14

Click here to load reader

Aparatet fotografike nder vite

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Aparatet fotografike nder vite
Page 2: Aparatet fotografike nder vite

APARATI FOTOGRAFIK ËSHTË MJETI QË FORMON

NJË IMAZH DUKE E TRANSFERUAR ATË NË

NJË FILM FOTOGRAFIK OSE NË NJË KARTË

MEMORIEJE, POR KA EDHE METODA TË TJERA MË

PAK TË NJOHURA.

Page 3: Aparatet fotografike nder vite

Projektimi i imazheve në sipërfaqe të

ndryshme është bërë për shumë

shekuj. Dhoma e errët dhe Dhoma e

shndritshme përdoreshin nga artistët për të

krijuar konturet e skenave të ndryshme që në

shekullin e 16-të. Këto lloj aparatesh nuk e

fiksonin imazhin në kohë, ato vetëm

projektonin atë që ndodhte në çdo moment të

caktuar.

Page 4: Aparatet fotografike nder vite

Fotografia e parë konsiderohet të jetë një imazh i prodhuar

në 1825 nga shpikësi francez Nicéphore Niépce në një

pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit

të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një

aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë

dielli për realizimin e tij. Sidoqoftë ky proces nuk ishte shumë

i efektshëm dhe për këtë arsyë Niépce filloi eksperimentimin

me përbërje të argjendit i bazuar në një zbulim te Johann

Heinrich Schultz të vitit 1724 që thoshte se përbërja e

argjendit dhe shkumësit errësohet kur ekspozohet në dritë.

Page 5: Aparatet fotografike nder vite
Page 6: Aparatet fotografike nder vite

Daguerrotipi fitoi popullaritet dhe famë shumë shpejt

për arsye se i përgjigjej nevojave bazike si portreti

që lindën në klasat e mesme gjatë revolucionit

industrial. Kjo kërkesë, volumi dhe kosto e të cilës

nuk mund të përballohej nga pikturat e vajit ishte

shtysa e parë që iu dha zhvillimit të fotografisë. Ama

daguerrotipet edhe pse të bukura ishin të thyeshme

dhe të vështira për tu kopjuar. Një fotografi e vetme

e marrë në një studjo portretesh kushtonte rreth

1000$ te sotëm.

Page 7: Aparatet fotografike nder vite
Page 8: Aparatet fotografike nder vite

Fotografët inkurajonin kimistët që të përmirësonin procesin në

mënyrë që të bënin disa kopje njëherësh, kërkesë që

eventualisht i çoi ata tek procesi i Talbot-it. Proceset fotografike

që përdoren ndryshojnë shumë pak nga proceset që u krijuan

nga përmirsimet e 20 viteve të para të fotografisë. Në 1884

George Eastman zhvilloi një xhel të thatë në letër osefilmin, i

cili zëvendësoi pllakën fotografike, gjë e cila nuk e detyronte

më fotografin të mbante kuti me pllaka dhe elementë të

rrezikshëm kimikë rreth e rrotull vetes. Ne korrik të 1888

Easman nxori në treg aparatin kodak me sloganin "Ju shtypni

butonin, ne bëjmë të tjerat". Tani çdokush mund të bënte një

fotografi dhe t'ja linte proceset e tjera të rrezikshme te tretëve.

Page 9: Aparatet fotografike nder vite

Fotografia u bë e aksesueshme në masë në 1901 me hyrjen

në treg të një aparati për fëmijë, Kodak Broënie dhe një

aparati për femra i cili vinte i shoqëruar me një buzëkuq.

Shumë pak ka ndryshuar nga fotografia kimike që atëherë

edhe pse filmi me ngjyra është bërë standard bashkë me

fokusimin dhe ekspozimin automatik. Regjistrimi dixhital i

imazheve po fiton popullaritet për arsyen se aparatet

dixhitale lejojnë shikimin e fotografive në ekrane LCD. Për të

pasionuarit e fotografisë bardh e zi, shumë pak ka ndryshuar

që nga prezantimi i filmit 35mm nga Leica në 1925.

Page 10: Aparatet fotografike nder vite

Fotografia dhe Telefoni

Rritja e famës së fotografisë ka ecur në mënyrë paralele me rritjen e

famës së telefonisë. Praktika e të dyjave ka të bëjë me komunikimin me

shokët dhe familjen. Në SHBA, përqindja e familjeve me një aparat dhe

telefon ishte rreth 1% dhe 2% përkatësisht në 1890, 44% dhe 35%

në 1938 dhe 94% për të dyja në 1995. "Një pikturë vlen sa 1000 fjalë"

është një shprehje e famshme, shpesh e përshkruar si fjalë e urtë

kineze apo thënie e një filozofi Japonez. Kjo shprehje në fakt ka lindur

nga një reklamë e një gazete të SHBA ne mesin e 1920 (shih për më

shumë informacion). Sidoqoftë, një lidhje e ngushtë midis figurave dhe

fjalëve është një fenomen që shihet shpesh tek komunikimi i njerëzve

por edhe ne psikologjinë dhe sjelljen e tyre.

Page 11: Aparatet fotografike nder vite

Fotografia me ngjyra

Fotografia me ngjyra mund të formojë

imazhe si transparencë pozitive, qe

përdoren për tu parë në një projektor ose si

negativë me ngjyra, të prodhuara për tu

përdorur në krijimin e fotove të zmadhuara

me ngjyra në fletë të veçantë fotografike.

Page 12: Aparatet fotografike nder vite

FOTOGRAFIA DIXHITALE

DIXHITALEFOTOGRAFIA DIXHITALE PËRDOR

NJË SENSOR ELEKTRONIK PËR TË REGJISTRUAR

IMAZHE SI TË DHËNA ELEKTRONIKE NË TË NJËJTËN

MËNYRË SE SI PROCESI KIMIK REGJISTRON IMAZHE NË

FILM. DISA MJETE TË TJERA SI PËR

SHEMBULL CELULARËT TANI PËRFSHIJNË NJË APARAT

DIXHITAL PËRBRENDA.

Page 13: Aparatet fotografike nder vite
Page 14: Aparatet fotografike nder vite