8
Organ i Bashkisë së Elbasanit FALAS E PËRMUAJSHME INFORMATIVE / Nr. 134 / NËNTOR 2017 GAZETË PERIODIKE ALMANAK Ura, që bashkon Broshkën me qytetërimin urban Një premtim i kryebashkiakut Sejdini, që u bë realitet Faqe 2 Shkolla “Ali Agjahu” në rikonstruksion të plotë Ndër shkollat me ndërtesën më të vjetër në Elbasan, me pamje të re. Një rikonstruksion i plotë i godinës, e shndërron në shkollë komode. Më shumë se 500 nxënës të shkollës “Ali Agjahu” në Elbasan shumë shpejt do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform të gjitha kushteve. Rikonstruksioni është drejt përfundimit, ndërkohë që projekti ka respektuar standardet e kerkuara. Kryetari i Bashkisë i shoqëruar nga Deputeti i PS, Taulant Balla inspektoi vazhdimin e punimeve në këtë shkollë. Sejdini tha se të gjithë shkollat në qytet e fshat do të kenë këtë standard. Vijon në fq.2 Sëbashku për një Elbasan pa ndotje Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në qytet e rrethinat e tij. Për këtë arsye, një ekip i këtij instritucioni, në bashkëpunim me specialistë të mjedisit do të monitorojnë në çdo orë dhe ditë shkallën e ndotjes. Një sërë aparaturash për këtë qëllim, të çertifikuara nga BE, janë istaluar në qytet, duke regjistruar gjithçka rreth kësaj dukurie. Ftojmë qytetarët, intelektualët, grupet e interesit si dhe OJQ-të të ndryshme, të bëhen mbështetës dhe pjesë e këtij monitorimi. Faqe 6

Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

Organ i Bashkisë së Elbasanit

FALAS E PËRMUAJSHME INFORMATIVE / Nr. 134 / NËNTOR 2017 GAZETË PERIODIKE

ALMANAKUra, që bashkon Broshkën me qytetërimin urban

Një premtim i kryebashkiakut Sejdini, që u bë realitet

Faqe 2

Shkolla “Ali Agjahu” në rikonstruksion të plotë

Ndër shkollat me ndërtesën më të vjetër në Elbasan, me pamje të re. Një rikonstruksion i plotë i godinës, e shndërron në shkollë komode. Më shumë se 500 nxënës të shkollës “Ali Agjahu” në Elbasan shumë shpejt do të kenë mundësi të zhvillojnë një proces mësimor normal, konform të gjitha kushteve. Rikonstruksioni është drejt

përfundimit, ndërkohë që projekti ka respektuar standardet e kerkuara. Kryetari i Bashkisë i shoqëruar nga Deputeti i PS, Taulant Balla inspektoi vazhdimin e punimeve në këtë shkollë. Sejdini tha se të gjithë shkollat në qytet e fshat do të kenë këtë standard.

Vijon në fq.2

Sëbashku për një Elbasan pa ndotjeBashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin

monitorues në qytet e rrethinat e tij. Për këtë arsye, një ekip i këtij instritucioni, në bashkëpunim me specialistë të mjedisit do të monitorojnë në çdo orë dhe ditë shkallën e ndotjes. Një sërë aparaturash për këtë qëllim, të çertifikuara

nga BE, janë istaluar në qytet, duke regjistruar gjithçka rreth kësaj dukurie. Ftojmë qytetarët, intelektualët, grupet e interesit si dhe OJQ-të të ndryshme, të bëhen mbështetës dhe pjesë e këtij monitorimi.

Faqe 6

Page 2: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

2 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë periodike, nëntor 2017 Aktualitet

Ura, që bashkon Broshkën me qytetërimin urban

Edhe pse jetonin ngjitur me aksin nacional Elbasan-Peqin, banorët e Broshkës duhet të përshkonin disa kilometra drejt asfaltit. Ndërsa ura ishte kërkesë e tyre e kahershme. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z. Qazim Sejdini tha se falë mbështetjes

së Kryeministrit Rama u mbajt një premtim që ishte aq i domosdoshëm për zonën. -“Dy vite më parë premtova ndërtimin e kësaj ure. Pati mosbesim sepse për vite me radhë qytetarët e kishin kërkuar këtë urë. Ndërtimi i saj premtohej, por

kalonin vitet dhe ura nuk bëhej. Ne e mbajtëm premtimin sepse unë atë premtim nuk e dhashë kot. Unë kisha mbështetjen dhe garancinë e Kryeministrit që çdo premtim i dhënë do të realizohej.” Investimi për ndërtimin e urës së Broshkës mbi lumin Shkumbin

u pasua edhe me ndërtimin e rrugës nga aksi nacional deri në fshat. Në inaugurimin e urës së Broshkës morën pjesë Prefekti i Qarkut Maksim Malaj, Kreu i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa si dhe deputetë të PS e zyrtarë të tjerë vendor.

U zgjodh dita e Çlirimit të Elbasanit për të inauguruar një nga investimet më të rëndësishme në Njësitë Administrative të Elbasanit, ura e Broshkës e cila u vjen në ndihmë rreth 1500 banorëve.

Një premtim i kryebashkiakut Sejdini, që u bë realitet

- “Edhe pak ditë dhe inaugurojmë përfundimin e punimeve në shkollën “Ali Agjahu”. Është investim i FZHR. Pas shkollës “Qamil Guranjaku” dhe pas shkollave të fshatit, një pjesë e mirë e të cilave i kemi përfunduar me fondacionin IACA, tashmë po punojmë me intensitet që të përfundojmë shkollat e qytetit. Jo vetëm rikonstruksion, por edhe me zgjerim për ambientet sportive e sistem ngrohje” tha Sejdini.Kjo shkollë do të ketë sistem ngrohje me kaldajë, gjithashtu edhe veshjet termoizoluese të fasadës. Projekti ka parashikuar gjithashtu rikonstruksionin e plotë të

çatisë, suvatimeve, dyer e dritareve. Po ashtu po ndryshohen tërësisht sistemet higjieno-sanitare, rrjeti elektrik dhe ai hidraulik, rrjeti IT dhe mbrojtja nga zjarri. Deputeti Balla vlerësoi punën e shkëlqyer të Bashkisë së Elbasanit. “Çdo javë ne Bashkinë Elbasan p ë r f u n d o n një punë e r ë n d ë s i s h m e në shërbim të komunitetit. Sot

Shkolla “Ali Agjahu” në rikonstruksion të plotëjemi këtu për një investim shumë të rëndësishëm të bashkëveprimit midis Bashkisë Elbasan dhe Qeverisë. Rikonstruktohet një prej shkollave më historike të Elbasanit. Është një projekt tipik i shkollave italiane, e ndërtuar 80 vite më parë dhe kishte ardhur koha të rikonstruktohej. Ka qenë një iniciativë e kahershme e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, që çdo rikonstruksion shkolle të përfshijë edhe të gjitha standardet e domosdoshme. Puna e Bashkisë Elbasan është e shkëlqyer. Shkollës “Ali Agjahu” do t’i shtohen dy kate anësore, pasi numri i nxënësve në këtë shkollë kërkon edhe shtimin e numrit të klasave. Pozitiv mbetet fakti i ndërtimit të një palestre. Kjo do të jetë një shkollë moderne . e cila do t’i hapë rrugë investimeve në shkollat e tjera.

Vijon nga fq. 1Instalohet sistemi

i ngrohjes në gjimnazin e Gjinarit

Ka përfunduar sistemi i ngrohjes në gjimnazin “Kostandin Shpataraku” në Gjinar. Edhe një tjetër shkollë i bashkohet paraardhëseve në plotësimin e standardeve,, sidomos përsa i përket shëndetit të nxënësve. Gjatë inspektimit të kësaj shkolle, kryetari i Bashkisë ishte i shoqëruar nga deputeti Arben Kamami dhe drejtori i organizatës “CNVP”, e cila kreu investimin, ku u fol rreth sigurisë së këtij sistemi. Ky impiant punon vetëm me dru dhe nënprodukte të tij, si tallashi, të cilat jo vetëm nuk rrezikojnë, por as nuk shkaktojnë ndotje. Z. Sejdini vuri në dukje se Bashkia, veç detyrimit të sistemeve të ngrohjes, plotëson edhe detyrimin tjetër për lendën djegëse, por kërkoi nga stafi mësimor dhe nxënësit të tregohen të kujdesshëm në mirëmbajtjen e pajisjeve . – “Bashkia e Elbasanit, tha Sejdini, është e para në vend ,që përfundoi sistemin e ngrohjes në kopshte dhe çerdhe. Tashmë është radha e shkollave”. Kryetari i Bashkisë i kërkoi drejtorit të SNVP-së, që në kuadër të partneritetit publik privat të bashkëpunojnë për të gjitha shkollat e mbetura pa sistem ngrohje. Projekti i SNVP-së i cili u zbatua në Njësinë Administrative Gjinar, financohet nga qeveria Suedeze.

Page 3: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

Gazetë periodike, nëntor 2017 Bashkia Elbasan ALMANAK 3Aktualitet

Në unanimitët të plotë këshilltarësh, votohet paketa e re fiskale për

vitin 2018 në Elbasan. Aprovimi i taksave dhe tarifave vendore për vitin 2018 është baza kryesore për hartimin e projekteve të buxhetit të

Përjashtohen nga pagesa e lejes së ndërtimit familjet në fatkeqësi natyrore

Eshtë zhvilluar në universitetin e Elbasanit konferenca e dytë Kombëtare shkencore me temë “Rregullimi juridiko-administrativ i vetëqeverisjes vendore”. Konferenca u organizua nga Departamenti i së drejtës në fakultetin ekonomik. Punimet e saj u përshëndetën nga profesorë te universitetit dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Sipas referuesve në këtë konferencë në Fakultetin Ekonomik “Vetërregullimi juridiko - adminis-trativ është një proces, që ka si qëllim të rrisë dhe të përmirësojë cilësinë e qeverisjes. Në fokus mbeten liritë dhe të drejtat themelore të individit, si dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në qeverisje”. Skënder Topi, rektori i këtij universiteti,

Elbasani diskuton për një Vetëqeverisjes Vendore më efikase

Elbasani unanimitet këshilltarësh për paketën fiskale, 2018

vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer, që ekziston mes universitetit dhe Bashkisë së Elbasanit. Kjo e fundit, sipas tij , ka mbështetur çdo iniciativë që i qytetit edhe edukimit shkencortë specializuarëve rishtas. Për Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, megjithë bashkëpunimin e shkëlqyer, që ekziston mes institucioneve, që rektorati dhe fakultet e këtij universiteti kanë marrë në kërkimet shkencore dhe akademike. Ndër të tjera, kryebashkiaku , Sejdini pohoi : - “Vendosa të marr pjesë, jo thjeshtë për një përshëndetje, por për të kaluar në një fazë tjetër. Ka ardhur moment, që pushteti vendor dhe Fakulteti Ekonomik, të jenë partnerë. Të jenë partner, me fjalë, por edhe vepra.

Edhe me programe të përbashkëta për kërkesa studimore, për të cilat ka shumë nevojë. Jemi mësuar që këto studime t’i presim nga të huajt, nga OJF-të, që fitojnë projekte dhe kur ne i kemi keto studiues. Shumë shpejt do të kërkojmë, që të kemi një marrëveshje të mirëfilltë midis UE për disa fusha studimi. Kjo konferencë është me mjaft interes”. Më tej Sejdini ka shtuar se “…duhet të keni parasysh që tashmë Bashkia nuk funksionon si një bashki teknike, për të çuar, apo marrë vërtetime. Është një Bashki studimore për t’i tejkaluar strategjitë e zhvillimit. Ne kemi strategji zhvullimi, madje edhe me kompani të huaja. Bashkia duhet të ketë hapat e veta dhe strategji konkrete dhe praktike të zhvilluar. Shumë shpejt besoj se do të kemi një bashkëpunim të mirfilltë”.Kryetari i Këshillit të Qarkut, Bukurosh Stafa, nënvizoi rëndësinë e kësajkonference përballë ndryshi- meve të fundit, me të cilat është përballur i gjithë pushteti vendor në Shqipëri.

Kreu i qarkut tha se “Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi parashikuar një fond të veçantë për të sinkronizuar strategjitë e Qarkut në fushën e arsimit me objektivat shkencore të universitetit të Elbasanit. Konkretisht me ligjin për vetëqeverisjen vendore, Qarku është Njësi e nivelit të 2-të. Përfaqëson një autoritet administativo - teritorial”. Përgjegjësja e departamentit të së drejtës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Rezarta Tahiraj tha se “takimi i tretë i kësaj konference, do të sjellë bashkëpunime konkrete. Konferenca e dytë shkencore “Rregullimi juridiko administrativ i vetëqeverisjes vendore” vijoi më tej me kumtesa të specialistëve. U paraqitën propozime interesante dhe të vlefshme për vetëqeverisjen vendore.

vitit të ardhshëm. Paketa fiskale për vitin 2018 pasqyron ndryshimet

ligjore. Por edhe përshtatjet e treguesve të taksave dhe tarifave vendore. Të gjitha këto ndryshime do të

shërbejnë si instrument për rritjen e eficensës administrative.

Si faktor i rëndësishëm për hartimin e paketës fiskale kanë shërbyer dëgjesat e realizuara me individë taksapagues, biznes i vogël dhe i madh.Me anë të kësaj pakete, Bashkia Elbasan synon të shpërndajë në mënyrë të drejtë dhe të barabartë për subjektet ekonomike dhe për familjarët barrën fiskale për viin 2018. Kjo paketë ka si qëllim mbështetjen e kategorive në nevojë, duke përjashtuar, apo

duke krijuar politika favorizueze në pagimin e taksave dhe tarifave vendore.Familjet, që pësojnë dëmtime

në banesat e tyre nga fatkeqësitë natyrore, me anë të kësaj pakete përjashtohen nga pagimi i detyrimit për dhënien e lejes së ndërtimit nga ana e Bashkisë. Vëmendje i është lënë edhe përmirësimit të faktorëve mjedisorë në territorin e Bashkisë së Elbasanit për shtimin e sipërfaqeve të gjelbëra.Është synuar ulja e informalitetit dhe lufta ndaj konkurrencës së pandershme midis subjekteve ekonomike. Nxitja e investimeve, zhvillimi i turizmit, janë gjithashtu disa nga detyrimet që shtron kjo paketë fiskale. Në këtë paketë fiskale Bashkia Elbasan ka ripërcaktuar mundësitë ligjore për uljen e taksës së pasurisë. Sillen kështu taksat e tarifat vendore për familjarët, ndër më të ultat në Shqipëri, në krahasim me Bashkitë e tjera.

Page 4: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

4 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë periodike, nëntor 2017 Kulturë

“Babai” mbledh 2500 shikues në teatrin “Skampa”

Sejdini në një takim të ngrohtë me aktorët e premierës “Babai’’

Një bashkëbisedim i ngrohtë mes aktorëve më në zë dhe kreut të Bashkisë. Kryetari i Bashkisë së

Sukses i jashtëzakonshëm në këto tri dekatat e fundit

Elbasanit, pret në zyrën e tij aktorët e premierës më të re, që erdhën për artëdashësit elbasanas në teatrin

“Skampa’’. Pjesa, “Babai”, me regji të Spiro Dunit, me interpretimin e shkëlqyer të Reshat Arbanës, Flaura

Kuretës, Hysen Mullajonuzit, Elia Zaharia Zogut dhe Mario Elezit u duartrokit nga mijëra shikues. Biseda u përqëndrua më së shumti tek teatri dhe sukse i kësaj premiere, si dhe për mesazhin kuptimplotë, që përcolli ajo si paralele jetike e ditëve tona. Regjisori Spiro Duni, ndër të tjera theksoi se “të punosh me aktorë të kësaj kategorie, çdo gjë del perfekte” dhe se “aktorë, si Artisti i Madh Reshat Arbana, ta lehtëojnë punën”. Ndërkohë Arbana dhe aktorët e tjerë falenderuan z. Sejdini për mbështetjen, që tregon gjithmonë për artin. Kreu i Bashkisë, duke i falenderuar, që e sollën këtë vepër për herë të parë në teatrin “Skampa’’ Elbasan, shtoi faktin se Bashkia e ka primare mbështetjen e çdo lloj aktiviteti kulturor në qytet. Premiera në fjalë solli sukses përtej pritshmërisë.

Duni : “të punosh me aktorë të kësaj kategorie, çdo gjë del perfekte”

Të paktën këto tri dekada e fundit teatri “Skampa” nuk ka mbajtur brenda vetes aq shumë shikues. Mbi 2500 spektaktorë të kategorive qytetare të ndryshme kanë përcjellë me emocion premierën e shumësuksesshme, “Babai”. 12 shfaqje pa ndërperje dhe të tjera që kërkohen, po që trupa është e pamundur, për shkak të angazhimeve të tjera. Kush e ka parë e nuk është përlotur me interpretimin brilant të të madhit Reshat Arbana. Ndoshta ky i fundit

(pa nënvlerësuar aktorët e tjerë) mbetet prelud i kësaj pjese teatrore. Një sukses të jashtëzakonshëm, pra, premiera “Babai”, me regji të Spiro Dunit e cila prej dy javësh vazhdoi të luhej në teatrin “Skampa” të Elbasanit. Komedia e trishtë dhe loja e shkëlqyer e aktorëve i ka falur publikut emocione komplekse duke filluar nga buzëqeshjet e deri tek lotët. Por duket se njësoj e kanë përjetuar këtë shfaqe edhe vetë aktorët.Ndërsa me modesti regjisori Spiro

Duni falenderon autorin e një vepre të tillë aktuale e cila aq bukur shfaq dramën në familjen e ditëve tona. Ka qenë po kaq i papritur i gjithë ky sukses edhe për drejtuesit e teatrit “Skampa” të cilët çdo ditë kanë kthyer qindra qytetarë, pasi biletat shiteshin jashtë çdo parashikimi.Një baba, i cili me autoritetin e tij, ka qenë shtylla dhe imazhi i një familje, pasi preket nga sëmundja e rëndë degraduese, alzaimer, bëhet barrë për familjen dhe mes dyshimit për ta mbajtur babanë apo jo, familja vendos që ai ditët e fundit t’i kalojë në azil. Ku më pak e ku më shumë publiku ka gjetur diçka nga familja e tij, duke bërë që përjetimet të jenë të jashtëzakonshme.

Page 5: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

Gazetë periodike, nëntor 2017 Bashkia Elbasan ALMANAK 5Sport

Futbolli shqiptar ka një emër më pak,. Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare ish-sulmuesi i njohur Namik Hysi. Ky i fundit, ish-futbollist i ekipit të Elbasanit (në atë kohë ekipi i Elbasanit quhej Labinoti). Legjenda e futbollit shqiptar ka luajtur në periudhën 1970-1982. Ka qenë protagonist në rolin e sulmuesit në ekipin “Shpresa”

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares

dhe atë Kombëtar.Ndarja nga jeta e ish-sulmuesit Namik Hysi, është një humbje e madhe për të gjithë ata që e njihnin nga afër, por mbi të gjitha për miqtë dhe familjarët. Ai ka dhënë një kontribut të veçantë dhe të çmuar në futbollin elbasanas. Në kohën e artë të tij, u kthye në një ikone të futbollit të këtij qyteti.

Shoqata alpinistësh nga i gjithë Ballkani janë bashkuar në intinerarin përgjatë vijës Egnatia. Një iniciativë kjo e “AST-Elbasani”, e mbështetur nga kryebashkiaku Sejdini, me synimin për të zgjuar relike historike, që prej mijëra vitesh flenë në kalldrëmet e rrugës “Egnatia”. Në takimin e nisjes, në “Ad-Quintum”, Bradashesh,

mori pjesë dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili vlerësoi të tilla iniciativa duke falenderuar në mënyrë të veçantë organizatorët. Blendi Klosi u shpreh i habitur se si përgjatë aksit nacional ekziston një monument i tillë dhe shumë pak njerëz e dinë! Madje ai propozoi që deputetë, ambasadorë e zyrtarë të tjerë të lartë të organizojnë një rrugëtim përgjatë Via “Egnatia”. Kjo, për t’u njohur nga afër, por mbi të gjitha për të nxitur donatorë e shoqata ndërkombëtare të vijnë dhe të financojnë projekte. E cilësuar si një nga rrugët më të

Nis rrugëtimi ndërkombëtar përgjatë rrugës “Egnatia”

rëndësishme tregtare në kohën e romakëve, rruga “Egnatia” vazhdon të tërheqë vëmendjen me projekte, që synojnë rivitalizimin e saj dhe kthimin në një destinacion turistik. Të paktën përsa i përket vendit tonë, këto projekte deri tani kanë qenë të destinuara të dështojnë.Nga ana e tij kryetari i Bashkisë së Elbasanit kërkoi nga Ministria më

shumë mbështetje për këtë pasuri. Ai shtoi se deri tani ka mbetur e pashfrytëzuar, ndërkohë që turizmi mund të kthehet një burim i rëndësishëm ekomonik. Një nga projektet e fundit, që u fokusua në rivitalizimin e rrugës “Egnatia”, ishte ai i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, i cili mbeti vetëm në vendosjen e disa tabelave identifikuese. Edhe këto munguan në pjesët më të rëndësishmë të kësaj rruge siç është stacioni “Ad –Quintum” në Bradashesh, një nga më të rëndësishmit, por edhe mëi ruajturi.

Fundjava me turistë në Parkun

Shebenik-Jabllanicë

Vargmali Shebenik-Jabllanicë me shumë turistë në këtë fundjavë. Një grup vizitorësh, të udhëhequr nga Klubi “Discover-Albania”, me 21 persona kryesisht të rinj janë ngjitur këtu që nga Tirana. Të apasionuar pas aventurës dhe ecjes në natyrë, zhvilluan një guidë në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”. Ngjitja e vështirë udhëhiqej për tërë grupin alpin nga drejtues dhe përfaqësues të ADZM, Elbasan.Grupi i turistëve alpnistë vizitoi Qendrën e Informacionit, ku u

informuan mbi vlerat natyrore të këtij parku kombëtar. Janë zona turistiko-malore të mbrojtura nga institucione shtetërore. Më pas ekipi i alpinistëve vazhduan guidën e tyre për në majën e Kallkanit. Vështirësitë e motit jo të qëndrueshëm, me pak reshje shiu e bore nuk përbënë problem për vizitorët. Përkundrazi, ata mbetën të mahnitur nga bukuritë natyrore në lartësitë e zones. Janë pyje të mrekullueshëm, kullota alpine, brezi i gjelbër, si dhe pllaja, tashmë të mbuluara nga bora.

Page 6: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

6 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë periodike, nëntor 2017

Sëbashku për një Elbasan pa ndotjeInformacion

Pak kohë më parë këshilli bashkiak diskutoi rreth sensibilizimit qytetar për një mjedis më të pastër. Për këtë arsye, do të monitorojë 24 orë cilësinë e ajrit në qytet. Të dhënat janë online për çdo qytetar, apo subjekt ,që ka interes t’i njohë ato. Aparaturat matëse janë vendosur në 4 pika të ndryshme në qytet, ku ajri është më i rënduar. Sipas specialistëve, këto aparatura janë të lëvizshme dhe do të ndryshohen, nëse lind nevoja. Specialistët kanë dhënë lajmin e mirë se në 4 muaj, që ka nisur monitorimi, niveli i ndotjes në është konform të gjitha normave të BE-së. Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini tha se monitorimi i saktë i gjendjes së mjedisit ka qenë një kërkesë e përhershme e

Këshillit Bashkiak. Nga e kaluara e tij industriale, edhe nga djegiet e dikurshme të mbetjeve urbane, Elbasani lakohej si një nga më të ndotura në vend. Sot matjet na tregojnë se gjithçka ka ndyshuar. Këshilltarët mirëpritën këtë iniciativë të Bashkisë, ndërkohë që të ndyshohet vendi i aparateve matëse, për të pasur një pasqyrë të qartë të të gjithë territorit. Diskutime pati edhe përsa i përket trafikut dhe ndotjes së shkaktuar prej tij. Duke kërkuar bashkëpunim me Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan . U kërkua , të merren masa për rregullimin e trafikut dhe gjetjen e alternativave gjatë orarit të pikut. Në faqen zyrtare të Bashkisë çdo person i interesuar do të gjejë

Ringjallet kodra e Krastës, e djegur

pjesërisht

Kodra e Krastës , ose “mushkëria” e gjelbërt e qytetit të Elbasanit do të “ringjallet”. Me rastin e 24 Nëntorit, Ditës Botërore të Mbjelljes së Pemëve, Bashkia e Elbasanit ripërtërin Kodër- Krastën me rreth 300 pemë të reja. Me këtë rast , ky institucion vendor fton qytetarë, organizata dhe cilindo tjetër, që ka mundësi dhe dëshirë, të kontribuojë në mbjelljen e sa më shumë pemëve. Thirrja e Bashkisë bëhet nën moton “ Të gjithë bashkë të ndikojmë për një mjedis sa më të pastër e të shëndetshëm. Mbill edhe ti një pemë në 24 Nëntor në Krastë”. Kësaj nisme qytetare iu përrgjigjën rinia e gjimnazeve, nxësit e shkollave 9-vjeçare, si dhe organizata të ndryshme joqeveritare. Kjo zonë kishte shumë nevojë për ndihmën e të gjithëve, pas zjarrit, që e dëmtoi ndjeshëm pak muaj më parë. Jo pak insitucione u solidarizuan me këtë aksion qytetar. Të gjithë u bashkuan nën moton: -“ Çdo ditë

është e duhura për të mbjellur një pemë, që me kontribute modeste, të përmirësojmë sado pak gjëndjen e mjedisit ku jetojmë”. Kodra e Krastës, në Lindje të qytetit të Elbasanit , mbetet masivi më i madh pyjor që ndikon në klimën e këtij qyteti. Disa muja më parë, zjarre të qëllimshme shuan pjesërisht sipërfaqe të konsiderueshme me pisha. Aksioni një ditor për ripyllëzimin e pjesëve të djegura të kodrës së Krastës, veç vlerave mjedisore për qytetin dhe rrethinat e tij, përcolli te të gjithë pjesëmarrësit mesazhin edukues për të ruajtur pasuritë tona pyjore të cilat janë në shërbim të të gjithëve. Ky mesazh vjen dhe transmetohet nga brezi në brez.

Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në qytet e rrethinat e tij. Për këtë arsye, një ekip i këtij instritucioni, në

bashkëpunim me specialistë të mjedisit do të monitorojnë në çdo orë dhe ditë shkallën e ndotjes. Një sërë aparaturash për këtë qëllim, të çertifikuara nga BE, janë istaluar në qytet, duke regjistruar

gjithçka rreth kësaj dukurie. Ftojmë qytetarët, intelektualët, grupet e interesit si dhe OJQ-të të ndryshme, të bëhen mbështetës dhe pjesë e këtij monitorimi.

Së afërmi, depozitat e ujit të pijshëm, nuk do të rëndojnë më taracat e

pallateve e shtëpive në Elbasan. 4 mijë familje të Elbasanit, së shpejti do të furnizohen 24 orë me ujë të pijshëm. Ka nisur tashmë loti i parë i punimeve, që do të garantojnë furnizimin pa ndërprerje të 4 mijë abonentëve. Kryetari i Bashkisë Z. Qazim Sejdini pasi inspektoi punimet tha se ky është një tjetër premtim i mbajtur, jo vetëm i tij, por edhe i kryeministrit. - “Ky investim u jep 24 orë ujë të pijshëm 4 mijë familjeve dhe hidhen hapat për të furnizuar të gjithë qytetin me 24 orë ujë. Loti i dytë i këtij investimi u miratua në mbledhjen e Qeverisë,

për ta bërë Elbasanin ndër qytetet e para, që marrin 24 orë ujë dhe

me cilësi. Një herë e përgjithmonë do t’i japim fund rezervuareve të vendosura sipër pallateve. Kjo është një nismë e qeverisë dhe premtim i mbajtur i Kryeministrit. Më vjen mirë , që po realizojmë një nga objektivat kryesore për furnizimin e qytetit 24 orë me ujë të pijshëm”. Buxheti i miratuar dy ditë më parë në Kuvend, është buxheti që do të garantojë ujin e pijshëm. Loti i dytë është edhe më i madh në vlerë financiare. Ai do të synojë edhe përmirësimin e mënyrës së furnizimit me ujë të pijshëm të ujësjellësit të Elbasanit.“

Ky investim, 24 orë ujë të pijshëm 4 mijë familjeve, hapat për të furnizuar të gjithë qytetin

matjet e nivelit të ndotjes shoqëruar kjo edhe me normat e lejuara. Ndërsa specialistët mund të ndërmarrin edhe

hapa të mëtejshme duke analizuar të dhënat dhe duke dal në përfundime më të specializuara.

Së afërmi hiqen depozitat e ujit nga çatitë e ElbasanitSë shpejti 24 orë ujë për 4000 familjet e para

Page 7: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

Gazetë periodike, nëntor 2017 Bashkia Elbasan ALMANAK 7Traditë

Elbasani në fokusin e tri datave

historike

Në varrezat e Dëshmorëve shumë qyetarë e buqeta lulesh për të rënët për Liri. Të gjithë bashkë, pushtetarë e qytetarë kanë nderuar të rënët e kësaj treve për liri , duke parakaluar para varreve simbol të të rënëve në Luftë e Punë. Pamje tjetër këtë radhë në varrezat e Dëshorëve të Elbasanit. Një fond i përbashkët i Bashkisë e Qarkut, ka bërë që të rikonstruktohen të gjithë varrezat. Janë 300 dëshmorë, që tashmë prehen më lehtshëm me varre të rinj, mbuluar me granitin kuq e zi . Një ceremoni krenaruese kjo e kësaj dite të

Elbasani ka meritën dhe nderin të nisë i pari në vend kremtimin e festave të nëntorit. Kjo, për arsyen e vetme, se ishte i pari që valviti flamurin e pavarësisë më 25 Nëntor 1912. Kjo ka pasuar me ditën e dytë Kombëtare, atë të 28 Nëntorit , kremtimit kombëtar të Pavarësisë. E treta ditë historike , 29 Nëntori , Dita e Madhe e Lirisë. Të tria festat në një , kanë mbledhur me

qindra qytetarë , intelektualë e pushtetarë për të nderuar me respekt e veneracion personazhet historikë, që i dhanë emër këtij qyteti në gjithë hapsirën shqiptare e që shumë prej tyre flijuan jetën për liri e prosperitet.

veçantë, Dita e Madhe e Lirisë , ka bërë qindra e qindra qytetarë bashkë në sheshin gjelbërues e luleshume të të rënëve. Kanë qenë të tepërta fjalët për heroizmin e tyre, teksa heshtja respektuese ka sfumuar çdo zë përballë atyre bij e bijave që flijuan jetën e tyre të re për Shqipërinë e re. 29 Nëntori ka mbyllur kështu tri datat historike të Elbasanit, duke treguar edhe një herë që gjaku i derdhur për Liri e Demokraci, i jep këtij populli krenarinë e ligjshme e shpresën për një të ardhme akoma dhe më të mirë…

Agimi i kësaj dite ka mbledhur në sheshin përballë përmendores së patriotit të madh, Aqif Pasha, qindra qytetarë. Përballë këtij njeriu të madh kanë nderuar kreu i Bashkisë, Qazim Sejdini, i shoqëruar nga pushtetarë të tjerë vendor, deputetë, njerëz të artit, kulturës e historisë. Kryebashkiaku, Sejdini, me anë të një përshëndetje sinjifikative, ka ngritur lart emrat

e ndritur të historisë së qytetit, që më 25 Nëntor 1912, shpallën mëvetësinë e qarkut të Elbasanit. Fjala e tij ka prevaluar me vlerësimin e figurës qëndrore të kësaj dite, Aqif Pashë Biçakçiut, që me bashkëpatriotët e vet, valviti flamurin e pavarësisë, për të marrë më pas rrugën drejt Vlorës heroike në krah të Ismail Qemalit dhe burrave të tjerë të Kombit.

25 Nëntor 1912

28 Nëntor 1912

Sërish në sheshin qëndror të qytetit. Qindra qytetarë të mbledhur, për t’iu bashkuar atmosferës gjithëkombëtare të kremtimit të 105 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Prefekti, Malaj ka përshëndetur me këtë rast duke theksuar se Elbasani, teksa ka festuar 100 vjetorin e

Pavarësisë, pesë vjet më parë, numëronte afro 600 të rënë për liri e demokraci. Ai ka ngritur lart vlerat e njerëzve që bënë historinë e kësaj treve , ka nderuar me respekt të rënët në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare , sikurse edhe të rënët pas ditës së fitores kundër nazifashizmit.

29 Nëntor 1944

Page 8: Organ i Bashkisë së Elbasanit e radhes 134.pdf · Bashkia e Elbasanit, duke treguar kujdes të veçantë për mjedisin dhe jetën e qytetarëve po ndjek aksionin monitorues në

8 ALMANAK Bashkia Elbasan Gazetë periodike, nëntor 2017

Për informacion: E-mail: www. elbasani.gov.al Shtypur në Shtypshkronjën e Shtëpisë Botuese “Rama Graf ”, Elbasan

Topicality

Bridge of Broshka, Benefits1500 Residents, Inaugurated

The residents of Broshka, even though they live in the national axe ofElbasan-Peqin, had to walk kilometers toward the concrete surface. The bridge was an early request from them. The Mayor of Elbasan thanked the support of Prime Minister Rama, necessary promise for the area was kept.“Two years ago, I promised the construction of this bridge. It was difficult to believe since it was an early request of the residents for the construction of this bridge. Its construction was always promised but nothing was done last year. Wekept the promise because I didn’t make

a random promise. I had the support of the Prime Minister that every given promise would be fulfilled.”The leader of the parliament group of Socialist Party Mr. Taulant Balla,mentioned the political impact of this investment.“There is no place in Elbasan that we’ve started work and didn’t finish it. Today is another example that Elbasan is one of those places that the government is investing in more than any other place. There is a great collaboration between the central government and the local government. We are on

duty to do work.Even those talkative people that were

here during the month of June. They said that the bridge wouldn’t be constructed. Luli said that the bridge won’t be

done. Monika said that the bridge wouldn’t be done. Here we are today and the bridge is done. They do all the taking, we do all the work. Luli is worried about his chair; we have the duty to serve to the people. We understand that we make mistakes, but we know to answer to the citizens’ expectations.”Balla said that the budget of 2018

Përgatiti:

Drejtoria e Politikave të Zhvillimit, Strategjisë dhe

Ekonomisë.

(Zyra e Shtypit dhe Redaksisë së Botimeve)

It was chosen the freedom day for Elbasan to inaugurated one of the most important investiments in the administrative units of Elbasan, the bridge of Broshka that would help

1500 inhabitants.

about investments in the infrastructure is the biggest that Albania has ever had in twenty-seven years.“Today we are here to say to the citizens that the year 2018 is expecting the biggest budget and biggest investments in twenty-seven years. 820 million lekë in total was approved by the government to be invested in infrastructure during 2018.”The investment for the construction of the bridge of Broshka on Shkumbini River continued with the construction of the road from the national axe to the village.

Present at the inauguration of the bridge of Broshka were the Prefect Qarkut Maksim Malaj, head of the Regional Council,Bukurosh Stafa,and deputies of the Socialist Party with other local officials.