53
UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d’Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/REG/2005/3 21 janar 2005 ___________________________________________________________________________ RREGULLORE NR. 2005/3 MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Duke marrë parasysh Rregulloren e ndryshuar të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 1999/1 të datës 25 qershor 1999 mbi Autorizimin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, Në përputhje me nenin 8.1 (q) dhe (r) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001) dhe pas konsultimit me anëtarët e Këshillit ekonomik dhe fiskal dhe me Qeverinë, Duke i marrë parasysh përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në bazë të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/12 për themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Me qëllim të autorizimit dhe mundësimit të kërkimit, nxjerrjes dhe përpunimit të sigurt të xeheve në Kosovë në përputhje me praktikat ndërkombëtare përkatëse, të pranueshme dhe të qëndrueshme nga aspekti mjedisor, duke rregulluar dhe mbikëqyrur industrinë e xehetarisë ku përfshihet mbledhja, menaxhimi dhe arkivimi i të dhënave gjeoshkencore për të mirën e Kosovës, Me anë të kësaj shpall PJESA 1 FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET Neni 1 Fushëveprimi

UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission

in Kosovo

UNMIK

NATIONS UNIES Mission d’Administration

Intérimaire des Nations Unies au Kosovo

UNMIK/REG/2005/3

21 janar 2005 ___________________________________________________________________________

RREGULLORE NR. 2005/3

MBI MINIERAT DHE MINERALET NË KOSOVË

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë me Rezolutën 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Duke marrë parasysh Rregulloren e ndryshuar të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) nr. 1999/1 të datës 25 qershor 1999 mbi Autorizimin e Administratës së Përkohshme në Kosovë, Në përputhje me nenin 8.1 (q) dhe (r) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001) dhe pas konsultimit me anëtarët e Këshillit ekonomik dhe fiskal dhe me Qeverinë, Duke i marrë parasysh përgjegjësitë e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në bazë të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2002/12 për themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, Me qëllim të autorizimit dhe mundësimit të kërkimit, nxjerrjes dhe përpunimit të sigurt të xeheve në Kosovë në përputhje me praktikat ndërkombëtare përkatëse, të pranueshme dhe të qëndrueshme nga aspekti mjedisor, duke rregulluar dhe mbikëqyrur industrinë e xehetarisë ku përfshihet mbledhja, menaxhimi dhe arkivimi i të dhënave gjeoshkencore për të mirën e Kosovës, Me anë të kësaj shpall

PJESA 1 FUSHËVEPRIMI DHE PËRKUFIZIMET

Neni 1

Fushëveprimi

Page 2: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

2

1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë që kanë të bëjnë me kërkimin, eksploatimin, xehetarinë dhe përpunimin e xeheve në Kosovë. 1.2 Komisioni është i autorizuar që nga fushëveprimi i kësaj Rregulloreje të përjashtojë veprimtaritë që kanë të bëjnë me xehet që ndodhen jo më thellë se gjashtëdhjetë (60) centimetra prej sipërfaqes së tokës.

Neni 2 Përkufizimet dhe interpretimi

2.1 Secila prej shprehjeve të mëposhtme e ka kuptimin e caktuar, kurdo që përdoren në këtë Rregullore, përveç nëse konteksti në të cilin paraqitet ajo shprehje është e qartë se ka për qëllim një kuptim tjetër: “Xehetari zejtare” është nxjerrja në shkallë të ulët e minerareve për ndërtim nga persona privatë me dorë, duke përdorur vegla tradicionale dhe traktorë të lehtë apo mjete të tjera transportuese të lehta, që nuk i përfshin plasjet, gërmuesit mekanikë, gurëthyesit, shiritat transportues ose ndonjë makineri tjetër të rëndë. “Program i xehetarisë zejtare” e ka kuptimin që i është caktuar në nenin 44.3 (h). “Vend i xehetarisë zejtare” është hapësira e cila është caktuar si vend për xehetari zejtare në pajtim me pjesën VII të kësaj Rregulloreje”. “Organizatë biznesi” është organizata e biznesit e themeluar dhe aktualisht e regjistruar në përputhje me ligjin në fuqi në Kosovë. “Margjina e shpenzimeve të parave të gatshme” është shuma e fituar nga zbritja e shpenzimeve operative nga të hyrat ku: (a) “Shpenzime operative” janë shpenzimet e paguara ose ato të shkaktuara në lidhje me xehetarinë dhe në lidhje me përpunimin e minerareve në fjalë pas fillimit të prodhimit prej zonës së xehetarisë e që nuk janë: (i) Shpenzime kapitale më të mëdha se pesë mijë euro (5.000 €), (ii) Amortizim dhe (iii) Obligime financiare, ku përfshihen kamatat, pagesat dhe obligimet e ndërlidhura dhe (b) “Të hyra” janë vlera bruto e të gjitha shumave të pranuara ose që duhet t’i paguhen të licencuarit si rezultat i shitjes ose bartjes së të drejtave në minierare apo xehe në çfarëdo formë a vendi, qofshin ato të panxjerra, të nxjerra ose të përpunuara.

Page 3: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

3

“Komision” është Komisioni i pavarur për miniera dhe minerale i themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/2 të datës 21 janar 2005 mbi themelimin e Komisionit të pavarur për miniera dhe minerare. “Minerare për ndërtim” janë të gjitha mineraret dhe materialet e lidhura me to që eksploatohen ose që përdoren për qëllime të industrisë ndërtimore, ku përfshihen rëra, zhavori, guri gëlqeror, mermeri, argjila për çimento, tebeshiri, shapi, andeziti, bazalti, duniti, diabazikët, graniti, shtufi, shisti, shisti argjilor, rrasat, guri ranor, rëra e kuarcit, deltina dhe përzierjet. “Vlerësim i ndikimit në mjedis” është vlerësimi për përcaktimin e pasojave të mundshme në mjedis nga veprimtaritë e kërkimit ose xehetarisë të përkufizuar në Ligjin mbi mjedisin. “Minerare energjetike” janë hidrokarburet e ngurta, burimet gjeotermike, urani, hidrokarburet e lëngëta dhe të gazta që nuk janë vajgur dhe uji që mund të përdoret si burim gjeotermik apo burim i prodhimit të rrymës elektrike. “Studim” dhe “Kërkim” do të thotë çdo veprimtari e ndërmarrë për përcaktimin e ekzistimit, të sasisë dhe vlerës së përafërt të ndonjë xeheje. “”Zonë kërkimi” është zona në të cilën zbatohet licenca për kërkim. “Licencë për kërkim” është autorizimi zyrtar me shkrim i lëshuar nga Komisioni në bazë të pjesës III të kësaj Rregulloreje. “Punë kërkimore” do të thotë përpilimi i hartave gjeologjike, marrja e mostrave të dheut dhe gurëve, hapja e kanaleve, shpimet, vëzhgimi gjeofizik dhe veprimtaritë e ngjashme që kryhen për qëllime kërkimore apo për qëllime të tjera. “Program kërkimor” e ka kuptimin që i është përcaktuar në nenin 21.1 (e) të kësaj Rregulloreje. “Ligji mbi mjedisin” është Ligji nr. 2002/8 i datës 16 janar 2003, “Ligji për mjedisin” i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/9 të datës 15 prill 2003. “Burime gjeotermike” janë burimet e energjisë që kanë të bëjnë me nxehtësinë dhe që fitohen prej nxehtësisë së prodhuar prej proceseve gjeofizike natyrore të brendisë së tokës. “Minerare industriale” përfshin grafitin, korundin, kuarcin (për qëllime industriale), boksitin, olivinin, cianitin, andaluzitin, silimanitin, volastonitin, azbestin, tallkun, pirofilitin, muskovitet dhe mikat tjera, vermikulin, kalinën, feldspatin, nefelinën, leucitin, skapolitin, apatitin, baritin, kalcitin, dollomitin, magnezitin, fluoritin, sulfurin, fosfatet, gjipsin, betonitin, dheun diatomik, dheun për “rrafshim”, “palygorsite”, atapulgjitin, sepiolitin, kripën, anhidratin, gjipsin, perlitin, celestitin, mineraret e borit, kriolitin dhe piritin dhe përfshin ujin sipas përkufizimit të mëposhtëm.

Page 4: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

4

“Ligji mbi qasjen në dokumentet zyrtare” është Ligji nr. 2003/12 i datës 16 tetor 2003, “Ligji mbi qasjen në dokumentet zyrtare” i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2003/32 të datës 6 nëntor 2003. “Licencë” do të thotë licenca për kërkime, licenca për mbajtje ose licenca për xehetari. “Zonë e licencuar” është zona fizike-gjeografike e përcaktuar në licencë në të cilën mund të kryhen veprimtaritë e autorizuara me licencën e tillë. “I licencuar” është personi apo personat e emërtuar dhe të autorizuar me anë të licencës. “Hidrokarbure të lëngëta dhe të gazta” do të thotë çdo përbërje organike, e gaztë ose e lëngët ku përbërësit kryesorë janë karboni dhe hidrogjeni. “Minerare metalike” janë mineraret që përmbajnë metalet e mëposhtme: litiumin, rubidiumin, cesiumin, beriliumin, magnezin, stronciumin, radiumin, borin, aluminin, skandiumin, itriumin, metalet e rralla (lantanidet), aktinin, toriumin dhe aktinidet tjera, germaniumin, kallajin, plumbin, arsenikun, antimonin, bizmutin, sulfurin, selenin, telurin, bakrin, argjendin, arin, zinkun, kadmiumin, merkurin, galiumin, indiumin, taliumin, titanin, cirkonin, hafniumin, vanadin, niobiumin, tantalin, kromin, molibdenin, tungstenin, magnezin, reniumin, hekurin, kobaltin, nikelin e platinën dhe metalet e grupit të platinës (MGP). “Xehe” është çdo minerar metalik, minerar industrial, minerar për ndërtim, gurët e çmueshëm ose gjysmë të çmueshëm, mineraret energjetike ose ujin me vlera të mundshme komerciale. “Grup i xeheve” është një shprehje e përgjithshme që i referohet një prej grupeve specifike të xeheve të identifikuara në bazë të përkufizimeve “Minerare metalike”, “Minerare industriale”, “Minerare për ndërtim”, “Gurë të çmueshëm dhe gjysmë të çmueshëm”, “Minerare energjetike” ose “Uji”. “Plan i menaxhimit të xeheve” e ka kuptimin që i është përcaktuar në nenin 61. “Shpenzime minimale për kërkime” është shuma minimale, të cilën i licencuari në bazë të licencës për kërkime duhet ta shpenzojë në punë kërkimore siç është përcaktuar në nenin 23.2 (b) të kësaj Rregulloreje. “Zonë xehetare” është zona në të cilën zbatohet licenca për xehetari. “Licencë për xehetari” është licenca e lëshuar nga Komisioni në bazë të pjesës V të kësaj Rregulloreje. “Veprimtaritë xehetare” janë të gjitha veprimtaritë e ndërmarra me qëllim të kryerjes së punëve xehetare ose eksploatimit të ndonjë xeheje. “Program xehetar” ka kuptimin e përcaktuar me nenin 30.1 (i) të kësaj Rregulloreje.

Page 5: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

5

“Leje” është autorizimi zyrtar me shkrim i lëshuar nga Komisioni për kryerjen e punimeve të posaçme. “Zonë e lejuar” është zona fizike/gjeografike e përcaktuar në leje në të cilën mund të kryhen veprimtaritë e autorizuara me lejen e tillë. “Posedues i lejes” është personi i përcaktuar në leje që ka autorizim për kryerjen e veprimtarive të cilat i autorizon ajo. “Person” është personi fizik apo juridik. “Gurë të çmueshëm dhe gjysmë të çmueshëm” janë diamanti, smeraldi, rubini, safiri, amazoniti, aventurini, berili, krizoberili, krizokola, kordieriti, dioptazi, granati, kuarci (duke përfshirë ametistin, citrinin, gurin kristalor, agatin, karnelianin, shalkedonin, krizoprasin, xhasperin, hialitin, opalin, “sytë e tigrit”), sodaliti, topazi, turmalini dhe tirkizi. “Autoritet publik” është cilido autoritet ekzekutiv qeveritar, organ publik, ministri, departament, agjenci apo ndonjë autoritet tjetër i cili ushtron pushtetin ekzekutiv, ligjvënës, rregullativ, administrativo-publik ose atë gjyqësor. Në këtë kontekst, një veprim konsiderohet si veprim i një “autoriteti publik” edhe nëse është ndërmarrë nga ndonjë organizatë apo ndërmarrje tjetër private, nëse është ushtruar në pajtim me autoritetin e dhënë në bazë të ndonjë akti ose nënakti normativ apo në pajtim me autoritetin e deleguar prej ndonjë autoriteti tjetër publik. “Punë të posaçme” janë (a) Punët kërkimore ku përfshihen; (i) Shpimet, (ii) Hapja e kanaleve, (iii) Marrja e mostrave, duke përfshirë edhe mostrat e papërpunuara,

(iv) Vëzhgimet gjeofizike, ku përfshihen vëzhgimet me anë të aeroplanëve ose metodave elektrike me tension të lartë,

(v) Funksionimi i makinerisë ose pajimeve dhe

(vi) Çdo veprimtari e ndërlidhur e kryer për qëllime të kërkimit të cilat e ndryshojnë apo e çrregullojnë fizikisht sipërfaqen e tokës.

(b) Importimi, transportimi, prodhimi, ruajtja, përdorimi dhe shkatërrimi i mjeteve plasëse për qëllime joushtarake, (c) Fillimi i punëve xehetare ose xehetaria zejtare,

Page 6: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

6

(d) Punë xehetare ku përfshihen: (i) Përdorimi ose funksionimi i makinerisë apo i pajimeve ose (ii) Veprimtaritë tjera që mund të caktohen nga Komisioni, dhe (e) Trajtimi, ruajtja ose përpunimi i minerareve ku përfshihen: (i) Përdorimi ose funksionimi i makinerisë apo pajimeve, (ii) Përdorimi i kemikateve ose agjensave të tjerë ose (iii) Veprimtaritë tjera që mund të caktohen nga Komisioni. “Program i punëve të posaçme” ka kuptimin e përcaktuar në nenin 37.1 (i) të kësaj Rregulloreje. “Vlerësim i resurseve” është dokumenti i përgatitur në përputhje me Kodin e Federatës Evropiane të gjeologëve për raportimin e rezultateve të kërkimeve të minerareve, xeheve dhe rezervave minerare (Kodi për raportim). “Licencë për mbajtje” është licenca e lëshuar nga Komisioni në bazë të pjesës IV të kësaj Rregulloreje. “Pronar kryesor” është personi që ka apo që kontrollon pesë për qind (5%) ose një përqindje më të madhe të pronësisë në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë në ndonjë sipërmarrje. “Hidrokarbur i ngurtë” është linjiti, koksi, qymyri, antraciti dhe cilido material tjetër karbonik i ngurtë. “Marrëveshje mbi të drejtat e sipërfaqes” është marrëveshja mes një kërkuesi, të licencuari ose poseduesi të lejes dhe palës së tretë që i ka regjistruar në mënyrë të ligjshme të drejtat pronësore për një zonë të sipërfaqes të cilën kërkuesi, i licencuari ose poseduesi i lejes propozon që ta shfrytëzojë ose është duke e shfrytëzuar për kryerjen e veprimtarive që mbulohen me këtë Rregullore, e cila arrihet në mes të këtyre palëve me qëllim që kërkuesit, të licencuarit ose poseduesit të lejes t’i lejohet kryerja e atyre veprimtarive. “Uji termik” është uji përgjithësisht nga ndonjë burim ose gejzer, temperatura e të cilit është dukshëm mbi temperaturën mesatare vjetore lokale të ajrit. “Sipërmarrje” është: (a) Çdo ndërmarrje, ortakëri, ndërmarrje e përbashkët, person juridik, shoqatë, projekt, degë, zyrë ose organizatë apo institucion tjetër (pavarësisht prej pronësisë, vendndodhjes ose vendit të biznesit apo themelimit),

Page 7: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

7

(b) Çdo autoritet publik ose (c) Çdo person fizik që punon në emër të ndonjërës nga të mësipërmet. “Ujë” është uji në ose nën sipërfaqen e tokës, i cili është: (a) I përshtatshëm për t’u mbushur në shishe ose për t’u paketuar për shitje komerciale ose (b) I përdorshëm si burim i energjisë termike ose elektrike. 2.2 Përkufizime më të hollësishme për shprehjet e përdorura në këtë Rregullore dhe përkufizimi i shprehjeve të tjera mund të bëhet nga Komisioni, me kusht që këto përkufizime më të hollësishme dhe përkufizimi i shprehjeve të tjera të mos e dëmtojnë funksionalitetin e ndonjë dispozite të kësaj Rregulloreje. 2.3 Fjalët e përdorura në këtë Rregullore në njëjës përfshijnë edhe shumësin dhe e kundërta. Fjalët që shprehin njërën gjini përfshijnë edhe gjininë e kundërt dhe po ashtu përfshijnë referencën në sipërmarrje aty ku konteksti e lejon këtë në mënyrë të arsyeshme. 2.4 Nenet e përmendura janë nenet e kësaj Rregulloreje, përveç nëse shprehimisht thuhet ndryshe. 2.5 Ligjet tjera ose rregulloret e përmendura në këtë Rregullore, sa herë dhe aq sa është e arsyeshme, interpretohen sikur përfshijnë çdo ligj pasues të atij ligji ose rregulloreje si dhe të çdo akti legjislativ plotësues të nxjerrë në mënyrë të ligjshme në pajtim me atë ligj, rregullore ose ligj pasues.

PJESA II DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 3 Kërkimet ose xehetaria e autorizuar

Asnjë person nuk mund të kryejë veprimtari që kanë të bëjnë me kërkime, eksploatim, xehetari ose përpunim të xeheve apo të ndërmarrë ndonjë veprimtari a punë tjetër që rregullohet me anë të kësaj Rregulloreje përveç mënyrës se si është përcaktuar në këtë Rregullore.

Neni 4 Llojet e licencave dhe lejeve

Sipas kësaj Rregulloreje, Komisioni mund t’i jep licencat dhe lejet e mëposhtme:

(a) Licencën për kërkime, të paraparë në pjesën III,

Page 8: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

8

(b) Licencën për mbajtje, të paraparë në pjesën IV, (c) Licencën për xehetari, të paraparë në pjesën V, (d) Lejen për kryerjen e punëve të posaçme, të paraparë në pjesën VI dhe (e) Licencën për xehetari zejtare, të paraparë në pjesën VII.

Neni 5 Kriteri për fitimin e të drejtës

Personi i cili dëshiron të marrë ose të vazhdojë licencën a lejen apo ta jep ose ta merr me bartje licencën ose lejen, ka të drejtë për këtë nëse: (a) Kërkuesi është organizatë biznesi aktualisht e regjistruar e cila ka së paku një drejtor teknik përgjegjës për punët e përditshme teknike të organizatës së biznesit, i cili qëndron në Kosovë më së paku 270 ditë gjatë vitit, ose ndonjë ndërmarrje publike apo shoqërore dhe se gjatë dhjetë (10) vjetëve të fundit kërkuesi dhe asnjëri prej shefave, menaxherëve, drejtorëve ose pronarëve kryesorë:

(i) Nuk është vlerësuar nga gjykata kompetente se ka kryer ndonjë vepër ku përfshihet dhuna, kërcënimi me dhunë, keqpërdorimi, pastrimi i parave, ryshfeti ose pagesë haraçi apo vepër penale e dënueshme me gjashtë (6) muaj burgim sipas ligjit në fuqi për këtë vepër,

(ii) Nuk është shpallur nga ndonjë bankë multilaterale, institucion ose organizatë që ofron fonde për zhvillimin e përgjithshëm, për investime publike ose për rindërtim, pa të drejtë për shkak të sjelljeve të përshkruara më lart,

(iii) Nuk është vlerësuar nga gjykataë kompetente se ka kryer ndonjë vepër të rëndë duke marë pjesë në veprimtaritë e ndonjë organizate kriminale, e përcaktuar si shoqatë e strukturuar, e krijuar gjatë një periudhe kohore dhe që ka vepruar në mënyrë të bashkërenduar për të ardhur deri te përfitimet financiare me anë të veprimtarive të cilat janë kriminale apo të kundërligjshme aty ky kryhen,

(iv) Nuk është vlerësuar nga gjykata kompetente se ka kryer ndonjë vepër të mashtrimit apo vepër të barazvlershme me mashtrimin,

(v) Nuk është gjobitur ose ndëshkuar nga ndonjë autoritet publik për bërjen e qëllimshme të shtrembërimeve materiale në ndonjë dokument a deklaratë të dhënë autoritetit publik dhe se gjoba apo ndëshkimi i tillë nuk është shfuqizuar apo anuluar nga gjykata kompetente,

Page 9: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

9

(vi) Nuk është akuzuar ose dënuar në Kosovë për vepër penale të dënueshme me së paku gjashtë (6) muaj burgim dhe nëse është akuzuar, çështja e tij pritet të zgjidhet nga gjykata.

(b) Kërkuesi,

(i) Në dy (2) vitet e fundit nuk është shpallur në falimentim apo josolvent nga ndonjë gjykatë kompetente,

(ii) Nuk është duke u likuiduar apo administruar nga ndonjë gjykatë kompetente,

(iii) Aktualisht nuk është në ujdi apo marrëveshje me kreditorët e tij që parashohin shtimin ose zvogëlimin e kushteve të pagesës për shkak se kërkuesi paraprakisht nuk ka mundur t’i përmbushë me kohë obligimet e veta,

(iv) Aktualisht nuk i është nënshtruar ndonjë urdhri gjyqësor apo administrativ me të cilin pezullohen ose kufizohen pagesat nga ai ose për të, e që si pasojë ka humbjen e pjesërishme apo të plotë të së drejtës për ta administruar ose për të shitur pronën e tij,

(v) Aktualisht nuk i është nënshtruar ndonjë procedure ligjore apo administrative e cila mund të përfundojë me urdhrin gjyqësor apo administrativ të përcaktuar më lart,

(vi) Në tri (3) vitet e fundit nuk është gjykuar nga gjykatat kompetente për shkelje të kontratës me ndonjë subjekt publik, autoritet publik ose sipërmarrje publike në Kosovë apo dikund tjetër ose

(vii) Nuk i bishtëron pagimit ose paraqitjes së taksave, obligimeve, kontributeve a pagesave që i ka borxh apo të cilat kërkohen për t’iu paraqitur ose për t’iu paguar ndonjë autoriteti publik ose ndërmarrjeje publike.

(c) Dhe përveç kërkesave në bazë të (a) ose (b) më lart:

(i) Nuk ka shtrembëruar ndonjë fakt material në kërkesën e tij,

(ii) Ka kualifikim dhe përvojë financiare e teknike për ndërmarrjen e veprimtarive bazuar në licencën ose lejen për të cilën është bërë kërkesa dhe të kryejë obligimet e paraqitura në të,

(iii) Posedon sigurimin “kasko” ndaj përgjegjësisë së palës së tretë, që vlen për tërë kohëzgjatjen e licencës ose lejes në shumë minimale të përcaktuar në mënyrë të arsyeshme nga Komisioni,

(iv) Më parë nuk i është tërhequr ose pezulluar licenca apo leja nga Komisioni dhe se ky veprim nuk është shpallur i pavlefshëm dhe nuk i është ndaluar ose anuluar nga ndonjë gjykatë kompetente,

Page 10: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

10

(v) Nuk ka detyrime të papërmbushura në bazë të licencës ose lejes, me kusht që Komisioni nuk e refuzon kërkesën në bazë të kësaj mospërmbushjeje, përveç nëse kërkuesit i janë dhënë hollësi lidhur me mospërmbushjen por ai nuk e ka përmbushur atë brenda një kohe të arsyeshme të cilën e ka lejuar Komisioni, ose në rastin kur ajo mospërmbushje nuk ka mundësi të përmbushet, ai nuk ka ofruar kompensimin e arsyeshëm lidhur me të,

dhe (d) Lënda e licencës ose e lejes për të cilën kërkuesi ka bërë kërkesën:

(i) Nga aspekti material nuk është në konflikt me lëndën e ndonjë licence ose leje tjetër të lëshuar palës së tretë,

(ii) Nga aspekti material nuk është në konflikt me lëndën e ndonjë kërkese që është paraqitur nga ndonjë kërkues tjetër i cili ka përparësi,

(iii) Nuk përfshin lëndën e mbuluar nga një licencë e cila duhet të jepet në bazë të procedurave të konkurrimit në tender dhe

(iv) Nuk përfshin zonën në të cilën me ndonjë ligj tjetër në fuqi në Kosovë ndalohen veprimtaritë në fjalë.

Neni 6 Procedurat e zbatueshme në përgjithësi për licencë dhe leje

6.1 Komisioni nxjerr procedurat dhe mënyrën standarde për kërkesë, regjistrim, përpunim dhe lëshim të licencave e lejeve dhe për vazhdimin, modifikimin, bartjen, pezullimin ose anulimin e tyre. Mirëpo, Komisioni nuk nxjerr asnjërën prej këtyre procedurave ose mënyrave derisa anëtarët e Bordit këshilldhënës për xehetari t’i kenë pasur tridhjetë (30) ditë për t’i shqyrtuar apo komentuar ato. 6.2 Mënyra e përcaktuar, sipas nevojës, përfshin kushtet: (a) Që kërkojnë përputhshmëri me ligjet, rregullat, kodet ose standarded e caktuara, (b) Që kërkojnë raportimin e aksidenteve, (c) Për mbrojtjen e të punësuarve, për siguri publike dhe për shëndet publik dhe, (d) Për mbrojtjen e mjedisit. 6.3 Komisioni e nxjerr skemën me të cilën përcaktohet shuma e taksës për kërkesë e cila duhet të dorëzohet me secilin lloj të kërkesës. Shuma e këtyre taksave duhet të jetë në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare. Secili kërkues i paguan Komisionit taksën e kërkuar njëkohësisht me paraqitjen e kërkesës së tij. Të gjitha taksat e tilla nuk kthehen.

Page 11: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

11

6.4 Komisioni e vërteton kohën dhe datën e pranimit të secilës kërkesë dhe e regjistron emrin e kërkuesit, adresën e tij, numrin e telefonit dhe llojin e kërkesës. 6.5 Të gjitha vendimet e Komisionit bëhen në mënyrë të drejtë dhe të pavarur, pa ndonjë interes dhe pa ndonjë ndikim politik, komercial apo tjetër. 6.6 Komisioni mund të kërkojë prej kërkuesit që të paraqesë informata plotësuese të cilat Komisioni i konsideron të domosdoshme për të vërtetuar informatat e paraqitura ose të dorëzuara paraprakisht nga kërkuesi si dhe përputhshmërinë e kërkuesit me këtë Rregullore. 6.7 Komisioni mban shënime të sakta dhe të plota për të gjitha kërkesat lidhur me licencën ose lejen dhe për të gjitha mbledhjet e Komisionit dhe Bordit këshilldhënës për xehetari të mbajtura për shqyrtimin e këtyre kërkesave; këto shënime, mes tjerash, përfshijnë të gjitha vendimet e marra dhe arsyetimet e tyre. 6.8 Këto shënime janë të hapura për inspektim publik në përputhje me Ligjin për qasje në dokumentet zyrtare.

Neni 7 Dorëzimi i zonës së licencuar

7.1 I licencuari në bazë të licencës për kërkime, licencës për mbajtje ose licencës për xehetari, i cili dëshiron të dorëzojë një pjesë apo tërë zonën e licencuar, i paraqet kërkesë Komisionit për vërtetimin e dorëzimit jo më vone se tre (3) muaj para datës në të cilën ai dëshiron që dorëzimi të hyjë në fuqi. Në bazë të nënnenit 3 më poshtë dhe ndonjë marrëveshjeje përkatëse për zhvillimin e minierave, Komisioni ia lëshon kërkuesit vërtetimin për dorëzim pa kusht ose në bazë të kushteve që kanë të bëjnë me zonën e dorëzuar, ashtu si e përcakton Komisioni në mënyrë të arsyeshme. 7.2 Kërkesa sipas këtij neni: (a) E përcakton zonën që duhet të dorëzohet dhe, nëse kërkesa vlen vetëm për një pjesë të zonës së licencuar, ajo përfshin një plan i cili në mënyrë të qartë e përcakton pjesën që duhet të dorëzohet dhe pjesën e cila do të mbahet, (b) E thekson datën në të cilën kërkuesi dëshiron që dorëzimi të hyjë në fuqi, (c) I paraqet hollësitë e punëve që janë kryer në bazë të licencës në zonën e cila duhet të dorëzohet dhe, (d) Me kërkesë të arsyeshme të Komisionit, i bashkëngjiten të dhëna dhe raporte lidhur me ato punë. 7.3 Komisioni nuk e lëshon vërtetimin për dorëzim:

Page 12: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

12

(a) Për kërkuesin i cili nuk i ka përmbushur detyrimet, (b) Për kërkuesin i cili nuk i përmbush kërkesat e parashtruara nga Komisioni sipas këtij neni, (c) Nëse Komisioni nuk është i bindur se kërkuesi:

(i) I është përmbajtur programit për rehabilitim që kërkohet në bazë të nenit 30 dhe

(ii) Do ta lë atë zonë në gjendje të sigurt dhe që është në përputhje me

praktikat e mira të xehetarisë dhe të mjedisit ose (d) Nëse Komisioni nuk është i bindur se zona e cila duhet të mbetet në bazë të licencës është në gjendje që të mund të shfrytëzohet efektivisht ose të zhvillohet në bazë të kushteve të licencës. 7.4 Vërtetimi për dorëzim hyn në fuqi në datën në të cilën i është lëshuar kërkuesit. Nëse vërtetimi ka të bëjë me tërë zonën e licencuar, licenca anulohet duke filluar në të njëjtën ditë, në rastet të tjera licenca duhet të modifikohet për të marrë parasysh dorëzimin.

Neni 8 Pezullimi ose anulimi i licencës apo i lejes për shkak të mospërputhshmërisë

8.1 Përveç rasteve kur ndonjë marrëveshje për zhvillimin e minierave e përcakton ndryshe, nëse Komisioni vlerëson se i licencuari ose poseduesi i lejes nuk i është përmbajtur kërkesave materiale të kësaj Rregulloreje apo të ndonjë instrumenti të lëshuar ose ekzekutuar në pajtim me këte Rregullore, të licencuarit ose poseduesit të lejes Komisioni ia paraqet me shkrim “Njoftimin për mospërputhshmëri”. Ky njoftim: (a) E thekson natyrën e mospërmbushjes, (b) I ofron të licencuarit ose poseduesit të lejes një periudhë të arsyeshme kohore për të përmirësuar mospërmbushjen; kjo periudhë kohore duhet të jetë së paku gjashtëdhjetë (60) ditë, përveç nëse mospërmbushja në fjalë ka shkaktuar apo mund të shkaktojë gjendje të rrezikshmërisë serioze dhe se kjo mospërmbushje mund të përmirësohet për një periudhë më të shkurtë kohore me një angazhim të arsyeshëm, (c) I përcakton masat që mund t’i ndërmerr i licencuari ose poseduesi i lejes për ta përmirësuar mospërmbushjen, të cilat mund të përfshijnë pagesën e kompensimit të arsyeshëm të Komisionit nga ana e të licencuarit ose poseduesit të lejes, nëse mospërmbushja nuk shkakton gjendje të rrezikshmërisë serioze dhe e cila mund të përmirësohet me një angazhim të arsyeshëm, (d) E njofton të licencuarin ose poseduesin e lejes se, nëse mospërmbushja vazhdon pas periudhës së përcaktuar në bazë të paragrafit (b) më sipër, Komisioni mund të shqiptojë

Page 13: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

13

ndonjë apo të gjitha masat ndëshkimore dhe detyrimore që parashihen me këtë Rregullore, duke përfshirë pezullimin ose anulimin e licencës a lejes në fjalë në bazë të nenit 8 dhe (e) E njofton të licencuarin ose poseduesin e lejes për të drejtat e tij në ankesë kundër njoftimit apo të ndonjë vlerësimi a vendimi të marrë nga Komisioni. 8.2 Nëse mospërmbushja në fjalë vazhdon pas periudhës kohore të përcaktuar në “Njoftimin për mospërputhshmëri”, përveç rasteve kur ndonjë marrëveshje për zhvillimin e minierave ose ndonjë urdhër gjyqësor e përcakton ndryshe, Komisioni mund ta pezullojë ose ta anulojë licencën a lejen e personit në fjalë. Pezullimi ose anulimi hyn në fuqi pasi Komisioni ia dorëzon “Njoftimin për pezullim” ose “Njoftimin për anulim” të licencuarit ose poseduesit të lejes.

Neni 9 Bartja e licencave dhe lejeve

9.1 Përveç rasteve kur ndonjë marrëveshje për zhvillimin e minierave ose nënneni 2 më poshtë e përcakton ndryshe, asnjë licencë ose leje nuk mund të bartet, të jepet ose të ngarkohet qoftë me marrëveshje të ndërsjellë apo në bazë të ligjit. 9.2 Nëse ndonjë i licencuar në bazë të licencës për kërkim ose ndonjë posedues i licencës apo lejes për xehetari dëshiron që këtë licencë a leje ta bartë, ta jep ose ta ngarkojë, ai duhet t’ia paraqesë Komisionit kërkesën e plotësuar për këtë qëllim në mënyrën e përcaktuar, së bashku me pagesën përkatëse dhe këtyre duhet bashkëngjitur si më poshtë: (a) Nga një kopje të licencës ose lejes në fjalë, të marrëveshjes ose instrumentit tjetër që përfaqëson bartjen e propozuar, dhënien ose ngarkimin dhe të gjitha dokumentet tjera materiale lidhur me to, (b) Një deklaratë nga kërkuesi ku paraqiten arsyet për bartjen, dhënien ose ngarkimin e propozuar, (c) Informatat të cilat personit që i bartet ose i jepet licenca a leja do t’i kërkoheshin sikur ai të bënte kërkesë për licencë ose leje në emër të tij: (d) Me kërkesë të Komisionit, një përditësim të hollësishëm të:

(i) Kërkimeve, punëve të posaçme ose programit të xehetarisë që do të realizohet nga personi të cilit propozohet t’i bartet ose t’i jepet licenca a leja apo nga i licencuari ose poseduesi i tanishëm i lejes në rast të ngarkimit dhe

(ii) Informatat tjera të bashkëngjitura ose të paraqitura në lidhje me kërkesën

e parë për licencë a leje si dhe ndonjë kërkesë për vazhdimin e saj, nëse ka.

Page 14: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

14

(e) Dëshmi që tregojnë se i licencuari ose poseduesi i tanishëm i lejes nuk i bishtëron ose nuk ka ngecur në përmbushjen e ndonjë prej obligimeve të tij në bazë të licencës ose lejes dhe në bazë të ndonjë marrëveshjeje përkatëse dhe (f) Një pëlqim nga personi të cilit i bartet ose i jepet licenca a leja me të cilën ai pranon dhe i përmbush të gjitha obligimet e mbetura të personit të licencuar ose poseduesit të tanishëm të lejes, të cilat paraqiten në bazë të licencës a lejes, të marrëveshjes për zhvillimin e minierave, të kësaj Rregulloreje ose të ndonjë ligji tjetës në fuqi. 9.3 Komisioni pajtohet të bëjë bartjen, dhënien ose ngarkimin e licencës a lejes me kërkesë të personit të licencuar apo poseduesit të tanishëm të lejes ose nga personi i propozuar për t’iu bartur a për t’iu dhënë ajo apo nga përfituesi i ngarkimit të propozuar në mënyrën e përshkruar, së bashku me pagesën e përcaktuar, nëse në datën e kësaj kërkese: (a) Janë përmbushur kushtet përkatëse të nënnenit 2 më lart, (b) Programi i personit të propozuar për bartje ose dhënie, apo të licencuarit ose poseduesit të tanishëm të lejes në rastin e ngarkimit, nëse ndryshon prej programit të tanishëm, bazohet në praktikat ndërkombëtare të kërkimeve, xehetarisë dhe mbrojtjes së mjedisit, (c) Personi i propozuar për bartje ose dhënie, apo i licencuari a poseduesi i tanishëm i lejes:

(i) Ka mjete financiare që kërkohen për realizimn e programit të tij të përditësuar dhe

(ii) Ka ose vazhdon të ketë të drejtë në bazë të nenit 5 dhe (d) Nëse bartja, dhënia ose ngarkimi ka të bëjë me licencën për xehetari për të cilën programi i propozuar për xehetari ndryshon prej programit fillestar për xehetari që ka të bëjë me licencën:

(i) Është vërtetuar apo mund të konkludohet ekzistimi i depozitave ose i rezervave të mjaftueshme të minerareve për të arsyetuar programin e përditësuar të xehetarisë,

(ii) Hapësira e tokës për të cilën vlen licenca e bartur, e dhënë ose e

ngarkuar nuk është më e madhe se hapësira e nevojshme për realizimin e programit të propozuar të xehetarisë dhe

(iii) Programi i propozuar i xehetarisë siguron shfrytëzimin efikas dhe të

dobishëm të resurseve minerare të zonës përkatëse.

Neni 10 Bartja e kontrollit

Page 15: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

15

10.1 Pa cenuar kërkesat tjera të kësaj Rregulloreje, pa pëlqimin me shkrim të Komisionit, asnjë i licencuar ose posedues i tanishëm i lejes nuk mund të futet ose të zbatojë ndonjë transaksion i cili do të ndryshonte personin ose personat që kanë kontrollin efektiv të të licencuarit ose poseduesit të lejes. Komisioni mund të mos e jep pëlqimin për arsye të forta dhe të ligjshme, të cilat duhet t’i jepen me shkrim të licencuarit ose poseduesit përkatës të lejes. 10.2 Komisioni mund të kërkojë paraqitjen e e informatave të cilat me arsye i konsideron të rëndësishme dhe të domosdoshme pas marrjes së kërkesës për pëlqimin e vet në pajtim me nënnenin 1 më lart.

Neni 11 Të drejtat e përgjithshme komerciale të të licencuarve dhe poseduesve të lejeve

I licencuari ose poseduesi i lejes në lidhje me veprimtaritë e autorizuara me licencën ose lejen përkatëse ka të drejta dhe obligime që të: (a) Realizojë afarizëm në përputhje me praktikat e mira komerciale të xehetarisë dhe me procedurat ndërkombëtare të sigurisë, pa ndërhyrje të panevojshme, (b) Mbajë librat e kontabilitetit në euro, (c) Hapë dhe përdorë llogari bankare në Kosovë dhe jashtë vendit, (d) Importojë drejtpërdrejtë nga furnizuesit e tij të gjitha mallrat dhe pajimet e nevojshme dhe (e) Pranojë dhe t’i ruajë jashtë vendit fitimet nga eksporti.

Neni 12 Veprimtaritë e ndaluara

12.1 Përveç nëse i është lejuar heqja dorë në pajtim me nenin 12, i licencuari ose poseduesi i lejes nuk mund të kryejë asnjë veprimtari të autorizuar në bazë të licencës ose lejes në ndonjë pjesë të tokës e cila: (a) Është më afër se gjashtëdhjetë (60) metra prej kufirit të fshatit, qytezës, qytetit ose ndonjë vendbanimi tjetër, (b) Është vend i ndonjë shtëpie apo ndërtese të banueshme, të zaptuar ose përkohësisht të pabanueshme,ose është jo më larg se dyqind (200) metra prej tyre, (c) Është më afër se dyzet e pesë (45) metra prej pjesës së tokës e cila është pastruar, lëruar apo përgatitur për kultivimin e prodhimeve bujqësore apo në të cilën janë duke u kultivuar prodhime bujqësore,

Page 16: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

16

(d) Gjatë dymbëdhjetë (12) muajve të fundit është përdorur për kultivimin dhe korrjen e prodhimeve bujqësore, (e) Është vend i ndonjë pellgu, rezervoari ose pende bagëtish apo ndonjë burimi privat i ujit, ose është jo më larg se dyqind (200) metra prej tyre, (f) Është vend i ndonjë trafostacioni, largpërçuesi, pende, lumi, rezervoari, depoje ose ndonjë ndërtese apo objekti tjetër publik që është në pronësi të ndonjë autoriteti ose që rregullohet nga ndonjë autoritet publik ose është jo më larg se njëqind e pesëdhjetë (150) metra prej tyre, (g) Është më afër se gjashtëdhjetë (60) metra prej ndonjë rruge ose magjistraleje, (h) Është e rezervuar për hekurudhë ose është më afër se gjashtëdhjetë (60) metra prej ndonjë hekurudhe ose toke të rezervuar për hekurudhë, (i) Është e caktuar si vend për varreza, (j) Është vendi i ndonjë monumenti antik ose monumenti kombëtar i caktuar me ligj dhe zyrtarisht, (k) Është pjesë e ndonjë aeroporti ose zone sigurie të aviacionit në afërsi të aeroportit, (l) Është në kuadër të një zone të caktuar me ligj dhe zyrtarisht si park kombëtar ose (m) Përdoret në mënyrë të ligjshme si fidanishte ose plantacion pyjesh apo është vendi i caktuar me ligj për depo të trungjeve të drurit, për kantier sharrash apo për objekt tjetër pylltarie. 12.2 Në rastet kur i licencuari ose poseduesi i lejes dëshiron të kryejë veprimtari që janë të përfshira në licencë ose leje në ndonjë zonë e cila përndryshe është e ndaluar në bazë të nënnenit 1, i licencuari ose poseduesi i lejes mund t’i bëjë kërkesë Komisionit për heqjen e ndalesave në fjalë. Komisioni konsultohet me ato autoritete publike që drejtpërsëdrejti kanë të bëjnë me zbatimin e ndalesës. Komisioni mund të heqë ndalesën vetëm deri në atë masë sa janë pajtuar me autoritetet publike.

Neni 13 Ushtrimi i të drejtave

Të drejtat që jepen me licencë ose leje ushtrohen me kujdes të arsyeshëm. Çfarëdo dëmi i shkaktuar në interesat e ligjshme të palës së tretë si pasojë e kryerjes së veprimtarive të autorizuara me anë të licencës ose lejes kompensohet në përputhje me ligjin në fuqi.

Page 17: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

17

Neni14 Përdorimi i praktikave joekonomike

Në rastet kur Komisioni vlerëson se i licencuari ose poseduesi i lejes është duke përdorur praktika joekonomike, me shkrim e njofton të licencuarin ose poseduesin e lejes lidhur me këtë vlerësim. Në njoftim përcaktohet natyra e praktikave të kundërshtuara dhe kërkon nga i licencuari dhe poseduesi i lejes që të ofrojë sqarim lidhur me domosdoshmërinë e këtyre praktikave. Nëse Komisioni nuk është i kënaqur me sqarimin apo nëse nuk jepet ndonjë sqarim, Komisioni e urdhëron të licencuarin ose poseduesin e lejes që të mos i përdor këto praktika. Praktika joekonomike konsiderohen praktikat që nuk janë në përputhje me praktikat e mira komerciale në xehetari ose me standardet ndërkombëtare të xehetarisë.

Neni 15 Raportet, shënimet dhe të dhënat

15.1 Çdo i licencuar dhe çdo posedues i lejes e ruan një adresë në Kosovë në të cilën dërgohen komunikimet prej Komisionit. Nga secili i licencuar ose posedues i lejes kërkohet që ta njoftojë Komisionin për këtë adresë si dhe ta njoftojë atë menjëherë për ndonjë ndryshim të saj. 15.2 Secili i licencuar ose posedues i lejes i ruan në adresën e përmendur në nënnenin 1 më lart të gjitha të dhënat dhe dokumentet që kërkohen në bazë të kësaj Rregulloreje. Mostrat fizike mund të mbahen në vende të ndryshme në Kosovë ashtu siç parashihet në bazë të kësaj Rregulloreje.

Neni 16 Marrëveshjet për zhvillimin e minierave

16.1 Me qëllim të promovimit të zhvillimit dhe sigurimit të investimeve në shkallë të lartë në sektorin e xehetarisë në Kosovë, Komisioni mund të bëjë negociata për ndonjë marrëveshje për zhvillimin e minierave me të licencuarin ose të licencuarin e propozuar. 16.2 Gjatë negociatave për ndonjë marrëveshje për zhvillimin e minierave, Komisioni gjatë gjithë kohës:

(a) Siguron që kushtet e marrëveshjes për zhvillimn e minierave të jenë në përputhje me kushtet e kësaj Rregulloreje dhe praktikat normale dhe ato ndërkombëtare juridike të zakonshme dhe të xehetarisë dhe

(b) Përpiqet ta avancojë intersin e përgjithshëm publik të Kosovës. 16.3 Asnjë marrëveshje për zhvillimin e minierave nuk mund të bëhet e plotfuqishme nëse nuk miratohet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.

Page 18: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

18

16.4 Komisioni mund të zhvillojë dhe të publikojë një model prej marrëveshjes për zhvillimin e minierave.

Neni 17 Licencat që i nënshtrohen tenderit konkurrues

17.1 Licencat e mëposhtme jepen dhe lëshohen vetëm pas përmbushjes së obligimeve për tender konkurrues në përputhje me ligjin në fuqi: (a) Licenca për kërkime ose xehetari që ka të bëjë me mineraret energjetike dhe (b) Ndonjë licencë tjetër për kërkime ose xehetari, dhënia ose lëshimi i së cilës është caktuar nga autoriteti publik kompetent duke iu nënshtruar obligimeve për procedurë të tenderimit. 17.2 Ndalesa nga nënnenit 1 nuk zbatohet për vazhdimin ose bartjen e ndonjë licence ekzistuese.

Neni 18 Caktimi i minerareve dhe zonave

18.1 Komisioni, me anë të njoftimit publik, mund të përcaktojë se licenca për kërkime ose xehetari e cila ka të bëjë me ndonjë minerar të posaçëm në një zonë të posaçme do të jepet në bazë të procedurave të tenderimit të caktuara me anë të ligjit në fuqi. 18.2 Asnjë përcaktim i tillë nuk mund të bëhet nëse minerari dhe zona në fjalë janë të përfshira në ndonjë licencë ekzistuese për kërkime ose xehetari.

Neni 19 Regjistri i licencave për xehetari

Komisioni e mban regjistrin e licencave i cili është i hapur për opinion në përputhje me Ligjin mbi qasjen në dokumentet zyrtare.

PJESA III

LICENCAT PËR KËRKIME

Neni 20 Fushëveprimi dhe kohëzgjatja

20.1 Licenca për kërkime të minerareve ndërtimore:

Page 19: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

19

(a) Ka kohëzgjatjen prej jo më shumë se dy (2) viteve, (b) Vlen për një zonë jo më të madhe se dyqind e pesëdhjetë (250) hektarë dhe (c) Mund të vazhdohet vetëm një herë më së shumti edhe për dy vite të tjera. 20.2 Licenca për kërkime të të gjitha minerareve të tjera: (a) Ka kohëzgjatjen prej jo më shumë se dy (2) viteve, (b) Vlen për një zonë jo më të madhe se njëqind (100) hektarë dhe (c) Mund të vazhdohet më së shumti tri herë, ku secili vazhdim duhet të jetë për një periudhë jo më të gjatë se dy (2) vite, me kusht që me rastin e secilit vazhdim zona për të cilën vlen licenca për kërkime të zvogëlohet për së paku pesëdhjetë për qind (50%). 20.3 Komisioni e përcakton zonën e zvogëluar në bazë të nënnenit 2 më lart pasi të marrë parasysh propozimin përkatës të kërkuesit. Propozimi duhet të jetë i bazuar në rezultatet e të gjitha punëve kërkimore të bëra deri atëherë. Komisioni bën përpjekje të arsyeshme për ta përcaktuar zonën e zvogëluar në atë mënyrë e cila i mundëson kërkimet e mëtejme të zonës e cila më nuk është e përfshirë.

Neni 21 Kërkesat

21.1 Personi i cili dëshiron të bëjë kërkime në Kosovë duhet t’ia paraqesë Komisionit kërkesën e plotësuar për lëshimin e licencës për kërkime për grupin përkatës të resurseve minerare në kuadër të zonës së caktuar. Kërkesa duhet të paraqitet në mënyrën e përcaktuar, bashkë me pagesën e caktuar dhe duke i bashkëngjitur si vijon: (a) Emrat dhe adresat e pronarëve kryesorë të kërkuesit dhe të drejtorëve, nëse ka, (b) Adresën e regjistruar zyrtare të kërkuesit në Kosovë, (c) Përshkrimin teknik, profesional dhe drejtues të kapaciteteve të personelit i cili do të ketë përgjegjësinë kryesore për realizimin e programit të kërkimeve, duke përfshirë kopjet e biografive, diplomave, licencave dhe certifikatave përkatëse, (d) Hartën e cila tregon: (i) Zonën për të cilën bëhet kërkesa, të përkufizuar me koordinata,

(ii) Vendin e ndonjë ndërtese, infrastrukture, veprimtarie bujqësore ekzistuese ose ndonjë përmirësim tjetër të bërë nga njeriu apo tiparet e sipërfaqes në kuadër të kësaj zone ose brenda një kilometri prej ndonjë kufiri të saj,

Page 20: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

20

(iii) Drejtimin e propozuar për hyrje në këtë zonë nga kërkuesi, (iv) Kufijtë e secilës komunë përkatëse dhe (e) Përshkrimin e hollësishëm të programit për kërkime që propozohet të realizohet nga kërkuesi i licencës, ku përfshihen:

(i) Përshkrimi i grupit të resurseve minerare që duhet të përfshihet në licencë, i mbështetur me ndonjë raport ose raport gjeologjik apo ndonjë dëshmi tjetër,

(ii) Përshkrimi teknik i metodologjisë së kërkimeve dhe pajisjeve që do të

përdoren,

(iii) Përshkrimi teknik, profesional dhe drejtuesi i kapaciteteve të përgjithshme të kërkuesit,

(iv) Përkushtimi i parevokueshëm me shkrim që për çdo kilometër katror

sipas programit për kërkime do të harxhojë një shumë jo më të vogël se shuma e përcaktuar nga Komisioni për këtë qëllim,

(v) Dëshmi për përputhshmërinë e kërkesës me planin për menaxhimin e

resurseve minerare dhe (vi) Dokumentet ose informatat tjera që mund t’i përcaktojë Komisioni. 21.2 Në nënnenin 1, shpenzimet që u atribuohen drejtpërsëdrejti veprimtarive kërkimore cilësohen si shpenzime të drejta.

Neni 22 Kriteret për lëshimin e licencave

22.1 Përveç nëse është paraparë ndryshe në nenin 17, Komisioni ia lëshon licencën për kërkime të resurseve minerare përkatëse dhe zonën e licencuar kërkuesit në fjalë nëse: (a) Janë përmbushur obligimet nga neni 21, (b) Programi për kërkime i propozuar nga kërkuesi është i bazuar në praktikat e pranuara ndërkombëtare të kërkimeve, të xehetarisë dhe mbrojtjes së mjedisit, (c) Hapësira e tokës për të cilën kërkohet licenca dhe kohëzgjatja e propozuar e licencës nuk tejkalojnë hapësirën dhe kohëzgjatjen e cila nevojitet për realizimin e programit për kërkime të propozuar nga kërkuesi, (d) Kërkuesi:

Page 21: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

21

(i) I ka mjetet financiare që nevojiten për kryerjen e programit për kërkime të propozuar dhe

(ii) Ka të drejtë në bazë të nenit 5 dhe (e) Kërkesa dhe kërkuesi janë në përputhje me këtë Rregullore. 22.2 Brenda gjashtë (6) muajve prej marrjes së kërkesës së kompletuar prej kërkuesit me të drejtë, Komisioni e lëshon licencën përkatëse ose i jep kërkuesit sqarim me shkrim pse Komisioni ka vendosur që të mos e lëshojë licencën e tillë. 22.3 Në rastin kur dy a më shumë kërkesa, që janë në përputhje me obligimet në bazë të këtij neni, bëhen nga persona të ndryshëm për dhënien e licencës për kërkime për të njëjtin minerar dhe në të njëjtën zonë, përparësi ka kërkuesi kërkesa e të cilit është regjistruar e para nga Komisioni.

Neni 23 Të drejtat dhe obligimet e licencës për kërkime

23.1 Licenca për kërkime i jep të licencuarit të drejtën ekskluzive, e cila, për kryerjen e punëve të përcaktuara kërkimore, i nënshtrohet dispozitave të kësaj Rregulloreje,. 23.2 I licencuari për kërkime: (a) Fillon punët kërkimore brenda tre (3) muajve prej datës së lëshimit, përveç nëse licenca parasheh ndryshe. (b) Harxhon jo më pak se shuma minimale e zbatueshme dhe e përcaktuar nga Komisioni (“shpenzimet minimale për kërkime”) për punët e përcaktuara kërkimore dhe (c) Vetëm përmes lejes me shkrim të Komisionit dhe varësisht nga kushtet të cilat mund t’i përcaktojë ai në dokumentin e lejes, largon ndonjë resurs minerar prej zonës së kërkimeve, përveç rasteve kur kjo bëhet për qëllime të analizimit të resurseve minerare, duke përcaktuar vlerën e tij dhe më pas kryerjen e analizave. 23.3 Në rastin kur shuma e harxhuar për punë kërkimore është më e vogël se shpenzimet minimale për kërkime të zbatueshme, shuma që mungon konsiderohet borxh që duhet t’i paguhet menjëherë Komisionit. 23.4 I licencuari për kërkime: (a) Mban të dhëna të plota dhe të sakta për: (i) Shpimet e bëra, (ii) Shpuarjet e gurëve me ditarët e hollësishëm të tyre,

Page 22: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

22

(iii) Resurset e identifikuara minerare, (iv) Rezultatet e të gjitha studimeve gjeokimike dhe gjeofizike, (v) Rezultatet e të gjitha analizave ose identifikimit të minerareve,

(vi) Interpretimin gjeologjik të të dhënave të marra në bazë të nënparagrafëve (i) deri (v),

(vii) Numrin e personave fizikë të punësuar ose të kontraktuar, (viii) Punët tjera të kryera nga i licencuari ose në emër të të licencuarit, (ix) Shpenzimet e shkaktuara dhe

(x) Veprimtaritë tjera të kryera nga i licencuari dhe që kanë të bëjnë me programin për kërkime,

(b) Ai ruan dhe mirëmban në kushte të mira në Kosovë secilën mostër kryesore të marrë në bazë të licencës, në mënyrë që qartazi identifikon datën dhe vendin e nxjerrjes së saj; këto mostra mund të ruhen në Kosovë në një adresë tjetër prej asaj të përcaktuar në nenin 15 nëse Komisioni është njoftuar për këtë adresë, (c) I paraqet Komisionit brenda dy (2) muajve pas përfundimit të vitit kalendarik:

(i) Një raport vjetor për vitin kalendarik, ku përshkruhen të gjitha punët e bëra kërkimore, ku tregohet vendi i të gjitha dokumenteve e të dhënave mbështetëse dhe mostrave fizike dhe ku jepet një parashikim i të gjitha resurseve minerare të identifikuara që ilustrohet me plane dhe pjesë në shkallë të duhur dhe

(ii) Pasqyrat vjetore të vitit kalendarik për shpenzimet, aksidentet dhe

sigurinë në punishte dhe për veprimtaritë e rikultivimit dhe (d) I paraqet Komisionit programin për kërkime për vitin kalendarik vijues jo më vonë se deri më 30 shtator të secilit vit kalendarik. 23.5 Gjatë kohëzgjatjes së licencës për kërkime dhe ndonjë licence të lëshuar pas saj, Komisioni i ruan të dhënat nga nënneni 4 më lart në fshehtësi të plotë, përveç rasteve kur deri në masën e lejuar me Ligjit mbi qasjen në dokumentet zyrtare kërkohet qasja e opinionit në to. 23.6 Komisioni, gjatë ushtrimit të diskrecionit të arsyeshëm, mund të përjashtojë ndonjë kërkues për ndonjë licencë për kërkime nga të gjitha ose një pjesë e një a më shumë obligimeve të nënnenit 4. 23.7 I licencuari për kërkime ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë më pas licencën për xehetari për resurset minerare përkatëse në zonën e licencuar nëse janë përmbushur obligimet e pjesës V të kësaj Rregulloreje.

Page 23: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

23

Neni 24 Vazhdimi i licencës për kërkime

24.1 I licencuari për kërkime që dëshiron të vazhdojë licencën e vet duhet t’i paraqesë Komisionit kërkesën e plotësuar për vazhdim në mënyrën e përcaktuar, së bashku me pagesën përkatëse dhe këtyre duhet bashkëngjitur si vijon: (a) Kopjen e licencës për kërkime që duhet të përtërihet dhe ndonjë leje që ka të bëjë me të, (b) Hartën e cila e tregon zonën për të cilën ka të bëjë kërkesa, të përkufizuar me koordinata, (c) Përshkrimin e hollësishëm të punëve kërkimore të bëra deri atëherë dhe (d) Programin e përditësuar për kërkime. 24.2 Komisioni, duke marrë parasysh dispozitat e ndonjë marrëveshjeje përkatëse për zhvillimin e minierave, e vazhdon licencën për kërkime nëse i licencuari në fjalë e ka parashtruar kërkesën në mënyrën e përcaktuar, së bashku me pagesën përkatëse, me kusht që nga data e kërkesës së tillë: (a) Të jenë përmbushur obligimet nga nënneni 1 më lart, (b) Programi për kërkime i përditësuar i kërkuesit është i bazuar në praktikat ndërkombëtare të kërkimeve, xehetarisë dhe mbrojtjes së mjedisit, (c) Hapësira e tokës për të cilën kërkohet vazhdimi nuk është më e madhe se hapësira e nevojshme për realizimin e programit të përditësuar për kërkime të kërkuesit që përndryshe është në përputhje me obligimet e nenit 20. (d) Kërkuesi i ka mjetet financiare të nevojshme për realizimin e programit për kërkime të propozuar, (e) Kërkuesi ka të drejtë në bazë të nenint 5 dhe (f) Kërkuesi i përmbush dispozitat e kësaj Rregulloreje. 24.3 Brenda tre (3) muajve pas marrjes së kërkesës së plotësuar për vazhdim nga kërkuesi me të drejtë, Komisioni e lejon vazhdimin përkatës ose i jep kërkuesit sqarimin me shkrim pse ka vendosur që të mos e lejojë vazhdimin përkatës.

Page 24: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

24

PJESA IV

MBAJTJA E LICENCËS

Neni 25 Fushëveprimi dhe kohëzgjatja

25.1 Licenca për mbajtje: (a) Nëse i lëshohet të licencuarit në bazë të licencës për kërkime të minerareve ndërtimore, e ka kohëzgjatjen maksimale prej një (1) viti prej datë së skadimit të licencës për kërkim, (b) Nëse i lëshohet të licencuarit në bazë të licencës për kërkime për minerare të tjera, e ka kohëzgjatjen maksimale prej pesë (5) viteve prej datë së skadimit të licencës për kërkime, (c) Nuk vazhdohet. 25.2 Licenca për mbajtje që ka kohëzgjatje prej më shumë se një (1) viti i nënshtrohet rishikimeve vjetore nga Komisioni. Gjatë këtyre rishikimeve vjetore, i licencuari i siguron Komisionit verzionet e përditësuara të studimeve dhe vlerësimeve që kërkohen në bazë të nenit 26. 25.3 Nëse gjatë rishikimit Komisioni vlerëson se kushtet përkatëse të tregut dhe faktorët tjerë ekonomikë kanë ndryshuar, dhe arsyet e licencës për mbajtje nuk ekzistojnë më, Komisioni mund të anulojë licencën për mbajtje pasi ta njoftojë të licencuarin me shkrim nëntëdhjetë (90) ditë përpara.

Neni 26 Kërkesa

26.1 I licencuari për kërkime mund të kërkojë prej Komisionit dhënien e licencës për mbajtje nëse ai: (a) E ka identifikuar resursin minerar të dokumentuar me anë të parashikimit për resurse në kuadër të zonës për kërkime, i cili mund të ketë rëndësi komerciale dhe (b) Resursi minerar nuk mund të zhvillohet menjëherë për shkak të kushteve jo të mira të tregut apo faktorëve të tjerë ekonomikë të cilët besohet se janë të karakterit të përkohshëm. 26.2 Kërkesës së licencës për mbajtje duhet bashkëngjitur studimet dhe vlerësimet e ekspertëve të kualifikuar për:

Page 25: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

25

(a) Perspektivën e ndryshimit të kushteve jo të mira të tregut ose të faktorëve të tjerë ekonomikë, shkallën dhe rëndësinë komerciale të resurseve minerare sipas kushteve përkatëse të tregut, trendeve dhe faktorëve ekonomikë dhe (b) Informatat tjera të cilat mund t’i kërkojë Komisioni në propozimet e kërkuesit lidhur me mbajtjen dhe zhvillimin e resurseve minerare.

Neni 27 Kriteret për lëshim e licencës

27.1 Nëse Komisioni është i bindur se zhvillimi komercial i resurseve minerare në fjalë tash për tash nuk është i realizueshëm, por mund të bëhet brenda pesë (5) viteve, Komisioni mund t’ia lëshojë licencën për mbajtje të licencuarit për kërkime për atë pjesë të zonës së licencuar të cilën Komisioni, pas konsultimit me të licencuarin për kërkime, beson se do të jetë e nevojshme që të nxirret ky resurs minerar. 27.2 Brenda tre (3) muajve pas marrjes së kërkesës së plotësuar nga i licencuari për kërkime, Komisioni e lëshon licencën për mbajtje ose i jep të licencuarit për kërkime sqarimin me shkrim pse Komisioni ka vendosur që të mos e lëshojë licencën për mbajtje.

Neni 28 Të drejtat dhe obligimet

28.1 Licenca për mbajtje gjatë periudhës sa vlen i jep të drejtë të licencuarit të paraqesë kërkesë për licencën e xehetarisë për resursin minerar përkatës në kuadër të zonës së licencuar. Në rastet kur kjo kërkesë bëhet me kohë, dispozitat e kësaj Rregulloreje që kanë të bëjnë me dhënien e licencës për xehetari zbatohen njësoj sikur licenca për mbajtje të ishte licencë për kërkime për atë zonë. 28.2 Komisioni mund të kushtëzojë lëshimin e licencës për mbajtje me pranimin e obligimeve nga i licencuari për: (a) Vazhdimin e disa punëve kërkimore të caktuara, (b) Ruajtjen aktive të një ose më shumë resurseve minerare dhe (c) Ndërmarrjen e disa masave të caktuara për mbrojtjen e mjedisit. Këto kushte mund të përcaktohen në licencën për mbajtje ose me marrëveshje përkatëse për zhvillimin e minierave.

Page 26: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

26

PJESA V LICENCAT PËR XEHETARI Neni 29 Afati dhe fushëveprimi 29.1 Licenca për xehetari të xeheve ndërtimore:

(a) Ka afatin fillestar jo më të gjatë se njëzet e pesë (25) vjet;

(b) Zbatohet për fushën e kërkuar sipas nevojës për burimin minerar në fjalë dhe

(c) Është e ripërtëritshme për afate të tjera deri në njëzet e pesë (25) vjet. 29.2 Licenca për xehetari për të gjitha xehet tjera:

(a) Ka afatin maksimal deri në dyzet (40) vjet;

(b) Zbatohet për fushën e caktuar sipas nevojës për burimin minerar në fjalë dhe

(c) Nuk është e ripërtëritshme. 29.3 Pjesa V nuk zbatohet për shfrytëzimin e ujit për qëllime komerciale.

Neni 30 Kërkesat

30.1 Personi që ka dëshirë të nxjerrë apo të shfytëzojë ndryshe burimin minerar në Kosovë, i dorëzon Komisionit një kërkesë të kompletuar për lëshimin e licencës së xehetarisë për burimet minerare në fjalë në kuadër të zonës përkatëse. Kërkesa e tillë dorëzohet në formën e paraparë së bashku me taksën administrative dhe me dokumentet dhe informatat e bashkëngjitura si në vijim: (a) Një kopje të vërtetuar të licencës për shfrytëzim apo për mbajtje të parashtruesit të kërkesës për licencë, duke përfshirë cilatdo dokumente që dëshmojnë zgjatjen, bartjen, caktimin apo të drejtën e mbajtjes së saj. (b) Emrat dhe adresat e pronarëve kryesorë dhe të drejtorëve të parashtruesit të kërkesës, nëse ka;

Page 27: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

27

(c) Adresën e regjistruar zyrtare në Kosovë të parashtruesit të kërkesës; (d) Një përshkrim të aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit, i cili do të jetë përgjegjës kryesor për zbatimin e programit të xehetarisë, duke përfshirë kopjen e biografisë dhe të gjitha diplomat, licencat e certifikatat relevante për secilin prej tyre. (e) Një hartë, e cila tregon si në vijim:

(i) Vendin për të cilin është parashtruar kërkesa, të përcaktuar me koordinata;

(ii) Lokacionin e cilësdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor apo të

ndonjë përmirësimi tjetër të bërë nga njeriu ose karakteristikën e sipërfaqes brenda atij lokacioni apo brenda një kilometri nga cilado anë prej kufijve të tij;

(iii) Rrugën e hyrjes në lokacionin e tillë të propozuar nga parashtruesi i

kërkesës dhe (iv) Kufijtë e secilës komune të përfshirë;

(f) Tërë dokumentacionin e rendësishëm kadastral të paraparë nga Komisioni;

(g) Kërkesat e kompletuara për çfarëdo miratimesh të kërkuara nga autoritetet tjera publike që mund të kërkohen sipas ligjit në fuqi;

(h) Një apo më shumë marrëveshje për të drejtat e sipërfaqes, me afat jo më të

shkurtër se afati i propozuar i licencës për xehetari, mes parashtruesit të kërkesës dhe të gjitha palëve të treta me të drejta pronësore të regjistruara në mënyrë të ligjshme në sipërfaqen, të cilën parashtruesi i kërkesës propozon ta shfrytëzojë gjatë kryerjes së punëve xehetare në fjalë, apo dëshminë e refuzimit a të moshyrjes së palëve të tilla në një marrëveshje të tillë sipas kushteve të arsyeshme;

(i) Programin e xehetarisë që propozohet të ndërmirret nga parashtruesi i kërkesës

për licencë, i cili përmban si në vijim: (i) Një parashikim të azhurnuar të resurseve të rezervave minerare për të cilat do të vlejë licenca dhe një vlerësim të jetëgjatësisë së pritur të minierës, bazuar në rezultatet e kërkimeve të kryera sipas licencës për kërkime dhe të dhënave të tjera e raporteve, të cilat mund të kërkohen nga Komisioni;

(ii) Një përshkrim të minierës dhe të zhvillimit të saj të planifikuar, të gjitha

ndërtimet tjera të cilat do të ndërtohen, nëse ekzistojnë, siç është shkritorja e koncentratit apo ndonjë uzinë tjetër përpunuese, të gjitha objektet e minierës, të rrymës elektrike, të ujit, të transportit, të mirëmbajtjes, të deponimit dhe objektet tjera infrastrukturore, si dhe të gjitha objektet e punonjësve, të ushqimit, të banimit, të shëndetësisë, të arsimit dhe objektet tjera shoqërore.

Page 28: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

28

(iii) Një përshkrim të lokacionit të propozuar, të nivelit dhe të kohëzgjatjes së punëve xehetare pas dhënies së autorizimit për shfrytëzim të minierës, si dhe të zhvillimeve përkatëse, duke përfshirë metodat, teknikën dhe pajisjet që do të përdoren, lokacionet e propozuara për punët xehetare, një vlerësim të prodhimtarisë së pritur vjetore gjatë afatit të licencës dhe të gjitha organizimet e marketingut dhe të agjencive, nëse ekzistojnë dhe

(iv) Një vlerësim i rrjedhës së skontuar të parave të gatshme gjatë afatit të

licencës për kapitalin e paraparë dhe shpenzimet e të ardhuarat operacionale, që përcakton zbatueshmërinë fianciare dhe ekonomike të programit të xehetarisë;

(j) Një vlerësim të ndikimit në mjedis dhe të gjitha dokumentet e kërkuara sipas

Ligjit për mjedisin përkitazi me programin e xehetarisë të përgatitur për secilin rast nga ekpertët me përvojë dhe me kualifikime të duhura;

(k) Një plan për mbylljen e minierës dhe një program rehabilitues të përgatitur për

secilin rast nga ekspertët me përvojë dhe me kualifikime të duhura; (l) Në rastet kur Komisioni, bazuar në madhësinë dhe vlerën e burimeve minerare,

e konsideron të duhur, një studim të implikacioneve shoqërore të programit xehetar të propozuar të përgatitur nga ekspertët me kualifikime të duhura dhe me përvojë;

(m) Një garancion bankar për përmbushjen e detyrimit në formën e paraparë, që

garanton posedimin e fondeve të mjaftueshme për të kryer planin e mbylljes së minierës dhe programin e rehabilitimit. Garancioni i tillë duhet të ketë vlerën e barabartë apo më të madhe se sa kostoja e vlerësuar për planin a programin e tillë, duke përfshirë edhe rastet e paparashikueshme dhe

(n) Dokumentet apo informatat tjera, të cilat Komisioni me arsye mund t’i kërkojë.

30.2 Gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm, Komisioni mund të lirojë parashtruesin e kërkesës për licencë të xehetarisë nga të gjitha kërkesat apo nga pjesa e një kërkese ose më shumë kërkesave nga paragrafi 1 më lart. Neni 31 Përpunimi i kërkesave 31.1 Brenda gjashtë (6) muajve nga pranimi i kërkesës së kompletuar për licencë të xehetarisë nga parashtruesi me të drejtë të dorëzimit të kërkesës, Komisioni lëshon licencën në fjalë apo i ofron parashtruesit të kërkesës shpjegimin me shkrim lidhur ma atë se pse Komisioni ka vendosur të mos e lëshojë licencen në fjalë. 31.2 Në cilëndo kohë para kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh, Komisioni, në raste të jashtëzakonshme dhe gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm, mund të vazhdojë periudhën e tillë edhe për gjashtë (6) muaj. Në rastin e tillë, Komisioni menjëherë njofton me shkrim parashtruesin e kërkesës për zgjatjen e tillë dhe për arsyet e saj.

Page 29: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

29

31.3 Nëse parashtruesi i kërkesës ka ofruar dëshmi se pala e tretë ka refuzuar apo nuk ka hyrë në marrëveshje për të drejtat e sipërfaqes, që përcakton të drejtat e sipërfaqes, të cilat në mënyrë të arsyeshme kërkohen nga parashtruesi i kërkesës për të kryer programin për xehetari, Komisioni mund t’i parashtrojë një kërkesë në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi autoritetit kompetent publik për ridhënien e të drejtave të kërkuara të sipërfaqes për t’i mundësuar parashtruesit të kërkesës ushtrimin e të drejtave dhe obligimeve të tij sipas licencës për xehetari. Ridhënia e tillë është e vlefshme vetëm nëse është bërë në përputhje të plotë me ligjin në fuqi. Neni 32 Kriteret për lëshim e licencës Pas pranimit të kërkesës së kompletuar për licencë të xehetarisë nga parashtruesi me të drejtë, Komisioni ua dorëzon autoriteteve të tjera publike cilatdo dokumente përkitazi me miratimet, të cilat duhet të bëhen nga autoritetet e tilla publike. Duke marrë parasysh cilëndo marrëveshje për zhvillimin e minierave, Komisioni lëshon licencën për xehetari nëse pembushen kriteret vijuese:

(a) Të gjitha kushtet nga neni 30 të jenë të plotësuara;

(b) Të jenë të ofruara nga parashtruesi i kërkesës dëshmi të arsyeshme që paraqesin ekzistimin e depoziteve apo të rezervave të mjaftueshme minerale për të arsyetuar programin e propozuar të xehetarisë;

(c) Programi i xehetarisë i parashtruesit të kërkesës të jetë i bazuar në praktikat ndërkombëtare të xehetarisë e të mbrojtjes mjedisore dhe të sigurojë shfrytëzimin efikas dhe dobiprurës të burimeve minerare në fjalë në zonën përkatëse;

(d) Zona e tokës për të cilën kërkohet licenca dhe afati i propozuar i licencës të mos tejkalojnë zonën dhe afatin e arsyeshëm të nevojshëm për kryerjen e programit të xehetarisë të propozuar nga parashtruesi i kërkesës;

(e) Nëse parashtruesi i kërkesës:

(i) Ka burimet financiare, të cilat në mënyrë të arsyeshme nevojiten për kryerjen e programit të propozuar të xehetarisë dhe

(ii) E ka të drejtën sipas nenit 5;

(d) Nëse kërkesa dhe parashtruesi i kërkesës i plotësojnë kushtet e kësaj Rregulloreje;

(e) Nëse secili autoritet publik nga i cili kërkohet miratimi sipas ligjit në fuqi, ka

bërë miratimin e tillë apo nëse afati kohor për miratimin e tillë ka kaluar dhe autoriteti përkatës publik nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim dhe

Page 30: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

30

(f) Çdo e drejtë e kërkuar e sipërfaqes që nuk është përfshirë në marrëveshjen për të drejtat e sipërfaqes të jetë ridhënë ligjërisht në përputhje me ligjin në fuqi me qëllim të mundësimit të personit të licencuar për të ushtruar të drejtat dhe obligimet e tij sipas licencës për xehetari.

Neni 33 Të drejtat dhe obligimet e licencës për xehetari

33.1 Licenca për xehetari i jep të licencuarit të drejtën ekskluzive, sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje dhe cilësdo marrëveshjeje relevante për të drejtat e sipërfaqes, për kryerjen e punëve xehetare të specifikuara dhe aktiviteteve kërkimore përkatëse, duke përfshirë, mes tjerash, të drejtën për të: (a) Hyrë në zonën e lejuar dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme mbi sipërfaqe apo nën sipërfaqe me qëllim të kryerjes së programit për xehetari të autorizuar me licencë; (b) Të ngrisë pajisjet, uzinat dhe ndërtesat e nevojshme për qëllime të shfrytëzimit, të transportit apo të përpunimit të xeheve të nxjerra; (c) Shitur apo tjetër për të bartur në ndonjë mënyrë të drejtat në çfarëdo xehe të nxjerrë dhe (d) Depozituar apo grumbulluar cilindo produkt të xehes apo të mbetjeve në mënyrën e paraparë në programin e xehetarisë të personit të pajisur me licencë. 33.2 I licencuari:

(a) Fillon punët xehetare në përputhje me programin e xehetarisë të dorëzuar

brenda tre (3) muajsh nga data e lëshimit të licencës për xehetari, pos në rastet kur licenca parasheh ndryshe;

(b) Zhvillon më tej zonën e lejuar dhe kryen punët xehetare në përputhje me

programin e xehetarisë dhe

(c) Shënon kufijtë dhe e mban të shënuar zonën e xehetarisë në mënyrën të cilën Komisioni me arsye mund ta kërkojë.

33.3 Licenca për xehetari përmban:

(a) Shënimet teknike të kompletuara dhe të sakta për të gjitha punët në zonën e

xehetarisë;

(b) Kopjet e të gjitha hartave, të raporteve gjeologjike, duke përfshirë interpretimet, kopjet e analizave të xeheve, të fotografive nga ajri, të librave të shënimeve për xehet, të

Page 31: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

31

analizave e të testeve dhe të të gjitha të dhënave të tjera të marra dhe të përpiluara nga personi i pajisur me licencë përkitazi me zonën e xehetarisë dhe

(c) Shënimet financiare të sakta dhe sistematike lidhur me punët e tij në zonën e

xehetarisë dhe librat e llogarive apo shënimeve të tjera financiare, të cilat Komisioni mund t’i kërkojë me arsye, e nëse personi i pajisur me licencë është i angazhuar në cilindo aktivitet tjetër, që nuk ndërlidhet me punët e tij xehetare, ai mban ndarazi shënimet dhe librat e llogarive për punët e tij xehetare.

33.4 Personi i pajisur me licencë për xehetari i dorëzon Komisionit:

(a) Brenda tridhjetë (30) ditësh nga fundi i secilit tremujor kalendarik:

(i) Një raport për vëllimin/tonazhin e xeheve të nxjerra gjatë atij

tremujori; (ii) Një deklaratë që paraqet shumën e tantiemës të përcaktuar për

pagesë përkitazi me atë tremujor, së bashku me të gjitha informatat the llogaritjet lidhur me të dhe

(iii) Dëshminë me shkrim se tantiema e tillë është paguar në mënyrën

dhe shumën e paraparë në pjesën VIII;

(b) Brenda njëqind e njëzet (120) ditëve nga përfundimi i secilit vit kalendarik:

(i) Një raport të kontrolluar financiar për vitin e tillë kalendarik që

ofron: një përmbledhje të rezultateve të të gjitha punëve xehetare, hollësi të precizuara lidhur me tonazhin, vëllimin, përbërjen, shkallën dhe vlerën e xeheve të prodhuara, hollësitë e precizuara për tonazhin dhe vëllimin e mbetjeve të hequra dhe mënyrën e hedhjes së tyre, një deklaratë të hollësishme të shpenzimeve, kostos dhe të personave të punësuar dhe një vlerësim të rezervave të mbetura minerale të ilustruar me plane dhe seksione në shkallë të duhur;

(ii) Deklaratat e kontrolluara financiare vjetore për vitin e tillë

kalendarik për shpenzimet, për fatkeqësitë dhe sigurinë në vendpunim dhe për aktivitetet e rikultivimit;

(iii) Një deklaratë e kontrolluar financiare vjetore që paraqet shumën

e tantiemës të përcaktuar për pagesë përkitazi me atë vit kalendarik, së bashku me të gjitha informatat dhe llogaritjet lidhur me të dhe me cilatdo modifikime e shpjegime që kërkohen për të barazuar deklaratën e tillë vjetore me deklaratat e dorëzuara më parë në përputhje me paragrafin 4 më lart dhe

(iv) Një raport financiar vjetor të kontrolluar që paraqet fitimin apo

humbjen dhe gjendjen e punëve financiare të personit të pajisur me licencë në fund të atij viti kalendarik.

Page 32: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

32

(c) Jo më vonë se më datën 30 shtator të secilit vit kalendarik, një program të

azhurnuar të xehetarisë për vitin pasues kalendarik dhe

(d) Raportet, shënimet e informatat tjera shtesë që Komisioni mund t’i kërkojë.

33.5 Gjatë afatit të licencës për xehetari, Komisioni mban në mënyrë rreptësisht sekrete dokumentet e cekura në paragrafin 4 më lart, pos në rastin kur kërkohet qasje publike në to sipas Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare.

Neni 34 Pezullimi i prodhimtarisë

34.1 Personi i pajisur me licencë për xehetari i ofron Komisionit njoftimin me shkrim tre (3) muaj përpara në rastin kur ai ka për qëllim të pezullojë apo ndjeshëm ta zvogëlojë prodhimtarinë. Njoftimi i tillë përmban arsyetimin e hollësishëm për pezullimin a zvogëlimin e tillë.

34.2 Personi i licencuar për xehetari menjëherë e informon Komisionin për pezullimin apo zvogëlimin e prodhimtarisë për arsye të shkaqeve jashtë kontrollit të tij.

Neni 35 Vazhdimi i licencës së xehetarisë për xehet ndërtimore 35.1 Personi i licencuar për xehet ndërtimore, i cili dëshiron të vazhdojë licencën e tij, i parashtron Komisionit një kërkesë të kompletuar për vazhdim të tillë në formën e paraparë së bashku me taksën administrative të paraparë dhe i bashkëngjet asaj si vijon: (a) Një kopje të licencës për xehetari, e cila duhet të vazhdohet dhe çfarëdo leje përkatëse për kryerjen e punëve të posaçme; (b) Një program të azhurnuar të xehetarisë; (c) Versionin e azhurnuar të dokumenteve të kërkuara me nenin 30 dhe (d) Dokumente apo informata të tjera, të cilat Komisioni mund t’i parasheh. 35.2 Komisioni e vazhdon licencën për xehetari për xehe ndërtimore nëse personi në fjalë i pajisur me licencë ka parashtruar kërkesën për këtë në formularin e paraparë, së bashku me taksën administrative dhe, nga data e parashtrimit të kërkesës së tillë, ka përmbushur kushtet nga neni 32 i zbatueshëm për programin e azhurnuar të xehetarisë dhe nga paragrafi 1 më lart. 35.3 Brenda tre (3) muajsh nga pranimi i kërkesës së kompletuar për vazhdim nga parashtruesi i kërkesës me të drejtë, komisioni lejon vazhdimin në fjalë apo i ofron

Page 33: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

33

parashtruesit të kërkesës shpjegimin me shkrim lidhur me arsyet për të cilat Komisioni ka vendosur që të mos lejojë vazhdimin në fjalë. 35.4 Në çdo kohë para kalimit të kësaj periudhe tremujore, në rrethana të jashtëzakonshme dhe me përdorimin e diskrecionit të arsyeshëm, Komisioni mund të zgjasë periudhën e tillë edhe për tre (3) muaj. Në rastin e tillë, Komisioni menjëherë e informon me shkrim parashtruesin e kërkesës për zgjatjen e tillë dhe për arsyet e saj. PJESA VI LEJET PËR PUNËT E POSAÇME Neni 36 Afati dhe fushëveprimi 36.1 Afati dhe fushëveprimi i secilës leje caktohen arsyeshëm nga Komisioni në mënyrën, e cila është drejtpërdrejt e lidhur me kryerjen e punëve të posaçme të autorizuara me lejen e tillë. Afati i lejes mund të vazhdohet nga Komisioni pas parashtrimit të kërkesës nga personi i pajisur me leje. 36.2 Pavarsisht nga çdo dispozitë tjetër e kësaj pjese VI, personi i cili është i autorizuar me leje të vlefshme të kryejë punë të posaçme nuk ka nevojë të parashtrojë kërkesë apo të merr leje për kryerjen e punëve të tilla të posaçme. Neni 37 Kërkesa 37.1 Personi që ka dëshirë të kryejë një punë të posaçme i parashtron Komisionit kërkesë të kompletuar për lëshimin e lejes për kryerjen e punës së posaçme në fjalë. Kërkesa e tillë parashtrohet në formën e paraparë së bashku me taksën administrative të paraparë dhe me informatat e dokumentet e bashkëngjitura si në vijim: (a) Kopjen e vërtetuar të cilësdo leje të parashtruesit të kërkesës përkitazi me punën e posaçme; (b) Emrat dhe adresat e pronarëve kryesorë dhe të drejtorëve të parashtruesit të kërkesës, nëse ekzistojnë; (c) Adresën zyrtare të regjistruar të parashtruesit të kërkesës në Kosovë; (d) Përshkrimin e aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit, i cili do të jetë përgjegjës për kryerjen e punës së posaçme, duke përfshirë kopjet e biografisë së tyre dhe diplomat, licencat e certifikatat relevante;

Page 34: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

34

(e) Hartën që paraqet: (i) Zonën për të cilën është parashtruar kërkesa, të përcaktuar me

koordinata; (ii) Lokacionin e cilësdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor

ekzistues apo ndonjë përmirësimi tjetër të bërë nga njeriu a ndonjë karakteristikë të sipërfaqes brenda atij lokacioni ose brenda një kilometri nga cilido prej kufijve të tij;

(iii) Rrugën e hyrjes në lokacionin e tillë të propozuar nga parashtruesi i

kërkesës dhe (iv) Kufijtë e secilës komunë të përfshirë;

(f) Tërë dokumentacionin relevant kadastral të paraparë nga Komisioni;

(g) Kërkesat e kompletuara për çfarëdo miratimesh të kërkuara nga autoritetet tjera

publike sipas ligjit në fuqi;

(h) Marrëveshjet për të drejtat e sipërfaqes me një afat jo më të shkurtër se afati i lejes së propozuar mes parashtruesit të kërkesës dhe të gjitha palëve të treta me të drejta pronësore të regjistruara në mënyrë të ligjshme në sipërfaqen të cilën parashtruesi i kërkesës propozon ta shfrytëzojë gjatë kryerjes së punëve të posaçme, apo dëshminë e refuzimit a të moshyrjes së palëve të tilla në një marrëveshje të tillë sipas kushteve të arsyeshme;

(i) Programin e punëve të posaçme që propozohen të ndërmerret nga parashtruesi i

kërkesës për licencë, i cili përmban si vijon:

(i) Një përshkrim të lokacionit, të nivelit dhe të kohëzgjatjes së programit të propozuar, si dhe metodat, teknikat dhe pajisjet që do të përdoren dhe

(ii) Programin e punës dhe vlerësimet e shpenzimeve.

(j) Një vlerësim të ndikimit në mjedis dhe të gjitha dokumentet e kërkuara sipas

Ligjit për mjedisin përkitazi me programin e punëve të posaçme të përgatitura për secilin rast nga ekpertët me kualifikime dhe me përvojë të duhur;

(k) Një program rehabilitues të përgatitur për secilin rast nga ekspertët me

kualifikime dhe përvojë të duhur. (l) Një garancion bankar për përmbushjen e detyrimeve në formën e paraparë, që

garanton posedimin e fondeve të mjaftueshme për kryerjen e programit të rehabilitimit. Garancioni i tillë duhet të ketë vlerën e barabartë apo më të madhe se sa kostoja e vlerësuar për planin a programin e tillë, duke përfshirë edhe rastet e paparashikueshme dhe

(n) Dokumente apo informata të tjera, të cilat Komisioni mund t’i parasheh.

Page 35: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

35

37.2 Gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm, Komisioni mund ta lirojë parashtruesin e kërkesës për leje nga të gjitha kushtet apo nga pjesa e një kushti ose më shumë kushteve nga paragrafi 1 më lart.

Neni 38 Përpunimi i kërkesave 38.1 Brenda gjashtë (6) muajve nga pranimi i kërkesës së kompletuar për leje nga parashtruesi me të drejtë të parashtrimit të kërkesës, Komisioni lëshon lejen në fjalë apo i ofron parashtruesit të kërkesës shpjegimin me shkrim lidhur me arsyet për të cilat Komisioni ka vendosur të mos e lëshojë lejen në fjalë. 38.2 Në çdo kohë para kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh, që në raste të jashtëzakonshme dhe me përdorimin e diskrecionit të arsyeshëm, Komisioni mund të vazhdojë periudhën e tillë edhe për gjashtë (6) muaj. Në rastin e tillë, Komisioni menjëherë e njofton me shkrim parashtruesin e kërkesës për zgjatjen e tillë dhe për arsyet e asaj zgjatjeje. 38.3 Nëse parashtruesi i kërkesës ka ofruar dëshmi se pala e tretë ka refuzuar apo nuk ka hyrë në marrëveshje për të drejtat e sipërfaqes me të cilën përcaktohen të drejtat e sipërfaqes, të cilat në mënyrë të arsyeshme kërkohen nga parashtruesi i kërkesës për të kryer programin e tij të punëve të posaçme, Komisioni mund t’i parashtrojë një kërkesë në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi autoritetit kompetent publik për ridhënien e të drejtave të kërkuara të sipërfaqes për t’i mundësuar parashtruesit të kërkesës ushtrimin e të drejtave dhe obligimeve të tij për kryerjen e punëve të posaçme. Ridhënia e tillë është e vlefshme vetëm nëse është bërë në përputhje të plotë me ligjin në fuqi.

Neni 37 Kriteret për lëshimin e lejes Pas pranimit të kërkesës së kompletuar për leje të punës së posaçme nga parashtruesi me të drejtë, Komisioni ua dorëzon autoriteteve të tjera publike cilatdo dokumente përkitazi me miratimet, të cilat duhet të bëhen nga autoritetet e tilla publike. Komisioni lëshon lejen në fjalë nëse janë përmbushur kriteret vijuese: (a) T’i kenë plotësuar tëë gjitha kushtet nga neni 37; (b) Programi i propozuar i punëve të posaçme të jetë i bazuar në praktikat ndërkombëtare; (c) Nëse parashtruesi i kërkesës:

(i) Ka burimet të mjaftueshme financiare, të cilat nevojiten për kryerjen e programit të propozuar të punëve të posaçme dhe

(ii) E ka të drejtën sipas nenit 5.

Page 36: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

36

(d) Nëse kërkesa dhe parashtruesi i kërkesës plotësojnë kushtet në përputhje me

këtë Rregullore; (e) Nëse secili autoritet publik nga i cili kërkohet miratimi sipas ligjit në fuqi, ka

bërë miratimin e tillë apo afati për lëshuarjen e aprovimit të tillë ka kaluar dhe autoriteti përkatës publik nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim dhe

(f) Cilado e drejtë e kërkuar e sipërfaqes që nuk është përfshirë në marrëveshjen

për të drejtat e sipërfaqes që është ridhënë ligjërisht në përputhje me ligjin në fuqi me qëllim të mundësimit të personit të pajisur me licencë të ushtrojë të drejtat dhe obligimet e tij sipas licencës për xehetari.

Neni 40 Të drejtat dhe obligimet e lejes së posaçme

40.1 Leja i jep personit të pajisur me leje të drejtën ekskluzive, sipas dispozitave të kësaj Rregulloreje dhe cilësdo marrëveshjeje relevante për të drejtat e sipërfaqes, për kryerjen e punëve të posaçme të cekura, duke përfshirë, mes tjerash, të drejtën për: (a) Të hyrë në zonën e lejuar dhe për të ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme mbi sipërfaqe apo nën sipërfaqe me qëllim të kryerjes së programit për punë të posaçme të autorizuar me leje; (b) Të ngritur pajisjet, uzinat dhe ndërtesat e nevojshme për qëllime të shfrytëzimit, transportit apo të përpunimit të xehes në fjalë; (c) Të shitur apo për t’i bartur në ndonjë mënyrë tjetër të drejtat e xehes a prodhimtarisë në fjalë dhe (d) Të depozituar a grumbulluar cilindo produkt të xehes apo të mbetjeve në mënyrën e paraparë në programin e punëve të posaçme. 40.2 Personi i pajisur me leje:

(a) Fillon punët në fjalë brenda tre (3) muajsh nga data e lëshimit të lejes, pos

rasteve kur leja parasheh ndryshe.

(b) Shënon kufijtë dhe mban të shënuar zonën e lejuar në mënyrën, të cilën Komisioni me arsye mund ta kërkojë.

40.3 Personi i pajisur me leje mban:

(a) Shënime teknike të kompletuara dhe të sakta për të gjitha punët e tij të posaçme,

;

Page 37: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

37

(b) Kopjet e të gjitha hartave, të raporteve gjeologjike, duke përfshirë interpretimet, analizat e xeheve, fotografitë nga ajri, librat e shënimeve për xehet, analizat dhe testet dhe të gjitha të dhënat tjera të marra dhe të përpiluara nga personi i pajisur me leje përkitazi me punët e tij të posaçme dhe

(c) Shënimet financiare të sakta dhe sistematike lidhur me punët e tij të posaçme

dhe librat e llogarive apo të shënime të tjera financiare, të cilat Komisioni mund t’i kërkojë, dhe nëse personi i pajisur me licencë është i angazhuar në cilindo aktivitet tjetër, i cili nuk ndërlidhet me punët e tij të posaçme, ai mban ndarazi shënimet dhe librat e llogarive për punët e tij të posaçme.

40.4 Personi i pajisur me leje i dorëzon Komisionit: (a) Brenda tridhjetë (30) ditësh nga fundi i secilit tremujor kalendarik, një raport për vëllimin/tonazhin e xeheve të përpunuara gjatë atij tremujori; (b) Brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga përfundimi i secilit vit kalendarik:

(c) Një raport të kontrolluar financiar për vitin e tillë kalendarik që ofron: një

përmbledhje të rezultateve të të gjitha punëve të posaçme, hollësi të precizuara lidhur me tonazhin, vëllimin, përbërjen, shkallën dhe vlerën e xeheve të prodhuara; hollësitë e precizuara për tonazhin dhe vëllimin e mbetjeve të hequra dhe për mënyrën e hedhjes së tyre, një deklaratë të hollësishme të shpenzimeve, të kostos dhe të personave të punësuar;

(d) Deklaratat vjetore për atë vit kalendarik për shpenzimet, për fatkeqësitë dhe

sigurinë në vendpunim dhe për aktivitetet e rikultivimit dhe

(e) Një raport financiar vjetor që paraqet fitimin apo humbjen dhe gjendjen e punëve financiare të personit të pajisur me leje në fund të atij viti kalendarik.

(f) Jo më vonë se më datën 30 shtator të çdo viti kalendarik, një program të

azhurnuar të punëve të posaçme për vitin pasues kalendarik dhe (g) Raportet, shënimet dhe informatat tjera shtesë që Komisioni mund t’i

kërkojë me arsye.

40.5 Gjatë afatit të lejes, Komision i mban në mënyrë rreptësisht sekrete dokumentet e cekura në paragrafin 4 më lart, pos në rastin kur kërkohet qasja e publikut në to sipas Ligjit për qasje në dokumentet zyrtare.

Neni 41 Pezullimi punëve

41.1 Personi i pajisur me leje, i cili ka leje për kryerjen në vazhdimësi të punëve përpunuese, i ofron Komisionit njoftimin me shkrim tre (3) muaj paraprakisht në rastin kur ai ka për qëllim

Page 38: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

38

të pezullojë apo ta zvogëlojë ndjeshëm përpunimin e tillë. Njoftimi i tillë përmban arsyetimin e hollësishëm për pezullimin a zvogëlimin e tillë.

41.2 Secili personi i pajisur me leje menjëherë e informon Komisionin në rastin kur ai nuk është në gjendje ta kryejë punën e posaçme të autorizuar për shkak të arsyeve jashtë kontrollit të tij.

PJESA VII

XEHETARIA ARTIZANALE NË SHKALLË TË ULËT Neni 42 Afati dhe fushëveprimi

42.1 Licenca për xehetari artizanale i nënshtrohet dispozitave të njëjta që janë të zbatueshme për licencën për xehetari të xeheve ndërtimore në pajtim me nenin 29, me kusht që asnjë licencë për xehetari artizanale të mos autorizojë shfrytëzimin e më shumë se dymbëdhjetë mijë (12.000) metra kub të materialit ndërtimor në cilindo vit kalendarik. 42.2 Komuna e cila kërkon licencën për xehetari artizanale nuk i nënshtrohet kushteve për fitimin e të drejtës nga neni 5. Neni 43 Kërkesa 43.1 Licenca për xehetari artizanale mund t’i lëshohet vetëm komunës. 43.2 Komuna e cila ka dëshirë të ndërmerr aktivitete të xehetarisë artizanale i parashtron Komisionit kërkesën e kompletuar për lëshimin e licencës për xehetari artizanale. Në kërkesën e tillë saktësohen xehet ndërtimore dhe zona për të cilën kërkohet licenca. Zona për të cilën kërkohet licenca duhet: (a) Në terësi të jetë brenda komunës dhe (b) Të përfshijë dhe të prekë pronën, e cila udhëhiqet drejpërdrejt dhe në mënyrë ligjore nga komuna. 43.3 Komuna parashtron kërkesën në formën e paraparë, së bashku me taksën administrative të paraparë dhe i bashkëngjet si vijon: (a) Emrin e kryeshefit ekzekutiv të komunës;

Page 39: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

39

(b) Adresën zyrtare të kryeshefit të tillë të ekzekutivit; (c) Përshkrimin e aftësive teknike, profesionale dhe menaxheriale të personelit, i cili do të jetë përgjegjës për kryerjen e programit të xehetarisë artizanale, duke përfshirë kopjet e biografisë së tyre dhe diplomat, licencat e certifikatat relevante;

(d) Hartën që paraqet: (i) Zonën për të cilën është parashtruar kërkesa e përcaktuar me koordinata; (ii) Lokacionin e cilësdo ndërtese, infrastrukture, aktiviteti bujqësor

ekzistues apo ndonjë përmirësimi tjetër të bërë nga njeriu apo karakteristikën e sipërfaqes brenda atij lokacioni apo brenda një kilometri nga cilido prej kufijve të tij;

(iii) Rrugën e hyrjes në lokacionin e tillë të propozuar nga parashtruesi i

kërkesës dhe (iv) Kufijtë e ngastrave se në cilat zona është ndarë apo do të ndahet, nëse

ato ekzistojnë;

(e) Tërë dokumentacionin relevant kadastral të paraparë nga Komisioni;

(f) Kërkesat e kompletuara për çfarëdo miratimesh të kërkuara nga autoritetet tjera publike që mund të kërkohen sipas ligjit në fuqi;

(g) Marrëveshjet për të drejtat e sipërfaqes me një afat jo më të shkurtër se afati i

lejes për xehetari artizanale të propozuar mes parashtruesit të kërkesës dhe të gjitha palëve të treta me të drejta pronësore të regjistruara në mënyrë të ligjshme në sipërfaqen, të cilën parashtruesi i kërkesës propozon ta shfrytëzojë gjatë kryerjes së xehetarisë artizanale, apo dëshminë e refuzimit a të moshyrjes së palëve të tilla në një marrëveshje të tillë sipas kushteve të arsyeshme;

(h) Programin e xehetarisë artizanale të propozuar për t’u ndërmarrë në zonën e

specifikuar nga parashtruesi i kërkesës, i cili: (i) Përfshin një vlerësim të azhurnuar të burimeve të xeheve ndërtimore për të cilat licenca vlen, një vlerësim të jetëgjatësisë së pritur të minierës dhe të dhëna e raporte të tjera që me arsye mund të kërkohen nga Komisioni; (ii) Specifikon numrin maksimal të punonjësve, të cilët mund të shfrytëzojnë vendin e tillë; (iii) Cakton programin e hollësishëm të masave, të cilat komuna zotohet se do t’i ndërmerr për ndërprerjen e xehetarisë artizanale joligjore në kuadër të komunës dhe

Page 40: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

40

(iv) Vlerëson shpenzimet vjetore të komunës për themelimin, mirëmbajtjen dhe punën e vendit të propozuar për xehetari artizanale dhe të dhënies fund të të gjitha veprimtarive joligjore të xehetarisë artizanale; (i) Vlerësimi për ndikimin në mjedis dhe të gjitha dokumentet e parapara sipas

Ligjit për mjedisin përkitazi me programin e xehetarisë artizanale të përgatitura nga ekspertët me kualifikime dhe me përvojë të duhur;

(j) Planin për mbylljen e minierës dhe programin e rehabilitimit të përgatitur nga

ekspertët e kualifikuar me përvojë të duhur dhe (k) Dokumente dhe informata të tjera, të cilat Komisioni mund t’i kërkojë me arsye.

43.4 Gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm, Komisioni mund ta lirojë komunën nga të gjitha kushtet apo nga një pjesë e një apo më shumë kushteve sipas këtij neni. Neni 44 Përpunimi i kërkesave 44.1 Brenda gjashtë (6) muajve nga pranimi i kërkesës së kompletuar për licencë të xehetarisë artizanale nga komuna, Komisioni lëshon licencën në fjalë apo i ofron parashtruesit të kërkesës shpjegimin me shkrim lidhur me arsyet pse Komisioni ka vendosur të mos e lëshojë licencën në fjalë. 44.2 Në cilëndo kohë para kalimit të afatit prej gjashtë (6) muajsh, në raste të jashtëzakonshme dhe me përdorimin e diskrecionit të arsyeshëm, Komisioni mund të vazhdojë periudhën e tillë edhe për gjashtë (6) muaj. Në rastin e tillë Komisioni menjëherë e njofton me shkrim parashtruesin e kërkesës për zgjatjen e tillë dhe për arsyet e saj.

Neni 45 Kriteret për lëshimin e licencës Pas pranimit të kërkesës së kompletuar të lejes për xehetari artizanale nga komuna, autoriteteve të tjera publike Komisioni ua dorëzon cilatdo dokumente përkitazi me miratimet, të cilat duhet të bëhen nga autoritetet e tilla publike. Komisioni lëshon lejen për xehetari artizanale në fjalë nëse janë përmbushur kriteret vijuese: (a) Të jenë plotësuar të gjitha kushtet nga neni 43; (b) Të jenë ofruar dëshmi të arsyeshme nga komuna që paraqesin ekzistimin e depozitave apo të rezervave të mjaftueshme të xeheve ndërtimore, të cilat arsyetojnë programin e propozuar për xehetari artizanale;

Page 41: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

41

(c) Zona dhe afati për të cilin kërkohet licenca të mos tejkalojnë zonën dhe afatin e arsyeshëm që nevojiten për kryerjen e programit për xehetari artizanale të propozuar nga komuna;

(d) Kërkesa të jetë në përputhje me këtë Rregullore; (e) Komuna të mos shkelë këtë Rregullore dhe (f) Nëse secili autoritet publik nga i cili kërkohet miratimi sipas ligjit në fuqi, ka

bërë miratimin e tillë apo afati për dhënien e miratimit të tillë të ketë kaluar dhe autoriteti publik në fjalë nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim.

Neni 46 Të drejtat dhe obligimet e komunës

46.1 Komuna nuk lejon apo nuk autorizon asnjë aktivitet të xehetarisë artizanale brenda kufijve të saj, i cili nuk është në përputhje të plotë me kushtet e licencës për xehetari artizanale, të cilën Komisioni ia ka lëshuar komunës së tillë. Çdo komunë që ka marrë licencë për xehetari artizanale është përgjegjëse për respektimin e kësaj Rregulloreje dhe për përmbushjen e zotimeve të bëra në kërkesën e saj për licencë. Çdo vend i xehetarisë artizanale mirëmbahet dhe drejtohet nga komuna nën mbikëqyrjen e Komisionit dhe në përputhje me udhëzimet e lëshuara nga ai. 46.2 Përpos kushteve nga paragrafi 1 më lart, çdo komunë e pajisur me licencë për xehetari artizanale: (a) Shpall pagesën fikse ditore, e cila duhet të paguhet nga secili person fizik që dëshiron ta shfrytëzojë vendin; pagesa e tillë caktohet nga komuna në shumën e gjithëmbarshme të llogaritur si të mjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet e saj vjetore të kapitalit dhe ato operacionale të dala nga themelimi, mirëmbajtja dhe punët e vendeve ku ushtrohet xehetaria artizanale; komuna rregullisht shqyrton dhe ndryshon pagesën e tillë sipas nevojës; (b) Arkëton para kohe shumën e pagesës së zbatueshme fikse nga secili shfrytëzues; (c) Vë kufizime të tilla në shfrytëzimin e lokacionit, të cilat mund të kërkohen sipas licencës për xehetarinë artizanale në fjalë; (d) Kufizon shfrytëzimin e lokacionit të xehetarisë artizanale vetëm për personat të cilët:

(i) Me prejardhje janë banorë të komunës, (ii) Kanë bërë pagesën e zbatueshme dhe

(iii) Kanë respektuar kufizimet që caktojnë shfrytëzimin e lokacionit;

Page 42: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

42

(e) Siguron që prodhimi i gjithëmbarshëm mujor në atë lokacion dhe prodhimi ditor

i xeheve minerare nga shfrytëzuesit individual të lokacionit të mos i kalojnë kufizimet e parapara nga Komisioni;

(f) Siguron që në fund të çdo dite, secili shfrytëzues i lokacionit të largojë nga

lokacioni prodhimin e tij ditor të xeheve minerare, me kusht që çfdo prodhim i tillë që nuk largohet të bëhet pronë e komunës;

(g) Siguron që pesha apo vëllimi i xeheve minerare dhe i materialeve të prodhuara

gjatë ditës nga secili shfrytëzues i lokacionit të matet në mënyrë të rregullt çdo ditë dhe të shënohet me shkrim, ndërsa një kopje e shënimit të tillë t’i jepet shfrytëzuesit të lokacionit;

(h) Ofron çfarëdo shërbimi apo objekti të miratuar nga Komisioni në mënyrë të

efektshme, të sigurt dhe me kosto të arsyeshme; (i) Zbaton në mënyrë të kujdesshme dhe efikase programin e tillë të masave për

ndërprerjen e xehetarisë artizanale joligjore ashtu siç është zotuar komuna ta ndërmerr në kërkesën e saj për licencë;

(j) Krijon dhe mban libra të sakta dhe të plota të shënimeve, të cilat do të jenë në

dispozicion për inspektim nga Komisioni në çdo kohë, që paraqesin: (i) Kapitalin dhe shpenzimet operacionale të komunës të bëra gjatë themelimit, mirëmbajtjes dhe punës së lokacioneve të saj të xehetarisë artizanale dhe gjatë ndërmarjes së programit të saj për ndërprerjen e xehetarisë artizanale joligjore dhe (ii) Pagesat fikse të arkëtuara nga komuna prej shfrytëzuesve të lokacionit dhe cilatdo të hyra të tjera të komunës prej lokacioneve të tilla; (k) Menaxhon lokacionet e xehetarisë artizanale dhe hyrjen në to, si dhe programet

për ndërprerjen e xehetarisë artizanale joligjore në përputhje me standardet e zbatueshme të minierave, të sigurisë, të mjedisit dhe të standardeve të tjera, si dhe me afatet e kushtet e licencës dhe

(l) Paguan tantiemën në përputhje me këtë Rregullore.

46.3 Brenda katër (4) muajsh nga fundi i çdo viti kalendarik, çdo komunë që ka qenë e pajisur me licencë për xehetari artizanale gjatë vitit të tillë kalendarik i dorëzon Komisionit një raport vjetor për vitin e tillë kalendarik, i cili: (a) Përfshin llogaritë e kontrolluara financiare për vitin e tillë kalendarik;

(b) Përshkruan aktivitetet e xehetarisë artizanale të ndërmarra në çdo lokacion të përfshirë në licencë, duke përfshirë nivelet e prodhimit individual dhe të gjithëmbarshëm për secilën xehe të nxjerrë në lokacion;

Page 43: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

43

(c) Vlerëson ndikimin e xehetarisë në ambientin e çdo lokacioni; (d) Përfshin propozime, nëse ka, për hapjen e lokacioneve të reja për xehetari

artizanale dhe për modifikimin e lokacioneve ekzistuese apo të kufijve të ngastrave; (e) Përshkruan në hollësi hapat e ndërmarrë për zbatimin e programit të saj për

ndërprerjen e xehetarisë artizanale joligjore dhe (f) Shpjegon të gjitha shpenzimet e paguara apo të bëra dhe të ardhurat e marra a

të shtuara lidhur me punët në lokacionet e xehetarisë artizanale.

46.4 Asnjë komunë nuk mund të ndërmerr apo të ketë ndonjë interes komercial a interes tjetër në cilindo aktivitet të xehetarisë artizanale, pos kur kjo Rregullore në mënyrë specifike dhe shprehimisht e parasheh ndryshe. Neni 47 Autorizimi për përjashtimin e shfrytëzuesve Komision ka autorizimin t lëshojë urdhër për përjashtimin e cilitdo person nga lokacioni i xehetarisë artizanale, nëse personi i tillë me qëllim apo vazhdimisht nuk e respekton këtë Rregullore, duke përfshirë udhëzimet e lëshuara nga Komisioni. Komuna në fjalë duhet të ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar që rendi i tillë të zbatohet në mënyrë rutinore dhe të efektshme. PJESA VIII TANTIEMAT DHE PAGESAT Neni 48 Tantiemat Pas konsultimeve me Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave, Komisioni nxjerr listën e tantiemave, të cilat personat e pajisur me licenca duhet t’i paguajnë përkitazi me kryerjen e aktiviteteve të shfrytëzimit në Kosovë. Lista e tillë, sipas nevojës, përcakton formulën që duhet të përdoret në llogaritjen e shumës së borxhit të tantiemës. Neni 49 Shtyrjet e afatit dhe përjashtimet

Page 44: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

44

49.1 Tantiemat nuk caktohen dhe nuk paguhen për mostrat e nxjerra minerare, të cilat në mënyrë të arsyeshme janë të nevojshme për qëllime të analizave apo të kryerjes së testeve të tjera. 49.2 Personi i pajisur me licencë për xehetari mund t’i parashtrojë kërkesë Komisionit për autorizim për shtyrjen e pagesës së tantiemës nëse, në mbylljen e periudhës për të cilën tantiema e tillë duhet të paguhet, margjina e shpenzimeve të parave të gatshme e personit të tillë të pajisur me licencë është më e vogël se zero. Nëse Komisioni vendos se margjina e shpenzimeve të parave të gatshme e personit të pajisur me licencë është me të vërtetë më e vogël se zero në mbyllje të periudhës në fjalë, Komisioni mund të autorizojë shtyerjen e afatit të tantiemës në tërësi apo pjesërisht, në përputhje me nenin 49. Nëse Komisioni jep autorizimin e tillë, shuma e tantiemës e cila duhet të paguhet menjëherë për periudhën në fjalë zvogëlohet deri në masën e nevojshme për të rritur margjinën e shpenzimeve të parave të gatshme në zero dhe bilanci shtyhet. 49.3 Në rastet kur pagesa e tantiemës shtyhet:

(a) Mblidhet me cilëndo pagesë tjetër të papaguar të tantiemës dhe (b) Shuma e mbledhur e papaguar paguhet në afatin e ardhshëm për pagesën e

rregullt të tantiemës duke marrë parasysh dispozitat e këtij neni. Neni 50 Pagesa e tantiemës së vlerësuar

50.1 Kur për çfarëdo arsyeje përcaktimi i shumës së tantiemës që duhet të paguhet aktualisht nuk është i mundur, Komisioni mund të kërkojë nga personi i pajisur me licencë që të paguajë tantiemën e vlerësuar. 50.2 Nëse shuma e tantiemës së tillë më vonë vërtetohet, personi i pajisur me licencë paguan çfarëdo detyrimi të papaguar apo, sipas rastit, nëse ka paguar shumën më të madhe, ka të drejtë në kompensim në cilëndo tepricë të shumës së paguar. Neni 51

Mospagesa e tantiemës

Nëse personi i pajisur me licencë nuk e paguan tantiemën në kohën e duhur, Komisioni mund të ndalojë personin e tillë të pajisur me licencë të shesë apo të bartë çfarëdo interesimi për xehen në fjalë a prodhimtarinë me urdhër me shkrim të dorëzuar personit të tillë të pajisur me licencë, derisa të gjitha tantiemat e papagauara të jenë paguar plotësisht ose pasi të jenë zbatuar ujditë për pagesën e tyre pas arritjes së pajtimit për to me Komisionin. Neni 52 Taksat administrative dhe tarifat

Page 45: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

45

52.1 Çdo person i pajisur me licencë dhe me leje i paguan Komisionit tarifë vjetore për mirëmbajtje të caktuar në listë, e cila nxirret nga Komisioni. 52.2 Përveç kësaj, Komisioni mund të vë tarifa të tilla të cilat i konsideron adekuate për t’i paraparë gjatë dorëzimit të kërkesës për licencë apo për leje, ose për ofrimin e çfarëdo të dhëne a informate gjeoshkencore apo çfarëdo shërbimi të kërkuar. Komisioni siguron që çfarëdo tarife e caktuar të jetë: (a) Në shumën e arsyeshme të llogaritur për kompensimin e Komisionit për shpenzimet e përpunimit të kërkesës së tillë apo për plotësimin e kërkesës së tillë; (b) Në përputhje me praktikat e përgjithshme ndërkombëtare. PJESA IX MONITORIMI DHE INSPEKTIMET Neni 53 Autorizimi për marrjen e informatave 53.1 Komisioni ka pushtet të përgjithshëm dhe autorizim për aq sa është e nevojshme në kryerjen e funksioneve të caktuara me këtë Rregullore për: (a) T’i lëshuar urdhër secilit person apo autoriteti publik duke kërkuar nga personi apo autoriteti i tillë dorëzimin a lejimin e qasjes në të dhëna, informata, dokumente, materiale ose gjëra të tjera të pasurisë së tundshme dhe të patundshme, të cilat Komisioni, gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm, i konsideron relevante për kryerjen e këtyre funksioneve dhe (b) T’i lëshojë urdhër secilit person për të dhënë dëshmi me shkrim apo me gojë ose informatë lidhur me çfarëdo çështjeje për të cilën Komisioni me arsye mund të konsiderojë se mund të kërkohet për kryerjen e funksioneve të tij. 53.2 Urdhri i lëshuar nga Komisioni në pajtim me këtë nen bëhet me shkrim dhe përcakton: (a) Qëllimin dhe bazën juridike të urdhrit, (b) Natyrën e të dhënave, të informatave, të dokumenteve, të sendeve të pronës së luajtshme apo të paluajtshme ose të dëshmisë së kërkuar nga Komisioni,

(c) Periudhën për përmbushjen e urdhrit dhe (d) Njoftimin që përcakton sanksionet e mundshme administrative për

mospërmbushjen e urdhrit në mënyrë të plotë dhe jomashtruese, duke përfshirë informatën për të drejtën në ankesë kundër urdhrit dhe sanksioneve të tilla administrative.

Page 46: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

46

53.3 Nëse urdhri i drejtohet një personi apo më shumë personave fizikë, Komisioni ia adreson këtë urdhër personit të tillë fizik dhe ua dorëzon:

(a) Drejtpërdrejt personave të tillë fizikë në zyrën e tyre apo në vendin e biznesit a

të punës ose (b) Në adresat përkatëse të shtëpive të tyre.

Personave fizikë të cilëve u drejtohet ky urdhër konsiderohet se e kanë pranuar personalisht urdhrin e tillë në momentin e dorëzimit. 53.4 Nëse urdhri i drejtohet personit juridik, Komisioni ia adreson urdhrin e tillë menaxherit apo zyrtarit të lartë të personit juridik dhe urdhrin e tillë e dorëzon në adresën e regjistruar të zyrës qendrore të personit juridik. Neni 54 Marrja e dëshmisë apo e informatës gojore 54.1 Nëse Komision lëshon urdhër me të cilin kërkon që personi fizik të jep dëshmi ose informatë gojore, përpos pikave nga neni 53, urdhri i tillë përcakton: (a) Emrin dhe, nëse dihet, titullin zyrtar të personit fizik, (b) Vendin dhe kohën e lajmërimit për të dhënë dëshmi a informatë gojore dhe (c) Njoftimin mbi obligimin sipas nënparagrafit 2 më poshtë. 54.2 Nëse për shkaqe të arsyeshme dhe të detyrueshme, personi fizik nuk është në gjendje të vijë në vendin dhe kohën e cekur në urdhër, ai i ofron Komisionit një deklaratë me shkrim për arsyet e tilla brenda një periudhe të arsyeshme kohore pas pranimit të urdhrit. Nëse Komisioni, gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm, vendos se shkaqet e cekura justifikojnë ricaktimin e ardhjes, Komisioni mund ta ndryshojë urdhrin ku përcakton vendin apo kohën tjetër për ardhjen e tillë. Neni 55 Marrja e dokumenteve dhe e materialeve 55.1 Nëse Komisioni lëshon urdhër me të cilin personi kërkohet të dorëzojë dokumentet, projektdokumentet ose materialet tjera, Komisioni ka të drejtën dhe autorizimin për t’i kërkuar origjinalet apo kopjet e tyre. Nëse Komisioni vendos t’i pranojë kopjet e tyre, atëherë do të kërkojë nga personi në fjalë të vërtetojë se kopjet e tilla janë kopje të vërteta dhe të sakta të origjinaleve. Komisioni vazhdon të ketë të drejtën dhe autorizimin për të kërkuar dorëzimin e origjinaleve në çdo kohë.

Page 47: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

47

55.2 Me kërkesë të personit që i dorëzon dokumentet, projektdokumentet apo materialet tjera, Komisioni lëshon vërtetim me shkrim me të cilin dëshmon pranimin e dokumenteve apo të materialeve të tilla. 55.3 Nëse personi ia dorëzon Komisionit origjinalet e dokumenteve, projektdokumenteve apo të materialeve të tjera, Komisioni ia kthen origjinalet apo materialet e tilla këtij personi pas përfundimit të shqyrtimit të tyre.

Neni 56 Autorizimi për inspektimin e pronës, vendit të biznesit dhe të deponimit 56.1 Nëse është e nevojshme për kryerjen e hetimeve rreth shkeljes së supozuar apo të dyshuar të kësaj Rregulloreje, Komisioni mund t’i parashtrojë kërkesë gjykatës përkatëse të qarkut për një urdhër, i cili do të autorizonte zyrtarët e Komisionit për të: (a) Hyrë pa paralajmërim apo leje të posaçme në çfarëdo vendi apo prone të shfrytëzuar nga personi për aktivitete të biznesit apo të deponimit dhe (b) Kërkuar inspektimin e sendeve të pronës së luajtshme apo të paluajtshme mbi apo në lokacionin a pronën e tillë. 56.2 Gjykata e qarkut në fjalë ka autorizimin t’ia lëshojë një urdhër të tillë Komisionit nëse gjykata vendos se Komisioni ka të njëjtat kërkesa të evidencimit dhe kërkesa tjera që janë të zbatueshme për lëshimin e urdhrave të ngjashëm për policinë. Gjykata e qarkut në fjalë mund të shqiptojë kufizime të arsyeshme në fushëveprimin e urdhrit të tillë dhe në kohën gjatë së cilës mund të përmbarohet. 56.3 Asgjë në këtë nen nuk interpretohet si kufizim i autorizimeve të Komisionit për t’i kryer hetimet dhe inspektimet, të cilat tashmë janë të autorizuara sipas kushteve të licencës apo të lejes.

Neni 57

Kryerja e hetimeve dhe e inspektimeve 57.1 Personi i pajisur me licencë apo me leje, i cili tashmë ka autorizuar Komisionin për të kryer hetimet dhe inspektimet, sipas kushteve të licencës apo të lejes, i lejon zyrtarët e Komisionit për të kryer hetimet dhe inspektimet e autorizuara dhe bashkëpunon me zyrtarët e tillë gjatë kryerjes së çfarëdo hetimi apo inspektimi të tillë. 57.2 Nga të gjithë personat kërkohet që t’i lejojnë zyrtarët e Komisionit, të cilët kanë urdhrin e gjyqit të lëshuar sipas nenit 56, të kryejnë hetimet dhe inspektimet në fjalë dhe të bashkëpunojnë plotësisht me zyrtarët e tillë gjatë kryerjes së këtij hetimi a inspektimi. 57.3 Pronari, zyrtari, menaxheri apo punëtori i personit në fjalë kanë të drejtë të përcjellin kryerjen e hetimeve dhe të inspektimit. Menjëherë para fillimit të hetimeve dhe të inspektimit,

Page 48: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

48

zyrtarët e Komisionit e informojnë pronarin, zyrtarin, menaxherin apo punëtorin e personit në fjalë për të drejtën e tillë. 57.4 Gjatë hetimit dhe të inspektimit, zyrtarët e Komisionit kanë të drejtën dhe autorizimin që menjëherë: (a) T’i ekzaminojnë dokumentet, projektdokumentet dhe materialet tjera e objektet lidhur me aktivitetet e personit në fjalë; (b) T’i bëjnë apo t’i marrin, në llogari të personit përkatës, kopjet e dokumenteve projektdokumenteve të tilla, dhe materialeve të tjera të shkruara apo sendeve, saktësia e të cilave vërtetohet nga menaxheri i lartë apo nga ndonjë punëtor a zyrtar tjetër i autorizuar në mënyrë të ligjshme i personit në fjalë, dhe nga vetë personi, i cili i përgatit kopjet e tilla; (c) T’i ekzaminojë të dhënat dhe bazat e të dhënave të ruajtuara në formën elektronike, qoftë në kompjuter apo në ndonjë medium tjetër elektronik dhe (d) T’i bëjë apo t’i merr, në llogari të personit përkatës, fletët e shtypura dhe kopjet elektronike të të dhënave dhe bazave të të dhënave të tilla, saktësia e të cilave vërtetohet nga menaxheri i lartë apo nga ndonjë punëtor a zyrtar tjetër i autorizuar në mënyrë të ligjshme i personit përkatës dhe nga personi fizik i cili i përgatit kopjet e tilla. 57.5 Menjëherë pas përfundimit të hetimit dhe të inspektimit, zyrtari i autorizuar i Komisionit përgatit raport mbi hetimin dhe inspektimin në vendin ku është kryer hetimi dhe inspektimi i tillë duke specifikuar: (a) Emrin e personit përkatës; (b) Lokacionin apo lokacionet e inspektuara; (c) Kohën dhe vendin e inspektimit; (d) Emrin dhe pozitën e pronarit, zyrtarit, menaxherit apo të punëtorit, i cili është informuar për të drejtën e vëzhgimit të inspektimit; (e) Një përshkrim të hollësishëm të rrjedhës së hetimit dhe të inspektimit, si dhe rezultatet e tij; (f) Listën e dokumenteve dhe të materialeve të tjera të marra gjatë hetimit dhe inspektimit;

(g) Nëse ka pasur përkthyes, emrin e tij dhe

(h) Nëse ka qenë rasti i tillë, emrin dhe pozitën e cilitdo person fizik, i cili ka penguar apo ka ndërhyrë ose është përpjekur të pengojë a të ndërhyjë në kryerjen e hetimit dhe të inspektimit.

Page 49: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

49

57.6 Raporti nënshkruhet nga zyrtari i autorizuar i Komisionit. Zyrtari i tillë menjëherë i siguron personit përkatës kopjen e raportit. Origjinali i raportit mbahet në dosjen e Komisionit. 57.7 Trajtimi i të gjitha dokumenteve, materialeve dhe i dëshmive të tjera të marra gjatë hetimeve dhe inspektimeve përcaktohet me rregullat e njëjta, të cilave duhet t’iu përmbahet policia dhe prokurori publik për trajtimin e dëshmive të ngjashme.

Neni 58 Konfiskimet 58.1 Komisioni mund të konfiskojë dokumente, materiale dhe gjëra të tjera për të cilat me arsye beson se kanë vlerë të provës materiale. Personi i prekur nga konfiskimi informohet për të pa ndonjë vonesë të tepruar. 58.2 Pavarsisht nga e drejta e personit të prekur nga konfiskimi për t’i parashtruar kërkesë gjykatës kompetente të qarkut për shqyrtim të konfiskimit dhe të veprimeve të ndërlidhura, si dhe të vendimeve të marra nga Komisioni, Komisioni i parashtron kërkesë brenda tri (3) ditësh pune nga konfiskimi i tillë gjykatës kompetente të qarkut për shqyrtimin dhe konfirmimin e vlerës juridike të konfiskimit. Personi i prekur nga konfiskimi: (a) Informohet për kohën dhe vendin e seancave në gjykatën e tillë dhe (b) Ka të drejtë të pjesëmarrjes, të përfaqësimit nga avokati dhe të paraqitjes së provave e dëshmive. 58.3 Kundër vendimit të gjykatës së qarkut për vlerën juridike të konfiskimit mund të parashtrohet ankesë në Gjykatën Supreme. Nëse gjykata përkatëse e qarkut vendos se konfiskimi nuk ka vlerë juridike dhe Komisioni menjëherë e informon gjykatën e tillë se ka qëllim të parashtrojë ankesë kundër vendimit të tillë, gjykata e tillë – nëse beson se veprimi i tillë është i nevojshëm për të siguruar tërësinë e sendeve të konfiskuara apo praninë e tyre në Kosovë në pritje të ankesës së tillë - mund të urdhërojë që sendet e konfiskuara të mbyllen dhe të vihen në ruajtje ligjore nga gjyqi derisa të vendoset për ankesën e tillë. 58.4 Përderisa gjykata e qarkut apo Gjykata Supreme nuk lëshojnë urdhër që përcakton dispozitë tjetër, të gjitha gjërat e konfiskuara duhet t’i kthehen pronarit të tyre pas kryerjes së hetimeve në fjalë apo brenda një viti pas konfiskimit, varësisht se cila ndodh më heret. Gjykata e qarkut në fjalë ose Gjykata Supreme mund të autorizojnë Komisionin që t’i mbajë sendet e konfiskuara për një periudhë më të gjatë nëse gjykata vendos se kjo është e nevojshme për t’iu shmangur dëmtimit a paragjykimit të kryerjes së hetimeve në fjalë ose të procedurave juridike lidhur me to. PJESA X

Page 50: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

50

SANKSIONET ADMINISTRATIVE DHE MJETET Neni 59 Shqiptimi i sanksioneve administrative dhe mjeteve tjera nga Komisioni 59.1 Nëse Komisioni konstaton se personi ka shkelur ndonjë dispozitë të kësaj Rregulloreje, Komision gjatë përdorimit të diskrecionit të arsyeshëm dhe në përputhje me rrethanat mund të lëshoj urdhër: (a) Me të cilin kërkohet që personi në fjalë t’i ndërprejë aktivitetet të cilat paraqesin shkelje; (b) Me të cilin deklaron çfarëdo marëveshje apo vendim që paraqet shkelje si të pavlefshme dhe të pazbatueshme; (c) Me të cilin kërkohet nga personi në fjalë të ndërmerr çfarëdo veprimi të zbatueshëm në mënyrë të arsyeshme, të cilin Komisioni e përcakton si të nevojshëm për të siguruar që: (i) Efektet negative të shkeljes së tillë të eliminohen apo të kthehen në

gjendjen e mëparshme dhe

(ii) Shkelja e tillë të mos përseritet.

(d) Me të cilin shqiptohet gjobë administrative deri në 1.000 euro për një shkelje dhe për një ditë ndaj cilitdo personi fizik, i cili, qoftë nga pakujdesia apo me shkelje të qëllimshme, ka qenë i përfshirë në veprat që paraqesin a shkaktojnë drejtpërdrejt shkeljen e tillë apo

(e) Me të cilin shqiptohet gjoba administrative deri në 10.000 euro për një shkelje

dhe për një ditë ndaj cilitdo personi, përpos personit fizik, të përfshirë në shkeljen e tillë.

59.2 Çfarëdo sanksion administrativ i shqiptuar nuk e dëmton ndjekjen për përgjegjësi penale sipas Kodit penal në fuqi. Neni 60 Kërkesat për dëmshpërblim, vendime gjyqësore dhe për mjete tjera Nëse personi shkel dispozitën e kësaj Rregulloreje apo vendimin a urdhrin e Komisionit të lëshuar sipas autorizimeve të kësaj Rregulloreje dhe nëse shkelja e tillë shkakton a kërcënon të shkaktoj dëm material ekonomik, duke përfshirë humbjet e fitimit ose dëme të tjera ndaj personit të tretë, pala e dëmtuar ka të drejtë të ankohet në gjykatën kompetente dhe të kërkojë nga gjykata e tillë lëshimin, sipas rrethanave, të një urdhri që kërkon nga shkelësi të: (a) Paguajë kompensimin për dëmin e tillë;

Page 51: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

51

(b) Ndërpresë sjelljet ose aktivitetet e ndaluara dhe

(c) Ndërmerr hapa pozitivë për sanimin e shkeljes. Përveç kësaj, gjykata mund të shqiptojë edhe masa të tjera ndihmëse sipas rrethanave. PJESA XI DISPOZITAT E NDRYSHME, KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Neni 61 Plani për menaxhimin e resurseve minerare 61.1 Komisioni përgatit, publikon dhe i dorëzon Ministrisë për Energji dhe për Miniera projektplanin për menaxhimin e resurseve minerare, i cili përcakton objektivat e rekomanduara të Komisionit dhe planin e zbatimit për një shfrytëzim të përgjithshëm të bashkërenduar dhe të qëndrueshëm të resurseve minerare në Kosovë, që merr parasysh karakteristikat dhe kushtet specifike të zonave të caktuara, praninë e caktuar të resurseve minerare dhe kërkesat për shfrytëzimin, si dhe përdorimin e tyre komercial e industrial. 61.2 Pas pranimit të projektplanit për menaxhimin e resurseve minerare, Ministria për Energji dhe për Miniera, sipas nevojës apo rekomandimeve shqyrton, miraton dhe shpall planin për menaxhimin e resurseve minerare. Komision shqyrton rregullisht planin e tillë dhe zbatimin e tij dhe, sipas nevojës dhe këshillave, i bën rekomandime Ministrisë për Energji dhe për Miniera përkitazi me modifikimin a zbatimin e tij. Plani i tillë për menaxhimin e resurseve minerare shfuqizon çfarëdo plani hapësinor a urbanistik, i cili nuk është në përputhje me të. 61.3 Gjatë përgatitjes dhe zbatimit të planeve hapësinore dhe urbanistike, të gjitha autoritetet publike marrin në konsideratë të plotë dhe respektojnë planin për menaxhimin e resurseve minerare të shpallur nga Ministria për Energji dhe për Miniera. Plani i tillë për menaxhimin e resurseve minerare shfuqizon çfarëdo plani hapësinor a urbanistik, i cili nuk është në përputhje me të. 61.4 Në periudhën para se Ministria për Energji dhe për Miniera të shpallë planin për menaxhimin e resurseve minerare, asnjë autoritet publik nuk mund të miratojë apo të zbatojë ndonjë plan hapësinor a urbanistik pa miratimin e Ministrisë për Energji dhe për Miniera. Para dhënies së pëlqimit të tillë, Ministria për Energji dhe për Miniera merr këshillën e Komisionit. Ministria për Energji dhe për Miniera refuzon të jep pëlqimin e tillë, nëse Komisioni i ofron Ministrisë për Energji dhe për Miniera shpjegimin me shkrim për atë se si plani i tillë do të bie ndesh me shfrytëzimin e bashkërenduar dhe të qëndrueshëm të resurseve minerare në Kosovë.

Neni 62 Ankesat administrative

Page 52: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

52

Kundër çdo vendimi të Komisionit mund të parashtrohet ankesë në përputhje me kushtet dhe dispozitat e ligjit në fuqi, të cilat përcaktojnë ankesat dhe shqyrtimin e vendimeve administrative. Neni 63 Licencat ekzistuese 63.1 Licenca apo leja e lëshuar para hyrjes në fuqi të kësaj Rregulloreje vazhdon të vlejë nëse: (a) Licenca apo leja e tillë është lëshuar në përputhje me ligjin në fuqi në datën e lëshuarjes së saj; (b) Licencës apo lejes së tillë nuk i ka kaluar afati dhe (c) Personi në fjalë i pajisur me licencë apo me leje nuk ka shkelur kushtet e licencës apo të lejes së tillë. Komisioni ka autorizimin për të shqyrtuar cilëndo licencë a leje të tillë për të përcaktuar nëse është lëshuar në mënyrë të ligjshme dhe nëse respektohen kushtet e saj. 63.2 Kërkesa për licencë apo për leje, e cila është dorëzuar para datës së shpalljes së kësaj Rregulloreje trajtohet në përputhje dhe sipas ligjeve në fuqi në kohën e dorëzimit të tillë. Neni 64 Paratë publike Të gjitha tantiemat, taksat, pagesat dhe gjërat tjera të paguara apo të pranuara nga autoriteti publik në pajtim me këtë Rregullore bëhen “para publike”, siç është përcaktuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë dhe trajtohen në përputhje me ligjin në fuqi. Neni 65 Ligji në fuqi Kjo Rregullore shfuqizon cilëndo dispozitë të ligjit në fuqi, e cila nuk është në përputhje me të. Neni 66 Hyrja në fuqi Kjo Rregullore hyn në fuqi më 21 janar 2005.

Page 53: UNITED NATIONS NATIONS UNIES United Nations Interim ...mzhe-ks.net/repository/docs/RregullorjambiminieratdhemineraletneKosove.pdf2 1.1 Kjo rregullore zbatohet për të gjitha veprimtaritë

53

Søren Jessen-Petersen Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm