21
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Tema: LEKSIKU BUJQËSOR NË ZONËN E ROGOVËS Mentori: Studentja: Prof. ass. dr. Fridrik DULAJ Pranvera MORINA GJAKOVË, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” Morina... · dhe mbështetjen e çmuar që më ka ofruar përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e punimit

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: LEKSIKU BUJQËSOR NË ZONËN E ROGOVËS

Mentori: Studentja:

Prof. ass. dr. Fridrik DULAJ Pranvera MORINA

GJAKOVË, 2018

2

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

Tema: LEKSIKU BUJQËSOR NË ZONËN E ROGOVËS

Komisioni:

Kryetar...............................................................

Anëtar..................................................................

Anëtar..................................................................

Mentori: Studentja:

Prof. ass. dr. Fridrik DULAj Pranvera MORINA

GJAKOVË, 2018

3

Abstrakt

Në këtë punim, do të flas shkurt për karakteristikat e leksikut të gjuhës shqipe, në veçanti

për shtresimin e tij.

Duke qenë se kam hulumtuar rreth leksikut bujqësor dhe pjesë e tij janë shumë fjalë të

huazuara, detyrimisht më është dashur të flas për fjalët me burim grek, latin, sllav e turk.

Shembujve të dhënë në punim ua kam bashkangjitur edhe foljet shoqëruese (ndërtimet e

zakonshme) dhe format e ndryshme që merr emri gjatë përdorimit në ndërtime të ndryshme p.sh.,

si përdoret një emër në numrin njëjës e si në shumës, duke e krahasuar me formën në gjuhën

standarde.

Fjalët kyçe: leksik bujqësor, e folme, gjuhë standarde, huazim, përdorim etj.

4

Mirënjohje dhe falënderime

Do të doja të shprehja falënderimet e mia disa prej personave, të cilët më ndihmuan në

përmbushjen e studimeve të mia, të cilëve do të doja t’ju shprehja mirënjohjen time.

Një falënderim special shkon për mentorin e kësaj teme prof. Fridrik Dulaj, për ndihmën

dhe mbështetjen e çmuar që më ka ofruar përgjatë gjithë punës sime dhe për kontributin e tij në

finalizimin e punimit tim të diplomës, produkt i shumë orëve konsultimi, këshillimi dhe

mbështetjeje nga ana e tij.

Në fund, dëshiroj të shpreh një mirënjohje të thellë për familjen time, të cilës i detyrohem

shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.

Faleminderit të gjithëve!

5

PËRMBAJTJA

HYRJE............................................................................................................................................6

Metodologjia e studimit.................................................................................................................6

Kapitulli I

1. PËRSHKRIMI GJEOGRAFIKO – HISTORIK....................................................................7

Kapitulli II

2. FJALË TË LEKSIKUT BUJQËSOR NË ZONËN E ROGOVËS........................................9

Kapitulli III

3. LEKSIKU I GJUHËS SHQIPE DHE ZHVILLIMI I TIJ I PAPRERË............................16

4. LEKSIKU I GJUHËS SHQIPE DHE SHTRESIMI I TIJ..................................................16

4.1. Shtresimi i leksikut sipas burimit........................................................................................16

4.2. Shtresa vetjake e leksikut.....................................................................................................16

4.3. Shtresa e huazuar e leksikut................................................................................................17

4.3.1. Fjalë të burimit grek në leksikun e shqipes..........................................................................17

4.3.2. Fjalë të burimit latin e roman në leksikun e shqipes............................................................18

4.3.3. Fjalë të burimit sllav në leksikun e shqipes.........................................................................18

4.3.4. Fjalë të burimit turk në leksikun e shqipes..........................................................................19

5. PËRFUNDIME........................................................................................................................20

6. LITERATURA E SHFRYTËZUAR......................................................................................21

6

HYRJE

Gjuha shqipe përfshin të gjitha fjalët, që janë përdorur përgjatë shekujve nga shqiptarët.

Leksiku i gjuhës sonë i ndanë fjalët në bazë të burimit, fushës së përdorimit, territorit etj. Duke u

bazuar në këtë punim janë shtjelluar fjalët, që i përkasin leksikut bujqësor në zonën e Rogovës.

Kryesisht si shembuj janë marrë këto pjesë të ligjëratës, si: emri, mbiemri e folja dhe

specifikat e tyre. Fjalëve si përdoren në të folmen e Rogovës, do t’u bashkangjiten fjalët gjegjëse

në gjuhën standarde, për t’i vënë në pahë ndryshimet. Në rastet kur emrit nuk i jepet forma në

numrin shumës, kemi të bëjmë me emra që përdoren vetëm në numrin njëjës. Pra, në këtë punim

nuk do të ketë vetëm përshkrim, por mbi të gjitha krahasim e analizë sipërfaqësore.

Metodologjia e studimit

Për realizimin e objektivave të këtij studimi është përdorur një metodologji e karakterit

përshkrues dhe analizues. Metodat e përdorura janë të larmishme, si ajo e hulumtimit, krahasimit

dhe analizimit të tyre. Metoda e hulumtimit është realizuar nga shfrytëzimi i një literature të

gjerë, ndërsa me metodën e krahasimit, kemi krahasuar shembuj të ndryshëm të zonës së

Rogovës, me gjuhën standarde.

7

1. PËRSHKRIMI GJEOGRAFIKO – HISTORIK

Rogova është njëra ndër fshatrat më të mëdha në komunën e Gjakovës. Sipas statistikave

të popullsisë të vitit 2011, në Rogovë numërohen 4.115 banorë, ku rreth 41% jetojnë në shtetet

perëndimore.1 Shtrihet në anën e djathtë të lumit Drin (Drini i Bardhë). Banorët e këtij fshati

kryesisht merren me bujqësi dhe blegtori. Rogova kufizohet me këto fshatra përreth: Ujz, Fshaj,

Muhadër, Ramajë, Xërxë, Celinë, Fortesë (Bellacrkë) dhe Krushë e Madhe.

Xhamia e Hasan Agës gjendet në hyrje të fshatit Rogovë, menjëherë pas urës, ku kalon

lumi Drin. Objekti supozohet të jetë ndërtuar në shek. XVI dhe nuk dallon shumë me teknikën e

ndërtimit të xhamisë së Hadumit, në Gjakovë. Xhamia është djegur tërësisht në luftën e fundit,

kurse në vitin 2008 është rindërtuar.2 Edhe kulla e Ymer Pogës gjendet në fshatin Rogovë, në

anën e djathtë të Drinit të Bardhë. Kulla është ndërtuar në shekullin XVI, nga Hasan Agë Qeli i

Demjanit, i cili e ndërtoi edhe xhaminë e Rogovës, në vitin 1580 dhe Hamamin e Rogovës (i cili

nuk ekziston sot). Kulla e Ymer Pogës, sipas të gjitha shënimeve, konsiderohet si kulla më e

vjetër në Kosovë.3

Më 9 prill 2006, janë zbuluar e dokumentuar dy pllaka të mermertë, që janë vënë në

gurthemelet e dy objekteve të rëndësishme historike në Rogovë. Njëra pllakë e mermertë është e

vendosur mbi derën e hyrjes kryesore të xhamisë së Hasan Agës, në vitin 1580 dhe pllaka e dytë

e mermertë, që është vënë në gurthemelin e Urës së moçme, në vitin 1579, ku 427 vjet ishte në

themelet e Urës madhështore më se 150 m e gjatë përstrup Drinit të Bardhë, në vendin Hija e

Metës, në Rogovë. Besohet se vetë hirësia e tij Hasan Pashë Jemishçiu (Hasan Aga), e ka vënë

me duart e tij pllakën me mbishkrimin në gurthemelet e Urës së moçme, në Rogovë, në vitin

1

http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-vendbanimit.pdf

2 https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8251

3 https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8161

8

1579. Ndërsa Ura e re është ndërtuar më 1985, e cila ishte e rëndësishme si për fshatarët, ashtu

edhe për vendbanimet e tjera të anës së Hasit, për t’i lidhur ato me rrafshin e Anadrinisë.4

Arsimi

Historiku i shkollës në Rogovë: Shkolla fillore e mesme e ulët “Haxhi Hoti” daton nga

viti 1927, ku mësimi zhvillohej në objektin Vakëfit, ndërsa në vitin 1932-33 u ndërtua objekti ri

me katër dhoma mësimi. Në vitin 1966 ndërtohet prapë objekti i ri më i madh dhe emërtohet me

emrin “Gani Hoxha”, ndërsa në vitin 2000 u riemërtua me emrin “Haxhi Hoti”. Në vitin shkollor

2015-16 vijojnë mësimet 635 nxënës. Në Rogovë është edhe Gjimnazi “Asllan Berisha”, i cili

është pavarësuar më 4 mars 2008, mirëpo deri me këtë datë ka punuar si paralele e ndarë e

Gjimnazit “Hajdar Dushi”. Në vitin shkollor 2015-16 vijojnë mësimet 224 nxënës.5

Ansambli Kulturo-Artistik "Isa Boletini" në Rogovë, është themeluar në vitin 1972,

ndërsa Klubi Futbollistik "Pashtriku" , është themeluar në vitin 1958, në Rogovë dhe vazhdojnë

aktivitetin e tyre edhe sot.

4 http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=3251

5 http://gjakovaportal.com/sr/qyteti/ArtMID/517/ArticleID/3282050/Shkollat

9

2. FJALË TË LEKSIKUT BUJQËSOR NË ZONËN E ROGOVËS

Emri

Emër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton qenie të gjalla dhe sende dhe ka kategoritëgramatikore të gjinisë, të numrit, të rasës dhe të shquarsisë e të pashquarsisë. 6

Emra të leksikut bujqësor, që renditen në radhën e gjinisë mashkullore:

numri njëjës numri shumësFrutat: Frutat:

fiku m. fiçi fiqtë fiçtftoi m. ftoni ftonjtë ftojtkikiriku m. kikiriki kikirikat kikirikëtpjepri m. bot. pjepni pjeprat pjepnëtportokalli m. portokalli portokajt portokallëtvreshti m. vneshti vreshtat vneshtëtshalqiri/bostani m.bot. bastoni/llobonica shalqinjtë bastonëtoxhaku m.(gropë e vogël, kumbillet shalqiri nëtokë)

axhaki oxhaqet axhakt

ulliri m. bot. ullini ullinjtë ullit

numri njëjës numri shumësPerimet: Perimet:

arpaxhiku arpaxhikikungulli m.arllak – (gropë evogël, ku mbilletkungulli në tokë)

kunglli(kungi t’pitës,t’gjellës, t’misirit,bakllabaka)

kungujt kungit

majdanozi m. bot. magdanoziorizi m. bot.sytliaçi m. gjell.

arizisyltiash/ ariz me tamël

patëllxhani m. bot. patlixhoni zi patëllxhanat patlixhona t'zipreshi m. bot. purri preshtë purritspeci m. (gogozhare-kortoska,feferona-fafarona, babura,

speci specat specët

6 Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002, f.81.

10

sumborka, zllatnemedale, shara)spinaqi m.bot. spanakisusaku m. pacerrktrangulli m. kastraveci trangujt kastravecët

numri njëjës numri shumësDrithërash: Drithërash:

bollguri m. ballguribyku m. bykielbi m. bot. elbigruri m. bot. grunikalliri m. boçi/tramaki kallinjtë boçët/tramakëtmisri m. kallamoçi misrat kallamoçëtsilazhi m. bujq. sillazhaurovi m.bot. orovi

numri njëjës numri shumësVeglash pune: Veglash pune:

çekani m. çikiçi çekanët çikiçëtdrapri m. drrapni drapërinjtë drrapujtkandari m. kanari kandarët kanartplugu m. pllugi plugjet pllugjtsqepari m. teslica sqeparët teslicëtshati m. shati shatat shytëttërfurku m. tfurki tërfurqit tfurçittraktori m. traktori traktorët traktorët

11

Emra të leksikut bujqësor, që renditen në radhën e gjinisë femërore:

numri njëjës numri shumësFrutat: Frutat:

dardha f.(venebere, liverbulle,shalaprene, turke)

dardha dardhat dardhët

gështenja f. gshtaja gështenjat gshatajëtkumbulla f. kumlla kumbullat kumllëtkajsia f. kujsi-pjeshka kajsiat kujsi-pjeshkëtlajthia f. lithia lajthiat lithijëtluleshtrydheja f. bot. drredhza luleshtrydhet drredhzëtmanaferra f. bot. omana manaferrat omanëtmandarina f. bot. mandarina mandarinat mandarinëtmjedra f. malina mjedrat malinëtmolla f.(delesheste, gjyle)

molla mollët mollët

mushmolla f. bot. boshmulla mushmollat boshmullëtnektarina f. carina nektarinat carinëtpjeshka f. pjeshka pjeshkat pjeshkëtqershia f. çurshija qershiat çurshijëtqiqra f. bot. çiçrra qiqrat çiçrrët

numri njëjës numri shumësPerimet: Perimet:

bishtaja f. fshekidomatja f. patlixhona domatet patlixhonëtfasulja f. bot. pasulihithra f. bot. hithna hithrat hithnëthudhra f. bot. hudra hudhrat hudrëtkarota f. bot. shangarrepa karotat shangarrepëtkërpudha f. bot. këpurdha - paçurka kërpudhat këpurdhët - paçurkëtlakra f. bot. lakna lakrat laknëtlulelakra f. bot. lulelakna lulelakrat lulelaknëtpatatja f. bot. kumpira patatet kumpirëtqepa f. bot. kepa qepët kept

12

numri njëjës numri shumësDrithërat: Drithërat:

jonxhja f. bot. janxhjakrundja f. bot. krunjatërshëra f. bot. tërshanathekra f. bot. thekna

numri njëjës numri shumësVegla pune: Vegla pune:

freza f. freza frezat frezëtgrabuja f. grabuja grabujat grabujëtkazma f. tarrakopi kazmat tarrakopëtkombajna f. kumboja kombajnat kumbojëtkosa f. kosa kosat kosëtlopata f. kacia lopatat kacitqysqia f. çyskia qysqitë çyskijëtrimorkio f. kulica rimorkiot kulicëtsëpata f. sakica sëpatat sakicëtsharra f. sharra sharrat sharrëtturjela f.7 tërrvjela turjelat tërrvjelët

7 http://www.fjalori.shkenca.org/

13

Mbiemri

Mbiemër quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një tipar (cilësi, veti, marrëdhënie) tësendit dhe përshtatet në gjini, në numër, e për një pjesë edhe në rasë me emrin e këtij sendi. 8

Mbiemra të leksikut bujqësor:

të gjinisë mashkullorefik i ëmbël fiç i amëllimon i thartë limon i therptrrush i papjekur rrush i papjekëntrangull i hidhur kastravec i ithtbar i kositur bar i kositënbar i njomë bar i nxhamgrurë i bluar grun i blun

mbiemra marrëdhëniorëdardhë dimërore dardh dimënorepjepër dimërak pjepën dimnaktërshërë pranverore tërshan pranverore

8 Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002, f.153.

të gjinisë femëroredardhë e ndulkët dardh e duktkajsi e shartuar kujsi e shurtunemollë e athët moll e therptpjeshkë e prerë pjeshk e prenearë e lëvruar ar e livrunefushë e kositur fush e kositnesëpatë e mprehtë sakic e prehttokë e mbjellë tok e mjellnetokë e ujitur/vaditur tok e ujitne/vaditne

të numrit shumësarra të qëruara arra t’çërunedardha të ndrydhëta dardha t’nrydhtafiq të tharë fiç t’thatgështenja të ziera gshtaja t’zinedomate të skuqura patlixhona t’kuçpatate të fërguara kumpira t’përzhitënqepë të grira kep t’grinemisra të pjekura kallamoça t’pjekën

14

Folja

Folje quhet ajo pjesë e ligjëratës që emërton një veprim si proces dhe që ka kategoritë

gramatikore të vetës, numrit, mënyrës, kohës dhe diatezës.9

çaj pjeprin çaj/prej pjepninndaj kumbullat daj kumllëtkrasit mollën kiti mollënshkund dardhën shkuni dardhënthyej lajthiat thej lithitvjel rrush vjeli rrushmbjell patate mjelli kompirambledh kërpudha mledhi paçurkapjek speca pjeki specaprashit lakrat mihi lakna/prashiti kallamoçshkoq fasulet vjeli pasulinshkul qepën shkuli kepshtyp hudhra shtypi hudrabluaj grurin bluj gruninkorr grurin korri gruninkalit/cokat kosën cakati kosëngrumbulloj barin grumulloj/tuboj barin

9 Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002, f.259.

15

Togfjalëshi

Togfjalëshi është njësia sintaksore strukturore e përfituar gjatë ligjërimit nga bashkimigramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen enënrenditjes, që tregon marrëdhënie midis sendeve, dukurive, proceseve e tipareve.10

10 Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHSH, Tiranë, 2002, f.81.

komposto me kumbulla kompot me kumllakopsht me molla bahshçe me mollalëvorja e pjeprit livorja e pjepnitlozet e shalqirit lozt e bastonitllokum me arra llakum me arramarmelatë e kumbullës mërmullad/pistil t’kumllëspekmezi i rrushit pikmezi i rrushitreçeli i fikut riçel i fiçituthullë e mollës ufëlla e mollësvaj ulliri voj ullinikarabushi i qepës ngallica e kepëskoçani i lakrës kaçani i laknësrasat i specave rasad i specverrënja e qepës rraja e kepësthelpinj të hudhrës thelba t’hudrësvargu i qepës vergi i kepësduaj tërshëre duj tërshanedoreza e kosës dorëza kosësgdhend bishtin e sëpatës gdhena bishtin sakicës

16

3. LEKSIKU I GJUHËS SHQIPE DHE ZHVILLIMI I TIJ I PAPRERË

Me zhvillimin e përparimin e shoqërisë, të ekonomisë, të shkencës, të kulturës etj., është

zhvilluar edhe leksiku, kanë lindur e kanë hyrë në përdorim shumë fjalë të reja, shumë fjalë të

njohura kanë ndryshuar formën ose kuptimin, ndërsa shumë fjalë të tjera janë vjetruar e kanë

dalë nga përdorimi i gjallë.

Kur flasim për leksikun e gjuhës shqipe nuk kemi kufizim kohor e truallsor. Ai përfshin

të gjitha fjalët që janë përdorur nga shqiptarët në të gjitha periudhat e jetës së popullit tonë.

Leksiku i gjuhës shqipe është shumë i gjerë dhe ka mundësi të mëdha për t’u pasuruar.

Leksikologjia e gjuhës së sotme shqipe studion kryesisht leksikun e shqipes standarde,

d.m.th., fjalët dhe shprehjet që janë ngritur në normë. Leksiku i gjuhës standarde shqipe është i

hapur dhe zhvillohet e ndryshon paprerë.11

4. LEKSIKU I GJUHËS SHQIPE DHE SHTRESIMI I TIJ

Leksiku i gjuhës shqipe, megjithëse përbën një sistem të vetëm e tërësor, mund të

shtresohet sipas kriteresh të ndryshme: sipas burimit, sipas fushës së përdorimit, sipas territorit

etj.

4.1. Shtresimi i leksikut sipas burimit

Sipas burimit në leksikun e gjuhës shqipe dallojmë dy shtresa: shtresën vetjake dhe

shtresën e huazuar.

4.2. Shtresa vetjake e leksikut

Në shtresën vetjake të leksikut të gjuhës shqipe hyjnë:

1. Fjalë të burimit të hershëm indoeuropian: elb, hudhër, dem, derr, lopë, zog etj.

2. Më të reja se fjalët rrënjë indoeuropiane në leksikun vetjak janë fjalët e prejardhura e

të përbëra prej tyre. Kështu, janë shumë më të hershme fjalët dimër, punë, ujk, sesa

dimëror, dimërak, punëtor, punoj, ujkonjë etj.

11 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006, f. 26-28.

17

4.3. Shtresa e huazuar e leksikut

Huazimi i fjalëve nga gjuhë të tjera në gjuhën shqipe është bërë nganjëherë edhe kur për

të njëjtat koncepte kemi pasur fjalë tjera në përdorim. Prandaj, është pranuar fjala e huaj krahas

një fjale tjetër në shqipe. Siç dihet, fjala është njësia gjuhësore që huazohet më lehtë dhe më

shpejt. Kështu, huazimet ndërmjet gjuhësh të ndryshme janë kryesisht huazime leksikore.

Huazimi tregon se popujt kanë qenë kufitarë ose kanë pasur marrëdhënie historike, ekonomike a

kulturore ndërmjet tyre. Por jo në të gjitha shtresat e leksikut huazohet njësoj. Historia na

ndihmon shumë për të shpjeguar shtresën e huazuar në leksik.

Huazimet leksikore në gjuhën shqipe i grupojmë sipas disa kritereve:

1. Sipas rrugës së huazimit: huazimet leksikore mund të jenë të drejtpërdrejta ose të

tërthorta, d.m.th., të huazuara drejtpërdrejt nga gjuha e huaj ose nëpërmjet një gjuhe

tjetër të tretë.

2. Sipas përmbajtjes së huazimeve: huazimet leksikore në gjuhën shqipe mund të jenë

huazime të plota, kur fjala ka hyrë ashtu siç është në gjuhë të huaj ose huazime

strukturore, kur fjala në të vërtetë është shqip, por është ndërtuar sipas gjedhes së një

fjale të huaj.

3. Sipas shkallës së ngulitjes në sistemin e gjuhës: huazimet leksikore mund të jenë të

ngulitura dhe të pangulitura.

4. Sipas vlerës së përgjithshme: huazimet leksikore mund të grupohen në fjalë të huaja dhe

në fjalë ndërkombëtare.12

Populli ynë gjatë historisë së tij mijëravjeçare ka pasur takime e marrëdhënie me popuj të

tjetër. Këto marrëdhënie kanë lënë gjurmë edhe në leksikun e shqipes. Shtresën e huazuar me

këtë mënyrë po e shohim shkurt sipas gjuhëve dhënëse:

4.3.1. Fjalë të burimit grek në leksikun e shqipes

Elementet e greqishtes së vjetër në gjuhën shqipe janë dy llojesh, të futura drejtpërdrejt

në gjuhën shqipe dhe në mënyrë të tërthortë nëpërmjet latinishtes. Fjalët me burim nga greqishtja

e vjetër në gjuhën shqipe janë huazimet më të hershme. Në përgjithësi fjalët nga greqishtja e

12 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006, f.252-257.

18

vjetër u përkasin fushave shoqërore, të bimësisë etj.: fier, lakër, mokër, pjepër, presh, qershi

etj.13

Fjalët e ardhura nga greqishtja e vjetër janë të përhapura në të gjithë vendin dhe kanë

pësuar ndryshime fonetike. Sipas Thumbit, në gjuhën shqipe ndeshen 21 fjalë nga greqishtja e

vjetër p.sh.: drapën / drapër, lakën / lakër, pjepën /pjepër, presh, qershi etj.14

4.3.2. Fjalë të burimit latin në leksikun e shqipes

Elementet latine në gjuhën shqipe janë më të shumta në numër, duke i krahasuar me ato

të greqishtes së vjetër, të cilat vijnë si rrjedhojë e kontakteve të shpeshta mes dy popullsive. Ky

ndikim ka qenë deri rreth fundit të shek. X, sepse më pas fillon huazimi nga italishtja. Me burim

latin janë përgjithësisht fjalë të terminologjisë fetare, p.sh.: djall, kishë, kreshmë, mëkat, murg,

pashkë, prift etj., por edhe në bujqësi, blegtori, zejtari etj.: bujk, ftujë, furkë, gështenjë,

kulloshtër, qepë, parmendë, pemë, pjeshkë, ulli, vaj etj.

4.3.3. Fjalë të burimit sllav në leksikun e shqipes

Fjalët nga sllavishtja (nga serbishtja dhe nga bullgarishtja) kanë hyrë në shqipe gjatë

mesjetës. Fjalë të burimit sllav kemi në bujqësi, në blegtori, në zejtari etj.: çekiç,brazdë,

kastravec, gozhdë, sakicë, burgi, pleh, kosë, lopatë, prashit, kosh, etj.

Disa sllavizma në gjuhën shqipe që vazhdojnë të përdoren ende në këtë periudhë janë:

pre-kulicë, lopatë, burgi, patate, këpurdha, çekan, plug, sitë, teslicë, kosë, të cilat nuk kanë

gjegjëse në gjuhën shqipe, dhe si të tilla nuk mund t’i largojmë pasi gjuha ka nevojë për to.

Ndërsa fjalët sakicë (sëpatë), kastravec (trangull), kokosh (gjel), vadit (ujit), brazdë (hulli),

prashit (skalit dheun) i kanë gjegjëset e tyre në shqipe dhe lehtësisht mund të zëvendësohen.

13 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006, f. 257.14 Shaban Demiraj, Gjuha shqipe dhe historia e saj, SHBLU, Tiranë, 1988, f. 109.

19

4.3.4. Fjalë të burimit turk në leksikun e shqipes

Fjalë nga turqishtja nisin të hyjnë në gjuhën shqipe që nga shekulli XV. Siç dihet,

pushtimi osman në Shqipëri zgjati pesë shekuj, deri më 1912. Gjurmët e këtij pushtimi mbetën

edhe në gjuhë. Fushat që u prekën më shumë nga turqishtja qenë urbanizmi, veshja, kuzhina,

administrata etj. Më të pakta qenë ndikimet në fushat e bujqësisë, të blegtorisë e të bimësisë, si:

bahçe, pekmez, pilaf, turshi, reçel, llokum etj.15

Gjuha shqipe pësoi ndikime në leksik, humbi shumë nga fjalët e moçme të saj, porse

mbeti e pandryshuar në thelbin e saj etnogjuhësor.16

Bujqësia, krahas me huazimet e ndryshme përmban edhe një numër të mirë leksemash të

vendit, si në emërtimin e përgjithshëm, ashtu edhe në emrat e drithërave, si: arë, bluaj, byk,

djerr, hulli, kashtë, lëmë, mbjell, shat, shij, drithë, elb, grurë, kalli, thekër etj. Këto, sipas Çabejt,

janë elemente trashëgimi, janë mbeturina të një periudhe para ndikimit të greqishtes së vjetër.17

15 Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006, f. 258-259.16 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 33.17 Jorgji Gjinari, Gjovalin Shkurtaj, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2003, f. 68.

20

PËRFUNDIME

Nga shembujt vërehet që ka shumë raste, ku vërehen mospërputhjet me standardin, pasi

në shumë fjalë ka rënie tingujsh ose aty-këtu ndryshime. Por, për dallime nga të folmet e afërta,

në zonën e Rogovës ka ndërtime si në gjuhën standarde p.sh., mollët.

Studimet në fushën leksikore të shqipes kanë filluar herët që me Frang Bardhin “Fjalorin

latinisht-shqip”, me 113 proverba. Qemajl Murati në ditët tona ka hartuar fjalorë të ndryshëm.

Gjithashtu, në secilën monografi për të folme të ndryshme janë botuar skica të ndryshme

në fushë të leksikut. Prandaj, punimi ynë synon të jep një ndihmesë të vogël në fushën e

studimeve leksikore, veçanërisht në një formë më të ngushtë, siç është ajo e leksikut bujqësor.

21

LITERATURA E SHFRYTËZUAR

Demiraj, Shaban, Gjuha shqipe dhe historia e saj, SHBLU, Tiranë 1988.

Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002.

Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHSH, Tiranë, 2002.

Gjinari, Jorgji dhe Shkurtaj, Gjovalin, Dialektologjia, SHBLU, Tiranë, 2003.

Thomai, Jani, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Toena, Tiranë, 2006.

Burime nga interneti:

http://ask.rks-gov.net/media/1613/popullsia-sipas-gjinis%C3%AB-etnicitetit-dhe-vendbanimit.pdf

https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8251

https://dtk.rks-gov.net/tkk_objekti.aspx?id=8161

http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=3251

http://gjakovaportal.com/sr/qyteti/ArtMID/517/ArticleID/3282050/Shkollat

http://www.fjalori.shkenca.org/