33

Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015
Page 2: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015
Page 3: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015
Page 4: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015
Page 5: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Detyrat dhe Përgjegjësit e KëshillitKëshilli ka pesë përgjegjësi kryesore:

Të kalojë ligjet evropiane. Në shumicën e fushave, ainxjerr ligje së bashku me Parlamentin Evropian.

Të koordinojë politikat e Shteteve Anëtare, ku me erendesishme ajo në fushën e ekonomisë.

Të zhvillojë politikën e përbashkët të BE-së për punë tëjashtme dhe siguri, në bazë të udhëzimeve të caktuara ngaKëshilli Evropian.

Të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare mes BE-sëdhe një ose më shumë shteteve ose organizatavendërkombëtare.

Të miratojë buxhetin e BE-së, së bashku me ParlamentinEvropian.

Page 6: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Përbërja dhe larmia e formacioneve te Këshillit

Këshilli përbëhet nga përfaqësuesit e qeverive të 28 ShtetetAnëtare (pra përfaqëson elementin e shtetit anëtar).

Çdo shtet anëtar dërgon nga një përfaqësues të autorizuarpër të vepruar me efekt detyrues ndaj qeverive të tyre.

Fakti se qeveritë mund të përfaqësohen në mënyra tëndryshme, nënkupton se nuk ekzistojnë anëtarë tëpërhershëm të Këshillit.

Në vend të kësaj, përfaqësuesit marrin pjesë në seancat eKëshillit në konfiguracione e ndryshme, varësisht ngaçështjet në fjalë.

Në varësi të sektorit, mblidhet në përbërje respective:aktualisht (janar 2015) në dhjetë forma konfigurimesh.

Page 7: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Konfiguracionet e Keshillit te BE-seSi ‘Këshill i Çështjeve të Përgjithshme’, ai koordinon punëne Këshillit në konfigurimet e veta të ndryshme dhe së bashkume Presidentin e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian,përgatit mbledhjet e Këshillit Evropian.

Si ‘Këshill i Punëve të Jashtme’, ai merret me aktivitetet eBE-së jashtë kufijve, në pajtim me udhëzimet strategjike tëKëshillit Evropian dhe garanton se aktivitetet e BE-së janë tëlogjikshme dhe koherente.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme dhe Marrëdhënie tëJashtme përbëhet nga Ministrat e Punëve të Jashtme.Takimet e çështjeve të përgjithshme të Këshillit udhëhiqennga Presidenca (e radhës), kurse në mbledhjet e çështjeve tëjashtme i udhëheq Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropianpër Politikë të Përbashkët të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë.

Page 8: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Dhjete konfiguracionet e Keshillit te BE-seNë varësi të sektorit mblidhen aktualisht ne formatin e:

1. Çështje të përgjithshme (General Affairs - GAC):

2. Punët e jashtme (Foreign Affairs - FAC)

3. Ekonomi dhe financa (Ecofin)

4. Bujqësi dhe peshkim

5. Drejtësi dhe punët e brendshme (JHA)

6. Punësim, politika sociale, shëndetësi dhe konsumatori

7. Konkurrenca

8. Transport, telekomunikacion dhe energji

9. Mjedis

10.Arsim, rini dhe kulturë

Page 9: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Presidenca e KëshillitPresidenca e Këshillit (nuk duhet të ngatërrohet mePresidentin e Këshillit Evropian) qarkullon mes ShteteveAnëtare çdo gjashtë muaj.

Përgjegjësia e qeverisë që mban Presidencën është tëorganizojë dhe të kryesojë mbledhje të ndryshme tëKëshillit.

Me përjashtim, te Këshillit te Punëve të Jashtme qekryesohet nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtmedhe Siguri, i cili kryen politikën e jashtme në emër tëKëshillit, ne rastet e tjera drejtimin e merr çdo Shtet Anëtarpër një periudhë gjashtë mujore.

Page 10: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Presidenca e KëshillitNë interes të vazhdimësisë të punës të Këshillit, Presidencatgjashtë mujore punojnë së bashku në grupe me nga trepresidenca. Këto ekipe (‘trio’) hartojnë program tëpërbashkët të punës së Këshillit për një periudhë 18 mujore.

Presidenca ndërrohet më 1 janar dhe 1 korrik te çdo viti:

2008: Sllovenia dhe Franca;

2009: Republika Çeke dhe Suedia;

2010: Spanja dhe Belgjika;

2011: Hungaria dhe Polonia;

2012: Danimarka dhe Qiproja;

2013: Irlanda dhe Lituania,

dhe se fundmi 2014: Greqia e ndjekur nga treshja Itali,Letoni dhe Luksemburg.

Page 11: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Presidenca e KëshillitDuke marrë parasysh këtë ‘dorëzim’ të shpejtë, çdoPresidencë bazon aktivitetet e veta në program pune tëmiratuar me dy Presidencat e ardhshme, i cili vlen për njëperiudhë 18 muajsh (‘Presidenca ekipore’).

Presidenca kryesisht përgjigjet për koordinimin epërgjithshëm të punës së Këshillit dhe punës së komiteteve.

Në aspektet politike, është gjithashtu me rëndësi, pasi ShtetiAnëtar i cili mban Presidencën e BE-së, gëzon një rol tëpërmirësuar në skenën botërore, kurse Shteteve të voglaAnëtare u jepet mundësia të shoqërohen me ‘aktorët emëdhenj’ dhe të lënë gjurmën e tyre në politikën Evropiane.

Page 12: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Përgatitja për Mbledhjet e KëshillitProcedurat e punës të Këshillit, janë të përcaktuarahollësisht në rregullat e tij procedurale. Në praksë,aktivitetet e Këshillit artikulohen kryesisht nga puna e trestrukturave, si vijon:

Ne fakt, për shumë ministra të shteteve anëtare puna nëkuadër të Këshillit përbën një pjesë të konsiderueshme tëdetyrave. Meqenëse ata, për shkak të detyrimeve të tyrekombëtare, nuk mund të jenë në Bruksel vetëm se për pakkohë, kanë nevojë për mbështetje.

Keshtu puna përgatitore për mbledhjet e Këshillit realizohetnga dy organe permanente përbrenda strukturës organizativete tij sic jane: Komiteti i Përfaqësuesve Permanentë dheSekretariati i Pergjithshem.

Page 13: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

I. Komisioni i Përfaqësuesve të PërhershëmPër këtë është shumë i rëndësishme puna e Komisionit tePërfaqësuesve të Përhershëm, me seli në Bruksel (COREPER).COREPER është shkurtim i termit francez të Comité desReprésentants Permanents.

Ai përbëhet nga Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteveanëtare në Bruksel si dhe nga zëvendësit e tyre dhe mblidhetnjë herë në javë.

Ky Komision mbikëqyr dhe koordinon edhe punën e rreth 300komisioneve dhe grupeve të punës, të cilat përbëhen nganëpunës të shteteve anëtare qe përgatisin në nivel teknikdosjet, që u paraqiten COREPER dhe Këshillit.

Page 14: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Procedurat e punës se Komisionit tePërfaqësuesve të Përhershëm

Për të mundësuar të realizuarin e këtyre detyrave ky Komitetndahet në:

Coreper I i cili përbëhet nga Zëvendësit e PërfaqësuesvePermanentë, të cilët kryesisht mbajnë përgjegjësinë përpunën përgatitore lidhur me çështje më teknike, të cilattrajtohen nga Këshille të ndryshem;

dhe Coreper II i cili përbëhet nga vet PërfaqësuesitPermanentë, të cilët, në parim, mbajnë përgjegjësinë për tëgjitha çështjet e linjës së veprimit.

Page 15: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

II. Komiteti Special për Bujqësi - CSABujqësia është një nga fushat që nuk i nënshtrohen kësajndarjeje të detyrave.

Komiteti Special për Bujqësi (njohur si CSA — Comité spécialde l’Agriculture) u themelua në vitin 1960 per te zhvilluardetyrat e lidhura me çështjet bujqësore.

Page 16: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Procedurat e punës se Coreper-i dhe CSAPërgatitjet për mbledhjet e Këshillit janë dy llojesh.

Së pari, bëhen përpjekje për të arritur marrëveshje në niveltë komitetit, në lidhje me çka komitetet mund tëshfrytëzojnë ndihmën e rreth 100 palëve permanente nësektorë specifikë përbrenda Këshillit.

Së dyti, puna përgatitore duhet të garantojë se çështjet qëduhen diskutuar dhe të vendosen në mbledhjen e Këshillit, tëjenë zgjidhur paraprakisht, dhe të informojnë Këshillin.

Këto qasje të dyfishta reflektohen në agjendën embledhjeve: çështjet për të cilat ka qenë e mundur tëarrihet marrëveshje, referohen si ‘çështjet A’ dhe ato qëjanë të pavendosura dhe duhet të diskutohen edhe më tej tëreferohen si ‘çështjet B’.

Page 17: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015
Page 18: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

III. Sekretaria e Përgjithshme e KëshillitSekretaria e Këshillit, e cila përmbledh rreth 3.500 punonjëssiguron ndihmë administrative për Këshillin (si dhe përCoreper dhe CSA).

Detyrat e saj janë në radhe të parë të natyrësadministrative, që do të thotë se veçanërisht, merret me:

anën teknike të përgatitjeve për mbledhjet e Këshillit

ka detyrë të mundësojë mjetet për përkthim(përfaqësuesit e Shteteve Anëtare flasin në gjuhën e tyre)

ofron këshillë juridike për Këshillin dhe komitetet

dhe administron buxhetin e Këshillit.

Page 19: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Mbledhjet e KëshillitMbledhjet e Këshillit i thërret Presidenti që mbanPresidencën (ose Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Punëvetë Jashtme dhe të Sigurisë) në iniciativë të tij, me kërkesë tënjërit nga anëtarët ose me kërkesë të Komisionit Evropian.Presidenti harton një agjendë për çdo mbledhje, e cilapërbëhet nga Pjesa A dhe Pjesa B.

Këshilli vetëm diskuton dhe merr vendime lidhur medokumente dhe propozime që janë në dispozicion në 24gjuhët zyrtare. Nëse një çështje është urgjente, ky rregullmund të bëhet i panevojshëm me marrëveshje të njëzëshme.Kjo vlen edhe për propozimet e ndryshimeve të prezantuaradhe të diskutuara gjatë mbledhjes.

Mbledhjet në të cilat Këshilli diskuton ose voton propozimetlegjislative, janë të hapura për publikun nepermjettransmetimi audiovizive direkt ne godinem e Këshillit.

Page 20: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Filozofia / Modalitetet e vendimmarrjes se Këshillit

Sipas Kompromisit të Luksemburgut vendimet fillimishtmerreshin kryesisht në mënyrë unanime.

Por që prej mesit të viteve ’80, dhe para së gjithash që prejndryshimeve të mëdha të Marrëveshjes me Mastrihtin,Amsterdamin dhe Nisën filloi të aplikohet gjithnjë e mëtepër shumica e cilësuar si modalitet vendimmarrjeje.

Traktati i Lisbonës i ka shtrirë më tej fushat në të cilatvendoset me shumice të cilësuar dhe përveç kësaj, në këtëkontekst, i vendosi përllogaritjet në shpërndarjen e votavembi një bazë krejt të re.

Page 21: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Filozofia e vendimmarrjes se KëshillitSi faktore i rëndësishëm i këtij organi qendror vlen tëpërmendet fakti, që puna e tij që prej themelimit teKomunitetit Evropian për Ekonominë është kristalizuar nëmënyrë të vazhdueshme.

Keshtu që fushat e veçanta politike, që mbulonin këshilla tëndryshëm ministrash, kanë krijuar gjithmonë e më shumë njëekzistencë të tyren të mirëpërcaktuar dhe të pavarur.

Për këto arsye në nivelin e shteteve anëtare ka gjithnjë emë pak koordinim dhe po kështu gjithnjë e më pak njëpozicion gjerman, italian apo britanik.

Ky është ndër të tjera një tregues domethënës i faktit, se sashumë politika e shteteve të veçanta anëtare e ka humburkarakterin e vet si "Politikë e Jashtme" përkundrejt BE.

Page 22: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Filozofia e vendimmarrjes se KëshillitMe kalimin në shumicën e kualifikuar është bërë gjithnjë emë pak e domosdoshme gjetja e konsensuseve të mëdha,përfshirës të disa fushave politike, të tipit package deals(formë e kompensimit të interesave me negociata, tipike përBE, para së gjithash negociatat në Këshillin Evropian.

Këtu shumë çështje të veçanta nga sektorë të ndryshëm tëpolitikës, të cilat nuk mund të zgjidhen nga këshillikompetent i ministrave, mblidhen dhe formojnë një paketëtë përgjithshme me epërsitë dhe mangësitë për të gjithë.

Kjo paketë pranohet më pas si një e tërë. Delegacionetkombëtare përkatëse pranojnë në këtë mënyrë mangësitë nëdisa sektorë, pasi këto të fundit kompensohen me anë tëepërsive në sektorë të tjerë).

Page 23: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Filozofia e vendimmarrjes se KëshillitNjë pasojë shumë e rëndësishme e këtij zhvillimi është, qënë pah dalin se pari elementet specifike të fushave politikedhe jo ai i shtetit anëtar.

Kjo do të thotë, që linja e ndarjes shkon tanimë përmesfushave të veçanta dhe gjithnjë e më pak mes shteteveanëtare.

Dhe këtu mund të shihet edhe një tregues tjetër i karakterittë veçantë, pikërisht jo më vetëm ndërshtetëror tëbashkëpunimit në BE.

Page 24: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Filozofia e vendimmarrjes se KëshillitPra me një vlerësimi gjithë përmbledhës mund te thuhet qeinteresat individuale të Shteteve Anëtare dhe interesat eUnionit balancohen në Këshill.

Edhe pse Shtetet Anëtare kryesisht mbrojnë interesat e vetanë Këshill, anëtarët e tij njëkohësisht janë të obliguar tëmarrin parasysh synimet dhe nevojat e Unionit si tërësi.

Këshilli është institucion i Unionit dhe jo KonferencëNdërqeveritare.

Rrjedhimisht, ai nuk është treguesi më i vogël i përbashkëtmidis Shteteve Anëtare, i cili nevojitet në diskutimet eKëshillit, por më saktë synon te jete baraspesha e duhurmidis interesave të Unionit dhe Shteteve Anëtare.

Page 25: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Llogaritja e votova ne vendim-marrjesVendimet në Këshill merren me votim.

Ndërsa disa fusha të politikave të kërkojnë unanimitet (p.sh.votim unanim në fushat e taksave dhe politikës së jashtme),për fushat e përzgjedhura të politikave, votimi me shumicete cilësuar ka ekzistuar që nga fillimi.

Të gjitha Traktatet kanë sjelle ndryshime qe kane synuarvazhdimisht te zgjeruarin e zonave te politikës për votim ngaunanimiteti me shumicë të cilësuar.

Page 26: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Pesha e votave te Shteteve AnëtarePyetja e vështire është sa vota për shtet?

Sipas votimit me mazhorancë të kualifikuar, sa më e madheështë popullata aq më i madh është numri i votave të ShtetitAnëtar, edhe pse ky sistem është përshtatur për të dhënë mëshumë peshë proporcionalisht për vendet më pak tëpopulluara.

Metodat e kalkulimit të mazhorancës së kualifikuar kandryshuar në etapa të ndryshme te zgjerimit. Sa herë qëkomuniteti u zgjerua, pesha e votimit për anëtarë të rinjjanë definuar dhe kufijtë përshtatur me anë të traktateve tëpranimit.

Keshtu me zgjerimin 1973, numri i votave për shtetet më tëmëdha anëtare u rrit në 4 deri në 10.

Page 27: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Pesha e votave me Traktatin e NisësNumri maksimal i votave arriti në 29, kur u vendosen pragjet(i) e përcaktuara në përqindje dhe (ii) kushti i drejtpërdrejtëtë popullsisë, duke kerkuar përmbushjen:

Shumica e vendeve: 50% + një, nëse propozimi i bërë ngaKomisioni; ose tjetër të paktën dy të tretat (66,67%),

dhe Shumica e peshes të votimit: 74%,

dhe Shumica e popullsisë: 62% (kontrolluar vetëm mekërkesë të një shteti anëtar).

Në terma statistikore gjendja per 2014/2017 përkthehet në:

1. Së paku 15 (ose 18, në qoftë se propozimi nuk është bërënga ana e Komisionit) vende,

2. Së paku 260 nga gjithsej 352 peshave të votimit,

3. Të paktën 313,6 mil. te përfaqësuar.

Page 28: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Pesha e votave me Traktatin e LisbonesMe Traktatin e Lisbonës, ky koncepti i votave u braktis nëfavor të një "shumicë të dyfishtë", varësisht vetëm përnumrin e shteteve dhe të popullsisë se përfaqësuar.

Traktati i Lisbonës (nga 1 nëntor 2014 e tutje), vendosihyrjen në fuqi te sistemit te ri te mazhorancës së dyfishtë,sipas të cilit mazhoranca e kualifikuar arrihet kur së paku55% e Shteteve Anëtare që përfaqësojnë 65% të popullatëssë BE-së, votojnë për propozim legjislativ.

Neni 16 i "Traktatit të Bashkimit Evropian", të ndryshuar ngaTraktati i Lisbonës, parashikon që deri më 31 mars 2017,ndonjë shtet anëtar mund të kërkojë rregullat e Nisës tepërdoren për ndonjë votim te veçante.

Page 29: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Parashikimet mbi Pakicat BllokuesePër të parandaluar Shtetet Anëtare më pak të populluara tëbllokojnë miratimin e një vendimi, pakica bllokuese duhet tëpërbëhet së paku nga katër Shtete Anëtare kundërpropozimit.

Kjo përjashton skenarë ku tre vendet populluar mund tëbllokojnë një vendim kundër 25 të vendeve te tjera. Kjorregullat Lisbonës çrrënjoset përdorimin e "artificiale" tepeshës së votimit.

Sistemi plotësohet me një mekanizëm shumë të ngjashëm me‘kompromisin e Janinës’: nëse pakica bllokuese nuk arrihet,procesi i vendim-marrjes mund të suspendohet. Në këtë rast,Këshilli vazhdon me negociata nëse këtë e kërkojnë Anëtarëte Këshillit që përfaqësojnë së paku 75% të popullatës ose sëpaku 75% të numrit të Shteteve Anëtare të nevojshme përpakicën bllokuese.

Page 30: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Vendimet me UnanimitetNë rast të vendimeve që duhet të merren sidomos në fushate ndjeshme politike, për Traktatet është i nevojshëmunanimitet.

Unanimiteti është i nevojshëm edhe për vendimet lidhur meçështjet e tatimeve, të drejtat dhe obligimet e tëpunësuarve, ndryshimet e dispozitave për shtetësi dhe tëpërcaktojë nëse një Shtet Anëtar ka bërë shkelje tëparimeve kushtetuese.

Ai është i nevojshëm edhe për të përcaktuar parimet dheudhëzimet në fushën e politikës së përbashkët të punëvetë jashtme dhe sigurisë ose çështjet e bashkëpunimitpolicor dhe gjyqësor lidhur me veprat penale.

Miratimi i një vendimi nuk mund të bllokohet me anë tëabstenimit.

Page 31: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Veçori në sektorin e Punëve të JashtmePor elementet ndërqeveritare vazhdojnë të ekzistojnë nëformë të theksuar në sektorin e Punëve të Jashtme.

Kjo krahas faktorëve të tjerë bën që Këshilli përkatës tëdëshmojë disa karakteristika të veçanta përkundër Këshillavetë tjerë.

Këtu bën pjesë fillimisht fakti, që vendimet merren nëmënyrë unanime.

Ndërsa së dyti që kryesia nuk ndërrohet në ritëmgjashtëmuajor, por drejtohet në mënyrë permanente ngaPërfaqësuesi i Lartë për Politikat e Jashtme dhe të Sigurisësë BE.

Përfaqësuesi i Lartë – dhe kjo është veçoria e tretë –ushtron edhe detyrën e Zv. Kryetares së Komisionit Evropian,pra të një organi përfundimisht mbikombëtar.

Page 32: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Detejat dhe Kontaktet: 

Av. Lorenc Gordani, PhD

Profesor i se Drejtes të Bashkimit Evropian

Phone: +355 69 95 32 443

Skype: lorenc_Gordani

www.albaniaenergy.org

Page 33: Lorenc Gordani, Lecture on the European Institutions and Council of the EU (in Albanian Language), ACERC Press, Tirana, 2015

Biografi e këshilluar për këtëtrajtim Jean Paul Jacqué, EDrejta Institucionale eBashkimit Evropianë, Papirus,Tirane, 2010, dhe veçanërishtpjesët qe shkojnë nga faqja 163-178, 182-183 dhe 222-266.