18
Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3 Gazeta e NDRYSHON MATURA SHTETERORE?!! Mesatarja e shkollës së mesme do të shërbejë si kriteri kryesor për t’u shpallur fitues në universitet. Pranimi në institucionet… Fq. 2 . INTERVISTE: Rrefehet Ismail Kadare!! ”Kur bëhet letërsi, ligji më i mirë është ligji i letërsisë, letërsia nuk…” Fq. 6-7 E M ë r k u r Shkolla “Naim Frashëri” në Durrës është një ndër shkollat më të mira në Evropë?! Fq. 3 Një bombë alarmon Naim Frashë, shkolla që rrit imazhin e arsimit Kryeministri Rama shpërblim dhe drekë për mësuesit e Naim Frashërit. Fq. 3 Vlerësimi i Mësuesve: Një skemë e re evropiane kualifikimi Fq.5 Projekte dhe aktivitete te ndryshme në shkollë. Fq. 8 Si të evitojmë stresin e provimeve?!

Naim Frasheri (projekt)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3

Gazeta e

NDRYSHON MATURA

SHTETERORE?!! Mesatarja e

shkollës së mesme do të shërbejë si kriteri kryesor për t’u shpallur fitues në

universitet. Pranimi në institucionet…

Fq. 2 .

INTERVISTE:

Rrefehet Ismail Kadare!! ”Kur bëhet letërsi, ligji më i mirë është ligji i letërsisë, letërsia nuk…” Fq. 6-7

E Mërkurë 17, 02

Shkolla “Naim Frashëri” në Durrës është një ndër shkollat më të mira në

Evropë?! Fq. 3

Një bombë alarmon gjimnazistët…!! Fq. 4

Vlerësimi i Mësuesve: Një skemë e re evropiane kualifikimi Fq.5

Projekte dhe aktivitete te ndryshme në shkollë. Fq. 8

Si të evitojmë stresin e provimeve?! Fq. 9

Page 2: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

Arsimi i Lartë, hiqet Matura Shtetërore dhe rikthehet mesatarja

Mesatarja e shkollës së mesme do të shërbejë si kriteri kryesor për t’u shpallur fitues në universitet. Pranimi në institucionet e arsimit të lartë për të gjitha ciklet e studimit dhe programet profesionale do të bëhet nëpërmjet një procesi aplikimi, dhe kundrejt pagesës së tarifave përkatëse pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QShA). Me hartimin e projektligjit të ri, duket se Matura Shtetërore do ta humbë peshën që ka për pranimet në Universitet. Projektligji i Arsimit të Lartë, tashmë u ka shkuar universiteteve për diskutim, ndërsa javën e ardhshme do të bëhet publik dhe nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Në dallim nga ligji aktual, ai përmban rreth 50 nene më tepër dhe hartohet në përputhje me reformën e ndërmarrë vitin e kaluar nga Komisioni i Arsimit të Lartë. Risitë më të rëndësishme që pasqyrohen janë ndryshimi i formës së financimit nëpërmjet 3 granteve (për zhvillimin, mësimdhënien dhe shkencën) dhe prezantimi i kredisë studentore. Po ashtu, parashikohen edhe ndryshime në format e studimeve të cilat do të jenë të kategorizuara në 3 mënyra zgjedhjeje, përkatësisht, studime me kohë të plotë, me kohë të zgjatur dhe studime të formimit të vazhduar. Ligji ka reduktuar aspekte të përfaqësimit të studentëve në qeverisjen e institucioneve të arsimit të lartë, ka kufizuar autoritetin e rektorit vetëm në drejtimin akademik dhe ka rritur autoritetin e administratorit (ish-kancelarit). Sa i përket periudhës së studimeve, studentët nuk kanë të drejtë të ndjekin më shumë se një program studimi. Ata do të pajisen me një kartë, nga e cila do të përfitojnë lehtësi dhe çmime të reduktuara. Këto përfitime përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit.

Pranimi në UniversitetSistemi i ri duket se do të lerë pas konkursin apo provimin e Maturës, si kriter për regjistrimin në universitet dhe

ky ndryshim pasqyrohet në nenin 77, pika 1, i cili citon se “pranimi në programet e studimit të ciklit të parë është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare, të përcaktuar çdo vit me udhëzim të Ministrisë përgjegjëse. Institucionet e arsimit të lartë mund të vendosin edhe kritere pranimi shtesë. Kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve shpallen nga institucioni i arsimit të lartë, në fillim të semestrit të dytë të vitit akademik paraardhës dhe i vihen në dispozicion Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Ministrisë përgjegjëse për arsimin”. Kriteret e aplikimit për vijimin e studimeve të ciklit të parë apo atyre të integruara të ciklit të dytë i ofrohen çdo individi, që ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm dhe që ka siguruar një prag minimal të rezultateve, përcaktimi i të cilit bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Kriteret e aplikimit për ndjekjen e studimeve të ciklit të dytë dhe të tretë i përcaktojnë vetë institucionet e arsimit të lartë.

Për studentëtSipas projektligjit, shteti tani financon vetëm nëpërmjet bursave dhe vetëm për studentët në nevojë (neni 5 dhe neni 117). Studentët, nga cilido institucion publik apo privat kanë të drejtë të marrin kredi studentore. Së pari, në aspektin e përfaqësimit në organet vendimmarrëse, studenti është pjesëmarrës vetëm në senatin akademik (neni 40), por peshën e përfaqësimit ligji ia lë statutit të institucionit. Në çështje të administrimit studentët nuk kanë zë. Të drejtat e tyre janë kufizuar më tej: Për shembull, në vendosjen e një kufiri 5-vjeçar për përfundimet e programet e doktoratës, neni 80/4 për programet e ciklit të parë koha maksimale është dyfishi i kohës normale (edhe pse mund të paguhen nga shteti sipas nenit 91), neni 91, por studentit i lejohet të ndërrojë institucionin nëse nuk përfundon në kohë studimet.

Format e studimeve Studimet me kohë të zgjatur mund të ofrohen në programet e studimit një deri në dy vjeçare me karakter profesional, programet e ciklit të dytë Master Profesional dhe programet e ciklit të tretë Master Ekzekutiv. Institucionet e arsimit të lartë mund të ofrojnë edhe programe të tjera studimi

në formën me kohë të zgjatur në rastet kur ato miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Programet e studimit, që japin të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar organizohen vetëm në formën e studimeve me kohë të plotë. Organizimi i studimeve, pranimi i studentëve dhe financimi nga Buxheti i Shtetit në institucionet e arsimit të lartë që ofrojnë programe studimi në fushat e arteve dhe sporteve bëhen në përputhje me këtë ligj dhe specifikat përkatëse. Pranimet e studentëve në institucionet e arsimit të lartë në të gjitha programet e studimit të ofruara,

bëhen me vendim të institucioneve, por në përputhje me standardet shtetërore të kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore, të përcaktuara sipas fushave specifike të formimit me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto standarde verifikohen dhe certifikohen nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit të Lartë përpara deklarimit të kuotave të pranimit nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë për çdo vit akademik.

Ciklet dhe programet e studimeve Institucionet e arsimit të lartë ofrojnë programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, në përputhje me Sistemin Evropian të Grumbullimit dhe të Transferimit të Krediteve. Sasia normale e krediteve të grumbulluara gjatë një viti akademik nga një student është 60 kredite. Programet e studimeve hartohen nga njësitë bazë të institucioneve të arsimit të lartë dhe miratohen në senatet e tyre akademike. Programet e studimeve në institucionet e arsimit të lartë organizohen në tre cikle të njëpasnjëshme: cikli i parë, cikli i dytë dhe cikli i tretë. Institucionet e arsimit të lartë shpallin publikisht programet e licencuara dhe ato të akredituara të

Page 3: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3

studimeve, para fillimit të aplikimeve për pranimin e studentëve.

Shkolla “Naim Frashëri” në Durrës është një ndër shkollat më të mira në Evropë.

Ambientet e shkollës “Naim Frashëri” në Durrës janë të pastra dhe mikpritëse për këdo që afrohet në mjediset e shkollës. Klasat digjitale janë të mirëmbajtura, ambiente shumë të rregullta dhe mikpritëse për nxënësit. Drejtoresha e shkollës na sqaron se për të rregulluar klasat digjitale është mbledhur një fond nga prindërit e nxënësve dhe

në këtë mënyrë janë krijuar kushtet e përshtatshme për

mësim.

Në gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës Mësuesit dhe nxënësit punojnë me lehtësi me librat digjital. Shprehen të kënaqur me përmbajtjen e tekstit dhe materialet multimediale të përdorura në librin digjital. Sipas mësueseve të shkollës ata arrijnë të realizojnë objektivat e orës së mësimit.

Kryeministri Rama shpërblim dhe drekë për mësuesit e Naim Frashërit.Nga burime të afërta me stafin e Kryeministrit “Dyrrahu” mësoi se në 28 dhjetor në vigjilje të festës popullore të Vitit të Ri Kryeministri Edi Rama shtron në Pallatin e Kongreseve një drekë  gala për stafet mësimore të 10 shkollave më të mira në Shqipëri. Mësuesit e Shkollës së mesme të përgjithshme Naim Frashëri në Durrës janë të ftuar në këtë ceremoni, sepse shkolla Naim Frashëri rezultoi një nga 10 shkollat më të mira në rang republike. Ishte e vetmja shkollë fituese ndër shkollat nën juridiksionin e DAR-it Durrës dhe DAR-it Krujë. Në këtë ceremoni krahas shtruarjes së drekës nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Rama do të ndahen edhe shpërblimet e “ekselencës” për mësuesit, plot 40 000 lekë (të

rinj) për secilin mësues. “Naimsat” e meritojnë një shpërblim të tillë për djersën e derdhur për të mësuar sa më mirë nxënësit e kësaj shkollee.Që të arrije të hyje në top 10 shkollat nuk mjaftonin rezultatet shumë të mira në një lëndë të caktuar, por duhej një shumatore arritjesh të shquara për ta merituar një nder të tillë. Pra ky lloj stimuli material shërben edhe për ngjalljen dhe forcimin e “team Spirit”- shpirtit të ekipit në shkolla. Pikërisht ky shpirt ekipi te Naim Frashëri u arrit në sajë të punës së mirë e me nivel të lartë në menaxhimin

e shkollës të kryer nga drejtoresha e shkollësBurbuqe Meta (Hoti) dhe nëndrejtoresha Esmeralda Xheraji . Kjo dyshe

menaxheriale e suksesshme, që në vitin e parë të punës (viti shkollor 2013-2014) dha rezultate duke e listuar Naim Frashërin në 10 shkollat më të mira të Shqipërisë. Tashmë legjenda e Gjergj Kastrioti si

Page 4: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

shkolla më e mirë, shkolla VIP etj po zëvendësohet nga një realitet i ri: ai i Naim Frashërit, shkollës ndër 10 më të mirat e Shqipërisë.

Mësuesit e kësaj shkolle kërkuan

nga shtëpia ALBAS që të

zhvillohen disa orë model për

secilën lëndë mësimore. 

Naim Frashëri, shkolla që rrit imazhin e arsimit publik.

Ka disa shkolla në vend të cilat bëjnë diferencën me mënyrën e mësimdhënies, administrimin e stafit dhe nxënësve si edhe krijimin e kushteve që maturantët e dalë prej tyre të mund të zgjedhin degët më të preferuara për studimet universitare. Një shembull i tillë është edhe shkolla e mesme“Naim Frashëri” në Durrës, e cila për vite me radhë ka mundësuar futjen e nxënësve të kualifikuar në auditorët e fakulteteve shqiptare dhe të huaja.

Drejetoresha e shkollës, Burbuqe Meta shprehet se suksesi i nxënësve lidhet me përkushtimin e stafit

pedagogjik si edhe angazhimit të drejtorisë për gjetjen e mundësive të cilat zhvillojnë intelektin si edhe mendimin kritik të nxënësve. Jo më larg se pak ditë më parë, shkolla e mesme “Naim Frashëri” në Durrës u shpall edhe kampione e Konkursit të Debatit të zhvilluar me pjesëmarrjen e 16 shkollave të mesme nga pesë rrethe të vendit, si Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Korça.

Aktiviteti u organizua në tre faza, ku e para lidhej me organizimin e konkurseve brenda shkollave. Më pas, skuadrat e zgjedhura konkurruan në rang shkollash qyteti, duke qenë edhe faza e

dytë dhe faza e tretë, zhvillimi i debateve midis shkollave të qyteteve të ndryshme.

Znj.Meta thekson se suksesi që shkolla e mesme e përgjithshme “NaimFrashëri” ka arritur gjatë këtyre viteve vihet re jo vetëm në konkurse apo olimpiada të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare, por edhe në rezultatet e maturës shtetërore, ku nxënësit e kësaj shkolle rezultojnë të përfundojnë me rezultate shumë të larta që ju kanë mundësuar vazhdimin e degëve të preferuara në universitetet më të mirë në vend dhe jashtë.

Një bombë alarmon gjimnaziztët…!!Një qese me celular siper shkaktoi sot nje alarm për bombë qe është raportuar

mëngjesin e sotëm në sallën operative të komisariatit të policisë së Durrësit.Pako e dyshimtë me celular sipër është gjetur në portën kryesore të gjimnazit ‘Naim Frashëri’.

Canta është vënë re nga kalimtarët të cilët kanë lajmëruar menjëherë

forcat e policisë. Keta te fundit kanë bërë rrethimin e zonës duke

krijuar edhe perimetrin e sigurisë. Alarmi për bombë është raportuar përpara se të fillonte orari mësimor.

Policia ka lajmëruar për ngjarjen forcat antieksploziv të Tiranës kanë mbërrijnë dhe kanë nisur punën për ekzaminimin e pakos së dyshimtë.Kjo eshte hera e dytë që një alarm për bombë raportohet në një shkollë

në qytetin bregdetar.

Fq. 4

Page 5: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3

Rasti i parë në shkollën profesionale të

gastronomisë “Hysen Çela” rezultoi alarm fals.

Vlerësimi i Mësuesve: Një skemë e re evropiane kualifikimi.

“Për herë të parë krijojmë hartën kombëtare të nevojave reale për zhvillim profesional të çdo mësuesi”Rreth 16.500 mësues që janë

në marrëdhënie pune dhe drejtuesit e shkollave i janë nënshtruar sot vlerësimit nga ana e MAS, për identifikimin e nevojave për zhvillimin e tyre profesional. Pas implementimit të këtij instrumenti për mësuesit e Tiranës, ditën e sotme vlerësimi u zhvillua në 13-të Drejtoritë Arsimore Rajonale.

E pranishme për të monitoruar këtë proces në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti”, Durrës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla deklaroi sot se, ky vlerësim i zhvilluar për herë të parë, në gjithë vendin, nuk ka lidhje me lëvizjen e mësuesve apo situata të tjera punësimi, por ka të bëjë me hartën që Ministria e Arsimit dhe Sportit po ndërton për nevojat e formimit profesional të çdo mësuesi në vend.

“Sot në të gjithë Shqipërinë në rregulla të forta monitorimi dhe standarde sekretimi, po realizohet

vlerësimi i nevojave reale të rreth 16 mijë mësuesve që sot janë në sistem, një proces që u pilotua në Tiranë dhe nga i cili ne kemi përcaktuar disa hapa të

rëndësishëm mbi bazën e së cilës ne na duhet të ndërtojmë një sistem të ri, real, të vërtetë, mbështetës të çdo mësuesi. Kjo është përgjigja e atij premtimi të madh për të mbështetur e për t’a kthyer sistemin arsimor në shinat e cilësisë. Është një përgjigje që i jepet sot edhe 500 mijë nxënësve, prindërve të tyre, me të vërteta që kërkojnë të sjellin realisht se kush janë nevojat e çdo mësuesi të Shqipërisë për t’u kualifikuar në qytete të mëdha apo në fshatra.” – deklaroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit.Skemën e vjetër të trajnimeve dhe kualifikimeve, ministrja e quajti një skemë shitblerjes kreditesh duke u shprehur se nuk i plotësonte nevojat reale për zhvillimin profesional të mësuesve e për këtë MAS do të prezantojë në ditët në vijim një skemë të re me standarde

evropiane kualifikimi dhe trajnimi;

“Sigurisht në ditët që vijojnë ne do të komunikojmë me mësuesit, me publikun, me prindërit, e me nxënësit për t’i dhënë fund asaj që u shit si skema kualifikuese e mësuesve por që në fakt nuk ishte as më shumë e as më pak një piramidë e blerjes së krediteve por jo ajo që duhet të jetë realisht skema kualifikuese e mësuesve është ajo që sjell cilësi në formimin e mësuesve. Është shumë e rëndësishme të theksohet fakti që ne jemi të vendosur për të mbështetur mësuesin. Jemi të vendosur për të kthyer shkollën në shinat e cilësisë. Impakti do të jetë i menjëhershëm për shkak se një skemë e re konform standardeve evropiane do të jetë edhe në Shqipëri. Për këtë ne na vijnë në ndihmë universitetet, pedagogët e universiteteve, ekspertët më të mirë vendas apo të huaj të cilët po mbështesin këtë nisëm që ndodh për herë të parë në Shqipëri." -  u shpreh Nikolla.Gjithashtu Ministrja e Arsimit

sqaroi edhe njëherë se, nuk bëhet fjalë që vlerësimi bëhet për penalizime mësuesish apo largime nga puna duke i quajtur këto spekulime si një

Fq. 5

Page 6: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

gënjeshtër e rradhës e atyre që shkatërruan arsimin.

“Me ata mësues që do të kenë më tepër nevojë, qeveria do të investojë që ata të kenë mundësi të performojnë ashtu siç duhet. Nuk bëhet fjalë për largime nga puna dhe kjo është një gënjeshtër e rradhës për këdo që e thotë këtë. E ca më shumë ata që e lanë në rënie të lirë arsimin dhe e shkatërruan deri në këtë fazë. Nuk do të ketë penalizime, nuk do të ketë largime. E kundërta është e vërtetë, mbështetje emër për emër të çdo mësuesi duke krijuar

një skemë të re kualifikimi konform standardeve evropiane e sigurisht një ditë e re për çdo mësues, prind, shoqërinë në tërrësi që bëhet me anë të investimit të kapitalit njerëzor.”- theksoi ministrja e Arsimit.Pyetjet e këtij vlerësimi janë hartuar nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit. Mësuesit do të vlerësohen në 4 fusha siç janë planifikimi, aspektet metodike-pedagogjike, stili i komunikimit dhe etika e përdorur nga punonjësit arsimor si edhe përgatitja

shkencore e mësuesve dhe zhvillimi i tyre profesional.

Në këtë vlerësim nuk u përfshinë mësuesit që kanë arritur shkallën e I-rë të kualifikimit dhe ata me një eksperiencë pune mbi 20 vite në sistemin arsimor.

Ky proces është thelbësor për cilësinë e shkollës shqiptare dhe lidhet me formimin profesional të mësuesve, duke e bërë më cilësore punën e tyre.

Page 7: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3

Rrëfehet Ismail Kadare...!!!Shpërndarjen e veprave të Ismail Kadaresë e ndjekë një grafik i etheve ballkanike. Në ç’do krizë nëpër faqet e veprave të tij kërkohet një fanar, një vrojtim apo thjeshtë një refleks i pëlqyeshëm i fascinimit ballkanik. Megjithëate librat e tij nuk kufizojnë vetëm një territor. Nga  Gjenerali i ushtrisë së vdekur që e bëri të njohur

në gjithë botën në vitet gjashtëdhjetë, Daullet e shiut, veprat e tij më të zhytura në natën e legjendës ballkanike si Kush e solli Doruntinën apo Ura me tri harqe apo ato me frymëzime të së tashmes si Tri këngë zie për Kosovën. Ajo që joshë dhe magnetizon gjatë leximit është të kërkuarit e tjetrës që nuk është imanentja, imediatja historike apo joshja indigjene. Kadare zgjidhë forcën e tij rrëfimtare duke zgjeruar profilet e realitetit, duke i deformuar. Ai merr polaritete historike –invazionin dhe pushtimin otoman, invazionin dhe pushtimin italian, diktatura si Piramida apo Vjedhja e gjumit në pallatin mbretëror  por e elaboron një rrëfim legjendar, faqe që përshkruhen nga drithërima epike, jehona të tjera. Koha e faqes së tij të shkruar është një kohë diakronike, johistorike që përzien mitin dhe alegorinë. Shkrimtar i njërit nga vendet më të varfëra në Europë e që nga historia u dënuan në formën më tragjike, Shqipëria, e kaloi i padëmtuar kohën “mizore dhe groteske” të vendit të shqiponjave, të dyzet vitet e diktaturës së Enver Hoxhës.

 Sot jeton në Paris ku ka migruar, në qendrën historike të Bulevardit Saint Michel. Një shtëpi borgjezie të imët, asnjë shenjë që tregon për nostalgji, asnjë dobësi për atdheun e largët. Por diçka nga ashpërsia malore gjirokastrite foleizohet këtu, në rreptësinë e fjalëve të tij në vetëdijen e tij, në vizionin e jetës si prova të njëpasnjëshme që duhen tejkaluar, në indinjimin për rrethimin e vazhdueshëm që fisnikëria dhe koherenca i janë nënshtruar.  PYETJE: Libri “Kronikë mbi gur”, Gjirokastra. Këtu u lindët ju më 1936, këtu kaluat fëmijërinë dhe rininë e hershme. Qytet i kufirit… KADARE: Një qytet plotësisht atipik. Duke e shikuar duke e përshkuar është e vështirë të kuptohet gjendja e njërit apio tjetrit, është e vështirë të kuptohet në shikim të parë se kush është i varfër e kush i pasur. Shtëpi të mëdha ku jetojnë familje modeste afër me shtëpi të mëdha ku jetojnë familje shumë të pasura. Në kohën e fëmijërisë sime Gjirokastra ishte e banuar nga funksionarë të ish-perandorisë otomane. Pas rënjes së Perandorisë ishin kthyer për të jetuar në qytetin e tyre dhe jetonin nga pensioni-shpesh një gjysëm pensioni, pensione vërtetë modeste. Perandoria kish rënë që pak më shumë se 20 vite dhe këta nëpunës, fisnikë otomanë perandorak ishin kthyer në Shqipëri. Me gjuhën e tyre të huaj, me zakonet e tyre të huaja. Mendoja në mos ishin të çmendur. Qyteti nuk ka pasur asnjëherë shumë banorë, atëherë kishte ndonja njëzet mijë –që ngelën ashtu për një shekull -, sot dyzet mijë por nëse shikohet nga lartë duket sikur të ishte një qytet i madh, me njëqind, dyqinmijë, gjysëm milioni banorë. Kjo për shtëpitë e mëdha. Një qytet me zakone shumë të çuditshme me një borgjezi të vetëquajtur pastaj një shtresë në mes të borgjezisë dhe aristokracisë së vetëquajtur. Besonin, mendonin se ishin dikush por që nuk ishin. Ishte një megalomani me origjinë antike, antike si qyteti, një qytet megalomanësh. PYETJE: Shtëpia Juaj si ishte? KADARE: Edhe ne jetonim në një shtëpi gjysëm të zbrazët. Një familje dimenzionesh jo të mëdha. Babai im Haliti, lajmëtar postier i gjyqit - aktet gjyqësore dërgoheshin rekomandë përmes postës- mamaja ime e tre fëmijë: unë, një vëlla dhe një motër. Por shtëpia me tre kate me një sallon enorm 14 metra për 7. Të gjitha sallonet e Gjirokastrës ishin ashtu. Mund të gjendej gjithçfarë, gjëra antike, të vjetra, për më tepër të panevojshme, megjithëate të mbajtura aty. Kishte gjithçka por jo edhe libra. PYETJE: Jo libra??? KADARE: Kishte edhe gjyle topi, nuk di përse por libra jo. Paj natyrisht se kishte libra shkollorë e ndonjë romanth të lehtë, por vetëm në shkollë të mesme e kam bërë leximin e parë serioz-Shekspirin në një botim të shkëlqyer shqiptar. Më tërhiqte një imazh fantazme në faqen e parë. Kam filluar ta lexoj duke menduar se bëhej fjalë për

një rrëfim me zana, fantazma e shtriga. Nuk e kuptoja mirë por më tërhiqte përmes këtij aspekti misterioz. Bëhej fjalë për Makbethi-n. E kam kopjuar me dorë, për ta pasur në shtëpi. Mund të thuhet se ky ishte libri i parë që pata shkruar, kam kaluar ditë të tëra duke e kopjuar. Më pat shituar Shekspiri, pas Makbethi-t pata filluar të lexoja Hamleti-n, sepse pata parë fantazma të tjera, por Hamleti më ka dëshpëruar, shumë i komplikuar, pos aktit të parë, ai me fantazma, pastaj kam menduar se ishte i mërzitshëm, pa vlerë. PYETJE: Fantazma në Gjirokastër? KADARE: Një qytet shumë antik që favorizonte psikologjinë mitike në të cilën jetonin shumë njerëz, Të jetuarit në mite, në një gjendje iluzioni permanent, të humbur në kujtime. Jo pak e përzienin të vërtetën dhe gënjeshtrën, realitetin dhe fantazinë, flitej për komplote, zbuloheshin intriga. Kur isha i vogël kam dëgjuar shumë fjalime të kësaj natyre dhe kjo e ka ndikuar fëmijërinë time, ma dha idenë, sugjestionin e një perandorie fantazmë tashmë të zhdukur dhe që ngelej vetëm në kujtime. Ishte qyteti i fundit shqiptar në jug, përballë Greqisë. Një farë soj qyteze. Në Ballkan nuk mund të paramendohet një vend që mund të egzistojë pa u dëshmuar në ndonjë mënyrë armiqësor ndaj të tjerëve. Gjirokastra ishte qyteza shqiptare kundër Greqisë. PYETJE: Kur ia mbërrijti lufta, ajo e vërteta në Gjirokastër? KADARE: Shumë shpejtë, më 1940 kur Italia e sulmoi Greqinë. Italianët kalonin andej. Nga qyteti mund të shiheshin të gjitha manovrat ushtarake në luginë. Iknin italianët, tërhiqeshin e përparonin grekët, pastaj grekët tërhiqeshin dhe kështu….ishte si në kinema. Spektakël i luftës. Një spektakël i madh. Qyteti kalonte dorë më dorë, një herë i kalonte ushtrisë italiane e rradhën tjetër asaj greke. Italianët bombardoheshin nga anglezët, grekët nga gjermanët apo nga italianët e me ta bombardohej edhe qyteti. Një skenar që ndërronte shumë herë. Lufta ajrore ishte si një spektakël i vazhdueshëm. PYETJE: Romanet që Ju bënë të njohur në gjithë botën janë Gjenerali i ushtrisë së vdekur  më 1963 dhe Daullet e shiut më ‘69. Në skenën e letërsisë europiane të dominuar nga eksperimentimi na del një rrëfimtar klasik, i plotë, epik. Etërit tuaj letrarë janë tregimtarët e mëdhenjë të lindjes? KADARE: Është tradita e madhe europiane. Nuk egziston në Evropë një narracion i lindjes dhe një i perëndimit. Ka një narracion të kulturës islame, kineze apo indiane ku gjërat ndryshojnë vërtetë, por nuk mund të thuhet se në kontinentin tonë ka dy letërsi. Prej Proust-it e deri tek Tolstoji është një letërsi e vetme. Dallimet janë në brendësi të letërsisë. PYETJE: Si t’i definojmë librat e tu, romane “historike”? KADARE: Nuk e pranoj konceptin e romanit historik. Nuk egziston. Kur pata shkruar Kështjellën, Daullet e shiut, i thashë vehtes se nuk duhet përsëritur gabimi i Flauber-it, në Salambò. Edhe këtu ka një qytet të rrethuar, Kartagjena. Flauber-i ka shkuar atje, ka qëndruar shumë muaj atje për t’a studiuar dhe ka rënë në grackë: të përshkruarit e gjithçkaje duke u nisur nga ajo epokë, terminologjia, mënyra e të folurit, e të menduarit në atë kohë antike. Mendoj se është një gabim. Kur ka një subjekt historik dy janë burimet: realiteti i epokës që duam t’a përshkruajmë dhe epoka në të cilën jetojmë. Të dyjat janë legjitime. PYETJE: Rrethimi në Daullet e shiut si metaforë e humanizmit? KADARE: Ja, është kështu. Megjithëate komandanti i ushtrisë otomane tek Kështjella, gjenerali italian në Gjeneralin e ushtrisë së vdekur janë figura fascinuese. Lexuesin e tërheqin… KADARE: Fate tragjike, për këtë arësye fascinues. Nuk është mëshirë, por afërsi, dhembshuri, ndarje e një fati tragjik. Njëri nga parimet ishte urrejtja ndaj armikut,

urrejtja ndaj armikut klasor, urrejtja mes klasëve. Doja t’i ikja gjithë kësaj. I kam trajtuar këto personazhe në mënyrë njerëzore, nga një pikëvështrim human. Jam krenar. Sipas klisheve të realizmit socialist një gjeneral italian, polak, rus apo amerikan duhej të ishte inkarnim i së keqes, të ngjallë urrejtje, mohim. E kam përmbysur këtë optikë, duke u hudhur në anën tjetër me qëllim që t’i shmangesha kurthit që të ushqeja me librat e mi urrejtjen rrënjësore që mbretëronte në mes të Shqipërisë dhe pjesës tjetër të botës. PYETJE: Rrënjët Tuaja letrare zhyten në Mesdhe. Në Tri këngë zie për Kosovën – libër që e pa dritën gjatë luftës në Kosovë më ’99 - dëgjohet jehona e armëve të betejave homerike. Homeri një mësues i madh? KADARE: Rrëfimi im vjen nga ajo që unë e quaj “objektivitet homerik”. Zemra e gjithë letërsisë botërore që shkrihet në Homerin. Lexuesi përpara tekstit homerik - lexuesi që nuk ka informacione historike - nuk mund t’a kuptojë nëse Homeri është një shkrimtar grek apo trojan. Nëse i’a lexojmë Iliadën një banori të një planeti tjetër, duke e pyetur se cilës anë të betejës i takon poeti, do të përgjigjet se i është e pamundur ta dallojë. Si një nip i largët, si një pasardhës i kësaj tradite, jam munduar ta rrespektoj këtë ligj: të jem në krijimtarinë time letrare neutral. E njëjta gjë vlen edhe për Shekspirin. Kur e shkruan Makbethinështë plotësisht objektiv, neutral e plot dhembshuri për të. E gjithë kjo më ka dhënë një ekuilibër në atë vënd të vështirë. Gjë, tepër e vështirë. Gjëja e parë që kritika komuniste vëzhgonte ishte i ashtuquajturi “neutralitet”. Gjëja e parë që kërkonte kritika komuniste para një teksti ishte: “a është ky një tekst neutral?” PYETJE: Të kthehemi tek dyzetvjeqari i regjimit komunist në Shqipëri, tek Enver Hoxha. Asgjë që do të mund të shpëtohej? KADARE: Këtu duhet të jemi shumë të qartë: absolutisht asgjë. Nëse ka bërë ndonjë gjë pozitive ka qenë një aksident. E gjithë veprimtaria e Hoxhës është absolutisht negative. E gjithë veprimtaria e komunistëve shqiptarë është kundër natyrës dhe fatit historik të vendit. Ta elaborojmë. Shqipëria si i gjithë Ballkani, me shumë vështirësi del nga perandoria otomane. Perandori kobzezë që e ndryshoi fatin e Shqipërisë, Serbisë e Greqisë, duke i ndarë nga Europa duke i shtrënguar të jetojnë në një civilizim të huaj, aziatik, musliman. Ky është thelbi i problemit: Shqipëria e ndarë nga Europa. Del nga perandoria, pastaj ka një periudhë të shkurtër, mbretëria e mbretit Zog. Historia nuk e ka analizuar dhe gjykuar akoma sa duhet këtë periudhë, por është hera e parë që shteti shqiptar po konsolidohej. Periudhë e shkurtër, fatkeqësisht e ndërprerë nga pushtimi italian. Pushtimi italian provokoi ndodhinë e komunizmit. Do të kish qenë një mbretëri e vogël, pak karikaturë, pak egzotike, pak folklorike, pak groteske. Reaksionare, pak fashiste, filogjermane. Në Shqipëri ka pasë një farë lidhjeje, një afërsi e pashpallur, e heshtur me traditën austriake dhe gjermane. Pushtimi italian provokon lindjen e komunistëve shqiptarë, aleatë të komunistëve jugosllavë pastaj të komunistëve rusë. Enver Hoxha e përshkon fatin tragjik të Shqipërisë: të ishte e ndarë nga Europa, të rrëshqiste drejtë lindjes. Nuk ka më perandori otomane por sovjetike. Izolimi i Shqipërisë nga Europa është krimi më i madh i Enver Hoxhës. Izolimi i vendit nga kontinenti i tij është krimi i vërtetë dhe Shqipëria e kishte pësuar këtë izolim për pesë shekuj!  PYETJE: Ju, shkrimtari i Piramidës si i’a dolët të jetonit nën regjimin komunist? KADARE: Mundohesh të ikja dhe më 1990 e braktisa Shqipërinë akoma komuniste. PYETJE: Ç’raport kishit Ju me regjimin? Ju ishit një shkrimtar i respektuar ? KADARE: Varet se çfarë nënkuptohet me “i rrespektuar ”. Çuditeni me faktin se kam jetuar dhe punuar nën diktaturë. Historia e njerëzimit është më tepër një histori diktature se histori lirie. Shkrimtarët e botës

Page 8: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

janë të mësuar me diktaturat. Në regjimin stalinist ka pasur shkrimtarë të mëdhenjë që kanë jetuar dhe kanë mundur të shkruajnë. Jo të gjithë ishin të persekutuar. Diktaturat bëjnë llogari cinike: Bulgakovi jetonte normalisht ndërkaq Mandel’stam ka vdekur në një kamp përqëndrimi, Pasternaku u la i qetë deri me Doktor Zhivagon - por atëherë ishte tepër vonë-,Mejerchol’d është pushkatuar. Situata nuk është bardh e zi. Në diktaturë, për llogari cinike goditet këndej - dhe po të jesh liberal-andej, goditet për të krijuar terror dhe llogaritet: “fitojmë ndonjë gjë po t’a dënojmë këtë shkrimtar?” PYETJE: Në Shqipëri? KADARE: Hoxha bëri një politikë diabolike, llogari diabolike. Është rasti i dy shkrimtarëve shumë të njohur, Dhimitër Pashko e Petro Marko, Secili prej tyre vuajti një vit burg e pastaj u liruan sepse Hoxha e dinte se një shkrimtar i njohur mund të mbahej nën vëzhgim por ama për ta dënuar nuk ishte e lehtë. Lasgush Poradeci, poeti më i madh i Shqipërisë, vdekur dy vite më parë, në 40 vitet e diktaturës rrojti i izoluar, pa u dënuar asnjëherë. Një poet shumë i popullarizuar në Shqipëri, një prani do të thosha legjendare, për këtë do të kenë menduar ta lënë të qetë. Edhe Fan Noli-jetonte në Shtetet e Bashkuaradhe është e vërtetë- nuk e kanë prekur asnjëherë. Unë do të ishte dashur të dënohesha dyqind, treqind herë për gjërat që i kam bërë dhe kishte poetë të shkretë që janë dënuar për asgjë, për poezi nostalgjike,” vjeshta” për shembull. Hetoheshin dhe gjykoheshin vargjet “përse ka një trishtim këtu, përse thuani se retë janë të trishtueshme?” Duhej çmëndur fare. Ka pasur poetë që janë pushkatuar për gjëra të tilla. PYETJE: Po Ju si shpëtuat? KADARE: Në të vërtetë nuk do të ishte dashur të isha fare i gjallë, apo krejtësisht i çnatyrëzuar-psiqikisht i sëmurë, fizikisht i shkatërruar. Jam në gjëndje normale dhe diktatura u shëmb që pesëmbëdhjetë vite. Nuk kam shkruar libra për Perëndimin dhe libra për Shqipërinë. Gjithë ajo që kam shkruar është publikuar në Perëndim. Atje dhe këtu, të njëjtit libra, të njëjtat romane, nuk janë dy tipe letërsie. PYETJE: Cila ishte teknika e të mbijetuarit që ju e definoni si “mizore dhe qesharake”? KADARE: Sekreti qëndronte në të moskuptuarit e diktaturës shumë seriozisht. Duhej marrë seriozisht letërsia. Atëherë mund të shpëtonit, nuk bëhen aventura, ka kontroll, nuk bihet në kurthet e përditshme. Ka një territor tjetër që duhet qëndruar besnikë. Nëse besohet në letërsi atëherë besohet në ardhmëri, ka një dimension tjetër vetëdijeje, shkruhet për gjeneratën vetanake dhe për gjeneratat e ardhshme, ka një vetëdije morale superiore, ka pika referimi të sigurta. Të shkruash diçka, të publikosh ndonjë gjë. Është një gëzim i madh, një shpëtim i madh, përfundohet një pjesë e misionit, jeni të vetëdijshëm se vepra do të jetojë. Kjo të jep një gjakftohtësi, një vizion shumë të qartë të gjërave. Pushteti-i rreptë, kriminal e qesharak së bashku-nuk mund të bëjë asgjë kundër jush. Mund t’u shqetësojë, tu fus në burg, por në fund të fundit nuk mund t’u bëjë asgjë. Kur e publikoja ndonjë vepër thoja  “ e botova, përfundoi, ajo nuk vdes, tashmë është aty, në mes të kësaj jete idioteske, në mes të propagandës më idioteske të botës”. PYETJE: Kur dhe si regjimi merrej me librat Tuaj? KADARE: Katër romane dhe një tregim i ndaluar. Së pari tregimi Xhiroja e kafeve, një tregim i gjatë i botuar në vazhdime në një gazetë. I censuruar dhe i penguar që të dalë si libër. Pastaj i’a behu suksesi me romanin tim të parë Gjenerali i ushtrisë së vdekur(1963), dhe për te asnjë kritikë. Përbindëshi(1965), që është romani im i dytë, ishte ndaluar me akuzën për “dekadencë”. Një libër rreth ankthit. Sepse nuk duhej të kishte asnjë ankth edhe me të gjitha arësyet e mundshme. Romani i tretë Daullet e shiut  kaloi. Censura më e madhe që kam pësuar ka qenë për Pallatin  e ëndrrave, një vlerësim negativ dhe me shumë zhurmë. Censura i’a mbërrijti kur libri ishte tashmë i publikuar dhe akuza ishte e rëndë: aluzione kundër regjimit. Botimi i parë tashmë ishte shitur-20.000 ekzemplarë. Censura dhe ndalimi patën edhe dobinë e tyre. Me atë skandal askush nuk mund të shtirej naiv, tashmë ky libër edhe zyrtarisht ishte një libër kundër regjimit. Dhe të gjithë e rilexonin për të gjetur këto aluzione kundër regjimit. Është një libër që ka lojtur rol në emancipimin e Shqipërisë. Libër tjetër i ndaluar është një roman i vogël por i rëndësishëm Nata me hënë. Pastaj para se të botohej u ndalua Koncert në

fund të dimrit që është pjesa e dytë e romanit Dimri i vetmisë së madhe. PYETJE: Me gjithë censurën mes Jush dhe regjimit nuk ka pasur një konflikt të hapur…? KADARE: Jam censuruar. Janë botuar dhjetëra artikuj në shtypin komunist kundër meje, por kurrë nuk më kanë prekur. Të gjithë e dinin se në mes të shkrimtarit dhe regjimit ekzistonte një problem dhe ky problem ishte shumë i rëndë. Nuk ka mistere, as gjëra pak të qarta, as që duhet të arësyetohem për ndonjë gjë. Të gjithë librat e mi janë publikuar, Gjenerali i ushtrisë së vdekuru botua në gjithë botën, të gjithë i kanë duartrokitur duke thënë “ jemi para një letërsie të madhe”. Çfarë i duhet më tepër një vendi obskurantist, komunist, stalinist, nga më të egrit në Evropë? Shqiptarët e kanë një roman të vlerësuar si të jashtëzakonshëm, dikush i’a doli t’a shkruajë edhe përkundër të gjithave, çfarë duhet më tepër? Çfarë është dashur të bëja më tepër, të hudhnja një bombë mbi Enver Hoxhën? Unë shkruaj letërsi dhe nuk mundem të bëjë gjëra të tjera. Ishte një burg, me librat tanë ushqyem shpirtërisht ata që jetonin në këtë burg. Kjo bukë e burgut, ky ushqim për mensat tona të varfëra ishte i mirë edhe për ata që jetonin në botën e lirë. PYETJE: A mund të egzistojë një bashkëjetesë në mes të letërsisë dhe heshtjes në fatkeqësi…? KADARE: Shkrimtarëve që kishin jetuar nëpër vendet e lindjes u janë shtruar pyetje si: ”ah përse vazhdonit të shkruanit, përse nuk e braktisnit letërsinë?”,”si mund të ishit shkrimtar në një vend nën diktaturë”. Nënkuptohet se do të kish qenë më mirë që në vende si këto të mos shkruhej letërsi. Janë arguente të një mentaliteti kolonialist. Thuhet “mund të jetohet pa letërsi edhe gjysmë shekulli, nuk ndodhë asgjë!”, domethënë “ ju mund të jetoni pa letërsi për gjysmë shekulli”. Është tipike për një mentalitet kolonialist. Francezëve u jam përgjigjur: ”përse gjatë okupimit nazist teatrot tuaja ishin përplot, shtëpitë botuese punonin, shkrimtarët botonin libra dhe askush nuk e shtronte pyetjen: përse të vazhdohet me të shkruar?” Dhe ishte kohë e pandershmërisë, e turpit. Ne në fund të fundit nuk ishim të pushtuar, kishim një fatkeqësi kombëtare. E shohë si jofisnike zellin, shtirjen bamirëse të “përse keni vazhduar të shkruanit në një vënd të vështirë?”. PYETJE: T’u kthehemi librave. Ura me tri harqe, Kush e solli Doruntinën etj. Ju peshkoni me të dyja duart në letërsinë gojore shqipe, në legjendat e kësaj toke. Është ashtu?  KADARE: Letërsia gojore e Shqipërisë është e njëjtë me të gjitha vendet ballkanike. Por Shqipëria rezervon gjithnjë një optikë paksa ekzotike. Për shembull në jetën time asnjëherë nuk kam parë rapsodë, këngëtar të legjendave gojore, por të gjithë mendojnë se Shqipëria është përplot me rapsodë. Natyrisht është një vënd në të cilin qarkullojnë shumë legjenda, por vërtetë kjo ndodhë në të gjitha vendet ballkanike pa ndonjë dallim. Në Greqi takojmë pak a shumë të njëjtat legjenda. Janë një trashëgimi e përbashkët e ballkanasve, si ajo tek Ura me tri harqe. Personazhi i Doruntinës është trajtuar në gjithë letërsinë ballkanike. PYETJE: Një traditë gojore, një letërsi e shkruar… KADARE: …që ka njohur një zhvillim pak a shumë normal. Letërsia shqipe për tre shekuj ishte dygjuhësore, shkruhej në shqipe dhe latinisht, ka një prani të priftërinjëve shkrimtarë që kanë edhe funksione diplomatike. Përmes këtyre raporteve përhapet në gjithë Europën një farë lloji i letërsisë në latinisht dhe shqip. Janë memorialistët, filozofët, ndonjëherë poetët, udhëtarët që kanë shkruar e publikuar në të dyja gjuhët. Poeti ynë më i madh jetonte në Itali, Jeronim de Rada, arbëresh i Italisë. Para dy shekujve botoi librin e tij të parë. Ka një traditë latrare, jo gojore, jo ekzotike. PYETJE: Por Juve u ka tërhequr gjithmonë dhe fort miti, legjenda apo jo? KADARE: Më tërheqë ana e legjendës në letërsi për dy arësye. Para se të gjithash i afrohem antikitetit. Shqipëria është një vend që kufizohet me Greqinë dhe ka qenë i rrezatuar nga letërsia greke. Atdheu i i të gjithë neve poetëve është aty, ndonja 20 kilometra nga Gjirokastra, qyteti im i lindjes. Greqia është aty afër. Në fund legjenda, miti, kanë qenë një mënyrë e mrekullueshme, e jashtëzakonshme për t’u shkëputur nga realiteti shqiptar, për të mos e shkruar romanin e heroit socialist të punës,

për t’iu shmangur riteve publike dhe mitingjeve. Ishte shumë më me levërdi të thellohej misteri i Doruntinës se sa të shkruash për fatin historik të komunizmit, të jesh delegat në kongresin e partisë, të flasësh për heronjtë pozitivë, për njeriun e ri dhe budallallëqe të ngjashme të letërsisë komuniste. PYETJE: Arkaikja, është misteri, paganja e Shqipërisë? KADARE: Po, Shqipëria është koncentrat i të gjitha mistereve dhe arkaizmave në Ballkan. Në male, ka kode të vjetra, gjëra autoktone, traditë, zakone që vijnë nga lashtësia. Kanuni, ky kod i gjakmarrjes, çmimi i gjakut etj. Por edhe kjo nuk është vetëm tipike shqiptare, është tipike ballkanike dhe e vjetër. I kam studiuar lidhjet në mes të tragjedisë antike dhe kodit arkaik shqiptar. Orestiada, tragjedia që në epiqendër ka hakmarrjen klasike-si të shpaguhet me gjak, babai që hakmerret për të birin dhe i biri për babain etj.- ka ngjashmëri me kodin antik - kanunin.“Pagan” apo siç them unë “antik” është e njëjta gjë. Ka marrëdhënje të thella, thellësia e Ballkanit ka lidhje e rrënjë me bazat e kulturës klasike. PYETJE: T’u kthehemi kohërave tona. Gjatë luftës në Kosovë Ju shkruat Tri këngë zie për Kosovën. Në fushën e mëllenjave fantazma e Sulltan Muratit i vrarë në betejën e Kosovës më 1939 kthehet e i flet së tashmes. Flet një otoman në momentin e tragjedisë shqiptare… KADARE: Kur bëhet letërsi, ligji më i mirë është ligji i letërsisë, letërsia nuk ka si mision rregullimin e gjërave në botë. Jam nisur nga bukuria e letërsisë dhe një zë i brendshëm më tha se kur fantazma e Muratit flet duhet të flasë kështu. Nuk më intereson fare “mesazhi”, por ka një mesazh të vetëdijshëm, që nuk është në kundërshtim me ligjin e letërsisë, e që është ai për miqësinë e popujve të Ballkanit. Atje bashkërisht jetojmë dhe së bashku ndodhemi nën të njëjtën fatkeqësi që ka rënë mbi kokat tona. Kemi pësuar këtë katrahure së bashku dhe duhet të dalim së bashku. Sulltan Murati është një i huaj dhe thotë “ju jeni të mallkuar”. E pranoj këtë mallkim por them se jemi të mallkuar nëse nuk bëhemi miq”. Edhe një herë jam dakord me një fantazmë, ate të Muratit. E kam publikuar këtë libër mu në flakën e konfliktit në Kosovë dhe dikush më ka akuzuar për nacionalizëm por nuk besoj të ketë në ato faqe urrejtje të njërës anë ndaj tjetrës. Serbët, bullgarët, shqiptarët, turqit, bizantinët, jam munduar ti pranojë të gjithë. Të gjithë veprojnë në një teatër tragjik, askush nuk ka të drejtë të gjykojë. Mesazhi është i qartë, nuk ka nënkuptime, dinakëri, ekuivoke. Nuk e mbaj anën shqiptare kundër serbëve as të vllehëve kundër bullgarëve e edhe turqit janë trajtuar aty si protagonistë të një fati tragjik. PYETJE: Ballkani në gjak, gjithmonë luftëra? KADARE: Kur ndodhem në Ballkan i kritikojë këta popuj, kur ndodhem jashtë i mbrojë. I njohë të gjitha defektet e ballkanasve, i di të gjitha të këqijat që i kanë bërë, të gjitha idiotësitë e tyre, çmenduritë e tyre. Çmendia është karakteristikë e Ballkanit. Por nuk jam dakord me përçmimin sistematik objekt i të cilit janë. Ballkanasit janë në gjëndje të bëjnë ç’do prapësi por edhe gjëra shumë fisnike. Nuk është vetëm retorikë por realitet. Janë pjesë e Europës. Më 1997 kur Shqipëria ndodhej në anarki të plotë, tashmë e përbetuar në vetëvrasje, në mënyrë barbare-ballkanike tipike, diskutohej shumë në Francë në do të duhej intervenuar ushtarakisht në Shqipëri, të dërgohej një forcë paqeje. Kam qenë dakord me këtë intervenim dhe i sigurtë me ndonjë përjashtim –se shqiptarët do të kishin pranuar. Pa përjashtime nacionaliste e rrëshqitje drejtë luftarakes. Gjysma e popullatës ahere ishte e armatosur, intervenim pati dhe nuk ndodhën incidente. Shqiptarët patën nevojë atëherë për intervenimin e kontinentit-mëmë. PYETJE: Kontinent mëmë? Europa para se të gjithash njerkë. Nëse ka ndonjë popull të përgojuar atëherë është ai shqiptar! KADARE: Natyrisht është e lehtë të montohen gabime dhe budallallëqe të shumë individëve për të nxjerrë një portret negativ, katastrofik për një popull. I njoh të gjitha defektet e shqiptarëve, mafia shqiptare duhet luftuar pa mëshirë, duhen arrestuar tregëtarët e prostitutave, por nuk besoj se sot mafia europiane udhëhiqet nga mafia shqiptare. Nuk e kanë me siguri monopolin e krimit por kështu flitet vetëm për mafian shqiptare. E mafia serbe? Familja më e madhe mafioze në Ballkan ishte familja e Millosheviqit! 

Page 9: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3

 PYETJE: Z.Kadare së fundi edhe ndonjë fjalë rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë… 

KADARE: Jam plotësisht kundër asaj që po bëjnë shqiptarët në Kosovë. Nuk digjen kishat, nuk digjen shtëpitë. Serbët tash janë vërtetë një minoritet i vogël në Kosovë, ndonëse atdheu i tyre Serbia është nëna e provokimeve. Por shqiptarët nuk duhet të bijnë në

provokime. Përndryshe ka pesë vite që vendi ndodhet nën kontrollin e NATO-s e asnjë politikë e qartë nuk po shihet gjëkundi. Janë pesë vite pasigurish të cilat bënë që lideri në të cilin unë kam besim - Ibrahim Rugova - ka pësuar një izolim progresiv.

Gjimnazi "Naim Frasheri" çon kupën ne Durrës

Shkolla e Mesme e Pergjithshme "Naim Frasheri" e qyttit te Durresit eshte shpallur kampion i Kampionatit Kombetar per kete kategori interesante e me gare te forte.  Durresaket kane mundur ne

finale 3-1 Shkollen e Mesme te Pergjithshme " Partizani".

Nxenesit e ketij gjimnazi ne Durres kane fituar te gjitha ndeshjet ne qytetin e tyre, me pas ne gjysme finale kane eleminuar shkollen e barazim ne loje 2-2 e me 11 metersh 5-4.

Ne finale gjithcka ka shkelqyer per nxenesit e

"Naim Frasherit" te cilet kane udhehequr 3-0 per te pesuar nje gol ne fund i cili nuk ndryshoi fitoren me merite 3-1 te lojtareve nga qyteti bregdetar.

Falenderim i vecante per kete aktivitet interesant i kalon tre sponsoreve te perhershem te futbollit shqiptar "Uji Tepelena", "Spitali Amerikan" dhe "Digiprint"

Të interpretosh në gjuhën angleze.

Page 10: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

Në nismën e aktiviteteve të gjuhës angleze, u zhvillua në ambjentet e sallës së aktiviteteve, interpretimi i pjesëve të njohura Shekspiriane, në udhëheqjen e mësueseveAnila Subashi,

Brisida Sefa dhe Aida Shullani. Nxënësit interpretuan bukur dhe me ndjenjë. Realizuar me aq kujdes duke menduar cdo detaj të përgatitur mirë. Të ftuarit, nxënës, mësues dhe drejtues

kaluan orë të këndshme nën pjesët e interpretuara me aq mjeshtëri të nxënësve. Përgëzime mësuesve organizator,të cilët udhëhoqën aq bukur këtë aktivitet. 

Fizika në mbrojtje të mjedisit…Mësuesit e lëndës së fizikës, Xheni Carganji, Alma Laci, dhe Jorgjeta Basho, realizuan në shkollë, projektin me temë mbi ruajtjen e mjedisit. Në këtë projekt nxënësit u aktivizuan në grupe, për të realizuar secili detyrat e tij. Nisma Ripërpuno-

Redukto-Riciklo, një nismë të cilën nxënësit e vazhdojnë edhe aktualisht në shkollë ka filluar vitin e kaluar. Ata përpiqen të jenë miq të mirë të mjedisit, duke e ruajtur atë.  Projekti i nxënësve vazhdon, me punën

për të ricikluar materjalet. Ata

kanë krijuar kosha letre, brenda së cilave do të mbledhin materjalet letër në cdo klasë. Gjithashtu, në kosha më të mëdhenj, mblidhen të gjitha letrat e marra nga klasat, ku letra më pas do të dërgohen për

tu

ricikluar.

Si të evitojmë stresin e

provimeve?Nëse kalon nëpër korridoret e shkollave të mesme, tashmë ndjehet

një frymë tensioni dhe pasigurie dhe sigurisht kjo tepër e shfaqur tek

nxënësit e vitit të katërt që tashmë po përjetojnë ditët e fundit brenda

ambienteve të shkollës. 

Fq. 9

Page 11: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3

Kur bisedon me ta, janë të parët që të drejtohen dhe të tregojnë për pasiguritë që ata kanë, për ndjenjat dhe emocionet e tyre. Shpesh ata shprehen se bëhen konfuzë edhe në ato raste kur ata janë të sigurt mbi arritjet dhe aftësitë e tyre. Ndiejnë ftohë, vapë, pagjumësi, ndërkohë që provimet po afrojnë.

Pra, është më se e qartë që ata janë totalisht të pushtuar nga simptomat e stresit dhe pasiguri sundon mbi ta dhe të ardhmen tyre. Siç e dimë, stresi është një proces tepër dinamik që ndikon totalisht në sistemin tonë mendor dhe atë fizik dhe individi përjeton tepër konfuzion në atë periudhë. Simptomat që një nxënës mund të përjetojë nën ndikimin e stresit, janë nervozizmi, frika, pagjumësia, humbja ose pakësimi i oreksit, pamundësia për t’u përqendruar, mungesa e interesit në rastet kur shpresat e tyre janë tepër të vakëta, si edhe fajtor për kohën e humbur. Gjatë periudhës parapërgatitore, vetë nxënësit duhet të përpiqen që:-Të bisedojnë më një person të matur, i aftë për të dhënë këshillat e duhura.- Të mundohen të gjejnë pak kohë për t’u relaksuar gjatë ditës- Të mundohen që të gjitha detyrat e tyre t’i kryejnë me radhën e duhur, pa shkaktuar konfuzion tek vetja.- Të kryejnë sa më shumë ushtrime fizike dhe relaksuese për muskujt.

Si edhe:- Mundohuni të mos shqetësoheni për ngjarje që mund të mos ndodhin kurrë.Psikologë të ndryshëm mendojnë se stresi i përjetuar në nivele të ulëta ndikon mjaft mirë tek nxënësit, duke i vënë ata në punë dhe në aktivitet për të plotësuar detyrimet e tyre. Turbullimet e lehta që ndjehen në stomak dhe dhimbjet e kokës që kanë vijnë si rezultat i adrenalinës së tepërme, e cila si mision kryesor të sajin ka ngritjen e vigjilencës në

nivele të larta.Ajo që ndikon jo pak herë në rezultatet e nxënësve janë edhe mendimet e shumta që ata përpunojnë në lidhje me rezultatet e provimeve. Në qoftë se nxënësit do të ishin të aftë të kontrollonin mendimet dhe ndjenja e tyre gjatë provimeve, edhe rezultatet që ata do të merrnin do të ishin shumë më tepër pozitive, prandaj është tepër e rëndësishme që vetë ata të jenë të aftë në menaxhimin e tyre.

Si mund të kontrollojmë mendimet tonaGjithmonë është e këshillueshme që ushtrimet relaksuese të kryhen vetëm1. Ndaloni mendimet tuaja - Kur arrini të kuptoni se mendimet negative po vlojnë në mendjen tuaj dhe tensioni po rritet brenda jush, atëherë ndaloni dhe thirrni STOP, çka do të bllokojë shqetësimin tuaj momentalisht.2. Imagjinoni - Filloni të imagjinoni apo ëndërroni për sjellje dhe veprime të tjera, në mënyrë të tillë që mendja juaj të mos ketë më vend për shqetësime.3. Mendoni suksesin tuaj - Mendoni sikur keni përfunduar testin dhe jeni të bindur për rezultatet tuaja pozitive dhe keni përfunduar testin

me sukses. Mendoni sikur jeni në klasë, keni marrë tezën në dorë dhe mund t’i përgjigjeni të gjitha pyetjeve me sukses. Mendoni që keni përfunduar me sukses dhe duhet të festoni. Sa më të larta të jenë pritshmëritë tuaja ndaj testit, aq më vigjilentë do të ndjeheni dhe aq më pozitive do të jenë rezultatet tuaja.4. Përqendrohuni- Mundohuni të përqendroheni në objekte dhe tematika të tjera, në mënyrë të tillë që mendja juaj të mos përpunojë mendime negative dhe ju të mos bllokoheni nga stresi5. Mendoni më të keqen - Mendoni më të keqen, ju nuk e kaluat

provimin, vlerësimi juaj ishte negativ. Çfarë mund të ndodhë më vonë? A do të jeni të aftë të jetoni normalisht, a mund të zini kohën tuaj me kurse dhe aktivitete që mund t’ju vlejnë në të ardhmen? PO, sigurisht që PO.6. Besoni tek vetja - Mundohuni të kujtoni të gjitha sukseset tuaja, mendoni si ja keni dalë që keni ardhur deri këtu, bindni veten tuaj se ju keni mësuar dhe nuk keni arsye përse duhet të dështoni.

Mundohuni që përpara se të hyni në provim të:- Të keni ngrënë një mëngjes të mirë dhe të evitoni kafeinën në trupin tuaj.- Përqendroheni në ritmin e frymëmarrjes tuaj (frymëmarrje dhe frymënxjerrje në mënyrë te rregullt )- Mundohuni të relaksoni çdo pjesë të trupit tuaj që ju e ndjeni se është e tensionuar.- Imagjinoni vetëm situatë pozitive dhe mundohuni që të kujtoni (qoftë edhe për një kohë të shkurtër), disa nga momente më të bukura që ju keni përjetuar.Në këtë formë, ankthi dhe niveli juaj i stresit do të ulen së tepërmi, duke ju dhënë mundësinë që të jeni më të përqendruar në pyetjet e tezes sesa në kontrollin e emocioneve tuaj

Gjithashtu, edhe vetë mësuesit në shkollë kanë mjaft ndikim në uljen e nivelit të stresit tek nxënësit përpara se ata të hyjnë në provim.- Mësuesit duhet të kenë parasysh që të mos vënë nxënësit nën presion të panevojshëm.- Mësuesit duhet t’u japin nxënësve shanse të barabarta për konkurrim.- Mësuesit duhet të ngrenë sa më shumë grupe pune në klasë,

në mënyrë të tillë që nxënësit të mësojnë nga njëri-tjetri.- Nxënësve që stresohen dhe bllokohen lehtësisht t’u drejtohen pyetje që kërkojnë përgjigje të shkurtra, në mënyrë të tillë që nxënësit të mos ndjehen të përjashtuar nga klasa dhe ju mund të kontrolloni përgatitjet e tyre.- Mundohuni që udhëzimet tuaja gjatë kontrolleve të ndryshme të kryera të jenë sa më të qarta.- Sa më shumë modele tezash të kenë nxënësit tuaj, aq më të aftë do të jenë ata në testin përfundimtar.- Mundohuni të evitoni presionin e kohës, sigurohuni se koha që ata

Page 12: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

kanë në dispozicion është më se e mjaftueshme për përfundimin e tezës

Dhe …… SUKSESE

Page 13: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3 Fq. 10

Page 14: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 2

Fq. 11

Page 15: Naim Frasheri (projekt)

Gazeta Shkolla “Naim Frashëri” Brikela Uka , Dajana Gërdani, Eglantina Mërzheku (klasa XI_F) E mërkurë , 17 Shkurt 2016 Fq. 3