Transcript
Page 1: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE

NË SHQIPËRI

Page 2: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Ky publikim është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Transparency International Albania dhe nuk mund të merret në asnjë rast se reflekton pikëpamjet e Bashkimit Europian.

Page 3: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Faqe 1Transparency International Albania

Përshkrim i projektit Advocacy and Legal Advice Centre

Qëndra e Këshillimit Ligjor (Advocacy and Legal Advice Centre - ALAC), është një projekt i Transparency International Albania, i financuar nga Komisioni Europian. Krijimi i kësaj qëndre ka ardhur nga nevoja për të përmirësuar nivelin e njohurive të qytetarëve mbi sfidat, që hasin gjatë përballjes me korrupsionin e përditshëm, si edhe për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me mekanizmat për të luftuar korrupsionin në nivelet legjislative dhe institucionale.

Përme shërbimeve që ofron, qendra ka si qëllim të adresojë në mënyrë parandaluese çështjet që rrjedhin nga aktet korruptive që ndodhin në një gamë të gjerë të segmenteve të sektorit publik, duke i ofruar viktimave dhe dëshmitarëve informacion lidhur me mënyrat e përgjithshm edhe ato specifike të ndërhyrjes për zgjidhjen e rastit konkret të prezantuar.

Nëpërmjet aktivitetit të saj, qëndra synon:

• dhënien e mundësisë për qytetarët, që të marrin pjesë aktive në luftën kundër korrupsionit, duke u ofruar atyre këshillim dhe konsulencë juridike (pa pagesë) në mbështetje të përpjekjeve të tyre për të ndjekur dhe denoncuar aktet e korrupsionit, të kryera nga institucionet publike ose zyrtarët e tyre;

• rritjen e aftësisë dhe gatishmërisë së institucioneve publike për të pranuar dhe vepruar në rastet e ankesave të lidhura me korrupsionin;

• rritjen e besimit publik në institucionet shtetërore dhe arritjen e përmirësimeve sistematike (legjislative, administrative dhe institucionale) në luftën kundër korrupsionit.

Ekipi i ekspertëve ligjorë ofron :

Økëshillim ligjor falas lidhur me të drejtat e qytetarëve në raste të sjelljes korruptive

të zyrtarëve publikë;

Øinformacion mbi mundësitë e ofruara nga legjislacioni në fuqi për denoncimin dhe

reagimin ndaj akteve të korrupsionit;

Øinformacion mbi autoritetet administrative përgjegjëse për rastet përkatëse;

Øasistencë ligjore dhe ndihmë në mbledhjen e informacioneve të nevojshme për

zgjidhjen e konflikteve administrative.

Nga sa më sipër, Ligji Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare”, është një nga instrumentat kryesore ligjore për Transparency International Abania, në ndërveprimin me administratën publike për të marrë informacion mbi çështjet e ndryshme të prezantuara nga qytetarët, duke shërbyer kështu si një ndërmjetës në zgjidhjen e tyre.

Page 4: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Faqe 2 Transparency International Albania

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Transparenca dhe e drejta e informimit.

Për një qeverisje të mirë dhe demokratike transparenca përbën një nga elemntët thelbësorë që duhet të garantohen për të gjithë qytetarët. Transparenca nënkupton ndarjen e informacionit si edhe ushtrimin e veprimtarisë së institucioneve në mënyrë të hapur me publikun. Aksesi i lirë ndaj informacionit luan një rol kyç në promovimin e transparencës dhe në parandalimin e korrupsionit, dhe si i tillë institucionet shtetërore duhet ta ofrojnë atë në kohë dhë në mënyrë të plotë për qytetarët, me qëllim që të garantojnë një përdorim sa më efektiv të tij. Gatishmëria në dhënien e informacionit nga institucionet e administratës publike rrit përgjegjshmërinë e tyre në shërbimin ndaj qytetarëve.

Një nga mjetet më të rëndësishme ne realizimin e kësaj të drejte është ekzistenca e një legjislacioni të mirë dhe zbatimi efektiv i tij në praktikë. Ndërkohë që situata duket më optimiste për sa lidhet me ekzistencën e akteve ligjore që garantojnë këtë të drejtë, akoma edhe më shumë angazhim dhe vullnet nevojitet nga institucionet publike për zbatimin e tij në praktikë. Nga njëra anë kjo nënkupton garantimin e kësaj të drejte për qytetarët në çdo rast*, pa u kushtëzuar në motivimin apo arsyetimin e qëllimit të kërkesës së tyre, dhe nga ana tjetër nënkupton parashikimin dhe zbatimin e sanksioneve në rastet e pajustifikuara të mohimit të kësaj të drejte. Ndër elementët kyç që duhet të përmbajnë dispozitat ligjore që lidhen me të drejtën e informimit mund të përmendim:

o garantimi i të drejtave për qytetarët, që të jenë plotësisht të realizueshme;

o të sigurojë qasje jo vetëm në informacion, por edhe në të dhënat zyrtare të institucioneve;

o të përcaktojë qartë rastet e kufizimit apo përjashtimit nga kjo e drejtë;

o të garantojë të drejtën e ankimit;

o të nxisë eleminimin e “kulturës së sekretit” në veprimtarinë e administratës publike.

Mungesa e transparencës kontribuon në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin e korrupsionit, për pasojë duhet kushtuar një vëmendje e madhe në përballjen me faktorë të ndryshojmë që nxisin një tendencë të tillë. Ndër këta faktorë mund të rendisim:

1. Mungesën e një dialogu efektiv midis qytetarëve dhe administratës

2. Mungesën e garancive për sigurimin e një distance midis partive politike dhe strukturave shtetërore apo interesave publike;

3. Ambiciet personale dhe sjelljet abuzive të administratës përkundrejt pronës publike dhe asaj private;

* Neni 3 i LigjitNr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare”: Autoriteti publik është i detyruar të japë çdo informacion në lidhje me një dokument zyrtar, përveç rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe

Page 5: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Faqe 3Transparency International Albania

E drejta e informimit sipas legjislacionit shqiptar.

Në legjislacionin shqiptar e drejta e informimit garantohet nga :

vKushtetuta, në nenin 23 të saj:

1. E drejta e informimit është e garantuar.

2. Kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

3. Kujtdo i jepet mundësia të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive.

vKodi i Proçedurës Administrative (neni 13 ; neni 20)

Neni 13 Parimi i bashkëpunimit të administratës me personat privatë 1. Organet e administratës publike e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim të ngushtë me personat privatë duke: a) u siguruar personave privatë informacionin dhe sqarimet e nevojshme

Neni 20 E drejta për t’u informuar Të gjithë pjesëmarrësit në një procedurë administrative kanë të drejtë të marrin informacion dhe të njihen me dokumentet e përdorura në këtë procedurë, përveç rastevekurmeligjjanëvendosurkufizime. Edrejtaepërmendurnëparagrafin1tëkëtijnenimundtëushtrohetpersonalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar. Organi administrativ, që zhvillon procedurën administrative, është i detyruar t’u japë informacion pjesëmarrësve në procedurë edhe në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tyre.

vLigji Nr. 8503, datë 30.06.1999, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet Zyrtare”

Sipas këtij ligji çdo person fizik apo juridik, vendas apo i huaj ka të drejtë :

ütë kërkojë informacion për “dokumentet zyrtare”, që kanë të bëjnë me veprimtarinë e organeve shtetërore dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore, pa qenë i detyruar të shpjegojë motivet për të cilat e kërkon një informacion të tillë.

ütë kërkoje informacion për të dhënat vetjake (të mbajtura në një dokument zyrtar) të personave që kryejnë funksione shtetërore, për aq sa këto lidhen me cilësi të kërkuara nga ligji për personat që i ushtrojnë këto detyra.

üka të drejtë të njihet me dosjet dhe regjistrat e administratës (përveçse kur ndalohet shprehimisht nga ligji).

Page 6: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Faqe 4 Transparency International Albania

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Lidhur me mënyrën apo formën e kërkimit të informacionit ligji nuk përcakton ndonjë detyrim. Kështu qytetarët mund ta kërkojnë informacionin duke paraqitur një kërkesë të thjeshtë me shkrim nëpërmjet postës apo dorazi, ose në mënyrë verbale pranë institucionit përgjegjës. Sipas ligjit informacioni jepet pa pagesë nga administrata publike, përveç rastit kur kjo gjë ka shpenzime, atëherë institucioni mund të vendosi tarifa të përcaktuara paraprakisht. Ndërsa për sa lidhet me formën e dhënies së informacionit, ligji parashikon detyrimin e administratës për të dhënë përgjigje me shkrim ose kopje të dokumentave të kërkuara. Në rastin kur ekziston mundësia e dhënies së informacionit në ndonjë formë tjetër (psh: verbale), kjo mund të bëhet vetëm nëse për këtë merret pëlqimi me shkrim i personit që kërkon informacionin.

Përveç rastit kur informacioni jepet me kërkesën e një personi, ligji parashikon detyrimin e institucionit për të bërë publike dhë për të shumëfishuar dokumente që lehtësojnë informimin e publikut për:

a) vendndodhjen e organeve qendrore dhe vendore, vendet, si dhe emrat e punonjësve nga të cilët publiku mund të marrë informacion, të paraqesë kërkesa apo të marrë përgjigje;

b) rregullat, procedurat dhe mënyrat se si mund të merren formularët e ndryshëm, shpjegime për qëllimin dhe përmbajtjen e tyre apo të dokumenteve dhe të vërtetimeve të nevojshme për plotësimin e formularëve;

c) rregullat e përgjithshme ligjore, sipas të cilave vepron autoriteti publik, politikat e përgjithshme, që zbaton autoriteti publik, si dhe ndryshimet e bëra në to;

ç) shpjegimet e detajuara për metodat dhe procedurat e punës së autoritetit publik.

Si rregull autoriteti publik, që nënkupton çdo organ të administratës shtetërore në nivel qëndror apo lokal , si edhe entet publike, janë të detyruar të japin çdo informacion në lidhje me një dokument zyrtar, përveç rasteve kur me ligj parashikohet ndryshe. Rastet në të cilat kufizohet kjo e drejtë e qytetarëve për të marrë informacion janë:

ØKur informacioni i kërkuar cënon të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale të një personi tjetër.

ØRastet e dokumentave që me ligj klasifikohen si sekret shtetëror.

Në një situatë të tillë autoriteti shtetëror është i detyruar të njoftojë me shkrim kërkuesin për arsyet dhe bazën ligjore që nuk lejojnë dhënien e informacionit.Autoriteti publik vendos për mospranimin e plotë ose të pjesshëm të kërkesës brenda 15 ditëve nga depozitimi i saj. Në rastin e mospranimit të kërkesës, përgjigjja negative, e plotë ose e pjesshme, jepet e arsyetuar, me shkrim nga autoriteti publik (neni 10).

Ligji përcakton se afati për plotësimnin e kërkesës është 40 ditë, me mundësinë e shtyrjes në rast të pamundësisë për plotësimin e kërkesë brenda këtij afati. Megjithatë ky afat shtyrjeje nuk mund të jetë më shumë se 10 ditë pas përfundimit të afatit të mëparshëm 40 ditor dhe është pa të drejtë ripërsëritje.

Si përfundim ligji parashikon edhe mundësine e ankimit në ratin e mohimit të kësaj të drejte. Ankimi bëhet duke ndjekur rregullat e ankimit të përcaktuara në Kodin e

Page 7: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Faqe 5Transparency International Albania

Proçedurës Administrative, sipas të cilit ai i drejtohet organit nga i cili është kërkuar informacioni apo organit epror të tij. Pas ezaurimit të këtyre mundësive, atëherë individi mund t’i drejtohet gjykatës për të detyruar institucionin të japë informacionin e kërkuar, si edhe të shpërblejë për dëmin e shkaktuar nga ky veprim i tij.

Ligji, gjithashtu, njeh edhe mundësinë e ankimit tek Avokati i Popullit, meqënese ai ngarkohet për zbatimin e tij. Megjithatë duhet përmendur se akti administrativ i nxjerrë nga Avokati i Popullit për këto raste nuk ka fuqi detyruese ndaj institucionit që ka mohuar të drejtën e informimit, dhe si i tillë mbetet në trajtën e rekomandimit.

Kështu, ligji ekzistues mbi të drejtën e informimit, krahas garancive që krijon në ushtrimin e kësaj të drejte, ka nevojë për rishikim, bazuar në praktikën e këtyre viteve, si edhe për plotësime në mënyrë që të përshtatet me nevojat e aktualitetit.

Page 8: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Faqe 6 Transparency International Albania

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Tryeza e diskutimit mbi të drejtën e informimit

Qendra e këshillimit ligjor e TIA-s në shqyrtimin e ankesave të ardhura nga qytetarë të ndryshëm, krahas dhënies së konsulencës ligjore, i drejtohet dhe organeve të administratës ose gjykatës për marrjen e një informacioni zyrtar rreth tyre. Nisur nga kjo, duke parë numrin e kërkesave për informacion për të cilat ishte marrë përgjigje ose jo, si në rastin kur këto kërkesa ishin bërë nga qytetarët apo nga zyra, në dhjetor u organizua një tryezë diskutimi mbi këtë temë. Objektivat kryesore të kësaj tryeze ishin:

ØIdentifikimi i problemeve kryesore në zbatimin e Ligjit “Mbi të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;

ØDiskutimi me pjesëmarrësit mbi praktikat konkrete;ØNxjerrja e rekomandimeve për përmirësimin e ligjit aktual.

Pjesmarrës në këtë tryezë ishin përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile, si edhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme shtetërore, ndër të cilët përmendim: institucioni i Avokatit të Popullit, Komisioni i Shërbimit Civil, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Qëndra për Transparencë dhe Informim të Lirë, Unioni i Gazetarëve, Qëndra për Zhvillimin Demokratik të Institucioneve, Shoqata “MIS-AAR”, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA.Diskutimit i parapriu shfaqja e një prezantimi, i cili dha një tabllo mbi situatën e zbatimit të ligjit mbi të drejtën e informimit bazuar në rastet e ardhura pranë qendrës së këshillimit ligjor të TIA.Nga analizimi i informacionit të bazës së të dhënave të projektit ALAC, rezultoi se:

Ndër institucionet që i janë përgjigjur kërkesave për informacion më shpesh dhe brenda afateve ligjore mund të përmendim:

Zyrën Qendrore dhe Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë; Këshilli i Lartë i Drejtësise; Prokuroria e Përgjithshme; Avokati i Popullit; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Shëndetësisë; Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave; Proluroria e Përgjithshme; Bashkia e Tiranës; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Enti Kombëtar i Banesave etj. Ndër institucionet që shpesh nuk i janë përgjigjur kërkesave për informacion apo nuk kanë respektuar afatet ligjore për përgjigje mund të përmendim:

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale; Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë; Zyra e Përmbarimit Tiranë; Gjykata e Lartë; Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës; Ministria e Financave; Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Antikorrupsion; Drejtoria e Policisë etj.

Më poshtë paraqiten në mënyrë grafike të dhëna lidhur me zbatimin e Ligjit për të Drejtën e Infomimit nga institucionet në nivel qëndror ose lokal. **Shënim: Në institucionet e sipërpërmendura mund të jetë dërguar qoftë një ose disa kërkesa për informacion, shpesh dhë në mënyrë të përsëritur, pas kalimit të afatit 40 ditor për kthimin e përgjigjeve.

Page 9: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Faqe 7Transparency International Albania

ØVështrim i përgjithshëm mbi të gjitha kërkesat për informacion drejtuar institucioneve:

Me përgjigje = institucioni është përgjigjur brenda ose jashte afatit 40 ditorPa përgjigje = institucioni nuk ka kthyer asnjë përgjigje, as për refuzimin e kërkesës së bërë nga zyra

ØParaqitja grafike për mënyrën si janë trajtuar kërkesat për informacion nga disa prej institucioneve, me të cilat kemi patur kontakt:

Kërkesa drejtuar Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Page 10: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Faqe 8 Transparency International Albania

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndertimeve Informale

Bashkia e Tiranës

Agjencia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave

Page 11: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Faqe 9Transparency International Albania

Shembuj të disa rasteve konkrete prezantuar pranë qendrës së këshillimit ligjor

ZVRPP - Tiranë, që prej vitit 2007 i ka mohuar një qytetari informacion të plotë mbi gjëndjen juridike të një objekti, të cilin kërkonte ta regjistronte në emër të tij me cilësinë e trashëgimtarit ligjor të pronarit të mëparshëm. Ky ngërç ishte krijuar dhe si pasojë e disa gabimeve në regjistrimin e një vendimi gjykate të vitit 2005, situatë e cila nuk i ishte sqaruar qytetarit edhe pas kërkesave të shumta të tij. Me ndërhyrjen e zyrës sonë është bërë i mundur sqarimi i situatës dhe është marrë informacioni mbi proçedurat që duhet të ndërmerrte qytetari, në mënyrë që të regjistronte pas gati 6 vjetësh dy vendime për lëshimin e dëshmive të trashëgimisëe (2005 dhe 2007) dhe të pajisur me çertifikatë pronësie.

ALUIZNI - Tiranë: Në disa raste zyra i ka kërkuar informacion lidhur me fazën e proçesit të legalizimit të një objekti të caktuar, meqënëse ky informacion nuk i është dhënë qytetarëve pas ushtrimit të së drejtës ligjore për informim. Për këto kërkesa nuk është marrë asnjë përgjigje, madje dhe në rastet kur në bazë të përcaktimeve të ligjit i kemi kërkuar ALUIZNI-t pezullimin e proçedurave, meqënëse prona ka qenë objekt i një konflikti gjyqësor, nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për masat që janë marrë në përmbushje të detyrimeve ligjore.

Komisioni Vendor i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë - Prefektura Tiranë: Zyra i ka evidentuar vonesa në vendimmarrje lidhur me vlerësimin e titujve të pronësisë të një qytetari, si edhe ka kërkuar informacion për fazën e shqyrtimit të kësaj kërkese, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje edhe pse informacioni i kërkuar nevojitej si provë në një proçes gjyqësor.

Rasti i një gazetari pranë Gazetës Shekulli: Gazetari, në muajin korrik 2011, i ka dërguar një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë (DPP), ku ka kërkuar të njihet me dokumentacionin e mbajtur gjatë proçedurave të tenderit për blerjen e uniformave të policisë. Pas një muaji ka marrë një përgjigje nga ky institucion ku i shpjegohej proçedura e tenderit, por nuk i ishte dhënë asnjë nga informacionet dhe dokumentat e specifikuara në kërkesën e gazetarit. Pas kësaj shkrese është ripërsëritur kërkesa, duke u cituar ligji për informim dhe ligji për prokurimin publik, që i njeh subjekteve të drejtën për të marrë informacion, bashkangjitur dhe një praktikë e mëparshme e suksesshme me këtë institucion. Përgjigja që erdhi ng DPP ngarkonte më detyrimin për të dhënë këtë informacion Agjencinë e Prokurimit Publik, e cila pas kërkesës së dërguar nga gazetari informon se sipas ligjit këtë detyrim e ka DPP, duke qënë autoriteti kontraktues në këtë proçedurë tenderi. Kështu kërkesat ndaj DPP kanë vazhduar, por përgjigjet kanë qënë negative, duke kaluar përgjegjësinë nga DPP tek Agjencia e Prokurimeve, veprim ky i pabazuar me ligjin për Prokurimet dhe Ligjin për Informimin mbi Dokumentet Zyrtare. Edhe pse është kërkuar dhe ndihma e Avokatit të Popullit, i cili ka dalë më një rekomandim për rastin konkret, sërsish për disa muaj nuk ka patur asnjë reagim dhe asnjë përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Pas ripërsëritjes së kërkesave të gazetarit dhe zyrës sonë, është arritur marrja e disa prej dokumentave të kërkuara prej tij, por ky dokumentacion nuk ka qënë i plotë.

Page 12: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Faqe 10 Transparency International Albania

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Nga analizimi i rasteve të paraqitura pranë TIA-s, si edhe nga diskutimet e pjesëmarrësve në këtë takim mund të evidentojmë këto problematika në zbatimin e ligjit për informim:

üQytetarët nuk kanë informacion të mjaftueshëm mbi të drejtën për informim dhe afatet ligjore për të marrë përgjigje për kërkesat e tyre;

üQytetarët preferojnë të drejtohen direkt pranë zyrave të institucioneve, pasi hasin vështirësi dhe pengesa burokratike për hartimin e kërkesave për informacion;

üShpesh vihet re moskorrektesa dhe mungesa e punonjësve në vendin e punës dhe papërgjegjshmëria në zbatimin e ligjit;

üPërgjithësisht punonjësit e administratës nuk e konsiderojnë ligjin për informimin si një nga ligjet më të përdorura më shpesh në kontaktet e tyre me qytetarët, duke i dhënë më tepër vëmendje ligjit që rregullon veprimtarinë e institucionit;

üRezulton së një pjesë e punonjësve nuk kanë informacion të mjaftueshëm për ligjin për informimin dhe për afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve.

Page 13: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Faqe 11Transparency International Albania

Rekomandimet e dala nga kjo tryezë janë:

1. Informimi i vazhdueshëm i qytetarëve mbi dispozitat ligjore që u garantojnë marrjen e informacionit mbi dokumentet zyrtar edhe proçedurat që duhet të ndjekin për realizimin e kësaj të drejte;

2. Informimi i vazhdueshëm i punonjësve të administrates dhe monitorimi i sjelljes së tyre, për sa lidhet me ndjekjen e proçedurave dhe respektimin e afateve ligjore për dhënien e informacionit;

3. Nxitja e profesionalizmit për të përmirësuar cilësinë dhe formën e dhënies së informacionit për qytetarët;

4. Forcimi i kapaciteteve të administratës për të përmbushur më së miri detyrimet me të cilat i ngarkon ligji për informimin;

5. Përmirësimi i kuadrit ligjor aktual në këto aspekte:

§ Sanksionimi i detyrimit për punonjësit e administrates që t’u japin qytetarëve informata dhe ndihmë se si dhe ku mund të parashtrohen kërkesat e tyre, kur këto janë në kompetencë të një organi tjetër ;

§ Sanksionimi shprehimisht në ligj i rasteve kur ndodhemi para kufizimit të së drejtës për të marrë informacion;

§ Rishikimin e afateve për dhënien e informacionit (40 ditë), duke patur parasysh dhe praktikat e rajonit ku: Kosova 15 ditë, Maqedonia 30 ditë, Serbia 15 ditë;

§ Përcaktimi i një autoriteti / institucioni, vendimet e të cilit të kene fuqi detyruese kur bëhet fjalë për marrjen e masave administrative dhe ndëshkimin e rasteve të shkeljes së dispozitave ligjore mbi të drejtën e informimit.

***Shënim: Pas këtij aktiviteti, disa organizata të shoqërisë civile si: Transparency International Albania, Fondacioni OSFA, Qëndra për Studime Parlamentare, Instiutit Shqiptar i Medias dhe Qendra për Çështjet e Informimit Publik kanë bashkëpunuar për të lobuar në ndryshimin dhe përmirësimin e ligit aktual mbi të drejtën e informimit, duke u mbështetur në përpjekjet e bëra ndër vite në këtë drejtim. Pas pjesmarrjes së tyre në disa aktivitete, me konkludimin e hartimit të një dokumenti teknik nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, OSFA dhe Institutit për Studime Publike dhe Ligjore mbetemi në pritje të shfrytëzimit praktik të këtij dokumenti nga autoriteti ligjvënës, për të përmbyllur me sukses përpjekjet disa vjeçare për garantimin e së drejtës së informimit.

Page 14: e drejta e informimit për dokumentet zyrtare në shqipëri

Faqe 12 Transparency International Albania

E DREJTA E INFORMIMIT PËR DOKUMENTET ZYRTARE NË SHQIPËRI

Transparency International AlbaniaBul. “GjergjFishta”, Projekt 2000, Kulla V(blu), Kati 2, Nr.6, TiranëTel: +355 42 267 457E-mail: [email protected]


Recommended