15
KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA MUREVE Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Kalaja e elbasanit ka formën e një katërkendëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m, e orientur me anët më të ngushta në drejtimin VL JP. Të katër qoshet forcohen nga kulla të fuqishme, që dalin me faqe të drejta nga muret dhe pastaj rrumbullakosen. Kullat ndërmjetëse, me perjashtim të dy prej tyre që kane patur trajtë katërkëndëshe, kanë formë planimetrike të gërmes U. Ato dalin jashtë mureve 8-9m, dhe janë të vendosura 40 -50 m larg njëra tjetrës. Me përjashtim të murit jugor dhe një pjese të atij perëndimor, të cilët ruhen më mire, muret e tjera janë rrënuar pothuajse krejtësisht. Nga 26 kulla, që ka patur kalaja, sot ruhen vetem 8, nga të cilat 6 në murin jugor dhe 2 në atë perëndimor. Ndërsa nga të tri hyrjet, të cilat kanë qenë të vendosura në mes të mureve jugor, perëndimor dhe lindor, ruhet sot në gjendje gjysmë të rrënuar, vetëm hyrja jugore. I gjithë ndërtimi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë, gjurmët e të cilit nuk diktohen më. Sic dukej ky kanal mbushej nga ujërat e perroit të Zaranikes. Po te vësh re planimetrinë e kalasë të bie në sy simetria e rreptë e këtij ndërtimi. Nga ekzaminimi i mureve kemi vëne re tri periudha të ndryshme ndërtimi, përvec riparimeve të tjera më pak të rëndësishme. Këto periudha u përkasin: 1- Kohës së vonë antike 2- Bizantine të hershme 3- Mesjetës turke Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit të Elbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon për përmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake e bizantine që janë përdorur gjatë rindertimit nga Mehmeti II, mund të shihen qartë në themelet e kullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatë gjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e “Via Egnatia” që kalon përmes saj. Historia Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund të preken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja 2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit III të erës sonë si një kështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia, që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V e.s. sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, që e rindëroti kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëm porta jugore e kalasë. Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës. Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale të kulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura e arkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë, xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë

KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

  • Upload
    others

  • View
    6

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA MUREVE

Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit tëElbasanit në periudhën e hershme Osmane.Kalaja e elbasanit ka formën e një katërkendëshi kënddrejtë me dimensione 308 x 348 m, eorientur me anët më të ngushta në drejtimin VL – JP. Të katër qoshet forcohen nga kulla tëfuqishme, që dalin me faqe të drejta nga muret dhe pastaj rrumbullakosen. Kullat ndërmjetëse,me perjashtim të dy prej tyre që kane patur trajtë katërkëndëshe, kanë formë planimetrike tëgërmes U. Ato dalin jashtë mureve 8-9m, dhe janë të vendosura 40 -50 m larg njëra tjetrës. Mepërjashtim të murit jugor dhe një pjese të atij perëndimor, të cilët ruhen më mire, muret e tjerajanë rrënuar pothuajse krejtësisht. Nga 26 kulla, që ka patur kalaja, sot ruhen vetem 8, nga tëcilat 6 në murin jugor dhe 2 në atë perëndimor. Ndërsa nga të tri hyrjet, të cilat kanë qenë tëvendosura në mes të mureve jugor, perëndimor dhe lindor, ruhet sot në gjendje gjysmë tërrënuar, vetëm hyrja jugore. I gjithë ndërtimi ka qenë i rrethuar nga një hendek i thellë, gjurmëte të cilit nuk diktohen më. Sic dukej ky kanal mbushej nga ujërat e perroit të Zaranikes. Po tevësh re planimetrinë e kalasë të bie në sy simetria e rreptë e këtij ndërtimi.Nga ekzaminimi i mureve kemi vëne re tri periudha të ndryshme ndërtimi, përvec riparimeve tëtjera më pak të rëndësishme. Këto periudha u përkasin:

1- Kohës së vonë antike2- Bizantine të hershme3- Mesjetës turke

Kalaja e Elbasanit së bashku me muret rrethuese, tregon për rëndësinë ushtarake të qytetit tëElbasanit në periudhën e hershme Osmane. Muri jugor, pak a shume i plotë, dëshmon përpërmasat dhe fuqinë e fortifikimeve si dhe një pjesë e materialeve nga periudha romake ebizantine që janë përdorur gjatë rindertimit nga Mehmeti II, mund të shihen qartë në themelet ekullës jug perëndimore. Kjo kala ka pasur 26 kulla në largësi të barabartë nga njëra tjetra, gjatëgjithë murit me lartësi 9 m. Në këtë fortesë përfshihet një pjesë e “Via Egnatia” që kalon përmessaj.

Historia

Elbasani njihet si qytet i lashtë, ku monumentet kulturore janë nga më të rrallat që mund tëpreken në Shqipërinë e Mesme. Një prej atyre, që kanë zënë vendin e merituar në botën emonumenteve të kulturës së ngulitur shqiptare, është kalaja në qendër të qytetit. Këtë vlerësim ekanë bërë edhe vizitorë nga vende të ndryshme të botës, por edhe të mbarë Shqipërisë. Kalaja2000 vjeçare është një ndërtim romak, ngritur në fillim të shekullit III të erës sonë si njëkështjellë ushtarake për strehimin e një legjioni dhe për të siguruar kontrollin e rrugës Egnatia,që në atë kohë ishte një arterie e rëndësishme e Perandorisë Romake. Luftërat barbare gjatëshekullit IV dhe V e.s. sollën shkatërrimin e kështjellave, dhe u desh dora perandorit bizantinme origjinë Dardane Justinian, që e rindëroti kështjellën mbi themelet e vjetra. Sot ruhet vetëmporta jugore e kalasë.Kështjella ka qenë rrethuar me një hendek, që mbushej nga devijimi i përroit të Zaranikës.Brenda kësaj kalaje gjenden aq shumë monumente kulture, sa edhe potencialet intelektuale tëkulturës kombëtare, se pikërisht atje ku gjeneronte kultura e mendjes, gjeneron edhe kultura earkitekturës. Kisha katolike unite, kisha ortodokse “Shën Maria”, shkolla e vjetër e Kalasë,xhamia Mbret apo hamami i vjetër i grave, ashtu si edhe kulla e sahatit apo çdo shtëpi e rrugicë

Page 2: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

e kësaj Kalaje ka vulën e historisë. Por ky monument i gjallë është shkatërruar mbas kthimit tësistemit, kohë kur edhe kalaja e qytetit u prek nga ndërtimet pa leje dhe deformimit që ju bënëarkitetkturës së vjetër me ndërtimet moderne, që ja humbën bukurinë e lashtë. Por tashmë, nëkuadër të një projekti strategjik për rivitalizimin e kalasë së qytetit të Elbasanit, si një ngaobjektet më të rëndësishme kulturore të qytetit në vitin 2006, me iniciativë të Kryetarit tëBashkisë Ardian Turku, u bë e mundur të realizohet një projekt me bashkëfinancim nga BashkiaElbasan, Universiteti i Pizës dhe Ministria e Kërkimit Shkencor të Italisë. Projekti është emëruar"Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit". Aktualisht Bashkia e Elbasanit, që nëfillimet e hedhjes së projektëve, e ka ndërprerë dhënien e lejëve të ndërtimit brenda në kala. Kjoiniciativë i lë hapsirë projektit të studimit, që ka si qëllim kthimin e Kalasë me karakteristikat esaj muzeale, që ka patur gjithmonë.

Territori ku shtrihet Kalaja e Elbasanit duke përfshirë dhe rrënojat e bazilikës pranë saj, gëzonstatusin Zonë Arkeologjike A e shpallur me VKM nr.445, datë 09.06.2010 “Për shpalljen ezonës arkeologjike “A” të qytetit të Elbasanit dhe miratimin e rregullores së administrimit”.

Monumentet e Kultures në brendësi të mureve të Kalasë:

1. Kulla e Sahatit (Monument Kulture i Kategorisë I)

2. Kisha Fjetja e Shën Merisë (Monument Kulture i Kategorisë I)

3. Xhamia Mbret (Monument Kulture i Kategorisë I)

4. Hamami I vjetër (Monument Kulture i Kategorisë I)

5. Shkolla Kostantin Kristoforidhi dhe Varri pranë saj (Monument Kulture i Kategorisë I)

6. Shtëpia Muze e Kostantin Kristoforidhit (Monument Kulture i Kategorisë I)

7. Banesa e Staf Papanikoll Papajanit (Monument Kulture i Kategorisë I)

8. Banesa e Elena Papajanit (Monument Kulture i Kategorisë I)

9. Banesa e Ikbale bumçit (Monument Kulture i Kategorisë I)

10. Burgu dhe qelitë e tij (Monument Kulture i Kategorisë II)

11. Ish Muzeu i Luftës , Rr. “Janaq Kolica” (Monument Kulture i Kategorisë II)

12. Ndërtesë 2 Kate ne Rr. Rinia ngjitur me murin e Kalasë (Monument Kulture iKategorisë II)

Page 3: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

Foto ajrore e Kalase se Elbasanit ( Kufiri I Murit te Kalase)

Page 4: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

1. Kulla e Sahatit

Kulla e Sahatit ne qytetin e Elbasanit e shpallur monument kulture i kategorisë së parë nga

Rektorati i Universitetit Shtetëror, vendim numër 6 më dt.15.01.1963.

Është rindërtuar në vitin 1897 mbi njërën nga kullat fortifikuese të Kalasë, ku ndodhej një Sahat

më i vjetër qytetar me strukturë druri. Sipas mbishkrimit në portën e hyrjes, merret historiku i

veprës që i atribuon ndërtimin e saj Aqif Pashë Elbasanit. Modeli arkitekturor flet për një fazë

ndërtimi të konceptuar pikërisht për mekanizmin, që punon për matjen e kohës me tingull dhe

me fusha ore për shikim. Në mbishkrim thuhet se kur tingëllon, me këngën e tij njofton për

bukuri kohën e saktë nga të katër anët dhe në mënyrë të përsosur tregon minutat.

Page 5: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

2. Kisha Fjetja e Shën Mërisë

E ndërtuar rreth vitit 1830 nga komuniteti kristian, mbi themelet e një kishe më të vjetër, ajozëvendësoi katedralen e stilit roman, që mendohet te ketë ekzistuar në vendin ku sotndodhet xhamia Mbret në qendër te lagjes "Kala" të qytetit. Është një sallë qendrore, e mbuluarme kupolë mbi tambur dhe kapelë që mbështetet ne harqet e mureve anësore. Ne arkitekturën eveçante te ristrukturimit te saj me blloqe guri te gdhendur, me trashësi 1.2 metra, vihet rendërtimi me rreze dhe kënd, me qellim qe t'i rezistoje çdo fenomeni.Dyshemeja e kishës, ku salla qendrore veçohet nga absida,e shtruar me mozaikë te ndare nekatër panele me pllaka mermeri, një ikonostas i gurte dhe pllaka te zbukuruara me motivekristiane. Ne krah te saj, nga pjesa Veriore u shtua një kapele e vogël me dy vende varrimi.

Page 6: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

3. Xhamia Mbret

Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 x12.3 m.Tërthor aksit te saj, tri kolona druri për arsyekonstrutive të mbajtjes së catisë dhe për të rkijuar një mjedis ndarës me sallën nga pjesa emafilit, karakteristike për këtë lloj kompozimi të faltores të hershme islamike.Në murinfundor është theksuar në formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilitngjitur me të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e mimberit.Prapa kolonës treshe ndodhetmafili prej druri.Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe.Të poshmet janëkuadratike ndersa te sipermet te harkuara.Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri,duke pasur nga ana e jashtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre.Muratura mekluasonazh është tepër e rregullt dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese.Mekluasonazh është ndërtuar dhe minareja.Ajo ështe e ulët në lartësi e me seksion më të ngushtënë pjesën e sipërme ku mbështet koni i majës i realizuar me fletë metalike prej plumbi.Hajati ixhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri.Me nje lartesi prej afro 5.7m eshte konstruksion murature.Muret kane nje trashesi prej 1m dhejane te realizuar me tekniken e kluasonazhit.Pjesa drusore e siperme mbeshtetet ne trare dhene kollona druri 20x20cm.Gjithashtu dhe çatia e hajatit mbeshtetet ne trare dhe kollonadruri.Dyshemeja eshte e ngritur nga toka me 1m dhe eshte prej druri.

Page 7: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

4. Hamami i Vjetër

I ndërtuar me teknikën e kohës hamami brënda Kalasë, njihet edhe si Hamami i grave, i takonfundit të shekullit te XVI. Skema e hamamit fillimisht përbëhet nga tre dhoma kryesore:dhoma e zhveshjes, e izolimit dhe e larjes. Gjatë shekullit XX, Hamami i Kalasë u perdor simagazine ushqimore. Sot, në këtë ndërtesë ka një lokal.Kemi një godinë të ndërtuar me murë guri të lidhur me llaç me njeri-tjetrin. Mbulimi ështëbere i mundur me anë të çatisë në të cilën mund të shohim çarje që lejojnë depërtimin e dritëssë diellit. Depozita mbi murin e nifeut furnizonte me ujë hamamin. Sistemi hipokaust lejonteqarkullimin e gazrave të nxehtë nën dysheme dhe në mure.

Page 8: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

5. Shkolla Kostantin Kristoforidhi dhe Varri pranë saj

Kemi të bëjmë me një godinë 2kateshe e ndërtuar me gurë dhe me tulla. Ndarjet e kateve janërealizuar me binarë druri, gjithashtu edhe çatia mbështetet mbi trarë druri. Orientimi kryesorështë jug-perëndim. Si shumë ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimimegurë dhe tulla. Eshtë një sistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 40-60cm.

Page 9: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

6. Shtëpia Muze e Kostantin Kristoforidhit

Kemi të bëjmë me një godinë 1katëshe e ndërtuar me gurë dhe me binarë druri të cilët shërbejnëpër të rigjiduar konstruksionin, gjithashtu edhe çatia mbështetet mbi trarë druri. Orientimikryesor është jugu ku gjendet dhe hyrja e shtepisë. Si shumë ndërtesa të fillimit të shek.XXkarakterizohet nga ndërtimi me gurë dhe tulla. Eshtë një sistem me mure mbajtës me njëtrashësi që shkon nga 40-60cm.

Page 10: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

7. Banesa e Staf Papanikoll PapajanitBanesë e ndërtuar me dy kate. Shtëpi karakteristike e shekullit te XVIII, e mbuluar me ҫati mekonstruksion druri. Kati i pare i restauruar tërësisht pa ruajtur origjinalitetin. Kati i dytë ruanende konstuksionin e origjinës dhe ka dekorancione të ndryshme druri si tavan me zbukurime,dritare me kangjella druri, dyer me zbukurime te ndryshme, dollape muri dhe zbukurime drurigjatë mureve, një oxhak shume i bukur, dysheme me dërrasa druri, etj. Nga ana jugore ka njëoborr të mbjellë me dru frutorë si dhe me lule.Ndërtesa është e ndëtuar me mure guri mbajtës me breza druri. Muret e katit të parë janë tësuvatuara e të lyera pjesërisht, ndërsa muret e katit të dytë janë lenë të paprekura.

Page 11: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

8. Banesa e Elena Papajanit

Eshtë ndërtim i filimit të shek.XIX. Orientimi kryesor është nga jugu, por ka gjithashtu dhe njëdalje tjetër nga ana e veriut. Banesa është në një faqe me rrugën në të dy anët e saj. Eshtë njëobjekt 3 katësh me pjesën e poshtme me mure mbajtës guri dhe me pjesën e sipërme me tulla.Ndarjet e katit janë të realizuara me trarë druri.

Page 12: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

9. Banesa e Ikbale Bumçit

Nuk ekziston më, pasi në vend të saj janë ndërtuar dy objekte të reja.

10. Burgu dhe qelitë e tij

Kemi të bëjmë me një godinë 2katëshe e ndërtuar me gurë dhe me tulla. Ndarjet e kateve janërealizuar me binarë druri, gjithashtu edhe catia mbështetet mbi trare druri.Orientimi kryesorështë jug-perëndim dhe fasada është kryesisht e mbuluar nga vegjetacioni. Godina ka dhe njësipërfaqe të madhe rreth 140m2 që ka shërbyer si oborr por tani është e mbuluar nga bimësia.Si shume ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimi me gurë dhe tulla. Është njësistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 50-70cm. Gjatë muraturës janë tëvendosur binarë druri të cilët luajnë rol antisizmik

Page 13: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

11. Ish Muzeu i Luftës , Rr. “Janaq Kolica”

Kemi të bëjmë me një godinë 2 katëshe e ndërtuar me tulla në fillimet e shek XIX. Orientimikryesor është Lindje-Perëndim dhe 2 fasadat e tjera Veri-Jug. Çatia mbështetet mbi trarë druri.Hyrja kryesore gjendet në fasadën perëndimore.Si shumë ndërtesa të fillimit të shek.XX karakterizohet nga ndërtimi me gurë dhe tulla. Është njësistem me mure mbajtës me një trashësi që shkon nga 40-60cm.

Page 14: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

12. Ndërtesë 2 Kate ne Rr. Rinia ngjitur me murin e Kalasë

Kompozimi është i improvizuar me dy kate, ai përdhes hapësirë shërbimi, ndërsa i sipërmibanimi, me ballkon tepër të shtrirë. Ndërtimi nuk paraqet vlera përfaqësuese në planin tipologjikose vlera arkitekturore.

Page 15: KALAJA E ELBASANIT DHE MONUMENTET BRENDA …imk.gov.al/wp-content/uploads/monumente/kalaja e elbasanit/Kalaja e Elbasanit... · xhamisë eshte i realizuar prej strukturash druri

LISTA E PROJEKTEVE TË MIRATUARA NGA KKR 2003 - 2013 TIRANË

Nr. ObjektiVendimi i

KKR(miratimi)

Vlera epreventivit

(lekë)Autori-ët e projektit

1Ndërtimi i banesës 1 kat dhe nën çatinë lagjen Kala, me investitor Albert

Dyryzi, Elbasan

V. 20,10.05.13

Nuk ka E. panidha

2Pro rikon dhe formuli arkitektonik iobjektit 2 kate, lagjia Kala, Elbasan,

Alberto Ali Derstila

V. 4,30.03.12

3319945.92 Sh. Prifti

3Projekt për rivitalizimin e dykullave dhe portës lindore të ViaEgnatia, Elbasan

V. 6,06.10.11

25.442.068+

13.080.488L. Shehaj, Xh. Shuka

4Proj rest kalaja e Elbasanit. Projektrivitalizimi i kullës jugperëndimore(kthimi në muze)

V. 7,06.10.11

13.080.488 L. Shehaj, Xh. Shuka

5Ndërhyrje kons. rest. Fjetja e ShënMërisë nr.inv. 3671 (nr. i kart.6391)

V. 5,08.06.10

93 000 G. Vokopola

6Projekti i ndërtimit të ujësjellësit dhe shtrimit tërrugës me kalldrem në kalanë e Elbasanit

Miratuar në 2009

7Restaurim i kullës juglindore nëkalanë e Elbasanit

2009 8.904.199

8 Restaurim Kalaja e ElbasanitV.7,

16.10.061.200.000 N.Musaj;S.Gordi;M.Korriku

9 Restaurim “Muri i kalasë së Elbasanit” Miratuar me V. 2, 21.04.05

10Restaurim “Sistemim i anës jugperëndimore të kalasë sëElbasanit”

Miratuar me V. 2, 21.04.05