30

uji

  • Upload
    koralda

  • View
    238

  • Download
    4

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: uji
Page 2: uji

OBJEKTIVAT

•NXENESI TE NJOHE VEÇORITE E UJIT

• TE AFTESOHET PER TE PUNUAR

INDIVIDUALISHT

•TE JETE I AFTE TE KERKOJE NE

INTERNET , LIBRA , ETJ PER TEMEN E

CAKTUAR

Page 3: uji

Ç’ESHTE UJIUji është lëng pa shije ,pa ngjyre , pa

forme dhe pa erë. Ai njihet si tretësi

më i gjithanshëm apo si lengu I jetes

sepse eshte shume I domosdoshem.Në

planetin tonë, uji është në lëvizje të

vazhdueshme e qarkulluese natyrore

duke përfshirë avullimin, reshjet dhe

derdhjen në det. Uji i përshtatshëm për

t’u pirë nga njeriu, quhet ujë i

pijëshem. Uji që nuk është i

përshtatshëm për t’u pirë, por që nuk

është i rrezikshëm për njerëzit quhet

ujë i sigurt.

Page 4: uji

uji

• Disa veti te ujit :

UJI

Lengu I jetes

H2OPa ngjyre

Pa ere

Pa shije

Pa forme

Page 5: uji

VETITE E UJIT

Vetitë kimike dhe fizike

Uji ka formulen H2O, sepse një molekulë uji përbehet

nga dy atome hidrogjen dhe një oksigjen. Uji është në

ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të

lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në

vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të

gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe

merr një shije të thartë acidi karbonik që nuk është i

mirë për shëndetin. Në shkencë uji quhet ndryshe edhe

tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër

qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes.

Page 6: uji

VETITE TRETESE

Uji është një tretës shume i mire dhe tret shumelloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë ‘mike’ të ujit. Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhethidrofibike.

Page 7: uji

Anomalia e ujit dheVeçoritë e jashtëzakonshmetermale të ujit

Pjesa më e madhe e substancave fryhet (bymehet) nëmënyrë uniforme me rritjen e temperaturës; kjo deri sanuk ndodh një kalim gjendeje .Uji, aq i rëndësishëm për jetën në Tokë, nuk e ndjek këtësjellje të përbashkët të shumë substancave: nëse uji nëtemperaturen 0ngrohet, ai reduktohet në vëllim deri sambërrin në temperaturën 4C. Sipër temperaturës 4C ujisillet normalisht, sikundër pjesa më e madhe e substancave, dhe zgjeron vëllimin e vet me rritjen e temperaturës. Uji e ka dendësinë më të madhe pra nëtemperaturën 4C.

Page 8: uji

Kjo sjellje anormale e ujit ka një rëndësi tëmadhe për mbijetesën e specieve/llojeve tëgjallesave ujore gjatë dimrave shumë të ftohtë, kur temperaturat rrotullohet rreth dhe nënzero. Ngrirja e plotë e vëllimit të një liqeni do të shkaktonte një dëm të madh për bimët dhekafshët e ekosistemit ujor.Falë sjelljes jo të zakonshme të ujit nën 4C, sipërfaqet apo vëllimet e mëdha ujore rrallëngrijnë plotësisht. Kjo ndihmohet edhe ngashtresa e akullit që vepron si izolant për tëreduktuar fluksin e ngrohtësisë të ujit drejtajrit të ftohtë që qëndron sipër. Pa këtëveçanti, jeta në planetin tonë siç e njohim ne nuk do te ishte e mundur.

Page 9: uji

VECORITE TERMALE TE UJIT

Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng

nuk mund të matet me ujin. Kapaciteti termal" i

ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur

për të rritur një gradë temperaturën e ujit është

më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet.

Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e

përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me

lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e

madhe. Përcjellshmëria termale e gjendjes së

ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.

Uji ka rol shume te rendesishem ne jeten tone.

Page 10: uji

Roli i ujitPër shkak të ngrohjes së pabarabartë të ujit, në sipërfaqe dhe në

thellësi të oqeaneve krijohen rrymat e ujit. Këto rryma ndikojnë jo

vetëm në ndërrimet e klimës në det, por edhe në ndërrimet e klimës

në tokë e në atmosferë.

Të avulluarit e ujit shkakton lagështirë dhe sajimin e reve. Retë

sjellin në tokë në formë të reshurave, si shi ose borë, formojnë

lumenj, të cilët e shpërlajnë tokën pjellore dhe i pasurojnë detet dhe

oqeanet.

Konditat klimatike, si në të kaluarën ashtu edhe sot varen nga uji, i

cili i formon masat e akullit të vendosura në pole të tokës.

Uji luan rol me rëndësi edhe në proceset e ndryshme kimike. Asnjë

lëng tjetër nuk është në gjendje për të tretur një numër aq të madh të

substancave kimike, qofshin ato në gjendje agregate, të ngurtë, të

lëngët apë të gaztë.

Një përqindje e madhe e trupit të bimës është e përbërë nga uji.

Mungesa e ujit te bimët për disa kohë (në varësi të llojit të bimës)

shkakton tharjen e tyre. Deti, liqeni dhe pellgjet shërbejnë si habitat

(vendbanim) për bimët.

Page 11: uji

Roli i ujit në zhvillimin e natyrës

Të gjitha ndërrimet që bëhen në planetin tonë, si ndërrimi i klimës, ndërrimet kimike, gjeologjike e biologjike, janë të lidhura ngushtë me ujin.Uji në planetin tonë është gjithnjë në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese si avullim, reshje, derdhje në det, ngrirje e shkrirje etj

Page 12: uji

Ujërat e Tokës:

• Ujërat sipërfaqësore: Oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet, burimet, përrenjtë.• Ujërat nëntokësor: Lumenj nëntokësorë, përrenj nëntokësorë, liqenet nëntokësore.•Uji njihet edhe si tretës universal dhe është e vetmja substancë e pastër që gjendet në natyrë në tri gjendje agregate të lëndës materiale.

Page 13: uji

Roli I ujit ne jeten e kafsheve

Një përqindje e madhe e trupit te kafshës është e përbërë nga uji.

Mungesa e ujit te kafshët për disa ditë shkakton ngordhjen e tyre.

Shumë kafshë zhyten në ujërat e pellgjeve, lumenjve apo liqene për

të hequr nga lëkura e tyre parazitë që shkaktojnë sëmundje të

rrezikshme. Shumë kafshë e gjejnë ushqimin e tyre në ujërat e

deteve, liqeneve, lumenjve. Ujërat shërbejnë për shumë kafshë si

habitati i tyre (vendbanim apo vendstrehim). Aty depozitojnë vezët,

lindin, rriten, ushqehen, etj.

Page 14: uji

70% e trupit të njeriut është ujë. Mungesa për disa ditë e ujit te njeriu, shkakton vdekjen e tij. Uji termal kuron njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Uji shërben si rrugë për transportin e mallrave dhe njerëzve. Nëpërmjet ujit njeriu merr kripëra minerale që gjenden të tretura në të. Ujërat e lumenjve të mëdhenj kanë shërbyer si vatra për lindjen e qytetërimeve të lashta. Bregdetet, lumenjtë, liqenet përdoren për çlodhje dhe turizëm.

Page 15: uji

Në planetin tonë mbi dy të tretat e

sipërfaqes së lëmshit tokësorë janë të

mbuluara me ujë, 97,2% e të cilit

ndodhet ndër pesë oqeane. Shtresa e

akullt në pole (arktik e antarktik)

përmban 90% të të gjithë ujit të ëmbël

të planetit. Uji avullues atmosferik

mund të shihet në forme të reshje

bore, që shkakton bardhësinë e tokës

Page 16: uji

Roli i ujit në proceset jetësore tëbimeve

Uji është njëri nga përbërësit kryesor të gjithë organizmave të gjallë. Rëndësia fiziologjike e ujit rrjedh nga supozimi se jeta ka filluar në ujë. Ujiështë përbërësi kryesor ekologjik për të gjithë bimët, për shkak se përkryerjen e proceseve jetësore, bimëve dhe organizmave të tjerë u nevojitetambienti ujor.Uji është i domosdoshëm për sigurimin e unitetit struktural të qelizës, indeve dhe tërë organizmit. Uji është tretës dhe mjedis në të cilin kryhettransporti i materieve organike dhe joorganike, dhe në të cilin kryhenproceset metabolike. Ai siguron hidratimin e molekulave, bymiminkoloideve të protoplazmës dhe shtypjen e turgorit. Përmes shtypjes sëturgorit uji mundëson fortësinë e bimëve, ndërsa ka rol të rëndësishëmedhe në rregullimin e temperaturës së bimëve.

Page 17: uji

Përpos rolit fizik dhe fiziko-kimik, uji ka edhe funksion të

rëndësishëm biokimik, meqenëse paraqet burim të hidrogjenit për

shumicën e bimëve autotrofe gjatë asimilimit të CO2.

Trupi i bimëve në pjesën më të madhe është i përbërë prej ujit.

Pjesëmarrja e tij sillet rreth 75%. Nga sasia e përgjithshme e ujit të

absorbuar, vetëm rreth 2% ngel në bimë, ndërsa 98% te mesofitet

dhe 50% te kserofitet, largohet në formë të avullit në ambientin

rrethues. Vetëm një sasi minimale e ujit të absorbuar, rreth 0,2%

shfrytëzohet gjatë fotosintezës. Pjesa tjetër e ujit të ngelur siguron

hidratimin e indeve bimore.

Page 18: uji

Furnizimi I bimëve me ujë varet nga

absorbimi, transporti dhe largimi i ujit, të cilat

e përbëjnë regjimin ujor apo qarkullimin e ujit

nëpër bimë. Ekonomizimi ujor i bimëve

paraqet një term të gjerë dhe ngërthen

mekanizmat e përputhjes së absorbimit dhe

lirimit të ujit. Te higrofitet për mekanizmat e

tillë shumë pak ekziston nevojë, ndërsa

përkundër kësaj te mesofitet dhe posaçërisht

te kserofitet, ato janë mjaft të rëndësishëm

dhe shpesh shumë të ndërlikuar. Regjimi ujor

paraqet një fushë mjaft të rëndësishme në

fiziologjinë e bimëve, pasi që uji shpesh

paraqitet si shkaktari kufizues në përhapjen e

bimëve dhe në prodhimtarinë bimore.

Page 19: uji

Roli i ujit ne organizmin tonë

Uji është i pazëvendësueshëm për jetën tonë. Aq i rëndësishëm saqë ne nuk mund të qëndrojmë në këmbë më shumë se një javë pa ujë.Trupi ynë përbëhet nga 55-75% ujë, prandaj edhe kemi nevojë aq tëmadhe për të pirë ujë, në mënyrë që të kompensohet sasia e ujit që del nga organizmi. Trupi yne eshte nje makine tejet e nderlikuar. Uji përbën 3/5 e trupit dhe është përbërësi kryesor i tij. Ndihmon nërindërtimin e eshtrave, lehtëson grumbullimin por dhe sekretimin e materialit të pavlefshëm. Gratë permbajnë më pak ujë se burrat. Kyndryshim ka të bëjë me vetë faktin se trupi i gruas ka më shumëdhjamë. Sasinë e nevojshme të tij organizmi e merr nëpërmjetushqimit.

Page 20: uji

Pra, uji përbën sekretin e shëndetit të mirë. Por edhepërdorimi i tepërt i tij mund të shkaktojë:hollim të lëngjeve tretëse të stomakutçrregullime në shtypjen e gjakutvështirësi në qarkullimin e venës portaleEkzistenca e sasisë së madhe të kripërave të magnezit e bën ujin më laksativ. Që uji i pijshëm të jetë sa më i mirë, kloruri i natriumit nuk duhet të tejkalojë 0,04% por as kalciumi i karbonit nuk duhet të jetë më shumë se 0,15%.Uji i trupit përmban shumë parazite, askaride (krimba tërrumbullaktë) etj.Uji i trupit është intraqelizor dhe jashtëqelizor. Ujiintraqelizor është 50%. jashtëqelizori 30%, interqelizori15% dhe uji i plazmës 5%. Uji sekretohet përmes tretjes 4 – 10%, urinimit 50 – 60% dhe djersitjes/mushkrive 35 –40%.

Page 21: uji

Mungesa e ujit ndikon në organet vitale. Ekzistojne shenja të qarta të dehidrimit që nuk

i vërejmë.

Truri – nëse keni pirë ujë mjaftueshëm edhe kujtesën do ta keni më mirë, disponimin

stabil, ndërsa koncentrimin të mirë. Me një gotë ujë mendohet më lehtë dhe më shpejtë

për problemet. Hulumtuesit mendojnë që uji i pamjaftueshëm në trup zvogëlon edhe

rrjedhën e oksigjenit në tru. Apo thjesht etja nuk ju lejon të koncentroheni.

Goja – uji “lubrifikon” gojën dhe fytin dhe parandalon shfaqjen e thatësisë në gojë. Goja

e thatë mund të shkaktojë frymën e keqe dhe kariesin.

Zemra – dehidrimi zvogëlon vëllimin e gjakut. Prandaj zemra duhet të pompojë me zor

sasinë e reduktuar të gjakut për të sjellë oksigjen të mjaftueshëm në qelizat trupore.

Për këtë arsye, janë më të lodhshme edhe aktivitetet e zakonshme, si ecja dhe ngjitja

në shkallë.

Gjaku – trupi lirohet nga nxehtësia përmes zgjerimit të enëve të gjakut të cilat gjenden

afër sipërfaqes së lëkurës. Për këtë arsye fytyra skuqet gjatë ushtrimeve. Megjithatë,

kur jeni të dehidruar, enët e gjakut zgjerohen në temperatura më të larta, dhe për këtë

shkak e keni ende nxehtë.

Lëkura – te personi gjithnjë i dehidruar lëkura është më pak elastike.

Veshkat – veshkat kanë nevojë për ujë të mjaftueshëm për të larguar materiet toksike

nga gjaku. Përveç kësaj, uji i mjaftueshëm parandalon zhvillimin e gurëve. Nëse jeni

shumë gjatë pa ujë, veshkat mund të dështojnë ndërsa toksinat grumbullohen në trup.

Këmbët dhe duart – nëse keni pirë mjaftueshëm ujë, ai në stacione qelizore dhe jashtë

tyre ofron sasi të mjaftueshme të materieve ushqyese dhe largon toksinat. Për këtë

arsye muskujt punojnë më mirë. Përveç kësaj, uji është i rëndësishëm për “lubrifikimin”

e nyjave.

Page 22: uji

Dobite e ujit

Uji luan rol të rëndësishëm tek të gjithë sistemet duke filluar që nga

kyçet e deri tek zorrët, nga lëkura e deri të veshkat.

1- Uji ndihmon në transportimin e karbohidrateve, proteinave dhe

vitaminave në pjesë të rëndësishme të trupit.

2- Luan rol të rëndësishëm në nxjerrjen jashtë trupit të lëndëve të

tepërta të krijuara në qeliza dhe zorrë.

3- Mundëson kyçe më elastikë.

4- Ndërkohë që mundëson lagështirën e syve, gojës dhe hundës,

kontrollon edhe lagështirën e lëkurës.

5- Ekuilibron temperaturën e trupit dhe mban gjakun në një vëllim

të mjaftueshëm.

6- Pasi mundëson kalimin e ilaçit në vendet e nevojshme ndihmon

në hedhjen jashtë trupit të lëndëve të tepërta.7- Përshpejton dobësimin duke minimizuar oreksin dhe duke shtuarndjesinë e ngopjes. Bashkë me një ushqyerje të shëndetshme dhe tëekuilibruar uji është një ndërprerës i mire i oreksit. Veçanërisht uji ikonsumuar para vakteve ndikon shumë për një dobësim më efektiv.

Page 23: uji

8- Mundëson rënien në peshë duke rritur ritmin e

metabolizmit.

9- Nxjerr nga trupi papastertite dhe helmet

10.Shuan etjen

11.Njom dhe ushqen organet,

12.Ka veti kunder plakjes,

13.Zbukuron lekuren dhe pakeson rrudhat,

14.Permireson funksionimin e trurit ,

15.Lubrifikon artikulacionet,

16.Ju ben me energjike ,

17.Ul stresin pasi dehidrimi eshte nje nga

stresuesit me te medhenj te trupit

Page 24: uji

Mbetja pa ujë dehidraton trupin

Dehidratimi sjell shumë probleme shëndetësore. Trupi i dehidratuar mundohet tëruajë ujin e trupit. Si pasojë minimizohet vëllimi i gjakut dhe shihet një rënie tensioni. Pakësimi i ujit në trup sjell me vete sëmundje të ndryshme në sistemin e tretjes, performancë mendore, në lëvizjet si dhe dhimbje koke. Madje pas një etjeje të gjatëdhe pas humbjes së 15 % të ujit të trupit njeriu mund të hyjë në koma ose të vdesë.Uji është i vetmi lëng pa kalori dhe kafeinë. Nëse konsumoni më shumë nga lëngjet e tjera atëherë do të merrni me shumicë kalori ose kafeinë

Mos e teproni!

Ashtu siç konsumimi i pakët i ujit është i dëmshëm për trupin e njeriut edhekonsumimi i tepërt sjell pasoja negative. Uji i tepërt ndikon në funksionimin e tepërt tëveshkave dhe prishjen ekuilibrit të sodiumit, potasiumit dhe mineraleve. Prandaj nuksugjerohet konsumimi i më shumë se 2-3 litrave në ditë.

Page 25: uji

Ndotja e ujit

Gjate gjithe kesaj detyre eshte permendur rendesia e ujit ne te gjithaaspektet e jetes. Uji është vetë jeta, jo vetëm për njeriun, por përgjithë krijesat tjera, sepse asgjë mbi tokë nuk mund të jetojë pa ujë. Por a e vleresojme ne ujin aq sa duhet?!

Page 26: uji

Zonat urbane kanë potencialin të ndotin ujin në

shumë mënyra. Balotazhi (vërshimet) nga

rrugët përmbajnë metale të rënda, si dhe

ndotës të tjerë që vijnë nga makinat. Ujërat

ezeza ose të patrajtuara mirë, mund të kenë në

përberjen e tyre nje sasi shume te vogel te

oksigjenit te tretur, si dhe nje nivel te larte te

ndotesve, te tille sic jane bakteret fekale

koliforme,nitratet, fosfori, kimikatet, si dhe

baktere te tjera.Edhe ne kanalizimet e trajtuara

mire mund te kete sasi te larte te

nitrateve.Ujërat nëntokesore dhe ato

siperfaqësore mund të ndoten nga mbetjet

toksike,rrjedhja e karburanteve ose nga hedhjet

e qellimshme te substancave te rrezikshme.

Page 27: uji

Më i ndoturi ne Shqiperi rezulton se eshte bregdeti I Adriatikut

dhe nje pjese e Jonit, të cilët kanë në vetvete mbetje organike dhe

urbane. Cilësia e ujërave, dëmtimi i funddetit, derdhja e

vazhdueshme e ndotjeve urbane të cilat grumbullohen në det

bejne që uji te popullohet me objekte të ndryshme plastike. Këto

të fundit kane filluar tëzhdukin vlerën e diversitetit . Kjo ka bërëqë

shumë specie ujore të rrezikojnë zhdukjen. Ndërtimet pa kriter në

një pjesë të madhe të bregdetit shqiptar kanë sjellëndotje të

vazhdueshme të ujërave në këto zona.

Jo vetem detet por edhe lumenjte vujane nga ndotja e ujit.I tille

eshte lumi Shkumbin ne Elbasan. Buzë lumit, pothuajse në të

gjithëgjatësinë e tij gjenden mbetje urbane.. Shkumbini mbledh

mbetjet urbane dhe ujërat e zeza të Bashkisë së Përrenjasit,

Librazhdit,Elbasanit, Rrogozhinës dhe të shumë komunave

përreth. Më pas uji që ka një prezencë të lartë mikrobakteriale

derdhet në plazhin e Divjakës dhe në grykëderdhjen e lumit

vërehen mijëra ton mbetje .

Page 28: uji

Si ta ndalojme ndotjen

Ekzistojnë masat adekuate për mbrojtjen e ujit nga

ndotja.Kjo bëhet në disa mënyra:

• me eliminimin e shkaqeve të ndotjes së ujit,

• me zvogëlimin e sasisë së materieve ndotëse në ujë,

• me ndërmarjen e masave të posacme të pastrimit,

• me montimin e instalimeve të vecanta për spastrimin e

ujëraveefluente,

• me ndalimin e plotë të shpërlarjes së mbeturinave të

naftës nga tankerët.

Page 29: uji

Gjithcka të mirë që mund ta bëjmë sot, le ta bëjmë për të

mirën tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë.Njeriu ndryshon

ekosistemin, shpesh shkatërron populacione tëtëra të

organizmave,e me urbanizim dhe industrializim ndryshojnë

kushtet fizike dhe kimike. Me këtë rast paraqiten rreziqet

globale, si : hollimi i shtresës së ozonit, ndryshimi i klimës

dhe pakësimi I biodiversitetit. Prandaj, të kujtojmë thënien e

natyralistit Zhak Iv Kusto që thotë se : “ Dikur natyra e ka

frikësuar njeriun, kurse sot njeriu e frikëson natyrën.”

Page 30: uji

PUNOI: KORALDA BASHA