10
PROJEKT NR.1 LENDA:Shkence toke TEMA:Planetet PUNOI: #MesueseAurela PRANOI :

Planetet

Embed Size (px)

DESCRIPTION

C’jane planetet? Si u formuan ato?? Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. 1.MERKURI 2.AFERDITA 3.TOKA 4.MARSI 5.JUPITERI 6.SATURNI 7.URANI 8.NEPTUNI

Citation preview

Page 1: Planetet

PROJEKT NR.1

LENDA:Shkence tokeTEMA:PlanetetPUNOI: #MesueseAurelaPRANOI :

Page 2: Planetet

PLANETET??

1.MERKURI2.AFERDITA3.TOKA4.MARSI5.JUPITERI6.SATURNI7.URANI8.NEPTUNI

C’jane planetet? Si u formuan ato??Zbulimi i ekzoplaneteve ka pasuruar me tej, pa e vene ne dyshim, modelin standart te krijimit te planeteve. Sipas ketij modeli planetet krijohen nga re te dendura pluhuri dhe gazi. Ky proces kalon ne 4 etapa kryesore.1- Ngjeshja e pluhuritNË efektin e forces qendersynuese (centrifugale) reja e pluhurit qe rrotullohet rreth nje ylli fillon te ngjishet ne qender, duke u ralluar gjithnje e me shume ne periferi te saj. Edhe pse forca e gravitetit midis ketyre kokrizave eshte shume e vogel pas disa mijera vitesh ato arrijne te bashkohen me njera tjetren duke formuar gure te vegjel ne madhesine e nje topi golfi.2- Shfaqja e protoplaneteveMe shfaqjen dhe rritjen e gureve te vegjel, forca e gravitetit fillon te hyje ne loje. Guret ose blloqet e gureve me te medhenj fillojne te terheqin drejt vetes ata me te vegjel, duke krijuar keshtu te ashtuquajturit protoplanete. Keta te fundit do te terheqin rreth vetes te gjitha thermijat qe do te gjejne ne orbiten e tyre rreth yllit qendror. Krijohen keshtu hapesira boshe ne rene e madhe te pluhurit. Keto hapesira do te percaktojne orbitat e planeteve te ardhshem.3- Formimi i planeteveBlloqet e paqendrueshme fillojne te perplasen midis tyre duke u shkrire keshtu ne nje planet te vetem. Masa e madhe qe kane fituar planetet i ben ata te terheqin edhe gazin qe ndodhet perreth duke krijuar keshtu atmosferen e tyre.4- Krijimi i sistemit

Page 3: Planetet

MERKURI

Mërkuri është planeti më i afërt me Diellin dhe gjithasthu planeti më i vogël në Sistemin Diellor. .Teknikisht mërkuri është një objekt shumë i shndritshëm, por ai ështe i vështirë të shihet sepse dielli e pengon shumë dritën e tij të duket qartë. Mërkuri është i shndritshëm kur mund të shihet nga Toka, por nuk shihet me lehtësi për shkak se zakonisht gjendet shumë afër Diellit. Mërkuri është një nga katër planetët e ngurtë të Sistemit Diellor ashtu si Toka. Eshtë planeti më i vogël i Sistemit Diellor me një rreze ekuatoriale 2439.7 km.Mërkuri është gjithashtu më i vogël se satelitët më të mëdhenj të Sistemit Diellor siç janë Ganimede dhe Titan. Mërkuri përbëhet kryesisht nga 70% metale dhe 30% materiale silikate. Dëndësia është e dyta më e lartë në sistemin diellor me 5.427g/cm3 . Krahasuar me atë çka dihet për planetet e tjerë në Sistemin Diellor, pak dihet për Mërkurin; teleskopët në Tokë e tregojnë veçse në trajtën e një gjysmëhëne të vogël e të shndritshme. E para nga dy anijet kozmike që vizituan planetin ishte Mariner. E dyta ishte MESSENGER.Mërkuri është planeti më i afërt me diellin ka zona me akull të përhershëm.

Page 4: Planetet

AFERDITA

Venus ka qene njohur, që në kohët e hershme. Pas Diellit dhe Hënës, Venus është objekti më i ndritshëm në hapësire nga këndvështrimi i tokës. Planeti është menduar të jetë si Merkuri,

por në dy pjese trupi të ndara : Eosphorus si Ylli i mëngjesit dhe Hesperus si Ylli Pasdites. Shfaqja e Venus në mëngjes nganjëherë quhet dhe Lucifer.

Venus është cilësuar si planet inferior kur shihet me teleskop nga Toka. Venus është me i vogël se planeti ynë. 95 % të diametrit të Tokës, 80 % të (masës Pesha). Si Toka dhe Venus kanë të dyja kratere në siperfaqe, densiteti i tyre dhe disa përbërje kimike janë të njëjta.

Për shkak të këtyre ngjashmërive u mendua se nën retë e dendura Venus mund të jetë me një atmosferë si Toka, që të jetë në gjendje të këtë jetë. Por pas studimeve të fundit,rezulton

qe nuk është aspak në gjendje të rigjeneroje jete siç bën planeti ynë Toka. Venus është e përbëre kryesisht nga dioksidi i karbonit, dhe ka disa shtresa resh kilometra të trasha të

përbëra nga acidi sulfurik. Ky presion atmosferik përbën ndryshimin e Serës - Greenhouse e cila rrit temperaturën në sipërfaqen e Venus mbi 400 °C, e cila është e mjaftueshme për të shkrire plumbin. Sipërfaqe e Venus është më e nxehte se sa ajo e Merkurit, që është shumë

më afër Diellit se Venus. Mendohet që dhe asteroide e mëdha ndahen sapo hyjnë në atmosferën e Venus duke arritur në disa pjese të vogla, të cilat digjen nga atmosfera

agresive e Venusit. Pjesa më e madhe sipërfaqes së Venus përbehet nga kodra dhe fusha.Venus nuk ka fushe magnetike për shkak të rrotullimit të saj të ngadalte. Venus nuk ka Hëna ose objekte tjera shkëmbore, që rrotullohen rreth saj. Venus zakonisht është e dukshme si objekt dhe pa përdorur teleskop. Venus nga një herë referohet si Ylli mëngjesit gjithashtu

dhe si ylli Pasdites.

Page 5: Planetet

TOKATOKA është planeti i tretë i sistemit tonë diellor. Toka është rreth 4.55 miliardë vjet e

vjetër, dhe i vetmi planet në sistemin tonë diellor ku është zhvilluar jeta. Toka ka vetëm një satelit natyror: Hënën. Toka peshon 6.000 milion ton dhe është afër

40.000km rreth ekuatorit. . Supozohet që, krijimi i Tokës erdhi si rezultat i ngjarjeve që pasuan Big Bang-un (Shpërthimin e Madh). Sipas kësaj hipoteze, një yll stërmadh,

shpërtheu dhe u nda në një pafundësi copash të cilat më pas krijuan galaktikat, dhe sistemet diellore. Në këtë formë u krijua dhe sistemi ynë diellor, nga një grumbullim

pluhuri e copash, të cilat duke u sjellë rrotull vetës krijuan Diellin dhe planetët e sistemit të tij. Çdo vit toka goditet nga mijëra meteor me madhësi relativisht të vogël te cilët duke kaluar nëpër atmosferë digjen. Edhe mosha e tokës është përcaktuar nga matja e moshës së njeriut prej këtyre meteorëve, të cilët sipas supozimit janë pjesë e sistemit diellor dhe kanë të njëjtën moshë me tokën. . Toka e ka përafërsisht formën e

topit apo sferës. Si pasojë e rrotullimit të tokës rreth boshtit të vet Toka është deformuar ashtu që në dy polet e saj është e shtypur. Toka rrotullohet rreth boshtit të vet dhe rreth diellit. Rrotullimi rreth boshtit të vet që sjell ndryshimin e ditës dhe të

natës quhet Rotacion. Rrotullimi rreth Diellit quhet Revolucioni si pasojë kemi ndërrimin e stinëve të vitit. Rruga te cilën e përshkon toka quhet Orbit. Toka

mbështillet prej atmosferës, e cila kufizohet në pjesën e poshtme nga sipërfaqja e oqeanike dhe kontinentale.

Page 6: Planetet

NDERTIMI I BRENDSHEM I TOKESShtresa e sipërme e ngurte e tokës quhet litosferë me një trashësi deri 200 km. Pjesa me e rëndësishme e saj është korja e Tokës, trashësia e të cilës

shkon nga 30-60 km. Trashësia e korës ndryshon duke u rritur në kontinente (korja kontinentale) dhe duke u holluar në oqeane (korja oqeanike). Kufiri i

poshtëm i litosferës quhet kufiri Moho.Pas këtij kufiri fillon shtresa e dytë e tokës që quhet mantel. Manteli ndahet në mantel të sipërm dhe mantel të poshtëm. Pjesa më e sipërme e mantelit

të sipërm, e cila është në kontakt të drejtpërdrejtë me litosferën quhet astenosferë (nga greqishtja "sferë e dobët").

Pjesa qendrore e tokës është bërthama e tokës, e cila, gjithashtu ndahet në dy pjesë, bërthamë e jashtme, dhe bërthama e brendshme.

RELIEVI I TOKESRelievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqes tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. Relievi është komponentja kryesore e mjedisit gjeografik. Përveç ndikimit të madh që kanë komponentët e tjera të mjedisit gjeografik (klima, ujërat, bota bimore e shtazore, formimi i dherave), relievi paraqet

bazën që është e lidhur me të gjitha aktivitetet ekonomike. Shkenca që merret me studimin e ndërtimit, gjenezës, zhvillimit dhe

dinamikës bashkëkohore të relievit të sipërfaqes tokësore është gjeomorfologjia

Page 7: Planetet

MARSIMarsi eshte planeti i 4 nga Dielli dhe i 7 per madhesi. Marsi ka 2 Hena ose

sic quhen ndryshe Satelite te vegjel, qe rrotullohen rreth tij. Planeti ndoshta e mori kete emer per shkak te ngjyres se kuqe, dhe gjithashtu Marsi eshte

referuar disa here si Planeti i Kuq. Marsi eshte ende nje te nga te preferuarit e shkrimeve te shkencetareve, si vendi me i favorshem ne Sistemin Diellor (perveç Tokes!) per banim te njeriut. Orbita e Marsit eshte e eliptike dhe e dukshme. Marsi ka nje atmosfere shume te holle e perbere kryesisht nga sasia e vogel e mbetur te dioksidit te karbonit (95,3%), azot (2,7%), argon (1,6%),, gjurmet e oksigjenit (0,15%), dhe ujit (0,03%). Atmosfera e holle e

Marsit prodhon nje Greenhouse - Sere te holle, por kjo eshte e mjaftueshme vetem per te ngritur tempraturen ne siperfaqen e Marsit ne 5

Grade shume me pak se ajo qe ne shohim ne Toke dhe planetin Venus.

Page 8: Planetet

JUPITERI

Jupiteri është planeti i 5-të nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në galaktikën "Rruga e Qumështit". Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e

tjerë, dhe 318 herë më i madh së sa TokaJupiteri ka 63 Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë, që rrotullohen rreth tij. Jupiteri është objekti i katërt që ndriçon në qiell (pas Diellit, Hënës dhe Venus). Ai ka qënë i

njohur që nga kohërat prehistorikë si një yll. Planetët më përbërje gazi nuk kanë sipërfaqe të ngurtë. Jupiteri është rreth 90 % hidrogjen dhe helium 10 %, metan, ujë,

amoniak dhe shkëmb. Jupiteri dhe planetët e tjerë të gazit kanë erërat e forta më shpejtësi të cilat janë të izoluar në grupe të gjerë. Përbërjet Kimikë dhe temperatura e lehtë dallohet dhe janë përgjegjëse për grupet më ngjyrë që dominojnë paraqitjen e

planetit. Grupet e lehta më ngjyra quhen zona, ato të errëta quhen rripa. ). Atmosfera e Jupiterit është parë të jetë shumë turbullt, kjo tregon së erërat janë të formuara nga

brendësia e vet planetit dhe jo nga Dielli siç formohet në Tokë. Jupiteri ka unaza si Saturni por shumë të zbehta dhe të vogla në krahasim më këtë të fundit. Ato ndryshe nga unazat e Saturnit, nuk përmbajnë akull. Jupiteri është në madhësinë e duhur për

të qënë një planet gazi.Jupiterit i duhet të ishte edhe 80 herë më i madh së sa është aktualisht, që të quhej

YllJupiteri ka një fushë të madhe magnetikë, shumë herë më të fortë së sa e Tokës.

Page 9: Planetet

SATURNI

Saturni ose Shtuni (dikur Shëtuni) një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak

Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së

shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak

të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë".

Saturni ka 61 satelitë natyrorë (plus 3 të tjerë të pakonfirmuar akoma). Më i madhi është Titani, që është më i

madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh

unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe

pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti

i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit. Saturni është një sferoid i

shtypur në pole, që do të thotë se polet i ka të rrafshuara dhe se është

më i fryrë rreth ekuatorit. Saturni është planeti i vetëm i Sistemit

Diellor që ka dendësi më të vogël se uji. Edhe pse bërthama e planetit

është shumë e dendur, Saturni ka një atmosferë të gaztë, kështu që

dendësia specifike e planetit ështëme e vogel se uji.

Page 10: Planetet

Urani & Neptuni

Urani është planeti i 7-të nga dielli dhe i 3-ti më i

madh (më diametër). Urani është më i madh në

diametër, por më i vogël në peshë së Neptuni.

Urani është planeti parë i zbuluar në kohët

modernë, u zbulua nga William Herschel, ndërsa

kërkonte në qiell më teleskopin e tij më 13 mars

1781. Urani kishte qënë parë shumë herë më parë,

por injoruar thjesht si një yll tjetër. Urani është i

përbërë kryesisht nga shkëmb dhe shërbime të

ndryshme, më vetëm rreth 15 % hidrogjen dhe pak

helium. Urani dhe Neptuni janë shumë të

ngjashëm më bërthamën e Jupiterit dhe Saturnit

më hidrogjen të lëngshëm dhe metalik. Dukët së

Urani nuk ka një bazë shkëmborë si Jupiteri dhe

Saturni, por më tepër materiali i tij është pak i

shpërndarë uniformisht.

Atmosfera tek Urani është e përbërë më rreth 83 %

hidrogjen, 15 % helium dhe lëng natyror 2 %.

Ngjyra blu tek Urani është rezultat i absorbimit të

dritës kuqë nga metani në atmosferën e lartë.Urani

ka 11 unaza të njohura, të gjithë shumë të zbehta,

një nga unazat quhet epsilon. Unazat e Uranit ishin

të parat, që u zbuluan dhe pastaj vijuan ato të

Saturnit. Urani është tepër i vështirë për tu parë më

sy, por është mjaft e lehtë për t'u parë më teleskop.

• Neptuni është planeti i tetë për largësinë

nga Dielli në Sistemin tonë Diellor. Neptuni

është 17 herë më shumë se masa e Tokës. I

zbuluar më 23 shtator 1846.Eshte nje planet

I gazte menduar te jete I perbere nga nga

shkembinj akulli dhe hidrogjen.eshte I

veshture per tu studiuar per shkak te

largesise se madhe nga Toka.