30
eLearning Tahir Hoxha www.akademiavirtuale.com

E-Learning

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: E-Learning

eLearningTahir Hoxha www.akademiavirtuale.com

Page 2: E-Learning

eLearning

Me eLearning nënkuptohen të gjitha format e të mësuarit dhe të dhënies së mësimit që zhvillohen me ndihmën e pajisjeve elektronike.

Në literaturë mund të haset edhe me termat: CBT (Computer Based Training) CAI (Computer Aided Instruction) IBT (Internet Based Training) WBT (Web Based Training)

Page 3: E-Learning

eLearning

Në thelb, eLearningu përfshin dërgimin dhe pranimin e informatave nëpërmes kompjuterit dhe rrjetit kompjuterik.

Rrjeti mund të jetë: Intranet, kur kemi të bëjmë me ndonjë sistem

që funksionon vetëm brenda një universiteti apo institucioni tjetër.

Extranet, kur sistemi shtrihet në disa njësi të shpërndara gjeografikisht.

Internet, kur qasja në sistem është globale.

Page 4: E-Learning

eLearning në Intranet

Page 5: E-Learning

eLearning

Materiali mësimor mund të jetë i shpërndarë nëpërmes: Teknologjive të ndërtuar rreth World Wide Web-

it Email-it DVD/CD -ve Shiritave magnetikë (kaseta) Televizionit tokësor/satelitor etj.

Page 6: E-Learning

eLearning

Materiali mësimor mund të përmbajë: Tekst Fotografi Animacione Video materiale Audio materiale Programe aplikative

Page 7: E-Learning

Përse përdoret eLearningu

Kërkesat për trajnimin e të punësuarve janë gjithnjë e në rritje.

Sa herë që një kompani lanson një produkt apo shërbim të ri, Implementon një proces të ri biznesi, Instalon aplikacion të ri softuerik, Bën ndryshime në objektivat e veta, Kërkon të bëjë përmirësime në operacionet e veta nevoja për trajnim është kritike.

I vetmi opsion deri vonë ka qenë trajnimi në klasë.

Page 8: E-Learning

Përse përdoret eLearningu

Por, me rritjen e bizneseve, gjithnjë e më i vështirë bëhet caktimi i orareve për mësim nëpërmes kurseve në klasë.

Poashtu, fuqia punëtore është më e shpërndarë gjeografikisht, gjë që implikon dhe shpenzime shtesë për udhëtim.

eLearning-u është një zëvendësim mjaft i përkryer i metodave tradicionale të mësimit.

Page 9: E-Learning

Përse përdoret eLearningu

Disa kompani ende mund të kenë nevojë për kurse me interaksion personal, por megjithë shumë kompanive u kryen punë vendosja online e materialeve mësimore për qasje në distancë.

eLearningu është mënyrë ideale për: Komunikimin e informatave instruksionale Simulimin e proceseve Trajnime në përdorimin e softuerit apo pajisjeve Sisteme për eliminimin e problemeve

(troubleshooting systems) Për përgatitjen e studentit për mësim klasor.

Page 10: E-Learning

Përparësitë e eLearning-ut

Mundëson pjesëmarrje në kurse në shkallë globale

Eliminon koston për udhëtime dhe akomodim I përshtatshëm për të gjithë grupmoshat dhe kjo mundëson rritjen e numrit të të interesuarve

Studentët mund t’i vijojnë studimet nga cilido vend; iu nevojitet vetëm qasje në kompjuter që është i lidhur në Internet.

Puna është interaktive, me përdorimin e aplikacioneve softuerike të specializuara dhe materialeve të begatshme multimediale.

Page 11: E-Learning

Përparësitë e eLearning-ut

Studentët mund të punojnë sipas ritmit që e caktojnë vetë.

Orari i mësimit është fleksibil dhe mund të zhvillohet pas kryerjes së obligimeve të tjera rreth punës e familjes.

Studentët mund të aplikojnë stile të ndryshme të mësimit nëpërmes aktiviteteve të ndryshme.

Studentët kanë mundësi të zgjedhin materiale mësimore konform interesimit dhe nivelit të tyre të diturisë.

Page 12: E-Learning

Përparësitë e eLearning-ut

Shkollat mund ta reduktojnë koston e mbajtjes së kurseve.

Mësuesit mund ta reduktojnë vëllimin e administrimit

Mësuesit mund t’i ripërdorin materialet e përgatitura në bashkëpunim me mësuesit e tjerë

Page 13: E-Learning

Përparësitë e eLearning-ut

Mundëson kyqjen nga cilido lokacion, qoftë shtëpia, puna apo qendra trajnuese.

Mundëson kyqjen në diskutime online në çfarëdo kohe, apo komunikim me mësuesit dhe kolegët në dhomat e chatit.

Përfundimi i suksesshëm i një kursi nëpërmes sistemit eLearning krijon vetëbesim dhe i inkurajon studentët të jenë më të përgjegjshëm dhe më sistematikë në procesin e mësimit.

Page 14: E-Learning
Page 15: E-Learning

LMS – Learning Management Systems

LMS janë Web aplikacione të cilat mundësojnë menaxhimin e materialit mësimor dhe administrimin e procesit mësimor.

Përfaqësuesit më tipikë të open-source LMS aplikacioneve janë: Moodle (www.moodle.org) Claroline (http://www.claroline.net) Dokeos (http://www.dokeos.com) Decebo (http://www.docebo.org) eFront (http://www.efrontlearning.net) ATutor (http://atutor.ca), etj.

Page 16: E-Learning

Karakteristikat e LMS-ve

Shpërndarja e materialit mësimor nëpërmes Web-it

Menaxhimi i përdoruesve, privilegjeve, kurseve, instruktorëve, etj.

Paraqitja dhe përditësimi i kalendari të kurseve

Paraqitja e progresit të mësimit për secilin student

Shkëmbimi i mesazheve dhe lajmërimeve ndërmjet studentëve dhe stafit mësimor

Testimi dhe vlerësimi, para dhe pas provimit

Paraqitja e rezultateve dhe shënimeve, etj.

Page 17: E-Learning

Moodle

Programi më i popullarizuar për eLearning Mund të merret krejtësisht falas

(www.moodle.org) Bazohet në open source, që dmth

gjithkush është i lirë ta shohë kodin e programimit dhe sipas nevojës edhe ta ndryshojë

I shkruar në gjuhën programore PHP I mbështetur në sistemin relacional të

databazave MySQL

Page 18: E-Learning

Moodle

Është aplikacion skalabil, me një numër tejet të madh të moduleve të ndryshme në dispozicion

Ka një komunitet shumë i madh të përdoruesve dhe zhvilluesve të softuerit

Ka shumë firma të specializuara që ofrojnë shërbime profesionale për hosting, instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e Moodle

Page 19: E-Learning

Statistikat e instalimit të Moodle

Page 20: E-Learning

Statistikat e përdorimit të Moodle

Web site të regjistruara 54,394

Vende dhe territore 211

Kurse 4,491,707

Përdorues 42,147,496

Instruktorë 1,123,626

Postime në forume 73,569,867

Pyetje të kuizeve 71,651,029

Page 21: E-Learning

Distribuimi gjeografik i instalimeve

Page 22: E-Learning

Pamje ekrani nga një leksion në Moodle

Page 23: E-Learning

Pamje ekrani nga një leksion në Moodle

Page 24: E-Learning

SCORM (Sharable Content Object Reference Model)

SCORM është një set i standardeve dhe specifikacioneve për eLearningun e bazuar në Web.

Është specifikacion i përpiluar nga Iniciativa për Mësimin e Avancuar të Shpërndarë (Advanced Distributed Learning Initiative), e cila funksionon në kuadër të Zyres së Sekretarit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara (Office of the United States Secretary of Defense).

Page 25: E-Learning

SCORM

SCORM përcakton mënyrën e komunikimit ndërmjet shfletuesit të Internetit (klienti) dhe kompjuterit ku ekzekutohet aplikacioni për menaxhimin e eLearning-ut (serveri).

SCORM definon edhe mënyrën si duhet të organizohen njësitë mësimore në "Package Interchange Format“, format ky për shkëmbimin e mësimeve ndërmjet aplikacioneve të ndryshme.

Page 26: E-Learning

SCORM

Puna në definimin e specifikacioneve dhe standardeve ka filluar në vitin 1999, me kërkesë të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA.

Versioni aktual është SCORM 2004, edicioni IV.

Kërkesat funksionale: Accessibility Interoperability Durability Reusability

Page 27: E-Learning

Accessibility (Qasshmëria)

Mundësia për gjetjen dhe qasjen në njësitë mësimore nga lokacione të shumta dhe shpërndarja e tyre në lokacionet tjera.

Për shembull, dikush mund të bëjë kërkim në regjistrin e ADL (Advanced Distributed Learning) dhe aty të gjejë njësi mësimore relevante që janë përgatitur nga ndonjë organizatë tjetër, që më pas ta implementojë atë në një Web-site tjetër ku është instaluar LMS.

Page 28: E-Learning

Interoperability (Interoperabiliteti)

Mundësia që njësitë mësimore të përgatitura për një sistem të përdoren në një sistem tjetër.

Për shembull, një njësi mësimore e përgatitur për një LMS aplikacion, të mund të përdoret në një LMS aplikacion tjetër.

Kusht është që të dy aplikacionet të jenë kompatibil me standardin SCORM.

Page 29: E-Learning

Durability (Jetëgjatësia)

Mundësia që të ballafaqohet me evolucionin apo ndryshimet teknologjike, pa krijuar shpenzime shtesë për ridizajnim apo rikonfigurim.

Për shembull, kalimi në një sistem operativ të ri nuk duhet të ketë ndikim në dërgimin e njësive mësimore studentëve.

Page 30: E-Learning

Reusability (Ripërdordshmëria)

Fleksibiliteti i nevojshëm për t’i përfshirë njësitë mësimore në aplikacione të ndryshme, në kontekste të ndryshme.

Për shembull, njësia mësimore e dizajnuar për një organizatë, mund të ri-implementohet, ri-aranzhohet apo ri-modifikohet për nevojat e një organizate tjetër me kërkesa të ngjashme.