47
Trajtimi i Përfshirjes Sociale nëpërmjet Arsimit dhe Formimit Profesional Përvojat e suksesshme për integrimin e grupeve të marxhinalizuara në tregun e punës Francesco Panzica Ylli Cabiri 1

3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

  • Upload
    others

  • View
    0

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Trajtimi i Përfshirjes Sociale nëpërmjet

Arsimit dhe Formimit Profesional

Përvojat e suksesshme për integrimin e grupeve të marxhinalizuara në tregun e

punës

Francesco PanzicaYlli Cabiri

Maj 2012

1

Page 2: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

ShkurtimeDSBTI Dhoma Shqiptaro-Britanike e Tregtisë dhe Industrive

PATP Programet Aktive të Tregut të Punës

FSP Fondet Sociale Evropiane

FET Fondacioni Evropian i Trajnimit

BE Bashkimi Evropian

EQJL Evropa Qendrore dhe Jug-Lindore

ONP Organizata Ndërkombëtare e Punës

FPGS Forumi i Pavarur për Gruan Shqiptare

IRP Instituti i Rehabilitimit Profesional

PK Punëkërkuesi

TP Tregu i Punës

SHA Shtetet Anëtare

MPCSSHB Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanceve të Barabarta

SHKP Shërbimi Kombëtar i Punësimit

OJF Organizata Jo-Fitimprurëse

AP Asistent Personal

PPP Partneriteti Publik Privat

ZRP Zyra Rajonale e Punësimit

KD Komiteti Drejtues

PS Përjashtimi Social

IS Integrimi social

ISAFP Përfshirja sociale nëpërmjet AFP

MS Mbrojtja Sociale

UAW Useful to Albanian Women

AFP Arsimim dhe Formim Profesional

FP Formim profesional

QFP Qendër Formimi Profesional

BP Ballkani Perëndimor

2

Page 3: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Përmbajtja

1. Hyrje.......................................................................................................................................3

2. Përfshirja Sociale në nivelin e BE-së.....................................................................................3

3. Përvojat më të mira të përfshirjes sociale në disa vende Evropiane......................................3

3.1 Austria.............................................................................................................................3

3.2 Republika Çeke...............................................................................................................3

3.3 Italia.................................................................................................................................3

3.4 Polonia - PSPRA.............................................................................................................3

4. Qasja komunitare lidhur me Përfshirjen Sociale....................................................................3

4.1 Bolonja – Flashgiovani....................................................................................................3

4.2 Brno – Qëndra e Informacionit Social.............................................................................3

4.3 Kopenhagen – strategjia e përbashkët: tri administrata të ndryshme që punojnë së bashku ........................................................................................................................3

4.4 Rotterdam – gjelbërimi social: krijimi i punësimit dhe kohezioni social nëpërmjet investimeve inteligjente...................................................................................................3

4.5 Sofia – Asistencë për të jetuar të pavarur: shërbime novatore për personat me aftësi të kufizuara.........................................................................................................................3

5. Përfshirja sociale në vendet e Ballkanit..................................................................................3

5.1 Gjetje kryesore nga studime për përfshirjen sociale.......................................................3

5.2 Serbia..............................................................................................................................3

5.3 Bosnja & Hercegovina.....................................................................................................3

5.4 Kosova............................................................................................................................3

6 Përvojat e mira në Shqipëri....................................................................................................3

6.1 Shembuj të përvojave të mira.........................................................................................3

6.2 Karakteristikat e përbashkëta..........................................................................................3

7 Përfundime dhe çështje të hapura për diskutim.....................................................................3

Referencat.....................................................................................................................................3

3

Page 4: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

1. Hyrje Përjashtimi Social (PS) shpesh lidhet me varfërinë: faktikisht tri pengesat kryesore për Integrimin Social (IS) janë mungesa e arsimit, dallimet gjinore, pabarazia dhe varfëria. Për të shmangur çfarëdo pengesash që ekzistojnë, duhen bërë përpjekje sinergjike si nga bashkësia kombëtare ashtu edhe ajo lokale. Për këtë arsye, projekti i IS nëpërmjet arsimit dhe formimit profesional (ISAFP) që synon integrimin në tregun e punës të grupeve vulnerabël parashikon një qasje në shumë –shtresa përfshirë: hartimin e politikave në nivel kombëtar dhe zbatimin në nivelin bazë lokal duke përfshirë të gjithë aktorët dhe duke i bërë thirrje ndërmarrjeve për përgjegjësi shoqërore.

PS dhe IS kanë përkufizime të shumta. Ato ndryshojnë shumë në varësi të kontekstit dhe janë zhvilluar vazhdimisht me kalimin e kohës. Në këtë studim do të përdoren përkufizimet që përdoren nga Bashkimi Europian (BE) në kuadrin e Procesit të Lisbonës:

PS është proçesi ku persona të caktuar largohen në kufijtë shoqërorë dhe ndalohen të kenë pjesëmarrje të plotë për shkak të varfërisë, për shkak të mangësive në kompetencat bazë dhe mundësive të të nxënit gjatë gjithë jetës si dhe për shkak të diskriminimit. Këto arsye i largojnë ata nga puna, nga mundësi arsimuese e trajnuese, nga të ardhurat si dhe nga rrjetet e aktivitetet sociale e komunitare. Këta persona janë larg organeve të pushtetit dhe atyre vendim-marrëse, kështu që shpesh ndjehen të pafuqishëm dhe të paaftë për të marrë kontrollin mbi vendimet që ndikojnë jetën e tyre të përditshme.

IS është një proçes që siguron që ata që rrezikohen nga varfëria dhe PS të kenë mundësitë dhe burimet e nevojshme për të marrë pjesë plotësisht në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore dhe që të gëzojnë një standart jetese dhe mirëqënie që konsiderohet normale në shoqërinë ku ata jetojnë. Ky proçes siguron që të jenë më shumë pjesëmarrës në vendimmarrje që të ndikojnë jetën e tyre dhe mundësitë për të drejtat themelore.

Në bazë të përkufizimeve të mësipërme janë përzgjedhur disa përvoja të suksesshme nga vende të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe nga Shqipëria, për të mësuar nga eksperienca e projekteve të ndryshme që zbatohen me fokusin në integrimin e grupeve të marxhinalizuara nga tregu i punës.

4

Page 5: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

2. Përfshirja sociale në nivel të BE-sëLufta kundër varfërisë dhe PS është bërë një nga përparësitë e larta për BE-në pasi ka më shumë se 80 milionë njerëz në BE që rrezikohen nga varfëria, duke përfshirë 20 milionë fëmijë dhe 8% të popullsisë në moshë për punë. Prandaj, si pjesë e strategjisë Evropë 2020, është miratuar një platformë evropiane kundër varfërisë dhe PS, e cila ka një objektiv ambicioz, reduktimin e varfërisë dhe PS me të paktën 20 milion deri në vitin 2020.

Bazuar në parimin e subsidiaritetit (varësisë), ndërhyrjet në fushën e IS janë kryesisht përgjegjësi e shteteve anëtare (SHA), dhe BE-ja luan një rol në:

(i) Identifikimin e përvojave më të mira dhe promovimin e mësimit reciprok për risitë sociale që mund të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve të dobishme, veçanërisht në drejtim të një mbështetjeje sociale më efektive dhe produktive;

(ii) Vendosjen e rregullave për mbarë BE-në;(iii) Promovimin e partneriteteve ndërmjet sektorit publik dhe atij privat;(iv) Vënien në dispozicion të fondeve nëpërmjet Fondit Europian Social (FES).

Ndër sfidat kryesore, PLatforma e BE-së kundër varfërisë dhe PS identifikon objektivat specifike të mëposhtme:

(i) Të promovohet përfshirja aktive në shoqëri dhe në Tregun e Punës e grupeve më të rrezikuara1;

(ii) Të mënjanohet diskriminimi dhe të rritet integrimi i personave me aftësi të kufizuara, pakicave etnike, emigrantët dhe grupe të tjera vulnerabël;

(iii) Të promovohet integrimi i Romëve.

Shtetet anëtare duhet të ofrojnë ndihmë në veçanti atyre që mund të punojnë për të hyrë apo ri-hyrë dhe për të qëndruar në punë të mira që lidhen më mirë edhe me kapacitetin e tyre për të punuar.

Raporti i Përbashkët i BE-së mbi Mbrojtjen Sociale (MS) dhe IS, për vitin 2010, thekson se të paturit e një pune mbetet mënyra më e sigurt që të mbron nga varfëria dhe përjashtimi, pasi të papunët janë pesë herë më të rrezikuar nga varfëria sesa ata që janë në punë (44% përkundrejt 8%), dhe jo-aktivët (jo ata që janë në pension) përballen me një risk varfërie tre herë më të madh se të punësuarit (27% përkundrejt 8%). Megjithatë të kesh një punësim nuk është një garanci në vetvete kundër varfërisë: në vitin 2008, 8% e njerëzve të punësuar jetonin nën kufirin e varfërisë. Varfëria edhe pse në punë (të punësuar), lidhet me kushtet e punësimit si psh. paga e ulët, aftësi të ulëta, punësim i pasigurt apo nën-punësim.

Dhjetëvjeçari i fundit ka parë ngulmimin e grupeve të popullsisë, të cilët mbeten jashtë ose në kufijtë e Tregut të Punës, që shpesh hasen me pengesa të shumëfishta për të hyrë në të (përfshi këtu nivelin e ulët të aftësive, përgjegjësitë për kujdes, mosha, sfondi i migrantit, aftësitë fizike të kufizuara, si edhe faktorë të tjerë diskriminues, etj.).

Për t'u përballur me përkeqësimin e kushteve të TP për shkak të krizës globale, shumë SHA i kanë forcuar dhe konsoliduar masat e TP që synojnë ruajtjen e punësimit, mbështetjen e aktivizimit dhe promovimin e ri-integrimit në TP. E megjithatë, vetëm politikat e tregut të punës nuk mjaftojnë për të mbështetur integrimin e personave më vulnerabël në shoqëri dhe 1Shih Rekomandimi i Komisionit 2008/867/KE për përfshirjen aktive

5

Page 6: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

në TP: duhen trajtuar edhe problemet personale, familjare e shoqërore që këta persona hasin: psh. mungesa e shërbimeve lehtësuese është një pengesë e vërtetë për pjesëmarrjen e femrave që kujdesen për familjen në tregun e punës.

3. Përvojat më të mira të përfshirjes sociale në disa vende Europiane

Vendet e BE-së punojnë së bashku në fushën e IS duke përdorur metodën e hapur të koordinimit. Bazuar në këtë mjet, SHA bien dakord mbi objektiva dhe tregues të përbashkët, kundrejt të cilëve maten përparimet. Qëllimet e përbashkëta përfshihen nga secili vend në një Plan Kombëtar dhe raportet i dërgohen Komisionit të BE-së, i cili, së bashku me Këshillin e BE-së, nxjerr raporte të përbashkëta. Këto raporte vlerësojnë se çfarë është arritur në çdo vend dhe identifikojnë praktikat e mira dhe qasjet inovative që mund të shkëmbehen mes SHA.

Në këtë pjesë janë përfshirë disa nga përvojat e suksesshme që përmenden edhe në Raportin e Përbashkët për Mbrojtjen e Përfshirjen Sociale 2010 dhe gjithashtu edhe në raporte kombëtare. Qëllimi është që këto përvoja të prezantohen dhe të frymëzojnë politikë-bërësit e vendeve të tjera, e veçanërisht Shqipërinë.

3.1 Austria

A. Llogari kredie për personat e ndikuar nga varfëria / personat pa të ardhura

Në këtë rast, bankat nuk janë të detyruara t’u hapin llogari klientëve që nuk janë të besueshëm për t’u dhënë kredi. Mungesa e një llogarie bankare çon në vonesa lidhur me pagesën e shpenzimeve të zakonshme (qera, ngrohje, këste të huave), duke kërcënuar përmbushjen e nevojave tyre bazë. Veç kësaj, një llogari bankare përbën parakusht për të filluar një punë dhe hera herës është e domosdoshme për riintegrimin në tregun e punës.

Gjendja mund të ndryshojë nëse atyre u mundësohet të hapin një llogari kredie të përkohshme. Llogaria e kredisë e “Sparcasse” (banka e kursimeve) pa pagesë, është një element i dobishëm i një pakete gjithëpërfshirëse me shërbime mbështetje dhe këshillimi, që ofrohen kryesisht nga agjensi që ofrojnë këshillim për borxhet dhe qëndrat e këshillimit social të Caritas-it. Punonjësit social mbështesin klientët që të planifikojnë buxhetet e familjeve të tyre. Veç këtyre, ofrohen edhe shërbime të tjera shtesë si për shembull sigurim për shtëpitë me kosto të ulët, që siguron mbulimin e dëmeve të shtëpisë.

B. Fondi Komenski: një iniciativë e Fondacionit ERSTE dhe Caritas Austria

Qëllimi i projektit "Mëso për jetën" është që të përmirësojë mundësitë e arsimimit të personave që janë të pafavorizuar nga ana sociale dhe grupeve në Evropën Qendrore dhe Jug-Lindore (EQJL) me mbështetjen e projekteve që nxisin arsimin dhe mbështetjen individuale në arsim dhe formim.

Një objektiv tjetër është që të promovojë dialogun dhe transferimin e njohurive ndërmjet organizatave që janë pjesëmarrëse në zbatimin e projekteve. Për këtë qëllim, janë realizuar projekte të pjesshme në vendet në vijim: Austri, Sllovaki, Republikën Çeke, Hungari, Republikën e Moldavisë, Serbi, Kroaci dhe në Ukrainë. Në fokus të këtyre projekteve janë masat për përmirësimin e gjendjes së popullatës rome. Rezultatet tregojnë shumë qartë që

6

Page 7: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

masat arsimore dhe / ose që mbështesin arsimin kanë efekte të favorshme për situatat jetësore të personave në fjalë.

C. Qyteti i Vienës – Departamenti Bashkiak

Në këtë Bashki ka tre projekte që trajtojnë çështjen e integrimit në TP të emigrantëve dhe personave me azil:(i) “Perspektiva“: këshillim profesional e arsimor për personat me azil dhe mbështetje

financiare për arsimim të mëtejshëm;(ii) “Qëndra e Kompetencave“: këshillim lidhur me njohjen e të mësuarit të mëparshëm

dhe gjithashtu mbi arsimimin e mëtejshëm për emigrantët e rinj;(iii) “Këshillim profesional bazë në “gjuhën amtare” që synon të sapoardhurit

Të sapoardhurit në Vjenë i nënshtrohen një seance këshillimi lidhur me profesionin e ardhshëm, nëse është e mundur në gjuhën e tyre amtare. Ata marrin informacion të plotë për proçedurat për njohjen e kualifikimeve dhe se si mund të marrin trajnime të mëtejshme në Vjenë. Gjithashtu, me qëllim që të lehtësohet integrimi në tregun e punës, atyre u ofrohet ndihmë edhe për t’i rieorientuar profesionalisht.

3.2 Republika ÇekeA. Rehabilitim – Aktivizim – Punë

Projekti synon të mbështesë krijimin e një sistemi rehabilitues profesional dhe të vendosë struktura që mundësojnë thjeshtëzimin dhe mundësimin e hyrjes në TP për personat me aftësi të kufizuara.

Instituti i Rehabilitimit Profesional (IRP) është përfshirë në legjislacion që nga viti 1991, dhe rregullohet zyrtarisht nga dispozitat e Ligjit për punësimin, që parashikon që të gjithë personat me aftësi të kufizuara kanë të drejtën e rehabilitimit profesional. Për shkak të mungesës së një mbështetjeje metodologjike për rehabilitimin profesional, këto dispozita nuk janë zbatuar plotësisht deri në vitin 2006. Atë vit, nisi një projekt i cili solli krijimin e një metodologjie për të punuar me personat me aftësi të kufizuara nëpërmjet krijimit të një "Programi Këshillues për Personat me Aftësi të Kufizuara".

Në 12 rajone u zhvilluan projekte pilote dhe rrjeti rajonal i bashkëpunimit përbëhej nga një zyrë pune, nga organizata e trajnimit dhe këshillimit, si dhe nga një qendër rehabilitimi. Mbi 140 persona me aftësi të kufizuara morën pjesë në programin këshillues. Më pas, metodologjia u përfundua dhe u ndryshua për të përfshirë përvojat e fituara gjatë testit pilot.

Një tjetër projekt i ri i quajtur “Integrimi” filloi në Republikën Çeke me përgatitjen e seminareve në të gjithë vendin, me synimin që të informonte stafin e zyrës së punës dhe partnerët social lidhur me rehabilitimin profesional dhe mundësitë e shfrytëzimit të tij.

B. Mbështetje për përfshirje – Këshillimi për karrierën

Në një shoqëri, si në shoqërinë çeke, që karakterizohet nga një nivel i lartë homogjeniteti, prania e një pjese të madhe të popullsisë rome në rrezik për PS përbën një problem të rëndësishëm. Për rrjedhojë të ndryshimit të dukshëm në nivelin e arsimimit të romëve, zona të caktuara mund të quhen të përjashtuara nga shoqëria nëse i krahasojmë me shumicën e

7

Page 8: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

shoqërisë, gjë e cila paraqet një kërcënim të rëndësishëm ndaj kohezionit social në terma afat të gjatë.

Projekti synonte t'u ofronte individëve që ishin të rrezikuar për PS, kryesisht romëve, një shans më të mirë për të hyrë në TP të ligjshëm përmes një proçesi të zgjeruar këshillimi mbi karrierën dhe gjithashtu mbështetje në marrjen e kualifikimeve më të mira.

Në disa qytete këshilluesit për karrierën shpesh përballen me një numër gjithnjë e në ulje të vendeve apo mundësive të punës për personat me aftësi të ulëta. Ky mund të thuhet se është një rezultat i natyrshëm i proçesit të transformimit të TP.

Projekti përqëndrohet në objektivat e veçanta në vijim:

(i) Të optimizojë instrumentat e këshillimit për karrierën dhe të mbështesë arsimin sic kërkohet nga prirjet e klientit të diagnostikuar. Nga viti 2006 deri në 2007 u krijua një paketë testuese që përqëndrohej në diagnostifikimin e aftësive dhe shprehive të aplikuesve për punë. Ky instrument mund të aplikohet menjëherë sapo klientët të hyjnë në TP. E njëjta paketë mund të shfrytëzohet gjithashtu për të diagnostifikuar aftësitë e tyre të mundshme dhe në bazë të rezultateve të testit mund të vendoset në vijim për arsimin e klientit;

(ii) Të përmirësojë kualifikimet e klientëve në sektorë që kanë perspektivë, të reflektojë zhvillimet në TP dhe të mbështesë punësimin e ardhshëm të klientëve sipas nivelit të kualifikimeve të tyre;

(iii) Të motivojë klientët të fokusohen në sektorë të TP ku sipas rezultateve të analizave social-demografike, kanë më shumë gjasa të gjejnë punë;

(iv) Të përgatisë materialet përkatëse për ndryshimin e legjislacionit të punësimit për t’u mundësuar njerëzve në rrezik për PS të bëhen më shumë konkurues.

3.3 ItaliaLidhur me PS, në Itali ka mjaft shembuj të përvojave të mira dhe shumica e tyre kanë funksionuar në nivel vendor ose nëpërmjet aktivizimit të nismave kordinuese ad-hoc ndërmjet sektorëve përkatës, ose nëpërmjet strukturimit të ndërhyrjeve nëpërmjet pakteve territoriale të formalizuara.2

A. Rajoni i Valle d’Aosta: mbështetje për punësimin e grupeve vulnerabël

Ky është një program i veçantë që synon ofrimin e stimujve të konsiderueshëm për ndërmarrjet që marrin në punë individë nga kategoritë e rrezikuara. Në mënyrë të veçantë për personat e rekomanduar nga shërbimet sociale parashikohet rimbursimi 50% i pagës për dy vjet në rastin e punësimit me kontratë me kohëzgjatje të pacaktuar, dhe rimbursohet 30% i pagës deri në 2 vjet në rastin e kontratës me kohëzgjatja fikse. Një program i ngjashëm është parashikuar edhe për personat me aftësi të kufizuara, të çertifikuar3 ndërmjet 46% dhe 79% mundësi për të punuar:

2Një pakt territorial është një marrëveshje e nënshkruar nga qeveritë vendore dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile (kryesisht biznesmenë dhe sindikata) të një grupi bashkish, pakt që miratohet nga Pushteti Qëndror. Marrëveshja ka një plan gjithpërfshirës zhvillimi që përfshin një numër investimesh publike e private për të cilat ofrohen fonde. 3 Ka një detyrim ligjor për ndërmarrjet me më shumë se 15 punonjës, që të punësojnë një numër të caktuar personash me aftësi të kufizuara, me kapacitet pune të pakësuar prej 46% (ligji nr. 68 / 1999).

8

Page 9: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Në rast të punësimit me kohëzgjatje të pacaktuar të kontratës, për çdo person me aftësi të kufizuara është parashikuar një rimbursim prej 40% i pagës, për vitin e parë, 30% për të dytin dhe 20% për vitin e tretë. Në rastin e kontratës me kohëzgjatje fikse, për çdo person me aftësi të kufizuara është parashikuar një rimbursim me 25% të pagës për një peroudhë deri në dy vjet.

B. ‘Vercellinrete4’ Projekti u mendua dhe zbatua që të testonte forma të reja të qeverisjes në nivel lokal nëpërmjet krijimit të një rrjeti të aktorëve të ndryshëm që merreshin me përfshirjen e grupeve të rrezikuara. Vlera e shtuar e këtij rrjeti ishte mundësia që individët të mund të shqyrtonin plotësisht shancet ekzistuese duke shmangur mbivendosjen dhe dyfishimin, por edhe rrezikun në rast të mos ndërhyrjes për shkak të mungesës së informacionit të duhur. Zona e ndërhyrjes ishte provinca e Vercellit, në Rajonin e Piemontes, e cila i dha emrin projektit (rrjeti i Vercellit).

Hapi Qëllimi Rezultati Institucioni pergjegjës

Ekzaminimi Identifikimi i personave që do të marrin përkrahje dhe ndarje e informacionit midis pjesëmarrësve në rrjet.

Përgatitja e një skede me të dhënat personale të personave në fjalë.

Shërbimet sociale që janë pjesë e rrjetit.

Diagnostikim i nivelit të parë

Vlerësimi i përvojës së punës së personave dhe i disponueshmërisë së tij / saj për punësim si edhe identifikimi i pengesave.

Skeda personale përditësohet me përvojën e punës së personave dhe disponueshmërinë e tyre për punësim dhe pengesat e identifikuara.

Shërbimet e punësimit në bashkëpunim me shërbimin që propozoi rastin konkret.

Diagnostifikim i përmirësuar

Kryerja e një analize të hollësishme për kompetencat e personave.

Aftësitë dhe kompetencat janë në dispozicion për përpunim të mëtejshëm.

Shërbimi i punësimit.

Zgjidhje lidhur me punësimin

Identifikimi i veprimeve që duhen kryer per përkrahjen e personave të synuar dhe përcaktimi i detyrave për të gjithë.

Hartimi i planeve individuale për punësim.Aktivizimi i proçedurave për fonde të vecanta për personat me aftësi të kufizuara (sipas rastit).

Shërbimi i punësimit në bashkëpunim me shërbimin që propozoi rastin konkret.

Mundësi punësimi

Kërkim i ndërmarrjeve të disponueshme që të rekrutojnë punëtorë oseçirakë punëkërkues.

Skeda plotësohet me hollësitë e personave të kontaktit në ndërmarrje.

Shërbimi i punësimit

Fillimi i punës Planifikim dhe mbështetje për fillimin e punës në ndërmarrje.

Regjistrimi në dosjen individuale të të dhënave të rekrutimit. Përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme për punësim.

Shërbimi i punësimit në bashkëpunim me shërbimin që propozoi rastin konkret.

Monitorimi i fazës së fillimit

Monitorimi i fazës së fillimit të punës së re apo stazhit të ri.

Nëse ka ndonjë problem, ato regjistrohen në dosjen individuale.

Shërbimi që propozoi rastin konkret.

Monitorimi i marrëdhënieve të punës

Monitorim i vazhduar i rekrutimit dhe stazhit

Nëse ka ndonjë problem, ato regjistrohen në dosjen individuale.

Shërbimi i punësimit në bashkëpunim me shërbimin që propozoi rastin konkret sipas problemit.

4http://www.slosrl.it/documenti/pr107-%20024_Layout%201.pdf 9

Page 10: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Komiteti Drejtues i projektit, që përbëhet nga përfaqësues të institucioneve më të përshtatshme që janë të përfshirë në IS (shërbimet e asistencës sociale, zyrat e punësimit, shërbimet shëndetësore, institucionet e formimit etj.) është kthyer në lëmin e monitorimit të vazhduar të zbatimit dhe propozimit të inciativave të reja sipas rastit.

Metodologjia dhe hapat e ndjekur në trajtimin e individëve janë ilustruar në tabelën e mësipërme.

3.4 Polonia - PSPRAProgrami i IS synon mbështetjen e bashkive në zbatimin e strategjive për zgjidhjen e problemeve sociale. Për më tepër, në varësi të nevojave, Programi i IS është menduar për t'u përdorur nga komunat për krijimin e strategjive apo rifreskimit të atyre ekzistuese.

Rezultatet e programit të IS kanë qënë si në vijim:

(i) Krijimi i potencialit institucional dhe shoqëror në fushën e planifikimit strategjik dhe atë të implementimit të politikave sociale në nivel lokal, si dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal;

(ii) Përmirësimi i aksesit të banorëve të komunave në drejtim të shërbimeve, formave të reja të bashkëpunimit dhe aktivitetet e organizuara: Oferta më të larmishme dhe standarte më të mira shërbimesh për banorët e

bashkive; Krijimi i një rrjeti ofruesish shërbimesh; Numër më i madh iniciativash të ndërmarra nga komuniteti lokal; Pjesëmarrje e zgjeruar e banorëve; Rritje e njohurive të nëpunësve të vetë-qeverisjes për organizimin konkret të

konkurseve/tenderave: bashkitë përfitojnë aftësinë për të menaxhuar proçeset e nën-kontraktimit të detyrave të tyre, organizmave të jashtëm;

Zhvillimi i bashkëpunimit ndërbashkiak në kuadrin e përmirësimit të IS; Sigurimi i pjesëmarrjes së qëndrueshme dhe të vazhdueshme të

përfaqësuesve social në planifikimin dhe zbatimin e politikave sociale në territorin e komunave;

Rritja e numrit të shërbimeve të ofruara nga bashkitë në fushën e asistencës; Rritja e numrit të ofruesve të shërbimeve; Rriten fondet e ndara për zgjidhjen e problemeve sociale në bashki të

ndryshme; Krijimi i një mekanizmi afatgjatë (të qëndrueshëm) për vlerësimin e zbatimit të

politikave sociale; Rritje e standarteve të shërbimeve sociale, drejtuesit lokalë përfitojnë njohuri

lidhur me mundësitë organizative e financiare për ndërmarrjen e aktiviteteve lokale.

10

Page 11: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

4. Qasja komunitare lidhur me Përfshirjen SocialeKriza ekonomike ka patur një ndikim të rëndë edhe në përbërjen sociale të shoqërisë, duke rritur numrin e të papunëve dhe atyre që rrezikohen nga varfëria e tejskajëzimi. Njëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm e rëndësishme që ndërhyrja në nivel lokal të forcohet dhe koordinohet më mirë me nivelin kombëtar dhe rajonal e të lidhet me iniciativat private, por është po aq e nevojshme që të bëhen studime për metoda të reja, që të mundësojnë përshtatjen dhe zhvillimin e mënyrave të reja për zbatimin e politikave të përfshirjes aktive e për t'iu përgjigjur sfidave të reja sociale.

Shembuj të përvojave të mira novatore u mblodhën nga EUROCITIES5 që i shpërndau ato dhe ia transferoi qyteteve të tjera që përballeshin nga probleme të ngjashme. Shembujt6, tregojnë se risia ishte e arritshme nëpërmejt nxitjes së partneriteteve dhe nëpërmjet qasjeve të integruara; u hartuan mënyra të reja për të trajtuar grupe personash me vështirësi të veçanta, si psh të pastrehët, emigrantët, fëmijët e rrugës dhe personat me aftësi të kufizuara; u inkurajuan mënyra të reja veprimi dhe qëndrime të reja lidhur me mbështetjen e qasjeve poshtë-lart për përfshirjen aktive të qytetarëve në vështirësi.

4.1 Bolonja – FlashgiovaniFlashgiovani.it është një revistë elektronike që administrohet nga të rinj të moshës nga 15 deri në 29 vjeç që jetojnë në zonën e Bolonjës. Ky instrument ka për synim të lehtësojë kalimin e tyre nga arsimi në punësim duke parandaluar riskun e PS. Flashgiovani ofron një hapësirë të hapur online për të rinjtë që t’u japë atyre informacion dhe këshillim lidhur me tema si kultura, shëndeti dhe mirëqënia, vullnetarizmi dhe udhëtimi, trajnimi dhe sistemimi me punë.

Flashgiovani.it mbështetet në një filozofi të re: një revistë on line nga të rinjtë për të rinjtë. Në ekipin editorial të Flashgiovani ka më shumë se 220 të rinj që punojnë që nga viti 2000, dhe numri i atyre që shikojnë faqen çdo muaj arriti në 8 milion gjatë vitit 2010. Duket qartë që projekti Flashgiovani.it u ofron të rinjve një qendër të suksesshme për të rinjtë.

Projekti Flashgiovani ofron një nivel të lartë qëndrueshmërie dhe transferueshmërie. Për shembull përdorimi i seminarëve krijues editorial është marrë si model nga projekte të tjera rinore evropiane (psh. prodhuesit e Videove online – 2004).

4.2 Brno – Qëndra e Informacionit Social Mungesa e ndërgjegjësimit për shërbimet sociale në dispozicion të qyteteve njihet si një nga faktorët që kontribuojnë në rritjen e rrezikut për PS për njerëzit që kanë më shumë nevojë për ndihmë.

Qëndra për informacion social e Brnos u hap në vjeshtën e vitit 2009, për të ofruar shërbime informuese dhe këshilluese me karakter social, si të ofruara nga vetë stafi por edhe nëpërmjet lidhjeve telefonike, lidhjes së internetit apo lidhjeve me organizata të caktuara. Qëndra gjithashtu ofron ndihmë profesionale për ata që ndodhen në situatë krize.

5http://www.eurocities.eu/ 6Koleksioni i përvojave novatore: http://nws.eurocities.eu/MediaShell/media/149_Eurocities-CFAI-brochure-web.pdf

11

Page 12: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

4.3 Kopenhagen – strategjia e përbashkët: tri administrata të veçanta që punojnë së bashku Projekti ka për synim që t’u ofrojë njerëzve me probleme kronike shëndetsore, shërbimet që janë më të domosdoshme: shërbime sociale; shërbime dhe kujdes shëndetsor; dhe punësim e integrim nëpërmjet një qasjeje të integruar. Duke qënë se kompetencat janë të ndara sipas institucioneve të ndryshme, Strategjia e Përbashkët mundëson shërbime të asistencës sociale, asistencë shëndetsore dhe bashkëpunim në drejtim të rritjes së mundësive për punësim dhe uljes së asistencës sociale për këtë grup vulnerabël të shënjestruar.

Ideja e bashkëpunimit ndërmjet pjesëve të ndryshme të administratës dhe krijimit të një strategjie të përbashkët është një model i suksesshëm që mund të transferohet apo shpërndahet kudo.

4.4 Rotterdam – gjelbërimi social: krijimi i vendeve të punës dhe kohezioni social nëpërmjet investimeve inteligjente

Ky projekt është një shembull novator i gjelbërimit social: investimet e vogla dhe inteligjente njëkohësisht mund të krijojnë vende pune dhe të rrisin kohezionin social.

Roterdami si shumë qytete industriale evropiane portuale po zhvillohet në një shoqëri që bazohet në ekonomi të mbështetur në shërbime. Shumë njerëz që dikur punonin në industritë tradicionale janë tanimë të papunë afatgjatë. Veç kësaj, këta persona jetojnë në zona të varfëra të qytetit dhe janë të izoluar nga aspekti social. Ata njohin pak njerëz në zonën ku jetojnë dhe shoqërohen vetëm me persona të së njëjtës moshë e eksperiencë.

Në vitin 2009, për shkak të domosdoshmërisë për të ulur papunësinë dhe izolimin social në zonat e varfëra, Departamenti i Çështjeve Sociale dhe Punësimit të Roterdamit vendosi që të përdorte fondet për përfshirjen aktive për fillimin e projekteve të Kopshteve Komunitare. Kjo nënkuptonte që të punohej me komunitetin lokal për krijimin e dy hapësirave të gjelbërta në dy nga lagjet më të varfra në Roterdam. Roterdami vazhdon të mësojë nga përvojat e projekteve të gjelbërimit edhe në zona të tjera: në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Për shembull, qyteti ka marrë parasysh përvojat e projekteve në Gjermani (psh. nga Gottingen), në MB (psh. nga Londra) dhe SHBA (psh. nga Milwaukee, Detroit, New York City).

Një nga kriteret kryesore të financimit të përfshirjes aktive është i lidhur me krijimin e vendeve të punës. Pra, projekti është hartuar që t’u sigurojë të papunëve lokalë punë të paguar dhe trajnim për përmirësim të aftësive të tyre në bujqësi, në kopshtari dhe mirëmbajtje.

4.5 Sofia – Asistenca për Jetesën e Pavarur: shërbime novatore për personat me aftësi të kufizuara

Shumë njerëz me aftësi të kufizuara kanë fonde të kufizuara: ata nuk mund të përballojnë kujdesin privat dhe kanë qenë në rrezik nga PS. Projekti në fjalë u ofron njerëzve me aftësi të kufizuara deri në 300 orë mbështetje në muaj nga maksimumi pesë asistente personale. Të gjithë AP paguhen nga komuna/bashkia. Suksesi i Asistencës për shërbimin e Jetesës së Pavarur bazohet në disa risi kyçe: shërbimi është tërësisht pa pagesë, pavarësisht nga të ardhurat e një personi. AP mund të ndihmojë jo vetëm me përkujdesje në shtëpi, por me të gjitha llojet e aktiviteteve të tjera: udhëton në shkollë dhe kolegj, në ekskursione për të takuar miqtë, për në ushqimore e pazare të tjera, dhe vizita te mjeku.

12

Page 13: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Në Sofje, Ndihma për Jetesë të Pavarur njihet gjerësisht si një projekt jetik pasi transformon jetën e përdoruesve të këtyre shërbimeve dhe familjeve të tyre. Që nga momenti i prezantimit të këtij shërbimi në vitin 2008, numri i përdoruesve të shërbimit është pothuajse trefishuar. Ai u jep njerëzve më shumë mundësi për t’u trajtuar në mënyrë të barabartë, si dhe aftësinë për të jetuar, për të mësuar, për të punuar dhe për t'u zhvilluar sipas dëshirave dhe ambicieve të tyre, pra, një mundësi reale për të luajtur rolin e tyre në shoqëri.

5. Përfshirja sociale në vendet e Ballkanit

5.1 Gjetje kryesore nga studime për përfshirjen sociale Analiza e IS është kryer sistematikisht në bazë të gjetjeve kryesore të mëposhtme nga studime të ngjashme që janë bërë nga institucione ndërkombëtare dhe OJF:

(i) Hulumtimi i kryer nga Komisioni Evropian – konkretisht nga Drejtoria e Përgjithshme për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Shanset e Barabarta paraqet analiza, konkluzione dhe rekomandime në një raport sintezë të botuar në vitin 20097. Konstatimi i parë i këtij dokumenti është besueshmëria e ulët e statistikave mbi Përfshirjen Sociale dhe përjashtimin social në Ballkanin Perëndimor (BP). Po kështu përmendet progresi i ngadaltë në përshtatjen e anketave statistikore në përputhje me standardet e Eurostatit. Vendet e BP kanë përmirësuar sistemet e tyre statistikore gjatë proçesit të tyre të anëtarësimit në BE;

(ii) Studimi i kryer nga SOLIDAR, një rrjet Europian i 56 OJF-ve që punojnë për të çuar përpara drejtësinë sociale në Evropë dhe në mbarë botën, publikoi në Tetor 2011 një raport mbi nxitjen e iniciativave komunitare për Përfshirjen Sociale në BP8. Si shkak dhe si pasojë njëkohësisht të papunësisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dalin deficitet arsimore dhe arritjet e ulëta si dhe mangësitë e aftësive në grupet etnike. Po kështu të ardhurat e pakta dhe privimet e tjera të shumta e PS janë po aq të rëndësishme. Për të pasur politika sa më të qëndrueshme dhe efektivisht përfshirëse në vendet e BP ku jetojnë etni të ndryshme, arsimi dhe formimi paraqesin një sfidë të rëndësishme. Me rëndësi gjithashtu janë këshillimet rreth politikave që formulohen nëpërmjet një sërë rekomandimesh: Nxitja e një ndërhyrjeje të përbashkët dhe të koordinuar të të gjitha palëve të

interesuara dhe zhvillimi i bashkëpunimit midis sektorëve publik, privat dhe OJF-ve;

Forcimi i kapacitetit të iniciativave dhe organizimeve me bazë komunitare në mënyrë që të identifikohen më mirë dhe të përmbushen nevojat në nivelin bazë;

Zhvillimi i një kuadri institucional dhe ligjor për organizatat ekonomiko-sociale; Shtrirja e gamës së shërbimeve në funksion të mirëqenies sociale dhe

theksimi i pengesave specifike për IS, si psh. papunësia ose arsimimi i kufizuar dhe barrierat në drejtim të aksesit në burime dhe mundësi;

Forcimi i kapacitetit të komunave për të zhvilluar një qasje të planifikuar për plotësimin e nevojave dhe për të siguruar një ekuilibër më të përshtatshëm ndërmjet formave të përkujdesjes me bazë komunitare dhe institucionale.

(iii) Raportet e ETF-së kanë identifikuar një numër temash të përbashkëta në të gjithë rajonin, duke përfshirë: mungesën e arsimit parashkollor, kurrikula të shpërndara në arsimin e përgjithshëm, probleme në realizimin e të drejtave për arsimimin në gjuhën

7 Mbrojtja sociale dhe Përfshirja Sociale në Ballkanin Perëndimor.8 http://cms.horus.be/files/99931/MediaArchive/41_socialinclusion_WBalkans.pdf

13

Page 14: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

e parë; kurrikula të shformuara; shkollim i segreguar për disa grupe; stereotipet kulturore në formim profesional dhe përgatitjen për punë, dhe mungesa e mësuesve dhe këshilltarëve për minoritetet. Në përgjithësi, vihet re një mangësi e madhe në drejtim të një theksi pozitiv dhe të qëndrueshëm në lidhje me arsimin dhe formimin ndërkulturor. Në shumë mënyra, çelësi i përjashtimit social për grupet minoritare janë defiçitet në arsim dhe në qasjen e tregut të punës. Për të promovuar Përfshirjen Sociale të pakicave etnike duhen sfiduar cështjet e lartpërmendura9;

(iv) Një raport i PNUD-it për Romët në Evropën Jug-Lindore10 që përdor të dhënat e kampionit të sondazhit tregon qartë ndërvartësinë ndërmjet varfërisë, arsimimit, punësimit, shëndetit. Ky raport tregon po kaq qartë disavantazhet e tjera me të cilat përballen Romët përkundrejt grupeve të tjera vulnerabël që jetojnë aty pranë. Po kështu argumentohet lidhur me një përpjekje të përbashkët për të thyer ciklin e vartësisë, në veçanti përmes një investimi afatgjatë në arsimimin e komunitetit romë, për heqjen e segregimit në shkolla, për mbështetje shtesë lidhur me mësimin e gjuhës dhe për stimuj për familjet që angazhohen të shkollojnë fëmijët e tyre.

5.2 SerbiaFondi i Risive Sociale (FRS)

Në funksion të mbështetjes së valës së parë të reformave të mirëqënies sociale që u prezantuan në vitet 2001 dhe 2002, u krijua një fond i quajtur Fondi i Inovacionit Social, i cili u bë operacional në vitin 2003. FIS parashikohej të ishte një mekanizëm tranzitor që ofronte financime konkuruese dhe mbështetje në menaxhimin për projektet e shërbimeve sociale me orientim reformues në nivel lokal. Ky fond ishte dizenjuar veçanërisht të promovonte zhvillimin e një sërë shërbimesh komunitare alternativë të zbatuara nëpërmjet partneriteteve ndërmjet ofruesve të ndryshëm të shërbimeve që të sigurohej që risitë në nivel lokal të informojnë reformat e nivelit qëndror dhe të krijojnë mundësinë për transferimin e njohurive.

FIS në vend që të dublikojë sistemet ekzistuese të mbrojtjes sociale, ka për qëllim të rrisë shtrirjen e tyre, ndërsa identifikon, teston dhe përsërit ide të reja novatore. FIS financohej nga fonde të kombinuara, shtetërore dhe të donatorëve, duke përfshirë fonde të Qeverisë Norvegjeze, të Komisionit Evropian dhe të PNUD-it. Buxheti vjetor i FIS ishte mes € 1.3 milion dhe € 1.7 milion, me një sasi mesatare financimi në rritje për çdo projekt që zgjatej.

Gjithashtu, FIS promovon partneritet mes ofruesve shtetërore dhe OJF-ve duke rritur rolin e organizatave të shoqërisë civile si ofrues shërbimesh, duke krijuar një treg në zhvillim për shërbimet e tyre, dhe ka ndihmuar edhe për të thyer rezistencën ndaj ofruesve jo-shtetërore nga shërbimet shtetërore. FIS ka ndihmuar në punën e modelimit të standarteve dhe në caktimin e kostove të një shporte shërbimesh. Tani ka plane për rikonceptimin e FIS sipas disa provave se modelet e financimit prireshin të ishin të pabarabartë në drejtim të rajoneve, ku zonat më pak të zhvilluara përfitonin grante të vogla dhe fonde me madhësi nën mesataren. Zonat rurale nuk mbuloheshin tërësisht nga ky fond.

Ndërmarrjet Eko– Sociale

Projekti synon të mbështesë krijimin e një ndërmarrje Sociale (kooperative) që prodhon produkte të reja me theks të veçantë në ruajtjen e mjedisit, riciklimit dhe ripërdorimit.9ETF, 200810 PNUD, 2006

14

Page 15: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Të shënjestruarat janë femra të papuna afatgjata mbi moshën 45 vjeç. Kooperativa u krijua në Prill të vitit 2010 nga 9 gra. Pas 18 muajsh, edhe 5 femra të tjera u punësuan në këtë ndërmarrje të vetë-menaxhuar.

Qëndrueshmëria e kësaj ndërmarrjeje garantohet nga njohuria e plotë e përfituar në lidhje me proçesin e prodhimit të tekstileve; nga njohuria specifike për teknikat inovative të menaxhimit të materialeve të mbetura (bëhet fjalë për cohë prej PVC me lule dhe material reklamash të ndryshme) për prodhimin e mallrave me vlerë të lartë ekologjike dhe njohuri të tjera mbi aftësi për krijim biznesi e shitje.

Rrjeti i Biznesmenëve Socialë (SENS)

Grupi 48411 i kushtohet zhvillimit dhe promovimit të ndërmarrjeve sociale në Serbi. Nëpërmjet projektit të Forumit të Bizneseve Sociale, Grupi 484 ka krijuar një rrjet biznesesh. Ky projekt që mbështetet nga fondacioni UniCredit me pjesëmarrjen e UniCredit Bank Serbia, ofron mbështetje financiare për bizneset sociale në formën e granteve të përbëra dhe fonde kredish.

Misioni i rrjetit në fjalë është të mbështesë një komunitet gjithëpërfshirës e krijues, ku nxiten e përkrahen ekonomia sociale, fuqizimi ekonomik dhe përfshirja sociale, duke kontribuar kështu në përfshirjen e grupeve vulnerabël në shoqëri dhe në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Serbisë. Me anë të krijimit të një rrjeti dhe mbështetjes së bizneseve sociale në Serbi, ky rrjet po punon në mënyrë aktive për promovimin e bizneseve sociale si një sipërmarrje novatore në fushën e ekonomisë sociale. Për më shumë hollësi, rrjeti:

Ofron mënyra të qëndrueshme për të promovuar dhe përmirësuar komunitetet lokale;

Zhvillon aftësi dhe njohuri të komuniteteve lokale; Ndihmon grupet e përjashtuara të ri-integrohen në shoqëri dhe në tregun e

punës; Promovon dhe mbështet qytetarinë; Ofron modele alternative biznesi.

Mbështetje për Programimin e Zhvillimit Rural

Objektivi i projektit është që të rrisë mundësitë për komunitetet rurale dhe banorët, familjet e vogla, prodhuesit artizanal dhe prodhuesit bujqësorë të marrin informacion të saktë për mbështetjet në drejtim të nismave për zhvillim lokal, nëpërmjet:

(i) Mbështetjes dhe krijimit të rrjeteve rajonale si një instrument për vendosjen e një rrjeti kombëtar të zhvillimit rural;

(ii) Krijimit të një baze për zhvillimin e mëtejshëm të grupeve lokale që do të shfrytëzojnë fondin e zhvillimit rural

Rezultatet e pritshme janë:

Fuqizimi i potencialit ekzistues dhe mbështetja e krijimit të potencialit të ri për zhvillimin rural;

Informacion i organizuar dhe efiçent që ka rëndësi për programimin dhe vlerësimin e masave të zhvillimit rural;

Informacion i përmirësuar horizontal dhe vertikal;

11www.sens.rs 15

Page 16: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Identifikimi i aktorëve lokalë dhe mbështetje e iniciativave për zhvillim rural në nivel lokal dhe rajonal;

Përmirësim i kushteve të jetesës dhe kushteve për zhvillim në zonat rurale të Serbisë.

5.3 Bosnja & HercegovinaTurizëm Rural si instrument për rigjallërimin ekonomiko-social

Objektivi i përgjithshëm i projektit është që të promovojë zhvillimin ekonomik dhe social në zonën Knin e më gjerë dhe të nxisë më shumë bashkëpunimin ndërkufitar me rajonet e BeH. Gjithashtu tjetër qëllim është rritja e kapacitetit të aktorëve lokal për të menaxhuar zhvillimin e rajonit në bashkëpunim me partnerët në anën tjetër të kufirit.

Objektivat e veçanta të projektit janë:

(i) Zhvillimi i turizmit rural si një instrument për rigjallërimin ekonomik e social të zonave rurale të bashkive të KNIN dhe Bosansko Grahovo;

(ii) Përmirësimi i cilësisë së jetës në zonat rurale të bashkive të Knin dhe Bosansko Grahovo;

(iii) Ulja e shembjeve demografike në bashkitë e Knin dhe BosanskoGrahovo.

Projekti planifikoi të arrijë treguesit e mëposhtëm:

Profilizimi dhe vlerësimi i 50 ekonomive familjare me qëllim zhvillimin e turizmit rural; 20 familje rurale nga zonat e Knin dhe Bosansko Grahovo morën trajnim dhe

asistencë teknike për përshtatjen e burimeve të tyre ekzistuese që të zhvillonin turizëm rural;

10 të papunë të rinj (njësoj burra dhe gra) përfituan trajnim dhe asistencë teknike për krijimin e bizneseve të tyre lidhur me zeje tradicionale;

5 individë nga shoqatat dhe institucionet lokale dhe 5 të punësuar nga autoritetet lokale në Bosansko Grahovo u trajnuan dhe përfituan asistencë teknike;

Shoqatat dhe institucionet nga zona Knin ua transferuan njohuritë e tyre, mësimet e mësuara dhe përvojën e marrë shoqatave dhe institucioneve përkatëse nga Bosansko Grahovo;

U përgatitën dhe u shpërndanë dy dokumenta konceptues për 2 projekte ndërkufitare në rast thirrjesh për projekt propozime dhe gjithashtu u përgatitën katalogje e harta dy-gjuhësh për turistët.

5.4 KosovaMundësi punësimi në zonat rurale për të rinjtë

Objektivi i përgjithshëm i projektit është reduktimi i varfërisë përmes rritjes së aksesit të të rinjve në vende pune në zonat rurale, me një fokus të veçantë tek gratë.

Objektivi specifik i projektit është kryerja e formimit profesional për profesione të kërkuara në vend, si dhe përgatitja e të rinjve të papunë nga zonat rurale për t'u trajnuar dhe përgatitur që të mund të negociojnë një vend pune në tregun e punës. Projekti planifikohet të arrijë treguesit e mëposhtëm:

120 personave të papunë nga Kosova që konsiderohen vulnerabël u ofrohet formim profesional në një fushë të kërkuar nga tregu dhe përfitim i aftësive të veçanta lidhur me mënyrat sesi kërkohet dhe aplikohet për punë;

16

Page 17: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Të rinj dhe femra nga zonat rurale përfitojnë kompetenca për të filluar punë dhe njohje e këtyre kompetencave me një çertifikatë të njohur në nivel kombëtar;

Trajnim shtesë lidhur me shprehi pune dhe të drejtat bazë të punës që i mundëson këtyre individëve të jenë konkurues në tregun e punës dhe të jenë të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre;

Ndërmjetësim ndërmjet punëdhënësve të mundshëm dhe pjesëmarrësve; Përmirësimi i aksesit në trajnim dhe në punësim për grupet vulnerabël do të ketë një

ndikim në situatën ekonomiko-sociale të zonës rurale.

17

Page 18: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

6 Përvojat e mira në Shqipëri6.1 Shembuj të përvojave të mira

A. Programet publike Lidhur me Përfshirjen Sociale, masat e mbrojtjes sociale (asistencën sociale dhe pagesën e invaliditetit) e programet e tregut të punës (Nxitje punësimi, formim profesional, Pagesa e Papunësisë dhe ndërmjetësim e këshillim) Qeveria Shqiptare ka miratuar masa të veçanta financiare në buxhetin vjetor shtetëror. Pjesa më e madhe e këtij buxheti mbulon masa që lidhen me mbrojtjen sociale (shih tabelën 1) që në vitin 2011 përbënin rreth 37% të buxhetit total të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta (MPCSSHB).

Masat e mbrojtjes socialeVetëm një pjesë e vogël e buxhetit të MPCSSHB mbulonte programet e tregut të punës nga e cila rreth 60% përbëhej nga Pagesa e Papunësisë, pothuajse 8% financonte masat e Nxitjes së punësimit dhe afërsisht 12% financonte formimin profesional (shih Tabelën 1).

Tabela 1: Buxheti faktik i MPCSSHB sipas Programeve

PROGRAMET/Produktet

2008 2009 2010 2011mil. Lek %

mil. Lek %

mil. Lek %

mil. Lek %

1 Mbrojtja Sociale 17,19444.4

18,663

39.5

18,837

37.2 19,161 37

1.1 Ndihmesë Sociale 6.203 36 4.503 24 4.214 22 4.421 231.2

Persona me aftësi të kufizuara 9.19 53

10.273 55

12.268 65 12.326 64

2 Tregu i punës 1,588 4.1 1,5423.26 1,615

3.22 1,472 3

2.1 Nxitje e punësimit 202 13 182 12 133 8 108 82.2 Formim profesional 351 22 188 12 170 11 170 122.3 Pagesa e Papunësisë 824 52 868 56 982 61 886 602.4

Ndërmjetësim dhe këshillim 210 13 304 20 330 20 307 20

3 Total MPCSSHB 38,689 10047,243 100

51,195 100 52,190

100

Nxitje e punësimit Programet publike të Nxitjes së punësimit në Shqipëri përfshijnë komponentët e mëposhtëm:

(i) mbështetje për punëkërkuesit e papunë në vështirësi12. Në kuadrin e këtij programi, punëdhënësit që u ofrojnë punësim punëkërkuesve të papunë për të paktën një vit, marrin 100% të rrogës minimale për 4 muaj, dhe rimbursohen 100% për pjesën e tyre të kontributeve shoqërore. Përfituesit që mund të marrin pjesë janë personat e papunë për një kohë të gjatë, personat që marrin asistencë sociale, personat që

12Vendimi i Qeverisë Nr. 48, datë 16.01.200818

Page 19: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

marrin pagesën e papunësisë, të rinjtë që sapo hyjnë në tregun e punës që i përkasin grup moshës 18-25 vjeç, persona mbi 45 vjeç që nuk kanë arsim të mesëm, personat me aftësi të kufizuara, Romët dhe emigrantët e kthyer.

(ii) Punë-formimi për punëkërkuesit e papunë13. Në kuadrin e këtij programi, punëdhënësit të cilët ofrojnë punë-formim për punëkërkues të papunë marrin mbështetje financiare në formën e kostos së trajnimit (deri në 70% të kostos). Veç kësaj, punëkërkuesit që marrin pjesë në trajnime marrin 50% të rrogës minimale përgjatë gjithë kohëzgjatjes së trajnimit;

(iii) Trajnim për të rinjtë që kanë përfunduar arsimin universitar14. Në këtë rast si punëdhënësit dhe punëmarrësit pëfitojnë një shumë që vlen 100% të Pagesës së Papunësisë për një kohëzgjatje prej gjashtë muajsh;

(iv) Femrat të papunësuara15. Në kuadër të këtij programi, punëdhënësit iu ofrojnë punësim për të paktën një vit punëkërkueseve që në këtë rast janë femra të marxhinalizuara16 që përfitojnë për katër muaj rrogën minimale dhe 70% të kontributeve shoqërore të tyre. Në rastin e kontratave dy vjeçare, punëdhënësit marrin rrogën minimale për 6 muaj dhe një pjesë prej 85% të kontributeve të sigurimeve shoqërore. Financimi i këtij programi nga buxheti shtetëror përfundoi në vitin 2010.

Rreth 7.200 njerëz nga grupet e synuara që përmenden më sipër kanë përfituar nga këto programe gjatë katër viteve të fundit (shih tabelën 2). Numri i tyre ka rënë ndjeshëm gjatë viteve për shkak të mungesave financiare siç paraqitet në tabelën 1.

Tabela 2: Numri i pjesëmarrësve /përfituesve

Produktet 2008 2009 2010 2011

1 Nxitje e punësimit 2188 2020 1757 11702 Formim profesional 7965 7751 10470 104753 Pagesa e Papunësisë 9866 10244 10055 9397

4Ndërmjetësim dhe këshillim

11.150 11.344 11.913 11.555

Formim profesional

Në bazë të ligjit mbi Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP)17, institucionet publike ofrojnë Formim Profesional (FP) nëpërmjet 10 Qëndrave të Formimit Profesional (QFP) që janë të vendosura në 9 Qarqe nga 12 Qarqet e Shqipërisë18. Megjithë uljen e financimit të buxhetit të shtetit për FP (shih tabelën 1), numri total i përfituesve nga FP në QFP u rrit me rreth 35% gjatë dy viteve të fundit (shih Tabelën 2 dhe Grafikun 1) duke arritur në rreth 10.500 të trajnuar në vitin 2011. Ndërsa në QFP të Elbasanit janë trajnuar rreth 4.000 persona gjatë 4 viteve të fundit, dhe në Fier rreth 2.050 persona, në Qarkun e Lezhës nuk është ofruar FP sepse nuk ka një QFP në këtë rajon.

13Vendimi i Qeverise Nr. 47, datë 16.01.2008.14Vendimi i Qeverise Nr. 873, datë 27.12.2006.15Vendimi i Qeverise Nr. 632, datë 18.09.200316Femrat Rome, ish femra të trafikuara, dhe femra me aftësi të kufizuara dhe në moshë.17Ligji nr. 8872, datë 29.03.200218Një prej tyre është QFP e lëvizshme.

19

Page 20: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Grafiku 1: Totali i të trajnuarve nga QFP sipas viteve

Numri i profileve të ofruara nga QFP është rritur gjatë 4 viteve të fundit: në vitin 2011 kishte 55 profile krahasuar me 34 profilet në vitin 2008 (shih Grafikun 2). QFP 4 në Tiranë dhe QFP në Shkodër dhe në Fier ofrojnë numrin më të madh të profileve: nga 19, 17 dhe 15 profile përkatësisht. Profilet më të ofruara nga të gjitha QFP-të në 4 vjet janë: rrobaqepsi, hidraulikë, operator kompjuteri dhe gjuhë angleze.

Grafiku 2: Numri i profileve në QFP sipas viteve

Në QFP e Elbasanit, çdo vit rreth 50% e të trajnuarve ndoqën kurse për aftësi bazë kompjuterike (15 - 20 kurse afatshkurtra në vit) dhe kurse në gjuhën angleze (20 - 25 kurse afatshkurtra në vit). Në QFP e Fierit, rreth 50% e të trajnuarve ndoqën kurse në profilin e njohurive kompjuterike dhe hidraulikë.

Një pjesë e numrit total të të trajnuarve që ndoqën kurset e trajnimit në QFP, ishin persona të papunë. Gjatë 4 viteve të fundit, ata përbënin rreth 39% të numrit total të personave të trajnuar në QFP (shih Grafikun 3). Veçanërisht në rastin e QFP-së së Elbasanit dhe Fierit, ata përbënin më pak se 43% e numrit total të të trajnuarve.

20

Page 21: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Grafiku 3: Të papunët e trajnuar në QFP gjatë periudhës 2008-2011

Megjithatë, jo të gjithë personat e papunë të trajnuar në QFP ishin punëkërkues të regjistruar pranë Zyrave Rajonale të Punës, (ZRP). Punëkërkuesit përfaqësojnë vetëm 54% të personave të papunë të trajnuar (shih Grafikun 4). Kjo lidhet pjesërisht me interesin e ulët të personave të papunë për t'u regjistruar si punëkërkues pranë ZRP-ve.

Grafiku 4: Punëkërkues të trajnuar në QFP gjatë viteve 2008-2011

Statistikat zyrtare të Qendrës Kombëtare të Punësimit (QKP) i konsiderojnë gratë, komunitetin Romë dhe personat me aftësi të kufizuara si tre kategoritë më të disavantazhuara pjesëmarrëse në FP. Gjatë 4 viteve të fundit, rreth 1/3 e numrit total të personave të trajnuar në QFP ishin femra (shih Grafikun 5). Komuniteti Romë dhe personat me aftësi të kufizuara përfaqësuan përkatësisht rreth 5% dhe 1% për shkak të numrit shumë të kufizuar të personave që i përkasin këtij grupi të shënjestruar të regjistruar si punëkërkues në ZRP19.

19ILO/HDPC, Adresimi i Përfshirjes sociale nëpërmjet AFP – Informacion i përditësuar, Tiranë, Janar 2012.21

Page 22: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Grafiku 5: Punëkërkues nga grupet e disavantazhuar në ZRP

B. Programet e donatorëve ndërkombëtarë

Forcimi i sistemit të punësimit dhe trajnimit të NES20

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP) gjatë periudhës 2009 – 2011 ka zbatuar në Shqipëri një projekt mbi Programet e Tregjeve Aktive të Punës (PTAP) në katër Qarqe të Shqipërisë21 duke shënjestruar personat e papunë të disavantazhuar dhe duke u fokusuar në tre programe kryesore:

(i) Programi punë-formues, i cili konsiston në financimin e 34,800 Lek ndërmarrjeve për çdo punëkërkues të papunë si pagesë për trajnimin, me kusht që trajnimi të përfundohet minimalisht brenda një periudhe 3 mujore. Një pagesë shtesë prej 10,000 Lek /muaj për person u është paguar pjesëmarrësve gjatë tre muajve të trajnimit të detyruar. Ndërmarrja është e detyruar ta punësojë të trajnuarin për të paktën dyfishin e periudhës së trajnimit;

(ii) Programi i Subvencionimit të Punësimit, i cili konsiston në subvencionimin 100% të sigurimeve të detyrueshme për t’u paguar nga punëdhënësi për maksimumi 12 muaj si dhe 6 rroga minimale për të punësuarin, me kusht që të jetë i punësuar për një periudhë të paktën dyfishin e kohëzgjatjes së periudhës së subvencionimit;

(iii) Programi i vetëpunësimit dedikuar grave, i cili konsiston në trajnimin për aftësi menaxhimi biznesi si dhe në këshillim para dhe pas fillimit të biznesit, një përfitim 1000 USD në formë granti për secilin pjesëmarrës (gjysma e shumës së grantit do të jepet pas përfundimit të trajnimit dhe pas miratimit të plan biznesit të përgatitur, ndërsa gjysma tjetër do të jepet pas paraqitjes së çertifikatës së regjistrimit të biznesit pranë zyrës së Zyrës Kombëtare të Punësimit). Nëse plani i biznesit do të përgatitej nga 3 ose më shumë gra së bashku, shuma e grantit do të dyfishohej (2000 USD për çdo pjesëmarrës);

(iv) Programi i nxitjes së punësimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, që konsiston në pagimin e një shume prej 19,000 lekë si pagë për një periudhë deri 6 muaj, mbulim 100% i sigurimeve të detyrueshme për t’u paguar nga punëdhënësi për një periudhë

20ILO/HDPC, Ndihmesë për të forcuar sistemin e punësimit dhe të trajnimit të SHKPsë në Shqipëri – Raporti i Monitorimit, Shtator 2011.21Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Gjirokastër

22

Page 23: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

6 mujore si dhe mbulimi i shpenzimeve të trajnimit për 3 muaj, për një shumë prej 11,600 lek/muaj.

Gjithsej të përfshirë në zbatimin e Projektit në 4 zona pilot ishin 17 kompani dhe 148 punëkërkues. Numri më i madh i përfituesve (rreth 57% e totalit) u ndihmua nëpërmjet programit të subvencionimit të punësimit, ndërsa numri më i ulët i pjesëmarrësve (rreth 12%) mori pjesë në programin e trajnimit në punë. Gratë përfaqësuan rreth 46% të numrit të përgjithshëm të përfituesve.

Në Qarkun e Lezhës, ZRP zbatoi 3 programe me pjesëmarrjen e 41 punëkërkuesve në total: punë-formim për 7 punëkërkues, punësim me subvencionim punësimi për 20 punëkërkues dhe vetëpunësim për 14 gra. Në Qarkun e Shkodrës, ZRP-ja zbatoi 3 programe me pjesëmarrjen e gjithsej 54 punëkërkuesve: trajnim në punë për 11 punëkërkues, punësim me subvencionim punësimi për 22 punëkërkues dhe vetëpunësim për 21 gra. Në Qarkun e Kukësit, ZRPja zbatoi 2 programe me pjesëmarrjen e gjithsej 36 punëkërkuesve, prej të cilëve 25 punëkërkues në subvencionim punësimi dhe 11 gra në programe vetëpunësimi. Në Qarkun e Gjirokastrës, ZRP-ja zbatoi vetëm programin e subvencionimit të punësimit me pjesëmarrjen e 17 punëkërkuesve.

Edhe pse Programi për Personat me Aftësi të Kufizuar u konsiderua si i përshtatshëm, ZRP-të nuk patën ecuri për shkak të mangësive në infrastruktura të përshtatshme biznesi prej kompanive22, si dhe prej interesit të ulët të treguar nga personat me aftësi të kufizuara për t’u regjistruar si punëkërkues dhe rrjedhimisht të merrnin pjesë në program.

Trajnimi në punë / Skema e Subvencionimit të Pagave për të Rinjtë Vulnerabël

Katër Agjensi të Kombeve të Bashkuara23 kanë hartuar një masë tregu aktiv pune, duke kombinuar trajnimin në punë dhe subvencionimin e pagave për t’u ardhur në ndihmë të rinjve të disavantazhuar me qëllimin për të rritur mundësitë e tyre për punësim. Projekti përfshin SHKP-në dhe zyrat e tij rajonale si ofrues shërbimesh direkt në vijë të parë. Duke patur parasysh një qasje Partneriteti Publik Privat (PPP), një aspekt i ri i projektit është përfshirja e sektorit privat (përfaqësuar prej Dhomës ShqiptaroBritanike të Tregëtisë dhe Industrive (DSBTI), jo vetëm në identifikimin e vendeve të lira të punës por edhe në zbatimin dhe monitormin e përgjithshëm të kësaj mase.

Qëllimi i projektit është për t’u ardhur në ndihmë të rinjve në moshë pune, me punë-formim ndjekur prej punësimit të subvencionuar, duke synuar kështu rifutjen e tyre në forcën aktive për punë, krijimin/rivendojsen e kapacitetit dhe motivimit për punë, që do t’i çojë drejt një punësimi të qëndrueshëm në ndërmarrje private. Përfituesit janë të rinj (grupmosha 16-29 vjeç), të cilët kanë arritje të ulëta arsimore, pa eksperiencë pune (ose me eksperiencë të kufizuar) dhe janë të regjistruar si punëkërkues të papunë prej një periudhe 6 mujore ose më shumë. Ndërsa kriteret e përzgjedhjes synojnë të stimulojnë përfshirjen e femrave, masa ka për qëllim t’u japë mundësi të njëjta punësimi të rinjve si meshkuj edhe femra. Preferencë e mëtejshme u është dhënë të papunëve që u përkasin familjeve që marrin asistencë sociale.

Projekti përfshin dy komponentët kryesorë të mëposhtëm:

(i) Punë-formim për një periudhë 3-mujore. Kjo përfshin dhënien e trajnimit mbi punën nga ndërmarrja sipas planit individual të trajnimit. Për më tepër, ndërmarrja do të lejojë të trajnuarin të marrë pjesë në trajnime të përgjithshëm punësimi deri në masën

22 Cabiri, Y., Asisitencë për të forcuar sistemin e punësimit dhe të trajnimit të SHPK-së në Shqipëri, Raporti përfundimtar i Monitorimit, Shtator 2011.23Program i Përbashkët i OKP, PNUD, IOM dhe UNICEF, financuar nga Qeveria Spanjolle dhe drejtuar nga OKP.

23

Page 24: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

20% të kohës së punës. Këto trajnime do të jepen nga SHPK ose direkt nëpërmjet QFP-ve ose nëpërmjet dhënies së trajnimit me nënkontraktim ofruesve të tjerë të shërbimit. Një shumë totale do t'u jepet ndërmarrjeve për të ndihmuar vendosjen e punës për periudhën tremujore të trajnimit, si dhe për të mbuluar shpenzime lidhur me punën (mjetet, materialet e para etj), si dhe për dhënien e trajnimit të organizuar nga SHKP. Për të rritur motivimin, një shumë shtesë mujore do t’u transferohet direkt ndërmarrjeve gjatë periudhës 3 mujore të trajnimit, pasi ato të paraqesin provat që vërtetojnë pagesën e shumave të trajnuarve;

(ii) Subvencion page për një periudhë 2-mujore. Ndërmarrjet marrin në punë të trajnuarit me kontrata të rregullta pune dhe subvencionohen për pagën minimale. Në këtë rast, paga i paguhet direkt punëdhënësit. Kufizimi i subvencionimit të pagës për 2 muaj, bëhet për të minimizuar mundësinë për çrregullim të tregut, ndërkohë që i shërbehet qëllimit për t’u dhënë punëdhënësve një stimul për t’i mbajtur punonjësit në punë. Gjatë kësaj periudhe punëdhënësit i kërkohet të paguajë detyrimet për sigurimet shoqërore për çdo punonjës, dhe ta mbajë punonjësin në punë për një periudhë të paktën të barabartë me numrin e muajve për të cilët janë trajnuar dhe kanë marrë subvencionim page, si dhe me të njëjtën pagë dhe kushte (p.sh. nëse janë ndihmuar me trajnim për 3 muaj dhe subvencionim page për 2 muaj, individi do të punësohet për të paktën edhe 5 muaj të tjerë).

Kompanitë e përshtatshme që përfituan nga projekti u përmbahen kushteve të mëposhtme: (i) Periudha e regjistrimit minimalisht 6 muaj para fillimit të projektit; (ii) Nuk kanë histori pushimi nga puna të punonjësve të paktën 6 muajt e fundit; (iii) Pagimi rregullisht i detyrimeve të taksave dhe kontributeve për sigurimet shoqërore dhe posedimi i një llogarie bankare në një institucion bankar të autorizuar; dhe (iv) Prioritet iu dha ndërmarrjeve me 3-20 punonjës dhe ndërmarrjeve të vendosura në Qarqet e Kukësit dhe të Shkodrës.

Deri më sot, punë-formim u është ofruar 328 të rinjve të disavantazhuar në 37 ndërmarrje private në 6 Qarqe në Shqipëri. Mbi 90% e të trajnuarve janë punësuar me kontrata të rregullta pune.

C. Programet e OJF-ve

Qendra Sociale Murialdo

Qendra sociale Murialdo u hap në Fier në vitin 1994 me qëllim zhvillimin social dhe formimin profesional të të rinjve. Kurset e FP nisën fillimisht në 1997 për 3 profile dhe më vonë ky numër u rrit deri në 8 profile. Për sa i përket kohëzgjatjes, qendra ofron kurse 1 dhe 2 vjeçare. Disa prej kurseve të ofruara nga kjo qendër janë zdrukthëtarë, mekanikë, asistentë zyre, saldatorë, elektriçistë dhe hidraulikë.

Grupet kryesore të shënjestruara të përfshira në trajnim janë: femra nga familje të varfëra urbane, të rinj romë nga zonat rurale, ish-femra të trafikuara, të dënuar dhe persona me aftësi të kufizuara (të shurdhër). Individët aplikojnë për t’u regjistruar në QFP dhe disa prej tyre pranohen për të marrë pjesë në kurset e FP pas një proçedure përzgjedhje, përfshi këtu edhe intervistat.

Kurset e FP gjatë periudhës 2009-2010 dhe 2010-2011 u ndoqën nga gjithsej 269 të trajnuar dhe kërkesat për regjistrim vazhdojnë të rriten vit pas viti. Sipas sistemit të të dhënave të qendrës Murialdo, rreth 96% e të trajnuarve të kësaj qendre janë punësuar nga bizneset lokale.

24

Page 25: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Bashkimi Evropian është burimi kryesor i financimit të qendrës sociale Murialdo. Gjatë periudhës 1997 – 2010 qendra përfitoi financim nga BE për 9 projekte të saj.

Në vitin 2006 aktivitetet e qendrës Murialdo u shtrinë në Spitallë, e cila është një nga zonat nën-urbane më të varfëra në Qytetin e Durrësit.

Qendra Profesionale Alternative e Tiranës

Useful to Albanian Women (UAW) është një prej OJF-ve Shqipëtare e cila kontribuon për përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të fëmijëve të rrugës dhe të adoleshentëve në vështirësi. Qendra e parë “Profesionale Alternative” u krijua në vitin 1997 në Rrethin e Tiranës, dhe më pas qendra të ngjashme u krijuan edhe në Rrethet e Durrësit dhe Lezhës. Aktiviteti i qendrës sociale fokusohej në shërbimet e mëposhtme:

(i) Dhënia e trajnimeve profesionale në profilet Parukeri, Estetikë, Rrobaqepësi, Dizajn mode, Gatim, Sekretari, Hidraulik, Panele Diellore dhe AutoMekanikë. Studentëve u ofrohej gjithashtu sipas profileve edhe njohuri shtesë në gjuhën Angleze;

(ii) Ndërmjetësim punësimi nëpërmjet Agjensisë për Punësim të vetë UAW, nëpërmjet organizatës së saj të Alumni, kooperativa sociale24 (Ideja e kooperativave sociale konsiston në faktin që përfituesit dhe ishpërfituesit bashkohen për të krijuar një ndërmarrje të tyren, për të forcuar veten në treg, për të lehtësuar proçesin e investimit dhe për të reduktuar shpenzimet e ndërmarrjes);

(iii) Dhënia e kreditit: në fund të kursit FP, të diplomuarit e rinj pajisen me një komplet veglash sipas profesionit të tyre, si një kredi25 që do t'u japë një shtysë për të filluar aktivitetin e tyre. Ata kanë detyrimin të kthejnë vetëm 40% të kostos së tyre.

(iv) Përmirësimi dhe lehtësimi i integrimit të përfituesve në shoqërinë shqiptare: ndërhyrja sociale dhe psikosociale është një prej pjesëve më të rëndësishme të proçesit të integrimit meqënëse grupet e shënjestruara vijnë nga zona dhe komunitete me kushte sociale dhe ekonomike shumë të vështira, që reflektohen dhe manifestohen në gjendjen e tyre psikologjike;

(v) Qendra ofronte gjithashtu kontrolle mjekësore periodike, trajtime mjekësore të mëtejshme sipas rasteve, si edhe medikamente falas.

Që prej 1997, rreth 1800 përfitues morën pjesë në kurset e FP në qendër, prej të cilëve rreth 870 (48%) ishin femra. Fëmijët e rrugës dhe të rinjtë në nevojë të moshës 15 – 20 vjeç (rreth 375 përfitues), të rinj në nevojë të moshës 21 – 25 vjeç (rreth 75 përfitues), dhe anëtarë të rinj të organizatës së Alumni (rreth 700 përfitues), ishin grupet kryesore të synuara që përfituan nga shërbimet e qendrës. Mosha mesatare e përfituesve ishte 17 vjeç.

Sipas të dhënave të UAW, shkalla e punësimit të të trajnuarve është rreth 66%, dhe niveli i vetëpunësimit rreth 6%.

Qendra Profesionale Alternative e Elbasanit

Qendra e integrimit social dhe profesional “Edhe një ëndërr” u hap në Elbasan në Qershor 2000 prej UAW. Fëmijët dhe adoleshentët e grupmoshës 1622 vjeç, përfshi edhe të rinjtë nga familje me vështirësi socialekonomike, të rinj nga familjet Rome dhe Egjiptiane, të rinj

24Ideja e kooperativave sociale konsiston në faktin që përfituesit dhe ishpërfituesit bashkohen për të krijuar një ndërmarrje të tyren, për të forcuar veten në treg, për të lehtësuar proçesin e investimit dhe për të reduktuar shpenzimet e ndërmarrjes.25 Ata marrin vetëm pajisje.

25

Page 26: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

me prindër të divorcuar dhe jetimët janë grupet kryesore të synuara që kanë përfituar prej aktiviteteve të kësaj qendre.

Kjo lidhet me qëllimin kryesor të qendrës, i cili është përmirësimi i gjendjes ekonomike të fëmijëve të rrugës dhe adoleshentëve në nevojë nëpërmjet integrimit social dhe profesional, duke u dhënë mundësinë për t’u bërë qytetarë me të drejta të plota dhe për të marrë pjesë në mënyrë aktive në zhvillimin e vendit tonë.

Aktiviteti i qendrës sociale është fokusuar në shërbimet e mëposhtme:

(i) Integrimi nëpërmjet kurseve të FP në profile të shumta si p.sh. gatim, rrobaqepsi, parukeri, automekanikë dhe hidraulikë;

(ii) Negocimi për punësim me agjensi punësimi që sigurojnë koordinimin midis qendrës, ZRP-së dhe bizneseve;

(iii) Ndihmë psikologjike dhe kujdes shëndetësor;(iv) Aktivitete integruese socialkulturore.

Gjatë periudhës 2000 – 2011, rreth 1,200 përfitues morën pjesë në kurset e FP në qendër, prej të cilëve rreth 600 (50%) ishin femra dhe rreth 380 (32%) ishin prej zonave rurale. Pjesëmarrësit u pajisën me çertifikata të njohura dhe aprovuara prej SHKP-së.

Sipas të dhënave të UAW, niveli i punësimit të të trajnuarve është rreth 52%, ndërsa niveli i vetëpunësimit është rreth 5%.

Ndërmarrjet Sociale Penelope

Forumi i Pavarur i Grave Shqiptare (FPGSH) filloi në 1991 zbatimit e një programi të madh për t’u ardhur në ndihmë grave në 15 rrethe të Shqipërisë, dhe konkretisht: Tiranë, Durrës, Laç, Shkodër, Burrel, Bulqizë, Peshkopi, Kukës, Lushnjë, Fier, Vlorë, Sarandë, Krujë, Elbasan dhe Pogradec.

Qëllimi i projektit ishte shtrirja e kurseve të formimit profesional për gratë e përjashtuara socialisht dhe për të promovuar nismat femërore sociale për biznes, si një rrugë kryesore për të forcuar gratë. Për më tepër, programi synon dhënien e gjithë informacionit të nevojshëm grave në lidhje me legjislacionin dhe ligjet si edhe këshillim mbi çështje të rëndësishme mbi gjininë, duke kombinuar FP me këshillim, informacion dhe ndërgjegjësim mbi konceptet e gjinive. Gratë që marrin pjesë në kurset e trajnimit vijnë prej situatave të ndryshme shoqërore, por shumica prej tyre janë socialisht të përjashtuara për arsye të ndryshme. Në këto qëndra janë trajnuar rreth 200 gra gjatë viteve 1991 – 2000.

Më pas, FGPSH ngriti tre ndërmarrje sociale të grave, të quajtura Penelope, fillimisht në qytetet e Vlorës dhe Tiranës, dhe më pas në qytetin e Durrësit. Edhe në këto kohë të krizës ekonomike, ndërmarrjet sociale janë në gjendje t’u rezistojnë vështirësive, falë një shpirti bashkëpunues dhe një prodhimi me cilësi të lartë.

Ndërmarrjet sociale u kanë dhënë trajnim dhe vende pune grave në vështirësi, grave nga komuniteti Romë, femrave beqare, femrave që janë viktima të trafikimit njerëzor si edhe atyre grave që duan të hapin një biznes me forcat e tyre dhe të hyjnë në ekonominë e tregut për të qenë në të njëjtin nivel me meshkujt. Në tre ndërmarrje Penelope punojnë 215 gra si dhe janë trajnuar rreth 1500 gra ne sektorin e veshjeve, atë të dizenjimit, turizmin kulturor dhe familjar, drejtuese/përgjegjëse të drejtorive të prodhimit etj.

Për më tepër në periudhën e viteve 2002 – 2005 FGPSH ngriti edhe dy sera të drejtuara nga grupe grash si ndërmarrje sociale, në zonat rurale të Lushnjës dhe Tiranës. Projektet u mbështetën nga Ministria Italiane e Puneve Sociale dhe Programi CARDS i BE-së. Janë

26

Page 27: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

gjithsej 20 gra që drejtojnë këto sera dhe 150 gra të tjera të trajnuara në prodhimet bujqësore biologjike.

FGPSH ngriti gjithashtu edhe dy pika informacioni për zhvillimin e turzimit kulturor dhe familjar në qytetet e Beratit dhe Shkodrës, të cilat drejtohen nga gratë dhe ku njerëzit mund të gjejnë informacion mbi karakterisitikat turistike të qyteteve.

Aktualisht, FGPSH synon të zhvillojë idenë e kurseve profesionale dhe të vendosë eksperiencën e Penelope në një dimension më të madh: të promovojë ndërmarrjet sociale femërore si një mënyrë shumë e rëndësishme për t’u dhënë fuqi grave.

Sipas statistikave, me shumë se gjysma e grave të trajnuara nga projektet e FGPSH-së–rreth 1000 gra – kanë gjetur punë në ndërmarrje të tjera private ose kanë ngritur bizneset e tyre në fshatrat apo qytetet e vogla ku jetojnë.

Më shumë se 100 gra të trajnuara në pikën e informacionit të Beratit drejtojnë shtëpitë e tyre si “bed and breakfast” (vende akomodimi shtrat me mëngjes), ose janë grupuar për të organizuar aktivitete të vogla bujqësore.

FP dhe Qendra e Punësimit e Tjetër Vizion

Në 2007, një OJF shqiptare Tjetër Vizion26 hapi në Elbasan një Qendër FP dhe Punësimi duke synuar integrimin në tregun e punës të grave dhe të rinjve në vështirësi, me fokus të veçantë në viktimat e trafikut njerëzor dhe atë të dhunës në familje. Projekti përfshin dy komponentët kryesorë të mëposhtëm:

(i) Formim profesional: gjatë periudhës 2007 – 2011, kurset e FP organizoheshin në 8 profile kryesore si automekanik, saldatorë, rrobaqepës, guzhinierë, gjuhë të huaja, kompjuter dhe parukeri me kohëzgjatje 36 mujore. Gjithsej prej këtyre kurseve përfituan 875 persona, prej të cilëve 805 ishin gra. Rreth 115 prej të trajnuarve u punësuan pas përfundimit të kurseve të trajnimit, duke i korresponduar kështu një niveli punësimi prej mesatarisht 14%;

(ii) Grante të vogla: në fund të kurseve të FP, të trajnuarit mbështeten financiarisht me grante të vogla për të filluar biznese të tyre, ose u jepet nga një set veglash përkatëse me profesionin e tyre per t’i ndihmuar për t’u dhënë një shtysë për të filluar aktivitetin e tyre. Deri më sot janë dhënë 118 grante të vogla, 24 prej të cilëve ishin asistencë me pajisje.

Për më tepër, Tjetër Vizion zhvilloi projekte për të mbledhur të ardhura, duke konsideruar modele ndërmarrjesh sociale si Internet Café, restorante, si edhe lavazh makinash apo servise gomash. Të gjitha këto aktivitete u ngritën bazuar në plane biznesi të zbatuara nga organizata dhe të regjistruara si aktivitete biznesi autonome të personave që vinin nga të njëjtat grupe qëllimi të përmendura më sipër. Sipas një vlerësimi të bërë kohë e fundit nga Tjetër Vizion, doli se Internet Café janë një prej shembujve të biznesit që nuk ka funsionuar mirë. Ato kanë rezultuar të jenë jofitimprurëse, prandaj edhe janë mbyllur.

Duke marrë parasysh eksperiencën lidhur me ndërmarrjet sociale, Tjetër Vizion ka bashkëpunuar me Ministrinë e Financës dhe MPCSSHB në përgatijen e draftit të Ligjit për Ndërmarrjet Sociale, i cili përfshin disa lehtësira fiskale për ndërmarrjet sociale, si ulja e TVSH-së, si dhe përjashtimi i tyre nga disa taksa lokale.

26

27

Page 28: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

6.2 Karakteristikat e përbashkëta

Duke patur parasysh shembujt e mësipërm të përfshirjes sociale nëpërmjet Trajnimeve të Formimit Profesional në Shqipëri, mund të dalim në dy konkluzione të rëndësishme:

A Ndikimi në shoqëri

Të gjitha iniciativat e identifikuara kanë siguruar që njerëzit të mbeten në qendër të veprimit, si dhe u kanë dhënë ndihmesë të drejtpërdrejtë atyre personave që janë në nevojë, sipas grupeve të qëllimit të përzgjedhur nga secili prej projekteve. Si rezultat, mund të theksojmë ndikime të shumta të iniciativave të mësipërme:

Ndikimi në punësim: Të gjitha ndërhyrjet ndikuan pozitivisht në nivelin e punësimit të grupeve të qëllimit dhe menaxherët e projekteve kanë raportuar nivele të moderuara dhe të larta punësimi të të trajnuarve. Megjithatë, ky tregues duhet të konsiderohet më mirë si një shënjestër e rëndësishme për të verifikuar efiçencën e financimeve përkatëse. Kjo lidhet kryesisht me programet publike, duke marrë parasysh si masat për mbrojtjen sociale ashtu edhe programet aktive për promovimin e TP;

Ndikimi në zhvillimin e burimeve njerëzore dhe në prodhueshmëri: Zhvillimi i burimeve njerëzore konsiderohet si një prej forcave kryesore që drejtojnë rritjen ekonomike në Shqipëri. Në këtë kontekst, veprime specifike lidhur me ndërmarrjet sociale që ofrojnë produkte për tregun dhe ndihmojnë bizneset që të zhvillohen më tej, kanë ndikim pozitiv mbi prodhueshmërinë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në periudhën e krizës ekonomike globale me implikime serioze në zhvillimin e bizneseve të reja dhe në kapacitetin punëformues në ekonominë e Shqipërisë;

Ndikimi në Përfshirjen Sociale të një sërë personash në shoqëri: Të gjitha veprimtaritë e identifikuara kanë influencuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në IS të grave që vijnë nga familje të varfëra, të grave ishtë trafikuara, të rinjve të papunë, popullatës Rome, persona me aftësi të kufizuara dhe të grupeve të tjera të marxhinalizuara, të cilat përputhen mirë edhe me politikat për IS të përshtatura nga Qeveria Shqiptare. Megjithatë, nuk egzistojnë të dhëna statistikore që do të demonstronin masën e ndikimit të veprimtarive krahasuar me nevojat e grupeve të shënjestruara. E njëjta gjë qëndron edhe për të dhënat statistikore specifike për të matur progresin e zbatimit të politikave Qeveritare për IS;

Ndikim në rritjen e interesit në AFP: Tashmë njihet kontributi domethënës i AFP-së në krijimin e vendeve të punës, rritjen ekonomike dhe zhvillimin social, si edhe në zhvillimin personal dhe në përfshirjen sociale. Kjo përbën një pjesë të rëndësishme të të mësuarit gjatë gjithë jetës. AFP luan një rol jetësor në mundësimin e të rinjve të përfshirë në AFP për të fituar aftësi dhe kompetenca përkatëse për kërkesat e tregut të punës, si dhe në promovimin e aftësive, kompetencës dhe mobilizimit të forcës së punës duke përmirësuar mundësitë për trajnim dhe duke njohur më mirë atë çka kanë mësuar nëpërmjet trajnimit dhe eksperiencës në punë. Pavarësisht masave dhe politikave të shumta të ndërmarra nga institucionet shtetërore për të luftuar rënien e interesit në programet e formimit profesional, përfshirja në këto programe është më e ulët nga sa pritej. Në këtë aspekt, të gjitha projektet e sipërpërmendura kanë impakt ndërgjegjësimi në rritjen e interesit për AFP;

Ndikimi në prezantimin e modeleve të suksesshme: Prej praktikave të mira përfiton si shoqëria në tërësi ashtu edhe marrësit direkt. Për më tepër, ata përfaqësojnë modele që mund të zhvillohen më tej si dhe të shtrihen në gjithë vendin.

28

Page 29: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

B Qasja me bazë komunitetin

Praktikat më të mira të përzgjedhura kanë për bazë komunitetin. Të gjitha ato përfshijnë grupe qëllimi që vijnë prej komuniteteve lokale, të cilat për arsye të ndryshme janë të përjashtuar socialisht. Ky dominim i punës së masave të komunitetit është më i dukshëm në projektet e zbatuara nga OJF-të dhe nga donatorët ndërkombëtarë, më tepër se sa nga programet publike.

Ndërsa veprimtaritë e suksesshme zbatohen në nivel masash me bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore lokale, pushteti lokal ka një rol shumë të kufizuar të atribuar nga ligji, që kërkon politika qeveritare për të promovuar decentralizimin e përgjegjësive lidhur me IS.

C Pjesëmarrësit dhe përfituesit

Në praktikat e mira të përzgjedhura, përfituesit përfshihen në mënyrë aktive si pjesëmarrës në programe, dhe jo thjesht marrës të përfitimit. Mësimet e dala janë se njerëzit në nevojë mund të kërkojnë ndihmë, por shumica prej tyre janë të gatshëm dhe të zellshëm për të marrë pjese në proçes, dhe mirëpresin një mundësi për të përmirësuar rrethanat e tyre. Si marrësit ashtu edhe ofruesit e kuptojnë se një ndërhyrje e thjeshtë është një ndihmë (leukoplast) një-përdorimësh, që është vetëm një ndihmë e përkohshme. Ajo çfarë nevojitet është një ndihmë dhe mbështetje që t’i mundësojë marrësit të zhvillohen vetë.

Në shumë prej rasteve të përzgjedhura, projekti kontribuon edhe nëpërmjet transmetimit dhe ndarjes së informacionit dhe njohurive, nëpërmjet prezantimit të mentalitetit bashkëkohor, dhe nëpërmjet gjetjes së mundësive për punësim në komunitet e tyre.

Për më tepër, punësimi i rregullt i përfituesve pas përfundimit të FP mund të jetë një parakusht thelbësor për bizneset për të marrë pjesë në projekt. Edhe promovimi i vetëpunësimit është një qasje shumë e mirë për projektet në fushat e IS.

D QëndrueshmëriaShumë prej veprimtarive të përzgjedhura rezultuan përgjithësisht të qëndrueshme. Megjithatë, një analizë më e detajuar e qëndrueshmërisë së tyre tregon prezencën e shumë vështirësive që duhet të merren në konsideratë.

Në nivel projekti, qëndrueshmëria financiare duket të jetë çështja më e ndjeshme, lidhur me donatorët dhe projektet e OJF-ve. Shumica e aktiviteteve të tyre mbyllen pas mbarimit të projektit dhe në rastin e OJF-ve, janë bërë përpjekje për ta mbushur këtë boshllëk nëpërmjet aplikimeve për financim të mëtejshëm pranë kompanive të donatorëve ndërkombëtarë. Ndërsa për programet qeveritare nuk është e njëjta situatë, pasi ato kanë financim vjetor të garantuar prej buxhetit të shtetit, pavarësisht shkurtimeve të buxhetit për shkak të mangësive buxhetore. Në rastet specifike të ndërmarrjeve sociale, qëndrueshmëria financiare ndihmohet edhe prej aktiviteteve për grumbullim fondesh, të cilat adresojnë përfitimet e projektit.

Në nivel përfituesi, qëndrueshmëria financiare lidhet me vazhdimësinë e kontratës së punësimit pas përfundimit të projektit. Kjo përgjithësisht respektohet prej punëdhënësve pavarësisht pasojave të krizës eknomike, që është një provë e zhvillimit të aftësive të duhura nëpërmjet aktiviteteve të projektit.

29

Page 30: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Në lidhje me qëndrueshmërinë institucionale, projektet e përzgjedhura janë plotësisht të qëndrueshme dhe përkushtimi i institucioneve shqiptare përkatëse ishte i dukshëm në secilin prej rasteve duke mbështetur agjensitë zbatuese, OJFtë dhe/ose stafin e projektit. Kjo lidhet me SHKP-në dhe ZRP-të, si edhe me institucionet shtetërore lokale.

E RiprodhueshmëriaPraktikat e mira të përzgjedhura janë të riprodhueshme. Disa prej tyre janë shtrirë tashmë në rajone ose komunitete të tjera. Kjo lidhet me faktin se koncepti dhe zbatimi i tyre janë të thjeshta dhe të lehta për t’u përsëritur dhe përfitimet e tyre janë një rezultat natyral.

Megjithatë, çështja e riprodhueshmërisë është e lidhur më shumë me mundësinë për të standartizuar veprimet dhe me një rol proaktiv të institucioneve shtetërore në shpërndarjen e praktikave të mira dhe përshtatjen e tyre në nivel kombëtar.

30

Page 31: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

7 Përfundime dhe çështje të hapura për diskutim

Prezantimi i praktikave të mira është konsideruar si mënyra më e mirë për të zgjidhur probleme të ngjashme, duke mësuar prej eksperiencave të personave apo organizatave të tjera. Por është gjithashtu e qartë se importimi i eksperiencave nga jashtë vendit si edhe shtrirja e atyre lokale nga një zone në një tjetër mund të jetë një sfidë. Kushtet e ndryshme ekonomike, sociale dhe ligjore mund ta bëjnë këtë detyre problematike.

Megjithatë mund të merren disa tregues që mund të parashikohen pa demagogjinë e propozimit të arritjeve të pamundura.

Një aspekt i rëndësishëm është të paturit mundësi për të monitoruar vashdimisht situatën duke vendosur tregues të qartë dhe duke matur progresin në mënyrë periodike. Në këtë drejtim po shkon projekti i ONP-PNUD, financuar nga ADA, i cili teston një metodologji për të mbledhur dhe analizuar të dhëna administrative në nivel rajonal. Kufizimi këtu qëndron në masën e të dhënave të mbledhura, ndërsa në të ardhmen të dhënat e mbledhura nga administrata mund të përpunohen dhe t’i shërbejnë më mirë qëllimit.

Një analizë më globale mund të bëhet në një të ardhme të afërt, sapo MPCSSHB të ketë përfunduar masat vazhduese të treguesve Laeken27 mbi përfshirjen sociale në Shqipëri.

Përjashtimi social është një problem i shumëanëshëm i cili kërkon edhe zgjidhje të shumëfishta. Faktori i parë i rëndësishëm është varfëria. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në uljen e nivelit të varfërisë në vend nga 25,4% në 2002 në 12,4% në 2008, duke paraqitur kështu si progresin ekonomik ashtu edhe ndikimin e mundshëm në lëvizjet e brendshme nga zonat rurale në ato urbane, si edhe migrimin e jashtëm. Ky i fundit kontribuon edhe nëpërmjet remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët), të cilat kanë përmirësuar nivelin e konsumit të shumë familjeve. Në çdo rast, vazhdon ende të ketë pabarazi të thellë të ardhurash rajonale, pasi varfëria në Lezhë, Kukës dhe Dibër është shumë më e lartë se mesatarja kombëtare. Ky tregues duhet të trajtohet me kujdes, pasi të qënit pak mbi nivelin e varfërisë nuk garanton një jetesë të mirë. Rrjedhimisht, analiza e varfërisë në vend duhet të fokusohet më tepër në nivelin minimal të burimeve që nevojiten për të përmbushur nevojat bazë të një individi.

Lufta kundër varfërisë nuk është një detyrë e lehtë dhe kërkon një bashkëpunim të fortë dhe efektiv jo vetëm nga ana e administratës publike në të gjitha nivelet (qendror, rajonal, lokal), por gjithashtu edhe nga aktorët e ndryshëm të shoqërisë civile (punëdhënësit, organizatat e punëtorëve, OJF-të si edhe të individëve).

Kuadri logjik i këtij pakti social duhet të jetë përgatitja e një Plan Veprimi si një dokument strategjik “çadër” që mund të jetë më efektiv se qasja aktuale bazuar në grupet specifike të qëllimit si gratë, komuniteti Romë, të rinjtë etj… dhe mund të jetë referencë e fortë për inciativat e donatorëve ndërkombëtare.

Për të evituar një tjetër punë letrash të kotë, Plani i Veprimit duhet të përmbajë tregues të saktë mbi rolin dhe përgjegjësitë e çdo partneri, treguesit e arritjeve për një monitorim efektiv të aktiviteteve si dhe mjetet që do aktivizohen për të arritur rezultatet. Meqënëse burimet 27 Këshilli Evropian Laeken nënshkroi në Dhjetor 2001 paketën e pare prej 18 treguesish të përbashkët statistikorë për Përfshirjen Sociale, e cila do të mundësojë monitorimin në mënyrë të krahasueshme të progresit të Shteteve Anëtare ndaj objektivave të miratuara të BE-së.

31

Page 32: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

janë të kufizuara, qasja tradicionale nga lart poshtë ku çdo shpenzim mbulohet nga buxheti i shtetit duhet të përmbyset duke vënë në punë mekanizma të zhvillimit lokal dhe duke dhënë hapësirë për një pjesëmarrje konkuruese për fondet e disponueshme, si ato kombëtare ashtu edhe ato të donatorëve.

Përmirësimi i kapacitetit të aktorëve lokal është një fushë që ka vëmendjen e shumë prej projekteve të komunitetit ndërkombëtar (p.sh projektet IPA të financuar nga BE), por do të jetë e nevojshme të futen mekanzima detyruese në zbatimin e aktiviteteve duke evituar shpërdorimin e burimeve të pakta. Përmirësimi i kapacitetit mund t’u hapë rrugë shumë propozimeve të suksesshme sapo Komponenti 4 i IPAs të jetë i disponueshëm.

Njëri prej aktorëve kryesore në luftën kundër përjashtimit social në nivel rajonal janë zyrat rajonale të SHKP-së, të cilat kanë detyrë statutore për të përmirësuar punësueshmërinë e punëkërkuesve nëpërmjet përputhjes së shërbimeve, edhe nëpërmjet formimit profesional. Në këtë fushë janë bërë përpjekje të mëdha, por mbetet ende shumë për t’u adresuar: forcimi i tyre nëpërmjet një decentralizimi funksional efektiv; kapaciteti për të marrë pjesë në tendera për burimet e kufizuara shtetërore duke përgatitur propozime të mbështetura dhe duke i përmirësuar ato në mënyrë efiçente; kontributi për punësimin lokal dhe për iniciativat për zhvillim ekonomik; krijimi i një rrethi virtuoz trajnimi për punëkërkuesit si dhe i punësueshmërisë efektive.

Ky i fundit kërkon një vlerësim efektiv të trajnimit të ofruar nga qendrat publike të FP-së, të cilat aktualisht duket se ofrojnë më tepër kurse LLL sesa një formim profesional të mirëfilltë lidhur me kërkesat e tregut të punës. Mekanzmi i promovimit të punësimit nëpërmjet trajnimit në punë duhet të shihet si një alternativë e mundshme kundrejt kurseve tradicionale të trajnimit të bazuara më tepër në teori.

Një aspekt i rëndësishëm që del prej praktikave të mira të prezantuara në këtë studim, është përfshirja e grupeve të qëllimit duke ndarë informacion, duke promovuar inicitativa të reja, duke identifikuar nevojat dhe zgjidhjet si dhe në fund duke rritur transparencën në mënyrë që këto inciativa të përmbushen. Në këtë aspekt, eksperienca e Bolonja Flashgiovani ushqen mendimet se aktivitete të ngjashme mund të stimulohen edhe në Shqipëri.

Referencat32

Page 33: 3 practices... · Web viewNjëkohësisht kriza po prek financat publike dhe po ul mundësinë për të ulur presionin në pjesën e dobët të shoqërisë. Prandaj, nuk është vetëm

Integrimi Social në histori veprimi nga baza. 2009. OJF-ja Komiteti për Zhvillim Social http://www.ifa-fiv.org/attachments/059_January%2010%20Report%20of%20NGO%20Committee%20on%20Social%20Integration.pdf

Projekt Raporti i Përbashkët i BE-së mbi Mbrojtjen Sociale dhe Përfshirjen Sociale, 2010 - http://ec.europa.eu/social/main.jsp?langId=en&catId=750

Përjashtimi Social dhe Kalendari i BE-së për Përfshirjen Sociale – Dokumenti i Përgatitur për Studimin e Përfshirjes sociale së EU8http://siteresources.worldbank.org/INTECONEVAL/Resources/SocialExclusionReviewDraft.pdf

Raport i Përbashkët mbi Mbrojtjen Sociale dhe Përfshirjen Sociale 2010, Komisioni Evropian Drejtoria e Përgjithshme për Punësimin, Çështjet Sociale dhe Shancet e Barabarta

Raporti kombëtar mbi strategjitë për mbrojtjen sociale dhe përfshirjen sociale 2008–2010 - Ljubljanë, Shtator 2008http://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=757&langId=en

Raporti Kombëtar i Strategjisë për Mbrojtjen Sociale dhe Përfshirjen Sociale 2008-2010 – Italihttp://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=757&langId=en

Raporti Austriak mbi strategjitë për mbrojtjen sociale dhe përfshirjen sociale 2008-2010 - www.bmsk.gv.at

Irlandë – Raporti i Përbashkët mbi Mbrojtjen Sociale dhe Përfshirjen Sociale 2009http://ec.europa.eu/social/main.jsp?catId=757&langId=en

Promovimi i iniciativave bazuar mbi komunitetin për përfshirje sociale në Ballkanin Perëndimorhttp://cms.horus.be/files/99931/MediaArchive/41_socialinclusion_WBalkans.pdf

CESS, Studimi për vlerësimin e nevojave mbi komunitetet rome dhe egjiptiane në Shqipëri, Tiranë, 29 Shkurt 2012.

Preston J., Green A., Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional në rritjen e përfshirjes sociale dhe kohezionit, botim i CEDEFOP, 2008.

Petricusic A., Akses në arsim, formim dhe punësim i minoriteteve etnike në Ballkanin Perëndimor, EURAC, 2010.

Takimi i Rrjetit Rajonal të AFP për Evropën Jug-Lindore (SEEAFP-Net), Sarajevë, Dhjetor 2009.

Seminar Rajonal i ETF, AFP për përfshirjen sociale në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Torino, 12 Dhjetor 2011.

MSIO, Zhvillimi i praktikave më të mira në politikat e përfshirjes sociale: një perspektivë Merseyside, Raporti i Politikave, Dhjetor 2005.

NGLS, Integrimi Social në veprim: Histori nga masat, 2009

33