32
Jetosh NË TIRANË VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË SHËRBIMEVE PUBLIKE STUDIM I NJE GRUPI STUDENTËSH TË UNIVERSITETIT POLIS

Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

  • Upload
    co-plan

  • View
    264

  • Download
    4

Embed Size (px)

DESCRIPTION

 

Citation preview

Page 1: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Të Jetosh NË TIRANËVLERËSIMI I PERFORMANCËS SË SHËRBIMEVE PUBLIKE

STUDIM I NJE GRUPI STUDENTËSH TË UNIVERSITETIT POLIS

Page 2: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Autoret: Studente të “Studimeve mjediSore dhe Planifikimit urban” të univerSitetit PoliS - tiranë.ky botim është mbështur nga rrjeti “env.net”,

design dhe formatim: KILICA Studio

Page 3: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

“TË JETOSH NË TIRANË”

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË SHËRBIMEVE PUBLIKE

Page 4: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike
Page 5: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Pëmbajtia

HYRjE .............................................................................................................7Autorët ..............................................................................................................................................7Objektivat dhe Kontributi ...................................................................................................................7Metodologjia .....................................................................................................................................8Vështirësitë dhe disponibiliteti i të anketuarve ...................................................................................8Aspektet statistikore dhe limitimet e studimit ....................................................................................9

GjEtjEt E StUDimit ..................................................................................10

PROFiLi i të aNKEtUaRVE .........................................................................11

VLERëSimi QYtEtaR mbi CiLëSiNë E SHëRbimEVE PUbLiKE ..............13Pastërtia dhe mirëmbajtja e rrugëve .................................................................................................13Largimi i mbetjeve urbane ................................................................................................................15Parqet dhe Gjelbërimi .......................................................................................................................16Transporti Publik ...............................................................................................................................18Furnizimi me ujë dhe kanalizimet ......................................................................................................20Ndriçimi Rrugor ................................................................................................................................21Performanca e Qeverisjes Vendore ...................................................................................................22

CiLëSia E jEtëS ...........................................................................................23Cilësia e Ajrit në Tiranë.....................................................................................................................24Lëvizja me biçikletë në Tiranë ...........................................................................................................25Të rrezikuar nga përmbytjet ..............................................................................................................26Punësimi ...........................................................................................................................................26

Lidhja me internet .............................................................................................................................26

PRiORitEtEt DHE KONtRibUti QYtEtaR ................................................27Prioritetet e qytetarëve mbi shërbimet publike..................................................................................27Vullneti për të paguar tarifa apo taksa më të larta ............................................................................29Opinioni qytetar ndaj ndërtimeve pa leje ..........................................................................................31

5

Page 6: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

ky botim vjen si një nismë dhe punë e përbashkët e një grupi studentësh të degëve: “Studime mjedisore” (viti iii) dhe “Planifikimi urban” (viti iv) të uni-versitetit Polis.

ky botim është mbështur financiarisht nga rrjeti “env.net”, i krijuar për vënien në zbatim të një veprimi të përbashkët të titulluar “Zhvillimi i env.net në ballk-anin Perëndimor dhe në turqi”: “t’u japim qytetarëve një zë për të ndikuar mbi reformat e proceseve mjedisore për integrim më të afërt në be”, i nisur nga dhjetori 2012.

autorët e këtij botimi shprehin mirënjohjen për të gjithë qytetarët e tiranës, që kontribuan drejtpërdrejt me mendimet e tyre për realizimin e anketimit mbi performancën e shërbimeve publike në qytetin e tiranës. ky botim prezanton një përmbledhje të rezultateve të anketimit dhe të reflektimeve rreth tyre, ndërkohë një paraqitje edhe më të plotë të rezultateteve të anketimit mund ta gjeni në: www.co-plan.org www.universitetipolis.edu.alwww.env-net.org

Mbështetja dhe

falënderimet

Page 7: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

HYRJEautorët

Ky botim vjen si një reflektim dhe përmbledhje e rezultateve dhe gjetjeve më të rëndësishme të marra nga një anketim i gjerë i kryer nga një grup studentësh të “Studimeve Mjedisore dhe Planifikimit Urban” në qyte-tin e Tiranës. Anketimi kishte në fokus vlerësimin për:

a. Performancën e shërbimeve publike në qytetin e Tiranës,

b. Cilësinë e jetës,

c. Prioritetet e qytetarëve të Tiranës për shërbime më të mira.

Realizuesit e anketimit:Albi Sulo, Alda Subashi, Andrea Llazari, Argita Selimaj, Arjela Tifi, Arvela Vukzaj, Besjana Qaja, Elmaz Bendo, Elton Dakoli, Era Ziso, Ermelinda Beci, Erni Kocani, Fatbardha Hyseni, Florjan Prifti, Ina Brata, Iva Tavanxhiu, Jonida Ukperaj, Ledio Capo, Leonard Gjokeja, Lorela Beshiri, Renald Kallari, Romina Baballeku, Sara Abazaj, Sindi Haxhija, Terezina Marku, Uendi Murthi.

Kontribuesit përmbajtësorë:Fatbardha Hyseni, Era Ziso, Arjela Tifi, Erni Kocani, Andrea Llazari, Renald Kallari, Ledio Capo, Romina Ba-balleku, Ermelinda Beci, Besjana Qaja, Ina Brata, Sindi Haxhija, Albi Sulo, Leonard Gjokeja, nën mbështetjen e stafit të Co-PLAN: Redion Biba dhe Teida Shehi.

Objektivat dhe Kontributi

Objektivi kryesor i këtij studimi ishte që nëpëmjet marrjes së mendimit të qytetarëve të Tiranës, të bëhej: një vlerësim i nivelit dhe i arritjeve të pritshmërive ndaj shërbimeve publike në qytetin e Tiranës; identifikimi i problemeve, nevojave dhe prioriteteve kryesore; krahasimi i rezultateve ndërmjet zonave të ndryshme (sipas njësive bashkiake); si dhe dhënia e rekomandimeve të përgjithshme dhe specifike për përmirësimin e shërbimeve publike. Përveç vlerësimit të nivelit të shërbimeve publike, anketimi kishte për objektiv marrjen e perceptimit të qytetarëve rreth cilësisë së jetës sipas konsideratave mjedisore dhe sociale, konsideratave të mobilitetit apo strehimit, vullnetit për të paguar më shumë taksa dhe tarifa për shërbime më të mira publike, apo rreth

7

Page 8: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

çështjeve të mprehta urbane (prishja e ndërtimeve pa leje etj.).

Duke marrë për bazë kufizimet që ka studimi, rezultatet dhe gjetjet e tij nuk mund të shërbejnë për të vlerësu-ar punën apo performancën e qeverisjes vendore lidhur me ofrimin e shërbimeve publike. Gjithsesi studimi mund të ofrojë informacion dhe të dhëna paraprake për autoritetet e qeverisjes vendore, administratorët e shërbimeve publike etj., për të njohur problemet, nevojat dhe prioritetet e publikut rreth shërbimeve publike. Rezultatet e anketimit mund të jenë me interes edhe për vetë qytetarët e Tiranës, grupet e komunitetit, orga-nizatat joqeveritare mjedisore etj.

metodologjia

Anketimi u zhvillua në territorin e qytetit të Tiranës, i ndarë ky në zona sipas njësive bashkiake, dhe më tej në nënzona me karakteristika, tipologji dhe infrastrukturë të ndryshme urbane, ku rrjedhimisht pritej të kishte nivele të ndryshme të ofrimit të shërbimeve publike, apo të cilësisë së jetës. Për shkak të gabimeve në plotësimin e të dhënave, u morën në studim vetëm të dhënat e njësive bashkiake Nr.2, Nr.3, Nr.4, Nr.5, Nr.6, Nr.7, Nr.8, Nr.9 dhe Nr.10, të ndara gjithsej në 29 nënzona urbane.Anketimi u zhvillua gjatë muajit Dhjetor, 2014, nëpërmjet kryerjes së intervistave të drejtpërdrejta me qytet-arë të Tiranës, nga të cilat u konsideruan të vlefshme rezultatet e 417 pyetësorëve të plotësuar. Çdo pyetësor përmban 35 pyetje të karakterit cilësor (sipas niveleve të vlerësimit) dhe të atij sasior (bazuar në të dhëna dhe tregues specifikë), të ndara sipas:

• Profilit të të anketuarve;

• Cilësisë së shërbimeve publike;

• Cilësisë së jetës;

• Prioritetet dhe interesat publike.

Vështirësitë dhe gatishmëria e të anketuarve

Në përgjithësi, bashkëpunimi dhe komunikimi me të intervistuarit ishte pozitiv dhe i frytshëm, megjithatë u shoqërua me vështirësi apo pengesa të ndryshme. Disa nga vështirësitë kryesore të hasura gjatë anketimit ishin refuzimi për t’u intervistuar apo skepticizmi për t’u prononcuar, për arsye të ndryshme që lidhen me kohën, vullnetin për t’u përgjigjur, apo edhe për faktin se qytetarët nuk janë shumë të familjarizuar me anke-timet etj.

8

Page 9: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

aspekte statistikore dhe kufizimet e studimit

Përzgjedhja e kampioneve u bë në mënyrë rastësore në rrugë, duke anketuar një sasi të njëjtë të qytetarëve për çdo njësi bashkiake dhe në çdo rast jo më pak se 31 të anketuar. Nuk u aplikua ndonjë kriter tjetër për përzgjedhjen e kampioneve të intervistave, si për shembull sipas moshës, statusit të punësimit, nivelit të të ardhurave, statusit arsimor etj.Në total, u realizuan 417 intervista, që në rang qyteti sigurojnë një marzh gabimi ±5% me një interval saktësie prej 95%. E thënë me fjalë të tjera ka 95% të ngjarë që parametrat e popullatës të bien brenda intervalit, kufijtë e të cilit janë përqindjet e shembullit, plus/minus marzhin e gabimit.Megjithatë studimi ka kufizimet e veta që lidhen me mënyrën e përzgjedhjes rastësore të të anketuarve, per-ceptimin, aftësinë dhe vullnetin për të vlerësuar siç duhet performancën e shërbimeve publike, të interesave individuale, dhe të bindjeve politike etj., mënyrë, e cila mund të influencojë përgjigjet e tyre. Gjithashtu, të dhënat e Njësive Bashkiake Nr. 1 dhe Nr.11 nuk u morën në konsideratë për shkak të gabimeve në plotësim. Pra, studimi nuk mund të përfaqësojë të gjithë qytetin e Tiranës. Rrjedhimisht, rezultatet përfaqësojnë vetëm mendimin dhe opinionet e qytetarëve të 9 njësive bashkiake.

9

Page 10: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

GJETJET E STUDIMIT Ndër gjetjet kryesore të studimit përzgjedhim si më poshtë:

> Qytetarët mendojnë se “pastrimi i rrugëve” dhe “largimi i mbetjeve” janë ndër shërbimet publike më të rëndësishme, ndjekur nga “furnizimi me ujë” dhe “mirëmbajtja e rrugëve”. Ndërkohë, pavarësisht cilat shërbime publike konsiderohen më të rëndësishme, qytetarët prioritetet e tyre për shërbimet publike I lidhin më shumë me nevojat për përmirësimin e shërbimeve më problematike;

> Parqet dhe gjelbërimi në Tiranë (zonat e studimit) rezultojnë si shërbimet më pak të vlerësuara nga qytetarët, ku rreth 55% e tyre mendojnë se cilësia e këtij shërbimi është e dobët (36%) ose shumë e dobët (18.5%). Perceptimi negativ i qytetarëve lidhet më shumë me mungesën e hapësirave të gjel-bra dhe mungesën e mirëmbajtjes së tyre;

> 71% e qytetarëve deklarojnë se nuk e përdorin ujin e rrjetit si ujë te pishëm. Ndërkohë, për pjesën tjetër: ose cilësia e ujit është e kënaqshme, ose janë arsyet ekonomike ato që influencojën për për-dorimin e tij si ujë i pijshëm;

> Qytetarët e Tiranës (zona e studimit) vendbanimin e lidhin më shumë me afërsinë me punën apo me rrethin familjar, por edhe me çmimet më të lira për banesat apo qiratë e tyre. Vëtëm 10% e tyre men-dojnë se shërbimet më të mira publike kanë qenë arsyeja e përzgjedhjes së vendbanimit aktual;

> Cilësia e ajrit në Tiranë (zona e studimit) është një nga shqetësimet kryesore për qytetarët, ku 93% e tyre mendojnë se është problematik ose shumë problematik, me pasoja për shëndetin e tyre. Pa dashur të identifikojmë shkaktarët e kësaj gjendjeje, vëmë në dukje se me sa duket qytetarët kërkojnë marrjen e masave të shpejta për ndryshim sidomos në lidhje me sistemimin e trafikut, përdorimin e transportit të gjelbër apo rritjen e sipërfaqes së gjelbër në qytet;

> 64% e qytetarëve të Tiranës (zona e studimit) mendojnë se lëvizja me biçikletë është e vështirë, por e mundur, ndërkohë që rreth 30% mendojnë se është e rrezikshme për shëndetin;

> Pavarësisht faktit se Tirana mbetet një qytet me potencial të lartë punësimi, rezultatet e anketimit (zona e studimit) tregojnë një përqindje të lartë (32%) të punësimit sezonal dhe pasiguri të madhe për një punë të afatgjatë;

> “Largimi i mbetjeve”, “parqe dhe gjelbërim” dhe “furnizimi me ujë” konsiderohen nga qytetarët e Tiranës (zona e studimit) si shërbimet më parësore për t’u përmirësuar menjëherë;

> Megjithëse duan shërbime më të mira publike, rreth 51% e qytetarëve nuk kanë dëshirë të paguajnë më shumë të ardhura vendore dhe 16% nuk e dinë pse duhet ta bëjnë këtë. 60% e qytetarëve men-dojnë se niveli i taksave dhe i tarifave nuk është në përputhje me shërbimin e ofruar;

> Ndërkohë që 42% e qytetarëve janë pro ndërtimeve pa leje, rreth 70% e totalit mendojnë se prishja e tyre do të përmirësojë cilësinë e jetesës së tyre.

10

Page 11: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

PROFILI I TË ANKETUARVEPër të profilizuar qytetarët e anketuar, u kërkuan të dhëna lidhur me moshën, statusin e banimit, statusin e punësimit dhe nivelin ekonomik. Këto të dhëna japin një informacion të detajuar rreth statusit shoqëror, social dhe ekonomik të të anketuarve, por gjithsesi në këtë botim nuk është bërë ndonjë analizë e kryqëzuar midis profilit të të anketuarave dhe opinionit të tyre për vlerësimin e performancës së shërbimeve dhe për-parësive të tyre etj.Megjithëse të përzgjedhur në mënyrë rastësore, rezulton se kemi një shpërndarje të mirë të moshës së të anketuarve. Kështu pjesa më e madhe e të intervistuarve rezulton me arsim të lartë dhe pasuniversitar (rreth 58%), ndërkohë që 32.6% kanë arsim të mesëm dhe 9.6% me arsim 8-vjeçar. Bazuar në kriterin e moshës, mendojmë se pjesa dërrmuese e të anketuarve ka një mendim objektiv dhe kuptueshmëri të mirë të pyetjeve dhe temave të mbuluara në këtë anketim.Përsa i përket kategorizimit sipas moshës, mbizotëron kategoria e moshës më aktive “23-42 vjeç” me 42% të totalit, e ndjekur nga kategoritë e moshës “41-70 vjeç” dhe “16-22 vjeç” me përkatësisht 30% dhe 24% të totalit.

9.6%

32.6%

49.9%

7.9%

8 vjecar

I mesem

I larte

2.9%

24.2%

42.4%

30.5%7 deri 15

16 deri 22

23 deri 40

41 deri 70

Megjithëse nuk janë vendosur kufij të qartë mbi nivelin e të ardhurave, të intervistuarit e vlerësojnë veten kryesisht në shtresën e mesme ekonomike, ndërkohë një minorancë e tyre e klasifikon veten si banor me të ardhura të ulëta dhe të larta.

11

Page 12: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

10.3%

79.6%

10.1%

E ulet

E Mesme

E larte 62.3%

35.3%

2.4%

Pronesi

Me qera

Pa strehe

Nga pikëpamja e statusit të strehimit, pjesa më e madhe deklarojnë pronësi mbi banesën, por gjithsesi një pjesë e konsiderueshme (rreth 35%) deklarojnë se janë me qira. Vetëm 2.4% e tyre e vlerësojnë veten si të pastrehë ose janë në kërkim të një mundësie strehimi.

12

Page 13: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

VLERËSIMI QYTETAR MBI CILËSINË E SHËRBIMEVE PUBLIKE

Ofrimi dhe cilësia e shërbimeve publike mbetet një element kyç për cilësinë e jetës, ku nevoja për shërbime më të mira publike mbetet një përparësi e rëndësishme për qytetarët. Opinionet e qytetarëve tregojnë nivele të ndryshme vlerësimi për shërbime të ndryshme publike. Vërehen diferenca në cilësinë e shërbimeve pub-like midis vetë njësive bashkiake apo edhe midis zonave urbane brenda njësive bashkiake.Qytetarët mendojnë se “pastrimi i rrugëve” (37%) dhe “largimi i mbetjeve” (23%) janë ndër shërbimet më të rëndësishme publike, ndërkohë sipas rëndësisë renditen: “furnizimi me ujë”, “mirëmbajtja e rrugëve”, “arsimi”, “parqet dhe rekreativiteti” dhe “transporti publik”. Siç do shikohet në vijim, pavarësisht çfarë kon-siderojnë të rëndësishme, qytetarët më shumë i lidhin përparësitë për shërbimet publike me nevojat për përmirësimin e shërbimeve problematike sesa me rëndësinë ndaj tyre.

Në një vlerësim të përgjithshëm të performancës së shërbimeve publike, mbizotëron përcaktimi si: mesa-tare (46%), por sidoqoftë një numër i konsiderueshëm qytetarësh (27%) janë të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me cilësinë e tyre. Siç do shikohet në vijim kemi nivele të ndryshme vlerësimi për shërbime të ndryshme, madje dhe sipas njësive bashkiake.

Pastërtia dhe mirëmbajtja e rrugëve

Diçka më pak se gjysma e të intervistuarve japin një vlerësim mesatar për shërbimin e pastrimit të rrugëve. Ky shërbim është i dobët për 25% të të an-ketuarve dhe vetëm 27% mendojnë se ky shërbim është i mirë apo shumë i mirë.

Vihet re se vlerësimi në lidhje më pastërtinë e rrugëve ndryshon nga qendra në drejtim të per-iferisë së qytetit. Gjithashtu, siç shikohet më posh-të, vihet re një lidhje (ngjashmëri) midis rezultateve të pastrimit të rrugëve dhe cilësisë së tyre.

9%

27%

46%

16%2%

Shume e dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Kenaqesia qytetare për shërbimet publike

13

Page 14: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Kjo për faktin se: pastërtia e rrugëve lë shumë për të dëshiruar në rrugët e dëmtuara; perceptimi i banorëve është se pastrimi nuk kryhet siç duhet; banorët janë më të pakujdesshëm e më të papërgjegjshëm, duke hedhur mbeturina pa kriter në rrugët e dëmtuara. Ndër arsyet kryesore për nivelin e dobët të shërbimeve të pastrimit të rrugëve, nënvizohen: mungesa e pas-trimit të tyre ose shërbimi jofrekuent; hedhja pa kriter e mbeturinave nëpër rrugë etj.

Përgjigjet e dhëna për cilësinë e rrugëve qytetarët i lidhin me praninë apo mungesën e rrugëve të reja si dhe mirëmbajtjen e atyre ekzistuese. Rreth 41% e përgjigjeve e vlerësojnë si mesatare cilësinë e rrugëve në Tiranë dhe vetëm 27% mendojnë se rrugët janë cilësore apo shumë cilësore. Cilësia e rrugëve vlerësohet pak më problematike se pastër-tia e tyre, ku përqindja e të anketuarëve të pakënaqur është rreth 31% në krahasim me 25% për pastërtinë e rrugëve. Vihet re një rritje e pakënaqësisë së qytet-arëve nga qendra në periferi të qytetit.

Pakënaqësia e qytetarëve lidhur me pastërtinë dhe cilësinë e rrugëve

10%

25%

20%

46%

30%

47%

16%

22%

12%

38%

20%

28%

52%

44% 45%

12%

22%

14%

0%

10%

20%

30%

40%

50%

60%

NjësiaBashkiake 2

NjësiaBashkiake 3

NjësiaBashkiake 4

NjësiaBashkiake 5

NjësiaBashkiake 6

NjësiaBashkiake 7

NjësiaBashkiake 8

NjësiaBashkiake 9

NjësiaBashkiake10

Cilesia e pastertise se rrugeve

Cilesia e rrugeve

25%

47%

24%

4%

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Cilesia e pastertise se rrugeve

14

Page 15: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Largimi i mbetjeve urbaneNjë tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët është largimi i mbetjeve urbane. Vlerësimi i këtij shërbimi është bërë në dy nivele, që janë përkatësisht: rregullsia e grumbullimit të mbetjeve; mundësia dhe afërsia gjeografike e këtij shërbimi për qytetarët.Gati gjysma e banorëve të intervistuar vlerësojnë si mesatar (44%) shërbimin e largimit të mbetjeve dhe rreth 30% mendojnë se ai është i rregullt ose shumë i rregullt. Ndërkohë një ndër katër qytetarë mendojnë se mbetjet nuk largohen në kohë ose prej shumë kohësh. Ky vlerësim mendojmë se lidhet edhe me percep-timet e banorëve rreth infrastrukturës dhe cilësisë së kontenierëve, nëse kontenierët janë të tejmbushur gjatë orëve të ditës, apo ka mbetje urbane jashtë tyre etj.Qytetarët e intervistuar mendojnë se 61% e kontenierëve në Tiranë rezultojnë në një distancë të afërt deri në 100m nga banesat e tyre. Ndërkohë 13% e qytetarëve mendojnë se distancat për tek kontenierët është mbi 200m a mbi 500m, që mund të konsiderohet relativisht një distancë e papërshtashme për ta.

Frekuenca e largimit të mbetjeve në lagjen tuaj

MESATAR

SHUME E PARREGULLT

JO FREKUENTFREKUENT

SHUME I RREGULLT

9,5 %

16,1 %

43,9%

24,9 %

5,6%

Largësia e kazaneve të mbetjeve

DERI 50 METRADERI 500 METRA

8,5 %MBI 500 METRA

4,4 %

DERI 200 METRA

28,5%

DERI 100 METRA35 %

25,5%

15

Page 16: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

119

8

3

1

2

5

10

7

6

4

18%

30%22%

26%

4%

40,8%

10%

36%

28,6%

8%

44%26%22%

40,8%

20,4%10,2%

28%20%

6%

28,6% 28,6%

10,2%2%

29,17%

12,5%

14%

44% 30%

12%

5%

40%45%

10%

16%

30%28%22%

4%

Shume dobet

Dobet

Legjenda

Mesatar

Mire

Shume mire

Zonat e gjelbra

Siperfaqe ujore

Parqet dhe Gjelbërimi

Në përgjithësi banorët janë pak ose aspak të kënaqur përsa u përket parqeve dhe gjel-bërimit në Tiranë. Rreth 55% e qytetarëve mendojnë se cilësia e këtij shërbimi është e dobët (36%) ose shumë e dobët (18.5%). Perceptimi negativ i qytetarëve lidhet më shumë me mungesën e hapësirave të gjelbra dhe natyrisht me mungesën e mirëmbajtjes së tyre. Ndërkohë që në njësitë bashkiake Nr.2, Nr.6, Nr.9 dhe Nr.10, banorët e vlerësojnë diçka më mirë cilësinë e parqeve dhe të gjelbërimit të lagjeve të tyre në krahasim me njësitë e tjera bashkiake. Mungesa e hapësirave të gjelbra dhe parqeve në Tiranë ndikon në përkeqësimin e cilë-sisë së ajrit, çka për pjesën më të madhe të banorëve vlerësohet problematike ose shumë problematike.

19%

36%27%

16%2%

Shume e dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Cilesia e gjelberimit/ parqeve ne lagjen tuaj

16

Page 17: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

119

8

3

1

2

5

10

7

6

4

18%

30%22%

26%

4%

40,8%

10%

36%

28,6%

8%

44%26%22%

40,8%

20,4%10,2%

28%20%

6%

28,6% 28,6%

10,2%2%

29,17%

12,5%

14%

44% 30%

12%

5%

40%45%

10%

16%

30%28%22%

4%

Shume dobet

Dobet

Legjenda

Mesatar

Mire

Shume mire

Zonat e gjelbra

Siperfaqe ujore

VLERëSimi QYtEtaR mbi CiLëSiNë E PaRQEVE DHE GjELbëRimit, SiPaS NjëSiVE baSHKiaKE

17

Page 18: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

transporti Publik

Vlerësimi ndaj transportit publik është bërë sipas cilësisë së ofrimit të këtij shërbimi, dhe sipas frekuencës mesatare të lëvizjes së autobusave. Në rang qyteti, 34% e qytetarëve shprehin pakënaqësi ndaj këtij shërbimi për arsye të ndryshme. Gjithsesi qytetarët mendojnë pozitivisht për nivelin e këtij shërbimi. Ekziston një vlerësim pozitiv lidhur me ndryshimet e bëra në transportin publik kohët e fun-dit: privatizimi i linjave kryesore në qytet, futja e au-tobuzave të rinj dhe shërbimet më cilësore për qytet-arët. Ka ndryshime në vlerësimin e qytetarëve midis njësive bashkiake, ku njësitë më të kënaqura rezulto-jnë ato me Nr.6, Nr.7, Nr.10, Nr.8 dhe Nr.3, ndërkohë zona me kontraste më të mëdha në vlerësim rezul-ton njësia Nr.5. Njësia bashkiake Nr. 9 rezulton zona me performancë më të dobët përsa i përket këtij shërbimi.

Vlerësimi sasior mbi frekuencën e autobuzave përputhet deri diku me cilësinë e shërbimit të transportit publik. Ndryshimet në frekuencat e lëvizjes së autobuzave mendojmë se lidhet me ndryshimet midis vetë linjave të transportit publik. Rreth 30% e qytetarëve deklarojnë se autobuzat vijnë rrallë, klasifi-kuar midis kategorive “10-20min” dhe “mbi 20min”. Ndërkohë, rreth 37% e qytetarëve deklarojnë se frekuenca e ardhjes së autobuzave është përafërsisht 5 min, që korrespondon deri diku me vlerësimin: mirë apo shumë mirë për këtë shërbim.

Cilësia e transportit publik

8,5 %

4,4 %

28,5%

SHUME E MIRE

E DOBET

SHUME E DOBET

MESATARE

E MIRE35 %

25,5%

Frekuenca mesatare e autobusave

23,5 %

6,5 %

34,5%

nën 3 minuta

10-20 minuta

mbi 20 minuta

5-10 minuta

3-5 minuta

26,9 %

8,6%

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

2 % 2 %

21 %

45 %

31 %

24%

36%30%

10%

2%

16%

38%36%

8%

8%14%

42%

32%

70%

24%

10% 10%20%

60%

6% 8%

34%38%

14%

2%8%

40%

50%

15%19%

38%

19%11%

Shume dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Linjat e transportit

Legjenda

18

Page 19: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

VLERëSimi i QYtEtaRëVE PëR SHëRbimiN E tRaNSPORtit PUbLiK, SiPaS NjëSiVE baSHKiaKE

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

2 % 2 %

21 %

45 %

31 %

24%

36%30%

10%

2%

16%

38%36%

8%

8%14%

42%

32%

70%

24%

10% 10%20%

60%

6% 8%

34%38%

14%

2%8%

40%

50%

15%19%

38%

19%11%

Shume dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Linjat e transportit

Legjenda

19

Page 20: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Furnizimi me ujë dhe kanalizimet

Furnizimi me ujë mbetet një shërbim mjaft i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës. Nga anketimi rezulton se rreth 15% banesave të qytetarëve janë jashtë rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, banesa që paramendohet të jenë kryesisht në zonat informale dhe periferike të qytetit të Tiranës. Ndërkohë cilësia e furnizimit me ujë

vazhdon të mbetet problematike, ku vetëm 26% e pop-ullsisë shërbehet me mbi 15 orë në ditë. Shumë prob-lematik rezulton ky shërbim për 24% të banorëve të Ti-ranës.Uji i rrjetit vazhdon të jetë problematik për qytetarët për-sa i përket cilësisë së tij. Kjo reflektohet në përgjigjen e 71% të qytetarëve se nuk e përdorin ujin e rrjetit si ujë te pijshëm. Ndërkohë, për pjesën tjetër ose cilësia e ujit është e kënaqshme ose janë arsyet ekonomike, ato që influencojnë në përdorimin e tij si ujë të pijshëm. Pa dashur të identifikojmë arsyet dhe faktorët që influ-encojnë në shërbimin e furnizimit me ujë, ajo që është e dukshme është nevoja për investime dhe kontroll më të mirë të furnizimit me ujë në qytetin e Tiranës.Lidhja e banesave me rrjetin e kanalizimeve rezulton gati e njëjtë me furnizimin me ujë të pijshëm, që mungon për rreth 15% të banesave, kryesisht në zonat informale.

Zgjidhja e vetme e këtyre banorëve janë përdorimi gropave septike. Ndërkohë rreth 32% e qytetarëve (ku përfshihet edhe popullsia jashtë rrjetit të kanalizimeve), mendojnë që shërbimi i kanalizimeve është prob-lematik ose shumë problematik.

Kohëzgjatja e furnizimit me ujë në ditë

30,4 %

24,2 %

11 %

15-24 orë

5-10 orë

nën 5 orë

mbi 10 orë

10-15 orë8,2 %

26,2 %

29%

71%

Po

Jo

Perdorimi i ujit te rrjetit si uje te pijshem

85%

15%

Po

Jo

A eshte banesa juaj e lidhur

me rrjetin e furnizimit me uje te pijshem

20

Page 21: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

85%

15%

Po

Jo

A eshte banesa juaj e lidhur me rrjetin e kanalizimeve

6%

26%

39%

26%

3%

Shume e dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Cilesia e kanalizimeve ne rrjetin nentokesore

Ndriçimi Rrugor

Vlerësimi qytetar për shërbimin e ndriçimit publik rezulton në varësi të vendqëndrimit, ku më problematiket mbeten zonat periferike, dhe pak më mirë zonat afër qendrës së qytetit. Zakonisht rrjeti i ndriçimit funksionon në akset krye-sore të rrugëve, por mungon brenda lagjeve. Megjithëse nuk është bërë ndonjë vlerësim sasior mbi performancën e këtij shërbimi, perceptimi i qytetarëve është që ky shërbim është problematik ose shumë problematik për 35% të tyre dhe mirë ose shumë mirë për vetëm 25% të qytetarëve.

7%

28%

40%

20%

5%

Shume e dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Cilesia e ndricimit rrugor

21

Page 22: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Performanca e Qeverisjes Vendore

Si pjesë e pyetësorit, të intervistuarve iu kërkua të vlerësonin punën e qeverisë lokale, nëpëmjet një vlerësimi të përgjithshëm si të punës së saj ashtu dhe të aftësisë së saj për të zgjidhur ankesat apo problemet e qytet-arëve. Më shumë, qytetarët e vlerësojnë si të dobët (43%) dhe mesatare (40%) performancën e qeverisjes vendore, por pa e specifikuar mbi cilin nivel të qeverisjes është bërë ky vlerësim . Vetëm 17% mendojnë se kjo performancë është e mirë apo shumë e mirë.

Pak më i madh është numri i qytetarëve që shpre-hen të pakënaqur në lidhje me performancën ven-dore për të zgjidhur në kohë problemet apo anke-sat e tyre (rreth 45% e totalit. Kurse, me vlerësimin mesatar shprehen rreth 39% e të anketuarve.

11%

32%

40%

16%1%

Shume e dobet

Dobet

Mesatar

Mire

Shume mire

Performanca e qeverisjes vendore

22

Page 23: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

CILËSIA E JETËS

Qytetarët janë pyetur edhe për elemente të caktuara që kanë lidhje me cilësinë e jetës në Tiranë, si për shem-bull: aspekti mjedisor (cilësia e ajrit), sa e mundur apo e rrezikshme është lëvizja me biçikletë në Tiranë, si është mundësia e qytetarëve për internet dhe punësim, sa të rrezikuar janë nga përmbytjet dhe pse kanë zgjedhur të jetojnë në zonën përkatëse. Interesante janë dhe përgjigjet e qytetarëve lidhur me pyetjen mbi arsyet e zgjedhjes për të jetuar në lagjen përkatëse. Qytetarët e Tiranës vendbanimin e lidhin më shumë me afërsinë me punën apo me rrethin famil-jar, por edhe me çmimet më të lira për banesat apo qiratë e tyre. Vetëm 10% e tyre mendojnë se shërbimet më të mira publike kanë qenë arsyeja e përzgjedhjes së vendbanimit. Gjithsesi ky mund të jetë edhe thjesht një perceptim i banorëve, pasi një pjesë e konsiderueshme jetojnë në zonat aktuale jo domosdoshmërisht si zgjedhje e tyre, për shembull: kanë banesat aktuale ose kanë trashëguar një të tillë.

Page 24: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

60

36

429,2

4,2

66,7

44,940,8

14,3

34

64

2

30

54

142

30

60

82

34

66

20

75

5

38,849

10,2 2%%

%%

%

%

% %

%

%

%

% %

%

%

%

%

%

%%

%

%

%

%%

%

%

%

Shume problematik

Problematik

Legjenda

Pa problem

Teper i paster

%

119

8

3

1

2

5

10

7

6

4

Cilësia e ajrit në tiranë

Cilësia e ajrit në Tiranë është një nga shqetësimet kryesore për qytetarët, ku 93% e të cilëve mendojnë se është problematik ose shumë problematik dhe me pasoja për shëndetin e tyre. Pa dashur të iden-tifikojmë shkaktarët e kësaj gjendjeje, me sa duket qytetarët kërkojnë marrjen e masave të shpejta për ndryshim sidomos në lidhje me sistemimin e trafi-kut, me përdorimin e transportit të gjelbër apo me rritjen e sipërfaqes së gjelbër në qytet.

11 98 4

3

10

2

1

5

6

7

4 %

68 %

24 % 4 %

5%

75%

15%

6%

60%

26%8%

14%

52%

32%

2%

38%58%

4%

5%

10%

76%

4%

2,1%

54,2%43,8% 4,1%

67,3%

25,5%2%

6,1%

49% 44,9%

Pa problem

Vestire por e mundur

Legjenda

E rrezikshme per shendetin

Tjeter

Korsi bicikletash

VLERëSimi i QYtEtaRëVE mbi VLERëSimiN E CiLëSiSë Së ajRit, SiPaS NjëSiVE baSH-KiaKE

Cilësia e ajrit në Tiranëtepër i pastër0,5 %

42,1 %shumë

problematik

51 %problematik pa problem

6,5 %

24

Page 25: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

11 98 4

3

10

2

1

5

6

7

4 %

68 %

24 % 4 %

5%

75%

15%

6%

60%

26%8%

14%

52%

32%

2%

38%58%

4%

5%

10%

76%

4%

2,1%

54,2%43,8% 4,1%

67,3%

25,5%2%

6,1%

49% 44,9%

Pa problem

Vestire por e mundur

Legjenda

E rrezikshme per shendetin

Tjeter

Korsi bicikletash

Lëvizja me biçikletë në tiranë

Sa e mundur dhe e përshtashme është të lëvizësh në Tiranë me mjete alternative të gjelbra siç janë biçikletat? Shumica e qytetarëve të Tiranës (64%) mendojnë se lëvizja me biçikletë është e vështirë, por e mundur, ndër-kohë që rreth 30% mendojnë se është e rrezikshme për shëndetin. Vështirësitë, mendojmë se lidhen me ajrin e ndotur në Tiranë, me mungesën e sigurisë për shkak të trafikut a të aksidenteve dhe me mungesën e korsive të lira për këtë lëvizje.

të LëVizëSH mE biCiKLEtë, SiPaS NjëSiVE baSHKiaKE

Lëvizja me biçikleta në Tiranë

tjetër

6,2 %pa problem

29,1 %

3,4%

e rrezikshmepër shëndetin

61,3 %vështirë, por

i mundur

Page 26: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Rreziku nga përmbytjet

Shumica e banorëve të Tiranës nuk ndjehen të rrezikuar nga përmbytjet, ose e shikojnë si rrezik minimal që një gjë e tillë e tillë të ndodhë në lagjen e tyre. Vetëm 15% mendojnë se rrezikojnë shumë nga përmbytjet, ata supozohet të jenë në zona që janë përballur më parë me këtë fenomen. Pa-varësisht shkaqeve natyrore, shkaktarë mendojmë se janë sistemi i amortizuar i kanalizimeve apo mungesa e tyre, si dhe mungesa e sistemimit të rrjetit hidrografik të Tiranës.

Punësimi Pavarësisht faktit se Tirana mbetet një qytet me potencial të lartë punësimi, rezultatet e anketimit tregojnë për përqindje të lartë (32%) të punësimit sezonal dhe ndoshta pasiguri për një punë afatgjatë. Përqindja e konsiderueshme e kategorisë së papunë duket larg realitetit dhe lidhet edhe me praninë në anketim të kategorive të popullsisë që nuk janë të punë-suar për arsye moshe a shkollimi: siç janë pensionistët, stu-dentët etj.

Lidhja me internet

Rreth 60% e qytetarëve te Tiranës disponojnë një lidhje afatgjatë interneti. Mungesa e një lidhjeje interneneti lid-het kryesisht me faktorin ekonomik, me qëndrimin e për-kohshëm në një vend (për shembull: banesë me qira), me të konsideruarit si të paarsyeshme lidhjen afatgjatë të inter-netit.

40%

35%

15%

10%

Aspak

Pak

Shume

Nuk e di

Rreziku nga permbytjet

28%

32%

40% Pa pune

Punesim sezonal

Punesim i perhershem

Statusi i punesimit

59%

41% Po

Jo

A dispononi lidhje te perhershme me internetin

26

Page 27: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

PRIORITETET DHE KONTRIBUTI QYTETAR

Prioritetet e qytetarëve për shërbimet publike

Qytetarët janë pyetur se cilat prej shërbimeve vendore do të kërkonin që të përmirësoheshin menjëherë. Si tre shërbime parësore për t’u përmirësuar, qytetarët përzgjedhin: “largimin e mbetjeve”, “parqe dhe gjel-bërim” dhe “furnizimi me ujë”, dhe pas tyre vijnë: “pastrimi i rrugëve”, “mirëmbajtja e rrugëve”, “arsimi”, “transporti publik” e me radhë.Megjithëse kemi një shpërndarje të prioriteteve përgjatë shërbimeve kryesore, është për t’u nënvizuar fakti se përparësitë e qytetarëve për të përmirësuar menjëherë shërbimet publike lidhen më shumë me nevojën për të përmirësuar një shërbim të caktuar sesa me rëndësinë që kanë këto shërbime në vetvete.

16,4%15,2% 14,7%

12,9%11,3% 11,1%

9,3% 8,5%

0,8%TJETERPA

RQE D

HE G

JELB

ERIM

FURN

IZIM

I ME U

JE TE

PIJS

HEM

PAST

RIM

I I R

RUGE

VE

ARSI

MI

MIR

EMBA

JTJA

E RR

UGEV

E

MIR

EMBA

JTJA

E RR

UGEV

E

NDRI

CIM

RRUG

OR

LARG

IMI I

MBE

TJEV

E

Prioritetet e Qytetareve per te Permiresuar sherbimet Publike

27

Page 28: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

Largimi i mbetjeve

Transporti publik

Parqe dhe Gjelberim

Furnizimi me uje

Arsimi

Pastrimi i rrugeve

Mirembajtja e rrugeve

16% 17%

20%

20%22%

19%

26%

19% 18%

26%

14%

20%

30% 30%

17%

15%16%17%

30% 22%

15%

21% 20%23%

18%

14%

18%

PRiORitEtEt E QYtEtaREVE PER PERmiRESimiN E SHERbimEVE PUbLiKE, SiPaS NjESiVE baSHKiaKE

28

Page 29: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Vullneti për të paguar tarifa apo taksa më të larta

Në anketim u kërkua men-dimi i qytetarëve nëse janë të gatshëm të paguajnë taksa apo tarifa më të larta për të pasur shërbime më të mira publike. Megjithëse duan shërbime më të mira publike, rreth 50% e qytet-arëve nuk kanë dëshirë të paguajnë më shumë të ar-dhura vendore apo nuk e dinë nëse duhet ta bëjnë këtë. Kurse 60% e qytet-arëve mendojnë se niveli i taksave dhe i tarifave nuk është në përputhje me shër-bimin e ofruar.Mund të ketë disa arsye për këto rezultate, siç janë: mungesa e besimit për ad-ministrimin e drejtë të të ar-dhurave; dyshimi nëse rrit-ja e tyre do të kontribuonte për përmirësimin e shërbi-meve publike; qytetarët nuk janë në dijeni si vendosen taksat dhe tarifat.

A jeni të gatshëm të paguani taksa më të larta për shërbime publike më të mira?

32,9 %PO JO

16,3 %50,7 %NUK E DI

33%

51%

16%

Po

Jo

Nuk e di

A jeni te gatshem te paguani taksa me te larta per sherbime publike me te mira1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

Largimi i mbetjeve

Transporti publik

Parqe dhe Gjelberim

Furnizimi me uje

Arsimi

Pastrimi i rrugeve

Mirembajtja e rrugeve

16% 17%

20%

20%22%

19%

26%

19% 18%

26%

14%

20%

30% 30%

17%

15%16%17%

30% 22%

15%

21% 20%23%

18%

14%

18%

29

Page 30: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

32 % 32 % 36 %26 %

57%

17 %

34 %

67 %

35 %45 %

20 %

18 %

60 %

22 %

22 %8 %

70 %

30 %50 %

20 %

50 %40 %

10 %

75 %

15 %10 %

Po

Jo

Nuk e di

Numrat 1 deri 11 - Minibashkite

Legjenda

a jaNë të GatSHëm QYtEtaRët PëR tE PaGUaR taKSa/taRiFa mE të LaRta PëR SHëRbimE më të miRa PUbLiKE, SiPaS NjëSiVE baSHKiaKE

30

Page 31: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Opinioni qytetar ndaj ndërtimeve pa leje

Interesante janë gjithashtu përgjigjet e qytetarëve rreth një prej fenome-neve më të ndjeshme të urbanizimit në Shqipëri, siç është fenomeni i ndërtimeve pa leje. Ndërkohë që vetëm 58% e qytetarëve janë kundër ndërtimeve pa leje, rreth 70% e totalit mendojnë se prishja e tyre do të përmirësonte cilësinë e jetesës së tyre. Duke lexuar përgjigjet e qytet-arëve, duket se në përgjithësi qytetarët janë kundër ndërtimeve pa leje, por hasin vështirësi të ndërtojnë dhe të sigurojnë gjithçka është e nevo-jshme për strehimin në mënyrë të ligjshme.

1

2

3

4

5

6

7

89

10

11

32 % 32 % 36 %26 %

57%

17 %

34 %

67 %

35 %45 %

20 %

18 %

60 %

22 %

22 %8 %

70 %

30 %50 %

20 %

50 %40 %

10 %

75 %

15 %10 %

Po

Jo

Nuk e di

Numrat 1 deri 11 - Minibashkite

Legjenda

71%

18%

11%

Po

Jo

Nuk e di

Prishja e ndertimeve pa leje do te ndikoje apo jo ne cilesine e jeteses se qytetareve

Jeni pro apo kundër ndërtimeve pa leje?

38 %PO JO

4,2 %57,8 %NUK E DI

Page 32: Vleresimi i Performances se Sherbimeve Publike

Rrjeti ENV.net përbëhet nga shtatë organizata: 1) Fondazione PUNTO.SUD (Itali); Co-PLAN, Institute for Habitat Development (Shqipëri); 3) Advocacy Training & Resource Center, ATRC (Kosovë); 4) Environment Ambassadors for Sustainable Development, EASD (Serbi); 5) European Environmental Bureau, EEB (Belgjikë); 6) TEMA, The Turkish Foundation for Combating Soil Erosion, for Reforestation and the Protection of Natural Habitats (Turqi); 7) 4x4x4 Balkan Bridges (FYROM).