51
ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE për Ekonominë e Gjelbër dhe Qëndrueshmërinë Mjedisore

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE për Ekonominë e Gjelbër dhe Qëndrueshmërinë Mjedisore

Page 2: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE

për Ekonominë e Gjelbër dheQëndrueshmërinë Mjedisore

Page 3: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

Qendra Rajonale e Mjedisit për Evropën Qendrore e Lindore (REC) është një organizatë ndërkombëtare me mision mbështetjen në adresimin e problemeve mjedisore. REC e përmbush

misionin e saj duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet qeverive, organizatave joqeveritare, bizneseve dhe aktorëve të tjerë mjedisorë, si dhe duke mbështetur shkëmbimin e lirë të informacionit dhe

pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore.REC është krijuar në 1990 nga Shtetet e Bashkuara, Komisioni Evropian dhe Hungaria. Sot REC bazohet ligjërisht në Kartën e nënshkruar nga qeveritë e 30 vendeve dhe Komisioni Evropian.

REC ka një rrjet zyrash në 17 shtete: Shqipëria, Bosnja-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, RIJ e Maqedonisë, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia,

Sllovakia, Sllovenia dhe Turqia. Zyra qendrore ndodhet në Szentendre, Hungari.REC merr pjesë aktive në proceset globale, rajonale dhe lokale dhe ndihmon në zgjidhje të

qëndrueshme e mjedisore brenda dhe përtej rrjetit të tij të zyrave, përmes kalimit të njohurive dhe përvojave në vende dhe rajone të ndryshme.

Të gjitha të drejtat e këtij botimi mbahen nga: © 2014 Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri

Përgatitur nga:Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), Shqipëri

Rruga “Ismail Qemali” Nr. 27, Tiranëhttp://albania.rec.org

Ky modul është realizuar në kuadër të Projektit

Page 4: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

Kultura si udhëheqëse e Ekonomisë së Gjelbër

Përmbajtja

Hyrje në Ekonominë e Gjelbër

E mira e përbashkët” dhe / ose “Tragjedia e të përbashkëtës”

Konsumizmi dhe Gjurma Ekologjike

Pёrfitimet qё krijojnё shёrbimet e biodiversitetit dhe tё ekosistemeve pёr zhvillimin e qёndrueshёm

Publiku si mjedis, perceptimet si ndotje dhe parandalimi i krizës

faqe

7

9

17

45

37

29

Page 5: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka
Page 6: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

5

Me aktivitete dhe trajnime në të gjithë territorin e Shqipërisë, Mbështetja për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri, SENiOR-A, është një projekt që po përpiqet të japë kontributin në forcimin dhe specializimin e mëtejshëm të shoqërisë civile në fushën e mjedisit në Shqipëri, për të qenë e aftë të paraqesë nevojat e komunitetit, të sigurojë shërbime e mbështetje, të zhvillojë partneritete dhe rrjete të përbashkëta, të adresojë përparësitë kombëtare të zhvillimit në fushën e mjedisit dhe udhëheqë në rrugën drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Forcimi i shoqërisë civile në këto fusha kërkon një investim domethënës dhe afatgjatë jo vetëm në mbështetjen me fonde për aktivitetet e shoqatave, por dhe me rritjen e kapaciteteve të tyre si në aftësitë bazë (p.sh. menaxhimi i OJF, marrëdhëniet me mediat, apo aktivitetet lobuese dhe advokuese) ashtu dhe në ato të lidhura specifikisht me sektorë të veçantë të mjedisit. Për sa më sipër programi SENiOR-A ka mbështetur këto dy vitet e fundit një sërë trajnimesh në nivel kombëtar dhe rajonal për të forcuar kapacitetet e brendshme të organizatave dhe ekspertëve brenda këtyre organizatave.

Parathënie

Në vijim të këtyre trajnimeve, REC Shqipëri, si zbatuese e programit SENiOR-A ka parashikuar të publikojë dhe disa module në lidhje me disa nga temat të cilat kanë nevojë për materiale burimore apo në të cilat ka zhvillime e koncepte të reja që duhen përdorur nga Organizatat e Shoqërisë Civile. Këto module nuk pretendojnë të jenë një libër reference, por ato mund të shërbejnë fare mirë si material burimor për Organizatat apo në trajnimet që ato kryejnë me stafin apo në terren.

Koncepti i qëndrueshmërisë është i gjerë dhe kompleks, ai prek të gjitha sferat e shoqërisë, duke harmonizuar nevojat e zhvillimit ekonomik, por gjithmonë duke mbajtur parasysh kërkesat në mbrojtje të mjedisit. Në këtë aspekt, ky publikim kontribuon sadopak në interpretimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm në komunitet, fokusuar tek njohja dhe zbatimi i praktikave të Ekonomisë së Gjelbër në vendin tonë nga individët, organizatat e shoqërisë civile dhe bizneset private.

Mihallaq Qirjo Drejtor për Shqipërinë

Qendra Rajonale e Mjedisit (REC)

Page 7: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka
Page 8: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

7

Tashmë e dimë se ndryshimet klimatike janë një realitet i prekshëm; ato kërcënojnë shëndetin e planetit dhe të qenieve që e përbëjnë atë. Tashmë e dimë se burimet natyrore janë të pakta; se po ecim në një shteg të paqëndrueshëm... dhe shpesh themi se nuk kemi zgjidhje tjetër.

Por, ajo që po besojmë më shumë çdo ditë që kalon është se ne kemi nevojë për një qasje të re për zhvillim të qëndrueshëm, që fillon me dinjitetin individual, që është i fokusuar në ndërgjegjësimin e njeriut dhe që jep përgjigje bindëse për pyetjet komplekse sociale, ekonomike dhe mjedisore me të cilat përballemi. Ne kemi nevojë për tregues të rinj për të na drejtuar dhe matje të reja të përparimit ekonomik. Rritja ekonomike e qëndrueshmërisë duhet të jetë shoqërisht e pranueshme dhe duhet të mbrojë klimën dhe ekosistemin tonë. Shprehja “rritu sot dhe pastro nesër” nuk mund të qëndrojë gjatë për vendet e zhvilluara apo dhe ato në zhvillim.Koha kur ne anashkalonim vendime të vështira mbaroi. Nuk ka më kapërcime. Ne duhet të ndërtojmë një shoqëri dhe ekonomi të gjelbër gjithëpërfshirëse, duke investuar në zhvillimin e njeriut dhe kapitalit shoqëror.

HYRJEEKONOMIA E GJELBËR

Sfidat e reja kërkojnë zgjidhje të reja, për të cilat duhen shfrytëzuar njohuritë e deritanishme të njerëzimit, të cilat janë të shumta. Këto do të lindin nga mënyra të reja të të menduarit.

Çfarë është Ekonomia e Gjelbër?(Përkufizimi i Ekonomisë së Gjelbër nga Wikipedia)Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka si synim arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm pa çuar në degradim të mjedisit. Ajo është e lidhur ngushtë me ekonominë dhe shërbimet e ekosistemit, por zbaton një fokus më shumë politik. Një karakteristikë dalluese e Ekonomisë së Gjelbër, nga regjimet e mëparshme ekonomike, është vlerësimi i drejtpërdrejtë i kapitalit natyror dhe shërbimeve të ekosistemit, të cilat kanë vlera ekonomike dhe kostot e plota të njohura nga kontabiliteti, në të cilin kostot që i vishen shoqërisë përmes ekosistemeve gjurmohen në mënyrë të besueshme dhe llogariten si detyrime të njësisë ekonomike e cila dëmton apo neglizhon një aset natyror.Etiketat e Gjelbra sjellin përballë konsumatorit praktika të mira të menaxhimit të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Tashmë shumë sektorë industrialë kanë filluar të përshtasin

Page 9: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

8

standarde mjedisore si një mënyrë praktike për të promovuar praktikat e tyre të gjelbëra në një ekonomi të globalizuar. Ekonomia e gjelbër dhe të gjitha fushat e ndërlidhura me të ndajnë shumë perspektiva të përbashkëta si zhvillimi i kulturës dhe traditës, duke u fokusuar tek qëndrueshmëria e natyrës, drejtësia dhe kujdesi ndaj vlerave.Ekonomia e Gjelbër është një ekonomi gjithëpërfshirëse. Ajo u lejon grave dhe burrave të kontribojnë në udhëheqjen dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme. Ne kemi nevojë për një ndryshim kulture, për të trajtuar dhe kuptuar ndryshimin e klimës.

Arsimi është motoja e parëArsimi është një nga armët më të mira për të luftuar varfërinë dhe pabarazinë. Në thelb, arsimi ka të bëjë me kultivimin e vlerave. Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm duhet të nxisë qëndrimet dhe sjelljet e nevojshme për një kulturë të re të qëndrueshmërisë. Ai duhet të jetë kanal për zhvillimin dhe transmetimin e aftësive dhe njohurive të reja.Arsimi teknik dhe profesional dhe trajnimi duhet të japë kompetencat dhe mjetet e nevojshme për zbatimin e ekonomisë së gjelbër në të gjithë sektorët e jetës.

Shkenca udhëheqëse e tranzicionit të gjelbërShkenca mbart shumë nga përgjigjet e pyetjeve me të cilat ne përballemi. Nisur nga kjo shkenca duhet të jetë në pararojë. Ne duhet të ndihmojmë në kapacitetin e ndërtimit të vendit në zhvillimin e novacionit shkencor, të politikave kombëtare në teknologji e inxhinieri, si dhe të krijojmë lidhje ndërsektoriale. Aftësitë dhe teknologjitë e gjelbëra duhet të identifikohen, përkrahen dhe të transferohen.

Energjia e rinovueshme është thelbësore për zhvillimin sot. Sfidat e sotme duhet të shtrihen në të gjithë kufijtë e disiplinave dhe ciklet e jetës së novacionit - nga kërkimet te zhvillimi i njohurive dhe aplikimin e saj. Shkenca, teknologjia dhe novacioni duhet të udhëheqin nxitjen tonë për një zhvillim më të barabartë dhe të qëndrueshëm

Kultura është një përshpejtuesQasje të reja për zhvillim të qëndrueshëm do të jenë efikase vetëm nëse ato përputhen me kontekstin kulturor të një vendi. Kultura është gjithashtu një burim i novacionit. Sot, kudo në botë, industritë kulturore janë në rritje - por ata kanë nevojë për mbështetje të bëhen leva më të fuqishme për zhvillimin ekonomik, kohezionin social, dhe mbrojtjen e mjedisit. Kjo bën thirrje, gjithashtu, për njohjen dhe të bërit më tradicional të shumë praktikave të suksesshme të trashëguara si dhe sistemet e dijeve kombëtare.

Tranzicioni i gjelbër ka nevojë për revolucion informacioniTransformimi i gjelbër drejt ekonomisë së gjelbër duhet të mbështetet në masë të madhe nga media, për të mundësuar mirë informimin publik. Për këtë, ne duhet të ndërtojmë media me kapacitet të lartë profesional, për të hulumtuar dhe raportuar mbi çështjet lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm. Ne duhet të mbështesim median e lirë të pavarur dhe pluraliste, për të rritur ndërgjegjësimin e publikut dhe për të ndërtuar solidaritetin e nevojshëm.

Page 10: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

9

“E MIRA E PËRBASHKËT” DHE/OSE “TRAGJEDIA” E TË PËRBASHKËTËSMariana SinaniEksperte në Edukim, Instituti i Zhvillimit të Arsimit.

Le të fokusohemi për t’i dhënë përgjigje, në mënyrën tonë, çështjeve thelbësore si: “E mira e përbashkët” dhe jetët tona, e përditshmja jonë, repertori ynë sjellor, përreth asaj që e kemi të përbashkët të gjithë, përtej çdo lloj diferencimi etno-kulturor, racial, socio-ekonomik.

Dhe …sa e kemi të zhvilluar konceptin dhe mirëpërdorimin e “të përbashkëtës” dhe çfarë bëjmë me atë, në një moment kur “tragjikisht” e humbasim… të përbashkëtën tonë? A e ka përpunuar shoqëria, individi një sjellje etike për mënyrën se si i qasemi përreth asaj që e kemi vlerësuar si të përbashkët? Cili është kuptimi ynë për atë që ne, individët dhe komuniteti, mjedisi social ku ne i përmbushim jetët tona, kemi për “të mirën e përbashkët”?

Cilat janë disa nga të mirat e përbashkëta, të cilat na përkasin të gjithëve pa përjashtim, të mira të përbashkëta të cilat nuk mund t’i:• pronësojmë, • ndajmë,• përvetësojmë,• keqpërdorim.

A mundet të listojmë disa “Të mira të përbashkëta”, për të cilat, duhet dhe mund të mbajmë përgjegjësinë tonë përtej veprimit të ligjit, përtej ndëshkimit si akt moral… por në respekt dhe në funksion të përmbushjes së jetëve tona… dhe në përmbushje të cikleve jetësore të pasardhësve…?Cilat janë ato “të mira të përbashkëta” pa të cilat jetët tona nuk mund të funksionojnë? A mundemi të listojmë disa prej tyre… Ajri, Uji, Toka, Pyjet, Metalet e rralla, etj.

Page 11: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

10

Çfarë thotë mendimi ynë, sjellja jonë për “të mirën e përbashkët”? A mundet dhe a duhet të ndahen, përvetësohen, pronësohen, keqpërdoren ato…?! • Çfarë dimë rreth tyre? • Çfarë bëjmë dhe si sillemi me to?• A mëkatojmë me “të mirën e përbashkët”

dhe sa mbajmë përgjegjësi për këtë?

“E mira e përbashkët” na shfaqet si:• Realitet faktik, që ekziston përtej nesh, por

në funksion të individit dhe të shoqërisë;• Koncept teorik, i përpunuar nga studiuesit;• Si “ndërgjegje kolektive” qoftë kjo e

përpunuar apo jo…;• Si marrëdhënie morale dhe etike, qoftë kjo

e përpunuar apo jo…

Çfarë është saktësisht “e mira e përbashkët”, dhe pse zë një vend të rëndësishëm në diskutimet aktuale të problemeve në shoqërinë tonë? E mira e përbashkët është një nocion që e ka origjinën mbi dy mijë vjet më parë në shkrimet e Platonit, Aristotelit, dhe Ciceronit. Kohët e fundit, studiuesit bashkëkohor, si John Rawls, e përkufizojnë të mirën e përbashkët si “disa kushte të përgjithshme që janë të barabarta në favor të të gjithëve”. Kisha katolike e cila ka një histori të gjatë në luftën për të përcaktuar dhe për të promovuar të mirën e përbashkët, e përkufizon atë si “një përmbledhje kushtesh të veçanta të jetës shoqërore të cilat i lejojnë grupet sociale dhe anëtarët e tyre individual të kenë qasje relativisht të plotë për realizimin e tyre. “E mira e përbashkët, përbëhet kryesisht nga të paturit e sistemeve sociale, institucioneve, dhe mjediseve ku të gjithë punojnë dhe ku të gjithë përfitojnë. Shembuj të të mirës së përbashkët përfshijnë një sistem shëndetësor publik dhe sistem efektiv të sigurisë publike , paqe midis kombeve të botës, një sistem të drejtë ligjor dhe politik, dhe mjedis të pandotur natyror, dhe një sistem ekonomik të begatë. Për shkak se sistemet e tilla, institucionet, dhe mjediset kanë një ndikim të fuqishëm në mirëqenien e anëtarëve të një shoqërie, nuk është çudi që praktikisht çdo problem social në një mënyrë apo një tjetër është i lidhur me mënyrën se si këto sisteme dhe institucione po funksionojnë. Sipas këtyre shembujve, e mira e përbashkët nuk mund të ndodhë vetvetiu. Krijimi dhe ruajtja e të mirës së përbashkët kërkon përpjekje bashkëpunuese të disave, shpesh të shumë njerëzve. Ashtu si për të mbajtur një park të pastër nga mbetjet, kjo varet nga çdo qytetar, kështu edhe mbajtja e kushteve sociale varet nga vetë bashkëpunimi i qytetarëve. Por këto përpjekje shpërblehen, e mira e përbashkët është një e mirë në të cilën të gjithë anëtarët e shoqërisë kanë qasje, dhe nga përfitimi i të cilit askush nuk mund të përjashtohet lehtë. Të gjithë personat, për shembull, gëzojnë të mirat e ajrit të pastër ose të një mjedisi të pandotur, apo ndonjë të mire tjetër të përbashkët të shoqërisë sonë. Në fakt, çdo gjë konsiderohet një e mirë e përbashkët vetëm atëherë kur ajo është një e mirë në të cilën kanë qasje të gjithë, dhe nga dëmtimi i saj ndikohen po ashtu të gjithë.

Çfarë është saktësisht “e mira e përbashkët”

Page 12: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

11

Si koncept teorik, “e mira e përbashkët” u identifikua dhe u formatua nga studiuesit, relativisht vonë, atëherë kur individi dhe komuniteti u rikujtuan që ka diçka, që ka realitete natyrore faktike, të cilat ju përkasin të gjithëve pa përjashtim, e që janë jetike pët jetët tona. Këto realitete, ajri, uji, pyjet, kataraktet, lumenjtë, burimet e rralla, et., nuk mund të pronësohen, ndahen, përvetësohen, keqpërdoren. Këto përbëjnë dhe karakteristikat e të përbashkëtës. “E mira e përbashkët”, si koncept dhe si praktikë, ngrihet dhe mund të përvetësohet vetëm nëse kuptojmë thellësisht”substancën” e “të mirës personale”. Nëse nisemi prej këndej, e mira e përbashkët nuk është gjë tjetër veçse “tërësia e të mirave personale” të çdo individi dhe komuniteti në kohë dhe hapësirë… “E mira e përbashkët” është dhe “e mira personale” në të njëjtën kohë. Koncepti i të mirës së përbashkët lidh pjesën me të tërën. Ky kuptim është shumë me rëndësi të ritheksohet dhe të përvetësohet.Si koncept, “e mira e përbashkët” tingëllon si kolektivist dhe mund të klasifikohet si koncept me një kontekst komunist… Në realitet, kemi të bëjmë me një koncept universal përtej çdo doktrine, pasi është një koncept ekzistencial në thelbin e vet. Nevoja për t’u thelluar në universalitetin e këtij koncepti po bëhet gjithnjë e më e madhe, në mënyrë që të fokusohemi dhe të riformulojmë sjelljet tona në raport me të mirën e përbashkët.

Nevoja për ta bërë këtë vjen në raport me trendin e përshpejtuar të teknologjisë me ritmin e konsumizmit që po shfaq shoqëria në shekullin tonë. Kjo kërkon një “stop” për të ridimensionuar marrëdhënien tonë, si individë dhe si komunitete, me të mirën e përbashkët.

Në kushtet e ekonomisë së tregut dhe të zhvillimit të teknologjisë, nevoja për të mirën e përbashkët nuk pushon së funksionuari, përkundrazi bëhet më e sofistikuar… Pse?! “E mira e përbashkët” në raport të ndërsjelltë me “të mirën publike”. Lipset të diferencohen këto dy koncepte që njëkohësisht shoqërohen dhe me projeksione respektivisht të ndryshme.

E mira publike është koncept social i formuluar nga shoqëria dhe që menaxhohet përmes ligjeve dhe institucioneve publike, ndryshe nga e mira e përbashkët, e cila më së shumti menaxhohet nga projeksionet individuale dhe nga ndërgjegjet tona.

Një e mirë publike, sigurisht, ju shërben të gjithëve pa përjashtim. Por, ndryshe nga e mira e përbashkët, e mira publike ka një kosto monetare e vlerë të caktuar dhe i adresohet një kohe, hapësire dhe konteksti ligjor konkret. Mos mirëmbajtja e të mirës publike apo ndërhyrjet absurde tek ajo, penalizohen, ndëshkohen, ndryshe nga çfarë ndodh me të mirën e përbashkët… Liqeni i Fierzës dhe Rruga e Kombit janë të mira publike, të cilat janë ngritur dhe kanë shfrytëzuar një të mirë të përbashkët, hapësirat natyrore dhe ujore të përbashkëta, por ato kanë një diferencë… dhe për këtë arsye marrin edhe një status tjetër…

Le të ndalemi dhe të mendojmë:Po me të mirën publike si sillemi përreth… në të njëjtën mënyrë, si edhe me të mirën e përbashkët?! Ftesë për diskutim e debat“E mira e përbashkët” shfaqet edhe si: • …marrëdhënie morale, estetike, • …filozofi e përpunuar,• …platformë politike mjedisore, • …trend ekonomik…?!

Page 13: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

12

• Ekonomia e gjelbër do të gjeneronte vende të reja pune apo do të thellohej më tej çështja e papunësisë...?

• Do të përmirësohej gjendja e mjedisit nëse zbatohet ajo...?

• Jemi në kohën e duhur apo po “guxojmë” të flasim për ekonominë e gjelbër...?

• A guxojmë të flasim për “ekonomi të gjelbër” kur ajo kërkon shfrytëzimin e burimeve të ripërtëritëshme...? A jemi gati...?

• A guxojmë të flasim për “ekonomi të gjelbër”, teksa pjesa më e madhe e mbeturinave nuk shkon për ripërdorimin e plotë të tyre?

• Sa jemi të familjarizuar me ”ekonominë e gjelbër”?

A mendoni kështu?!“E mira e përbashkët” është çdo e mirë që njeriut i dhurohet nga natyra, pjesë e të cilit është, e në të cilën, njerëzit, anëtarët e një komuniteti, janë të barazlarguar nga kjo e “mirë e përbashkët”… Kjo e “mirë e përbashkët” nuk mund të ndahet, të pjestohet, të pronësohet, të përdoret…?!

“E mirë e përbashkët” janë realitete natyrore, ku prania, marrëdhëniet, dhe kontributi i njeriut në mënyrat se si i konsumojnë raportet me të mirën e përbashkët nuk rregullohen përmes ligjit, por rregullohen përmes ndërgjegjes “mjedisore”...?!

“E mira publike” është çdo realitet natyror, pra e vlerësuar si “e mirë e përbashkët”, për të cilën bihet dakort të shndërrohet në të “mirë publike”. Marrëdhëniet e njeriut dhe të komunitetit me të “mirën publike” rregullohen përmes ligjit më shumë sesa përmes ndërgjegjes...apo jo?!

Mos jemi në lisharësen e ...fatit!? • Si ndihemi, si shfaqemi, si veprojmë në

raport me mjedisin ku përmbushim jetët tona?

• Kur ndodh që jemi dëshmitarë teksa “e mira e përbashkët” shpërbëhet në sytë tanë?

• Kur jemi dëshmitarë të “tragjikes” të së mirës së përbashkët... çfarë dhe si reagojmë?... cili është refleksioni?

Natyra, pyjet, ekosistemet, ajri, drita, mjedisi pjesë e të cilit jemi, a është dashamirëse me ne...ndërkohë që ne jemi cinikë dhe shpërfillës ndaj saj...?Marrëdhënia jonë me mjedisin si “substancë” filozofike…

Dilema dhe Paradokse

Page 14: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

13

Të menduarit sistematik në arsim

Shumicës së njerëzve u mungon njohuria themelore për ekologji dhe sociologji, që përbën domosdoshmëri për të kuptuar domethënien e qëndrueshmërisë. Kjo njohuri nuk ofrohet në sistemin aktual arsimor e as nuk komunikohet nga mediat.Shkenca dhe arsimi, që ndajnë botën dhe njohurinë në subjekte, nuk mund të ofrojnë një pikëpamje gjithpërfshirëse të botës në të cilën do të mund të bazohej rritja e gjeneratave të reja, si dhe nuk mund të integrojnë çështjet mjedisore me ato zhvillimore. Shkencëtarët e specializuar në një fushë specifike nuk marrin në konsideratë sistemin në tërësi dhe si rrjedhojë sfera të ndryshme specifike janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.Të mësuarit, arsimimi dhe kultura janë proçese që shkojnë së bashku me zhvillimin e personalitetit tonë. Të mësuarit e vërtetë përfshijnë fazat si në vijim: transmetimi i njohurisë; praktikimi/të provuarit e asaj që është mësuar; refuzimi apo konfirmimi i njohurisë së mësuar; të nxënit/fituarit e thellë të njohurisë empirike. Materiali i arsimimit shkollor rrallëherë apo kurrë nuk përfitohet deri në thellësi pasi përfundon në fazën e transmetimit të sasive të mëdha të njohurive që nuk kanë lidhshmëri me situatat e jetës reale. Kjo është dhe arsyeja se pse esenca e arsimimit shkollor është të mësuarit, e jo të nxënit, si dhe arsimimi është i rastësishëm në varësi nga mësuesi.Në shkolla duhet të transmetohet njohuri në sasi më të vogël, por në mënyrë sistematike. Vëmendja duhet të orientohet në atë që të mësuarit dhe arsimimi të rezultojë në të nxënit e vërtetë të njohurive dhe të normave të sjelljes. Struktura e lëndëve shkollore duhet të ndryshohet. Theksi nuk duhet të vihet në transmetimin e njohurisë analitike, por në të

menduarit sistematik, që përbën një kornizë për secilën njohuri të ndryshuar. Duhet të theksohet fakti se elementët e botës egzistojnë në një sistem. Të menduarit analitik nuk mund të japë përgjigje për çështjet ditore të zhvillimit tonë shoqëror.Një çështje kyçe në të mësuarit e parimeve të qëndrueshmërisë është ajo se çfarë lloj modeli mësojmë ne nga vetë shoqëria dhe bota që na rrethon. Nëse ngjarjet shoqërore, familja, shkolla, bashkësia lokale, kombi, nuk vërtetojnë përmbajtjen e arsimimit në përgjithësi, por ofrojnë modele të kundërta, arsimimi atëherë nuk ka dobi.Kujdes të veçantë i duhet dhënë medias, e cila ndikon, mëson dhe në të njëjtën kohë edukon publikun. Media duhet të bëjë vlerësimin e ngjarjeve botërore nga këndvështrimi i qëndrueshmërisë dhe t’i mësojë njerëzit për parimet themelore të qëndrueshmërisë.Përmbajtja dhe metodologjia e një arsimimi të bazuar në të menduarit sistematik duhet të përgatitet në takime të ndryshme punuese mbi metodologjinë.Sistemi i trajnimit të mësimdhënësve duhet gjithashtu të transformohet. Specializimi i mësimdhënësve të trajnuar në lëndë duhet të eleminohet dhe në vend të saj duhet të vendoset trajnimi i mësimdhënësve të aftë për të transmetuar kornizën e njohurive dhe të arsimimit për jetë.Prezantimi i sistemeve të integruara të njohurisë duhet të përgatitet në shkollimin fillor dhe të mesëm. Si hap i parë, strukura aktuale e lëndëve shkollore duhet të integrohet në kornizën e njohurisë për qëndrueshmëri.Debatet shoqërore në lidhje me gjendjen aktuale të zhvillueshmërisë dhe gjasat për qëndrueshmëri duhet të prezantohen më shpesh në media. Më shumë njerëz duhet të marrin pjesë në ngjarjet mediale për të promovuar normat pozitive të sjelljes dhe

Page 15: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

14

vlerave të qëndrueshmërisë parësore dhe dytësore.

Roli udhëheqës i shkencës në qëndrueshmëriShkenca gjerë më tani ka dështuar në gjetjen e qasjeve gjithpërfshirëse dhe të komunikuara lehtë në botë. Zhvillimi i njohurisë analitike është e mbitheksuar dhe nuk përcillet nga sintezat. Shkenca duhet të marrë rol udhëheqës në ndryshimin e pikëpamjeve të shoqërisë nëpërmjet shtjellimit dhe komunikimit të paradigmës së re të qëndueshmërisë. Shkenca duhet të punojë drejt reduktimit të ndarjes disiplinore duke shfrytëzuar qasjet ndërsiplinore dhe ato shumë-disiplinore, sidomos në mes të shkencave shoqërore dhe natyrore.Pjesmarrësit njëherazi dhe kryesuesit e jetës akademike duhet të mbajnë takime pune për qartësimin e çështjeve që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë. Takimet e punës duhet të elaborojnë metodologjinë e matjes dhe përcjelljes së gjëndjes së qëndrueshmërisë dhe duhet të luajne rol kryesues në komunikimin me publikun.

Cilat janë barrierat e qëndrueshmerisë?

1. Barrierat ideologjike;2. Barrierat në ndërgjegjen e njerëzve dhe

sjellja e tyre;3. Barrierat institucionale;4. Mungesa e njohurisë;5. Barrierat e brendshme të qasjes

ekonomike;

1. Barrierat ideologjikeShoqëritë e konsumit kanë mendimin që njeriu është mbi natyrën, dhe mes tyre ka një zbrazëti. Njeriu harmonikisht nuk përputhet me natyrën. Mirëqenia mendohet të jetë e varur nga rritja ekonomike, një aset që i është dhënë një prioritet i lartë në shoqëri. Shoqëria dhe natyra shihen si mjete që shërbejnë vetëm për qëllimin e rritjes ekonomike.Qasja analitike, me të cilën bota është ndarë në segmente të imëta (dhe në të cilën është bazuar edukimi publik), nuk mund të rezultojë në një pikëpamje të integruar të mjedisit dhe zhvillimit. Shumica e njerëzve nuk bëjnë dallimin mes zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit.

2. Barrierat në ndërgjegjen e njerëzve dhe sjellja e tyre Është shumë e thjeshtë të identifikosh mirëqënien sociale me rritjen ekonomike, për shkak se shumica e njerëzve e shprehin mirëqenien me pasuri materiale. Dëshira për të pasur, dhe jo për të ndarë gjërat me të tjerët, është pjesë e natyrës njerëzore, dhe është shumë vështirë që kjo të ndryshohet.Shumica e njerëzve besojnë se progresi shkencor-teknologjik është përgjigjja në problemet globale, edhe pse shumica e problemeve aktuale të njerëzimit i kanë rrënjet e tyre morale dhe etike. Shumica e vendimmarrësve duket se nuk janë të vetëdijshëm për faktin se rritja ekonomike është subjekt i kapacitetit mbajtës të natyrës.Sistemi ekzistues, në të cilën disa njerëz, ku janë të lidhura shoqëria dhe mjedisi, nuk mund të garantojnë ekzistencë të harmonishme mes njeriut dhe natyrës.

Page 16: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

15

3. Barrierat institucionale Shkenca dhe edukimi që bazohen në segmentimin e njohurisë së subjekteve nuk mund të ofrojnë një pikëpamje holistike të botës në të cilën duhen rritur gjeneratat e ardhshme.Marrëdhënia mes mjedisit dhe zhvillimit nuk mund të kupohet plotësisht nëse dy vendet administrohen nga veprime të ndryshme, mes të cilave komunikimi është minimal.Rregulloret ligjore dhe ekonomike janë bazuar në ndarjen e mjedisit nga zhvillimi dhe prandaj këto janë të paafta të shtjellojnë problemet komplekse në mënyrë komplekse.Mungesa e integrimit mes dy sektoreve ka çuar në masa konfliktuale që bien ndesh me njëra- tjetrën dhe mundohen të shkundin problemin, duke rezultuar me riparaqitjen e tij në ndonjë formë tjetër. Nuk ekziston përcaktimi i standardeve për monitorimin e sistemeve por për të siguruar tregues të besueshëm të mirëqenies sociale. Produkti i Brendshem Bruto (PBB) dhe indikatorët e tjerë të përbashkët ekonomik nuk reflektojnë qëndrueshmërinë. lnstitucionet politike ekzistuese nuk përfaqësojnë interesat afatgjatë për gjeneratat e ardhshme për shkak se popullariteti politik kërkon suksese afatshkurtra.Nuk ka rregulla për parandalimin e shtrirjes së kompanive të shfrenuara shumëkombëshe dhe interesat e tyre kapitale, e as për keqpërdorimin dramatik dhe kolonizimin i burimeve natyrore dhe njerëzore nga ato. Politikat aktuale përkrahin këto interesa më shumë se ato të qytetarëve.

4. Mungesa e njohurisëShumica e njerëzve kanë mungesë të njohurisë elementare mbi ekologjinë dhe sociologjinë, që është e nevojshme për kuptimin e qëndrueshmërisë. Kjo njohuri nuk ofrohet nga arsimi publik aktual, dhe as që publikohet nga ana e mediave.Shumë pak dihet për metodat e menaxhimit të burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme, ose për metodat e prodhimit dhe konsumimit të qëndrueshëm.Shkenca deri më tani ka dështuar në gjetjen e qasjes gjithëpërfshirëse dhe lehtësimin e komunikimit për çështjet e natyrës.

5. Barrierat e brendshme të qasjes ekonomikePërderisa ekonomia nuk është e aftë të tejkalojë ndikimin negativ të jashtëm në mjedisi, çmim ky që duhet të paguhet nga shoqëria.Ekonomia nuk atribuon asnjë vlerë materialiste ose jo-materialiste për burimet natyrore.Përderisa ekonomia nuk investon në ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve natyrore dhe në mirëmbajtjen e cilësisë mjedisore, problemet mjedisore shfaqen vetvetiu në nivele më kërcënuese se deri më tani.

Page 17: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

16

“Qenia njerëzore është pjesë e asaj tërësie që ne e quajmë UNIVERS, ne jemi një copë (pjesë) e kufizuar në kohë dhe hapësirë. Qenia njerëzore e përjeton veten, mendimet dhe ndjenjat e veta si diçka të ndarë nga pjesa tjetër e botës. Kjo ndarje është një iluzion i ndërgjegjes sonë; ky iluzion është një burg që na i ngushtëson dëshirat personale dhe ndjeshmëritë vetëm për disa persona të afërm për ne. Detyra jonë është të çlirojmë veten nga ky burg, të zgjerojmë rrethin e dhembshurisë për të gjitha gjallesat dhe natyrën tonë dhe të shijojmë bukurinë e saj.

Albert Ajnshtajn

Page 18: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

17

KONSUMI DHE GJURMA EKOLOGJIKEProf. Ass. Mihallaq QirjoFakulteti i Shkencave të NatyrësUniversiteti i Tiranës

Konsumatori modern nuk është një individ i izoluar, por përkundrazi ne jemi të gjithë pjesëmarrës të një fenomeni bashkëkohor që njihet si kulturë konsumi dhe shoqëri konsumi. Për të thënë që disa njerëz kanë sjellje konsumeriste do të thotë se ato duan të konsumojnë gjithnjë e më shumë dhe se ato gjejnë kuptim dhe kënaqësi në jetë duke blerë mallra të reja konsumi. Konsumizmi është një proces historik, që ka krijuar tregje masive, industrializim dhe sjellje kulturore që sigurojnë, që të ardhurat në rritje të përdoren për të blerë produkte që janë gjithnjë e në rritje.Shoqëria e konsumit është një shoqëri humane e ndikuar fuqishëm nga konsumizmi, një shoqëri që konsumon mallra të prodhuara masivisht. Termi shoqëri konsumi aplikohej më shumë për shoqëritë moderne perëndimore të cilat janë më shumë të prirura drejt konsumit të mallrave dhe shërbimeve sesa prodhimit të tyre. Por në kushtet e e globalizimit të ekonomisë ku kapitalizmi

i tregut të lirë po depërton në çdo cep të globit, koncepti i shoqërisë së konsumit po përfshin gjithnjë e më shumë edhe shoqëritë e vendeve në zhvillim, të cilat po përjetojnë rritje ekonomike e për pasojë rritje të standardit të jetesës dhe ndryshim të stilit të jetesës. Sot popullsia e botës po shtohet me ritme të shpejta e bashkë me të po rriten dhe presioni mbi burimet natyrore si pasojë e rritjes së kërkesës për konsum. Por më shumë sesa rritja e numrit të popullsisë së botës, shqetësim përbën rritja e numrit të njerëzve të cilët aspirojnë një stil amerikan jetese, që do të thotë konsum më i madh dhe sasi mbeturinash më të mëdha. Një qytetar amerikan konsumon 18 ton burime natyrore në vit duke gjeneruar një sasi akoma më të madhe mbeturinash (mbetje shtëpiake, industriale, minierash dhe bujqësore). Një pjesë e këtyre mbetjeve lëshohen në atmosferë, ujëra dhe oqeane, ndërsa të tjerat përfundojnë në venddepozitim ose digjen. Vetëm një pjesë e vogël riciklohet. Zhvillimi ekonomik po bën që pjesa e botës

Page 19: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

18

Njeriu modern, nëse do ta artikulonte konceptin e tij për parajsën, do të na jepte një imazh, që do t’i ngjante supermarkatës më të madhe në botë, me shumë mallra të reja. Veten e tij do ta mendonte me shumë para, me të cilat do të blinte këto mallra. Ai do të endej me gojë hapur në këtë parajsë mallrash, duke e ditur se atje do të ketë gjithnjë e më shumë gjëra të reja për t’u blerë.

Erik From

në zhvillim po ngjitet me shpejtësi drejt konsumit masiv duke arritur gradualisht nivelet e konsumit të SHBA dhe Evropës perëndimore. Shoqëria po amerikanizohet çdo ditë e më shumë, reklamat po i çojnë produket në çdo cep të globit, konsumi po rritet ndërsa burimet po pakësohen. Koha ka sjellë sfidën e përmbushjes së dëshirave të konsumatorëve, por pa dëmtuar burimet për brezat e ardhshëm, duke përdorur burime të rinovueshme, përmirësuar teknologjitë për të prodhuar mallra me cikël jete më të gjatë dhe të riciklueshme si dhe edukimin e konsumatorëve për ti orientuar drejt konsumit të qëndrueshëm të mallrave të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme. Kjo sfidë e përbashkët kërkon përpjekje të përbashkëta të autoriteteve publike, bizneseve dhe konsumatorëve.

Lindja e shoqërisë së konsumitNëse do të kthehemi mbrapsht në histori, do të gjejmë modele të ndryshme konsumi nga ato që ekzistojnë sot. Mjafton të kthehemi disa shekuj më prapa dhe do të shohim se pothuajse asnjë vend nuk harxhonte një sasi të konsiderueshme kohe ose burimesh për të blerë mallra të prodhuara larg tyre. Përpara revolucionit industrial, pjesa dërrmuese e popullsisë së çdo vendi jetonte ne zona rurale dhe punonte në bujqësi. Veshjet dhe pajisjet shtëpiake ishin shumë larg standardeve të sotme dhe prodhoheshin kryesisht prej anëtarëve të familjes apo nga artizanë nga i njëjti fshat. Modat, ndryshimet teknologjike dhe presioni social nuk i shtynte njerëzit në mënyrë të vazhdueshme, që të bënin blerje të reja. Në shumë raste të mirat materiale personale përdoreshin (ngandonjëherë me ndonjë riparim nëse nevojitej) për dekada. Veshjet kryesore siç mund të ishte një pallto dimri mendohej të jetonin përgjithmonë dhe shpesh kalonin nga një brez në tjetrin. Ishte revolucioni industrial që transformoi qartësisht prodhimin e bashkë me të edhe konsumin. Industrializimi në shkallë të madhe filloi me industrinë e tekstileve në Britani. Sasia e pambukut të përdorur në atë industri u rrit nga rreth 3 milion paund në vit në 1760 në më shumë se 360 milion paund në vit në vitin 1830. Konsumi lukzoz nga klasa e lartë angleze nuk u rrit aq shpejt. Lind pyetja: Kush, atëherë, bleu dhe përdori sasinë e madhe të prodhimit të tekstileve?

Globalizimi dhe konsumiGlobalizimi ekonomik ka sjellë shtimin e konsumit. Si pasojë e marrëveshjes së tregtisë së lirë pjesa më e madhe e mallrave për konsum prodhohen në vendet në zhvillim, ku ndodhen burimet e lëndëve të para dhe krahu i lirë i punës. Ndërsa konsumi i tyre ndodh në

Page 20: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

19

Fakti se prodhimi realizohet larg

vendeve ku konsumohet, ka krijuar

një situatë ku konsumatorët nuk e

shohin se sa shumë mbetje krijohen

për prodhimin e mallrave, pasi ato janë

larg procesit të prodhimit, i cili ndodh

mijëra kilometra larg.

vendet e zhvilluara ku njerëzit kanë të ardhura më të mëdha. Ndërsa SHBA dhe Kanadaja janë bërë vende konsumatore, vende si Kina, Indonezia dhe Korea e Jugut janë bërë vende prodhuese. Kjo ndarje ka rezultuar me çmime të reduktuara për mallrat e konsumit, gjë që ka çuar në rritje të konsumit. Fakti se prodhimi realizohet larg vendeve ku konsumohen, ka krijuar një situatë ku konsumatorët nuk e shohin se sa shumë mbeturina krijohen për prodhimin e mallrave, pasi ato janë larg procesit të prodhimit, që bëhet me mijëra kilometra larg. Tashmë dihet se Kina është shkarkuesja më e madhe e gazeve serë. Globalizimi i kulturës bazohet në rradhë të parë nga pranimi i stileve të jetesës dhe produkteve nga vendet më të zhvilluara (veçanërisht SHBA), në vendet më pak të zhvilluara. Pavarësisht traditës kulturore, njerëzit kudo në botë duan të ngasin një makinë, shohin TV, të kenë një shtëpi me ngrohje qëndrore etj. Sot shihet një homogjenizim i peizashit global nëpër restorante, markata, qendra shërbimesh, etj. Shitjet me pakicë kanë krijuar logo dhe paraqitje vizuale që nuk ndryshojnë nga një rajon në tjetrin. Konsumatorët i njohin këto logo si dhe dezinjimin e ndërtesave në cilëndo pjesë të globit që ndodhen.

Efektet negative mjedisore të konsumit nuk kanë kufij. Ato ndihen nga një rajon në një rajon tjetër të botës, kryesisht prej shfrytëzimit të burimeve, prodhimit, përpunimit të produkteve, transportit për në rajone të tjera, udhëtimeve tona personale dhe aktiviteteve turistike. Në Evropën perëndimore, studimet e Agjensisë Evropiane për Mjedisin tregojnë se gjithnjë e më shumë po përdoren burime të marra nga jashtë kontinentit për konsum. Shfrytëzimi i burimeve natyrore në Evropë ka rënë, ndërsa importi i burimeve, sidomos

lëndët djegëse dhe metalet, janë rritur. Dhe për pasojë presionet mjedisore nga shfrytëzimi i burimeve në rajone të tjera të botës po rritet pikërisht për shkak të konsumit në Evropë, USA, etj. (Agjensia Evropiane e Mjedisit).

Popullsia dhe konsumiNdërsa popullsia e botës vazhdon të rritet, njerëzimi po përballet me çështjet kritike si: • A ekziston një ekuilibër ndërmjet

prodhuesve dhe konsumatorëve? • A e pengon rritja e popullsisë zhvillimin

ekonomik të qëndrueshëm? • A po e çon kjo rritje drejt varfërisë,

papunësisë, si dhe paqëndrueshmërisë politike?

Shtimi i madh i numrit të popullsisë së botës është fenomen i ri në terma historik. Kurrë më parë planeti nuk ka pasur një popullsi prej 7 miliardë njerëzish. Në vitin 2050 numri i popullsisë së botës do të arrijë në 9 milion banorë. Rritja e popullsisë së botës me këto ritme përbën një nga problemet mjedisore globale me të cilat po përballet njerëzimi. Popullsi më e madhe do të thotë kërkesë më e madhe për burime natyrore dhe

Page 21: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

20

kërkesë më e madhe për strehim, që do të thotë konsum më i madh të burimeve natyrore dhe prodhim sasish mbeturinash më të mëdha. Nga ana tjetër tendenca e rritjes se standardit të jetesës të vendeve në zhvillim dhe atyre të varfra duke shkuar drejt stilit konsumist të jetës do të shtojë kërkesën për konsum gjithnjë e më shumë. Aktualisht, pabarazia e mirëqënies në ekonominë botërore paraqet varietete të mëdha në strukturën ekonomike, standardet e jetesës, cilësinë e jetës, konsumin, etj, në vende të ndryshme të botës. Nga vlerat e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) dallohet qartë niveli i konsumit në vendet më të pasura të botës dhe ato më të varfra, dallime këto të matura nga statistika për PBB për banorë, jetëgjatësinë, kaloritë për banorë në ditë dhe konsumi i energjisë për banorë.Por zhvillimi ekonomik i vendeve në zhvillim dhe dalja nga varfëria e vendeve të varfra krahas globalizimit të ekonomisë, financave, tregtisë, modës, etj, do të çojë në ndryshim të stilit të jetesës për miliona njerëz me pasojë rritjen e konsumit për frymë dhe sasisë së mbeturinave të krijuara.

Konsumi dhe sjellja e njeriutTë kuptosh modelet e konsumit shtëpiak duhet të kuptosh sjelljen humane - pse konsumojmë ne; çfarë na nxit ne të sillemi në këtë mënyrë dhe të blejmë produkte dhe shërbime specifike, etj. Modelet e konsumit formohen e riformohen nga një sërë faktorësh të ndërvarur socialë, kulturorë, politikë dhe ekonomikë në botë.Faktorët ekonomikë dhe social formëzojnë konsumin shtëpiak. Të ardhurat rriten vit pas viti dhe globalizimi i ekonomisë po i jep akses ndaj mallrave të gjithë botës, si dhe shpikje të fuqishme teknologjike po përhapen me shpejtësi si interneti dhe celularët. Sipas EEA,

rritja e projektuar e ekonomisë së BE-së me 2.4 % në vit (2000- 2030) do të shoqërohet me të njëjtën rritje të konsumit. Familjet po bëhen gjithnjë e më të vogla, por po synojnë të konsumojnë gjithnjë e më shumë energji, ujë dhe gjenerojnë më shumë plehra për person. Numri mesatar i personave në BE ka rënë nga 2.8 në 1980 në 2.4 sot. Në të njëjtën kohë popullsia e Evropës po plaket dhe kjo, padyshim, që do tëndryshojë modelet e konsumit tonë. P.sh shpenzimet për udhëtime personale dhe shëndet ka të ngjarë të rriten, krahas blerjes së shtëpive të dyta.Të kuptuarit e modeleve të konsumit kërkon kuptimin se si individët bëjnë zgjedhjet e tyre. Në nivel individi, modeli i konsumit tonë formëzohet nga nevojat tona, aftësitë dhe oportunitetet. Modelet e konsumit formëzohen edhe nga dëshira për tu identifikuar me grupe të caktuara. Një tjetër faktor që formëzon munësinë tonë për të konsumuar janë mallrat dhe shërbimet e ofruara nga prodhuesit nëpërmjet reklamimit të tyre.

Individi si konsumatorZgjedhja ose vendimi i një individi për të blerë një mall nuk është çështje aq e thjeshtë pasi është e lidhur me një sërë faktorësh. Le të marrim një shembull: Pas një vendimi të thjeshtë të një konsumatori për të blerë një kilogram bulmet funksionojnë një sërë faktorësh institucional. A është prodhuar bulmeti lokalisht apo është sjell nga një distancë e largët? Kjo varet nëse shteti stimulon ose jo prodhimin vendas. A është prodhuar ky bulmet me kimikate artificiale apo konservantë? Kjo varet nga politikat bujqësore dhe mjedisore. A e di konsumatori nëse janë përdorur kimikate kimike apo hormone? Kjo varet nga ligjet e etiketimit të ushqimit. Sa i informuar është konsumatori për problemet e kolesterolit, që sjell përdorimi

Page 22: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

21

i këtij lloj bulmeti? Kjo varet nga politikat e shëndetit publik dhe informacioni. A është ruajtur bulmeti siç duhet në frigorifer, që të jetë i pastër nga elementët ndotës? Kjo varet nga ligjet e inspektimit të ushqimit. Pra duket qartë, që për një vendim kaq të thjeshtë për konsum përfshihen një numër kaq të madh faktorësh.

Konsumatori mund të ushtrojë fuqinë e tij përmes tregut duke zgjedhur blerjet e tij bazuar në çmimin dhe informacione të tjera të vëna në dispozicion të tij. Por për të ndikuar në larminë e faktorëve të tjerë që formëzojnë vetë tregun ata duhet të përfshihen në çështjet e politikës publike. Këtë individi mund ta realizojë duke përdorur forcën e tij që në thelb përfshin faktin e të qënurit të tij

edhe konsumator edhe qytetar. Ky dualizim është kontradiktor në sensin që në shumë raste përmbushja e dëshirës së individidit si konsumator përbën njëkohësisht shqetësimin e tij si qytetar. Më konkretisht kjo do të thotë se një individ si konsumator dëshiron që të ketë mundësisht të gjitha pajisjet moderne shtëpiake kurse individi si qytetar shqetësohet se kjo kërkon harxhim të madh energjie dhe krijim të më shumë mbeturinave. Në këto kushte, kënaqia e dy dëshirave të individidit konsumator dhe qytetar mund të realizohet vetëm nëpërmjet stimulimit të prodhimit të produkteve me sa më pak burime, me teknologji të avancuara miqësore me mjedisin, me burime të rinovueshme dhe të riciklueshme. Dualiteti i invididit konsumator-qytetar përbën njëkohësisht problem, por edhe

WWF: Njerëzimi konsumon burimet e një planeti e gjysëm

Sipas Living Planet Report 2013, konsumi i burimeve natyrore kalon me 50% kapacitetet e Tokës. Në total, gjurma ekologjike e njerëzimit është dyfishuar prej 1966 deri më sot. Kjo do të thotë se Toka ka nevojë për një vit e gjysëm për të prodhuar burimet, të cilat ne i konsumojmë gjatë një viti.

Nësë kërkesat do të rriten me këtë ritëm si deri më tani, deri në 2030 njerëzimi do të konsumojë burimet natyrore të barabarta me dy planete sa Toka, nëse deri atëherë këto burime nuk do të jenë shteruar!

Megjithatë jo të gjithë banorët e Tokës konsumojnë njëlloj. Në vendet e zhvilluara, për shembull, konsumi arrin shumë mbi kapacitetin e rikuperimit të Tokës. Emiratet Arabe, Katari, Danimarka, Belgjika, SHBA-ja, Estonia, Kanadaja, Australia, Kuvajti dhe Irlanda kanë gjurmën më të madhe ekologjike për banor. Praktikisht, nëse gjithë njerëzit do të konsumonin si banorët e Emirateve Arabe, do të kishim nevojë për më shumë se 4.5 planetë si Toka për të siguruar burimet e nevojshme.

Planeti po përballet me një krizë të ujit të pijshëm, që sa vjen dhe po bëhet më e pranishme. Tashmë, 71 vende kanë momentalisht krizë uji, gjë që prek jo vetëm jetën e njerëzve por edhe të kafshëve dhe bimëve. Sipas Kombeve të Bashkuara, deri në 2025, afërsisht 2/3 e popullsisë botërore do të jetojnë në zona ku uji do të gjendet me vështirësi.

Page 23: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

22

zgjidhje të problemit.Konsumi i burimeve dhe problemet mjedisoreMjedisi po kërcënohet nga mbishfrytëzimi, mbikonsumi dhe kultura e konsumatorit që kërkon të konsumojë gjithnjë e më shumë duke prodhuar njëkohësisht më shumë plehra. Mjedisi po shfrytëzohet nga njerëzit e varfër të vendeve në zhvillim, të cilët për të mbijetuar, po shkatërrojnë bazën e burimeve të tyre. Problemet e furnizimit me energji, pakësimi i burimeve natyrore dhe degradimi i mjedisit jane tre pengesat kryesore që kërcënojnë rritjen ekonomike në të ardhmen.Problemi i energjisë ekziston në mënyrë të theksuar në shumicën e vendeve në zhvillim. Nafta nuk është e disponueshme për më shumë se 50% të popullsisë së botës, të cilët gatuajnë dhe ngrohen me dru zjarri, mbetje kafshësh, mbetje bujqësore etj. Në vende të tilla si India, Haiti, Indonezia, Malajzia dhe Brazili grumbullimi i druve është shkaku kryesor i shpyllëzimit. Shpyllëzimi konsiderohet si një nga problemet mjedisore më të mëdha në botën e vendeve në zhvillim.Dëmtimi ose degradimi i mjedisit përbën një pengesë të madhe për rritjen ekonomike.

Disa nga aktivitetet tona ekonomike e sociale, në kushtet e mungesës së kontrollit, do të çojnë në krijimin e një bote të pabanueshme për brezat e ardhshëm. Toka po pakësohet për shkak të mbikultivimit, ujitjes së papërshtatshme, shpyllëzimit etj. Uji i pijshëm po pakësohet dhe pyjet po priten përtej ritmeve të rritjes së tyre natyrale. Uji po ndotet nga derdhjet e patrajtuara urbane, kimikatet toksike, si dhe mbetjet industriale. Ndotjet industriale po shkaktojnë (ndotësit e akumuluar në atmosferë si dioksidi i karbonit, metani, oksidi i nitrogjenit, dioksidi i squfurit, CFC, etj) efektin serë, që po çojnë

në ndryshime klimaterike duke ngrohur planetin. Burimet natyrore po pakësohen për shkak të aktiviteteve prodhuese që kërkojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje për konsum, ndërsa mjedisi po ndotet e po dëmtohet për shkak të shfrytëzimit të këtyre burimeve, si dhe nga konsumi shtëpiak.

Rritja e konsumit shtëpiak është një nga shkaqet kryesore të rritjes të presionit të konsumit mbi mjedis. Konsumi shtëpiak formon një pjesë të rëndësishme të zinxhirit prodhim-konsum pasi është konsumatori që bën zgjedhjen finale se cilat mallra e shërbime do të konsumojë. Edhe pse ndikimi mjedisor i çdo aktiviteti shtëpiak është relativisht i vogël krahasuar me aktivitetet prodhuese, miliona shtëpi në botë janë kontribues kryesor të problemeve mjedisore siç është ndryshimet klimatike, ndotja e ajrit, ujit dhe tokës, përdorimit të tokës, krijimit të mbetjeve etj (OECD, 2002). Kështu është e nevojshme të analizojmë dhe kuptojmë efektet mjedisore të

Sa konsumojnë shqiptarët?

Shqipëria ka një gjurmë ekologjike mesatare prej 2 hektarë për banor, që do të thotë se çdo banor i Shqipërisë përdor mesatarisht 2 hekatarë nga sipërfaqja e globit për burime ushqimi, karburanti, materiale për veshmbathje dhe ndërtimi. Por, planeti mund të na ofrojë vetëm 1.8 hektarë tokë dhe ujë. Mund të themi se, megjithëse ndikimi ynë mbi natyrën është shumë më poshtë se ai i vendeve të zhvilluara, gjithësesi mbetet përsëri mbi atë çka Toka mund të na ofrojë.

Page 24: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

23

konsumit shtëpiak. Sot janë identifikuar katër kategori konsumi shtëpiak, që formojnë një pjesë të konsumit total, pasojat mjedisore të të cilave janë të larta ose po rriten shumë shpejt. Këto janë: ushqimi dhe pijet; shtëpia, lëvizja personale;turizmi.

Zgjedhja e konsumatorit ka rëndësiPjesa e shpenzimeve shtëpiake për ushqim dhe pije në Evropë ka rënë me rritjen e të ardhurave. Aktualisht shpenzimet për ushqime dhe pije përbëjnë 10-35 % të shpenzimeve totale shtëpiake në vendet europiane.

Rreth 1/3 e ndikimeve totale mjedisore të shkaktuara nga konsumi shtëpiak lidhen me konsumin e ushqimit dhe pijeve. Ndikimi më i madh mjedisor në lidhje me konsumin dhe ushqimin vjen nga prodhimi dhe përpunimi në Evropë dhe rajone të tjera të botës. Këto përfshijnë efektin e shkarkimeve nga gjëja e gjallë, bujqësia dhe industria në ujë, ajër, tokë; mbishfrytëzimi i burimeve të peshkut si dhe rritja e ushqimit të transportuar; dhe mbeturinat nga përpunimi i produkteve (në veçanti mbeturinat organike dhe ato të paketimit). Mbeturinat për paketim në vendet e BE-së vazhdojnë të rriten dhe llogariten në më shumë se 160 kg/person/vit. Efekte negative direkte nga konsumi i ushqimit dhe pijeve janë më të pakta në krahasim me efektet të tërthorta. Politikat e konsumit të qëndrueshëm të ushqimit duhen parë si pjesë e një strategjie të ciklit të jetës, që merret me efektet mjedisore ne momente të veçanta të zinxhirit ushqimor. Përmirësimi i teknologjisë dhe rritja e informacionit mund të përdoren për të ndikuar në modelet e prodhimit dhe konsumit. Etiketimi është një shembull efektiv si një masë politike. Etiketimi i produkteve ushqimore miqësore me mjedisin siç është ushqimi organik është një shembull efektiv

të një politike që ndihmon konsumatorët të marrin vendime të informuara se çfarë të blejnë - duke mundësuar në këtë mënyrë dhe një konsum të qëndrueshëm të ushqimit.

Shtëpitë janë konsumatorët e dytë familjar duke përfaqësuar mesatarisht 25 % të shpenzimeve totale të konsumit në Evropë, që përfshijnë konsumin për energji, konsumin e ujit dhe gjenerimin e mbeturinave.

Shumë shtëpi po bëhen më luksose dhe me më shumë pajisje elektronike. Ne ndërtojmë shtëpi më të mëdha për më pak njerëz dhe përdorim më shumë energji për ngrohje/ftohje dhe ndriçim. Sasia e energjisë së përdorur për ngrohje të hapësirës vazhdon të rritet për shkak të rritjes së numrit të shtëpive dhe përmasës së tyre.

Për shkak të ndryshimit të modës, dhe jetës së shkurtër të mallrave dhe çmimeve të lira (krahasuar me koston e riparimit të tyre), ne i zëvendësojmë paisjet tona elektronike, celularë dhe ato shtëpiake (lavatriçe, lavapjata, mikrovalë, frigoriferë, kondicionerë etj) shumë më shpesh. Si rezultat të rritjes së përdorimit të energjisë për ngrohje dhe paisje, edhe pse eficienca e energjisë dhe burimeve të përdorura për pajisjet po përmirësohet, sërish shtëpitë po kontribuojnë në nivele të larta të shkarkimit të gazrave serë dhe po gjenerojnë sasi gjithnjë e më të mëdha mbetjesh.

Rregullat e etiketimit të energjisë e kanë ndryshuar shumë sjelljen e blerjes së konsumatorit duke e shtyrë atë të blejë pajisje shtëpiake që përdorin më pak energji dhe ujë. Një tjetër masë është edhe ajo e çmimit të ujit, i cili duhet të reflektojë koston e vërtetë të ujit. Kjo masë ka reduktuar goxha konsumin e ujit në Evropë dekadën e fundit.

Page 25: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

24

Transporti Njerëzit sot synojnë të lëvizin më shpejt, më larg dhe më shpeshUdhëtimi nga qytetarët realizohet për të shkuar në punë, shkollë, treg, vizita tek familjarët e miqtë, destinacione turistike për pushim etj. Rritja ekonomike po shoqërohet edhe me shtimin e kërkesave për makina në përgjithësi dhe makina sportive që harxhojnë shumë lëndë djegëse në veçanti. Kjo po shoqërohet me shtimin e shkarkimeve të gazeve serë nga transporti. Po kështu, dhe zgjerimi i infrastrukturës së transportit po rezulton me fragmentarizim të habitateve natyrore, duke ndikuar në pakësimin ose dëmtimin e biodiversitetit. Përveç transportit tokësor, me ritme shumë të shpejta po rritet dhe lëvizja me avion, duke rritur në këtë mënyrë shkarkimet e gazeve serë nga fluturimet dhe shtimin e trafikut ajror. Dhe kjo tendencë pritet të rritet akoma më shumë.Ka shumë mënyra e politika që mund të përdoren për të reduktuar efektet negative mjedisore të transportit. Taksat e rrugës, skemat e qetësisë publike, investimet në transportin publik, stimulimi i lëvizjes me mjete të transportit publik etj., janë disa nga masat e zbatuara me sukses në disa vende të Evropës. Zbatimi i një sërë masash ligjore dhe rregullash, transportit publik dhe përdorimit të instrumenteve të informimit dhe edukimit përbën një sfidë mbarëbotërore në ditët e sotme për të ulur efektet negative mjedisore që vijnë si pasojë e shtimit të lëvizjeve tona. Përdorimi i instrumentave të etiketimit dhe edukimit janë disa nga politikat efektive që po zbatohen për të zvogëluar efektet negative mjedisore të turizmit.

Prodhim i qëndrueshëm dhe konsum i qëndrueshëm

Sot zhvillimi i qëndrueshëm përbën një nga sfidat e njerëzimit, dhe debatet shkencore rreth kësaj çështjeje në vitet e fundit kanë qartësuar të paktën dy çështje. • Së pari, zhvillimi i qëndrueshëm krahas

përfitimeve ekonomike duhet të mbrojë edhe vlerat ekologjike, ku suksesi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit duhet të shkojnë krah për krah njëra-tjetrës.

• Së dyti, kjo sfidë nuk mund të përballohet, vetëm nga qeverisjet vendore dhe qendrore, por duhen përfshirë të gjithë aktorët e mundshëm, me pikësynim nxitjen e strategjive dhe praktikave novatore.

• Zhvillimit të cikleve të plota të materialeve dhe përdorimit të burimeve dhe energjive të rinovueshme, si dhe zbatimit të riciklimit të produkteve, kudo që është e mundur.

• Zvogëlimin e sasisë së burimeve që përdoren në prodhim përmes përdorimit më eficient të materialeve dhe energjisë. Reduktimit të rrjedhjes së materialit, duke prodhuar mallra që mund të zgjasin, që janë të lehta për tu riparuar ose modifikuar

• Produkte dhe mallra industriale që riciklohen

• Zbatim të teknologjive që realizojnë zhvillim të qëndrueshëm me ose pa minimum efektesh mjedisore dhe humane.

• Evitim të ndotjes.

Page 26: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

25

Një sfidë e përbashkët Krijimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit është një sfidë e përbashkët që përfshin të gjithë aktorët (autoritetet publike, bizneset dhe konsumatorët). Autoritetet publike si në nivel lokal, rajonal, dhe global mund të ndikojnë në krijimin e prodhimit dhe konsumit të qëndrueshëm, nëpërmjet instrumentave ligjore (direktivave, ligjeve dhe rregulloreve), instrumentave të tregut siç janë taksat si dhe duke mundësuar përmirësimin e teknologjisë dhe informacionit. Në praktikë sfida qëndron në zbatimin e instrumentave politike që kanë në konsideratë grupe të ndryshme konsumatorësh, me qëllim arritjen e rezultateve më të qëndrueshme.Nga ana tjetër biznesi luan rol të madh në mundësimin dhe zbatimin e konsumit dhe prodhimit të qëndrueshëm. Duke vepruar brenda kuadrit të krijuar nga autoritetet publike dhe, duke plotësuar kërkesat e konsumatorëve, sfida e bizneseve është të prodhojnë mallra dhe shërbime që sjellin përfitim dhe janë të qëndrueshme si në prodhim ashtu dhe në konsum. Dekadat e fundit, shumë kompani në Evropë kanë bërë progres të dukshëm drejt prodhimit dhe konsumit më të qëndrueshëm, duke përmirësuar eficiencën, veçanërisht përdorimin e ujit dhe të energjisë dhe konsumin e materialeve. Gjithësesi, sfida e kompanive sot qëndron në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve që përdorin më pak materiale, më pak energji, ujë dhe që gjenerojnë më pak mbeturina dhe që kërkojnë më pak transport. Nga ana tjetër, mallrat dhe shërbimet e qëndrueshme kanë nevojë të reklamohen më shumë për të arritur konsumatorët.

Sot janë vetë konsumatorët që luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin dhe konsumin e qëndrueshëm, pasi janë ata që vendosin se cilët mallra, shërbime dhe burime që konsumojnë dhe në ç’sasi. Duke qenë të informuar për pasojat mjedisore të prodhimit nga autoritetet publike, konsumatorët mund të zgjedhin mallra dhe shërbime që janë të qëndrueshme që nga prodhimi e deri tek konsumi. Tjetër gjë që mund të bëjnë konsumatorët është të përdorin burime të energjisë së rinovueshme, të përdorin transport publik me pasoja më të vogla në mjedis, të përdorin më pak ujë dhe të gjenerojnë më pak mbetje.

Si përfundim, sfida e konsumit të qëndrueshëm do të përballohej nga një kombinim i autoriteteve publike, që sigurojnë kuadrin ligjor brenda të cilit mund të operojnë bizneset dhe konsumatorët. Ndërsa bizneset përballen me sfidën e prodhimit të mallrave dhe shërbimeve, të cilat janë të qëndrueshme gjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, sfida e konsumatorëve është të konsumojnë mallra dhe shërbime të qëndrueshme, përsa kohë që këto janë bërë të njohura, të disponueshme dhe të përballueshme ekonomikisht.

Page 27: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

26

20 Gusht 2013 shënohet si Dita e Deficitit Ekologjik ndaj Tokës, pikërisht sot kërkesa vjetore e njerëzimit për burime natyrore nga planeti tejkalon atë çka Toka mund të rikuperojë, rigjenerojë në një vit.Në vetëm 7 muaj e 20 ditë, ne kemi përdorur të gjithë nivelin e burimeve dhe shërbimeve ekologjike, të barabartë me atë që mund të rigjenerohet nga planeti për të gjithë vitin 2013, duke filluar që nga ushqimi dhe materialet e lëndës së parë deri tek burimet e nevojshme natyrore që duhen për të sekuestruar dioksidin e karbonit nga djegia e karburanteve fosile.

Kështu, pra sot njerëzimi ka shteruar buxhetin e ofruar nga natyra për vitin 2013.Për pjesën tjetër të vitit, ne duhet të futemi në borxh “deficit me planetin”. Ne do të duhet që për shkak të borxhit tonë ekologjik të zvogëlojmë rezervat e peshkut, pemët dhe burime të tjera, si dhe akumulojmë mbetje të tilla si dioksidi i karbonit në atmosferë dhe në oqeane.

Ndërsa niveli ynë i konsumit, apo “shpenzimet tona,” rriten, interesi që ne jemi duke paguar për këtë sasi të madhe borxhi ekologjik janë pyjet e pakësuar, humbja e biodiversitetit, kolapsi i peshkimit, mungesa e ushqimit, ulja e produktivitetit të tokës, si dhe ngritja e përqëndrimit të dioksidit të karbonit në atmosferë dhe oqeane – gjë e cila rëndon jo

vetëm mbi mjedisin ku jetojmë ,por dëmton dhe ekonomitë tona. Ndryshimi i klimës, një rezultat i gazeve serë të shkarkuara më shpejt se sa mund të përthithen nga pyjet tona dhe oqeanet, është dhe ndikimi më i përhapur i kësaj “babëzie” ekologjike.

Në vitin 1961, njerëzimi përdorte vetëm rreth dy të tretat e burimeve ekologjike të vendosura në dispozicion nga Toka. Atëherë, shumica e vendeve kishin rezerva ekologjike. Megjithatë, duhet pranuar që qysh në vitin 1961 si kërkesa globale dhe popullsia janë rritur. Në fillim të viteve 1970, shkarkimet e karbonit dhe rritja e kërkesës për burimet natyrore filluan të tejkalojnë pak nga pak atë çka vetë Toka mund të rigjeneronte në vetëm një vit... Për ne filloi një erë e re - ajo e Deficitit Ekologjik ndaj Tokës. Të dhënat që vijnë nga Rrjeti Global që llogarit gjurmën ekologjike sipas shteteve të botës, tregon që gjurma e njerëzimit tani është duke përdorur burimet natyrore në një normë të tillë që sot duhej një planet e gjysëm për rigjenerimin e tyre.

Nëse vazhdohet në këtë rrugë, në mes të këtij shekulli do të na duhen burimet natyrore të dy planeteve Tokë.

Dita e Deficitit Ekologjik ndaj Tokës është një mundësi e vlefshme për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Dita e Deficitit Ekologjik ndaj Tokës

Page 28: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

27

Qëndrueshmëria sot

Me qëllim dhënien e një pasqyre të nivelit të qëndrueshmërisë të arritur nga shoqëria njerëzore deri më sot, duhet analizuar marrëdhënia mes dy shtyllave të qëndrueshmërisë: cilësisë së jetës të komunitetit njerëzor dhe kapacitetit mbajtës të mjedisit të tyre. Është e rëndësishme të thuhet që në fillim se, deri më tani asnjëra nga të dyja nuk mund të matet me standardet eksplicite dhe se metodat për përcaktimin e nivelit të qëndrueshmërisë në shkallë globale ende kanë nevojë për shumë përmirësime.Siç e dimë të gjithë, prodhimi i brendshëm bruto për frymë (GDP) bën matjen e prodhimit ekonomik dhe jo të cilësisë së jetesës të një komuniteti njerëzor. Disa tregues të cilësisë së jetës, si Indeksi i Mirëqenies Ekonomike të Qëndrueshme (IMEQ), tregojnë një ngritje reale të GDP-së, që dallon shumë nga ajo e planifikuar. Polarizimi global shoqëror, si dhe dallimi i nivelit të të ardhurave mes të pasurve dhe të varfërve në botë janë në rritje e sipër. Përderisa disa ndjekin edhe aspirata më të mëdha, shumë njerëz në botë nuk mund të arrijnë as nevojat elementare të tyre. Arsyeja për këtë, së paku në këtë fazë, nuk është mungesa e burimeve, por situata e padrejtë, ku komunitetet njerëzore nuk kanë qasje të njëjtë në burimet globale.Treguesi i ri i kapacitetit mbajtës të natyrës, edhe pse jo ende i përsosur por në përmirësim e sipër, është e ashtuquajtura gjurmë ekologjike. Ideja është që me anë të kësaj të bëhet matja e burime natyrore që shfrytëzojnë individët dhe komunitetet dhe cila është ngarkesa që ata kanë mbi ekosistemet natyrore e shprehur kjo në njësi sipërfaqeje. Nëse bëjmë krahasimin e shfrytëzimit të mjedisit dhe kapacitetit të matur ekologjik për banor në një komunitet njerëzor, mund të japim një

pasqyrë mjaft të drejtë të marrëdhënieve të këtij komuniteti me mjedisin e tyre.Për të gjetur një emërues të përbashkët, një bazë të krahasimit, kapaciteti matës i ekologjisë globale të botës është ndarë në bazë të popullatës së tokës dhe është zhvilluar një tregues virtual, treguesi i kapacitetit ekologjik për banor.Gjurma Ekologjike: ngarkesa mjedisore për banor për një vend të caktuar, si një funksion i kombinuar i energjisë së shfrytëzuar në ekuivalentin e dioksidit të karbonit, shfrytëzimin e tokës bujqësore, shfrytëzimin e tokës komunale dhe shfrytëzimin e pemëve për territor pyjor. Kapaciteti ekologjik: mesatarja botërore, ndarja e kapacitetit global ekologjik për banor në një njësi sipërfaqësore. Deficiti ekologjik: marrëdhënia mes gjurmëve mesatare ekologjike të rajoneve botërore dhe mesatarja e kapacitetit ekologjik të mundshëm në një vend të caktuar. Shifrat tregojnë që, mesatarisht, çdo banor në botë është duke shfrytëzuar më shumë burime sesa kapaciteti mbajtës në tokë. Sidoqoftë, duhet pasur parasysh se disa shtete dhe grupe shtetesh shfrytëzojnë në mënyrë proporcionale më shumë sesa mesatarja botërore, mirëpo disa rajone shfrytëzojnë më pak sesa lejon kapaciteti mbajtës global për frymë.Gjithashtu, është e qartë që deficiti ekologjik është në raport të drejtpërdrejtë me rritjen ekonomike dhe efikasiteti më i lartë i energjisë, në të ashtuquajturat shtete të zhvilluara, nuk e kompenson tejshfrytëzimin e burimeve.Duket se rritja ekonomike është ngushtësisht e ndërlidhur me shfrytëzimin e mjedisit dhe kjo marrëdhënie mbetet thelbësore përderisa njerëzimi të lirohet plotësisht nga konteksti mjedisor, i cili, tani për tani, duket shumë joreal.

Page 29: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

Një mënyrë e veçantë e të bërit bisnes vjen nga qyteti i Pukës ku Shoqata ‘Agro-Puka’ themeluar në vitin 2001, gjerësisht mbështet komunitetin vendas në forcimin e ekonomisë bujqësore dhe vlerave natyrore të zonës.

Ajo që i bën prodhimet e Agro-Pukës unike është mënyra se si ato perceptohen në mendjen e konsumatorëve. Në tërësi Agro-Puka shikohet si një prodhues produktesh ushqimore të një cilësie të lartë; i besueshëm për produktet natyrale të rajonit të Pukës me një staf profesionist në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit;Edhe pse rritja e të ardhurave është ndër objektivat kryesore, kjo mbetet në varësi të ruajtjes së cilësisë së produkteve dhe përmirësimi i elementëve të veçantë sipas nevojave të tregut. Ndaj, kjo shoqatë mes të tjerave ofron shërbimin e këshillimit dhe trajnimit në fushën e agrobiznesit për fermerët e ndryshëm.

Krahas zhvillimit të produkteve nën markën e saj, Agro Puka ka kontribuar gjithashtu në ruajtjen dhe zhvillimin e larmisë biologjike nëpërmjet subvencionimit të pemëve frutore si mollë, kumbull, qershi, gështenjë, etj. Në anën tjetër ka dhënë mbështetje për rehabilitimin e tokave djerrë dhe kultivimi i tyre me gështenjë. Një ndihmë e madhe i është dhënë fermerëve nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të tyre për teknikat e bujqësisë së qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Ndërkohë zhvillimi i disa produkteve të pyllit (fruta pylli dhe bimë aromatike) ka nxjerrë në pah jo vetëm vlerat e tyre ushqyese, por edhe mbrojtjen e pyjeve nga abuzuesit.

Gjatë aktivitetit të saj Agro-Puka ka mundësuar njohjen dhe rritjen e cilësisë së produkteve vendase dhe bërja e diferencës në treg krahasuar me produkte të importuara të një cilësie të ulët. Kjo ka ndikuar ndjeshëm në ndërgjegjësimin dhe rritjen e kulturës së konsumatorit vendas për t’u orientuar drejt produkteve të origjinës, natyrale dhe bio.

Produktet “Made in Albania” kthim në identitetSabah Djaloshi - Drejtor Ekzekutiv i Agro-Pukës

Shembuj të Ekonomisë së Gjelbër në Shqipëri

Page 30: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

29

PЁRFITIMET QЁ KRIJOJNЁ SHЁRBIMET E BIODIVERSITETIT DHE TЁ EKOSISTEMEVE PЁR ZHVILLIMIN E QЁNDRUESHЁMMSc. Eduart CaniQendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri

Çfarё janё shёrbimet e Ekosistemit?Shёrbimet e Ekosistemit janё pёrfitimet qё merr njeriu nga Ekosistemi. Kёto pёrfshijnё shёrbimet dhёnёse, rregulluese dhe ato kulturore, tё cilat ndikojnё nё mёnyrё tё drejtpёrdrejtё tek njerёzit, dhe tek shёrbimet mbёshtetёse qё nevojiten pёr mirёmbajtjen e shёrbimeve tё tjera. Njё pjesё e mirё e kёtyre shёrbimeve janё shumё tё ndёrlidhura (si pёr shembull, prodhimi parёsor, fotosinteza, cikli i ushqyerjes dhe cikli i qarkullimit tё ujit, ku tek tё gjitha pёrfshihen aspekte tё ndryshme tё proceseve tё njёjta biologjike.)

Për shembull nëse marrim ekosistemin e ligatinave, ato janë rregullator të sistemit ujor e të rreshjeve, rregullimi i klimës, cikleve dhe zinxhirit të ushqimit, habitatit të llojeve, burimet e ushqimit të peshkut, burimet e ujit të pijshëm, etj. Por gjithashtu nuk duhet harruar roli i tyre tepër i rëndësishëm gjatë përmbytjeve. Ekosistemet ligatinore ngadalësojnë rrjedhjet - ligatinat afër grykëderdhjes së përrenjve dhe lumenjve mund të ngadalësojnë shtimin e rrjedhave në kohën e shirave apo të shkrirjeve të pranverës duke mos lejuar përmbytjen jashtë këtyre rrjedhave dhe duke parandaluar edhe dëmtimet e shtretërve të lumenjve. Duke shërbyer si rezervuarë ndaj përmbytjeve natyrore, ndaj vërshimeve të lumenjve si forcë madhore, duke bërë të mundur që sasia e tepërt e ujit të shtrihet mbi një zonë të gjerë, i cili zvogëlon thellësinë dhe shpejtësinë e vërshimit. Nga kullimi dhe përhapja e ujit bëhet e mundur që, në mënyrë efektive, vërshimi i ujërave të zbutet

Page 31: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

30

Për më shumë mbi pёrfitimet qё krijojnё shёrbimet e biodiversitetit dhe tё ekosistemeve pёr zhvillimin e qёndrueshёm le të shohim tabelat vijuese:

Shёrbimet dhёnёse: Tё mirat materiale ose produktet qё merren nga ekosistemet, ku pёrfshihen burimet gjenetike, ushqimi dhe strukturat bimore, si dhe uji i freskёt. (ushqimet dhe veshjet)

Shёrbime Nёn-Kategori Pёrkufizim Shembuj

Ushqimet

Drithёrat Produkte bujqёsore ose bimё qё kultivohen nga njerёzit pёr konsum njerёzor ose shtazor si burim ushqimor

• Drithёrat• Perimet• Frutat

Bagёtitё Kafshё qё rriten pёr konsum ose pёrdorim komercial apo shtёpiak

• Shpendёt• Derrat• Gjedhёt

Peshkimi Peshku i egёr i kapur me trata, rrjeta, grepa dhe linja grepash dhe metoda tё tjera jo kultivuese

• Blini• Gaforret• Toni

Akuakultura Peshqit, molusqet, dhe/ose bimёt qё rriten, mbarёshtohen nё pellgje, rrethime dhe forma tё tjera tё izoluara/mbyllura, tё ujit tё freskёt apo tё kripur, pёr qёllime kultivimi

• Karkaleci i detit• Ostriet• Salmoni

Ushqimet nё gjendje tё egёr

Bimёt dhe kafshёt e egra, tё ngrёnshme qё mblidhen ose kapen nё natyrё

• Frutat dhe arrat, bajamet, lajthitё• Kёrpudhat

Materialet biologjike si lёndё e parё

Lёnda e drurit dhe materiale tё tjera drusore

Produktet prej pemёve tё rritura nё ekosisteme pyjore natyrore, nё plantacione, ose nё toka tё papyllёzuara

• Trungjet industrialё •Pulpa e drurit• Letra

Fibrat dhe rrёshira

Fibrat dhe rrёshirat jodrusore, me natyrё joushqimore qё nxirren nga mjediset natyrore

• Pambuku, kёrpi dhe mёndafshi • Spango dhe litarё• Goma/kauçuku natyral

Lёkura e kafshёve

Lёkurёt e pёrpunuara tё gjedhёve, drerit, derrit, gjarpёrinjve, ose tё kafshёve tё tjera

• Lёkurat, lёkurat e parregjura dhe lёkura e kёpucёve

Rёra Rёra e formuar nga koralet dhe guackat • Rёra e bardhё e koraleve

Burime pёr objekte zbukurimi

Produkte tё derivuara nga Ekosistemi, qё shёrbejnё pёr qёllime estetike

• Lёvozhga arrash, lule tё egra, bimё koralore, gurё tё çmuar koralorё

Page 32: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

31

Shёrbimet dhёnёse (vazhdim): Tё mirat materiale ose produktet qё merren nga ekosistemet, ku pёrfshihen burimet gjenetike, ushqimi dhe strukturat bimore, si dhe uji i freskёt. (ushqimet dhe veshjet)

Shёrbime Nёn-Kategori Pёrkufizim Shembuj

Biomasa e djegshme

Materiali biologjik i marrё nga organizmat e gjallё – si bimorё dhe ato shtazorё, i cili shёrben si burim energjie

• Lёnda e djegshme drusore dhe qymyri i drurit• Drithi pёr prodhimin e etanolit • Plehu organik

Uji

Ujrat nёntokёsore, ujrat tokёsorё, uji i shiut, dhe ujёrat sipёrfaqёsore pёr pёrdorim shtёpiak, industrial dhe bujqёsor

• Uji i pijshёm, uji pёr pastrim, uji pёr ftohjen e makinerive nё pёrpunimin industrial, uji pёr prodhimin e energjisё elektrike, ose uji si mjet transportues

Burimet gjenetike

Gjenet dhe informacioni gjenetik qё pёrdoret pёr rritjen dhe shumimin e kafshёve, pёrmirёsimin e bimёve dhe nё bioteknologji

• Gjenet qё pёrdoren pёr tё rritur rezistencёn e tё mbjellave

Biokimikatet, bimët mjekesore

Medikamente, biocidet, shtesat ushqimore, dhe materialet e tjera biologjike, pёr pёrdorim shtёpiak, qё derivojnё nga ekosistemet

• Ekinacea, xhinsengu dhe hudhra• Paklitaksel-I, baza e ilaçeve pёr kancerin• Ekstraktet e pemёve qё pёrdoren pёr kontrollin e insekteve të dëmshëm

Shёrbimet rregulluese: Pёrfitimet qё marrim nga rregullimi i proçeseve tё ekosistemit, ku pёrfshihen, rregullimi i klimёs, ujit dhe i disa sёmundjeve njerёzore.

Rregullimi i cilёsisё sё ajrit

Ekosistemet kanё ndikim nё cilёsinё e ajrit pёrmes shkarkimit tё lёndёve kimike nё atmosferё (duke shёrbyer nё kёtё rast si ‘burim’) ose duke tёrhequr/i marrё atmosferёs lёndё tё caktuara (duke shёrbyer nё kёtё rast si ‘depozitё’)

• Liqenet shёrbejnё si njё depozitё pёr shkarkimet industriale tё pёrbёrёsve tё squfurit • Zjarret nё zona me vegjetacion shkarkojnё lёndё tё veçanta, ozon dhe pёrbёrёs organikё tё avullueshёm

Page 33: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

32

Shёrbimet rregulluese (vazhdim): Pёrfitimet qё marrim nga rregullimi i proçeseve tё ekosistemit, ku pёrfshihen, rregullimi i klimёs, ujit dhe i disa sёmundjeve njerёzore.

Shёrbime Nёn-Kategori Pёrkufizim Shembuj

Rregullimi i klimёs

Global Ekosistemet kanё ndikim nё klimёn globale pёrmes çlirimit nё atmosferё, ose absorbimit nga atmosfera, tё gazeve qё prodhojnё bimёt ose të aersoleve

• Kapja dhe magazinimi i dioksidit tё karbonit, prej pyjeve• Çlirimi i metanit nga gjedhёt dhe barngrёnёsit.

Rajonale Ekosistemet kanё ndikim nё temperaturat lokale ose rajonale, sasinё e rreshjeve dhe faktorёt e tjerё klimatikё

• Pyjet mund tё ndikojnё nё nivelin rajonal tё reshjeve tё shiut

Rregullimi i ujit

Ekosistemet kanё ndikim nё kohёn dhe shkallёn e vёrshimit tё ujrave, tё pёrmbytjeve, nё rimbushjen e formacioneve shkёmbore ujёmbajtёse, sidomos pёrsa i pёrket potencialit ujё-mbajtёs tё ekosistemit apo pejsazhit

• Tokat poroze lehtёsojnё rimbushjen e formacioneve ujёmbajtёse• Sipёrfaqet e pёrmbytura nga vёrshimet e lumenjve dhe lagunat mbajnё ujё, i cili mund tё ndikojё nё zvogёlimin e pёrmbytjeve qё krijohen gjatё ‘pikut’ tё vёrshimeve – duke zvogёluar nevojёn pёr kontroll inxhinierik tё infrastrukturёs kundёr pёrmbytjeve

Rregullimi i erozionit

Veshja me bimёsi mban dherat; shkёmbinjtё koralorё nёnujorё mbrojnё zonat bregdetare

• Bimёsia, bari dhe drurёt parandalojnё humbjet qё mund t’i shkaktohen tokёs, si pasojё e ndikimit qё shkaktojnё era dhe reshjet. Gjithashtu bimёsia parandalon bllokimin e kanaleve tё ujit• Pyjet nё sipёrfaqe tё pjerrёta e mbajnё tokёn duke parandaluar kёshtu copёzimin e saj

Pastrimi i ujit dhe trajtimi i mbetjeve

Ekosistemet luajnё rol nё filtrimin dhe dekompozimin e mbetjeve organike dhe tё ndotёsve tё ujit; asimilimin dhe detoksifikimin e pёrbёrёsve pёrmes proceseve qё ndodhin nё tokё dhe nёntokё

• Lagunat largojnё ndotёsit e dёmshёm nga uji, duke kapur metalet dhe materialet organike • Mikrobet e tokёs zbёrthejnё mbetjet organike, duke i kthyer ato nё materie mё pak tё dёmshme

Page 34: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

33

Shёrbimet rregulluese (vazhdim): Pёrfitimet qё marrim nga rregullimi i proçeseve tё ekosistemit, ku pёrfshihen, rregullimi i klimёs, ujit dhe i disa sёmundjeve njerёzore.

Shёrbime Nёn-Kategori Pёrkufizim Shembuj

Kontrolli i sёmundjeve

Ekosistemet kanё ndikim nё probabilitetin dhe shpeshtёsinё e patologjive tek njerёzit

Pyjet nё tёrёsi zvogёlojnё mundёsinё qё ujrat tё qёndrojnё gjatё mbi sipёrfaqen e tokёs, i cili ёshtё njё habitat i pёrshtatshёm pёr mushkonjat, duke zvogёluar kёshtu prevalencёn e shfaqjes sё malarjes

Rregullimi i cilёsisё sё tokёs

Ekosistemet luajnё rol nё ruajtjen e aktivitetit biologjik tё tokёs, tё biodiversitetit dhe tё produktivitetit tё saj; nё rregullimin e shpёrndarjen e ujrave dhe ngadalёsimin e rrjedhave; si dhe nё ruajtjen dhe riciklimin e lёndёve ushqyese dhe tё gazrave

• Disa organizma kryejnё dekompozimin e materies organike, duke rritur nivelin ushqyes tё tokёs.• Disa organizma e ajrosin tokёn, pёrmirёsojnё kiminё e tokёs dhe rrisin shkallёn e lagёshtisё nё tё• Mbetjet shtazore e plehёrojnё tokёn

Rregullimi i insekteve

Ekosistemet kanё ndikim nё insektet dhe nё prevalencёn sёmundjeve qё mbarten prej tyre, tek gjёja e gjallё dhe tё mbjellat

• Grabitqarёt e zonave nё afёrsi tё pyjeve si lakuriqёt e natёs , thithlopat dhe gjarpёrinjtё, ushqehen me insekte qё jetojnё tek tё mbjellat

PjalmimiEkosistemet luajnё rol nё transferimin e polenit nga pjesa mashkullore tek ajo femёrore e luleve

• Bletёt dhe polenizuesit e zonave pranё pyjeve pllenojnё bimёsinё

Rregullimi natyror i rreziqeve

Ekosistemet kanё aftёsinё tё zvogёlojnё dёmet e shkaktuara nga fatkeqёsitё natyrore, siç janё p.sh stuhitё, dhe kufizojnё intensitetin dhe shpeshtёsinё e zjarreve natyrore

• Pyjet tropikalё dhe shkёmbinjtё koralorё e mbrojnё bregdetin nga dallgёt e stuhive • Procesi i dekompozimit biologjik zvogёlon potencialin e lёndёve tё djegshme qё shkaktojnё zjarre.

Page 35: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

34

Shёrbimet Kulturore: Pёrfitimet jomateriale qё njerёzit marrin nga ekosistemet pёrmes pasurimit shpirtёror, zhvillimit njohёs, reflektimit, çlodhjes & argёtimit dhe eksperiencёs estetike, ku pёrfshihen p.sh., sistemet e njohjes, marrëdhёniet sociale dhe vlerat estetike.

Shёrbime Nёn-Kategori Pёrkufizim Shembuj

Argёtimi dhe ekoturizmi

Kёnaqёsitё çlodhёse dhe argёtuese tё njerёzve, vijnё nga Ekosistemet natyrore ose nga ekosistemet e kultivuara

• Alpinizmi, kampingu, dhe soditja e zogjve• Vajtjet nё rezervatet e ‘safar’-it

Vlerat etike

Vlerat shpirtёrore, estetike, tё brendshme ‘tё ekzistencёs’ ose vlera tё tjera qё njerёzit iu bashkёngjisin ekosistemeve, pejsazheve ose llojeve

• Plotёsimi shpirtёror qё vjen nga natyra dhe lumenjtё e bekuara me bukuri natyrore• Besimi se tё gjitha llojet vlejnё tё mbrohen, pavarёsisht lehtёsive qё krijojnё pёr njerёzit- “biodiversitet pёr shkak tё biodiversitetit”

Habitati (ose shёrbimet mbёshtetёse): Shёrbimet e Ekosistemit qё nevojiten pёr prodhimin e gjithё shёrbimeve tё tjera tё ekosistemit. Disa shembuj pёrfshijnё prodhimin e biomasёs, prodhimin e oksigjenit atmosferik, krijimin dhe ruajtjen e sipёrfaqeve tokёsore, ciklin e ushqyerjes, ciklin e ujitjes dhe ofrimin e habitateve.

Shёrbime Nёn-Kategori Pёrkufizim Shembuj

Cikli i ushqyerjes

Fluksi i ushqyesve (si p.sh., nitratet, sulfatet, fosfatet, karboni) pёrmes ekosistemeve

• Transferimi i oksideve tё azotit nga bimёt tek toka, nga toka tek oqeanet, nga oqeanet nё atmosferё dhe nga atmosfera tek bimёt

Prodhimi parësor

Krijimi prej bimёve i materialit biologjik, pёrmes fotosintezёs dhe asimilimit tё lёndёve ushqyese

• Algat e tranformojnё dritёn e diellit dhe lёndёve ushqyese nё biomasё, duke formuar kёshtu bazёn e zinxhirit ushqimor nё ekosistemet ujore

Cikli i qarkullimit tё ujit

Qarkullimi i ujit nёpёr ekosisteme bёhet nё formё tё ngurtё, tё lёngёt dhe tё gaztё

• Transferimi i ujit nga toka tek bimёt, nga bimёt nё ajёr dhe nga ajri nё shi

Burimi: Pёrshtatur nga raportet e Vlerёsimit tё Ekosistemit tё Mijёvjeçarit, 2005; Kostoja e njё Politike Efektive, 2008; Rishikimi i Shёrbimeve tё Korporatёs sё Ekosistemit, 2008; dhe Shёrbimet e Ekosistemit: Guidё pёr Vendim-marrёsit, 2008.

Pёr mё tepёr informacion vizitoni www.wri.org/ecosystems/esr

Page 36: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

35

1.2 Vlerёsimi i Ekosistemit tё Mijёvjeçarit

Vlerёsimi i Ekosistemit tё Mijёvjeçarit (MA), ёshtё njё pёrpjekje globale 4-vjeçare qё ka pёrfshirё mё shumё se 1300 ekspertё, i cili ka vlerёsuar kushtet dhe tendencёn e shёrbimeve tё ekosistemit botёror. Vlerёsimi gjeti se nё çerekun e fundit tё shekullit tё 20-tё, njerёzit i kanё ndryshuar ekosistemet mё shpejt dhe mё shumё se çdo periudhё tjetёr e krahasueshme e historisё, pёr tё pёrmbushur nevojat e tyre nё rritje pёr ushqim, ujё tё pijshёm, lёndё drusore, material drusor dhe lёndё djegёse. Kёto ndryshime kanё rezultuar nё pёrfitime tё konsiderueshme pёr njerёzit, ku pёrfshihen pёrmirёsimet nё aspektin shёndetёsor dhe zvogёlimin e pёrqindjes sё njerёzve tё kequshqyer. Sidoqoftё, kёto pёrfitime janё shoqёruar me njё kosto nё rritje. Studimi gjeti se 60 % e shёrbimeve tё vlerёsuara tё ekosistemit po pёrdoren aktualisht nё mёnyrё tё paqёndrueshme dhe arriti nё pёrfundimin se çdo lloj progresi qё mund tё jetё arritur nё adresimin e objektivave pёr reduktimin e urisё dhe tё varfёrisё, pёrmirёsimin shёndetёsor dhe mbrojtjen e mjedisit, ёshtё i pamundur tё mbahet, nёse shumica e shёrbimeve tё ekosistemit mbi tё cilat mbёshtetet njerёzimi, vazhdon tё degradojё. Studimi (MA) zhvilloi njё kuadёr konceptual qё pёrshkruante lidhjet mes ekosistemeve dhe mirёqenies njerёzore. Mё pas e zbatoi konceptin duke u bazuar nё vlerёsimin e kapacitetit tё ekosistemeve, qё japin tё mira materiale dhe shёrbime mbёshtetёse pёr njerёzit. Ky kuadёr i shёrbimeve tё ekosisitemit komunikon qartё varёsinё e njerёzve ndaj ekosistemeve dhe i pajis politikё-bёrёsit me bazёn e nevojshme tё informacionit pёr tё integruar zhvillimin ekonomik me ekosistemet.

Gjetjet e studimit u bazuan nё tregues dhe burime tё shumta tё dhёnash tё identifikuara nga ekspertёt qё realizuan vlerёsimin global dhe nёnglobal. Treguesit qё mbёshtesin elementё tё ndryshёm tё kuadrit konceptual tё Masё, ku pёrfshihen biodiversiteti dhe gjendja e ekosistemit, mirёqenia njerёzore, presionet e drejtpёrdrejta dhe jo tё drejtpёrdrejta dhe fluksi i shёrbimeve tё ekosistemit janё treguesit qё u zbatuan pёr tё realizuar vlerёsimin. Indikatorёt e shёrbimeve tё ekosistemit janё informacione qё komunikojnё nё mёnyrё efiçente karakteristikat dhe tendencёn e shёrbimeve tё ekosistemit duke bёrё kёshtu tё mundur pёr politikёbёrёsit tё kuptojnё situatёn, tendencёn dhe pёrqindjen e ndryshimeve qё kanё ndodhur nё shёrbimet e ekosistemit. Treguesit e ‘fluksit’ tё shёrbimeve tё njё ekosistemi paraqesin pёrfitimet qё njerёzit mund tё marrin prej tij, ndёrsa ‘gjendja’ e shёrbimeve tё ekosistemit shpjegon kapacitetin e ekosistemit pёr tё dhёnё shёrbime. Sё fundi, informacioni mbi gjendjen dhe fluksin e shёrbimeve ёshtё i nevojshёm duke shpresuar se fillimi i kёsaj pune do tё krijojё momentin pёr tё vijuar me eksperimentimin e zhvillimit tё indikatorёve dhe pёrdorimin e tyre nga vendimmarrёsit.

Pёr mё tepёr informacion vizitoni:www.millenniumassessment.org

Page 37: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

Në janar të vitit 2013, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u akreditua në nivelin e parë në lidhje me emetimin e sasisë së karbonit. Efektshmëria e energjisë, kursimi i energjisë dhe reduktimi i shkarkimeve të karbonit tashmë luajnë një rol të madh në zhvillimin e aeroportit dhe strategjinë e tij të biznesit.

Duke synuar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve, optimizimin e efektshmërisë së energjisë dhe zvogëlimin e kostos, aeroporti po zbaton nga viti 2011, një projekt për Kursim Energjie, duke zhvilluar mënyra të kursimit të qëndrueshëm në të gjitha mjediset e tij.

Aeroporti i Tiranës akreditohet në lidhje me shkarkimet e karbonit

Shembuj të Ekonomisë së Gjelbër në Shqipëri

Page 38: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

37

PUBLIKU SI MJEDIS, PERCEPTIMET SI NDOTJE DHE PARANDALIMI I KRIZËS Dr. Alban BalaCOMPORT Albania

Kur flasim për mjedisin, e mira është ta përcaktojmë qartë atë. Mjedisi është natyror, është shoqëror / kulturor (njerëzor), është politik dhe ekonomik. Kur ne presim një pemë, cilin mjedis në fakt kemi cënuar?Ne kemi prerë një pemë që i përket një territori administrativ të caktuar dmth kemi ndërvepruar me mjedisin politik, kemi cënuar pronën e dikujt apo të një bashkësie (mjedisi ekonomik), kemi prekur një objekt që perceptohet në një mënyrë të caktuar (subjektive) nga ana e banorëve të atij vendi (mjedisi kulturor/shoqëror), por në të njëjtën kohë, kemi ndërhyrë në natyrë duke eleminuar një element të biodiversitetit (mjedisi natyror).Një skeç i kahershëm vinte në pah gjetjen e thelluar studimore të specialistëve të bujqësisë, ku aktori deklaron se pas kursit për perimet dhe patatet, ka mësuar se “patatja mbillet në tokë”.

Përtej këtij humori, është e lehtë të kuptohet se asnjë veprimtari ekonomike nuk mund të realizohet pa prodhuar ndikimin e saj mbi mjedisin, si përbashkues I këtyre katër dimensioneve. Si çdo patate, e nxehtë apo e vakët, veprimtaria ekonomike “mbillet në tokë”.

Kjo analizë na mundëson të kuptojmë se:

• E para, kur të flasim për mjedisin kemi parasysh një strukturë koncepturore katër-dimensionale që na duhet ta përshkruajmë dhe ta marrim në analizë;

• E dyta, rendi i përparësisë sonë është kyçi që zgjidh ose ndërlikon marrëdhëniet specifike të një sipërmarrjeje në raport me mjedisin e saj.

Page 39: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

38

Kush vjen i pari në listë prej këtyre komponentëve?

Në një kornizë shoqërore - mjedisi është një trup interesash kolektive që vijnë në shprehje të unifikuar, kryesisht në raste krizash. Ndërsa interesat pjesore (të grupeve, individëve, njësive shoqërore) – ashtu si qelizat në një trup – veprojnë pa prerë mbi mjedisin në mënyrë autonome, në përputhje me klimën (stinën) psiko-sociale sunduese. Interesat kolektive në nivel shoqëror lexohen sipas kësaj stine sunduese të tipareve etike të shoqërisë.

Në nivel komunitar, mjedisi është:Burim zhvillimi = Mjet jetese = MirëqënieMirëqënia = Pasuri e kënaqshme + Paqe e mendjesPaqja e mendjes = Traditë (Kulturë) + Siguri

Në nivel individual, mjedisi është:• Mjet i garës ekonomike;• Shtrat i maksimalizimit të kënaqësisë së

ekzistencës fizike dhe emotive;• Hapësirë e projektimit socio-psikologjik të

individit në kohë;

Thënë përmbledhtas, nëse në gjykim nuk fusim rolin e shtetit:• Mjedisin natyror e mbron shkatërrimi

i tij (precedenti) apo kërcënimi shkatërrues ndaj tij (interesi zhvillimor i pakontrolluar).

• Mjedisin e zhvillon nevoja e individit për të realizuar maksimalisht kënaqësinë e ekzistencës fizike dhe emotive dhe nevoja e individit për të realizuar projektimin e tij socio-psikologjik në kohë.

• Në parim, çdo prekje, përdorim apo ndërhyrje e njeriut në mjedis është një KËRCËNIM.

Në të dy këto përkufizime rrezikojmë ose të biem në absurd, ose të riciklojmë cinizmin e dhimbshëm të Henrik Ibsenit tek “Armiku i Popullit”.

Shteti realizon në këtë rast planifikimin e zhvillimit të qëndrueshëm në përputhje me harmonizimin e interesave individuale dhe kolektive të shprehura në rrafshin mjedisor, duke taksuar ndërhyrjet që e cënojnë atë në rrafsh afatshkurtër, për të riparuar në rrafsh afatgjatë dëmet e shkaktuara me leje të shtetit (bashkësisë territoriale).

Edhe pse mbetet proverbiale shprehja e Ronald Reagan “Nuk ka gjë më qesharake në botë se deklarata: Une vij nga qeveria dhe jam këtu për t’ju ndihmuar”, gjithsesi, në rastin e mjedisit natyror jemi të detyruar të themi se gjendja e tij (situata e biodiversitetit dhe kurba e zhvillimit të tij në kohë) na lejon të kuptojmë afërsinë apo distancën mes publikut dhe administratës shtetërore.

Shpesh shteti ka interesa afatshkurtra shumë thelbësore që adresohen përmes pranimit të dëmit mjedisor natyror në favor të përmirësimit të mjedisit shoqëror (perceptimit kolektiv mbi cilësinë e jetës) në kuadër të përmirësimit të mjedisit politik. Thelbësisht shteti, sidomos në vendet me demokraci të re, të brishtë apo në vendet në zhvillim, mbikqyr me përparësi mjedisin politik dhe atë shoqëror, më tepër sesa çdo dimension tjetër të mjedisit.

Page 40: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

39

Shumë herë kompanitë e huaja apo vendase kur kërkojnë të zbatojnë një projekt ekonomik mbi bazën e një burimi natyror – marrëdhënien e parë e kanë me qeverinë vendore apo qendrore. Por ky mjedis politik nuk mund të jetë përparësia kryesore e sipërmarrësve.

Për një kompani që planifikon veprimtari prodhuese, të mbështetur apo të ndërlidhur me mjedisin natyror, në fakt mjedisi i parë i saj është PUBLIKU. Çfarë bëri AMBO në Shqipëri? Ajo humbi publikun dhe mori lejet qeveritare, për të mos bërë dot asgjë. Çfarë bëri ENEL kur kërkoi të ndërtonte TEC-in me qymyr në Durrës? Ajo kishte gjithë mbështetjen e qeverisë, por jo të bashkisë së Durrësit dhe të publikut vendas. Komeditë me shoqëri civile që dëgjonte sa i pastër është mjedisi ku digjen 6000 ton qymyr në ditë, nuk i mjaftuan kompanisë as për të nisur procesin e projektit të zbatimit. Ajo iku.

Por, në fakt, a është mjedisi kaq i shenjtë sa ç’po e bëjmë? Absolutisht jo.Kriza e fundit e prodhuar nga debati mbi armët kimike të Sirisë dëshmoi se shumë njerëz ishin kaq të tejngopur nga dëmtimi përmanent dhe i thellë i mjedisit kombëtar, sa nuk ju bëhej vonë (pragu i ngopjes kulturore) nëse lëndet helmuese të armëve kimike siriane do të demontoheshin në Shqipëri. Komentet e tyre nënvizonin faktin se Shqipëria është një vend tashmë i shkatërruar në nivel mjedisor, aq sa të mbrosh gërmadhat dhe të humbësh miliarda është jo-racionale. A kanë ata të drejtë?

Në fakt Mjedisi natyror është çfarë realizohet nga perceptimi i publikut ndaj natyrës / burimeve natyrore. Banorët e Bukëmirës në Mirditë jetojnë shumica në varferi të thellë. Shtëpitë e tyre janë të ndërtuara mbi masive shkëmbore, poshtë të cilave – përgjatë një damari prej disa kilometrash, ndodhet një rezervë ari me përqëndrim tre për mijë. Kjo përqindje konsiderohet tejet e pasur, nëse mendohet se minierat e zakonshme të arit punojnë në përqëndrime prej 0.9 për mijë deri max në 1.5 për mijë. E njëjta gjë mund të thuhet për një tjetër vendburim në Tropojë, ku rezervat e arit dhe të platinit, dhe pse ende të paçertifikuara me standartet e bursës së Vancouver-it, tejkalojne 2 milionë ton. Ju garantoj se banorët e atyre zonave i kanë braktisur ato për të jetuar në geto pranë Tiranës dhe Durrësit.

Pse ka ndodhur kjo? Sepse pasuria natyrore nuk njihet, nuk faktorizohet ekonomikisht, nuk është pronë kulturore e këtij publiku përpara se të jetë thjesht pasuri kolektive dhe e matshme numerikisht. Pasuria e parë e nje publiku është vetëdija e tij. Natyra, gjelbërimi, resurset e tjera vetëm e pasurojnë këtë bazë pasurore fillestare.

Pasuria e parë e një publiku është vetëdija e tij. Natyra, gjelbërimi, burimet e tjera vetëm e pasurojnë këtë bazë pasurore fillestare.

Page 41: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

40

Në këtë pikëpamje, menaxhimi i perceptimeve lejon në këtë rast menaxhimin e parë të burimeve natyrore. Çfarë është një burim uji, që del nga mali dhe arrin në prehrin e një qyteti apo fshati? Në Krujë, një kamarier ndjehet i ofenduar nëse ti kërkon ujë në shishe. Ai sjell broken me ujë mali dhe lavdërohet për të. Në Tepelenë, shishen ta sjellin pa të pyetur dhe përgjigja “e zgjuar” është: Nuk u japim miqve ujë bashkie… Por në fakt u shesin ujë të paketuar që vjen nga 10 km distancë, sepse kjo prodhon fitime. Ky dallim kulturor natyrshëm që krijon premisa të ndryshme zhvillimore. Sektori i shërbimeve restoratore në zonën e Krujës – edhe falë distancave të favorshme, lulëzon – krahasuar me atë që gjen sot në Tepelenë, Ujë të Ftohtë apo qendra të tjera turistike të kësaj zone. Premisa e ndryshme kompromenton të gjithë zinxhirin e zhvillimit nënsektorial.

Por perceptimi mbetet përcaktues edhe në pikëpamje të rolit që një organizatë luan. Green Peace njihet me dy emra në botë: “Ëngjejt e Mjedisit” si dhe “Terroristët e Gjelbër”.E njëjta firmë – nëse aktivizon veprimtaritë e saj në dy filiale rajonale të ndryshme, rrezikon të përballet me nje dikotomi të njëjtë perceptimesh.Veshja e gomave të automjeteve në thellësi të fshatrave të Fierit u pranua si ngjarje normale derisa u denoncua nga shoqëria civile (ngase sipas saj – pas kësaj industrie qëndronte ministri Xhuveli), ndërsa në fshatrat e Krujës (zona e Niklës) Ministria e Mjedisit mori reagime shumë të ashpra dhe deri kërcënime nëse ajo do të lejonte një operator lokal që të aktivizonte një industri të ngjashme në një zonë që në fakt njihet për mobileritë e

panumërta dhe për prodhimet e drurit (me jo pak pasoja në fondin pyjor të krejt asaj zone).A ka sektorë miqësorë ndaj mjedisit?• Bujqësia – kur është bio (kujt i thonë bio?)

Agro-përpunimi ? (Cfarë ndodh realisht?) Turizmi – kur nuk është ekstensiv apo kur eshtë harmonik me mjedisin

• Energjia – kur është alternative prej burimesh të pastra (sa e vërtetë është kjo?)

• Transporti ?• Shërbimet ? (cilat prej tyre?)• Artizanati ?Pyjet shqiptare u dëmtuan shumë rëndë pas viteve të para të tranzicionit. Shkaku kryesor nuk ishte dimensioni i ri i lirisë ekonomike dhe lëshimi i dhunës së ligjit. Arsyeja kryesore ishte legjitimimi psikologjik dhe moral për t’i dëmtuar ato. Motivimi ekonomik per mbijetesë në zona të thella prodhoi psikologjinë kolektive se dëmtimi i pyllit për qëllime ekonomike është legjitim. Alibia e mbijetesës ju dhurua banorëve nga ata që në fakt menjëherë më pas do të vinin me gatrra dhe me licensa shfrytëzimi nga Ministritë e linjës për të shkatërruar hektarë të tërë pyjesh që shiteshin në qytet për dru zjarri.

Refuzimi i çdo mentaliteti të mëparshëm për pronën e përbashkët – falë frustrimit prej saj– çoi në krijimin e një trualli të ri të përbashkët moral, ku filozofia “laisse faire” që pushteti induktoi tek publiku, më shumë ushqente “të drejtën vetjake për të shkatërruar për interesa xhepi” asete kaq të rëndësishme natyrore. Tani kur duhen dhjetra e qindra miliona euro për të rikthyer pyjet në gjendjen fillestare dhe për të mbështetur një proces tërësor të ri-pyllëzimit, jo vetëm që shteti nuk ka burime, por të dhënat flasin për një erozion masiv që po shkatërron çdo vit një përqindje të frikshme të sipërfaqeve të punueshme të tokës në Shqipëri.

Page 42: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

41

Padija mbi pasuritë natyrore dhe humbja e aftësisë për të riparuar shpejt dëmet i bën bashkësitë shumë vulnerabël. Kjo i bën me të vërtetë sunduese perceptimet publike ndaj mjedisit natyror.

Kur ASG Power SA vendosi të ndërtonte një rigazifikator dhe një TEC në zonën bregdetare të Fierit (pranë kanalit të Kozarës – një zonë tejet e ndotur nga derdhjet e ujrave të naftës përmes lumit të Gjanicës), shoqëria zbuloi se në veri të Kanalit të Kozarës (vija e Ngjalës – siç njihet lokalisht), në komunën e Topojës frika e publikut ishte 41% më e lartë sesa frika e publikut në jug të vijës së Ngjalës – në komunën Dermenas. Shpjegimi ishte historik: në Topojë banonin myzeqarë, shumica ortodoksë, në Dermenas banonin kosovarë të ardhur aty nga vitet 1890, shumica muslimanë. Në Topojë bujqësia ishte shumë më e zhvilluar sepse terrenet ishin më të përshtatshme edhe pse pranë detit. Në Dermenas, shumica e tokave ishin të kripura, prodhimi bujqësor ishte shumë më modest, por kishte ndërkohë agro përpunim, transport të zhvilluar dhe një publik shumë më të përshtatshëm për të punuar në industri. Në Topojë njerëzit ishin lumturisht bujq. Në Dermenas – njerëzit lumturisht donin të punonin në mjedise industriale dhe kishin marrë një mal me zanate në periudha të shkurtra dhe afatmesme emigracioni. Në vendimin e ASG Power SA nuk kishte asnjë dilemë për plan-vendosjen e investimit të tyre: ai do të shkonte atje ku njerëzit ishin më të gatshëm ta mirëprisnin.Pas këtij studimi ASG Power SA filloi komunikimet qeveritare për të miratuar vendin dhe repertin teknologjik që do të duhej të instalonte.

Tjetër ishte panorama për Landsvirkjun, shoqërinë kombëtare islandeze të energjisë, e cila mori në vitin 2003 miratimin në parim që të përgatiste studimet dhe të niste zbatimin për të ndërtuar mbi Devoll 2 hidrocentrale me fuqi tërësore rreth 220- 250MW.

Landsvirkjun kishte përvojën e hidrocentralit më të madh të ndërtuar në Europe deri më tani, 8 TW, të instaluar në Islandë. Kështu që ajo nuk kishte dilema mbi mënyrën se nga ta niste punën.Nëse niveli i ujrave ngrihej mbi kuotën 560 metra, ura e fshatit Moglicë do të përmbytej e bashkë me të edhe një pjesë e mirë e tokave që fshatarët e kësaj qëndre me pak më shumë se 1000 frymë kishin hapur me thonj në breg të lumit Devoll. Kështu kuota u la në nivelin e 550 metra për ta shmangur këtë dëmtim.

Por nga projekti dëmtohej një pjesë e rrugës që lidhte Korçën me Gramshin, nga fshati Moglicë deri në Mollë të Grabovës, ku do të vendosej diga e HEC-it të parë, atij të Bratilës.

Banorët e fshatit Moglicë në fakt nuk ishin autoktonë. Ata ishin zhvendosur aty pasi fshati i tyre i origjinës kishte rrëshqitur në faqen e malit duke i lënë pa shtëpi. Tani ata kishin rreth 40 vite që ishin ngulur në atë rrëzë malore, mbi kanion, dhe në tërësi fshati ishte shumë i varfër. Vetëm 4-5 familje – ndoshta dhe me burime emigracioni, kishin arritur të krijonin tufa të mëdha dhish dhe ky ishte i vetmi biznes ekzistent. Shumë të tjerë kishin ikur duke krijuar pika të vogla tregëtare për produktet blegtorale të zonës në Tiranë dhe Durrës. Edhe djathin e dhive të tyre, Moglica e Gramshit, e prodhonte në baxhot e fshatrave të Tomoricës (Skrapar). Për këtë arsye, të

Page 43: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

E promovuar si një alternativë ndaj “Fast Food-it”, “Slow Food” që ofron restorant “Mrizi Zanave” në Zadrimë të Lezhës, synon të ruajë kuzhinën tradicionale dhe rajonale, dhe nxit mbarështimin e kulturave bujqësore e blegtorale vendase, karakteristike të ekosistemit lokal. Ndaj ‘Slow Food’ nuk është thjesht ushqim apo mënyrë të gatuari. por është një projekt kulturor; është një program edukimi i të shijimit, të ruajtjes së trashëgimisë etnogastronomike, të formimit të konsumatorit. Në anën tjetër ‘Slow Food’ përkrah brezat e rinj për të krijuar marrëdhënien e duhur me ushqimin dhe favorizon një turizëm të vëmendshëm e që respekton mjedisin. Stili dhe modeli i një jetese intensive e ka bërë kohën e kufizuar të gjithsecilit ndërkohë që detyrimet e angazhimet janë të shumta. Ndaj si pa kuptuar të gjithë rrezikohemi prej të njëjtit virus: Jeta e Shpejtë (Fast Life), që prish zakonet e kulturën tonë, dhe kërkon gjithashtu Ushqim të Shpejtë (Fast Food) duke na tërhequr gjithmonë e më shumë drejt Fast Food-ve të reklamuara kaq bukur.Mrizi i Zanave është i pari restorant që ka sjellë në Shqipëri suksesin e ushqimit ‘Slow Food’ duke mundësuar një shembull të mirë të ushqimit të qëndrueshëm. Le të nisim revolucionin nga tavolina, pikërisht me Slow Food kundër nënshtrimit ndaj Fast Food-eve. Kështu mund të zbulojmë pasurinë dhe aromat e kuzhinave lokale në njërën anë, e në anën tjetër garantimin një ushqimi të shëndetshëm për konsumatorin. Slow Food është një ide që ka nevojë për shumë mbështetës të kualifikuar, për ta bërë këtë lëvizje (të ngadaltë) një lëvizje ndërkombëtare, simboli i së cilës është kërmilli. Nëpërmjet zhvillimit të shijes mund të zhvillojmë kulturën e vërtetë lokale e në të njëjtën kohë ta kthejmë këtë kulturë në një vlerë kombëtare. Ndaj zanat e mrizit e kanë bekuar ‘Slow Food-in’ si një potencial zhvillimi për zonën, por edhe për kulturën dhe vlerat kombëtare që ajo mbart në vetvete.

Restorant “Mrizi i Zanave”, Zadrimë, LezhëAltin Prenga - Pronar i Restorantit Mrizi i Zanave

Shembuj të Ekonomisë së Gjelbër në Shqipëri

Page 44: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

43

zhvendosur një herë nga fati i keq, Moglicarët besonin se fati i mirë do t’i zhvendoste sërish: ata i kërkuan shoqërisë Landsvirkjun që t’i heqë prej aty dhe t’i shpërngulë diku tjetër, duke e përmbytur krejt fshatin. Ata pranonin të iknin në Korçë, në Gramsh apo kudo tjetër, veç të mos lejoheshin të rronin më aty.Landsvirkjun mund të bënte çdo gjë, por jo këtë hap. Për shoqërinë, zhvendosja e banorëve rrëzonte shtyllën kryesore të financimit të projektit që ishte pjesëmarrja e IFC (Banka Botërore) dhe BERZH në porcionin equity të investimit dhe në kredinë bankare prej 75% të një investimi mbi 300 – 350 Milion Euro.

Landsvirkjun vendosi të edukojë banorët me përfitimet e një zhvillimi tjetër që do të mundësohej nga krijimi i liqenit, vendosi t’u përgatisë atyre një plan mitigimi (plan masash ndërmjetësuese) për një zhvillim rajonal me bazë turizmin, peshkimin, transportin ujor, etj dhe ndërkaq u fokusua tek zgjidhja e problemit të rrugës që përmbytej. Kjo sepse banorët mund të pranonin çdo gjë, por jo përsëritjen e një precedenti të ngjashëm me atë të Fierzës. Tre familje që jetonin në Moglicë kishin punuar në ndërtimin e Fierzës dhe kishin përdorur për një kohë të konsiderueshme transportin ujor mbi liqenin e Fierzës. Komentet e tyre ishin vendimtare për të ndërtuar një vetëdije kolektive refuzuese.

Asnjë shembull i sjellë prej vendeve nordike, asnjë model norvegjez, suedez, islandez nuk mund të bindte banorët se kjo gjë po vinte për mirë. Ata donin rrugën e makinës. Dhe përsa kohë ata e donin, ata kishin të drejtë.

Landsvirkjun kurrë nuk e bëri projektin ekzekutiv të dy hidrocentraleve që donte të ndërtonte mbi Devoll. Por ajo bëri projektin e rrugës, e cila kalonte mbi digën e Mollës së Grabovës në Bratile, kalonte duke u ngjitur në anën tjetër të kanionit të Devollit që shkon në lartësi deri mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, dhe rikthehej në Moglicë, përmbi urën modeste të fshatit ku kalojnë çdo mëngjes duke blegërirë ngjethurazi gati 5000 kokë dhi e bagëti të tjera të imta.Qeveria shqiptare ja kaloi projektin e zhvillimit hidroenergjitik të lumit Devoll shoqërisë austriake EVN dhe prishi kontratën që qeveria e mëparshme kishte nënshkruar me Landsvirkjun, përpara se kjo kontratë të kishte marrë fuqi në parlament. Ligji i ri i koncensioneve përfundimisht i hoqi çdo të drejtë apelimi njërës prej shoqërive më të mëdha në Europë për t’i dhënë Moglicës një rrugë të re dhe një liqen për turizëm e peshkim.

EVN e zhvendosi në projektin e saj rrjedhën e lumit në një tunel brenda shkëmbor me gjatësi 50km për të mos investuar doemos në rrugë të reja, vendosi në tre nivele sisteme turbinash që përfitojnë nga rënia e lartësisë dhe e ujit dhe deri më tani shiriti i këtij projekti është prërë tre herë. Meqë projekti pritet të kushtojë rreth 1,1 Miliard Euro (dmth 3 Milion Euro/MW të instaluar) EVN ka shitur 50% të aksioneve tek firma norvegjeze Statkraft, pastaj ka shitur edhe 25% të aksioneve të veprës (gjysmen e pjesmarrjes që kishte mbajtur) tek simotra austriake Verbund, që aktualisht përfundoi një vepër hidroenergjitike në veri të vendit duke investuar gati 200 miljon euro për 48 MW të instaluar në një teknologji të re.

Page 45: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

44

Kjo zgjidhje e shpëton mjedisin nga përmbytja – në dallim nga projekti që qeveria kineze ishte gati të investonte në Bushat për 100 Miljon USD. Në atë rast të paktën 10,000 banorë do të shpërnguleshin diku tjetër.

Qeveria zgjodhi të mos përsërisë historinë e dhimbshme të shtetit komunist kur nisi hidrocentralin e Banjës. Ende sot, në verë – kur ujrat e liqenit të hidrocentralit që nuk u bë kurrë, bien banorët e Banjës kthehen tek varrezat e tyre dhe qajne të afërmit që nuk kanë pranuar t’i zhvendosin duke i përdorur si një kufi moral me qeverinë e Ramiz Alisë. Banorët e Bushatit – një prej zonave më të bukura të veriperëndimit të Shqipërisë nuk patën nevojë të dëshmojnë akte mazokizmi kolektiv. Teknologjia e re e turbinave të mbështetura në fund të shtratit të lumit dhe të lidhura në seri shmangu përmbytjen e detyrueshme të zonës. Verbund ju bind nevojës së qeverisë për të ruajtur paqen me mjedisin shoqëror.

Por ama vetëm kontrata e Verbund, e lidhur me qeverinë shqiptare, e bën këtë vepër energjitike rentabël.

Në dallim prej këtij kujdesi, Bushati dhe pjesë të tjera të zonës së Drinit përmbyten rregullisht këtë dekadë nga mbingarkesa që krijohet në liqenet hidro-energjitike të Fierzes dhe Komanit. Sistemi hidroenergjitik kërkon ende një hidrocentral rregullator për kaskadën e Drinit, një hidrocentral që sipas grandomanisë komuniste do të përmbyste të gjithë zonën e Skavices mes Kukësit e Dibrës, dhe madje edhe sipërfaqe toke në Maqedoni (zonën e Dibrës shqiptare).

Projekti është ende në letër. Dëmshpërblimi i banorëve në rastin e një projekti deri në 550 MW fuqi të instaluar do të tejkalonte 100 Miljon Euro. Zhvendosja e tyre do të ishte e pashmangshme.

Një projekt minimalist i shoqërisë zvicerane TGK e kufizoi fuqinë në 148 MW të instaluar dhe bëri zero dëmin mjedisor dhe social. Por kjo për specialistet e hidroenergjitikës është shpërdorim i asetit natyror për shkak të uljes maksimale të eficencës.

Cfarë duhët të bëjë sipas jush qeveria në këtë rast?

Page 46: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

45

KULTURA SI UDHËHEQËSE E EKONOMISË SË GJELBËR MSc. Elenita RoshiEksperte KultureShqipëri

Arkeologët thonë se njerëzit (më saktë Homo Sapiens) kanë 200 000 vjet histori në këtë planet. Përgjatë këtyre 200 000 viteve, njeriu ka bashkëjetuar me natyrën: natyra ka qenë “sundimtare” dhe njeriu i “binduri” i përulur. Në vitin 1864, George Perkins Marsh shkroi një ndër librat e parë mbi marrëdhënien e njeriut me natyrën të quajtur “Man and nature; or, Physical geography as modified by human action” – Njeriu dhe Natyra ose Gjeografia fizike sikurse është modifikuar nga veprimi njerëzor. Sipas Marsh disa qytetërime të Mesdheut u zhdukën si rrjedhojë e degradimit mjedisor (si p.sh shpyllëzimi).

Përgjatë kësaj historie 200 000 vjeçare, respekti ndaj natyrës dhe forcës së saj ishte leksioni i parë që merrte një fëmijë: bashkëjetesa me të ishte leksioni tjetër. Pavarësisht këtyre dhe njëherazi me to, njerëzimi ka dashur gjithnjë të fitojë luftën me natyrën, të jetë më i fortë se ajo dhe ta përdori

atë për një jetesë më të mirë. Mund të themi pra se pjesë e kulturës sonë jetësore është dhe marëdhënia me natyrën. Për fat të keq kjo marrëdhënie, është ende e pastibilizuar dhe sikurse thotë dhe Ajnshtajni është e motivuar nga iluzione. Prandaj në këtë leksion do të diskutojmë se si kultura dhe shkenca e re e ekonomisë mjedisore mund të kenë një lidhje të fortë mes tyre në funksion të “çlirimit mjedisor”.

I – Ç’është kultura? Në qoftë se pyesim shokët apo kolegët tanë se çfarë është kultura, shumë prej tyre do na përgjigjeshin se kultura është muzika, arti, letërsia, kinemaja apo dhe trashëgimia kulturore. Nuk ka asgjë gabim në këtë kuptim të Kulturës. Le të marrim trashëgiminë kulturore si pjesë të kulturës, dhe të shohim nëse ka lidhje me mjedisin dhe cila është kjo lidhje.

Page 47: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

46

Një rast tjetër që vërteton këtë thënie, është ai i Mesa Verde, një banim i periudhës mesjetare të hershme në Amerikën e Veriut. Rasti është shumë i spikatur: një vendbanim i ndërtuar në shpatin e një kanioni. Një qytezë e tërë është ndërtuar me materialet që janë gërmuar nga shpati i kanionit. Banorët kanë dashur të kenë një vendbanim të sigurtë, duke dashur të imitojnë shpellën, prandaj kanë menduar të gërryejnë shpatin dhe të përdorin materialin që kanë gërryer për të ndërtuar banesat e tyre.

Ka dhe shumë raste të tjera të veçanta se si kultura është krijuar nga mjedisi: një ndër to është xhamia në Djenne të Malit në kontinentin e Afrikës. E ndërtuar e gjitha me tulla balte dhe e suvatuar me baltë, ajo mendohet të jetë godina më e madhe në botë e ndërtuar me këtë material natyror. Ajo është 5 kate e lartë: xhamia është kaq e madhe saqë mund të mbajë edhe tremijë njerëz gjatë ceremonive fetare. Në një terren që ofronte me shumicë vetëm baltën, aftësia njerëzore ka gjetur mundësinë që ta përdorë baltën për të ndërtuar edhe godina kaq madhështore.

Në fakt natyra është burim jo vetëm për objektet e mëdha të ndërtuara e tashmë pjesë të trashëgimisë kulturore. Natyra është pjesë thelbësore dhe për veshjen dhe zbukurimet tona. Leshi, lini, pambuku janë materiale të rëndësishme për veshjet tona, ndërsa gurët e çmuar bashkë me argjendin e floririn shndërrohen në unaza, gjerdane e të tjera zbukurime.

Një shembull është qyteti i Gjirokastrës në vëndin tonë. Një rast shumë interesant që tregon se si mjedisi i djerrë dhe i gurtë i Malit të Gjerë (ku shtrihet qytetit i Gjirokastrës) ka krijuar një vlerë kulturore, vetë qytetin e Gjirokastrës. Banesat e Gjirokastrës, elementi më i veçantë i qytetit, janë ndërtuar më së shumti me gurë. Pllaka të holla guri gëlqeror përdoren për çatinë në vend të tjegullave.

Këto quheshin dërrasa ose rrasa guri. Rrasa pak më të trasha të një tjetër lloj guri, (bazalt) përdoret për shtrim dyshemeje sidomos në katet përdhese të banesave shumëkatëshe në Gjirokastër. E kuptueshme që muret ishin ndërtuar me gurë i cili skalitej me shumë kujdes derisa merrte një formë sa më të rregullt. Asgjë nuk shkonte dëm nga guri që nxirrej në gurore: edhe copëzat që mbeteshin nga skalitja, mblidheshin dhe thërmoheshin derisa bëheshin pluhur që përzihej me llaçin lidhës të gurëve.

Meqë qyteti është ndërtuar në një shpat mali ku ka vetëm një burim (i cili për më tepër sjell pak ujë) nevoja për ta gjetur ujin dhe depozituar atë ka qenë shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, çatitë e shtëpive të mëdha ishin të gjitha të pajisura me një sistem ulluqesh që mblidhnin ujin e shiut. Nëpërmjet një tubi, uji rridhte në një depozitë të ndërtuar në katin përdhes të shtëpisë. Kjo depozitë quhej stere dhe kishte raste që mund të mbante dhe mbi 100 metra kub ujë. Dukshëm, shtëpitë gjirokastrite janë harmonizuar me natyrën dhe burimet natyrore (ose mungesën e tyre). Pikërisht ky harmonizim me natyrën është një nga arsyet e llojshmërisë interesante që ka trashëgimia kulturore botërore sot.

Page 48: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

47

Pas këtyre shembujve, le ti kthehemi përkufizimit për kulturën. Ndër përkufizimet e shumta për të, kam përzgjedhur të mëposhtmin si një nga përcaktimet më të gjera për kulturën:Kultura përkufizohet si përmbledhje e:struktura të përbashkëta të sjelljes, ndërveprimeve, mënyrave të njohjeve me botën, dhe kuptimit mirëdashës që mësohet nëpërmjet një procesi shoqërizimi.

Këto 4 elementë ndajnë kulturën e një grupi nga një tjetër. Le ti marrim një nga një pikat e përkufizimit që sapo cituam: Kultura si struktura të përbashkëta të sjelljes - në këtë pikëpamje kultura fillon nga festat tradicionale pagane si p.sh Festa e Ditës së Verës,që festohet çdo 14 Mars. Është festa ku gëzohet për ikjen e dimrit dhe ardhjen e stinës së pranverës. Kultura si përmbledhje e ndërveprimeve njerëzore: mënyra se si ne shqiptarët i hedhim plehrat në natyrë është një shembull i mënyrës se si ndërveprojmë me mjedisin. Kultura si përmbledhje e mënyrave se si e njohim botën rreth nesh. Unë mbaj mend se në rininë time aksionet në kooperativat bujqësore ofronin një mënyrë për të njohur se si prodhohen shumë produkte bujqësore:

pambuku, misri e luledielli. Ekskursionet në natyrë ishin më të shpeshta ndërkohë që tashmë ky mjet edukimi ka humbur dhe është minimizuar njohja e të rinjve me natyrën. E gjithë kjo kulturë krijohet nëpërmjet një procesi shoqërizimi, (pra në një bashkësi njerëzish) dhe kur ky proces ndodh ashtu sikur duhet, krijohet mirëdashje dhe mirëkuptim për grupin dhe për natyrën. Kujtoni si shembull se sa shpejt “ngjiti” në shoqërinë tonë tradita e re e mbledhjes së tapave të shisheve plastike për të mundësuar blerjen e karrigeve të veçanta për paraplegjikët.

Në këtë pikëvështrim mund të konkludojmë se natyra dhe kultura janë në simbiozë me njëra-tjetrën. Njëriu “frymëzohet” nga natyra, krijon një kulturë, e cila më pas ndikon në natyrën që vetë e frymëzoi. Kjo spirale vazhdon prej shekujsh.

Kjo marrëdhënie midis kulturës dhe natyrës është studiuar nga shumë antropologë e sociologë. Disa prej tyre nuk janë dakort që natyra dhe kultura ndërveprojnë në mënyrën që parashtruam. Në të kundërt, ata mendojnë se natyra dhe kultura janë pole të kundërt dhe bashkëjetesa e tyre harmonike është e pamundur.

Kultura përkufizohet si përmbledhje e strukturave të përbashkëta të sjelljes, ndërveprimeve, mënyrave të njohjeve me botën dhe kuptimit mirëdashës që mësohet nëpërmjet një procesi shoqërizimi.

Page 49: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

48

Njohja e ekonomisë së gjelbër na ndihmon të kuptojmë që në fakt të dyja qëndrimet janë të sakta në një farë mënyre edhe pse ky vlerësim duket si nonsens. Kultura e njerëzimit është gjithmonë e më tepër duke u ndarë nga mjedisi e natyra rreth nesh. Simbioza e dikurshme po vanitet duke ia lënë vendin një kulture njerëzore që “dominon” natyrën dhe dalëngadalë po e dëmton thelbësisht atë.

II –Ekonomia e gjelbër Ndër studiuesit e mjedisit (por jo vetëm), ka një dakordësi se fillimi i shpërdorimit masiv të burimeve natyrore përkon me lindjen e revolucionit industrial. Shpikja e makinës me avull mundësoi ndërtimin e një sërë makinerish të cilat zëvendësuan punën e krahut të njeriut. Rritja e prodhimit kërkonte më shumë lëndë të parë. Njëkohësisht u nxit dhe teknologjia që e siguronte këtë lëndë të parë. p.sh. përmirësime teknologjike u bënë në nxjerrjen e mineraleve dhe transportin e tyre nga distanca të largëta. Kështu u bë gjithnjë e më e lehtë që të rritej sasia e lëndës së parë që ishte e gjindshme për prodhim. Kjo nga ana tjetër nxiste prodhimin e produkteve dhe këto u bënë më të lira dhe përballueshme për gjithnjë e më shumë njerëz. Marketingu dhe zhvillimi i tij nxiti konsumin në mënyrë “erën” e re të konsumizmit. Kjo “erë” e re gjeneroi një rritje ekonomike e cila ishte një shtysë për të luftuar varfërinë. Vetëm në 20 vitet e fundit, 660 milionë njerëz janë nxjerrë nga varfëria shumica prej tyre në kontinentin aziatik. Një rrjedhojë e këtij zhvillimi është përmirësimi i arsimimit: braktisja e shkollës në nivel global ka rënë rreth 47%. Rritja e prodhimit bujqësor është rritur me 45%.

Po me çfarë kosto po arrihen këto zhvillime?Ja ku janë disa të dhëna vërtet tronditëse: • 5.2 milion hektarë pyje zhduken çdo vit • Burimet ujore po pakësohen dhe madje po

zhduken: lumi Jordan, Deti Aral apo Liqeni Çad janë në rrezik tharjeje të plotë ngaqë ujërat e tyre përdoren masavisht për ujitje të tokave bujqësore.

• Llojet e kafshëve e bimëve janë duke u zhdukur 100 deri në 1000 herë më shpejt se më parë.

• Ndryshimet klimaterike shkaktojnë katastrofa natyrore që kërcënojnë jetën e miliona njerëzve.

• Çdo natë, një miliard njerëz flenë të uritur ndërkohë që njëkohësisht është duke u rritur numri i personave që vuajnë nga obeziteti.

• 2 miliardë njerëz jetojnë nën minimumin e varfërisë edhe pse jetojmë në kohën kur numri i milionerëve në botë është më i lartë se kurrë.

Duket qartë që rritja ekonomike e plantetit është bërë në kurriz të burimeve natyrore të globit. Për më keq përfitimet e nxjerra nga kjo rritje janë shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.

Modeli i zhvillimit që është përdorur deri tani ka qenë ekonomia e rritjes, por ky model tashmë duhet të zëvendësohet me atë të Ekonomisë së Gjelbër.

Page 50: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka

49

Modeli i zhvillimit që është përdorur deri tani ka qënë ekonomia e rritjes: ky model duhet të zëvendësohet me atë të ekonomisë së gjelbër. Kjo formë re e të konceptuarit të zhvillimit ka në qendër mirëqënien e njeriut, por në ndryshim nga ekonomia e rritjes, ajo kërkon që të ketë barazi shoqërore në përdorimin e burimeve. Njëkohësisht është shumë i rëndësishëm që të përqëndrohemi te gjetja e mënyrave të prodhimit dhe të jetesës që minimizojnë përdorimin e burimeve natyrore dhe pengojnë shpërdorimin e tyre.

Një nga arsyet pse i kemi keqpërdorur burimet natyrore është sepse nuk ia dimë vlerën atyre. E kush di ti përgjigjet se sa vlen një zog, një pemë a një pyll? Edhe pse burimet natyrore duhen mbrojtur pavarësisht nga përgjigjia e kësaj pyetjeje, mbase vendosja e një çmimi na ndihmon të vlerësojmë sa të paçmuara janë këto burime. Kur dimë se sa kushton një orë pune e një bujku, si nuk mund të vlerësojmë sa kushton puna që bën një bletë? Sikur të gjitha bletët të mos bëjnë polinimin e luleve të pemëve frutore, ne nuk do të kemi fruta.

Mendoni se sa para do të na duhet të shpenzojmë për ti gjetur një zgjidhje kësaj çështjeje (nëse larg qoftë ndodh?).

Prandaj shumë ekonomistë që kanë përkrahur ekonominë e gjelbër janë duke bërë këto llogaritje. Këta ekonomistë kanë mbledhur të dhëna dhe tashmë na kanë lajmëruar se çdo vit Tokës i gërryhen 68 miliard ton materiale në kërkim të mineraleve që përdoren si lëndë e parë në industri të ndryshme. Nafta, bakri, hekuri mund të jenë shumë shpejt minerale dhe lëndë të rralla.

Gjithsesi, nuk mund të thuhet se nuk ka shenja për të qenë kurajoz për të ardhmen. Ecodesign, riciklimi, përmirëzimi i efiçensës së energjisë dhe reduktimi i mbeturinave, janë mënyra për të ulur ndikimin tonë negativ mbi planet. Në 20 vitet e fundit, eficienca e energjisë së përdorur nga njerëzimi është ulur me 23%. Sigurisht që jemi ende në hapat e parë: energjia që dielli na jep në një orë është baraz me energjinë që i gjithë rruzulli harxhon në një vit, por ne jemi në gjendje që të mbledhim vetëm një sasi tejet të vogël të së gjithë kësaj energjie.

Nëse në fillimet e njerëzimit, kultura jonë u krijua nga respekti dhe imitimi i natyrës, tashmë me ndërgjegje duhet të ndryshojmë kulturën tonë (kujtoni përkufizim që dhamë më sipër, ku realisht ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si e njohim botën).

Së fundmi, Ajnshtajni ka thënë: Asgjë nuk zgjidhet nga i njëjti mentalitet që e krijoi.

Page 51: ZHVILLIMI I AFTËSIVE TË OJF-VE - senior-a.al · Ekonomia e gjelbër përkufizohet si një ekonomi që sjell reduktim të rreziqeve mjedisore dhe shkatërrimit ekologjik, që ka