Faqe 1 nga 34
RAPORT PERFUNDIMTAR
PËR
VLERËSIMIN E JASHTËM
TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
BACHELOR në PSIKOLOGJI
OFRUAR NGA INSTITUCIONI I ARSIMIT TË LARTË PRIVAT
“UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANËS”
Grupi i vlerësimit të jashtëm
Prof. Dr. Nikoleta Mita
MSc. Kozeta Noti
Prill 2013
Faqe 2 nga 34
PËRMBAJTJA E RAPORTIT
HYRJE
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
2. Struktura akademike e fakultetit përgjegjës për programin e studimit
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime
të tjera ndaj komunitetit
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
6. Sistemi i brendshëm i sigurimit të cilësisë
POLITIKA E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
8. Mësimdhënia
9. Studentët
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
10. Kërkimi shkencor
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
Faqe 3 nga 34
Hyrje
Ky raport përmban gjetjet dhe analizën e vlerësimit të jashtëm të kryer në
kuadrin e kërkesës së Universitetit Europian të Tiranës (UET) drejtuar APPAL
për vlerësimin e jashtëm dhe akreditimin e parë të programit të studimeve “BSc
në Psikologji”.
Universiteti Europian i Tiranës është një institucion i arsimit të lartë privat i
licensuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.636, datë 20.09.2006 “Për
licensimin e Shkollës së Lartë Private Universitare “Universiteti Europian i Tiranës””; ka fituar akreditimin institucional dhe të 6 programeve Bachelor me
Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 246, datë 24.07.2009; ka fituar
akreditimin e 7 programeve DND, 6 programeve MNP, 9 programeve MND me
Urdhër të të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.68, datë 14.02.2011; ka fituar
akreditimin e 2 programeve Master i Shkencave dhe 2 programeve Master Profesional me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.54, datë
06.02.2013. Ndërsa me VKM nr. 657, datë 28.09.2011 ky institucion ka fituar
statusin e universitetit.
UET përbëhet nga tre fakultete: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit,
Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe i Teknologjisë së Informacionit, ka 5
qendra dhe 2 institute dhe publikon 5 revista shkencore.
Universiteti Europian i Tiranës e ka filluar aktivitetin mësimor gjatë vitit akademik 2006-2007 dhe ofron 13 programe studimi Bachelor, 12 programe
Master i Shkencave, 13 programe Master Profesional dhe 3 programe Doktorate.
UET ka 126 pedagogë të brendshëm.
Numri i studentëve të regjistruar për herë të parë është rritur nga viti në vit. Në
vitin akademik 2006-2007 ishin regjistruar 175, ndërsa në vitin akademik 2011-
2012 ishin regjistruar 1.230 studentë, pra numri i studentëve është rritur 7
herë. UET ka diplomuar 1030 studentë në programet e studimeve të ciklit të parë
dhe të dytë.
Programi Bachelor në Psikologji që është objekt i këtij vlerësimi ofrohet nga
Departamenti i Edukimit i Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit. Ky
program është hapur në vitin 2010 dhe ka 25 studentë të regjistruar.
Procesi i vlersimit të jashtëm
Synimi kryesor i procesit të vlerësimit të jashtëm ishte përcaktimi i nivelit të përmbushjes së standardeve shtetërore të cilësisë për programin BSc në
Psikologji në kuadrin e kërkesës së UET për akreditimin e këtij programi.
Vlerësimi i jashtëm përfshiu tri veprimtari:
a) analizë e të dhënave dhe e raportit të vlerësimit të brendshëm të UET; b) vizitë në institucion;
c) hartim i raportit të vlerësimit të jashtëm.
Faqe 4 nga 34
Vlerësimi i jashtëm u mbështet në këto dokumente ligjore
1. Ligji Nr.9741, datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e
Shqipërisë” i ndryshuar me ligjet Nr. 9832, datë 12.11.2007, Nr. 10 307, datë
22.7.2010, Nr. 10 493, datë 15.12.2011 dhe aktet nënligjore të dala në bazë
të tij. 2. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.636, datë 20.09.2006 “Për dhënien e lejës
për hapjen e Shkollës së Lartë Private Universitare Jopublike “Universiteti
Europian i Tiranës” si dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të Parë”;
3. Urdhëri nr.496, datë 07.10.2011 i Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës “Për hapjen e programit të ciklit të parë në Psikologji...”
4. Urdhëri nr.134, datë 21.03.2011 i Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës “Për
miratimin e standardeve shtetërore të cilësisë për vlerësimin dhe akreditimin
e programeve të studimeve të ciklit të parë të institucioneve të arsimit të
lartë”. 5. Udhëzuesi i APAAL mbi vlerësimin e jashtëm të cilësisë në arsimin e lartë.
Parime të vlerësimit të jashtëm
Për realizimin e vlerësimit të jashtëm dhe hartimin e këtij raporti, GVJ u
mbështet në parimet e mëposhtme:
Besueshmëria Gjetjet janë të besueshme, pasi ato janë bazuar në tregues dhe prova të
besueshme.
Kompetenca Ekspertët e vlerësimit të jashtëm zotërojnë përvojë pune në arsimin e lartë,
ekspertizë dhe kompetenca në fushën e vlerësimit arsimor që e garantojnë
cilësinë e procesit të vlerësimit.
Integriteti/Ndershmëria
Vlerësuesit garantojnë ndershmërinë dhe integritetin e procesit të vlerësimit në
tërësi, konsistencën e veprimeve, vlerave, metodave.
Pavarësia Parimi i pavarësisë është manifestuar në dy dimensione: a) shmangjen e
konfliktit të interesit dhe b) garantimin e pavarësisë së gjykimit që do të thotë se
përfundimet e vlerësimit nuk janë ndikuar dhe nuk janë marrë nën presion nga
një palë tjetër.
Paanësia
Vlerësimi paraqet një tablo të balancuar të pikave të forta dhe të dobta të
aspekteve të vlerësuara. Procesi i vlerësimit demonstron paanësi në të gjitha
etapat e tij: në vizitën në institucion, në takim me pedagogët, studentët, administratën, të interesuarit, në analizën dhe prezantimin e gjetjeve.
Transparenca
Sipas këtij parimi, dokumentet e e UET dhe raporti i vlerësimit të jashtëm janë lehtësisht të lexueshëm dhe të disponueshme për të gjitha palët e interesuara.
Faqe 5 nga 34
Mbështetja në një shumëllojshmëri burimesh
Vlerësimi u bazua në një shumëllojshmëri burimesh të renditura si më poshtë
vijon:
Raporti i Vlerësimit të Brendshëm të UET.
Dokumentacioni bazë nënligjor mbi të cilën organizohet e gjithë veprimtaria
institucionale e UET, si: Statuti i UET, Rregullore e UET, Rregullore e
Studimeve për Programin Bachelor në Psikologji, Dokumenti i Rekrutimit të
Personelit, Paketa e dokumentacionit të UET.
Dokumentacioni pedagogjik i programit Bachelor në Psikologji: Dosja e
programit të studimit, Programet lëndore, Udhëzuesi për zhvillimin e
praktikës.
Dokumentacioni administrativ: regjistrat e të dhënave për studentët,
dokumentacionin e vlerësimeve akademike të studentëve, dokumentacionin e personelit.
Vizita në institucion: takimi me drejtuesit e institucionit dhe të programit
Bachelor në Psikologji, vizitë në mjediset e mësimit, bibliotekë.
Intervistat me drejtues, me pedagogë, studentë dhe punonjës të administratës së UET.
Formularët e vlerësimit të studentëve.
Ekipi i vlerësimit të jashtëm
Vlerësimi i jashtëm për programin Bachelor në Psikologji u krye nga Prof. Dr.
Nikoleta Mita dhe MSc Kozeta Noti.
Procesi i vlerësimit të jashtëm u asistua nga punonjës të Agjensisë Publike të
Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL).
Faqe 6 nga 34
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
UET ka një plan të zhvillimit strategjik të institucionit.
Vizioni i UET është: “Të jemi një universitet lider për zhvillimin e dijes në shoqërinë shqiptare, një qendër ekselence në formimin akademik të studentëve tanë, një qendër ekspertize të specializuar në fushën e studimeve shoqërore - politike, ekonomike dhe juridike në vend, me ndikim në rajon e më gjerë, si dhe një qendër ekselence për kërkimin shkencor në drejtimet specifike ku zotërojmë potencial”.
Misioni i UET është: “T'u japim studentëve një edukim cilësor, duke përthyer në të
rezultatet e një kërkimi shkencor të vlefshëm, t'i shërbejmë dijes së shoqërisë shqiptare nëpërmjet mësimdhënies, kreativitetit, përdorimit të arritjeve më të mira të shkencës, si dhe partneriteteve me tregun e punës e atyre ndërkombëtare”.
Vlerat e UET janë: Cilësi dhe Ekselencë; Lidership dhe Punë Grupi; Liri eksplorimi intelektual; Drejtësi dhe Integritet; Transparencë dhe Përgjegjshmëri; Mësim gjatë gjithë jetës;
Objektivat strategjike të UET janë: a. Arritja e përsosjes në të gjitha fushat e aktiviteteve akademike dhe të kërkimit;
b. Garantimi i cilëisë në zhvillimin e programeve të studimit për të tre ciklet; c. Mbajtja e një personeli akademik cilësor, që zotëron vlerat dhe aftësitë më të larta
profesionale; d. Pajisja e studentëve të diplomuar me edukimin më të mirë dhe mundësi që ata të
rrisnin dijet, aftësitë dhe ekperiencën e tyre të vlefshme;
e. Ndërtimi i urave të bashkëpunimit kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar; f. Krijimi i një mjedisi nxitës e zhvillues për profesoratin, punonjësit dhe studentët; g. Sigurimi i një mjedisi të qëndrueshëm që mundëson arritje cilësore në tërë
zhvillimet akademike;
h. Sigurimi i përkushtimit dhe përgjegjshmërisë në tërë veprimtarinë akademike dhe adminsitrative.
Programi Bachelor në Psikologji, i ndërtuar në përputhje me vizionin, misionin dhe objektivat strategjikë të UET, synon të ofrojë një formimim të përgjithshëm në psikologji
dhe të mundësojë një karrierë të mëtejshme akademike ose profesionale në një nga specializimet e fushës së psikologjisë. Për realizimin e këtij synimi janë përcaktuar këto objektiva:
a. Të prezantohen njohuri dhe koncepte bazë të fushës së psikologjisë; b. Të zhvillohen aftësi drejt një profesioni apo licence profesionale; c. Të realizohet një formim qytetar i përgjithshëm; d. Të zhvillohen aftësi bazë për punë kërkimore;
e. Të zhvillohen aftësi të përgjithshme praktike; f. Të zhvillohen aftësi për promovim personal.
Faqe 7 nga 34
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi i IAL sipas
standardit/ kriterit1
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin
e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;
Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar
qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet
të fitojnë studentët në përfundim të programit të studimit dhe që
karakterizojnë profilin e programit; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me
nevojat e tregut të punës;
Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
Programi BSc në Psikologji është
hartuar në përputhje me
misionin e UET pasi ai ofron formim në psikologji, një nga
fushat e studimeve sociale, si
fushë parësore e veprimtarisë së UET dhe promovon vlerat e
përcaktuara nga ky institucion.
Programi ka përcaktuar qartë
objektivat të cilat synojnë pajisjen me njohuri, aftësi dhe
kompetenca të përshtatshme që
mundësojnë studime të mëtejshme dhe punësim.
Programi BSc në Psikologji i përgjigjet kërkesës për psikologë,
një fushë relativisht e re në
Shqipëri dhe një profesion i nevojshëm në kontekstin e ri
social
Programi mban parasysh
zhvillimin ekonomik të vendit si
një faktor i ndërlidhur me faktorët socialë, politikë,
kulturorë, e theksuar kjo edhe për arsyen se UET ka në fokus
programet e shkencave sociale
dhe synon të jetë lider në këto fusha studimi.
Kjo përputhje evidentohet nëpërmjet krahasimit të vizionit,
misionit dhe objektivave të
institucionit me misionin dhe objektivat e programit të
psikologjisë të paraqitura në
dokumentet e zhvillimit strategjik dhe programin e
studimit BSc në Psikologji .
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë
për zhvillim të institucionit; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen
me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të
përgjithshme;
Programi BSc në Psikologji
përputhet me strategjinë e zhvillimit të institucionit gjë që
shihet në disa aspekte: a)
programi plotëson synimin për të
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha kriteret. Në fund të kritereve duhet të japë mendimin e tij
për përmbushjen e standardit në tërësi.
Faqe 8 nga 34
Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe
formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë
profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;
përgatitur specialistë me
edukimin më të mirë; b)
programi është konceptuar si një model që kombinon standardet
akademike me kompetencat
profesionale; c) programi është konceptuar si një model që
kombinon mësimin me kërkimin.
Kjo li dhje është e pasqyruar në Raportin e Vlerësimit të
Brendshëm, pasqyrohet në
dokumentin e programit të studimit dhe u konfirmua edhe
gjatë takimit të ekspertëve me
drejtuesit e institucionit dhe personelin akademik.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit
ekonomik kombëtar;
Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas
ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar; b. kërkesat e punëdhënësve;
c. një parashikim të përafërt për numrin e pritshëm të
studentëve që mund të regjistrohen në këtë program; d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në
institucionet simotra.
Programi i studimit është
hartuar duke njohur më shumë
preferencat e maturantëve dhe bazuar në vlerësimin e stafit
drejtues të UET për mundësinë e
ofrimit të një programi të tillë sesa duke bërë n jë studim të
mirëfilltë të nevojave të tregut.
UET ka një parashikim për
numrin e pritshëm të studentëve dhe për numrin e studentëve të
regjistruar në universitetet e
tjera brenda vendit.
Kjo u dëshmua nga drejtuesit e
FSHSE dhe është pasqyruar edhe në Raportin e Vlerësimit të
Brendshëm.
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien
ndesh me interesat kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e
vlerave kulturore kombëtare.
Programi i studimeve BSc në Psikologji nuk bie ndesh me
interesat kombëtare. Ai synon të
përgatisë specialistë që do të punojnë për përmirësimin e jetës
së njerëzve dhe për rrjedhojë edhe të shoqërisë shqiptare.
Programi i studimeve synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave
kulturore kombëtare. Programet
lëndore pasqyrojnë vlerat kulturore kombëtare, ndikimin e
kulturës botërore në kulturën
shqiptare dhe anasjelltas. Programi i psikologjisë
mbështetet në traditën më të
mirë të universiteteve shqiptare.
Faqe 9 nga 34
Kjo u konfirmua në takimin me
drejtuesit e FSHSE dhe
pedagogët që japin mësim në këtë program.
Konkluzione të GVJ:
Synimet dhe përmbajtja e programit BSc në Psikologji përputhen me strategjinë e zhvillimit të UET dhe me kërkesat e tregut. Kjo është arritur duke kombinuar ekspertizën e personelit
akademik me përvojën e Bordit të Tregut të Punës një organizëm veprues në UET. GVJ
sugjeron që UET të organizojë më mirë studimin e tregut duke hulumtuar më mirë nevojat dhe mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas dhe rajonal dhe duke njohur
kërkesat e punëdhënësve për profilin e psikologëve. Standardet janë përmbushur.
2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)
Pjesa përshkrimore
Fakulteti i Shkencae Sociale dhe të Edukimit ka përgjigjësinë për programin BSc në Psikologji. Ky Fakultet përbëhet nga tre departamente:
Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Publikun,
Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare,
Departamenti i Edukimit.
Secili departament është i organizuar në grupe mësimore kërkimore, gjë që është vlerësuar si e
efektshme në UET.
Departamenti i Edukimit ka përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për programin BSc në Psikologji.
Tregues të matshëm:
Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit
Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet
Bazuar në Statutin dhe Rregulloren e UET, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit ka si organ drejtues Këshillin Fakultetit.
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Statuti i UET
Rregullore e UET Rregullore e Studimeve për Programin Bachelor në Psikologji
Dokumenti i Rekrutimit të Personelit
Paketa e dokumentacionit të UET Dosja e programit të studimit
Programet lëndore
Udhëzimi për zhvillimin e praktikës Dokumentacioni administrativ: dokumentacioni i personelit, dokumentacioni i
vlerësimeve akademike të studentëve.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
UET ka një politikë të artikuluar qartë për rekrutimin dhe vlerësimin e performancës së personelit akademik dhe mbështetës. Veprimtaria e personelit akademik përfshin disa aspekte:
Faqe 10 nga 34
veprimtarinë mësimore, kërkimin shkencor, shërbimet për zhvillimin e UET, shërbimet për studentët dhe veprimtarinë administrative.
Në FSHSE janë punësuar pedagogë me kohë të plotë dhe të pjesshme. Personeli akademik me kohë të plotë është i punësuar në bazë të kontratave me afat ose pa afat dhe përbëhet nga
personeli akademik i brendshëm dhe pedagogët senior. Personeli akademik i punësuar me kohë
të pjesshme përbëhet nga personeli akademik i jashtëm, pedagogët senior dhe lektorët e ftuar.
Personeli akademik i FSHSE përbëhet nga 60 pedagogë, nga të cilët 30 të brendshëm dhe 30 të jashtëm.
Tregues të matshëm:
Struktura didaktike (seksionet) për de partamentet ose programin e studimit
Departamenti i Edukimit i FSHSE
Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me Kontratë (PAK),
titujt/gradat
Tabela 1
Fakulteti Shkencave Sociale dhe Edukimit
Departamenti i Komunikimit dhe Marrëdhënieve Publike Personeli
Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)
Detyra në
Dep.
Titulli
/Grada
Personeli
Akademik me Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucioni
ku punon full time
1 Artur Jaupaj Përgjegjës PhD 1 Bashkim
Gjergji
Prof. Asoc. Universitei i
Tiranës
2 Bujar
Kapexhiu
Përgjegjës
grup-lënde
Prof.Dr. 2 Valbona
Karakaçi
Dr. Universiteti
“Luigj Gurakuqi”
3 Çapajev Gjokutaj
Pedagog Prof. Asoc. Dr.
3 Mark Marku PhD Kuvendi i Shqipërisë
4 Gilman Bakalli
Përgjegjës grup- lënde
PhD 4 Alfred Nini Doktorant -
5 Henri Çili pedagog PhD 5 Kled Kapexhiu
MND Organizata “AKT”
6 Belina Budini Përgjegjëse grup- lënde
Doktorante
7 Jonida Këllezi Pedagoge Doktorante
8 Holta Heba Pedeagoge Doktorante
9 Eltion Hoxha Pedagog MA
Fakulteti Shkencave Sociale dhe Edukimit Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Personeli Akademik Efektiv
(Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
Personeli Akademik me
Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon
full time
1 Kljed Këlliçi Përgjegjës Dr. 1 Mimoza
Ahmeti
Doktorant Dogitalb
2 Përparim Fuga Prorektor Prof. Dr. 2 Nertila Pupuleku
Doktorant MASH
3 Tonin Gjuraj Rektor Prof. Asoc.Dr.
3 Ledian Rusta
Doktorant Universiteti i Tiranës
4 Aleksandër Dhima
Pedagog Prof. Asoc.DR.
4 Ervin Goci Doktorant Universiteti i Tiranës
5 Enika Abazi Përgjegjës grup- lënde
Prof. Asoc.Dr.
5 Anjeza Xhaferraj
MA -
6 Fatos Tarifa Përgjegjës grup- lënde
Dr. 6 Roland Bejko
Doktorant -
Faqe 11 nga 34
7 Odeta
Barbullushi
Përgjegjës
grup- lënde
Dr. 7 Bieta Sulo MND Top
Channel
8 Luan Hoxha Pedagog Dr. 8 Gentian
Elezi
Doktorant -
9 Roland Lami Pedagog Doktorant 9 Ermira
Danaj
Doktorant -
10 Enri Hide Pedagog Doktorant 10 Ina Zhupa MSH -
11 Klementin
Mile
Përgjegjës
grup- lënde
Doktorant 11 Esmeralda
Agolli
Doktorante Ministrai e
Mbrojtjes
12 Jonida Balla Pedagoge MA 12 Gazmend
Turdiu
MSc Ministria e
Punëve të
Jashtme
13 Saimir
Repishti
MSc Ministria e
Punëve të Jashtme
Fakulteti Shkencave Sociale dhe Edukimit Departamenti i Edukimit
Personeli Akademik Efektiv
(Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
Personeli Akademik me
Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon
full time
1 Tomi Treska Përgjegjës Dr. 1 Alban Nelaj MA EUNACAL
2 Vajler
Peshkëpia
Përgjegjës
grup- lënde
Prof. Asoc.
Dr.
2 Anila
Sulstarova
Dr. Universiteti
i Tiranës
3 Klodiana
Turhani
Përgjegjës
grup- lënde
Doktorante 3 Fatjona
Haka
MA -
4 Marsel Cara Pedagog MA 4 Flora Koleci Dr. Universiteti
i Tiranës
5 Rudina
Shkullaku
Pedagoge MA 5 Malvina
Tema
MA -
6 Diana
Tërshana
Pedagoge MND 6 Gëzim Dibra Prof. Asoc.
Dr.
Universiteti
“Luigj Gurakuqi”
7 Petro Plasa Pedagog MND 7 Zenel Sina Doktorant Universiteti “Aleksandër
Moisiu”
8 Xhevahir Cani Pedagog MND 8 Milika
Dhamo
Prof. Dr. Universiteti
i Tiranës
9 Edi Puka Pedagog PhD 9 Afrim
Karagjozi
Prof. Dr. Në pension
10 Enird Malile MA QKMZHRF
11 Evisa Maho MA -
12 Artenisa
Shehu
DR. Universiteti
i Tiranës
Tabela 2
Fakulteti Shkencave
Sociale dhe
Edukimit
Departamenti i Komunikimit dhe
Marrëdhënieve Publike Numri i
PAE
Numri i
PAK
Në Total
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
9 5 5 3 14 8
Fakulteti
Shkencave Sociale dhe
Edukimit
Departamenti i Shkencave Politike dhe
Marrëdhënieve Ndërkombëtare Numri i
PAE
Numri i
PAK
Në Total
Gj Tituj/ Gj Tituj/ Gj Tituj/
Faqe 12 nga 34
Grada Grada Grada
12 8 13 0 25 8
Fakulteti Shkencave
Sociale dhe
Edukimit
Departamenti i Edukimit Numri i
PAE
Numri i
PAK
Në Total
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
9 3 12 6 21 9
Tabela 3 Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre
Titulli
Dep 1 Dep 2 Dep 3
PAE
PAK
Raporti
PAE
/ PAK
PAE
PAK
Raporti
PAE
/PAK
PAE PAK
Raporti
PAE/P
AK
Profesorë 1 0 1:0 1 0 1:0 0 2 0:2
Profesorë të Asoc. 1 1 1:1 3 0 3:0 1 1 1:1
Doktorë 3 2 3:2 4 0 4:0 2 3 2:3
Docentë 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Pedagogë
(pa tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0
Asistentë me MSc 4 2 4:2 4 13 4:13 6 6 6:6
Asistentë pa MSc 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Tabela 4 Të dhënat sipas gjinisë
Titulli
Dep 1 Dep 2 Dep 3
PA
EF
PAE
M
M/
F
PA
EF
PA
EM
M/F PAE
F
PA
E
M
M/F
Profesorë 0 1 1:0 0 1 1:0 0 0 0
Profesorë të Asoc. 0 1 1:0 1 2 2:1 0 1 0:1
Doktorë 0 3 3:0 1 3 3:1 0 2 0:2
Docentë 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Pedagogë
(pa tituj)
0 0 0 0 0 0 0 0 0
Asistentë me MSc 3 1 1:3 1 3 3:1 3 3 3:3
Asistentë pa MSC 0 0 0 0 0 0 0 0 0
Tabela 5 Të dhëna sipas moshës së personelit
Personeli sipas
titujve/gradave
Numri i PAE dhe PA sipas moshës
25-35 36-45 46-55 56-65 66-68
Profesorë 0 0 0 1 1
Prof. Asoc. 0 1 1 3 0
Doktorë 3 3 2 1 0
Pedagog pa Dr. 10 4 0 0 0
Personeli
administrativ
18 7 5 3 0
*Treguesi për personelin administrativ është dhënë në nivel institucioni pasi nuk
është i ndarë sipas njësive
Faqe 13 nga 34
Personeli sipas
titujve/gradave
Numri i PAK sipas moshës
25-35 36-45 46-55 56-65 66-68
Profesorë 0 0 1 0 1
Prof. Asoc. 0 0 1 2 0
Doktorë 2 2 1 0 0
Pedagog pa Dr. 13 3 4 1 0
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
UET përdor dy tipa kontratash: a) Kontratë individuale e punës për personelin akademik në UET;
b) Kontratë shërbimi mes UET dhe pedagogut të jashtëm/lektorit të ftuar.
Dokumenti i kontratës përmban në mënyrë të detajuar detyrimet dhe të drejtat e punëmarrësit si
dhe detyrimet e punëdhënësit. Detyrimet e punëmarrësit shprehen si detyrime bazë, detyrime për mësimdhënie, detyrime për kërkim dhe zhvillim, detyrime për mbështetje për institucionin.
Kontrata ka të bashkëlidhur formularin e ngarkesës së punës të personelit akademik dhe pasqyrën e shpërblimit.
Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë
UET ka një organizim të përqendruar të stafit ndihmës dhe administrativ, i cili vepron në nivel
institucioni. Stafi administrativ ka një performancë që i përmbush kërkesat e veprimtarisë
administrative. Institucioni ka një politikë për përzgjedhjen dhe trajnimin e stafit administrativ.
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Kontratë individuale e punës për personelin akademik në UET;
Kontratë shërbimi mes UET dhe pedagogut të jashtëm/lektorit të ftuar.
Formular i vlerësimit të aktivitetit akademik Formular vlerësimi i studentëve për pedagogun dhe lëndën
Formular për vlerësimin e pedagogut
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe
vlerësimit të personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të
rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën
së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin
e programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të
vlerësimit të personelit;
Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.
Nga takimet me drejtuesit e
UET, të FSHSE, me punonjësen e Zyrës së Burimeve Njerëzore
dhe nga shqyrtimi i
dokumentacionit vërehet se institucioni ka një politikë të
formuluar qartë dhe të bazuar
në legjislacionin parësor dhe dytësor për rekrutimin dhe
vlerësimin e personelit. Është
respektuar Kodi i Punës, Ligji për Asrimin e Lartë në RSH,
aktet nënligjore të MASH,
Statuti, Rregullorja dhe Kodi i Etikës i UET.
Departamenti i Edukimit që
mbulon programin e studimit
BSc në Psikologji përbëhet nga 9 pedagogë të brendshëm dhe 12
Faqe 14 nga 34
të jashtëm. Personeli akademik i
punësuar me kohë të plotë në
programin BSc në Psikologji mbulon 67% të ngarkesës së
programit mësimor.
UET ndjek procedura ligjore dhe
transparente për vlerësimin e performancës së personelit. Kjo
pasqyrohet në dokumentacionin
e politikës së vlerësimit, në formularët e hartuar enkas,
konfirmohet nga drejtuesit,
pedagogët dhe studentët. Intervista e performancës dhe
formularët e vlerësimit janë dy
lloje instrumentesh që përdoren për vlerësimin.
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të
hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të
studimit;
Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës mësimor-
shkencor dhe atij administrativ;
Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik;
Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që
ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik
“Docent„.
UET ka Zyrën e Burimeve Njerëzore si njësi përgjegjëse për
menaxhimin e informacionit për
personelin dhe një sistem modern të ruajtjesdhe të
përpunimit të të dhënave të
personelit; disponon të dhëna të plota për personelin e angazhuar
në programin BSc në Psikologji.
Programi elektronik i përgatitur enkas e optimizon shumë punën
me të dhënat e personelit dhe
paketa rregullatore ndihmon shumë për ndërtimin e
marrëdhënieve të punës.
Kriteret dhe procedurat e
rekrutimit të personelit janë të publikuara dhe transparente.
Personeli akademik ka akses në
dokumentacionin rregullator të marrëdhënieve të punës dhe të
veprimtarisë tërësore që
zhvillohet në UET.
Titullarët e lëndëve zotërojnë
grada dhe tituj dhe një pjesë ë tyre janë në procesin e
studimeve të doktoratës.
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ
për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të
personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve
shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve
të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm
për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në
Nga vlerësimi i dhënë prej
drejtuesve të FSHSE dhe kontaktet që ekspertët e jashtëm
patën me personelin e programit
dhe personelin ndihmës, konstatohet angazhim serioz i
personelit në përmbushjen e objektivave të programit BSc në
Psikologji.
Faqe 15 nga 34
praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12
studentë).
Institrucioni ka personel të
mjaftueshën për organizimin e praktikës profesionale. Kjo
dëshmohet nga ballafaqimi i
numrit të pedagogëve me numrin e studentëve që ndjekin
programin. Në UET funksionon Zyra e Karrierës dhe e
Praktikave e cila ka përgjegjësinë
për koordinimin e veprimtarive që lidhen me realizimin e
praktikës, me bashkëpunimin
me institucionet ku zhvillohet praktika.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të
personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për
kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të
personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të
programeve të studimeve të ofruara.
UET ka përcaktuar një politikë
për kualifikimin e vazhdueshëm
të personelit e cila ndërthur trajnimin e organizuar brenda
institucionit, ndarjen e përvojave
dhe mbështetjen për kualifikimin individual.
Institucioni disponon programet
e trajnimeve të kryera si me personelin akademik edhe me
atë ndihmës dhe administrativ. Rezultati i kualifikimit
konstatohet në komunikimin me
një gjuhë profesionale, në njohjen e politikave të UET, në
përdorimin e dokumentacionit të
përgatitur nga UET.
Konkluzione të GVJ:
UET ka hartuar një politikë dhe ka ngritur një sistem për menaxhimin e personelit të
institucionit që perfshin: politikën dhe procedurat e rekrutimit, politikën dhe procedurat e
vlerësimit të performacës së personelit, politikën dhe procedurat e promovimit të personelit, politikën dhe procedurat e menaxhimit të të dhënave të personelit. Zbatimi i kësaj praktike
ka mundësuar punësimin e personelit cilësor, maksimizimin e efektshmërisë së veprimtarisë
së personelit dhe përdorimin lehtësisht të të dhënave. UET ka një politikë të qartë dhe ka përdorur forma të ndryshme për kualifikimin e vazhdueshëm të personelit të tij duke
kombinuar kualifikimin e organizuar me mbështetjen e kualifikimit individual. Standardet
janë përmbushur.
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime
të tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
UET zotëron një infrastrukturë moderne e cila mundëson realizimin e misionit të këtij
institucioni dhe të programeve që ai ofron. UET zotëron mjedise të mjaftueshme, teknologjinë mësimore bashkëkohore, shërbimet për pedagogët dhe studentët. Infrastruktura në shërbim të
programit BSc në Psikologji është e mjaftueshme dhe moderne.
Tregues të matshëm:
Mjediset për Programin e studimit
Faqe 16 nga 34
Salla për leksione 9 1160m2
Klasa për seminare 24 1200 m2
Salla për aktivitete promovuese 2 180 m2
Salla për praktikë lëndore/ profesionale
Laboratorë për lëndët
Laboratorë informatike 3 140 m2
Salla interneti 1 160 m2
Salla për bibliotekë 1 300 m2
Mjedis për fotokopjime, librari etj 1 150 m2
Zyrë informacioni për studentët 2
Nyje hidrosanitare 40 250 m2
Mjediset për stafin:
Mjedise për Dekanin/ kancelarin 8 300 m2
Zyra për sekretarinë mësimore 8 250 m2
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 9 360 m2
Zyra për personelin akademik 25 400 m2
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
Dokumentacioni teknik
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE
BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste
mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore;
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të
studimit;
Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra
apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses
të programit të studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të
detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të
programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të; Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje
me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.
UET ka vënë në dispozicion të
studentëve të psikologjisë tekste të
autorëve klasikë të përkthyer në gjuhën shqipe, botime të autorëve
shqiptarë si dhe materiale
ndihmëse në gjuhë të huaj.
Biblioteka e institucionit ka
gjithsej 2852 tituj në shqip dhe 660 tituj në gjuhë të huaj
(anglisht, frëngjisht, italisht).
Biblioteka ka 150 vende leximi dhe
8 kompjutera. UET siguron edhe
burime elektronike nëpërmjet EBCSO, Emerald, Questia,
Cambridge University, Taylor and
Francis.
Departamenti i Edukimit që
mbulon programin e psikologjisë ka një parashikim për shtimin e
fondit të librave të psikologjisë.
Institucioni ka një planifikim të
aktiviteteve mbështetëse në shërbim të procest mësimor;
bi blioteka është e hapur gjatë
gjithë javës dhe oraret janë të shpallura.
Faqe 17 nga 34
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të
përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme:
laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme
për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e
nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve
që ofron, ka së paku një laborator. Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve,
disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së
informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri,
ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale
etj. Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose
në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që
mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave profesionale.
Për realizimin e programit të
studimeve ka numër të mjaftueshëm klasash me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së
informacionit. UET zotëron 3 laboratorë informatike me 175
kopjutera. Laboratorët e
informatikës kanë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin
e kërkesave të programit të
studimeve.
Pajisjet e mjediseve mësimore janë
të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e
programit.
Programi mësimor nuk parashikon
praktika laboratorike.
UET disponon programe
profesionale për statistikë, ekonomi, por nuk ka programe
profesionale elektronike në
funksion të programit të psikologjisë.
Institucioni garanton zhvillimin e praktikave profesionale nëpërmjet
bashkëpunimit me institucione të
tjera me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi.
Konkluzione të GVJ: Institucioni ka vënë në dispozicion të programit BSc në Psikologji mjedise të mjaftueshme
mësimore dhe teknologji mësimore moderne. Sugjerohet instalimi i programeve elektronike
në shërbim të programit të psikologjisë dhe planifikimi i ngritjes së një laboratori për psikologjinë që pritet të ndikojnë në një cilësi më të mirë të mësimdhënies dhe përgatitje më
kompetente të studentëve. Standardet janë përmbushur.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
UET ka përcaktuar një politikë financiare, burimet e financimit, koston për student dhe
kapacitetet menaxhuese.
Tregues të matshëm
Faqe 18 nga 34
Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (në përqindje):
Grantet për kërkim
Nuk ka të dhëna të veçanta për programin BSc në Psikologji
Konsulencat, shërbimet
Nuk ka të dhëna të veçanta për programin BSc në Psikologji
Tarifat për dhe gjatë shkollimit
Për vitin akademik 2011-2012 ka qenë 99,05% e buxhetit
Sponsorizimet
Nuk ka të dhëna të veçanta për programin BSc në Paikologji
Shërbimet trajnuese (kualifikimi i vazhdueshëm)
Nuk ka të dhëna të veçanta
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj
Nuk ka të dhëna të veçanta
Aktivitetet tregtare (mensa, kafe, bare, residencat, etj)
Për vitin akademik 2011-2012 ka qenë 0,95 % e buxhetit
Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (në
përqindje)
Në vitin akademik 2011-2012 ndoqën studimet në UET gjithsej 3156 studentë dhe kosto
e studimit për student ishte 161.968 lekë.
Dokumentacioni përkatës i verifikuar në vizitat në institucion
Bilancet vjetore dhe raportet e auditit të pavarur.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të
studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një
pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e
shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare;
Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike;
Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare
përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës
financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të
ardhmen.
UET ka hartuar për çdo vit
një raport financiar që
përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të
ardhurave nga tarifat e
shkollimit dhe ndarjen e burimeve financiare sipas
zërave të buxhetit.
UET i ka të dokumentuara
raportet financiare për tre
vitet 2009-2012.
UET dëshmon se ka
qëndrueshmëri financiare dhe se ka kapacitete
financiare për të vijuar veprimtarinë në të ardhmen.
Faqe 19 nga 34
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm
ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet
financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj.; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të
granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të
lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të parë.
Raporti i auditit të jashtëm
përmban një pasqyrë të qartë
të situatës financiare sipas
zërave.
Konkluzione të GVJ: UET ka hartuar një politikë financiare dhe ka zbatuar procedura që respektojnë kriteret
dhe standardet për burimet dhe vlerësimin financiar. Standardet janë përmbushur.
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
UET e ka institucionalizuar sistemin e brendshëm të sigurimit të cilësisë. Për realizimin e objetivave për sigurimin e cilësisë është ngritur në janar 2011 Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë e cila funksionon si një ekip i përbërë nga pedagogë që
përfaqësojnë tre fakultetet e UET, një përfaqësues i sektorit ndihmës dhe një përfaqësues i studentëve. Ky organizëm monitoron dhe vlerëson veprimtarinë e njësive bazë të institucionit dhe performancën e personelit. Objekt i veprimtarisë së NJSBC është edhe përmirësimi i cilësisë së kurrikulave dhe të mësimdhënies. Dy kontribute të spikatura të NJSBC lidhen a) me sigurimin e cilësisë së provimeve duke përmirësuar
ndjeshëm format e vlerësimit të arritjeve të studentëve; b) me menaxhimin e vlerësimit të brendshëm të institucionit dhe të programeve dhe me menaxhimin e procedurës për akreditim.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 4)
Anëtarët e NJSBC
Detyra që ka
në në NJSBC
Sa kohë ka në këtë
detyrë
1 Përparim Fuga kryetar Janar 2011
2 Elda Papa anëtar Dhjetor 2008
3 Evis Gjebrea anëtar Mars 2010
4 Gilman Bakalli anëtar Mars 2010
5 Merita Kotorri anëtar Janar 2011
6 Kleopatra Maliqi anëtar Janar 2011
7 Enea Zafiri anëtar Mars 2010
8 Marinela Seitaj anëtar Prill 2012
Faqe 20 nga 34
Të dhëna sasiore për punën konkrete në NJSBC për programin e studimit, si:
o Sa anketime kanë bërë me studentët
UET organizon dy anketime në vit në përfundim të çdo semestri për pedagogun dhe lëndën.
o Sa studentë janë anketuar
Për programin BSC në Psikologji janë anketuar të gjithë studentët (25)
o Sa prej tyre janë përpunuar dhe çfarë problemesh kanë dalë
Janë përpunuar të gjithë pyetësorët. Problemet që kanë evidentuar studentët
lidhen me literaturën e rekomanduar, me shfrytëzimin e orës së mësimit, me
cilësinë e shpjegimit dhe me vlerësimin.
o Cilat kanë qenë hapat e mëtejshëm
Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë e UET ka përpunuar të dhënat, i ka
analizuar ato dhe raportin përkatës e ka vënë në dispozicion të drejtuesve të UET,
ndërsa ka informuar në mënyrë individuale seclin pedagog për rezultatet e vlerësimit nga studentët. Për pedagogë të veçantë janë dhënë masa dhe përcaktuar
detyra për përmirësim.
Kontrolli i brendshëm i cilësisë
Kontrolli i cilësisë në UET është parë dhe kryer duke iu referuar një tërësie veprimesh dhe masash të marra rregullisht për të garantuar se cilësia e produkteve të arsimit të lartë, shërbimeve dhe proceseve është arritur dhe shkaqet që e pengojnë atë janë eliminuar.
Përgjegjësitë në monitorimin dhe menaxhimin e cilësisë deri në nivel departamenti
Vetëvlerësimet e kryera dhe rezultatet e tyre
Politikat e përmirësimit të cilësisë mbi bazën e vetëvlerësimeve periodike
Politika e sjelljes së përmirësimeve është përqendruar në përmirësimin e kurrikulave dhe të cilësisë së mësimdhënie. Vlerësimet periodike të kurrikulave nëpërmjet përfshirjes së pedagogëve, studentëve dhe Bordit të Tregut të punës kanë rekomanduar përmirësime në disa kurrikula.
Dokumentacioni përkatës i marrë në vizitat në institucion
o Formular për vlerësimin e pedagogut (Ky formular vlerësimi plotësohet nga
autoritetet drejtuese, nga përgjegjësi i departamentit, kolegu, eksperti i jashtëm)
o Formular i vlerësimit të studentëve për pedagogun dhe lëndën (Ky formular vlerësimi plotësohet nga studentët)
o Formular i vlerësimit të aktivitetit akademik (ky është një formular vetëraportimi
që plotësohet nga secili pedagog)
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor
metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente
matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në
vetëvlerësimin institucional;
UET, nëpërmjet NJSBC, ka
përcaktuar politikën për vlerësimin e programeve të
studimit dhe programeve të
Faqe 21 nga 34
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet
e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:
Të tërthorta: a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e
studimeve, të të diplomuarve; b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të
mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista;
e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);
b. Dëgjime në auditor;
c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për
module, praktikë;
e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet,
referatet);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës; g. Etj.
lëndëve. Procesi i përmirësimit
dhe ndryshimit kalon në disa
hallka: grupi mësimor-kërkimor, departamenti,
Këshilli i Fakultetit, Zyra e
kurrikulave, Senati.
NJSBC ka përdorur vlerësimin formues për qëllime të
përmirësimit. Në funksion të
vlerësimit janë përgatitur instrumente të vlerësimit, si
formularë të vlerësimit për
pedagogë, për mësimdhënien, për kurrikulat. Ne fuksion të
përmirësimit dhe të vlerësimit
përmbledhës janë përdorur edhe intervista, rezultatet e
provimeve, testimeve.
NJSBC i komunikon rezultatet
e vlerësimit drejtuesve të UET,
drejtuesve të Fakultetve dhe në mënyrë të personalizuar secilit
pedagog. Por nuk është
praktikuar njohja e studentëve me rezultatet e vlerësimit për
kurrikulat dhe mësimdhënien.
Sektori i Statistikave i UET
përpunon të dhënat e vlerësimit të studentëve të cilat
i bëhen të ditura FSHSE,
drejtuesve të grupeve mësimore kërkimore dhe secilit pedagog.
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të
studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale
dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për
akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për
sigurimin e cilësisë;
Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që
kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të
studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për
shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të
programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet
dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për
përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Akreditimi institucional i
dhënë në vitin 2009 është një
tregues i njohjes zyrtare të
cilësisë së UET.
UET ka hartuar politika dhe instrumente për sigurimin e
brendshëm të cilësisë.
UET ka një paketë me
instrumente për sigurimin e
cilësisë që përbëhet nga formularë, pyetësorë dhe
raporte vlerësimi për njësitë
kryesore, bazë, për pe dagogët, studentët.
UET kryen shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e
herëpashershme të programeve
të studimit.
UET ka përgatitur materiale
Faqe 22 nga 34
dhe ka organizuar trajnime për
informimin dhe ndërgjegjësimin
e personelit dhe të studentëve për sigurimin e cilësisë dhe
rolin e tyre në këtë proces.
NJSBC ka autonomi vepruese
dhe akses për të gjitha të
dhënat në UET.
Konkluzione të GVJ:
UET ka ngritur dhe ka institucionalizuar sistemin e sigurimit të brendshëm të cilësisë dhe e ka bërë vlerësimin pjesë integrale të veprimtarisë së tij. Ngritja e Njësisë së Sigurimit të
Brendshëm të Cilësisë, hartimi i politikës së vlerësimit, përcaktimi i procedurave,
përgatitja e instrumenteve, menaxhimi i procesit të vlerësimit të brendshëm, trajnimi i personelit dhe i studentëve për të përmbushur rolin e vlerësuesit janë tregues që
dëshmojnë për një sistem vlerësimi veprues. Rekomandohet që rezultatet e vlerësimit për
programet e studimit, lëndët mësimore dhe mësimdhënien t’u bëhen të njohura edhe studentëve në mënyrë që ata të shohin ndryshimet dhe përmirësimet e rekomanduara dhe
të jenë më të përgjegjshëm dhe të motivuar për rolin e vlerësuesit. Standardet janë
përmbushur.
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Programi Bachelor në Psikologji synon të ofrojë një formimim të përgjithshëm në psikologji dhe të mundësojë një karrierë të mëtejshme akademike ose profesionale në një nga specializimet e fushës së psikologjisë. Ky program studimi është ndërtuar në përputhje me kërkesat për elementet e planit mësimor, për ngarkesën mësimore të shprehur në kredite, për raportet ndërmjet lëndëve në planin mësimor, për programet e
lëndëve.
Tregues të matshëm:
Viti i fillimit, qëllimet dhe objektivat e çdo programi studimi
Programi BSc në Psikologji është hapur në vitin akademik 2010-2011.
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë
Ngarkesa e planit mësimor është e parashikuar në kredite dhe në forma të ndryshmë të
mësimdhënies në përshtatje me specifikën e lëndëve.
Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara
(Tabela 5)
Faqe 23 nga 34
Lëndë/Module
Sem
estr
i
EC
TS
Orë mësimore
Pro
vim
e
Leksione Seminare Praktikë
Orë
në a
udit
or
Pu
në e
Pavaru
r
Gji
thsej
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
P. e P
avaru
r
EC
TS
Në a
udit
or
Pu
në e
Pavaru
r
1 Filozofi 1 6 4.2 42 63
1.8 18 27 60 90 150 1
2 Histori e shtetit dhe e së drejtës në Shqipëri
1 6 4.2 42 63 1.8 18 27 60 90 150 1
3 Hyrje në sociologji 1 6 4.2 42 63 1.8 18 27 60 90 150 1
4 Shkrim akademik 1 6 4 28 72 2 32 18 60 90 150 -
5 Hyrje në psikologji 1 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
6 Metodat e kërkimit 2 6 4 28 72 2 32 18 60 90 150 -
7 Historia e psikologjisë 2 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
8 Psikologji sociale 1 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
9 Psikologji zhvillimi I 1 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
10 Anglisht A2 2 6 4.5
54 58.5 1.5 6 31.5 60 90 150 -
11 Informatikë 2 3 2.
5 22 40.5
0.5 8 4.5 30 45 75 -
12 Anglisht B1 3 6 4.
5 54 58.5 1.5 6 31.5 60 90 150 -
13 Hyrje në ekonomi 3 6 4.2 42 63 1.8 18 27 60 90 150 1
14 Hyrje në këshillim 3 6 4 28 72 2 32 18 60 90 150 -
15 Hyrje në psikologji
shkollore 3 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
16 Psikologji zhvillimi II 3 6 2.5 28 34.5 2 14 36
1.5 18 19.5 60 90 150 2
17 Hyrje në antropologjinë
sociale 3 6 4.2 42 63 1.8 18 27 60 90 150 1
18 Hyrje në psikologji klinike
4 6 4 28 72 2 32 18 60 90 150 -
19 Hyrje në psikopatologji 4 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
20 Psikologji e personalitetit
4 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
21 Komunikimi në
kontekstin global 4 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
22 Hyrje në
psikolinguistikë 4 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
23 Historia e artit 1 4 6 4.2 42 63 1.8 18 27 60 90 150 1
24 Studime gjinore 4 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
25 Teoritë feministe 4 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
26 Psikologji e të nxënët 5 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
27 Psikologji konjitive 5 6 2.5 28 34.5 2 14 36
1.5 18 19.5 60 90 150 2
28 Psikologjia dhe ligji 5 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
29 Teori testi 5 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
30 Bilogjia e sjelljes e të
menduarit 6 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
31 Teknikat e vështrimit të sjelljes infantile
6 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
32 Etika e komunikimit 6 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
33 Kriminalogji-penalogji 6 6 2.5 28 34.5 2 14 36 1.5 18 19.5 60 90 150 2
34 Praktikë profesionale 6 5 5 109
16 109
16 125
35 Punim i diplomës 6 7 20 155 175
Totali 183
77.2 829
1001 59.5
466
1021.5
43.6 544
613.5
1839
2736
4575
Ndryshimet në planin mësimor
a. Është realizuar ndryshim i kategorisë së lëndës
Lënda Hyrje në psikologji klinike nga kategoria C u klasifikuar si e kategorisë B
b. Është bërë ndryshim lënde
Faqe 24 nga 34
Lënda Psikologji komunikimi është zëvendësuar me lëndën Hyrje në Psikologji
shkollore duke ruajtur klasifikimin e kategorisë B
c. Është hequr lëndë nga plani mësimor
Lënda Psikologji fiziologjike është hequr nga plani mësimor
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:
Për leksionet Tip 1 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Për leksionet Tip 2 11 orë në auditor dhe 14 orë punë e pavarur e
studentit Për kolokiumet Tip 1 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e
studentit
Për Seminaret 7 orë në auditor dhe 18 orë punë e pavarur e studentit Projekt/detyra/ushtrime Tip 2 12 orë në auditor dhe 13 orë punë e pavarur e
studentit
Projekt/detyra/ushtrime Tip 3 16 orë në auditor dhe 9 orë punë e pavarur e studentit
Për Praktikën Profesionale 109 orë në auditor dhe 16 orë punë e pavarur e studentit
Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës (Tabela 6)
Lënda /Moduli Pedagogu/ët
përgjegjës
Titulli/grada
kualifikimi
Departamenti Statusi
PAE apo PAK
1 Filozofi Ledian Rusta Doktorant SHPMN PAK
2 Histori e shtetit
dhe e së drejtës në Shqipëri
Ferit Duka Prof.Dr. SHPMN PAK
3 Hyrje në sociologji
Fatos Tarifa/ Klementin Mile
PhD/ Doktorant
SHPMN PAE
4
Shkrim akademik
Rudina Shkullaku/
Genciana Abazi
Egro
Doktorant/PhD Edukim PAE
5 Hyrje në psikologji
Klodiana Turhani
Doktorant Edukim PAE
6 Metodat e kërkimit
Roland Lami Doktorant SHPMN PAE
7 Historia e psikologjisë
Rudina Shkullaku
Doktorant Edukim PAE
8 Psikologji sociale
Artemmisi Shehu
Dr. Edukim PAK
9 Psikologji zhvillimi I
Marsel Cara Doktorant Edukim PAE
10 Anglisht A2
Xhevahir Cani/Diana
Tërshana
MSc Edukim PAE
11 Informatikë Agim Kasaj MBA IMS PAK
12 Anglisht B1 Afrim Karagjozi Prof. Dr. Edukim PAK
13 Hyrje në ekonomi Besart Kadia Doktorant Menaxhim&Ekonomiks PAK
14 Hyrje në
këshillim
Rudina
Shkullaku
Doktorant Edukim PAE
15 Hyrje në
psikologji
Marsel Cara Doktorant Edukim PAE
Faqe 25 nga 34
shkollore
16 Psikologji zhvillimi II
Marsel Cara Doktorant Edukim PAE
17 Hyrje në antropologjinë
sociale
Aleksandër Dhima
SHPMN PAE
18 Hyrje në
psikologji klinike
Klodiana
Turhani
Doktorant Edukim PAE
19 Hyrje në
psikopatologji
Klodiana
Turhani
Doktorant Edukim PAE
20 Psikologji e
personalitetit
Enird Malile MSc Edukim PAK
21 Komunikimi në
kontekstin global
Artur Jaupaj PhD Komunikimi MP PAE
22 Hyrje në
psikolinguistikë
Valier
Peshkëpia
Prof. Asoc. Edukim PAE
23 Historia e artit 1 Kled Kapexhiu Doktorant Komunikimi MP PAK
24 Studime gjinore Ermira Danaj Doktorant SHPMN PAE
25 Teoritë feministe Ermira Danaj Doktorant SHPMN PAE
26 Psikologji e të
nxënët
Edi Puka PhD Edukim PAE
27 Psikologji
konjitive
Zenel Orhani Prof. Asoc. Edukim PAK
28 Psikologjia dhe
ligji
Erika
Melonashi
PhD Edukim PAE
29 Teori testi Irena Hysenaj MSc Edukim PAK
30 Bilogjia e sjelljes
e të menduarit
Erika
Melonashi
PhD Edukim PAE
31 Teknikat e
vështrimit të sjelljes infantile
Irena Hysenaj MSc Edukim PAK
32 Etika e komunikimit
Gilman Bakalli PhD Komunikimi MP PAE
33 Kriminalogji-penalogji
Andi Dura Doktorant E drejtë publike PAE
Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementet e tyre, për çdo lëndë
Emërtimi i lëndës/modulit
Viti/semestri kur zhvillohet lënda
Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën
Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit
Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës
Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë
Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik
Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS
Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre
Format e vlerësimit të studentëve
Detyrimet e studentit për lëndën
Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse
Programet e lëndëve të programit BSc në Psikologji i përmbajnë të gjithë elementet e kërkuar.
Dokumentacioni përkatës, i marrë në institucion
Faqe 26 nga 34
Paketa e programeve mësimore të lëndëve të programit BSc në Psikologji
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të
studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe
Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të
plotë është 60 kredite;
Programi BSC në Psikologji ofrohet në bazë të lejës së lëshuar
nga Ministri i Arsimit dhe i Shkencës referuar vlerësimit të
bërë nga Këshilli i Akreditimit.
Programi BSc në Psikologji është i
organizuar në lëndë, ngarkesa
është e llogaritur në kredite dhe është respektuar kërkesa për
ngarkesën prej 60 kreditesh për
një vit. Kjo dëshmohet nëpërmjet planit mësimor të paraqitur në
këtë raport dhe në raportin e
vlerësimit të brendshëm.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për
përmbajtjen e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me
zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën
mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi
të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për syllabuset
e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.
FSHSE dhe Departamenti i Edukimit që janë përgjegjës për
programin BSc në Psikologji kanë
vënë në dispozicion të studentëve, pedagogëve dhe
gjithë të interesuarve informacionin për programin e
studimit, për programet e
lëndëve, për planin mësimor, për ngarkesën mësimore, për
praktikën profesionale.
Informacioni jepet nëpërmjet paketave mësimore, broshurave
dhe në Internet.
Konkluzionet e GVJ:
FSHSE dhe Departamenti i Edukimit kanë administruar mjaft mirë programin e studimeve BSC në Psikologji. Programi i studimit dhe programet e lëndëve kanë informacionin e
kërkuar sipas standardeve, informimi i përdoruesve dhe i të interesuarve për to është bërë
nëpërmjet shpërndarjes së paketave, nëpërmjet broshurave dhe nëpërmjet Internetit. UET ka përdorur një tipologji të ndarjes së krediteve që i ka rezultuar e efektshme dhe ka lehtësuar
procesin e llogaritjes së ngarkesës së shprehur në kredite. Standardet janë të përmbushur
plotësisht.
8. Mësimdhënia
Pjesa përshkrimore
Faqe 27 nga 34
Mësimdhënia në Programin BSc në Psikologji është organizuar nëpërmjet formave të ndryshme, ka një ndërthurje të metodave që kanë në qendër pedagogun me metodat që kanë në qendër
studentin me një përdorim më të gjerë të këtyre të fundit; vlerësimi i arritjeve akademike të
studentëve është realizuar sipas një skeme unike duke ndërthurur disa forma të vlerësimit. Vlerësimi i mësimdhënies nëpërmjet përfshirjes së studentëve, kolegëve dhe vlerësimit të
planifikuar nga NJSBC ka ndikuar në përmirësimin e cilësisë së saj.
Tregues të matshëm:
Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:
Për realizimin e programit të studimit janë përdorur këto forma të mësimdhënies
Leksione
Seminare
Ushtrime
Praktikë lëndore
Praktikë profesionale
Format e kontrollit të njohurive
Departamenti i Edukimit, që është përgjegjës për programin BSc në Psikologji, ka përcaktuar dhe përdorur një tipologji e cila parashikon vlerësim e arritjeve të studentëve si më poshtë:
Ndjekjen e lëndës dhe pjesëmarrjen aktive në mësim
Plotësim i detyrimeve, si: detyrë kursi, kolokium, detyrë praktike
Testim gjatë vitit
Provim përfundimtar
Gjithashtu vlerësimi është klasifikuar në tre tipa:
Vlerësimi i tipit të parë përcakton 30% për detyra dhe 70% për provimin
përfundimtar
Vlerësimi i tipit të përcakton 10% për ndjekje dhe pjesëmarrje në veprimtarinë
mësimore, 20% për detyra, 30% për testime gjatë vitit, 40% për provim
përfundimtar
Vlerësimi i tipit të tretë përcakton 100% për detyrimet e lëndës
Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj
Sipas raportimit rezulton se vetëm 3 studentë janë përfshirë në projekte në rang
departamenti.
9. Studentët
Pjesa përshkrimore
Pranimi i studentëve në Programin BSc në Psikologji bëhet bazuar në Rregulloren e Studimeve të
këtij programi. Kriteret dhe procedurat e pranimit të studentëve në programin BSc në Psikologji
janë si më poshtë:
Për t’u pranuar në këtë program studimi kandidati/studenti duhet të ketë përfunduar me sukses provimet e Maturës Shtetërore dhe të zotërojë një diplomë të shkollës së
Faqe 28 nga 34
mesme të përgjithshme me kohëzgjatje tre vjet, ose sipas sistemit të vjetër me kohëzgjatje katër vjet, ose dhe shkollë të mesme profesionale me kohëzgjatje pesë vjet.
Kandi dati mund të ketë edhe ndonjë diplomë tjetër studimi të ndjekur në n jë institucion jashtë vendit që njihet dhe është e vlefshme, në përputhje me legjislacionin
ekzistues.
Po ashtu në këtë program studimi pranohen edhe kandidatë/studentë të cilët kanë një diplomë universitare të marrë në një institucion të arsimit të lartë brenda ose
jashtë vendit dhe kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi. Në rastet kur studenti kërkon transferim të krediteve, procesi i njohjes dhe vlerësimit të programit
të studimit bëhet nga UET-i (si njësi pritëse) në nivel Fakulteti.
Programi i studimit pranon kandidatët në varësi të kapaciteteve infrastrukturore dhe akademike të UET-it dhe sipas kritereve specifike që mund të përcaktohen
paraprakisht nga Këshilli i Fakultetit. Numri maksimal i studentëve që mund të
regjistrohen dhe mënyrat e përzgjedhjes së tyre, do të bëhen publike çdo fillim viti akademik para fillimit të regjistrimeve.
Dokumentacioni për regjistrim dorëzohet nga i interesuari në Zyrën e Pranimit të Studentëve, e cila ndjek procedurën për regjistrimin e tij në universitet.
Në fillim të vitit akademik organizohen javët orientuese, ku mbahen takime dhe leksione për shpjegimin e sistemit të studimeve, të rregulloreve dhe të procedurave
administrative në UET për studentët e rinj, si dhe kurse parapërgatitore ekstra -
kurrikulare.
Tregues të matshëm:
Cilësia në hyrje dhe në dalje e studentëve
Cilësia e studentëve në hyrje për programin BSc në Psikologji për vitin 2010-2011 ishte 7,4,
ndërsa për vitin 2011-2012 ishte 6,84. Studentët ishin në vijim të studimeve dhe prandaj nuk
kishte tregues për cilësinë në dalje.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE
Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e
lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet
nënligjore në fuqi. Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të
veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar
Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Pranimi i studentëvenë
programin BSc në Psikologji bëhet në përputhje me
legjislacionin parësor dhe
dytësor. UET ka parashikuar në rregullore mundësinë për kritere
të veçanta duke ia deleguar këtë
kompetencë Këshillit të Fakultetit.
Studentët e intervistuar sugjeruan se UET duhet të
përcaktojë kritere që të
garantojnë një prurje më cilësore të studentëve në hyrje të
studimeve.
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e
programit të studimeve;
Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit;
Studentët marrin informacion për programin e studimit, për
kohëzgjatjen, për mundësitë për
punësi. Atyre u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.
Faqe 29 nga 34
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të
karrierës;
Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas di plomimit në këtë program studimi.
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e
të diplomuarve, në ciklin e parë; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e
studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të
parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit
akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e
studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga
pranimi, deri në diplomim.
Meqë programi që vlerësohet ishte në proces të dhëna për
numrin e të diplomuarve nuk mund të siguroheshin.
UET ka statistika të plota dhe të rregullta për regjistrimet,
largimet, transferimet dhe për
ndjekjen e studimeve.
UET disponon të dhëna për
ecurinë e studentëve.
Programi elektronik që përdor
UET lehtëson menaxhimin dhe ruajtjen e të dhënave,
mundëson informimin në kohë
të pedagogëve, studentëve dhe të administratës.
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë
të bëjnë me procesin mësimor;
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit
në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet
kur parashikohet një e tillë.
Zyra e Këshillimit për Karrirën dhe Praktikën u asiston
studentëve për çështje të
mësimit, karrierës dhe të përmbushjes së detyrimeve të
praktikës profesionale.
Konkluzionet e GVJ
UET ndjek një politikë që respekton të drejtat ë studentëve, u asiston atyre për çështje
mësimore, të karrierës, të praktikës profesionale. Regjistrimi, menaxhimi dhe ruajtja e të
dhënave të studentëve kryhen elektronikisht dhe me shkrim dore. Programi elektronik është një mënyrë që e lehtëson administrimin e të dhënave dhe siguron informacion në
kohë dhe në distancë. Veprimtaria e një sërë zyrave si Zyra e Karrirës dhe e Praktikave,
Zyra e Kujdesit ndaj Studentit, dhe Sekretaria M ësimore e bashkërendojnë punën për të ofruar shërbimet që lidhen me studentët. Standardet janë të përmbushur plotësisht.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
10. Kërkimi shkencor
Pjesa përshkrimore
Kërkimi shkencor është një kompenent i rëndësishëm i veprimtarisë së UET. UET synon që jo
vetëm ta zhvillojë kërkimin shkencor në fushat që mbulon, por edhe ta integrojë me mësimin.
Çdo departament ka planin e veprimtarisë kërkimore dhe e analizon në mënyrë periodike këtë
komponent të veprimtarisë. Arritjet e kërkimeve publikohen në konferenca shkencore si dhe
nëpërmjet 5 revistave shkencore që boton UET.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për kërkimin shkencor
Faqe 30 nga 34
Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL
74 botime shkencore të FSHSE, 68 kumtesa në konferenca brenda dhe jashtë
vendit.
Numri i projekteve kërkimore të fituara
3 projekte (RRPP; B.C; COST)
Numri i projekteve të zbatuara
8
Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL
21
Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda iAL
Nuk ka të dhëna
Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor
Projekti Tempus dhe Jean Monnet
Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor
5
Numri i Çmimeve Kombëtare
1 (Çmimi Kult)
Dokumentacioni përkatës i marrë gjatë vizitave
Plani i kërkimit i Departamentit
Revistat shkencore të botuara nga UET
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Pjesa përshkrimore
UET ka institucionalizuar bashkëpunime në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me institucione të arsimit të lartë, me institucione të administratës publike, me shoqata dhe
fondacione, me shkolla dhe agjenci shërbimesh. Këto bashkëpunime janë formalizuar nëpërmjet marrëveshjeve, memorandumeve, protokolleve. Bashkëpunimet janë kryer për qëllime mësimore, të praktikës profesionale, të kërkimit, të zhvillimit. Bashkëpunimi me universitetet e huaja ka mundësuar mobilitetin e pedagogëve dhe të pedagogëve.
Tregues të matshëm:
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar
Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte kombëtare apo ndërkombëtare
2 (Cost dhe Tempus)
Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj
83
Numri i pjesëmarrësve në trainime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit
Nuk ka të dhëna
Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL
Për vitin 2010-2011 65 studentë të transferuar në UET
Faqe 31 nga 34
Për vitin 2011-2012 118 studentë të transferuar në UET
Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor
UET ka një zv/rektor për kërkimin shkencor dhe metodologjinë; një zv/rektor
për partneritetet, kërkimin dhe zhvillimin e biznesit, Zyrën e Zhvillimit të
Projekteve dhe Kërkimit; ka 3 institute, 3 qendra, 1 fondacion.
Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe
prezantime
10 kumtime në konferenca jashtë vendit për FSHSE
Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata
profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë të
rëndësishëm për arsimin e lartë:
Institucionet qeveritare bashkëpunuese16 institucione
Organizatat Profesionale 54
Komuniteti i biznesit, tregu i punës 3
Dokumentacioni përkatës
Marrëveshje të bashkëpunimit
Dosje të veprimtarive kërkimore
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardit/
kriterit
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes
personelit të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e
programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit;
Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes
personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre,
garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
UET ka nxitur bashkëpunim të
efektshëm ndërmjet personelit të tij. Gjatë vizitës në institucion u
konstatua një klimë pozitive,
bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet personelit të FSHSE
dhe personelit administrativ të UET, një mbështetje e
pedagogëve me përvojë për
pedagogët e rinj, një bashkëpunim i efektshëm si një
ekip.
UET ka bërë ndarje të qartë të
detyrave sipas vendeve të punës
dhe përshkrimi i punës orienton secilin punonjës që të kryejë
detyrat që i takojnë.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të
programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur
marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj;
Për realizimin e objektivave të
programeve të studimeve, UET
dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me
Faqe 32 nga 34
Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi
me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës,
në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të
mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit;
Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
institucionet homologe brenda
dhe jashtë vendit, me
institucione publike dhe private që zhvillojnë veprimtari në fusha
sociale dhe ekonomike si me
organizata të biznesit vendas. Ky bashkëpunim është vendosur
për dy qëllime të përmbushjes së synimeve mësimore dhe të
bashkëpunimit për zhvillim.
UET kryen vlerësimë për dobinë
e bashkëpunimit, gjë që u
dëshmua gjatë vizitës në institucion.
Konkluzionet e GVJ GVJ konstaton se UET ka një politikë të efektshme të marrëdhënieve të punës brenda
institucionit dhe të marrëdhënieve të bashkëpunimit me partnerë jashtë institucionit.
Klima e punës në UET është bashkëpunuese, mbështetëse, komplementare. UET garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të angazhuar në pozicione pune të
ndryshme. Po ashtu bashkëpunimi i UET me partneret rezulton të jetë një vlerë e shtuar
për UET në funksion të mësimit, kërkimit, reputacionit. Standardet janë të përmbushur plotësisht.
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË
STUDIMIT
a. Pika të forta:
1. Respektimi i kërkesave të legjislacionit parësor dhe dytësor për
ideimin, organizimin dhe administrimin e Programit BSC në Psikologji.
Programi është konceptuar dhe administruar në përputhje me kërkesat ligjore dhe pedagogjike.
2. Zotërimi dhe përdorimi i një kornize rregullatore. Korniza rregullatore e
përgatitur dhe e zbatuar nga UET rezulton të ketë mbështetur zbatimin e
kërkesave të ligjit dhe të ketë orientuar veprimin e programit në përputhje
me strategjinë e zhvillimit të UET, me vizionin dhe misionin e tij dhe me treguesit e profesionalizmit.
3. Institucionalizimi i sistemit të sigurimit të brendshëm të cilësisë ka
garantuar sigurimin e cilësisë. Vlerësimi është bërë pjesë integrale e
veprimtarisë së UET dhe të FSHSE. Ngritja e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, hartimi i politikës së vlerësimit, përcaktimi i
procedurave, përgatitja e instrumenteve, menaxhimi i procesit të vlerësimit
të brendshëm, trajnimi i personelit dhe i studentëve për të përmbushur
rolin e vlerësuesit janë tregues që dëshmojnë për një sistem vlerësimi
veprues. 4. Cilësia e personelit akademik dhe administrativ. UET ka hartuar një
politikë dhe ka ngritur një sistem për menaxhimin e personelit të
institucionit që perfshin: politikën dhe procedurat e rekrutimit, politikën
dhe procedurat e vlerësimit të performacës së personelit, politikën dhe procedurat e promovimit të personelit, politikën dhe procedurat e
menaxhimit të të dhënave të personelit. Zbatimi i kësaj politike ka
Faqe 33 nga 34
mundësuar punësimin e personelit cilësor në Programin BScnë Psikologji, maksimizimin e efektshmërisë së veprimtarisë së personelit dhe klimën
pozitive të bashkëpunimit.
5. Infrastruktura moderne dhe funksionale e vënë në dispozicion të
Programit BSc në Psikologji ka ndikuar në arritjen e synimeve të këtij
programi. Përdorimi i efektshëm i saj ka ndikuar në rritjen e cilësisë së mësimdhnëies dhe të të nxënit.
6. Administrimi profesional i Programit BSc në Psikologji. FSHSE dhe
Departamenti i Edukimit kanë administruar mjaft mirë programin e
studimeve BSC në Psikologji në drejtim të ngarkesës mësimore, të mësimdhënies, të praktikës profesionale, të vlerësimit të arritjeve të
studentëve. Programi i studimit dhe programet e lëndëve kanë
informacionin e kërkuar sipas standardeve. Informimi i përdoruesve dhe i
të interesuarve për to është bërë nëpërmjet formave të shumëllojta.
7. Regjistrimi dhe administrimi i të dhënave. UET ka ngritur një system profesional të regjistrimit dhe administrimit të të dhënave të programeve,
të studentëve, të personelit. Sistemi elektronik kkrijon një sërë përparësish
dhe lehtësish në përdorimin e të dhënave.
8. Respektimi i të drejtave të studentëve. UET ndjek një politikë që respekton të drejtat e studentëve, u asiston atyre për çështje mësimore, të
karrierës, të praktikës profesionale dhe u mundëson pjesëmarrjen aktive
në veprimtarinë e universitetit. Veprimtaria e një sërë zyrash, si: Zyra e
Karrirës dhe e Praktikave, Zyra e Kujdesit ndaj Studentit, dhe Sekretaria
Mësimore e bashkërendojnë punën për të ofruar shërbimet që lidhen me studentët.
9. Klima pozitive e punës dhe e bashkëpunimit. UET ka një politikë të
efektshme të marrëdhënieve të punës brenda institucionit dhe të
marrëdhënieve të bashkëpunimit me partnerë jashtë institucionit. Klima e punës në UET është bashkëpunuese, mbështetëse, komplementare. UET
garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të
angazhuar në pozicione pune të ndryshme. Po ashtu bashkëpunimi i UET
me partneret rezulton të jetë një vlerë e shtuar për UET në funksion të
mësimit, kërkimit, reputacionit
b. Pika të dobëta:
1. Cilësia e ulët e studentëve të pranuar në programin BSc në Psikologji.
2. Njohja e kufizuar e nevojave të tregut për psikologë, bazuar në
interesat e maturantëve dhe mendimet e Bortit të Tregut të Punës. 3. Integrimi i zbehtë i rezultateve të kërkimit në procesin mësimor.
4. Teknologjia mësimore dhe burimet e literaturës të pakta në mbështetje
të programit BSC në Psikologji.
5. Përfshirja e kufizuar e studentëve në procesin e komunikimit të
rezultateve të vlerësimit të programeve të studimit, të mësimdhënies dhe të vlerësimit të brendshëm.
6. Përfshirja shumë e kufizuar e studentëve në veprimtarinë kërkimore
të Departamentit të Edukimit, të FSHSE dhe të universitetit.
c. Mundësitë:
Faqe 34 nga 34
1. Angazhimi serioz i UET dhe i FSHSE për të ndërtuar një program modern të psikologjisë.
2. Respektimi i standardeve të cilësisë.
3. Kërkesat në rritje të tregut të punës për psikologë.
4. Potenciali i personelit akademik është një aset që mundëson përparimin
e programit. 5. Reputacioni pozitiv i UET në publik.
6. Bashkëpunimi me universitete të huaja për të njohur dhe zbatuar
përvojat më të mira.
d. Pengesat:
1. Rritja e konkurrencës si rezultat i ofrimit të një numri të konsiderueshëm
të programeve të psikologjisë nga IAL-të e tjera në vend.
2. Numri i kufizuar i studentëve që nuk justifikon një investim më të madh në teknologjinë mësimore në funksion të programit.
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
Prof. Dr. Nikoleta Mita MSc Kozeta Noti