14
ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT Ahmet Mançellari Fakulteti i Ekonomisë, UT Hyrje Këto 10 vjet tranzicion nga një ekonomi e centralizuar drejt një ekonomie tregu mund të përshkruhen shkurtimisht si një tranzicion nga një ekonomi e zotëruar pothuajse tërësisht nga shteti, në një ekonomi ku sektori privat po luan rol dominues. Si kanë ndryshuar përmasat dhe profili i sektorit privat në Shqipëri gjatë këtyre 10 vjetëve? Në ‘masë ai është bërë një faktor mbizotërues i zhvillimit ekonomik të vendit? Në ç‘masë ky zhvillim ka qenë efiçent dhe njëkohësisht përfshirës, duke u krijuar oportunitete edhe shtresave të varfëra të shoqërisë? Cilat janë pengesat krysore me të cilat ndeshet zhvillimi i sektorit privat dhe çfarë instrumentesh politikë mund të mbështesin një zhvillim pozitiv të sektorit privat? Në çfarë mënyre mund të maksimizohen përfitmet për të varfërit? Në këtë prezantim do të përpiqemi t’u adresohemi këtyre pyetjeve apo pyetjeve të tjera të lidhura me to, duke synuar më shumë t’i “përshtasim” ato për të shërbyer si pika nisëse për debat, sesa t’u japim atyre përgjigje ezauruese. I. Si është zhvilluar sektori privat në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit? I.1 Si kanë ndryshuar përmasat e sektorit privat? Rritja e pjesës së sektorit privat në GDP, me fjalë të tjera zhvendosja e burimeve prodhuese nga sektori shtetëror te ai privat, është një transformim rrënjësor që në një masë dërrmuese është kryer tashmë në Shqipëri. Sikurse tregon tabela 1 dhe gjithashtu grafiku 1.1, pjesa e sektorit privat në GDP është rritur nga 5% në 1991, në 50% në 1994 dhe 75% në 1997, nivel që është ruajtur edhe në 1

ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT

Ahmet Mançellari

Fakulteti i Ekonomisë, UT

Hyrje

Këto 10 vjet tranzicion nga një ekonomi e centralizuar drejt një ekonomie tregu mund të

përshkruhen shkurtimisht si një tranzicion nga një ekonomi e zotëruar pothuajse tërësisht nga shteti,

në një ekonomi ku sektori privat po luan rol dominues.

Si kanë ndryshuar përmasat dhe profili i sektorit privat në Shqipëri gjatë këtyre 10 vjetëve? Në

‘masë ai është bërë një faktor mbizotërues i zhvillimit ekonomik të vendit? Në ç‘masë ky zhvillim

ka qenë efiçent dhe njëkohësisht përfshirës, duke u krijuar oportunitete edhe shtresave të varfëra të

shoqërisë? Cilat janë pengesat krysore me të cilat ndeshet zhvillimi i sektorit privat dhe çfarë

instrumentesh politikë mund të mbështesin një zhvillim pozitiv të sektorit privat? Në çfarë mënyre

mund të maksimizohen përfitmet për të varfërit?

Në këtë prezantim do të përpiqemi t’u adresohemi këtyre pyetjeve apo pyetjeve të tjera të lidhura

me to, duke synuar më shumë t’i “përshtasim” ato për të shërbyer si pika nisëse për debat, sesa t’u

japim atyre përgjigje ezauruese.

I. Si është zhvilluar sektori privat në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit?

I.1 Si kanë ndryshuar përmasat e sektorit privat?

Rritja e pjesës së sektorit privat në GDP, me fjalë të tjera zhvendosja e burimeve prodhuese nga

sektori shtetëror te ai privat, është një transformim rrënjësor që në një masë dërrmuese është kryer

tashmë në Shqipëri. Sikurse tregon tabela 1 dhe gjithashtu grafiku 1.1, pjesa e sektorit privat në

GDP është rritur nga 5% në 1991, në 50% në 1994 dhe 75% në 1997, nivel që është ruajtur edhe në

1

Page 2: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

vitet pasuese. Për vendet e CEB (vendet e Evropës Qendrore e Lindore dhe ato të Balltikut) pjesa e

sektorit privat në GDP ishte mesatarisht 68% në vitin 1999, përkundrejt 11% në vitin 1990. Për

vendet e avancuara si Hungaria apo republika Çeke, ky tregues për vitin 1999 ishte 80%. Për

(Shtetet e pavaruar të Komënwelthit) pjesa e sektori privat në PBB arrinte mesatarisht, në të njëtin

vit, 50%, nga 10% në. Për Bjellorusinë treguesi ishte përkatësisht 20% dhe 5% (EBRD Report,

2002).

Tabela 1: Pjesa e sektori privat në PBB 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 Pjesa e sektorit privat në PBB (në %)

5.0 10.0 40.0 50.0 60.0 75.0 75.0 75.0 75.0 75.0

Rritja e PBBB (në %) -7.2 9.6 8.3 13.3 9.1 -7.0 8.0 7.3 7.0 Rritja e kntributit të sektorit privat në PBB (në % ndaj vitit paraardhës)

38.4 10.4 15.9 11.8 -7.5 8.0 8.0 8.0

Grafiku 1.1: Pjesa e sektorit privat në PBB

5 1040 50 60

75 75 75 75 75

01020304050607080

1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000

Koha

Pjesa, në %

2

Page 3: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

Grafiku 1.2 tregon se ritmet e rritjes së sektorit privat kanë qenë shumë më të larta sesa ritmet e

rritjes së PBB në vvitet e para të tranzicionit, duke u barazuar në vitin 1996 e në vitet e mëpasme.

Grafiku 1.2: Rritja e PBB dhe e sektorit privat

-10

0

10

20

30

40

50

1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000

Koha

Nor

ma

e rri

tjes,

%

Rritja esektorit privatRritja e PBB

I.2 Firmat e krijuara rishtazi përballë atyre të mbylluara (jo aktive) Pothuajse të gjitha ndërmarrjet në shqipëri mund të konsiderohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme (SME); vetëm 0.2% e tyre kanë më se 100 punonjës. Kjo situatë është pasqyruar edhe në klasifikimin e ndërmarrjeve nga pikëpamja e madhësisë, që është përdorur edhe në analizën e mëposhtme. Sipas këtij klasifikimi, ndërmarrje të vogla janë konsideruar bizneset me ë punonjës; ndërmarrje të mesme bizneset me 2-10 punonjës dhe ndërmarrje të mëdha bizneset me më shumë se 10 punonjës1. Sidoqoftë, duhet shënuar se ky klasifikim thjesht operativ i përdorur nga INSTAT. Tabela 2 tregon sesi është krijuar çdo vit, duke filluar nga viti 1993, stoku i ndërmarrjeve gjendje në fund të vitit 2001. Kjo tabelë gjithashtu tregon ritmin e krijimit çdo vit, i cili ishte i lartë në vitet e para por mjaft më i ulët në vitet pasuese. Ecuria e krijimit të firmave të reja mund të lexohet edhe nga gafiku 1.3. Table 2: Registered enterprises by size class and year of creation

size class year of creation

1 emp. (small)

2-10 emp. (medium)

Over 10 emp. (large)

Total Rate of creation1(%)

1993 26363 6293 934 33593 1994 19799 4595 796 25190 75 1995 11150 1950 89 13189 22 1996 7081 1291 56 8428 12 1997 2727 476 19 3222 4 1998 5204 638 11 5853 7 1999 6471 436 36 6943 7.8 2000 7066 794 34 7894 8.2 2001 5976 549 13 6538 6.2 Total 91837 17022 1991 110850

Burimi: INSTAT

3

1 Nga pikëpamja e vëllimit të qarkullimit, ndërmarrje të vogla konsiderohen ato me një vëllim qarkullimi vjetor nën 2 milionë lekë, ndërmarrje të mesme ato me qarkullim vjetor 2-8 milonë lekë dhe ndërmarrje të mëdha ato me qarkullim vjetor mbi 8 milionë lekë.

Page 4: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

1Ritmi i krijimit llogaritet si raporti i firmave të reja në një vit të dhënë, me stokun e firmave në vitin paraardhës,

G ra f ik u 1 .3 : B iz n e s e të re ja ç d o v it

3 3 5 9 3

2 5 1 9 0

1 3 1 8 98 4 2 8

3 2 2 2 5 8 5 3 6 9 4 3 7 8 9 40

1 0 0 0 0

2 0 0 0 0

3 0 0 0 0

4 0 0 0 0

1 9 9 3 1 9 9 4 1 9 9 5 1 9 9 6 1 9 9 7 1 9 9 8 1 9 9 9 2 0 0 0

K o h a

Num

ri i n

dërm

arrje

ve

Tabela 3 tregon se ç’pjesë e ndërmarrjeve të krijuara rishtazi çdo vit ka qenë aktive dhe çpjesë ka qenë jo aktive në fud të këtij viti. Sipas tabelës, 44% e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të në fund të vitit 2001 ishin jo aktive (në kuptimin legal apo thjesht ekonomik). Tabela 3: Ndërmarrje të regjistrua sipas vitit të regjistrimit dhe statusit të aktivitetit

Viti i regjistrimit Aktive Jo aktive Totali 1993 11551 22042 33593 1994 10858 14332 25190 1995 5833 7356 13189 1996 5719 2709 8428 1997 2617 605 3222 1998 4986 867 5853 1999 6417 526 6943 2000 7382 512 7894 2001 6496 42 6538

Totali1i 61859 48991 110850 Burimi: INSTAT 1Totali nënkupton stokun e firmave në vitin 2001, të krijuar në këtë vit si dhe në vitet e mëparshme sikurse tregohet në tabelë. Grafikët 1.4 dhe 1.5 tregojnë respektivisht ndërmarrjet e reja çdo vit dhe shpërndarjen e tyre sipas madhësis.

4

Page 5: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

Grafiku 1.4: Numri i ndërmarrjeve të reja çdo vit

0

5000

10000

15000

1 2 3 4 5 6 7 8 9

Vitet

Num

ri i n

dërm

arrje

ve

Grafiku 1.5: Shpërndarja e firmave aktive sipas madhësisë, 2001

82%

16% 2%

një punonjës 2-10 punonjës mbi 10 punonjës

Tabela 4 tregon si janë shpërndarë ndërmarrjet aktive sipas madhësisë çdo vit dhe cili është raporti i SMEve për 1000 banorë. Tabela 4: Shpërndarja e ndërmarrjeve aktive sipas vitit të regjistrimit dhe madhësisë

Grupi sipas madhësisë Viti i regjistrimit 1 punonjës 2-10

pun. Totali

i SME

Mbi 10 punonjës

popullsia (në mijë)

SME Për 1000 banorë

1993 8386 2694 11080 22042 3167 3 1994 8179 2307 10486 14332 3202 3 1995 4598 1176 5774 7356 3248 2 1996 4778 898 5676 2709 3283 2 1997 2191 411 2602 605 3324 1 1998 4403 572 4975 867 3354 1 1999 5985 397 6382 526 3373 2 2000 6580 770 7350 512 3401 2 2001 5940 543 6483 42 3087 2 Total 51040 9768 60808 48991 (?)

Burimi: INSTAT

5

Page 6: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

I.3 Si ka ndryshuar profili i sektorit privat? Grafikët 1.6 dhe 1.7 tregojnë respektivishtë shpërndarjen e firmave aktive dhe jo aktive sipas tipit të aktivitetit.

G ra f ik u 1 .6 : S h p ë rn d a r ja e f irm a v e a k t iv e s ip a s s e k to rë v e , 2 0 0 1

1 % 1 0 % 3 %

1 5 %

5 2 %

1 9 % b u jq ë s i in d u s tr i n d ë r t im tra n s p o r t t re g t i s h ë rb im e

Grafiku 1.7: Shpërndarja e firmave jo aktive sipas sektorëve

4% 15%

3%

29%25%

24% Bujqësi Industri Ndërtim Transport Tregti Shërbime

Ndërsa më shumë se gjysma e të gjitha ndërmarrjeve aktive në vitin 2001 i takonte tregtisë, ky sektor numëronte vetëm 29% të të gjithë ndërmarrjeve jo aktive në fund të këtij viti, duke u radhur i dyti pas ndërtimit. 1.4 Sektori formal përkundrejt atij informal Përvoja e vendeve në tranzicion tregon se shkalla e formalizimit të ekonomisë është e lidhur pozitivisht me shkallën në të cilën është reformuar ekonomia dhe janë stabilizuar institucionet demokratike dhe rregullatore. Veçanërisht dobësia institucionale mund të konsiderohet si një nga burimet kryesore të informalitetit të ekonomisë në këto mvende. Përvoja e këtyre vendeve, pra edhe e Shqipërisë, tregon se ekonomia informale dhe korrupsioni shkojnë krah për krah; mes tyre ka një korrelacion të fortë pozitiv. Ekonomia informale nënkupton mosrespektim të rregullave. Ajo përfshin si aktivitete legale por të paraportuara (apo të pakontabilizuara), ashtu edhe aktivitete ilegale. Përgjithësisht, tipet e ekonomisë informale mund të klasifikohen në përputhje me rregullat që shkelen. Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin njëherësh të disa metodave dhe krahasimin e rezultateve përkatëse. Studime lidhur me nivelin e ekonomisë informale në Shqipëri japin shifra të ndryshme, që ndryshojnë shumë nga njëra tjetra. Ndër to, niveli prej 40-60% tingëllon si më i besueshëm. Sidoqoftë, studime më të plota, bazuar në krahasimin e rezultateve të metodave të ndryshme, janë të nevojshme.

6

Page 7: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

Përgjithësisht, pasojat e ekonomisë informale konsiderohen me efekte negative. Ndër to mund të veçonim: (1) shtrembërimin e informacionit, që reflektohet negativisht në ndërtimin e politikave të ndryshme ekonomike apo sociale (2) efektet në efiçencë (që do të jenë negative në rastin kur regullat e shkelura janë të mira) (3) efektet në shpërndarje, që shoqërohen me dëmtimin e kohezionit social (Edgar L. Feige, 2001, Katarina Ott, 2002). Përmasat e ekonomisë informale janë të lidhura negushtë me varfërinë. Në literaturë pranohet që norma e përfshirjes në aktivitete informale është më e lartë ndër më të varfëit dhe gjithashtu ndër më të pasurit. Pyetje për diskutim: • A është varfëria një gjenerator kryesor i ekonomisë informale? A është ekonomia informale krijuese e varfërisë? (Pikënisje për diskutim: Varfëria dhe ekonomia infromale janë në korrelacion pozitiv midis tyre. Megjithatë, varfëria nuk mund të jetë shkaku kryesor i ekonomisë informale. Ekonomia informale lidhet para së gjithash me dobësitë institucionale. Po kështu, ekonomia informale nuk i nxjerr punonjësit e përfshirë në të nga varfëria. Mospagimi i sigurimeve shoqërore, shkalla shumë e lartë e pasigurisë së vendit në punë dhe mosrespektimi i kushteve teknike në vendin e punës, paga e ulët, etj. veçse e shtojnë gjendjen e amullt të varfërisë dhe e riciklojnë atë. Megjithatë, ekonomia informale në vetvete nuk mund të konsiderohet si shkak kryesor i varfërisë. mungesa e sigurisë në punëndikon ). • Si ka ndikuar ekonomia informale në efiçencën ekonomike në rastin e Shqipërisë? (Shembuj negativë: misalokimi i burimeve; rasti i ndërtimeve pa lejë.) • Kohët e fundit po flitet jo rrallë për amnisti fiskale. Çfarë argumentesh mund të rreshtoheshin në favor të amnistisë fiskale? Po kundër? Çfarë kushtesh mendoni se do të duhej të krijoheshin përpara se realizohej një amnisti fiskale? (Pikënisje për diskutim: Për diskutim: (1) Krijimi i një sistemi aftë dhe rigoroz tatimor? (2) Një ndarje e qartë në trajtim e ekonomisë ilegale dhe veprimtarisë kriminale të lidhur me të, nga ekonomia thjesht informale? (3) Krijimi i një sitemi të fortë dhe të besueshëm gjyqësor? (4) Ekzistenca e një fryme mirëkuptimi dhe bashkëpunimi midis pozitës dhe opozitës?)

II. Në çfarë lidhje është zhvillimi i sektorit privat me varfërinë? Ishin alokimi joefiçent i burimeve dhe niveli i ulët i jetesës i shtresave të gjera të popullsisë motivet eknomike kryesore për kalimin nga sistemi i centralizuar drejt ekonomisë së tregut. Tranzicioni, përmes reformave strukturore dhe hapjes ekonomike ndaj botës pritet të sjellë rritje të efiçencës së përdorimit të burimeve dhe rritje të nivelit të jetesës së njerëzve. Si janë realizuar këto dy synime në rastin e Shqipërisë? Ndryshimet strukturore në prodhim, dinamika më e lartë e degëve të tilla, si ndërtimi, transporti, shërbimet dëshojnë për një proces rialokimi. Për më tepër, mund të thuhet se dinamika e këtyre degëve si dhe e industrisë përpunuese është më e lartë se treguesit statistikorë zyrtarë, të paktën për dy arsye. Së pari, sikurse vlerësohet edhe nga ekspertë të INSTAT, pesha e bujqësisë në PBB shtë mjaft më e ulët nga ajo e raportuar. Së dyti, vlerësohet se pikërisht sektorët më dinamikë vuajnë më shumë nga informaliteti. Ritmet relativisht të larta të prodhimit dëshmojnë që procesi rialokues është shoqëruar me rritjen e efiçencës së përdorimit të burimeve. Në literaturën ekonomike pranohet se për vende që janë në një stad zhvillimi si Shqipëria, riaktivizimi dhe rialokimi i burimeve janë një burim kryesor i rritjes ekonomike. Megjithatë, procesi rialokues në Shqipëri po shoqërohet me kosto mjaft të lartë. Kjo kosto nuk vjen nga vetë rialokimi, por nga mjedisi institucional në të cilin ai kryhet. Sa për konkretizim, le të kujtojmë faturën që po paguhet për t’i rikthyer lumit të Lanës shtratin e vet. Ose faturën për t’i

7

Page 8: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

rikthyer detit brigjet e zaptuara barbarisht. Ose faturën e masakrimit urban të qendrave të banuara, që ka shoqëruar edhe lëvizjen e brendshme masive të të popullsisë. Poblemet që kanë shoqëruar rritjen ekonomike, pra edhe rritjen e sektorit privat, janë reflektuar në tiparet e saj, në raportet e saj me mjedisin dhe me nivelin e jetesës së shtresave të gjera të popullsisë. Në këtë pjesë do të kufizohemi në trajtimin e ndikimit të zhvillimit të sektorit privat në nivelin e jetesës, duke u përqëndruar në dy çeshtje: në ritjen e mundësive të punësimit dhe në raportin midis zhvillimit të sektorit privat dhe konsumatorit. II.1 Rritje e mundësive të punëzënies? Tabela 5 tregon një nivel të lartë papunësie, që ka mbisunduar gjatë gjithë periudhës 10-vjeçare. Veçanërisht e lartë është papunësia afatgjatë, duke arritur në pothuajse 90% të totalit të papunësisë në vitin 2000, sipas statistikave zyrtare. Megjithatë, shifrat zyrtare lidhur me punësimin dhe papunësinë nuk mund të thuhet se janë shumë të besueshme. Sipas statistikave niveli i punëzënies totale pothuajse është ulur nga viti në vit, ndërkohë që rritja ekonomike ka qenë relativisht e lartë, ndërsa produktiviteti i punës, sidomos në disa sektorë me peshë të ekonomisë, si bujqësia, nuk mund të thuhet se është rritur. E vetmja mënyrë për t’i “pajtuar” këto prirje është punëzënia informale e një pjese të personave të ashtuquajtur “të dekurajuar”, të larguar nga tregu i punës, pra dhe nga forca punëtore. Tabela 5: Punëzënia dhe papunësia, 1991-2000 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 Punëzënia (000) Femra Meshkuj

1404 640 764

1095 507 588

1046 445 601

1161 488 673

1133 454 679

1116 440 676

1108 423 684

1085 409 676

1065 404 661

1068 641 427

Papunësia (000) Femra Meshkuj

140 75 65

394 200 194

301 142 159

262 121 141

171 80 91

158 70 88

194 84 110

235 108 127

240 110 130

215 113 102

Norma e papunësisë (%) 9.1 26.5 22.3 18.4 13.1 12.4 14.9 18 18 16.8 Papunësia afatgjatë si % ndaj totalit të papunësisë

65 81 73 76 84 89 90 89.6

Burimi: INSTAT Tabela 6 tregon përbërjen sektoriale të punëzënies sipas viteve. Punëzënia në sektorin privat, nga jo ekzistente në vitet para tranzicionit, arriti në mbi 80% në vitin 2000. Megjithatë, diçka e çuditshme edhe këtu lidhur me të dhënat statistikore: punëzënia në sektorin privat bujqësor ka ardhur pothuajse duke u rritur nga viti në vit, pavarësisht nga fakti i migrimit masiv të poullsisë nga zonat rurale drejt atyre urbane. Rënia e punëzënies në sektorin publik (lehtësisht e matshme) mund të pritej që të shoqërohej me një rritje të punëzënies në sektorin privat jo bujqësor, gjë që nuk vihet re në statistikat zyrtare. Përfundimi në të cilin mund të arrihet është se punëzënia në këtë sektor është e nënvlerësuar. Rritja e sektorit privat jo bujqësor duhet të ketë pasur një efekt më të madh pozitiv në punëzënie, nga sa raportohet. Tabela 6: Punëzënia sipas sektorëve (në %) 1991 1992 1993 1994 1995 1996 1997 1998 1999 2000 Punëzënia totale 100 100 100 100 100 100 100 100 100 100 Sektori publik 60.5 56.1 35.9 26.5 24.2 21.4 20.4 19.6 18.9 17.9 Sektori kooperativist 37.0 38.4 - - - - - - _ _ Agriculture Sektori privat bujqësor

- - 56.4 64.5 65.9 68.2 68.7 70.1 71.5 71.2

Sektori privat jobujqësor

2.1 5.4 7.6 8.9 9.9 10.4 10.9 10.3 9.6 10. 9

Burimi: INSTAT; Raport mbi Zhvillimin Njerëzor në Shqipëri, 1998, 2000. Grafikët 2.1 dhe 2.2 krahasojnë shpërndarjen e punëzënies sipas sektorëve në vitet 1992 dhe 2000.

8

Page 9: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

Grafiku 2.1: Punëzënia sipas sektorëve, 2000

17.90

71.2

10.9sektori publik

sektorikooperativ ist sektori privatbu jqësor sektori privat jobujqesor

Grafiku 2.2: Punëzënia sipas sektorëve, 1992

56.1

38.4

5.40

Sektori publik

Sektorikooperativist Bujqësia

Sektori privat jobujqësor

Tabele 7 paraqet pjesën e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha në punëzënien totale në sektorin privat jo bujqësor dhe në punëzënien e përgjithshme në vitin 2001. Për SME këta tregues ishin përkatësisht 43% dhe 7,6%. Tabele 7: Pjesa e SME-ve në punëzënien totale, 2001 Grupet e firmave Numri i of

firmave Punëzënia Pjesa e

punëzënies së secilit grup në punëzënien totale të të gjitha grupeve, në %

Pjesa e punëzënies së secilit grup në punëzënien e përgjithshme, në%

Ndërmarrje të vogla 51040 51040 27 4.8 Ndërmarrje mesatare 9768 30727 16 2.8 [SME (të vogla + mesatare) 60808 81767 43 7.6] Ndërmarrje të mëdha (mbi 10 punëtorë)

1051 108519 57 10.2

Totali 61859 190286 100 17.8 Punëzënia e përgjithshme në vend

1068000 100

Burimi: INSTAT

9

Page 10: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

G r a f ik u 2 .3 : P je s a e s e c i l i t g r u p n d ë r m a r r je s h n ë to ta l in e p u n ë z ë n ie s n ë

s e k to r in p r iv a t jo b u jq ë s o r , 2 0 0 1

2 7 %

1 6 %5 7 %

n jë p u n o n jë s

2 -1 0 p u n o n jë s

m b i 1 0p u n o n jë s

Sidoqoftë, për të analizuar lidhjen midis zhvillimit të sektorit privat dhe zgjerimit të mundësive të punësimit, sidomos për shtresat e varfëra të popullsisë, dë të ishte më i nevojshëm një vështrim më mikroekonomik, më shumë i orientuar në rajone të veçanta, në qytete të veçanta. Sipas treguesve zyrtarë, në qoftë se niveli i përgjithshëm i papunësisë në vitin 2000 ishte xxx%, në rrethe të tilla si ai i Kurbinit, xxx norma e paunësisë arrinte në xxx%. Xxxx Më tej, fshati është përjashtuar nga treguesit zyrtarë të papunësisë. Po madhësia shumë e vogël e fermave në fshat dhe ngarkesa gjithashtu shumë e vogël ha/peson, sugjerojnë një nivel të lartë të papunësissë së fshehtë në zonat rurale. II.2 Sektori privat dhe konsumatori Zhvillimi i sektorit privat së bashku me hapjen ekonomike të Shqipërisë janë shoqëruar me efekte të rëndësishme për konsumatorin shqiptar. Në qoftë se në sistemin e kaluar hendeku midis nevojave të njerzve dhe mundësive të plotësimit të tyre bëhej ç’mos të mbushej duke mbajtur nën presion dhe duke ngushtuar rrethin e nevojave nëpërmjet përpjekjeve për "Lejfenizimin" e njerëzve me anë të instrumenteve ideologjikë, hapja ekomomike e Shqipërisë dhe zhvillimi i sektorit privat u shoqëruan me një zgjerim shpërthyes të rrethit të nevojave. Tashmë qytetari shqiptar pretendon për komoditete jetese që gjithsesi mund të krahasohen me ato të vendeve përrreth. Në këtë prirje përafrimi duket se nuk ka rrugë kthimi prapa. Pyetje për diskutim: a) Me çfarë efektesh shoqërohet prirja kaq e fortë e rritjes së nevojave? (Pikënisje për diskutim:

Para së gjithash me përpjekjet e çdo familjeje për rritjen e mundësive për plotësimin e nevojave. Në kohën më të shkurtër të mundshme. Prirja ende e fortë për emigracion, në mjaft raste edhe me kosto shumë të lartë, është shprehje e forcës nxitëse të rritjes së nevojave.)

b) Forca nxitëse e rritjes së nevojave a është përkthyer edhe si forcë nxitëse e rritjes ekonomike? c) Emigracioni dhe inisiativa sipërmarrës janë zhvilluar si zëvendësues apo plotësues të njëri

tjetrit? (Apo edhe njëra edhe tjetra, për shembull, në fillim zëvendësues dhe pastaj plotësues?) d) Në çraport ka qënë rritja e të ardhurave me rrijen e konsumit? Po me strukturën e tij? (Krahas

të ardhurave të prodhuara brenda vendit dhe që për një pjesë të mirë të periudhës kanë shënuar rritje edhe në terma realë, një nga faktorët kryesorë të rritjes së konsumit kanë qenë dërgesat e emigrantëve. Dërgesat e emigrantëve kanë ndikuar edhe në strukturën e konsumit. Ndryshimi i strukturës së konsumit është rezultat edhe i zgjerimit të spektrit të prodhimit dhe të shërbimeve nga ana e sipërmarrjes private.)

e) Ku shprehet zgjerimi i shërbimeve ndaj konsumatorëve?

Shembuj: • Shërbimi i komunikacionit • Shërbimi i transportit, etj.

f) A është shoqëruar zhvillimi i sektorit privat me zgjerimin e mundësisë së zgjedhjes për konsumatorin? Shembuj:

• Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe shërbimi i strehimit

10

Page 11: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

• Nevojat për ushqim, veshje dhe komoditetet e jetesës

g) Në çraport qëndrojnë rritja e mundësisë së zgjedhjes, pra shkallëzimi cilësor i mallrave mdhe shërbimeve me shkallëzimin e çmimeve? A imponon shkallëzimi i çmimeve mundësi më të ulëta zgjedhjeje për shtresat e varfëra të popullsisë? Shembuj: Veshjet, transporti.

III. Çfarë politikash dhe instrumentesh mbështesin zhvillimin e biznesit privat?

Megjithë rezervat ndaj statistikave zyrtare lidhur me peshën e sektorit privat jo bujqësor në PBB dhe në punëzënien e përgjithshme, nivelet relativish të ulta të këtyre treguesve, shifrat e larta të varfërisë absolute dhe asaj relative2, shtrirja veçanërisht shqetësuese e varfërisë në disa zona të vendit, aftësia e ulët konkurrencaiale e bisneseve vendase në tregjet ndërkombëtarë e pasqyruar edhe në nivelin shumë të lartë të defiçitit tregtar, flasin për nevojën e politikave më të studiuara e më rezultative për nxitjen dhe përkrahjen e bizneseve private dhe për të siguruar një shkallë më të lartë përfshirëse të rritjes ekonomike. Sikurse u tha më sipër, norma e krijimit e bizneseve të reja është relativisht e ulët. Po kështu, i ulët është edhe treguesi i investimeve të huaja direkte3. Çfarë mund të bëhet për përmirësimin e klimës së investimeve private? Çfarë lloj mbështetjeje mund dhe duhet t'i japë qeveria biznesit privat? III.1 Si mund të përmirësohet klima e investimeve private? Krijimi i një biznesi privat mund të realizohet vetëm nga sipërmarrja private. Është ekskluzivisht sipërmarrësi privat ai që do të vendosë në se do të hapë një biznes apo jo dhe në ç’degë do të investojë, i orientuar pikërisht nga tregu. A ka vend për rolin e shteti të në këtë mes? Shteti mund dhe duhet të ndihmojë në krijimin e një klime nxitëse për sipërmarrjen private. Në ç’mënyrë? Le ta shohim problemin nga pikëpamja e sipërmarrsit potencial. Çfarë llogarit një biznesmen përpara se t’i përvishet një sipërmarrjeje private? Ekzistencën e një tregu (dege) me një kërkesë të qëndrueshme, mundësisht në rritje, që

garanton të ardhura, pra dhe fitim të konsiderueshëm. A mund të jetë kjo një përgjegjësi e qeverisë? (Jo. Drejtpërdrejt ajo është përgjegjësi e sipërmarrësit. Megjithatë qeveria mund të ndihmojë nëpërmjet marrjes përsipër dhe nxitjes së përpunimit dhe përhapjes së një informacioni adeguat. Informacioni bazë lidhur me prirjet e zhvillimit të tregut, prirjet e zhvillimit të ekonomsë në përgjithësi dhe të degëve të caktuar në veçanti, duhen konsideruar si e mirë publike. Në këtë mënyrë qeveria kontribuon në një alokim efiçent të burimeve. Është përgjegjësi e qeverisë të sigurojë akses sa më të gjerë në të. Për më tepër, është përgjegjësi e qeverisë saktësia e informacionit bazë të prodhuar nga institucionet e saj. Së fundi, qeveria mund të kontribuojë në nxitjen e krijimit të qendrave të specializuara këshilluese të biznesit. Si është gjendaja në këtë drejtim? Ç’probleme ka dhe ç’mund të behet më shumë dhe më mirë?)

Ekzistencën e një tregu me shkallë të lartë lirie hyrjeje. Kjo nënkupton që për hyrjen në treg të

ketë sa më pak pengesa ekonomike dhe legale. Pengesat ekonomike nënkuptojnë monopolizimin, në shkallë të caktuara, të tregjeve përkatëse. Është përgjegjësi e qeverisë të sigurojë kushte konkurrenciale në treg, duke mos lejuar monopolizimin e tyre. Si është situata në tregjet shqiptare në këtë drejtim? Sa i artë, i plotë dhe veprues është ligji mbi konkurrencën

2 Spas GPRS, xxxxxxxxxxx 3 Sipas EBRD, Investimet e huaja direkte për periudhën 1992-2001 kanë qenë përkatësisht xxxxxxxxx 11

Page 12: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

dhe ligji antimonopol? A janë të mjaftueshme kapacitetet institucionale pranë Ministrisë së Ekonomisë për të bërë të detyrueshëm zbatimin e këtyre ligjeve?

Ekzistencën e rregullave të qarta të lojës në treg. Formalizimi i transaksioneve tregtare është

në interes të vetë palëve në transaksion. Në këtë mënyrë ulet ndjeshëm risku i biznesit. Në ç’masë rregullohen transaksionet tregtare te ne me anë të kontratave të formalizuara? Si duhen bërë ato të detyrueshme? Zgjidhja e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore bëhet e domosdoshme kur nuk ka rugë tjetër. Gjithsesi ajo është e kushtueshme. Zgjidhja jashtëgjyqësore e tyre do të ishte e preferuar nga kjo pikëpamje. Çfarë mekanizmash veprojnë për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve?

Qartësinë e të drejtave të pronësisë, e cila përbën një faktor tjetër që konsideron sipërmarrësi.

Përgjegjësia e institucioneve shtetërore në këtë drejtim është e plotë. Zvarritjet dhe paqartësitë lidhur me rikthimin e pronave ish pronarëve është një kosto e lartë që qeveria i ka imponuar biznesit.

Mundësitë e financimit të investimit, që përbëjnë një nga proekupimet kryesore të

sipërmarrësit. Natyrisht, gjetja e ruugës së financimit është përgjegjësi e sipërmarrësit. Përgjegjësi e qeverisë nuk është të financojë biznesin privat. Përgjegjësi e qeverisë dhe e institucioneve të tjera të lidhura është të nxisë krijimin e një klime të përshtatshme për veprimtarinë e institucioneve private financiare dhe për uljen e kostos së investimit. Shkalla e kreditimit të investimeve është shprehje e shkallës së dinamizmit të ekonomisë.

• Si është situata e finacimit të investimit në Shqipëri? ((1) Ka një shkallë të lartë vetfinacimi. (2) Ka një shkallë ende relativisht të lartë të financimit informal, pavarësisht nga përvoja e hidhur e skemave piramidale. (3) Ka një nivel të ulët kreditimi nga ana e institucioneve bankare.

• Pse është i ulët niveli i kreditimit nga ana e institucioneve bankare? (1) Është i ulët disponibiliteti i kapitalit nga ana e institucioneve financiare? (Jo. Të dhënat tregojnë të kundërtën. Treguesi i raportit kredi-depozita për sistemin bankar në tërësi është mjaft i ulët. xxxxxx . treguesi i depozitimeve të bankave të nivelit të dytë në banka të huaja është mjaft i lartë. Të dy këta tregues flasin për mundësi të pashfrytëzuara kreditimi) (2) Është e ulët kërkesa për kredi? (Pjesërisht. Afro gjyma e të intervistuarve në vrojtimin e organizuar nga ministria e Ekonomisë në korrik 1999 shprehen se pengesë kryesore për marrjen e kredive bankare janë normat e larta të interesit apo kushtet e tjera të kredidhënies, si kërkesa e lartë për kolateral, etj. Nga ana tjetër, në uljen e kërkessë për kresi ndikon edhe përdorimi i mënyrave të tjera të financimit, sikurse ndodh me firmat e ndërtimit. Sidoqoftë, situata e kërkesës për kredi nuk mund të shpjegojë plotësisht gjendjen e kredidhënies. Në çdo rast, kërkesa për kredi është mjaft më e lartë se kredidhënia. Xxxxx. (3) Është oferta e kredive e ulët? (Pjesërisht. Mënyrat alternative të investimit, sidomos blerja e bonove të thesarit, paraqiten më ftim prurëse për bankat, të paktën me më pak risk. Risku i kreditimit, sidomos për degë dhe rajone të caktuara, konsiderohet ende i lartë nga bankat. Shumë biznesmenë, për arsye të ndryshme, nuk garantojnë besueshmëri të plotë te bankat. Shtrirja territoriale e institucioneve bankare, megjithë hapat e bëra kohet e fundit, është ende mjaft e kufizuar. Banka e Kursimeve, që ka një shtrirje të gjerë, faktikisht nuk vepron si institucion kredie.)

• Çfarë mund të bëjë qeveria (apo institucionet e tjera të lidhura) për të nxitur financimin e biznesit? (1) Subvencionim të drejtpërdrejtë? (Si rregull jo. Drejtpërdrejt qeveria mund dhe duhet të financojë për infrastrukturën që i shërben ekonomisë në tërësi). (2) Kreditim të drejtpërdrejtë? (Përsëri jo.) (3) Garantim i kredive të SME? Sigurim nga risku politik? (Është parashikuar ngritja e Fondit të Garantimit të Kredive4 dhe riaktivizimi i Fondot të Zhvillimit në favor të SME-ve. Do të ishte sipërmarrje e vështirë, me rezultat të pasigurtë.) (4) Përpjekje për uljen e nivelit të riskut nëpërmjet ritjes së sigurisë në vend? Përpjekje për krijimin e kushteve për shtrirjen e

4 Startegjia afatmesme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 12

Page 13: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

institucioneve financiare në gjithë territorin e vendit? Orientimin e politikave monetare drejt uljes së kostos së investimit? Përpjekje për orientimin e linjave të kreditit të institucioneve financiare, të vendit apo ndërkombëtare, drejt financimit të SME? Përpjekje për krijimin e një tregu kapitali efektiv? (Po, sikurse dhe politika të tjera të ngjashme).

Kostot e zbatimit të procedurave për regjistrim dhe licensim. Këto kosto janë në përpjestim të

zhdrejtë me madhësinë e ndërmarrjes. Ato rëndojnë më shumë në ndërmarrjet e mesme e të vogla, e sidomos në mikrobizneset. Ato janë të gërshetuara me shfaqje të korrupsionit, që hasen në të gjitha hallkat e sistemit. A mund të thjeshtohen ato më tej, sidomos për SME dhe mikrobizneset? Sidomos procedurat e riregjistrimit? A nuk është e mundur që një pjesë e “vërtetimeve” të kalojnë direkt nga institucionet përkatëse në ato tatimore, duke e çliruar subjektin nga kjo kosto?

III.2 Çfarë lloj mbështetjeje mund dhe duhet t'i japë qeveria biznesit privat? Përgjithësisht, qeveria mund të ndikojë në përmirësimin e klimës së investimeve dhe në zhvillimin e biznesit privat, sidomos SME, (I) përmes vendosjes së një sistemi rregullator të përshtatshëm, të qartë e të qëndrueshëm dhe zbatueshmërisë së njëjtë dhe korrekte të tij, duke eliminuar konkurrencën e pandershme dhe presionin që vjen nga ekonomia informale; (II) përmes përpjekjeve rigoroze për thellimin e reformave, veçanërisht atyre institucionale; për lehtësimin e kostove burokratike dhe goditjen e dukurive të korrupsionit; për goditjen e trafiqeve ilegale dhe kufizimin e informalitetit në ekonomi; (III) Përmes investimeve për përmirësimin e infrastrukturës ekonomike (IV) përmes mbështetjes së krijimit të një rrjeti efiçent informues e këshillues për biznesin; (V) përmes mbështetjes së programeve trainuese për SME-të, veçanërisht për bizneset e reja; (VI) përmes nxitjes së kreditimit të SME. Në mënyrë të veçantë, një zhvillimi pozitiv dhe përfshirës i sektorit privat do të kërkonte një orientim më të mirë të politikave mbështetëse pikërisht atje ku ekzistojnë dhe problemet më të mëdha, në zonat e varfëra dhe shtresat e varfëra. Politikat mbështetëse duhet të synojnë në mobilizimin e burimeve komunitare të zhvillimit nëpërmjet përfshirjes së shtresave të varfëra. Realizimi i këtij synimi do të kërkonte një angazhim serioz të pushtetit vendor në hartimin dhe zbatimin dhe zbatimin e këtyre politikave.

IV. Si mund të rriten përfitimet për të varfërit nga rritja e biznesit privat?

IV. 1 Rritja e mundësive të përfshirjes në aktivitetin ekonomik

• Politika aktive të punëzënies? (Duhet pranuar kufizueshmëria e tyre. Vuajnë nga joefektiviteti dhe inefiçenca. Fondet përkatëse mund të orientohen më mirë në trajnim dhe ritrajnim profesional. Mund të bëhen përpjekje për nxitjen e krijimit të kolegjeve komunitare sipas përvojës amerikane, të cilët, përveç shkollimit me orientim praktik, profesional të brezit të ri, mund të lidhen shumë mirë me komunitetitn për programe kualifikimi dhe rikualifikimi). • Mikrokreditimi? (Megjithë efektet modeste, po provohet të jetë efiçent dhe shumë mirë i orientuar drejt shtresave në nevojë. Gjithashtu, në disa raste po provohet edhe si një instrument i nxitjes së bashkërendimit të përpjekjeve dhe forcave të grupeve të njerëzve për krijimin e bizneseve të përbashkëta. Po ndihmon në identifikimin më të mirë të interesave komunitarë).

13

Page 14: ZHVILLIMI I SEKTORIT PRIVAT - …siteresources.worldbank.org/INTALBANIA/Resources/Private_Sector... · Ekonomia informale është e vështirë të matet. Kjo bën të nevojshme përdorimin

14

IV.2 Ofrimi i shërbimeve nga sektori privat Inisiativa private po depërton edhe në shërbimet jetike ndaj popullsisë, si shërbimet shëndetësore, arsimi, transporti, strehimi, etj. Në disa prej tyre, si strehimi dhe deri diku edhe transporti, inisiativa private ka fituar rol dominant. Në arsim po rritet roli i inisiativës private, së fundi edhe në arsimin e lartë. Në shëndetësi, përparim të rëndësishëm kanë shënuar ato shërbime që vihen në lëvizje nga inisiativa private, si shërbimi dentar, etj. Më “rezistente” ndaj inisiativës private kanë qenë furnizimi me energji dhe furnizimi me ujë, që janë edhe sektorët më problematikë të shërbimeve. Kostoja e dobësive të këtyre sektorëve rëndon veçanërisht mbi shtresat e varfra. Megjithëse të dy këta sektorë kërkojnë rregullim nga shteti, përfundimisht kurimi i tyre do të kërkojë ndërhyrjen e inisiativës private. Probleme serioze paraqet edhe sektori shëndetësor, pikërisht në ato shërbime ku inisiativa private ka ecur me ngadalë. Çfarë do të sillte privatizimi i mëtejshëm i shërbimeve shëndetësore? Në çfarë raporti është privatizimi (mosprivatizimi) me korrupsionin në këtë sektor? Çfarë roli duhet të ruajë apo të forcojë shteti? Literatura

Strategjia afatmesme për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Katarina Ott, The Underground Economy in Croatia, occasional paper No. 12, March 2002)

Buletine statistikore të INSTAT

Raporte të bankës së Shqipërisë

Raporte të EBRD, 200, 2001

Strategjia për Zhvillimin Ekonomik e Shoqëror (GPRS)

Rezultatet e Anketës së Nivelit të Jetesës tetor 1998, INSTAT

World Bank, Transition, the First Ten Years