10
Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 spitalet publike të Tiranës 2013 Kontrolli i Lartë i Shtetit

Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

 

 

 

 

Vlerësimi i performancës së 

shërbimit ushqimor në 

5 spitalet publike të Tiranës  

 

   

 

 

 

 

 

 

2013 

Kontrolli i Lartë i Shtetit 

Page 2: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

 

Page 3: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

Shërbimi i ushqimit në spitalet e Tiranës Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përmbushje të funksionit të vet kushtetues, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI dhe praktikat më të mira audituese në Europë e më gjerë, i orientuar drejt modernizimit dhe rritjes cilësore profesionale të kapaciteteve njerëzore, strukturore dhe teknike në të gjithë administratën publike, ndërmori nga data 18.02.2013 deri më datë 10.05.2013 një auditim performance me fokus shërbimin e ushqimit në 5 spitalet publike të Tiranës. Auditimi i performancës është një lloj i ri auditimi, në të cilin KLSH ka shtrirë veprimtarinë e saj formale prej tashmë një viti. Ky lloj auditimi shqyrton ekonomicitetin, efiçiensën dhe efektivitetin e programeve dhe organizatave qeveritare. Tipari i veçantë i auditimit të performancës lidhet pjesërisht me varietetin dhe kompleksitetin e çështjeve që ai adreson. Arsyet pse KLSH e ndërmori këtë auditim ishin për faktin se shërbimi ushqimor spitalor, është i rëndësishëm, pasi ai është pjesë thelbësore e trajtimit mjekësor të pacientëve, duke kontribuar në nevojat e tyre ushqyese por edhe shpirtërore. Shpesh në spitale, identifikohet keq ushqyerje e pacientëve, e cila shkakton pasoja të ndryshme, si : dobësim të strukturës muskulore, lëvizshmëri të kufizuar, vonesa në shërimin e plagëve, rritje të efekteve anësore të ilaçeve, infeksione, dehidratim, dëmtim të metabolizmit, apati, depresion,etj. Këto pasoja shoqërohen me efekte negative për sistemin aktual shëndetësor, si: zgjatje të periudhës së shtrimit të pacientëve, rritje e numrit të ri-shtrimeve të pacientëve, rritje të kostove, të kohës së stafit për çdo pacient, të komplikacioneve, përdorim më të lartë të medikamenteve, etj. Për tre vitet 2010, 2011, 2012, nga buxheti i shtetit, është akorduar për ushqimin në spitalet publike të Tiranës, një fond prej 777 milion lekë, ku peshën kryesore e zë QSUT me 70% të shpenzimeve totale dhe Spitali Ushtarak me 19% të këtyre shpenzimeve. Si rrjedhojë e këtyre shpenzimeve për ushqimin vetëm në spitalet e Tiranës, në shuma të konsiderueshme, në këtë auditim kemi patur si qëllim, analizimin e alternativave të ofrimit të këtij shërbimi, privatizim, katering apo kryerja e këtij shërbimi nga vetë spitalet, për të vlerësuar alternativën më të mirë me qëllimin final për të informuar Qeverinë Shqiptare dhe publikun, mbi performancën e shërbimit ushqimor aktual në sistemin spitalor publik dhe për të ndihmuar me rekomandimet tona, për ta bërë këtë shërbim eficent dhe në përputhje më standardet e të ushqyerit të pacientëve. Ne si KLSH, në këtë auditim, kemi analizuar eficencën e shërbimit ushqimor spitalor duke ju referuar standardeve të ushqimit të përdorura nga vetë spitalet tona, në përputhje me nevojat ushqyese të pacientëve sipas diagnozave si dhe jemi fokusuar në të gjitha proceset që kalon shërbimi i ushqimit, duke analizuar efektivitetin e këtyre proceseve që nga planifikimi, prokurimi dhe monitorimi. Në këtë analizë kemi veçuar përfitimet e procesit të implementimit të privatizimit në QSUT si dhe problemet dhe përfitimet e formës së zgjedhur të organizimit të shërbimit nga spitalet e tjera.

Page 4: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

2

Për herë të parë privatizimi i shërbimit të ushqimit në spitale është kryer në QSUT në vitin 1996. Si rrjedhojë e përmirësimit të shërbimit të ushqimit për pacientët, krahasuar me periudhën para privatizimit, ky proces u përkrah edhe nga disa spitale të tjera. Sot shërbim i ushqimit është i organizuar në forma të ndryshme si privatizim me kontrata shumëvjeçare, në rastin e QSUT dhe Spitalit Ushtarak dhe në privatizime, me kontrata njëvjeçare në maternitetet “Mbretëresha Geraldinë” dhe Senatoriumi. I vetmi spital që e ofron ende shërbimin ushqimor nga stafi i brendshëm i vetë spitalit, është materniteti ri “Koco Glozheni”. Pas analizimit të bërë, të të gjithë situatës në të cilën ndodhet shërbimi ushqimor në spitalet tona, kemi arritur në përfundimin se në spitalet e privatizuara, kostot e ushqimit për të njëjtat dieta ushqimore, ishin të ndryshme. Megjithatë, procesi i privatizimit i të gjithë spitaleve sipas një modeli të unifikuar pritet të sjellë disa përfitime afatgjata, si:

° Akses të shërbimeve me ide të reja dhe me mundësi më të mëdha për zgjidhje krijuese, për një periudhë të caktuar ;

° Planifikim më i mirë i fondeve; ° Eliminimin e procedurave të prokurimit disa herë në vit; ° Cilësi e përmirësuar e shërbimit ; ° Kënaqësi më e madhe e pacientit ; ° Përmirësim i moralit të personelit spitalor; ° Shërbime më të përgjegjshme.

Llogaritja e vlerës së kontratave para procesit të tenderimit, është një element shumë i rëndësishëm në prokurimin publik. Ky element i rëndësishëm është anashkaluar nga spitalet në fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe indirekte dhe përllogaritjen e kostove reale për këtë shërbim. Në koston e ushqimit për dietë, ato ishin bazuar në kostot e ushqimit të aplikuara në QSUT, ndërkohë që vetë modeli i privatizimit të QSUT, kishte problematikën e tij në procedurat e planifikimit dhe tenderimit. Zgjidhja e problematikës së hasur në spitalet tona në lidhje me planifikimin, çmimet e ndryshme të ushqimit të ofruar dhe zgjatjen pafund të procedurave të prokurimit, do të ishte : Marrëveshja kuadër qëllimi i së cilës është të vendosë kushtet e kontratave, që do të prokurohen gjatë një periudhe të caktuar kohore, veçanërisht ato që kanë lidhje me çmimin dhe aty ku është e përshtatshme, me sasitë e parashikuara. Sipas perceptimit të KLSH, performanca e shërbimit të ushqimit, pra kontrolli i cilësisë së ushqimit të servirur tek pacienti, nuk është bërë në asnjë nga spitalet publike të Tiranës, pasi nuk ekzistojnë mjetet e duhura për të realizuar kontrollin e cilësisë së ushqimit dhe as vullneti i spitaleve për të realizuar këtë kontroll. Hartimi i indikatorëve të performancës është një pjesë shumë e rëndësishme e menaxhimit te performancës dhe përdorimi i tyre do të mundësojë krahasimin ndërmjet shërbimeve në spitale të

Page 5: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

3

ndryshme dhe do të lejojë identifikimin e shërbimit të ushqimit me performancë të ulët apo spitalet me shërbim më të mirë. Gjithashtu mungesa e mjekut dietolog, ka sjellë mos monitorimin e shërbimit të ushqimit të gatuar për sa i takon të cilësisë, sasisë dhe vlerave nutriconale të përcaktuara në dietën sipas diagnozës. Duke ju referuar përvojave ndërkombëtare për këtë lloj shërbimi, përdorimi i indikatorëve të performancës, si një nga kriteret për të përcaktuar standardet e shërbimit të kërkuara në kontratat e rishikuara, do të bëjnë të mundur që këto standarde të kuptohen nga të gjitha palët dhe do jenë lehtësisht të matshme dhe të monitorueshme. Këto standarde mund të përfshijnë : Ciklin e menusë, zgjedhja e pacientit, shpërndarja e vakteve, përmbajtja ushqimore, kënaqësia e pacientit dhe stafit, ankesat, shpërdorimin e ushqimit etj. Nga problematika e konstatuar në lidhje me ofrimin e këtij shërbimi në spitalet tona, dhe për të ndihmuar për ta bërë këtë shërbim eficent dhe në përputhje më standardet e të ushqyerit të pacientëve, ne si KLSH kemi rekomanduar : -Hartimi i një modeli të përgjithshëm privatizimi për shërbimin e ushqimit, për të gjitha spitalet, do të siguronte një këndvështrim më të ekuilibruar në planifikimin e fondeve dhe arritjen pas prokurimit të vlerës më të mirë të parave duke e bërë më eficent këtë shërbim. -Miratimin nga Këshilli i Ministrave, për ngarkimin e MSH si organ qendror blerës, pasi në gjykimin tonë blerja e përqëndruar, do të ishte procedura më eficente. Në këtë rast të gjitha spitalet t’i ngarkojnë MSH detyrën e organit qendror blerës për prokurimin e këtij shërbimi në emër dhe për llogari të tyre dhe ta udhëzojnë në përputhje me rregullat e prokurimit. -Ministria e Shëndetësisë pas kryerjes së procedurës së prokurimit ( të hapur, të kufizuar apo me negocim me shpallje paraprake të njoftimit të kontratës), të lidhi një marrëveshje kuadër, me disa operatorë ekonomikë, me kohëzgjatje më tepër se katër vjet. Pjesëmarrja e më shumë operatorëve për shkak dhe të vend ndodhjes gjeografike të ndryshme të spitaleve do te sigurojë vlerën më të mirë të parave si edhe do te nxisë sektorin privat të ofrojë më shumë propozime të reja dhe kosto efektive për shkak të rritjes së konkurrencës. -Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me spitalet, të kryejë hartimin e indikatorëve të performancës. Është shumë e rëndësishme nevoja e hartimit dhe përdorimit të këtyre indikatorëve, e konkretisht: Numri i vakteve për pacientë në ditë, Personeli për vakt, Kostoja totale për pacient në ditë, Kostoja neto për pacient në ditë, Parashikimi kostos për pacient në ditë, Kostoja e personelit për pacient në ditë, Shpërdorimi i ushqimeve për pacient në ditë, Pikët e grumbulluara nga studimet për kënaqësinë e pacienteve, Ankesat për pacient në ditë, Kontroll periodik të përcaktuar për ushqimin, Kontroll periodik për monitorimin, Mjek dietolog në të gjitha spitalet.

Page 6: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

4

-Indikatorët e Performancës, të bazohen në rezultatet e marra nga pyetësorët për kënaqësinë e pacientit dhe stafit dhe të përfshihen në vlerësimin e standardeve të cilësisë që duhet të arrihen duke bërë të mundur praninë jo vetëm të tregueseve sasiore por dhe të atyre cilësore. Duke pasur në qendër të vëmendjes sigurinë ushqimore, struktura të tjera të përfshira në auditimin e ushqimit në spitale kanë qenë edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe Autoriteti Shëndetësor Rajonal (ASHR) të cilat kanë të drejtën për të kryer kontrolle në lidhje me higjienën në ambientet e kuzhinës, personelit dhe produkteve ushqimore që do të shërbehen, për të siguruar ushqim të sigurt, të freskët dhe të mbrojtur nga kontaminimet. Të dy këto institucione kanë kryer të njëjtat kontrolle në lidhje me kushtet higjeno sanitare të ushqimit si: pajisjen e punonjësve me libreza shëndetësore, depistime për shkallë pastërtie të mjeteve apo duarve të punonjësve si dhe depistim për shkallë pastërtie në ushqim të gatshëm. ASHR, vetëm me kërkesë të operatorëve të biznesit, ka analizuar mostrat për profilaksi, nga laboratorët e saj, ndërkohë që me daljen e ligjit të ushqimit, me përjashtim të rasteve të epidemive, analizat fiziko kimike e bakteriologjike të produkteve ushqimore, kryheshin nga AKU e cila për një periudhë 3 vjeçare; kishte kryer gjithsej 7 kontrolle pra mesatarisht 1 kontroll në vit për secilin nga dy subjektet private Në lidhje me kompetencat e dy institucioneve të sipërcituara KLSH ka rekomanduar, bashkëveprimin ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrisë së Shëndetsisë për qartësimin e kompetencave dhe funksioneve të sanksionuara në ligjet e funksionimit të dy institucioneve AKU dhe ASHR, me qëllim shmangien e dublikimit të detyrave funksionale të tyre në lidhje me kontrollin e sigurisë së ushqimit. Nga vëzhgimet direkt të këtij shërbimi, ne kemi qenë të pranishëm në të gjithë hapat e këtij procesi, duke asistuar edhe në momentet e shpërndarjes së ushqimit nëpër pavijone. Gjatë vëzhgimeve tona, kemi biseduar gjerësisht me pacientët, duke marrë mendimin e tyre në lidhje me cilësinë e ushqimit dhe i kemi pyetur ata nëse kanë qenë të kënaqur me këtë shërbim. Pasi i kemi shpjeguar rëndësinë e auditimit dhe synimin tonë për të përmirësuar këtë shërbim, kemi gjetur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë pacientëve të kontaktuar nga ana jonë. Megjithatë, në rastet kur gjatë observimeve kanë qenë të pranishëm edhe anëtarë të stafit mjekësor, vihej re se pacientët hezitonin për t’ju përgjigjur pyetjeve tona. Rezultatet e vëzhgimeve tona dhe të opinioneve që kemi marrë drejtpërdrejtë nga pacientët, kanë qenë :

• Në disa raste ushqimi nuk shpërndahej në orarin e përcaktuar. • Gjithmonë ushqimi servirej në temperaturën e duhur. • Personeli shpërndarës nuk ishte i pajisur me doreza gjatë servirjes së ushqimit. • Në disa raste pacientët nuk ishin të qetë gjatë konsumimit të ushqimit për arsye si:

ndërhyrjet e stafit mjekësor apo të shërbimit sanitar dhe të lavanderisë.

Page 7: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

5

• U konstatuan raste kur pacientët ishin në gjumë dhe stafi shpërndarës nuk e kishte lënë ushqimin për to në dhomat e tyre.

• Në të gjitha spitalet, menuja javore e servirur për pacientët, planifikohej nga vetë firma sipërmarrëse dhe jo nga mjeku dietolog i spitalit.

• Në disa nga vëzhgimet tona, rezultoi se pacientëve nuk i serviren fruta në vaktet e tyre, megjithëse sipas praktikave më të mira, ato konsiderohen shumë të rëndësishme për të sëmurët.

• Menuja e servirur, jo gjithmonë përputhej me menunë e planifikuar. • Në asnjë rast gjatë vëzhgimeve tona, punonjësit e angazhuar me monitorimin e kontratës

nuk kryenin matjen sasiore të ushqimit për të verifikuar nëse respektohen gramaturat e përcaktuara dhe si pasojë nuk mund të themi që pacientët përfitojnë kaloritë e nevojshme sipas diagnozave.

• Shkalla e besimit dhe kënaqësisë ndaj shpërblimit ushqimor spitalor nga ana e pacientëve me të cilët kemi bashkëbiseduar gjatë vëzhgimeve tona, është ende e ulët.

• Menuja ditore e përgatitur për pacientët, në SUOG “Koco Gliozheni”, ku shërbimi i ushqimit nuk është privatizuar, bazohej në produktet gjendje në magazinë dhe jo në nevojat ushqyese apo në dietat përkatëse të tyre.

Si pasojë, mund të themi se organizimi i shërbimit të ushqimit në këtë mënyrë, nuk garanton ofrimin e kalorive të nevojshme për pacientët, sipas diagnozave të përcaktuara.

Page 8: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

 

Page 9: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe

Adresa:KONTROLLI I LARTE I SHTETIT

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit", Nr.3,Tiranë

Tel: ++355 (04) 251267Fax: ++355 (04) 232491

E-mail: [email protected]

Page 10: Vlerësimi i performancës së shërbimit ushqimor në 5 ... · fazën e planifikimit të fondeve për faktin se ato nuk kishin bërë studime në lidhje me shpenzimet direkte dhe