8
ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 72 Nëntor-dhjetor 2013, Çmimi 30 L www.kallarati.com; E-mail: [email protected] Kryeredaktor: Seit Jonuzaj SHËNIM. Jo çdo shkrim është detyrimisht i botueshëm. Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi redaksia, por autori i shkrimit Ec ngado, Kallaratin mos e harro! Nga Besnik Gjonbrataj Në brendësi faqe 2 faqe 4 faqe 7-8 faqe 3 Nga Besim Jonuzaj faqe 5 Nga Nasip Ibrahimi Nga Hiqmet Meçaj M ë 12 dhjetor 2013 u zhvillua në Vlorë një mbledhje e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës K/A “Kallarati”, në të cilën, përveç anëtarëve të kryesisë, morën pjesë edhe disa nga anëtarët e Shoqatës që kanë edhe biznese. Në këtë mbledhje, kryetari i Shoqatës, Kastriot Karabolli, shtroi për diskutim çështjet se ku jemi me masat e programuara për kremtimin e 100-vjetorit të luftës së 1914-s me andartët grekë. Me përgjegjësi e seriozitet të plotë, u fol në mbledhje nga të gjithë pjesëmarrësit se çfarë ishte bërë, u rrahën e u dhanë mendime të vlefshme, sidomos për obeliskun (memorialin) që do ngrihet në Koprift kushtuar luftës kundër turqve, bazuar në këngën “Kallarat, Kuç e Bolenë në lumë e zunë dyfeknë...” Po ashtu për bazorelievin që do ngihet më Qafë të Ubavit, në të cilin do të konceptohet simbolikisht rrjedha historike e fshatit tonë nga lashtësia deri në ditët tona. Krahas punëve që do kryhen, u diskutua edhe për zbatuesit e tyre dhe për burimet financiare, pa të cilat nuk mund të realizohet as një gjë nga çështjet e programuara. Të gjithë të pranishmit diskutuan e dhanë mendime të vlefshmne si të kryhen më mirë punët. Një nga diskutantët më aktiv, si për anën teknike, ashtu edhe për anën financiare të mbulimit të shpenzimeve që kërkojnë punimet që do kryhen, ishte edhe Ylli Rjepaj. Ai, jo vetëm që mori përsipër të ishte pjesë e zgjidhjes së problemit financiar, por i dorëzoi aty për aty kryetarit të Shoqatës 40000 lekë të reja ndihmë për mbulimin e shpenzimeve për botimin e gazetës etj. Shënojmë se ky gjest i këtij zotërie nuk është i pari, por i herëpas’hershëm. Kjo tregon jo vetëm bujari, por edhe dashuri e përkushtim që ka për vendlindjen, Kallaratin, gjë që duhet t’i kemi të gjithë ne kallaratasit, si të lindurit atje, ashtu edhe ata që nuk kanë lindur atje, po kanë të parët e tyre nga Kallarati. Në mbledhje u shpreh shqetësimi lidhur me ecurinë e punës së komisioneve. sepse koha ikën, nuk pret. Prandaj kryesia e Shoqatës porosit të gjitha komisionet që të tendosen e t’i shtrohen punës me seriozitet e përgjegjësi për të përfunduar materialet brenda afateve të caktuara dhe me cilësinë e duhur. Në numrin 69 të gazetës jepej njoftimi se Kryesia e Shoqatës vendosi që kremtimi i 100-vjetorit të luftës së 14-s do të bëhej më 14 korrik 2014. Por, duke marrë parasysh sugjerimin e disa emigrantëve se vetëm në gusht kanë mundësi të vinë në Kallarat, ngaqë punëdhënësit nuk i lejojnë të ikin nga puna në korrik, në mbledhjen u hodh për diskutim mundësia e ndryshimit të muajit të njoftuar më parë për t’u dhënë mundësi bashkëfshatarëve tanë emigrantë të jenë edhe ata në atë veprimtari të fshatit. Meqë nuk pati asnjë kundërshtim, kryesia vendosi që veprimtaria “Takim brezash në kuadrin e 100-vjetorit të Luftës së 1914-s të Kallaratit me shovinistët grekë” të bëhet më 17 gusht 2014, jo në korrik siç ishte lajmëruar më parë. Më poshtë po ribotojmë Programin e veprimtarisë MBLEDHJE E ZGJERUAR E KRYESISË SË SHOQATËS Kallaratas, kudo që ndodheni: Gëzuar Vitin e Ri 2014! PROGRAMI I SHOQATËS “KALLARATI” PËR KREMTIMIN E 100-VJETORIT TË LUFTËS SË FSHATIT TONË ME ANDARTËT GREKË (1914-2014) KËSHILLI I KOMUNËS HORË- VRANISHT I AKORDON MEÇAN SELAM QEJVANAJ TITULLIN "NDERI I KOMUNËS" Nga Seit Jonuzaj PARTIZANËT DHE ULLINJTË E ZINJ NGA BERATI SAMI FRASHËRI – MENDIMTAR I SHQUAR I RILINDJES SONË KOMBËTARE SHQIPËRIA C'KA QENË, C'ËSHTË, E C’DO TË BËHET? NEDIN GJONAJ, NJË JETË TË TËRË NË SHËRBIM TË ATDHEUT faqe 6 KËNDI I SHËNDETIT TRE RRUGËT QË PARANDALOJNË NDËRLIKIMET E GRIPIT STINOR TË MBLEDHIM E TË BOTOJMË FOLKLORIN E FSHATIT TONË Nga Dr. Prof. Rami Memushaj

Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta Kallarati, botim i Shoqates Kulturore & Atdhetare "Kallarati"

Citation preview

Page 1: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

ORGAN PERIODIK I SHOQATËS KALLARATI Viti i 10-të i botimit, nr. 72 Nëntor-dhjetor 2013, Çmimi 30 Lwww.kallarati.com; E-mail: [email protected]

Kryeredaktor: Seit Jonuzaj

SHËNIM. Jo çdo shkrim është

detyrimisht i botueshëm.Për çdo pasaktësi në fakte nuk mban përgjegjësi

redaksia, por autori i shkrimit

Ec ngado, Kallaratin mos e harro!

Nga Besnik Gjonbrataj

Në brendësifaqe 2

faqe 4

faqe 7-8

faqe 3

Nga Besim Jonuzaj

faqe 5

Nga Nasip Ibrahimi

Nga Hiqmet Meçaj

Më 12 dhjetor 2013 u zhvillua në Vlorë një mbledhje e zgjeruar e kryesisë së Shoqatës

K/A “Kallarati”, në të cilën, përveç anëtarëve të kryesisë, morën pjesë edhe disa nga anëtarët e Shoqatës që kanë edhe biznese. Në këtë mbledhje, kryetari i Shoqatës, Kastriot Karabolli, shtroi për diskutim çështjet se ku jemi me masat e programuara për kremtimin e 100-vjetorit të luftës së 1914-s me andartët grekë. Me përgjegjësi e seriozitet të plotë, u fol në mbledhje nga të gjithë pjesëmarrësit se çfarë ishte bërë, u rrahën e u dhanë mendime të vlefshme, sidomos për obeliskun (memorialin) që do ngrihet në Koprift kushtuar luftës kundër turqve, bazuar në këngën “Kallarat, Kuç e Bolenë në lumë e zunë dyfeknë...” Po ashtu për bazorelievin që do ngihet më Qafë të Ubavit, në të cilin do të konceptohet simbolikisht rrjedha historike e fshatit tonë nga lashtësia deri në ditët tona.

Krahas punëve që do kryhen, u diskutua edhe për zbatuesit e tyre dhe për burimet financiare, pa të cilat nuk mund të realizohet as një gjë nga çështjet e programuara. Të gjithë të pranishmit diskutuan e dhanë mendime të vlefshmne si të kryhen më mirë punët. Një nga diskutantët më aktiv, si për anën teknike, ashtu edhe për anën financiare të mbulimit të shpenzimeve që kërkojnë punimet që do kryhen, ishte edhe Ylli Rjepaj. Ai, jo vetëm që mori përsipër të ishte pjesë e zgjidhjes së problemit financiar, por i dorëzoi aty për aty kryetarit të Shoqatës 40000 lekë të

reja ndihmë për mbulimin e shpenzimeve për botimin e gazetës etj. Shënojmë se ky gjest i këtij zotërie nuk është i pari, por i herëpas’hershëm. Kjo tregon jo vetëm bujari, por edhe dashuri e përkushtim që ka për vendlindjen, Kallaratin, gjë që duhet t’i kemi të gjithë ne kallaratasit, si të lindurit atje, ashtu edhe ata që nuk kanë lindur atje, po kanë të parët e tyre nga Kallarati.

Në mbledhje u shpreh shqetësimi lidhur me ecurinë e punës së komisioneve. sepse koha ikën, nuk pret. Prandaj kryesia e Shoqatës porosit të gjitha komisionet që të tendosen e t’i shtrohen punës me seriozitet e përgjegjësi për të përfunduar materialet brenda afateve të caktuara dhe me cilësinë e duhur.

Në numrin 69 të gazetës jepej njoftimi se Kryesia e Shoqatës vendosi që kremtimi i 100-vjetorit të luftës së 14-s do të bëhej më 14 korrik 2014. Por, duke marrë parasysh sugjerimin e disa emigrantëve se vetëm në gusht kanë mundësi të vinë në Kallarat, ngaqë punëdhënësit nuk i lejojnë të ikin nga puna në korrik, në mbledhjen u hodh për diskutim mundësia e ndryshimit të muajit të njoftuar më parë për t’u dhënë mundësi bashkëfshatarëve tanë emigrantë të jenë edhe ata në atë veprimtari të fshatit. Meqë nuk pati asnjë kundërshtim, kryesia vendosi që veprimtaria “Takim brezash në kuadrin e 100-vjetorit të Luftës së 1914-s të Kallaratit me shovinistët grekë” të bëhet më 17 gusht 2014, jo në korrik siç ishte lajmëruar më parë.

Më poshtë po ribotojmë Programin e veprimtarisë

MBLEDHJE E ZGJERUAR E kRyEsisë së sHoqAtës

kallaratas, kudo që ndodheni:Gëzuar Vitin e Ri 2014!

Programi i ShoqatëS “Kallarati” Për KrEmtimin E 100-vJEtorit të luftëS Së fShatit tonë mE andartët grEKë (1914-2014)

KëShilli i KomunëS horë-vraniSht i aKordon mEçan SElam qEJvanaJ titullin "ndEri i KomunëS"

Nga Seit Jonuzaj

PartiZanët dhE ullinJtë E ZinJ nga BErati

Sami fraShëri – mEndimtar i Shquar i rilindJES Sonë KomBëtarEShqiPëria C'Ka qEnë, C'ëShtë, E C’do të BëhEt?

nEdin gJonaJ, nJë JEtë të tërë në ShërBim të atdhEut

faqe 6KËNDI I SHËNDETITtrE rrugët që ParandaloJnë ndërliKimEt E griPit Stinor

të mBlEdhim E të BotoJmë folKlorin E fShatit tonë

Nga Dr. Prof. Rami Memushaj

Page 2: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Gazeta KALLARATI faqe 2 Nëntor-Dh je to r 2013

1. Ngritja e një memoriali në Koprift kushtuar qëndresës së fshatit tonë në bashkëpunim me Kuçin e Bolenën kundër turqve gjatë kryengritjes kundër Tanzimatit.

2. Ngritja e një bazorelievi nw Qafë të Ubavit, ku të pasqyrohet simbolikisht historiku i fshatit nga lashtësia deri sot.

3. Bërja e Historikut të ri të fshatit. Për vënien në jetë të këtij programi janë krijuar komisionet dhe nënkomisionet e mëposhtme:

1) Komisioni për memorialin dhe bazorelievin i përbërë nga:Kastriot Karabolli-kryetar dhe anëtarë Agim Mataj, Saimir Strataj, Ilir Memushaj, Shkëlqim Leskaj, Hetem Ribaj, Ylli Rjepaj, Selman Memushaj.2. Komisioni për historikun i përbërë nga:Seit Jonuzaj-kryetar, Rami Memushaj-nënkryetar dhe anëtarë Kastriot Karabolli, Çize Xhaveraj, Gafur Shametaj, Besnik Gjonbrataj, Ylli Shakaj. Dhe nënkomisionet për periudha të veçanta të historikut:

a) Nënkomisioni për periudhën nga lashtësia deri më 1938 i përbërë nga: Rami Memushaj-kryetar, Enver Strataj- n//kryetar dhe anëtar Besnik Gjonbrataj.

b) Nënkomisioni për periudhën 1939-1948 i përb]ërë nga: Seit Jonuzaj-kryetar, Gafur Shametaj-n/kryetar dhe anëtarë Xhelo Dautaj, Enver Golloshaj, Kastriot Karabolli.

Program i shoqatës “kallarati” për kremtimin e 100-vjetorit të luftës së fshatit tonë me

andartët grekë (1914-2014)c) Nënkomisioni për periudhën 1949-2014 i

përbërë nga: Pullum Gjonbrataj-kryetar, Çize Xhaferaj-n/kryetar dhe anëtarë Lefter Hysaj, Sulo Hoxhaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Sefer Jonuzaj, Shkëlqim Leskaj, Besim Jonuzaj, Bastri Hoxhaj dhe Hamit Muharremaj.

d) Nënkomisioni për përmbledhjen e folklorit (këngë, bejte, vjersha, vaje etj. të mbledhura nga folkloristë të ndryshëm për Kallaratin dhe nga vetë kallaratasit.) i përbërë nga: Hiqmet Meçaj-kryetar, Llambro Hysaj-n/kryetar, anëtarë Petrit Qejvanaj, Hyso Xhaferaj dhe Zeqo Hoxhaj.

*Afatet e dorëzimit të materialeve: shkurt 2014.*Shqyrtimi dhe miratimi i materialeve nga komisioni i përgjithshëm: mars-prill 2014.*Botimi i historikut të përfunduar: qershor-korrik 2014, në tirazhin rreth 300 copë.

3) Komisioni organizues i veprimtarive të 100-vjetorit të luftës e të “ Takimit të brezave” i përbërë nga: Kastriot Karabolli-kryetar, Ilir Memushaj-n/kryetar, anëtarë Lefter Qejvanaj, Luto Demiraj, Bejo Xhaferaj, Zeqir Hoxhaj, Sefer Jonuzaj, Laver Gjonbrataj, Kalo Memushaj.· Data e zhvillimit të veprimtarive: 16 gusht

2014.· Orari i përafërt i veprimtarive:10.oo. Përurimi i memorialit në Koprift;11.30. Përurimi i bazorelievit në Qafë të Ubavit;

Këshilli i Komunës Horë, Vranisht mbështetur në nenin 32, gërma m të ligjit nr. 8652 datë

31.07.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore", me propozimin e Kryesisë së fshatit Kallarat dhe Shoqatës Atdhetaro-Kulturore "Kallarati" me vendimin e tij nr. 78 datë 11.12.2012 vendosi: T'i akordojë Meçan Selam Qejvanajt titullin "Nderi i Komunës" me këtë motivacion: “Mësues i palodhur, atdhetar i flaktë, luftëtar i paepur për çështjen kombëtare”. Ky vendim u miratua njëzëri nga të gjithë këshilltarët e Komunës.Tituj të tillë u janë dhënë edhe disa figurave të tjera të shquara të fshatit tonë, por meqenëse këto dy vitet e fundit nuk kemi pasur aktivitete me bazë fshati Kryesia e Shoqatës ka menduar që këto të jepen publikisht me rastin e 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit kundër andartëve grekë, aktivitet që besojmë se do të jetë madhështor. Dy fjalë për këtë figurë të shquar të fshatit tonë (marrë nga “Enciklopedia e Kurveleshit”)Meçan Selam Qejvanaj (1892–1960). Pas mbarimit të shkollës fillore të Muradies në Vlorë, me porosi të Ismail Qemalit dërgohet në Korfuz për shkollim të mëtejshëm, bashkë me Halim Xhelon, si nxënës të shkëlqyer. Të mëkuar me

ndjenja atdhetare, bashkë me Halimin më 1911 kthehen në atdhe dhe bashkohen me çetat e lirisë në luftë kundër pushtuesve turq. Merr pjesë në ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavarësisë më

12.oo. Tubim në Morrez (mbajtje kumtesash, përshëndetje etj.);

- 13.oo. Program artistik i grupit polifonik dhe i nxënësve të fshatit;

- 14.00. Dreka;- 15.30. Mbarimi i ceremonive.Shënim :Ky orar është orientues. Ai mund të pësojë ndryshime e saktësime që do të bëhen të njohur në kohën e duhur. Shënojmë se gazeta do vazhdojë të pasqyrojë herëpas’here çdo gjë që bëhet lidhur me ecurinë e vënies në jetë të programit të mësipërm. Ndërsa në numrat e maj-qershorit e të korrik-gushtit, ashtu siç kemi shkruar në numrin 69 të gazetës, do të botojmë shkrime që hedhin dritë mbi qëndresën heroike në atë luftë vetëmbrojtëse të kallaratasve. Redaksia do të mirëpresë shkrimet e bashkëfshatarëve tanë dhe jo vetëm të kallaratasve, por edhe të të tjerëve që dinë apo kanë materiale për ngjarjet e asj lufte, kur... “Një fshat i vogël në brinjë/ Ç’paskej një talim të mirë/ Dyzet burra një të shtirë/...”, tregoi jo vetëm trimëri të rrallë me burrat e gratë e tij që derdhën gjak për mbrojtjen e fshatit, por edhe pësuan dëme të mëdha, duke mbetur edhe pa strehë nga djegia që u bënë andartët grekë shtëpive. “...Kallarat u bë hata/ Luftojnë burra e gra/ Tymi si mjegull’ u ça/ Vrini o burra më ta/ Se greku më qafë u ra”, thonë vargjet e këngës.

Seit Jonuzaj

Këshilli i Komunës Horë-Vranisht i akordon Meçan Selam Qejvanaj titullin "Nderi i Komunës"

1912 në Vlorë. Një nga mësuesit e parë të shkollës shqipe në krahinë. Pjesëmarrës i qëndresës së kallaratasve kundër bandave shoviniste greke më 1913-14. Më 1919 është midis atyre që rrëzuan flamurin italian dhe ngritën flamurin kombëtar në shkollën e Kallaratit, akt për të cilin u arrestua dhe u internua në Itali. Anëtar i shoqërisë “Shtizat e Qytetërimit” dhe “Mbrojtja shkollore”, që drejtohej nga shoku i tij Halim Xhelua. Në Luftën e Vlorës më 1920 ishte sekretar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” që kryesohej nga Osman Haxhiu, dhe delegat në Kongresin e Lushnjës. Pas vitit 1920 vijon mësimdhënien në shkollat e Bregdetit. Pjesëmarrës i Revolucionit demokratiko-borgjez të Qershorit. Si antizogist, merr pjesë në Lëvizjen e Fierit më 1935. Më 1941–42 caktohet kryetar komune në Gostivar. Me fillimin e Lëvizjes Antifashiste, kthehet në vendlindje. Kryetar i këshillit antifashist nacionalçlirimtar të Kallaratit deri në mbarim të Luftës.Për veprimtarinë atdhetare është dekoruar nga Kuvendi Popullor me një numër medaljesh e urdhrash, ndër to edhe me medaljen “Për Shërbime Patriotike”.

Dërguar për gazetën nga Besnik GJONBRATAJ

Page 3: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Gazeta KALLARATI faqe 3 Nëntor-Dh je to r 2013

Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që ndodheni! Programi i mësipërm i veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit ndaj sulmeve të andartëve grekë më 1914, kërkon mbështetje financiare, morale e materiale të të gjithë atyre që e quajnë veten kallaratas apo kanë lidhje gjaku me Kallaratin. Për ndryshe, programi i hartuar nga kryesia e Shoqatës nuk mund të realizohet ashtu siç e nderi i fshatit. Prandaj, ju drejtohemi të gjithëve juve, të dashur kallaratas dhe dashamirës të tij kudo që jeni me thirrjen që:Kush ka materiale të shkruara, si dokumente, kujtime, këngë, vjersha apo tregime gojore që kanë bazë e vlerë historike, t’i dorëzojë ose t’i dërgojë në Vlorë për Redaksinë e gazetës “Kallarati” te Seit Jonuzaj dhe në Tiranë te Besnik Gjonbrataj, ose ti nisë me postë elektronike në adresat me E-mail: [email protected] dhe [email protected]ë kontribuoni financiarisht, sipas mundësive, për mbulimin e shpenzimeve për ngritjen e objekteve me karakter historik të parashikuara në programin e mësipërm dhe të punimeve të tjera, të botimit të Historikut të Kallaratit, për mbulimin e shpenzimeve për nxjerrjen e gazetës etj. shpenzime të nevojshme. Kontributi juaj të dërgohet pranë Bankës societe Generale Albania, në adresën bankare të më poshtme.societe Generale Albania: Nr. Llogarie, lekë, 1175099; Nr. Llogarie, Euro: 1175101; iBAN 1175101. Shënojmë se gazeta jonë do botojë herë pas here emrin e çdo dhuruesi dhe shumën e dërguar. Për çdo postim të shumës suaj, ju lutemi njoftoni edhe elektronikisht në adresën e faqes sonë të internetit: [email protected] ose [email protected] Ju sigurojmë se çdo lek a euro i derdhur nga ana juaj do të administrohet e shpenzohet sipas të gjitha rregullave financiare e me transparencë të plotë, duke e bërë publike në faqet e gazetës çdo veprim me këto të ardhura. Presim mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për sa sipër.1. Për të qenë bashkë në këtë 100-vjetor që përbën një ngjarje të rëndësishme në historinë e fshatit tonë dhe që

njëkohësisht do shërbejë edhe si Takim brezash, jeni të lutur t’i planifikoni pushimet verore në muajin gusht, në mënyrë që të ndodheni në Morrez më 16 gusht 2014. KRYESIA E SHOQATËS “KALLARATI”

tHiRRJE BAsHkëFsHAtARëVE

Ishte gjysma e dytë e muajit nëntor të vitit 1943. Në atë muaj ishte parashikuar nga Shtabi i Përgjithshëm

i Ushtrisë Nacionalçlirimtare krijimi i Brigadës së 5-të Partizane në qarkun e Vlorës. Për të përballuar mësymjen e mundshme të forcave armike, Shtabi i Përgjithshëm, në ndihmë të forcave partizane e territoriale të qarkut të Vlorës, kishte urdhëruar që të kalonin në lumin e Vlorës disa nga forcat partizane të qarkut të Gjirokastrës. Pushtuesit nazistë ishin informuar për përgatitjet që bëheshin për krijimin e këtij formacioni të madh partizan, prandaj ata ndërmorën një operacion (në kuadër të operacionit të njohur si Operacioni i Dimrit), përgjatë luginës së Lumit të Vlorës. Në këto rrethana, vetëm dy batalione mundën të grumbulloheshin në Gumenicë, ku do të formohej brigada, se batalionet e tjerë ishin të angazhuar në luftime me forcat armike të operacionit. Kështu që vetëm me këto të dy batalione më 28 nëntor 1943 u bë e mundur hidheshin themelet e Brigadës së 5-të Sulmuese në Gumenicë. Komandant të kësaj njësie Shtabi i Përgjithshëm kishte caktuar komandantin e batalionit “Baba Abaz” të qarkut të Gjirokastrës, Abaz Shehun. Por këtë detyrë të rëndësishme ky nuk arriti ta merrte plotësisht në dorëzim. Pa mundur të grumbullonte të gjitha forcat e brigadës, Abazi me dy batalionet u angazhua në luftime kundër nazistëve gjermanë. Në një nga luftimet e ashpra, ai, në javën e dytë të dhjetorit 1943, ra heroikisht në Gjorm. Armiku, duke shfrytëzuar vrasjen e tij, volli vrer me propagandën e tij, duke shpifur se krijimi i brigadës së 5-të dështoi, se Lëvizja Nacionalçlirimtare u shpartallua me anën e atij operacioni në atë krahinë, se forcat partizane u shpërbënë e të tjera gënjeshtra dezinformuese. Por asgjë nuk ishte e vërtetë. Forcat partizane u tërhoqën të organizuara e me luftime për në zona të sigurta të Kurveleshit

Unë kisha qenë në mulli me nënën time, Hason dhe kur po ktheheshim, takuam Zigur Ademin. Nëna i foli: “Çeço Zigur, nga vjen?”

“Kam qenë te Ali Asimi se kishte qenë në Lepenicë për të takuar djalin e tij, Mato Hoxhajn (ky ishte partizan në batalionin “Asim Zeneli”) dhe e pyeta për djalin tim, Qazimin, që mbase e kish parë (edhe ky partizan i atij batalioni). Më tha se e takove dhe ishte mirë. E kështu do vete t’i them Fatimesë (gruaja e Zigurit dhe halla ime), se zgjuhet disa herë natën nga meraku i madh që ka për të. Atje Aliu kish takuar edhe partizanë të tjerë kallaratas, si Çelo Karabollaj e të tjerë”, na tha xha Ziguri.

Aty nga fillimi javës së fundit të nëntorit (rreth datës 22-23), batalioni “Asim Zeneli” u kthye në Kallarat.

Kallarat të dua shumëKallarat, o vend i lindjes,Për ty kam shumë dashuri,Se më rrite, më bëre burrë,Më dhe dije e histori.

Ti je thellë në luginë,Bogonica të mban në gji.Vend i bukur prej natyreDhe me shumë begati.

Kallarat të dua shumë,Të kam gjezdisur me këmbë,Si çoban me dhen e dhi,Kur isha ende i ri.

Ku kam qenë e ku s’kam qenë,Si në mal dhe në vërri,Desha t’i përmend me radhë,Si i ndiej e si i di.

Ku kam qenë e ku s’kam qenë:Në Lajtodhër e në Regështi,Në Kodhima e Alipetan,Dukthanas e Derviçal.

Me llabane për mbi kokë,Suferinë me borë e shi,Dedenikë e Gjokdukë,Nikolagj e Konolila.

Vënë gurin nën kokëDhe shelegun fort në gji,Te Shkall’ e Gurit, Hund’ e Ndre,Sheshit Rrapit e Gropës Muçe. Ku kam qenë e ku s’kam qen]ë,Bogonicën shkelur me këmbë,Pirrëdrënjë e Gjokëndre,Në Qengjëra e Shalësterrë.

Urë e Gocërit e Gropa e Muçe,Në Hauz e në Lejlerë.Lëmë e lejlekëve një çudi,Bëj kurban të binte shi.

Fshati i Djegur një histori,Qafa e Pirrës një oshtimë,Guri i Fejzos si kujtim,Lëmi i Xhixhos për pushim.

Gjonthanas e Gjurësi,Të dy valet bri për bri,Bogonica lart u rri,Mali me shumë freski.

Më dilni përpara radhë,Sikur unë jam ai djalë,Që këmba i thyente stërrall.Andaj desha t’ju shpreh mall.

Kallarat të qofsha falë,Të kam nënë e më ke djalë,E aty ta kem dhe varrë,Se dua të të jem pranë.

Sinan STRATAJ, Fier

Ishte dimër i madh, lumi e përrenjtë kishin dalë nga shtrati dhe i kishin zënë të gjitha rrugët. Më Qafë të Ubavit partizanët i priti këshilli nacionalçlirimtar i fshatit dhe i shpërndau nëpër familje për strehim e ushqim. Në shtëpinë tonë, te Murat Jonuzaj në Varjesht, dërguan tre partizanë, të cilët i shoqëronte partizani kallaratas i atij batalioni, Qazim Mataj, nipi i Muratit. Ai ishte shumë i lagur nga shiu dhe më të ikur tha se do vinte nesër t’i merrte shokët që pruri. Por im atë i tha se do i çonte vetë partizanët më Qafë të Ubavit, prandaj mos u mundo të vish prapë këtu. Partizanët, pasi u ndërruan me tesha të shtëpisë, teshat e tyre të lagura i shtrydhën dhe i varën në kasolle të dhive. Gjatë natës ato ishin tharë nga fryma e bagëtive. Nëna ime, Asifeja, e mbushi oxhakun me dru lisi që të ngroheshin partizanët. Në anë të zjarrit ishte një poçe e mbushur plot me misra, fasule dhe grurë. Hasua, siç i flisnim ne nënës, duke u përkujdesur si gjithë nënat, u mbushi nga një tas me misra e ua vuri përpara, duke u thënë hani që të ngroheni sa të piqet buka.

Dy nga partizanët ishin nga Berati, të dy me mitralozë të lehtë. Ndërsa partizani tjetër ishte nga Picari i Kurveleshit të Sipërm. Beratasit kishin qenë ushtarë në ushtrinë italiane dhe ishin arratisur në qershor të 43-shit e ishin rreshtuar në këtë batalion partizan. Partizani nga Picari ishte më i vogli, 14 vjeç, me një pushkë të lehtë. Ishte fëmijë, por shumë i vendosur. Ndonjëherë e tallnin shokët e tij, por ai nuk dorëzohej. Të dy partizanët nga Berati i thoshin Asifesë se sa të çlirohet Shqipëria, do të biem ullinj të zinj nga të Beratit. Por nuk ndodhi kështu, sepse nuk o mor vesh më asgjë për ta, nëse e arritën çlirimin e atdheut apo derdhën gjakun për të si shumë të tjerë.

Pasi u ngrohën, djemtë partizanë filluan të merreshin me pastrimin e armëv të lagura dhe me vajisjen e tyre. Ndërsa veqilja e shtëpisë nxori bukën nga zjarri dhe donte t’u skuqte gjizë, por ata nuk e lanë. Na e jep të paskuqur, i thanë. Ajo ua hodhi në tasat që hëngrën misra dhe ua vuri përpara me bukën e ngrohtë valë. Ata e bënë kokodash dhe e hëngrën. Ndërkohë, i zoti i shtëpisë, Murati, u mor me qepjen me tela të këpucëve të grisura të partizanit të vogël, kurse Asifeja u ndërroi çorapet, duke u dhënë nga një palë të tjera. Pas darkës u rregulluan për të fjetur. Të nesërmen, pas ngrënies së mëngjesit, u bënë gati për të dalë nga shtëpia. Im atë, përveç bukës që u vuri me vete, donte t’u jepte edhe nga një ballë fishekë, por ata nuk ia pranuan, duke i thënë, mbaji se do të të duhen. Xhaxhai im, Ziflua u dha nga 3 ballë fishekë secilit, ndërsa xhaxhai tjetër, Neimi, u dha nga një gjysmë buke. Babai im i çoi partizanët në qendër të fshatit, më Qafë të Ubavit, ku u bashkuan me shokët e batalionit dhe u nisën për të kryer detyra të tjera.

Vetëm me qetësimin e situatës, forcat e Brigadës së 5-të mundën të grumbulloheshin e të rreshtoheshin të tëra më 20 janar 1944 në Bramyshnjë të Tërbaçit, ku u bë përurimi i formimit të saj dhe zëvendësimi i komandantit të vrarë me një luftëtar tjetër të shquar, siç ishte Shefqet Peçi.

Besim JONUZAJ

PARTIZANËT DHE ULLINJTË E ZINJ NGA BERATI

Të nderuar bashkëfshatarë, kudo që ndodheni! Programi i mësipërm i veprimtarive kushtuar 100-vjetorit të qëndresës së Kallaratit ndaj sulmeve të andartëve grekë më 1914, kërkon mbështetje financiare, morale e materiale të të gjithë atyre që e quajnë veten kallaratas apo kanë lidhje gjaku me Kallaratin. Për ndryshe, programi i hartuar nga kryesia e Shoqatës nuk mund të realizohet ashtu siç e nderi i fshatit. Prandaj, ju drejtohemi të gjithëve juve, të dashur kallaratas dhe dashamirës të tij kudo që jeni me thirrjen që:Kush ka materiale të shkruara, si dokumente, kujtime, këngë, vjersha apo tregime gojore që kanë bazë e vlerë historike, t’i dorëzojë ose t’i dërgojë në Vlorë për Redaksinë e gazetës “Kallarati” te Seit Jonuzaj dhe në Tiranë te Besnik Gjonbrataj, ose ti nisë me postë elektronike në adresat me E-mail: [email protected] dhe [email protected]ë kontribuoni financiarisht, sipas mundësive, për mbulimin e shpenzimeve për ngritjen e objekteve me karakter historik të parashikuara në programin e mësipërm dhe të punimeve të tjera, të botimit të Historikut të Kallaratit, për mbulimin e shpenzimeve për nxjerrjen e gazetës etj. shpenzime të nevojshme. Kontributi juaj të dërgohet pranë Bankës societe Generale Albania, në adresën bankare të më poshtme.societe Generale Albania: Nr. Llogarie, lekë, 1175099; Nr. Llogarie, Euro: 1175101; iBAN 1175101. Shënojmë se gazeta jonë do botojë herë pas here emrin e çdo dhuruesi dhe shumën e dërguar. Për çdo postim të shumës suaj, ju lutemi njoftoni edhe elektronikisht në adresën e faqes sonë të internetit: [email protected] ose [email protected] Ju sigurojmë se çdo lek a euro i derdhur nga ana juaj do të administrohet e shpenzohet sipas të gjitha rregullave financiare e me transparencë të plotë, duke e bërë publike në faqet e gazetës çdo veprim me këto të ardhura. Presim mirëkuptimin dhe kontributin tuaj për sa sipër.1. Për të qenë bashkë në këtë 100-vjetor që përbën një ngjarje të rëndësishme në historinë e fshatit tonë dhe që

njëkohësisht do shërbejë edhe si Takim brezash, jeni të lutur t’i planifikoni pushimet verore në muajin gusht, në mënyrë që të ndodheni në Morrez më 16 gusht 2014. KRYESIA E SHOQATËS “KALLARATI”

Page 4: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Gazeta KALLARATI faqe 4 Nëntor-Dh je to r 2013

... Një komb i vjetër, me i vjetri i kombeve të Evropës, Pellazget e qëmocëm të mbajtur e të qëndruar që prej mijëra vite në robëri, ishin një komb kaq i vjetër e megjithëse kësaj fort i ri, që tani po zë të lulëzojë për të parën herë, një komb trim e i zoti me një kokë e me një ballë, që s'i ka askush tjetër, me një gjuhë të gjerë e të plotë, të bukur e të lehtë, që e mëson që në gjirin e nënës, një kombi të tillë, kush mund t’i dalë kundër, e kush mund t'i shkojë përpara ?

O burrani, o Shqipëtarë! Nqs duam e nqs përpiqemi do të jemi një nga me të miret e nga me të ndriturit e kombeve të Evropes qe të na kenë zili gjithe bota. O burrani! të mos na mbuloje gjumi i mefshtesise e i paditurise, sepse nqs rrime keshtu, jemi të humbur. Oh! Sa dhimbje e madhe e sa turp i rende të humbase sot, ne kete kohe qe edhe me të dobetit e kombeve kane gjuhen e tyre dhe po lulezojne, një komb si i shqiptareve qe është mbajtur per mijera vite ne roberi, ne kohera të për të egra. një komb kaq i mencur, me nje gjuhe të bukur të humbase nga padija e nga mos pasuri një gjuhe të shkruar!

Nje komb kaq trim e qe s’e kursen gjakun të humbase duke u copetuar prej kombeve të dobet e të frikshem! Mend kemi, trimeri kemi, gjuhe të bukur e të lehte kemi, e të mos dime a të mos duam t'i perdorim gjithe keto për të miren tone, po të rrime me duar lidhur, kjo është me e keqja, të punojme për humbjet tona, të nxjerrim themelet e kombit tone me paditurite e të verberve të vete?!

A jemi shqipetare? Besa, feja, puna,kujdesi, deshira jone, mendimi yne të jete per Shqiperine e për shqipetarine. të cojme gjuhen perpara, ta zgjerojme e ta zbukurojme me shkronja e me dituri; të hapim shkolla, të mesojme, të mos mbese ndonje shqipetar i paditur e qe të mos dije të lexoje e të shkruaje; të largojme shkollat e huaja nga Shqiperia e ta mbushim memedheun tone me shkolla shqipe; djemte tane ne një kohe të shkurter të mesojne të lexojne e të shkruajne gjuhen e tyre edhe diturite qe u duhen ; meqenese gjuhen e dine vetvetiu e mundin ta mesojne ne pak kohe, do të kenë deshire të mesojne mjaft dituri ; edhe bariu dhe bujku edhe mjështëri i mureve nuk do mbetet pa te se drejtes e të miresise, na ka rembyere të drejten nga dora jone; është drejta jone të perpiqemi me fjale, me pene, me arme, qe të shkeputim të drejten tone nga thonjte e atyre qe na e kane rrembyer. Nuk duam të rrembejme gjene e tjetrit, por s'duam të leme edhe gjene tone e të drejten e sheshit të na e rrembejne me pahir. të perpiqemi për të drejten tone, per gjuhen tone, për kombin tone, për të miren e kombit tone; kush të na qendroje perpara e të na ndaloje ne kete udhe të shenjte, të therrasim, të na degjojne bote e qytetare, të na ndihmojne edhe ata ne të drejten e bekuar, qe duam të mbrojme. të mos trembemi nga asgje, të perpiqemi qe mos të pushojme deri sa të fitojme ate qe kerkojme; jemi ne të drejten tone; Perendia është gjithnje ndihmesi i të drejteve, Perendia është e drejta vete!

O vellezer shqipëtarë !Te mos na ndodhi si atyre të egerve të Australise e të Afrikes, qe vendet Evropiane i genjejne me ca rruaza e me ca dragole të qelqta e me pasqyra të pafillta e u marrin vendin e tyre nga dora. të mos genjehemi edhe ne ashtu me ca copa pafillesh e qelqesh, qe s'vlejne asnje gje, e të leme të drejtat e kombit e të memedheut tone ne duar të të huajve e të armiqeve tone. të thyejme zgjedhen e huaj, qe po na shtrengon kembet, të hidhemi me siper hijes se rende, qe po na shkel e po na shtyp e s'na le të marrim fryme !Te mos rrime të mpire e të ngrire, të levizim duar e kembe, të tundemi e të lekundemi, të ecim të lire ne udhen e Perendise,ne udhe të se drejtes:

PERENDIA, E DREJTA, KOMBI,GJUHA!SHQIPERIA, SHQIPETARIA!Ja qellimi yne! Ja puna jone e shenjteruar! Ja besa jone! të gjithe ata qe kane kete qellim,

jane vellezerit tane! Ne mesin e Shqipetareve të vertete s'ka ndonje ndarje, ndonje percarje, ndonje dyshim! Jane të gjithe vellezer, të gjithe një trup, një mendje, një qellim, një bese!

Botuar në vitin 1884

PUNËRAT' E PËRGJITHÇIME

Pas diturisë kujdes' e shqipëtarëvet e m'e madhe nevoj' e tyre do të jete për punërat' të pergjithçime, të cilatë do të sjellinë begati e pasje të madhe në Shqipëri. Udhëtë, udhët' e hekurta, limanetë, të hapurit' e lumenjet e kënetave, metaletë, pyjetë etj, janë më të nevojshimet' e më të vyerat' e punëravet, që do të bënjë Shqipëria, me të pasurë duart' e këmbëtë xgjidhurë. Udhëtë, për të cilat tani shqipëtarëtë paguajn' aqë sa muntte me to të farkohëshinë gjithë udhët' e Shqipërisë me ergjënt, munt të goditenë më fort me pakë ergjent prej një qeverije së drejtë e me nder e të punojnë njerëzit e kafshëtë pa rezik me të gjith' anëtë.

Një udh' e hekurtë të nisetë prej Manastiri e, si të shkonjë nga Korça, të ndahetë me dy dega, nga të cilatë njëra të sosetë në Prevezë duke shkuarë nëper Janinë, e tjatera të shkonjë në Berat e në Skenderbegas edhe s'andejmi të ndahetë prapë më dy për të sosurë njera në Vlorë, tjatra në Durrës, duke xgjaturë edhe një degë gjer n'Elbasan. Një tjatrë udhë nga Manastiri të shkonjë n'Ohri e s'andejmi, duke marrë anën e Drinit, një degë t'unjetë në

Shkodrë e në Lesh; tjatra të shkonjë nga Prizreni e të bashkohetë në Ferizovik me udhët të madhe, që vete në Selanik e n'Avstri.

Këto urdhëra të hekurta edhe me ca degë të dyta mundenë të mbarohenë pak kohë ndo prej shoqërije të huaj ndo prej Shqipërisë vetë me të marrë pakë hua e të sjellinë në vëndit një pasje e një qytetëri të madhe.

Pas udhëvet m'e para punë për të bërë, është Myzeqeja. Kjo fush' e gjerë është një magj'

SAMI FRASHËRI – MENDIMTAR I SHQUAR I RILINDJES SONË KOMBËTARE

SHQIPËRIA Ç'KA QENË, Ç'ËSHTË, E Ç’DO TË BËHET?(Përmbledhje e shkurtuar)

e madhe, që munt t'ushqenjë gjithë Shqipërinë e të nxjerr' edhe shumë drithë e të tjera gjerëra, po që të ndërtohetë si duhetë. Për të ndërtuarë kjo fushë, duhetë të hapenë lumenjtë, Semani, Lum' i Beratit, Devolli etj, si edhe Vjosa e Shkumbini, që rrjedhinë nëpër anët të saj. Këta lumenj duhetë të thellohenë e t'u bëhenë mure, të k duhetë, që të mos përndahetë ujët e tyre nëpër fushët. Atëherë munt t'u bëhenë edhe ca dyerë e vija që të hapen' e të mbyllenë e me të cilatë të ujitetë gjithë fusha. Atëherë do të mundane të përthahenë edhe kaqë këneta e moçale, në të cilat qëndron ujët' e të prë në verë e prish edhe erën' e gjithë vendit duke qelburë; edhe në dimërë do të shpëtonjë gjith' ajo fushë nga të qenetë një kënet' e paprerë e mbyturë n'ujë.

Myzeqeja do të bëhetë një ar' e gjer' e e gjatë e cila, me qenë nën'ujë e me të pasurë një dhé fort pjellor, do të bëhetë një Egjypt' e dytë. Bregoret' e Mvzeqesë munt të mbulohenë me vreshta e me ullinj; edhe luadhër' e saj munt t'ushqejnë kuaj e bagëti, sa të mbushinë jo vetëm Shqiperinë po edhe Evropënë.

Të hapurit' e limanit të Durrësit, liman i gjer' e i bukurë n'anët të veriut të këtij qyteti, të cilënë Sulltan Mehmeti e ka mbyllurë me padituri të ti për të mos hyrë aniet' e veneçanëvet, të hapurit' e grykës së këtij limani edhe të thelluarët' e të brëndësmit do ta bënjë këtë qytet të përsëritetë si ka qenë një herë qëmoti e të bëhetë një Trijest' e dytë a një tjatrë Selanik. Edhe shumë të tjerë limane munt të hapen' e të qërohenë nëpër anët t'Adriatikut, si Butrintoja etj, e shume skela me tregëti të madhe të çpikene e të venë mbarë.

Një shoqëri vaporësh munt të ngrihetë e të punonjë vapore nëpër skelat të Shqipërisë edhe gjer në Trijeste, në skelat t'Italisë e të Greqisë. Vapore e anie mund të punojnë edhe nëpër këneta të Shkodrësë, t'Ohrisë, të Prespësë etj, si edhe në ca nga lumenjtë, që do të hapenë.

Gjithë këto punëra si edhe pyjet' e metaletë do të vështohenë prej ministrës së punëravet të përgjithçime. Çdo pyll do të ndahetë me disa ngastra edhe, gjer sa të vinjë radha të pritetë gastr' e funditë, gastra q'u pre të parenë herë, do të jet' e arrirur për sërish; e kështu gjithnjë do të pritete lëndë nga pyjet edhe kurrë pyjetë do të mos mbarohenë, po do të përsëriten' e të jenë kurdo të lulëzuarë. Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith' anët të Shqipërisë e të nxirenë kudo të gjendenë.

Edhe mjeshtërite e tregëtija si edhe bujqësija e bagëtija do të kenë kujdesën' e kësaj minister, e cila do të përkujdesetë të vejë mbarë, në çdo vent ajo mjeshtëri, në të cilët jane mësuarë vendësitë; leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t'arrihet' e të punohetë sa të mundetë me të përë, që të mos ketë Shqipëria aqë shumë nevojë të sjellë nga këto së jashtësmi.

Botuar më 1899

DISA FJALË TË URTA TË SAMI FRASHËRIT• Nese është lumturi të duhesh, është lumturi me e madhe të duash.• Njeriun e bejne të perjetshem veprat e tij.• Biseda linde nga mendimi, biseda pa mendim nuk është bisede, është grindje.• S'ka gje me të keqe se të perqeshurit, sepse me shume prek të miret se të keqinjet.• Bukuria e njeriut perbehet nga bukuria e fjales qe flet.• Shpagimi me i embel është të besh mire kunder të keqes qe të është bere.• për të dashurin s'ka gje me të embel, se lotet e syve qe fshihen me doren e se dashures.• Arma me e mire për të mposhtur armikun është zemra.• Ai qe pelqen veten e tij, nuk pelqehet nga askush.• Hipokrizia është helmi me i rrezikshem.• Mos u tremb nga shuplaka e mikut, duhet të kesh frike nga levdata e armikut.• Peri i ngateruar, nuk zgjidhet duke u ngutur.• Genjeshtra s’mund ta mund kurre të verteten. Rruga e ngushte rrotullohet e rrotullohet e perseri ne rruge të madhe del.• Zemra është një astrolog qe nuk gabon asnjehere ne zbulimet qe ben.• Fjala e keqdashesit është si qymyri: edhe kur nuk djeg sendin qe e prek, e nxin ate• Po të bjere ne det një pike uje, nuk thahet• Mejtimet me të larta gjenden ne fjalet me të shkurtra• Ne vend qe të shesesh dituri dhe zotesi, perpiqu t’i fitosh ato• Njerezit jane të njejte para natyres, edukata i ben të dallohen• Nuk ka gje me të lige se perqeshja, sepse prek të miret me shume se të liqte• Njollat qe na ngjiten ne trup, lahen me uje, njollat e shpirtit s’ka gje t’i pastroje• Mos shkruaj gje kur je me nerva, sepse, ndersa plaga e gjuhes është me e keqe se e shpates, mendo ç’ka mund të jete ajo e pendes• Kot perpiqet mendja, kur nuk mund të arrije graden e larte të ndjenjave të zemres• për ndryshimin e dickaje nuk ka asgje me të afte se koha

P.s. është ruajtur ortografia e autorit.

Përgatiti: Hiqmet Meçaj

Page 5: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Gazeta KALLARATI faqe 5 Nëntor-Dh je to r 2013

Të shkruash për njerëzit si Nedin Gjonaj është detyrim shoqëror, kënaqësi e veçantë, por edhe

nder. Nedini i përket atij brezi, i cili mori përsipër barrën më të rëndë të historisë. Brez i cili bëri luftën e madhe kundër dy ushtrive pushtuese nga më të egrat në botë dhe bashkëpunëtorëve të tyre vendës dhe i solli lirinë e shumëpritur Shqipërisë e bashkë me të edhe pavarësinë e rrëmbyer. Po ashtu, këtij brezi i ra barra për rindërtimin e ndërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta, por edhe për të

kapërcyer prapambetjen shekullore ku e kishte lënë regjimi satrap i Zogut. Edhe për këto detyra të mëdha këtij brezi iu desh të punojë me përkushtim, sakrifica të mëdha e ndërgjegje të pastër, duke i konsideruar si vazhdim i betejës së luftës. Ndaj, ky brez, me të drejtë është quajtur i nderuar e do të nderohet gjithmonë si brezi i artë.Nedini është bir i Kallaratit të nderuar e me emër në histori dhe i trevës trime të Labërisë, të cilat kanë qenë në ballë të luftës e historisë së vendit në të gjitha momentet e ngjarjeve të mëdha për liri e pavarësi. Ndaj, Nedini, si gjithë bijtë e kësaj treve, u mbrujt me cilësitë më të mira të trashëguara dhe u frymëzua nga bëmat e ngjarjet historike.Nedini u lind në vitin 1927 në Kallarat në familjen e varfër të Gjonajve, por të nderuar e të njohur për

tradita atdhedashurie, luftarake dhe zakonore. Gjyshi e babai, Belul e Çelo Gjonaj, kanë qenë pjesëmarrëst i Luftës së Kallaratit kundër andartëve grekë më 1914 dhe në Luftën e Vlorës më 1920, kundër pushtuesve italianë.Nedini dhe dy vëllezërit më të mëdhenj, mbetën jetim qysh në moshë të vogël. Për ta, për pak kohë u përkujdes gjyshja dhe xhaxhai, por edhe ata vdiqën

dhe të tre jetimet mbetën pa mbështetje. Në këto kushte i mori në kujdestari familja e dajos në fshatin Kuç, ku qëndruan derisa shkuan në luftë. Megjithatë, jetimët u përballën me vështirësitë e shumta të jetës, me varfërinë, skamjen, shfrytëzimin e përgjithshëm që ishte në atë kohë, plus dhe ato që vinin nga qenia jetim.Të tre jetimët, krahas luftës me vështirësitë e jetës për të mbijetuar, duke u marrë me punë të rënda në bujqësi e blegtori, u edukuan dhe brumosën me cilësitë më të mira të familjes, fshatit e zonës, të transmetuara përmes prindërve, të afërmve, shokëve e

miqve, siç ishin ndjenja e atdhedashurisë, vlerat luftarake e ato zakonore të fshatit e më gjerë. Ata u brumosën edhe me vlerat e ndershmërisë, besës, trimërisë dhe në veçanti e mbi të gjitha, me frymën e urrejtjes ndaj pushtuesve të huaj të vendit.Nedini dhe dy vëllezërit e pritën me dëshpërim e urrejtje të madhe pushtimin e vendit nga Italia fashiste. Ata, si gjithë të tjerët, shpejt u angazhuan në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke marrë pjesë të tre vëllezër në luftë. Vëllai i madh, Xhemali dhe i mesmi, Tarja u rreshtuan në formacionet partizane të zonës dhe morën pjesë në aksionet dhe luftimet e zhvilluara. Ndërsa më vonë u rreshtuan në brigada partizane. Tarja në Brigadën e Parë Sulmuese, në radhët e të cilës luftoi me guxim e trimëri, drisa ra si trimat në luftë me gjermanët dhe mbeti dëshmor i Atdheut. Vëllai tjetër, Xhemali u radhit në Brigadën e Gjashtë Sulmuese dhe mori pjesë në luftimet dhe betejat e saj deri në çlirimin e vendit.Nedini, vëllai më i vogël, njomëzak 15 vjeçar, nuk deshi t’ia dinte për moshën dhe vështirësitë, por eci në gjurmët e vëllezërve, duke hedhur pushkën krahut, më e gjatë se trupi i tij. Edhe ai mori pjesë në LANÇ, që nga nëntori i vitit 1942, fillimisht i rreshtuar në formacionet territoriale të Kuçit e të Kurveleshit të Poshtëm dhe më vonë në formacione të rregullta partizane të Kurveleshit e pastaj në Brigadën e 14 Sulmuese. Nedini në luftë edhe pse shumë i ri, u poqë para kohe dhe evidentoi vlerat si një luftëtar i vjetër duke u dalluar për gjallëri, guxim e trimëri, duke e çuar deri në fund idealin e tij dhe amanetin e vëllait të rënë dëshmor e të të rënëve të tjerë për t’i sjellë vendit lirinë për të cilën ata dhanë jetën. Pas çlirimit të vendit, Nedini vazhdoi të qëndronte në radhët e Ushtrisë Popullore pasi ai mendonte se liria e fituar me gjak duhej mbrojtur. Por për t’i shërbyer si duhet mbrojtjes së atdheut, Nedini ndjente të domosdoshme arsimimit përkatës. Prandaj ai fill pas çlirimit, nisi shkollimin në Shkollën Ushtarake “Skënderbej” që u hap në Tiranë posaçërisht për pionierët e luftës, siç ishte edhe Nedimi. Pastaj vazhdoi studimet për artileri kundërajrore ne shkolla ushtarake të oficerëve në Jugosllavi e në Bashkimin Sovjetik. Pas disa vitesh shërbimi në repartet e Mbrojtjes Kundërajrore, kreu dhe fakultetin e Artilerisë Kundërajrore të Akademisë Ushtarake në Tirane. Kështu, Nedini me këtë shkollim u formua plotësisht si kuadër i aftë për kryerjen me kompetencë të detyrave në shërbim të mbrojtjes së atdheut.Megjithatë, ai kurrë nuk u kënaq me kaq, por në vijimësi vazhdonte përmes kurseve, formave të tjera të përgatitjes së kuadrove, stërvitjeve komando-shtabi dhe studimit individual, të rriste më tej nivelin

e vetë teorik, metodik e praktik, për t;iu përgjigjur modernizimit të MKA, të përsosjes së teknikës e armatimit, të taktikave të përdorimit e sidomos për njohjen e kundërvënien ndaj aviacionit kundërshtar, i cili ishte në dinamikë zhvillimi të vazhdueshëm. Nedini ishte një ndër kuadrot e vlerësuara e të nderuara të Artilerisë Kundërajrore, të kësaj arme që i doli zot tërë kohën mbrojtjes të hapësirës ajrore të vendit. Nedini i ngjiti shkallët e karrierës si oficer një e nga një, me aftësi e zotësi e përkushtim, deri sa arriti të kryejë detyra të larta në forcat e MKA-së: komandant baterie AKA, e pastaj me radhë, shef shtabi grupi artilerie e pastaj komandant, shef operativ regjimenti, shef shtabi e komandant regjimenti AKA e deri komandant MKA korpusi. Nedini ka pasur dhe një gjeografi të gjerë lëvizjesh, si në Tirane, Vlorë, Durrës, Burrel e prapë në Tiranë ku e mbylli karrierën ushtarake. Nedini, në detyrat e ngarkuara tregonte përkushtim, aftësi të mira profesionale, komanduese e drejtuese dhe ishte kërkues ndaj vartësve për detyrat. Niveli i tij teorik, metodik e praktik i ka siguruar Nedinit arritje të larta në stërvitje e gatishmëri të lartë luftarake. Por ai është dalluar edhe për ndershmëri, drejtësi, kurajë dhe mbi të gjitha për marrëdhënie mjaft të mira e të shëndosha me kuadrot e ushtarët, të cilët i donte e i respektonte, i ndihmonte e u qëndronte afër. Të gjitha këto karakteristika të tij përbënin çelësin kryesor të suksesit në punën c tij. Nedini dallohej për dashuri, çiltërsi e harmoni në marrëdhëniet me njerëzit. Ai dinte e di te bëjë biseda tërheqëse, plot humor. Kjo gjë bënte e bën që njerëzit ta takojnë me kënaqësi dhe ta dëgjojnë me endje. Për kontributin e madh që dha Nedini gjatë luftës dhe gjate gati 40 viteve për rritjen, forcimin e modernizimin e Mbrojtjes Kundërajrore të vendit deri në vitin 1984, kur doli në pension, ai është i vlerësuar dhe i dekoruar me një varg urdhrash e medaljesh lufte shërbimi ushtarak, si dhe mjaft stimuj të ndryshëm moralë. Pas daljes në pension pleqërie, Nedini me përkushtim vijoi të eci në rrugën e idealit të tij për mbrojtjen dhe propagandimin e vlerave të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke milituar e punuar aktivisht në organizatën e nderuar të veteranëve të LANC dhe organizatën e familjeve të dëshmorëve të atdheut. Së fundi, dua të shënoj se unë një nga bijtë e Mallakastrës trime e me tradita të njëjta me ato të Labërisë me emër, të cilat i kanë qëndruar në krahë njëra tjetrës në të gjitha momentet kyçe të historisë, pata kënaqësinë të evidentojë përmes këtij shkrimi përmbledhës pjesë nga jeta e Nedin Gjonajt, sidomos cilësitë e tij të spikatura në Luftën Nacionalçlirimtare dhe gjatë shërbimit si kuadër i MKA-së, por edhe si qytetar. Unë, si shok e kuadër i të njëjtës armë, i uroj nga thellësia e zemrës Nedimit të ketë shëndete jetë të gjatë. Të mbetet gjithmonë veteran e qytetar i nderuar, i rrethuar nga shokë e miq të shumte që i do dhe e duan.

Shoku i tij i Armës, Nasip IbrahimiShënim: Autori i këtij shkrimi para ca kohe është ndarë nga jeta. Shkrimin ia dërgoi gazetës z. Besnik Gjonbrataj. Redaksia e gazetës i shpreh familjes së të ndjerit Nasip ngushëllime të thella.

NEDIN GJONAJ, NJË JETË TË TËRË NË SHËRBIM TË ATDHEUT

Page 6: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Gazeta KALLARATI faqe 6 Nëntor-Dh je to r 2013

Kujtesë!Të nderuar bashkëfshatarë, ky është numri i fundit i gazetës për vitin

2013. Prandaj, ju kujtojmë e ju bëjmë thirrje të përsërisni pajtimin për vitin e ri 2014. Shënojmë se për ata që nuk do t’u figurojë emri në listën e pajtimtarëve për 2014-n te financieri i Shoqatës, nuk do t’u dërgohet gazetë. Vitin që përfundoi, kemi bërë ndonjë lëshim, duke mos ua prerë gazetën atyre që nuk kishin derdhur lekë për 2013-ën. Këtu e tutje nuk do ketë asnjë lëshim, sepse gazeta del me kosto jo të vogël, sa që vihet në vështirësi të madhe mbulimi i shpenzimeve. Ku do i gjejë Shoqata paratë, po nuk paguan ne lexuesit?!.

Po kështu, i kujtojmë gjithë anëtarësisë së Shoqatës se duhet paguar kuota e caktuar vjetore për vitin 2014 prej 1000 lekë (ku përfshihet edhe pajtimi në gazetë) nga çdo anëtar. (Për pensionistët 500 lekë).

Lutemi respektoni Statutin e Shoqatës, sepse ajo nuk mund të mbahet vetëm nga Kryesia, por nga e gjithë anëtarësia.

KRYESIA E SHOQATËS “KALLARATI”

Ilaçet kundër gripit të përdoren vetëm me rekomandim mjeku. Përndryshe, gjendja

shëndetësore rëndohet edhe më shumë.

Çfarë është gripi stinorLuhatjet e temperaturave sinjalizon rikthimin e

virozëve të stinës dhe të gjendjeve gripale, të cilat kryesisht prekin moshat e vogla, si dhe moshat e treta. Sipas ekspertëve të shëndetit, gripi stinor është një infeksion akut-viral respirator (që prek rrugët e frymëmarrjes) i cili shkaktohet nga viruset që qarkullojnë në ajër gjatë kësaj stine që ulja e temperaturave sa vjen e bëhet më e dukshme. Kjo lloj sëmundjeje është e shpeshtë për shkak të lehtësisë së përhapjes së virusit në popullatë. Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, çdo grip stinor përhapet nga viruse të ndryshëm dhe prek njerëz të ndryshëm në bazë të aftësisë së trupit të tyre për të luftuar infeksionin. Ekzistojnë disa tipe virusesh që shkaktojnë gripin, si A, B, e C. Më të shpeshtë janë tipat A e B.

Si përhapet gripi stinor Gripi përhapet me lehtësi dhe merret nga

qëndrimi në të njëjtin mjedis me një të sëmur me grip, për faktin se ai është ngjitës dhe transmetohet drejtpërdrejt nga një person te tjetri. Transmetimit i virusit bëhet kryesisht nëpërmjet kollitjes e teshtimave, po edhe nga takimi i duarve me të sëmurin me grip apo prekja e sendeve të ndotura me virusin e gripit stinor dhe më pas prekja e syve, hundës apo gojës. Gjithashtu duhet ditur se virusi i gripit përhapet në ajër dhe nëpër grimcave të ajrit viruset kalojnë në grykë e në hundë. Periudha e fshehtë e sëmundjes mund të zgjasë 1-4 ditë para se të shfaqen shenjat e gripit. Shenjat e shpeshta janë: temperatura e lartë, kolla, dhimbje fyti, lodhje, dhimbje koke, të përziera, dare (heqje barku), dhimbje barku, rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh, probleme me frymëmarrjen, ndryshim i ngjyrës së lëkurës, ethe me një skuqje të lëkurës, fortësim i qafës, dhimbje apo shtrëngim në gjoks apo bark, marramendje e papritur, konfuzion mendor, të vjella të menjëhershme ose të vazhdueshme etj.

Kush rrezikohet më shumë për t’u prekur nga gripi

Virusi i gripit mund t’i prekë të gjitha moshat, por jo të gjitha kategoritë rezistojnë njëlloj ndaj pasojave të gripit. Të gjithë jemi të rrezikuar, por disa njerëz janë më të rrezikuar për t’u infektuar nga virusi i gripit stinor ose për të pasur komplikime nga gripi. Më të rrezikuarit janë fëmijët nën 5 vjeç, sidomos deri 2 vjeç dhe të moshuarit 65 vjeç e lartë, si dhe gratë shtatzëna. Po kështu edhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike të ndryshme, si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës, të mushkërive,

të veshkave, të mëlçisë, të gjakut e disa sëmundje të tjera. Gripi rrezikon që të prek më shumë edhe njerëzit e dhjamosur (obezë) dhe të rinjtë nën 19 vjeç që kanë përdorur për një kohë të gjatë aspirinën.

Tre rrugët që parandalojnë ndërlikimet e gripit stinor

Për të shmangur ndërlikimet që vijnë si pasojë e shpërthimeve masive të gripit duhet qenë i kujdesshëm në ndjekjen e tre këshillave të thjeshta që kanë të bëjnë me vaksinimin, marrjen e kujdesshme të barnave antivirale (gjithmonë me rekomandim mjeku e jo me këshillim farmacisti). Këshilla e tretë ka të bëjë me kujdesin që duhet treguar me higjienën dhe veprimet e përditshme për ta kufizuar përhapjen e virusit të gripit, si mbulimi i gojës e i hundës me shami kur kollitej apo kur teshtin, shmangia e prekjes së syve, hundës e gojës, shmangia e kontakteve të ngushta me njerëzit e sëmurë, ushqimi i shëndetshëm, aktiviteti fizik, bërja e një gjumi të mjaftueshëm, pastrimi e dezinfektimi i mjediseve të banimit.

Vaksinimi dhe koha e rekomanduarMënyra më e mirë e parandalimit të gripit

është vaksinimi me vaksinën antigrip, pasi jo vetëm mbron vetë personin, por ndihmon edhe në mospërhapjen e mëtejshme të gripit. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë vaksinim të përvitshëm, sepse ka shumë lloje dhe çdo vit dalin vaksina të reja që të mbrojnë nga nëntipe

të reja të virusit. Vaksina përmban dy nëntipe të virusit A dhe virusit B të gripit. Koha e rekomanduar për kryerjen e vaksinës antigrip përfshin muajt tetor-dhjetor. Efekti i vaksinës fillon 1 deri në 2 javë pas bërjes dhe mbrojtja vazhdon rreth një vit. Më e këshillueshme vaksina është për fëmijët mbi 6 muaj, të moshuarit, personelin shëndetësor, të sëmurët kronikë, edukatoret e çerdheve, kopshteve, kujdestarët e moshave të treta etj. Vaksina nuk jep efekte të padëshirueshme.

Të sëmurët me grip duhet të mbajnë parasysh që:

*Të qëndrojnë në shtëpi dhe veç nga të tjerët;*Të pushojnë dhe të përdorin lëngje me

shumicë;*Të mbulojnë gojën dhe hundën me shami kur

kolliten apo teshtijnë;*Të lajnë mirë duart me ujë e sapun pas çdo

kollitjeje e teshtime;*Të informojnë familjarët dhe miqtë e tyre për

sëmundjen që kanë;*Të evitojnë kontaktet me njerëzit;*Të pastrojnë e të dezinfektojnë mjediset e

banesës;

Vaksinën antigrip NUK duhet ta bëjnë:

* Ata që kanë alergji nga veza;* Ata që janë me temperaturë në kohën që duan

të vaksinohen;* Ata që vuajnë nga sindroma Guillain-Barre;* Ata që kanë pasur reaksione më parë;* Për fëmijët nën 6 muaj nuk këshillohet kjo

vaksinë.

KËNDI I SHËNDETIT

Tre rrugët që parandalojnë ndërlikimet e gripit stinor

Page 7: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

NJË VËSHTRIM PËRBUZËS

Gazeta KALLARATI faqe 7 Nëntor-Dh je to r 2013

Si një hap i parë përjetësimin e projektit të shoqatës kulturore “Kallarati” për botimin e një përmbledhjeje me folklor nga fshati ynë, po sjellim në gazetë një tufë këngësh me autorë bashkëfshatarët tanë Duze Bar-jami e Veliko Murati.

Këto këngë janë nxjerrë nga libri i Rebi Alikajt “Folklor nga krahina e Labërisë”, përgatitur për botim nga prof. Bardhosh Gaçe. Rebi Alikaj nga Kuçi ka qenë një mbledhës i pasionuar i folklorit të Labërisë.

Ftojmë bashkëfshatarët t’i dërgojnë redaksisë së gazetës folklor me autorë bashkëfsha-tarët tanë (këngë, vjersha, vaje, fjalë të urta e krijime të tjera) për t’i përmbledhur në një libër.

Nina-nana djalinë

Nina-nina djalinë,Që zgjoi mëhallënë,Nina-nana të ardht’ gjumi,Të ligat t’i marrtë lumi.Zure, gjumë, të rritet-o,T’i kalojë vërsnikët-o,Se zemra ashtu ma do.Rrite si lisat në kodra,Se për dore e merr motra.Rrite si bredhat në pllajë,Se për dore e merr babai.E tregoi Duze Barjami, e datëlindjes 1900.Kallarat, më 13 qershor 1940

Përrallë-përrallë

Përrallë-përrallë,Plasi gur i gjallë,Në breg të Gjibufit,N’arë të Isufit.Safi shpëtoi,Vate t’i qërojë,Punës ia filloi,Kordha i shpëtoi.Kordha mori sheshin,I derdhi përsheshin,Përsheshin me dhallëÇdo të hajë vallë.I tha kordha, grua:O lum’ e përrua,Ç’e derdha çeturë,Hair mos bëfsh kurrë!Ai mori hunë,Petë ia bë huxhunë.Kujt i flet kështunë,E di se jam burrë?Uh, ti mos qofsh kurrë!

Këto vargje i tregonin gjyshet ose stërgjyshet kur rrëfenin ndonjë përrallë, në netët e gjata të dimrit, rreth zjarrit, nipërve ose mbesave të tyre, në mbarim të përrallës.

Vajtim për Mumin Selamin

Kur m’u nise për Sarëndë,Pa opinga nën këmbë,Posa që kalove vëndë1,Ferrushe2 syt’ e lotove,Një fletë fiku e more,E fute në gji e shkove. – Meqë ndahem nga vatani Do ta puth - tha nëno xhani Kur do të më marrë malli Kur atje shkollë bitise. More udhën dhe u nise, Në Tiranë u degëdise Hapnë gojën e të thanë: "Hoxh’ e ke patur babanë, Pra, mëso Qelamullanë3". Hurul shkroi Bexhet Shapati4 Mumin Selam Kallarati, Në medrese kaq e pati5. Mbete udhëve pa bukë, Me njëqind zalla në kukë, Brashnjagrisur rroba ndukë. Kur në një punë fillove, Dhe tri kacidhe fitove, Nise kart’ e ma dërgove. U ngreç e erdha Tiranë, Ca zabit’ e kapetanë. -Djalin bënë zap, më thanë, Se do të gjejë belanë, E ka keq me italianë, Bën t’i haj e do ta hanë. Të foli nënë mavria, Se e hante sëkëlldia, Ç’të bëja, korba, ku dija,Se ç’mësim të jip liria?! Një libër kur ma këndove6, Dhe për Gorkin më tregove, Tru e zemër m’i feksove7. Fashistë me spiunë, Nat’ e ditë pas t’u vunë, Hapsanë lidhur të shpunë. Dhe nga gjyqi u dënove8, Pate mendje ia hodhe, Për një tjetër u lirove, Emrin me të e ndërrove. Nënës zemrën ia gëzove, Bëri shyqyr që shpëtove, Se tha vajte e mbarove. Rrahe Tragjas e Dukanë, Kuç, Bolenë e Kallaranë, Krah për krah me partizanë, Dhe pushk’ e me bomba pranë, Me shtyp e me propagandë. Po një ditë, të katrën ditë, Hasmi t’i bëri pusitë, Spiunët e breshkaxhinjtë,

1 Kufirin e fshatit.2 I mbushe plot e përplot.3Kuranin. Nënë Duzja tregonte se Mumini kishte kërkuar bursë për gjimnaz, por s’ia kishin dhënë, pasi i i kishin thënë: "Meqë babain e ke hoxhë, edhe ti mëso në medrese". Pas dy vjetësh në Medresenë e Ti-ranës u largua, sepse nuk e kishte dëshirë atë shkollë.4 Ish-kryetar i Komunitetit Mysli-man të Shqipërisë.5 Nuk e vijoi më shkollën.6 Një nga veprat e Maksim Gorkit.7 Ndriçove.8 Mumini qe arrestuar dhe dënuar nga gjyqi me vdekje.

Dhe re tok me tre petritë9.Duze Bajrami, Kallarat 1942.

Shënim: Në vajtimet e tyre, gratë e Kurveleshit e kanë pasur zakon që të tjerrin hollë në vargje jetën e veprat e të vdekurit, duke e vazhduar vajtimin pa ndërprerë. Edhe këtu nënë Duzja pas çdo vargu përdor vargun “Djali, faqebardhi djalë”.

O Mumin me kapedanë

O Mumin me kapedanë, Në taborrë partizanë, Të qajnë shokët në Tiranë, Silloi10 për mua kanë. Më dërguan dhe me gramë11

O ti nën’, e gjora nënë, Mos pandeh se do të lëmë, Për të pir’ e për të ngrënë?U dërgova, bir, një fjalë: Të lajmërojnë Hasanë238, Të më vijë nga Misiri,T’i thonë t’u vra Mumini, Ta vrau Duçe qafiri, Ta vrau këmishënxiri, Katili, sua katili, A i pushoftë fitili!

Mumin Selami - Hero i Popul-lit, nga fshati Kallarat i Vlorës. Uvra trimërisht në përleshje me pushtuesit fashistë në tetor të vi-tit 1942 në Topona të Vlorës, së bashku me antifashistët Hiqmet Buzi, Bajram Tushin e Hajredin Bylyshi.

Dhe n’u vra, nderoi atdhenëMë vijnë shokët te dera, Dhe t’i pret nëna përhera. Më vijn’, o Mumin i mjerë, Sypërlotur, kokëprerë. U shtroj buk’, u bëj ysmenë,Jap e marr t’u heq gajrenë12:– Dhe n’u vra, nderoi Atdhenë.Bëhet burr’ e zeza nënë:– Shokë, pa merrni një këngë,Mos kini në zemër brengë.Juve u rroftë belexhiku13,Me të qërohet armiku.

Aty nga tetori i vitit 1943, dëshmori Adil Petani nga Kallarati i Kurveleshit kishte 9 Munin Selami u rrethua nga pushtuesit fashistë në një shtëpi në Topona të Vlorës, në tetor të vitit 1942 së bashku me Hyqmet Buzin, Bajram Tushin e Hajredin Bylyshin, ku 11 vranë trimërisht në këtë betejë. Një ditë, në vitin 1946, shkova në Kallarat, ku qëndrova dy net te Duze Bajrami, nëna e Heroit të Popullit, Mumin Selami, i cili qe shok i ngushtë i imi dhe i vëllait tim dëshmor, Qani Alikaj. Një ditë ajo filloi të vajtojë birin e saj dëshmor, vajtim ky që, si të thuash, bën gjithë biografinë e tij.10 Merak.11 Shkrim.12 Hidhërimin, dhimbjen.13 Belçiku.

Nga Dr. Prof. Rami Memushaj

ardhur në Tiranë për të marrë të kunatën, nusen e vëllait, Esma Petanin, që ta shpinte në Kallarat, meqë kjo kishte mbetur vetëm me dy vajza të vogla, pasi i shoqi Rushdi Petani, qysh nga shtatori, kishte dalë partizan dhe si i tillë kishte shkuar në Kurvelesh. E strehova Adilin tre ditë në shtëpi gjersa me anë të Muharrem Pirdenit bënë lidhjen dhe shkoi në Pezë. Gjatë kohës që qëndroi i strehuar në shtëpinë time në Rrugën e Xhafës, një mbrëmje më foli për nënë Duze Bajramin, që ajo tregohej burrëreshë. Shpesh i shkonin shokë të djalit dëshmor, me sy të përlotur për të dhe ajo e kishte bërë zakon t’u jepte zemër duke u thënë këto vargje që i kishte ngritur vetë.

Hasmit do t’i vëmë kufi

Do të qaj, u’ nën’ e shkreta,Unë qyqja, o djemo,Këtu në Kuç, ku Gjoleka,Me nja dy a treqind veta,U mat me goxha Turqi.Do të qaj gjithë sa ranë,Si në Luftra me sulltanë,Dhe në Vlorë me rrufjanë,Si dhe me bishën Greqi.Këta male, këta gurë,Pulë nuk u bënë kurrë,Pa u citnë me qivure14,Se s’rron labi pa liri.Do të qaj, o u’ e shkreta,Se nuk harrohet Njëzeta,Kur çdo fshat u nis me çeta,Dhe u mat me breshkaxhi.Toto Bolena, ra Vlorë,Mitrolozi e pat korë,Zorrët i mbajti në dorë,S’pat doktor t’i bën jatri15.U çlirua Shqipëria,Po prap’ erdhi Italia,Na e pru sulltan mavri,Ahmet Zogu faqezi.Qe e zezë ajo ditëQë bë Zogu trathëtitë,Me Duçen bë pamatitë16

Mbreti dudum hallvaxhi.Shtatë prill, sa ra mëngjesi,Stolisur me pendë këndeziItalia luftën ndezi,Zu me Shqipërinë cingri.

Këto vargje u thurën me rastin e varrimit të eshtrave të dëshmorëve të Kurveleshit të Poshtëm, në fshatin Kuç, në korrik 1946, nga Duze Bajrami nga Kallarati, nëna e Heroit të Popullit, Mumin Selami nga Kallarati, ish-deputete. Vdiq më 1961.

14 U mbushën me qivure.15 Ta mjekonte.16 Përmati, tregti

Do të qaj trimat me ligje

O ju male, o ju brigje,Korba, korba, o djemo!Do të qaj trimat me ligje,Ata që s’dhekanë tërbigje17.Ata që nëpër tufanë,Farës së keqe i thanë:-Sus qen, mos shkel vatanë.Ata që tha Shqipëria:"Pa gjak s’fitohet liria",Shkuan tek i prit lavdia,S’janë një e s’janë dy,Janë një goxha hordhi,Të gjithë deli kalli,O trima, mos kini gjëmë18,Vërtetë latë babë e nënë,Po kala u bët’ për vëndë.O leventë3, ballëlartë,Për veprën tuaj të artë,Duhet boll kalem e kartë.Sot që zot gjet Shqipëria,Nashti që u korr liria,Do t’u shkruhet historia.Ka ç’t’u shkruaj, ka ç’të thotë:S’ka si njeriu m’i fortë,Kur ka një ideal në botë.

Në qershor të vitit 1946 në Progonat të Kurveleshit, u bë varrinii i eshtrave të dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacion-alçlirimtare. Me këtë rast kishte ardhur nga Kallarati, nëna e Heroit të Popullit, Mumin Selami. Përpara se të arrinin arkivolet e dëshmorëve, kjo nënë u ul në hijen e një rrapi ku ishin grum-bulluar mijëra vetë nga fshatrat e Kurveleshit dhe e vajtoi në var-gjet e mësipërme.

Gjolek’ e Hodo Aliu

Gjolek’ e Hodo AliuNë dorë palla ç’u ngriu.Tafil Buz’ mustaqeziuNga Gryk’ e Kuçit arriu,Me këllëçin si Aliu19,Në Berat gjaku u ngriu.Vjen Tafil mustaqeziu,Pazarit brënda i hiu,Te port’ e kalas’ arriu.Te port’ e kalasë u ngjinë:- Prim’, o Hysen, pasha, primë,Në ta gjeça dot tërtipnë,Gjakun ta kam për ta pirë!E tregoi Duze Barjami.Kallarat, 13 qershor 1940

Na bën zë Smail QemaliShokë do ja marr, ma mbani,Nga Kanina, që nga varri,Na bën zë Smail Qemali:– O djem, na iku vatani,Po nuk u çporr italiani.Na jep plaku porosinë:– Djem që doni Shqipërinë,17 Ata që s’pranuan skllavëri.18 Mos kini dëshpërim.19 Ali Pashë Tepelena.

Të mbledhim e të botojmë folklorin e fshatit tonë

Page 8: Gazeta kallarati nr 72, nentor dhjetor 2013

Kryesia e Shoqatës dhe Redaksia e gazetës

Redaksia e gazetes: Kryeredaktor: Seit Jonuzaj; Redaktorë: Hiqmet Meçaj;

Petrit Qejvanaj; Çize Xhaferi; Lefter Hysi; Rami Memushi; Besnik Gjonbrataj.

Arti grafik: Andi Meçaj. www.kallarati.com;

e-mail: [email protected] në Triptik, Vlorë

Hidhni në det Italinë,Të shporret nga vendi ynë, Derdhni gjakun për lirinë, Si e do zakoni ynë. Ç’janë gjith’ata taborrë? Janë toskë e malësorë. Sëpatën në dorë kanë, U derdhë mbi italianë, Me të, çlirojmë vatanë.

E këndoi Demir Kallarati, lindur në Kallarat më 1900, nëntoger me arsim fillor, banues në Tiranë. Tiranë, 1934.

Dot për Duçen, shehit s’kaNga Greqia, Veip Runa, Bërë lepur, çarë hunda, Dhe me nja dy majmuna, Mezi u sos në Çepuna20. Mbasi mori frymë ca, Hodhi sytë e malet pa, Po zu të qajë si gra, Dot për Duçen shehit s’ka. Kapetan, trim i vërtetë, Që mori Greqinë përpjetë, Mbushi poture e brekë, Na nxjerr bejte në gazetë. Duçes se ç’i pi dollinë, Ka hall t’i shtojë tagjinë21. More Veip mercenari, Meqë je kërriç gomari, Pallë të dëgjojë pazari."Kaqë dijta, kaqë thashë,Mos ha mut, harram e paç"!E tregoi Veliko Murati, i datëlindjes 1894.Kallarat, më 20 gusht 1942

Ormisu e shtro shtëpinë22

Ormisu e shtro shtëpinë,Gjeraqinë, moj gjeraqinë,U nisnë krushqit e vijnë.Vjen kryekrushku me trimaSi ujku në bubullima.Krushqit i ngau dridhma,Me trima të zgjedhur-o,Si bërshimi23 i dredhur-o.Gëzo moj nuse, gëzo,Se fati kështu të do!E tregoi Veliko Murati, i datëlindjes 1894.Kallarat, më 25.8.1940

Me shëndet nëno, se ikaMe shëndet nëno, se ika,Hallall buka, hallall kripa,Hallall të mira, të liga.Erdhi kali e ja hipa.Kali me jele jeshile,Do vete në shtëpi time.Hallall të m’i bëç, moj nënë,Ç’më ke thën’e s’e kam bërë,Qumështin që më ke dhënë.

E tregoi Veliko Murati, i datëlindjes 1894, vjershëtor.Kallarat, më 25.8.194020 Emër vendi, afër Kardhiqit të Gjirokastrës.21 Kur Italia sulmoi Greqinë në vi-tin 1940, Veip Runa nga Nivica e Kurveleshit, me disa mercenarë, u bashkua me fashistët italianë. Si u thyen aty nga pranvera e vitit 1941, Veip Runa botoi në gazetën "To-mori" një vjershë të tij ku i thurte lavde Duçes, ku shfaq keqardhjen që s’la kokën në atë luftë.22 Këndohet kur nisen krushqit për të marrë nusen.23 Fill mëndafshi i përdredhur e me ngjyra.

Gazeta KALLARATI faqe 8 Nëntor-Dh je to r 2013

Nga libri “Mbledhës të hershëm të folklori shqiptar” (1635–1912), vëll. II, f. 220:

O imzot, o vedrëploti, – O imzot, o vedrëploti, s'ë se të vrau cmokthinjoti, Ndë Kapokudhës Qirhati, po të vrau Kallarati.– Hesht, o motërë, sado qave, Kallaratin fort e shave. Ksllarati jelekguntë, po pret dhe vret jelekkuqtë.Kallarati derku i derkut, me të tretën e fishekut. – Ju veni të merni gjak e ata ju vrasin prapë. Ti je një bijë tërbaçe,u jam bijë kallaraçe, mo na bën, të qajm' inaçe, po lena të qajmë fshaçe.

Nga libri “Këngë popullore të Labërisë”, Tiranë, 1991:

Vjen dielli i lodhur

Më saba e më të mukur, na vjen dielli i këputur, vjen dielli i lodhur24, i del nëna përpara:– Hajde, djalë, se u dogje, u dogje e u poqe!– Ik, moj nënë, se do të ha, se jam lodhë e kam uri,dua të ha e të pi.Nëna fshihet prapa derës,Kur hyn dielli brënda, hyzmeti bërë nga nëna: Shtatë furrë bukë të bardhë,Shtatë talëre me djathë.Ha dielli e pi mirëDhe të jëmën e kërkon, del nëna e përqafon,Dhe dielli s’e xhugit,Me dorë fare s’e nget,Se e ka nënë e i bën hysmet

Kallarat, 1960

O ti diell e ti hënë25

– O ti diell e ti hënë,që ndriçoni gjithë vëndëmo’ e patë babën tënë?– E pamë, qysh nuk e pamë: Në Skelë të Nartës26

– Ja kish hypur varkësdhe udhën ka marrëpër Prevezë e Pargë.– O ti Diell e ti Hënë,që ndriçoni gjithë vënë,t’u pyesim për xhain tënëandeja nga shkuat e patë, e takuat? – E pamë, qysh nuk e pamëe pam’ në Janinë24 Edhe sot në Labëri ka ende të moshuar që betohen për diellin duke thënë: “për atë diell që vete i lodhur!”25 Sipas traditës gojore në Labëri, thuhet se dielli e hëna, vëlla e motër, udhëtonin bashkë. Një ditë hëna mbeti prapa. Dielli mori inat dhe i dha një pëllëmbë të fortë, saqë ajo u zbeh në fytyrë, të cilën e kishte aq të ndritshme sa edhe dielli. Që atë ditë, – thuhet – hëna s’u takua më me vëllanë dhe, kur del dielli, s’del hëna; kur del hëna, s’del dielli.26 Skela e Salahorës pranë Artës (Çamëri).

xëgjaste florinëdhe u bis tërthoreve,prapa Bregut Morrave!27

Hasan Shamet Meçe, Kallarat, 1947

Kënga e urës së Bogdanit28

Bënet një urë në lumë hoj, hoj, e mjera unë!29

Punojnë tre ustallarë:– Nusja e madhe, shpjeru bukë! – Nuk kam nge, se kam ca punë se kam djalin të sëmurë. – Nusja e mesme, shpjeru bukë! – Nuk kam nge, se kam ca punë do t’i qep burrit një gunë.– Nusja e vogël, shpjeru bukë! Mirë, nënë, vete unë. u nis nusja për në urë, po pa sosur kjo në urë, shkon te ura një i lënë po ustallarët ç’bënë? Njëri-tjetrit dhanë shënjë: “ta hedhëm këtë të lënë, të shpëtojmë njerinë tënë!” Dhe ashtu e kanë bërë30.Hasan Shamet Meçe, Kallarat, 1949

Dërgon Gjolekë spanoiDërgon Gjolekë spanoi: “Tafil Buzit të m’i thoi: Gjoleka s’e turpëroi, Manastir vate qëndroi, kaftanazin e martoi, dhe në male fluturoi. Vallë ç’i tha kur e preu? – Të fala nga Smail beu! ju prish mëndja e dot s’ia ktheu! – Të fala nga Smail Vlora i ra filxhani nga dora!31 Hasan Shamet Meçe, Kallarat, 1944

Një ferman nxorri sulltani Një ferman nxorri sulltani: – Të ziret Lame Petani Meçja e Dervish Qejvani Baze e Birbil Hasani, janë murtat i divanit, murtaje të osmanllisë, të sulltanit të Turqisë, Gjolekën kanë në ballë, Çelon e Rrapo Hekalë. Në Picar na janë mbledhë, 27Bregu i gjatë në perëndim të qytetit të Janinës.28 Ura e Bogdanit është një urë shumë e vjetër mbi Shushicë, pak përmbi vendin ku kjo bashkohet me lumin e Smokthinës, rrënojat e së cilës duken sot në të dy anët e lumit.29 Përsëritet pas çdo vargu.30 Tradita gojore thotë: Tre vëllezër ustallarë kishin vendosur të hidh-nin në themelin e kësaj ure një njeri të tyre. Mirëpo, para se të ar-rinte njeriu që do të bëhej kurban, rastësisht aty kalon një budalla. Ai, kureshtar, u afrua të shikonte se sa të thella qenë bërë gropat ku do të ndërtoheshin këmbët e urës. Këta e shtynë atë brenda në themel dhe e murosën.”31 Kjo këngë flet për hakmarrjen që bëri Gjoleka, djalë fare i ri, për Ismail bej Vlorën, gjyshin e Heroit të Popullit Ismail Qemali. Kështu ia plotësoi dëshirën Tafil Buzit, i cili nga vendinternimi në Anadoll, kishte shfryrë kundër labëve me fjalët: “Jazëk u qoftë, vjen halldupi i Konjës (anadollaku osmanlli) dhe u vret në vatan njerinë tuaj dhe nga ju nuk dolli një burrë që t’ia marrë hakën.”

kanune na kanë nxjerrë… Urdhëroj Mehmet pashanë, bashkë me hordhinë e parë të zërë çpejt Beratnë. Të mbushet deti pamporrë, që nga Preveza në Vlorë, gjithë brigjet t’i rrethojnë. Sadikun dhe Birçenë, me atë Lesko Levenë, Lamen dhe Dervish benë Me Birbil e me Meçenë Mu te Rrapi Degëvjerrë si shqerrat të shtatë i therë32.Hasan Shamet Meçe, Kallarat, 1945

Kallarat njëqind shtëpi33

Kallarat njëqind shtëpi, në mes të kazasë rroftë, 32 Lame Petani, Dervish Alikua, Birbil Hasani, Meçe Haxhiu nga Kallarati, së bashku me tre bolenas u therën si hakmarrje për humb-jet që pësuan osmanët në luftën kundër kryengritësve.33 Këtë këngë për Kallaratin e ka bërë rapsodi Nase Beni nga Vunoi, që vrau kapedanin gjiritlli në këtë luftë.

Të mbledhim e të botojmë folklorin e fshatit tonë

NEKROLOGJINë 4 nëntor 2013, në moshën 90-vjeçare u nda nga jeta veterania e Luftës Nacionalçlirimtare, Emine Gjonbrataj. Ajo u lind në Libohovë të Gjirokastrës në familjen Idrizaj, e njohur për tradita të shquara patriotike dhe liridashëse. E rritur në një mjedis të tillë familjar, Emineja u mëkua me këto tradita, të

i tregoi me pjesëmarrjen e saj armë në dorë që në fillim në luftë për çlirimin e vendit, duke u rreshtuar në Brigadën e 6 Sulmuese. Pas çlirimit Emineja u martua me kallaratasin Sadik Gjonbrataj, pjesëmarrës i LANÇ dhe kuadër ushtarak i rëndësishëm pas çlirimit. Të dy lindën, rritën e arsimuan me sakrifica dy vajza, Luljetën e Yllkën dhe një djalë, Ilirin. Emineja së bashku me Sadikun, kudo ku punuan dhe jetuan, dalloheshin për sjellje shembullore në familje e

shoqëri, Ata ishin mikpritës, të dashur e të respektuar, jo vetëm për të afërmit., por edhe për këdo që njihnin apo i lidhte puna e shoqëria. La pas fëmijët dhe emrin e kujtimin e mirë të saj. Kryesia e Shoqatës “Kallarati” dhe Redaksia e gazetës u shprehin fëmijëve dhe të afërmve ngushëllime.

luftuan me trimëri, për vatan qenë të zotë. Gjithë vëndi në pusi, i gjithë fshati u doqë, bënet luftë me sungji, po derdhet gjaku me okë. U vranë ca djem të zotë, Ramadani i Gjëzi, u godit mu në çapokë, Murati xhmadanzi, pse s’del më lëmë e më portë,humbi atë pasuri, salltaneti treqind kokë, njëqind dhën e dyqind dhi, dhe mushkë e kuqe me lopë, gjithë trima, djem të ri,Hyso Balili me shokë, Çelo Borshi, djalë i ri, e bë bomba copë-copë. I shkreti Dervish Sali, e mori plumbi në kokë, do mbetet në histori, do lëvdonetë në shokë. Kapetanin gjiritlli e mori plumbi në kokë, mu si derr në tokë u shtri, I mbet kapellja në gropë.Hasan Shamet Meçe, Kallarat, 1949

Vijon në numrin e ardhshëm