39
UNIVERSITETI I PRISHTINES FAKULTETI EKONOMIK Krahas imi i Bankave Teb Bank dhe Raiffeisen BankProf. Dr.Justina Pula Punuan: Nehar Islami Arben Dedaj Master :Ndermarresi dhe zhvillim lokal 1

Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

  • Upload
    target

  • View
    75

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

UNIVERSITETI I PRISHTINES

FAKULTETI EKONOMIK

“Krahasimi i Bankave

Teb Bank dhe Raiffeisen Bank”

Prof. Dr.Justina PulaPunuan: Nehar IslamiArben Dedaj Master :Ndermarresi dhe zhvillim lokal

Prishtine, 2017

1

Page 2: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Permbajtja

Apstrakti 3Hyrje 4

Historiku 5

Kapitulli 11.1 Vizioni, misioni dhe strategjia e ketyre bankave 6

1.2 Banka Teb- Deget 7

1.3 Banka Raiffeisen- Deget 81.4 Raporti vjetor-Depozitat e bankes Teb 9

1.5 Kredite e bankes Teb ne vitin 2014 dhe 2015 10-12

1.6 Shërbimet bankare për NVM 13

Kapitulli 2

2.1 Segmentet e biznesit - Raiffeisen 14-152.2 Kredite e bankes Raiffeisen 162.3 Raporti vjetor- Depozitat e klienteve ne banken Raiffeisen 17-182.4 Kredite e bankes Raiffeisen ne vitin 2014 dhe 201519-21

Kapitulli 33.1 Kredite bankare sipas aktivitetit ekonomik nder vite (2010-2015) 223.2 Konkluzionet perfundimtare te analizes se krahasimeve midis dy bankave “Teb bank dhe Raiffeisen bank” 233.3 Krahasimet perfundimtare ne shperndarjen e kredive ne sektor te ndryshem ne forme te perqindjes 24

Kapitulli 4Rekomandimet 25Referencat 26Perfundimi 27

2

Page 3: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Apstrakt

Ne kete punim do te mundohemi te bejme krahasimin midis dy bankave “ Teb bank” dhe “Raiffeisen bank”, do te fokusohemi edhe ne kredite qe I leshojne keto banka ne krahasim me njera tjetren dhe krahasimin e leshimit te kredive edhe nga bankat tjera ne sector te ndryshem.Ai që ka vendosur të marrë një kredi në ndonjërën nga bankat komerciale qe operojnë në Kosovë, duhet të matet mirë para se ta bëjë këtë.Normat jashtëzakonisht të larta të interesit bëjnë që derisa të paguhet kredia, klientit t’i shtrëngohet rripi i kursimit. Ndonëse në reklamat e bankave propagandojnë se ato ofrojnë norma atraktive të interesit,  vetëm kur shkon në zyrat e tyre, e kupton se sa vështirë është të marrësh ca para për të kryer ndonjë punë.Sa për dokumentet që ata kërkojnë janë nga më të ndryshmet, ku hipotekë duhet lënë thuajse gjithçka, e nëse ofron garantues, atëherë ai duhet të dërgojë një mal me dokumente.Ndërkohë, kamatat janë aq të larta sa është sa ato mbërrijnë deri në 14 përqind.Zyrtarët e bankave arsyetohen se kamatat nuk mund të ulen në Kosovë, së paku tash për tash, për shkak të mos funksionimit si duhet të sistemit të drejtësisë.Frika e tyre është se me uljen e normës së interesit, atëherë qytetarët do të merrnin shumë kredi, e ndërkohë bankat, nuk do të ishin të sigurta se do të mund t’i merrnin paratë e tyre prapë, bashkë me interesin që kanë.1

Fitime në kohë krize Kjo duket të jetë kohë fitimesh për banka. Derisa në mbarë botën kriza ekonomike ka prekur edhe sektorin bankar, në Kosovë ka ndodhur e kundërta. Bankat gjithmonë kanë pasur trende të zhvillimit dhe përfitimit.

Fjalet kyqe: Banka, Teb banka, Raiffeisen banka, kredite, investimet, kamata.

Hyrje

1 Kamata e bankave, 2010, http://www.albinfo.ch/pse-bankat-ne-kosove-praktikojne-kamata-te-larta/

3

Page 4: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Ne kete teme te cilen e kemi punuar do te flasim per krahasimin midis Teb bank dhe Raiffeisen bank do te fokusohemi me se shumti ne historikun e ketyre bankave prej dates se hapjes se tyre, ne numrin e filialeve qe I kane keto banka ne Kosove, ne shumen e krediteve te cilen e japin keto banka mbrenda vitit, analizimin e bizneseve se sa I shfrytezojne keto kredi, keshtu duke e ndar ne perqindjen e shfrytzimit te krediteve per biznese te vogla te mesme, sa perqind I shfrytezojne grat ndermarrese keto kredi, prej shumes totale sa jane te ndara keto kredi per ndermarjet prodhuese dhe sa jane te ndara per ndermarjet sherbyese, gjithashtu do te analizojme edhe cili prej qyteteve te Kosoves I shfrytezon me se shumti keto kredi.  Themelimi I bankaveBankat mund te themelohen nga personat fizik dhe juridik , si te vendit ashtu edhe te huajt te cilet investojne kapital ne kapitalin themelues te bankes ne menyre dhe lartesi te percaktuar me ligj. Si akt themelues I bankes eshte statuti. Bankat per nga forma e organizimit mund te themelohen vetem si SH.A. Themelimi I tyre eshte I njejte sic themelohen edhe shoqerite tjera tregtare. Bankat e para jane paraqitur ne Itali ne shek. XV , dhe kane ushtruar kembimin e te hollave. Banka eshte person juridik e cila ne menyre te pavarur ushtron veprimtari me qellim te realizimit te fitimit ne baze te likuidetit, sigurise dhe rentabilitetit. Bankat mund tethemelohen nga personat fizik dhe juridik , si te vendit ashtu edhe te huajit te cilet investojne kapital ne kapitalin themelues te bankesne menyre dhe lartesi te percaktuar me ligj. Ekonomia dhe bizneset ne Kosove varen nga kredite bankare, ndersa keto te fundit vazhdojne te jene me norma te larta te interesit dhe nje gje e tille nuk krijon kushte te favorshme per zhvillimin e bizneseve, thone eksperte te kesaj fushe.Agim Shahini2, drejtues i Aleances Kosovare te Biznesit, thote se nje numer i madh i kerkesave te bizneseve per kredi, presin me muaj te tere shqyrtimin nga bankat, pavaresisht normave, siç i quan ai, te keqija te interesit.Bankat ne Kosove kane interesin me te larte – deri ne 18 per qind.”Bankat ne Kosove kane interesin me te larte – deri ne 18 per qind. Kjo i demton investimet, i demton bizneset dhe i demton te gjithe ata qe tentojne te hyjne ne biznes. Eshte e pamundur qe dikush te kete kapital te fresket per te hyre ne biznes pa mbeshtetje te bankes.

Historiku

2 Agim Shahini,2016, http://www.albinfo.ch/bizneset-ne-kosove-varen-nga-kredite-bankare/

4

Page 5: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Banka Raiffeisen në Kosovë është degë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). RBI erdhi në Kosovë në fund të vitit 2002 duke blerë pjesën më të madhe të aksioneve të Bankës Amerikane të Kosovës. Në qershor të vitit 2003, Banka u riemërtua si Banka Raiffeisen në Kosovë. RBI ofron shërbime dhe produkte bankare dhe investuese për kompanitë austriake dhe ndërkombëtare, një rrjet të gjerë të njësive bankare dhe lizing në Europën Qëndrore dhe Lindore për korporata dhe retail. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga shumë kompani të shërbimeve financiare, për shembull në fushën e leasing, menaxhimit të aseteve si dhe në fushën e blerjeve dhe shkrirjeve.Sipas bilancit të gjendjes të datës 30 shtator 2016, asetet e përgjithshme të Bankës Raiffeisen në Kosovë ishin 846 milionë Euro, depozitat e klientëve 711 milionë Euro, ndërsa portofoli i kredive ishte 482 milionë Euro. Banka Raiffeisen ka një kapital prej 63 milionë Euro.Banka Raiffeisen ofron një gamë te gjerë të shërbimeve dhe produkte bankare për të gjithë klientët: individët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe të korporatave. Që nga fillimi i punës së saj në Kosovë, Raiffeisen Bank është shumë e suksesshme duke përkrahur zhvillimin e të gjitha segmenteve me produkte të ndryshme, duke përfshirë kreditë dhe depozitat.Për të përkrahur aktivitetet tona të biznesit dhe për të ofruar shërbime të kualitetit të lartë për klientët tanë përmes teknologjisë më të re, ne kemi vazhduar të investojmë në Teknologji informative dhe operacione. Si vlerësim për këtë, banka jonë arriti të bëhet kompania e parë në rajon e certifikuar për ISO 20000 nga Registered Quality Assurance (LRQA).3 Prej themelimit të TEB-it në 2008-ën, qasja jonë ka qenë sjellja e risive. Si një bankë e fuqishme me shërbime të plota, jemi fokusuar në zgjidhjen e kërkesave të klientëve për shërbime fnanciare.4 Me kalimin e viteve, kemi arritur t’i shfrytëzojmë me efektivitet kompetencat dhe vizionin tonë të korporatës, duke prodhuar vlerë të shtuar si për klientët ashtu edhe për aksionarët. Në vitin 2015, vazhduam të rritemi të balancuar dhe të shëndetshëm– çka pritet prej nesh - duke përforcuar më tej pozitën tonë si institucioni fnanciar më i fuqishëm në vend. Kjo na jep një bazë edhe më të fortë për të ardhmen tonë si një forcë e rëndësishme në Kosovë. Përgjegjësia sociale e korporatës luan një rol të rëndësishëm. Politika jonë është të kontribuojmë në zhvillimin shoqëror të Kosovës. Kemi krijuar një kornizë për iniciativa afatgjata bazuar në spektrin e projekteve që do të krijojnë përftimet më të mëdha sociale. Në lidhje me mbështetjen e biznesit, jemi duke punuar përmes programit të mbështetjes së ndërmarrësisë së grave, akademisë së biznesit dhe forumit të biznesit. Angazhimet tona në fushën e sportit përfshijnë bashkëpunimin me Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe mbështetjen për turneun e tenisit “Dielli TEB Open”.

Kapitulli 1

1.1 Vizioni, misioni dhe strategjia e ketyre bankave 3 Banka Raiffeisen, 2002, http://www.raiffeisen-kosovo.com/sq/Per-ne4 Banka Teb, 2008, http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

5

Page 6: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Banka Teb:

Vizioni ynë është që të jemi banka më e mirë në Kosovë.

Misioni ynë Në vazhdimësi të krijojmë dhe të rrisim vlerë të jashtëzakonshme për klientët, aksionarët, punonjësit dhe shoqërinë tonë.

Strategjia jonë në përputhje me vizionin dhe misionin tonë, strategjia jonë është që të ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme dhe efkase bankare për të gjithë klientët tanë. Këtë do ta arrijmë duke ofruar produkte dhe shërbime inovative dhe praktike për të siguruar rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Oferta e TEB-it është gjithmonë e bazuar në zotimin tonë për të qenë bankë e përgjegjshme. Kjo është e mishëruar në të gjitha vlerat tona dhe pasqyrohet në biznesin tonë, në mënyrën si i zhvillojmë produktet dhe shërbimet tona dhe si i paraqesim qëllimet dhe premtimet tona.5

Banka Raiffeisen:

Vizioni Të jetë banka kryesore dhe universale në Kosovë 

Misioni Të zhvillojë marrëdhënie afatgjata me klientët tanë duke iu ofruar një gamë të gjerë të produkteve konkuruese dhe shërbime të standardit të lartë6

Të jetë punëdhënësi më i mirë 

1.2 Banka Teb- Deget

Kjo banke ka gjithesej 27 dege te cilat gjendet ne gjithe Kosoven, deget e bankes teb jane ne keto

5 Banka Teb, 2008, http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf fq,96 Banka Raiffeisen, http://www.raiffeisen-kosovo.com/sq/Vizioni-dhe-Misioni

6

Page 7: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

vende:

Vendi Numri I degeve.

1)Prishtine 82)Prizren 23)Pejë 24)Gjakovë 25)Ferizaj 16)Gjilan 17)Mitrovicë 18)Fushë Kosovë 19)Vushtrri 110)Rahovec 111)Skënderaj 112)Malishevë 113)Drenas 114)Lipjan 115)Klina 116)Therandë 117)Podujevë 1

Gjithesej 27Tabela nr.1. Burimi: Te dhenat e tabeles jane mare ne http://www.teb-kos.com/al/index.php/rreth-TEB/teb-deget 20177,(ndersa jane paraqitur ne menyre tabelare nga autoret e punimit)

1.3 Banka Raiffeisen- Deget

Vendi Numri I degeve.

7 Banka Teb, Prishtine 2017 http://www.teb-kos.com/al/index.php/rreth-TEB/teb-deget

7

Page 8: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Prishtine 13Prizren 31)Pejë 32)Gjakovë 23)Ferizaj 34)Gjilan 25)Mitrovicë 26)Fushë Kosovë 27)Vushtrri 18)Rahovec 19)Skënderaj 110)Malishevë 111)Drenas 112)Lipjan 113)Klina 114)Obliqi 115)Podujevë 116)Graqanice 117)Kaçanik 118)Shtime 119)Shterpce 120)Kamenice 121)Viti 122)Hani I elezit 123)Brnjak 124)Janinje 1

Gjithesej 48

Tabela nr.2. Burimi: Te dhenat e tabeles jane mare ne http://ks.mvep.hr/files/file/dmku/al/2015/150116-Adresat-e-degeve-te-Raiffeisen-Bank.pdf(ndersa te dhenat jane paraqitur ne forme tabelare nga autoret e punimit)

Komentimi I tabelave 1 dhe 2 rreth degeve te Teb bank vs Raiffeisen bank

Sipas te dheneva te paraqitur ne forme tabelare me larte del se “Teb bank” ka gjithesej 27 dege te hapura ne gjithesej 17 vende te Kosoves, ndersa “Raiffeisen bank” ka gjithesej 48 dege te hapura ne gjithesej 24 vende te Kosoves. Pra ne krahasimin e ketyre dy bankave ne kontekstin e degeve te hapura deri me tani del se banka Raiffeisen eshte e para kundrejt bankes Teb.

8

Page 9: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

1.4 Raporti vjetor-Depozitat e bankes Teb

Tabela nr 3, raporti vjetor I bankes Teb 2015 Prishtine, Burimi: http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

Komentimi I tabeles nr 3.Depozitatat pa afat.Sipas te dhenave qe I kemi gjetur per banken Teb ateher depozitat pa afat te vitit 2015 te individeve jane 160.057 Milion euro ne krahasim me vitin 2014 qe jane 136.314 milion euro, ndersa depozitat pa afat te NVM-ve per vitin 2015 ne banken Teb jane 56.346 milion euro ne krahasim me vitin 2014 qe jane 50.438 milion euro. Korporatat ne vitin 2015 kane depozita pa afat ne banken Teb 62.577 milion euro ne krahasim me vitin 2014 qe kane 36.530 milion euro.

Totali I pergjithshem I depozitave pa afat ne banken Teb eshte 278.980 milion euro per vitin 2015. Ndersa totali I pergjithshem per vitin 2014 eshte 223.282 milion euro.

Depozitat me afat ne banken Teb.Te dhenat e bankes Teb lidhur me depozitat me afat tregojne keto rezultate:Individet kane depozituar ne vitin 2015 vleren prej 44.074 milion euro, ndersa ne vitin 2014 po te njejtit kane depozituar 58.047 milion euro.

9

Page 10: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

NVM-te me vitin 2015 kane depozituar 11.718 milion euro, sa I perket vitit 2014 ato kane depozituar 17.767 milion euro.Korporatat kane depozituar ne vitin 2015 ne vlere prej 8.106 milion euro ndersa ne vitin 2014 kane depozituar 15.257 milion euro.Totali I pergjithshem I depozitave me afat ne banken Teb eshte 63.898 milion euro per vitin 2015. Ndersa totali I pergjithshem per vitin 2014 eshte 91.071 milion euro.

1.5 Kredite e bankes Teb ne vitin 2014 dhe 2015

Viti 2014

Tabela nr. 4, banka Teb 2014, Prishtine, fq 103, Burimi: http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

Komentimi I tabeles nr 4. ( viti 2014)Kredite individet ne vitin 2014 te banken Teb jane 130.504 milion euroKredite per personat juridik ne vitin 2014 ne banken Teb jane 141.906 milion euro

|Kredite e vitit 2015 banka Teb

10

Page 11: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Tabela nr. 5. Banka Teb,Prishtine 2015, faqe 103, Burimi: http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

Komentimi I tabeles nr 5 ( viti 2015)

Kredite per individet ne vitin 2015 te banken Teb jane 149.056 milion euroKredite per personat juridik ne vitin 2015 ne banken Teb jane 155.702 milion euroTotali I kredive te leshuara ne vitin 2015 eshte 320.049 milion euro, ndersa totali I pergjithshem I kredive te leshuara ne vitin 2014 I kesaj banke eshte 279,687 milion euroDiferenca e kredive te leshuara ne total nder vite ne banken Teb ( 2014-2015), viti 2015 del te jete me nje diferenc me te madhe ne vlere prej 40.362 milion euro ne krahasim me vitin 2014

Kredite te ndara ne sektor dhe te paraqitura ne perqindje Baka Teb

11

Page 12: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Tabela nr. 6, Banka Teb, 2014-2015 Prishtine, faqe 75, Burimi: http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

Komentimi I tabeles nr.6 I kredive ne sektor te ndryshem – Perqindjet

Kredite ne ne sektorin e tregtise me shumice te vitit 2014 ne raport me vitin 2015 ka pas renje nga 55% ne 53% , Kredite ne sektorin e Prodhimit per dallim nga viti 2014 ne vitin 2015 kan mbetur te pa ndryshuara ne vleren 15% Kredite per konsum kan pesuar renje nga viti 2014 ne vitin 2015 nga 13% ne 11% Kredite per sherbime jan rritur nga viti 2014 ne vitin 2015 nga 5% ne 7%,Kredite per Hotele dhe restorantet jan rrite per 1 % nga 4% ne vitin 2014 ne 5% ne vitin 2015Kredite per Bujqesi po ashtu jan rritur per 1 % nga 2% ne vitin 2014 ne 3% ne vitin 2015Kredite per Ndertim kane mbetur me perqindje te njejt nga 2014 ashtu edhe ne 2015 me 7%Sipas te dhenave interne perkrahje e grave ne biznes me kredi ne vitin 2015 eshte ber per afersisht 1%, ndersa kredite ne pergjithesi me se shumti I ka shfrytezuar qyteti I Prishtines.

Banka Teb per grate.

Gjatë vitit 2015, prezantuam SheCard - një kartelë e veçantë në treg, e dedikuar vetëm për gratë,

12

Page 13: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

të cilat mund të blejnë me këste pa interes. Në këtë vit të parë, u lëshuan më shumë se 3.000 kartela SheCard për kliente. Mbajtëset e kartelës SheCard do të përftojnë deri në 15% bonus, varësisht nga sektori tregtar dhe fushatat.

1.6 Shërbimet bankare për NVM

TEB-i lehtëson operacionet për NVM-të, fermerët dhe agro-bizneset Tregu i NVM-ve ka vazhduar të jetë shumë konkurrues në vitin 2015. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të ndryshme bankare kanë pësuar luhatje gjatë gjithë vitit. Me gjithë këtë mjedis të punës, sërish ishim në gjendje ta rrisim portfolion e përgjithshme të NVM-ve me 5,7 milionë €. Edhe tendenca në rënie e çmimeve të depozitave ka vazhduar. Në anën tjetër, tarifat e shërbimeve bankare në treg janë rritur dhe transaksionet janë kanalizuar më shpesh nëpërmjet kanaleve alternative të shpërndarjes (transfertat ndërkombëtare dalëse të parave përmes e-banking arritën në 27%, ndërsa transfertat dalëse vendore të parave nëpërmjet e-banking arritën në 48% në fund të vitit). Klientët tanë NVM e shohin TEB-in si një bankë me qasje plotësisht të bazuar tek klientët dhe si një “one-stop-shop” apo sportel për të gjitha nevojat e tyre. Gjithnjë e më shumë klientët tanë kanë gjithnjë e më pak kohë për të menaxhuar aktivitetet e tyre bankare dhe kjo është arsyeja pse vazhdojmë të promovojmë shërbimet bankare elektronike, si një alternativë më e shpejtë dhe më efkase, jo vetëm pse këto shërbime përmirësohen vazhdimisht me karakteristika të reja që ofrojnë lehtësi më të mëdha. TEB është e përqendruar në fnancimin e mikro-bizneseve të regjistruara, me struktura të forta organizative dhe potencial për rritje. Në afat më të gjatë, Banka do të fokusohet më shumë në bizneset e formalizuara dhe klientët e biznesit me kapacitet fnanciar prej më shumë se 10.000 €. Gjatë vitit 2015, kemi ndërmarrë një proces intensiv të NjKT-së dhe kemi shqyrtuar procedurat e tjera në mënyrë që TEB të jetë në përputhje me kërkesat e BNP Paribas. Për më tepër, kemi përfunduar me sukses një projekt po aq intensiv me qëllim të sinkronizimit dhe miratimit të politikave dhe procedurave të BNP Paribas; jemi aktualisht në proces të përditësimit të të gjithë dokumentacionit përkatës në përputhje me rrethanat. TEB vazhdon të ofrojë produkte dhe shërbime inovative për klientët mikro, ndërmarrjet e vogla dhe klientët e bujqësisë dhe, që nga viti 2015 me një fokus të veçantë te gratë ndërmarrëse. Gjatë vitit të raportimit kemi ofruar një gamë të produkteve të reja për klientët tanë përmes fushatave të tilla si: • Fushata për klientët e biznesit të përfshirë në sektorin e prodhimit; • Fushata për klientët e biznesit të përfshirë në sektorin e shërbimeve;• Fushata për klientët e biznesit me Kompaninë e Sigurimeve SIGAL; • Financimi i Agro Granteve për klientët e bujqësisë, të cilët kanë përftuar nga grantet e Ministrisë së Bujqësisë; • Fushata Agro Spring ku klientët kanë marrë testet e qumështit ose analizat e tokës; • Fushatat me “Haxhijaha” dhe “Agribau’ për fnancimin e blerjes së pajisjeve bujqësore;• Fushata për gratë ndërmarrëse për ta shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas (8 mars); dhe• Bashkëpunimi me USAID-in për një Fond të Garancisë AKZH (Autoriteti kreditor i zhvillimit)

13

Page 14: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

për gratë ndërmarrëse në vlerë prej 1,7 milion dollarë. Ashtu si në vitet e mëparshme, vazhdojmë të luajmë një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për më tepër, jemi të angazhuar plotësisht për përgjegjësinë sociale në të gjitha operacionet tona bankare.Në të ardhmen, shërbimet bankare për NVM do të vazhdojnë të përqendrohen në të gjitha segmentet e biznesit me vëmendje të veçantë në sektorin e bizneseve të vogla dhe të bujqësisë. Qëllimi ynë është që të mbetemi banka kryesore për gratë ndërmarrëse dhe do t’i koordinojmë aktivitetet me homologë të tjerë relevantë që janë aktive në fnancimin e këtij segmenti të rëndësishëm.8

Kapitulli 2

2.1 Segmentet e biznesit - Raiffeisen

Korporatat Ngjashëm me vitet e kaluara, Banka Raiffeisen në Kosovë e ka ruajtur pozitën udhëheqëse në segmentin e korporatave, duke ofruar produkte dhe shërbime financiare gjithëpërfshirëse dhe të përshtatura për klientët e korporatave. Koncepti i marrëdhënies si shtylla e modelit të biznesit të Bankës mbizotëroi në mbajtjen e marrëdhënieve afatgjata me klientët, edhe në këtë kohë të një situate të ndryshuar makroekonomike, financiare dhe politike. Pavarësisht mjedisit më të ashpër ekonomik, rritjes së kërkesave rregullative dhe rënies së normave të interesit që ishin karakteristikë e vitit 2015, shërbimet bankare për korporata me një portfolio të jashtëzakonshme të kolateralizuar të kredive mbetën të qëndrueshme me 191 milionë euro (vëllimet mesatare të kredive). Portfolio është menaxhuar me kujdes, me përqendrim në cilësinë e kredive dhe profitabilitetin e qëndrueshëm dhe jo në pjesën e tregut. Kreditimi i kujdesshëm gjatë vitit 2015 u pasqyrua në kosto më të ulët të rrezikut i cili ka rënë nga 12.4 për qind në krahasim me vitin 2014. Për më tepër, gjatë vitit 2015 janë zgjidhur disa raste të kredive joperformuese (NPL) që mundësoi që të ulet raporti i NPL-ve. Madhësia e bankës, ekspertiza dhe përvoja e menaxherëve të marrëdhënies përkrahur nga specialistët e produkteve dhe mbështetur në teknologjinë e avancuar na jep përparësi për t’u shërbyer klientëve të bankës. Duke siguruar që klientët të Bankës janë në qendër të vëmendjes së Bankës së bashku me ofrimin e produkteve financiare të cilësisë së lartë, Banka është duke i shtuar vlerë biznesit të tyre dhe duke e përkrahur rritjen e tyre. Qëllimi është që të jetë banka kryesore për klientët e korporatave në Kosovë.

Ndërmarrjet e vogla Gjatë vitit 2015, Banka Raiffeisen në Kosovë i ka shërbyer një baze të klientëve prej mbi 1,100 ndërmarrjeve të vogla duke u ofruar produkte të plota financiare, të tilla si menaxhimi i transaksioneve të parave të gatshme, financimi i tregtisë, financimi i strukturuar i

8 Teb banka, raporti vjetor 2015, Prishtine fq 30 http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

14

Page 15: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

kapitalit punues, faktoringu dhe kreditë për investime duke i shtuar vlerë biznesit të tyre dhe duke përkrahur rritjen e biznesit të tyre. Për ta nxjerrë më së miri vlerën për klientët NV, Banka është duke u shërbyer klientëve në katër rajonet kryesore nëpërmjet menaxherëve të marrëdhënies me klientë me përvojë shumë të gjatë, në bazë të një procesi efikas të kredive që përfshin vendime të shpejta për kreditë dhe monitorimin efikas të tyre. Ky koncept plotëson nevojat e ndërmarrjeve të vogla dhe na ndihmon të realizojmë të ardhura të konsiderueshme nga efikasiteti. Gjatë vitit 2015 ka pasur konsolidim të portfolios së NV-ve duke u përqendruar në klientët me vlerë të lartë për bankën me profil të pranueshëm të rrezikut. Një qasje e matur e rrezikut dhe monitorim shumë i afërt i portfolios gjatë vitit 2015 është pasqyruar në kosto të ulëta të rrezikut. 19 Adresat Pasqyrat financiare Segmentet Përmbledhje e rezultateve Sektori bankar RBI Vizioni dhe misioni Bordi Menaxhues Prezantim i shkurtër

Ndërmarrjet mikro Banka Raiffeisen në Kosovë ofron një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve bankare, standarde dhe të përshtatura për ndërmarrjet mikro. Gjatë vitit 2015, ka pasur shumë iniciativa për klientët. Një nga këto iniciative ishte organizimi i vizitave speciale në mjediset e klientëve të biznesit. Gjatë kësaj iniciative, punonjësit e Zyrës Qendrore dhe të Degës kaluan një ditë të tërë pune duke punuar së bashku me klientët. Kjo e forcoi përkushtimin e Bankës ndaj klientëve duke i kuptuar pengesat dhe nevojat e tyre të përditshme të biznesit. Më vonë, Banka ka përshtatur një seancë të posaçme të trajnimit nga departamente të ndryshme bankare, përfshirë menaxhimin e kostos dhe biznesit, efikasitetin në punë, motivimin e punonjësve dhe marketingun. Shumica e këtyre klientëve u ftuan në Qendrën e Trajnimeve të Bankës dhe u mbajt një ditë e trajnimit. Reagimet ishin shumë të mira dhe ishte e mundur të shihen përmirësimet që erdhën nga ky trajnim në biznesin e klientëve, pasi ata janë duke i përmirësuar proceset e tyre të biznesit dhe kushtet për vete dhe për punonjësit e tyre. Për më tepër, Banka është vazhdimisht në procesin e përshtatjes së produkteve dhe shërbimeve që të përputhen me nevojat specifike të klientëve mikro dhe agro dhe Banka ishte e pranishme me fushatat e marketingut gjatë pjesës më të madhe të vitit. Banka ka arritur ta përmirësojë portofolin e mikro kredive nëpërmjet kreditimit të matur dhe aktiviteteve të ndryshme të arkëtimit. Ky rezultat është kuptimplotë duke pasur parasysh që klientët mikro janë më të paqëndrueshmit në tregun e vogël të Kosovës, të prirur për të pasur vështirësi dhe për t’u bërë potencialisht klientë që nuk paguajnë.

Individët dhe shërbimet bankare premium Në vitin 2015, Banka Raiffeisen ofroi produktet dhe shërbimet bankare të saj për më shumë se 266.000 klientë privatë individualë dhe klientë të shërbimeve bankare premium. Numri i klientëve u rrit për 3 për qind në krahasim me vitin e kaluar (2014: 259,596 klientë në krahasim me 2015: 265,878 klientë). Disa fushata të kreditimit dhe oferta speciale të ofruara gjatë vitit 2015 kishin një ndikim të rëndësishëm në rritjen e portfolios së kredive. Ndërsa brendi i Bankës vazhdon të jetë brendi i zgjedhur për shumë klientë të rinj të kursimeve, përveç produkteve tradicionale të kursimeve, ka prezantuar edhe bonot e thesarit për të vazhduar ofrimin e shërbimeve këshilluese financiare për klientët e depozitave. Shërbimet bankare Premium kanë vazhduar ta zhvillojnë një qasje gjithëpërfshirëse. Banka ka

15

Page 16: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

siguruar që klientët e shërbimeve bankare Premium ta kenë mundësinë për të diskutuar planet e tyre financiare dhe mundësitë e investimeve në detaje me menaxherin e tyre të caktuar të marrëdhënies premium, duke ofruar shërbim superior për klientë në një zonë ekskluzive që është caktuar posaçërisht për klientët e shërbimeve bankare Premium. Përveç trajtimit me prioritet në degë, klientët Premium gëzojnë një sërë përfitimesh të tjera të tilla si produkte dhe shërbime të përshtatura ekskluzivisht për të plotësuar kërkesat e klientëve të shërbimeve bankare premium. degë, klientët Premium gëzojnë një sërë përfitimesh të tjera të tilla si produkte dhe shërbime të përshtatura ekskluzivisht për të plotësuar kërkesat e klientëve të shërbimeve bankare premium.9

2.2 Kredite e bankes Raiffeisen

Kreditë dhe paradhëniet për individë janë rritur për 10 për qind (2014: 10 për qind). Rritja e kredive dhe paradhënieve për individët është kryesisht për shkak të rritjes së kredive hipotekare, e cila është ndikuar nga një rënie në normat e interesit për kredi të tilla për 0.9 pikë përqindjeje në krahasim me vitin e kaluar. Depozitat e klientëve vazhdojnë të jenë kontribuuesi kryesor në financimin e aktiviteteve bankare. Që nga dhjetori 2015 depozitat e klientëve kanë përbërë 80 përqind të gjithsej detyrimeve të sektorit bankar. Një mbështetje e madhe në financimin nga depozitat lokale, sidomos nga individët privatë e bën këtë mënyrën më të mirë për financim dhe është imune ndaj luhatjeve ndërkombëtare në tregjet financiare. Totali i depozitave në sektorin bankar arriti në 2.70 miliard euro. Rritja vjetore ishte 7 për qind që është më e madhe kur krahasohet me normën e rritjes prej 4 për qind në vitin 2014. Struktura e depozitave është e dominuar nga depozitat nga individët që përbëjnë 72.7 për qind të depozitave totale. Kontribuuesi më i madh në rritjen e depozitave ka vazhduar të jetë depozitat e individëve që arritën një rritje vjetore prej 6 përqind (4 për qind në vitin 2014). Gjithashtu depozitat nga bizneset patën një rritje vjetore prej 4 për qind në krahasim me uljen prej 1 për qind në vitin 2014. Profili i maturitetit të depozitave të afatizuara gjithashtu vazhdon të ndryshojë ndërsa përqindja e depozitave të afatizuara po zhvendoset drejt llogarive rrjedhëse. Depozitat e afatizuara janë ulur në 25 për qind nga 32 për qind në dhjetor 2014. Kjo rënie është si rezultat i uljes së normave të interesit në depozitat e afatizuara në disa vitet e fundit. Norma e interesit për kredi ka qenë në rënie për disa vite tashmë. Por në vitin 2015, norma mesatare e interesit të kredive ka rënë ndjeshëm në 7.7 për qind nga 9.3 për qind në dhjetor të vitit 2014. E kundërta ishte e vërtetë për depozitat. Norma mesatare e depozitave është rritur lehtë në 1.2 për qind nga 1.1 për qind në dhjetor të vitit 2014.10

2.3 Raporti vjetor- Depozitat e klienteve ne banken Raiffeisen

9 Banka Raiffeisen 2014-2015 http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-_Annual_Report_2016_Alb.pdf10 Kredite e bankes Raiffeisen,2014-2015, Prishtine http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-_Annual_Report_2016_Alb.pdf

16

Page 17: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Tabela nr.7, Raporti I depozitave, Banka Teb, 2014-2015, faqe 14 Burimi: http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-_Annual_Report_2016_Alb.pdf

Komenti:Qe nga viti 2012 deri ne vitin 2015 vazhdimisht ka pasur rritje te depozitave ne banken Raiffeisen. Ne vitin 2015 kjo banke ka pas depozita ne vlere prej 675.2 milion euro.

Depozitat e bankes Raiffeisen ne raport me bankat tjera

17

Page 18: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Tabela. nr.8, Depozitat e klienteve te bankes Raiffeisen ne raport me bankat tjera, faqe 14 2014-2015 Prishtine, Burimi: http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-_Annual_Report_2016_Alb.pdf

Komenti:Sipas statistikave te bankes Raiffeisen, del se kjo banke e perfshine 25% te depozitave ne krahasim me te gjitha bankat tjera.

18

Page 19: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

2.4 Kredite e bankes Raiffeisen 2014-2015

Tabela nr 9, kredite e bankes Raiffeisen, 2015, Prishtine, faqe 64, Burimi: http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-_Annual_Report_2016_Alb.pdf

Komenti:Banka Raiffeisen ka leshuar kredi ne vlere prej 248,108 milion euro ne vitin 2015 per korporata, ndersa ne vitin 2014 kjo banke ka leshuar kredi ne vlere prej 265,204 milion euro.Sa I perket kredive per klientet individual kjo banke ne vitin 2015 ka leshuar kredi ne vlere prej 224,130 milion euro, ndersa ne vitin 2014 ka leshuar kredi ne vlere prej 205,486 milion euro.Totali I kredive te leshuar nga banka Raiffeisen ne vitin 2015 eshte 450,596 milion euro, ndersa ne vitin 2014 kjo banke ka leshuar kredi ne vlere prej 446,796 milion euro.

Diferenca e kredive te leshuar prej vitit 2014 ne vitin 2015 eshte 3.8 milion euro kredi e leshuar me shume ne vitin 2015.

19

Page 20: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Kredite e bankes Raiffeisen ne forme te diagramit te paraqitura ne perqindje viti 2015

Koncentrimi I kredive per biznese

TregtiaTjeraProdhimiNdertimtariaSherbimetBujqesia

51.2%4.5%

17.4%

12.3%

7.5%

7.1%

Diagrami 1. Burimi: Te dhenat jane mare nga http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-_Annual_Report_2016_Alb.pdf (ne formen e diagramit jane paraqitur nga autoret e punimit)

Komentimi I rezultateve:Sipas tabeles te paraqitur me larte del se sektoret jane te ndare ne kete peqindje:

I tregtise perfshine 51.2%Te tjera 17.4%I Prodhimit 12.3%I Ndertimtarise 7.5%I sherbimeve 7.1%

20

Page 21: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

I bujqesise 4.5%

Kapitulli 3

3.1 Kredite bankare sipas aktivitetit ekonomik nder vite (2010-2015)

Tabela.10 Burimi: BQK- Kredite e korporatave te tjera depozituese sipas aktivitetit ekonomik(ne miliona euro) 2015-2016

Komentimi:Ne tabelen e paraqitur me larte I kemi te dhenat e kredive te cilat jane paraqitur me numra (ne miliona-euro) ne sector te ndryshem te cilet kane pranuar kredi nder vite. Ne vitin 2010 sektori I bujqesise ka marur kredi ne vlere prej 38.2 milion euro ne krahasim me vitin 2015 ku vlera e kredite ka arritur ne 59.9 milion euro). Ne vitin 2010 per Minierat jane leshuar kredi 14.6 milion euro ne krahasim me vitin 2015 qe jane leshuar kredi ne vlere prej19.2 milion euro. Ne vitin 2010 per sektorin e prodhimit jane leshuar kredi ne vlere prej 127.6 milion euro ne krahasim me vitin 2015 qe kemi rritje te kredise dhe jane leshuar kredi ne vlere prej 164.1 milion euro. Ne vitin 2010 per sektorin e energjetikes jane leshuar kredi ne vlere prej 18.0 milion euro ne krahasim me vitin 2015 qe jane leshuar 17.8 milion euro. Ne vitin 2010 ne sektorin e ndertimtarise jane leshuar kredi ne vlere prej 109.1 milion euro ne krahasim me vitin 2015 qe jane leshuar kredi ne vlere prej 99.5 milion euro. Ne vitin 2014 per sektorin e tregtise jane leshuar kredi e vlere prej 674.5 milion euro ne krahasim me vitin 2015 qe jane leshuar kredi ne vler prej 683 milion euro. Per hotele dhe restauratet ne vitin 2014 jane leshuar kredi ne vlere prej 51.4 milion euro ne krahasim me viti 2015 qe jane leshuar kredi ne vlere prej 50.7 milion euro. Tregti tjeter ne vitin 2014 jane leshuar kredi ne vlere prej 18.1 milion euro, ne krahasim me vitin

21

Page 22: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

2015 qe jane leshuar kredi ne vlere prej 21.3 milion euro. Per sherbime financiare jane leshuar kredi ne vlere prej 68.8 milion euro ne vitin 2013, ne viti 2014 jane leshuar kredi ne vlere prej 60.6 milion euro, ndersa ne vitin 2015 jane leshuar kredi ne vlere prej 94 milion euro. Sherbime tjera jane leshuar kredi ne vlere prej 102 milion euro ne krahasim me vitin 2015 qe jane leshuar kredi ne vlere prej 123.8 milion euro.

Per vitin 2010 ne te gjithe sektoret jane leshuar kredi gjithesej 1,022.8 Miliard Euro, ne krahasim me vitin 2015 qe jane leshuar kredi gjithesej 1,333.8 Miliard euro.

Tabela nr.11 Burimi: BQK- Kredite e korporatave te tjera depozituese sipas aktivitetit ekonomik(ne perqindje) 2015-2016

Komentimi:Ne kete tabele jane paraqitur perqindjet e kredive per sektor te ndryshem nder vite, ku ne vitin 2010 per sektorin e bujqesise shuma e kredi-dhenjes ne perqindje eshte 3.7% ndersa ne vitin 2015 eshte 4.5%, per miniera ne vitin 20104 eshte 1.6% ndersa ne vitin 2015 eshte 1.4%, per prodhim jane te ndara 12.2% ne vitin 2014 ndersa ne vitin 2015 12.3%, per energjetike jane 1.6% ne vitin 2014 dhe ne vitin 2015 jane 1.3%, ne ndertimtari shuma e perqindjes ne vitin 2014 eshte 8.5% ndersa ne vitin 2015 jane 7.5%. Perqindja me e madhe e kredive nga bankat I perket sektorit te tregtise ku ne vitin 2014 eshte 53.7% ndersa ne vitin 2015 eshte 51.2%.Hotelet dhe restorantet 2014 (4.1%) 2015 (3.8%)Tregti tjeter: 2014 (1.4%) dhe 2015 ( 1.6%), sa I perket sherbimeve financiare per vitin 2014 rezultojne me 4.8% dhe ne vitin 2015 me 7.1%, sherbime tjera ne vitin 2014 (8.1%) ndersa ne vitin 2015 me nje ulje te perqindjes ne 9.3%.

22

Page 23: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

3.2 Konkluzionet perfundimtare te analizes se krahasimeve midis dy bankave “Teb bank dhe Raiffeisen bank”

Banka Raiffeisen Totali I kredive te leshuar nga banka Raiffeisen ne vitin 2015 eshte 450,596 milion euro, ndersa ne vitin 2014 kjo banke ka leshuar kredi ne vlere prej 446,796 milion euro. Diferenca e kredive te leshuar prej vitit 2014 ne vitin 2015 eshte 3.8 milion euro kredi e leshuar me shume ne vitin 2015.

Banka TebKredite per individet ne vitin 2015 te banken Teb jane 149.056 milion euroKredite per personat juridik ne vitin 2015 ne banken Teb jane 155.702 milion euroTotali I kredive te leshuara ne vitin 2015 eshte 320,049 milion euro, ndersa totali I pergjithshem I kredive te leshuara ne vitin 2014 I kesaj banke eshte 279,687 milion euroDiferenca e kredive te leshuara ne total nder vite ne banken Teb ( 2014-2015), viti 2015 del te jete me nje diferenc me te madhe ne vlere prej 40.362 milion euro ne krahasim me vitin 2014

Diferencat e kredive ne forme tabelare.

Vitet Banka Raiffeisen Banka Teb2014 446,796 milion euro 279,687 milion euro2015 450,596 milion euro 320,049 milion euroTotali: 897,392 milion euro 599,736 milion euroTabela nr. 12, 2014-2014, Prishtine ( krahasimi I te dhenave eshte ber nga autoret e punimit)

Koment: Sipas perllogaritjes tone perfundimtare del se banka Raiffeisen ka kredi te leshuara me shume se banka Raiffeisen per vitin 2014 dhe 2015, shuma diferenciale e kredive per keto vite eshte 297.656 milion euro per dy vite.

23

Page 24: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

3.3 Krahasimet perfundimtare ne shperndarjen e kredive ne sektor te ndryshem ne forme te perqindjes

Sektoret Banka Raiffeisen ne % Banka TebI tregtise 51.2% 53%I sherbimeve 7.1% 7%,I Prodhimit 12.3% 15%I Ndertimtarise 7.5% 7%,I bujqesise 4.5% 3%Te tjera 17.4% 15%Totali 100% 100%Tabela nr. 13, ndarja e kredive ne sektor dhe perqindje, 2015 Prishtine (e paraqitur ne forme tabelare nga autoret Islami Nehar, Dedaj Arben)

Komenti: Sipas konkluzioneve te nxerra, kemi dal ne perfundim se Banka Teb ne ndarjen e kredive ne sektor te ndryshem del ne vendin e pare,mirepo edhe pse eshte dominon ne disa sektor,kjo nuk nenkupton se eshte e para ne kredi dhenje sepse ne tabelen nr.12 shuma e kredive totale per vendin dominues i perket bankes Raiffeisen.

24

Page 25: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Rekomandimet

Ndjekjen e nje politike monetare lehtesuese dhe stimuluese per zhvillimin e ekonomise sone dhe ruatjen e stabilitetit makroenomik te vendit mbrenda normave dhe akteve ligjore te vendit.

Ruatjen e nivelit te borgjit publik per aq sa i takon ne kufije te perballueshem dhe te pademshme per ekonomine e vendit duke mare masa te parashikueshmerise fiskale e cila nuk eshte ne nivelin e duhur dhe ka vend per permirsime.

Forcimin e metejme te rolit mbikqyres e rregullator ndaj sistemit financiar bankar.Mbeshtjetjen e kreditimit te ekonomise dhe permirsimin e situates se kredive.Bashkepunimi nepermjet bankave tjera dhe negociimi i nje mareveshje per uljen e kredise ne Kosove.Trajtimin e kujdesshem dhe efektiv te rezerves valutore, dhe investimin efikas te likuiditeteve bankareKrijimin e premisave per rritje e numrit te shfrytezuesve te parase elektronike.

Reformat duhet qe kryesisht te targetojne promovimin e konkurrences dhe zhvillimin e sektorit privat si mjet i rritjes ekonomike dhe keshtu te trajtojne stagnimin aktual te bizneseve. Permiresimi i ambientit biznesor do te rezultoje ne uljen e riskut te kredive, si nje nga faktoret kryesore te normave te interesit ne Kosove.

Krijimi i gjykatave speciale ekonomike perms së cilave rastet biznesore do të ndaheshin nga rastet e përgjithshme do të kontribuonte në ulje të ndjeshme të ngarkesave aktuale. Kjo do të eliminonte një nga pengesa kryesore te jo-efikasitetit gjygjesor te cilit I referohen bankat dhe bizneset në çdo kohë.

Qeveria duhet te mar masa per permirsimin e sistemit ligjor dhe instrumentet e tij për mbrojtjen e sigurimin e kolateralit kreditor, gjë që do të ulte riskun e lidhur me kolateralin e kredive sa i përket ekzekutimit të kolateralit.

25

Page 26: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Referencat :

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Bilanci i gjendjes i korporatave tjera depozituese sipas maturitetit,tetor 2016, http://bqk-kos.org/?id=55;

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Raporti mujor mbi intrumentet cash dhe jo cash, tetor 2016,http://bqk-kos.org/?id=125;

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Raporti vjetor 2013 dhe 2014, http://bqk-kos.org/?id=102;

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Raporti i informatave mujore te sistemit financiar, shtator 2015,http://bqk-kos.org/?id=98;

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Normat efektive te interesit ne kredi te reja, tetor 2016, http://bqk-kos.org/?id=55;

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Normat efektive te interesit ne depozita te reja, tetor 2016,http://bqk-kos.org/?id=55;

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves, Pasqyra e te ardhurave e korporatave te tjera depozituese, tetor2016, http://bqk-kos.org/?id=55;

Banka Raiffeisen raporti vjetor,

http://www.raiffeisen-kosovo.com/repository/docs/2016-04-28_-

_Annual_Report_2016_Alb.pdf

26

Page 27: Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Banka Teb raporti vjetor 2014-2015,

http://www.teb-kos.com/images/uploads/files/TEB-Annual-Report-2015-ALB.pdf

http://kfos.org/wp-content/uploads/2012/10/Banking-Sector-ALB.pdf

Shoqata e bankave te kosoves raporti vjetor 2015/35

Perfundim

Banka Qendrore e Republikes se Kosoves (BQK), ka njoftuar se norma e kredive joperformuese ka vazhduar te zvogelohet edhe gjate tremujorit te dyte, duke zbritur ne 5.3 perqind ne qershor 2016. “Perderisa edhe treguesit tjere te shendetit financiar vazhduan te kene gjendje te kenaqshme”, eshte thene ne raportin e BQK-se, per ‘Vleresimin tremujor te ekonomise’.Sipas BQK-se norma mesatare e interesit ne kredi zbriti ne 7.2 perqind, duke nxitur keshtu kerkesen per kredi si nga ndermarrjet ashtu dhe nga ekonomite familjare. “Ndersa, norma mesatare e interesit ne depozita ka shenuar nje ngritje te lehte duke arritur ne 1.0 per qind”, eshte thene ne raport.

TEB Banka e ka fituar çmim nderkombetar nga Global Banikg Alliance for Women (GBA) , per ndertimin dhe zhvillimin e ndermarresise se femrave ne mbare boten. Anetaret e kesaj Aleance punojne ne rreth 135 vende per te ndertuar programe gjitheperfshirese inovative, per te ju ofruar femrave qasje ne kapital, edukim dhe trajnime.Samiti i organizuar nga Global Banking Alliance for Women (GBA) u mbajt nga 18 deri 20 tetor ne Washington, te SHBA-ve. Shume banka nga te gjitha kontinentet prezantuan programet dhe strategjite ne zhvillimin e tregut per femrat ne biznes.Banka TEB mori pjese ne kete samit me “Programin per Ndermarresi te Femrave” duke elaboruar komponentet e programit si financimi i bizneseve Start-Up, ofrimi i sherbimeve jo-financiare dhe rendesia e ekosistemit ne zhvillimin e tregut.11

Banka Raiffeisen ka dhuruar pajisje per repartet e gjinekologjise te 6 Spitaleve te Pergjithshmene Kosove ne vlere prej 50 000 eurove. Para dy viteve, nderkaq, ka dhuruar donacion ne QKUK ne vlere prej 100 000 euro, gjithashtu per Kliniken e Gjinekologjise. Drejtori ekzekutiv i Bankes Raiffeisen, Robert Wright , tha se eshte i lumtur qe kjo banke ka pasur mundesine qe te ndihmoje institucionet shendetesore dhe pacientet permes sigurimit te pajisjeve te ndryshme, te cilat ai vleresoi se po perdoren drejt me qellim te permiresimit te sherbimeve shendetesore ne Kosove. Ne kete aspekt, z. Wright tha se eshte i kenaqur edhe me bashkepunimin me MSh-ne dhe institucionet shendetesore qe donacionet te japin efektin per çka eshte kontribuar.12

11 Shoqata-e-Bankave-të-Kosoves_Publikimi-Mujor-35-ALB 112 Shoqata-e-Bankave-të-Kosoves_Publikimi-Mujor-35-ALB 2

27