15
MENDIME, ANALIZA, RECENSIONE PËR LIBRIN KRONOLOGJIK “PREKAZI BREZNI TRIMASH” PËR PROMOVIMIN NË PRISHTINË DHE NË TIRANË Libri kronologjik “Prekazi brezni trimash”, me një nëntitull mjaft domethënës AI ËSHTË I GJALLË, është një libër me vetëm 34 faqe i cili flet për historikun e Prekazit, kullat dhe historinë e trevës së Drenicës, duke u përqendruar tek Epopeja e Jasharajve dhe Betejën e lavdisë së 5, 6 e 7 Marsit 1998. Madhështinë e librit ja shton thjeshtësia e të shkruarit dhe mbështetja e autorit të rrëfimet e personazheve që nuk jemi mësuar t’i lexojmë a dëgjojmë deri më sot. E veçanta e këtij libri kronologjik mbështetet në dy elemente mjaftë interesante; së pari libri është botuar në shtat gjuhë, përveç gjuhës shqipe edhe në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht dhe kroatisht dhe se, ky libër është i punuar në mënyrë profesionale, i pasuruar më fotografi domethënëse deri edhe të foto ekskluzive. Dhe çdo gjë që është thënë në këtë libër, është bërë me miratimin e Konsulentit Z. Murat Jashari. Për librin, kanë folur, ligjëruar e vlerësuar figura të njohura të kombit, duke filluar që nga Promovimi i parë më 27 Nëntor, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës, ku ligjëruan e vlerësuan Prof. Prend Buzhala, Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Kolë Krasniqi, Sabit Jaha e shumë të tjerë, pastaj edhe në Promovimin e dytë që u organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tiranë më 12.12.’12, ku përpos Prof. Prend Buzhalës, për librin ligjëruan e

uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

MENDIME, ANALIZA, RECENSIONE PËR LIBRIN KRONOLOGJIK “PREKAZI BREZNI TRIMASH”

PËR PROMOVIMIN NË PRISHTINË DHE NË TIRANË

Libri kronologjik “Prekazi brezni trimash”, me një nëntitull mjaft domethënës AI ËSHTË I GJALLË, është një libër me vetëm 34 faqe i cili flet për historikun e Prekazit, kullat dhe historinë e trevës së Drenicës, duke u përqendruar tek Epopeja e Jasharajve dhe Betejën e lavdisë së 5, 6 e 7 Marsit 1998. Madhështinë e librit ja shton thjeshtësia e të shkruarit dhe mbështetja e autorit të rrëfimet e personazheve që nuk jemi mësuar t’i lexojmë a dëgjojmë deri më sot. E veçanta e këtij libri kronologjik mbështetet në dy elemente mjaftë interesante; së pari libri është botuar në shtat gjuhë, përveç gjuhës shqipe edhe në anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, turqisht dhe kroatisht dhe se, ky libër është i punuar në mënyrë profesionale, i pasuruar më fotografi domethënëse deri edhe të foto ekskluzive. Dhe çdo gjë që është thënë në këtë libër, është bërë me miratimin e Konsulentit Z. Murat Jashari. Për librin, kanë folur, ligjëruar e vlerësuar figura të njohura të kombit, duke filluar që nga Promovimi i parë më 27 Nëntor, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Prishtinës, ku ligjëruan e vlerësuan Prof. Prend Buzhala, Prof. Dr. Zymer Neziri, Prof. Kolë Krasniqi, Sabit Jaha e shumë të tjerë, pastaj edhe në Promovimin e dytë që u organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tiranë më 12.12.’12, ku përpos Prof. Prend Buzhalës, për librin ligjëruan e vlerësuan edhe Prof. Dr. Sylejman Abazi, ish oficer i Forcave të Armatosura të Ushtrisë së Republikës së Shqipërisë, Dilaver Goxhaj, (Shpëtim Golemi i UÇK-së), Riza Lahi, ish pilot i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë, Rajmonda Maleçka, poete e shkrimtare e njohur me shumë vepra për Luftën e UÇK-së dhe Dëshmorëve të kombit dhe për ta përmbyllur këtë festë të bukur të librit, në Sallën moderne të kësaj Ministrie në Tiranë, para qindra pjesëmarrësve foli Konsulenti i librit Z. Murat Jashari, përfaqësues i Familjes se madhe Jashari, i cili përveç urimit për librin, të pranishmëve dhe gjithë shqiptarëve ua uroi 100 vjetorin e Pavarësisë. Murat Jashari, duke e përmbyllur fjalimin e tij uroi që viti tjetër të na gjej të gjithë shqiptarëve në një shtet, ashtu siç e ka krijuar zoti Shqipërinë.

Prishtinë, dhjetor 2012 Hajdar Fejzullahu, Përgjegjës për publikimin e librit

.................................................................................................................................

Page 2: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

NGA KËNDVËSHTRIMI I AUTORIT DIBRAN FYLLI

Me erdhi mirë për vlerësimin e librit nga gjithë ato figura të kombit, por me ngeli merak mosprezenca e shokëve të Komandantit Legjendar. Atyre që deri dje shtireshin së e çmojnë Komandantin e tyre më shumë se dritën e diellit. Çuditërisht, edhe pse disa ditë para promovimit, ua dërgova ftesat dhe nga një libër, ata nuk qenë pjesë e promovimit të librit kronologjik “Prekazi brezni trimash”. Mua me vjen keq prej tyre, por ama e di pse nuk erdhën, sepse në librin tim ata nuk janë kryepersonazhe. Shokët e Komandantit Legjendar janë mësuar t’i prijnë me emrin e vet çdo shkrimi, libri, rreshti e kryerreshti ku shkruhet e thuhet për UÇK-në. Unë duke mos dashur t’ua hedhë poshtë meritat e tyre, sepse i kanë ato, por ama, në veprat e mia dhe në faqet e historisë do të radhitën pas emrit të Prijatarit të Lirisë Adem Jashari dhe Dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për liri (aty edhe e kanë vendin dhe këtë s’mund t’ua mohoj as unë e as njeri tjetër). Për të gjithë të tjerët nuk po çuditëm më shumë se në Ambasadorin e Kosovës në Tiranë! Si është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që aq shumë e deshi?! aq më shumë e humbi respektin për mua dhe librin që nuk e dërgoi asnjë përfaqësues të Ambasadës në këtë eveniment-festë libri, edhe pse propozimi dhe kënaqësia ime do të ishte që Ambasada e Kosovës të ishte, së paku bashkëorganizator i promovimit, kjo edhe është detyrë e tyre.Për mua do të ishte kënaqësi e veçantë t’i fliste dy fjalë Z. Ambasador, Komandanti im i nderuar. Ai e dinë fare mirë se unë isha dhe mbeta ushtar i tij i dëgjueshëm që kurrë nuk ia theva urdhrin.Ai mund të mendoj e nënvlerësoj punën time krijuese si të dojë, sepse ia ka anën “politike”, por një gjë duhet ta ka të qartë, ai dhe të gjithë të tjerët se, Kryepersonazh në veprat e mia ka qenë, është dhe do të mbetet Adem Jashari.Le ta kujtojnë shokët e luftës, pak, vetëm pak punën time krijuese; Themelimin e Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” nëpër flakë të luftës e në mes ofensivave, shfaqjen “Ai është i gjallë”, Manifestimin më të suksesshëm 5, 6 e 7 Marsin – NATA E ZJARREVE, themelimin e Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”, organizimin e qindra Manifestimeve për Dëshmorët e UÇK-së, dhjetëra filma dokumentar për luftën e lavdishme çlirimtare e pastaj flasim, se nuk i dihet ku po i del tymi kësaj punë!?....

Prishtinë-Açarevë, dhjetor 2012 dibran fylli, regjizor.................................................................................................................................

TJERËT PËR LIBRIN

Page 3: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

NJERËZIT E MËDHENJ BËNË HISTORI DHE SOLLËN LIRINË

Kam qenë shpesh në Prekaz. Edhe sot përpiqem të kuptoj thelbin e pyetjes që më ka munduar gjatë; Nga buroi forca e këtyre burrave për të qenë të vendosur në mendimin se, një ditë përplasja me armë me okupatorin do të vinte edhe pse më do të kishte një çmim të lartë?Një mik i nderuar, kohë më parë në bisedë më tregonte: “Ademi më kishte lënë përshtypjen e një tipi të hedhur dhe hazërxhevap në fjalë. Në një debat midis nesh, në një moment ai ju drejtua Sandokanit: “A e din ti Abedin se çfarë është kurbani?” Në çast të gjithë heshtën duke u menduar. Abedini u përgjigj: “Unë di që është sakrificë”. Pa e mbaruar fjalën Abedini, Ademi shtoi: “Po, qashtu është, mirë e the, po a e din ti Abedin se çfarë është sakrifica për komb e për atdhe”? Prapë midis shokëve heshtje. Të gjithë, të zënë pak ngushtë u pamë në sy me njëri tjetrin. Hamza, duke e njohur natyrën e të vëllait, po buzëqeshte dhe pa dashur pa nga profesori. Vetëtimthi Ademi e kapi shikimin e Hamzës dhe si kundërpërgjigje, shtoi: “Po more, kërkon sakrificë pavarësia, nuk fitohet pa gjak”... “A din ti diçka o Babush, se krejt ne këtu, nëse e kemi ashtu vërtet besimin për pavarësinë, do të vritemi ? Ne do të vritemi, ne do të jemi kurbani... O Babush, vetëm ti ke për të rrojtur. Rro dhe rrëfe për ne”.Këta njerëz të mëdhenj, të anatemuar si “radikalë e ekstremistë”, bënë histori dhe sollën lirinë. Në biseda të lira shoqërore, Ademi thoshte: “Nuk është frikë të luftosh ballë për ballë me shkjaun, por frikë është kur ke tradhtinë nga brenda, krahët duhet t’i kemi të sigurta...” unë, vazhdonte ai “nuk dua kurrë të ftohem prej krahëve”. Historia është e pamëshirëshme, ajo i vendos gjërat në vendin e vet.Lufta e Prekazit e ngriti çështjen e popullit shqiptar në Kosovë në nivel ndërkombëtar. Ajo i zgjoi shqiptarët, u tregoi atyre se erdhi ora e sakrificës së madhe, “Liri a vdekje”.Beteja ishte ndarja përfundimtare nga 100 vitet e kaluara të robërisë. Heronjtë krijuan precedentin e reagimit dhe të ballafaqimit kombëtar. Këta ishin elita e nderit, që quan në çlirimin e Kosovës.Shumë njerëz që nuk e dinë historinë e kësaj beteje dhe të kësaj Familje të Madhe, e marrin ngjarjen të shkëputur, si një betejë që ndodhi. Por e kaluara e kësaj familje nuk është rastësi. Komandanti ndoshta me intuitë, mbështetur në traditën e krahinës heroike të Drenicës, gjykonte se, lëvizja do të shkonte në disa faza. Puna e madhe për armatosjen, dhe më tej, entuziazmi u rrit nga prania dhe përgatitja në shtetin amë. Formimi i Ademit deri në idealizëm, e qoi atë në vendimin personalisht të dhimbshëm për vetën dhe familjen e tij, por që tronditi dhe shkundi tërë shqiptarët. Jasharët nuk kishin çfarë të jepnin më, ata dhanë gjithçka. Përplasja e madhe kishte filluar pa kthim prapa.Duke e përshëndetur miqësisht autorin Dibran Fylli, për vlerat e këtij libri të botuar në mënyrë modeste, vetëm në 34 faqe, ndërthurjen e problematikës brenda tij do ta vlerësoja komplekse, me

Page 4: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

një mesazh të fortë kombëtar, në dy drejtime kryesore; Së pari, falënderimi për familjen, të cilët me 12 pasardhës të rinj, i kanë dhënë jetë dhe gjak idealit të të rënëve. Së dyti, në brendinë e librit është shpalosur më shumë mjeshtëri historia dhe tradita e krahinës, ku qëndrimi dhe akti historik i familjes së Madhe, nuk është ashtu, i rastësishëm. Veç paraqitjes dinjitoze të heronjve kryesor të Drenicës, jetën dhe veprën e tyre, vlerat e jashtëzakonshme të familjes Jasharaj, do të mbetesha disa qaste tek letra e fundit që Shtabi Drejtues i UÇK-së i drejtonte shokëve në mërgim.Ajo dëshmon për një Akademi të mësuar nga një betejë, duke dhënë qartë mesazhin, se si di të luftojë populli shqiptar kundër okupatorit. Një betejë e vërtetë. Një betejë që vrau frikën e kohës, me veprime taktike të zgjuara, me tërheqje dhe organizim të qëndresës, duke e futur armikun në një kurth të ngritur me mençuri, duke e kthyer betejën në një luftë të popullit të zonës, për t’i dalë në mbështetje grupit të luftëtarëve. Beteja dha kushtrimin, rreziku tek porta, të ngrihemi në këmbë të vrasim robërinë, të ruajmë jetën, të fitojmë lirinë. Nga kjo betejë, serbët nga pësimi nxorën një mësim dhe kuptuan përfundimisht, se kishte ardhur koha e përplasjes së madhe me shqiptarët dhe ata do të luftojnë si luanë.Komandanti dhe shokët e tij kaluan në përgatitje në shtetin amë. Ata kishin kuptuar se lufta nuk mund të fitohej pa drejtim dhe organizim të fortë, pa shtuar radhët e formacioneve luftarake, pa siguruar armatimet dhe municionet e domosdoshme. Beteja në Vajnik u shfaq e tillë, pa asnjë humbje dhe me dëme të mëdha për okupatorin.Nga rënia heroike e Adem Jasharit dhe familjes, kanë kaluar 13 vite. Nga këndvështrimi i një distance kohore jo shumë të madhe, ne të gjithë e vlerësojmë veprën e tij si garanci, kodin tonë kombëtar, për të mos lëvizur nga rruga dhe amaneti i tyre.Njohja me Komandantin nuk mund t’i shërbejë askujt për përfitime vetjake. Me gjakun e Dëshmorëve të Kombit nuk mund të abuzohet kurrë. Njerëzit që u vranë me armë në dorë në këtë Epope janë të shumtë. Amaneti i tyre thërret për vigjilencë.Epopeja e lavdishme dhe gjaku i Dëshmorëve nuk mund të kalohet kaq lehtë, ku sot nëpër tavolina shumë llogore po dorëzohen. Kjo ka një çmim shumë të lartë.Komandanti me siguri nuk do të kërkonte marrëdhënie me Serbinë, pa kërkuar falje, të cilën ajo s’po e bënë dhe s’ka ndërmend ta bëjë.Komandanti nuk do të bënte lëshim për asnjë pëllëmbë tokë të territorit të Kosovës, dhe po të ringjallej, ai përsëri do të luftonte në Mitrovicën Veriore, ashtu siç luftoi në Prekaz.Komandanti nuk do të pranonte kurrë oportunitetin e marrëveshjeve politike. Ai nuk do të falte askënd të luante me gjakun e derdhur për liri.Komandanti nuk do të pranonte kurrë, që në shtëpinë e tij, në Kosovë për të cilën ai dha jetën, të bëheshin të huajt zot shtëpie, qofshin këta dhe miq. Ai e donte Kosovën të bashkuar me Shqipërinë.Komandanti i UÇK-së, Adem Jashari është një amanet, që na ndjek nga pas, na ruan të mos gabojmë, të mos biem në faje dhe nëse politika nuk është e mundur të ndalet, ajo duhet të korrigjohet për të mirën e Kosovës. Koha kërkon të mbrohen interesat e luftës, por edhe të mbrohen interesat historike të mijëra heronjve dhe dëshmorëve, që kanë dhënë jetën për Shqipërinë. Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit Shqiptar do t’i qëndrojnë kohës në përjetësi. Vepra e tyre është testamenti ynë i vjetër shqiptar i mbijetesës, shumë domethënës, ai që quhet “Mbajtja e premtimit”, që na detyron ne të tjerëve të bëjmë mirë detyrën tonë ndaj amanetit për Bashkim Kombëtar.

Tiranë, 12.12.2012 Dr. Sulejman Abazi - Neshaj

.................................................................................................................................LIRIA ËSHTË NJË LLOJ BUKE QË POPUJT DUHET TA NXJERRIN ME

Page 5: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

DJERSËN E BALLIT

Eseja e Dibran Fyllit, "Prekazi brezni trimash", është një sprovë historike, në formën e një tablloje e karaktereve njerëzore heroike të "territorit të qëndresës kosovare", Drenicës, shumë e shkurtër por tepër e thukët, ku pasqyrohen ide, të cilat shërbejnë për t'u thelluar lexuesi dhe krijuesit. Këto karaktere njerëzore nuk janë figura të stisura nga shkrimtari, por janë njerëz realë, figura të përjetshme historike, pa zbukurime artistike. Dibrani jo vetëm që e tregon, por edhe e vërteton të vërtetën e idealit që mëshirojnë heronjtë e breznive trimërore të Drenicës, deri tek Jasharajt. Këtu qëndron e veçanta e kësaj sprove të Dibran Fyllit, i cili është vendosur jo vetëm në rolin e historianit por edhe të artistit shkrimtar. E them këtë pasi autori, duke na i sjellë në mënyrë lakonike tabllotë e ngjarjeve kryesore, të cilat çuan deri në shpërthimin e Luftës Çlirimtare në Kosovë, me Komandant Adem Jasharin, i zgjedhur dhe i emëruar i tillë në 5 prillin e vitit 1993, Dibrani u qëndron besnik veçorive individuale të rrethanave të kohës të secilës prej ngjarjeve epike të ndodhura në Drenicë dhe ato të secilit personazh të atyre ngjarjeve historike.Bashkë me këtë, ai ka zgjedhur atë që është karakteristike, tipike e Drenicës, atë që shpesh esencën e fenomenit kryesor të historisë së qëndresës së kësaj krahine, Kullën, të cilat; "i ndërtuan prej gurëve, prej eshtrave, prej pritave, prej qëndresave, prej bese, ndaj kullat tona janë asht e granit", sikundër i përshkruan poeti Haxhi Vokshi.Dhe, kullës, Dibrani i jep vlerë përgjithësuese. Këtu, ai, përveç meritës si tregimtar, merr edhe meritat e shkrimtarit. Prandaj kjo ese ka vlerë përgjithësonjëse. Si e tillë kjo sprovë ka jo vetëm vlera individuale, përgjithësonjëse dhe njohëse, por ka edhe vlerë edukative, pasi e drejton lexuesin drejt çështjes më të bukur jetësore, drejt rrugës së fitores së Lirisë, e cila është një lloj buke që popujt duhet ta nxjerrin me djersën e balli.Dhe këtë e gjejmë të konkretizuar të rreshtat e fundit të letrës së dhjetorit 1997, pas betejës së Lludeviçit, dërguar udhëheqjes së LPK-së në Perëndim nga "Rrafata" Ademi, "Gipa", "Zena", "Dili", "Nura", "Dyli" Hamzai dhe "Gafurri" Abedini, ku thuhet: "Kemi kërkesa të mëdha për anëtarësim, por na mungon armatimi. Shumë pak kemi punuar në këtë drejtim. Prandaj, shokët që veprojnë në këtë trevë të Drenicës, kërkojnë që të përfaqësohemi me një nga shokët tanë të mëhershëm që tani e disa kohë gjendet jashtë, me emrin e tij konspirativ Veshi".Përmes kësaj tablloje, autori bën që të shikohet ideali i Lirisë në tërë konkretësinë e tij, e cila del shumë qartë te familja e Jasharajve që sakrifikohet e tëra për hir të lirisë së Kosovës dhe të popullit të saj. Përmes kësaj eseje autori na tregon ndjenjat dhe faltarët që e lindën dhe e shkaktuan atë sakrificë sublime të Jasharajve dhe pasuesve të tyre. Në këtë mënyrë ai i ngjall lexuesit ndjenjën e miratimit për madhështinë e këtyre heronjve dhe për bulurinë e idealit të realizuar, me qëllim që të edukoi në vijimësi brezat, për të ngjallur tek ata ndjenjën romantike të patriotizmit, një proces që është zhvilluar në luftë të ashpër, prej lindjes së pikëpamjes idealiste, që për Jasharajt fillon prej vitit 1968, deri në bërjen realitet të tyre në vitin 1999.Dhe, qëllim kryesor që kërkon të na thotë Dibran Fylli në këtë sprovë, është: vetëm në kushtet e një

Page 6: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

lufte çlirimtare afrohet dhe bëhet një; ideali i lartë dhe realiteti, vetëm në këto kushte ato arrijnë unitetin, krijojnë bazat për realizimin në praktik të idesë, që ndryshe i themi ideali kombëtar.Autori, duke qenë edhe vet një prej atyre idealistëve Jasharijanë, ka gjetur me të vërtetë fenomenet më të spikatura të historisë së Prekazit, duke e bërë atë pasuri të të gjithë popullit, duke edukuar miliona lexues shqiptarë dhe të tjerë.

Tiranë, 12.12.'12 Dilaver Goxhaj, (Shpëtim Golemi, i UÇK-së)

.................................................................................................................................

LIRIA E KOSOVËS AS U DHURUA AS U FAL, POR U FITUA ME GJAK,ME TË RËNË E ME SAKRIFICA NJERËZORE NGA MË TË VËSHTIRAT NË EPOKËN E RENDIT TË RI BOTËRORË

Libri “Prekazi, brezni trimash”,- vjen në një muaj, në një datë dhe në një rast fatlum, të shenjtë hyjnorë dhe të pashlyeshëm të historisë së Kombit shqiptar.Vjen kur Kosova është në ëndrrën e saj të realizuar, Pavarësinë e dëshiruar e cila i ka kushtuar shumëçka.Vjen kur Kombi Shqiptar për një ditë kremton 100 vjetorin e Pavarësisë, e cila i ka kushtuar këtij Kombi sakrifica të mëdha në jetë njerëzish, në energji mendore dhe në sakrifica të tjera. Vjen kur trojet tona kombëtare të copëtuara barbarisht në vitin 1912, - nën presionin serbo-sllavo-grek, për gati një gjysmë shekulli, as shkonin e as vinin tek njëri-tjetri, në këtë 100 vjetor ne po e festojmë bashkë këtë akt madhorë.Vjen, kur liria e Kosovës, as më shumë e as më pak, as u dhurua, as u fal, por u fitua me gjak, me të rënë me sakrificë njerëzore nga më të vështirat në epokën e Rendit të Ri Botërorë.Libri “Prekazi, brezni trimash”,-shkruar posaçërisht nga luftëtari dhe penëtari atdhetar e patriot, Dibran Fylli, është një ogur i mirë dhe një xhevahir që shkëlqen në kurorën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të mbijetesës së Kombit Shqiptar.Ky libër është një xhevahir, një diamant dyzet cepash në këtë eveniment të shenjtë sepse: Prekazi është një zë i hershëm i historisë sonë kombëtare, më herët se çdo trevë dhe eveniment tjetër kombëtarë.Prekazi dhe Drenica janë dhe kanë mbetur dy binjakë që ç’la mangët njëra e plotësoi tjetra, - të ushqyer më mendje, me guxim me trimëri me gjak dhe me sublimnitet kushtrimtar.Prekazi dhe Drenica në rrjedhën e historisë sonë kombëtare i dhanë emër dhe zë jo vetëm vetit por gjithë Kosovës dhe shqiptarisë.Udhëtimi që autori Dibran Fylli ka bërë nëpër histori e deri sot për Prekazin dhe Drenicën është një sakrificë e re, të cilën ky autor e ka bërë gjatë gjithë jetës së tij, duke e konsideruar Prekazin një kryelapidarë të Kombit.

Page 7: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

Prekazi i meriton librat, këngët, baladat, elegjitë, medaljen e lirisë, meriton buzëqeshjen e Gjergj Kastriot Skënderbeut sepse: - Prekazi nuk rreshti së ndërtuari kullat, aty ku djemtë dhe vajzat e tij u rritën me këngën e lirisë dhe dinjitetit. Kullat e Prekazit nuk u mposhtën kurrë.Prekazi rast pas rasti nxori në skenën tragjike të luftës emra burrash e luftëtarësh për t’i dhënë guxim, kurajo e mbijetesë luftës, thuhet Prekazi e na kujtohet Azem Galica, Shaban Polluzha, Ahmet Delia, Shaban Jashari, Adem Jashari, Hamëz Jashari, Osman Geci.Prekazi nuk rreshti së luftuari rast pas rasti e herë pas here. Beteja e 5-6-7 marsit 1998, është prelud pavdekësie.Prekazi nuk ka qenë, nuk është dhe nuk do të jetë një, dy apo dhjetë libra. Ky libër është njëri prej tyre. Do të shkruhen me qindra e me mijra.Adem Jashari ndrit, është si dielli për jetën ai, për Kosovën dhe për Kombin. Dibran Fylli ka bërë një shërbim të vyer e me vlerë. Të gjithë luftëtarët e lirisë janë sot me ju.Urime e Gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë. Të gjithë janë bashkë sot.

Tiranë, 12.12.'12 Rajmonda Maleçka Shkrimtare dhe publiciste

.................................................................................................................................

PROMOVIMI I NJË LIBRI TË VEÇANTË (Mendime për librin “Prekazi,brezni trimash” të regjizorit kosovar Dibran Fylli)

Një promovim i veçantë u bë në Tiranë në Ministrinë e kulturës, ditën që kalendari shënonte tre shifra “12”, pra 12. 12.2012. Promovohej libri i regjizorit prishtinas Dibran Fylli, i titulluar “Prekazi, brezni trimash” kushtuar tokës së trimave , Drenicës dhe trimave që ajo mbarti ndër shekuj për të ardhur tek Adem Jashari i papërsëritshëm.Libri i vogël me një përmbajtje të madhe, ndërtohet me okielon madhore “Ai është gjallë” që i dedikohet trimit të Kosovës, Adem Jashari. E faqet e librit, me paraqitjen në formën e pergameneve japin kontekstin e pavdekshmërisë e të lirisë së shqiptarëve, ashtu si pergamenët që kanë ekzistuar dhe dalin ne dritë mbas kohe robërie dhe emetojnë të vërtetat e pamohueshme të historisë.Libri i autorit Dibran Fylli është i veçantë jo se është një bestseller, as dhe një grumbullim “skupesh“ gazetareskë. E veçanta e këtij libri është thjeshtësia e paraqitjes për mbarë lexuesit e një kronologjie të trimërisë kosovare, kronologji e shkruar me autoritetin e një shkrimtari dhe historiani te mirëfilltë siç na e ka përgatitur me kujdes regjizori Dibran Fylli.Si askundi tjetër në librin e Dibranit gjejmë jetën e dokumentuar të Drenicës si flamurtare të lirisë, kullat e lashta dhe heroike të saj e ku gjendet Prekazi martir, vendi i qëndresës së paparë kosovare.

Page 8: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

E përsëri brenda Prekazit vinë heronjtë Tahir Meha, Jasharajt e tempullit të lirisë që autori Dibran Fylli i jep njeri pas tjetrit si Shaban Jashari,Osman Geci, Hamëz Jashari, Adem Jashari.Kullat këto bashkë luftëtare të heronjve të Prekazit, i gjejmë në këtë libër të gjalla, obelisqe në teatrin e luftimeve të pabarabarta me okupatorin e vazhdueshëm. Kullat luftarake gjallojnë sot në Kompleksin Memorial të Prekazit, edhe pak metra me tej ngadhënjen dhe kulla e Tahir Mehës.Ja si e jep Dibran Fylli portretin e Drenicës në hapjen e librit “Prekazi, brezni trimash”:“Kjo trevë kreshnikësh në antikë njihej me emrin Klopotnik. Kur përmendet ky emër, nuk mund të mos kujtohet historia e lavdishme kombëtare dhe emri Drenicë. Kjo trevë gjithmonë ka qenë, është dhe do të mbetet tmerr për armikun. Eshtë fole trimash që u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.”E autori përmend heronjtë e kësaj treve që nga Milesh Nikollë Kopiliçi, e tek Ahmet Delia, Azem Bejta, Shaban Palluzha, Tahir Meha e deri te Azem Galica i cili shoqërohet në libër me betimin e tij të famshëm.E veçanta tjetër e librit ”Prekazi,brezni trimash” qëndron në aktin se autori ka qenë vetë luftëtar aktiv i UÇK-së dhe njëkohësisht dhe një dëshmitar jo vetëm vizual për atë kohë, por sot ai ka në arshivën e tij mbi 200 fotografi dhe mbi qindra minuta xhirime të popullatës civile gjatë kohës së luftës për çlirimin e Kosovës. Është kjo veçanti që këtë libër të regjizorit Dibran Fylli ta shikosh në disa pamje kaleidosopike. Prania e fotografive të shumta dhe tekstet lakonikë, të shkruara me modesti bëjnë që libri të jetë një himn për kompozitorin, një etyd me bojra vaji për piktorin dhe një sinopsis romani për shkrimtarin.Edhe historianët ,ndoshta do ta kenë më lehtë e po aq më lehtë do ta kenë dhe analistët e përditshëm të mediave televizive dhe të shkruara kur duhet folur e shkruar për vendin që veç trima për atdheun ka nxjerrë.Në librin e tij “Konceptualiteti i lirisë” shkrimtari Moikom Zeqo duke folur për luftën për çlirimin e Kosovës shkruan: “Instrumenti i rezistencës së armatosur të UÇK-së, me një kontribut të mrekullueshëm dhe të paharruar, që ringjalli një moral të ri, të pashembullt dhe të ndërhyrjes së NATO-s (edhe kjo një nga “unicum-et” më të çuditshme të historisë moderne të Evropës) do të plotësonte instrumentin e gandizmit, duke bërë kështu një të tërë krejt të domosdoshme, që përbën sekretin e suksesit të madh.”Lufta e popullit kosovar dhe trimëritë e spikatura të Prekazit, Drenicës dhe shumë vendeve të tjera në tokën kosovare duhet pasqyruar vazhdimisht sepse jo vetëm nuk duhet harruar por duhet kombinuar me aktiven e ditëve të sotme. E duke qenë se politika është një domosdoshmëri në kohët tona, pikërisht ajo historia e luftëtarëve duhet të jetë e fiksuar në celuloidin e trurit të çdo njërit.Sipas studiueses gjermane Hanah Arend, politika është sferë e lirisë, në të cilin liria është realitet i gjallë, jo abstraksion. Kështu kuptojmë se liria e njeriut, mund të realizohet në jetën publike , përkatësisht në politikë, duke u bërë kështu politika e vetme qenie e autencitetit të lirisë njerëzore. Janë këto motive që hapen tek lexon librin “Prekazi, brezni trimash”, tek kupton se kemi të bëjmë me një doracak të lirisë e se ideja e përdorimit të lirisë që trimat dhuruan, duhet kuptuar shumë më mirë.Në librin Dibran Fyllit gjejmë këtë pasazh sinjifikativ: “…Evropa ndau tokat shqiptare. Populli shqiptar u detyrua që të vazhdojë organizimin e rezistencës së armatosur dhe të dalë në mbrojtje të tokave të veta. Nga ana tjetër, pushtuesit barbarë sllavë, të yshtur nga pasionet e tyre të ulta ekspansioniste, kryen masakra, terrorizuan popullatën shqiptare, me qëllim që të shuajnë rezistencën e tyre dhe t’i shpërngulin ata, për të bërë më vonë edhe spastrime etnike, me qëllim të ndryshimit të strukturës demografike të Kosovës. Prapa kësaj fshihej qëllimi i pushtetit serb, që më vonë të sillnin kolonë serbë dhe malazezë në Kosovë, gjë e cila ka vazhduar në forma të ndryshme,

Page 9: uniartpro1.webnode.com · Web viewSi është e mundur të mos jetë prezent aty ku po flitej e po vlerësohej puna, mundi, trimëria e sakrifica e Komandantit të tij Legjendar që

deri në fund të shekullit XX!” Këto dhe shumë pjesë të tjera që trajtojnë me dokumenta të gjitha burimet e trimërisë drenicare ku Prekazi është maja e heroizmit, që përjetësohet me Kompleksin memorial “Adem Jashari” e ku sipas librit që po diskutojmë është vizituar nga 9 milion njerëz për një periudhë 13 vjeçare nga të gjitha trojet etnike, duke përfshirë edhe diasporën dhe Kanadanë e largët, si dhe vizitorë të huaj nga rajoni dhe bota.E pasi flet për këtë Kompleks ku i falemi lirisë, autori Dibran Fylli na jep dhe çmimin e lirisë, një statistikë të domosdoshme, shifrat e së cilës flasin më shumë se çdo koment:“Lufta e fundit në Kosovë solli vrasjen e mbi 13000 civilëve, djegien e rreth 1000 vendbanimeve, shkatërrimin e tërësishëm të mbi 104000 shtëpive dhe të mbi 214000 të tjerave të shkatërruara e të plaçkitura, mbi 2000 dëshmorë të UÇK-së , dëbimi me dhunë i rreth 1000000 qytetarëve nga shtëpitë e tyre si dhe humbje të tjera të ekonomive familjare e kombëtare…”Si asnjëherë tjetër, ky libër që flet për fitimin e lirisë kosovare përveç se është botuar në gjuhën shqipe, gjithashtu është botuar në gjuhët angleze, gjermane, turke, italiane, franceze dhe kroate. Është një veprim i zgjuar dhe i domosdoshëm për njohjen e Prekazit, trimave të saj, luftës së popullit kosovar dhe lirisë së tij të merituar.Libri i regjizorit Dibran Fylli bëhet kështu pjesë e Kompleksit “Adem Jashari”, një shoqërues i urtë për të treguar thjeshtë ato që kanë ndodhur, njerëzit që jetuan dhe luftuan, dëshmorët e lirisë, kullat që armiqtë i rrënuan, por që trimat i ringritën si fenikse të shumtë në tokat e Drenicës. Një libër i vogël, por me vlera të mëdha ! Durrës, 14.12.2012 Fatmir Minguli, publicist

.................................................................................................................................

LETËR PËRSHENDETËSE NGA HAMBURGU

Përshëndetje me urimet e mia më të përzemërta e shqiptarisht për promovimin e Veprës Tuaj në Tiranë, "Prekazi brezni trimash"-Ai është i gjallë, me të cilën do nderohet e krenohet 100-Vjetori i Pavarësisë se Shtetit Shqiptar, Festa e flamurit kombëtar dhe Komandanti Legjendar Adem Jashari.Megjithëse nuk mendoja se ka notë më të lartë se 10, Ju e zbuluat 12-en dhe unë nga zemra ua uroj 12-shin më 12. 12.´12, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese e suksese në të ardhmen.

Hamburg, 12.12.'12 Isak Guta regjizor e shkrimtar

.................................................................................................................................