Upload
hamit-agushi
View
856
Download
7
Embed Size (px)
Citation preview
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
1
Kontabliteti Menaxherial dhe Koncepetet e Kostos
Zgjidhja e pyetjeve
1. Cilët janë tre elementët kryesorë të kostos së një produkti?
Tre elementët kryesor të kostos sw një produkti në një kompani prodhuese janë materialet direkte, puna direkte dhe shpenzimet e përgjithshme të prodhimit.
2. Shpjego termat e mëposhtëm: (a) materiale direkte, (b) materiale indirekte, (c) puna direkte,(d) punë indirekte, dhe (e) shpenizmet e përgjithshme të prodhimit
a. Materialet direkte janë një pjesë përbërëse e produktit të përfunduar dhe kosto e tyre mund të ndiqet (të identifikohet) te produkti në mënyrë të besueshme. b. Materialet indirekte janë përgjithësisht njësi të vogla marterialesh të tilla si ngjitësi dhe gozhdët. Ato mund të jenë pjesë përbërëse e produktit të përfunduar por kosto e tyre mund të ndiqet te produkti vetëm me një kosto të lartë dhë jo në mënyrë të besuehsme. c. puna direkte përbëhet nga kosto e punës që mund të ndiqet me lehtësi te një produkt i caktuar. Puna direkte quhet gjithashtu “pune e prekshme” d. Puna indirekte përbëhet nga kosto e punës së pastruesve, supervizorëve, lëvizësit e materialeve, dhe punonjës të tjetër të fabrikës që nuk mund të ndiqen në mënyrë të besueshme te një produkt i caktuar. Këto kosto pune kryhen për të mbështetur prodhimin, por punonjësit e përfshirë nuk punojnë direkt tek produkti. e. Shpezimet e përgjithshme të prodhimit përfshijnë të gjitha kostot e prodhimit përveç materialeve direkte dhe punës direkte. Për rrjedhojë, shpenzimet e përgjithshme të prodhimit përfshijnë materialet indirekte dhe punën indirekte gjithashtu edhe kostot e tjera të prodhimit.
3. Shpjego diferencën ndërmjet kostos së produktt dhe kostos së periudhës
Një kosto produkti është çdo kosto e përfshirë në blerjen ose prodhimin e produkteve. Në rastin e produtkteve të prodhuara, këto kosto përbehen nga materialet direkte, puna direkte, dhe shpenizmet e përgjithshme të prodhimit. Një kosto periudhe është një kosto që shkon direkt në pasqyrën e të ardhurave si një shpenzim në periudhën në të cilën ajo shfaqet/ndodh. .
4. Bëj/Gjej dallimin ndërmjet (a) një kostoje variabël, (b) një kostoje fikse, dhe (c) një kosto mikse
a. Kosto variabël: kosto variabël për njësi është konstante, por kosto totale variabël ndryshon në përpjestim të drejtë me ndryshimet në volum.
b. Kosto fikse: Kosto fikse totale është konstante brenda një zone relevante. Kosto fikse mestare për njësi ndryshon në marrdhënje të zdrjejtë me ndryshimet në volum.
c. Kostot mikse: një kosto mikse përmban elementë të kostove fikse dhe varibël.
5. Çfarë efektesh ka një rritje në volum në:
a. Koton fikse për njësi? b. Koston variabël për njësi? c. Koston fikse totale? d. Koston variabël totale?
a. Kostot fikse për njësi bien kur volumi rritet
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
2
b. Kostot variabël për njësi mbeten të pandryshuara. c. Kostot fikse totale mbeten konstante ndërkohë që volumi rritet. d. Kostot variabël totale rriten ndërkohë që volumi rritet.
6. Shpjegoni/përcaktoni temat e mëposhtëm (a) sjella e kostos dhe (b) zona relevante a. Sjellja e kostos: sjellja e kostos i referohet mënyrës sipas së cilës ndryshojnë kostot në përgjigjje të
ndryshimet në një matësi/treguesi të ativitetit të tillë si volumi i shitjes, volumi i prodhimit, ose porositë e përpunuara.
b. Zona relevante: Zona relevante është zona e aktivitetit brenda së cilës supozimet për sjelljen e kostos fikse dhe variabël janë të vlefshme.
7. Çfarë kuptohet me bazë aktiviteti kur flasim për kostot variabël? Jep disa shembuj të bazëa së aktivitetetit.
Një bazë aktiviteti është një matës i çdo gjëje që shkakton shfaqjen e kostos variabël. Shembuj të bazave të aktivitetit përfshijnë njësitë e prodhuara, njësitë e shitura, letra të printuara, krevatët në një spital, vaktet e shërbyera në një restorant, telefonatat e shërbimit të bëra, etj.
8. Menxherët shpesh supozojnë një marrdhënjë lineare strikte ndërmjet ksotove dhe volumit. Si mund të mbrohet kjo praktikë përkundrejt faktit që shumë kosto janë në formë kurbe/ të përkulur.
Supozimi i linearitetit është në mënyrë të arsyeshme i vlefshëm duke nëse formula e kostos përdoret vetëm brenda zonës relevante.
9. Bëj dallimin midis kostove fikse diskrete (që jane në dorë të menaxhimit) dhe kostove fikse të angazhuara.
Një kosto fikse diskrete ka një horiziont planifikimi shumë të shkurtër-zakonisht një vit. Të tilla kosto lindin/rrjedhin nga vendimet vjetore nga menaxhimi për të shpenzuar në zëra të caktuar kostosh fikse, të tilal si rekalama, kërkimi, dhe zhvillimi i menaxhimit. Një kosto fikse e angazhuar ka një horiziont planifikimi më të gjatë-zakonisht shumë vite. Të tilla kosto lidhen me invenstimet e një kompanie në fabrikat, paisjet, dhe organizimin bazë. Në momentin që këto kosto ndodhin, ato janë “të kyçura/të fiksuara për shumë vite”
10. A përdoret koncepti i zonës relevante në rastin e kostove fikse? Shpjego.
Po. Ndërkohë që niveli i pritur i aktivitetit ndryshon, niveli i kostove fikse të kërkuara për të suportuar operacionet mund të ndryshojë gjithashtu. Shumica e kostove fikse përshtaten/ndryshohen në rritje ose në zbritje me shuma të mëdha, ndryshe nga të qënit apsolutisht fikse në një shumë të caktuar për të gjitha nivelet e aktivitetit.
11. Cili është disavantazhi kryesor I metodës së minimum maksimumit?
Metoda e minimum maksimumit përdor vetëm dy pika për të përcaktuar formulën e kostos. Këto dy pika ka gjasa që të jenë më pak tipike/përfaqësuese për shkak se ato përfaqësojnë ekstreme të një aktiviteti.
12. Jep një formulë të përgjithshme për një kosto mikes. Cili term/pjesë përfaqëson kosto variabël? Dhe Kosto fikse?
Formula për një kosto mikse është Y=a + bX. Në analizën e kostos, “a” përfaqëson koston fiske dhe “b”
përfaqëson koston varibël për njësi aktiviteti.
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
3
13. Cila është direnca misid pasqyrës së të ardhurave sipas formatit të kontributit dhe pasqyrës së të
ardhurave sipas formatit trandicionnal? Ëhat
Metoda e formatit të kontributit për pasqyrën e të ardhurave i organizaon kostot sipas sjelljës së tyre, në fillim zbriten kostot variabël për të përfirtuar marzhin e kontributit, dhe pastaj zbriten kostot fikse për të marrë të ardhurat neto operative. Metoda tradicionale i organizon kostot sipas funksioneve, të tilla si prodhimi, shitja dhe administrimi. Me ndarjen funksionale kostot fikse dhe variabël janë të bashkuara.
14. Çarë është marzhi i kontributit?
Marzhi i kontributit është të ardhurat totale nga shitja minus totali i kostove variabël
15. Përcaktoni termat e mëposhtëm, Kosto diferenciale, kosto opportune, dhe kosto e zhytur.
Një kosto diferneciale është një kosto që ndryshon midis alternativave të një vendimi. Një kosto oportune është një përfitim i mundëshëm nga i cili hiqet dorë kur zgjidhjet një alternative mbi një tjetër. Një kosto e zhytur është një kosto që ka ndodhur tashme dhe nuk mund të ndryshohet nga një vendim që mund të merret tani ose në të ardhmen.
16. Vetëm kostot variabël mund të jenë kosto direrenciale. A jeni dakord, shpjegoni?
Jo kostot diferenciale mund të jenë variabël dhe fikse. Për shembull, një alternative mund të konsistojë në blerjen e një makine kundrejt një tjetre për të prodhuar një produkt. Diferenca ndërmjet kostove fikse e blerjes së dy makinave është një kosto diferenciale.
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
4
Ushtrimi 1 Klasifikimi i kostove të prodhimit. Kompania Boat Inc monton barka të kostumizuara për klinetët me komponentë të furnizuar nga prodhues të ndryshëm. Më poshtë janë listuar disa nga kostot që janë janë kryer/të ndodhura nga kompania. Kërkohet: Për secilën nga kostot, tregoni nëse ka më shumë të ngjarë që klasifikohet si punë direkte, material direkt, shpenzim i përgjithshëm prodhimi, shpenzim shitje ose administrimi. 1.Pagat e punonjësve që ndërtojnë varkat. 2. Kosto e reklamimit në gazetat lokale. 3. Kosto e një pjese alumini instaluar te varka. 4. Paga e mbikqyrësi të repartit të montimti. 5. Qeraja e fabrikës. 6. Paga e kontabilistit të kompanisë. 7. Komisioni i shitjes i paguar agjentëve të shitjes të kompanisë. 8. Amortizimi i paisjeve të energjisë.
Ushtrimi 1 Zgjidhje:
1. Pagat e punonjësve që ndërtojnë varkat: kosto e punës direkte.
2. Kosto e reklamimit në një gazetë lokale: kosto shitje dhe marketingu.
3. Kosto e një pjese alumini të montuar te varka: kosto e materialevce direkte.
4. Pagat e mbikëqyrësit të repartit të montimit: shpenzim i përgjithshëm prodhimi.
5. Qeraja e ambjentit të fabrikës: një kombinim i shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit,
shpenizmeve administrativce, dhe kostove të shitjes dhe të marketingut. Renta ka më shumë
gjasa të ndahet në bazë të hapësirës së zënë nga prodhimi, administrata, dhe operacionet e
marketingut.
6. Paga e kontabilistit të kompanisë: kosto administrative..
7. Komisioni i shitjeve i paguar agjentëve të shitjes të kompanisë: kosto shitje dhe marketingu.
8. Amortizimi i paisjeve të energjisë: shpenzim i përgjithshëm prodhimi.
USHTRIMI 2 Klasifikimi i kostove si kosto perudhe dhe produkti Supozoni se ju është dhënë një punë verorë te ABC shpk, një kompani që prodhon sete radarësh
të sofistikuar për ftota ajrore tregëtare. Kompania, ka kontaktuar një bankë për një hua për të
ndihmuar në rritjen e shpejtë të saj. Bakna kërkon pasqyra përpara se të aprovojë huanë.
Kërkohet:
Klasifiko çdo kosto të listuar më poshtë si kosto produkti apo kosto periudhe për qëllimin e
përgatitjes së pasqyrave financiare përpara aprovimit të huasë.
1. Kosto e cipsave të memorjes të përdorur në kompletet e radarëve. 2. Kosto e ngrohjes së fabrikës 3. Kosto e mirëmbajtjes së paisjeve të fabrikës. 4. Kostot e trainimit për punonjësit e rinj të administratës. 5. Kosto e ushtarit të përdorur për të montuar pjesët e radarit. 6. Kostot e udhëtimit të agjentëve të shitjes së kompanisë.
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
5
7. Pagat dhe përfitimet të personelit të sigurisë së fabrikës. 8. Kosto e kondicionimit të zyrave qëndrore. 9. Pagat dhe përfitimet në departamentin që merret me faturimin e klientëve.
10. Amortizmi i paisjes në dhomën e fitnesit që përdoret nga punonjësit e fabrikës. 11. Shpenzimet e telefonit të kryera nga menaxhimi i fabrikës. 12. Kosto e lëvriimit/dërgimit të seteve të përfunduara të radarve te klientët. 13. Pagat e punonjësve që montojnë setet e radarëve. 14. Paga e presidentit të kompanisë. 15. Primet e sigurimit të shëndetit dhe prime të tjera sigurimi për personelin e fabrikës.
Ushtrimi 2 Zgjidhje:
Kosto
Produkti
Kosto
Periudhe
1. Kosto e cipsave të memorjes të përdorura në një set
radarësh ............................................................................ X
2. Kostot e ngrohjes së fabrikës ............................................... X
3. Kosto e mirëmbajtjes së paisjeve të fabrikës ....................... X
4. Kosto e trainimit për punonjësit e rinj të administratës ....... X
5. Kosto e ushtarit të përdorur për të montuar pjesët e
radarit ............................................................................... X
6. Kostot e udhëtimit të agjentëve të shitjes të kompanisë ...... X
7. Pagat dhe përfitimet e tjera të personelit të sigurimit të
fabrikës ............................................................................. X
8. Kosto e kondicionimit për zyrat qënrore ............................. X
9. Pagat dhe përfitimet në departamentin që merret me
faturimin e klientëve ........................................................ X
10. Amortizimi i paisjeve në dhonën e fitnesit që përdoret
nga punëtorët e fabrikës ................................................... X
11. Shpenzimet e telefonit për menaxhimin e fabrikës. ............ X
12. Kosto e dërgimit të një seteve të përfunduar të radarëve
te klientët .......................................................................... X
13. Pagat e punonjësve që montojnë radarët. ............................ X
14. Paga e presidetit të kompanisë............................................. X
15. Primi i sigurimit të shendetit për personelin e fabrikës ....... X
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
6
USHTRIMI 3 Sjellja e kostove fikse dhe variabël “Kafe eksperes” sha. operon një numër stendash/kjoskas të kafeve ekspres në qendra tregtare
periferike. Shpezimet fikse javore të një stende/kjoske kafeje janë $1.100 dhe kostot variabël për
filxhan kafeje të shërbyer është $0.26. Kërkohet:
1. Plotëso tabelën e mëposhtme me vlerësimet tuaja të kostos totale dhe kostos mesatare për
filxhan kafeje në nivelet e treguara të aktivitetit për një kjoskë kafeje. Rrumbullakos kostot e
kafes për një filxhan në dhjetshen më të afërt të centit.
1. Filxhanë kafe të shërbyer në një
javë
1,800 1,900 2,000
Kosto fikse . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ? ? ?
Kosto varibël . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ? ? ?
Kosto totale . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . ? ? ?
Kosto mesatare për filxhan kafe të shrbyer. ? ? ?
2. Tregoni nëse kosto mestare për kafe të shërbyer rritet, ulet apo mbetet konstante ndërkohë
që numri i kafeve të shërbyera në një javë rritet?
Ushtrimi 3 Zgjidhje:
1. Filxhana kafeje të shërbyer në një
javë
1,800 1,900 2,000
Kosto fikse .................................................................................................... $1,100 $1,100 $1,100
Kosto variabël ............................................................................................... 468 494 520
Kosto totale ................................................................................................... $1,568 $1,594 $1,620
Kosto mestare për kafe të shërbyer* ............................................................. $0.871 $0.839 $0.810
* Kosto totale ÷ filxhana kafe të shërbyer në një javë
2. Kosto mestare e një filxhani kafe bie kur numri i kafeve të shërbyera rritet për shak se kostot
fikse shërndahen në më shumë filxhana kafeje.
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
7
USHTRIMI 4 Metoda e Minimum Maksimumit
“Hotel Tirana”, ka rekorde të akumuluara për koston totale të elektricitetit të hotelit dhe numrin e
ditëve të zëna gjatë vitit të kaluar (aktiviteti i hotelit). Një ditë zënje përfaqëson një dhomë të
dhënë me qera për një ditë. Biznesi i hotelerisë është shumë sezonal, dhe piku është gjatë
sezonit të skive dhe në verë.
Ditët Kostot
Muaji E zënjes Elektrike
Janar . . . . . . . . . 2,604 $6,257
Shkurt . . . . . . . . 2,856 $6,550
Mars . . . . . . . . . 3,534 $7,986
Prill . . . . . . . . . 1,440 $4,022
Maj . . . . . . . . . . 540 $2,289
Qershor . . . . . . 1,116 $3,591
Korrik . . . . . . . . 3,162 $7,264
Gusht . . . . . . . . 3,608 $8,111
Shtator . . . . . . . 1,260 $3,707 Tetor . . . . . . . . . 186 $1,712
Nëntor . . . . . . . 1,080 $3,321
Dhjetor . . . . . . . 2,046 $5,196
Kërkohet: 1. Duke përdorur metodën minimum maksimum, vlerëso kosto fikse të elektricitetit për
muaj dhe koston variabël të elektricitetit për ditë zënje. Rrumbullakos kosto fikse në
dollarin më të afërt dhe kostot variabël në centin më të afërt. 2. Çfarë faktorësh të tjerë, të ndryshëm nga ditët e zënjes, ka gjasa të ndikojnë në
variacionin e kostos së elektricitetit nga muaji në muaj.
Ushtrimi 4 Zgjidhje:
1. Zënja në-Ditë
Kostot e
Elektricitetit
Niveli maksimal i aktivitetit (Gusht) . 3,608 $8,111
Niveli mimimal i aktivitetit (Tetor) ... 186 1,712
Ndryshimi .......................................... 3,422 $6,399 Kosto variabël = Ndryshimi në kosto ÷ Ndryshimi në aktivitet
= $6,399 ÷ 3,422 ditë të zëna
= $1.87 për ditë të zënë
Kosto totale (Gushti) ............................................................................... $8,111
Elementi i kostos variabël 6,747
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
8
($1.87 për ditë të zënë × 3,608 ditë të zëna) ........................................
Elementi i kostos fikse ............................................................................. $1,364
2. Kostot e elektricitetit mund të reflektojnë faktorë sezonaliteti të tjera përveç variacionit në
ditët e zënjes. Për shembull, hapësira të përbashkëta të tilla si zona e pritjes duhet të
ndriçohet për periudha më të gjata gjatë dimrit. Kjo do të rezultojë në efekte sezonale në
kostot fikse të elektricitetit.
Në shtim kostot fikse do të ndikohen nga numri i ditëve në një muaj. Me fjalë të tjera, kosto
të tilla si ndriçimi hapësira të përbashkëta janë varibël në lidhje me numrin e ditëve që ka
muaji, por janë fikse përsa i përket numrit të dhomave të zëna gjatë muajit.
Faktorë të tjera, më pak sistematik, mund të ndikojnë gjithashtu kostot e elektricitetit të tillë si
kursimi i disa të përdoruesve individualë. Disa mund të fikin dritat kur ato lënë dhomën. Të
tjerët jo.
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
9
USHTRIMI 5 Pasqyra e të ardhurave sipas formatit tradicional dhe sipas formatit të
kontributit ABC sha.., është një prodhues që ka dhënë informacionin e mëposhtëm.
Numri i njësive të shitura . . . . . . . . . . . . . . . . 10,000
Çmimi i shtjes për njësi . . . . . . . . . . . . . . . . . $15
Kosto variabël për njësi . . . . . . . . . . . . . . . . $2
Shpenzime administrative variabël për njësi . $1
Totali i shpenzimeve frikse . . . . . . . . . . . . . . $20,000
Totali i shpenzimeve fikse administrative . . . . . $15,000
Inventari, teprica në fillim . . . . . . . . . . . . . . . . $12,000
Inventari teprica në fund . . . . . . . . . . . . . . . . . $22,000 Blerje . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . $90,000
Kërkohet: 1. Përgatit një pasqyrë të ardhurash sipas formatit tradicional.
2. Përgatit një pasqyrë të ardhurash sipas formatit të kontributit.
Ushtrimi 5 Zgjidhje:
1. Pasqyra e të ardhurave tradicionale
ABC sha
Pasqyra e të ardhurave tradicionale
Shitjet ($15 për njësi × 10,000 njësi) .......................................... $150,000
Kosto e mallrave të shitura
($12,000 + $90,000 – $22,000)................................................ 80,000
Marzhi bruto ................................................................................ 70,000
Shpenzime shitje dhe administrimi:
Shpenzime shitje
(($2 për njësi × 10,000 njësi) + $20,000) ............................. 40,000
Shpenzime administrative
(($1 për njësi × 10,000 njësi) + $15,000) ............................. 25,000 65,000
E ardhura neto operative .............................................................. $ 5,000
2. Pasqyra e të ardhurave formati i kontributit
ABC sha
Pasqyra e të ardhurave formati i kontributit
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
10
Shtijet ........................................................................................... $150,000
Shpenzime variabël:
Kosto e mallrave të shitura
($12,000 + $90,000 – $22,000) ............................................ $80,000
Shpenzime shitje ($2 për njësi × 10,000 njësi) ........................ 20,000
Shpenzime administrative ($1 për njësi × 10,000 njësi) .......... 10,000 110,000
Marzhi i kontributit ..................................................................... 40,000
Shpenzime fikse:
Shpenzime shitje ...................................................................... 20,000
Shpenzime administrative ........................................................ 15,000 35,000
E ardhura neto operative .............................................................. $ 5,000
USHTRIMI 6 Identifikimi i kostove direkte dhe indirekte
Hotel “Arbri” është një hotel me katër yje në Tiranë.
Kërkohet:
Për secilën nga kostot e hotelit, tregoni nëse ka më shumë gjasa që ajo të jetë një kosto direkte
apo një kosto indirekte në lidhje me objektin e kostos së specifikuar duke vendosur një X në
kolonën e përshtatshme.
Ushtrimi 6 Zgjidhje:
Kosto Kosto
Kostot Objekti i kostos Direkte Indirekte
1. Paga e krye guzhinierit Restoranti i hotelit X
2. Paga e krye guzhinierit Një klient i caktuar i restorantit X
3. Materialet e pastrimit të dhomës Një qëndrues i caktuar në hotel X
4. Lulet për tavolinën e recepsionit Një qëndrues i caktuar në hotel X
5. Paga e portierit (atij që rrin te
porta)
Një qëndrues i caktuar në hotel X
6. Materiale për pastrimin e dhomës Departamenti i pastrimit X
7. Sigurimi nga zjarri në dhomën e
hotelit
Palestra e hotelit X
8. Peshqirët e përdorur në palestrën
e hotelit
Palestra e hotelit X
Shënim: Materialet e pastrimit të dhomës ka më shumë gjasa që të konsiderohen si një kosto
indirekte për një qëndrues të caktuar në hotel pasi nuk do të ishte praktike për të mbajtur
regjistrime eskzakte sesa material pastrimi është përdorur në secilën nga dhomat e
qëndruesve.
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
11
USHTRIMI 7 Kostot Diferenciale, Oportune, dhe kostot e zhytura Hoteli Iliria është një hotel me katër yje në afërsi të fakultetit të Ekonomisë. Zëvëdës presidenti i
operacioneve të hotelit dëshiron të zëvëndësojnë terminalin e vjetër kompjuterik të hotelit në
tavolinën e recepsionit me një terminal të ri me paraqitje artistike. Paraqitja e re do të kërkojë më
pak hapësirë, do të konsumojë më pak energji sesa terminali i vjetër kompjuterik, dhe do të
ofrojë siguri shtesë meqënse ato mund të shihen vetëm nga një kënd i ngushtë. Paraqitja e re
kompjuterike nuk do të kërkojë instalime të reja elektrike. Shefi i hotelit beson se paratë mund të
ishin shpenzuar më mirë në një paketë të re frigoriferike për guzhinën. Kërkohet
Për secilin nga zërat më poshtë, tregoni duke vendosur një X në kolonën e përshtatshme nëse
duhet të konsiderohet si kosto diferenciale, kosto oportune, ose kosto e zhytur në vendimin për të
zëvëndësuar teminalin e vjetër kompjuterik në një terminal të ri. Nëse asnjëra nga kategoritë nuk
përshtatet për një zë kostoje të caktuar , atëherë lini të gjitha kolonat bosh.
Kosto Kosto Kosto
Kostot Diferen
ciale
Oportu
ne
Të
zhytura
Shemb: Kosto e elektricitetit të kërkuar për terminalin X
1. Kosto e një paneli të ri ............................
2. Kosto e terminalit të vjetër kompjuterik .
3. Qeraja për hapësirën e zënë nga tavolina e regjistrimit
4. Pagat e punonjësve të tavolinës së regjistrimit
5. Përfitimet nga ngrirësi i ri .......................
6. Kostot e mirëmbajtjes së terminalit të vjetër komputerit
7. Kosto e heqjes së terminalit të vjetër kompjuterik
8. Kosto e instalimeve elektrike të tavolinës së regjistrimit
ekzistuese .............................................
Ushtrimi 7 Zgjidhje:
Kosto Kosto Kosto
Kostot Diferen
ciale
Oportu
ne
Të
zhytura
1. Kosto e një paneli të ri ............................ X
2. Kosto e terminalit të vjetër kompjuterik . X
3. Qeraja për hapësirën e zënë nga tavolina e regjistrimit
4. Pagat e punonjësve të tavolinës së regjistrimit
5. Përfitimet nga ngrirësi i ri ....................... X
6. Kostot e mirëmbajtjes së terminalit të vjetër komputerit X
7. Kosto e heqjes së terminalit të vjetër kompjuterik X
8. Kosto e instalimeve elektrike të tavolinës së regjistrimit X
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
12
ekzistuese .............................................
Shënim: Kosto e qerasë së hapësirës së zënë nga tavolina e regjistrimit dhe pagat e persoenlit
të tavolinës së regjistrimit nuk janë as kosto diferenciale, as kosto oportune apo kosto të
zhytura. Këto janë kosto që nuk ndryshojnë midis alterntivave dhe për këtë arsye janë jo
relevante në vendimarrje, por ato nuk janë kosto të zhytura meqënënse ato do të ndodhin në
të ardhmen.
USHTRIMI 8 Sjellja e kostos; Pasqyra e të ardhurave sipas formatit të kontributit Kompania “Paris” prodhon dhe shet një produkt të vetëm. Një skedul pjesërisht i përfunduar i
kostos totale të kompanisë dhe kostos për njësi, në zonën relevante nga 60,000 deri në 100,000 njësi të prodhuara dhe të shitura çdo vit, është dhënë më poshtë: Njësi të prodhuara dhe shtiura 60,000 80,000 100,000
Kosto totale:
Kosto variabël. . . . . $150,000 ? ?
Kosto fikse . . . . . . . . 360,000 ? ?
Kosto totale . . . . . . . . $510,000 ? ? Kosto për njësi:
Kosto variabël . . . . . . ? ? ?
Kosto fikse . . . . . . . ? ? ?
Kosto totale për njësi ? ? ?
Kërkohet:
1. Përfundo skedulin e kostos totale dhe kostos për njësi të kompanisë.
2. Supozoni se kompania prodhon dhe shet 90,000 njësi gjatë vitit dhe çmimi i shitjes është
$7.50 për njësi. Përgatit një pasqyrë të ardhurash sipas formatit të kontributit për vitin.
Ushtrimi 8 Zgjidhje:
1. Kosto variabël për njësi do të jetë:
$150,000 ÷ 60,000 𝑛𝑗𝑤𝑠𝑖 = $2.50 𝑝𝑤𝑟 𝑛𝑗𝑤𝑠𝑖
Në përputhje me sjelljen e kostove fikse dhe variabël, skeduli i përfunduar është :
Njësi të prodhuara dhe shitura
60,000 80,000 100,000
Kosto totale:
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
13
Kostot variabël ..................................... $150,000 $200,000 $250,000
Kostot fikse .......................................... 360,000 360,000 360,000
Kostot totale ............................................. $510,000 $560,000 $610,000
Kosto për njësi:
Kosto variabël ...................................... $2.50 $2.50 $2.50
Kosto fikse ........................................... 6.00 4.50 3.60
Kosto totale për njësi ............................... $8.50 $7.00 $6.10
2. Pasqyra e të ardhurave e kompanisë në formatin e kontributit është:
Shtijet (90,000 njësi × $7.50 për njësi) ...................................................... $675,000
Shpenzime variabël (90,000 njësi × $2.50 për njësi) ................................. 225,000
Marzhi i kontributit .................................................................................... 450,000
Shpenzime fikse ......................................................................................... 360,000
Të ardhurat neto operative .......................................................................... $ 90,000
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
14
USHTRIMI 9 Klasifikimi i kostove
Shumë vite më përpara Kompania” Madrit” bleu një një ndërtesë të vogël ngjtur me fabrikën e saj prodhuese me qëllim që të kishte
hapësirë për zgjerim kur të ishte e nevojshmë. Meqënëse kompania nuk kishte nevojë të menjehërëshme për zgjerim shtesë, ndërtesa i
ishte dhënë me qera një kompanie tjetër duke marrë të ardhura nga qeraja prej $40,000 në vit. Afarti i qerasë për qeramarrësin do të
skadojë muajin tjetër, dhe ndryshe nga dhënja me qera kompania Medex ka vendosur ta përdorë ndërtesën për nevoja të saj për të
prodhuar një produkt të ri. Materialet direkte për produktin e ri kushtojnë $40 për njësi. Do të jetë e nevojshme për të marrë në punë
një mbikqyrës për të mbikqyrur prodhimin. Paga e mbikqyrësit do të jetë $2.500 në muaj. Punonjës do të merren në punuë për të
prodhuar produktin e ri, me kosto të punës direkte që shkon $18 për njësi. Operacionet e prodhimit do të zënë të gjithë hapësirën e
ndërtesës, kështu që do të jetë e nevojshme për të marrë me qera hapësirë shtesë në një magazinë pranë për të magazinuar produktet e
përfunduara. Kosto e qeramarrjes është $1,000 në muaj. Në shtim kompania duhet të marrë me qera paisje për përdorim në prodhmin e
produktit të ri: kosto e qeramarrjes është $3,000 nëmuaj. Kompania do të vazhdojë të amortizojë ndërtesën me metodën lineare, ashtu
si edhe vitin e kaluar. Amortizimi i ndërtesës është $10,000 në vit. Kostot e reklamës për produktin e ri do të jenë në total $50,000 në
vit. Kostot e transportit/dërgimit të produktit të ri te klinetët do të jenë $10 për njësi. Kostot e elektricitetit të makinave operuese do të
jenë $2 për njësi. Që të ketë fonde për të blerë materiale, të paguajë punonjësit, dhe kështu me rradhë, kompania duhet të
likuidojë/shesë disa investime. Këto invenstime japin aktualisht një të ardhur prej $6,000 në vit.
Kërkohet:
Përsgatit një fletë përgjigjje me kolonat e mëposhtme:
:
Emri i kostos
Kosto
variabël
Kosto
fikse
Kosto e produktit Kosto (shtije
dhe admin)
periudhe
Kosto
oportune
Kosto e
Zhytur
Materiale
direkte
Punë
direkte Shpp
Listo kostot e ndryshme që lidhen me vendimin për produktin e ri dëri në kolonën e fundit majtas (poshtë emrit të kostos). Pastaj
vendso X në secilin emërtim që ndihmon për të përshkruar koston në fjalë. Mund të këtë shumë X-e nën kolona të ndryshme për një
kosto të caktuar. (Për shembull, një kosto e caktuar mund të jetë kosto fikse, kosto periudhe, dhe kosto e zhytur, ju duhet të vendosni
X nën secilan nga këto kolona në krah të kostos)
Ushtrimi 9 Zgjidhje:
Kontabliteti i Kostos: Konceptet e Kostos Punoi: Erjon Skordha ACCA, MCP, MSC
15
Emri i kostos
Kosto
variabël
Kosto
fikse
Kosto e produktit Kosto (shtije
dhe admin)
periudhe
Kosto
oportune
Ksoto e
Zhytur
Materiale
direkte
Punë
direkte Shpp
Të ardhurat nga renta të sakrifikuara,
$40,000 në vit .................................... X
Kosto e materialeve direkte, $40 për
njësi ................................................... X X
Paga e supervizorit, $2,500 për muaj .... X X
Kosto e punës direkte, $18 për njësi ..... X X
Kosto e marrjes me qera të
magazinës, $1,000 për muaj .............. X X
Kosto e marrjes me qera ta paisjes,
$3,000 për muaj ................................. X X
Amortizimi i ndërtesës, $10,000 për
vit ....................................................... X X X
Kosto reklamimi, $50,000 për vit ......... X X
Kosto dërgimi/transporti, $10 për
njësi ................................................... X X
Kosto elektriciteti, $2 për njësi ............. X X
Kthimi nga investimi, $6,000 për vit .... X