109
PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË SË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2014 - 2017 RAPORT

RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË SË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE DHE PLANIT TË VEPRIMIT 2014 - 2017

RAPORT

Page 2: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave

Raport për Zbatimin e Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014 - 2017

Tetor, 2016

Page 3: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

RAPORT PËR ZBATIMIN E STRATEGJISË SË LUFTËS KUNDËR TRAFIKIMIT TË PERSONAVE DHE PLANIT TË

VEPRIMIT 2014 - 2017

Ky raport është përgatitur nga Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave

dhe Ministria e Punëve të Brëndshme.

Përkthimi, redaktimi, dizenjimi grafik dhe shtypi i këtij raporti u mundësuan nga World Vision Albania.

Redaktore letrare:

Ortensa Marini

Përpunimi grafikGenuine Effect

ShqypiExpoVision

http://wvi.org/albaniahttp://www.punetebrendshme.gov.al

Page 4: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

4

PASQYRA E LËNDËS

HYRJE 8

I. NDJEKJA PENALE 8

II. MBROJTJA DHE ASISTENCA NDAJ VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT 16

FUNKSIONIMI I MKR-SË 18

IDENTIFIKMI DHE REFERIMI I VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT 19

KTHIMI I ASISTUAR I VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT APO VIKTIMAVE TË MUNDSHME 25

MBËSHTETJA E VIKTIMAVE/VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT 26

MBËSHTETJA FINANCIARE SHTETËRORE/JOSHTETËRORE PËR QENDRAT PUBLIKE DHE JOPUBLIKE 27

SHËRBIMET PËR VIKTIMAT/VIKTIMAT E MUNDSHME TË TRAFIKIMIT 29

III. PARANDALIMI 39

PËRMIRËSIMI I KUADRIT LIGJOR DHE INSTITUCIONAL 39

NDËRGJEGJËSIMI MBI TRAFIKIMIN E PERSONAVE 40

EDUKIMI 50

REGJISTRIMI 50

KRYERJA E KËRKIMIT DHE MBLEDHJA E TË DHËNAVE 53

Page 5: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

5

RA

PORT

IV. KOORDINIMI 54

KOORDINIMI I AKTORËVE ANTITRAFIK BRENDA VENDIT 54

KOORDINIMI DHE FUQIZIMI I PARTNERITETEVE, VEÇANËRISHT ME SHOQËRINË CIVILE 57

KOORDINIMI DHE BASHKËPUNIMI RAJONAL DHE NDËRKOMBËTAR 58

V. REKOMANDIME 65

ANEKS 1 66

ANALIZË MBI VEPRIMTARINË E KOMITETEVE RAJONALE ANTITRAFIK (KRAT) PËR VITIN 2015 66

ANEKS 2 95

TRAJNIME 104

Page 6: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

6

PARATHËNIETrafikimi i personave në Shqipëri ende sot konsiderohet një fenomen shqetësues, pavarësisht ekzistencës së mekanizmave ligjorë dhe institucionalë të ngritur, për ta luftuar atë.

Arsyet e shfrytëzimit për trafikim janë të shumta. Ndër to, varfëria dhe pamundësia për të punuar, arsimuar, si dhe mungesa e alternativave janë disa prej faktorëve shtytës që çojnë femrat, burrat dhe fëmijët drejt trafikimit, duke u bërë viktima të këtij krimi.

Qeveria shqiptare dhe Ministria e Punëve të Brendshme e kanë vendosur luftën kundër trafikimit të personave në krye të listës së prioriteteve, nëpërmjet një angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete, duke:

- përmirësuar kuadrin ligjor dhe përputhjen e tij me të drejtën ndërkombëtare;

- rritur kapacitetet e strukturave antitrafikim;

- përmirësuar mënyrën e identifikimit të viktimave nëpërmjet qasjes proaktive dhe procesit

të riintegrimit të tyre në shoqëri;

- parandaluar trafikimin e personave, nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit publik;

- intensifikuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar në luftën antitrafikim.

Të gjitha arritjet në fushën e trafikimit dhe progresi i bërë në këtë drejtim kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të Ministrit Tahiri, i cili i ka vendosur masat kundër trafikimit të personave si një nga prioritetet e Ministrisë.

Falë këtij angazhimi maksimal dhe reagimit me masa konkrete, në raportin e Departamentit të Shtetit, SHBA (qershor 2015), Shqipëria tregoi qëndrueshmëri, duke u pozicionuar në kategorinë 2 (raporti ka kategorinë 1, si atë më të lartë dhe kategorinë 3, si më të ulët). Ndërmjet kategorive 2 dhe 3 qëndron kategoria 2 e vendeve në vëzhgim. Në këtë të fundit u vendos Shqipëria në raportin e DASH-it të vitit 2013.

Gjithashtu në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë vlerësohen pozitivisht masat kundër trafikimit të personave. Raporti më i fundit i Këshillit të Evropës, po ashtu theksoi progresin e dukshëm që vendi ynë ka bërë në drejtim të trafikimit.

Informacioni në këtë raport është i ndarë në katër kapituj, konkretisht:

- ndjekja penale; - mbrojtja; - asistenca ndaj viktimave të trafikimit; - parandalimi dhe koordinimi, në përputhje këto me shtyllat e dokumentit strategjik.

Page 7: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

7

RA

PORTNë këtë raport do të gjeni informacion mbi përpjekjet e strukturave të zbatimit të ligjit, në

bashkëpunim edhe me aktorët e tjerë në drejtim të ushtrimit të ndjekjes penale dhe rritjes së dënimeve të trafikantëve nëpërmjet proceseve të rregullta gjyqësore.

Gjatë veprimtarisë së tyre, këto struktura i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë përmirësimit të trajtimit të viktimave të trafikimit, bazuar në të drejtat e njeriut dhe interesin më të lartë të viktimës së trafikimit.

Ky raport mbi zbatimin e detyrimeve në kuadër të veprimit kombëtar antitrafikim, përfshin informacion si për arritjet, problematikat e hasura në zbatimin e objektivave të parashikuara në Strategjinë Kundër Trafikimit të Personave, ashtu dhe për sfidat në gjetjen e një përgjigjeje sistemike, të qëndrueshme ndaj këtij fenomeni në Shqipëri. Kjo Strategji është miratuar edhe me VKM Nr. 814, datë 26.11.2014.

Raporti është produkti i një pune në grup, ku pa informacionin e marrë nga të gjithë aktorët e përfshirë në Strategji, nuk do të kishim këtë pamje të qartë të veprimeve të ndërmarra në kuadër të progresit, jo vetëm në drejtim të luftës dhe parandalimit të trafikimit në njerëz, por edhe për integrimin e plotë të vendit në strukturat evropiane.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave falënderon në mënyrë të veçantë të gjitha institucionet zbatuese të Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave, si: Ministrinë e Punëve të Brendshme/Policinë e Shtetit, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Zhvillimit Urban, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Ministrinë e Financës, Prokurorinë e Përgjithshme/Prokurorinë për Krime të Rënda, Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, Organizatat ndërkombëtare dhe OJF-të vendase, Koalicionin Kombëtar të Strehëzave Antitrafik, Komitetet Rajonale Antitrafik, si dhe të gjithë partnerët dhe aktorët e tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre në zbatimin e Strategjisë, pa kontributin e të cilëve, realizimi i këtij raporti nuk do të ishte i mundur.

Një falënderim i veçantë shkon për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, për Anila Trimin, Mimoza Qyrën, Iris Hodaj dhe Dea Dragotin, për përkushtimin dhe dedikimin e tyre për të koordinuar punën në nivel kombëtar dhe adresimin e të gjithë problematikave dhe përpjekjet për zgjidhje.

Dr. Elona GjebreaZëvendësministre e Punëve të Brendshme

Koordinatore Kombëtare për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave

Page 8: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

8

HYRJE

Trafikimi i qenieve njerëzore trajtohet sot si një nga problemet prioritare të shoqërisë. Në instrumentet e ndryshme ndërkombëtare, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si “Një shkelje e të drejtave themelore të njeriut, të dinjitetit dhe të integritetit të qenieve njerëzore”.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave, në këtë raport pasqyron masat dhe përpjekjet e bëra gjatë vitit 2015, në lidhje me përmirësimin e kuadrit ligjor në fushën e luftës kundër trafikimit të personave, me parandalimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit nëpërmjet organizimit të takimeve dhe fushatave sensibilizuese sa i takon fenomenit të trafikimit, me rritjen dhe ngritjen e kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit të angazhuara në luftën kundër trafikimit të personave, mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi, luftën kundër korrupsionit në radhët e zbatuesve të ligjit, bashkëpunimin brenda dhe jashtë vendit, mbledhjen e të dhënave statistikore në lidhje me evidentimin, hetimin dhe gjykimin e veprave penale të trafikimit të personave etj.

Gjatë punës së saj, ZKKA-ja ka bashkëpunuar ngushtë dhe ka gjetur një mbështetje të vazhdueshme te të gjithë aktorët e përfshirë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këtu duhet të përmendim të gjitha strukturat zbatuese të ligjit, siç janë: Policia, Prokuroria, Shërbimi Social, Shërbimi Diplomatik dhe Konsullor etj. Një kontribut të veçantë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe sidomos në parandalimin e këtij fenomeni kanë dhënë edhe OJF-të vendase dhe të huaja, që ofrojnë shërbime rehabilituese apo parandaluese për antitrafikimin në Shqipëri.

I. NDJEKJA PENALE

Nisur nga nevojat për përmirësimin e legjislacionit penal dhe procedural, si dhe në vijim të rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë, ZKKA-ja ka propozuar këto ndryshime:

– Në nenin 52/a “Përjashtimi ose ulja e dënimit për bashkëpunëtorët e drejtësisë dhe viktimat” i Kodit Penal, është propozuar që paragrafi i dytë i këtij neni, të riformulohet me këtë përmbajtje: “Personi i dëmtuar nga vepra penale e trafikimit të personit përfiton përjashtimin nga ndjekja penale, për kryerjen e veprës penale gjatë periudhës së trafikimit në masën që ka qenë i detyruar t’i kryejë ato veprime apo mosveprime të kundërligjshme”. Në këtë formë, i dëmtuari përjashtohet edhe nga ndjekja penale, duke mos e bërë atë objekt të veprës penale që në momentin e identifikimit si e tillë.

– Lidhur me nenin 110/a të Kodit Penal, është propozuar që për veprën penale “Trafikimi i personave” të ketë vetëm një nen. Ky propozim reflekton zhvillimet më të fundit në drejtim të konsolidimit të kuadrit ligjor kundër trafikimit të personave. Në nenin e riformuluar, trafikimi i fëmijëve të jetë rrethanë rënduese, duke aplikuar një politikë penale më të ashpër, të shprehur në masa më të rënda dënimi. Duke u bazuar në sa më sipër, kemi propozuar që neni 128/b të shfuqizohet dhe të ketë një nen të vetëm për trafikimin e personave - neni 110/a.

Page 9: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

9

RA

PORTNë kuadër të përafrimit të legjislacionit me Konventën e KE-së, është propozuar shfuqizimi i

paragrafit të dytë të nenit 114 “Shfrytëzimi i prostitucionit” të Kodit Penal, ku parashikohet shfrytëzimi i të miturve për prostitucion.

Duke iu referuar Ligjit 144/2013, është propozuar riformulimi i nenit 75/a i KPrP-së, me qëllim që parashikimet e neneve 110/b “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruara nga personat e trafikuar” dhe 110/c “Veprimet që lehtësojnë trafikimin”, të përfshihen në kompetencën e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Është ratifikuar Konventa për Trafikimin e Organeve me Ligjin Nr. 150/2015, datë 21.12.2015, si detyrim ligjor dhe institucional që nga firmosja e Konventës më 25 mars 2015, në Santiago de Compostela, Spanjë. Tashmë jemi në fazën e ngritjes së Grupit të Punës së Përbashkët midis Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë si dhe përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme për hartimin e ndryshimeve të Kodit të Procedurave Penale, me qëllim përshtatjen e legjislacionit vendas me Konventën për Trafikimin e Organeve.

Përveç propozimeve për ndryshime ligjore, në këtë kapitull do të gjeni të dhëna statistikore për rastet e identifikuara, hetuara dhe gjykuara gjatë vitit 2015. Gjithashtu do të njiheni edhe me zhvillime të tjera, që kanë të bëjnë me rritjen e kapaciteteve të strukturave të zbatimit të ligjit, trajnimet e zhvilluara gjatë kësaj periudhe1, nivelin e bashkëpunimit midis agjencive, si brenda dhe jashtë vendit, luftën kundër korrupsionit, përmirësimit të kuadrit ligjor dhe, së fundi, disa rekomandime për periudhën në vijim. Gjatë këtij viti janë ndërmarrë masa të rëndësishme në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në veçanti në drejtim të goditjes së fenomenit, si dhe zhvillimit të hetimeve dhe gjykimeve profesionale. Theksojmë se rastet e evidentuara kanë ardhur si rezultat i rritjes së forcës goditëse dhe profesionalizmit të strukturave të zbatimit të ligjit dhe si pasojë e rritjes së vëmendjes së strukturave drejtuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për luftën ndaj trafikimit të personave.

Referuar të dhënave të përditësuara në sistemin SIVET, i cili administrohet nga Autoriteti Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton të jetë 109 VT/VMT, nga të cilët 38 VT dhe 71 VMT, 22 meshkuj dhe 87 femra, 61 të rritur dhe 48 fëmijë, 104 shqiptarë dhe 4 të huaj (2 britanikë, 1 filipinas dhe 1 kosovar). Nisur nga statistikat krahasimore të vitit të kaluar, vërehet një rritje e numrit të meshkujve të trafikuar (nga 17 vitin e kaluar, në 22 këtë vit). Gjithashtu shihet që numri më i madh i VT/VMT është nga Qarku Elbasan 24 VT/VMT, i ndjekur nga pas nga Qarku Tiranë, me 18 VT/VMT dhe Qarku Berat, me 12 VT/VMT. Një numër të limituar kanë Qarku Vlorë, Fier, Durrës, Dibër dhe Shkodër. Ndërsa Qarku Gjirokastër vijon të mbetet qarku me asnjë VT/VMT edhe për këtë periudhë raportimi. Për sa i takon arsimimit, 6 VT/VMT janë me arsim të lartë, 17 VT/VMT me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër me arsim të ulët ose pa arsim (21). Lidhur me format e shfrytëzimit, nga numri i përgjithshëm, 47 VT/VMT janë trafikuar për shfrytëzim seksual dhe pjesa tjetër për punë të detyruar dhe lypësi.

1 Për informacion më të detajuar lidhur me trajnimet e zhvilluara gjatë vitit 2015, shiko në fund të raportit - Aneksi II.

Page 10: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

10

Po kështu, nga numri i përgjithshëm i VT/VMT vijon të jetë më i madh numri i femrave. Trafikimi i femrave shfaqet në dy mënyra: si trafikim i brendshëm, ku viktimat janë trafikuar nga njëri qytet në tjetrin, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, por shfaqet edhe si trafikim i jashtëm, ku viktimat e trafikimit janë dërguar për t’u shfrytëzuar për prostitucion jashtë shtetit.

Rastet e referuara për “Trafikimin e të miturve”, kanë të bëjnë me shfrytëzim për prostitucion të shtetasve të mitur, por më së shumti me shfrytëzimin e tyre për lypje në Kosovë dhe Greqi. Në pjesën më të madhe të rasteve, të miturit që shfrytëzohen për lypje, detyrohen ta bëjnë këtë nga vetë familjarët e tyre. Pjesën më të madhe të këtyre rasteve e përbëjnë njerëz nga komuniteti rom.

Gjithashtu, për periudhën raportuese konstatohet një rritje e identifikimit të numrit të VT/VMT, nga strukturat shtetërore janë identifikuar dhe referuar 80 VT/VMT dhe 27 VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga strukturat joshtetërore, 2 VT/VMT janë vetidentifikuar.

Nisur nga informacionet e regjistruara nga strukturat ligjzbatuese, për vitin 2014 dhe 2015, rezulton se disa nga linjat e trafikimit dhe mënyrat e rekrutimit janë:

Linja të trafikimit:

1. Shqipëri - Belgjikë - Angli2. Shqipëri - Angli - Norvegji3. Shqipëri - Itali - Holandë4. Shqipëri - Kosovë - Maqedoni - Zvicër5. Shqipëri - Mal i Zi - Itali/Belgjikë/Gjermani6. Shqipëri - Greqi - Itali - Francë - Holandë - Angli.

Mënyrat e rekrutimit:

1. Kryesisht përzgjidhen vajza të moshës 18-25 vjeç, janë vajza me prindër të divorcuar, pa mbështetjen e tyre apo në vështirësi ekonomike dhe shëndetësore.

2. Në fillim krijojnë lidhje intime me trafikantët dhe më pas, me anë të mashtrimit dhe shtrëngimit, shfrytëzohen për prostitucion.

3. Rrjetet sociale, si Facebook, duke iu ofruar fejesë/martesë apo duke iu premtuar punë dhe një jetë më të mirë.

4. Oferta pune për balerina në lokale në vendin tonë, si dhe jashtë shtetit, kryesisht në Kosovë dhe Maqedoni.

5. Nëpërmjet telefonit apo njohjes nga persona të tjerë, gjithashtu trafikantët shkojnë në familjet e vajzave, duke përdorur si justifikim martesën dhe duke u prezantuar si dhëndri apo familjarë të tij.

Gjatë kësaj periudhe është punuar më tepër në drejtim të rritjes së efikasitetit të punës, profesionalizmit dhe rritjes së bashkëpunimit të strukturave ligjore dhe specialistëve, midis tyre dhe aktorëve të tjerë për procesin e hetimit, sigurimit të provave, me qëllim dënimin e autorëve dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Page 11: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

11

RA

PORT1. Të dhënaT në lidhje me heTimin dhe gjykimin (informacion nga Policia, ShÇBa-ja,

Prokuroria dhe SiSTemi gjyqëSor)

Policia:

Policia e Shtetit, për vitin 2015, ka evidentuar 80 vepra penale për Trafikimin në Persona:

• 17 çështje për “Trafikimi i të miturve”, neni 128/b i Kodit Penal;

• 63 çështje për “Trafikimi i personave të rritur”, neni 110/a i Kodit Penal.

Vepra penale Evidentuar Autor Arrestuar Në gjendje të lirë Larguar Ndaluar

Trafikimi i të miturve 17 23 5 11 3 4

Trafikimi i personave të

rritur63 67 10 33 13 11

Gjithsej 80 90 15 44 16 15

Policia e Shtetit ka referuar gjithsej 104 vepra penale që kanë lidhje me fushën e Trafikimit në Persona:

• 23 çështje për “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”, neni 115 i Kodit Penal;

• 81 çështje për “Shfrytëzim prostitucioni”, neni 114/a i Kodit Penal.

Vepra penale Evidentuar Autor Arrestuar Në gjendje të

lirë Larguar Ndaluar

Mbajtje e lokaleve për prostitucion

23 32 12 15 1 4

Shfrytëzim prostitucioni 81 96 27 41 12 16

Total 104 128 39 56 13 20

Konstatohet një vlerësim më serioz i situatës operative në drejtim të trafiqeve të paligjshme, si për grumbullimin dhe ndjekjen e informacioneve, ashtu edhe për bashkëpunimin me organet e drejtësisë për dokumentimin ligjor dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre veprave penale.

Page 12: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

12

Operacionet policore të kryera gjatë vitit 2015

Për goditjen e veprës penale të trafikimit të personave gjatë vitit 2015 janë realizuar 6 operacione, duke goditur veprimtarinë kriminale në fushën e trafiqeve te paligjshme. Gjatë këtyre operacioneve janë evidentuar si të implikuar në trafiqe të paligjshme 32 autorë, prej të cilëve 25 shtetas janë arrestuar. Ndër operacionet me të spikatura përmendim:

“Modelja” 5 persona të arrestuar për veprën penale të trafikimit të të miturve, neni 128/b i K.P.

“Tallava” 4 persona të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, neni 114 i K.P.

“Diva” 4 persona të arrestuar për veprën penale të trafikimit të personave të rritur, neni 110/a i K.P.

“Shatërvani” 4 persona të arrestuar, 7 ndiqen në gjendje të lirë për shfrytëzim prostitucioni, neni 114 i K.P.

“Natyra” 5 persona të arrestuar për shfrytëzim prostitucioni, neni 114 i K.P.

“Balerina” 3 persona të arrestuar për veprën penale të trafikimit të personave të rritur, neni 110/a i K.P.

Operacionet ndërkombëtare

Gjatë vitit 2015, nga strukturat qendrore kundër trafiqeve të paligjshme janë kryer 2 operacione në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, “Alba Nostra” dhe “Balcania”, me një numër të konsiderueshëm personash të arrestuar, si brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat

Gjatë periudhës janar – dhjetor 2015, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vazhduar përpjekjet për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e hetimit në zbulimin dhe goditjen e rasteve të përfshirjes apo favorizimit të trafikut të personave nga punonjës policie.

Gjatë kësaj periudhe janë iniciuar dhe kallëzuar 5 (pesë) raste të favorizimit nga ana e punonjësve të policisë së trafikut të qenieve njerëzore. Të 5 (pesta) rastet janë të regjistruara si procedime penale nga organi i Prokurorisë dhe janë në fazën e hetimit. Nga vlerësimi i Prokurorisë së Përgjithshme është deklasifikuar si vepër penale “dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe cilësohet në elementet e veprës penale si “shpërdorim detyre”.

Gjatë periudhës analizuese nuk ka pasur raste të denoncimit nëpërmjet linjës së gjelbër apo formave të tjera të denoncimit për përfshirje të punonjësve të policisë apo favorizimit prej tyre të trafikut të qenieve njerëzore.

Page 13: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

13

RA

PORTProkuroria për Krime të Rënda

Në Prokurorinë për Krimet e Rënda, Tiranë, gjatë vitit 2015 ka funksionuar seksioni i posaçëm për hetimin e çështjeve penale që lidhen me trafikimin e personave, seksion ky i përbërë nga dy prokurorë dhe tre oficerë të Policisë Gjyqësore. Një oficer i Policisë Gjyqësore ka luajtur rolin e koordinatorit mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Qendrave Pritëse të Viktimave të Trafikimit dhe Policisë së Shtetit. Një vëmendje të posaçme i është kushtuar të drejtave të viktimës së trafikimit, ku janë marrë parasysh elementët që kanë të bëjnë me krijimin e kushteve të përshtatshme për marrjen në pyetje të viktimës së trafikimit, duke siguruar praninë e punonjësit social apo të psikologut, akomodimin e viktimës së trafikimit në qendrat pritëse etj.

Nga të dhënat statistikore të Prokurorisë për Krime të Rënda, për vitin 2015, rezulton se numri i procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal, Trafikimi i personave të rritur është 38 dhe numri i të pandehurve dhe i personave nën hetim, të regjistruar për këtë periudhë, është 16. Janë dërguar për gjykim 8 procedime penale me 13 të pandehur dhe janë dënuar 7 të pandehur për veprën penale të trafikimit të personave të rritur.

Lidhur me nenin 128/b të Kodit Penal, Trafikimi i të miturve, për vitin 2015, numri i procedimeve të regjistruara është 14 dhe numri i të pandehurve dhe i personave nën hetim të regjistruar është 8. Gjatë këtij viti i është dërguar gjyqit 1 procedim penal me 1 të pandehur dhe janë dënuar 5 të pandehur për veprën penale të trafikimit të të miturve.

Në mënyrë të detajuar këto të dhëna paraqiten në tabelën e mëposhtme:

Nenet

Regjistruar Dërguar gjyqit

DënuarProcedime

Të pandehur

dhe persona

nën hetim

Çështje Të pandehur

110/a -“Trafikimi i

personave të rritur”38 16 8 13 7

128/b -“Trafikimi i të

miturve”14 8 1 1 5

Page 14: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

14

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apelit për Krimet e Rënda

Nenet e Kodit PenalNumri i të

pandehurve të dënuar

Masat e dënimit në GJKR

Shkalla e Parë Apel

Neni 110/a/2 - “Trafikimi i personave të rritur”

1 11 vjet 11 vjet

1 6 vjet e 8 muaj 6 vjet e 8 muaj

1 I pafajshëm I pafajshëm

Neni 110/a/4 - “Trafikimi i personave të rritur”

1 14 vjet 14 vjet

1 10 vjet e 8 muaj 10 vjet e 8 muaj

1 6 vjet 6 vjet

Neni 114/b/1 – “Shfrytëzim prostitucioni” 1 6 vjet 6 vjet

Neni 128/b/1 – “Trafikimi i të miturve” 1 7 vjet 7 vjet

Neni 128/b/3 – “Trafikimi i të miturve”

2 17 vjet secili 17 vjet secili

1 20 vjet 20 vjet

1 15 vjet 15 vjet

3 çështje janë mbartur nga viti 2014, nga të cilat:

• Dy çështje: me 2 të dënuar për nenin 110/a/4 – “Trafikimi i personave të rritur”; 1 i dënuar – Neni 110/a/4 – “Trafikimi i personave të rritur” dhe Neni 128/b/3 – “Trafikimi i të miturve”.

• Një çështje: me 1 të dënuar për “Trafikimi i personave të rritur” – Neni 110/a/2 dhe 278/4 – “Trafikimi i armëve dhe municioneve”.

Page 15: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

15

RA

PORTNë mënyrë të detajuar jepen në tabelën e mëposhtme:

Nenet e Kodit Penal Nr. i të pandehurve të dënuar

Masat e dënimit në GJKR

Shkalla e Parë Apel

Neni 110/a/2 - “Trafikimi i personave të rritur”

1 11 vjet 11 vjet

Neni 110/a/4 - “Trafikimi i personave të rritur”

1 10 vjet 10 vjet

1 10 vjet 5 vjet

Neni 110/a/4 - “Trafikimi i personave të rritur” + Neni

128/b/3 – “Trafikimi i të miturve”

1 12 vjet 12 vjet

Gjykata e Lartë

Të dhënat statistikore të Gjykatës së Lartë mbi numrin e çështjeve të reja të paraqitura, dosjet gjyqësore të mbartura dhe mënyra e përfundimit për veprat penale lidhur me trafikimin e qenieve njerëzore, në mënyrë të detajuar jepen në tabelën e mëposhtme:

Nr. Nenet e Kodit Penal

Çështje të ardhura të reja gjatë vitit 2015

Çështje të mbartura

nga viti 2014

Informacion mbi çështjen

Çështje në pritje për

gjykim

1.Neni 110/a – “Trafikimi i

personave të rritur” 4 0 – 4

2. Neni 128/b – “Trafikimi i të miturve”

4 0 – 4

3. Neni 114/b – “Trafikimi i femrave”

1 3

Janë gjykuar 2 çështje(është

vendosur mospranim

rekursi).

Janë në pritje për gjykim 2 çështje.

Page 16: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

16

II. MBROJTJA DHE ASISTENCA NDAJ VIKTIMAVE TË TRAFIKIMIT

Synimet kryesore të shtyllës së mbrojtjes janë: garantimi i identifikimit të hershëm dhe referimit të të gjithë të miturve dhe të rriturve, si viktima/viktima të mundshme trafikimi për qëllime shfrytëzimi dhe referimi i menjëhershëm pranë shërbimeve të duhura të asistencës, në përputhje me PSV-të; garantimi i aksesit për asistencë gjithëpërfshirëse, mbrojtje dhe shërbime për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, sipas nevojave dhe preferencave individuale (në qendra apo komunitet) dhe pavarësisht dëshirës së tyre për të bashkëpunuar me strukturat e zbatimit të ligjit; nxitja e kthimit, riintegrimit dhe përfshirjes sociale të VT/VMT dhe ulja e rrezikut për personat e trafikuar për t’u riviktimizuar dhe ritrafikuar, ose që të kthehen në trafikues.

Për të siguruar një mbrojtje sa më efektive për VT/VMT-të, ZKKA-ja vijon zbatimin me rigorozitet të Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit (PSV), të cilat u miratuan me VKM Nr. 582, datë 27.7.2011. Zbatimi i PSV-ve, i shoqëruar dhe me trajnimet përkatëse, ka bërë të mundur rritjen e aftësive identifikuese të strukturave të zbatimit të ligjit, ofruesve të shërbimeve sociale, të shëndetit publik, arsimor, Inspektoratit Shtetëror të Punës, si dhe ka bërë të mundur një rritje të dukshme të bashkëpunimit dhe partneritetit mes strukturave të lartpërmendura, ku vlen të përmendet rritja e shpejtësisë dhe e saktësisë së veprimeve në funksion të identifikimit dhe referimit.

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2015 janë identifikuar, referuar, mbrojtur dhe asistuar 109 viktima/viktima të mundshme trafikimi, nga 125 VT/VMT në vitin 2014, prej të cilave: 38 viktima trafikimi nga 37 vitin e kaluar dhe 71 viktima të mundshme trafikimi nga 88 vitin e kaluar; 48 fëmijë nga 62 vitin e kaluar dhe 61 të rritur nga 63 vitin e kaluar; 22 meshkuj nga 17 vitin e kaluar dhe 87 femra nga 108; 105 me kombësi shqiptare nga 123 vitin e kaluar dhe 4 të huaj nga 2 vitin e kaluar. Të dhënat krahasuese për vitet 2014 - 2015 në formë grafike janë si më poshtë:

Të gjitha rastet e identifikuara kanë marrë mbrojtjen dhe asistencën e nevojshme. Për këtë, kontribut themelor, përveç Shërbimit Social Shtetëror, kanë dhënë qendrat rezidenciale për viktimat e trafikimit, anëtare të Mekanizmit Kombëtar të Referimit. Një element mjaft i rëndësishëm i luftës dhe i parandalimit të trafikimit është dhe inkurajimi i viktimave të trafikimit për të dëshmuar në procedimet penale, por asistenca dhe mbrojtja e viktimës nuk është e kushtëzuar nga bashkëpunimi i viktimës me organet e drejtësisë.

Përveç zbatimit të PSV-ve, gjatë periudhës raportuese ka pasur zhvillime të rëndësishme në funksion të mbrojtjes dhe asistencës ndaj viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit:

Page 17: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

17

RA

PORT

• 109 viktima/viktima të mundshme trafikimi janë identifikuar, referuar dhe kanë marrë shërbimet e nevojshme.

• U miratua në Kuvend Ligji Nr. 150/2015 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës kundër trafikimit të organeve”.

• Është miratuar VKM-ja “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar, ku parashikohet dhënia e librave falas për fëmijët viktima të trafikimit, në datë 26 gusht 2015.

• U nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, Policisë së Shtetit dhe Caritas-it shqiptar mbi “Fuqizimin e strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit”. Qëllimi i kësaj Marrëveshjeje është forcimi i kapaciteteve të strukturave të Policisë së Shtetit dhe përmirësimi i sistemit të mbrojtjes së viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit nëpërmjet trajnimeve, workshope-ve, tryezave të rrumbullakëta dhe asistimi i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, të identifikuara në pikën kufitare të Muriqanit dhe në Portin e Durrësit me paketa të ndihmës emergjente.

• Në kuadër të parandalimit, mbrojtjes dhe riintegrimit të viktimave të trafikimit, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë, në përputhje me objektivat e Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Fëmijëve 2014 - 2017 dhe në koordinim me të gjitha institucionet e përfshira shtetërore dhe joshtetërore, në nëntor të vitit 2015 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe World Vision-it “Për intensifikimin e mëtejshëm të veprimit kundër trafikimit të personave në Shqipëri, me fokus të veçantë fëmijët dhe të rinjtë”.

2248

61

71

38

105

87

4

Viktima trafikimi

Viktima të mundshme trafikimi

Të rritur

Të mitur

Meshkuj

Femra

Shqiptarë

Të huaj

Page 18: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

18

• Ka vazhduar financimi i qendrave, pjesë të Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafik

nga buxheti i shtetit.• Në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave u hartua Plani i Veprimit

për Riintegrimin Social - Ekonomik të Grave dhe Vajzave Viktima/Viktima të Mundshme të Trafikimit 2015 - 2017, me qëllim ofrimin e ndihmës dhe riintegrimit të grave dhe vajzave viktima/viktima të mundshme të trafikimit nëpërmjet hartimit dhe implementimit të politikave ndërsektoriale, përfshirë fushën e arsimit, punësimit, përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, zhvillimit dhe integrimit gjinor, mbrojtjen nga dhuna në familje dhe mbrojtjen e fëmijëve. Ky Plan Veprimi u draftua përmes një procesi të gjerë konsultimesh/sugjerimesh nga strukturat përgjegjëse të përfshira në të dhe u miratua me VKM Nr. 115, datë 17.02.2016.

funkSionimi i mkr-Së

Mekanizmi Kombëtar i Referimit për Viktimat/Viktimat e Mundshme të Trafikimit (MKR) i cili ve në veprim strukturat, të cilat realizojnë funksionimin e tij, pas vitit 2013 është venë në rifunksionim të plotë, me një dinamikë dhe me rezultate konkrete. Nëpërmjet takimeve periodike të anëtarëve të MKR-së dhe Task-Forcës aktorët e përfshirë kanë njohur dhe kanë shprehur angazhimin për të përmbushur të gjitha detyrimet institucionale në procesin e identifikimit dhe referimit për ndihmë të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, ku, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimit antitrafik, janë shënuar histori suksesi sikurse, kartat e shëndetit për viktimat e trafikimit, apo dhënia e librave falas për fëmijët viktima/viktima të mundshme të trafikimit.

Në takimet e anëtarëve të Task Forcës dhe MKR-së (15 janar; 16 korrik dhe 24 dhjetor), janë diskutuar problematikat e hasura në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe adresimin e duhur të tyre me qëllim funksionimin e plotë dhe efikas të MKR-së, mbi forcimin e AP-së, rolin më aktiv dhe rritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë për aksesin e përmirësuar në shërbime të VT/VMT-ve, sidomos në lidhje me shëndetin mendor të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit dhe pajisjen e tyre me kartat e shëndetit, bashkëpunimin për aktivitete të rëndësishme ndërgjegjësuese, sikurse fushata verore antitrafikim, apo Muaji i Luftës kundër Trafikimit të Personave, si dhe mbështetjen dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit.

Autoriteti Përgjegjës është struktura thelbësore që vë në lëvizje Mekanizmin Kombëtar të Referimit për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Me firmosjen e Udhëzimit të Përbashkët nr. 3799, datë 08.07.2014, secila nga strukturat, pjesë e Autoritetit Përgjegjës, ka të mirëpërcaktuar rolet dhe detyrat funksionale të saj, dhe ka arritur në zgjidhjen e rasteve të trafikimit, si dhe në monitorimin e zbatimit të Procedurave Standarde të Veprimit. ZKKA-ja, në bashkëpunim me OSBE-në, hartoi Rregulloren e AP-së, e cila bën të mundur që Autoriteti Përgjegjës të funksionojë mbi një frymë dhe dinamikë të mirëpërcaktuar dhe në përputhje me nevojat e kohës. Gjatë periudhës raportuese, Autoriteti Përgjegjës është mbledhur në mënyrë periodike dhe konkretisht: 16 prill, 25 maj, 19 qershor, 3 shtator, 18 shtator dhe 23 nëntor.

Page 19: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

19

RA

PORTDisa nga problematikat e trajtuara/zgjidhura në takimet e AP-së janë çështjet e shëndetit

mendor të VT/VMT-ve; projektrregullorja e AP-së dhe miratimi i saj nga anëtarët e Autoritetit Përgjegjës, dhe zbatimi e mirëfunksionimi i saj nga anëtarët e Autoritetit Përgjegjës; mënyra e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar, të ndryshuar”; trajtimi i rasteve konkrete të referuara nga Policia, Shërbimi Social Shtetëror dhe organizata joshtetërore etj.;

idenTifikimi dhe referimi i VikTimaVe/VikTimaVe Të mundShme Të TrafikimiT

Identifikimi është procesi më i rëndësishëm në zinxhirin e përpjekjeve për të siguruar mbrojtjen dhe asistencën e viktimave të trafikimit në përputhje me PSV-të, dhe kryhet në bashkërendim dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha autoriteteve dhe strukturave shtetërore dhe joshtetërore. Sipas Procedurave Standarde të Veprimit, identifikimi i VT/VMT-ve ndahet në identifikim fillestar dhe identifikim formal.

Identifikimi fillestar i viktimave të mundshme të trafikimit është tërësia e veprimeve të ndërmarra nga institucionet shtetërore dhe joshtetërore në kufi, jashtë territorit dhe brenda vendit. Agjencia përgjegjëse në kufi për identifikimin fillestar është Policia e Kufirit dhe Migracionit. Në territor, përgjegjëse janë agjencitë shtetërore, si Zyrat e Shërbimit Social, strukturat e Policisë së Shtetit, Inspektorati i Punës, zyrat e punës, shërbimi arsimor, shëndetësor, Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve etj., dhe joshtetërore, përfshirë dhe qendrat, organizatat me programe të ndihmës për persona në nevojë. Jashtë territorit, institucionet përgjegjëse për identifikimin fillestar të VT/VMT-ve janë përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Identifikimi formal i VT/VMT-ve, në kufi dhe në territor, është identifikimi i një personi si viktimë trafikimi. Identifikimin formal e kryen vetëm punonjësi i policisë i sektorit për trafikun e paligjshëm dhe punonjësi social i SHSSH-së, të cilët bëjnë analizën e intervistës duke konkluduar për statusin e viktimës (Aneksi 9.4 i PSV-ve). Ndërsa jashtë territorit konsiderohet kërkesa për informacion e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin dhe ndihmën e viktimave të trafikimit me shtetësi shqiptare nga autoritetet vendase me tagër për identifikimin e personave të trafikuar.

ZKKA-ja ka kërkuar që PSV-të të jenë gjithmonë pjesë e trajnimit orientues kryesisht për personelin e ri. Në këto trajnime, rëndësi i jepet komunikimit me viktimën, i cili duhet të ofrojë siguri, informacion mbi të drejtat dhe mundësitë për ndihmë për viktimat e identifikuara. Nga përfaqësuesi i policisë gjatë intervistimit të viktimës kërkohet që garantimi i sigurisë për mbrojtje dhe vendosja e besimit te viktima të mos jenë në funksion të marrjes së kallëzimit. Ndërsa nga shërbimet sociale kërkohet një rol më aktiv dhe shpjegim i hollësishëm i formave të ndihmës. Procesi i intervistimit në vetvete duhet të jetë sa më informues, i shkurtër dhe i ndjeshëm ndaj gjendjes së veçantë në të cilën është viktima. Monitorimi i zbatimit të PSV-ve është një detyrë që ZKKA-ja së bashku me Autoritetin Përgjegjës e vlerësojnë si element kyç për sigurimin e zbatimit korrekt të procedurave. Në këtë proces monitorimi, Autoriteti Përgjegjës ka asistuar strukturat e varësisë për identifikimin dhe referimin e rasteve nga Belgjika, Anglia, Norvegjia, Italia, Kosova dhe Greqia.

Page 20: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

20

Synimi i aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë, të angazhuar drejtpërdrejt ose jo në luftën kundër trafikimit të personave, është rritja e numrit të identifikimeve dhe referimeve të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit të shfrytëzuara brenda vendit, në kufi, jashtë vendit dhe vetidentifikimeve. Për vitin 2015, nga strukturat shtetërore janë identifikuar dhe referuar 80 VT/VMT dhe 27 VT/VMT janë identifikuar dhe referuar nga strukturat joshtetërore, 2 VT/VMT janë vetidentifikuar. Vijon të ketë një numër të limituar të identifikimeve nga ISHPSHSH-ja, strukturat arsimore apo shëndetësore.

Identifikimi dhe Policia

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka vazhduar të jetë aktive në identifikimin e rasteve të trafikimit, duke zbatuar plotësisht PSV-të si hallkë e rëndësishme në identifikimin fillestar dhe formal të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Policia e Shtetit ka bashkëpunuar plotësisht me KKSAT-in dhe AP-në për dhënien e shërbimeve të nevojshme për viktimat e trafikimit. Veprimtaria e strukturave të Policisë është mbështetur në rritjen e kapaciteteve profesionale të efektivave nëpërmjet trajnimeve të planifikuara dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe strukturat ligjzbatuese, organizatat ndërkombëtare etj., dhe në rritjen sasiore dhe cilësore të hetimeve proaktive. Nga strukturat vendore të Policisë, në komisariate janë identifikuar gjithsej 21 viktima të mundshme trafikimi, nga të cilat, 9 nga komisariatet e Policisë së DVP-së Tiranë; Lezha 2; Vlora 1; Fieri 2; Lushnja 1; Gjirokastra 1; Shkodra 1; Elbasani 1; Durrësi 1 dhe Berati 2.

Për të realizuar misionin e saj për identifikimin fillestar të viktimave të mundshme të trafikimit në kufi, Policia e Kufirit dhe Migracionit është përqendruar në rifreskimin e njohurive të personelit të Policisë Kufitare dhe Migracionit (PKM) me Planin e Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave. Trajnimi i vazhdueshëm i PKM-së, i cili është fokusuar në zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave të Trafikimit dhe në modelet më të përparuara të BE-së për identifikimin e trafikimit të personave, ka synuar në njohjen dhe respektimin e procedurave të brendshme të PKM-së në identifikimin e Viktimave të Mundshme, evidentimin e tyre në sistemin TIMS, përvetësimin e metodave të intervistimit dhe detajet ku duhet të fokusohet punonjësi i PKM-së gjatë këtij intervistimi, njohjen e punonjësve të PKM-së me Projekt-Manualin Praktik për punonjësin e PKM-së, i cili përmban udhëzime se si duhet të veprojë punonjësi i PKM-së për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit në kufi, si dhe në njohjen e dokumentacionit dhe mënyrat e përpilimit të tij nga punonjësi i PKM-së për identifikimin e VMT-ve, shqiptarë/të huaj, të mitur/të rritur, deklarata e përkthyesit për konfidencialitetin e intervistës dhe kërkesa për ndërhyrje të menjëhershme të Sektorit të luftës Kundër Trafiqeve të Paligjshme (SLKTP-së).

Gjithashtu, bazuar në Planin e Veprimit, janë lënë detyra të qarta për strukturat vartëse të PKM për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe intervistimin e femrave dhe fëmijëve të pashoqëruar gjatë daljes nga RSH-ja në PKK; intervistimin e shtetasve të kthyer duke mbajtur parasysh treguesit parësorë dhe dytësorë të identifikimit paraprak të viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe intervistimin dhe identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit që shfrytëzohen për punë informale. Një vëmendje e veçantë iu është kushtuar shtetasve që kapen në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe të miturve të pashoqëruar ose të shoqëruar me persona, të cilët nuk janë prindërit ose kujdestarët ligjorë të tyre.

Page 21: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

21

RA

PORTGjatë vitit 2015 nga Policia Kufitare dhe Migracionit janë identifikuar 6 viktima të mundshme

trafikimi, nga të cilat, 4 femra (të rritura) dhe 2 meshkuj (të mitur). Viktimat vijnë nga zona të ndryshme të vendit dhe kryesisht nga zonat rurale të Korçës, Beratit, Elbasanit dhe Mirditës. Zonat nga ata vijnë karakterizohen nga shifra të larta papunësie dhe mungesa e perspektivës për të ardhmen. Katër prej tyre kanë pasur si destinacion Greqinë, njëra Italinë, ndërsa shtetësja e fundit ka pasur si destinacion Francën. Krahasuar me vitin 2014, për vitin 2015 rezulton një rritje e numrit të identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit (3 raste më shumë). Mosha e viktimave të mundshme femra varion nga 22-36 vjeç, kurse dy meshkujt janë të mitur.

Identifikimi dhe Shërbimi Social Shtetëror

Procedurat Standarde të Veprimit përmbajnë detyra specifike për punonjësit socialë që kryejnë identifikimin formal të VT/VMT-ve. PSV-të detyrojnë punonjësit e Zyrave Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të luajnë rolin primar për identifikimin formal. Për të bërë një identifikim formal korrekt dhe sipas procedurave, punonjësit e Shërbimit Social duhet t’i përgjigjen në çdo kohë thirrjes së punonjësit të Policisë të Sektorit për Trafikun e Paligjshëm për të marrë pjesë në intervistën formale dhe të bashkëpunojnë me të, të respektojnë qëllimin e intervistës formale/identifikimin formal, të komunikojnë dëshirën për të dëgjuar, të respektojnë identifikimin fillestar dhe informacionin e mbledhur.

Gjatë vitit 2015 në zbatim të Procedurave Standarde Operative për kryerjen e intervistës formale janë asistuar nga 12 Zyrat Rajonale të Shërbimeve Sociale gjithsej 56 raste viktima /viktima të mundshme trafikimi, të ndara më poshtë sipas qarqeve:

Në zbatim të PSV-ve, punonjësit socialë të Zyrave Rajonale në bashkëpunim me administratorët shoqërorë dhe subjektet jopublike, që ofrojnë shërbime sociale integruese (në familje), duhet të fokusohen më shumë në mbështetjen e rasteve pas kthimit të tyre në familje ose pas daljes së tyre nga institucionet e përkujdesit social rezidencial.

Page 22: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

22

Identifikimi dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH)

Procedurat Standarde të Veprimit përmbajnë detyra specifike për punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Punës në çdo hallkë të procesit të identifikimit, referimit dhe ndihmës rehabilituese e riintegruese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit, qofshin këta të mitur apo të rritur, shqiptarë apo të huaj. Punonjësit e ISHPSHSH-së kanë për detyrë të identifikojnë viktimat e mundshme të trafikimit sipas treguesve parësorë dhe dytësorë të PSV-ve për identifikimin fillestar.

Viti 2015 u shpall viti i luftës kundër informalitetit dhe futjes në skemën e sigurimeve të punonjësve të pasiguruar. Bizneset informale janë gjithmonë burim i rëndësishëm për identifikimin fillestar të punës së detyruar dhe, për rrjedhojë, të viktimave të mundshme të trafikimit. Për shkak të iniciativës të qeverisë kundër informalitetit, pati një vonesë në ecurinë e zbatimit të Memorandumit. Për rrjedhojë, grupi qendror nuk mundi të përcaktojë një plan aksioni në bazë të termave të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Koordinatorit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Personave, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore “Për Procedurat e bashkëpunimit për identifikimin e rasteve të punës së detyruar dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës”, nënshkruar në 21 tetor 2014. Sipas përcaktimeve të këtij Memorandumi, Policia e Shtetit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore veprojnë në mënyrë të njëkohësishme në mjediset e punës apo në rastet kur ka informacion për shfrytëzim për punë, me synimin për të parandaluar çdo rast të mundshëm trafikimi.

Një nga problematikat e hasura për funksionimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet ISHPSHSH-së, Policisë së Shtetit dhe Koordinatorit Kombëtar (21 tetor 2014) është mosidentifikimi i viktimave të mundshme të trafikimit nga ISHPSHSH-ja, çka kërkon rritjen e kapaciteteve nëpërmjet organizimit të trajnimeve të punonjësve.

Fokusimi i punës së ISHPSHSH-së dhe Degëve Rajonale për periudhën raportuese ka qenë kontrolli periodik i subjekteve private, të licencuara apo sipërmarrje me aktivitete prodhuese, evidentimi i punëmarrësve pa kontratë pune individuale dhe evidentimi i shfrytëzimit të punës së minorenëve pa kontratë pune, si tregues evidentë të shfrytëzimit të punës. Përqendrimi i punës së inspektorëve gjatë kësaj periudhe raportuese, në këtë aspekt ka konsistuar në:

•Evidentimin e punëmarrësve pa kontratë pune;

•Evidentimin e punës së minorenëve nën moshën 18 vjeç, pa autorizimin e ISHPSHSH-së,

pa kontratë pune;

•Evidentimin e punëmarrësve të huaj pa leje pune.

Gjatë vitit 2015 janë kryer 7 628 inspektime rutinë dhe 30 153 inspektime në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bazë të të cilave u evidentuan 1 226 punëmarrës të pasiguruar, të cilët u janë nënshtruar kushteve të punëdhënësve dhe puna e tyre shfrytëzohet nga punëdhënësit. Rezultojnë 4 431 punëmarrës gjithsej të evidentuar pa kontratë pune, 1 739 punëmarrës të huaj, nga të cilët u evidentuan 15 pa leje pune. Ndërkohë, në bazë të inspektimeve të ISHPSHSH-së për këtë periudhe rezulton se janë të punësuar në total 156 fëmijë, 16 fëmijë pa kontratë pune dhe 24 fëmijë pa autorizimin e ISHPSHSH-së.

Page 23: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

23

RA

PORTPas evidentimit për shkelje si mësipër të subjekteve të ndryshme, Inspektorati Shtetëror i Punës

dhe Shërbimeve Shoqërore, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, mori një sërë masash, ku u vendosën 122 gjoba me vlerë 35 196 000 lekë dhe janë paralajmëruar për t’u gjobitur 2 subjekte.

Me qëllim rritjen e identifikimit fillestar të VMT-ve nga ISHPSHSH-ja, si dhe bazuar në planin e punës së Drejtorisë së Antitrafikut, në bashkëpunim me OSBE-në, në 25 shkurt 2016, inspektorët e punës u trajnuan lidhur me definicionet e punës së detyruar, si dhe procedurat, në bazë të të cilave do të operojnë gjatë inspektimeve në terren lidhur me këtë çështje. Ndërkohë do të ngrihen grupet rajonale të përbashkëta me Policinë e Shtetit, të cilat do të raportojnë një herë në tre muaj te grupi qendror, që përbën edhe fazën e dytë të planit të aksionit në luftën kundër trafikimit. Më tej, bashkëpunimi mes firmëtarëve do të vijojë me kryerjen e veprimeve të përbashkëta me oficerët e Policisë, duke përcaktuar afatet dhe datat.

Identifikimi dhe sistemi i mbrojtjes së fëmijëve

Gjatë periudhës raportuese, ZKKA-ja ka intensifikuar bashkëpunimin me strukturat shtetërore dhe joshtetërore, si në planin e hartimit të politikave strategjike, ashtu edhe në veprime konkrete. Për të adresuar problematikën e fëmijëve në përgjithësi dhe, kryesisht të fëmijëve në situatë rruge, qeveria shqiptare ka rritur përpjekjet e saj në marrjen e masave legjislative, koordinuese dhe bashkërenduese me të gjithë aktorët.

Për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të mbrojtjes së fëmijëve në nivel lokal dhe mundësimin e inspektimit të tyre nga strukturat në nivel qendror, me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 573, datë 24.06.2015, për “Standardet për ofrimin e shërbimeve sociale në Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve”, u miratuan standardet e shërbimeve sociale të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve. Standardet janë të bazuara në pesë fusha të veçanta: burimet dhe mjedisi; procedurat e menaxhimit; fëmija dhe përfshirja e familjes; ndërhyrje multidisiplinare në procesin e menaxhimit dhe sigurimi i shërbimit cilësor për të përmbushur nevojat e fëmijës.

Në kuadër të përmirësimit të ndërhyrjes për mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, Nr. 3 430 Prot., datë 12.06.2015, u zgjerua Marrëveshja aktuale midis Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nr. 4 776 Prot., datë 17.09.2014. Zgjerimi konsistoi në përfshirjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, si një nga institucionet kryesore dhe të rëndësishme gjatë procesit të integrimit në shkollë të fëmijëve në situatë rruge. Gjithashtu u prezantua raporti mbi ecurinë e Planit të Veprimit “Për fëmijët në Situatë Rruge”, i cili ka nisur të implementohet që në qershor të vitit 2014.

Në funksion të Marrëveshjes katërministrore të lartpërmendur, është përgatitur Letër-Porosi e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Nr. 493 Prot., datë 19.06.2015, “Për pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e strukturave të Policisë së Shtetit në mekanizmat e bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve shtetërore në nivel vendor, si dhe përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive për identifikimin, mbrojtjen, trajtimin dhe referimin e rasteve të fëmijëve në situatë rruge apo fëmijëve në rrezik”, e cila iu është dërguar të gjitha strukturave vendore të Policisë së Shtetit.

Page 24: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

24

Plani i Veprimit ka për qëllim të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, shfrytëzimit dhe neglizhimit, nëpërmjet një qasjeje të plotë, të integruar, dhe një ndërhyrjeje të koordinuar ndërsektoriale. Strukturat dhe aktorët e përfshirë për implementimin e Planit të Veprimit janë: Shërbimet Sociale, Policia e Shtetit, Arsimi, Shëndetësia, Punësimi etj., të cilët do të bashkëpunojnë për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e familjeve të tyre. Ecurinë e Planit të Veprimit e monitoron Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve. .

Sipas Marrëveshjes, koordinimi i zbatimit të Planit të Veprimit është përgjegjësi e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve. Për koordinimin e veprimtarisë mes institucioneve është ngritur Task Forca, në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge, me përfaqësues nga: ASHMDF-ja, SHSSH-ja, Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë dhe OJF-të. Gjatë periudhës raportuese, Plani i Veprimit vazhdoi të zbatohej në bashkinë Tiranë, me angazhimin dhe punën identifikuese në terren të 11 Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve, të mbështetura nga punonjës socialë të organizatave partnere, që ofrojnë shërbime për fëmijët (ARSIS, SHKEJ, Terre des Hommes, Save the Children, FBSH, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”).

Në takimet periodike të Task Forcës janë sjellë problematikat nga terreni, duke synuar gjetjen e zgjidhjeve institucionale dhe funksionimin e mekanizmave ligjorë, në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve në situatë rruge. Shumë çështje kanë gjetur zgjidhje falë bashkëpunimit, disa të tjera mbeten sfida të vazhdueshme.

Ndërhyrjet e realizuara në mbështetje të fëmijëve dhe familjeve janë:

• këshillim, ofrim shërbimesh nga qendrat ditore;

• regjistrim i fëmijëve në institucionet arsimore;

• regjistrimi i fëmijëve të paregjistruar;

• vaksinim i fëmijëve;

• ndërhyrje për asistencë mjekësore;

• ndërmjetësim për punësimin e prindërve.

Në mars 2015 filloi zgjerimi i ndërhyrjes në bashkitë Fier, Elbasan dhe Durrës, ku ASHMDF-ja koordinoi takimet me kryetarët e tri bashkive për fillimin e ndërhyrjes.

Page 25: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

25

RA

PORTGjatë vitit 2015 në kuadër të Planit të Veprimit sa i takon identifikimit të fëmijëve në situatë

rruge, referimit të tyre dhe ngritjes së kapaciteteve të strukturave që merren direkt me fëmijët:

• Janë organizuar disa trajnime2 me përfaqësues nga NJMF-të, Policia, Shoqëria Civile, Arsimi, shëndetësia, Strukturat Antitrafik, Shërbimi Social në Bashki, Shërbimi Social Rajonal, OJF-të, lidhur me rolet dhe përgjegjësitë për punën identifikuese në terren dhe mënyrën e bashkëpunimit. Janë ofruar trajnime për 45 profesionistë në Tiranë dhe në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar Antitrafik janë trajnuar 62 profesionistë në rrethe.

• Janë ngritur dhe dalin në terren 17 skuadra terreni për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge.

• Janë marrë në mbrojtje dhe nuk janë më në situatë rruge 243 fëmijë të identifikuar në situatë rruge.

• Janë regjistruar në shkollë 91 fëmijë të identifikuar në situatë rruge, 21 fëmijë janë regjistruar në kopsht dhe 11 fëmijë janë regjistruar në çerdhe.

• Janë referuar dhe mbështetur për punësim 147 raste të familjarëve, nga të cilët 78 janë punësuar.

• Janë referuar për ndjekje penale 18 raste të të rriturve që shfrytëzojnë fëmijët për lypje.

Deri më tani, ZKKA-ja nuk ka marrë ende asnjë informacion për ndonjë rast të mundshëm të identifikuar dhe referuar si VMT nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve.

kThimi i aSiSTuar i VikTimaVe/VikTimaVe Të mundShme Të TrafikimiT

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave është monitoruesi i drejtpërdrejtë i procesit të kthimit vullnetar të asistuar të shtetasve shqiptarë të identifikuar jashtë territorit të Shqipërisë dhe të shtetasve të huaj të identifikuar në vendin tonë dhe Autoriteti Përgjegjës është përgjegjësi i drejtpërdrejtë që mundëson kthimin vullnetar të asistuar. Qëllimi i kthimit vullnetar të asistuar të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit është zbatimi i vullnetit të viktimës për kthim në vendin e origjinës, si dhe sigurimi i mbrojtjes, rehabilitimit dhe riintegrimit të tij/saj. Për të realizuar kthimin vullnetar bëhet vlerësimi i situatës social-ekonomike dhe sigurisë, dhe kryhet bashkërendimi i rehabilitimit dhe riintegrimit në komunitet/familje.

Gjatë periudhës raportuese, Autoriteti Përgjegjës, ZKKA-ja dhe strukturat shtetërore përgjegjëse për kthimin vullnetar të asistuar kanë bashkëpunuar me qendrën “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe organizatat riintegruese për të realizuar procesin e kthimit vullnetar të asistuar të VT/VMT-ve. “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka bashkëpunuar me organizatën SOLWODI në Gjermani, për kthimin, mbështetjen dhe ofrimin e asistencës në vendin e origjinës për dy raste, që me informacionin e dërguar nga organizata rezultonin të shfrytëzuara. 2 Për informacion më të detajuar lidhur me trajnimet e zhvilluara gjatë vitit 2015, shiko në fund të raportit -Aneksi II.

Page 26: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

26

Një rast është asistuar në familje bashkë me fëmijën e saj dhe rasti tjetër është asistuar në apartament me qira bashkë me fëmijën e saj, duke marrë të gjithë ndihmën për të cilën kanë pasur nevojë, në bashkëpunim dhe me organizatën SOLWODI në Gjermani. Të dyja rastet vazhdojnë të jenë në programin e riintegrimit të organizatës.

“Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka vazhduar gjithashtu bashkëpunimin me organizatën në Spanjë “SICAR cat Serveis”, ku vazhdon të asistohet një femër shqiptare, viktimë trafikimi e shfrytëzuar për qëllime seksuale, e cila ka kërkuar vazhdimisht të lidhej me fëmijët e saj që jetonin në Tiranë, për të cilët ajo mendonte se shfrytëzoheshin për lypje. “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka ndërmjetësuar me ARSIS që fëmijët të frekuentonin qendrën ditore, për mundësinë e pajisjes me libra shkollorë, si dhe për mundësinë e punësimit të personave që kujdeseshin për fëmijët. Për kthimin dhe asistimin e rasteve është vënë në dijeni Autoriteti Përgjegjës, i cili ka bashkëpunuar për zgjidhjen e rasteve në fjalë. Për pritjen e rasteve u angazhuan strukturat përgjegjëse, si: specialistë të Seksionit Kundër Trafikut të Paligjshëm Tiranë, punonjësit socialë të Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Tiranë, si dhe përfaqësues të “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”.

mBëShTeTja e VikTimaVe/VikTimaVe Të mundShme Të TrafikimiT

Viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit kanë nevojë për shërbime multidisiplinare. Është e nevojshme që kategoria e viktimave të mundshme të trafikimit të kuptohet si një kategori që meriton të njëjtat shërbime si viktimat e trafikimit. Shtyllat kryesore të punës së strukturave shtetërore dhe qendrave pritëse dhe riintegruese në mbështetje të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit janë: mbështetja financiare, shërbimet, asistenca mjekësore, ligjore, psiko-sociale, formimi profesional, fuqizimi ekonomik, mbështetja për punësim, aktivitetet ndërgjegjësuese etj.

Një ndër problematikat që është evidentuar nga qendrat gjatë periudhës raportuese, është vështirësia në trajtimin e rasteve të viktimave që shfaqin probleme të shëndetit mendor. Strehëzat nuk kanë staf mjekësor të kualifikuar për trajtimin 24 orë të këtyre rasteve. Për të zgjidhur jo vetëm këtë vështirësi, por edhe për t’u garantuar viktimave të trafikimit një shërbim të munguar, falë një amendimi me Ligjin Nr. 141/2014, datë 23 tetor 2014, në Ligjin Nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është bërë i mundur mbulimi i detyrueshëm i sigurimit shëndetësor për viktimat e trafikimit si kategori ekonomikisht joaktive. Pagesa e kontributeve për viktimat e trafikimit mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Lidhur me këtë çështje, në Ministrinë e Shëndetësisë u organizua një takim midis Zëvendësministrit të Shëndetësisë, ZKKA-së dhe drejtorëve të Qendrave Shëndetësore Rajonale, ku dhe u diskutua mbi masat që do të merren për pajisjen e VT/VMT-ve me karta shëndeti. Aktualisht, 44 VT/VMT janë të pajisura me kartën e shëndetit, sipas listës së miratuar nga Koordinatori Kombëtar.

Page 27: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

27

RA

PORTmBëShTeTja financiare ShTeTërore/joShTeTërore Për

qendraT PuBlike dhe joPuBlike

Për vitin 2015 në Programin e Përkujdesit Social është çelur fondi prej 3 000 000 lekësh për periudhën 2014 - 2015, fond (ushqim) për operatorët jopublikë (“Tjetër Vizion”, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe “Vatra”) në bashkinë Vlorë, Elbasan dhe në Njësinë Bashkiake Nr. 7, krahasimisht me vitin 2014, në vitin 2015 për QKPVT-në janë çelur 2 000 000 lekë më shumë, me fondin prej 21 400 000 lekë dhe fondin për Ndihmën Ekonomike, në shumën prej 1 008 080 lekë për 28 viktima trafikimi (VT) përfituese.

Në këtë fond përfshihen zërat: x Menaxhimi dhe administrimi i Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit; x Masa e Ndihmës Ekonomike për Viktimat e Trafikimit që dalin nga institucioni, si dhex Fondi për ushqim për ofruesit e shërbimeve të përkujdesit shoqëror Qendra “Të Ndryshëm

dhe Të Barabartë”, Qendra “Tjetër Vizion”, Qendra “Vatra” - Vlorë).

Me ndryshimin e Ligjit 9 355, datë 10.05.2005, “Për Ndihmën dhe Shërbimet Shoqërore”, si dhe VKM Nr. 114, datë 31.01.2007 ndryshuar me VKM Nr. 840, datë 03.12.2014, “Për përcaktimin e masës së kontributeve të personave që vendosen në institucionet publike të shërbimeve të përkujdesjes shoqërore”, viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit, që nga janari i vitit 2015, përfitojnë një kontribut në lekë, në dorë, për periudhën që qëndrojnë në institucion dhe ndihmën ekonomike kur dalin nga institucioni deri në momentin kur fillojnë punë. Janë trajtuar me pagesë si viktima trafikimi 25 raste (900 000 lekë), të cilat kanë dalë nga qendrat pasi kanë marrë të gjithë paketën e shërbimeve dhe jetojnë në familje. Gjatë vitit 2015 është rritur numri i përfituesve që janë punësuar.

Një ndër sfidat kryesore ka qenë mbështetja me fonde nga buxheti i shtetit i subjekteve jopublike që ofrojnë shërbime të përkujdesit social për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Për këtë arsye, Ministria ka kontribuar në rritjen e bashkëpunimit me strukturat në nivel vendor dhe rajonal për të gjetur mekanizmat bashkëfinancues në mbështetje të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Për vitin 2015 u lëvrua fondi prej 10 milionë lekësh nga buxheti i shtetit, për pagesat e 12 punonjësve socialë për shërbimet e përkujdesit social rezidencial, që ofrohen në Qarkun e Vlorës dhe të Elbasanit, nëpërmjet subjekteve jopublike, Shoqatës “Tjetër Vizion” dhe “Vatra”. Me ndërmjetësimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar, për vitin 2016 do të mundësohet nga buxheti i shtetit pagesa për 24 punonjës socialë të të tri qendrave: “Tjetër Vizion”, “Vatra” dhe “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”.

Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit ka përfituar nga Fondi i Veçantë/Fondet e Konfiskuara, Urdhri i Ministrit të Financave Nr. 30, datë 17.06.2013, shumën prej 2 milionë lekësh.

Qendra “Tjetër Vizion”, pas një periudhe emergjence, me të cilën u përball në 6-mujorin e dytë të vitit 2014, në fillim të vitit 2015 vazhdoi në normalitet aktivitetin e saj të ofrimit të shërbimeve rezidenciale për fëmijë, viktima dhe viktima të mundshme trafikimi. Në programin e mbrojtjes në projekt-buxhetin afatmesëm 2015-2017, Qendrës “Tjetër Vizion” iu akordua një fond prej 10 milion lekë nga qeveria shqiptare, nga ku bë i mundur ofrimi i pjesshëm i paketës së shërbimeve për fëmijët dhe i pagesës së stafit të qendrës rezidenciale.

Page 28: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

28

Gjithashtu nga fondi i ushqimit për VT-të i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, “Tjetër Vizion” u mbështet me burime financiare për periudhën janar - dhjetor 2015, në shumën prej 511 000 lekë. “Tjetër Vizion” nga kontraktimi që pati me INTERNATIONAL CO-OPERATIVE CENTER, në Elbasan, u mbështet me fonde të pjesshme për ushqimin e fëmijëve, në shumën 245 000 lekë.

Aktiviteti antitrafikim i ndërmarrë nga “Tjetër Vizion” është mbështetur dhe nga fonde të alokuara nga Ambasada Amerikane nëpërmjet programit të granteve të vogla, në kuadër të mbështetjes së aktivitetit të Njësisë Lëvizëse (NJL) Elbasan, për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit. Periudha e financimit ishte shtator 2014 - prill 2015. Kjo mbështetje u pasua me financimin e Ambasadës Çeke për periudhën mars - shtator 2015. Më pas, aktiviteti i NJL Elbasan e vazhdoi veprimtarinë e tij në mënyrë vullnetare.

Gjithashtu, për periudhën nëntor 2014 - janar 2015, “Tjetër Vizion”, në kuadër të mbështetjes suedeze për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për policimin në komunitet, zbatoi projektin “Bashkëpuno me Policinë – Raporto! Shpëto!”, me një vlerë prej 450 000 lekësh. Ky projekt u fokusua në fushata sensibilizuese kundër trafikimit të personave në shkolla të qarkut të Elbasanit. “Tjetër Vizion”, gjatë vitit 2015, pati mbështetje nga OSBE-ja në pajisjen e qendrës rezidenciale me sistem ngrohje me pelet. Vlera e investimit ishte mbi 10 000 euro.

Mbështetja financiare joshtetërore për qendrat jopublike

Qendrat “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”, “Vatra” dhe “Tjetër Vizion”, të gjitha aktivitetet i kanë realizuar në kuadër të zbatimit të një sërë projektesh të financuara nga donatorë të ndryshëm, si: USAID/IOM; JTIP/IOM; OSBE; King Baudouin Foundation; Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze; UNODC; UN.GIFT; Ambasada Amerikane në Tiranë; SHKBSH dhe “Krahët e Shqiponjës”; ARSIS; CARITAS Albania; Qendra ligjore TLAS dhe QNLQ; Qendra “Të Drejtat e Njeriut në Demokraci”; “Qendra për Popullsi dhe Zhvillim” “Meridia”, “Terre des Hommes”, Ambasada Çeke, Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, UN Voluntary TRUST Fund, Fondacioni SOROS etj.

Page 29: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

29

RA

PORTShërBimeT Për VikTimaT/VikTimaT e mundShme Të TrafikimiT

Akomodimi

Qendrat ofrojnë ambiente akomodimi sipas standardeve të miratuara. Për çdo rast që pranohet në qendër, përfituesit informohen mbi të drejtat, mundësitë dhe detyrimet që kanë.

Për periudhën janar – dhjetor 2015 në QKPVT është ofruar shërbim rezidencial për 33 përfituese, nga të cilat 11 raste të mbartura nga viti 2014 dhe 22 raste të reja, të akomoduara gjatë periudhës janar - dhjetor 2015. Gjatë kësaj periudhe, në zbatim të standardeve, janë referuar në shtëpi, në 3 qendrat jopublike, pjesë e KKSAT, ose në komunitet, 20 përfituese në kuadër të vlerësimit të nevojave të tyre.

Prognoza e viktimave të trafikimit sipas moshës, gjinisë, kombësisë dhe statusit: janë 22 viktima trafikimi; 10 viktima të mundshme trafikimi; 1 fëmijë i akomoduar me nënën e tij, 32 femra, 1 mashkull, 16 minorenë dhe 9 të rritur, 1 fëmijë (mashkull), i shoqëruar me nënën e tij, 2 viktima trafikimi me kombësi të huaj (Kosova), 31 VT/VMT me kombësi shqiptare. Shpërndarja gjeografike e tyre ka qenë kryesisht nga rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier dhe Kukës. Në kuadër të vlerësimit të nevojave, 20 rastet janë referuar jashtë institucionit për integrim: 3 raste te qendra “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”- Tiranë, 5 raste te qendra “Vatra” - Vlorë, 1 rast te qendra “Tjetër Vizon” - Elbasan, 1 rast në “Shtëpinë e Fëmijës” dhe 10 raste janë referuar në familje.

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2015

Në qendrën “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” janë asistuar në programin riintegrues të organizatës 112 përfituese dhe 81 fëmijë të tyre, nga të cilat 55 raste dhe 45 fëmijë kanë hyrë për herë të parë në program gjatë kësaj periudhe, ndërsa rastet e tjera janë të mbartura nga viti i kaluar dhe kanë vazhduar të marrin ndihmë sipas planit të riintegrimit. Nga totali i përfitueseve, 89 raste të asistuara në programin e “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” kanë qenë viktima/viktima të mundshme trafikimi dhe 32 fëmijë të tyre. Nga këto, 40 raste dhe 16 fëmijë të tyre kanë qenë raste të reja VT/VMT të hyra në program gjatë kësaj periudhe.

Në qendrën rezidenciale “Tjetër Vizion” kanë përfituar shërbime rezidenciale: 7 VT (3 femra dhe 4 meshkuj), nga të cilët 2 të grupmoshës 25 dhe 26 vjeç dhe 5 të grupmoshës 10 - 14 vjeç; 25 VMT (13 femra dhe 12 meshkuj) të grupmoshës 5 - 17 vjeç, ku 2 prej të cilëve i përkasin grupmoshës 26 - 30 vjeç;

Qendra “Vatra” ka mbështetur me programe riintegrimi gjithsej 62 përfituese primare dhe 11 fëmijë të tyre, nga të cilat: 24 raste të reja VT/VMT dhe 1 viktimë e dhunës në familje3; 11 raste të mbartura VT/VMT, në fazën e parë dhe të dytë të programit të riintegrimit, si edhe 1 viktimë dhune me fëmijët e saj. Po kështu edhe 11 fëmijë të VT/VMT. 25 raste u përfshinë në

3 . Ky rast i dhunës në familje është referuar për asistencë në strehëz. Në kuadër të programit të saj për mbështetjen e viktimave të dhunës në familje gjatë vitit 2015, “Vatra” ka asistuar me shërbime 4 viktima të dhunës.

Page 30: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

30

monitorimin afatgjatë (në fazën e tretë të programit). Burimet e referimit të rasteve të reja janë kryesisht nga: Policia, SHSSH-ja, NJMF-të, Forumi i Gruas Elbasan, SHSSH-ja Shkodër, të vetëreferuar, Organizata “Gruaja tek Gruaja”, Shkodër. Rastet e referuara nga Policia kanë qenë kryesisht nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Vlorë.

Asistenca ligjore

Viktimat e trafikimit përfitojnë përfaqësim ligjor nga shteti në rast të përfshirjes së tyre në procese ligjore, por viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit e kanë të nevojshme konsultimin dhe orientimin ligjor edhe në raste të mospërfshirjes në procese gjyqësore, dhe këto konsultime aktualisht kryhen nga avokatët e qendrave apo shërbimeve ligjore të organizatave të shoqërisë civile.

Një hap pozitiv ishte ulja e tarifave të pagesave në gjykatë për viktimat e trafikimit /viktimat e mundshme, bazuar në Udhëzimin e Përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Financave Nr. 5 668, datë 20.11.2013, i cili reduktoi në mënyrë të ndjeshme këto tarifa. Publiku i gjerë që përballet me tarifa gjyqësore përfiton nga ky Udhëzim i përbashkët, i cili përfshin dhe viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Koordinatorja Kombëtare ka lobuar për këtë rezultat në çdo takim që ajo ka pasur me aktorët e përshirë.

Ligji Nr. 10 039, datë 22.12.2008, “Për ndihmën juridike” pësoi disa shtesa dhe ndryshime të rëndësishme me Ligjin Nr. 143/2013. Sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 143/2013, personat që duan të mbrojnë të drejtat e tyre, por që nuk kanë mundësi financiare për të mbuluar shpenzimet e nevojshme për shërbimet gjyqësore, me anë të parashtrimit të një kërkese për ndihmë juridike, nëse janë viktimë e trafikimit të personave, mund të përfitojnë ndihmë ligjore falas. Komisioni Shtetëror për Ndihmën Juridike ka miratuar aktet nënligjore, të cilat ofrojnë një rregullore më të detajuar në lidhje me prioritetet e ofrimit të ndihmës juridike shtetërore. Në vijim të këtyre ndryshimeve, në 7 tetor 2014, me Ligjin Nr. 77/2014, nënpika c/ii e pikës 1 të nenit 6 përcakton viktimat e trafikimit si kategori që ka të drejtën për të përfituar ndihmë juridike.

Por konstatojmë se ky grup nuk ka trajtim të veçantë në raport me asistencën ligjore. Agjencitë shtetërore nuk kanë kapacitetet e duhura dhe të specializuara njerëzore për të ofruar këtë shërbim për viktimat e trafikimit, për pasojë ende sot pavarësisht se kuadri ligjor ekziston, ky shërbim ofrohet nga klinikat ligjore të organizatave të shoqërisë civile.

Qendrat pritëse dhe riintegruese kanë ofruar asistencë ligjore për të gjitha përfitueset nëpërmjet juristëve të tyre, si dhe përmes bashkëpunimit me Qendrën për Nisma Ligjore dhe Qytetare (QNLQ). Përfituesit, të cilët kanë pasur procese gjyqësore kundër trafikantëve të tyre, janë informuar vazhdimisht rreth çështjeve të tyre përmes takimeve direkte me prokurorët e çështjeve, janë shoqëruar pranë institucioneve ligjzbatuese, si për çështjet penale, ashtu edhe ato civile, janë asistuar në pajisjen me mjete identifikimi dhe stafi i qendrave ka mundësuar regjistrimin e fëmijëve në regjistrin e Gjendjes Civile.

Page 31: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

31

RA

PORTAsistenca mjekësore

Qendrat pritëse dhe riintegruese për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit në mënyrë të vazhdueshme ofrojnë asistencë mjekësore për rastet e referuara në qendër. Edhe gjatë periudhës janar - dhjetor 2015, qendrat kanë vazhduar të ndërmjetësojnë shërbimet shëndetësore për VT/VMT-të. Kështu, qendra “Vatra” raporton se, sipas nevojave të vlerësuara për rastet e asistuara në strehëz dhe në komunitet, qendra ofron asistencën dhe shërbimin shëndetësor në bashkëpunim me DSHP-në Vlorë, Spitalin Rajonal Vlorë, qendrën “Aulona” në Vlorë, si edhe me qendrat e tjera shëndetësore në rrethe të tjera. Gjatë vitit 2015, “Vatra” ka asistuar 6 përfituese me probleme të shëndetit mendor, nga të cilat 3 prej tyre kanë rezultuar me probleme akute. Stafi i “Vatrës” ka bashkëpunuar me Autoritetin Përgjegjës, si dhe me Spitalin Psikiatrik Vlorë për zgjidhjen e problemeve akute të këtyre përfitueseve.

Qendra “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka adresuar dhe trajtuar nevojat mjekësore të përfitueseve të programit të qendrës së riintegrimit. Këto lloje shërbimesh janë ofruar kryesisht për përfitueset që janë të akomoduara në qendrën e riintegrimit, por edhe për ato të cilat janë në fazën e dytë të programit. 6 përfituese shtatzënë janë mbështetur me asistencën e duhur mjekësore në qendrën rezidenciale, ndjekje te mjeku obstetër-gjinekolog dhe kanë lindur gjatë kësaj periudhe. Qendra ka vazhduar bashkëpunimin me Albanian University - Dega Stomatologji, nëpërmjet të cilit janë siguruar shërbime dentare falas për përfitueset e programit dhe gjithashtu me “Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor Nr.1 dhe 2” dhe ISHP-në. Stafi mjekësor ka organizuar diskutime në grup mbi çështjet e shëndetit, infeksionet seksualisht të transmetueshme, hepatitin B dhe C, dhe mënyrat e mbrojtjes ndaj tyre, alergjitë sezonale, ushqyerjen e shëndetshme të fëmijëve dhe HIV/AIDS-in etj.

Po kështu, edhe qendra jopublike “Tjetër Vizion” dhe QKPVT-ja kanë ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për rastet e trajtuara në qendra, si dhe kanë organizuar seanca informuese për masat profilaksike për kujdesin ndaj shëndetit.

Formimi profesional

Ekzistojnë 9 qendra publike të formimit profesional në qytetet më të mëdha të vendit, si: Vlorë, Shkodër, 2 në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Fier dhe Qendra e Lëvizshme për zonën verilindore, si dhe subjekte private të licencuara me një shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Formimi profesional është një nga politikat e rëndësishme aktive të tregut të punës që Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zbaton, me synimin e integrimit dhe riintegrimit në tregun e punës, kryesisht të punëkërkuesve të papunë të regjistruar në zyrat rajonale dhe vendore të punësimit, por edhe të personave të tjerë që kërkojnë të rrisin nivelin e tyre të aftësive profesionale për t’iu përshtatur ndryshimeve që ndodhin në tregun e punës.

Stafi i qendrës “Vatra” ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Formimit Profesional Vlorë për regjistrimin dhe ndjekjen e kurseve nga ana e përfituesve që e kanë kërkuar këtë shërbim pranë qendrës. Gjatë kësaj periudhe janë mbështetur me këtë shërbim 13 përfituese në fazën e parë të programit: 5 raste kanë përfunduar kursin e kuzhinës; 4 raste kanë përfunduar kursin e estetikës; 2 raste kanë përfunduar kursin e rrobaqepësisë; 2 raste po ndjekin kursin e parukerisë. Qendra “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka vijuar punën në formimin

Page 32: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

32

profesional të përfituesve. Në total, 31 përfitues kanë ndjekur kurse profesionale, si kurse të gjuhëve të huaja, kompjuter, sekretari, rrobaqepësi, kitarë, parukeri, kuzhinë etj. Disa përfitues kanë ndjekur më shumë se një kurs, bazuar në aftësitë dhe dëshirat individuale. Gjithashtu, gjatë periudhës se raportimit janë zhvilluar klasat e prindërimit për nënat e reja dhe gratë shtatzëna, 5 raste për t’i ndihmuar ato në procesin e prindërimit, pra me qëllim rritjen e aftësive prindërore dhe rritjen e fëmijëve të shëndetshëm. Qendra “Tjetër Vizion” për vitin 2015 ka ofruar kurse të formimit profesional për 4 raste: kurse për automekanik, kuzhinë, parukeri. Qendra Kombëtare Pritëse për Viktimat e Trafikimit ka bashkëpunuar me Qendrën e Formimit Profesional Nr. 4, Tiranë, ku janë zhvilluar kurse të parukerisë, rrobaqepësisë, sekretarisë dhe të kuzhinës, nga të cilat kanë përfituar 14 vajza.

Asistencë për viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit

Gjatë periudhës janar - qershor 2015, stafi i qendrës psiko-sociale “Vatra” ka vazhduar punën dhe përpjekjet në mbrojtjen dhe asistencën e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit dhe njëkohësisht në parandalimin e këtyre fenomeneve. Kjo është realizuar në kuadër të projekteve që “Vatra” ka zbatuar gjatë vitit, të mbështetura financiarisht nga institucione kombëtare e ndërkombëtare. Programi “Mbështetje direkte për rehabilitimin, riintegrimin, fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave viktima të trafikimit njerëzor dhe të dhunës në familje” është mbështetur në projekte të veçanta të financuara nga donatorët: Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, Prishtinë, King Bodouin Foundation, UN Voluntary TRUST Fund, Ambasada e SHBA-së në Tiranë, Fondacioni SOROS, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nëpërmjet Bashkisë Vlorë.

Një paketë e plotë shërbimesh riintegruese është ofruar për përfituesit e programit të riintegrimit nga “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”: strehim, siguri dhe plan riintegrimi; asistencë e menjëhershme mjekësore; negocim/ndërmjetësim me familjen; vlerësime dhe këshillime psikologjike; mbështetje dhe asistencë ligjore; asistencë për regjistrim/vazhdimësinë e sistemit shkollor; trajnime profesionale; aktivitete sociale; këshillim dhe ndihmë për punësim; mbështetje financiare për strehim; Informacion mbi shërbimet që ekzistojnë në komunitet, si dhe kontaktet e nevojshme/harta e shërbimeve; programe pune që krijojnë të ardhura; asistencë dhe mbështetje për fëmijët e viktimave të trafikimit; monitorim dhe ndjekje e mëpasshme e përfitueseve të programit. Për të gjitha rastet e reja që kanë hyrë në program, është bërë një vlerësim nga ekipi multidisiplinar dhe, bazuar në këtë vlerësim, është ndërtuar plani i ndihmës bashkë me përfituesin.

Asistencë direkte për meshkuj viktima të trafikimit

Gjatë kësaj periudhe, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka ndihmuar 23 meshkuj viktima/viktima të mundshme trafikimi, nga të cilët 6 meshkuj viktima/viktima të mundshme trafikimi ishin raste të reja të referuara pranë programit riintegrues të “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”. Rastet meshkuj VT e VMT janë mbështetur me këshillim psiko-social, ndihmë ligjore, asistencë mjekësore, mbështetje për të gjetur një punë, mbështetje financiare për pagesën e apartamentit me qira; trajnim për të rritur aftësitë për jetën; ofrim të informacionit dhe ndërmjetësim për marrjen e shërbimeve të ofruara nga ofruesit e shërbimeve të ndryshme në komunitet, monitorim dhe ndjekje etj.

Page 33: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

33

RA

PORTStrehimi i VT/VMT-ve

Sigurimi i strehimit të sigurt dhe të qëndrueshëm mbetet një nga aspektet më të vështira të integrimit. Për këtë aspekt dhe në zbatim të Strategjisë së Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014 - 2017, u miratua Plani i Riintegrimit për gratë dhe vajzat viktima të trafikimit (VKKM Nr. 115, datë 17.02.2016). Përveç asistencës dhe shërbimeve të tjera, OJF-të në bashkëpunim me aktorë të tjerë antitrafikim ndihmojnë VT/VMT-të që të paguajnë qiranë e apartamentit në komunitetin ku dëshirojnë të vendosen, deri kur VT/VMT-ja gjen punësim afatgjatë.Qendrat raportojnë se në rastet kur rikthimi në familjen e origjinës nuk është i mundur, aplikohet alternativa e kalimit të personit në një apartament tranzitor, ku mund të jetojnë së bashku një numër i vogël personash. Përfituesit kalojnë në apartamentin tranzitor pasi kanë përfunduar rrugëtimin e tyre në strehëz. Gratë/vajzat jetojnë në këtë mënyrë deri në integrimin e tyre të plotë në një jetë të pavarur dhe komunitet. Jeta në apartament ka ndikuar në rritjen e aftësive të tyre në përballimin e vështirësive, duke qëndruar larg problemeve sociale, si: trafikimi, droga, prostitucioni etj.

Gjatë vitit 2015, nga qendra “Vatra” kanë marrë shërbime strehimi në fazën e parë (strehëz) dhe në fazën e dytë (jetesë gjysmë e pavarur, në apartamente me qira) 26 përfituese primare dhe 11 fëmijët e tyre. Gjithashtu kanë marrë shërbime akomodimi edhe 4 viktima të dhunës në familje. Ndërsa, nga qendra “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” 63 raste dhe 55 fëmijë janë ndihmuar në apartamente, 31 raste dhe 16 fëmijë janë mbështetur në familjet e tyre, 9 përfituese dhe 2 fëmijë janë asistuar në vende të tjera alternative.

Për riintegrimin e viktimave të trafikimit të QKPVT-së është vepruar mbi bazën e misionit të qendrës dhe sistemit të referimit pranë organizatave të tjera që ofrojnë shërbime riintegruese. Duke qenë se QKPVT-ja është pjesë e KKSAT-it, për të gjitha viktimat e trafikimit që kanë ezauruar programin e rehabilitimit pranë kësaj qendre dhe kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin e tyre për të filluar një jetë të pavarur, është mundësuar referimi dhe riintegrimi i tyre pranë organizatave të tjera të KKSAT-it, të cilat më pas, në fazën e dytë të programit, u sigurojnë apartamente me qira ose shkojnë në familje.

Asistencë psiko-sociale

Nëpërmjet seancave të këshillimit synohet stabilizimi emocional i rasteve; qartësimi i ideve mbi të ardhmen; vendosja e vetëkontrollit; rritja e vetëvlerësimit; menaxhimi i situatave të riskut; menaxhimi i konflikteve; rikuperimi nga ngjarjet traumatike; rindërtimi i besimit te të tjerët; eksplorimi i fëmijërisë dhe i së kaluarës; eksplorimi i marrëdhënies interpersonale; eksplorimi i frikërave, fobive dhe traumave; pranimi i vetvetes; kultivimi i durimit; vendosja e qëllimeve në terma afatshkurtër dhe afatgjatë; arritja e qëndrueshmërisë emocionale; menaxhimi i stresit dhe fuqizimi në marrjen e vendimeve; teknika të relaksimit etj. Seancat e këshillit janë individuale apo në grup. Gjatë periudhës së raportimit është ofruar mbështetje psikologjike dhe psiko-sociale për të gjithë përfituesit e 4 qendrave, në të gjitha fazat e programit, si edhe për fëmijët e tyre, nga ana e psikologëve të qendrës dhe e punonjësve socialë. Punonjësit socialë (punonjësit e rastit) kanë ofruar këshillime për përfituesit në lidhje me objektivat e vendosura në planet individuale të riintegrimit dhe kryesishtnë: rëndësinë e vendosjes së marrëdhënieve me familjet, marrëdhëniet me anëtarët e familjeve, rëndësinë e edukimit, formimit profesional,

Page 34: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

34

gjendjen emocionale, situatën profesionale dhe të punësimit, marrëdhënien dhe komunikimin në jetesën në komunitet, këshilla për menaxhimin familjar, kujdesin ndaj fëmijëve, menaxhimin e jetës së përditshme dhe të të ardhurave etj.

Asistencë për arsimim

Legjislacioni shqiptar njeh të drejtën e arsimit bazë dhe me ligj, një person mund të ndjekë arsimin bazë deri në moshën 17-vjeçare dhe arsimin e mesëm deri në moshën 22-vjeçare. Në praktikë, regjistrimi i VT/VMT-ve lehtësohet nga KKSAT-i dhe mbështetet nga Autoriteti Përgjegjës. Qendrat pritëse dhe riintegruese kryejnë vlerësimin paraprak dhe identifikojnë nevojat e VT/VMT-ve për arsim dhe zgjidhin çështjet e regjistrimit në shkollë më Drejtoritë Arsimore ose me shkollën. Rastet e vështira i referohen Autoritetit Përgjegjës. Gjatë periudhës raportuese, qendrat raportojnë se nuk hasin vështirësi të mëdha në regjistrimin e VT/VMT-ve dhe bashkëpunimi me sistemin arsimor është i mirë.

Qendra “Vatra” në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Arsimore në Vlorë ka mundësuar edukimin arsimor të përfituesve. Gjatë këtij viti janë mbështetur me shërbime të regjistrimit në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme 2 përfituese të reja, si dhe 2 fëmijë të një përfitueseje të akomoduar në qendër. Është bërë i mundur monitorimi i ecurisë së 6 përfitueseve që vazhdojnë shkollën në fazën e parë dhe të dytë të programit, si edhe 6 fëmijëve të përfitueseve në fazën e dytë të programit. Ndërkohë që është planifikuar për vitin shkollor të ardhshëm regjistrimi në shkollë i dy përfitueseve të reja. Për përfitueset të cilat nuk vazhdojnë shkollën, mësuesja në bashkëpunim me stafin organizon çdo muaj sesione informimi dhe leximi të librave, duke i diskutuar më pas në grup. Për këtë vit janë mbështetur me edukim arsimor 16 përfitues, në të gjitha fazat e programit.

Edhe gjatë kësaj periudhe, trajnimet dhe aktivitetet edukuese për përfitueset e “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” në Qendrën e Edukimit/Trajnimeve kanë qenë thelbësore. Për të rritur aftësitë për jetën të përfitueseve, stafi i “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka organizuar aktivitete dhe trajnime për çështje të ndryshme, diskutime në grup, lexim të librave artistikë, mësim të materialeve shkollore, si dhe të materialeve të kurseve ku ato marrin pjesë. Për rastet e reja të hyra në program është bërë nga mësuesja e “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” një vlerësim për përcaktimin e nivelit arsimor të çdo përfitueseje dhe më pas është zhvilluar një plan edukativo-mësimor, si pjesë e planit të riintegrimit të çdo përfitueseje.

• 30 përfituese kanë ndjekur gjatë kësaj periudhe shkollën, 3 prej të cilave kanë ndjekur universitetin. Të gjitha përfitueseve iu janë siguruar librat, si edhe mjetet e tjera shkollore të nevojshme për një vijueshmëri sa më të mirë akademike.

• Për regjistrimin e rasteve specifike në sistemin shkollor, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka bashkëpunuar me Autoritetin Përgjegjës, Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale të Tiranës.

Organizata “Tjetër Vizion”, për periudhën raportuese ka mbështetur me edukim arsimor 32 përfitues, nga të cilët 2 parashkollorë dhe 3 analfabetë, 10 në arsimin bazë, 14 në arsimin 9-vjeçar dhe 3 në arsimin e mesëm/të lartë. Për sa i përket QKPVT-së, për vetë specifikat e sigurisë, kjo qendër ka edukatorët e saj dhe arsimi bazë ofrohet në qendër.

Page 35: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

35

RA

PORTKëshillim/mbështetje për punësim i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit

Këshillimi dhe mbështetja për punësim i viktimave të trafikimit janë ndër faktorët më të rëndësishëm në procesin e riintegrimit, që mundësojnë pavarësinë ekonomike të VT/VMT-ve për të plotësuar nevojat e tyre në periudhën afatgjatë. Strukturat shtetërore dhe organizatat japin këshilla dhe informacione për rritjen e aksesit të VT/VMT-ve në punësim dhe mbështetjen e tyre për punësim të qëndrueshëm.

Gjatë periudhës raportuese, qendra “Vatra”, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Punësimit Vlorë, ka ndërmjetësuar për punësim për përfitueset, të cilat pasi kanë përfunduar kurset profesionale, kanë kërkuar punësim, por edhe për ato, të cilat kanë kërkuar të punësohen edhe pa zhvilluar këto kurse. Në total janë punësuar dhe vetëpunësuar 17 përfituese gjatë të gjitha fazave të programit.

Edhe stafi i “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” vazhdon të orientojë përfituesit të zgjedhin profesione të kërkuara në tregun e punës, duke u përshtatur natyrisht në çdo rast me aftësitë e tyre personale. Gjatë këtij viti, 42 përfitues/e kanë qenë në marrëdhënie pune, të punësuara, si: rrobaqepës/e, kuzhinier/e, ndihmëskuzhinier/e, pjatalarës/e në restorante, pastrues/e, ndihmësparukier/e në sallon bukurie, operator/ë në call center, banakier/e, shpërndarës/e ushqimesh, pastiçier/e, kamarier/e, punonjës/e mobilerie, punonjës/e marketi, shitës/e peshku etj. 10 përfitues të programit të riintegrimit të “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” kanë qenë të përfshirë në ciklin këshillues “Këshillim për punësim”. Përmes këtij programi, përfituesit janë mbështetur për të ndjekur kurse profesionale, trajnime në vende pune, për të qenë pjesë e programeve të stazhit pranë kompanive të ndryshme private dhe mundësi për të hapur mikrobiznese. Sa i takon përfituesve të qendrës “Tjetër Vizion”, me ndërmjetësimin e kësaj qendre, për vitin 2015 janë punësuar 5 raste viktima të mundshme trafikimi.

Mikrobizneset për përfituesit/et

Ngritja dhe stabilizimi i mikrobizneseve për përfituesit/et mbetet një nga aktivitetet dhe shërbimet e rëndësishme, që ka për qëllim fuqizimin ekonomik të target-grupeve, të cilat qendra “Vatra” i mbështet. Prej vitit 2009 janë mbështetur 24 përfituese, nga të cilat 17 VT/VMT dhe 7 viktima të dhunës. Këto mikrobiznese janë ngritur me mbështetje të donatorëve, si: Ministria e Jashtme Norvegjeze, IOM, World Vision dhe Fondacioni SOROS. Nga 17 ish-viktimat e trafikimit që aktualisht menaxhojnë bizneset për të cilat u mbështetën nga “Vatra”, 10 prej tyre kanë përfunduar programin e riintegrimit dhe aktualisht kontaktet e tyre me stafin e “Vatrës” janë vetëm në kuadër të mbajtjes së marrëdhënieve të ndërsjella. Ndërkohë, 7 përfitueset e tjera janë monitoruar gjatë vitit 2015 dhe është evidentuar se menaxhojnë bizneset e ngritura, pavarësisht vështirësive në sezone të caktuara të vitit.

Gjatë këtij viti, në kuadër të projektit ”Fuqizimi ekonomik dhe social i grave, viktima të dhunës në familje në rrethin e Vlorës”, financuar nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë - Soros, janë ngritur 3 mikrobiznese të reja, përkatësisht: parukeri, rrobaqepësi dhe estetikë thonjsh. Gjithashtu janë dhuruar edhe 4 sete të mjeteve të parukerisë dhe rrobaqepësisë për 4 përfituese, të cilat janë në fazën e tretë të programit. Dy prej përfitueseve për të cilat u ngritën mikrobiznese (parukeri dhe estetikë), vendosën të bashkonin të dyja shërbimet në një ambient, duke vlerësuar kështu ndarjen e kostove të qirasë dhe të shpenzimeve të tjera operative të sallonit, dhe në këtë mënyrë gjenerimin e më shumë të ardhurave për vete dhe fëmijët e tyre.

Page 36: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

36

Gjatë kësaj periudhe, 5 përfitues të “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” kanë menaxhuar bizneset e tyre. Përfituesit janë monitoruar rregullisht dhe mbështetja teknike është siguruar sipas nevojave të tyre. Po kështu, 10 përfitues janë të përfshirë në programet e internship-it: 3 përfitues janë të përfshirë në biznesin social, ku 2 raste janë të përfshirë si asistentë kuzhinierë dhe 1 rast tjetër si distributor ushqimesh. Përveç kësaj, 3 përfitues janë të përfshirë si asistentë kuzhinierë pranë tri restoranteve të ndryshme; 1 përfitues si asistent zyre pranë një shoqate të krishterë, 1 rast i përshirë në një sipërmarrje punimesh gipsi; 1 rast si asistent parukier dhe 1 rast i përfshirë në punë në bujqësi.

Mbështetje për fëmijët e viktimave të trafikimit/Ndihmë financiare dhe afatgjatë

Megjithëse fëmijët e përfitueseve janë target-grup sekondar të trajtuar nga qendrat, shërbimet për ta kanë qenë të sistematizuara. Për kujdesin ndaj fëmijëve, grupi multidisiplinar i qendrave ofron shërbime psikologjike, shëndetësore, edukative, ligjore dhe argëtuese.

Gjatë këtij viti janë ofruar shërbime për 11 fëmijë të përfitueseve në qendrën “Vatra”, por dhe ata, të cilët janë duke u ndjekur në fazën e dytë të programit. Përmendim shërbimin shëndetësor, shërbimin psikologjik, arsimor etj. Nga fëmijët e përfitueseve, 9 janë të regjistruar në kopshte dhe 2 të tjerë ndjekin shkollën fillore. Gjithashtu janë mbështetur nga ana e avokatit procedurat ligjore për regjistrimin e dy fëmijëve dhe procesin gjyqësor për marrjen e atësisë së tyre. Nga ana e punonjësve socialë, mjekut dhe mësuesit të qendrës është ofruar mbështetje për nënat me fëmijë, duke i informuar në lidhje me edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve, mënyrën e të ushqyerit, të higjienës personale, komunikimit me fëmijët etj.

Nga qendra “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”, 99 raste dhe 73 fëmijë janë asistuar me shërbime në komunitet në fazën e dytë dhe të tretë të programit të riintegrimit. Nga këto:

• 63 raste dhe 55 fëmijë janë ndihmuar në apartamente.• 31 raste dhe 16 fëmijë janë mbështetur në familjet e tyre.• 9 përfituese dhe 2 fëmijë janë asistuar në vende të tjera alternative.• 23 përfituese të reja dhe 32 fëmijët e tyre kanë hyrë në program, duke u

ndihmuar direkt në apartament.• 10 përfitues e 4 fëmijët e tyre kanë hyrë në program, duke u ndihmuar direkt

në familje. • 2 përfitues dhe 1 fëmijë është asistuar në një vend tjetër alternativ;• 7 raste kanë kaluar nga qendra për t’u mbështetur në apartament me qira dhe

6 raste e 1 fëmijë kanë kaluar nga qendra për t’u mbështetur në familjen e origjinës.

• 1 përfituese dhe 1 fëmijë i saj kanë kaluar nga qendra për t’u mbështetur në një vend tjetër alternativ.

“Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka mbështetur përfituesit financiarisht me mbulimin e qirasë së apartamenteve në fazën e dytë të programit të riintegrimit, të konsideruar si shumë të rëndësishëm në procesin e fuqizimit të përfituesve dhe në drejtim të riintegrimit të suksesshëm në shoqërinë shqiptare.

Page 37: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

37

RA

PORTNdërmjetësimi për vendosjen e kontakteve të përfitueseve me familjet

Një prej shërbimeve të rëndësishme që qendrat ofrojnë është dhe ndërmjetësimi për vendosjen e kontakteve me familjen dhe këshillimi në familje. Qendrat raportojnë se ky shërbim është një nga sfidat më të mëdha në punën me viktimat e trafikimit. Rastet kur përfitueset kanë marrëdhënie të mira dhe mbështetjen e familjarëve, kanë më tepër sukses në riintegrim, kurse në rastin kur viktimat e trafikimit nuk kanë mbështetjen e familjes, kanë më tepër risk të ritrafikohen. Ndërmjetësimi me familjen e origjinës vlerësohet që në dy javët e para të akomodimit në strehëz dhe të përfshirjes në program.

Menaxherët e rasteve të qendrës “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” kanë organizuar seanca këshillimi jo vetëm për rastet e akomoduara në qendër, por gjithashtu për prindërit e tyre, motrat e vëllezërit. 31 përfituese janë asistuar në familjet e origjinës; 10 raste të reja në program gjatë kësaj periudhe janë asistuar direkt në familje; 4 përfituese janë bashkuar me familjet e tyre gjatë kësaj periudhe dhe vazhdojnë të ndihmohen nga “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”. Shumica e rasteve të akomoduara në strehëz janë mbështetur nga stafi “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”në stabilizimin e marrëdhënieve më familjet e tyre. Rastet shoqërohen në takime me familjarët nga punonjëset sociale dhe psikologia në Tiranë e gjithashtu janë shoqëruar për t’u takuar me të afërmit në qytetet apo fshatrat ku ato banojnë, si: Kuçovë, Skrapar, Lezhë, Durrës, Vlorë, Fier, Berat, Pogradec, Korçë etj. Gjithashtu, një punë e mirë është bërë në drejtim të bashkëpunimit me Policinë apo organizata te tjera lokale, për vendosjen e kontakteve me familjen, si dhe në organizimin e takimeve pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë, veçanërisht për përfitueset të cilat kanë pasur probleme sigurie.

Ndërmjetësimi në familje dhe puna për rivendosjen dhe forcimin e marrëdhënieve të përfituesve me familjet e tyre, vazhdon të mbetet një nga sfidat e punës së stafit të “Vatrës”. Në përfundim të fazës së parë të programit, në rastet kur përfituesit kanë pasur mbështetjen e familjes, ata janë rikthyer në familje dhe mbështetja e “Vatrës” me shërbime ka vazhduar pranë familjes, duke fuqizuar në këtë rast edhe familjet. Gjatë vitit 2015 janë realizuar 54 takime me familjarët, në vendin e origjinës, por edhe pranë ambienteve të takimeve të qendrës, dhe është bërë i mundur përmirësimi i marrëdhënieve familjare; janë rikthyer në familje 8 përfituese, 4 nga të cilat, pas përfundimit të fazës së parë, vazhdojnë të mbështeten nga “Vatra” me shërbime, në fazën e dytë të programit, në familjet e origjinës.Përveç vendosjes së kontakteve dhe forcimit të marrëdhënieve me familjen, stafi i “Vatrës” ka mbështetur me shërbime edhe anëtarë të familjeve të përfitueseve, me qëllim fuqizimin e tyre socio-ekonomik. Kështu gjatë kësaj periudhe janë mbështetur me formime profesionale 2 prindër të viktimave minorene, 4 familje janë mbështetur me ndihmë ekonomike dhe ndërmjetësim për punësim të prindërve. Një problem i identifikuar në vazhdimësi, është edhe mungesa e alternativave për bashkim familjar i disa rasteve të përfitueseve minorene, të cilat për shkak të pamundësisë së kthimit në familje, vazhdojnë të qëndrojnë për një kohë më të gjatë në strehëz.

Për vitin 2015, nga QKPVT-ja janë referuar në familje 10 raste, ndër të cilat 3 raste në Shkodër, 1 rast në Pogradec, 1 rast në Kukës, 2 raste në Greqi, te familjarët, 1 rast në Kuçovë, 1 në Zarr Herr - Tiranë dhe 1 rast në Berat. Rastet monitorohen nga Zyrat Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror dhe nga qendra “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”.

Page 38: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

38

Aktivitete zhvilluese, rehabilituese dhe riintegruese

Qendrat mundësojnë realizimin e aktiviteteve të ndryshme me natyrë sociale, argëtuese, zhvilluese, ndërgjegjësuese, festive, kreative, rehabilituese, terapeutike dhe sportive. Qendrat “Tjetër Vizion”, “Vatra” dhe “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe QKPVT-ja raportojnë se zhvillojnë aktivitete të ndryshme kreative, si: krijimi i veshjeve artistike me materiale të ndryshme, punime në qëndistari, punime me grep dhe shtiza, praktikë në rrobaqepësi, parukeri, sekretari, aktivitete krijuese me temë të lirë apo të përzgjedhur në prozë, poezi, pikturë etj. Gjatë vitit 2015, viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit morën pjesë në aktivitetet jashtë qendre, si shëtitje në vendet turistike, historike, aktivitete gjatë “Muajit Antitrafik” dhe fushatës verore4.

4 Informacion më të detajuar do të gjeni te shtylla e koordinimit.

Page 39: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

39

RA

PORTIII. PARANDALIMI

Parandalimi është një nga shtyllat me rëndësi të lartë në Strategjinë e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014 - 2017, duke qenë se aty mbështeten dhe politikat, si edhe masat antitrafikim. Kjo shtyllë përmban në thelb të saj gjithë synimet dhe objektivat specifikë, si edhe aktivitetet dhe veprimtaritë që synojnë: rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi të gjitha format e trafikimit të personave (trafikim i brendshëm, shfrytëzimi i punës, lypja nga fëmijët); rritjen e ndërgjegjësimit të aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë që punojnë me grupet në rrezik, përfshirë punonjësit e shërbimit shëndetësor dhe arsimor; garantimin e mekanizmave parandalues dhe mbrojtës, dhe dhënien e ndihmës personave/viktima/viktima të mundshme të trafikimit; krijimin e mekanizmave funksionalë lokalë, ndërhyrjet parandaluese dhe mbështetëse; garantimin e shërbimeve për parandalimin e krizave, lehtësimin e përdorimit të shërbimeve sociale, si dhe shpërndarjen e informacionit te grupet dhe personat në nevojë.

Veprimtaria parandaluese gjatë vitit 2015 është fokusuar kryesisht te:

PërmirëSimi i kuadriT ligjor dhe inSTiTucional

Gjatë periudhës janar - dhjetor, strukturat në mbështetje të luftës kundër trafikimit të personave kanë bashkëpunuar duke koordinuar veprimtarinë e tyre, nëpërmjet zbatimit të planeve të punës, takimeve periodike, informimit, monitorimit dhe nënshkrimit të dokumenteve për të mundësuar mirëfunksionimin e tyre dhe për të finalizuar objektivat me rezultate konkrete.

Në bazë të Udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Nr. protokolli 3 799, datë 08.07. 2014, në datë 19 qershor 2015, u firmos Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Me qëllim forcimin e kapaciteteve të punonjësve të Policisë dhe përmirësimit të sistemit të mbrojtjes së viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit në Shqipëri, në datë 13 korrik 2015 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, Policisë së Shtetit shqiptar dhe Caritas-it shqiptar mbi “Fuqizimin e strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit”.

Në zbatim të Planit të Veprimit (hartuar në zbatim të Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes MMSR dhe MPB, firmosur në 17 shtator 2014), për sa i përket trafikimit të brendshëm të fëmijëve dhe adresimit të problematikave të tjera që shoqërojnë fëmijët në situatë rruge, Koordinatori Kombëtar Antitrafik së bashku me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë kanë ngritur Task Forcën dhe kanë realizuar takime të rregullta, duke analizuar raste konkrete dhe duke përcaktuar prioritetet për periudhën në vazhdim.

Page 40: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

40

ndërgjegjëSimi mBi Trafikimin e PerSonaVe

Fëmijët dhe të rriturit në Evropë si dhe jashtë saj trafikohen për qëllime të ndryshme kriminale apo shfrytëzimi. Ata trafikohen brenda dhe jashtë vendit e tyre. Trafikimi i personave pengon tek ata zhvillimin e tyre, sidomos të fëmijëve, dhe dëmet që ata pësojnë, janë të përhershme. Ndërgjegjësimi i grupeve në rrezik, agjencive shtetërore dhe joshtetërore, forcave të zbatimit të ligjit, shoqërisë civile, është një nga masat kryesore të politikës parandaluese të trafikimit të personave që ndjek qeveria shqiptare. Fushatat ndërgjegjësuese shërbejnë dhe ndihmojnë për njohur target - grupet e fenomenit të trafikimit të personave, informimin e qytetarëve mbi ekzistencën e këtij fenomeni, si edhe për ta parandaluar atë.

Koordinatori Kombëtar Antitrafik, mbështetur nga partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, ka zhvilluar një fushatë kombëtare verore gjatë periudhës korrik - gusht 2015, me qëllim parandalimin e trafikimit të personave, ku institucionet qeveritare dhe joqeveritare kanë organizuar aktivitete të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit. Kështu u zhvilluan:

• 13 aktivitete sensibilizuese në qytete, shkolla të mesme dhe 9-vjeçare, si dhe në qendra komunitare të Tiranës, Dibrës, Kukësit, Korçës, Durrësit, Lezhës, Beratit, Elbasanit dhe Fierit.

• 11 forume diskutimi në nivel lokal për problematikat e trafikimit të personave dhe në veçanti fëmijëve, me anëtarët e Komitetit Rajonal Antitrafik, komunitetin, me studentë dhe nxënës të shkollave të mesme në Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Kukës, Vlorë dhe Dibër.

• 13 takime sensibilizuese dhe veprimtari psiko-sociale me pjesëmarrjen e të rinjve, kryesisht të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe një pjesëmarrje e konsiderueshme e grave dhe vajzave, specifikisht nga zonat rurale.

• 11 forume dhe tryeza të rrumbullakëta, që u mbajtën në Fier, Vlorë, Shkodër dhe Berat.

• 4 konferenca dhe seminare, organizuar me pjesëmarrjen e punonjësve të sektorit për trafikun e paligjshëm, të kufirit, policimit në komunitet, Shërbimit Social Shtetëror Rajonal në Vlorë, Shkodër, Dibër, Elbasan etj.;

• 2 seanca informuese dhe kurse trajnimi në Shkodër dhe Durrës, ku kanë marrë pjesë mbi 41 gra, që vinin nga familjet e ngujuara dhe të rinj të komunitetit rom dhe egjiptian.

• 2 programe dhe emisione televizive (Shkodër dhe Kukës), që i kushtuan hapësirën e nevojshme ekspertëve lokalë për të diskutuar rreth masave që janë ndërmarrë dhe projekteve për të ardhmen, lidhur me parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.

• 5 trajnime dhe workshope, nga Komitetet Rajonale Antitrafik të Durrësit, Dibrës, Vlorës dhe Elbasanit, gjatë fushatës verore.

Page 41: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

41

RA

PORT• 2 konkurse në Vlorë, si dhe u shpërndanë mbi 480 copë materiale ndërgjegjësuese, si

fletëpalosje, broshura dhe fotonovela, në shkolla, porte, bare dhe restorante;

• 10 kampe verore, që u ngritën në qytete kryesore, si: Elbasan, Tiranë, Durrës, Dibër, Berat, Fier etj., ku morën pjesë mbi 230 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të këtyre qyteteve.

• 3 marshime sensibilizuese, të cilat shoqëruan këtë fushatë verore, një në Durrës, në datë 30 korrik, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Trafikimit, dhe një marshim në Kukës, gjatë të cilave u përçuan mesazhe ndërgjegjësimi mbi trafikimin, format e tij dhe masat për parandalimin e këtij fenomeni.

• 21 tryeza multidisiplinare, në qarqe të ndryshme të vendit, si: Kukës, Durrës, Korçë, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Tiranë etj.

Në kuadër të Ditës Evropiane Kundër Trafikimit të Personave, më 18 tetor 2015, ndryshe nga viti 2014, kur në po të njëjtën periudhë u realizua Java Antitrafik, Koordinatori Kombëtar Antitrafik ka lançuar “Muajin Kombëtar Antitrafik”, me sloganin “Bashkë kundër Trafikimit të Personave!”. Ky muaj pati një gamë të gjerë aktivitetesh për rritjen e ndërgjegjësimit, të organizuara gjatë gjithë muajit, në të gjithë vendin, në shkallë kombëtare. Këtë muaj pati një mbulim të gjerë mediatik në televizionet kombëtare dhe lokale.

Muaji i ndërgjegjësimit kundër fenomenit të trafikimit të personave u shoqërua edhe me një fushatë në median e shkruar dhe atë audio-vizive në të gjithë vendin. Gjatë këtij muaji ndërgjegjësues, Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me UN Women Shqipëri mundësuan përgatitjen dhe publikimin e 3 artikujve informues e ndërgjegjësues në dy gazeta me mbulim kombëtar (gazeta “Dita” dhe gazeta “Shekulli”).Gjithashtu u koordinua realizimi i 6 emisioneve televizive, me pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shërbimi Social Shtetëror, institucione publike, si dhe nga organizatat jofitimprurëse që punojnë për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave në vendin tonë. Me iniciativën e ZKKA-së dhe me mbështetjen e organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, në Tiranë u ngritën 4 tenda informuese, ku vullnetarë të Fakulteteve të Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe Shkollave Profesionale shpërndanë materiale ndërgjegjësuese dhe informuese mbi trafikimin e personave. Materialet ndërgjegjësuese janë shpërndarë në të 12 qarqet, çdo ditë të muajit tetor 2015, në mënyrë që rrezja e ndërgjegjësimit të përfshinte gjithë vendin. Më poshtë jepen materialet e shpërndara në 12 qarqet:

• 3 000 fotonovela: “Një ëndërr e shkelur” dhe “Një fillim i ri”;• mbi 5 000 bluza dhe po aq kapela me logon e aplikacionit “Raporto-shpëto”; • mbi 3 000 fletëpalosje të Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim;• rreth 2 000 fletëpalosje mbi linjën kombëtare 116006.• mbi 500 fletore me mesazh sensibilizues në kopertinë: “Ndal trafikimit të fëmijëve”;• 300 stilolapsa me numrin e linjës kombëtare falas 116006• 500 çanta ekologjike me numrin e linjës kombëtare 116006.

Page 42: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

42

Gjatë muajit tetor 2015, Ministria e Punëve të Brendshme dhe UN Women Shqipëri realizuan një spot të ri televiziv kundër trafikimit të grave e vajzave, përgatitur në kuadër të projektit “Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, mbështetur nga Bashkimi Evropian. Spoti televiziv prej 40 sekondash u transmetua gjatë muajit tetor në disa televizione kombëtare (TVSh, Top Channel). Ky spot, përmes imazheve të forta dhe mesazheve në audio, informon dhe ndërgjegjëson rreth metodave të shumta të rekrutimit të përdorura nga trafikantët, duke i inkurajuar viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit që ta raportojnë këtë krim të rëndë në linjën kombëtare falas 116006 dhe në aplikacionin “Raporto! Shpëto!” në Android. Spoti u lançua në nivel kombëtar edhe nëpërmjet faqeve të internetit YouTube dhe Google, dhe arriti një shikueshmëri prej 33 154 personash. Për të shtuar shikueshmërinë, spoti u shpërnda edhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku numri i përgjithshëm i personave që panë spotin ishte 139 062, në të gjithë Shqipërinë.

Ndërgjegjësimi nëpërmjet teknologjisë së informacionit

Zyra e Koordinatorit Kombëtar ka vijuar intensivisht punën për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi fenomenin e trafikimit të personave, nëpërmjet teknologjisë celulare.

Qytetarët mund të dërgojnë në mënyrë anonime nëpërmjet aplikacionit “Raporto! Shpëto!” një mesazh të shkurtër, i cili u shkon menjëherë dhe njëkohësisht 6 zyrtarëve të ndryshëm publikë, që janë anëtarë të Autoritetit Përgjegjës për Identifikimin, Referimin dhe Mbrojtjen e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, ose mund të telefonojnë falas në numrin 116006. Linja Kombëtare për Viktimat e Trafikimit 116006 shërben për të denoncuar rastet e trafikimit apo ato të dyshuara, ofrohet falas dhe mund të telefonohet nga çdo telefon fiks apo celular, ndërsa aplikacioni “Raporto! Shpëto!” mund të shkarkohet falas nga Google Play Store. Gjithashtu po punohet për mundësinë e shkarkimit të aplikacionit edhe nga iOS (Apple). Nga muaji janar 2015 deri në dhjetor 2015 janë regjistruar 84 SMS dhe 492 thirrje. Nga këto thirrje, 11 prej tyre rezultojnë që të kenë subjekt trafikimin e personave.

ZKKA-ja në bashkëpunim me partnerët e ka përfshirë promovimin e linjës dhe të aplikacionit në çdo aktivitet të zhvilluar në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve apo të aktorëve antitrafik që nga momenti i lançimit të tyre e deri më tani.

Page 43: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

43

RA

PORTAktivitetet ndërgjegjësuese të zhvilluara nga qendrat dhe organizatat partnere

“Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe anëtaret e tjerë të KKSAT-it, me mbështetjen financiare të UN Women organizuan një fushatë kombëtare me temë “Informimi i komunitetit mbi trafikimin e grave dhe vajzave dhe zgjedhjet alternative”. Gjatë zhvillimit të seancave të ndërgjegjësimit, edhe nëpër shkolla dhe forume rinore, është dhënë informacion mbi trafikimin e personave, format e shfrytëzimit, mënyrat e rekrutimit të viktimave, vendet nga vijnë dhe ku shfrytëzohen, dhe njëkohësisht edhe shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit. Gjatë veprimtarive u prezantuan edhe fotonovelat “Një fillim i Ri” dhe “Një ëndërr e shkelur”, të realizuara nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në kuadër të projektit “Parandalimi dhe adresimi i dhunës së grave në Shqipëri”, i financuar nga Bashkimi Evropian e i zbatuar nga UN Women Shqipëri dhe IOM.

Organizata “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” gjatë kësaj periudhe ka realizuar një sërë aktivitetesh për rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë në lidhje me parandalimin e trafikimit të personave.

Në kuadër të projektit janë realizuar një numër i konsiderueshëm aktivitetesh :

• “Edukimi i komunitetit për çështje të trafikimit në persona”, financuar nga Programi i Granteve të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së ShBA-së, Tiranë.

Në kuadër të këtij projekti “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Korpusin e Paqes organizuan me 11-12 shkurt 2015 Trajnimin e Trajnerëve (ToT), me pjesëmarrjen e 48 profesionistëve lokalë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Objektivi i këtij ToT-i dyditor ishte trajnimi i profesionistëve për ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me fenomenin e trafikimit, format e trafikimit, shkaqet dhe pasojat e trafikimit, faktorët e rrezikut dhe sistemet e ndërtuara me qëllim ofrimin e mbrojtjes dhe të shërbimeve për viktimat e trafikimit, prezantimi i Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit, ku një hapësirë e veçantë iu kushtua fushës së parandalimit, si udhërrëfyes për identifikimin dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit.Pas ToT-it, secili pjesëmarrës hartoi një plan për organizimin e të paktën një aktiviteti edukativ në komunitetin ku jetojnë ose punojnë, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi fenomenin e trafikimit të personave.Në kuadër të këtij projekti u përgatit dhe botua “Udhëzuesi – Të mbajmë fëmijët të sigurt nga trafikimi: Një udhëzues për profesionistë që punojnë me të rinjtë dhe këshilluesit bashkëmoshatarë në Shqipëri”. Ky udhëzues u hartua me qëllimin për të pajisur të rinjtë me informacione dhe aftësi për të cilat ata kanë nevojë për të qenë të sigurt dhe anëtarë aktivë të komunitetit të tyre.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2015, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” ka organizuar nga grupi i trajnerëve gjithsej 47 aktivitete edukative në të gjitha qarqet e vendit.

Page 44: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

44

“Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”është përfshirë aktivisht në të gjitha fushatat ndërgjegjësuese të iniciuara nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave:

x Në kuadër të 30 Korrikut, Ditës Ndërkombëtare kundër trafikimit në persona, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” iu bashkua aktivitetit “Flisni për ata që nuk munden! Raportoni trafikimin! Telefononi falas 116 006!”.

x Ekspozita me piktura në Muajin Kundër Trafikimit të Personave.x Marshim sensibilizues në Ditën Evropiane Kundër Trafikimit të Personave.

Fushata ndërgjegjësuese përmes facebook-ut

Organizata “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” është aktive në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke shpërndarë vazhdimisht informacion ndërgjegjësues mbi të drejtat e njeriut, trafikimin, skllavërinë dhe dhunën. Organizata bëhet pjesë përmes bashkimit në fushata ndërgjegjësuese në rrjete sociale, në përkujtimin e ditëve botërore dhe evropiane që lidhen me të drejtat e njeriut dhe ndërgjegjësimin mbi to, në përfshirjen indirekte të përfituesve në këto fushata, në ndarjen e aktiviteteve të asistencës që organizata ofron, në pasqyrimin e veprimtarisë së saj dhe aktivitetet komunitare të organizuara.

Përfshirje e përfituesve në sensibilizim dhe ndërgjegjësim për luftën kundër trafikimit në persona

Në 30 Korrik, Ditën Botërore Kundër Trafikimit, përfitueset u bënë pjesë e fushatës #igivehope në rrjetet sociale. Ky poster është realizuar nga viktimat e trafikimit për të mbështetur viktimat e trafikimit në mbarë botën. “SHPRESË për të gjithë ato që u është vjedhur liria, si ne...”, ishte mesazhi i tyre.

Ndërkohë në kuadër të projektit “Informimi i komunitetit mbi trafikimin e grave dhe vajzave dhe zgjedhjet alternative”, zbatuar nga “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe anëtarët e tjerë të KKSAT-it, me mbështetjen financiare të UN Women janë organizuar aktivitete të tjera ndërgjegjësuese të fokusuara në tri target-grupe kryesore: nxënës të shkollave të mesme, studentë, si dhe gra dhe vajza vulnerabël.

Qendra psiko-sociale “Vatra”, në kuadër të ndërgjegjësimit të komunitetit dhe viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit mbi parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave, ka zhvilluar aktivitete sensibilizuese nëpërmjet zbatimit të projekteve. Në këtë kuadër është zbatuar projekti “Rritja e nivelit të informimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit dhe strukturave antitrafik shtetërore dhe joshtetërore” (periudha e projektit shtator 2014 - shator 2015), financuar nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Gjatë periudhës janar - dhjetor 2015 ka vazhduar të implementohet ky projekt në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Vlorë dhe drejtoritë e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, ku po zbatohet ky projekt. Konkretisht, gjatë periudhës janar - dhjetor 2015 janë realizuar 30 trajnime (5 trajnime për secilën shkollë) me grupet mbështetëse të krijuara prej muajit nëntor 2014, në shkollat 9-vjecare e të mesme, Vlorë “24 Maji”, “Lef Sallata”, “Ismail Qemali”, “Jani Minga”, “Ali Demi”, “Pavarësia”.

Page 45: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

45

RA

PORTMateriali i përdorur gjatë trajnimeve ka qenë manuali “Trafikimi i personave”, cikël temash

për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë. Ky manual është përgatitur nga specialistë të qendrës “Vatra” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Manuali ka në total 10 tema, nëpërmjet të cilave jepet informacion mbi legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar për masat kundër trafikimit të personave, format e trafikimit, mënyrat e rekrutimit, mënyrat e transportimit, median në trajtimin e çështjes së trafikimit, shërbimet për viktimat e trafikimit etj.

Nxënësit pjesëmarrës në trajnime u informuan mbi këto tema, si dhe u orientuan nga specialistë të “Vatrës” mbi mënyrën se si ata do t’i trajtonin me bashkëmoshatarët e tyre në shkolla. Në total u trajnuan 48 të rinj.

U realizuan 105 seanca informuese në shkolla nga të rinjtë e grupeve mbështetëse. Në këto seanca u informuan 769 nxënës të 6 shkollave të përmendura më lartë. Gjatë zhvillimit të seancave informuese, specialistë të vatrës ishin prezentë se bashku me mësuesen e lëndëve shoqërore të shkollës përkatëse, për të monitoruar dhe mbështetur të rinjtë gjatë dhënies së informacionit te moshatarët.

Shpërndarje materialesh informuese në shkolla: Gjatë zbatimit të projektit, stafi i “Vatrës” ka shpërndarë te të rinjtë jo vetëm nga shkollat e përfshira në projekt, por dhe nga shkolla të tjera të rrethit, fletëpalosje, broshura, postera etj., të prodhuara jo vetëm nga “Vatra”, por dhe organizata të tjera kombëtare e ndërkombëtare. Vlen të përmendet se me mjaft interes u morën nga nxënësit dhe u bënë objekt diskutimi, gjatë seancave informuese, fotonovelat e prodhuara nga IOM dhe UN Women në kuadër të projektit “Parandalimi dhe adresimi i dhunës kundër grave dhe vajzave në Shqipëri”. Po kështu, në të gjitha shkollat e rrethit u shpërnda manuali “Trafikimi i Personave”, cikël temash për nxënës të shkollave të mesme dhe studentë, të cilën shkollat e bënë pjesë të bibliotekës së tyre dhe njëkohësisht e vlerësuan këtë manual si një mjet informimi për nxënësit gjatë orëve të lira mësimore. Publikimi i këtij manuali u mbështet financiarisht nga The Swedish Postcode Foundation.

U realizuan 8 seanca informuese me 15 gra dhe vajza nga grupe vulnerabël. Gjatë këtyre seancave, specialistët e “Vatrës” dhanë informacion mbi temat e trafikimit të personave të përmendura më sipër. Gjithashtu, jo vetëm grave dhe vajzave, por dhe të rinjve pjesëmarrës në aktivitetet informuese të projektit iu dha informacion se si dhe ku duhet të raportojnë për raste të trafikimit (në linjën falas 116 006, si dhe se si të përdorin e shkarkojnë aplikacionin “Raporto! Shpëto!”).

Bisedë në radio. Në datat 14 maj 2015 dhe 29 maj 2015 u realizuan dy biseda në radion “Valë e Kaltër” të Rrethit të Vlorës. Ekspertë të ftuar në këtë bisedë ishin specialistja e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Bashkia Vlorë, drejtori i shkollës së mesme “Ali Demi”, psikologia e shkollës 9-vjeçare “Lef Sallata” dhe punonjëset sociale të “Vatrës”. Gjatë bisedës u trajtuan çështje të shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve dhe grave e vajzave dhe shërbimet ekzistuese në mbështetje të viktimave të trafikimit në Shqipëri, si dhe metodat e parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Page 46: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

46

Në datën 30 Korrik 2015, në kuadër të Ditës ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Personave, “Vatra”, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe Departamentin Antitrafik, organizoi në dy pika kryesore të bulevardit Vlorë-skelë ngritjen e tryezave me materiale informuese për komunitetin. Stafi i të këtyre institucioneve, mbështetur dhe nga vullnetarë dhe të rinj të grupeve mbështetëse të shkollave të përfshira në projektin më sipër, u bashkuan për shpërndarjen në rrugë të këtyre materialeve.Në kuadër të projektit “Informimi i komunitetit mbi trafikimin e grave dhe vajzave dhe zgjedhjet alternative”, zbatuar nga KKSAT-i dhe financuar nga UN Women, ekspertë të “Vatrës” kanë realizuar gjatë gjithë muajit antitrafik seanca informuese me 176 nxënës të shkollave të mesme të rretheve Vlorë, Fier dhe Berat. Gjatë zhvillimit të seancave, të cilat kanë qenë interaktive, është dhënë informacion mbi trafikimin e personave, format e shfrytëzimit, mënyrat e rekrutimit të viktimave, vendet nga vijnë dhe ku shfrytëzohen, dhe njëkohësisht dhe shërbimet që ofrohen për gra e vajza, viktima të trafikimit. Gjatë aktiviteteve u prezantuan dhe fotonovelat: “Një fillim i Ri” dhe “Një ëndërr e shkelur”, realizuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin, në kuadër të projektit “Parandalimi dhe adresimi i dhunës së grave në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga UN Women dhe IOM. Gjithashtu, ekspertë të “Vatrës” kanë organizuar prezantimin e shfaqjeve, duke përfshirë nxënësit në “role play”. Të rinjtë kanë shfaqur mjaft interes për të marrë informacionin për trafikimin e personave në përgjithësi dhe kanë drejtuar pyetje të ndryshme tek eksperti.

Organizata “Tjetër Vizion” ka zbatuar disa projekte me fokus viktimat e trafikimit, por dhe sensibilizimin e të rinjve për çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Disa nga aktivitetet e kryera nga kjo organizatë janë si më poshtë:

y Aktivitete në kuadër të projektit “Rritja proaktive e sistemit të identifikimit të VOT-ve dhe referimi i tyre te shërbimet e mbrojtjes” (Small Grants, US Embassy); periudha shtator 2014 - prill 2015.

y “Bashkëpuno me Policinë - Raporto - Shpëto!”, projekt i financuar nga programi suedez (nëntor 2014 - janar 2015).

y “Rrjetet sociale - raportimi dhe shpëtimi”, sesione informuese.

y “Së bashku kundër shfrytëzimit të fëmijëve”, projekt i financuar nga Ambasada Ceke (mars 2014 - shtator 2015).

y Identifikimi proaktiv i viktimave të trafikimit/PVOTs dhe fëmijët e tjerë në nevojë, përmes veprimtarisë së MU-së në rajonin e Elbasanit.

y Trajnime me stafin mjekësor, OJQ-të, inspektorëve të Zyrës së Punës, psikologë shkollash etj., mbi çështje të trafikimit.

y Vizita në familjet e fëmijëve të identifikuar si VT dhe VMT.

y Kampi veror 2015 u zhvillua nga data 6 - 24 korrik, për tri javë, nga e hëna në të premten, e shtuna dhe e diela pushim me pjesëmarrjen e 35 fëmijëve.

Page 47: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

47

RA

PORTUN Women në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Ministrinë

e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, dhe Komisionin Evropian filluan në mars një program të përbashkët për Parandalimin dhe Trajtimin e Dhunës Kundër Grave dhe Vajzave. Programi i financuar nga Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) kontribuon në qëllimin e përgjithshëm të parandalimit dhe uljes së dhunës kundër grave dhe vajzave, me fokus të veçantë vajzat dhe gratë viktima/viktima të mundshme të trafikimit.

Kohëzgjatja e projektit është nga shkurt 2014 - shkurt 2016, dhe mbështet ofrimin e shërbimeve për integrimin në shoqëri të grave që i kanë mbijetuar dhunës dhe/apo trafikimit, duke rritur kryesisht njohuritë dhe ndërgjegjësimin e tyre lidhur me mundësitë për t’u bërë të pavarura, zhvillimin e aftësive për punësim dhe vetëpunësim, dhe duke ofruar mbështetje të kufizuar për hapjen e bizneseve të reja.

Në kuadër të forcimit të partneritetit me shoqërinë civile, Un Women ka mundësuar përgatitjen e një Raporti Monitorimi të mediave të shkruara, lidhur me raportimin e rasteve të trafikimit. Media është mjeti më i rëndësishëm në rritjen e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë për çështjen e trafikimit dhe mediat duhet të ndërgjegjësohen, në mënyrë që profesionistët e saj të raportojnë siç duhet dhe në mënyrë profesionale rastet e trafikimit dhe dhunës ndaj vajzave e grave, si dhe të kontribuojnë në rritjen e njohurive mbi këtë çështje në shoqëri. Raporti u publikua në shkurt 2015 dhe shërbeu si burim kryesor për përzgjedhjen e artikujve më të mirë për vitin 2014, për të cilët u dhanë disa çmime vlerësuese nga UN Women Shqipëri dhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Organizata IOM ka ndërmarrë disa projekte për identifikimin e formave të ndryshme të shfrytëzimit, përfshirë trafikimin e meshkujve dhe fëmijëve, si dhe praktikave të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të shfrytëzuara, një ndër të cilat është dhe Projekti TACT, “Veprimi Ndërkombëtar - Kthim dhe riintegrim i sigurt dhe i qëndrueshëm për viktimat e trafikimit që kthehen nga Franca, Italia, Greqia, Polonia dhe Spanja në vendet prioritare: Shqipëri, Marok dhe Ukrainë”, financuar nga Fondi i Bashkimit Evropian për Azilin, Migracionin dhe Integrimin, dhe mbështetur nga Organizata për Migracionin.

Projekti zbatohet në kuadër të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Çrrënjosjen e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (2012-2016) dhe synon të trajtojë, brenda një kornize të përbashkët, boshllëqet e njohurive dhe nevojave për trajnim, duke përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar mes vendeve të BE-së dhe vendet prioritare, si një mënyrë për të luftuar më mirë fenomenin e trafikimit të personave. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e kthimit dhe riintegrimit, duke siguruar kushte optimale për viktimat e trafikimit, të kthyera nga Franca, Greqia, Italia, Polonia dhe Spanja, në tri vende prioritare: Shqipëri, Marok dhe Ukrainë.

World Vision, gjatë periudhës së raportimit ka vazhduar aktivitetin ndërgjegjësues dhe në mbështetje të fëmijëve, familjeve dhe komunitetit në 10 zonat ku punon, me qëllim rritjen e aftësive jetësore të fëmijëve, fuqizimin e mekanizmave në mbrojtje të tyre dhe rritjen e njohurive të komunitetit mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, si: trafikimi i personave, dhuna, abuzimi, neglizhimi dhe shfrytëzimi.

Page 48: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

48

Në terma të fuqizimit të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, World Vision Albania ka bashkëpunuar ngushtë me Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijëve për fuqizimin e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve, si NJMF-ve apo hallkave të tjera në nivel lokal, si: shkollat, ZRSHSSH-ja etj.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit, World Vision Albania është angazhuar me zyrat në zonat e Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Librazhdit në aktivitete të ndryshme ndërgjegjësuese, si marshimin e organizuar më datë 30 korrik 2015, në qytetin e Durrësit, përgatitjen e forumeve të diskutimit me fëmijë mbi shfrytëzimin e fëmijëve për qëllime punësimi apo seksuale, si dhe promovimin në mediat lokale të aplikacionit “Raporto! Shpëto!”, me qëllim rritjen e proaktivitetit të qytetarëve në identifikimin dhe referimin e rasteve të mundshme të trafikimit.

Gjithashtu, World Vision Albania ka punuar për adaptimin e aplikacionit “Raporto! Shpëto! dhe vënien në përdorim edhe për telefonat e teknologjisë Apple, shërbim i cili pritet të bëhet i mundur për publikun brenda këtij viti.

Terre des Hommes ka pasur për qëllim kryesor lidhur me përpjekjet e saj të vitit 2015 të konsolidojë kapacitetet e strukturave ekzistuese dhe të institucioneve përgjegjëse për identifikimin, menaxhimin dhe referimin e fëmijëve në rrezik dhe viktima të trafikimit. Kjo përfshin forcimin e punës parandaluese përmes fuqizimit të komuniteteve dhe fëmijëve vulnerabël; punës për mobilizimin dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit midis mekanizmave formalë dhe joformalë, përtej ofrimit të shërbimeve me bazë komunitare. Terre des Hommes ka punuar në partneritet me autoritetet qendrore dhe lokale në Shqipëri dhe në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile.

Përpjekjet janë strukturuar rreth tri akseve kryesore: parandalimin, ngritjen e kapaciteteve dhe avokimit me bazë të dhënash. Të tria akset janë të gjitha të rëndësishme dhe të nevojshme për të përmbushur objektivin e të pasurit një sistem funksional, të aktorëve institucionalë dhe informalë, që punojnë së bashku për të ofruar shërbime të përmirësuara dhe më të arritshme për fëmijët në rrezik apo viktima të trafikimit dhe formave të tjera të shfrytëzimit. Shërbimet parandaluese dhe komunitare të organizatës Terre des Hommes i gjeni në tabelën e mëposhtme.

Page 49: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

49

RA

PORTSHËRBIME PARANDALUESE DHE KOMUNITARE

Numri i grupeve komunitare këshillimore

5 grupe

Të rritur vullnetarë dhe aktivistë të komuniteteve

vulnerabël në fokus

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe

Korçë

Numri i grupeve të edukatorëve

bashkëmoshatar të ngritura

10 grupeFëmijë të shkollave

9-vjeçare në target (nga 2 për çdo qytet)

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe

Korçë145

Numri i aktiviteteve ndërgjegjësuese (PE), të realizuara nga edukatorët

bashkëmoshatarë

30

Fëmijë të shkollave 9-vjeçare në target, staf dhe prindër të këtyre shkollave (nga 2 për

çdo qytet)

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe

Korçë

Kampe verore 6

Fëmijë vulnerabël dhe në nevojë,

organizuar në bashkëpunim me

qendrat komunitare në Durrës dhe Elbasan (koordinuar nga CPU-ja në Elbasan), Qendra

e Emergjencave në Tiranë, Qëndistaret

në Korçë dhe Shoqata në Dobi të Gruas

Shqiptare në Durrës dhe CPU Fier

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë 430

Grante të vogla, të alokuara për fuqizimin

dhe mbështetjen e organizatave me bazë lokale në parandalimin e trafikimit të fëmijëve

10 miniprojekte

Organizata me bazë lokale (nga 2 për çdo

qytet)

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe

KorçëN/A

Numri i fëmijëve në situatë emergjente, të mbështetur me ndihmë direkte

400

Në bashkëpunim me Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, qendrat

komunitare, Shërbimin Social Shtetëror, NJDF-

të etj.

Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe

Korçë

Numri i familjeve të mbështetura

për ngritjen e një aktiviteti për

gjenerimin e të ardhurave

46Tiranë, Durrës,

Elbasan, Fier dheKorçë

Page 50: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

50

edukimi

Lidhur me zbatimin e VKM-së “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar, ku parashikohet dhënia e librave falas për fëmijët viktima të trafikimit, Zyra e Koordinatorit Kombëtar pas organizimit të takimeve me Autoritetin Përgjegjës, hartoi listën me emrat e fëmijëve viktima të trafikimit, e cila u dërgua me shkresë zyrtare te Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe në këtë mënyrë u mundësua marrja e librave falas për viktimat e trafikimit.

regjiSTrimi

Në Shqipëri vazhdon të ekzistojë problemi i fëmijëve të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile. Arsyet pse ka ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë ky problem, kanë qenë dhe janë të ndryshme, por efektet janë tepër komplekse, duke filluar nga mohimi i të drejtave themelore të fëmijës. Ky problem ka qenë dhe është i njohur për shtetin, por qasja dhe zgjidhja gjithëpërfshirëse e problemeve komplekse të regjistrimit civil bëhet edhe nga organizatat jofitimprurëse.

Bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe me zyrat e gjendjes civile në terren ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm. Koordinimi dhe finalizimi i rasteve për të njëjtin qëllim vlen të theksohet sepse vetëm kështu familjet e varfra që nuk kanë mundësi të zbatojnë proceduarat, si edhe të mbulojnë kostot e rastit, mund të regjistrojnë fëmijët e tyre.

Zgjidhja e çështjeve ligjore që lidhen me regjistrimin e lindjes së fëmijës, është shpesh e lidhur me zgjidhjen e një sërë problemesh të tjera të ndërmjetme, që kërkojnë jo vetëm ndihmën ligjore falas të avokatit, por edhe të ekspertëve të tjerë, si: të psikologut, të nevojës për analiza mjekësore të siguruara në laboratorë shkencorë, nevoja për legalizuar dokumente në konsullatat tona jashtë vendit, e shumë të tjera. Të gjitha këto veprime kanë nevojë të asistohen si profesionalisht, edhe financiarisht, sepse ato nuk mund të mbulohen nga kategoria e individëve që e kanë realisht këtë problem.

Marrëveshja e bashkëpunimit, e firmosur që në vitin 2011, midis TLAS dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme ka funksionuar shumë pozitivisht, gjë që do të thotë se qindra fëmijë janë regjistruar me mbështetjen e Drejtorisë Konsullore në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Të gjitha kostot financiare të procedurave mbulohen nga TLAS.

Ndihma e plotë juridike për grupet vulnerabël, dhe që prej më shumë se 15 vitesh ofrohet falas nga TLAS për çështjet e regjistrimit civil, është realizuar në kuadër të projekteve të ndryshme të financuara nga donatorë të huaj, si: UNICEF, UNDP, CRD etj. TLAS ka në funksion një databazë profesionale klientësh që nga viti 1999, ku me lehtësi mund të gjenden të dhëna mujore apo vjetore për regjistrimet civile të individëve në nevojë dhe të fëmijëve të paregjistruar, por jo vetëm.

Page 51: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

51

RA

PORTMë poshtë jepen regjistrimet e fëmijëve, vetëm një pjesë e Statistikës5 që databaza e TLAS

pasqyron për periudhën janar 2015 – dhjetor 2015

Lloji i çështjes ligjore Zgjidhje merrugë administrative

Zgjidhje merrugë gjyqësore

Total

Regjistrime lindjesh 299 216 515

Amësi, atësi, kujdestari 64 191 255

Total 363 407 770

Në grafik përmenden edhe raste të tjera familjare që i kushtëzojnë ndjeshëm regjistrimet e lindjeve. Por nëse flasim vetëm për regjistrimin e fëmijëve, në total për vitin 2015 janë referuar nga zyrat e gjendjes civile në të gjithë vendin, nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe nga aktorë të tjerë si OJF-të, që punojnë me fëmijët, Shërbimi Social Shtetëror, gjykatat etj., 512 fëmijë të paregjistruar, për arsye nga më të ndryshmet. Si më poshtë:

5 Për janar - qershor 2015, në databazën e TLAS numërohen 857 klientë të trajtuar me ndihmë juridike falas, nga të cilët 672 raste janë të lidhura drejtpërdrejt me regjistrimin e lindjeve të fëmijëve.

KUJDESTARI/AMESI/ATËSI

LLOJET DHE NUMRI I CËSHTJEVE TË FAMILJEVE ME FËMIJË TË PAREGJISTRUAR NË GJENDJEN CIVILE GJATË VITIT 2015

255

196

515

DIVORCE

REGJISTRIME LINDJESH Seria 1

0 100 200 300 400 500 600

Page 52: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

52

Nga tryezat e punës dhe nga ekspertë të TLAS dhe Gjendjes Civile gjatë vitit 2015 janë identifikuar rastet si më poshtë:

Vendi Raste në total të prezantuara

Raste që zgjidhen me rrugë administrative (lindje jashtë

shtetit)

Raste që zgjidhen me rrugë gjyqësore

1 Fier 37 24 132 Vlorë 14 8 63 Sarandë 12 6 64 Gjirokastër 82 54 285 Elbasan 53 31 226 Korçë 38 22 167 Shkodër 45 33 12

8 Fushë - Krujë 21 5 16

9 Dibër 11 5 610 Lezhë 6 3 311 Tiranë 19 14 512 Berat 59 41 18

Total 397 246 151

Aktivitetet ndërgjegjësuese për minimizimin e fenomenit të pashtetësisë dhe tëmosregjistrimit të lindjeve, të organizuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe TLAS, janë si më poshtë:

• Takime e vizita në komunitete e shkolla:

Nr. Datë Vendi PërfituesShpërndarje publikimesh, si: fletëpalosje, broshura,

informacione

1 13.01.2015 Durrës 50 1002 24.02.2015 Durrës 68 1203 10.02.2015 Tiranë 50 804 11.03.2015 Fushë-Krujë 120 1505 05.03.2015 Shkodër 100 1206 06.03.2015 Durrës 50 1207 28.04.2015 Elbasan 120 2008 29.04.2015 Fier 50 909 18.05.2015 Kavajë 100 15010 24.11.2015 Elbasan 100 20011 04.12.2015 Durrës 50 10012 16.12.2015 Tiranë 100 150

12 958

Page 53: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

53

RA

PORTkryerja e kërkimiT dhe mBledhja e Të dhënaVe

Një ndër veprimtaritë më të rëndësishme në parandalimin e trafikimit të personave, është kërkimi, mbledhja e të dhënave dhe hartimi i planeve të veprimit për një përgjigje proaktive, gjithëpërfshirëse dhe të integruar të fenomenit të trafikimit. Vetëm duke pasur një panoramë të qartë të këtij fenomeni, bëhet e mundur njohja e realitetit në vend, ngritja e politikave efektive antitrafikim, adresimi i nevojave dhe vlerësimi i herëpashershëm i masave kundër trafikimit të personave. Organizata IOM ka ndërmarrë disa projekte për identifikimin e formave të ndryshme të shfrytëzimit, përfshirë trafikimin e meshkujve dhe fëmijëve, si dhe të praktikave të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të shfrytëzuara:

Në kuadër të projektit “Mbështetje e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri” nga programi UNSSIA - financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatuar nga zyra e OKB-së në Shqipëri, u hartua “Raporti i Vlerësimit Kombëtar – Sinergjitë e Koordinimit dhe Referimit të mekanizmave ekzistues për gratë viktima të trafikimit dhe të dhunës” nga IOM me mbështetjen e ZKKA-së dhe Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri, program i UNSSIA. Dy tryeza të rrumbullakëta (20 janar 2015 dhe 17 shkurt 2015) janë organizuar në një format fokus -grup për të mbledhur të dhëna nga palët e interesuara. Në tryezën e datës 20 janar morën pjesë 34 persona dhe në tryezën e datës 17 shkurt morën pjesë 33 persona. “Raporti Kombëtar i Vlerësimit - Sinergjitë e koordinimit dhe referimit të mekanizmave ekzistues për gratë viktima të trafikimit dhe dhunës” u botua në gusht të vitit 2015.

Në zbatim të këtij projekti, gjatë periudhës janar - mars 2015, në bashkëpunim me ZKKA-në është përgatitur, botuar dhe shpërndarë për aktorët relevantë “Profili i viktimave të trafikimit dhe përjashtimi social”, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri, program i UNSSIA.

Page 54: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

54

IV. KOORDINIMI

Koordinimi i përpjekjeve antitrafik mes aktorëve shtetërorë dhe joshtetërorë është përveçse një nga shtyllat kryesore të Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017 (miratuar me VKM Nr. 814, datë 26.11.2014), por edhe një komponent i rëndësishëm i zbatimit të kësaj strategjie në shtyllat e tjera të parandalimit, të ndjekjes penale dhe të mbrojtjes së viktimave të trafikimit. Plani i Veprimit të Strategjisë kërkon dhe mobilizon në mënyrë konkrete dhe të detajuar mjaft struktura dhe agjenci, të cilat operojnë drejtpërdrejt në fushën e luftës kundër trafikimit. Gjatë periudhës së raportimit, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Personave (ZKKA) ka qenë tërësisht e angazhuar, jo vetëm për të mbështetur e koordinuar punën e aktorëve të këtij Plani Veprimi, por edhe për të aktivizuar burime të tjera, agjenci shtetërore apo joshtetërore, të cilat kanë kapacitete që mund të ndikojnë në parandalimin e trafikimit dhe ndihmën për viktimat e trafikimit, si dhe ka mbështetur vlerësimet dhe rekomandimet e institucioneve kombëtare e ndërkombëtare edhe në fushën e koordinimit.

Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Personave vlerëson se, gjatë periudhës së raportimit, ka pasur një përmirësim të ndjeshëm të koordinimit të veprimeve antitrafik, i cili ka ardhur kryesisht si pasojë e përmirësimit të raportimit dhe shkëmbimit të informacionit mes aktorëve. ZKKA-ja ka vërejtur se janë rritur si në numër dhe në cilësi raportimet e institucioneve dhe të agjencive zbatuese, si në nivel qendror, ashtu dhe në nivel vendor. Krahas raportimeve të institucioneve shtetërore, në saje të një bashkëpunimi shumë të mirë, të vendosur me shoqërinë civile dhe OJF, këto të fundit kanë informuar ZKKA-në për veprimtaritë dhe aktivitetet e tyre, të zhvilluara kryesisht në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit.

ZKKA-ja ka zhvilluar e drejtuar gjatë periudhës janar - dhjetor 2015 një sërë aktivitetesh, të cilat kanë pasur si fokus kryesor përmirësimin e koordinimit dhe të bashkëpunimit midis agjencive shtetërore dhe joshtetërore, të përfshira në luftën kundër trafikimit të personave.

Më poshtë jepet informacioni i detajuar mbi shtyllën e koordinimit për periudhën janar - dhjetor 2015, bazuar në koordinimin e institucioneve shtetërore dhe joshtetërore, partnerë në çështjet antitrafikim.

koordinimi i akTorëVe anTiTrafik Brenda VendiT

Koordinimi me anëtarët e Komitetit Shtetëror Antitrafik

Komiteti Shtetëror Antitrafik është zgjeruar me Urdhrin Nr. 179 të Kryeministrit, datë 17.07.2014, “Për ngritjen e Komitetit Shtetëror Kundër Trafikimit të Personave”, duke iu përgjigjur kështu sfidave të reja në luftën kundër trafikimit të personave nëpërmjet sigurimit të kapaciteteve të nevojshme, angazhimit dhe vullnetit për të luftuar trafikimin e personave.

Komiteti Shtetëror për Luftën Kundër Trafikimit të Personave ka përgjegjësinë e përgjithshme për reagimin ndaj trafikimit, nëpërmjet Task Forcës Kombëtare për Trafikimin e Personave (përfshirë të gjitha palët e interesuara shtetërore ose joshtetërore në lidhje me antitrafikimin), nën bashkërendimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik.

Page 55: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

55

RA

PORTTë gjithë aktorët shtetërorë janë përgjegjës për zbatimin e veprimtarive të tyre përkatëse sipas

Planit të Veprimit. Organet e pushtetit vendor kanë marrë një rol të rëndësishëm në forcimin e reagimit ndaj trafikimit në nivel qendror dhe vendor, duke garantuar disponueshmërinë e mbështetjes dhe masave të asistencës, të parashikuara në këtë PKV (nëpërmjet planifikimit rajonal dhe planeve të veprimit për trafikimin e personave) dhe duke garantuar që personat e trafikuar të identifikohen, asistohen dhe mbrohen, si dhe të marrin mbështetje që mundëson riintegrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.

Koordinimi me anëtarët e Mekanizmit Kombëtar të Referimit

Mekanizmi Kombëtar i Referimit (MKR) monitorohet nga Task Forca e MKR-së, e cila vë në lëvizje të gjithë mekanizmin, duke garantuar zbatimin e tij dhe bashkërendimin e veprimit ndërinstitucional të anëtarëve në MKR. Gjatë periudhës raportuese, MKR-ja dhe Task Forca kanë zhvilluar takime periodike, në të cilat kanë diskutuar rreth identifikimit të problematikave dhe adresimit të nevojave për të mundësuar ndërhyrjet e duhura.

Gjatë vitit 2015 është realizuar takimi i Anëtarëve të Mekanizmit Kombëtar të Referimit, në datat 15 janar, 16 korrik dhe 24 dhjetor 2015. Qëllimi i takimeve ishte ecuria e Marrëveshjes për Funksionimin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit (MKR), angazhimi institucional i secilit anëtar të MKR-së në mënyrë të koordinuar, për të rritur përpjekjet dhe rezultatet antitrafikim, identifikimi dhe referimi i viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, koordinimi i veprimeve antitrafikim i të gjitha institucioneve shtetërore dhe joshtetërore për identifikimin, referimin dhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, dhe zbatimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, dhe Policisë së Shtetit “Për identifikimin e rasteve të punës së detyruar dhe trafikimit me qëllim shfrytëzimin e punës së të tjerëve”, problematikat e pajisjes së viktimave të trafikimit me karta shëndeti, ecuria e zbatimit të VKM-së Nr. 707 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar, në të cilin parashikohet dhënia e librave falas për fëmijët viktima të trafikimit, si dhe rritja e ndërgjegjësimit publik mbi trafikimin e personave nëpërmjet hartimit të Planeve të Veprimit dhe fushatave ndërgjegjësuese.

Koordinimi me Autoritetin Përgjegjës

Për një identifikim dhe referim më proaktiv të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, me një Udhëzim të Përbashkët Nr. 3 799, datë 08.07. 2014, të Ministrit të Punëve të Brendshme, Arsimit dhe Sportit, Shëndetësisë, Punëve të Jashtme dhe Koalicionit Kombëtar të Strehëzave Antitrafikim, në korrik të vitit 2014, u riorganizua Autoriteti Përgjegjës, duke përshtatur rolin dhe detyrat e tij me Procedurat Standarde të Veprimit, me MKR-në e rishikuar në vitin 2012, si dhe me situatën aktuale të trafikimit. Në bazë të këtij Udhëzimi të Përbashkët, në datë 19 qershor 2015, u firmos Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit Përgjegjës për identifikimin, referimin, mbrojtjen dhe riintegrimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Gjatë periudhës së raportimit, Autoriteti Përgjegjës është mbledhur në mënyrë periodike:

Page 56: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

56

y Më 25 maj 2015 u mbajt takimi i anëtarëve të Autoritetit Përgjegjës. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me një rast të referuar nga një përfaqësuese e Shërbimit Social Shtetëror dhe miratimi i rregullores së Autoritetit Përgjegjës.

y Më 19 qershor 2015 u zhvillua mbledhja e radhës së Autoritetit Përgjegjës. Qëllimi i këtij takimi ishte firmosja e projekt-rregullores së funksionimit të Autoritetit Përgjegjës. Kjo rregullore është hartuar me mbështetjen e OSBE-së dhe është konsultuar me të gjithë anëtarët e AP-së dhe qendrat: QKPVT, “Tjetër Vizion”, “Vatra” dhe “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”. Draft-rregullorja nuk është firmosur ende nga përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, kështu që ajo nuk është publikuar ende.

y Më 3 shtator 2015 u organizua takimi i radhës së Autoritetit Përgjegjës. Në këtë takim u diskutuan problematikat e identifikuara lidhur me menaxhimin e rasteve konkrete; zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.107, datë 10.2.2010, të Këshillit të Ministrave “Për botimin, shtypjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit të arsimit parauniversitar”, të ndryshuar. Gjithashtu pati diskutime rreth zbatimit të rregullores së AP-së dhe mirëfunksionimit të saj nga anëtarët e Autoritetit Përgjegjës.

y Më datë 18 shtator 2015 u zhvillua takimi i radhës i Autoritetit Përgjegjës mes Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe organizatave partnere, me qëllim diskutimin mbi draft-kalendarin e aktiviteteve të planifikuara për Muajin Antitrafik, i cili u prezantua nga Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave. Në takim morën pjesë 13 përfaqësues nga struktura të ndryshme të institucioneve shtetërore dhe organizatave partnere.

y Më datë 23 nëntor 2015 u mbajt takimi i radhës i Autoritetit Përgjegjës, ku pati diskutime mbi problematikat e ndeshura me disa raste të referuara. Gjithashtu u diskutua mbi problemet e ngritura nga të katër qendrat pritëse mbi çështjen e pajisjes së VT/VMT-ve me karta shëndeti.

Gjatë periudhës së raportimit, janar - dhjetor 2015, nga AP-ja janë shqyrtuar për identifikim formal gjithsej 109 persona (38 VT - 71VMT; të rritur – 61; 48 të mitur; femra – 87; meshkuj – 22; të huaj – 4).

Koordinimi me Komitetet Rajonale Antitrafik

Gjatë periudhës së raportimit ka pasur përmirësime të punës së Komiteteve Rajonale Antitrafik. Është rritur numri i aktorëve të përfshirë në luftën kundër trafikimit të personave, duke përfshirë në Komitete më shumë aktorë të pushtetit vendor dhe të shoqërisë civile, si dhe janë zhvilluar në të gjitha qarqet e vendit takime më të shpeshta të anëtarëve të Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe Tryezave Teknike Antitrafik. Në zbatim edhe të rekomandimeve të Koordinatorit Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Personave, janë krijuar më shumë hapësira për shoqërinë civile, si në nivel qendror dhe vendor, si dhe është rritur vëmendja e aktorëve antitrafik për çështje të veçanta, si: mbrojtja e fëmijëve, fokusimi te trafikimi i

Page 57: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

57

RA

PORTbrendshëm, referimi dhe zgjidhja e rasteve brenda kapaciteteve të qarkut. Megjithatë, sërish

aktorët në nivel vendor nuk i kanë njësuar praktikat dhe procedurat e aplikuara në drejtim të luftës kundër trafikimit të personave Disa Komitete kanë shfaqur vonesa edhe në dërgimin e raporteve në funksion të raportimit 6-mujor dhe vjetor. Është konstatuar se Komitetet Rajonale Antitrafikim bëhen më aktive pas zhvillimit të trajnimeve për çështje të luftës kundër trafikimit të personave6.

koordinimi dhe fuqiZimi i ParTneriTeTeVe, VeÇanëriShT me Shoqërinë ciVile

Bashkëpunimit dhe koordinimit me shoqërinë civile në nivel kombëtar, ZKKA-ja i ka kushtuar gjithashtu një vëmendje të veçantë. Gjatë vitit 2015 në bashkëpunim me organizatat joshtetërore dhe stafet akademike janë organizuar në vazhdimësi forume me studentë, apo takime me përfaqësues të shoqërisë civile.

Në datën 15 maj 2015 u realizua forumi me studentë të Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës, ku përfaqësues nga agjencitë shtetërore, Policia e Shtetit dhe organizatat jofitimprurëse ndanë me studentët informacion mbi përpjekjet për trajtimin e këtij fenomeni në Shqipëri, mekanizmat kundër trafikimit, legjislacionin dhe shërbimet ekzistuese, si dhe rrahën mendime për mënyrat bashkëkohore të trajtimit të viktimave të trafikimit7.

Në datë 18 maj u organizua forumi me studentë të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, në Shkodër. Në takim morën pjesë studentë, pedagogë, përfaqësues të strukturave shtetërore që operojnë në qarkun Shkodër, anëtarë të KRAT-ve etj. Disa nga studentët e dy universiteteve krijuan rrjetin e vullnetarëve antitrafikim dhe u përfshinë në aktivitetet e fushatës verore dhe në Muajin Antitrafik.

Më 5 Qershor 2015, në Vlorë, u zhvillua takimi i tretë i Forumit Këshillimor të Medias, në kuadër të Projektit “Parandalimi dhe Adresimi i Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave në Shqipëri”, i zbatuar nga UN Women Albania, në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në takim morën pjesë përfaqësues të medias së shkruar dhe vizive, përfaqësues të strukturave shtetërore dhe organizatave jofitimprurëse. Të pranishmit vunë theksin në faktin se trafikimi i vajzave dhe i grave është në thelb çështje e të drejtave të njeriut dhe jo thjesht çështje rendi e sigurie. Gjatë takimit u analizuan dhe u diskutuan gjithashtu gabimet më të shpeshta që bëhen në raportimin e rasteve të trafikimit. Nëpërmjet shembujve konkretë u theksuan kriteret bazë të raportimit korrekt për respektimin e të drejtave të vajzave dhe grave.

6 Informacion të detajuar për aktivitetin e KRAT-eve do të gjeni tek Aneksi I.7 https://www.youtube.com/watch?v=NgvjaOp1xpI;http://www.punetebrendshme.gov.al/al/k-k-a-t/aktivitete-te-njesise-antitrafik/se-bashku-kunder-trafikimit-te-personave-14-maj-2015-video)

Page 58: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

58

Në datën 15 korrik 2015 u realizua takimi midis Koordinatores Kombëtare për Çështjet e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe partnerëve, si: përfaqësues nga UNICEF-i, Save the Children, UN Women, IOM, World Vision Albania, Terre des Hommes, OSBE-ja, Shoqata “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”, Caritas-i Shqiptar dhe ICMPD, për të diskutuar mbi kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për luftën kundër trafikimit të personave, të cilat u planifikuan të realizohen gjatë periudhës korrik - shtator 2015. Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e partnerëve për të mbështetur ZKKA-në në këto iniciativa, si edhe mbi krijimine materialeve ndërgjegjësuese, të cilat do të përdoren në këto aktivitete.

Në kuadër të projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme me UN Women Shqipëri, EIDHR/2013/335-757, “Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave e vajzave në Shqipëri”, në datë 29 shtator u organizua takimi IV i Forumit Këshillimor të Medias, i ngritur që prej shtatorit të vitit 2014. Tema e takimit ishte: “Tetor 2015, muaji i ndërgjegjësimit kundër trafikimit të njerëzve: Roli i Medias si Partnere”. Në tryezë morën pjesë profesionistë të medias nga disa media kombëtare e lokale në vend, përfaqësues të ZKKA-së, përfaqësues nga MMSR, përfaqësues nga Strehëzat për Viktimat e Trafikimit dhe të Dhunës, pjesë të Rrjetit Shqiptar për Fuqizimin e Gruas (AWEN), përfaqësues të IOM-it, UNDP-së dhe të UN Women. Disa nga temat që u diskutuan së bashku me gazetarët, ishin: fushata intensive njëmujore dhe natyra e aktiviteteve që do të realizohen; rëndësia e mirëadministrimit të informacioneve që merren nga gazetarët lidhur me rastet e viktimave të trafikimit dhe të dhunës, duke eliminuar detajet e panevojshme që mund të kenë edhe efekt domino te publiku; nevoja për më shumë artikuj investigativë e informues, sidomos lidhur me riintegrimin e të mbijetuarave; konsiderimi i medias si partner i pazëvendësueshëm në përpjekjet kundër trafikimit në njerëz; nevoja për restaurimin e besimit midis strehëzave dhe medias, duke krijuar modele pozitive bashkëpunimi; përdorimi i instrumenteve ligjorë penalizues për mediat që shkelin kodin e etikës etj.

Më datë 28 tetor 2015, Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, që punojnë drejtpërdrejt me çështje të trafikimit të personave në vendin tonë. Gjatë takimit u diskutuan problematikat, sfidat, si dhe progresi i bërë gjatë këtyre viteve, falë edhe mbështetjes dhe punës së madhe të bërë nga këto organizata. Vëmendje iu kushtua sfidës për identifikimin e rasteve të trafikimit, të cilat shfaqen në forma të ndryshme. Zoti Ministër vlerësoi punën dhe përpjekjet e shoqërisë civile si partner i rëndësishëm i shtetit në luftën kundër trafikimit të personave.

koordinimi dhe BaShkëPunimi rajonal dhe ndërkomBëTar

Bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar ka marrë një dimension të ri me takime me homologët e Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë, Italisë, Gjermanisë etj., për të intensifikuar përpjekjet në luftën kundër trafikimit të personave, pasi ky nuk është një fenomen shqiptar apo dhe rajonal, por është edhe fenomen global, dhe kërkon goditje të krimit dhe masa të koordinuara mes vendeve.

Page 59: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

59

Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërshtetëror për mbrojtjen e fëmijëve në lëvizje, me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare Terre des Hommes dhe Save the Children, në datat 19 - 21 janar 2015, në Prishtinë, Kosovë, u organizua një vizitë studimore, për të mundësuar shkëmbimin nga afër të eksperiencave të punës ndërmjet profesionistëve, nga sektorë kyç të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe për të përcaktuar modalitetet e forcimit të bashkëpunimit ndërshtetëror për mbrojtjen e fëmijëve në lëvizje. Kjo vizitë studimore kishte si qëllim harmonizimin e veprimeve mes Shqipërisë dhe Kosovës në adresimin e çështjes së lypjes së fëmijëve, shkëmbimin në kohë të informacionit mbi rastet e identifikuara, specifikimin e procedurave dhe afateve kohore lidhur me njoftimin dhe shkëmbimin e informacionit, si dhe identifikimin e zgjidhjeve të qëndrueshme, me përgjegjësi konkrete për secilin aktor dhe krijimin e një platforme konkrete bashkëpunimi dhe komunikimi mbi rastet nga të dyja vendet.

Në datën 13 shkurt, Koordinatorja Kombëtare për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave zhvilloi një takim të nivelit të lartë me Z. Anthony Steen, i Deleguari Special pranë Sekretares për Punët e Brendshme për Luftën Kundër Skllavërisë Moderne dhe Kryetar i Fondacionit për Trafikimin e Personave në Mbretërinë e Bashkuar. Në takim u diskutuan mundësitë për hartimin dhe arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi për intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të personave dhe për identifikimin, njoftimin, referimin dhe kthimin vullnetar të asistuar të VT/VMT-ve.

Në kuadër të projektit rajonal të IOM-it (i financuar nga vetë IOM-i dhe i bashkëfinancuar nga qeveria e Italisë) mbi “Forcimin e luftës kundër trafikimit të personave dhe kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor”, nga 4 deri në 6 mars 2015 u organizua workshop-i “Mbi forcimin e luftës kundër trafikimit të personave dhe kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor”. Seminari treditor në Tiranë u organizua me pjesëmarrjen e 24 përfaqësuesve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova, të cilët janë përgjegjës për identifikimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandës, si dhe kryerjen e hetimit në raste të tilla. Gjatë takimit u analizua bashkëpunimi ndërkufitar midis aktorëve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të emigrantëve, identifikimi dhe hartimi i masave, të cilat duhet të miratohen nga vendet për të forcuar bashkëpunimin rajonal.

Në datat 4-6 mars 2015, delegacioni i Komitetit të Ekspertëve mbi Çështjet e Romëve dhe Njerëzve që Shtegtojnë (CAHROM), pranë Këshillit të Evropës në Strasburg, organizoi takime me Zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Z. Elona Gjebrea, Drejtorinë e Antitrafikut dhe me zyrtarë të lartë të institucioneve të tjera, si: Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë etj. Delegacioni i CAHROM-it përbëhej nga përfaqësues nga shtetet partnere, si: Greqia, Italia, Holanda dhe Rumania.

Në datën 5 mars, ZKKA-ja organizoi një tryezë e rrumbullakët me ekspertë që merren me çështje të fëmijëve të rrugës, përfaqësues të institucioneve shtetërore, si: Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Shërbimi Social, Policia dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare, që trajtojnë problematikat e fëmijëve dhe kryesisht të romëve.

Page 60: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

60

y Në datën 6 mars u organizua takimi përmbyllës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u diskutua rreth konkluzioneve të takimeve, si dhe u dhanë rekomandimet për periudhën në vijim.

Në kuadër të bashkëpunimit institucional ndërkufitar për mbrojtjen e fëmijëve në lëvizje, me mbështetjen e organizatave ndërkombëtare Terre des Hommes dhe Save the Children, në datat 16-17 mars 2015, në Athinë, Greqi, u organizua takimi ndërkufitar ndërmjet Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Rumanisë. Qëllimi i këtij takimi ishte mundësimi i shkëmbimit nga afër të eksperiencave të punës ndërmjet profesionistëve, nga sektorë kyç të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe për të përcaktuar modalitetet e forcimit të bashkëpunimit ndërshtetëror për mbrojtjen e fëmijëve në lëvizje.

Në datë 25 mars 2015 u nënshkrua në Santiago, Spanjë, “Konventa e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore”. Kjo Konventë u nënshkrua nga 11 vende të Bashkimit Evropian dhe Shqipëria është një nga 14 shtetet që e firmosën atë. Konventa e Këshillit të Evropës kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore është konceptuar si një akt i përbashkët ndërkombëtar në Luftën Kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore, në respektim të të Drejtave Themelore të Njeriut, në mbrojtje të të drejtave të viktimave të veprave penale të përcaktuara në këtë Konventë. Konventa ka si qëllim të saj Parandalimin dhe Luftën Kundër Trafikimit të Organeve Njerëzore dhe në qendër të saj mbrojtjen e të drejtave të viktimave, ardhur nga kryerja e veprës penale të trafikimit të organeve njerëzore, e cila do të arrihet nëpërmjet një bashkëpunimi ndërkombëtar. Pas kalimit në komisionet përkatëse dhe komisionin e ligjeve, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Nr. 150/2015, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës Kundër Trafikimit të Organeve”. Qeveria shqiptare po merr masat e nevojshme legjislative për të vendosur si vepër penale, sipas ligjit të brendshëm, në rastet e kryerjes me qëllim të heqjes dhe përdorimit të organeve njerëzore nga të gjallët apo dhuruesit e vdekur.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në datat 29 mars - 4 prill nga Programi Global për Linjën e Gjelbër “Polaris - Freedom Happens Now”, Z. Danielle Johnson zhvilloi disa takime me partnerë dhe aktorë të fushës antitrafikim në vend, me qëllim diskutimin për funksionimin e linjës kombëtare falas, në ndihmë të viktimave të trafikimit, 116006, rolin e Autoritetit Përgjegjës për menaxhimin dhe zgjidhjen e rasteve, mbledhjen e të dhënave dhe sistemet e analizës.

Në datë 30.03.2015 u realizua takimi midis ekspertes, Z. Danielle Johnson, 1 përfaqësuese nga Autoriteti Përgjegjës, përfaqësues të KKSAT-it dhe Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim. Në takim u diskutua mbi shumë detaje lidhur me funksionimin e linjës kombëtare falas 116006, si edhe mbarëvajtjen e saj, duke përfshirë edhe situatën e funksionimit të aplikacionit “Raporto! Shpëto!”. Në takim u shkëmbyen edhe eksperiencat nga ana e ekspertes për metodat që përdoren në organizatën e saj.

Në datat 30 - 31 mars 2015, në Prishtinë, u zhvillua takimi trilateral me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe qendrave nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Takimi u zhvillua në vijim të takimeve të mëparshme me palën kosovare, me qëllim fuqizimin e Mekanizmave Transnacionalë të Referimit për fëmijët në lëvizje, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal, mori pjesë dhe Maqedonia. Qëllimi i takimit ishte ndarja e eksperiencave dhe ekspertiza mes vendeve pjesëmarrëse, dhe zbatimi i Marrëveshjeve dhe protokolleve me dy vendet respektive.

Page 61: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

61

Më 26 maj 2015, Koordinatori Kombëtar për Çështje të Trafikimit të Personave mori pjesë në takimin e Komitetit të Sigurisë të OSBE-së, në Vjenë, ku informoi shtetet pjesëmarrëse në takim për progresin dhe hapat e bëra nga Qeveria Shqiptare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe në zbatimin e Deklaratës 5/14 të Ministerialit të Bazelit, në kontekstin e zbatimit të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së dhe, në mënyrë të veçantë, BE-ja dhe SHBA-ja, në ndërhyrjet e tyre, vlerësuan kontributin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe organizimin e Samitit Rajonal, si dhe ofruan mbështetje e bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.

Në kuadër të implementimit të projektit TACT, “Veprimi Ndërkombëtar - Kthim dhe riintegrim i sigurt dhe i qëndrueshëm për viktimat e trafikimit që kthehen nga Franca, Italia, Greqia, Polonia dhe Spanja në vendet prioritare: Shqipëri, Marok dhe Ukrainë”, financuar nga Fondi i Bashkimit Evropian për Azilin, Migracionin dhe Integrimin dhe mbështetur nga Organizata për Migracionin në Francë, në datë 2-3 korrik, në Paris, u zhvillua një aktivitet dyditor me përfaqësues shtetërorë dhe joshtetërorë francezë, të cilët janë të përfshirë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në të cilin do të prezantohet edhe projekti në fjalë. Projekti po zbatohet në kuadër të Strategjisë së Bashkimit Evropian për Çrrënjosjen e Trafikimit të Qenieve Njerëzore (2012-2016) dhe synon të trajtojë, brenda një kornize të përbashkët, boshllëqet e njohurive dhe nevojave për trajnim, duke përforcuar bashkëpunimin ndërkombëtar mes vendeve të BE-së dhe vendet prioritare, si një mënyrë për të luftuar më mirë fenomenin e trafikimit të personave. Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e kthimit dhe riintegrimit, duke siguruar kushte optimale për viktimat e trafikimit të kthyer nga Franca, Greqia, Italia, Polonia dhe Spanja në tri vende prioritare: Shqipëri, Marok dhe Ukrain. Projekti do të rrisë kapacitetet e autoriteteve të vendeve prioritare në fushën e mbrojtjes dhe ndihmës, me fokus të veçantë kthimin dhe riintegrimin e viktimave të trafikimit, si dhe do të mbështesë proceset e ngritjes së kapaciteteve për përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe shkëmbimin e informacionit ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, në partneritet strategjik me shoqërinë civile.

Në datat 6-7 korrik 2015, Koordinatorja Kombëtare për Çështjet e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri morën pjesë në Konferencën e 15-të të nivelit të lartë të Aleancës Kundër Trafikimit të Personave, të mbajtur në Vjenë, organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Tema e konferencës ishte “Njerëz në rrezik – lufta kundër trafikimit në njerëz në rrugën e migracionit”. Qëllimi i këtij takimi ishte nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar për të trajtuar çështjet kundër trafikimit, në kontekstin e proceseve të migracionit. Përfaqësues të shteteve pjesëmarrëse, të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile theksuan nevojën për ndërgjegjësimin e autoriteteve të migracionit, të personelit diplomatik dhe konsullor, si dhe të personave që migrojnë, në lidhje me çështjet e trafikimit të personave. Koordinatorja Kombëtare për Çështjet e Luftës kundër Trafikimit të Personave takoi gjatë punimeve të konferencës Përfaqësuesen e Posaçme të OSBE-së për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Ambasadoren Madina Jarbussynova, ku i shprehu interesin për bashkëpunim të mëtejshëm dhe e ftoi për një vizitë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me arritjet dhe sfidat në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri, përfshirë dhe ato të migrimit.

Page 62: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

62

Në datë 10 shtator 2015, në Tiranë, u zhvillua workshop-i rajonal në kuadër të projektit “Mbështetja e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një përgjigje efikase ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar”, i financuar nga Fondi i Zhvillimit të IOM-it dhe i zbatuar nga misionet e IOM-it në vendet e Ballkanit Perëndimor, në partneritet me autoritetet qeveritare në këto vende. Duke reflektuar mbi përvojën e IOM-it në tri vitet e fundit, dhe bazuar në gjetjet kërkimore mbi situatën e të miturve të pashoqëruar, IOM Tirana ndërmori nismën për të mbledhur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi qasjet dhe veprimet e përbashkëta ndaj sfidave të krijuara nga migracioni i të miturve të pashoqëruar, në përputhje me prioritetet dhe aktivitetet e BE-së në rajon. Aktiviteti u ndoq nga përfaqësues të lartë të Ministrive të Brendshme respektive (Drejtorive të Azilit, Migracionit dhe Kufirit), si dhe Ministrive përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe disa organizata nga shoqëria civile, që punojnë me të miturit e pashoqëruar.

Projekti rajonal “Lufta kundër Trafikimit të Personave”, THB/IFS, faza 2 i ICMPD-së, me gjashtë vende përfituese dhe me donator Bashkimin Evropian, vazhdoi të zbatohet gjatë vitit 2015, duke u përqendruar kryesisht mbi analizën dhe vlerësimin e procedurave të zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit dhe Mekanizmit Transnacional të Referimit. Si rezultat dhe në përfundim të këtij studimi u hartua edhe një raport i vlerësimit të këtyre mekanizmave, me rekomandimet përkatëse në dobi të përmirësimit të veprimeve të këtyre mekanizmave. Në këtë kuadër u realizua edhe trajnimi dyditor, në datat 21-22 shtator 2015, me temë “Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Krimit të Organizuar”. Në këtë takim u shpjeguan objektivat dhe pritshmëritë e trajnimit; dallimi midis trafikimit dhe personave që trafikohen; trafikimi dhe indikatorët e trafikimit etj. Gjithashtu pati vlerësim edhe prezantime të grupeve pjesëmarrëse në trajnim, për rreziqet, referimin dhe mekanizmat e bashkëpunimit midis agjencive përgjegjëse.

Në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për ndërgjegjësimin e punonjësve, aktorë kryesorë të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe në kuadër të përmirësimit të metodave në përmbledhjen dhe trajtimin e të dhënave për telefonatat e ardhura në linjën kombëtare falas 116006, në ndihmë të viktimave të trafikimit, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështjet e Luftës Kundër Trafikimit të Personave, me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare POLARIS, organizoi një trajnim treditor, nga data 23-25 shtator 2015, me temë “Për aftësimin mbi linjën kombëtare falas 116006 dhe diskutime mbi vlerësimin e të dhënave”, pranë Sallës Operative me oficerët e Policisë, të cilët shërbejnë në këtë sektor, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Trajnimi kishte në fokus përmirësimin e metodave dhe mënyrave të hedhjes së të dhënave lidhur me linjën falas 116006, në ndihmë të viktimave të trafikimit, si dhe vlerësimin e sistemit aktual për mbledhjen e të dhënave pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit. Ky trajnim ofroi një konsultim mbi vlerësimin e të dhënave, si dhe prezantimin e metodave më efikase në trajtimin dhe mbledhjen e tyre. Gjatë trajnimit pati diskutime me stafin mbi mënyrat e përgjigjes, protokollit dhe suportit që ata duhet t’i japin telefonuesve, dhe plotësimit të nevojave të këtyre të fundit në mënyrën e duhur.

Page 63: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

63

Në datat 28-29 shtator u organizua Konferenca Ndërkombëtare me temë “Forcimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve kundër trafikimit në zonën Euro-Mesdhetare”, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar dhe Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, nën mbështetjen financiare dhe teknike të Secours Catholique – Caritas France, ku morën pjesë partnerë dhe përfaqësues të institucioneve në fushën e trafikimit dhe mbrojtjes së fëmijëve, nga Libani, Armenia, Sllovenia, Franca, Bosnjë Hercegovina, Ukraina, Turqia. Konferenca i dha mundësinë partnerëve të projektit për të diskutuar sfidat dhe trendet aktuale të trafikimit të identifikuara në këto vende. Gjatë konferencës u diskutuan planet strategjike për të ardhmen, për koordinimin e aktiviteteve të bashkërenduara, si dhe faktorët që i vendosin fëmijët në rrezik trafikimi, sikurse janë faktorët socio-ekonomikë, abuzimi në familje apo neglizhenca, mungesa e kujdesit dhe e mbrojtjes. Gjithashtu, në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të institucioneve shtetërore në nivel qendror, lokal si dhe i shoqërisë civile për zbatimin e Planeve të Veprimit.

Në kuadër të projektit “Parandalimi dhe adresimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shqipëri”, u organizua një vizitë studimore nën komponentin e projektit - Fuqizimi i Strehëzave për Viktimat e Trafikimit dhe Dhunës në Familje, në datat 2-5 nëntor u zhvillua një vizitë studimore në Kiev, Ukrainë, ku morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë së Antitrafikut, Policisë së Shtetit, MMSR-së, Shërbimit Social Shtetëror, përfaqësues të qendrave pritëse dhe riintegruese për viktimat e trafikimit dhe dhunës në familje, gazetarë etj. Qëllimi i kësaj vizite ishte rritja e njohurive të partnerëve të projektit dhe aktorëve kyç në luftën kundër trafikimit, rritja e njohurive rreth aktiviteteve të fuqizimit ekonomik në mbështetje të riintegrimit të qëndrueshëm të v iktimave të trafikimit.

Me nismën dhe mbështetjen e Bordit Administrativ të Kontesë së Stokholmit, në datë 3-4 nëntor, në Stokholm, ICMPD organizoi takimin e Koordinatorëve Kombëtarë Antitrafikim të Evropës Juglindore dhe Suedisë. Në këtë takim, Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave u ftua të marrë pjesë për të diskutuar sfidat e sotme dhe të ardhme për luftën efikase të dukurisë së trafikimit të qenieve njerëzore, duke marrë në konsideratë, në mënyrë të veçantë, ndikimin që mund të ketë kriza e sotme e refugjatëve dhe sfidat që priten në të ardhmen për politikat rajonale të luftës kundër trafikimit të personave dhe të cenueshmërisë së personave të zhvendosur forcërisht, ndaj rrezikut të trafikimit dhe shfrytëzimit të tyre. Një nga temat më të rëndësishme që u theksua në mënyrë specifike në këtë takim, ishte nevoja e aktivizimit dhe/ose riaktivizimit të rrjeteve të komunikimit midis autoriteteve të larta/koordinatorëve kombëtarë të angazhuar në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, pjesë e pandarë e krimit të organizuar. Koordinatori Kombëtar ndau me pjesëmarrësit e takimit politikat dhe praktikat e ndjekura nga Republika e Shqipërisë dhe masat e marra për t’u përballur me këto sfida dhe për të përqafuar praktikat më të mira të vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, si edhe e ftoi Koordinatorin Kombëtar Suedez që të vizitojë Shqipërinë së shpejti.

Page 64: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

64

Këshilli i Evropës, në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Personave, të Shqipërisë dhe Malit të Zi, organizuan workshop-in dyditor, në datat 15-16 dhjetor, në Budva, për trajtimin e çështjeve që lidhen me përmirësimin e aksesit të viktimave të trafikimit, lidhur me kompensimin, si dhe zbatimin me efektivitet të dispozitave për mosdënimin, sipas Konventës së Këshillit të Evropës mbi Veprimin kundër Trafikimit të Personave. Workshop-i kishte për qëllim që të sillte së bashku punonjësit nga vendet e Ballkanit Perëndimor për të diskutuar praktikat më të mira, si edhe problematikat që kanë hasur në punën e tyre lidhur me çështjet e sipërpërmendura.

Në datë 23 dhjetor 2015, në zbatim të Protokollit shtesë “Për intensifikimin dhe bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të personave, në përmirësimin e identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”, u organizua takimi bilateral me Koordinatorin Antitrafik për Malin e Zi, Z. Zoran Ulama, dhe Koordinatorin Kombëtar për Luftën Kundër Trafikimit të Personave, të Shqipërisë, Z. E. Gjebrea, si dhe me përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme, Prokuroria, Policia etj., nga të dyja vendet. Në takim u diskutua për masat konkrete që janë ndërmarrë dhe do të merren në funksion të zbatimit të këtij protokolli për luftën kundër trafikimit të personave midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Page 65: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

65

RA

PORTREKOMANDIME

Disa drejtime në të cilat mendojmë se duhet të përqendrohet puna për periudhën në vazhdim janë:

1. Identifikimi i viktimave dhe i viktimave të mundshme të trafikimit, dhe referimi i tyre në mbështetje të PSV-ve, si dhe rritja e numrit të procedimeve penale të regjistruara në këtë drejtim.

2. Lidhur me identifikimin fillestar dhe referimin, ende nuk është raportuar asnjë rast, çka rithekson nevojën për trajnime në fushën e trafikimit të personave, për të qartësuar rolin dhe funksionin e stafit të shërbimeve shëndetësore, për veprimet dhe mbështetjen që ofrojnë për VT/VMT-të.

3. Rritja e bashkëpunimit me Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore për hetimin e veprave penale dhe ndjekjen e detyrave të deleguara, në lidhje me procedimet penale të regjistruara.

4. Rritja e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me qëllim shkëmbimin e informacioneve në lidhje me veprimtarinë kriminale të ushtruar në vendet e destinacionit ku shtetasit shqiptarë janë të dëmtuar apo subjekte të veprës penale. Ky bashkëpunim duhet të konsistojë në inicimin e hetimeve të përbashkëta dhe regjistrimin e procedimeve penale për veprat penale, objekt i punës së strukturave antitrafik.

Page 66: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

66

ANEKS 1

analiZë mBi VePrimTarinë e komiTeTeVe rajonale anTiTrafik (kraT) Për ViTin 2015

Gjatë vitit 2015, me qëllim garantimin e përmbushjes së rolit dhe funksioneve të Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT), si struktura kryesore lokale për identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit, identifikimin e problemeve parësore në nivel rajonal, si dhe vlerësimin e gjendjes dhe përcaktimin e nevojave specifike të qarkut, Zyra e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave ka marrë pjesë dhe ka iniciuar takime të rregullta, periodike dhe orientuese me prefektët e qarqeve dhe anëtarët e Tryezave Teknike.

Veprimtaria vjetore e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe e Tryezës Teknike është përqendruar:

• Në njohjen me urdhrat, udhëzimet dhe dokumentacionin e ardhur nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore;

• Në shkëmbimin dhe vlerësimin e informacioneve të anëtarëve të Komitetit dhe të specialistëve të Tryezës Teknike, për rastet e evidentuara dhe masat e marra;

• Në organizimin dhe pjesëmarrjen aktive të aktiviteteve ndërgjegjësuese; • Në organizimin e punës në bashkëpunim me familjet, komunitetin dhe drejtoritë e

shkollave, për sensibilizimin dhe parandalimin e rasteve të trafikimit;• Në informimin dhe marrjen e masave parandaluese të rasteve të trafikimit;• Në bashkëpunimin me strukturat e pushtetit vendor, shoqërinë civile dhe OJF-të që

operojnë në qarqet respektive.

Nga veprimtaria e Komiteteve Rajonale Antitrafikim

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017, Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut të Tiranës, për periudhën janar-dhjetor 2015, ka organizuar veprimtarinë e tij në bazë të rregullores së miratuar, Planit të Veprimit 2015 dhe kalendarit të aktiviteteve për këtë periudhë.

Veprimtaria e këtij Komiteti në luftën kundër trafikimit të personave është përqendruar kryesisht në fushën e parandalimit, nëpërmjet fushatave dhe aktiviteteve sensibilizuese në shkollat kryesore të qytetit të Tiranës, si në ato 9 - vjeçare, ashtu edhe në shkollat e mesme, si target-grupi më i rrezikuar i këtij fenomeni. Gjatë periudhës maj - qershor 2015 janë bërë tri takime në shkollat “Vasil Shanto”, “Pjetër Budi” dhe “Petro Nini Luarasi”, për shpërndarjen e materialeve ndërgjegjësuese, si edhe me ekspertin e dërguar nga shoqata me eksperiencë në këtë fushë, “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”, e cila në një bashkëbisedim me nxënësit pjesëmarrës të këtyre shkollave, sqaroi sinjalet e rasteve të ndryshme, rrezikun e përdorimit të internetit të pakontrolluar dhe mënyrën se si mund të raportojnë për rastet e mundshme të trafikimit.

Gjatë muajit tetor, i cili u shpall Muaji i Luftës Kundër Trafikimit të Personave, Komiteti Rajonal Antitrafik i Tiranës koordinoi punën me Drejtorinë Arsimore Rajonale për mbledhjen e pikturave, punimeve dhe vizatimeve të nxënësve dhe paraqitjen e tyre në Ekspozitën Kombëtare “Trafikimi në sytë e fëmijëve”, e cila u hap në datat 26-27 tetor, në Qendrën Rinore Tiranë.

Page 67: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

67

RA

PORTRastet e evidentuara të trafikimit të personave gjatë vitit 2015 janë hetuar në mënyrë rigoroze

dhe intensive. Gjatë vitit 2015, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë është përpjekur të referojë materiale në mënyrë proaktive në Prokurorinë për Krime të Rënda. Nga 5 referime proaktive, 1 prej tyre është gjykuar me 4 autorë të dënuar dhe 4 raste ende në hetim, me 4 autorë në gjendje të lirë, por që ndiqen me metoda speciale të hetimit. Ndërsa, në 13 raste të tjera janë bërë kallëzime nga viktimat e trafikuara.

Në rastet e ndjekura në mënyrë reaktive (kallëzim), për 2 procedime ka filluar gjykimi, me 7 autorë, nga të cilët për 1 është caktuar masa e sigurimit arrest në burg në mungesë, për 4 autorë, arrest në burg dhe 2 në kërkim. Nga procedimet e tjera të filluara me kallëzim, 1 procedim është pezulluar, 6 në hetim dhe 4 pushuar.

Trafikim i personave të rritur, neni 110/a

Gjendje e lirëArrestuar/ndaluar

Në hetim

AutorëProaktiv

GjykuarShp kërkim

Raste

2015

0

5

10

15

20

25

30

35

40

45

Trafikimi i personave të rritur

2014

Pushuar Pezulluar

Page 68: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

68

Trafikim i personave të mitur, neni 128/b

Sipas intervistimeve të kryera janë përcaktuar si viktima të trafikimit apo të mundshme, 15 vajza dhe 1 djalë, të cilët janë referuar në strehëza.

Nga shqyrtimi i rasteve rezulton se shumica e viktimave të trafikuara kanë probleme të theksuara sociale, ku ndër kryesoret zënë vend rastet e divorcit të prindërve të viktimave, pamjaftueshmëria ekonomike, mungesa e përkatësisë shoqërore dhe gjendja vulnerabël. Autorët e këtyre veprave penale kanë përfituar nga situatat e mësipërme që kanë qenë viktimat dhe i kanë shfrytëzuar ato. Në të shumtën e rasteve, trafikimi ka qenë jashtë shtetit dhe me qëllim shfrytëzimin për prostitucion. Në më pak raste ka qenë brenda vendit, dhe këto kryesisht për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa 1 rast ka qenë shfrytëzim për lypësi.

Objektivat e KRAT-it Tiranë për vitin 2016:

1. Bashkëpunim i ngushtë mes të gjitha njësive vendore, përditësuar sipas ndarjes së re administrativo-territoriale në bazë të kësaj reforme të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare.

2. Forcimi i një mekanizmi vendor për parandalimin e identifikimin proaktiv të të gjitha viktimave të mundshme të trafikimit të personave.

3. Forcimi i bashkëpunimit me OJF-të që shtrijnë aktivitetin e tyre në Qarkun e Tiranës dhe mbulojnë kryesisht mbrojtjen nga dhuna të grave, mbrojnë të drejtat e fëmijëve etj.

4. Hartimi i një plani veprimi multisektorial në nivel vendor për viktimat e trafikimit e riintegrimit të tyre në jetën sociale, dhe zbatimi me rigorozitet i tij.

5. Kryerja e aktiviteteve ndërgjegjësuese në shkollat e Qarkut të Tiranës, për parandalimin e trafikimit të personave, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe trupës pedagogjike të shkollave të këtij Qarku.

Raste Proaktiv

Gjendje e lirë

Autorë

201420150

0.5

1

1.5

2

2.52

1 1 1 1

2 2

Trafikimi i personave të mitur

2

1

Shp kërkim

Në hetimPushuar

Arrestuar/ndaluar

Gjykuar

Page 69: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

69

Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut Elbasan, gjatë periudhës janar - dhjetor 2015, ka funksionuar normalisht, duke zhvilluar mbledhje periodike të anëtarëve të Tryezës Teknike, çdo 3 muaj. Në mbledhjen e parë të KRAT-it, në muajin janar, u bë miratimi i Planit të Veprimit Rajonal 2015, për Qarkun e Elbasanit.

Veprimtaria e KRAT-it Elbasan gjatë periudhës raportuese është karakterizuar nga një bashkëpunim dhe ndërveprim i mirë ndërinstitucional dhe me shoqërinë civile, në zbatim të planit të veprimit, por jo vetëm. Të gjithë aktorët kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese, për të rritur nivelin e njohurive në fushën e trafikimit. Këtu mund të përmendim:

• Modulet sensibilizuese të kryera nga shoqata “Tjetër Vizion”, gjatë muajit qershor 2015.

• Takimet sensibilizuese të kryera nga punonjësit e Drejtorisë së Policisë Vendore në bashkëpunim me DAR-in, gjatë periudhës mars-maj, në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Elbasanit dhe ish-komunave, në të cilat janë trajtuar çështjet dhe mënyrat e trafikimit.

• Bashkia Elbasan më datë 23 prill ka organizuar aktivitetin sensibilizues me moton “Vendi ku duhet të rriten fëmijët, është shtëpia dhe jo rruga”, në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe Drejtorinë Arsimore. Fushata sensibilizuese mblodhi në rrugë qindra nxënës, të cilët organizuan një parakalim masiv në bulevardin kryesor të qytetit, duke dhënë mesazhe sensibilizuese që synonin të mbronin çdo fëmijë nga shfrytëzimi.

• Në datën 1 Qershor - Festa e fëmijëve, dhe në datën 12 Qershor - Dita Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, në bashkëpunim me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, Bashkia Elbasan, organizatat lokale dhe DAR-i realizuan aktivitete sensibilizuese mbi të drejtat e fëmijëve.

• Në datën 24 qershor, fëmijët e qendrës “Tjetër Vizion” përgatitën dhe sollën në skenë një shfaqje artistike me një program të larmishëm (këngë, valle, pjesë teatrale, personazhe etj.). Ky aktivitet, i titulluar “Shfaqe Bamirësie”, kishte si qëllim sensibilizimin e komunitetit për të ndihmuar fëmijët e varfër dhe familjet e tyre. Gjatë muajve qershor dhe korrik 2015, Bashkia Elbasan dhe shoqata “Tjetër Vizion” ngritën kampe verore për fëmijë.

KRAT-i Qarku Elbasan i ka kushtuar një vëmendje të veçantë aktiviteteve të zhvilluara në muajin tetor, të cilat jepen të detajuara në Aneksin 2. Në muajin dhhjetor, Tryeza Antitrafik u mblodh për të diskutuar mbi Planin e Veprimit të vitit 2016, i cili është në proces aprovimi.

Të dhëna statistikore:

Drejtoria Vendore e Policisë raporton që në Qarkun e Elbasanit ka pasur 19 raste të referuara ( 9 janë VT dhe 10 VMT ). Për sa i përket ndarjes gjinore vihet re që shumica e rasteve i përkasin gjinisë femërore, me 17 raste, dhe 2 gjinia mashkullore. Sipas kategorizimit: 6 raste janë gra, 5 raste, vajza dhe 7 raste, fëmijë. Ndërsa, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në raportin e saj vjetor ka raportuar 15 raste (9 janë VT dhe 6 VMT). Statistikat e ndryshme të raportuara nga Drejtoria e Policisë dhe DRSHSSH-ja janë rrjedhojë e mospranimit nga ana e VMT-ve për kryerjen e intervistës.

Page 70: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

70

Gjatë vitit 2015, shoqata “Tjetër Vizion” me njësinë e saj lëvizëse ka raportuar 10 raste të mundshme trafikimi të fëmijëve, të cilat i janë referuar Autoritetit Përgjegjës. Këta fëmijë (2 vajza dhe 8 djem) janë gjetur në situatë rruge (5 lypje ose punë e detyruar dhe 5 lypje). Në qendrën rezidenciale të “Tjetër Vizion” për vitin 2015 (janar-dhjetor 2015) kanë përfituar shërbime rezidenciale: 7 VT (3 F - 4 M), nga të cilët 2 të grupmoshës 25 - 26 vjeç dhe 5 të grupmoshës 10 - 14 vjeç, dhe 25 VMT (13 F - 12 M) të grupmoshës 5 - 17 vjeç, 2 nga këto i përkasin grupmoshës 26-30 vjeç.

Për vitin 2015, veprimtaria e Komitetit Rajonal Antitrafik Durrës është bazuar në Planin e Veprimit, i cili u hartua në fillim të vitit, bazuar në propozimet e të gjitha strukturave anëtare të KRAT-it dhe të Tryezës Teknike. Falë bashkëpunimit të ngushtë të të gjithë aktorëve, si dhe ndihmës së dhënë nga ZKKA-ja dhe Caritas-i Shqiptar, veprimtaria e KRAT-it ka qenë intensive dhe ka konsistuar kryesisht në parandalimin e fenomenit nëpërmjet sensibilizimit, ngritjes së Tryezës Teknike në Krujë, në forcimin e kapaciteteve shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit dhe rehabilitimit të tyre, si dhe në bashkëpunimin e ngushtë me të gjitha OJF-të që kanë në fokus trafikimin. Kjo veprimtari ka dhënë rezultatet e veta domethënëse në drejtim të goditjes së veprimtarisë kriminale, mbrojtjes dhe rehabilitimit të viktimave të trafikimit.

Nga të dhënat e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror rezulton se për vitin 2015, në qarkun Durrës, janë evidentuar 4 raste trafikimi për shfrytëzim prostitucioni, ndër të cilat, 3 raste janë identifikuar viktima trafikimi dhe janë akomoduar në qendrën pritëse “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”, ndërsa 1 rast është identifikuar si viktimë e mundshme trafikimi dhe është akomoduar në qendrën pritëse “Linzë”, në Tiranë. Këto katër shtetase kanë pranuar të bashkëpunojnë me Policinë, duke bërë kallëzim dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, dhe në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Gjithashtu është realizuar një proces riintervistimi për riintegrimin e një viktime trafikimi në jetën social-ekonomike. Krahasuar me vitin 2014, ku ishin 13 viktima trafikimi/viktima të mundshme trafikimi, viti 2015 rezulton vetëm me 4 raste, pra vihet re një ulje e ndjeshme e numrit të viktimave të evidentuara.

Një ndër sfidat që KRAT-i ka pasur për vitin 2015, kanë qenë dhe fëmijët në situatë rruge. Bashkëpunimi i pothuajse të gjithë aktorëve të Tryezës Teknike, sidomos i Bashkisë Durrës me Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëve, Këshillin e Qarkut dhe Agjencinë Shtetërore, Terre des Hommes, DAR-in, Sh.S.Sh-në, DRSH-në dhe të gjithë organizatat joqeveritare, që veprojnë në Durrës me fokus trafikimin, kanë bërë të mundur implementimin e Planit të Veprimit për fëmijët në situatë rruge. Situata e këtyre fëmijëve në Durrës në periudhën e verës është problematike, prandaj Bashkia i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, duke organizuar aktivitete për mbledhjen e fondeve për fëmijët dhe familjet e tyre, koordinimin e aktiviteteve të qendrave në varësi, si: Shtëpia e foshnjës, Shtëpia e të moshuarve, Qendra Komunitare Nish Tulla, bashkëpunimin me Sh.S.Sh-në për sistemimin e tyre në qendrat e përkujdesit. Në kuadër të Planit të Veprimit për Fëmijët në Situatë Rruge për vitin 2015, në Durrës janë identifikuar 82 fëmijë. Pjesa më e madhe e rasteve janë nga rrethet, të cilët janë referuar te Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve të qyteteve të origjinës, pjesa tjetër, të cilët janë nga Durrësi, kanë marrë shërbime si vijon: 15 fëmijë janë integruar në shkollë në klasë të parë; 4 fëmijë janë futur në institucion; 20 fëmijë dhe familjet e tyre janë ndihmuar me ndihmë ekonomike dhe janë referuar për te skema e ndihmës.

Gjatë periudhës së verës, 60 fëmijë u përfshinë në kampin veror të mbështetur nga Terre des

Page 71: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

71

RA

PORTHommes, si dhe aktivitete të tjera me familjet. Gjithashtu, rastet që kanë përjetuar dhunë, janë

menaxhuar së bashku me Njësinë për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje. Aktivitetet që kanë në fokus mbrojtjen e fëmijëve, janë zhvilluar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e OJF-ve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të institucioneve që ofrojnë shërbime për këto grupe në nevojë, gjatë gjithë vitit.

Një ndër problematikat me të cilat është përballur KRAT-i dhe Tryeza Teknike Antitrafikim Durrës, është dhe pjesa vulnerabël e fëmijëve romë të qendrës komunitare “Nish Tulla”. Stafi i kësaj qendre, në bashkëpunim dhe me aktorët e tjerë të Tryezës Teknike, ka qenë pjesë e skuadrave të terrenit për identifikimin dhe intervistimin e fëmijëve në situatë rruge, në zona të ndryshme dhe të nxehta të qytetit, si: zona e plazhit, shëtitorja kryesore, qendra e qytetit apo lulishtet, zona e stacionit të trenit dhe autobusëve, zona e mbikalimit të plepave, hyrjet dhe daljet e portit, Ura e Dajlanit. Rastet e identifikuara që janë nga zona e Nish Tullës, mbështeten me ndihma ushqimore, si dhe në bazë të nevojave do të shihet mundësia për ndërmjetësim për punësim dhe strehim.

Një ndër prioritetet e veprimtarisë së KRAT-it Durrës ka qenë sensibilizimi i fëmijëve për çështjen e trafikimit, duke punuar me grupet e rrezikuara. Për vitin 2015, në institucionet arsimore të rrethit të Durrësit rezultojnë të jenë 133 nxënës braktisës, nga të cilët 41 janë romë. Këto shifra kanë ardhur në ulje krahasuar me vitin 2014, ku janë regjistruar rreth 200 nxënës braktisës. Ndër grupet më të rrezikuara dhe të konsideruara si potencial trafikimi, kryesisht për prostitucion, janë dhe gratë e dhunuara, të cilat jo rrallë janë bërë tematika kryesore e mbledhjeve të Tryezës Teknike. Rastet viktima të dhunës në familje, të trajtuara nëpërmjet mbështetjes juridike e psikologjike, janë 49 në total. Nga këto, 13 raste që kanë qenë të pajisura me urdhër mbrojtje, janë paraqitur pranë qendrës për të përfituar nga mbështetja psikologjike falas, me qëllim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tyre psiko-sociale të rënduar, si pasojë e dhunës në marrëdhëniet familjare. Një fokus i rëndësishëm në rehabilitimin e të mbijetuarave të dhunës ka qenë edhe mbështetja e anëtarëve të tjerë të familjes: si prindërit apo fëmijët e tyre, me qëllim kapërcimin dhe trajtimin e vështirësive emocionale dhe sociale, të shkaktuara si pasojë e dhunës së përjetuar. Janë 24 raste të vajzave dhe grave që kanë përfituar këshillim psikologjik.

KRAT-i Durrës, nxitjes së punësimit dhe kualifikimit ndaj atyre kategorive, të cilat paraqesin probleme social-ekonomike (kryesisht gra të divorcuara, dhunuara etj.), i ka kushtuar rëndësi edhe gjatë vitit 2015. Kështu, me qëllim mbështetjen e personave në rrezik trafikimi: janë përfshirë në trajnimet që zhvillohen në Zyrën e Këshillimit për të Rinjtë (YES) 7 persona dhe në “Ciklin e këshillimit” 5 persona; kanë ndjekur kurset profesionale pa pagesë në Qendrën e Formimit Profesional publik 21 persona; kanë kandiduar 30 punëkërkues në rrezik trafikimi dhe janë punësuar 9 prej tyre; janë përfshirë në programet e nxitjes së punësimit 11 punëkërkuese të papuna, femra në rrezik trafikimi.

Aktivitetet kryesore ndërgjegjësuese

Në datë 25 shkurt 2015, me mbështetjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik, u zhvillua workshop-i me temë: “Forcimi i kapaciteteve shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit”. Gjatë workshop-it u prezantua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave 2014-2017, u zhvillua punë në grupe për draftimin e Planit të Veprimit të KRAT-it. Gjithashtu u diskutua mbi veprimtaritë që KRAT-i do të zhvillojë gjatë kësaj periudhe, si dhe mbi detyrat e përgjegjësitë e institucioneve dhe aktorëve në nivel rajonal, për sa i takon çështjeve të trafikimit.

Page 72: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

72

Në datë 17 prill 2015, në vijim të forcimit të kapaciteteve të strukturave shtetërore, në mbrojtje të viktimave të trafikimit, u zhvillua në Krujë takimi i përfaqësuesve të Tryezës Teknike, me mbështetjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Caritas-it Shqiptar. Gjatë takimit u diskutua për nevojën e fuqizimit të strukturave lokale dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre strukturave për trajtimin e çështjeve antitrafikim. Për këtë qëllim, gjatë takimit u sugjerua dhe më pas u vendos ngritja e një Tryeze Teknike Antitrafikim në Krujë, e cila do të merret me trajtimin e rasteve apo çdo çështje tjetër të lidhur me këtë fushë dhe do të monitorojë zbatimin e planeve antitrafikim, në përputhje me Planin Kombëtar të Veprimit. Kjo Tryezë drejtohet nga Nënprefekti i Qarkut Durrës.

Gjatë muajve të verës, Koordinatori Kombëtar Antitrafikim, në kuadër të rritjes së ndërgjegjësimit publik në luftën kundër trafikimit të personave, ndërmori një iniciativë për zhvillimin gjatë kësaj periudhe të një fushate kombëtare për parandalimin e trafikimit. KRAT-i Durrës hartoi për këtë qëllim kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese me të rinjtë dhe komunitetin. Kjo fushatë u karakterizua nga aktivitete të shumta, të cilat janë pasqyruar në buletinët e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar.

Problemet që janë vërejtur gjatë vitit

1. Mungesa e një databaze në drejtim të evidentimit dhe raportimit të shkaqeve që mund të çojnë në trafikim. Këto statistika duhet të përmbajnë të dhëna nga institucione të ndryshme, anëtarë të KRAT-it, si për shembull: të dhëna mbi fëmijë me probleme sociale, ekonomike, mosfrekuentimi i vazhdueshëm i shkollës, të dhëna mbi numrin e grave të divorcuara, të pastreha, të papuna, të dhunuara etj. Këto të dhëna do të shërbenin për të orientuar më mirë punën dhe veprimtarinë e institucioneve të KRAT-it në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

2. Mungesa e punonjësve socialë në qendrat shëndetësore, të cilët do të shërbenin si një urë shumë e mirë lidhëse me shërbimet sociale.

3. Mungesa e buxheteve në zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit, jo vetëm në drejtim të sensibilizimit, por edhe në ndërmarrjen e nismave konkrete nga strukturat e KRAT-it, në mënyrë të veçantë në zona periferike me probleme social-ekonomike.

4. Ngritja e një qendre emergjence për rastet e trafikuara apo në rrezik. Qyteti nuk ka asnjë pikëpritje apo emergjente për rastet e trafikimit, për të krijuar ndjenjën e besimit në kushtet e vështira social-psikologjike, në të cilat mund të ndodhet viktima.

5. Shtimi i burimeve njerëzore që veprojnë në terren, në mënyrë që të lehtësohet identifikimi i rasteve të trafikimit apo atyre në rrezik trafikimi.

Komiteti Rajonal Antitrafik, Korçë, gjatë vitit 2015, ka koordinuar veprimtarinë e tij, duke u mbështetur në Planin Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, i hartuar nga anëtarët e KRAT-it, në mbështetje të Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017. Më poshtë pasqyrohet puna e kryer gjatë gjithë vitit 2015, duke u mbështetur në momentet kryesore të parashtruara në Strategjinë Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit në Njerëz, si dhe të Procedurave Standarde të Veprimit.

Page 73: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

73

RA

PORTNdjekja penale

Gjatë periudhës janar -dhjetor 2015 janë evidentuar dhe janë dokumentuar nga ana proceduriale dhe ligjore 32 vepra penale, në 27 ngjarje kriminale të ndodhura. Këto vepra janë zbuluar të gjitha në masën 100%.

- Për “Trafikimin e të miturve”, parashikuar nga neni 128/b i Kodit Penal, janë evidentuar 5 vepra penale.

- Për “Trafikimin e të rriturve”, parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal, janë evidentuar 3 vepra penale.

- Për “Shfrytëzimin e prostitucionit në rrethana rënduese”, parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal, është evidentuar 1 vepër penale.

- Për “Trafikimin e mjeteve motorike”, parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal, janë evidentuar 9 vepra penale.

- Për “Ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve”, parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal, janë evidentuar 3 vepra penale.

- Për “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, janë evidentuar 4 vepra penale.

- Për “Mbajtjen e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 115 i Kodit Penal, janë evidentuar 5 vepra penale.

- Për “Trafikimin e veprave të artit dhe të kulturës”, parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal, janë evidentuar 2 vepra penale.

y Janë arrestuar në flagrancë 2 autorë, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 28 autorë.

y Janë realizuar operacione policore të koduara, si: “Apellas”, “Modelja” dhe “Balerina”, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë së Shtetit, si dhe operacionet policore të përbashkëta me komisariatet në rrethe, kufirin dhe doganat të koduara “HIT 2”, për automjetet e trafikuara, dhe “Blue Amber - Sirocco”, për emigrantët e paligjshëm. Është realizuar plani i operacionit “MIRAGE 2015”, ku janë kontrolluar nga shërbimet në pikat doganore Kapshticë dhe Qafëthanë, si dhe akset rrugore në kufirin e gjelbër për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm.

y Është intervistuar dhe punuar me një shtetase nga qyteti i Matit, Z. Gj., e cila ishte larguar pa dijeninë e familjarëve nga banesa e saj, në drejtim të shtetit grek, si dhe është pyetur shoqëruesi i saj Sh. K. Pas intervistimit dhe komunikimit me Komisariatin e Policisë Mat dhe Seksionin për Trafikim të Paligjshëm në Drejtorinë e Policisë Dibër dhe njoftimit të familjarëve, shtetësja e mësipërme është lënë e lirë, pasi ishte në moshën mbi 18 vjeç.yy Në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror Rajonal Korçë dhe Fondacionin “Kenedi”,

Korçë, është punuar për gjetjen dhe sistemimin pranë kësaj qendre të shtetases së mitur L. Sh., 7 vjeç, e braktisur nga prindërit, për të cilët ka nisur procedim penal nga Komisariati i Policisë Korçë.

y Janë intervistuar gjithsej 202 persona të deportuar, nga të cilët 114 femra dhe 88 meshkuj minorenë.

Page 74: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

74

MbrojtjaDrejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, në bashkëpunim me institucione të tjera, si dhe me shoqërinë civile, gjatë periudhës raportuese ka menaxhuar 17 raste të viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit.

Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët”, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, MPCSSHB-në, Shërbimet Sociale Rajonale, bashkitë, Drejtoritë Arsimore Rajonale të Korçës, Elbasanit, Beratit dhe Tiranës dhe drejtoritë e disa shkollave 9-vjeçare, ka punuar kryesisht në tri drejtime kryesore: arsimim, formim profesional dhe mbështetje e iniciativave social-kulturore dhe ekonomike të komuniteteve në nevojë (rom/egjiptian). Nëpërmjet projektit CEFA (Klasa për Edukim dhe Formim Profesional), në fushën e shkollimit të fëmijëve me probleme të mprehta social-ekonomike, kryesisht nga komunitetet egjiptiane dhe rome, punohet kryesisht në tri aspekte kryesore: parandalim, mbrojtje dhe riintegrim. Projekti CEFA, financuar nga Qeveria Zvicerane, që nga viti 1998, mbështet fëmijë në nevojë të moshave 7-16 vjeç, të integruar në shkollat publike 9-vjeçare dhe të mesme.

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2015, rreth 80 fëmijë të kësaj kategorie, vajza dhe djem, kryesisht nga komuniteti rom dhe egjiptian, vazhdojnë të mbështeten në qytetin e Korçës. Të gjithë këta fëmijë janë mbështetur me materiale shkollore gjatë gjithë vitit (tekste mësimore dhe materiale pedagogjike). Me rastin e festave të fundvitit, 72 familje përfituese të komuniteteve në nevojë përfituan nga një pakete ushqimore, me qëllim që të mos ndiheshin të diskriminuar nga pjesa tjetër e popullsisë. Gjatë vitit 2015 janë mbështetur me pagesën e tarifave të kopshteve rreth 18 fëmijë, me qëllim që nënat të punonin për të gjeneruar të ardhura për familjet e tyre. Fëmijët që mbushin moshën e detyrimit shkollor, janë integruar në kurse formimi profesional në Qendrën e Formimit Profesional Korçë. Punonjëset sociale të Fondacionit NPF gjithashtu mbështetin mësueset e shkollës, duke ndjekur problemet sociale të fëmijëve dhe të familjeve të tyre. Detyra e tyre kryesore është mbajtja e lidhjeve me familjet, puna sociale me komunitetin, organizimi i aktiviteteve të ndryshme me karakter edukativ, social dhe kulturor dhe mbështetja psiko-sociale. Marrëdhëniet e vendosura me familjet konsiderohen tepër të rëndësishme, sepse nga këto lidhje varet suksesi i punës së fondacionit. Punonjëset sociale ndjekin edhe ecurinë shkollore të të gjithë fëmijëve të familjes.

Formimi profesional 15 të rinj dhe të reja, që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian, kanë ndjekur ciklin e këshillimit drejt punësimit dhe kanë përfunduar ose janë duke ndjekur kurset profesionale në Qendrën e Formimit Profesional në Korçë. Në këto kurse, të rinjtë aftësohen me shprehi dhe njohuri praktike në zanate, si: rrobaqepësi, kuzhinë, riparim pajisjesh elektro-shtëpiake, parukeri, hidraulikë dhe karpentier, gurpunues etj. Qëllimi i këtyre kurseve është përgatitja e të rinjve si punëtorë e prindër të ardhshëm të aftë për t’u integruar në shoqëri, për të shmangur fenomenin e trafikimit dhe emigracionin e parregullt dhe për të rritur mirëqenien e familjes së tyre. Pas zhvillimit me sukses të kurseve të formimit, këta të rinj pajisen me certifikatë profesionale, në mënyrë që të kenë mundësi të punësohen apo vetëpunësohen, për të vënë në zbatim njohuritë e marra në këto kurse dhe për të ndihmuar familjet dhe veten e tyre, duke gjeneruar të ardhura. Gjatë vitit 2015 janë pajisur me certifikatë profesionale 2 të rinj, të cilët kanë përfunduar kurset dhe janë certifikuar për hidraulikë, si dhe janë në proces të rinj të tjerë, të cilët do të certifikohen.

Page 75: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

75

RA

PORTMbështetje ekonomike

Gjatë vitit 2015 janë mbështetur financiarisht 6 familje rome dhe egjiptiane, me një vlerë mesatare për çdo familje prej rreth 80.000 lekësh. Kjo ndihmë ka për qëllim nisjen dhe zhvillimin e një aktiviteti privat rentabël sipas kërkesës, dëshirës, aftësive, kapaciteteve menaxhuese dhe eksperiencës (kryesisht blerje veshjesh e materiale të tjera me shumicë dhe shitje me pakicë).

Zyra e Punës (Drejtoria e Shërbimit Kombëtar të Punësimit)Në kuadër të Planit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, si dhe të zbatimit të Planit të Veprimit, Zyra e Punës Korçë, për periudhën janar - dhjetor 2015, ka ndjekur në mënyrë periodike ecurinë e tregut të punës, të papunësisë së regjistruar, si dhe të shërbimeve që ofron për klientët e saj punëkërkues të papunë. Lidhur me papunësinë, situata për rrethin e Korçës për këtë periudhë paraqitet si më poshtë:

- Gjithsej të papunë të regjistruar 6 330 persona- në skemën e pagesës së papunësisë 243 persona- në skemën e ndihmës ekonomike 2 162 persona- të papunë të tjerë 3 925 persona

Nëse do t’i referohemi grupeve të veçanta, janë të regjistruar:

- 3 370 të papunë afatgjatë;- 1 349 të papunë, që i përkasin komunitetit rom dhe egjiptian.

Të gjithë të papunët, që kanë kërkuar shërbimet e Zyrës së Punësimit, janë njohur nëpërmjet specialistëve të shërbimeve me ofertat e vendeve të lira të punës, me llojet e kurseve profesionale që ofron DRFPP-ja Korçë, si dhe me llojet e programeve të nxitjes së punësimit. Vëmendje e veçantë i është kushtuar ndjekjes së kurseve profesionale nga grupet në nevojë, përfshirë dhe gra nga komuniteti rom dhe egjiptian. Në programet e nxitjes së punësimit, 77% janë gra punëkërkuese, ndërsa 59% janë të rinj punëkërkues. Pranë Drejtorisë së Shërbimit Kombëtar të Punësimit Korçë funksionon edhe sporteli i migracionit, i cili jep informacion për të gjithë personat që dëshirojnë të emigrojnë në mënyrë të rregullt, duke iu bërë prezente edhe paketat informuese të shteteve të ndryshme në të cilat ata duan të emigrojnë. Gjithashtu, pranë këtij sporteli priten edhe emigrantët e kthyer përfundimisht në vendin tonë, të cilët shpeshherë kanë probleme sociale. Ata kanë marrë mbështetje me shërbime të ndryshme në përputhje me nevojat e tyre. Për vitin 2015 janë pritur 69 persona të kthyer nga vende të ndryshme, për arsye të humbjes së vendeve të punës në shtetet fqinje, të cilët kërkojnë të riintegrohen në tregun shqiptar. Viti 2015, krahasuar me vitin 2014, ka pasur një fluks në rënie të emigrantëve të kthyer, që janë paraqitur në DRSHKP-në Korçë. Shërbimet e kryera gjatë vitit 2015 janë:

• 10 persona janë dërguar për formim profesional pranë DRFPP-së në kurse profesionale ekzistuese, si: panele diellore, rrobaqepësi, kuzhinë, hidraulik, elektrik, si dhe në kurse të reja profesionale, që u hapën gjatë vitit 2015, si: operator social, bebisiter, berber, saldator, dhe të gjithëve iu është dhënë informacion për tregun e punës.

• 67 persona janë këshilluar për punë.

Page 76: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

76

Të gjithë të papunët që janë regjistruar të rinj, si dhe përfituesit e skemës së ndihmës ekonomike, të cilët konsiderohen si grupe në nevojë dhe kontaktojnë rregullisht çdo tre muaj specialistët e shërbimeve në DRSHKP-në Korçë, janë informuar nga ana e specialistëve për kurset që ofrohen për kualifikimin e tyre.

Parandalimi Komitetit Rajonal Antitrafik Korçë, në zbatim të objektivit të tij kryesor, parandalimit të trafikimit të personave, gjatë periudhës raportuese ka koordinuar punën kryesisht me Drejtorinë Arsimore Rajonale Korçë dhe Drejtorinë e Shëndetit Publik. Kështu, Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë në zbatim të planit të punës për Strategjinë Kombëtare të Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për vitin 2015 ka organizuar punën për ndjekjen me përparësi të këtij fenomeni, duke bashkëpunuar dhe koordinuar punën me shkollat e rajonit. Drejtoria Arsimore ka regjistruar dhe identifikuar të gjithë nxënësit braktisës të rrethit të Korçës për vitin shkollor 2014 - 2015. Shkolla më problematike mbetet shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri”, ku numri nxënësve braktisës është 85 nxënës, nga të cilët 42 janë femra, numër ky më i madh se në shkollat e tjera, por të gjitha shkollat ndeshen vazhdimisht me tendenca për braktisje, pra duhet të realizohet një punë e dyfishtë për rikthimin e nxënësve braktisës, por edhe një punë e madhe dhe e vazhdueshme për parandalimin e braktisjes. Fenomeni i emigracionit ishte një nga shkaqet që ndikoi në rritjen e braktisjes shkollore. Në shkollat që kanë nxënës braktisës, janë bërë plane pune për vitin shkollor në vazhdim për reduktimin e braktisjes deri në zero. Në këto shkolla janë ngritur grupe pune në bazë cikli, të cilat bëjnë një punë ndërgjegjësuese me prindërit. Si rezultat i punës së përbashkët dhe të vazhdueshme, viti 2015 u mbyll me reduktim të numrit të nxënësve braktisës në disa shkolla, si:

• Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali”, nga 24 nxënës braktisës në qershor 2015, në dhjetor 2015 u rikthyen 6 nxënës.

• Shkolla “Naim Frashëri”, nga 85 nxënës braktisës në qershor 2015, në dhjetor 2015 u rikthyen 3 nxënës.

• DAR-i Korçë do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjithë aktorët për reduktimin e numrit të fëmijëve që braktisin shkollën.

Drejtoria e Shëndetit Publik, gjatë vitit 2015, është përpjekur që rastet e referuara për kujdes shëndetësor të gjenin zgjidhje sa më shpejt. I tillë ka qenë edhe rasti i motrave D. dhe E. H., të cilat janë referuar nga punonjësja e Drejtorisë së Shërbimit Social. Në fillim të vitit është kontaktuar me E-në, e cila ishte shtatzënë dhe pasi lindi vajzën, në datën 21.12.2014, është këshilluar që të mbajë kontakt të vazhdueshëm me konsultoren e fëmijës, për një ndjekje periodike për shëndetin e vajzës. Fëmijës së porsalindur i janë bërë analizat dhe vajza rezultoi negative ndaj sifilizit (sëmundje nga e cila vuan nëna e saj). Njëkohësisht, personelit përgjegjës iu rekomandua që të tregojë kujdes në ndjekjen periodike të shëndetit dhe vaksinimit të fëmijës. Ajo është paraqitur vetëm për vaksinat bazale dhe, disa javë më vonë, E-ja është larguar me banim në Qytetin e Elbasanit, pranë bashkëshortit të saj.

KoordinimiNë fillim të vitit 2015 u shpërnda Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, si dhe u përpiluan planet vjetore të veprimit për vitin 2015, nga çdo institucion. Me mbështetjen e KRAT-ve u ngritën Tryeza Teknike në nënprefekturat e qarkut. KRAT-i Korçë, në mbështetje të iniciativës së Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave,

Page 77: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

77

RA

PORTka zhvilluar aktivitete ndërgjegjësues me strukturat shtetërore dhe joshtetërore, shkollat dhe

komunitetin gjatë fushatës verore, si dhe gjatë muajit tetor. Sikurse, aktivitetet e KRAT-eve të tjera, edhe këto aktivitete janë të përfshira në Aneksin 1 dhe 2.

Komiteti Rajonal Antitrafik Fier ka ristrukturuar në fillim të vitit anëtarët e tyre, me drejtuesit dhe specialistët aktualë të institucioneve pjesëmarrëse në përbërje të tyre, ka hartuar dhe zbatuar planin e veprimit antitrafik 2015-2016 dhe kalendarin e aktiviteteve.

Gjatë vitit 2015 janë zhvilluar disa aktivitete, që japin impaktin e tyre në parandalimin e fenomenit të trafikimit, si: aktivitet sensibilizues për ditën e jetimëve, aktivitet sensibilizues për të drejtat e fëmijëve, fushata promovuese për luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve dhe në familje, aktiviteti promovues për luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve për punë apo për qëllime lypjeje, vjedhjeje etj., takimi për identifikimin e fëmijëve të paregjistruar në zyrat e gjendjes civile dhe në sistemin arsimor, sidomos fëmijët e komunitetit rom, aktiviteti në bashkëpunim me OJF-të, si Qendra Rinore “Epoka e Re”, me temë për të drejtat e njeriut, ksenofobinë, antidiskriminimin, antitrafikimin etj.

StatistikaGjatë vitit 2015, sipas informacioneve nga sektori përkatës në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, janë evidentuar:

- 10 vepra penale për “Trafikimin e personave”, të zbuluara, me 9 autorë të implikuar, 1 i ndaluar dhe 8 ndiqen në gjendje të lirë. - 10 vepra penale për “Shfrytëzim prostitucioni”, të zbuluara, me 23 autorë, 7 të arrestuar/ndaluar dhe 16 ndiqen në gjendje të lirë.

Në tabelën më poshtë jepen treguesit për Qarkun Fier

Page 78: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

78

Komiteti Rajonal Antitrafik Fier duhet të marrë menjëherë masat për koordinimin e punës mes strukturave, trajtimin e rasteve në Tryezën Teknike dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre strukturave për zbatimin me rigorozitet të PSV-ve, pasi Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror Fier, për vitin 2015, nuk ka trajtuar asnjë rast.

Gjatë vitit 2015, Komiteti Rajonal Antitrafik dhe Tryeza Teknike Vlorë janë mbledhur në mënyrë periodike, por ka pasur edhe takime që janë zhvilluar sipas rasteve dhe nevojave të aktorëve të Tryezës. Të gjithë anëtarët e kanë vlerësuar dhe kanë qenë të përkushtuar në zgjidhjen e shpejtë të problematikave të shfaqura për parandalimin, mbrojtjen dhe riintegrimin social të viktimave të këtij fenomeni.

Në muajin mars 2015, KRAT-i dhe Tryeza Teknike organizuan një takim për vlerësimin e situatës së krijuar në lidhje me fluksin e pazakontë të emigrimit të shtetasve shqiptarë (familje të reja; personave kryesisht të komunitetit rom; grupmosha të reja), me destinacion vendet e BE-së. Duke vlerësuar rrezikun e trafikimit të mundshëm midis këtyre personave, u la detyrë që çdo rast i mundshëm të komunikohej dhe diskutohej për marrjen e masave të nevojshme.

Në datë 7 maj 2015 u zhvillua analiza e punës së KRAT-it Vlorë dhe Tryezës Teknike me Koordinatorin Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave për të analizuar dhe për të koordinuar punën e mëtejshme mes strukturave. Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave analizoi veprimtarinë dhe punën e bërë nga KRAT-i Vlorë dhe Tryeza Teknike, si dhe siguroi mbështetjen e saj dhe caktoi detyrat për të ardhmen (organizimi i fushatës verore antitrafik; realizimi i detyrave të ketë produkt; shkëmbim eksperience me prefekturat e tjera).

Në datë 11 maj, Tryeza Teknike organizoi mbledhjen për hartimin e kalendarit të aktiviteteve ndërgjegjësuese, bazuar në iniciativën e Koordinatorit Kombëtar, hartoi kalendarin e aktiviteteve ndërgjegjësuese për fushatën verore 2015 kundër trafikimit të personave. Plani i aktiviteteve kishte të përcaktuar qartë vendin, aktorët edhe datën e zhvillimit. Institucionet përgjegjëse u angazhuan me përgjegjësi dhe seriozitet në realizimin sa më të mirë të aktiviteteve. U shpërndanë fletëpalosje, broshura dhe fotonovela rreth trafikimit njerëzor dhe shërbimeve të ofruara për viktimat e trafikimit, për komunitetin dhe pushuesit, si dhe për udhëtarë dhe emigrantë, në aktivitetet e zhvilluara në Portin Detar të Vlorës. Institucionet përgjegjëse (qendra “Vatra”, Drejtoria e Policisë së Qarkut, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtoria Arsimore Rajonale, Drejtoria Rajonale e Punësimit, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve të Bashkisë Vlorë) u angazhuan me përgjegjësi dhe seriozitet në realizimin sa më mirë të aktiviteteve. Zhvillimi i aktiviteteve u publikua edhe nëpërmjet fotografive në rrjetet sociale.

Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Vlorë u hartua Plani i Veprimit “Për parandalimin e lëvizjes masive të shtetasve në vendet e Bashkimit Evropian”. Drejtoria Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Vlorë ka ndjekur çdo ditë me përgjegjësi situatën, duke përditësuar informacionin ditor, duke vepruar hap pas hapi deri në parandalimin e plotë të këtij fenomeni. Nga ana e kontrollorëve janë zbatuar procedurat standarde dhe një kontroll më i detajuar në vijën e dytë të kontrollit; intervistimi profesional i kësaj kategorie dhe kontrolli i kujdesshëm i dokumentacionit shtesë (në disa raste ka rezultuar i dyshimtë dhe destinacioni

Page 79: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

79

RA

PORTi tyre, nuk ka qenë Italia, por Gjermania dhe Franca; disa prej tyre nuk e kanë justifikuar

qëllimin e udhëtimit, gjithashtu dhe ftesat e tyre kanë qenë ta parregullta dhe pa bileta ardhje) për udhëtimin në vendet e Bashkimit Evropian. Kjo kategori personash janë nisur kryesisht nga qyteti i Fierit, Vlorës dhe Elbasanit. DRKM-ja Vlorë ka bashkëpunuar me strukturat e krimit të organizuar dhe sektorin e trafiqeve në Drejtorinë e Policisë të Qarqeve Vlorë dhe Fier, me strukturat e qeverisjes vendore, me qëllim parandalimin e këtij fenomeni. Është bërë evidentimi i operatorëve të transportit të udhëtarëve që kanë tendencë organizimin e lëvizjes masive të qytetarëve në drejtim të vendeve të BE-së, nisur nga qëllimi i fitimit. Më problematike paraqiten agjencitë e udhëtimit “Agimi Travel”; “Euro Lines”; “Arjani Travel”; “Jusi Travel”; “Hermes”. Nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë janë marrë deklarimet përkatëse për shtetasit e refuzuar në dalje, me qëllim për të zbuluar personat organizatorë të lëvizjes masive të shtetasve shqiptarë drejt vendeve të BE-së dhe nisjen e procedimeve penale ndaj personave përgjegjës. Gjatë periudhës janar - dhjetor të vitit 2015, Seksioni i Luftës Kundër Trafiqeve ka punuar për realizimin e detyrave të planifikuara dhe atyre të dala gjatë dinamikës së punës, me qëllim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të veprimtarisë kriminale të personave që ushtrojnë një aktivitet të tillë kriminal, si dhe kapjen dhe arrestimin e autorëve të veprave penale të ndodhura dhe evidentuara në juridiksionin që mbulohet nga Drejtoria e Policisë Qarku Vlorë. Prioritet ka qenë dhe mbetet lufta kundër shfrytëzimit të femrave për prostitucion, trafikimit të personave për qëllime fitimi, dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, trafikimit të mjeteve motorike, trafikimit të armëve dhe municioneve etj.

Operacione të zhvilluara gjatë vitit 2015, gjithsej 7shtatë:

Plan – Operacioni “HIT”; Plan – Operacioni “BLUE AMBER-SIROCCO”; Plan – Operacioni “PRITËSI”; Plan – Operacioni “BOSI”; Plan – Operacioni “BLU AMBER VULCAN”; Plan – Operacioni “ÇMONTUESI”; Plan – Operacioni “MIRAZH”

Gjatë periudhës janar - dhjetor 2015 janë evidentuar vepra penale si më poshtë:

Page 80: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

80

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr.19, datë 19.02.2006, “Për krijimin e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore”, në institucionin e Prefektit të Qarkut Berat është ngritur dhe funksionon Komiteti Rajonal dhe Tryeza Teknike e Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore, e cila shërben si sekretari teknike e Komitetit Rajonal.

Institucioni i Prefektit e ka parë parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si një nga sfidat e rëndësishme dhe themelore në fushën e të drejtave të njeriut dhe zbatimit të ligjit, duke e konceptuar, jo si një detyrë policore, por si një përpjekje mbarëshoqërore. Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore tashmë është kthyer në një prioritet të rëndësishëm, jo vetëm nga strukturat ligjzbatuese dhe ato të edukimit me akses luftën kundër kësaj dukurie shoqërore, por dhe nga një numër në rritje i organizatave jofitimprurëse.

Për këtë vit janë zhvilluar mbledhjet e Komitetit Rajonal në muajin shkurt dhe gusht, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut dhe me pjesëmarrjen jo vetëm të anëtarëve të këtij komiteti, por edhe të ftuarve nga shoqëria civile, grupet e interesit, shoqatat dhe përfaqësues të Drejtorisë Arsimore, Drejtorisë të Shëndetit Publik dhe medias. Tryeza Teknike Rajonale u ka paraprirë mbledhjeve të Komitetit Rajonal. Në këtë Tryezë janë diskutuar problemet potenciale të trafikimit, si: varfëria, braktisja e shkollës, fëmijët e rrugës, lokalet e pakontrolluara e sidomos fëmijët e paregjistruar në gjendjen civile, që vijnë kryesisht nga komuniteti rom dhe më pak nga emigrantët. Në këtë kuadër, KRAT-i ka pasur bashkëpunim të frytshëm me DAR-in për realizimin e projektit “Reduktimi i dhunës në mjediset shkollore me modele e praktika të zgjidhjeve dhe negocimeve”.

Për periudhën janar - dhjetor 2015 janë evidentuar 7 vepra penale, zbuluar 7, me 10 autorë, arrestuar 5, në gjendje të lirë 3 dhe 1 në kërkim. Lidhur me lëvizjen masive të qytetarëve shqiptarë me qëllim emigrimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian, për të kërkuar azil, në Qarkun e Beratit nuk ka pasur informacione apo raste të evidentuara.

Synimet e Komitetit Rajonal Antitrafik të Qarkut Berat:

- Sensibilizimi, ndërgjegjësimi i strukturave për rëndësinë e edukimit në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.

- Njohja e organizmave shtetërorë në nivel vendor, njësive vendore dhe OJF-ve me modelet e punës dhe koordinimin e aktiviteteve në kuadër të luftës kundër trafikut të qenieve njerëzore apo që ndikojnë në parandalimin e tij.

- Identifikimi i problemeve social - ekonomike që ka komuniteti dhe evidentimi i hartës së zonave me risk.

- Dhënia e mesazheve autoriteteve lokale, si t’i vijë në ndihmë komunitetit në nevojë e rrezik (gra, vajza dhe fëmijë) nëpërmjet raporteve periodike të hartuara nga institucionet dhe OJF-të që realizojnë projekte, të fokusuara në luftën kundër trafikimit dhe dhunës.

Në zbatim të Strategjisë dhe Planit Kombëtar të Veprimit, në zbatim të Urdhrit Nr. 139, të Kryeministrit, si dhe detyrave të ngarkuara nga Ministria e Punëve të Brendshme, Komiteti Rajonal Antitrafik i Qarkut Kukës, gjatë vitit 2015, realizoi një sërë detyrash për periudhën janar - dhjetor 2015.

Page 81: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

81

RA

PORTU miratua “Plani i Veprimit” i Komitetit të Luftës Antitrafik të Qarkut Kukës, me qëllim

përsosjen e mëtejshme në angazhimin e të gjithë strukturës shtetërore, bashkëveprimin e veprimeve qeveritare dhe joqeveritare, si dhe sensibilizimin e komunitetit për luftën kundër trafikimit të personave. Në zbatim të Udhëzimit Nr. 30, datë 05.02.2010, të Ministrit të Punëve Brendshme, si pasojë e ndryshimeve në strukturat drejtuese të institucioneve, u ristrukturuan Komiteti Rajonal Antitrafik dhe Tryeza Teknike me anëtarë të rinj. Gjatë vitit 2015 janë zhvilluar 3 takime në nivel të KRAT-it, si dhe 6 takime me Tryezën Teknike, me përfshirjen e të gjithë aktorëve që ngarkon ligji.

Disa nga aktivitetet e zhvilluara:

Në datë 11.03.2015 u zhvillua workshop-i “Hartimi i Planit Rajonal të Veprimit Anti-Trafik në Qarkun e Kukësit. Ky takim është zhvilluar në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar.

Në datë 20.04.2015 u mbajtur takimi periodik me anëtarët e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikimit të Personave. Nga ana e Komitetit dhe Tryezës Teknike, një vëmendje e veçantë i është kushtuar zhdukjes së fenomenit të braktisjes së shkollës nga nxënësit, kjo më e theksuar në pjesën e dytë të vitit, në periudhën e ikjes drejt vendeve perëndimore për azil. Puna e KRAT-it dhe e TT-së u fokusua, qoftë duke bërë takime e marrë kontakte me drejtoritë e shkollave e konvikteve që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Qarkun e Kukësit, ashtu dhe në mesazhet e dhëna në media se, azilantët që do të ikin nga Shqipëria, do të kenë shumë pak shanse për të marrë azil në këto shtete.

Në datë 20.05.2015 në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar u organizua një takim ku u diskutua për hartimin e kalendarit të aktiviteteve të fushatës verore.

Në datë 30.06.2015, në Nënprefekturën Has dhe, në datë 01.07.2015, në Nënprefekturën Tropojë, në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Caritas-in Shqiptar u ngritën Nënkomitetet në të dyja nënprefekturat e sipërcituara, ku pati një pjesëmarrje të kënaqshme nga ana e përfaqësuesve të këtyre dy rretheve.

Në datë 20.07.2015 u zhvillua analiza 6-mujore janar - qershor 2015, me pjesëmarrjen e anëtarëve të KRAT-it dhe të Tryezës Teknike.

Në datë 18.09.2015, nga Kryetari i KRAT-it u zhvillua një takim për të vlerësuar punën e bërë nga TTA-ja, realizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese te fushatës verore, të planifikuar për periudhën maj - gusht 2015, si dhe për të planifikuar aktivitete të tjera në vazhdim.

Në datë 16.12.2014 u mbajt një takim me anëtarët e Komitetit Rajonal dhe të Tryezës Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, me qëllim analizimin e punës për vitin 2015.

Sa i përket aktiviteteve sensibilizuese verore dhe Muajit Antitrafik, si dhe veprimtarive në kuadër të planit të miratuar, janë të pasqyruara tek anekset..

Page 82: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

82

Një vëmendje të veçantë, gjatë vitit 2015, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë i kanë kushtuar parandalimit të veprimtarisë kriminale, në përgjithësi, dhe eliminimit të fenomenit të trafikimit, sidomos gjatë sezonit turistik, kur fluksi i hyrje-daljeve në kufi është më i lartë. Nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Kukës, janë evidentuar këta tregues:

Trafikim i personave të rritur, neni 110/a i Kodit Penal, evidentuar 2 (dy), zbuluar, implikuar 3 autorë, 3 shpallur në kërkim policor.

Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm kufiri, neni 298 i Kodit Penal, 5 (pesë) raste, me 9 të dyshuar, ku: 2 të arrestuar në flagrancë, 1 i shpallur në kërkim, 6 në gjendje të lirë. Në 4 raste, referimet janë bërë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës dhe 1 rast në Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, me 3 të dyshuar, ku është sugjeruar ndjekja me metoda speciale të hetimit.

Trafikim i të miturve, neni 128/b i Kodit Penal, evidentuar 1(një) ngjarje, zbuluar, me 4 autorë, 2 të arrestuar në flagrancë, 2 të shpallur në kërkim. Referimi në Prokurorinë për Krime të Rënda.

Mbajtje e lokaleve për prostitucion, neni 115 i Kodit Penal, 1(një) rast, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kukës, zbuluar, me 3 autorë, 2 të arrestuar në flagrancë, 1 në gjendje të lirë.

Në zbatim të Urdhrit të Prefektit Nr. 26, datë 16.12.2014, “Për krijimin e Komitetit Rajonal të Luftës Kundër Trafikut të Qenieve Njerëzore” dhe Tryezës Teknike Rajonale Antitrafik për periudhën janar - dhjetor 2015, Komiteti Rajonal Antitrafik Lezhë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe aktivitetesh:

Me datë 3 mars 2015 u organizua takimi i Komitetit Rajonal dhe i Tryezës Teknike me temë: “Hartimi i Planit Rajonal të Veprimit Antitrafik në Qarkun Lezhë”. Në takim u prezantua Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i Veprimit 2014 -2017, u draftua Plani Rajonal Antitrafikim në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare, i cili u miratua nga KRAT-i, dhe u përcaktuan detyrat dhe përgjegjësitë e secilit institucion në zbatim të planit rajonal antitrafik.

Me datë 16 shtator 2015 u zhvillua takimi i radhës i Komitetit Rajonal Antitrafik, ku pati diskutime mbi ecurinë e aktiviteteve verore dhe hartimin e kalendarit të Muajit Antitrafik.

Me datë 16 dhjetor 2015 u zhvillua takimi i Tryezës Teknike, kërkuar nga ana e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Lezhë, për trajtimin e një rasti, për të cilin u morën detyra dhe angazhim, si nga World Vision Lezhë, i cili ofroi mbështetje për pagesën e qirasë së banesës, për një periudhë 6-mujore, zyrtarizimi ligjor në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, si dhe ndihma nga ana e Kryqit të Kuq Lezhë. Gjithashtu, Drejtorisë së Shëndetit Publik iu la detyrë ndjekja e shërbimit shëndetësor të rastit në fjalë. Ky shembull është një histori suksesi, i cili duhet të përqafohet nga KRAT-et e tjera për mënyrën e zgjidhjes së rasteve në KRAT-e apo TT.

Page 83: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

83

RA

PORTNga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është punuar në drejtim të parandalimit, zbulimit

dhe goditjes së veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe evidentimin e viktimave të mundshme dhe viktimave të trafikimit, duke bashkëpunuar me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror. Gjatë vitit 2015, nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë janë evidentuar 2 raste të “Trafikimit të personave” (femra), 1 rast i “Trafikimit të të miturve të mbetur në tentativë (femër)”, dhe 1 rast i “Ndihmës për kalim të paligjshëm kufiri”, ku janë arrestuar e ndaluar 4 autorë të këtyre veprave penale, shpallur në kërkim, 1 autor. Nga Drejtoria e Policisë së Kufirit dhe Emigracionit nuk ka pasur asnjë informim në lidhje me evidentimin apo konstatimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore.

Në drejtim të zhvillimit dhe pjesëmarrjes së strukturave shtetërore në parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave, Qarku Lezhë ka qenë totalisht i angazhuar në zbatimin me korrektesë të aktiviteteve të fushatës verore, ashtu edhe të Muajit të Luftës Kundër Trafikimit të Personave. Kështu mund të përmendim aktivitetet e shumta të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror, qoftë me komunitetin, ashtu edhe me nxënësit e shkollave të mesme e 9-vjeçare.

Gjatë periudhës janar - qershor 2015, nga Drejtoria Rajonale e Arsimit (DAR) janë zhvilluar seminare në të gjithë qarkun, me pjesëmarrjen e komunitetit, drejtorë shkollash, mësues e punonjës të drejtorive të ndryshme zonale dhe rajonale, shërbimeve sociale të komunave dhe bashkive etj., si dhe janë trajtuar problemet e trafikimit, parandalimit, bashkëpunimit, informimit dhe referimit të rasteve kur ato janë ose përbëjnë rrezikshmëri për trafikim. DAR-i nuk ka pasur asnjë rast të identifikuar si viktimë e mundshme trafikimi, por në mënyrë të vazhdueshme ka qenë korrekte, jo vetëm për të evidentuar apo hulumtuar përmes rrjetit të shërbimit psiko-social, por edhe për të bashkëpunuar në mënyrë sistematike për ndërgjegjësim, këshillim, parandalim dhe njohje ligjore, përmes specialistëve të antitrafikut në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Lezhë. Gjithashtu nga DAR-i janë zhvilluar aktivitete të përbashkëta, sidomos për policimin në komunitet, ku pjesëmarrja e nxënësve në ambientet e Policisë, mënyra e funksionimit të procesit të policimit në komunitet, i ka dhënë mundësinë nxënësve që të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje të qarta, si dhe të ndërgjegjësohen edhe për rolin e tyre në këtë drejtim. Po kështu është bashkëpunuar edhe me Drejtorinë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror të Qarkut Lezhë, e cila është vënë në dispozicion të shkollës, për të bërë njohjen me legjislacionin dhe mënyrën e bashkëpunimit, për të rritur dhe forcuar ndjeshmërinë sociale te njerëzit.

Drejtoria e Shëndetit Publik Lezhë, për periudhën janar - dhjetor, ka zhvilluar seminare edukuese me nxënës nga mosha 12 - 18 vjeç të shkollave të rrethit të Lezhës (Zejmen, Spiten, Manati, Torovicë, Balldre, Dajc, Shëngjin, Ishull Shëngjin, Shënkoll, Rrile, Lezhë), mbi kujdesin që duhet të kenë adoleshentët ndaj përzgjedhjes së miqve, të cilët mund të mos jenë në shkollë dhe kanë diferencë moshe më të madhe se ata, kujdesin e zgjedhjes së partnerit dhe fejesat e reja në moshë, shoqërimit me persona të panjohur dhe me sjellje të dyshimta, si dhe mbi etikën e të veshurit në shkollë. Gjithashtu janë informuar mbi të drejtat që kanë të rinjtë, ku mund të drejtohen për të marrë informacione të sigurta dhe mund të paraqesin denoncimet dhe raportimet në rastet që ata ndihen të rrezikuar apo të kërcënuar, sikurse në linjën kombëtare 116006 dhe në aplikacionin “Raporto! Shpëto!”. Njëkohësisht janë zhvilluar takime edhe me personelin shëndetësor të mesëm dhe të lartë mbi zbatimin e Procedurave Standarde të Veprimit që duhet të ndiqen në rastet e viktimave të trafikimit. Asnjë rast viktimë/viktimë e mundshme trafikimi nuk është identifikuar nga Drejtoria e Shëndetit Publik.

Page 84: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

84

Pranë institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër, në mbështetje të Ligjit Nr. 8 927, datë 25.07.2002, “Për Prefektin”, me Urdhrin Nr. 3, datë 20.01.2015, u ringrit Komiteti Rajonal i Luftës kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore për Qarkun e Gjirokastrës.

Që në fillim të vitit, nga ana e KRAT-it Gjirokastër është hartuar Plani i Veprimit për periudhën janar - dhjetor 2015. Në këtë plan veprimi u përcaktuan të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë për strukturat rajonale përkatëse, aktivitetet dhe angazhimet që merr Komiteti dhe anëtarët e tij në kuadër të parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të personave. Gjithashtu, institucionet e tjera, anëtare të Komitetit Rajonal Antitrafik Gjirokastër, hartuan planet përkatëse të veprimit. Kështu:

Bashkia Gjirokastër gjatë periudhës raportuese mbajti nën monitorim situatën social- ekonomike të 55 familjeve, ku kryefamiljare janë të reja ose vajza-nëna. Gjithashtu në monitorim janë edhe 16 gra e vajza, të cilat kanë marrë nga Gjykata Urdhër-Mbrojtjeje.

Drejtoria e Shëndetit Publik, sipas Planit të Veprimit të hartuar për vitin 2015, ka bërë gjatë kësaj periudhe promovimin e materialeve për protokollet e procedurave standarde të veprimit, identifikimit dhe referimit të viktimave të mundshme të trafikimit prej personelit dhe institucioneve shëndetësore. Gjatë periudhës analizuese, nga ky institucion nuk ka asnjë rast konkret të deklaruar prej qendrave shëndetësore, i cili të ketë qenë viktimë e mundshme trafikimi. Gjithashtu, nuk ka pasur as raste të dokumentuara të shfrytëzimit të femrave për qëllime prostitucioni.

Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, si pjesë e Komitetit Rajonal Antitrafik, ka qenë e gatshme të ofrojë punësim, formim profesional, këshillim dhe orientim për tregun e punës për këtë kategori. Pranë kësaj drejtorie funksionon sporteli i emigracionit, nëpërmjet të cilit punëkërkuesve u shërbehet me informacion falas për emigrimin, nëpërmjet një pakete informuese.

Për vitin 2015, shifrat e trafikimit të personave në Qarkun Gjirokastër janë zero. Kështu, gjatë periudhës 1 janar - 31 dhjetor 2015 nuk është evidentuar asnjë rast i trafikimit të personave. Ndërkohë, nga shërbimet policore të Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në zbatim të Urdhër-Shërbimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me Nr. 865, datë 26.12.2007, “Për hedhjen e të dhënave në databaza për viktimat e trafikut”, gjatë periudhës raportuese në Pikat e Kalimit Kufitar, Kakavijë dhe “Tri Urat”, janë deportuar rreth 1 500 shtetas të huaj, me origjinë kryesisht siriane, vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës, të cilët nga intervistimi ka rezultuar se kanë kaluar në këmbë nëpërmjet kufirit të gjelbër. Në rrethin e Gjirokastrës, drejtimet kryesore ose pikat nga ku realizohen trafiqet janë:

- Llongo - Katundë - Gjirokastër- Dritë - Kakavijë - Grykë e Bogazit - Peshkëpi e Sipërme - Nepravishtë - Gjirokastër- Gjirokastër - Delvinë - Vlorë- Gjirokastër - Sarandë - Vlorë

Page 85: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

85

RA

PORTProblem shqetësues për Qarkun e Gjirokastrës ka qenë kalimi i paligjshëm i

kufirit nga shtetasit e vendeve të treta apo të Lindjes së Mesme dhe vendeve të ndryshme afrikane, kjo duke iu referuar edhe pozitës gjeografike që ka ky qark me Greqinë. Ata kanë tentuar të hyjnë dhe të përdorin rajonin tonë si transit për të kaluar më pas në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas raportimeve të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin, ajo çfarë është evidentuar gjatë vitit 2015, është ulja e ndjeshme e numrit të emigrantëve. Nga ana e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut, në vazhdimësi janë marrë masa të vazhdueshme, sipas dinamikës së krijuar për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore.

Një problem tjetër shqetësues për Qarkun e Gjirokastrës përbën fenomeni i lypësisë së të miturve, kryesisht në rrugë apo ambiente të tjera të frekuentuara, në qendrat e banuara, fenomen i cili ka lidhje me trafikimin e të miturve për lypësi. Kjo situatë mund të klasifikohet më shqetësuese, nisur nga fakti se Qarku i Gjirokastrës ka në përbërje të tij edhe një numër të konsiderueshëm të komuniteteve rome dhe egjiptiane, që përbëjnë edhe grupet më të riskuara.

Bazuar në Planin e Veprimit të Komitetit Rajonal për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, për periudhën janar - dhjetor 2015, dhe në kalendarin e aktiviteteve për Muajin e Luftës Kundër Trafikimit te Personave, nga strukturat përkatëse në Qarkun e Gjirokastrës janë zhvilluar një serë aktivitetesh si më poshtë:

Drejtoria Arsimore Rajonale, në bashkëpunim me institucionet arsimore, ka marrë pjesë si faktor i rëndësishëm në edukimin e fëmijëve dhe në parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Gjatë vitit u realizuan shumë veprimtari, ku theksi u vendos në:

• Sensibilizimin e fëmijëve, prindërve dhe stafeve mësimore për rrezikun që paraqet trafikimi i qenieve njerëzore, për format e shfaqjes dhe si mund të parandalohet.

• Reduktimin e braktisjes shkollore dhe tërheqjen e fëmijëve të rrugës në bankat e shkollës.

• Rritjen e bashkëpunimit me psikologët dhe punonjësit socialë për të gjitha grupmoshat dhe sidomos për fëmijët që vijnë nga shtresat e margjinalizuara.

• Organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe të fushatave sensibilizuese, jo vetëm gjatë muajit tetor, që është shpallur “Muaji Antitrafik”, por aktivitete me shtrirje gjithëvjetore. Tryeza të tilla janë zhvilluar në shkollat “Koto Hoxhi”, “Cajupi”, “Naim Frashëri” etj.

• Gjimnazi “Asim Zeneli” ka përgatitur fletëpalosje, ku ka trajtuar të ndërthurura çështje të dhunës, trafikimit dhe si të mbrohemi prej tyre, në bashkëpunim edhe me Njësinë e Shërbimit Psiko-social.

• Janë planifikuar dhe realizuar aktivitete të larmishme artistike dhe sportive, me qëllim që fëmijët të përfshihen në këto veprimtari dhe të jenë sa më larg situatave të rrezikshme të trafikimit.

Nga ana e Institucionit të Prefektit të Qarkut Gjirokastër janë marrë masa për hartimin e Planit të Veprimit për periudhën janar - dhjetor 2016, ristrukturimin e anëtarëve të Komitetit Rajonal Antitrafik e Tryezës Teknike, si dhe hartimin e Rregullores së KRAT-it.

Page 86: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

86

Komiteti Rajonal Antitrafik Shkodër dhe Tryeza Teknike u riorganizuan me Urdhrin e Prefektit Nr. 9, datë 10.02.2015, “Për riorganizimin e Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore”, Urdhrin Nr. 10, datë 10.02.2015, “Për riorganizimin e Tryezave Teknike Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore” dhe u hartua Plani i Veprimit Antitrafik për Qarkun Shkodër, i cili iu shpërnda gjitha strukturave përgjegjëse për zbatimin e tij. Gjatë vitit 2015, puna e KRAT-it Shkodër ka konsistuar në:

• Realizimin e takimeve periodike në periudha tremujore dhe përcjelljen e informacionit zyrtar të Komitetit Rajonal dhe Tryezave Teknike pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Shkodër, dhe raportimin e tij pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

• Rritjen e bashkëpunimit të institucioneve anëtare të Tryezës Teknike dhe Komitetit Rajonal që ushtrojnë aktivitet në Qarkun Shkodër, të cilët kanë bërë punë intensive me reforma për parandalimin, informimin dhe ndërgjegjësimin për personat me probleme sociale, që mund të bëhen burim i viktimave të trafikimit.

• Bashkëpunimin dhe raportimin e anëtarëve të Komitetit Rajonal për denoncimin dhe përcjelljen në strukturat përkatëse për rastet e identifikuara, sidomos të shtresave të keqtrajtuara, që kryesisht kanë qenë gratë dhe fëmijët.

• Vëmendje e veçantë i është kushtuar, nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, anëtarët e Komitetit Rajonal dhe OJF-të, realizimit të fushatave ndërgjegjësuese dhe informuese për dhunën në familje dhe aspekte të trafikimit të fëmijëve dhe të të rriturve. Duke realizuar 22 aktivitete sensibilizuese në shkolla, 2 (dy) takime në pikën e kalimit kufitar në Muriqan, 2 (dy) tenda informuese pranë Prefekturës Shkodër, 6 (gjashtë) takime në qendrat shëndetësore dhe 1 (një) takim sensibilizues në 1 (një) ndërmarrje fasoni, në Pukë, mbi fenomenin e trafikimit, të shpërndara gjatë periudhës së verës dhe gjatë Muajit Antitrafik.

• Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë ka realizuar trajnimin e 179 mjekëve të qendrave shëndetësore në zonat rurale, me temë “Rëndësia e Mjekut të Familjes në Raportimin e Viktimave të Trafikimit. ”

• Është organizuar nga Drejtoria e Shërbimit Social Shtetëror dhe Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik, kursi i aftësimit profesional për 24 gra dhe vajza nga familjet e ngujuara në Komunën Rrethina, të cilat kanë përfituar dhe mbështetjen psikologjike nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër.

• Prefektura Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social Shtetëror, Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër, ka realizuar 15 takime në shkollat e Qarkut Shkodër. Nga këto takime kanë qenë përfitues 1 823 nxënës të Qarkut Shkodër, të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të degëve Psikologji dhe Punë Sociale në Universitetin e Shkencave të Edukimit, në Universitetit e Shkodrës.

Page 87: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

87

RA

PORTDisa nga rezultatet e arritura për vitin 2015

1. Është mundësuar sistemimi dhe pajisja me të gjitha pajisjet e nevojshme e 2 dhomave të intervistimit në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan, në kuadër të zbatimit të projektit të Caritas-it Shqiptar dhe CRS-së, “Për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve qeveritare shqiptare në mbrojtje të viktimave të trafikimit”, financuar nga Zyra mbi Trafikimin e Personave (J-TIP) e Departamentit të Shtetit pranë Qeverisë së SHBA-së, ka ndihmuar në përmirësimin e bashkëpunimit ndërkufitar të policisë me homologët e tyre në Kosovë dhe Malin e Zi.

2. Në shtator të vitit 2015 është hapur strehëza për sistemimin e viktimave të dhunës në familje, për 48 orët emergjente. Ky shërbim është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Bashkisë Shkodër me organizatën “Gruaja te Gruaja”.

Takimet e Komitetit Rajonal dhe të Tryezave Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave janë mbajtur në Institucionin e Prefektit të Qarkut Shkodër, në Nënprefekturën Malësi e Madhe dhe në ambientet e Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan. Gjatë vitit 2015 janë mbajtur 5 takime:

Me datë 10.02.2015 u zhvillua takimi i parë për vitin 2015, me qëllim riorganizimin e Komitetit Rajonal Antitrafik, dhe u dhanë sugjerimet për hartimin e Planit të Veprimit Antitrafik për vitin 2015.

Me datë 18.02.2015 u organizua workshop-i me temë: “Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave”, me anëtarët e Komitetit Rajonal, Tryezës Teknike, Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim dhe Caritas-it Shqiptar. Institucioni i Prefektit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër realizuan me datë 21.07.2015 takimin me temë: “Bashkëpunimi me strukturat e Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, për informimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik në pikën e kalimit kufitar, mbi fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore”. U diskutua në lidhje me trajnimin e efektivëve të Policisë për identifikimin e personave që janë në rrezik trafikimi dhe mbi planin e masave të hartuara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në lidhje me azilkërkuesit. Pas këtij takimi u bë e mundur shpërndarja e materialeve sensibilizuese (fotonovela).

Në periudhën maj - korrik është organizuar kursi i Aftësimit Profesional për 24 gra dhe vajza nga familjet e ngujuara në Komunën Rrethina. Përfitues direkt në këtë shërbim ishin 24 vajza dhe gra, dhe në të njëjtën kohë kanë marrë mbështetjen psikologjike nga Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër.

Me datë 23.09.2015 u realizua promovimi i nismës së sensibilizimit dhe parandalimit të migracionit të parregullt në shtetin Belg, pranë Zyrës së Informimit të Bashkimit Evropian.

Me datë 28-29.09.2015 u realizua trajnimi i anëtarëve të KRAT-it nga Caritas-i Shqiptar në Tiranë.

Page 88: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

88

Në nëntor të vitit 2015, pranë Bashkisë Shkodër, është organizuar takimi për hartimin e Planit Lokal të Veprimit për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge.

Nga raportimi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Shkodër, mbi numrin e viktimave të trafikimit në Qarkun Shkodër, të identifikuara dhe trajtuara nga anëtarët e KRAT-it dhe TT-ja, rezulton 1 viktimë trafikimi. Nga ana e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Informativ të Shtetit informohemi se në lidhje me identifikimin e numrit të personave të trafikuar dhe viktimat e mundshme për trafikim, për periudhën janar - dhjetor 2015, nuk janë identifikuar raste viktima të trafikimit ose viktima të mundshme trafikimi nga Qarku Shkodër. Në lidhje me situatën dhe rreziqet që paraqet lëvizja e pakontrolluar e shtetasve, sidomos e fëmijëve të pashoqëruar në vendet e BE-së, që mund të kthehen burim i trafikimit të qenieve njerëzore, evidentohet se Drejtoria Rajonale e Shërbimit Informativ të Shtetit e ka trajtuar fenomenin në rast që ka konstatuar në përputhje të plotë me ligjin e SHISH-it.

Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Shkodër ka bërë e mundur përfshirjen në grupe të integruara, të personave nga komuniteti rom në kurset profesionale të hidraulikës, mekanik makinash industriale (qepëse) dhe kopshtar, ndërsa nga kontaktet e DRSHKP-në, nuk ka persona të evidentuar si të punësuar nga ky komunitet. 8 pjesëtarë të komunitetit rom vazhduan kursin e saldatorit, me qëllim negocimin për mundësi punësimi në përfundim të trajnimit, në fillim të vitit 2016. Janë përfshirë në kursin “Gdhendës druri” 9 (nëntë) persona të komunitetit rom. Kanë përfunduar me sukses trajnimin në profilin përkatës 4 (katër) persona të këtij komuniteti. Është evidentuar 1 (një) person i komunitetit rom i punësuar, i cili është punësuar në profilin e saldatorit, si dhe është angazhuar nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Shkodër si instruktor me kohë të pjesshme. Në bashkëpunim me shoqatën “I Care” është realizuar përfshirja e kursantëve jetimë në kursin e pastiçerisë. Gjithashtu janë realizuar takime me shoqatën “Maltezer ”, me qëllim përfshirjen e nënave të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Në lidhje me ndjekjen e postformimit të shtresave vulnerabël, të trajtuara në kurset profesionale, nëpërmjet sistemit të gjurmimit, i cili po aplikohet nga ky insitucion, janë evidentuar raste sporadike të vetëpunësimit.

Në periudhën prill - qershor 2015, KRAT-i Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shëndetit Publik, ka realizuar takime ndërgjegjësuese me të 4 qendrat shëndetësore të qytetit dhe Qëndrën Shëndetësore të Komunës Velipojë, ku u informuan:

• 170 punojës të shëndetësisë; • 11 infermierë të shkollave të shërbimit dentar; • 10 punojës të stafit në Qendrën Shëndetësore të Komunës Velipojë.

Drejtoria Arsimore Rajonale ka realizuar takime periodike me të gjithë drejtuesit e shkollave të DAR-it dhe drejtuesit e shkollave me stafet e tyre pedagogjike, me qëllim njohjen me rrezikshmërinë që paraqesin grupet kriminale të interesuara për trafikimin e qenieve njerëzore. Në planin e veprimit të DAR-it Shkodër është punuar për pasurimin e orëve mësimore me temat e trafikimit të personave, që realizohen në bashkëpunim psikolog - mësues. Janë realizuar tema për trafikimin, janë organizuar debate, dramatizime, ese, si dhe janë zhvilluar aktivitete sensibilizuese. Qëllimi i këtyre veprimtarive edukative është të shërbejnë si material referimi dhe burimor në aktivitetet nga ⁄ dhe për nxënësit, që lidhet me parandalimin e disa prej rreziqeve me të cilat ndeshen ata në ditët e sotme. Vlen të përmendet fakti që, në

Page 89: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

89

RA

PORTbashkëpunim me Shtëpitë e Fëmijës, u mundësua integrimi i një grupi fëmijësh jetimë në shkollat

“Salo Halili”, “Xheladin Fishta” dhe “Azem Hajdari”. Gjithashtu u punua për identifikimin dhe përditësimin e listave për të regjistruar të gjithë fëmijët e moshës së detyrimit shkollor, kjo në bashkëpunim me të gjithë institucionet që ofrojnë shërbim në interes të fëmijëve, si: Shtëpia e Fëmijës, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social, Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Shkodër, Drejtoria e Shëndetit Publik, si dhe institucionet arsimore Shkodër.

Për vitin 2015, pranë Zyrave të Punësimit në shkallë qarku janë regjistruar gjithsej 11 958 punëkërkues (5 182 femra dhe 6 776 meshkuj), ku nuk është identifikuar asnjë viktimë trafikimi apo viktimë e mundshme trafikimi. Gjatë periudhës tetor - dhjetor, aktualisht dhe në vazhdim, ka mundësi punësimi në sektorin fason (rrobaqepësi, këpucë dhe përpunim peshku) për 158 gra dhe vajza, veçanërisht të moshës 18-35 vjeç dhe pa profesion, por edhe deri në 45 vjeç, me profesion qepës tekstilesh dhe qepës lëkurash. Njëkohësisht në vazhdimësi ka vende të lira në sektorin e telemarketingut, aktualisht janë rreth 130 vende. Në çdo rast është kërkuar bashkëpunim dhe bashkërendim institucional për masat parandaluese apo rehabilituese për personat e trafikuar, do të veprohet me përparësi në drejtim të ndërmjetësimit të tyre në punë dhe formimit profesional.

Nënprefektura Pukë, në bashkëpunim me Zyrën Arsimore, Drejtorinë e Shëndetit Publik dhe pushtetin vendor, ka organizuar takime dhe fushata të ndryshme sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese, lidhur me fenomenin e trafikimit, pasojat e këtij fenomeni dhe mënyrën e raportimit. Në bashkëpunim me psikologët e shkollave u hartua një plan veprimi i përbashkët me masa informuese mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e tyre, barazinë gjinore, dhunën në familje dhe fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore. Për secilën nga këto tema u përcaktua edhe kalendari i takimeve me shkollat e ndryshme. Në këtë kuadër u realizuan:

1. Takime sensibilizuese me nxënësit e shkollave të mesme; 2. Fushata ndërgjegjësimi mbi pasojat e fenomenit të trafikimit;3. Tryeza diskutimi me shoqata dhe institucione që mbulojnë problematika të ndryshme

sociale.

Për periudhën janar - dhjetor 2015, mbi identifikimin e numrit të personave të trafikuar dhe viktimat e mundshme për trafikim, në Nënprefekturën Malësi e Madhe nuk ka pasur asnjë rast trafikimi. Në bashkëpunim me Prefekturën Shkodër janë realizuar fushata ndërgjegjësuese dhe informuese për fenomenin e trafikimit dhe pasojat e tij. Puna është përqendruar edhe në takime me psikologët e shkollave, duke hartuar një plan veprimi të përbashkët me masa informuese mbi çështjet e mbrojtjes së fëmijëve, të drejtat e tyre, barazinë gjinore, dhunën në familje dhe fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore.

Në analizën e tij, KRAT-i Shkodër, përveç arritjeve në zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit, gjatë periudhës raportuese ka hasur edhe disa sfida, sikurse: 1. Mosregjistrimi i komunitetit rom. 2. Përveç rezistencës që disa viktima të mundshme trafikimi mund të bëjnë në konsultën mjekësore, mjekët, nga frika e raportimit, bëjnë rezistencë dhe nuk tregojnë realitetin për arsye të mungesës së zyrave të Policisë në qendrat shëndetësore.

Page 90: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

90

3. Ngritja e Njësive të Mbrojtjes së Fëmijëve në Njësitë Vendore dhe kualifikimi i personave përgjegjës. 4. Numri i vogël i fëmijëve që janë përfshirë në përfitimin e programeve për arsimimin plotësues, për ata që kanë braktisur shkollën nëpërmjet modelit “Shansi i Dytë”.

5. Raporti psikolog- nxënës nuk është në ekuilibër. (Numër i madh i nxënësve që menaxhohen nga 1 psikolog.)

Komiteti Rajonal Antitrafik Dibër, në fillim të vitit, hartoi Planin e Veprimit për vitin 2015, si dhe miratoi Rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal për Luftën Kundër Trafikimit të Personave”, në të cilën ishin përcaktuar në mënyrë të detajuar rregullat dhe detyra të hollësishme në lidhje me organizimin, funksionimin e marrëdhëniet e Komitetit me institucionet shtetërore dhe joshtetërore, aktorë për parandalimin e luftën kundër trafikimit të personave në nivel qarku. Institucioni i Prefektit ka marrë pjesë në takimet e organizuara nga strukturat shtetërore dhe OJF-të, në takimet e organizuara prej tyre mbi situatën antitrafik në qark e rrethe, duke bërë diskutime mbi këtë situatë dhe duke përcaktuar përparësi për periudhën në vazhdim.

Në mbledhjet e Komitetit Rajonal e Nënkomiteteve Antitrafik është informuar e raportuar mbi identifikimin e femrave të papuna, të paarsimuara, si dhe fëmijët e tyre, që vijnë nga familje të varfra e shtresat e popullësisë që janë më në nevojë. Më datë 29.12.2015 u zhvillua mbledhja e Komitetit Rajonal Antitrafik dhe e Tryezës Teknike Antitrafik, mbledhja e pestë e Nënkomiteteve në rrethet Mat e Bulqizë, në të cilat u paraqitën informacione dhe u bënë diskutime mbi situatën antitrafik në qark e rrethe për vitin 2015, si dhe u përcaktuan përparësi për periudhën në vazhdim.

Aktivitetet në kuadër të Muajit Antitrafik përfshinë rreth 350 fëmijë, të 15 shkollave 9-vjeçare e të mesme të qarkut Dibër, takimet informuese u bënë në lidhje me trafikimin; shkaqet, strukturat ku mund të raportohet, diskutimin e rasteve specifike dhe njohjen me aplikacionin “Raporto! Shpëto!”. Aktivitetet u monitoruan nga Drejtoria Rajonale Arsimore, zyrat e saj në rrethe, si dhe nga OJF-të që operojnë në qarkun Dibër. Për vizatimet e realizuara nga nxënësit e disa shkollave, në kuadër të Muajit Antitrafik, u shpërndanë certifikata mirënjohjeje nga Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave.

Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror ka bërë vlerësimin social-ekonomik për 6 raste të fëmijëve të pashoqëruar, të cilët kanë kërkuar azil ekonomik në vende të BE-së, si: Francë, Norvegji dhe Suedi. Për secilin rast është plotësuar një formular TIP dhe është raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Social Shtetëror Tiranë. Në lidhje me familjet e komunitetit rom në Qarkun Dibër, u evidentuan 6 familje. Nga këto janë 2 familje në Bashkinë Mat, 4 në Njësinë Administrative Komsi. Për rastet e tjera, familjet rome nuk janë me gjendje civile, por me qëndrim të përkohshëm.

Shërbimi Kombëtar i Punësimit, Drejtoria Rajonale e SHKP-së Dibër, gjatë vitit 2015, ka pritur, këshilluar dhe regjistruar 2 110 punëkërkues të papunë. Peshën më të madhe të punëkërkuesve të papunë e zënë ata që janë me ndihmë ekonomike, 1 688, në pagesë papunësie janë 233 punëkërkues. Nga kontaktet që ka pasur kjo zyrë me punëdhënësit privatë dhe OJF-të, nuk

Page 91: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

91

RA

PORTrezultojnë raste të shfrytëzimit të fëmijëve në punë të detyruar apo raste të trafikimit të qenieve

njerëzore.

Organizata World Vision, së bashku me NJMF-në e Bashkisë Peshkopi, në muajit janar - shkurt - mars, e ka përqendruar aktivitetin në menaxhimin e 3 rasteve. Gjatë muajve tetor -nëntor - dhjetor, World Vision ka realizuar vizita me 83 fëmijë të fshatit Brest, njësia administrative Kastriot, për të parë problematikat që paraqesin ata në shëndet. Aktivitete me prindër për disiplinimin pozitiv dhe vulnerabilitetin, ku prindërit janë njohur me konceptet në fjalë dhe me teknikat që duhet të përdorin në displinimin e fëmijëve. Po kështu ka ofruar mbështetje për 17 kopshte, me materiale kancelarie dhe një kopsht me tapet, karrige dhe rafte, ka zhvilluar aktivitete me 300 fëmijë në nevojë, në kuadër të festave të fundvitit, të cilëve iu dhuruan edhe dhurata, si dhe ka mbështetur me paketa ushqimore 61 familje në nevojë, të identifikuara nga mësuesit dhe nxënësit e shkollave, si dhe vetë komuniteti. Gjithashtu ka dhuruar 400 dhurata për fëmijët e shkollave fillore, ku World Vision punon (Cetush ,Vrenjt, Obok, Kërçisht i sipërm, Bllatë e poshtme, Dovolan, Selane, Staravec, Borovjan, Deshat) dhe ka mbështetur dhe asistuar rastet e shëndetit të 20 fëmijëve, me vizita, konsulta, ilaçe dhe syze.

Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Dibër, gjatë periudhës janar - shkurt - mars 2015, u ka ardhur në ndihmë 30 familjeve më në nevojë, të identifikuara nga Institucioni i Prefektit dhe punonjësja sociale e Bashkisë. Në partnership me World Vision, gjatë periudhës verore, e përqendruan aktivitetin e tyre në kampe verore për fëmijë nga qyteti i Peshkopisë, që variojnë nga mosha 8-vjeçare deri në 14 vjeç. Në këto aktivitete u përfshinë fëmijë me aftësi të kufizuar të këtij grupi moshor, të komunave Sllovë, Muhurr dhe nga qyteti i Peshkopisë. Këto aktivitete u zhvilluan në katër javë, ku në çdo javë (pesë ditë, nga e hëna në të premte) janë përfshirë 50 fëmijë.

Organizata “Partnerët për Fëmijë”, ka pasur takime me prindërit, bordet e shkollave, qeveritë e nxënësve dhe psikologët e shkollave, për të rritur kapacitetet e tyre dhe ndërgjegjësimin për t’u dhënë mundësi fëmijëve me aftësi të kufizuara, për të rritur aksesueshmërinë e tyre në arsim dhe shërbime të tjera që kanë të drejtë fëmijët.

Në rrethin Mat, organizata Save the Children, gjatë vitit 2015, ka kryer aktivitete kryesisht me nxënësit e shkollave, ku janë zhvilluar tema të vazhdueshme për trajnimin e fëmijëve në lidhje me format e trafikimit. Gjatë periudhës së verës janë organizuar kampe ditore me fëmijë, ku janë zhvilluar aktivitete, si dhe janë pajisur me materiale kancelarie. Kjo oraganizatë ka pajisur disa shkolla me pajisje laboratorike, mjete didaktike, libra artistikë etj. Save the Children në bashkëpunim me projektin UNDE Radio dhe organizatën MEDPAK, nëpërmjet rrjetit kompjuterik dhe mediave, trajtojnë probleme të komunitetit rom, egjiptian, si dhe të fëmijëve me aftësi të kufizuar. Vazhdon trajnimi në fushën e edukimit në shkollat 9-vjeçare “31 Korrikut”, në Njësinë Administrative Komsi dhe Rrypë.

Drejtoria Arsimore Dibër, ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Policisë Dibër, për ndërgjegjësimin e nxënësve ndaj rreziqeve potenciale të formave të kriminalitetit (trafikimi, droga) etj. Ka realizuar disa aktivitete për të ndërgjegjësuar komunitetin në parandalimin e dhunës, drogës dhe trafikimit të fëmijëve. Janë zhvilluar veprimtari që promovojnë një arsim cilësor, me moton: “Një fëmijë i arsimuar është më pak i rrezikuar”. Zyra Arsimore Mat pasur dy raste të braktisjes së shkollës, konkretisht një në shkollën “Gurrë e Madhe”, në klasën e tetë, dhe një në fshatin Ketë, në klasën e nëntë.

Page 92: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

92

Bashkia Mat dhe UNDP-ja (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim), në kuadër të trajtimit të dhunës në familje, në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe Shoqatën Kombëtare e komunitetin, kanë organizuar seminare (trajnime), ku është trajtuar kryesisht dhuna në familje, shkaqet dhe pasojat e saj. Gjatë këtij viti janë trajtuar nga Shërbimet Sociale dhe Avokatja e Autorizuar nga UNDP-ja për shërbimin falas, 30 raste të dhunës në familje.

Në Bashkinë Bulqizë, gjatë vitit 2015, nuk ka pasur raste të trafikimit të personave, është punuar për evidentimin e të gjitha familjeve në nevojë, pasi ato mund të jenë risk trafikimi. Është asistuar rasti i një fëmije tre (3) vjeç, i cili ka lindur në spitalin e Gjakovës dhe në bashkëpunim me shoqatën ATLAS, në Tiranë, u bë i mundur regjistrimi i vajzës në Gjendjen Civile Bashkia Bulqizë.

Këshilli i Qarkut Dibër, me datë 07.12.2015, mblodhi Komitetin Drejtues për monitorimin e rasteve, ku u trajtua rasti i fëmijës me iniciale A.M., i cila rezulton e lindur jashtë martese, dhe është e paregjistruar. Vajza A.M. është 4 vjeçe gjysmë dhe jeton me gjyshërit. Komiteti Drejtues lidhur me regjistrimin, vendosi të përgatisë dokumentacionin përkatës. Në varësi të informacionit të mbledhur do të mbahet takimi tjetër i Komitetit Drejtues, ku do të raportohet lidhur me zgjidhjen e problemit.

Gjatë vitit 2015 ka pasur vetëm një rast trafikimi, dhe është ndaluar autori për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, të parashikuar nga neni 110/a 2, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të rritura”, neni 102 të Kodit Penal. Materialet procedurale i janë kaluar për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Kufirit dhe Migracionit Dibër është vazhduar puna në drejtim të realizimit të objektivave për të arritur parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, që tentohet të kryhet nëpërmjet kufirit, në përgjithësi, dhe trafikimit të qenieve njerëzore, në veçanti. Gjatë vitit 2015, sipas statistikave të regjistruara në sistemin TIMS në KPK Dibër, janë kthyer të deportuar nga pala maqedonase: 150 shtetas, nga këto 136 meshkuj, 14 femra, 9 shtetas nën 15 vjeç, kanë kaluar ilegalisht kufirin 26 shtetas. Të ndarë sipas rretheve, shtetasit janë: Tiranë 13 shtetas, Dibër, Bulqizë 15 shtetas, Fushë-Krujë 1 shtetas, Kukës 8 shtetas, Fier 1 shtetas, Elbasan 1 shtetas, Librazhd 4 shtetas, Korçë 1 shtetas, Durrës 1 shtetas. Nga intervistimi dhe deklarimet e marra nga shtetasit e kthyer DEPORTIV e të kapur në kufi, nuk është identifikuar asnjë rast i trafikimit të qenieve njerëzore.

Bazuar në analizimin e të gjithë veprimtarisë së kryer nga KRAT-et, në raportimet periodike, si dhe në pjesëmarrjen e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar në takimet e zhvilluara të KRAT-ve apo Tryezës Teknike, ZKKA-ja del me këto rekomandime:

• Puna e Komitetit nuk duhet të reduktohet vetëm në përcjelljen e informacioneve të raportuara nga institucionet dhe agjencitë që veprojnë në nivel vendor, por ato duhet të shndërrohen në bërthamën e konceptimit dhe veprimit antitrafikim, përfshirë këtu parandalimin, luftën kundër trafikimit të personave, ashtu edhe mbrojtjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit. Raportimet duhet të përmbajnë analiza dhe rekomandime për zgjidhjen e problematikave të identifikuara. Vlen të përmendet puna e mirë e KRAT-ve Kukës, Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Elbasan, Korçë,

Page 93: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

93

RA

PORTtë cilët jo vetëm dërgojnë raporte periodike, por edhe kryejnë një analizim

të situatës bazuar në statistika.

• Në plan të parë duhet të jetë përmirësimi i koordinimit midis strukturave në nivel vendor nën drejtimin e Komitetit Antitrafik, nëpërmjet krijimit dhe përditësimit të një rrjeti kontaktesh me të gjithë institucionet, përfshirë edhe shoqërinë civile. Forcimi i partneritetit me OJF-të dhe strukturat e pushtetit vendor në nivel qarku duhet t’i paraprijë çdo zhvillimi. Në mbledhjet e KRAT-it dhe të Tryezës Teknike duhet të trajtohen çështje konkrete, duke i analizuar ato me kujdes dhe duke synuar zgjidhjen e tyre. Për çdo mbledhje të zhvilluar, KRAT-et duhet të përgatisin një informacion për KK-në. Një praktikë pozitive është hartimi i kalendarëve të veprimtarive në Qarkun e Lezhës, Durrësit dhe Shkodrës, e cila duhet të vijohet edhe nga qarqet e tjera.

• Një drejtim tjetër i rëndësishëm ku duhet fokusuar puna e KRAT-eve, është hartimi i planeve të veprimit në nivel vendor, për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave. Plani i veprimit duhet të jetë i bazuar në një vlerësim paraprak të nevojave dhe specifikave të qarkut, si dhe duhet të jetë i harmonizuar me Planin Kombëtar të Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave. Për t’u përmendur pozitivisht është Plani i Veprimit i KRAT-eve Kukës, Lezhë, Shkodër, Dibër dhe Durrës, plan i detajuar me objektiva specifike, afate dhe aktivitete konkrete.

y KRAT-et Tiranë, Fier dhe Berat duhet të marrin masa për riorganizimin e punës së tyre, duke saktësuar dhe përditësuar kontaktet e anëtarëve, si dhe të hartojnë një plan konkret pune me afate të përcaktuara qartë dhe duke prioritizuar çështjet kryesore që kërkojnë zgjidhje të shpejtë.

• Duhen marrë masa për mbrojtjen e individëve dhe grupeve të rrezikuara nga trafikimi, në mënyrë të veçantë të fëmijëve. Për këtë qëllim duhen mbështetur dhe duhet të bëhen studime mbi situatën e trafikimit në nivel qarku. Duhet të punohet për krijimin e një baze të dhënash për të gjitha kategoritë dhe individët e rrezikuar nga trafikimi, si: familjet me nivel të ulët ekonomik, fëmijë që kanë braktisur shkollën, fëmijë të paregjistruar në gjendjen civile, gra kryefamiljare, fëmijë jetimë, fëmijë me prindër të divorcuar, të papunë etj. Bashkëpunimi me organizatat jofitimprurëse dhe qendrat e Tiranës, Vlorës dhe Elbasanit (përfshirë dhe MU-në) të jetë më i frytshëm nga KRAT-et respektive, të cilat duhet të shërbejnë si një model pozitiv, për t’u shtrirë edhe në qarqet e tjera.

• Një prioritet tjetër shumë i rëndësishëm është krijimi dhe institucionalizimi i mekanizmit vendor për identifikimin, referimin dhe trajtimin e rasteve brenda qarkut, i bazuar në Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ngritja e Nënkomiteteve Antitrafik në Nënprefektura. Praktika më e mirë për sa i takon këtyre Nënkomiteteve ngelet ngritja dhe funksionimi i Nënkomiteteve Rajonale Antitrafik të Qarkut Kukës (Nënkomitetet Antitrafik Has dhe Tropojë), Durrës (Nënkomiteti Antitrafik Krujë), Lezhë (Nënkomiteti Antitrafik Kurbin), Dibër (Nënkomiteti Antitrafik Bulqizë etj.), praktika të mira që duhet të ndiqen nga KRAT-et e tjera.

Page 94: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

94

• Përmirësimi i bashkëpunimit midis strukturave në nivel vendor, krijimi i praktikave pozitive të koordinimit efektiv mes tyre dhe përqendrimi te trafikimi i brendshëm dhe sidomos trafikimi i fëmijëve me qëllim shfrytëzimin për punë, lypje dhe prostitucion. Model pozitiv është trajtimi i rasteve të trafikimit të brendshëm i KRAT-ve Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Elbasan.

• Organizimi i trajnimeve dhe pjesëmarrje e anëtarëve të KRAT-ve dhe TT-së, që sigurojnë zbatimin në mënyrë proaktive të Procedurave Standarde të Veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit, si dhe praktikat më të mira për identifikimin e viktimave të trafikimit. Nga monitorimi i KRAT-eve, për vitin 2015, vetëm KRAT-et Lezhë dhe Kukës, të mbështetur nga organizata jofitimprurëse, kanë mundësuar vetorganizimin e trajnimeve të anëtarëve të KRAT-ve dhe Tryezës Teknike.

• Në mënyrë të përsëritur qëndron nevoja për një zë të veçantë në buxhetin e institucionit të prefekturës për nevojat financiare dhe materiale të KRAT-ve dhe për përfshirjen e disa përfaqësuesve të strukturave të tjera të pushtetit vendor dhe disa institucioneve të pavarura, që mund të ofrojnë asistencë në parandalimin e fenomenit të trafikimit.

Takimet e iniciuara/pjesëmarrjes nga ZKKA-ja, për periudhën e raportimit, nxorën në pah gjithë problematikat e ngritura, të cilat do të trajtohen në periudhën në vazhdim në një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese dhe ngritje kapacitetesh për anëtarët e KRAT-ve dhe TT-së.

Nisur nga problematikat e konstatuara, ZKKA-ja, për vitin 2016, do të organizojë/mundësojë:

• Takime periodike në të 12 KRAT-et.• Koordinim të veprimtarisë së organizatave/qendrave që operojnë në qarqe me KRAT-

et.• Trajnime të anëtarëve të KRAT-ve dhe TT-së, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të tyre

në drejtim të identifikimit fillestar.• Zgjidhje dhe koordinim të rasteve të vështira/që nuk mund të zgjidhen nga KRAT-et.• Ngritjen e Nënkomiteteve Antitrafik në ato qarqe që mungojnë.• Facilitimin/ndihmesën në hartimin e planeve të veprimit, rregulloreve, urdhrave dhe

raportimeve periodike.

Page 95: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

95

RA

PORTANEKS 2

ngriTja e kaPaciTeTeVe Të STrukTuraVe anTiTrafikim / Trajnime & workShoP-e

Ngritja e kapaciteteve është një aspekt tepër i rëndësishëm sa i përket parandalimit dhe luftës kundër trafikimit të personave. Si e tillë, kjo çështje ka një vëmendje të veçantë nga ZKKA-ja. Rrjedhimisht, gjatë periudhës së raportimit, kjo zyrë ka organizuar në bashkëpunim me organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe struktura shtetërore, trajnime, workshop-e, tryeza të rrumbullakëta apo takime informuese dhe sensibilizuese me tematika të ndryshme, që adresojnë grupe të ndryshme interesi, si më poshtë:

Gjatë vitit 2015, nga ana e Policisë, në bashkëpunim me ZKKA-në, Prokurorinë dhe shoqërinë civile (OJF dhe ON) janë zhvilluar disa trajnime si më poshtë:

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku u

zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTP

Donatorë (nëse ka)

ose bashkëpunim

1

“Bashkëpunimi ndërkufitar në

identifikimin dhe hetimin e rasteve të trafikimit dhe kondrabandimit

të qenieve njerëzore”

04-06.03.2015 Hotel Tirana

4 përfaqësuesnga SKTP IOM

2

“Përmirësimi i identifikimit

të viktimave të trafikimit, në Kazakistan”

11.03.2015ASTANA, Kazakistan

1 përfaqësues nga SKTP

IOM, UNDP dhe EIDHR

3

“Plan veprimi për riintegrimin e viktimave të

trafikimit”

11,18, 24-03.2015

Hotel Tirana

1 përfaqësues nga SKTP

IOM, UNDP dhe EIDHR

4

“Lufta kundër dhunës së

fëmijëve në Shqipëri”

26.03.2015Hotel Tirana

1përfaqësues nga

SKTP

ASHMDF dhe Këshilli i Evropës

Page 96: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

96

5

“Përdorimi i grupeve të përbashkëta

hetimore (JIT), në luftën kundër

trafikimit të qenieve njerëzore

në Ballkanin Perëndimor dhe në nivel lokal”

24-26.03.2015Hotel

Sheraton14 përfaqësues

nga SKTPMPB Slloveni dhe ZKKA Shqipëri

6

“Lufta kundër trafikimit të femrave për prostitucion. Procedurat e trafikimit të qenieve njerëzore”

06-08.04.2015Qendra e Formimit Policor

20 përfaqësues nga SKTP

Sektori për Trafiqet e Paligjshme

7

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

28.04.2015 Shkodër5 përfaqësues

nga SKTP OSBE

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka)ose bashkëpunim

Page 97: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

97

RA

PORT

8

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

15.05.2015 Kukës OSBE

9

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

27.05.2015 Dibër OSBE

10

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

04.06.2015 Lezhë OSBE

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka) ose bashkëpunim

Page 98: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

98

11

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

11.06.2015 Elbasan OSBE

12

“Pjesëmarrja në konferencën

përmbyllëse për projektin e përdorimit të

grupeve hetimore të përbashkëta

kundër trafikimit të qenieve njerëzore,

në Ballkanin Perëndimor, në

nivel lokal”

20-22.05.2015 Slloveni 2 përfaqësues nga SKTP

Këshilli i Evropës dhe Koordinatori

Kombëtar i Sllovenisë

13

Pjesëmarrja në takimin e 22-të të Task Forcës

Mirazh “Kundër Trafikimit të Personave

dhe Kalimit të Paligjshëm të

Kufijve”

18.06.2015 Bukuresht/Rumani

2 përfaqësues nga SKTP SELEC

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka)ose bashkëpunim

Page 99: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

99

RA

PORT

14

Pjesëmarrja në takimin rajonal të grupeve të

punës të Projektit IPA 2013 - “Lufta Kundër Krimit të Organizuar në Drejtësinë

Penale”, ku morën pjesë specialistë

nga Policia e Shtetit

15-16.07.2015Podgoricë/Mali i Zi

1 përfaqësues nga SKTP IPA

15

“Shërbimi Informativ në Luftë Kundër

Krimit të Organizuar”,

TADOC

03-07.08.2015 Ankara/Turqi

13 përfaqësues nga SKTP TIKA

16

“Për aftësimin mbi linjën

kombëtare falas 116006 dhe

diskutime mbi vlerësimin e të

dhënave”

23-25.09.2015 DPSH/Tiranë

3 përfaqësues nga SKTP POLARIS

17

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

22.09.2015 DPQ/Fier5

përfaqësues nga SKTP

ZKKA

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka)ose bashkëpunim

Page 100: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

100

18

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

28.09.2015 DPQ/Vlorë5

përfaqësues nga SKTP

ZKKA

19

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

06.10.2015 DPQ/Berat5

përfaqësues nga SKTP

ZKKA

20

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

13.10.2015 DPQ/Korçë5

përfaqësues nga SKTP

ZKKA

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka)ose bashkëpunim

Page 101: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

101

RA

PORT

21

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

26.10.2015DPQ/Tiranë

5përfaqësues nga

SKTPZKKA

22

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

21.10.2015 DPQ/Gjirokastër

5përfaqësues nga

SKTPZKKA

23

“Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin

dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit, në përputhje me Procedurat

Standarde të Veprimit”

23.10.2015 DPQ/Durrës

5përfaqësues nga

SKTPZKKA

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka)ose bashkëpunim

Page 102: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

102

24

“Pjesëmarrja në konferencë për projektin e përdorimit të

grupeve hetimore të përbashkëta

kundër trafikimit të qenieve njerëzore,

në Ballkanin Perëndimor,

në nivel lokal” (Takimi i radhës)

15-17.09.2015 Bosnjë/Hercegovinë

1përfaqësues nga

SKTPKëshilli i Evropës

25

“Teknikat e hetimit të

veprave penale të trafikimit të

personave”

21-22.09.2015 Akademia e Sigurisë

33përfaqësues nga

SKTPZKKA dhe ICMPD

26

Pjesëmarrja në Samitin me temë “Lidhjet e krimit

të organizuar në Ballkanin Perëndimor”

19-22.10.2015 Budapest/Hungari

1përfaqësues nga

SKTPPolicia Hungareze

27

Pjesëmarrja në takimin rajonal të grupeve të punës

për Projektin IPA 2013 - “Lufta Kundër Krimit të Organizuar në Drejtësinë

Penale”

29-30.09.2015 Zagreb/Kroaci

1përfaqësues nga

SKTPIPA

28

Pjesëmarrja në takimin rajonal të grupeve të punës

për Projektin IPA 2013 - “Lufta Kundër Krimit të Organizuar në Drejtësinë

Penale”.

03-04.12.2015 Shkup/Maqedoni

1përfaqësues nga

SKTPIPA

Nr. Titulli i trajnimit Kohëzgjatja Vendi ku

u zhvilluaPjesëmarrës

nga SKTPDonatorë (nëse ka)ose bashkëpunim

Page 103: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

103

RA

PORTShkolla e Magjistraturës

Për sa i përket forcimit të kapaciteteve profesionale, Shkolla e Magjistraturës ka organizuar disa trajnime me tematika në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, ndryshimeve të Kodit Penal, trafikimit të të miturve, mbrojtjes së personave të trafikuar, shfrytëzimit të të miturve për prostitucion, me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, prokurorëve, OPGJ-së, kandidatë për magjistratë etj., konkretisht për periudhën janar - dhjetor 2015:

• Në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve dhe Studimeve për gjyqësorin në Holandë, Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare dhe Komitetin Holandez të Helsinkit, në kuadër të projektit “Promovimi i një qasje të orientuar nga viktima në çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë”, ka organizuar në muajin janar 2015, një vizitë studimore “Qasje në rastet e trafikimit në Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë”, ku kanë marrë pjesë 4 prokurorë.

• Në muajin shkurt 2015, të rejat që ka sjellë ligji i ri për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal. Kuptimi dhe interpretimi i normave të reja dhe të ndryshuara, sipas grupveprave, për zbatimin e drejtë dhe efektiv të tyre. Kuptimi, interpretimi dhe zbatimi i dispozitave të reja të KPrP-së të ndryshuar. Numri i pjesëmarrësve 11.

• Më 10 mars 2015, trajnim mbi ndihmën ndaj viktimave në çështjet penale. Të drejtat dhe shërbimet për viktimat. Numri i pjesëmarrësve 14.

• Më 12 mars 2015, trajnim mbi ndihmën ndaj viktimave në çështjet penale, të drejtat dhe shërbimet për viktimat. Numri i pjesëmarrësve 10.

• Më 27 mars 2015, të rejat që ka sjellë ligji i ri për ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Penal. Kuptimi dhe interpretimi i normave të reja dhe të ndryshuara, sipas grup grupveprave, për zbatimin e drejtë dhe efektiv të tyre. Kuptimi, interpretimi dhe zbatimi i dispozitave të reja të KPrP-së të ndryshuar. Numri i pjesëmarrësve 29.

• Mars 2015, trafikimi i personave dhe roli i skuadrave të përbashkëta hetimore në hetimin e këtyre çështjeve.

• Dhjetor 2015, në Rumani, trajnim mbi trafikimin e personave, kompensimi i viktimave të trafikimit.

• Në muajin prill 2015, në Strasburg, Paris, u zhvillua një trajnim me qëllim promovimin e zbatimit të parashikimeve ligjore për mosdënimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore.

• Në 11-12 maj 2015, trajnim mbi intervistimin e të miturve, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore. Numri i pjesëmarrësve 20.

• Në 12-13 maj 2015, trajnim mbi ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”. Kuptimi dhe zbatimi i koncepteve të reja. Hetimi i aseteve kriminale dhe rakordimi me hetimin e veprave penale. Jurisprudenca e Gjykatës së Lartë. Numri i pjesëmarrësve 21.

Page 104: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

104

• Shtator 2015, në Bosnjë-Hercegovinë, trajnim mbi skuadrat e përbashkëta hetimore në luftën kundër trafikimit të personave.

• Më 8-9 tetor 2015, trajnim mbi hetimin e krimit financiar në rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

• Nëntor 2015, në Vjenë, Austri, trajnim mbi trafikimin e personave.

• Më 26-27 nëntor 2015, trajnim mbi dënimet alternative dhe shërbimi i provës.

• Më 10-11 dhjetor 2015, vlerësimi i interesit më të lartë të fëmijës në çështjet me elementë të huaj. Standardet ndërkombëtare dhe përvoja vendase. Nevoja të posaçme për mbrojtjen në gjykatë të fëmijëve viktima të dhunës në familje, të cilët përballen me konfliktet ndërmjet prindërve, përvojat me zbatimin e urdhrave të mbrojtjes për fëmijët, ofrimi i ndihmës psikologjike për fëmijët në gjykatë. Trajnim i mëtejshëm për teknikat e intervistimit / si të sigurohet pjesëmarrja e fëmijës në procedimin gjyqësor. Drejtësia restauruese dhe e ndërmjetësimit viktimë-kundërvuajtës për të miturit.

Trajnime në bashkëpunim me organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare

y Në datat 20 janar dhe 17 shkurt 2015, ZKKA-ja në bashkëpunim me IOM-in organizuan dy tryeza të rrumbullakëta në format fokus-grupi, për të mbledhur të dhëna për hartimin e Raportit të Vlerësimit Kombëtar për bashkëpunimin, koordinimin dhe referimin e mekanizmave ekzistues për gratë viktima të trafikimit dhe të dhunës, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara për përfshirjen sociale në Shqipëri, programi UNSSIA. Në takimin e parë morën pjesë 34 persona dhe tek i dyti, 33 persona.

y Koordinatori Kombëtar për Çështje të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, në bashkëpunim me organizatën “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë” dhe Korpusin e Paqes, në datat 11-12 shkurt, zhvilluan në Tiranë trajnimin e trajnerëve, me temë “Edukimi i komunitetit për çështje të trafikimit të personave”. Në trajnim morën pjesë ekspertë të fushës antitrafikim, profesionistë nga institucione shtetërore, njësitë e qeverisjes vendore, si: Shërbimi Social, Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, administratorë socialë, ekspertë etj. Objektivi i trajnimit dyditor ishte trajnimi i profesionistëve për ndërgjegjësimin e komunitetit lidhur me fenomenin e trafikimit, format e trafikimit, shkaqet dhe pasojat e trafikimit, faktorët e rrezikut dhe sistemet e ndërtuara me qëllim ofrimin e mbrojtjes dhe të shërbimeve për viktimat e trafikimit, prezantimi i Strategjisë së Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit, ku një hapësirë e veçantë iu kushtua fushës së parandalimit, si udhërrëfyes për identifikimin dhe referimin e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit. Pjesëmarrësit sollën raste konkrete dhe praktikat më të mira të punës së tyre dhe bashkërisht hodhën piketat për hartimin e planeve te tyre të veprimit, për të vijuar punën me trajnimin e komunitetit për çështjet antitrafikim.

Page 105: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

105

RA

PORTy Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim në bashkëpunim me Caritas-in Shqiptar,

në datën 18 shkurt 2015, 25 shkurt 2015, 3 mars 2015, 11 mars 2015 zhvilluan në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Kukës 3 workshop-e me temë: “Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave”. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të strukturave shtetërore në mbrojtje të viktimave të trafikimit të personave”, financuar nga Zyra mbi Trafikimin e Personave (J-TIP) e Departamentit të Shtetit pranë Qeverisë së SHBA-së dhe CRS-së, me qëllim rritjen dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet organizmave të qeverisë dhe organizatave të shoqërisë civile, në identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit, me fokus viktimat/viktimat e mundshme të trafikimit. Në workshop-e u prezantua Strategjia Kombëtare dhe Plani i Veprimit për Luftën Kundër Trafikimit të Personave 2014-2017, u zhvillua punë në grupe për draftimin e Planit të Veprimit antitrafikim të qarqeve respektive, u diskutua mbi veprimtaritë ndërgjegjësuese që do të zhvillojë secili qark, si dhe mbi detyrat e përgjegjësitë e institucioneve dhe aktorëve në nivel qarku, sa i takon çështjeve të luftës kundër trafikimit të personave.

y Në kuadër të hartimit të Planit të Riintegrimit për gra dhe vajza viktima/viktima të mundshme të trafikimit 2015-2017, në datat 11, 18 dhe 24 mars 2015 u organizuan 3 tryeza të rrumbullakëta për draftimin e Planit të Riintegrimit në përputhje të plotë me Strategjinë e Luftës kundër Trafikimit të Personave dhe Planit të Veprimit 2014-2017.

y Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe të zbatimit të planit të punës së Drejtorisë së Antitrafikut, Zyra e Koordinatorit Kombëtar, në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror dhe organizatën “Të Ndryshëm dhe Të Barabartë”, në datë 18 mars 2014, në Lezhë, organizuan trajnimin me temë: “Sistemi i mbrojtjes dhe i shërbimeve për viktimat e trafikimit në Shqipëri”. Ky aktivitet u zhvillua në vijim të projektit “Trajnimi i Trajnerëve”, organizuar nga Koordinatori Kombëtar Antitrafikim, në datat 11-12 shkurt, në Tiranë, me pjesëmarrjen e profesionistëve të fushës antitrafikim. Në trajnim morën pjesë 30 persona, përfaqësues të shërbimit psiko-social të shkollave të mesme të qarkut, nga drejtoria e punësimit, shëndeti publik, administratorë socialë dhe punonjës të NJMF-ve të bashkive Laç, Lezhë, Rrëshen dhe Mamurras, si dhe organizata jofitimprurëse që operojnë në qark. Gjatë trajnimit u prezantuan PSV-të, format e trafikimit, identifikimi fillestar proaktiv, referimi, si dhe sistemi i mbrojtjes dhe i shërbimeve për viktimat/viktimat e trafikimit.

y Gjatë vitit 2015, ZKKA-ja në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe OSBE-në, në 12 qarqet e vendit, në përputhje me Procedurat Standarde të Veprimit, kanë zhvilluar trajnime me temën “Përmirësimi i zbatimit të Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Identifikimin dhe Referimin e Viktimave/Viktimave të Mundshme të Trafikimit”, përkatësisht në: Shkodër, 28 prill; Kukës, 15 maj; Dibër, 27 maj; Lezhë, 4 qershor; Elbasan, 11 qershor; Fier, 22 shtator; Vlorë, 28 shtator; Berat, 6 tetor; Korçë, 13 tetor; Tiranë, 26 tetor; Gjirokastër, 21 tetor dhe Durrës, 21 tetor.

y ZKKA-ja në bashkëpunim me IOM-in dhe UN Women organizuan dy seanca treditore trajnimi, në datat 7, 8, 9 dhe 21, 22, 23 prill, me temë “Përmirësimi i aftësive për vlerësimin profesional të përfituesve, aftësive dhe interesave, si dhe rritjen e njohurive

Page 106: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

106

për ofruesit e shërbimeve në lidhje me skemat ekzistuese të fuqizimit ekonomik në vend”, me përfaqësues të KKSAT-it, Shërbimit Social Shtetëror, organizatave jofitimprurëse etj. Trajnimet u zhvilluan në kuadër të hartimit të dy moduleve të trajnimit për forcimin e kapaciteteve të punonjësve të Strehëzave Antitrafik në lidhje me riintegrimin e grave dhe vajzave në Shqipëri.

y Në kuadër të zbatimit të masave të Prioritetit 4 “Të merren masa të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë edhe krijimin e një historiku solid (track record) me hetime kryesisht, procedime penale dhe dënime”, masa 3.2.4. Organizimi i trajnimeve me punonjës të Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve mbi identifikimin më të mirë të rasteve të trafikimit të brendshëm të personave. Në datë 29 prill 2015, në Korçë, u zhvillua trajnimi me temë “Fëmijët në situatë rruge, identifikimi i rasteve të trafikimit të brendshëm të fëmijëve, sfidat dhe zgjidhjet”. Në trajnim morën pjesë 20 pjesëmarrës nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Shërbimi Social Rajonal, Bashkia e Korçës, Policia, Drejtoria Arsimore Rajonale, Shëndeti Publik, nga organizatat që ofrojnë shërbime për grupet vulnerabël, Sekretarja e Përgjithshme e Prefekturës Korçë etj. Në trajnim u prezantua problematika për fëmijët në situatë rruge në Qarkun Korçë, sipas Studimit Kombëtar mbi fëmijët në situatë rruge në Shqipëri, u diskutua mbi Udhëzuesin Procedural për identifikimin e fëmijëve në situatë rruge, u prezantua Strategjia e Luftës Kundër Trafikimit të Personave dhe Plani i veprimit 2014-2017, si dhe u prezantuan Procedurat Standarde të Veprimit për viktimat e trafikimit, duke u ilustruar me raste konkrete të gjetura në Qarkun e Korçës. Të pranishmit diskutuan rreth sfidave që adresojnë fenomenin e fëmijëve në lëvizje dhe rritjen e identifikimit të viktimave të mundshme të trafikimit.

y Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, në bashkëpunim me ZKKA-në, në datën 8 maj 2015, organizoi një workshop me fokus konsultimin ndërinstitucional për “Planin e Veprimit mbi Identifikimin dhe Mbrojtjen për Fëmijët në Situatë Rruge 2015-2016” (Draft), në mjediset e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në këtë workshop u prezantua Draft-Plani i Veprimit mbi Identifikimin dhe Mbrojtjen për Fëmijët në Situatë Rruge 2015-2016, si edhe u realizuan punë në grupe sipas objektivave. Pati diskutime dhe komente nga të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim përmirësimin e Draft-Planit të Veprimit, si edhe reflektim mbi masat për realizimin e objektivave.

y Në datën 2-3 qershor 2015 në bashkëpunim me IOM-in u zhvillua një trajnim dyditor, me qëllim pilotimin dhe konsultimin e paketës së trajnimit, bazuar në modulin e trajnimit “Për menaxhimin e rasteve”, në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Përfshirjes Sociale në Shqipëri (UNSSIA). Në trajnim morën pjesë 32 pjesëmarrës, menaxherë të rasteve të trafikimit nga Shërbimi Social Shtetëror dhe nga shoqëria sivile.

y Më datë 18 qershor 2015 u organizua mbledhja e Komitetit Drejtues të projektit të zbatuar nga IOM-i, “Parandalimi i migracionit nga Shqipëria në Belgjikë”. Komiteti drejtues përbëhej nga Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme; përfaqësues nga Zyra e Migracionit; drejtues të Zyrës së IOM-it; Drejtori për Kufirin dhe Migracionin; Drejtori i Njësisë Antitrafikim pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme; Drejtori i

Page 107: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

107

RA

PORTDrejtorisë për Azilin; Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës Shkodër. Në takim mori

pjesë edhe konsulentja e kontraktuar nga IOM-i, si dhe koordinatorja e projektit të IOM-it. Idetë e hedhura dhe të diskutuara në takim përbënë një bazë të mirë për fillimin e punës nga konsulentja, për hartimin e strategjisë së fushatës dhe të paketës promocionale.

y Në kuadër të zbatimit të kalendarit të aktiviteteve të fushatës verore, hartuar me propozimet e Komiteteve Rajonale Antitrafik dhe përditësuar nga Zyra e Koordinatorit Kombëtar Antitrafikim, në datë 24 qershor 2015, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Durrës u organizua një tryezë e rrumbullakët me temë: “Parandalimi i trafikimit të personave në zonat me rrezik të lartë, si: Nish tulla, Sukth, Shijak, Rrashbull, dhe referimi i problematikave”. Të pranishëm në tryezë ishin rreth 40 persona: drejtues të qendrave shëndetësore të rrethit, punonjës të Shërbimit Social Shtetëror, shërbimit psiko-social të shkollave të mesme të qarkut, nga Drejtoria e Punësimit, Drejtoria e Ndihmës Ekonomike e Bashkisë Durrës, administratorë socialë dhe punonjës të NJMF-ve të Bashkive Durrës, Shijak, Sukth etj., si dhe organizata jofitimprurëse, që operojnë në qark. Përveç diskutimeve për problematikat e hasura dhe diskutimeve mbi mundësitë e zgjidhjes së tyre, në takim u prezantua një video, e cila ishte përgatitur nga Drejtoria e Shëndetit Publik, në të cilën përfshihej kuadri ligjor antitrafikim, strukturat, format, shkaqet dhe pasojat e trafikimit, aktivitetet e zhvilluara në Durrës në kuadër të luftës kundër trafikimit të personave, Linja kombëtare falas 116006 dhe aplikacioni “Raporto! Shpëto!”.

y Në datën 7 korrik 2015 u zhvillua një tryezë e rrumbullakët me temë: “Planifikimi i veprimeve për trajtimin e të miturve të pashoqëruar dhe të ndarë”. Kjo tryezë u zhvillua në kuadër të projektit “Nxitja e përfshirjes sociale të komuniteteve rome në Shqipëri përmes ndërhyrjeve të veçanta për fëmijët vulnerabël”, i cili financohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë dhe zbatohet nga Unioni “Amaro-Drom” dhe IOM-i, me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Institucionit të Avokatit të Popullit. Përmes kësaj tryeze u synua fillimi i një dialogu mes aktorëve qeveritarë dhe joqeveritarë për krijimin e një platforme të veçantë, për trajtimin e të miturve të pashoqëruar, si shqiptarë, ashtu dhe të huaj. Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues nga PAMECA IV, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë së Shtetit, Shërbimi Social Shtetëror, Agjencia Shtetërorë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, përfaqësues nga Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Shoqata Amarodrom, IOM, UNICEF, Fshati i Fëmijëve SOS, Terre des Hommes etj.

y Në datë 30.10.2015, DPGJC-ja në bashkëpunim me TLAS-in, organizoi në Shkodër workshop-in me temë: “Roli i strukturave lokale dhe i organizatave komunitare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, me pjesëmarrjen e 23 personave.

y Në datë 10 nëntor 2015, IOM-i në bashkëpunim me ZKKA-në organizuan aktivitetin për Prezantimin e Raportit Final me rekomandimet e projektit të IOM-it “Forcimi i luftës kundër trafikimit të personave dhe kontrabandimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor”. IOM-i përgatiti dhe finalizoi një raport me rekomandime, të cilat kanë të bëjnë me identifikimin dhe hetimin e proceseve të trafikimit të personave dhe

Page 108: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

108

emigracionit të paligjshëm, siç është hartuar dhe nga grupet e interesit (gjyqësore dhe agjencitë ligjzbatuese) në takimet teknike. Këto rekomandime tregojnë fushat të cilat kanë nevojë për përmirësim dhe paraqesin listat e veprimeve dhe masave të sugjeruara për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor.

y Në datë 26.11.2015, DPGJC-ja në bashkëpunim me TLAS-in organizoi në Durrës workshop-in me temë: “Roli i strukturave lokale dhe i organizatave komunitare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, me pjesëmarrjen e 29 personave.

y Në datë 27.11.2015, DPGJC-ja në bashkëpunim me TLAS-in, organizoi në Elbasan workshop-in me temë: “Roli i strukturave lokale dhe i organizatave komunitare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, me pjesëmarrjen e 25 personave.

y Në datë 11.12.2015, DPGJC-ja në bashkëpunim me TLAS-in, organizoi në Kavajë workshop-in me temë; “Roli i strukturave lokale dhe i organizatave komunitare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve”, me pjesëmarrjen e 22 personave.

y Në kuadër të zbatimit të Planit të Veprimit “Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Agjencinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Terre des Hommes dhe ARSIS, nga data 19-25 nëntor 2015, organizuan trajnimin me temë: “Roli dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë në mbrojtjen e fëmijëve. Puna e grupit multidisiplinar për mbrojtjen e fëmijëve”. Qëllimi i trajnimit konsistonte në prezantimin e koncepteve bazë mbi sistemin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, rolin dhe përgjegjësitë e punonjësve të Policisë, si dhe bashkëpunimin me aktorët përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve.

y Për sa i përket trajnimeve të zhvilluara me punonjësit e strukturave të PKM-së, Drejtoria e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin, në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, gjatë vitit 2015, kanë zhvilluar 2 kurse njëmujore të trajnimit bazë të Policisë Kufitare, me nga 22 pjesëmarrës për secilin kurs. Në këto dy kurse janë zhvilluar 4 tema mbi çështjet e luftës kundër trafikimit të personave (identifikimi dhe referimi i viktimave të mundshme të trafikimit; një temë për të drejtat e njeriut; një temë për identifikimin e të miturve të pashoqëruar në aeroporte dhe një temë për çështjet e diversitetit dhe trajtimit të grave në Shqipëri).

y Më poshtë është ilustruar me tabelë lista e trajnimeve të realizuara nga ZKKA-ja në bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes, në kuadër të parandalimit të trafikimit të qenieve njerëzore.

Page 109: RAPORT - wvi.org antitrafikim shqip - 2015.pdf · Përgjegjës, për vitin 2015, trendi i trafikimit të personave (femra, meshkuj, të rritur, të mitur, shqiptar apo të huaj) rezulton

109

RA

PORT

Aktiviteti Nr. i eventeve Pjesëmarrësit Vendi Nr. i

pjesëmarrësve

TRAJNIME

Trajnim i akredituar mbi programin e aftësive

psiko-sociale5 trajnime

Stafi psiko-pedagogjik në

10 shkolla (nga 2 shkolla për qytet)

Tiranë, Durrës,

Elbasan, Fier dhe

Korçë

113

Replikimi i trajnimit nga mësuesit e trajnuar me grupet e edukatorëve

bashkëmoshatarë

5 trajnime

Edukatorët bashkëmoshatarë të 10 shkollave

(nga 2 shkolla për qytet)

Tiranë, Durrës,

Elbasan, Fier dhe

Korçë

145

Trajnim i akredituar mbi mbrojtjen e fëmijëve në

shkolla5 trajnime

Stafi psiko-pedagogjik në

10 shkolla (nga 2 shkolla për qytet)

Tiranë, Durrës,

Elbasan, Fier dhe

Korçë

130

Trajnime për identifikimin dhe

menaxhimin e rasteve të trafikimit të fëmijëve

3 trajnime

Profesionistë të ndryshëm

në institucione relevante

2 Tiranë,1 Elbasan 85

Trajnime mbi punën në ekip multidisiplinar në

punën kundër abuzimit, shfrytëzimit dhe

trafikimit të fëmijëve

7 trajnime

Profesionistë nga sektorë të ndryshëm

(socialë, arsimorë, shëndetësorë etj.)

Tiranë, Durrës,

Elbasan, Fier dhe

Korçë

209

Numri i fëmijëve dhe prindërve që përfitojnë nga shërbimet me bazë komunitare në qendra komunitare të shtetit

apo bashkive

Shërbimet pranë

qendrës komunitare në Durrës, Elbasan dhe Qendrën

Kombëtare të Emergjencës

në Tiranë

384

Numri i fëmijëve vulnerabël dhe anëtarëve të

komunitetit të ndërgjegjësuar mbi çështje të abuzimit,

shfrytëzimit dhe trafikimit të fëmijëve

1 660