11
REPUBLIKA E SHQIPERISE GJYKATA E RRETHIT GJYQESOR TIRANË _____________________________________________________________________________________________________________ NR. AKTI 3237 NR. VENDIMI 6349 VENDIM NË EMËR TË REPUBLIKËS Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej: GJYQTARE: Mimoza KAJO (BRAHIMI) Asistuar prej sekretares gjyqësore, Suzana Murataj, sot më date 06.06.2013 pasi shqyrtoi shqyrtoi në seanca gjyqësore me dyer të hapura cështjen civile që i përket: PADITËS : Shemsi Prenci, i biri iHaredin -it dheHateme -s, i datëlindjes 16. 12. 1963, lindur ne Tepelene dhe banuese ne Tirane, me adrese; Njësia nr. 2 Rruga : “Budi”, Pallati, “Classic Construction ”, shkalla nr. 2 ap. nr. 17. Tirane, perfaqsuar nga Av.Perparim Noka me deklarim ne seance gjyqesore. PADITUR : 1- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë s Shtetit e përfaqësuar ne gjykim nga juristi Esation Minarolli, ne baze te autorizimit Nr. 6005 Prot. dt. 12.11.2012, nga Brixhilda Burgaj, me autorizim nr.412 prot date 24.01.2013, nga Fatmir Shehu, me nr.480 prot date 29.01.2013. OBJEKTI : Kerkohet anullimi teresisht i aktit administrativ qe i perket “Vendimit nr.38 date 27.04.2012 per dhenie mase disiplinore Perjashtim nga Policia”, i pales se paditur, si akt i nxjerre ne kundershtim me ligjin dhe me provat. Kerkohet pezullimi i zbatimit te ketij akti deri ne perfundim te gjykimit me vendim te formes se prere. [Shqiptarja.com]

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Citation preview

Page 1: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

REPUBLIKA E SHQIPERISEGJYKATA E RRETHIT GJYQESOR

TIRANË_____________________________________________________________________________________________________________

NR. AKTI 3237 NR. VENDIMI 6349

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e përbërë prej:

GJYQTARE: Mimoza KAJO (BRAHIMI)

Asistuar prej sekretares gjyqësore, Suzana Murataj, sot më date 06.06.2013pasi shqyrtoi shqyrtoi në seanca gjyqësore me dyer të hapura cështjen civile qëi përket:

P A D I T Ë S : Shemsi Prenci, i biri iHaredin -it dheHateme -s, idatëlindjes 16. 12. 1963, lindur ne Tepelene dhebanuese ne Tirane, me adrese; Njësia nr. 2 Rruga :“Budi”, Pallati, “Classic Construction ”, shkalla nr. 2ap. nr. 17. Tirane, perfaqsuar nga Av.Perparim Nokame deklarim ne seance gjyqesore.

TË PADITUR : 1- Drejtoria e Përgjithshme e Policisë s Shtetit epërfaqësuar ne gjykim nga juristi Esation Minarolli,ne baze te autorizimit Nr. 6005 Prot. dt. 12.11.2012,nga Brixhilda Burgaj, me autorizim nr.412 prot date24.01.2013, nga Fatmir Shehu, me nr.480 prot date29.01.2013.

O B J E K T I : Kerkohet anullimi teresisht i aktit administrativ qe iperket “Vendimit nr.38 date 27.04.2012 perdhenie mase disiplinore Perjashtim nga Policia”, ipales se paditur, si akt i nxjerre ne kundershtim meligjin dhe me provat.Kerkohet pezullimi i zbatimit te ketij akti deri neperfundim te gjykimit me vendim te formes se prere.

[Shqiptarja.com]

Page 2: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

BAZA LIGJORE: Nenet 32, 324 pika 1 germa “a”, 325/1, 327, 328/1,329/1 te K.Pr.Civile . Nenet 118, 131 teK.Pr.Administrative. Ligji nr.9749 date 04.06.2007“Per policine e shtetit”, nenet 77 pika 2 dhe 5.“Rregullorja e Disiplines se Policise”

Gjykata, pasi dëgjoi parashtrimet e paditësit, të palës së paditur, administroiprovat shkresore, I dha fund hetimit gjyqsor dhe ftoi paditësin për pretendimetpërfundimtare ku pala paditëse kërkoi: pranimin e padisë,përfaqsuesi i palës sëpaditur kërkoi rrëzimin e kërkimit, dhe si e bisedoi çështjen në tërësi

VËREN

Paditësi Shemsi Prenci me dt 24.05.2012 I është drejtuar Gjykatës së RrethitGjyqsor Tiranë me padinë objekt gjykimi.

Nga shqyrtimi gjyqsor i çështjes rezultoi e provuar se:

Paditësi Shemsi Prenci, është titulluar si oficer policie në vitin 1988 dhe kashërbyer në struktura të ndryshme të Policisë së Shtetit. Me urdhërin nr 575/5 dt26.09.1998 të MInistrit të Rendit Publik paditësi është nxjerrë në lirim parakohe.

Me urdhërin nr 751/2 dt 20.10.2005 të Ministrit të Brendëshem paditësi ështëripranuar në strukturat e policisë së Shtetit dhe është emëruar Drejtor iDrejtorisë së Policisë së Qarkut Korcë dhe i është dhënë grada Kryekomisar.

Më tej paditësi është ngarkuar me detyra të ndryshme të rëndësishme nestrukturat e Policisë së Shtetit. si dhe i është akorduar grada “ Drejtues i Parë”.

Së fundmi paditësi ka qënë me detyrën Drejtor i Policisë së Qarkut Dibër dhe kapatur gradën policore “ Drejtues i Parë”.

Këtë detyrë paditësi e ka marrë me dt 04.02.2012.

Në muajin mars 2012 nga ana paditësit me cilesine e eprorit është ushtruarkontroll në veprimtarinë e Komisariatit të Policisë Bulqizë që ishtë ne varësi tëtij.

Në fund të kontrollit paditësi ka pregatitur një relacion për Drejtorinë ePërgjithshme të Policisë (Drejtorinë e Standareve) duke propozuar edhe masaadministrative dhe disiplinore për disa nga drejtuesit të këtij Komisariati.

[Shqiptarja.com]

Page 3: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Nga provat e administruara në seancë gjyqsore del se nga Drejtoria eStandarteve pranë DPPSH ka filluar ecuria disiplinore për disa drejtues tëKomisariatit të Policisë Bulqizë i cili ka përfunduar me dt 08.05.2012 . Sipasrelacionit të mbajtur në këtë datë del se nga këta punonjës nuk rezultoi që tëjenë kryer shkelje të renda disiplinore.

Gjithashtu edhe nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brëndshëm te MInistrisë sëBrëndëshme është filluar një hetim administrativ në lidhje me një shkrim tëbërë në një gazetë të përditshme ku paditësi përmendet si person që shpërdorondetyrën dhe tejkalon kompetencat si Drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut.

Me relacionin e datës 16.04.2012 nga ana e SHKB është kërkuar përvecprocedimit penal edhe fillimi i ecurisë disiplinore dhe pezullimi i tij imenjëhershem nga detyra.

Me vendimin nr 32 dt 24.04.2012 Drejtori i Përgjithshëm ka vendosurpezullimin nga detyra të paditësit pasi është konstatuar se ka kryer shkelje tërendë disiplinore të parashikuara ne nenin 11 të Regullores së Disiplinës.

Me dt 25.04.2012 paditësi ka depozituar pranë Drejtorit të Përgjithshëm tëPolicisë së Shtetit dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Policisë së Qarkut Dibërdhe nga cdo funksion tjetër në policinë e shtetit.

Nga vula e protokollit të kësaj Drejtorie del se ajo është marrë në dorëzim me dt25.04.2012. Gjithashtu edhe nga shënimi i bërë me dorë mbi këtë materialrezulton se ai ka siglimin 25.04.2012.

Me dt 27.04.2012 Drejtoria e Standarteve ka paraqitur prane Drejtorit tëPërgjithshëm të Policisë së Shtetit raportin përfundimtar në lidhje meprocedimin disiplinor të punonjësit të Policisë së Shtetit, Drejtorit të Policisë sëQarkut Dibër Shemsi Prenci sipas së të cilit është konstatuar se ky i fundit kakryer shkelje disiplinore të parashikuara në rregulloren e disiplinës nenet 5 pika18, nenin 6 pika 3 dhe nenin 11 pikat 5 e 12.

Me Vendimin nr 38 dt 27.04.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sëShtetit është vendosur përjashtimi i Shemsi Prencit nga Policia e Shtetit memotivacionin “Kryerja e veprimeve të pahijshme dhe Shkelje ose mosushtrim ikompetencave të Policisë”

Me shkresën përcjellëse dt 1052/4 dt 27.04.2012 ky vendim është dërguar nëDrejtorinë e Policisë së Qarkut Dibër dhe është kërkuar që ti komunikohet edhepaditësit.

[Shqiptarja.com]

Page 4: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Me urdhërin nr 134/2 dt 23.05.2012 të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë sëShtetit është urdhëruar përjashtimi i Shemsi Prencit nga Policia e Shtetit memotivacionin “ Ndëshkohet me masë disiplinore “Përjashtim nga policia” pasivendimi për dhënie mase disiplinore nr 38 dt 27.04.2012 nuk është ankimuarnga i sipërpërmenduri.

Me dt 24.05.2012 paditësi ka paraqitur para gjykatës padinë object gjykimi:

Në padi dhe gjatë gjykimit paditësi parashtroi se:- Vendimi i mësipërm është dhënë pasi unë kisha dhënë doreheqjen e

parevokuedshme nga detyra që kam patur dhe isha na pritje të miratimittë kësaj dorëheqje.

- Nuk jam njoftuar as për ecurinë disiplinore, as për vendimin epërjashtimit nga Policia dhe as për shkaqet e përjashtimit.

- Përjashtimi im është marrë në kundërshtim me ligjin.- Etj.

Pala e paditur gjatë gjithë gjykimit kërkoi rrëzimin e padisë dhe parashtroi se:

- Shkeljet për të cilat është përjashtuar nga policia paditësi janë evidentuarnë një sërë provash shkresore të administruara në seancë gjyqsore dhe tëpasqyruara në raportin e SHKB dhe ne relacionin e Drejtorisë sëStandarteve.

- Nga ana jonë është respektuar proceduara e kërkuar nga dispozitat ligjorepër procedimin disiplinor.

- Paditësi është njoftuar si për procedimin disiplinor ashtu edhe për masëne marrë.

Që në fillim të procedimit gjyqsor gjykata verifikoi juridiksionin dhekompetencën e saj për zgjidhjen e cështjes.

Meqënëse pala e paditur e ka qendër në Tiranë, Gjykata e Rrethit GjyqsorTiranë në kuptim të nenit 42, 43 e 327 të K Pr C është kompetente përgjykimin e cështjes.

Gjithashtu në bazë të nenit 42/2 të Kushtetutës që parashikon:.Kushdo përmbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetuese dhe ligjore… ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik, nga një gjykatë e pavarur dhee paanshme e caktuar me ligj” gjykata cmon se ka juridiksionin në gjykimin ekësaj cështje.

[Shqiptarja.com]

Page 5: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Në lidhje me padinë object gjykimi gjykata cmon që tu referohet kërkesave tëdispozitave ligjore që rregullojnë konfliktin object gjykimi:

Ligji nr 9749 date 04.06.2007 “Per policine e shtetit”,

Neni 57Lirimi dhe përjashtimi nga Policia

1. Një punonjës i Policisë lirohet ose përjashtohet nga Policia, në përputhje mekushtet e këtij neni dhe kur është dhënë autorizimi i nevojshëm, sikursepërcaktohet në pikën 4 të këtij neni.2. Një punonjës i Policisë lirohet nga Policia nëse:...dh) kërkon vetë të lirohet.

3. Një punonjës i Policisë largohet nga Policia nëse dënohet me burgim mevendim gjyqësor të formës së prerë, si dhe kur ndaj tij merret masa disiplinore epërjashtimit nga Policia.4. Lirimi dhe përjashtimi i punonjësit të Policisë bëhen me urdhër të titullaritkompetent për emërimin e tij, sipas nenit 42 të këtij ligji.

Neni 77 “E drejta për ankim”

5. Punonjësi i Policisë, ndaj të cilit merret një masë disiplinore, sipas nenit 75të këtij ligji, ka të drejtë që, brenda 30 ditëve nga marrja dijeni për masëndisiplinore të marrë ndaj tij, të ankohet edhe drejtpërdrejt në gjykatë.

Vendimi I Këshillit të Ministrave Nr.786 datë 4.6.2008

“Për miratimin e Rregullores së disiplinës së Policisë së Shtetit.”.....,

Neni 24 parashikon:

1. Me fillimin e ecurisë disiplinore, pas njoftimit me shkrim të personit, kryhenveprimet e mëposhtme:a) Verifikohet nëse punonjësi i Policisë është njohur me:i) aktet normative, si dhe çdo ndryshim të tyre;ii) përshkrimin e pozicionit të punës;iii) pasojat që mund të ketë punonjësi në rast shkeljeje.b) verifikohen faktet në lidhje me:i) pyetjen ose marrjen e deklaratave nga dëshmitarët, mbajtjen e shënimeve

[Shqiptarja.com]

Page 6: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

rreth tyre, verifikimin e fakteve kundërshtuese;ii) rishikimin e dokumentacionit përkatës për mospërputhje, për fakte qëmungojnë, data apo firma që janë hequr, etj.;iii) shqyrtimin e dosjes së punonjësit;iv) komunikimin me punonjësin për t'u njohur me variantin e tij të ngjarjeve apoproblemit;v) rishqyrtimin e dokumenteve apo verifikimin me dëshmitarë të tjerë që mundtë kenë dijeni të drejtpërdrejtë, nëse ka ndonjë mospërputhje ndërmjet variantittë punonjësit dhe atij të dëshmitarëve apo mënyrës se si kuptohen faktet;vi) zbatimin e detyrimeve për një proces të drejtë dhe transparent sipaslegjislacionit në fuqi.c) verifikohen praktikat dhe rastet e procedimeve disiplinore të mëparshme:i) masat disiplinore të dhëna për punonjësit e tjerë që kanë kryer të njëjtatshkelje;ii) rastet e mëparshme të mosndëshkimit me masë disiplinore për shkak tëmosnjohjes së rregullit të shkelur nga ana e punonjësit;iii) praninë e faktorëve apo rrethanave rënduese për të dhënë masëndisiplinore, si dhe mundësinë për të përmbushur detyrimet për njohjen erregullit;iv) reagimin e punonjësve për masën e dhënë në të shkuarën për të njëjtin llojshkeljeje.ç) sigurohet informacion i nevojshëm:i) nëse këshillat dhe udhëzimet/miratimet e dhëna janë në përputhje meprocedurat dhe kriteret e vendosura;ii) nëse është plotësuar i gjithë dokumentacioni sipas kërkesave të përcaktuarapër ecurinë disiplinore.2. Para dhënies së masës disiplinore shqyrtohen edhe:a) rezultatet në punë/shërbim që përcaktohen në varësi të përshkrimit të punës,të vullnetit të treguar nga punonjësi për të kryer detyrat e përmirësuarrezultatet, të llojit e nivelit të mangësive të konstatuara, nëse ka pasur, si dhe tëndihmës që i është dhënë për t'u përmirësuar;b) sjelljet e identifikuara, si dhe rrethanat që duhen provuar në këto raste.3.......

Neni 26 parashikon:

Përgjegjësitë për verifikimin dhe shqyrtimin e shkeljeve disiplinore

1. ..........2. Shkeljet e rënda disiplinore, kur konstatohen nga eprori i punonjësit, iraportohen menjëherë, sipas linjës hierarkike, Drejtorisë së StandardeveProfesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, duke njoftuar

[Shqiptarja.com]

Page 7: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

njëkohësisht me shkrim edhe punonjësin e policisë për fillimin e ecurisëdisiplinore.3. Kur ankesat për shkelje disiplinore të personelit të policisë vijnë drejtpërdrejtnë Drejtorinë e Standardeve Profesionale, sipas nenit 9 të kësaj rregulloreje,nëse shkelja e raportuar rezulton e rëndë, Drejtoria e Standardeve Profesionalekryen të gjitha veprimet e përcaktuara në nenin 24 të kësaj rregulloreje, dukenjoftuar njëkohësisht personin për fillimin e ecurisë disiplinore........

Neni 27 parashikon:

1. Në përfundim të verifikimit dhe shqyrtimit të shkeljes, në përputhje me nenin24 të kësaj rregulloreje, .....2. Për shkeljet e rënda disiplinore, Drejtoria e Standardeve Profesionalepërgatit raportin përfundimtar dhe rekomandimin për dhënien e masësdisiplinore, të cilat ia dërgon menjëherë titullarit që ka në kompetencë dhëniene masës disiplinore. Në këto raste titullari përkatës merr vendimin për dhëniene masës disiplinore.3. Raporti përfundimtar përmban:a) shkeljen e kryer;b) nenin përkatës të kësaj rregulloreje ose normën e shkelur;c) dokumentet ku bazohen faktet/provat;ç) konkluzionin.4. Vendimi për dhënien e masës disiplinore përmban:a) ngjarjen ku bazohet masa e dhënë, duke përfshirë: datën, orën, vendin, si dherrethana të tjera që lidhen me ngjarjen;b) rregullin apo normën që është shkelur, duke përcaktuar nenin përkatës tërregullores;c) nëse shihet e arsyeshme, veprimet që duhet të kryejë punonjësi i Policisë indëshkuar për t'u përmirësuar;ç) rastet e mëparshme të shkeljeve të ngjashme dhe të masave disiplinore tëmarra;d) një listë dhe kopje të të gjitha dokumenteve që mbështesin masën disiplinoretë dhënë;dh) të drejtën që ka punonjësi i Policisë i ndëshkuar për t'u ankuar dhe afatet eankimit;e) nënshkrimin dhe datën që punonjësi i Policisë ka marrë dijeni për masëndisiplinore të dhënë. Ky nënshkrim nuk nënkupton pranimin e shkeljes ose tëmasës së dhënë........Neni 28 parashikon:

1. Pas përfundimit të verifikimit dhe shqyrtimit të shkeljes disiplinore kryhenveprimet si më poshtë:

[Shqiptarja.com]

Page 8: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

a)......b) Për shkeljet e rënda disiplinore, Drejtori i Standardeve Profesionale irekomandon titullarit përkatës, sipas nenit 30 të kësaj rregulloreje, dhënien emasës disiplinore përkatëse për punonjësin e policisë që ka kryer shkeljendisiplinore.

Neni 29 parashikon:

1. Vendimi për dhënien e masës disiplinore duhet t'i komunikohet me shkrimbrenda tri ditëve pune nga marrja e vendimit vetë punonjësit të Policisë. Kykomunikim bëhet nga eprori i drejtpërdrejtë ose personi i autorizuar prejtitullarit, i cili i komunikon punonjësit të policisë arsyet e dhënies së saj, si dhepërmirësimet që ata presin prej tij. Eprori dhe punonjësi i policisë i ndëshkuarnënshkruajnë, me firmë dhe datë për njoftimin e bërë lidhur me dhënien emasës.2. Punonjësit të Policisë, të ndëshkuar me masë disiplinore, i jepet një kopjeorigjinale e vendimit për dhënien e masës disiplinore, si dhe kopje e raportitpërfundimtar apo të dokumenteve të tjera mbështetëse nëse nuk janë siguruarmë parë.3. Një kopje e vendimit për dhënien e masës disiplinore, e nënshkruar ngapunonjësi i Policisë i ndëshkuar, administrohet në strukturën përkatëse tëpersonelit, e cila pas përfundimit të afatit të ankimimit ose përfundimit tëprocedurave të ankimimit, e vendos atë në dosjen personale të punonjësit. ......4. Kur punonjësi i ndëshkuar refuzon për të nënshkruar për marrjen dijeni përvendimin për dhënien e masës disiplinore, punonjësi që bën komunikimin emasës në prani dhe të mbrojtësit ose një përfaqësuesi të sindikatës, vendosshënimin "refuzon firmën".

Neni 30 Kompetencat për dhënien e masave disiplinore

1. Funksionet që kanë të drejtë të japin masa disiplinore janë:a) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për masën disiplinore "Përjashtim ngaPolicia" për të gjithë punonjësit e Policisë me gradën "Nëninspektor","Kryeinspektor" deri në "Drejtues i Parë",......

Duke patur parasysh objektin e padise dhe provat shkresore, ne kushtet kurpaditesi ka kundershtuar një akt administrativ i cili ka sjelle pasoja juridikeper te sic eshte largimi nga detyra,ne kuptim te nenit 32 e 324 te K Pr C ,gjykata cmon se pala paditese legjitimohet ne ngritjen e padise.

Pala e paditur legjitimohet të thirret si e tillë pasi akti administrativ ipërjashtimit nga policia është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë sëShtetit , dhe brenda kompetencave të tij në bazë të nenit 57 të Ligjit nr 9749

[Shqiptarja.com]

Page 9: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

date 04.06.2007 “Per policine e shtetit” dhe të nenit 30 të “Rregullores sëdisiplinës së policisë së shtetit”.

Ne baze te nenit 324 te K Pr C jane ne kompetencen e seksioneve per gjykimetadministrative padite ku kerkohet shfuqizimi ose ndryshimi i nje aktiadministrativ. Meqenese ky vendim pretendohet se cenon paditesin ne menyreindividuale, kjo padi edhe ne kuptim te nenit 325 te K Pr C mund te ngrihet negjykate.

Gjykimi i çeshtjes eshte ne kopetencen e Gjykates se Rrethit Gjyqesor, Tiraneme kuptim te te neneve 42 e 43, e 327 te K.Pr.Civile pasi padia kunder aktitadministrativ shqyrtohet nga seksioni perkates i gjykates ne zonen e se ciles kaqendren organi administrativ.

Duke qene se te pala e paditur ka qendren ne Tirane, nga pikepamja ekompetences tokesore, çeshtja e paraqitur duhet te merret ne shqyrtim ngaGjykata e Rrethit Gjyqesor, Tirane.

Ne referim te nenit 35 te K.Pr.Civile, çeshtja u gjykua me trup gjykues teperbere nga nje gjyqtar, per shkak se i akti administrativ nuk ka vlere dhe nuku kerkua nga palët ne seance pergatitore, sipas nenit 158/a te K.Pr.Civile.

Gjykata pasi administroi provat paraqitura nga palët cmon se padia e paditësitështë pjesërisht e drejtë.

Gjykata cmon se kërkimi i paditësit për pezullimin e aktit administrativeVendimit nr.38 date 27.04.2012 per dhenie mase disiplinore “Perjashtim ngaPolicia”nuk duhet të pranohet pasi sic u provua nga pohimi i palëve ky akt tani ika sjelle pasojat e tij: paditësi nuk është më pjesë ë strukturave të Policisë sëShtetit.

Gjithashtu gjykata konkludon se nuk jemi para kushteve të nenit 329 të K PrC pasi paditësi nuk provoi se nga ekzekutimi i këtij urdhëri atij i mund ti vijëndonjë dëm i rëndë dhe i pazëvëndësueshëm.

Por në lidhje me pretendimin e paditësit për mosrespektim të regullores sëdisiplinës në lidhje me zbatimin e procedurës së ecurisë disiplinore gjykatacmon se ky kërkim është i mbështetur në ligj e në prova dhe si i tillë duhet tëpranohet.

U provua se akti administrativ objekt gjykimi është dhënë pasi paditësi kakërkuar doreheqjen e parevokueshme.

[Shqiptarja.com]

Page 10: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Në bazë të nenit 57/dh të Ligjit “ Mbi Policinë e Shtetit”

1. Një punonjës i Policisë lirohet nga detyra kur e kërkon vetë një gjë të tillë.

Rezultoi e provuar se paditësi ka kërkuar lirimin e tij me dt 25 04.2012 dhe palae paditur pa u shprehur për këtë kërkim të paditësit ka dhënë dy ditë më pas,me 27.04.2012, masën disiplinore të përjashtimit nga policia.

Në këto rrethana gjykata cmon se pala e paditur ka vepruar në kundërshtim mekërkesat e nenit 57 të Ligjit “Mbi Policinë e Shtetit”.

Gjithashtu u provua se e pala e paditur ka vepruar në shkelje të procedurës sëkërkuar nga Regullorja e Disiplinës në lidhje me ecurinë disiplinore deri nëmarrjen e vendimit të masës disiplinore.

Nga provat e administruara në seancë gjyqsore dhe që ndodhen në dosjengjyqsore nuk rezulton që Drejtoria e Standardeve Profesionale të ketë njoftuarpaditësin për fillimin e ecurisë disiplinore.

Gjithashtu u provua se pala e paditur nuk ka dëgjuar paditësin në lidhje meshkeljet që ai pretendohet se ka kryer nga relacioni i Drejtorisë së Standarteve.

Nga administrimi i provave shkresore gjithashtu u evidentua se paditësit nuk iështë komunikuar masa disiplinore e dhënë, kërkesë kjo e domosdoshme eparashikuar nga neni 29 i Regullores së disiplinës.

Në këto rethana meqënëse pala e paditur në marrjen e masës disiplinore“Përjashtim nga policia” ndaj paditësit ka vepruar në shkelje të nenit 57 tëLigjit “Për policinë e Shtetit” dhe në shkelje të neneve 24, 26,27 e 29 tëRegullores së Disiplinës së Policisë përsa i përket procedurës së marrjes sëmasës disiplinore , gjykata cmon se ky vendim duhet të anullohet.

Në përfundim, gjykata, pasi zbatoi me përpikmëri të gjitha kërkesat e Kodit tëProcedurës Civile konkludon për pranimin e padisë pjesërisht.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata në bazë të nenit 126, 309, 331 të K P C e nenit 117 të K Pr A

VENDOSI

- Pranimin pjesërisht të padisë së paditësit Shemsi Prenci.- Anullimin e aktit administrativ, Vendimit nr.38 date 27.04.2012 të

[Shqiptarja.com]

Page 11: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Shemsi Prençin

Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit per dhenie masedisiplinore “Perjashtim nga Policia”, ndaj paditësit Shemsi Prenci.

- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë 15 ditë

nga e nesërmja e shpalljes së vendimit- Tiranë më 06.06.2013

SEKRETARE GJYQTARESUZANA MURATAJ MIMOZA KAJO-BRAHIMI

Shpenzime gjyqësoreTaksa e Pullës 12 000 lekeAvokat 40 000 leke

[Shqiptarja.com]