32
1 UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME PARASHKOLLORI TEK GRUPET E MARGJINALIZUARA Mentori: Kandidati: Prof. Asoc. Dr. Ilir Kelmendi Bashkim Kurti GJAKOVË, 2018

UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

1

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI: PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME

PARASHKOLLORI TEK GRUPET E MARGJINALIZUARA

Mentori: Kandidati:

Prof. Asoc. Dr. Ilir Kelmendi Bashkim Kurti

GJAKOVË, 2018

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

2

TABELA E PËRMBAJTJES

FALËNDERIM.............................................................................................................................. 3

Abstrakt.......................................................................................................................................... 4

Hyrje .............................................................................................................................................. 5

Perkufizime........................................................................................................................ 6

Llojet e Margjinalizimit..................................................................................................... 7

Përse duhet të na interesojë margjinalizimi....................................................................... 8

Varfëria dhe kushtet e jetesës............................................................................................9

Punësimi.............................................................................................................................10

Komunitetet e Diskriminuara.............................................................................................11

Puna e detyrueshme e Fëmijëve.........................................................................................12

Shkaqet e punës së Fëmijëve..............................................................................................13

Pasojat e punës së Fëmijëve............................................................................................... 14

Strategjia për parandalimin dhe eliminimin e punës së Fëmijëve...................................... 14

Qasjet Strategjike............................................................................................................................ 15

Rezultatet e pritshme....................................................................................................................... 16

Kërkimi i Lëmoshës........................................................................................................................ 17

Sfidat për gjithë përfshirjen Sociale të komuniteteve Minoritare..................................................... 21

Mirëpritja e Fëmijëve të kthyer dhe të riatdhesuar..........................................................................25

Rekomandime..................................................................................................................................28

Anëtarët e Komuniteteve Rom, Ashka li dhe Egjiptian.................................................................... 30

Literatura......................................................................................................................................... 32

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

3

FALËNDERIM

Në radhë të parë dëshiroj të falënderoj mentorin tim në

bashkëpunim reciprok në kryerjen e këtij punimi diplome, e

sidomos në përkrahjen e vazhdueshme të cilën ma ka bërë

prej fillimit te studimeve të mija.

Edhe pse kam qenë në moshë, vullneti për ti kryer studimet

kur nuk më ka munguar por edhe përkrahja e fuqishme e

mentorit ka qen ajo kryesorja që un nuk u ndala dhe arrita që

të vija deri këtu. Me siguri ja vlen ti përmendi edhe disa

profesor të cilët me ndihmuan shumë në tejkalimin e

vështirësive të cilat i pata gjatë studimeve të mija.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

4

Abstrakt

Margjinalizimi është një temë shumë e nxehtë debati. Kjo detyrë fokusohet tek

margjinalizimi në arsim. Ndonëse margjinalizimi zakonisht fillon shumë më shpejtë se fëmija

ta filloj shkollën dhe vazhdon edhe gjatë jetës më vonë, shkolla është ne një pozicion kryesor.

Ajo mund të luaj një rol jetësor për të vepruar kundër di avantazheve të fëmijërisë dhe të

ndihmojë në thyerjen e zi ngjirit të analfabetizmit që të mos mund të kalojë nga një brez në

tjetrin. Por nga ana tjetër shkolla mund edhe të forcoj më shumë di avantazhet dhe të

përshpejtoje margjinalizimin.

Margjinalizimi është një përvojë që prek miliona njerëz në të gjithë botën. Te që nurit i

varfër, i papunë i diskriminuar ose i paaftë ne një shoqëri që nuk përpiqet për të zgjidhur këto

probleme dëmtuese sjell me vete rrezikun e përjashtimit.

Edhe në Kosovë fëmijët të Familjeve Minoritare bijën në grupin e atyre që janë të

Margjinalizuara, dhe shoqëria duhet të bëj më tepër që këta fëmijë ta ndijën vetën të barabartë

në Arsim siç janë edhe Fëmijët të Mazhurancës.

“Arsimimi është motorri i zhvillimit personal. Vetëm nepërmjet arsimimit vajza e fshatarit

mund të bëhet doktoreshe... vetëm nepërmjet arsimimit fëmija e një familje minoritare

mund të bëhet presidenti i një gjenerate. Është ajo që ne bëjmë me atë çfare kemi, jo me atë

çfare na jepët, që dallon një person nga një tjetër”1

-Rrugë e gjatë për te Liria:

Autobiografia e Nelson Mandeles

111 Ky citat është mare nga libri i Nelson Mandeles (Autobiografi) me tituli: Rug e gjatë per të Liria

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

5

HYRJA

Baza më e fortë dhe më e qëndrueshme për fëmijët të cilët janë të gatshëm për procesin e

Edukimit dhe Arsimimit merë siguri që është Parashkollori e sidomos tek fëmijët të cilët bije

ne grupin e atyre të cilët janë te Margjinalizuar.

Kjo sidomos vlen për fëmijët të cilët vijnë nga radhët e komuniteteve minoritarë e të cilët

nuk janë ende plotësisht të pranuar në shoqëri Kosovare. Të largohen fëmijët nga puna e

detyrueshme, të largohen fëmijët nga lëmosh kërkimi atdhe dukurit të tjera negative, me

siguri që do ti ndihmoj parashkollori dhe të gjithë ata të cilët janë të përfshirë në te.

Sot në Kosovë numri i fëmijëve nga radha e Komuniteteve minoritarë të cilët janë të përfshirë

në Parashkollorë është shumë i vogël në krahasim me numrin e fëmijë te këtyre komuniteteve

Për mësimi i jetesës, për mësimi i gjendjes socio-ekonomike tek këto komunitete dukshëm do

të ris numrin e fëmijëve te kësaj grupe që të regjistrohen në Parashkollorë, prandaj mbetet

edhe shumë për të punuar dhe për të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe premtimeve të

cilat i kemi bërë për këto komunitete dhe për këto fëmijë.

Shoqëria Kosovare, duhet ta mare me seriozitet integrimin e këtyre komuniteteve në

shoqërinë Kosovare e sidomos në Edukimin e tyre.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

6

PERKUFIZIME

Margjinalizim- grupet e nënvlerësuara duke përfshirë të varfëritë, fëmijët e rrugës dhe ata që

punojnë; popullsitë që jetojnë në zona rurale dhe të largëta; punëtorët migrues; pakicat etnike;

refugjatët dhe të zhvendosurit nga lufta.

Arsimi i detyruar- është arsimi bazë, i njësuar dhe i përgjithshëm. Shkolla e arsimit të

detyruar përfshin dy cikle: ciklin fillor dhe ciklin e lartë. Shkolla e arsimit të detyruar mund

të jetë shkollë me cikël të plotë ose shkollë me kohë të shkurtuar.

Arsimi gjithëpërfshirës- mjedis mësimor që mundëson ekses, akomodim dhe mbështetje për

të gjithë nxënësit. Arsim gjithëpërfshirës do të thotë që shkollat duhen përshtatur për të gjithë

fëmijët, pavarësisht kushteve të tyre fizike, intelektuale, sociale, emocionale, gjuhësore ose

kushte të tjera.

Arsimi integrues- u referohet masave që merren për të siguruar arsim në sistemin e

shkollave të zakonshme më pak mbështetje ekstra ( p.sh. klasa burimore, mësues mbështetës

etj.) për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kornizë kurrikulare- dokumenti themelor i kurrikulës ku përshkruhen synimet e

përgjithshme të saj, kompetencat themelore, rezultatet e pritshme për nxënësit për sa i përket

dijeve, aftësive dhe qëndrimeve në fund të arsimit bazë dhe atij të mesëm të lartë, synimet e

fushave të të nxënit dhe parimet e përgjithshme të procesit të mësimdhënies e të mësim

nxënies e të vlerësimit të nxënësve.

Kurrikula- tërësia e dokumentacionit si korniza kurrikulare, plani shkollor, programi

mësimor, teksti dhe materialë të tjera të një lënde apo fushe lëndore dhe gjithë veprimtaria e

organizuar në mjedisin e të nxënit për të siguruar një formim të caktuar të atyre që mësojnë.

Nxënës me aftësi të kufizuara-nxënës i cili ka dëmtime afatgjata fizike, mendore, shqisore

të sjelljes ose të kombinuara të cilat, në ndërveprim, mund ta pengojnë të marrë pjesë në

mënyre të plotë dhe të barabartë në arsimimin e tij dhe në jetën shoqërore.

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

7

LLOJËT E MARGJINALIZIMIT

• Margjinalizim gjinor: vajzat (është interesante se ndonëse në vitet e fundit ne disa

vende është parë një rritje e numrit të vajzave në shkolla krahasuar me djemtë, këta te

fundit nuk janë parë kurrë si një grup i margjinalizuar.

• Margjinalizimi kulturor: fëmijë qe i përkasin shtresave të ndryshme shoqërore,

grupeve etnike ose fiseve, grupeve fetare apo fëmijëve që flasin gjuhët të veçanta.

• Margjinalizimi rajonal: fëmijë qe jetojnë në zona të prekura nga lufta, refugjatët dhe

personat e zhvendosur, fëmijët e ushtarëve, ruralët, fëmijët qe jetojnë në getot urbane,

fëmijët e rrugës.

• Margjinalizimi ekonomik: Fëmijët qe punojnë, fëmijët e varfër, nënat e vetme.

• Grupet e veçanta: fëmijët me paaftësi të ndryshme, fëmijët gjeni, fëmijët që jetojnë

me HIV/AIDS, jetimët.

Çfare është margjinalizimi social?

Margjinalizimi është një koncept shumë i shtresëzuar. Shoqëri të tëra mund të

margjinalizohen në nivel global ndërsa klasa shoqërore dhe komunitete mund të

margjinalizohën nga rendi dominues shoqëror. Në mënyra të ngjashme, grupet etnike,

familjet apo individët mund të margjinalizohën Brenda mjedisit ku jetojnë. Ne një fare

mënyre, margjinalizimi është një fenomen lëvizës i lidhur me statusin shoqërorë.

Kështu për shembull, individët ose grupet mund të gëzojnë një status të mirë shoqëror ne një

kohë të caktuar, por me ndryshimet shoqërore që mund të ndodhin, ata mund ta humbin këtë

status dhe të bëhen të margjinalizuar. Në mënyre të ngjashme ashtu siç ndryshojnë fazat e

jetës ashtu mund të ndryshojë pozicioni i margjinalizuar i njerëzve.

Të jesh i margjinalizuar mund të ketë arsye të ndryshme. Për disa njerëz ata janë dëmtuar

rëndë qe në lindje (p.sh. anëtarë të një grupi etnik që vuajnë nga diskriminimi-Romët në

Evropë) ky margjinalizim është i përhershëm gjatë gjithë jetës dhe përcakton thellësisht

përvojën e tyre jetësore.

Margjinalizimi është themeli i përjashtimit për të arritur një jetë sociale të plotë në nivel

individual, nder personal dhe shoqëror. Njerëzit që margjinalizohen kanë pak kontroll mbi

jetët e tyre dhe mbi burimet e disponoheshe për ta; ata mund të stigmatizohen dhe shpesh

përballën me qëndrime negative publike.

Njerëz të ndryshëm reagojnë në mënyra të ndryshme ndaj margjinalizimit në varësi të

burimeve personale dhe shoqërore që ata kanë të disponoheshim. Gjithsesi, disa procese të

zakonshme psikologjike mund te identifikohen.

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

8

Përse duhet të na interesojë margjinalizimi?

Ne duhet të marrim pak kohë dhe të fokusohemi tek pyetja se pse është margjinalizimi një

problem. Ka diçka themelore këtu me kuptimin e vërtetë e të qenit njeri.

Është e zakonshme te ekzistenca e mendimit se vetja i paraprin shoqërisë, dhe prandaj

shoqëria përbëhet nga individët (ose me fjalët e Margaret Thacher: “Nuk ekziston diçka e tillë

si shoqëria, ekzistojnë vetëm individët”). Me fjalë të tjera ne ‘bëhemi vetvetja’ nëpërmjet

marrëdhënieve që formojmë në shoqëri dhe në komunitet.

Për ata njerëz që margjinalizohën në mënyre të pavullnetshme, vetja e tyre, njerëzimi i tyre

është i kërcënuar. Njerëzit që janë të margjinalizuar në mënyre të pavullnetshme duhet të

shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore.

Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje e diskriminimit formal.

Kufizimet ligjore mbi mundësitë, si ato që karakterizonin aparteidin në Afrikën e Jugut, janë

të rralla. Por serish diskriminimi është goxha i përhapur.

Miliona fëmijëve u është mohuar e drejta e tyre themelore e arsimimit për arsyen e thjeshtë se

prindërit e tyre nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë për shkollën e tyre.

Duke iu mohuar e drejta për tu shkolluar në gjuhën e tyre, ata e nisin rrugën e tyre që në

fillim në di avantazh. Asnjë nga këto di avantazhe nuk vepron vetëm. Varfëria, gjinia etnia

dhe karakteristika të tjera nder veprojnë me njëra tjetrën për të kufizuar mundësitë dhe për të

penguar lëvizjen shoqërore. Ndërveprimi midis margjinalizimit në arsim dhe mënyrave të

ndryshme të margjinalizimit vepron në dy anët. Të qe nurit i arsimuar është një aftësi jetësore

njerëzore që i mundëson njerëzve të bëjnë zgjedhje në fusha që kanë rëndësi. Mungesa e

arsimit kufizon zgjedhjet. Kufizon qëllimin që kanë njerëzit për të ndikuar në vendimet që

prekin jetën e tyre. Njerëzve që u mungon aftësia për të lexuar si dhe aftësitë numerike

përballën me një rrezik të lartë varfërie, punësim të sigurt dhe shëndet të keq. Varfëria dhe

shëndeti i keq, nga ana tjetër kontribuojnë për margjinalizim në arsim. Dhe prandaj ndodh që

të margjinalizuarit kanë një zë të dobët në vendimet politike që prekin jetët e tyre. Të merresh

me çështjet e margjinalizimit është një çështje urgjente për disa arsye.

Të arrish progres në arsimimin bazë dhe të krijosh themelet për të avancuar në arsimin

dytësor kërkon një shtysë të re për të zgjeruar mundësinë tek individët dhe grupet që

përballën më shumë me një gërshetim di avantazhesh. Përparimi në luftën kundër

margjinalizimit në arsim do të përmirësojë në menyrë drastike gjendjën aktuale të tyre.2

2 Abstract i Mësuesës Aurela

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

9

VARFËRIA DHE KUSHTET E JETESËS

Duke nisur nga Luksemburgu që ka standardin më të lartë të jetesës së bashku me Norvegjinë

në vendet e BE, Kosova e vendosur në ketë grafik, dallon qartë për nivelin e jetesës dhe

varfërisë.

Mirëqenia dhe kushtet e jetesës së këtyre tri komuniteteve, rom, ashka li dhe egjiptian krahasuar me

komunitetet e tjera që jetojnë në Kosovë, mbetet jashtëzakonisht i ulët. Edhe të dhënat e këtij

hulumtimi e ri konfirmojnë se në jetën e këtyre tri komuniteteve pak ndryshime kanë ndodhur pas

mbarimit të luftës në Kosovë. Niveli i ulët i të ardhurave dhe kushtet e jetesës që lënë për të dëshiruar

dhe nuk ndihmojnë individët e kë- tyre komuniteteve të ecin përpara dhe vetë këto komunitete të

zhvillohen, dihet tashmë se janë pasoja të diskriminimit të vazhdueshëm historik të këtyre tri

komuniteteve. Në vazhdim, zhvillimet e dy dekadave të fundit në Kosovë nuk kanë influencuar

pozitivisht në mirëqenien dhe kushte e jetesës së këtyre tri komuniteteve. Shpërbërja e sistemit të

planifikimit të centralizuar dhe kalimi në ekonominë e tregut, transformim ky që në territorin e ish-

Jugosllavisë ndodhi përmes shpërbërjes së kufijve, formimit të shteteve të reja kryesisht përmes

konflikteve të armatosura, është përjetuar dhe reflektuar në shkallë të ndryshme tek komunitetet që

jetonin në këtë territor.

Varfëria Pa dyshim, varfëria në të tri komunitetet është një fenomen i dallueshëm dhe tipar

karakterizues i nivelit te jetesës së komuniteteve rome, ashka li dhe egjiptian. Niveli i varfërisë i

këtyre tri komuniteteve qoftë kur krahasohet në nivel kom unitar qoftë atë individual në të ardhura pë

kokë me komunitetet e tjera në Kosovë, është mjaft i lartë dhe siç theksuam të tri komunitetet kanë

tendencë drejt varfërimit të mëtejshëm. Ky vëzhgim mbështet si nga të dhënat e këtij hulumtimi që do

të prezantohen në paragrafët e mëposhtëm, por mbështetet dhe nga hulumtime të ndërmarra si nga

Banka Botërore, (World Bank. 2001. Attacking Poverty: Ëorld Development Report 2000/2001) dhe

Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, (UNDP, 2002. The Roma in Central and

EasternEurope: Avoiding the Dependency Trap,Regional Human Development Report). 18 Niveli i të

ardhurave të familjeve të këtyre tri komuniteteve del të jetë shumë i ultë dhe lirisht mund të thuhet se

ky nivel i ultë i të ardhurave mujore nuk ju mundëson shumicës së familjeve të tyre që të zhvillojnë

një jetë në kushte normale. Të intervistuarit e përfshirë në hulumtim ju është kërkuar që të tregojnë në

mënyrë të përafërt një mesatare të të ardhurave mujore të familjes. Këtu janë përfshirë të gjitha llojet e

burimeve të të ardhurave, si: pagat, pensionet, ndihmat sociale, ndihma nga anëtarët e familjes që

jetojnë jashtë, nga bujqësia, dhe ndihma nga organizata të ndryshme, etj. 20% e familjeve kanë të

ardhura mesatare mujore deri në 50 euro në muaj, 20.06% kanë të ardhura që vari ojne nga 50-80 euro

në muaj, 19.76% kanë të ardhura që vari ojne deri 120 euro ne muaj. 17.33% e familjeve deklarojnë

se kanë të ardhura nga 120-180 euro në muaj, 13.09% arrijnë të realizojnë të ardhura prej 181-300

euro në muaj dhe së fundi vetëm 3.76% e të intervistuarve realizon të ardhura mbi 300 euro në muaj,

(shih në vazhdim grafikun 9 dhe tabelën 27 në Aneksin B të raportit). Një fenomen me të cilën

intervistuesit u përballën gjatë hulumtimit dhe siç vihet re dhe nga grafiku, i cili u ndërtua në këtë

mënyrë për të reflektuar sa më saktë realitetin e eksploruar gjatë kërkimit, realitet me të cilin

përballohen këto komunitete, është mungesa e të ardhurave në një shumë të qëndrueshme në baza

mujore.3

3 Abstrakti i Mësuesës Aurela

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

10

PUNËSIMI

Punësimi Një nga fenomenet e më të mprehta qe karakterizuan vendet të gjitha vendet ish-komuniste

ishte papunësia e lartë si rezultat i masave te ndërmarra për transformimin e ekonomisë, nga ajo e

planifikimit të centralizuar në ekonominë e tregut. Natyrisht, shtresa relativisht të ndodhura ne fund të

renditjes së të ardhurave dhe me mungesë në aftësitë e duhura për t’iu përshtatur kërkesave te

ekonomisë së tregut e përjetuan në formë mjaft të egër. Edhe komunitetet rome, ashka li dhe egjiptian

si rezultat i shndërrimeve ekonomike, sociale dhe politike që përjetuan dhe pasojave të luftës në

Kosovë, vazhdojnë të përballen me fenomenin e papunësisë. Të dhënat tregojnë që përqindja më e

madhe e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve të aftë për punë, mbeten të papunësuar. Gjatë intervistes,

të intervistuarit e papunë treguan se ata ishin në kërkim të punës së qëndrueshme ose se zonalë. Ky

numër është relativisht i lartë, 31.46% e të papunësuarave treguan se janë në kërkim të punës

përkundrejt 5.75% të papunësuarve të cilët nuk kërkojnë më punë. 10.92% e krahut të lirë për punë të

intervistuarve është i punësuar në punë se zonalë. 33.2% punojnë në amvisni dhe këto janë kryesisht

femra.

Edukimi Tradicionalisht të tri këto komunitete kanë nivele të larta të analfabetizmit, por edhe të

dhënat nga hulumtimi tregojnë për një gjendje shumë të rëndë sa i përket nivelit të arsimimit të

pjesëtarëve të këtyre tri komuniteteve. Niveli i analfabetizmit është shumë i lartë aktualisht. 19.93% e

te intervistuarve nuk ka kryer as edhe një vit shkollim. Të gjithë të intervistuarve ju është kërkuar që

të tregojnë se nga sa vite shkollim i kanë mbaruar. Shumica e pjesëtarëve të rritur të këtyre

komuniteteve mbi 96%, në formë kumulative, nuk kanë kryer as nivelin arsimimit të detyruar me

ligjin në fuqi. Bazuar në të dhënat e hulumtimit del se vetëm rreth 12% e tyre kanë përfunduar 9 – 12

vite shkollim (pra pak nga, ose tërë shkollën e mesme); ndërsa vetëm rreth 2% e tyre kanë përfunduar

13 e më shumë vite. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se interesimi i fëmijëve dhe familjeve për

shkollimin e tyre është mjaft i lartë dhe vërehet një trend i pjesëmarrjes së mirëfilltë të fëmijëve në

procesin mësimor. Respodentët, familjet e të cilëve kanë pasur fëmijë që shkojnë në shkollë, janë

pyetur që të tregojnë se sa janë fëmijët e tyre të interesuar dhe sa janë të rregullt në vijimin e

shkollimit. Dhe në bazë të përgjigjeve të tyre vërehet se pjesa dërmuese e fëmijëve që vijojnë

shkollimin janë të interesuar dhe janë të rregullt në vijimin e shkollimit.

Duket se kushtet jo të mira materiale të familjes për sigurimin e librave, mjeteve shkollore dhe

veshmbathjes identifikohen si vështirësia dhe arsyeja kryesore nga ana e prindërve që influencojnë në

mossuksesin e shkollimit të fëmijëve të këtyre tri komuniteteve. Ndërkohë që 48.5% e të

intervistuarve identifikuan arsyen e mësipërme si shumë të rëndësishme 12% shohin si arsye fillestare

paaftësinë e tyre si prindër për t’u interesuar dhe për të ndihmuar fëmijët e tyre në shkollë. Ndërsa një

varg faktorësh tjerë janë më pak të rëndësishëm në shkollimin dhe suksesin e nxënësve.4

4 Plani Lokal I Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian 2018-2022

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

11

KOMUNITETET E DISKRIMINUARA

Pavarësisht se Kosova qëndron mirë me ligjet kundër diskriminimit racor, mbetet shqetësuese

situata nëpër të cilën po kalojnë komunitet Romë, Ashka li, Egjiptian (RAE).

Diskriminimi i tyre ka të bëjë me të gjitha fushat e jetës. Në veçanti, janë gratë e këtyre komuniteteve

janë ato që e pësojnë më së shumti. Integrimi, punësimi dhe arsimimi, janë ngecjet më të mëdha.

Ndërsa, në vesh të shurdhër të qeverisë dhe institucioneve të vendit kanë mbetur kërkesat që janë bërë

nga përfaqësues të tyre. Edhe në aspektin ekonomik, këta mbesin më të margjinalizuarit. Zyrtarë të

BE-së i kanë thënë Kosova pressit se përkundër përpjekjeve të Qeverisë për integrimin e

komuniteteve RAE, vazhdojnë të ekzistojnë sfidat në shumë fusha.

“Shumë pjesëtarë janë ende të goditur nga varfëria e skajshme dhe diskriminimi. Përkundër

përpjekjeve të Qeverisë për të zbatuar Strategjinë e saj për integrimin e komunitetit RAE, sfidat që

kanë të bëjnë me arsimin, punësimin, shëndetësinë, strehimin dhe të drejtat kulturore, vazhdojnë të

ekzistojnë. Zbatimi dhe monitorimit i gjerë i këtyre akteve procedural dhe legjislative do të siguronte

integrimin e plotë dhe të qëndrueshëm të këtyre komuniteteve”, thotë Fjolla Ceku, zyrtare e lart për

informim në zyrën e BE-së.

Xhevdet Neziraj, deputet nga grupi parlamentar AAK dhe përfaqësues i komunitetit egjiptian, ka

thënë për Kosova press se komuniteti i tyre është integruar në shkolla, fakultete dhe institucione,

bashkërisht me shqiptarët. Mirëpo, ajo që e shqetëson është papunësia e madhe. Ai beson se mbi 90

për qind të komunitetit egjiptian janë të papunë. Kjo papunësi, sipas tij, është alarmante sidomos tek

gratë. Neziraj thotë se institucionet e vendit, kuotën e komuniteteve e arrijnë duke i përfshirë më

shumë pjesëtarët serbë, turq e boshnjakë duke i anashkaluar komunitetet e tjera, siç janë RAE.

“Përfaqësuesit e këtij komuniteti kanë arritur t`i regjistrojnë studentët në universitete dhe nxënësit në

shkolla të mesme. Megjithatë, se në momentin kur dalin në tregun e punës, ata mbesin të dëshpëruar

pasi nuk arrijnë të punësohen. Pesimizmi i tyre për çdo ditë është në rritje”, thotë ai.

Avokati i popullit, Sami Kurteshi, vlerëson se ky komunitet është grupi më i margjinalizuar. Ndërsa,

shton se edhe pse nuk ka dhunë të organizuar ndaj këtij komuniteti, vet varfëria sjellë dhunën.

“Në qoftë se varfëria në Kosovë relativisht është e madhe, te këta sigurisht është dyfish më e madhe.

Margjinalizimi i tyre ka të bëjë më gjitha fushat e jetës. Nuk ka ndonjë dhunë të organizuar, por

populli thotë një fjalë: fukarallëku është maskarallëk. Varfëria sjellë edhe dhunën, sjellë edhe dukuri

tjera që janë të dënueshme me ligj”, thotë Kurteshi. Ndër ato pak respektim që u bëhen këtij

komuniteti, është liria e lëvizjes. Beh gjet Shala, kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe

Lirive të Njeriut (KMDLNJ), thekson se shoqëria u ka mbetur borxh pjesëtarëve RAE.

“Gratë e këtij komuniteti janë kategoria që më së shumti u shkelen të drejtat e njeriut. Punët që ato

kryejnë janë punë të cilat shoqëria jonë nuk do t`i kryente”, thotë ai. “Një numër i tyre nuk kanë

mbaruar farë shkollën, martohen herët me martesa të detyrueshme, lindin herët dhe shumë fëmijë,

ndërsa kanë problem ta sigurojnë ekzistencën e tyre”, ka thënë ai.

Shala tregon se KMLDNJ ka kërkuar që të ketë më shumë nga ky komunitet të përfshirë në FSK, tek

zjarrfikësit, te disa shërbime ku duke punuar mund të mbarojnë kurse apo shkolla. Mirëpo, kjo nuk

është marr shumë parasysh!

Ndryshe, komuniteti romë ka probleme edhe sa i përket arsimimit, pasi nuk kanë tekste në gjuhën

rome. Ndërsa, a shkalitë dhe egjiptianët e kanë më lehtë meqë flasin shqip.5

5 Plani Lokal I Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian 2018-2022

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

12

PUNA E DETYRUESHME E FËMIJËVE

Në 17 qershor 1999, Konferenca Ndërkombëtare e Punës miratoi në mënyrë unanime Konventën për

Format më të Këqija të Punës së Fëmijëve (nr. 182) dhe Rekomandimin Nr. 190, që thërret shtetet

anëtare të ILO-së për ndërmarrje të masave të menjëhershme dhe efektive për të siguruar ndalimin

dhe eliminimin e formave më të këqija të punës së fëmijëve (FKPF).

Gatishmëria e shteteve për llogaridhënie në lidhje me progresin drejt eliminimit të Formave më të

Këqija të Punës së Fëmijëve (FKPF) dëshmon qartë për një konsensus mbare botëror për mos to

lërimin e disa formave të punës së fëmijëve pavarësisht nga niveli ekonomik i vendit apo zhvillimi

shoqëror i tij. Të gjitha qeveritë që kanë nënshkruar Konventën Nr. 182 kanë marrë për detyrim që të

punojnë me punëdhënësit dhe organizatat e punëtorëve, me grupet e interesuara të shoqërisë civile dhe

institucione të tjera me qëllim që progresi në këtë fushë të jetë i shpejtë dhe njëkohësisht i

qëndrueshëm.

Kosova ka shprehur vullnetin e saj politik për të njohur dhe zbatuar Konventat ndërkombëtare,

veçanërisht ato që përqendrohen në respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe

Konventën 182 të ILO-së mbi Format më të Këqija të Punës së Fëmijëve.

Strategjia për Parandalimin dhe Eliminimin e FKPF synon të ofrojë një kornizë për përcaktimin e

prioriteteve, si dhe të përcaktojë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve shtetërore dhe aktoreve të

tjerë të interesuar për të luftuar punën e fëmijëve, përfshirë organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat,

shoqërinë civile, partnerët ndërkombëtarë për zhvillim, si dhe partnerët tjerë, përfshirë dhe vetë

fëmijët. Strategjia mbulon një periudhë gjashtëvjeçare kohore (2011-2016) dhe si pjesë e planifikimit

të zbatimit të saj, një planifikim fillestar tre-vjeçar u pranua për të caktuar objektivat e ndërmjetme, që

do të rishikohen më pas duke pasur parasysh objektivin e përgjithshëm shtatëvjeçar.

Puna e fëmijëve1 mund të përkufizohet si punë që dëmton mirëqenien e fëmijës dhe pengon

edukimin, zhvillimin dhe jetën e tij/saj të ardhshme. Puna e fëmijëve është punë e cila me natyrën ose

mënyrën sesi zhvillohet, dëmton, abuzon dhe shfrytëzon fëmijën dhe i mohon fëmijës të drejtën për

arsim. Aspektet kryesore që mund të dëmtojnë fëmijën përfshijnë: a) orët e gjata në punë, b)

ngacmimet fizike, morale dhe psikologjike që i shkaktohen fëmijës, c) pamundësia për të ndjekur

shkollën dhe për të gëzuar të drejtën për rekreacion. Në të kundërt, puna e lejuar për fëmijët përdoret

për të përshkruar pjesëmarrjen e fëmijës në aktivitete ekonomike jo të dëmshme për shëndetin dhe

zhvillimin e fëmijës, dhe veçanërisht që nuk e pengojnë fëmijën që të ndjekë shkollën dhe të luajë.6

6 Strategjia dhe Plani I Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve në Kosovë 2011-2016

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

13

SHKAQET E PUNËS SË FËMIJËVE

Ka shumë arsye që i nxisin fëmijët drejt punës, sidoqoftë faktori më i rëndësishëm mbetet varfëria.

Familjet e varfra i shtyjnë fëmijët të punojnë në mënyrë që të shtojnë të ardhurat e tyre të

pamjaftueshme. Varfëria është njëkohësisht edhe shkak e edhe pasojë e punës së fëmijëve. Varfëria

dhe puna e fëmijëve janë komponentet kryesore të “ekuilibrit të ulët ekonomik” në nivel të familjes,

komunitetit dhe vendit. Për këtë arsye, puna e fëmijëve është një pikë themelore për ndërhyrje në

masat që merren për zbutjen e varfërisë dhe mbrojtjen sociale, edhe në mes të familjeve shumë të

varfra, për të cilat është vështirë të gjenden zgjidhje të qëndrueshme (përveç asistencës direkte

sociale).

Qëndrimi përkrahës ndaj punës së fëmijëve – Prindërit (mësuesit dhe shoqëria në përgjithësi)

mund ta shohin punën e fëmijëve si pjesë e edukimit të tyre, veçanërisht kur arsimimi ekzistues nuk

ofron përfitime ekonomike për të rinjtë. Prindërit mund ta mbështesin punën e fëmijëve si një mënyrë

për t’i mbajtur fëmijët të sigurt, në disa zona ku fëmijët mund të diskriminohen apo të jenë subjekt i

dhunës në shkolla.

Mjedis jo i favorshëm familjar – familjet me një prind, me kryefamiljar të sëmurë apo të paaftë

fizikisht, varësia nga alkooli apo droga e prindërve, paaftësia prindërore, abuzimi e vendosin fëmijën

në rrezik të madh për t’u përfshirë në punën e fëmijëve.

Mungesa e qasjes në arsim – kostot e drejtpërdrejta dhe indirekte të edukimit (përfshirë këtu

uniformat shkollore, librat dhe pajisjet shkollore, si dhe udhëtimin për në shkollë) janë shumë të larta

për prindërit që të mundësojnë ndjekjen e shkollës nga fëmijët dhe/ose shkollat janë në një distancë

shumë të madhe.

Diskriminimi – minoritete apo komunitete të caktuara kanë më pak qasje në arsim apo në tregun e

punës, prandaj edhe kjo shton mundësinë që këta fëmijë të kryen detyra të caktuara që në moshë të re.

Për më tepër, ndarja e punës në bazë gjinore mund t’i detyrojë meshkujt dhe femrat që të kufizojnë

perspektivat e tyre të punës deri në një shkallë të caktuar që nuk kërkon arsimim, por “praktikë pune”

që nga moshat e reja, përfshirë dhe punën në shtëpi.

Përhapja e sektorit joformal dhe mungesa e zbatimit të ligjit – Mungesa e kontratave të punës dhe

e së drejtës së krijimit të asociacioneve/negociatave kolektive në sektorin joformal e bën më të

vështirë mbrojtjen e fëmijëve nga kushtet abuzive të punës, si dhe vetë identifikimin e fëmijëve që

punojnë.

Shkalla e lartë e migrimit – ka kontribuar shumë në rritjen e të ardhurave në shkallë vendi. Por

gjithashtu migrimi ka luajtur një rol në dobësimin e mbështetjes sociale për fëmijë, sepse shërbimet

shtetërore në zonat periferike nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë fluksin e emigrantëve nga zonat

rurale.

Moszbatimi i parimit të sundimit të ligjit – ka lejuar ekonominë në hije të lulëzojë dhe korrupsionin

që të pushtojë shumë aspekte të jetës së njerëzve. Kjo gjë ka ndikim të 18 drejtpërdrejtë në a) rastet e

formave të këqija të punës së fëmijëve që kanë lidhje me aktivitetet kriminale (aktivitete të

jashtëligjshme, trafikim dhe prostitucion – kur një gjë e tillë është kriminalizuar), dhe b) në zbatimin e

ligjeve dhe politikave të ndërlidhura me punën e fëmijëve.7

7 Strategjia dhe Plani I Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve në Kosovë 2011-2016

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

14

PASOJAT E PUNËS SË FËMIJËVE

• plagosjet apo gjymtimet fizike që shkaktohen nga makineritë që nuk janë mirëmbajtur mirë apo

aksidentet me thika (machete) në plantacione

• helmimi nga pesticidet

• problemet afatgjata shëndetësore, si sëmundjet respiratorë, apo lloje të ndryshme të kancerit janë të

zakonshme në vendet ku fëmijët detyrohen të punojnë me kimik atë të rrezikshme.

• HIV/AIDS-i apo sëmundjet tjera ngjitëse seksuale janë të përhapura në mes të fëmijëve që

detyrohen të trafikohen çdo vit. Shtatzënitë e padëshirueshme, varësia nga droga apo sëmundjet

mendore janë po ashtu të zakonshme në mes të fëmijëve që përdoren për shfrytëzim seksual.

• stërlodhja dhe mungesa e ushqimit të duhur shfaqen si rezultat i angazhimit të fëmijëve në punë të

rënda fizike, në punë me orë të gjata në kushte të papërballueshme, pa arritur të fitojnë në sasinë e

duhur që të ushqejnë veten e tyre.

• pamundësisë për të ndjekur shkollën normalisht. Për shkak se nuk i ndjekin mësimet apo për shkak

se janë tepër të lodhur për t’u përqendruar tek lëndët mësimore, fëmijët që punojnë nuk ndjekin një

arsimim normal.

• prishjes së rrjeteve sociale (fëmijët që punojnë nuk kanë kohë të takohen me shokët e tyre) për sa

kohë që mungesa në shkollë i pengon fëmijët që punojnë të shoqërohen me bashkëmoshatarët e tyre

dhe të luajnë me ta.

• aktiviteteve jo-stimuluese dhe monotone që kanë një ndikim negativ në kreativitetin/fleksibilitetin e

ardhshëm të fëmijëve. Tregtia/shitja apo aktivitetet e tjera që mësojnë të bëjnë fëmijët që punojnë janë

specifike dhe kërkojnë aftësi të ulëta. Kjo gjë i pengon fëmijët që të fitojnë fleksibilitetin e duhur dhe

aftësitë e nevojshme për të përfituar nga mundësitë në moshën e rritur.

• të gjitha format e keqtrajtimeve, përfshirë neglizhencën, trajtimin jo të duhur dhe të rëndë, dhunën

emocionale dhe shtrëngimin.

STRATEGJIA PËR PARANDALIMIN DHE ELIMINIMIN E PUNËS SË FËMIJËVE

Vizioni

Republika e Kosovës do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet e nevojshme për eliminimin e të gjitha

formave të këqija të punës së fëmijëve brenda afateve të përcaktuara globalisht.

Misioni

Republika e Kosovës përkushtohet të arrijë përmbushjen dhe zbatimin e plotë të gjitha standardeve

ndërkombëtare dhe që synojnë mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, mbrojtjen e

interesit më të lartë të fëmijës në çdo rast, krijimin e kushteve sociale ekonomikë që nxisin dhe

mundësojnë mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve si dhe zbatimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin

nga Konventat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

15

Objektivi Strategjik

Eliminimi i të gjitha formave të këqija të punës së fëmijëve në Republikën e Kosovës deri në vitin

2016.

QASJET STRATEGJIKE

Puna e fëmijëve në Kosovë ka shkaqe të shumëfishta dhe është lidhur ngushtë me gjendjen

ekonomike, me varfërinë, me mbrojtjen sociale, me funksionimin e tregut të punës, rritjen e popullsisë

dhe lëvizjet migruese, faktorët kulturorë apo qëndrimet personale, pa përmendur këtu pasojat e

konfliktit të armatosur të vitit 1999. Puna e fëmijëve është gjithashtu një pengesë për zhvillimin

njerëzor në Kosovë dhe si e tillë nuk mund të trajtohet e izoluar nga konteksti i gjerë në të cilin ndodh.

Qasjet gjithëpërfshirëse për të luftuar punën e fëmijëve kanë të bëjnë me si vijon:

• Zhvillimi ekonomik për të rritur të ardhurat e familjeve dhe standardin jetësor: duke mbështetur

rritjen dhe shpërndarjen e burimeve në makro nivel, si dhe duke mbështetur përpjekjet e familjeve

nevojtare për të krijuar të ardhura në makro-nivel;

• Arsimi kualitativ, gjithëpërfshirës, pa pagesë dhe i detyrueshëm për të shtuar kapitalin njerëzor.

Përfitimi personal i arsimimit përfshin a) rritjen e shanseve për të gjetur një punësim me rrogë dhe/ose

rritje në rrogë, b) lëvizshmëri më të madhe ekonomike e 27 sociale për të shpëtuar nga kurthi i

varfërisë. Përfitimet shoqërore përfshijnë planifikim familjar, pjesëmarrje më efektive politike, shtrirje

të nivelit të njohurive (në përmirësimin e kujdesit shëndetësor personal e të familjes, mirëqenies e të

drejtave të njeriut), një forcë pune më të aftësuar dhe kualifikuar që mund të shpie drejt një ekonomie

më konkurruese;

• Zbatimi i ligjeve kundër punës së fëmijëve, ligjeve për arsimin e detyrueshëm, si dhe të ligjeve që

në mënyrë indirekte synojnë fëmijët në konflikt me ligjin (me ndjekje penale dhe ndëshkim efektiv të

kriminelëve);

• Ndryshim në qëndrimin e qytetarëve ndaj fëmijëve; dhe më saktësisht, ndryshim pozitiv të

qëndrimit e fëmijëve, familjeve, punëdhënësve, klientëve dhe institucioneve ndaj eliminimit të punës

së fëmijëve;

• Shërbime sociale dhe mbështetje me të holla - për të ndihmuar familjet të mbijetojnë krizat si

sëmundjet, humbjen e shtëpisë apo strehimit, dhe për të mbështetur kërkesën për arsim (fjala vjen

mbështetje e kushtëzuar me të holla që lidh mirëqenien e familjes me prezencën e fëmijës në shkollë).

Reduktimi i punës së fëmijëve është një proces i karakterizuar më tepër nga zvogëlimi i përfshirjes së

fëmijëve në radhët e fëmijëve që punojnë sesa tërheqja e atyre që tanimë punojnë. Duke pasur

parasysh këtë proces dinamik, ai nuk le të kuptohet se fëmijët që tanimë janë të përfshirë në FKPF

duhet të injorohen- sidoqoftë ai thekson se parandalimi është rruga parimore për eliminimin e

qëndrueshëm të punës së fëmijëve.

Duke e pasur parasysh këtë, Strategjia për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve në

Kosovë thekson nevojën për vendosjen e kujdesshme të sistemeve preventive. Vëmendje e veçantë do

t’i kushtohet a) ngritjes së vetëdijes për prindërit që të shohin shkollimin si zgjidhjen më të mirë për

fëmijët e tyre, b) garantimit të një sigurimi adekuat të hyrave dhe përfitimeve sociale për familjet në

nevojë ose mbështetjes për gjenerim të ardhurave për familjet në nevojë si dhe c) sigurimit të një

mjedisi të shëndoshë ku nuk ka as kërkesë e as vend për punën e fëmijëve, apo së paku që kjo kërkesë

të reduktohet ndjeshëm.

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

16

Sidoqoftë, duke ditur se ekziston një numër i konsiderueshëm i fëmijëve që tashmë janë të përfshirë

në FKPF, kjo Strategji dhe Plan Veprimi parasheh një serë masash aktive për të tërhequr dhe

rehabilituar ata fëmijë që punojnë, apo për t’i larguar nga vendet/situatat e rrezikshme të punës. Këto

masa do të kërkojnë edhe veprime të ndërhyrjes urgjente për situatat kur fëmijët janë të përfshirë në

format më të këqija të punës së fëmijëve.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përcaktimit të një pakoje minimale të shërbimeve si dhe

mbështetjes së iniciativave të bazuara në komunitet për përkrahje sa më të mirë të grupeve specifike të

fëmijëve që punojnë.

Vetëm tërheqja e fëmijës nga vendi i punës nuk do të ketë efekt, në rast se ajo nuk do të shoqërohet

me monitorimin e vazhdueshëm të situatës dhe sigurimit se asnjë barrierë nuk ekziston që të ndjekë

shkollimin apo forma të tjera të arsimit profesional.

Mbrojtja e punëtorëve të rinj është një shqetësim tjetër objekt i kësaj Strategjie. Shumë fëmijë që nuk

e kanë arritur moshën minimale për punësim janë në rrezik dhe duhet të mbrohen nga punët e

rrezikshme përmes fuqizimit të mbikëqyrjes ligjore dhe përmirësimit të kushteve të sigurisë dhe

shëndetit në punë.

Integrimi i çështjeve gjinore në veprimin kundër punës së fëmijëve

Veprimi kundër punës së fëmijëve në kuadër të kësaj Strategjie dhe Plani Veprimit:

- Do të sigurojë se vajzat dhe djemtë kanë të drejta të barabarta dhe qasje të barabartë në parandalim,

tërheqje dhe shërbime rehabilitimi, sidomos në arsim;

- Do të integrojë shqetësimet gjinore në hartimin e politikave, mbledhjen e të dhënave, avokaci,

trajnime, hartimin e programeve dhe vlerësimin e tyre.

REZULTATET E PRITSHME

1. Baza e njohurive për punën e fëmijëve është përmirësuar.

2. Puna e fëmijëve është përfshirë në legjislacionin përkatës.

3. Puna e fëmijëve është përfshirë në politikat zhvillimore dhe politikat për reduktimin e varfërisë.

4. Mekanizmat e koordinimit në nivel qendror dhe lokal për parandalimin dhe eliminimin e punës së

fëmijëve janë funksionalizuar.

5. Kapaciteti i institucioneve në nivel qendror dhe lokal për adresimin e punës së fëmijëve është

përforcuar.

6. Partnerët socialë janë aktivë në adresimin e punës së fëmijëve.

7. Cilësia e arsimit është përmirësuar për të gjithë fëmijët 8. Shoqëria është ndërgjegjësuar për

pasojat negative të punës së fëmijëve.8

8 Strategjia dhe Plani I Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve në Kosovë 2011-2016

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

17

KËRKIMI I LËMOSHËS

Lypsarët nëpër rrugët e qyteteve në Kosovë, janë vetëm njëri nga problemet me të cilat po përballet

shoqëria kosovare.

Policia e Kosovës, është kontaktuar nga “Indeks online” në lidhje me numrin e personave që kërkojnë

lëmosh në Kosovë. Bazuar në statistikat e këtij institucioni, del se numri më i madh i lypsarëve është

në Prishtinë, për të vazhduar me qytetin e Prizrenit, Gjilanit, Pejës dhe Ferizajt.

Gjatë vitit 2017, rrugëve të Prishtinës janë regjistruar rreth 175 lypsar, në Prizren 91, në Gjilan 37, në

Gjakovë 21 kurse në Pejë vetëm 8 persona. Por duket se raste të tilla nuk janë regjistruan as në

Mitrovicën e Veriut e as të Jugut.

Kur krahasohen këto statistika me ato të vitit 2016, shohim se ka pasur rënie të personave që kërkojnë

lëmosh në Kosovë. Sipas këtyre statistikave numri më i madh i personave që kërkojnë lëmosh i

takojnë komunitetit Rom, me një numër të përgjithshëm prej 217 personave.

Fëmijët që kërkojnë lëmosh, janë po ashtu një dukuri shqetësuese, ku në të gjitha qytetet e Kosovës

janë regjistruar rreth 215 fëmijë. Dhe kur bëjmë krahasimin me numrin e të rriturve, që është rreth

250, del se diferenca është fare e vogël.

Në përgjigjen e zyrës për informim të Policisë së Kosovës, thuhet se ata kanë ndërmarr veprime

ligjore për largimin e lypsarëve nga rruga.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka ndërmarr veprime ligjore (me plane operative dhe me projekte)

në largimin e lypsarëve nga rruga. Policia e Kosovës këto veprime i ka ndërmarr në bashkëpunim me

Qendrat për Punë Sociale dhe me partnerë tjerë bashkëpunues.” theksohet në përgjigjen e zëdhënësit

Daut Hoxha.

Ndryshe, gjatë vitit 2016 janë regjistruar 465 persona që kërkojë lëmosh. Kurse ky numër ka pësuar

rënie në vitin 2017, ku figurojnë 351 persona në statistikat e Policisë së Kosovës.

Me pantallona e këpucë të shqyera, po ecnin sheshit kryesor të Prishtinës tri vajza nga Fushë

Kosova, të cilat edhe ditën e martë kishin dalë të kërkonin lëmoshë nga çdo kalimtar.

Duke mos preferuar që identiteti i tyre të bëhet publik, ato në kushte anonimiteti rrëfyen për “Gazeta

Blic”, për jetën e tyre dhe për arsyet kryesore që i shtyn këto vajza të dalin dhe të kërkojnë para nga

çdo kush. L.J 16 vjeçare filloi e para rrëfimin e saj. Ajo tha që familja e saj nuk i kanë kushtet e mira

ekonomike, por bëri me dije se ata gjithmonë furnizohen me ushqim dhe veshmbathje nga komuna.

Mirëpo, gjërat që ua ofrojnë komuna nuk janë të mjaftueshme për mbijetesë dhe kështu ato janë të

detyruara të dalin çdo ditë dhe të kërkojnë para.9

9 Abstrakti i Mësuesës Aurela

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

18

Neve na ndihmojnë, na japin ushqim, tesha, po nuk na dalin, e duhet me dal me lyp pare.

Nganjëherë i laj xhamat e kerreve në semaforë”, tha vajza.

Ajo vazhdoi rrëfimin e saj duke treguar se nga kushtet e vështira nuk ka mundur as të vazhdoj

shkollimin.

“Unë veç deri në klasë të pestë kam shkuar në shkollë, emrin e mbiemrin di me shkrua”, tregoi ajo.

Kjo vajzë e cila do të duhej të ishte në banka shkollore, dhe të shijonte fëmijërinë e saj në mënyrën më

të mirë, pohoi se që nga mosha 8 vjeçare ka dalë për të kërkuar para.

Ajo tregoi edhe shifrën së sa para arrin t’i ‘fitoj’ gjatë ditës.

“15 euro edhe ma shumë, varet”, tha ajo.

Duke treguar se janë 10 fëmijë në familje, vajza u ngrit dhe vazhdoi rrugëtimin e saj me shpresën që

do t’i mbledh disa para gjatë ditës së sotme. Pranë vetës kishte marrë edhe motrën e saj e cila ishte 8

vjeçare, dhe së bashku vazhduan sheshit “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Kërkimi i lëmoshës në Prishtinë është bërë një dukuri mjaft shqetësuese. Po thuajse në çdo rrugë të

kryeqytetit janë persona të moshës së ndryshme duke kërkuar lëmoshë.

Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së, tha se kërkimi i lëmoshës vazhdon të mbetet e pranishme në të gjitha

qytetet e Kosovës, e sidomos në Prishtinë.

“Problemi i kërkim lëmoshës si dukuri mbetet ende e pranishme në qytetet e Republikës së Kosovës

sidomos në kryeqytetin e Prishtinës. Fëmijët por edhe të rriturit të cilët kërkojnë lëmosh nuk janë

vetëm shtetas të Kosovës, por sipas informacioneve dhe përvojave që kemi nga tereni një numër më i

madh prej tyre janë shtetas të Shqipërisë. Personat që kërkojnë lëmosh konsiderohen pjesëtarët më të

rrezikuar të shoqërisë siç janë: të miturit, të moshuarit, gratë e shoqëruara me fëmijë dhe kryesisht i

takojnë minoriteteve Rom, Ashka li dhe Egjiptian”, sqaroi Hoxha.

Hoxha, tregoi se Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet e larta vazhdimisht kanë marrë

veprime për t’i larguar nga rruga këta persona, por prapë së prapë kërkimi i lëmoshës mbetet diçka e

zakontë.

“Në vazhdimësi Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucione tjera ka ndërmarr veprime ligjore

për largimin e lypsarëve nga rruga ku janë organizua fushata të ndryshme, megjithatë kjo dukuri po

vazhdon të jetë e diçka e zakontë. Sipas ligjit për Rend dhe Siguri Publike dukuria e kërkim lëmoshës

është kundërvajtje. Nëse i referohemi statistikave të cilat rezultojnë nga aktivitetet e policisë në

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

19

bashkëpunim me aktore tjerë sidomos ata për çështje sociale del se kjo dukuri po vazhdon me

tendenca të uljes”.

Zëdhënësi Hoxha, tregoi se numri i lëmoshë-kërkuesve është mjaft i madh, sidomos dy viteve të

fundit.

“Policia e Kosovës, gjate periudhës se fundit ka identifikuar këtë numër të personave që kërkojnë

lëmoshë: në vitin 2016 janë identifikuar 465 persona, në vitin 2017 janë identifikuar 351 persona”

Ndërkaq, po thuajse në çdo vend në Prishtinë, park, lokale, dyqane vijnë persona të ndryshëm kështu

duke shtrirë dorën e tyre për sa do pak para.

Kjo gjendje është mjaftë e rëndë, e sidomos kur personat që të kërkojnë lëmoshë janë fëmijë.Shpesh-

herë, ata në lokalet e qytetit hyjnë duke shitur edhe lloje të ndryshme të çokollatave, kështu duke

përfituar pak para.

Këta fëmijë keqtrajtohen edhe nga familjarët e tyre, dhe po ashtu edhe nga disa qytetarë që nuk janë të

vetëdijshëm për sfidat që ata po kalojnë.

Mbetet të shpresojmë, që një ditë edhe fytyrat e këtyre fëmijëve të buzëqeshin, edhe nata të mos i zë

në rrugë duke kërkuar para, por duke pushuar në shtëpitë e tyre.

Ka edhe fëmijë në moshë shumë të vogël që janë pre të lëmosh kërkimit e të cilët detyrohen nga

ana e prindërve që ta kryejnë ketë dukuri mjaft shqetësuese dhe negative.

Alma 2 vjeçare, s´ka shumë kohë që ka mësuar të ecë. Ajo sapo ka filluar të belbëzojë edhe fjalët e

para. Por, që tani ajo është e trajnuar nga e ëma si të mbijetojë...“Të mbijetojë apo të jetë e shfrytëzuar

që në hapat e parë të jetës?”- lind kjo pyetje vetvetiu, sepse kjo formë mbijetese është shtrirja e dorës

për lëmoshë para çdo kalimtari.

“Alma quhet. I ka dy vjet. Edhe kjo lyp dhe po lyp shumë mirë. Ajo nuk di të flas, por vrapon pas

njerëzve dhe e shtrin dorën. E njerëzit i japin para,“-rrëfen e ëma e Almës, Mejremja, rome 21 vjeçare

nga Kastrioti dhe nënë e katër vajzave duke tundur në krahë foshnjën dymuajshe.

Dhe, vrapi i Almës pas njerëzve me shpresën që do t´ia lëshojnë ndonjë cent në dorën e vogël e të

përbaltur do të mund të vazhdojë deri në fund të jetës së sapofilluar, po qese prindërit e saj dhe të

shumë fëmijëve si ajo nuk do të përballeshin me forma juridike të luftimit të këtij fenomeni. Sepse,

projekti “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve - Largimi i Lypësve nga Rruga”, i iniciuar nga Policia e

Kosovës dhe i mbështetur fuqishëm nga Organizata Evropiane për Siguri dhe Bashkëpunim, është

vetëm një nismë për mbështetje të këtyre fëmijëve të cilët sikur lindin me fatin e vulosur. “Prindërit e

mi m´çojnë në ora shtatë të mëngjesit. Prej shpie dal në ora tetë. N ‘pazar kryej punë paradite. Deri n

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

20

‘pese shkoj nëpër krejt kafenetë. N ‘ora 6-shtë filloj me lyp n ‘rruge. Prindërit m ‘thonë për këtë punë

t ‘kemi lind...”.10

Kjo është vetëm një sekuencë e sporteve të kësaj fushate, i cili nxjerr në pah zërin e ngulfatur të

lypësve të vegjël, i cili nxit nevojën imediate për luftimin e këtij fenomeni. Sepse, për zhvillimin e

shëndetshëm dhe të plotë, fëmijët duhet të rriten në një rreth të shëndoshë familjar, - thotë kolonel

Fahredin Verbovci, shef i Departamentit për Çështje të Komunitetit në Policinë e Kosovës. “Të gjithë

jemi dëshmitarë që në rrugët e Kosovës ka shumë fëmijë që kërkojnë lëmoshë. Kështu që,

departamenti ynë në bashkëpunim me partnerët e ngushtë si vendorë ashtu edhe ndërkombëtarë ju

kanë qasë këtij problemi, duke tentuar që sado kudo të parandalojnë shfrytëzimin e të drejtave të

fëmijëve nëpër rrugë. Projekti do të vazhdojë edhe në vitin 2010 ku në bashkëpunim me partnerët tanë

do të përkujdesemi që këta fëmijë sa më tepër që është e mundur të kthehen në bankat shkollore.

Çfarë na gëzon më së tepërmi është se nuk ekziston ndonjë grup apo individ që qëndron prapa tyre

duke i shtyrë fëmijët të kërkojnë lëmoshë. E nëse hasim në raste të tilla, ne duke përfillur rregullat

komfor ligjeve që janë në fuqi do të fillojmë procedurat dhe do të hapim hetimet ndaj këtyre

individëve,”- thotë kolonel Verbovci.

Sepse, kërkimi lëmoshë i fëmijëve në rrugë është një fenomen mjaft shqetësues për shoqërinë

kosovare pasojat e të cilit bartin vet fëmijët - thotë Gagurr Podvorica, drejtor i Institutit për Politika

Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës. "Në rend të parë janë pasojat fizike,

pasojat psikikë, sjellja asociale e fëmijëve, humbja e ndjenjës së turpit, e ndjenjës kolektive,

arroganca, shtirja, shpirt ngurtësia, humbja e dinjitetit...Me një fjalë, degjenerimi dhe mungesa e

arsimimit,” - thotë drejtori Podvorica.

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe të Komuniteteve është sektori më i gjere i Organizatës për

Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, i cili vetëm brenda vitit 2009 ka investuar 671 mijë euro në

projekte të ndryshme anembanë Kosovës. Për projektin “Mbrojtja e të Drejtave të Fëmijëve - Largimi

i Lypësve nga Rruga” të cilin Policia e Kosovës po e implementon në të gjitha komunat e Kosovës,

OSBE vetëm në vitin 2009 ka ndarë rreth 50 mijë euro. Faza e parë është identifikimi i lëmoshe

kërkuesve dhe identifikimi i individëve apo grupeve që qëndrojnë prapa tyre, ndërsa faza e dytë,

rehabilitimi dhe integrimi i këtyre fëmijëve në shoqëri.

Sepse, mendon zonja Kirsten Joppe, shefe e Sektorit për Monitorimin e Sigurisë në Departamentin për

të Drejtat e Njeriut dhe të Komuniteteve, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me

seli në Prishtinë: “Mëshirë ndaj fëmijëve që kërkojnë lëmoshë nuk është falja e disa centëve,

megjithëse njerëzit në Kosovë janë mjaft zemërgjere ndaj tyre sepse këtu është traditë të ndihmohen të

varfrit. Mirëpo, atyre duhet bërë e qartë se këta fëmijë nuk lypin me dëshirë por ata në të shumtën e

rasteve janë të detyruar. Kështu që, me dhëne parash si lëmoshe nuk i ndihmojmë këta fëmijë por

keqpërdorimin e tyre e bëjmë profitabil. Ndërkohë që ne, me largimin e tyre nga rruga, këtyre

fëmijëve ju ofrojmë arsimimin dhe një të ardhme më të mirë. Fushata sigurisht se s´mund ta zgjidh

problemin tërësisht. Mirëpo, mjafton në qoftë se edhe një fëmije hiqet nga rruga dhe shkon në shkollë,

siç ishte rasti me fushatën në Pejë kur nga 15-të raste të trajtuara nga grupet punuese 10-të fëmije

tashmë vijojnë mësimin dhe janë të përfshirë në aktivitete të ndryshme”.

10 Abstrakti i Mësuesës Aurela

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

21

Prandaj, mesazhi për të gjithë mbetet: "Lypja e detyruar e fëmijëve është formë e shfrytëzimit të

fëmijëve dhe është joligjore. Mos u jepni para fëmijëve që lypin. Mos e përkrahni shfrytezimin e

tyre!”

“Fokusim i veçantë kushtohet ne mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, sepse fëmijët mund te jenë

viktima potenciale te krimit dhe trafikimit gjë që duhet të jetë prioritet edhe i institucioneve tjera

relevante që merren me trajtimin e kësaj problematike”.

SFIDAT PËR GJITHPËRFSHIRJEN SOCIJALE TË KOMUNITETEVE MINORITARE

Në shumë shtete evropiane komunitetet romë jetojnë në kushte të margjinalizimit ose përjashtimit

social, varfërisë dhe diskriminimit. Integrimi i tyre në shoqëri mbetet një sfidë e stërzgjatur dhe e

pazgjidhur edhe në Kosovë . Që nga fillimi i Dekadës së përfshirjes së romëve (2005-2015) janë bërë

shumë përpjekje për të përmirësuar situatën e romëve: megjithatë, kushtet e tyre vazhdojnë të jenë

alarmuese. Hulumtimi i kryer nga Komisioni Evropian tregon se fragmentimi mbizotërues i qasjeve të

përfshirjes sociale shumë shpesh e ka minuar ndikimin e synuar të tyre.

Sfidat e rënda me të cilat ballafaqohen komunitetet romë në nivel evropian gjithashtu karakterizojnë

situatën momentale të komuniteteve Romë, Ashka li dhe Egjiptianë në Kosovë. Gjetjet e paraqitura në

dokumentet e politikave zyrtare13 tregojnë se situata e tyre është shqetësim i veçantë në Kosovë, ku

ata janë ndër grupet më të varfra dhe më të pa favorizuara.

Megjithëse, shumë aktivitete janë lan sur nga institucionet e Kosovës për të zbatuar masat e parapara

në Planin e Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Romë, Ashka li dhe

Egjiptianë (2009-2015) në sektorët e tyre përkatës, raportet zyrtare vlerësuese dhe të dhënat vjetore të

mbledhura nga Agjencia Kosovare e Statistikave tregojnë se zbatimi ka mbetur i ngadalshëm dhe

sporadik.

Në sferën e arsimit, Anketa Grupore me Shumë Tregues në Kosovë që është bërë së voni tregon se

vijueshmëria e fëmijëve Romë, Ashka li dhe Egjiptianë, në krahasim me popullatën tjetër të Kosovës

është dukshëm më i ulët. Vijueshmëria e nxënësve nga popullata e përgjithshme bie nga 98 për qind të

vijimit në shkollën fillore në 95 për qind të atyre që përfundojnë shkollën e mesme, ndërsa përqindja e

nxënësve nga komunitetet Romë, Ashka li dhe Egjiptianë bie nga 85.3 për qind të vijimit në arsimin e

shkollës fillore në vetëm 65 për qind të atyre që përfundojnë arsimin e ulët fillor. Prandaj, kjo është

pika kur ndodhë braktisja më e lartë, dhe si e tillë duhet të jetë përqendrimi kryesor që të punohet me

fëmijë dhe me familjet e tyre për të vazhduar arsimin e obliguar. Trendi i braktisjes vazhdon edhe më

vonë, edhe pse me një ritëm pak më të ulët, ku sipas statistikave 53.5 për qind të nxënësve nga

komunitetet Romë, Ashka li dhe Egjiptianë përfundojnë shkollën e mesme.

Nevojat për zhvillim në arsim

Momentalisht në Kosovë - si në shumë shtete të tjera evropiane - një boshllëk mund të shihet në mes

kornizave të politikave zyrtare dhe masave të zbatimit konkret. Megjithëse përfshirja sociale e

Romëve, Ashka li dhe Egjiptianëve kuptohet si një nga prioritetet kryesore të sektorit të arsimit në

Kosovë, qasja në arsim për fëmijët e komunitetit është duke u penguar nga shumë faktorë që

rrjedhimisht kontribuojnë në vijimin e tyre të dobët në shkollë dhe në nivele të ulëta të aftësive.

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

22

Fëmijët Romë, Ashka li dhe Egjiptianë nganjëherë para se gjithash konsiderohen si pjesëtarë të

komuniteteve Romë, Ashka li dhe Egjiptianë në vend se të konsiderohen nxënës. Kjo tendencë e

trashëguar për të dalluar fëmijët në bazë të identiteteve të grupeve të tyre mund të fuqizojë proceset

diskriminuese. Nëse mësimdhënësit nuk i kuptojnë këta mekanizma, situatat e asimetrisë dhe statusit

të pabarabartë do të riprodhohen ose të stabilizohen.

Megjithatë, mësimdhënësit të cilët kanë kompetenca për mësimdhënie në një klasë di versë janë të

vetëdijshëm sa i përket këtyre mekanizmave dhe kanë dijeni për përftimet e mësimdhënies in ter

aktive dhe bashkëpunuese dhe të strategjive të mësim nxënies. Ata mund të përdorin metoda të

ndryshme in ter aktive për të rritur kontaktin ndërmjet fëmijëve, për të forcuar ndërveprimin social

dhe për të krijuar një bashkëpunim domethënës përgjatë vijave etnike. Këto strategji mund të

kontribuojnë në tejkalimin e distancës sociale në mes fëmijëve Romë, Ashka li dhe Egjiptianë dhe

fëmijëve të tjerë. Proceset e individualizimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve me moshatarë mund të

iniciohen në nivel të klasës ose në projekte të shkollës duke aplikuar metoda për mësim nxënie

instruktivë. Metodat e mësimdhënies dhe mësim nxënies që me qëllim forcojnë ndërveprimin

ndërmjet fëmijëve Romë, Ashka li dhe Egjiptianë dhe fëmijëve të tjerë kanë nevojë të përhapen

përmes trajnimit para-shërbimit dhe trajnimit gjatë-shërbimit të mësimdhënësve.

PARIMET E PËRGJITHSHME DHE UDHËZIMET PËR PËRFSHIRJE SOCIALE NË

SHKOLLË

Në këtë kapitull do të analizohen parimet e përgjithshme dhe udhëzimet për përfshirje sociale. Këto

parime udhërrëfyese janë pika fillestare për zhvillimin gjithëpërfshirës dhe përfshirës të shkollës dhe

nuk duhet të konsiderohen vetëm nga mësimdhënësit individualë, por gjithashtu nga drejtorët e

shkollave dhe i tërë stafi mësimdhënës.

Shkollat janë makro-kozmosi i shoqërisë. Ekzistojnë hapësira sociale ku takohen fëmijët nga

prejardhje të ndryshme sociale dhe kulturore. Shkollat qëllimshëm mund të krijojnë mundësi për të

njohur njëri-tjetrin, për të mësuar së bashku, për të bashkëpunuar dhe për të ndërtuar marrëdhënie me

moshatarë. Nëse shkollat nuk krijojnë në mënyrë pro aktivë një mjedis përfshirës, ato mund të

dërgojnë mesazhe që kanë tendencë të përforcojnë hierarkitë sociale duke riprodhuar modele të

përjashtimit, margjinalizimit dhe diskriminimit në nivelin makro.

Edhe pse ndarja në shkollë zyrtarisht është hequr, përfshirja sociale nuk është proces që do të ndodhë

vetvetiu. Modelet shoqërore të diskriminimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë kanë tendencë të

përforcohen nga politikat dhe praktikat e shkollës dhe përmes qëndrimit të më- s’im dhënësve, si dhe

nga perceptimi dhe sjellja e prindërve dhe fëmijëve.

Ideja e përfshirjes sociale është e lidhur me vizionin e një shoqërie demokratike në të cilën shkollat

bëhen një hapësirë për përvoja demokratike: ku fëmijët mësojnë të respektojnë njeri tjetrin, të

shoqërohen dhe të bashkëpunojnë përgjatë vijave etnike dhe gjithashtu të mësojnë për rreziqet e

diskriminimit dhe in tolerancës.

Një kornizë e të drejtave të njeriut

Qasja e bazuar në të drejtat e njeriut drejt përfshirjes sociale iu garanton të gjithë nxënësve të drejta të

barabarta në arsim, pa marrë parasysh prejardhjen e tyre sociale ose kulturore. Të drejtat e njeriut janë

universale, dhe përfshijnë të gjitha grupet etnike, kombësitë dhe fetë. Qasja e bazuar në të drejtat e

njeriut përqendrohet në vlerat demokratike dhe parimet e përbashkëta, e jo në dallime. Ajo thekson

dinjitetet e barabarta dhe të drejtat e të gjitha qenieve njerëzore, dhe veçanërisht të drejtën e çdo

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

23

individi për arsim, mos-diskriminim dhe përfshirje në shoqëri. Ajo thekson të drejtën në arsim për të

gjithë.

Në bërthamën e saj, një shkollë demokratike dhe përfshirëse ka tri pika kryesore:

➢ E respekton, e njeh dhe e feston normalitetin e di versi tetit si një pikë fillestare për përfshirje

sociale dhe proceset e përfshirjes.

➢ Ajo promovon të drejtat e njeriut, barazinë dhe vlerat mbi të cilat ndërtohet një shoqëri

demokratike.

➢ Ajo ngrit vetëdijen sa i përket trajtimit të padrejtë të individëve ose grupeve, të çështjeve të

diskriminimit dhe qëndrimeve negative.

Qasja në baza të drejtave gjithashtu përfshin një qasje pjesëmarrëse dhe kërkon që nxënësit, familjet

dhe komunitetet të përfshihen në jetën dhe politikat e shkollës. Disa të drejta themelore janë

veçanërisht të rëndësishme për nxitjen e përfshirjes sociale dhe mos-diskriminimin e nxënësve dhe

familjeve minoritare;

➢ Dinjitet dhe të drejta të barabarta për të gjitha qeniet njerëzore.

➢ E drejta për arsim për të gjithë fëmijët

➢ Barazi juridike për të gjithë

➢ Të gjitha aspektet e mos-diskriminimit, përfshirë origjinën etnike

Kjo bazë morale është e konfirmuar me Kushtetutën e Kosovës si dhe me shumë dokumente zyrtare

që kanë për qëllim ndërtimin e shoqërisë demokratike në Kosovë24. Të gjitha përqendrohen në të

drejta të barabarta të njeriut dhe respektimin e di versi tetit si parakusht thelbësor për ndërtimin e një

shoqërie demokratike dhe multi-etnike në Kosovë.

Vlerat e përbashkëta demokratike

Pika fillestare për të ndërtuar një mjedis të shkollës që është përfshirës dhe mirëpritës është etika

pozitive bazuar në vlerat e përbashkëta përgjatë komunitetit të shkollës, duke përfshirë prindërit dhe të

rinjtë. Etika shkollore që përhap një shkollë demokratike dhe përfshirëse, në mënyrë serioze sfidon

imazhet e zhvlerësimit dhe modelet e diskriminimit që komunitetet Romë, Ashka li dhe Egjiptianë

zakonisht kanë hasur në shoqërinë e gjerë.

Një qasje pjesëmarrëse

Pjesëmarrja është një koncept i gjerë arsimor që përqafon një sërë komponentësh. Të gjithë

komponentët theksojnë të drejtat e të gjitha palëve me interes që duhet të përfshihen në çështjet e

shkollës, dhe veçanërisht në ato procese vendimmarrëse që e formojnë prolin e shkollës dhe i

përcaktojnë qëllimet gjithëpërfshirëse arsimore dhe sociale. Ato gjithashtu përqendrohen në rëndësinë

e përgjegjësive të përbashkëta dhe përfshirjes së përbashkët. Pjesëmarrja domethënëse mund të

ndihmojë për të tuar ndjenjën e pronësisë dhe të identitetit të përbashkët.

Pedagogjia moderne promovon një koncept demokratik të arsimit të karakterizuar me ofrimin e një

llojllojshmërie të mundësive për mësim nxënie kognitive dhe sociale për fëmijët25. Arsimi nuk është i

kuzuar në proceset e informimit dhe ofrimeve të diturive, por i aftëson fëmijët që të angazhohen në

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

24

përvoja shoqërore me përgjegjësi dhe në angazhime shoqërore të përbashkëta me të gjitha palët me

interes.11

Fëmijët mësojnë përmes kanaleve të ndryshme të arsimit: ata mësojnë mbi demokracinë dhe di versi

tetin, ata mësojnë për demokracinë dhe di versi tetin dhe ata mësojnë përmes demokracisë dhe

diversitetit26. Sipas këtij ideali të mjedisit demokratik në shkollë, shkollat jo vetëm që kanë detyrim

për të ofruar përmbajtje dhe informata, por kanë detyrë morale që të përgatisin fëmijët për të jetuar në

një shoqëri demokratike dhe di versë dhe të bëhen qytetarë aktiv.

Shkollat shpesh kanë tendencë që të jenë ‘’ishuj shoqërorë’’ dhe mbesin të shkëputura nga komuniteti

i gjerë. Megjithatë, kjo perspektivë gjithëpërfshirëse e shkollave si një hapësirë demokratike e vë në

pyetje ndarjen në mes shkollës dhe realiteteve jashtë shkollës. Shkollat duhet të jenë më shumë se

makro hapësira. Ato mund të modelohen si hapësira të cilat nxisin ndërlidhjen me komunitetin e gjerë

në shumë fusha. Ato mund të inkurajojnë partneritetin ndërmjet shkollave dhe palëve të jashtme me

interes dhe të angazhohen në aktivitete të ndryshme të përbashkëta, siç janë mundësitë për mbështetje

të ndërsjellë ose aktivitete të përbashkëta shoqërore dhe kulturore.

Koncepti i komunitetit të shkollës përfshin pjesëmarrjen aktive të drejtorëve, staf mësimdhënës,

nxënësve, dhe personave të tjerë që punojnë në shkollë, dhe shtrihet deri tek prindërit dhe

komunitetet. Ky kuptim i ‘’shkollave si komunitete demokratike të mësim nxënies’’ gjithashtu avokon

një zotim të fuqishëm drejt mos-diskriminimit dhe gjithë përfshirjen sociale të fëmijëve të veçantë ose

grupeve të fëmijëve dhe familjeve të tyre. Zbatimi i një qasjeje pjesëmarrëse zakonisht përfshin

shumë faktorë ndërveprues, e jo vetëm një faktor.

Gjatë arsimimit të tyre fëmijët dhe personat e rinj duhet të inkurajohen që të kontribuojnë në jetën dhe

punën e shkollës, dhe që në fazat më të hershme të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre si pjesëtarë të një

komuniteti. Kjo përfshinë mundësitë për të marrë pjesë në mënyrë të përgjegjshme në vendimmarrje,

për të kontribuar si udhëheqës dhe shembuj për të mirë, për të ofruar mbështetje dhe shërbime për të

tjerët dhe për të luajtur një rol aktiv në vënien e vlerave të komunitetit të shkollës në praktikë.

11 Udhëzime përMësimdhënësit për Gjithëpërfshirjen Sociale të Romëve,Ashkalive dhe Egjiptianeve në Shkolla. Prishtinë-2015

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

25

MIRËPRITJA E FËMIJËVE TË KTHYER DHE TË RIATDHESUAR

Integrimi i fëmijëve të riatdhesuar dhe personave të rinj në sistemin e përgjithshëm arsimor mbetet një

nga sfidat më të mëdha për shkollimin publik në Kosovë. Fëmijët e kthyer janë të shpërndarë në tërë

Kosovën dhe deri më tani masat me synim të përqendruar mbesin sporadike32. Pa qenë i trajnuar si

duhet për t’u përballur me këto sfida, shkollat dhe mësimdhënësit ballafaqohen me detyra të vështira

të integrimit/ri-integrimit të këtyre fëmijëve.

Çdo mësimdhënës mund të kontribuojë në krijimin e një atmosfere mirëpritëse dhe të kujdesshme në

klasën e tij ose të saj dhe në tërë shkollën, madje edhe nëse nuk ka dispozita të planifikuara.

Mësimdhënësit që janë të vetëdijshëm për nevojat e këtyre fëmijëve të cenueshëm mund të ndihmojnë

integrimin e tyre social duke iu ndihmuar atyre që të ndërtojnë shoqëri, të krijojnë marrëdhënie të

mira me bashkëmoshatarët dhe të marrin pjesë në aktivitetet në nivel të klasës ose shkollës. Pikë së

pari është e domosdoshme që të kuptohet situata e vështirë sociale dhe psikologjike e fëmijëve të cilët

ose janë kthyer vullnetarisht ose kanë përjetuar kthimin e detyrueshëm nga shteti ku kanë qëndruar.

Fëmijët Romë, Ashka li dhe Egjiptianë që kthehen në Kosovë janë grupi më i cenueshëm, në rrezik

për të pasur depresion, arritje të ulëta dhe braktisje të hershme. Përveç të jetuarit në një mjedis të huaj,

fëmijët me një arsim të mëparshëm që është ndërprerë, mund të ndjehen të fus truara ose joadekuatë

për shkak të paaftësisë së tyre të lexojnë, shkruajnë ose të përfundojnë disa lloje të detyrave, mungesa

e mundësisë që ta vazhdojnë mësim nxënien, si dhe mosnjohja e hapësirave shkollore dhe pajisjeve të

klasës. Disa fëmijë vijnë nga shtetet ku sistemi i arsimit është i ndryshëm. Shkollat mund të kenë qenë

të organizuara ndryshe dhe stili i mësimdhënies mund të ketë qenë më in ter aktiv dhe bashkëpunues.

Gama e lëndëve të mësuara në shtetin e qëndrimit të fëmijës mund të ketë qenë e ndryshme.

Është thelbësore për mësimdhënësit që të zhvillojnë ndjeshmëri dhe kuptim më të thellë për fëmijët që

kanë kaluar përmes përvojave të zhvendosjes dhe humbjes. Është po aq e rëndë- sish me të kërkohen

strategjitë e integrimit dhe të konsiderohet se në cilën mënyrë shkolla, mësimdhënësit dhe shokët e

klasës do t’i përgjigjen nevojave të tyre komplekse sociale.

Së voni koncepti i qëndrueshmërisë ka ofruar një perspektivë të re sa i përket rimëkëmbjes

psikologjike. Rekomandohet që mësimdhënësit që punojnë me fëmijët e riatdhesuar duhet të identifi-

kojnë faktorët dëmtues dhe mbrojtës që ndikojnë në zhvillimin e fëmijës. Shkollat dhe mësimdhënësit

që dëshirojnë të promovojnë mirëqenien duhet të përpiqen të maksimizojnë faktorët mbrojtës në jetën

e fëmijës dhe të minimizojnë faktorët dëmtues, për aq sa ata kanë kontroll mbi to, duke ndihmuar që

të jetë më pak e mundur që fëmija të vuan stres afatgjatë psikologjik.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

26

Në shkollë fëmijët mund të gjejnë marrëdhënie qoftë me bashkëmoshatarë qoftë me të rritur, e që

mund të ndihmojë në përballimin me përvojat sfiduese. Shkollat mund të vënë vëmendjen në nevojat

sociale të fëmijëve për vëmendje dhe lidhje, dhe ato do të ishin mjedis mbështetës dhe mbrojtës duke

ofruar:

➢ një atmosferë të shkollës që është e kujdesshme dhe mikpritëse

➢ mundësi stimuluese të mësimdhënies dhe mësimnxënies

➢ mbështetje për të mësuar gjuhën e shtetit

➢ aktivitete të këndshme shoqërore

➢ mundësitë për t’u takuar me bashkëmoshatarët

➢ kontakt dhe marrëdhënie pozitive me të rriturit

➢ ndihmë me detyra të shtëpisë

➢ aktivitete pas shkollore ose orë mësimore shtesë

➢ mbështetje nga psikologu i shkollës

Koncepti i qëndrueshmërisë dhe rëndësia e tij për arsimin

Qëndrueshmëria është një koncept psikologjik që përshkruan aftësinë e individëve që të përballojnë

përvojat traumat ike, si dhunën, keqtrajtimin, luftën, ikjen apo vuajtjen pas një përvoje traumat ike siç

është zhvendosja dhe humbja e stabilitetit, dhe është normale të manifestohen reagime të forta

emocionale, por me kohë këto zakonisht zbuten. Reagimet e fëmijëve ndaj ngjarjeve të tilla janë të

ndryshme edhe në afat të shkurtër edhe në afat të gjatë. Disa fëmijë e rikthejnë forcën e tyre shumë

shpejt, të tjerët nuk janë mjaft të fortë për ta përballuar.

Shumë faktorë ndikojnë në mirëqenien psikologjike. Kohëzgjatja dhe intensiteti i traumës, mosha e

fëmijës, personaliteti dhe karakteri i fëmijës, cilësia e kujdesit ndaj fëmijës dhe përvojat në një shtet të

ri, të gjitha kanë ndikim në atë se si fëmija do të adaptohet me të qenit azil kërkues dhe refugjat.

Faktorë të caktuar të dëmshëm ose të rrezikshëm, e bëjnë shumë të ngjarë që problemet do të

paraqiten. Faktorët tjerë mbrojtës ndihmojnë për ruajtjen e fëmijës nga shqetësimi afatgjate

psikologjik.

Strategjitë kyçe për nxitjen e përfshirjes sociale në klasë

Strategjitë kyçe për nxitjen e përfshirjes sociale në klasë janë ato strategji që mund t’i ndihmojnë të

gjithë fëmijët në klasë për të gjen eruar njohuri në mënyrë të qëndrueshme dhe për të promovuar një

mjedis in ter aktiv dhe të pëlqyeshëm të mësim nxënies. Metodat e mësimdhënies in ter aktive mund

të jenë një ndihmë e madhe për të ndihmuar nxënësit nga komunitetet të zhvillojnë interesimin për

pjesëmarrje në procesin arsimor. Përdorimi i metodave të mësimdhënies dhe mësim nxënies in ter

aktive mund të kombinohet me përpjekjet për të krijuar kontaktin dhe bashkëpunimin ndër-etnik nëse

mësimdhënësit janë të vetëdijshëm për këto mundësi të përzierjes së grupeve të fëmijëve.

Pretimet e metodologjive in ter aktive dhe të përqendruara në mësim nxënie janë të pranuara

gjerësisht. Këto metoda mund të jenë në veçanti të dobishme për forcimin e kontakteve dhe

bashkëpunimit ndërkulturor nëse mësimdhënësit aranzhojnë bashkëpunimin në grupe të përziera të

fëmijëve. Fëmijët do të mësojnë të punojnë së bashku si individë dhe do të zhvillojnë një ndjenjë të

përkatësisë në një komunitet mësim nxënës.

Aktivitetet e tilla janë të rëndësishme deri në atë masë që:

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

27

➢ ndërtojnë një mjedis pozitiv, mbështetës në të cilin fëmijët mund të shprehen sinqerisht pa

frikë, dhe mund të -asin për idetë dhe perceptimet e tyre;

➢ theksojnë rolin kyç të gjuhës duke iu mundësuar fëmijëve që të ballafaqohen me botën e tyre,

si dhe duke zhvilluar një kuptueshmëri të asaj që përjetojnë dhe shohin;

➢ trajtojnë çështjet emocionale në një mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme për moshën e tyre;

➢ u mundësojnë fëmijëve që të diskutojnë dhe t’i japin kuptim situatave në jetën reale dhe të

zhvillojnë ndjeshmëri për të tjerët.

Ndërtimi i lidhjeve të forta në mes shkollës dhe prindërve nga komuniteti

Krijimi i lidhjeve të forta me prindërit është pjesë thelbësore e mbështetjes së arsimit të nxënësve

minoritarë. Shkollat më të suksesshme që punojnë me këta nxënës janë ato që nxisin një nivel të lartë

të pjesëmarrjes së prindërve. Shkollat e tilla zakonisht kanë lidhje të mira me iniciativat e komunitetit,

qendrat mësimore dhe projektet lokale, duke përfshirë grupet e komunitetit pakicë.

Prindërit luajnë një rol shumë të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve të tyre. Ata janë edukuesit kyç

të fëmijës dhe i njohin ata më mirë se kushdo tjetër. Ekziston një mori e provave nga hulumtimet, që

tregojnë se fëmijët kanë më shumë sukses nëse ekziston një partneritet i ngushtë ndërmjet shtëpisë

dhe shkollës. Përfshirja e prindërve dhe marrëdhënia e tyre me shkollën është shumë e rëndësishme

për përmirësimin e vijimit në shkollë dhe përfundimin e arsimit.

Prandaj, përfshirja e prindit është faktor kyç në arritjen e nxënësve dhe kjo vlen për të gjitha grupet

etnike. Nëse fëmija përjeton vështirësi në shkollë është shumë e rëndësishme që të zhvillohen

komunikimet e mira me prindërit dhe personat e tjerë kyçë. Nganjëherë problemet e prindërve dhe të

fëmijëve mund të jenë ngushtë të ndërlidhura. Në rastet e të kthyerve, lëshimi i vendit të lindjes

shpesh ndërprenë marrëdhëniet familjare: fëmijët mund të humbin prindërit ose kujdestarët kryesorë.

Shumë shpesh, fëmijët humbin vëmendjen e prindërve të tyre, të cilët mund të jenë të preokupuar me

mbijetesën bazike dhe problemet e tyre sa që nuk mund t’u japin fëmijëve të vegjël vëmendjen që iu

nevojitet. Aty ku prindërit janë emocional ishte të papranishëm, është e rëndësishme që të sigurohet

që fëmija të pranojë mbështetje sociale përbrenda dhe nga të gjitha grupet etnike.

Pika fillestare për inkurajimin e përfshirjes më të madhe të prindërve dhe komunitetit është të

pranuarit se ka komunitete të ndryshme me përvoja të ndryshme. Individët nga përbrenda dhe përgjatë

komuniteteve të ndryshme nuk duhet të shihen në mënyra që i etiketojnë apo i shohin ata si stereotip

dhe si grup homogjen.

Prindërit dhe fëmijët mund t’i parashohin dhe t’i frikësohen përvojave të diskriminimit. Ata mund të

ballafaqohen me një sërë barrierash ekonomike, sociale dhe praktike për të qenë të përfshirë në

shkollë, siç është mungesa e veshmbathjeve, mungesa e transportit, nevoja që fëmija të punojë,

problemet gjuhësore, si dhe mungesa e burimeve materiale për pjesëmarrje në aktivitetet shkollore.

Për shumë fëmijë, izolimi dhe mungesa e mbështetjes janë faktorë të mëdhenj të rrezikut. Nëse

fëmijët janë duke përjetuar vështirësi në shkollë, mësimdhënësit duhet të shohin se ata dhe familjet e

tyre e kanë mbështetjen e grupeve të komunitetit, të klubeve pas mësimit, që kanë qasje në lojërat

grupore, skemat e miqësimit dhe orët e mësimit të gjuhës.12

12 Plani Lokal I Veprimit për Përfshirjen e Komuniteteve Rom,Ashkali dhe Egjiptian 2018-2022

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

28

REKOMANDIME

• Legjislacioni, politikat institucionale dhe protokolli i Qeverisë duhet të jenë të bashkërenduar

dhe të përputhen me legjislacionin dhe rekomandimet ndërkombëtare për të drejtën e fëmijëve

të margjinalizuar për gjithëpërfshirës sociale dhe arsimore.

• Duhet të nxitet një fushatë kombëtare ndërgjegjësimi për informimin e prindërve, familjeve,

shoqërisë dhe institucioneve përgjegjëse (institucionet arsimore, institucionet shëndetësore,

shërbimet sociale, njësit e mbrojtjes së fëmijëve etj.) mbi të drejtën e fëmijëve te

margjinalizuar për të pasur një arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës me të njëjtat kushte me

shokët e tjerë.

• Duhen marrë masa konkrete për rritjen e numrit të mësuesve të kualifikuar për arsimin

gjithëpërfshirës. Aftësimi i mësuesve për përfshirjen në mënyrë të barabartë dhe cilësore të

çdo nxënësi, pavarësisht nevojave, mund të arrihet përmes moduleve të trajnimit për aftësinë

e kufizuar, bashkëpunimit me specialistë të fushës, psikologe dhe /ose punonjës socialë

• Ministria e Arsimit duhet të marrë masa për caktimin e mësuesve ndihmës në shkollat e

zakonshme, të cilët të ofrojnë mbështetje dhe shërbim të specializuar për lehtësimin e pjesë

marrjes së plotë s cilësore të fëmijëve me aftësi të kufizuara në procesin mësimor dhe në

veprimtaritë jashtëshkollore.

• Ngritja dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për mbledhjen e të dhënave dhe statistikave

për fëmijët e margjinalizuar është kusht parësor për identifikimin e barrierave përjashtuese

dhe vlerësimin e treguesve të gjithë përfshirjes së tyre. Monitorimi i mjeteve dhe i zbatimit të

masave të veprimit për përmirësimin e arsimit gjithëpërfshirës kërkon ngritjen e një sistemi të

dhënash, të bashkërenduar prej të gjithë institucioneve në ngarkim.

• Te merremi seriozisht me varfërinë

Nuk mund t’i shpëtojmë faktit qe kudo dhe kushdo që ata janë, pjesa më e madhe e fëmijëve

të margjinalizuar jo vetëm në vendin tonë por në mbarë botën, janë ata që jetojnë në varfëri.

Ata janë të gjithë fëmijë familjet e të cilëve jetojnë me të ardhura minimale për të përballuar

jetesën dhe për të bërë “zgjedhjet për investime” (p.sh. për shëndetin apo për arsimim)

Varfëria i përjashton mundësitë. Është një fenomen social, ekonomik dhe shëndetësor.

Familjet dhe komunitetet që jetojnë në varfëri mund të punojnë për të bërë arsimin që iu

mundësohet fëmijëve të tyre më të mirë.

Këto do të jenë gjithmonë rregullime të përkohshme derisa të ketë një ndryshim strukturor

politik.

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

29

• Bëjeni fëmijët e margjinalizuar të dukshëm

Kur fëmijët mungojnë në sistem, nuk ka presion për të vepruar. Kur mungesa e tyre dihet, por

shkaqet dhe rrethanat jo, atëherë nuk ka shumë për të bërë që të ndërmerren masa efektive.

Varfëria është shkaktari më i vazhdueshëm dhe sistematik i margjinalizimit, por rrallë herë

përdoret nga strategjitë kombëtare të arsimit.

Shkollat duhet të bëjnë një analizë për të identifikuar ku është varfëria më e theksuar në

komunitetin e tyre dhe çfarë po bëhet për këtë gjë, në ketë mënyre sugjeron mënyra për të

marrë veprime në shkallë kombëtare.

Për sa i përket çështjes së fëmijëve të humbur në sistemin arsimor, ka fakte që tregojnë se

shumë nga fondet dhe programet që kishin për qëllim të mbështesin familjet dhe fëmijët më të

varfër në fakt nuk mbërrijnë kurrë tek ata, ose mbërrijnë në forma që ata nuk mund t’i

përdorin në mënyrë të efektshme. Si lëvizin dhe tek kush shkojnë këto burime, dhe përse ato

nuk arrijnë tek përfituesit, krijojnë një hendek paditurie rreth margjinalizimit i cili pasqyron

hendekun e ndihmës që bëhet për ta. Asgjë nuk do të mund të ndryshojë nëse qëllimi i

margjinalizimit nuk dihet në mënyrë të detajuar publikisht.

• Zgjerimi i kuadrit ligjor

Shkaqet dhe pasojat e margjinalizimit shkojnë përtej sistemit arsimor. Ato duhen kërkuar dhe

kuptuar përtej këtyre parametrave, në pengesat e vendosura në rrugën e këtyre fëmijëve nga

politikat në të gjitha fushat. Arsimi duhet të njoh rolin e tij si pjesë e politikave me të gjëra

dhe sistemi qeverisës duhet të njoh, të përballet dhe të ndryshojë kushtet që krijojnë

margjinalizimin dhe përjashtimin e këtyre fëmijëve.

Sistemi arsimor duhet të njoh dhe të marr masa me përgjegjësi për t’i dhënë fund praktikave

të saj margjinalizuese, dhe t’i jap fund përjashtimit të fëmijëve dhe të rinjve nga shoqëria e

gjërë nëpërmjet mbrojtjes, ndikimeve në politika publike dhe në mobilizimin e komunitetit.

Sindikatat e mësuesve kanë një rol të veçantë këtu. Shpesh ato organizojnë radhe të gjata

protestash për të mbrojtur interesat e tyre, duke mos shërbyer si zëri i reformave sistematike.

Margjinalizimi do të vazhdojë dhe fëmijët e prekur do të vazhdojnë të humbin rrugës, për aq

kohë sa masat e marra mbetën të izoluara nga njëra –tjetra dhe nga politikat e programet e

gjëra. Ata që kanë fuqinë të përshpejtojnë ndryshimin janë moralisht përgjegjës për të marrë

seriozisht parimet te tyre organizative dhe ti përshtatshin ose ndryshojnë ato ashtu si

nevojitët.13

13 Strategjia dhe Plani I Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve në Kosovë 2011-2016

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

30

Anëtarët e komunitetit Rom Ashkali dhe Egjiptian

Komunitetet rome Ashka li dhe egjiptiane janë ndër shtresat më të varfra të popullsisë, të cilët jetojnë

ende në banesa ku mungojnë nevojat bazë, mungon niveli arsimor bazë dhe që kanë nivelet më të larta

të analfabetizmit në shoqëri. Për pasojë, këto grupe përballen me përjashtimin social dhe nivele shumë

të ulëta punësimi në tregun e punës. Mungesa e arsimit dhe e punësimit lidhet direkt me jetesën dhe

mirëqenien e tyre, e cila është e brishtë për këto komunitete. Për sa i përket arsimimit14 , popullsia

rome ka nivelin më të lartë të analfabetizmit dhe nivelin më të ulët arsimor. Një studim i kryer nga

PNUD-i në vitin 2006, tregoi se vetëm 62% e popullsisë rome di të shkruajë e të lexojë, krahasuar me

pjesën tjetër të popullsisë ku niveli i shkrimit dhe leximit arrin në 97%. Boshllëku arsimor midis

popullsisë rome dhe pjesës tjetër të popullsisë është thelbësor. Mesatarisht, një individ nga komuniteti

rom ka 3,4 vjet arsimim, krahasuar me 9,8 vjet arsimim të një individi nga pjesa tjetër e popullsisë.

Brenda vetë komunitetit rom ka diferenca të mëdha midis nivelit arsimor të meshkujve dhe femrave.

Meshkujt romë kanë mesatarisht 3,8 vjet arsimim, kurse femrat kanë 3,1 vjet arsimim. Gjithashtu ka

diferenca të mëdha edhe në nivelet e aftësisë për të lexuar dhe shkruar. Krahasuar me meshkujt, niveli

i femrave rome që dinë të lexojnë dhe shkruajnë është 58% kundrejt nivelit 66% të meshkujve romë.

Këto ndryshime të mëdha tregojnë se boshllëku në nivelin e analfabetizmit dhe në nivelin arsimor

midis femrave rome dhe pjesës tjetër të popullsisë është akoma më i madh. Për këtë arsye, femrat

rome janë akoma edhe më shumë vulnerabil sesa pjesës tjetër e komunitetit të tyre. Numri i

përgjithshëm i nxënësve në të gjitha nivelet e arsimit është shumë më i vogël për komunitetin rom.

Shumica e nxënësve e lënë shkollën në klasën e tretë ose të katërt. Shpesh fëmijët romë e lënë

shkollën në muajt e parë kur ata ndjekin për herë të parë klasën e parë; ky është një fenomen që

përgjithësisht ndodh me vajzat rome.

Vështirësitë që hasen në arsimim, të lidhura me numrin e ulët të regjistrimit në shkolla, me

numrin e lartë të atyre që largohen nga shkolla, me nivelet e ulëta arsimore, lidhen gjithashtu me

faktorë të ndryshëm. Një nga faktorët që ndikon tek arsimi në përgjithësi, është varfëria ekstreme.

Sipas llogaritjeve, të ardhurat mesatare mujore për frymë për komunitetin rom janë 3,3 herë më të

ulëta në krahasim me ata që nuk i përkasin komunitetit rom. Pjesa më e madhe e komuniteteve rome

jeton në kushte të vështira dhe ku shpesh mungojnë nevojat bazë. Për shkak të kushteve të vështira

ekonomike dhe të jetesës, fëmijët romë përfshihen në tregun in formal të punës për të fituar jetesën

për familjet e tyre.

Komuniteti rom karakterizohet nga nivelet shumë të ulëta të punësimit, nga nivelet shumë të larta të

papunësisë dhe nga mungesa e mundësive për punësim. Duke pasur parasysh mungesën e mundësive

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

31

për punë dhe punësim për këtë komunitet, aktivitetet për krijimin e të ardhurave për romët janë të

ulëta dhe të paqëndrueshme. Burimet kryesore të ardhurave vijnë nga punët që kërkojnë aftësi të ulëta

dhe nga sektori joformal. Aktivitetet kryesore ku janë të përfshirë anëtarët e këtij komuniteti janë

mbledhja e metaleve për skrap, pastrimi i rrugëve, punët se zonalë në sektorin e bujqësisë dhe tregtimi

i veshjeve të përdorura. Anketimi i bërë nga PNUD-i tregonte se 72% e pjesëmarrësve romë në

anketim i siguronin të ardhurat e tyre nga vetëpunësimi, nga punët e rastësishme ose nga bizneset e

vogla. Në po këtë anketim, 13% e atyre që u përgjigjën deklaruan se i kanë fituar të ardhurat nga

pensionet, asistenca sociale ose nga kompensimet për papunësinë. Vetëm 5% e atyre që u përgjigjën

deklaruan se i siguronin të ardhurat nga aktivitetet bujqësore dhe 2% deklaruan se i siguronin të

ardhurat e tyre nga aktivitete joformale, siç është të lypurit. Në vitin 2002, nivelet e papunësisë për

romët ishin 71%, ndërkohë që niveli kombëtar i papunësisë ishte 15,8%. Ashtu siç pritej, nivelet e

ulëta arsimore lidhen me përqindjet e larta të papunësisë. Anketa e PNUD-it tregonte se ndërmjet

romëve që kanë kryer arsimin fillor, 39% janë të papunë; ndërmjet atyre që kanë kryer arsimin

nëntëvjeçar, 15% janë të papunë dhe ndërmjet atyre që kanë kryer nivele më të larta arsimimi, 8%

janë të papunë. Megjithatë, duhet theksuar fakti se përqindja e romëve që kanë kryer arsimin

nëntëvjeçar dhe atë të mesëm është shumë e ulët.

Një tjetër problem me të cilin përballet komuniteti rom krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë është

se kohëzgjatja e papunësisë është më e madhe. Kjo është problematike pasi një periudhë e gjatë

papunësie kthehet në një papunësi strukturore që i dekurajon punëtorët të përfshihen në tregun e

punës, si dhe ul kapitalin njerëzor duke e bërë kështu më të vështirë për punëtorët që të kthehen në

tregun e punës dhe të punësohen. Si rezultat i niveleve të ulëta arsimore dhe të mungesës së

mundësive në punësim, pjesa dërrmuese e popullsisë rome përballet me vështirësi të mëdha në gjetjen

e një pune (92% e atyre që u përgjigjën raportojnë vështirësi të tilla).

Komuniteti rom përballet me vështirësi të mëdha në gjetjen e punës dhe në mundësitë për

punësim. Nga ana tjetër këto probleme kanë ndikim serioz në mirëqenien e individëve dhe të

familjeve të individëve. Mungesa e punës sjell nivel të lartë varfërie, përkeqëson jetesën e njerëzve

dhe e bën atë të paqëndrueshme. Për rrjedhojë, anëtarët e këtij komuniteti i drejtohen migrimit si një

mënyrë për të kërkuar punë, gjë që krijon më shumë paqëndrueshmëri për familjen dhe sidomos për

fëmijët. Kjo paqëndrueshmëri sjell një numër më të ulët të regjistrimeve në shkollë dhe një numër më

të madh të largimeve nga shkolla, gjë që ul nivelin e arsimimit dhe ul mundësitë për punësim për

brezin e ardhshëm. Nga ky rreth vicioz mund të ndodhë varfëria ndërmjet brezave, me të cilën

komuniteti rom është përballur prej brezash dhe po ndeshet me sfidat më të mëdha për ta mposhtur

atë.15

15 Udhëzimet,Praktikat dhe Përvoja ime gjatë punës në Zyrën Komunale për Komunitete dhe kthim në Kuvendin komunal si Koordinator

për të Drejta të Komuniteteve dhe Integrim.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Kurti.p… · shihen si njerëz të cilëve u janë shkelur nevojat e tyre themelore. Përvoja e margjinalizimit në arsim sot rrallë here është pasoje

32

LITERATURA

Abstrakti i Mësueses Aurela

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE,

ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA. Prishtine-2015

STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT PËR PARANDALIMIN DHE ELIMINIMIN E PUNËS

SË FËMIJËVE NË KOSOVË 2011 – 2016

PLANI LOKAL I VEPRIMIT PËR PËRFSHIRJEN E KOMUNITETEVE ROM,ASHKALI DHE

EGJIPTIAN 2018-2022.

Udhëzimet, Praktikat dhe Përvoja ime gjatë punës në Zyrën Komunale për Komunitete dhe kthim në

Kuvendin Komunal si Koordinator për të Drejta të Komuniteteve dhe Integrim.