37
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË Drejtimi: Infermieri e përgjithshme PUNIM DIPLOME Tema: “Ndikimi i aktivitetit fizik në rritje dhe zhvillim të fëmijëve shkollor” Mentori: Kandidatja: Prof.Ass.Dr.Antigona Ukëhaxhaj Arijana Haxhiaj Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I MJEKËSISË

Drejtimi: Infermieri e përgjithshme

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Ndikimi i aktivitetit fizik në rritje dhe zhvillim të fëmijëve

shkollor”

Mentori: Kandidatja:

Prof.Ass.Dr.Antigona Ukëhaxhaj Arijana Haxhiaj

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

2

DEKLARATË STUDENTORE

Unë Arijana Haxhiaj, duke e poseduar statusin e studentës së Universitetit të Gjakovës “Fehmi

Agani”-Fakulteti i Mjekësisë, Programi i Infermierisë, vitet akademike 2016/2019, deklarojë me

përgjegjësi të plotë se kjo Temë e Diplomës është punim i imi origjinal. Punimi i diplomës me

titullin “Ndikimi i aktivitetit fizik në rritje dhe zhvillim të fëmijëve shkollor” është bërë me

kujdesë të shtuar, duke u mbështetur dhe duke e respektuar Rregulloren për Hartimin e Temës së

Diplomës, të përcaktuar nga Universiteti Publik i Gjakovës “Fehmi Agani”. Gjithashtu e bëjë të

qartë se e gjithë literatura dhe burimet tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në

referenca dhe plotësisht të cituara.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

3

FALËNDERIM

Faleminderim të posaqëm i shprehë udhëheqëses së këtij punimi Prof.Ass.Dr. Antigona

Ukëhaxhaj, profesoreshë e Fakultetit të Mjekësisë ‘’Fehmi Agani’’ Gjakovë. E nderuara që me

korrektësi maksimale, durim, përkushtim të madhë dhe kujdesin e saj më ndihmoj për realizimin

e këtij punimi. Poashtu, dua të shpreh mirënjohjet dhe falënderimet e mia të sinqerta për familjen

time, shoqërinë dhe të gjithë ata të cilët më mbështetën gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

4

PËRMBAJTJA DEKLARATË STUDENTORE ............................................................................................................................. 2

FALËNDERIM ................................................................................................................................................. 3

ABSTRAKT ...................................................................................................................................................... 6

HYRJE ............................................................................................................................................................. 7

1.PROCESI I RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË FËMIJËS ......................................................................................... 8

1.1 Cilat janë fushat e zhvillimit të fëmijës suaj? ...................................................................................... 8

1.2 Principet e zhvillimit ............................................................................................................................ 9

1.3 Fazat dhe rendi i zhvillimit .................................................................................................................. 9

1.4 Faktorët që ndikojnë në rritjen e fëmijës ........................................................................................... 9

1.5 Njohuri se si të vëzhgohet zhvillimi i fëmijëve .................................................................................. 13

1.6 Rekomandime për një rritje dhe zhvillim sa me të frytshëm të fëmijëve: ....................................... 15

2. ARSYET PËR TË LËVIZUR .......................................................................................................................... 16

2.1 Aktiviteti fizik përcaktohet nga: Kohëzgjatja, Intensiteti, Frekuenca. .............................................. 16

2.2 Përfitime shëndetësore nga aktiviteti fizik ....................................................................................... 16

2.3 Vlerat dhe dobitë e aktivitetit fizik të precizuara: ............................................................................ 17

2.4 Llojet e aktivitetit fizik janë : Aerobik, Anareobik, Stili i jetës, Sporti ............................................... 20

3. RËNDËSIA DHE NDIKIMI I AKTIVITETIT FIZIK TE TË GJITHA MOSHAT ...................................................... 22

4. RËNDËSIA E AKTIVITETIT FIZIK TEK FËMIJËT ........................................................................................... 23

4.1 Aktivitetet fizike të fëmijët janë : ...................................................................................................... 23

4.2 Pse është i rëndësishem aktiviteti fizik te fëmijët ............................................................................ 24

5. NDIKIMI I SPORTIT NË SOCIALIZIMIN E FËMIJËVE .................................................................................. 25

5.1 Si ndikon në shëndetin mendor dhe në jetën sociale të fëmijëve? .................................................. 25

5.2. Loja si aktivitet fizik .......................................................................................................................... 26

5.3 Fëmijët luajnë, fëmijët mësojnë ....................................................................................................... 26

5.4 Loja i mëson fëmijët si të sillen me të rriturit ................................................................................... 26

6. SUGJERIMET PËR KRYERJEN E AKTIVITETIT FIZIK TE FËMIJËT ................................................................. 28

6.1 Kujdes! .............................................................................................................................................. 28

6.2 Sugjerime: ......................................................................................................................................... 28

7. KËSHILLAT DHE MUNDËSITË PËR KRYERJEN E AKTIVITETIT FIZIK ........................................................... 29

REKOMANDIMET ......................................................................................................................................... 30

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT ........................................................................................................................... 31

METODOLOGJIA .......................................................................................................................................... 31

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

5

REZULTATET ................................................................................................................................................ 32

REZYME ....................................................................................................................................................... 34

SUMMARY ................................................................................................................................................... 35

LITERATURA ................................................................................................................................................ 36

Biografi e shkurtër e kandidatës – CV ......................................................................................................... 37

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

6

ABSTRAKT

Aktiviteti fizik përfshinë aktivitetin e organizuar, siq është sporti ose marrja pjesë në klasat e

edukimit fizik në shkollë. Ajo gjithashtu përfshinë veprimtarinë e rastësishme, të cilat janë pjesë

e jetës së përditshme, siç është ecja për në shkollë ose luajtja me bashkëmoshatarë në oborrin e

shtëpisë, ngjitja e shkallëve. Aktiviteti fizik luan një rol të rëndësishëm në shëndetin , mirëqenien

dhe cilësinë e jetës dhe është veçanarisht i rëndësishëm për fëmijët dhe të rinjtë. Është shumë e

rëndësishme që aktiviteti fizik të fillohet qysh në fëmijëri sepse sjelljet dhe shprehitë e formuara

në këtë moshë mund të zgjasin gjatë tërë jetës. Qëllimi i këtij punimi është të jemi të njoftuar për

ndikimin dhe rëndësin e aktivitetit fizik tek fëmijët shkollorë, efektet e aktivitetit fizik në jetën e

tij. Metodologjia; materiali dhe metoda e punës është mbështetur në rishikim literature. Për

hulumtimin e të dhënave, unë jam shërbyer në shkrimet e autorëve mbi aktivitetin fizik, burime

të ndryshme në internet dhe shfletimin e disa literaturave në gjuhët e huaja. Rekomandime;

Prindërit të jenë të vetëdijshëm për efektet e aktivitetit fizik tek fëmijët e tyre; Shiheni aktivitetin

fizik sikur një mundësi dhe jo pengesë; Bëhuni aktiv çdo ditë, në mënyra të ndryshme, aq sa

mundeni; Fikni televizorin ose kompjuterin dhe përfshihuni në lojëra me fëmijët; Fëmijët të

bëjnë dhe aktivitete grupore.

Fjalët kyçe: aktiviteti fizik, fëmijët shkollor, prindërit, dobitë, rritje, zhvillim, etj.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

7

HYRJE

Përkufizimi i aktivitetit fizik sipas OBSH-së:

Sipas OBSH-së, aktivitet fizik quhet çdo lëvizje trupore e prodhuar nga muskujt që kërkon

shpenzime të energjisë, përfshirë këtu aktivitetet e ndërmarra gjatë punës, lojës, udhëtimit dhe

angazhimin tonë në aktivitet krijuese. E rëndësishme është që aktiviteti fizik të jetë i pranishëm

në jetën tona, të jemi të dijshëm për rëndësinë e tij tek çdo moshë. Duke pasur parasysh që tani

shumica e njerëzve kohën e tyre e shpenzojnë në rrjetet sociale (përpara ekranit), dhe kjo shprehi

sa vjen e rritet edhe tek fëmijët.

Prandaj, në këtë punim jam munduar që të hulumtoj dhe të zgjeroj njohurit e mia që të jemi të

gjithë të vetëdijshëm për rëndësin e aktivitetit fizik tek ne dhe sidomos tek fëmijët shkollor. Në

vijim tregojm se cilat janë moshat e fëmijëve shkollor, rëndësia e aktivitetit fizik tek ta dhe

ndikimi i tij. Në këtë punim diplome jam munduar që t’i shfrytëzoj njohuritë e marra gjatë viteve

të studimeve në Universitetin e Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’ , si dhe literaturën e autorëve të

ndryshëm në mënyrë që të krijoj një punim sa më të suksesshëm dhe të mirëfilltë. (4)

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

8

1.PROCESI I RRITJES DHE ZHVILLIMIT TË FËMIJËS

Prindi luan rol kryesor në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në përshtatje me moshën dhe fazat e zhvillimit.

Rritja dhe zhvillimi janë dy terma që i referohen rritjes fizike dhe zhvillimit intelektual të fëmijës. Vitet e

para të jetës janë shumë të rëndësishme për një zhvillim të shëndetshëm i cili nënkupton aftësinë për të

plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë

zhvillim nevojitet një ambient i ngrohtë, i sigurt dhe shpenzimi i një kohe sa më të gjatë me fëmijën tuaj

(duke luajtur, kënduar, lexuar dhe folur). Ushqyeshmëria e duhur, loja dhe një gjumë i mirë janë

elementet kryesore që ndikojnë në zhvillimin e mirë të fëmijës.(1)

1.1 Cilat janë fushat e zhvillimit të fëmijës suaj? Në vitet e fëmijërisë së hershme, fëmijët nuk rriten vetëm në peshë dhe gjatësi. Zhvillimi i tyre

përfshinë disa fusha si ;

Zhvillimi fizik përfshin zhvillimin e lëvizjeve, ekuilibrin, zhvillimin e aftësive për të përdorur muskujt e

mëdhenjë të trupit (p.sh. muskujt e shpinës, të këmbëve, që janë të nevojshëm për të ecur, për të vrapuar,

për t’u hedhur, për të ngjitur shkallët) dhe muskujt e vegjël (p.sh. muskujt e duarve që janë të nevojshëm

për të kapur objekte të vogla ), ose që ndryshe quhet zhvillim i madh motor dhe zhvillim i motorikës fine.

Zhvillimi social dhe emocional është aftësia e fëmijës për të krijuar dhe për të mbajtur marrëdhëniet e

krijuara me të tjerët. Fëmijët mësojnë të bëjnë miq, marrin pjesë në grupet e lojës , tregojnë empati për të

tjerët, bashkëpunojnë dhe krijojnë konceptet e dhënies dhe marrjes, zhvillojnë besim, vetëvlersim dhe

kontroll të emocioneve.

Zhvillimi njohës (konjitiv) i referohet aftësisë për të mësuar dhe menduar në shumë mënyra,

gjithnjë e më të ndërlikuara. Në vitet e para fëmijët zhvillojnë kuriozitetin dhe mësojnë të bëjnë

pyetjet « pse », « kur », dhe « ku ». Ata mësojnë të njohin ngjyrat, gërmat dhe numrat, fokusohen në

bërjen e detyrave dhe « zgjidhjen e problemeve ».

Zhvillimi i komunikimit përfshin aftësinë për të kuptuar gjuhën dhe për të shprehur nevojat, mendimet

dhe emocionet nëpërmjet fjalëve. Përgjatë viteve të para të fëmijërisë, fëmijët kalojnë nga gugatja në të

folurën e një apo dy fjalëve, derisa thonë një fjali të plotë. Ata kanë interes të dëgjojnë histori, dhe fillojnë

të lexojnë nëpërmjet librave me përralla. (1)

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

9

Zhvilimi intelektual (kognitiv) ka të bëjë me atë se si fëmijët mësojnë, mendojnë ose krijojnë

ide. Kjo është njëra nga sferat zhvëllimore, e cila është nën ndikim të madh të përvojave që i ka

pasur fëmija. Pra, zhvillimi intelektual është mësim i shkathtësive të të kuptuarit, mbamendjes

dhe përqendrimit.

Aftësia përshtatëse i referohet aftësive zhvilluese të fëmijës për t’u përshtatur me ambientin

rrethues dhe për të rregulluar rutinën e përditshme. Në fund të viteve të para, shumica e fëmijëve

janë në gjendje të vishen vetë, të hanë, të lajnë dhëmbët dhe të shkojnë në tualet pa ndihmën e të

rriturve. (1)

1.2 Principet e zhvillimit 1. Zhvillimi fillon nga koka dhe zhvillohet tëposhtë nëpër trup

2. Zhvillimi rrjedh sipas rendit të njejtë, por mund të ndodh me shpejtësi të ndryshme

3. Të gjitha fushat e zhvillimit janë të lidhura mes vete (17)

1.3 Fazat dhe rendi i zhvillimit Për rritjen dhe zhvillimin mendojmë në pesë faza;

Fëmijëria e hershme që nga lindja deri në vitin e parë të jetës

Fëmijëria e hershme nga një deri në tre vite

Fëmijëria nga katër deri në shtatë vite

Puberiteti nga tetë deri në dymbëdhjetë vite

Adoleshenca nga trembëdhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë vite. (17)

1.4 Faktorët që ndikojnë në rritjen e fëmijës Rritja dhe zhvillimi i fëmijëve është një proces kompleks që ndikohet nga shumë faktorë, dhe të

gjithë këta faktorë janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin. Rëndësi të madhe kanë faktorët fizik,

psiqik, emocional, social dhe ato kulturor. (17)

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

10

Ja 10 faktorët që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve;

Hormonet ndikojnë në shumëzimin e qelizave, në rritjen e tyre veçanërisht në rritjen e

kockave. Hormoni i rritjes ndikon pozitivisht në procesin e rritjes. Hormonet e gjendrës

tiroide veprojnë në rritjen e qelizave të sistemit nervor qëndror. Hormonet seksuale

ndikojnë në procesin e rritjes. Insulina stimulon rritjen, si pasojë e zvoglimit të insulinës,

rritja në gjatësi është e ngadalësuar.

Gjinia- fëmijët e gjinisë mashkullore janë më të gjatë në lindje se ata të gjinisë femërore,

por dallimet zhduken në moshën njëvjeçare. Në moshën 11-13 vjeçare, femërat janë më

të gjata sepse puberiteti fillon më herët . Më vonë prapë fëmijët e gjinisë mashkullore

kanë rritje më të shpejtuar.

Ndikimi faktorët gjenetik- fëmija sipas rregullave gjenetike e trashëgon formën

konstituive të trupit nga prindërit. Fëmijët e prindërve mesatarisht të lartë pritet që të

arrijnë lartësinë e tyre. Rritja në gjatësi e fëmijës është në koleracion të drejtëpërdrejtë me

lartësinë e prindërve.

Ndikimi sezonal- rritja në lartësi është më e madhe në Pranverë, ndërsa e masës trupore

në Vjeshtë.

Ndikimi i racës- fëmijët e vendeve skandinave janë në masë trupore dhe gjatësi më të

madhe që në lindje, por edhe më vonë, ndërsa ata të racës së verdhë, janë më të vegjël.

Ushqimi-nënushqyeshmëria kronike, pamundëson rritjen e fëmijës në masë trupore dhe

gjatësi.

Sëmundjet- sëmundjet akute përkohësisht ndikojnë në ngecje në rritje, derisa sëmundjet

kronike, anomalitë e lindura të zemrës ndikojnë në rritje, derisa infeksionet e traktit

respiratorë nuk kanë ndikim në pengimin e rritjes.

Kushtet sociale dhe ekonomike të familjes- fëmijët nga familjet që qëndrojnë ekonomisht

mirë janë më të lartë se ata të prindërve të varfër.

Ndikimi i numrit të lindjeve- fëmijët e nënave multipare (që kanë lindur më shumë se një

fëmijë janë me masë trupore më të madhe në lindje.)

Ndikimi i kushteve klimatike- sa më e lartë që të jetë temperatura e mjedisit, njerëzit janë më të

hollë dhe relativisht më të lehtë në raport me lartësinë trupore. (2)

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

11

Mosha Zhvillimi fizik (motorika e përgjithshme dhe e lehtë)

5 vjeç

-Kërcen

-Vrapon shpejtë

-Vishet dhe zhvishet lehtë

-E godet topin me levë

-Vizaton njerëzit dhe shtëpi

-Formon shkronja dhe shkruan emrin e tij/saj

-I përdorë gërshërët në mënyrë precise

6-8 vjeç

-Kënaqet duke kërcyer,duke vozitur biçikletë, rolerka dhe duke rrëshqitur

-Kënaqet në mbajtjen e baraspeshës në mur ose në tra

-Manipulon më mirë me dorë gjatë ndërtimit të katrorëve, lojërave

-Lidh/zgjidh lidhëse

-Shkruan me laps në sipërfaqe të vogël dhe vizaton vizatime të detajuara

8-12 vjeç

-I përmirëson shkathtësitë fizike që tashmë janë zhvilluar

- Puberiteti te vajzat fillon rreth moshës 10 vjeç , me rritje të shpejtë dhe përforcim

të fuqisë së trupit

(17)

Mosha Zhvillimi Social dhe Emocional

5 vjeç

-Preokupohet me aktivitete

-Zhvillon frikë nga fantazmat

-Është i brengosur se nuk do të pëlqehet nga të tjerët

-Është zhvilluar ndjenja e vetëdijes/ ndërgjegjshmërisë

6-8 vjeç

-Mund të krijojë miqësi të ngushtë

-Ofron mbështetje të madhe, luan lojëra të ndërlikuara

-Është përafërsisht i pavarur, i sigurt

-Shfaq ndjenjë të shtuar të moralizmit ( e drejtë dhe e gabuar)

8-12 vjeç

-Miqësitë bëhen shumë të rëndësishme- rëndom ndërmjet gjinisë së njejtë

- Shfaq brengosje për mendimin që kanë të tjerët për të

-Shpesh herë është i pasigurt për ndryshimet në mjedisin e tij.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

12

Mosha Zhvillimi intelektual

6-8 vjeç

-Mundohet të lexojë libra të thjeshta

- Ka të zhvilluar imagjinatën

- Di ditëlindjen e tij

-E di se çka është e plotë dhe çka është përgjysmë

-E zhvillon aftësinë e të menduarit për gjërat njëherazi

-Kënaqet me lojëra dhe rregulla

8-12 vjeç

-Mund të rezonojë dhe të zbatoj logjikë në zgjidhjen e problemeve

-Mund t’i përcjellë. Informacionet nga njëra situatë dhe t’i

shfrytëzojë ato në tjetrën

-Bëhet kreativ në lojë

- Lexon dhe shkruan plot vetëbesim

-E rrit prirjen për disa tema

(17)

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

13

1.5 Njohuri se si të vëzhgohet zhvillimi i fëmijëve

Vëzhgimi fizik te fëmijët Vëzhgimi i zhvillimit social dhe

emocional te fëmijët

Vëzhgimi i zhvillimit

komunikativ dhe intelektual te

fëmijët

Vëzhgoni se si fëmijët ;

Lëvizin

I koordinojnë lëvizjet e tyre

E përdorin hapësirën dhe sendet e

mëdha

Manipulojnë dhe i përdorin sendet

e vogla

Vëzhgoni:

Se si fëmijët sillen në situatat

e përditshme

Se si fëmijët ndërlidhen mes

vete dhe me të rriturit

Se si i shprehin emocionet

dhe ndjenjat e tyre

Se sa kanë fëmijët vetëbesim

dhe çka mendojnë për veten e

tyre ( vetënjohja)

Vëzhgoni se si fëmijët :

Luajnë

E përdorin fantazinë e

tyre

I marrin rolet e të

tjerëve

Përqendrohen në

aktivitete

I mbajnë mend gjërat

I zgjidhin problemet

I kushtojnë vëmendje

asaj që i rrethon

I përdorin shqisat që të

marrin informacione të

reja

(17)

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

14

Ilurstim nr.1 Përmes këtij ilustrimi kemi synuar t’i prezantojmë fazat e vëzhgimit të

fëmijëve

E rëndësishme është që gjatë vëzhgimit të fëmijës, prindërit të përpiqen t’i zbatojnë këto etapa,

të cilat janë të lidhura me njëra tjetren dhe janë shumë të rëndësishme të arrijmë t’a bëjmë

dallimin e tyre; Fillojmë nga Observimi, e observojmë( shikojmë) fëmijën tonë, analizojmë p.sh.

për moshën e tij a janë normale këto sjellje, lëvizje, nëse shohim diqka ndryshe rreth normales

atëherë duhet të intervenojmë menjëherë dhe t’a verifikojmë ndryshimin e tij efektet e

intervenimit tonë.

(10)

Observim

Analizim

Intervenim

Verifikim

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

15

Fig.1. Procesi i rritjes tek fëmijët shkollor

1.6 Rekomandime për një rritje dhe zhvillim sa me të frytshëm të fëmijëve:

- Shëndeti dhe lëvizja

- Gjumi i mjaftueshëm, cilësorë

- Ushqimi i rregullt, në kohën e duhur

- Atmosferë e ngrohtë familjare

- Pavarësia

- Largimi sa më shumë të jetë e mundur e ekraneve. (7)

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

16

2. ARSYET PËR TË LËVIZUR

« Krahas ushqimit, frymëmarrjes dhe dashurisë lëvizja për ne është një nevojë jetësore – pa

lëvizje s’ka jetë ! »

Lëvizja është një përbërës i rëndësishëm i jetës sonë. Motivimi për të lëvizur, shpesh ndryshon

nga një njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin për shkaqe të shumta. Disa prej tyre lëvizin për të kaluar

kohën me familjen, me shoqe, me shokë ose për të njohur njerëz të rinj. Disa të tjerë shijojnë

lëvizjen në ajër të pastër, kështu ata pakësojnë stresin dhe arrijnë një baraspeshë psikofizike me

jetën e përditshme. Përkundrazi, disa njerëz ndjejnë kënaqësi nga angazhimet fizike ose lëvizin

për të përmiresuar shëndetin.

Në çdo situat jetësore, në çdo moshë përkundër predispozitave të ndryshme fizike, ekzistojnë një

numër i madhë mundësish se si njerëzit mund të lëvizin. Lëvizja nuk nënkupton vetëm sportin,

por përfshin të gjitha llojet e lëvizjes edhe lëvizjet në jetën e përditshme , punën fizike, ngjitjen e

shkallëve ose lojën me fëmijët. Se për cilin lloj të lëvizjes do të vendosim varet nga interesat

tona, nga përvojat tona, motivimi ynë por edhe fakti se si sillemi me pengesat e mundshme.(14)

2.1 Aktiviteti fizik përcaktohet nga: Kohëzgjatja, Intensiteti, Frekuenca. Kohëzgjatja; është sasia e kohës së shpenzuar që merr pjesë në një seancë të aktivitetit fizik.

Intensiteti; është shkalla e energjisë së shpenzuar.

Frekuenca; është numri i seancave të ak. Fizik gjatë një periudhe të caktuar kohore.

“Aktiviteti fizik ndahet në; aktiviteti i lehtë, i moderuar dhe i fuqishëm.” (5)

2.2 Përfitime shëndetësore nga aktiviteti fizik - Ndihmon në mbajtjen e një peshe normale;

- Përmirëson mirëqenien psikologjike;

- Përmirëson shëndetin muskulo-skeletor, si dhe parandalon osteoporozën ;

- Zvogëlon rrezikun nga kolesteroli i lartë ;

- Presioni i lartë i gjakut ;

- Diabeti i tipit 2;

- Sëmundjet e zemrës dhe goditjet e trurit;

- Depresioni. .(4)

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

17

2.3 Vlerat dhe dobitë e aktivitetit fizik të precizuara:

1. Në tru ; ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e trurit dhe në aktivizimin e tij. Studimet

tregojnë që aktiviteti fizik i moderuar i kryer në mënyrë të rregulltë, rrit përmasat e

Hippocamp-it. Hippocampi është një zonë në tru që është e përfshirë në funksionin e

memories pra funksionin e të mësuarit të mbajtjes në mend.

2. Ndikon në çlirimin e hormonit të rritjes.

3. Ndikon në rritjen e përqendrimit dhe të aftësive për të zgjidhur problemet dhe lehtëson

memorien. Stereotipi i fëmijës studioz është pikërisht një fëmijë aktiv fizikisht dhe që ky

fëmijë kërkon shumë më pak kohë për të studiuar dhe mbajtur në mend.

4. Ndikon në rritjen e aftësisë për mendim kritik ; Logjika, imagjinata të mësuarit

logjikshëm janë të pranishme tek fëmijët me aktivitet fizik.

5. Ndikon në lumturinë e fëmijës, sepse në momentin e kryerjes se aktivitetit fizik çlirohet

një hormon i quajtur Endorfina, ai është një rregullues hormoni që quhet ndryshe

hormoni i lumturisë.

6. Ndikon në nivelet e energjisë ; ndjen trupin më energjik më elastik jemi më optimist e

shohim jetën më bukur me ngjyra dhe jo të errët.

7. Ndikon në muskulin më të rëndësishem të trupit tonë, siç është zemra merr pjesë në

rritjen e vaskularizimit, rritjen e enëve të gjakut dhe të zemrës ,sa më shumë e

vaskularizuar të jetë zemra sa më shumë enë gjaku që ka aq më mirë furnizohet me

oksigjen.

8. Ndikon në cilësinë e gjumit

9. Ndikon në uljen e ankthit

10. Rregullon dhe përmirëson socializimin e fëmijëve ndihmon që fëmijët të jenë më

bashkpunues.

11. Ndikon në mosparaqitjen e obezitetit (mbipeshës)

12. Ndikon në densitetin kockor i bënë eshtrat më të fortë. Pengon paraqitjen e Osteoporozes

13. Ndikon tek mushkëritë duke e rritur kapacitetin e tyre.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

18

14. Ndikon në enët e gjakut duke i bërë ato me më fleksibilitet (elastike). Pasiqë tensioni i

lartë vie si pasojë e moselasticitetit të enëve të gjakut. Aktiviteti fizik i rregullt mbron nga

sëmundjet siç është hipertensioni. (3)

Fig.2. Vlerat, efektet e aktivitetit fizik te fëmijët shkollor

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

19

Ilustrimi nr.2. Përmes këtij ilustrimi kemi përmbledhur të gjitha dobitë që vijnë në bazë të

aktivitetit fizik te fëmijët shkollor dhe te të gjitha moshat. (3)

Aktiviteti fizik

Truri Mendimi kritik

Enët e gjakut

Nivelet e glukozës

Dendsitetin kockor

Mushkëritë

Socializimin e fëmijëve

Mosparaqitja e Obezitetit

Cilesinë e gjumit

Lumturinë e fëmijës

Energjia

Memoria

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

20

2.4 Llojet e aktivitetit fizik janë : Aerobik, Anareobik, Stili i jetës, Sporti Aerobik; është çdo aktivitet fizik që përdorë grupe të mëdha të muskujve dhe nxit trupin të

përdorë më shumë oksigjen se sa duke qëndruar. Qëllimi i ushtrimit aerobik është rritja e durimit

kardiovaskular. Shembuj të stërvitjes aerobike përfshijnë drejtimin, çiklizmin, notin, ecjen e

shpejtë, kërcim në litar, tennis, trajtim të vazhdueshëm dhe trajtim të gjatë.

Anareobik; është aktiviteti Fizik intensiv që është i shkurtër në kohëzgjatje dhe kërkon dallim të

oksigjenit duke dhënë maksimumin e forcës muskulare për një kohë të shkurtër (ushtrime që

kryhen jo në prani të oksigjenit). Burimet e energjisë rivendosen gjatë kohës që një rimëkëmbet

nga aktiviteti që po kryhen. (p.sh. vrapimet e shpejtësisë, peshëngritje, akrobaci etj) kërkojnë

performancë maksimale gjatë një periudhe të shkurtër.

Aktiviteti fizik i stilit të jetës; zakonisht kryhen në mënyrë tipike në bazë rutinore( si, ecja, ngjitja

e shkallëve, kopshtaria,etj) të cilat zakonisht janë me intensitet të moderuar.

Sporti; është aktivitet sportiv-fizik që përfshin konkurencën, shënimin e pikëve, rregullat dhe një

rezultat që nuk mund të përcaktohet. Egzistojnë dy kategori sportive: individuale dhe ekipore. (5)

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

21

Lloji i aktivitetit Grupmoshat

Fëmijët (6-12 vjet) Adoleshentët (13-17 vjet)

Ushtrime aerobike mesatare -Rekreacioni aktiv,si ecja,

shëtitja me patina ose skejtbord

-Shëtitje me biçikletë

-Ecje në këmbë deri në shkollë

-Reaksion aktiv,si ecja, shëtitja me

patina ose skejtbord

-Ecje e shpejtë

-Çiklizëm

-Punë në oborr

-Sport gjatë të cilit bëhet pranim dhe

pasim (për shembull, basketbolli,

hendbolli, volejbolli)

Ushtrime aerobe

Intensive

-Lojë aktive që përfshinë vrap

dhe kapje

-Çiklizëm

-Kërcim me litar

-Arte merciale(p.sh. karate)

-Vrap

-Sporte si basketbolli, noti, tenisi

ose gjimnastika

-Lojë aktive që përfshinë vrap dhe

kapje

-Çiklizëm

-Kërcim me litar

-Arte merciale(p.sh. karate)

-Vrap

-Sporte si basketbolli, noti, tenisi. Ose

gjimnastika

-Vallëzim

-Aerobik ose gjimnastikë

-Tifo në lojë

Ushtrime për përforcimin e

muskujve

-Lojë si « policë dhe hajdutë »

-Pompa me gjunjët në dysheme

-Ushtrime qëndrueshmerie ku

përdoret peshë ose shirit elastik

-Ngjitje në litar ose në pemë

-Ulje-ngritje

-Luhatje në lisharës

-Gjimnastikë

-Lojë si « Policë dhe hajdutë »

-Pompa

-Ushtrime qëndrueshmërie me

përdorimin e pajisjeve në palester

-Alpinizëm (ngjitje nëpër shkëmbinj)

-Ulje-ngritje

-Vallëzim ose gjimnastikë

Ushtrime për përforcimin e

kockave

-Lojë në kënde lodrash për

fëmijë

-Kërcim me litar

-Vrap

-Sporte si basketbolli, tenisi,

hendbolli, gjimnastika

-Kërcim me litar

-Vrap

-Sporte si basketbolli, tenisi, hendbolli,

gjimnastika

Tabela.1. Aktiviteti fizik i rekomanduar sipas intensitetit dhe llojit për fëmijët nga 6-17 vjet.

(6)

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

22

3. RËNDËSIA DHE NDIKIMI I AKTIVITETIT FIZIK TE TË GJITHA MOSHAT

Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e përgjithshëm të gjakut, rrit rrjedhën e gjakut në tru dhe

nivelet e noradrenalinës dhe endorfinës, të cilat mund të zvogëlojnë stresin, të përmirësojnë

disponimin, të nxisin një efekt qetësues.

Përfitimet shëndetësore janë:

Ndërtimi i kockave të forta,

Nyjeve të shëndetshme,

Zemrës së fortë,

Shëndetit të mirë mendor dhe

Parandalon shqetësimin kryesor-Obezitetin.

Tek fiziologjia e trurit ndikon duke rritur: kapilarët e gjakut,qarkullimin e gjakut, oksigjenimin e

trurit, prodhimin e neurotrofinëve, rritjen e qelizave nervore në hipokampus (qendra e të

mësuarit dhe kujtesës), nivelin e transmetuesve , zhvillimin e lidhjeve nervore, dendësinë e rrjetit

nervor dhe vëllimin e indeve nervore. (9)

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

23

4. RËNDËSIA E AKTIVITETIT FIZIK TEK FËMIJËT

Aktiviteti fizik i mbron fëmijët nga sëmundjet kronike si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe

osteoporoza.

Mungesa e tij te fëmijët është faktor rreziku për shumë probleme shëndetësore si; tension i lartë

i gjakut, shtimi në peshë, rritja e yndyrës në trup, kolesteroli i keq (kolesteroli LDL) që është

faktor rreziku për sëmundjet e zemrës, probleme respiratore (të frymarrjes) dhe probleme

shëndetësore të kockave(eshtrave).

Aktivitetet aerobike mundësojnë që frymemarrja të jetë më e thellë dhe zemra të rrah më shpejtë.

Aktivitet për forcimin e kockave i bëjnë kockat më të forta, prandaj janë veçanërisht të

rëndësishme për fëmijët, pasi këto aktivitete prodhojnë një forcë në eshtra që nxit rritjen e tyre

dhe forcën.

Aktivitetet e balancimit dhe zgjatjes rrisin stabilitetin fizik dhe fleksibilitetin, gjë që redukton

rrezikun e lëndimeve. (11)

4.1 Aktivitetet fizike të fëmijët janë :

Noti

Shëtitje në ajër të pastër ( në natyrë)

Ecje

Vrapimi, gara të vrapimit

Ngjitje të shkallëve

Ndihmesa e prindëve për gjëra të ndryshme

Lojrat e ndryshme

Vallëzim dhe muzikë

Biçikleta (3)

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

24

4.2 Pse është i rëndësishem aktiviteti fizik te fëmijët Aktiviteti fizik ju jep fëmijëve mundësi për tu argëtuar, të jenë me miqtë dhe familjen të jenë më

social të kenë aftësi shoqëruese, të jenë më të hapur t’i zgjidhin problemet duke bashkëpunuar

me familjen dhe shoqërinë. E kundërta, nëse fëmijët nuk bëjnë aktivitete fizike atëherë shumica

e tyre janë të mbyllur duke qëndruar vetëm në dhomë pa pasur komunikim të mjaftueshëm me

shokët përreth tërë kohën e shpenzojnë përpara ekraneve.

Kjo ndikon shumë negativisht tek shëndeti i fëmijës si pasojë e mospërkujdesjes së prindërve që

ti angazhojnë fëmijët e tyre në aktivitete të ndryshme fizike. Fëmijët kanë nevojë çdo ditë për

aktivitet fizik sidomos në ditët e sotme që lojërat e zakonshme fizike janë zëvendësuar nga ato

elektroniket që ndikojnë negativisht në shtimin e peshës tek fëmijët.

Aktiviteti fizik mund të zvogëloj stresin, të ndryshojë gjendjen e humorit, të ndikoj në zgjimin

dhe vëmendjen dhe si rezultat të përmirësoj arritjet shkollore. Aftësia e aktivitetit fizik për të

aktivizuar dhe prodhuar humor më pozitiv është raportuar gjerësisht, Stërvitja ju mundëson

fëmijëve të ndihen mirë. (9)

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

25

5. NDIKIMI I SPORTIT NË SOCIALIZIMIN E FËMIJËVE

«Sporti brenda një grupi është kënaqësi, liri dhe jetë. Kur vrapoj në një grup, ndjej kënaqësi ne

qeshim dhe bisedojmë.

Kjo gjë më motivon. »

Sporti përveç dobive në shëndet, ndihmon edhe në jetën sociale dhe në zgjerimin e shoqërisë,

prandaj preferohet sidomos për fëmijët introvert, sepse ndikon pozitivisht në zhvillimin e

aftësive komunikuese. Sporti mëson gjithashtu edhe rëndësinë e marrjes së përgjegjësive, rolin e

bashkëpunimit (punën në grup), pranimin e fajit ,përkrahjen dhe diciplinën për të realizuar

qëllimet e përcaktuara; një mësim i ngjajshëm me jetën në përgjithësi. (8)

5.1 Si ndikon në shëndetin mendor dhe në jetën sociale të fëmijëve? » Rrit socializimin mes fëmijëve dhe punën në grup

» Argëton fëmijët

» Zhvillon aftësitë e menaxhimit të kohës

» I mëson të vendosin objektiva

» I mëson si të përballen me problemet (8)

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

26

5.2. Loja si aktivitet fizik Çfarë është loja ?

Loja është shumë e ngjajshme me artin ; është e vështirë të përcaktohet, por e njihni kur e shihni. Fëmijët

luajnë në mënyrë spontane dhe vullnetare. Loja është e angazhuar dhe kërkon disa përpjekje. Kjo nuk

është një aktivitet pasiv. Loja është gazmore, shpesh e shoqëruar me të qeshura ose me një fytyrë

« lozonjare ». Loja nuk është serioze dhe është e dallueshme nga puna. « Loja është e paqëllim »

Shkenctarët nuk mendojnë kështu, ata bëjnë kërkime për mendimin se loja me të vërtetë ka një qëllim ,

ka shumë vlera.

Zhvillimi dhe modelet e lojës janë kaq shumë të ngjajshme me kulturat dhe shumica mendojnë se është

një kandidat i shkëlqyer për një veçori speci-universale të njerëzimit që ka qenë e ndikuar nga përzgjedhja

natyrore dhe evoluar për t’i shërbyer një funksioni përshtatës , aq sa gjuha ose lidhja fëmijë-nënë.

Egzistojnë mënyra të ndryshme për klasifikimin e lojës, disa në bazë të shkallës së ndërveprimit të

përfshirë shoqëror dhe të tjerave të bazuara më shumë në komponentët fizik ose njohës të aktivitetit.

5.3 Fëmijët luajnë, fëmijët mësojnë Fëmijët dëshirojnë të mësojnë në rrugën e vet drejt moshës madhore dhe ashtu siç kam sugjeruar, kjo

është një mjet i rëndësishëm në edukimin e tyre. Loja mund ta bëjë të mësuarit e fëmijëve më argëtues

dhe me siguri edhe më fleksibil. Fëmijët në mbarë botën luajnë, bëjnë aktivitete fizike , thonë se kënaqen

kur e bëjnë këtë, shpesh fitojnë njohuri të vlefshme me këtë proces.

A ka mënyra të tjera përveç lojës për të fituar njohuri ? Sigurisht . Disa, të tilla si udhëzime të

drejtpërdrejta, me siguri më të përshtatshëm për të zotëruar disa aftësi, siç është leximi. Megjithatë loja

nuk është armik i të mësuarit, por një aleat i vlefshëm. Loja e fëmijëve nga të gjitha kulturat e të cilave

përfshinë imitimin e roleve te të rriturve, të tilla si lojërat ; shtëpia, shkolla dhe mjeku. Një lojë e tillë

është sociale (kooperative,nëse përdorim termin e Partensit), disa lojëra imagjinare gjithashtu përfshijnë

mjete dhe imitim të punës së vërtetë të të rriturve. (15)

5.4 Loja i mëson fëmijët si të sillen me të rriturit Dallimet e gjinive gjenden në lloje të tjera të lojës ,të cilat gjithashtu mund të shërbejnë për t’i përgatitur

fëmijët për jetën e të rriturve, ose të paktën për fëmijët që jetojnë mbi pjesën e historisë njerëzore mund të

kenë parashikuar fillimet në vitet shkollore kur djemtë dhe vajzat ndahen në grupe te të njejtës gjini,

shpesh pavarësisht nga përpjekjet e të rriturve për të promovuar integrimin gjinor.

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

27

Me anë të lojës fëmijët mësojnë se si të lidhen bashkëmoshatarët e tyre, si të bashkëpunojnë dhe të

konkurojnë në mënyrë shoqërore të pranueshme dhe të modifikojnë disa aspekte të sjelljes së të rriturve,

unë besoj se loja vazhdon të jetë adaptuese.

Loja mundëson fëmijëve mundësi për të fituar aftësi sociale dhe fizike që mund të jenë të veçanta për

shoqërinë e tyre. Loja merr avantazhin e plasticitetit të mendjes/trurit njerëzor, duke lejuar fëmijët

nëpërmjet aktiviteteve të kënaqëshme, të mësojnë shumë nga ato që u nevojiten për t’u bërë të rriturit e

suksesshëm në kulturën e tyre.

Loja ka rëndësinë e ekzistencës, lojra është njëkohësisht shprehje e motivimit për rritje.

Fëmijët :

-fitojnë aftësi kognitive, emocionale dhe sociale

-njohin botën, vetitë e trupit të tyre dhe vetitë e objekteve rreth vetes

- zotërojnë parimet e aksionit dhe të reaksionit dhe të mësojnë të planifikojnë

- lidhin funksionet e ndijimit dhe motorike, i përmirësojnë ato

- përfitojnë njohuri më të mëdha mbi botën rreth vetes. (15)

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

28

6. SUGJERIMET PËR KRYERJEN E AKTIVITETIT FIZIK TE FËMIJËT

Sipas sugjerimit të Akademisë Amerikane të Pediatrisë, fëmijët duhet të bëjnë aktivitet fizik jo

më pak se 30-60 minuta në ditë. Aktiviteti fizik duhet të jetë interaktiv, në ajër të paster, por mbi

të gjitha të ketë varitet në zhvillimin harmonik të kapacitetit motor të femijës. Pra, loja duhet të

përshtatet me moshën e fëmijës që e luan.

6.1 Kujdes! Aktiviteti fizik duhet të diferencohet sipas fazave të rritjes dhe grupmoshave në të cilën fëmija

bënë pjesë; kjo për ta reduktuar stresin e fëmijës,pasi nëse luan me grupmoshën e fëmijëve më të

rritur mund të krijojë aludime si i paaftë dhe nuk do të ndjehet mirë.

6.2 Sugjerime: 1-Fëmijët nën moshën 2 vjeç duhet që prindërit të propozojnë lojra të thjeshta dhe me pak

strukture logjike, pasiqë fëmija në këtë grupmoshë humbet shpejt interesin për atë ç’ka bëhet dhe

zhvillohet.

2-Fëmijët në moshën parashkollore duhet të marrin pjesë në aktivitete që lejojnë zhvillimin

kreativ psikologjik.Duhet të jenë të pakta rregullat e këtyre aktiviteteve për të mos ndërprerë

vazhdimisht lojën dhe me komanda të thjeshta. Si p.sh. të vraposh, të notosh apo të luash me top.

3-Fëmijet e grupmoshës 6 deri në 9 vjeç kanë kapacitete motore më të mira dhe janë të

vetëdijshëm për trupin e tyre dhe për hapësiren që e zotërojnë , me ekuiliber më të

qëndrueshëm.

4-Për fëmijët nga mosha 10-12 vjeç duhet të shtohet vëmendja tek zhvillimi i kapaciteteve

motore, të jepen informacione taktike dhe strategjike për kontrollimin dhe monitorimin e trupit,

si dhe të aplikohen lojëra interaktive me informacione kërkimi dhe studimi edhe gjatë lojës të

ketë aktivitet të fokusuar në zhvillimin e masës muskulore.

5-Adoleshentët janë shumë të influencuar nga bashkëmoshatarët e tyre, arsye kjo që duhen

zgjedhur lojëra dhe aktivitete që atyre u intereson.(12)

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

29

7. KËSHILLAT DHE MUNDËSITË PËR KRYERJEN E AKTIVITETIT FIZIK

Shiheni aktivitetin fizik si një mundësi dhe jo si pengesë.

Bëhuni aktiv çdo ditë, në mënyra të ndryshme dhe aq sa mundeni

Shfrytëzoni çdo mundësi të vogël për të qenë aktivë psh. përdorni shkallët në vend të

ashensorit

Mos përdorni makinën por ecni me fëmijët tuaj në natyrë, ose përdorni biçikletën

Vraponi në park me fëmijët tuaj dhe luani lojëra me ta

Bëhuni modeli pozitiv në familje, duke u angazhuar në aktivitete sportive dhe limitoni kohën

para ekranit.

Fikni televizorin ose kompjuterin dhe përfshihuni në lojëra me fëmijët

Përfshihuni e tërë familja në aktivitet fizik që fëmijët të kenë më shumë interes

Fig.nr.3. Rekomandimet dhe këshillat që vlejnë për gjithë familjen, por posaqërisht për fëmijët shkollor.

(4)

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

30

REKOMANDIMET

Rekomandime për aktivitetin fizik për moshën 3-6 vjeç

-Një minimum prej 60 minuta në ditë aktivitet fizik me intensitet mesatar në kohë të caktuar të

vetme, ose në më shumë se një periudhë kohë të ndarë gjatë gjatë ditës prej 10 minutash secili

- Aktivitete që tërheqin dhe zbavitin e janë të përshtatshme për fëmijët e moshës parashkollore

- Mundësi lëvizjeje aktive për fëmijët duke qëndruar së bashku me të rriturit

- Aktivitete të ndryshme gjatë javës

Rekomandime për aktivitetin fizik për moshën 6-12 vjeç

60 minuta aktivitet mesatar deri në aktivitet fizik intensiv çdo ditë të javës që përfshin aktivitete

të ndryshme.

Përfitimet; Zhvillim i sistemit të shëndetshëm kardiovaskular (zemër dhe mushkëri)

Zhvillim neuromuskulor (koordinim dhe kontroll i lëvizjeve)

Mbajtja e masës së peshës (13)

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

31

QËLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Qëllimi i këtj punimi është njohja me llojet e aktiviteteve fizike dhe ndikimet e tyre në rritjen dhe

zhvillimin e fëmijëve shkollor.

Objektivat kryesore janë:

Ndikimi i aktivitetit fizik te fëmijët shkollor;

Rëndësia e aktivitetit fizik në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve;

Këshillimi i prindërve në lidhje me rëndesinë e aktivitetit fizik te fëmijët e tyre.

METODOLOGJIA

Punimi është bërë me metoden e rishqyrtimit te literaturës, duke përfshirë literaturë vendore, të

huaja, publikime edhe përvoja personale. Pra, janë përshkruar aktiviteti fizik, llojet e aktiviteteve

fizike te fëmijët, ndikimi i tyre, dhe koha e cila duhet të ju kushtohet aktiviteteve fizike për

fëmijët shkollor.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

32

REZULTATET

Aktiviteti fizik është i mirë e për mirëqenien tonë por është gjithashtu thelbësore për suksesin

akademik të fëmijëve tanë. Sipas hulumtimit praktika e sportit përmirëson nxënësit një numër

aftësish të dobishme për të kuptuar dhe përvetësuar mësimet, midis tyre; Vëmendja,

Koncentrimi, Kujtimi.

Kështu, 10 minuta stërvitje të moderuar deri të fortë në një biçikletë ushtrimi, përpara se të

shkoni në klasë lejon që fëmija t’i kushtojë vëmendje dhe përqendrim gjithçkaje që do të

zhvillojë në të njejtën kohë një kapacitet të jashtëzakonshëm mbajtjeje.

Aktivitetet fizike rregullojnë edhe ditët e mësimit duke u ofruar studentëve momente të

relaksimit intelektual. Kështu sporti (aktiviteti fizik) promovon në nxënës:

Fleksibilitetin e tij, aftësitë e tij motorike;

Forca e tij, shkathtësia e tij, koordinimi i tij;

Vetëbesimin e tij;

Përmbushja personale.

Ushtrime kardiovaskulare si; ecja, vrapimi, noti, vallëzimi, oksigjenojnë trurin e fëmijës dhe

intensifikojnë funksionet njohëse.

Për më teper kur fëmija praktikon një sport, ai duhet t’i përmbahet rregullave dhe udhëzimeve.

Kjo gjendje shpirtërore është thelbësore për suksesin akademik të fëmijës. Është e zakonshme të

theksohet se praktika e sporteve të caktuara si karate, çiklizmit.... inkurajon disiplinën, motivimin

dhe respektin.

Një fëmijë mund të përmirësohet përmes praktikës së ushtrimit të rregullt, të moderuar ose të

lartë, kujtesës, përqendrimit dhe sjelljes, ndërsa ka një mënyrë jetese të shëndetshme.

Ky punim bashkon përfundimet dhe rezultatet e disa hulumtimeve mbi lidhjen midis praktikës së

veprimtarive fizike dhe suksesit akademik.

Provat shkencore sugjerojnë që aktiviteti fizik është i dobishëm gjatë gjithë jetës dhe pavarësisht

nga statusi shëndetësor (Kolegji Amerikan I Mjekësisë Sportive 2009). (16)

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

33

Ndër përfitimet e dukshme janë;

-Parandalimi i sëmundjes kardiovaskulare dhe Osteoporozës është i njohur për një kohë të gjatë.

Aktiviteti fizik ka një efekt pozitiv në simptomat e depresionit dhe përformancën konjitive, duke

ndihmuar në këtë mënyrë të vonojë fillimin e demencës. Rezultatet e aktivitetit fizik janë të

shumta, ai poashtu ka rëndësi tek njerëzit me gjendje kronike, të tilla si lehtësimi i dhëmbjes që

shoqërohet me osteoartriti, ose përmirësimi i kapacitetit të frymëmarrjes ose kardiak. Gjithashtu

është interesante të ceket se disa dekada me parë, pushimi ishte rregull pas një sulmi të zemrës

ndërsa sot propozohet një rehabilitim i hershëm i cili synon të sjellë gjendjen fizike të këtyre

pacienteve duke u rritur gradualisht, përpjekja e ofruar.

Ilustrimi nr.3 Përmes këtij ilustrimi kemi synuar të prezantojmë rezultatet e aktivitetit fizik. (17)

Edukimi fizik, Sporte dhe shëndet

Gjuhët dhe komunikimi

Të komunikuarit me qëllim përmirësimit të rezultateve

Përdorimi i terminologjisë së saktë. Shkencat e natyrës

Njohja me forcat dhe ligjet e natyrës qe ndërveprojnë

me trupin e njeriut

Arsyetimi

Masat dhe raportet

Kuptimi për hapsirën

Njohja me ndërtimin e trupit të njeriut

Matematika

Kuptimi për masat dhe njesitë matëse

Interpretimi i informacioneve

Përpunimi dhe analiza e të dhënave.

Shkencat shoqërore dhe mjedisi

Qëndrimet personale dhe ndërpersonale

Marrëdhëniet dhe komunikimi

Periudhat kohore

Kuptimi për hapësirën

Artet

Ritmi

Kordinimi muzikor

Vallëzimi

Kompozimi

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

34

REZYME

Punimi i diplomës me titull » Ndikimi i aktivitetit fizik në rritje dhe zhvillim të fëmjëve

shkollorë” i realizuar në Universitetin publik të Gjakovë, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Infermieri.

Në këtë punim është përdorur metodologjia e llojit të rishqyrtimit të literaturës. Punimi është i

përmbledhur në 7 kapituj, 5 tabela, 3 fotografi, 3 Ilustrime dhe në tërësi posedon 37 faqe.

Kapitujt e këtij punimi kanë në përmbajtje këto tema : 1-Procesi i rritjes dhe zhvillimit të

fëmijës, 2-Arsyet për të lëvizur, 3-Rëndësia e aktivitetit fizik te të gjitha moshat, 4- Rëndësia e

aktivitetit fizik te fëmijët, 5-Ndikimi i sportit në socializimin e fëmijës, 6-Sugjerimet për

kryerjen e aktivitetit fizik te fëmijët, 7-Këshillat dhe mundësitë për kryerjen e aktivitetit fizik.

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

35

SUMMARY

The thesis on “ The impact of physical activity on the growth and development of school

children “ , conducted by the Public Universery of Gjakova, Faculty of Medicine, Nursing. The

work is used nethodology of the type of literature review. The work is summarized in 7

chapters, 5 table, 3 picture, 3 illustrations and in totality owns 37 pages.

The chapters of this paper contain these topics; 1- The process of growth and development of the

child, 2- Reasons for moving, 3- The importance of physical activity at all ages, 4- The

importance of physical activity in children, 5- The impact of sport on the socialization of the

child, 6-Suggestions for performing physical activity in children, 7- Tips and opportunities for

physical activity.

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

36

LITERATURA

1. http://www.ishp.gov.al/wp-content/uploads/2015/04/Rritja-dhe-zhvillimi-i-fёmijёs.pdf

2. Paulina Nushi, Faktorët që ndikojnë në rritjen e fëmijës. (2018)

3. Dr. Estela Elezi ; Aktiviteti fizik tek fëmijët. (2018)

4. Sonila Isaku, Aktiviteti fizik sa i rëndësishëm në jetën tonë. Tiranë. 2018

5. https://fr.slideshare.net/mobile/nesti28/projekt-edukimi-fizik-104259133

6. http://iph.mk/wp-content/uploads/2016/05/fiz_aktivnost-brosura_al.pdf ; 2016

7. https://www.stadtwil.ch/_docn/1013847/ELWIS_Elternratgeber_alb.pdf

8. http://www.ponder-ks.org/sq/2017/06/29/shqip-ndikimi-i-sportit-tek-te-rinjet/

9. https://www.probleme.me/shendeti/femija-adoleshentet/aktiviteti-fizik-per-femijet-dhe-

te-rinjte/

10. C. Montandon & S.Sapru, Le processus d'éducation et de développement des enfants

11. https://www.google.ch/amp/s/marinelahalilaj14.wordpress.com/2018/04/21/cfare-eshte-

aktiviteti-fizik/amp/

12. http://shekulli.com.al/ndikimi-aktivitetit-fizik-ne-zhvillimin-psiko-motor-te-femijet/

Dorian Meta/2018

13. https://naitreetgrandir.com/fr/etape/5-8-ans/jouer-bouger/fiche.aspx?doc=activite-

physique-enfants-age-scolaire

14. https://assets.ctfassets.net/fclxf7o732gj/3Rxmr5b6yQ2WosSeUWcQOc/9eb04093f3e1ff5

8d1c0d54b663de5c0/Bewegung_al.pdf

15. Enver Ukaj Edukimi i fëmijëve me demtime në të pare, Pejë (2018)

16. https://promotionsante.ch/assets/public/documents/fr/5-

grundlagen/publikationen/gfia/bonnes-pratiques/Via_-

_Etude_bonnes_pratiques_Promotion_de_l_activite_physique.pdf

17. http://www.prvite5.mk/content/pdf/DOC_Razbiranje%20na%20detskiot%20razvoj_ALB

.pdf

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”...plotësuar si nevojat fizike ashtu edhe zhvillimin social , emocional dhe edukimin e tij. Për të arritur këtë zhvillim nevojitet një

37

Biografi e shkurtër e kandidatës – CV

Të dhënat personale

Emri dhe Mbiemri: Arijana Haxhiaj

Datëlindja: 03.08.1998

Gjinia: Femër

Nr.personal: 1240992252

Të dhënat kontaktuese

Adresa: Fsh.Dubovë, Pejë

Email-i: [email protected]

Të dhënat kualifikuese

Shkolla e mesme e lartë: Shkolla e Mesme e Mjekësisë-Pejë

Universiteti: Universiteti Gjakovës Fehmi Agani

Fakulteti: Fakulteti i Mjekësisë

Dega: Infermieri e përgjithshme

Statusi: Bachelor/E rregullt

Nr.ID-së: 160306008