2
Financuar nga:
CRCA/ DCI SHQIPËRI
Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri
Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri
Tel: + 355 4 2242264
E-mail: [email protected]; [email protected]
Lexoni në brendësi:
Editorial Fq. 3
Vizita e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës në
Bashkinë Tiranë Fq. 6
Lidershipi i të Rinjve të Tiranës Konsulton Publikisht
Manifestin Rinor Fq. 7
Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Nëntor 2012 Fq. 9
Një MANIFEST për Rininë Shqiptare Fq. 11
Shkrim nga Lutjona Lula “Brezi i Kafeve apo Brezi pa
Hapësira Publike” Fq. 12
MANIFESTI RINOR Fq. 14
3
Editorial
Lidershipi i të Rinjve të Tiranës është një iniciativë e projektit “TIRANA, QYTETI IM – ZËRI IM”, një projekt
i implementuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA, në partneritet
me Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë dhe me mbështetjen
financiare të Olof Palme International Center. Grupi rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës” përbëhet nga
të rinj që vijnë nga organizata rinore dhe nga forume politike rinore.
Lidershipi i të Rinjve të Tiranës këtë Dhjetor bën
pothuajse 1 vit. Ideja dhe diskutimet për
krijimin e grupit kanë filluar që në Janar të vitit
2012, por mbledhja e parë e grupit u realizua në
muajin Mars. Më tej grupi është takuar
pothuajse dy herë në muaj. Në takimet e grupit
të Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, ose
ndryshe të njohur dhe si LRT, diskutohen
vendimet që i përkasin mbarëvajtjes së projektit
në lobimin dhe advokimin për dëgjimin e zërit
të të rinjve. Përveç takimeve të përhershme
grupi i LRT ka marrë pjesë në një sërë
iniciativash e projektesh të iniciuara prej tyre.
Në këtë kontekst duhet përmendur arritja e tyre
më e madhe për këtë vit, hartimi dhe publikimi i
Manifestit të të Rinjve.
Gjatë këtij viti, grupi rinor ka ndjekur disa
trajnime, duke përmendur trajnimin mbi të
folurën në publik më 22-23 Maj si edhe
trajnimin mbi metodat e lobimit dhe avokimit
në Shtator të po këtij viti.
Njohuritë dhe eksperiencën e marrë nga këto
trajnime, secili nga të rinjtë i ka ndarë edhe
brenda grupimeve përkatëse. Të rinjtë e LRT
janë gjithmonë në lëvizje duke përmirësuar dhe
perfeksionuar aftësitë e tyre si lidera të rinj.
Edhe pushimet verore për LRT janë një mundësi
për trajnime të ndryshme, brenda dhe jashtë
vendit.
Gjatë verës me anëtarët e LRT si dhe me të rinj
të tjerë nga e gjithë Shqipëria u organizua
shkolla verore “Të Rinjtë dhe Pjesëmarrja në
Vendimmarrje” e organizuar në kuadër të
projektit “TIRANA, QYTETI IM – ZËRI IM”. Kjo
shkollë ofroi një kurikul interaktive duke
kombinuar trajnimet me punën në grup e
diskutimet si dhe aktivitetet e kohës së lirë dhe
plazhin. Shkolla verore i mundësoi grupit të LRT
të krijonin lidhje më të forta shoqërore dhe
rrjetëzim si edhe të pasuronin grupin me disa
anëtarë të rinj entuziastë.
4
Të rinjtë e LRT kanë kryer dy vizita studimore,
një në Kuvendin e Shqipërisë dhe një në
Bashkinë e Tiranës. Vizitat studimore kishin për
qëllim ti njihnin të rinjtë me institucionet,
mënyrën e funksionimit të tyre dhe të kishin
mundësi të vizitonin ambjente ku merren disa
nga vendimet më të rëndësishme për këtë grup.
Lidershipi i të Rinjve të Tiranës ka si detyrë
kryesore të monitorojnë punën e Këshillit
Bashkiak dhe mbi të gjitha vendimet që kanë të
bëjnë me të rinjtë. Monitorimi i vendimeve të
Këshillit Bashkiak ka qenë një sfidë për LRT, pasi
nuk janë lejuar të monitorojnë çdo mbledhje
me arsyetimin e mungesës së vendeve në
sallën e mbledhjeve.
Megjithatë në 6 mbledhje të monitoruara të
Këshillit Bashkiak 2 prej tyre janë monitoruar
edhe nga tre pjesëtarë të LRT.
Ndërkohë që angazhimi më i rëndësishëm i LRT
për këtë vit ka qenë Manifesti rinor. MANIFESTI
i të Rinjve është një dokument që përmbledh
kërkesat kryesore të të rinjve shqiptarë.
Manifesti është ideuar që me krijimin e grupit
dhe është përpiluar një draft i parë nga të rinjtë
e LRT. Më pas është konsultuar me të rinj,
forume dhe organizata rinore në të gjithë
vendin. Në muajin Nëntor u zhvillua një
konsultim publik i tij dhe në muajin Dhjetor, me
rastin e ditës së rinisë, u prezantua Manifesti
final.
Duke lënë pas një vit plot me punë, LRT ka
filluar të mendojë për vitin pasardhës. Ky
grupim rinor do të fillojë vitin 2013 duke lobuar
dhe avokuar me Manifestin e të rinjve për
përmbushjen e kërkesave kryesore të rinisë
Shqiptare. LRT është një bashkim i
përfaqësuesve të të rinjve nga organizata rinore
dhe forume rinore partiake, ku qëllimi kryesor
është interesi më i lartë i të rinjve.
5
Nëse je një i/e re shqiptar/e që aderon në një organizatë rinore apo në një forum rinor partiak dhe
kërkon të ndikosh për një realitet më të mirë për të gjithë bashkëmoshatarët shqiptar, të mirëpresim
në takimin e radhës në LRT.
Nga
Enida Bogdani
Lehtësuese e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës
UNE JAM LIDERSHIPI I TË RINJVE TË TIRANËS
Uniteti Rinor, Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë, Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, Lëvizja
Rinore për Integrim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike, Përtej Barrierave, Roma Active
Albania, Parlamenti Rinor, Aleanca Kuq & Zi, Forumi Rinor Partia Republikane, Partia Civile,
Rinia Aktive
6
Grupi rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës
realizoi një vizitë studimore në Bashkinë e
Tiranës, më datë 22 Nëntor, nën kujdesin e
Drejtorisë për Marrëdhëniet me Publikun.
Grupi rinor pati mundësinë të vizitonte nga
afër ambjentet ku realizohej pritja e
publikut, si dhe të njihej gjerësisht me
proçedurën e Bashkisë për pritjen e
qytetarit.
Znj. Manjola Sopoti, Përgjegjëse e
Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së
Qytetarit i njohu të rinjtë me punën e
Bashkisë dhe iu dha përgjigje pyetjeve
të tyre. LRT pati mundësinë të
vëzhgonte nga afër dhënien e kartave të
studentit si dhe proçedurën e aplikimit.
VIZITË STUDIMORE NË BASHKINË TIRANË
7
LRT shpreson që të kthehet për një vizitë
tjetër në Bashki, për ti prezantuar
Manifestin Rinor kryetarit të Bashkisë
Tiranë.
CRCA dhe Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes
së Grave dhe të Rinjve në Politikë, që ka si
mision avokimin për rritjen e pjesëmarrjes së
grave dhe të rinjve në politikë dhe vendim-
marrje, në bashkëpunim me grupimin rinor
“Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, organizoi më
datë 9 Nëntor 2012 Konsultimin Publik të
Manifestit Rinor.
Qëllimi i konsultimit ishte prezantimi dhe
diskutimi i gjerë publik i Manifestit Rinor me të
rinjtë, organizatat dhe forumet rinore, për të
sjellë shqetësimet reale të një prej grupeve më
të mëdha shoqërore, siç janë të rinjtë, në
vëmendjen e Qeverisë, institucioneve dhe
partive politike.
Manifesti Rinor është një dokument që
parashtron kërkesat kryesore të të rinjve,
evidentuar nga problemet dhe shqetësimet e
tyre. Ky Manifest është formuluar nga grupi
rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” dhe
është konsultuar më gjerë me organizata dhe
grupime rinore.
LIDERSHIPI I TË RINJVË TË TIRANËS KONSULTON PUBLIKISHT MANIFESTIN RINOR
8
Në pjesën e parë të takimit, përfaqësues të
“Lidershipit të të Rinjve të Tiranës” iu
prezantuan pjesmarrësve kërkesat e Manifestit
sipas pesë pikave të tij: Edukim gjithëpërfshirës
dhe cilësor; Përfaqësim rinor në vendimmarrje;
Punësim rinor; Hapësira Publike për të Rinjtë;
Shëndetësia për të Rinjtë.
Ndërsa pjesa e dytë e takimit u përqëndrua në
punë në grupe po sipas pesë pikave kryesore të
Manifestit, ku u diskutuan kërkesat e
parashtruara dhe u dol me sugjerime e
riformulim të tyre.
Synohet që drafti përfundimtar i Manifestit
Rinor, me të gjitha sugjerimet e dala nga
Konsultimi, t’u drejtohet të gjitha Partive
Politike, Parlamentarëve, Qeverisë dhe
Kryetarëve të Bashkive e Komunave në Shqipëri,
për të adresuar shqetësimet kryesore dhe
pritshmëritë që rinia ka dhe që partitë politike,
autoritetet e të zgjedhurit qëndrorë dhe
vendorë duhet ti kenë parasysh dhe të marrin
masa për ti plotësuar ato.
Në këtë Konsultim morën pjesë përfaqësues të
forumeve politike rinore si nga PS, PR, PDIU, AK,
LSI, PC, etj; organizatave dhe grupimeve rinore
si RVSH, Parlamenti Rinor, Përtej Barrierave,
Lëvizja Mjaft, Uniteti Rinor; aktivistë të
shoqërisë civile; përfaqësues të Bashkisë Tiranë;
KMD-së; përfaqësues të organizatave
ndërkombëtare; Medias, etj.
9
Një pjesëtar i stafit të CRCA-s dhe dy anëtarë të grupit rinor
“Lidershipi i të rinjve të Tiranës” morën pjesë si vëzhgues në
mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit Nëntor. Nisur nga
eksperienca e mbledhjes së mëparëshme, shkuam në mbledhje
30 minuta përpara zhvillimit të mbledhjes për të parë nëse ishte e
mundur të akomodohen tre persona për të vëzhguar mbledhjen
dhe gjetëm bashkëpunimin e stafit të Bashkisë Tiranë.
Në këtë mbledhje plotësohej
kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e saj. Mbledhja e Këshillit
Bashkiak u monitorua nga media dhe u transmetua live në
disa stacione kombëtare. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim
Basha, ishte prezent gjatë gjithë mbledhjes.
Në fillim u miratua rendi i ditës, që pati shumë ndërhyrje
edhe pasi u miratua. Por në vend që të kalohej tek miratimi i
p/vendimeve, kryebashkiaku ndau axhendën e aktiviteteve
të kryeqytetit për 100-vjetorin. Kjo shtyu rendin e ditës për rreth 30 minuta. Mbledhja u
shoqërua me shumë debate ndërmjet pozitës e opozitës dhe me komente të politizuara.
Në kuadër të prezantimit të axhendës së kryeqytetit për 100-vjetorin e pavarësisë, u diskutua
edhe emërtimi i shesheve dhe rrugëve, ku në fokus ishte emërtimi i sheshit “Çamëria”. Z.Dalipi,
kryetar i këshilltarëve të opozitës, komentoi se Bashkia duhet të ndiqte dhe të ishte në dijeni të
debateve publike për emërtimin e shesheve dhe rrugëve.
Vendimet e miratuara dhe të parashikuara në rendin e ditës ishin:
1.p/Vendim: Për “Transferimin kapital të vlerës së investimeve të kryera nga Aparati i Bashkisë
së Tiranës gjatë viteve 2000 – 2009”. Komisioni i Financës dhe Ekonomisë kishte mendim të
dyzuar, duke qenë se këshilltarët e opozitës kishin mungesë informacioni për të marr një
vendim. Megjithatë p/vendimi u miratua vetëm me votën e maxhorancës.
RELACION: MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK
NËNTOR 2012
10
2. p/Vendim: Për ”Disa ndryshime në buxhetin e Bashkisë së Tiranë për vitin 2012”. Edhe
njëherë Komisioni i Financës dhe Ekonomisë dha opinione të ndryshme. Ishte e vështirë të
ndiqej debati pasi flisnin për mungesë dokumentacioni dhe nuk ishte i qartë ndryshimi në fjalë
për buxhetin. Për më tepër këshilltarët e tjerë angazhoheshin në debate pa marrë lejen e fjalës,
që e bënte fizikisht të vështirë dëgjimin. P/vendimi u kalua me votën e maxhorancës, ku këtë
herë këshilltarët e opozitës hynë në votim duke votuar kundra.
3. p/Vendim: Për ”Miratimin e sistemit të pikëzimit për programin e subvencionimit të
familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, sistemin e pikëzimit për programin e
banesave sociale me qera, dhe sistemin e pikëzimit për bonusin e strehimit”. Znj. Gazholli
kryetare e Komisionit të Strehimit dhe Çështjeve Sociale tha se komisioni nuk u mblodh.
Ndërkohë që disa këshilltarë të opozitës shprehën se nuk ishin dakord me sistemin e tanishëm
të pikëzimit. Por debati dhe argumentat ishin shumë të vështirë për tu ndjekur, sepse merrej
fjala pa leje dhe flisnin shumë këshilltarë njëkohësisht.
Nga ky moment nuk u ndoq më rendi i ditës dhe ishte e vështirë të kuptohej nëse u miratuan
p/vendimet e tjera. Këshilltarët flisnin pa respektuar rendin e fjalës.
Komente :
Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak
u vëzhgua nga tre përfaqësues të CRCA
dhe Lidershipit, këtë rradhë me
bashkëpunimin e stafit të Bashkisë
Tiranë.
Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak
u transmetua live në disa televizione, që
e bën të aksesueshme nga shumë
qytetarë mbledhjen e këshillit. Por jo e
gjithë seanca u transmetua në media.
Mbase duhet të bëhet një plan mediatik
i seancave që duhen transmetuar që
janë më të rëndësishme për qytetarët e
Tiranës.
Votimi i rendit të ditës kaloi me shumë
debate, dhe mbasi u miratua,
Kryebashkiaku doli nga rendi i miratuar i
ditës.
Votimi i p/Vendimeve u bë në debat e
sipër, dhe disa pa votimin e
këshilltarëve të opozitës. Ishte shumë e
vështirë për një qytetar/vëzhgues të
ndiqte radhën e mbledhjes.
Moderimi i seancës nga Kryetari i
Këshillit nuk u respektua nga të gjithë
këshilltarët dhe Kryetari i Bashkisë e në
disa raste Kryetari nuk respektoi
dhënien e fjalës. Kjo seancë u dominua
nga debate me ngjyrime politike dhe
shqetësime për zgjedhjet e radhës.
Njoftimi për mbledhjen e nëntorit është
publikuar në faqen zyrtare të bashkisë
bashkë me rendin e ditës së mbledhjes,
por nuk mund të shkarkohet për arsye
teknike.
Shpesh herë komentet e këshilltarëve
nuk kishin të bënin me rendin e ditës,
dhe kalonin në ngjyrime politike dhe
personale. Kjo e bënte të vështirë
miratimin e p/Vendimeve dhe debatin
konstruktiv mbi të mirën e qytetarëve.
Jo të gjithë p/vendimet e rendit të ditës
u miratuan.
Grupi rinor Lidershipi i Të Rinjve të Tiranës, prezanton publikisht Manifestin e Rinisë, pas 10
muajsh pune dhe konsultimi me organizata rinore dhe forume politike rinore në mbarë vendin.
“Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, në bashkëpunim me CRCA dhe Koalicionin për Nxitjen e
Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, ftoi të rinjtë dhe përfaqësues të institucioneve
dhe qeverisë të ndiqnin nga afër parashtrimin e kërkesave të të rinjve. Këto kërkesa i
drejtoheshin Qeverisë dhe Partive Politike në Shqipëri, në Konferencën për Shtyp organizuar
më 7 Dhjetor, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë.
Rinia reagon me anë të këtij Manifesti dhe merr rradhën për të dalë në publik. Është koha që
rinia të jetë vetë protagoniste e fatit të vet. Të rinjtë e Shqipërisë duhet të vendosin të gjithë
bashkë për të ardhmen e tyre, dhe jo disa të vendosin për të gjithë. Prandaj, ky Manifest u
kërkon Partive Politike, Parlamentarëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive e Komunave në
Shqipëri, të adresojnë shqetësimet kryesore dhe pritshmëritë që të rinjtë kanë për klasën
politike në vend.
NJË MANIFEST PËR RININË SHQIPTARE!
12
Manifesti Rinor është një dokument që parashtron kërkesat kryesore të të rinjve shqiptarë, i
konsultuar masivisht përgjatë një periudhe 10 mujore, ku evidentohen problemet dhe
shqetësimet e të rinjve anembanë Shqipërisë. Procesi i përgatitjes së Manifestit është drejtuar
nga grupi rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” dhe u prezantua nga vetë të rinjtë gjatë kësaj
konference për shtyp. Në këtë event pati një pjesëmarrje të gjerë nga mediat dhe pjesëtarë të
organizatave rinore.
Manifesti i Rinisë do të shërbejë si një mjet lobues dhe advokues me aktorët përkatës për të
parashtruar kërkesat kryesore të të rinjve. Nga Janar 2013 për grupin rinor Lidershipi i të Rinjve
të Tiranës fillon faza e dytë, gjatë së cilës do të synohet ndërgjegjësimi publik për kërkesat që
përmban Manifesti.
Në opinionin publik shqiptar është mjaft i
përhapur stereotipi i “brezit të kafeve”.
Është e vërtetë që një pjesë e madhe e
studentëve shqiptarë preferojnë të jenë
mbase pak apatikë duke pritur për diçka,
shpeshherë pa e ditur çfarë. Por, stereotipi
e ka si tipar të tijin dallues, përgjithësimin e
gabuar.
Ne jemi
brezi, i cili është përballur me ndryshime
drastike në shoqërinë shqiptare. Gjatë
viteve të tranzicionit shoqëria shqiptare
është përballur me kthesa dhe ndryshime të
papritura, të dëshiruara dhe jo. Ndryshime
të tilla në shoqërinë tonë duket se kanë
shkaktuar shpesh stres dhe apati. E pra, ne
jemi brezi i përballur me to.
“BREZ I KAFEVE” APO “BREZ PA HAPËSIRA
PUBLIKE”!
13
Thyerja e stereotipit vjen nga vet të rinjtë e
angazhuar në organizata dhe forume rinore.
Interesi për publiken dhe
mënyrën e funksionimit të
saj është tipar i një
qytetarie demokratike.
Angazhimi në këto
organizata është vullnetar
dhe të rinjtë janë forca
motorrike e ekzistencës së
tyre. Dëshmitarë janë
ngjarjet e javës së parë të
Dhjetorit. Në kuadër të
solidarizimit me probleme
te ndryshme sociale, shumë
aktivitete janë ndërrmarë
nga organizata të shoqërisë
civile. Entuziazmi i të rinjve
të angazhuar në sferën e
shoqërisë civile ishte mjaft
frymëzues.
Por nëse është kështu pse ne jemi të
akuzuar për pasivitet? Si pjesë e kësaj
gjenerate nuk e mohoj faktin se një pjesë e
jona janë skeptikë ndaj kontributit të tyre
në shoqëri. Jo rrallë në baret e fakulteteve
dëgjohen shprehje si: “nuk është në dorën
tonë”. Ky skepticizëm dhe kjo ndjenjë
pafuqie janë ushqyer nga tentativa të
dështuara për ndryshim apo dhe nga një
kulturë historike diktatoriale. Por, përvec
kësaj si problem është mungesa e
hapësirave të shfaqjes së rinisë si potencial.
Nismat tona shpesh nëpërkëmben si
kapriço dhe teka të moshës jo vetëm nga
skeptikët, por edhe nga ata që
do të duhej të na
mbështesnin. Ligjet për
arsimin miratohen pa na
pyetur, hapësirat në
vëndimmarrje janë minimale,
dyer që mbyllen pa mbaruar
kërkesën. Të lodhur nga
përpjekjet, kafja me miqtë
duket si vendi ku ideja jote
dëgjohet. Pa harruar të
përmendet përballja me
optikën politizuese. Rregulli i
pashkruar i shoqërisë sonë
“më thuaj me kë parti je, të të
them se cili je”.
Më e rëndësishme është mospërkrahja nga
vet të rinjtë. Shpesh të rinjtë që aktivizohen
shihen nga një pjesë si ata që harxhojnë
kohën kot, kur ndërkohë ky gjykim vjen nga
një kafe përballë shkollës.
Nuk e mohoj kemi pasivitet, por nuk jemi
“brezi i kafeve” në këtë kuptim. Në fund të
fundit jemi ata që dhe kafen e shohin si
hapësirë publike për problemet tona në
mungesë të hapësirave që na janë mohuar.
Nuk e mohoj kemi
pasivitet, por nuk
jemi “brezi i kafeve”
në këtë kuptim.
Në fund të fundit jemi
ata që dhe kafen e
shohin si hapësirë
publike për problemet
tona në mungesë të
hapësirave që na janë
mohuar.
14
MANIFESTI I TË RINJVE SHQIPTARË
Përmes këtij Manifesti, ne ngremë zërin që Rinia të jetë protagoniste e së ardhmes së vet, dhe jo vetëm vëzhguese pasive e proceseve të zhvillimit në Shqipëri.
Ne të rinjtë e Shqipërisë kërkojmë nga partitë politike, zyrtarët e zgjedhur,
kandidatët, të gjitha institucionet shtetërore në nivel qëndror dhe vendor dhe
strukturat e shoqërisë shqiptare:
Rinia zgjidhja, jo problemi! Rini dëgjo dhe reago! Është radha jote të dalësh në skenë. Fillo që këtu të reflektosh,
kërkosh dhe veprosh. Ne, të Rinjtë e Shqipërisë duam të vendosim të gjithë bashkë për
të ardhmen tonë, dhe jo disa të vendosin për të gjithë. Rinia është e ardhmja e një
kombi, por ne Rinia e Shqipërisë jemi dhe investimi i të tashmes së këtij kombi. Ne duam
një Shqipëri pa vrasje, pa vjedhje, pa korrupsion, pa varfëri, një Shqipëri të gjelbër,
solidare, me mundësi të barabata për të gjithë, në respekt të të drejtave të njeriut.
SHËNDETËSIA PËR TË RINJTË!
Akses i garantuar në shërbime shëndetësore falas dhe konfidencial për të
rinjtë;
Lehtësimi i proçedurave administrative shëndetësore për të rinjtë, në
rastin e librezave shëndetësore;
Fushata informuese dhe sensibilizuese për të rinjtë mbi shëndetin
riprodhues e seksual, duhanin dhe substancat narkotike, përfshirë zonat
rurale;
Fushata të shpeshta informuese mbi çështjet e shëndetit për rininë duke
shfrytëzuar teknikën “peer education” të rinjtë për të rinjtë;
Paisja me kartë shëndeti për studentë, të papunë, dhe të rinj me aftësi të
kufizuar (rimbursimi i medikamenteve);
Kujdes dhe vëmendje e veçantë për mirëqenien psiko-sociale të të rinjve
(psikologu në shkollat e mesme, qëndrat rinore, zyrat për rininë,
universitete, etj).
15
EDUKIM GJITHËPËRFSHIRËS DHE CILËSOR!
Një sistem arsimor transparent, përmes dixhitalizimit/kompjuterizimit të shërbimeve
arsimore dhe publikimit online të të dhënave;
Një sistem arsimor gjithëpërfshirës; krijimi i kushteve të përshtatshme për grupet e
marxhinalizuara; krijimi i kushteve të përshtatshme për akses të personave me aftësi të
kufizuar në arsim;
Rishikim dhe përmirësim të programeve mësimore, literaturës dhe teknologjisë së
laboratorëve; Ambiente mësimore me kushte optimale dhe staf akademik me kualifikimin
e duhur;
Mekanizma funksional për ndërtimin e një dialogu konstruktiv mes stafit akademik dhe
studentëve/nxënësve dhe për vlerësimin e stafit akademik nga studentët/nxënësit;
Konsultimi i ndryshimeve të programeve mësimore dhe ligjeve për arsimin me të gjithë
grupet e interesit;
Mirëfunksionim të strukturave rinore vendimmarrëse të pavarura brenda institucioneve
arsimore (qeveritë studentore, Senate, etj);
Krijimi i zyrave për orientim karriere pranë institucioneve arsimore për një rini të mirë
orientuar drejt interesave të tyre;
Të nxitet dhe të njihet edukimi jo-formal si pjesë integrale e edukimit në tërësi;
Instrumenta lehtësues për përfshirjen e të diplomuarve jashtë vendit në punë e shoqëri.
16
PËRFAQËSIM RINOR NË VENDIM-MARRJE!
Përfaqësim gjithëpërfshirës për të rinjtë pa dallim moshe, race, gjinie, arsimi, aftësie apo përkatësie shoqërore;
Të ulet mosha e votuesve të rinj nga 18 vjeç në 16 vjeç;
Transparencë, akses dhe informacion të herë pas hershëm të politikave rinore dhe ekzistenca e një faqe zyrtare elektronike funksionale për politikat rinore, ku të ketë publikime dhe informacione në këtë faqe për politikat rinore nga institucionet përkatëse;
Hartimin e politikave rinore në konsultim me të rinjtë në nivel lokal dhe qëndror;
Partitë politike t’u krijojnë mundësi dhe të favorizojnë të rinjtë, edhe me kuota, si kandidatë në nivel vendor dhe qëndror;
Mbështetje të iniciativave rinore, nga pushteti lokal, për të ngritur struktura në shërbim të komunitetit;
Konsultim me të rinjtë për hartimin e një projektligji për rininë.
PUNËSIM RINOR!
Të hartohen dhe zbatohen politika e strategji me të rinjtë dhe për të rinjtë për aktivizimin dhe
aksesin e të rinjve në tregun e punës me kushte të barabarta për grupet vulnerabël/të riskuara;
Krijimi i një “Agjencie Mbështetëse dhe Informuese për Rininë” ku të përfshihen hapësira virtuale
me vende pune sezonale për të rinjtë; ofrimi kurseve profesionale; mbështetje për punësimin e
studentëve (të rinjve) me rezultate të larta; studim i tregut të punës për të rinjtë; lehtësim i
kushteve të stazhit të punës;
Njohja dhe qarkullimi i praktikës së “peer education”- të rinjtë që mësojnë të rinjtë nga
eksperiencat e tyre;
Favorizimi me kredi të buta për biznese të vogla rinore dhe nxitja e punësimit të të rinjve, përmes
uljes së taksimit të bizneseve që punësojnë të rinjtë;
Të inkurajohen talentet në art, kulturë dhe sport duke marrë mbështetje nga bashkitë/komunat
përkatëse.
17
HAPËSIRA PUBLIKE PËR TË RINJTË
Funksionimi i bibliotekave dhe hapësirave publike në çdo minibashki
dhe sigurimi i aksesit të të rinjve në to;
Ngritja e Qendrave Rinore argëtuese, sportive dhe funksionimi i atyre
ekzistuese në çdo minibashki;
Akses i garantuar në hapësira publike edhe për të rinjtë me aftësi të
kufizuar dhe grupet e marxhinalizuara;
Lehtësira dhe përmirësimi i transportit publik për studentët dhe të
rinjtë me aftësi të kufizuar edhe nga grupe të disavantazhuara;
Akses falas në internet në hapësirat publike;
Hapësirat publike institucionale të vihen në dispozicion të të rinjve
sipas një rregulloreje të përcaktuar;
Aktivitete artistike të hapura me akses sa më të gjerë në ambjentet e
frekuentuara nga të rinjtë.