidhur me administrimin e dokumentacionit, dhënien e informacionit për programet e studimit, regjistrimi i studentëve, etj

Sekretaria Mësimore

KONTAKTE TË VLEFSHMEKryesekretare - Luljeta GuskaTel: +355 696140573E-mail: [email protected] Sekretare e Fakultetit të Drejtësisë - Silva Vlashi

Tel: +355 684010045 Email: [email protected] e Fakultetit Ekonomik - Aida HazizajTel: +355 692656615Email: [email protected]

Page 38: UDHËRREFESI I STUDIMIT

Universiteti Luarasi është i vendosur afër qendrës së Tiranës, lehtësisht i arritshëm nga të gjitha hyrjet kryesore në qytet, nga rruga e Elbasanit, rruga e Durrësit dhe rruga e Kavajës.

SI TË NA GJENI

Page 39: UDHËRREFESI I STUDIMIT

39

Zgjidh diplomën tënde!w w w. l u a r a s i - u n i v. e d u . a l

Page 40: UDHËRREFESI I STUDIMIT

40

UD

HËRREFYESI I STU

DIM

IT 2019 - 2020

Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H. 1, Kodi Postar 1010, Njësia Admin 2 – Tiranë. Tel.: +355 696026900/ 688030950Email: [email protected]

facebook.com/luarasieducation/

instagram.com/universitetiluarasi/

w w w. l u a r a s i - u n i v. e d u . a l

Dizajni grafik: A

rben H

amzallari