19
Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer Senkilus Mango për gjyshin Mango për gjyshin 3

Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Mango për gjyshinAutor: Karolin HudikorIlustrimet: Ismer Senkilus

Mango për gjyshin

Man

go p

ër g

jysh

in

3

Page 2: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Mango për gjyshin

Autor: Karolin HudikorIlustrimet: Ismer Senkilus

Mirëseerdhët në faqet e kësaj përralle nga “Biblioteka jonë e parë”

Leximi i përbashkët e librave me vizatime me fëmijët tonë ose me nxënësit paraqet mundësi për argëtim dhe lexim i përbashkët.

Librat me vizatime na hapin perspektiva të reja. Librat me vizatime na ndihmojnë të zbulojmë kënaqësinë e hulumtimit, të fitojmë aftësinë për të mësuar, të mësojmë si të gjejmë informacionin e duhur, si të gjejmë ide të reja ose t’i zgjerojmë dhe pasurojmë ato që i kemi. Librat na nxitin të ndërmarrim veprime. Ato mund të na japin ide për të krijuar diçka të re, të shkojmë diku, të bisedojmë me të tjerët dhe t’iu kushtojmë vëmendje gjërave, ngjarjeve dhe njerëzve që na rrethojnë. Lejoni fëmijëve të përdorin lirisht imagjinatën e tyre. Mendoni për aktivitete interesante pas leximit të librave. Zgjerojini temat për bisedë që i ofrojnë këto tekste. Parashtroni pyetje të hapura të cilët e nxitin të menduarin kritik tek fëmijët dhe e zhvillojnë kreativitetin e tyre. Leximi i librave me vizatime është vetëm një hap i vogël në procesin e mësimit i cili zgjat tërë jetën dhe duhet të krenohemi që mund t’iu ndihmojmë fëmijëve tonë në këtë proces.

Ky është vetëm hapi i parë i udhëtimit të gjatë në botën e fantazisë.

Kënaquni gjatë leximit!

Page 3: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo faqe të Mango-s për gjyshin dhe fëmijëve të mi, Xhesika dhe Anais, të cilët më ndihmuan ta shoh pleqërinë e tij me sy rinorë.

Botues për Maqedoni: Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” - MaqedoniPër botuesin: Suzana KiranxhiskaPërkthim nga maqedonisht në shqip: Xhabir Ahmeti Redaktim grafik: Lidija Bozhiq Autor i tekstit: Magdalena Polonca Kovaç Ilustrues: Klara ThumovaLektor: Lindita Ahmeti

Emri i origjinalit: “A Mango for Grandpa”Origjinali është botuar nga: International Step By Step AssociationKeizersgracht 62-641015 AmsterdamThe Netherlandswww.issa.nlThis book is a publication of the Reading Corner ProjectText copyright @2006 Caroline HudicourtIllustrations copyright © 2006 Ismer Saincilus

CIP - Каталогизација во публикацијаНационална и универзитетска библиотека "Св. Климент Охридски", Скопје 821-93(084.11) HUDIKOR, Karolin Mango për gjushin / text Karolin Hudikor ; illustrimet Ismer Senkilus. - Shkup : Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore "Hap pas hapi", 2015. - 32 стр. : илустр. ; 21 см Преведено според: Манго за дедо ISBN 978-608-4732-38-9 COBISS.MK-ID 99145226

Projekti i USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” është zbatuar nga Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë.

Ky libër me ilustrime është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës” me mbështetje nga populli amerikan përmes Agjencisë së ShBA-ve për zhvillim ndërkombëtar – USAID. Përmbajtjet e këtij materiali nuk i shprehin detyrimisht mendimet ose qëndrimet e USAID-it ose të Qeverisë së ShBA-ve.

Page 4: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Sa herë që ha mango, më shkon mendja te gjyshi.

Tyt-tyt-tyt-tyyyt!

“Erdhi gjyshi”

Të gjithë dilnim ta presim.

“Ejani t’i shihni mangot që jua solla”! thoshte me krenari dhe dilte nga automobili”.

Ne të pesë nipërit vraponim duke u shtyrë se cili do të arrinte i pari t’i ndihmojë për t’i mbajtur mangot.

Gjyshi kishte njëzet e shtatë nipër e mbesa, kështu që s’e kishte vështirë të gjejë ndihmë.

Page 5: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Rrinim së bashku rreth tryezës, duke prerë dhe duke ngrënë frytin e trashë, të lëngshëm dhe të ëmbël.

“Nuk ka vend në botë ku mund të gjeni mango më të shijshme”, na thoshte gjyshi.

Gjyshi dhe mangot gjithmonë na e zbukuronin ditën.

Page 6: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Një herë na mori nga shkolla, pas mësimit, dhe na çoi të blejmë mango.

U ndal para shitëses në rrugë dhe gomarit të saj, të ngarkuar me dy thasë të mëdhenj me pemë.

Gjyshi e pyeti: “Sa kushton gomari”?

Shitësja tha: “Njerëzit kanë blerë nga dhjetë copë mango, por askush kurrë nuk e ka blerë tërë gomarin”!

Të gjithë qeshëm.

Page 7: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Gjyshi gjithmonë donte që shtëpinë ta ketë plot fëmijë, kështu që kur i shkonim për vizitë, gjithmonë kishte arsye të na ftonte në dhomë.

“Martinaaaa!!! Të lutem, ma sill një gotë ujë”.

“Si urdhëro, gjysh”, i përgjigjej ime motër nga kati i sipërm.

Disa minuta më vonë, unë kaloja nëpër dhomën e ndenjës.

“Anais, a mund të ma japësh një gotë ujë, të lutem”?

“Si urdhëro, gjysh”.

Page 8: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Do të grindeshim në kuzhinën.

“Lejomë mua të marr ujë. Për gjyshin është”.

“Edhe uji im është për gjyshin“.

Askush s’e merrte dot guximin t’i thotë gjyshit diçka, si bie fjala: “Shko e merr vet ujë”!

E dinim se bënte punë të mundimshme, të kontrollojë dyzet deri më gjashtëdhjetë pacientë në ditë. Kur kthehej në shtëpi meritonte që të tjerët ta shërbejnë.

Kur nuk donim t’i ndihmojmë gjyshit, shkonim në majë të gishtave të mos vërë re.

Page 9: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Shpesh na i përziente emrat. Martinën e quante “Anais”, ose Valerinë – “Monika” ose Lui-Geri-n – “Patrik”.

Atëherë na bënte të qeshim.

Një ditë e kuptuam se më nuk na i përzien emrat: tashmë nuk i kujtoheshin fare emrat tonë.

Nuk qeshnim më.

Page 10: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Së shpejti nuk dinte ku gjendet.

“Dua të shkoj në shtëpi”, thoshte.

“Po në shtëpi je”, i thosha derisa ia lëmoja kokën tullace.

Asokohe, gjyshi nuk mundte të shkojë vetë jashtë.Nuk mundte as mango të blejë.

“Çfarë ka gjyshi”? e pyeta gjyshen – Editë.

“Truri i tij i moçëm është i sëmurë”, më tha ajo.

“Më herët kujdesej për ne, tash ne duhet të kujdesemi për të”.

Page 11: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Një pasdite, kur po kthehesha nga shkolla në shtëpi, e vura re një pemë mangoje. Vendosa t’i marr disa kokrra për gjyshin. Dija si të hipi në pemën e vogël guava, por kurrë nuk kisha hipur në mango. U ngjita për trungu në njërin nga drurët më të vegjël. Toka më dukej tmerrësisht larg. Kisha frikë, por vazhdova të hipi.

Page 12: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Arrita barkas në një degë, e zgjata dorën kah mangoja që m’u duk më e bukur dhe u orvata ta këpus. Zemra më rrihte fort nga emocioni. S’e kisha më deri sa lart kisha hipur, me rëndësi e kisha vetëm ta këpus mangon për gjyshin. Ia ngjita dhe e këputa. E mbaja fort. Dhe, isha shumë krenare.

Page 13: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Shkova vrap te shtëpia e gjyshit dhe gjyshes.

“Shiko gjysh! Shiko çfarë të solla”!

“Falëminderit!!! Kjo është njëra nga mangot më të bukura që kam parë”, tha.

U ndjeva e lumtur dhe disi fuqishëm. Gjyshi u ngrit, shkoi në kuzhinë, e preu dhe e hëngri mangon vetë.

Pas kësaj ngjarjeje, çdo ditë i çoja ndonjë kokërr mango.

Page 14: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Një ditë nuk mundi ta presë mangon, por nuk kërkoi ndihmë. Unë, megjithatë, i ndihmova.

“Falëminderit”, tha me përulje, siç i thoshte gjyshes – Editë disa herë në ditë.

Nuk kaloi shumë, më duhej që mangon t’ia jap me lugë. Tashmë nuk dukej i lumtur dhe shpeshherë e këndonte një këngë që s’e kisha dëgjuar kurrë më parë. Sigurisht e kishte mësuar kur ka qenë i vogël.

“O zot, s’ka se çfarë të të ofroj, përveç zemrës së lodhur nga vuajtja. Kështu siç jam, i tillë siç jam, e vetmja gjë që kam është mjerimi im”.

Page 15: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Më në fund nuk mundej t’i hajë mangot që ia çoja; i bënin keq.

E përcillte me vështirësi ushqimin. Nuk mundja ta ushqej më. Gjyshja Editë e mori përsipër kujdesin për të. Megjithatë, mundja së paku t’ia mbajë dorën. Na braktiste ngadalë. E donte të largohet. Jeta për të u bë tepër e mundimshme.

Page 16: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Atëherë, një ditë në shkollë, më thërritën në zyrën e drejtoreshës. Sapo ia pashë fytyrën, e kuptova se diçka nuk është në rregull.

“U paraqit nëna jote. Do të vijë të të marrë të shkoni te gjyshja e te gjyshi, se yt gjysh sapo paska ndërruar jetë”.

U pikëllova, por njëherësh edhe u lehtësova. Edhe pse e dija se do të më mungojë, e dija se ishte koha të ndahet nga ne.

Page 17: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Për varrim, rreth arkivolit vendosëm fruta: mango, ananas, portokaj e të tjera.

“Si do të mundet gjyshi t’i hajë gjithë këto pemë”? pyeti motra ime e vogël Xhesika.

“S’ka nevojë t’i hajë”, iu përgjigja. “Vetëm duam t’i tregojmë se e duam. Këto janë dhuratë dashurie, ushqim për zemrën“.

Page 18: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

Pas varrimit, i ndamë pemët midis nesh.

Dhe, tash, sa herë që hamë ndonjë kokërr mangoje, e kujtojmë gjyshin.

Për Fondacionin “Hap pas hapi”

Fondacioni për iniciativa arsimore dhe kulturore “Hap pas hapi” – Maqedoni e përkrah zhvillimin e shoqërisë së hapur duke realizuar aktivitete në sferën e arsimit, artit, kulturës, publikimit, si dhe të drejtat e njeriut (fëmijëve) dhe shoqëria civile. Fondacioni udhëheq, koordinon, merr pjesë dhe në mënyrë direkte zbaton aktivitete që promovojnë inovacione, përparim dhe zhvillim i punës në institucionet parashkollore dhe shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë.

Fondacioni është i fokusuar në këto qëllime dhe prioritete:

- Zhvillim i vazhdueshëm profesional i të punësuarve në çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme - Ngritja e ndërgjegjes për rëndësinë e arsimit kualitativ për zhvillimin e fëmijës - Përmirësimi i njohurive dhe aftësive tek fëmijët dhe të rinjtë

Për Projektin e USAID-it “Leximi ju bën udhëheqës”

Fondacioni “Hap pas hapi” – Maqedoni e zbaton Projektin “Leximi ju bën udhëheqës”, financuar nga ana e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID. Projekti zbatohet në të gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë me qëllim që të kontribuojë për përmirësim të vlerësimit të aftësive gjuhësore dhe matematikore te nxënësit e klasave te ulëta, për përforcim te aftësive pedagogjike të arsimtarëve, posaçërisht aftësitë për notim formativ dhe vlerësim të nivelit të dijes nga gjuha dhe matematika të nxënësve, si dhe ngritje te vetëdijes të gjithë komuniteti për rëndësinë e njohurive gjuhësore dhe matematikore.

Projekti “Leximi ju bën udhëheqës” ofron qasje dhe aktivitete inovative dhe kreative, siç janë për shembull: Karvan i shkronjave dhe numrave, Biblioteka me rrota dhe Biblioteka digjitale me materiale të përshtatshme mësimore. Për herë të parë në shtetin tonë realizohen instrumentet për vlerësim të arritjeve nga fusha e gjuhës dhe matematikës, EGRA dhe EGMA, me që do të kemi rezultate dhe pasqyrë më të qartë për arritjet e nxënësve nga lënda e gjuhës dhe matematikës dhe do të nxitet dialog për përmirësim të procesit edukativo-arsimor në shkollat.

Page 19: Mango për gjyshin Autor: Karolin Hudikor Ilustrimet: Ismer … · 2015-10-25 · Këtë rrëfim ia kushtoj tim ati, Xhorxh Hudikor-it, shpirtgjerësia e të cilit shihen në çdo

ISBN

978

-608

-473

2-38

-9

Projekt i USAID-it ”Leximi ju bën udhëheqës”

www.stepbystep.org.mk