Programi Italo-Shqiptar
për Zhvillimin
e Ndërmarrjeve të Vogla
dhe të Mesme në Shqipëri
Informacion i mëtejshëm
Për pyetje të tjera si dhe për informacione në lidhje me Bankat Tregtare Private që bashkëpunojnë me programin,
ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni:
MINISTRIA E EKONOMISE, TREGTISE DHE ENERGJETIKESNJESIA E MENAXHIMIT TE PROGRAMIT (PMU)
Adresa: Blvd. Zhan D'Ark”, Godina METE Nr. 2, Kati 5, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 4 2366811Fax: +355 4 2366449
E-mail: [email protected]
Cilat janë proçedurat që ndiqen dhe vendimmarrja për FSHG?
Sa është shuma maksimale dhe minimale e kredisë që mund të mbulohet nga Fondi Shqiptar i Garancisë?
Për funksionimin me efektivitet dhe efikasitet të Fondit Shqiptar të Garancisë,
ndiqen proçedurat operacionale të vendimmarrjes si më poshtë:
Aplikimet do t'i dërgohen FSHG nëpërmjet Bankave Partnere të Programit
për të marrë miratimin e projektit;
FSHG kontrollon kriteret e pranimit;
Nëse kriteret e pranimit janë plotësuar (kriteret e Linjës së Kredisë) dhe nëse
ka fonde të disponueshme, FSHG bën vlerësimin teknik të projektit dhe
merr një vendim paraprak;
Bazuar në vlerësimin e bërë, Drejtori i FSHG negocion Kontratën e Garancisë
me Bankën Aplikuese;
Komiteti Teknik i FSHG vendos mbi kontratën e rënë dakort dhe i jep
mandatin Drejtorit të FSHG të firmosë marrëveshjen me bankën aplikuese.
Lloji i kredisë Minimumi iKredisë
Maksimumi iKredisë
Maksimumi iKredisë që dotë garantohet
Përqindja ekredisë së garantuar
A 50,000 500,000 200,000 Deri në 50%
B 50,000 150,000 90,000 Deri në 60%
C 150,000 500,000 200,000 Deri në 60%
D 15,000 50,000 30,000 Deri në 60%
10% e kredisë 10% e kredisë - Deri në 60%Kapitali
Qarkullues
Banka ka përgjegjësinë të realizojë monitorimin, së bashku me FSHG, në
përputhje me praktikat dhe proçedurat bankare të miratuara me FSHG dhe që
përfshijnë:
Frekuencën e monitorimit,
Mënyrën e organizimit të monitorimit,
Shkëmbimin e raporteve të monitorimit midis Bankës Partnere dhe FSHG.
Ministria e Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjetikës
Cooperazione Italiana allo Sviluppo
Ministero Affari EsteriMinistria e Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës
Cooperazione Italiana allo Sviluppo
Ministero Affari Esteri
Ku duhet të aplikoni?
Çfarë është Fondi Shqiptar i Garancisë (FSHG)?
Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë SME-të
për të përfituar nga Fondi Shqiptar i Garancisë?
Fondi Shqiptar i Garancisë
Drejtohuni në një nga bankat që kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me
Programin Italo –Shqiptar për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
(SME) në Shqipëri. Bankat do t'ju informojnë për dokumentacionin që duhet të
plotësoni për projektin. Banka pas shqyrtimit të projektit tuaj, në rast aprovimi të
tij, do të kërkojë çeljen e fondeve nga Programi Italo –Shqiptar për zhvillimin e
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME).
Një nga komponentët e rëndësishëm të Programit Italo-Shqiptar për zhvillimin e
SME-ve është fondi 2,5 milion Euro për krijimin e Fondit Shqiptar të Garancisë.
Ky fond do të përdoret për të mbështetur Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
(SME), për marrjen e kredive, kur ato kanë mungesë kolaterali.
Qeveria Italiane dhe Qeveria Shqiptare, nëpërmjet Marrëveshjes së Programit
dhe Marrëveshjes Financiare, kanë rënë dakort që Fondi Shqiptar i Garancisë të
zbatohet fillimisht në një Fazë Pilot me kohëzgjatje një vit dhe me një fond prej
500,000 Euro.
Fondi Shqiptar i Garancisë menaxhohet nga Njësia e Menaxhimit të Programit
(PMU), e ngritur pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE),
e cila menaxhon edhe Linjën e Kredisë të këtij Programi. Fondi Shqiptar i
Garancisë do të lidhet drejtpërsëdrejti me Linjën e Kredisë.
Vetëm SME-të që plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura për të përfituar nga
Linja e Kredisë, mund të përfitojnë edhe nga Fondi Shqiptar i Garancisë. Sektorët
të cilët nuk financohen nga Linja e Kredisë nuk mund të përfitojnë nga Fondi i
Garancisë.
Cilat janë kriteret e pranimit që duhet të përmbushi një SME?
Çfarë është programi për Zhvillimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME) në Shqipëri?
Cilat janë kushtet që duhet të përmbushi projekti SME në mënyrë që të financohet?
Ky është një program i përbashkët i Qeverisë Italiane dhe Qeverisë Shqiptare për
të mbështetur me kredi me interesa të ulëta bizneset e vogla dhe të mesme
shqiptare, me qëllim zhvillimin e tyre.
Ky Program përfshin tre komponentë të rëndësishëm:
Fondi i Financuar:
25 milion Euro
2.5 milion Euro
1.7 milion Euro
Fondi i Linjës së Kredisë në favor të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Donacion për Asistencën Teknike për realizimin e Programit
Fondi për krijimin e Fondit të Garancisë, i cili mbështetndërmarrjet e vogla dhe të mesme për marrjen e kredive,kur ato kanë mungesë kolaterali.
Komponentët përbërës:
Vlera e projektit që do të financohet është nga 50,000 – 500,000 Euro ose
15,000 – 50,000 Euro vetëm për Bizneset e reja (Start-Up);
Jo më pak se 70% e vlerës së financuar të projektit do të përdoret për blerjen
e makinerive, pajisjeve, teknologjisë, asistencës teknike, licensave industriale,
mirëmbajtje, pjesë këmbimi dhe lëndë e parë me origjinë Italiane;
Jo më shumë se 10% e kredisë mund të përdoret për blerjen e lëndës së parë
që lidhet me investimin kryesor;
Jo më shumë se 30% e kredisë mund të përdoret për mbulimin e kostove
lokale.
Shoqëria është e rregjistruar në Shqipëri;
Jo më pak se 51% e kapitalit të shoqërisë zotërohet nga shtetas shqiptar;
Qarkullimi vjetor jo më i lartë se 5 milion Euro;
Numri i punonjësve jo më i lartë se 250.
Çfarë nuk mund të financohet?
Cilat Projekte janë prioritet i Programit?
Cilat janë përfitimet e Projekteve Prioritare?
5.5%në Euro
Shuma e KredisëPeriudhë shlyerje
Mospagim(paguan vetëm interes)
15,000 – 50,000 Euro (SME Start-Up)
50,000 – 150,000 Euro
150,001 – 500,000 Euro
4 vjet
5 vjet
8 vjet
2 vjet
2 vjet
2 vjet
Kushtet e kredisë
Norma e interesit: 5.5% në Euro 8.5% në Lek
Periudha e shlyerjes së kredisë: 3 - 8 vjet
Periudha e mospagimit: 1 - 2 vjet (paguhet vetëm interesi)
Taksa lokale, taksa doganore, TVSH;
Kapitali qarkullues (duke përjashtuar shumën fillestare që nevojitet për
nisjen e aktivitetit);
Joint Venture, ndërmarrje tregtare dhe financiare të përkohëshme;
Investime në sektorin e turizmit, pasuri të patundshme, armatim, drogë, pije
alkoolike, duhan dhe derivatet e tij, prodhimi i produkteve të ndaluara për
importim dhe eksportim nga vendet e BE në bazë të marrëveshjeve
ndërkombëtare.
Projekte të SME-ve të sektorit prodhues, eksportues, agrokulturë dhe
agroushqimor;
Projekte për prodhimin natyror të energjisë;
Projekte të Teknologjisë së Komunikimit dhe Informacionit;
Projekte që krijojnë vende të reja pune;
Projekte me impakt të ulët në ambjent;
Projekte në zona/ parqe industriale;
Projekte të krijuara rishtas nga emigrantë shqiptarë me banim në Itali.
Nëse projekti i paraqitur nga SME-ja do të konsiderohet prioritar, në bazë
të shumës së kredisë përfiton: