5
Ushqimet që duhet t’i konsumojmë çdo herë Për të qenë vitalë, rezistentë ndaj shumë sëmundjeve, për të mbajtur nën kontroll kolesterolin dhe tensionin e gjakut, mjafton që në kuzhinën tone të kemi me patjetër disa nga ushqimet që do të na hynë shume në punë . Ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë dhe trupi juaj do t’ju jetë gjithmonë mirënjohës. 1.Frutat e pyllit Manaferra, boronica dhe luleshtrydhet janë të shijshme dhe me kalori të pakta. Ato përmbajnë 40 kalori në 100 gramë, pra nuk ju shëndoshin. Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit A dhe C, kjo e fundit është e paçmueshme, sidomos gjatë dimrit. 2.Hudhra Hudhra ndihmon në mbajtjen e tensionit të ulët dhe të kolesterolit, ndërsa përmban shumë vitamina të grupit B, C, E dhe K, si dhe shumë minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor e kalium. Për më tepër, ajo përmban selen, mjaft i rëndësishëm për jetëgjatësinë e spermatozoideve, por edhe për kujtesën. Ju duhet të konsumoni të paktën dy thelpinj në ditë 3.Bananet Kanë shumë veti ushqyese sidomos për lëkurën, falë përmbajtjes së lartë të vitaminave të grupit A, B1, B2, C dhe të kripërave minerale, kaliumit dhe karbohidrateve. Rekomandohen veçanërisht për ata që vuajnë nga hipertensioni dhe dhembjet e barkut, falë përmbajtjes së lartë të kaliumit që ato kanë. Duhet të hani një ose dy banane në javë. 4.Ananasi Përmban bromelin, një enzimë që stimulon lëngjet në stomak, ndihmon sidomos në tretjen e proteinave. Ai është një ndihmë e madhe për ata që e duan shumë mishin. Ndër të tjera, përmban edhe kalcium dhe mangan, të dobishëm për kocka të shëndetshme. Këshillohet që të hani dy ose tri feta prej tij dy herë në javë.

Ushqimet që ne hamë ndikojnë në humorin tonë dhe nivelin e energjisë

  • Upload
    koralda

  • View
    481

  • Download
    5

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ushqimet që ne hamë ndikojnë në humorin tonë dhe nivelin e energjisë

Ushqimet që duhet t’i konsumojmë çdo herëPër të qenë vitalë, rezistentë ndaj shumë sëmundjeve, për të mbajtur nën kontroll kolesterolin

dhe tensionin e gjakut, mjafton që në kuzhinën tone të kemi me patjetër disa nga ushqimet që do të na hynë shume në punë . Ato nuk duhet të mungojnë asnjëherë dhe trupi juaj do t’ju jetë gjithmonë mirënjohës.

1.Frutat e pyllitManaferra, boronica dhe luleshtrydhet janë të shijshme dhe me kalori të pakta.

Ato përmbajnë 40 kalori në 100 gramë, pra nuk ju shëndoshin. Janë të pasura me minerale dhe vitamina të grupit A dhe C, kjo e fundit është e paçmueshme, sidomos gjatë dimrit.

2.HudhraHudhra ndihmon në mbajtjen e tensionit të ulët dhe të kolesterolit, ndërsa

përmban shumë vitamina të grupit B, C, E dhe K, si dhe shumë minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor e kalium. Për më tepër, ajo përmban selen, mjaft i rëndësishëm për jetëgjatësinë e spermatozoideve, por edhe për kujtesën. Ju duhet të konsumoni të paktën dy thelpinj në ditë

3.BananetKanë shumë veti ushqyese sidomos për lëkurën, falë përmbajtjes së lartë të

vitaminave të grupit A, B1, B2, C dhe të kripërave minerale, kaliumit dhe karbohidrateve. Rekomandohen veçanërisht për ata që vuajnë nga hipertensioni dhe dhembjet e barkut, falë përmbajtjes së lartë të kaliumit që ato kanë. Duhet të hani një ose dy banane në javë.

4.AnanasiPërmban bromelin, një enzimë që stimulon lëngjet në stomak, ndihmon

sidomos në tretjen e proteinave. Ai është një ndihmë e madhe për ata që e duan shumë mishin. Ndër të tjera, përmban edhe kalcium dhe mangan, të dobishëm për kocka të shëndetshme. Këshillohet që të hani dy ose tri feta prej tij dy herë në javë. Por nëse konsumoni mishin e kuq, mund të shijoni edhe

më shumë feta ananasi.5.Frutat e thataFrutat e thata nuk duhet të mungojnë kurrë në tavolinë për të

qëndruar në formë dhe për të mbajtur diabetin larg, ndaj duhen ngrënë sa më shumë arra, lajthi, bajame dhe fruta të tjera të thata si për të luftuar diabetin por edhe për të ruajtur linjat trupore. Një studim i Universitetit të Californise i publikuar në revistën “Plos One”, tregon se si frutat e thata janë një ilaç i vërtetë për shëndetin.Gjithashtu theksohet se ngrënia e frutave të thata redukton me 20% rrezikun e vdekjes prej komplikimeve të ndryshme, si dhe redukton në masën 29% rrezikun e vdekjes nga patologji kardiovaskulare dhe në masën 11% prej tumoreve. Po ashtu u spikatën edhe vetitë e tyre për të luftuar diabetin, ku theksohet se shuajnë ndjesinë e urisë dhe bëjnë që të hamë më pak ushqim gjatë vakteve.

Si ndikon kequshqyerja

Page 2: Ushqimet që ne hamë ndikojnë në humorin tonë dhe nivelin e energjisë

Disa prej sëmundjeve më të rrezikshme që vijnë si pasojë e të ngrënit pa kriter janë ato kardiovaskulare, hipertensioni dhe kanceret e ndryshëm që mund të jenë fatalë përjetën. Problemet që mund të vijnë nga të ngrënit shumë dhe në mënyrë të pakontrolluar, janë të shumta dhe shkaktojnë avari të ndryshme në organizëm. Për sa i përket numrit të të

prekurve nga këto sëmundje në vendin tonë, mjekët shprehen se ai ka ardhur duke u rritur këto dhjetë vitet e fundit. Duke iu referuar studimeve që janë bërë nga Ministria e Shëndetësisë, 20 për qind e të rinjve të shkollave të mesme në vendin tonë janë mbipeshë, ndërsa është më e lartë te femrat, ku shkon deri në 26 për qind.

Obeziteti është masa e madhe dhjamore që vjen si rezultat i ngrënies së tepërt dhe djegies së pakët të kalorive të marra, apo depozitimi i tepruar i tepricave kalorike në formë dhjami.Këto shtresa dhjami janë tepër të rrezikshme për

shëndetin e njeriut, pasi janë shkaktare të një sere sëmundjesh të rrezikshme si: diabet i tipit 2, hipertension, sëmundje isemike të zemrës e të arterieve të trurit, sëmundje të tëmthit, disa tipa kanceri si të mitrës, ovareve, gjirit, zorrës, tëmthit, prostatës, mëlçisë etj. Gjithashtu, obeziteti shkakton edhe shumë probleme psiko-sociale, si nocioni i fajësisë së peshës apo realitetin social të paragjykimit që ekziston në rastet e punësimit të njerëzve mbipeshë. Ndërsa te fëmijët, obeziteti shfaq probleme të tjera, siç është përparimi i ulët në mësime. Sipas njëstudimi të fundit të Bankës Botërore, në krahasim me dhjetë vjet më parë, në Shqipëri vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës, të rruazave të gjakut dhe kancerit është rritur në 40 për qind dhe vetëm sëmundjet kardiovaskulare, që vijnë si pasojë edhe e mbipeshës, zënë 50 për qind të totalit të vdekjeve në vendin tonë.

Sëmundjet që vijnë nga kequshqyerja1. Obeziteti. 8. Kanceri i zorës.2. Sëmundjet e veshkave. 9. Kanceri i tëmthit.3. Sëmundjet e tëmthit. 10. Kanceri i mëlçisë.4. Sëmundjet e zemrës. 11. Kanceri i prostatës.5. Sëmundjet e gjakut. 12. Sëmundjet e arterieve të trurit.6. Diabeti. 13. Kanceri i qafës së mitrës.7. Hipertensioni. 14. Kanceri i gjirit.

DiabetiDiabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua, mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën. Diabeti njihet edhe si "sëmundja e sheqerit" është emërtimi për një grup sëmundjesh të shkëmbimit të lëndëvedhe përshkruan shenjat kryesore dhe prejardhjen e tyre si: jashtëqitja e sheqerit në urinë. Në gjuhën mjekësore është një përcaktim për trazime të ndryshme të shkëmbimit të lëndëve,

Page 3: Ushqimet që ne hamë ndikojnë në humorin tonë dhe nivelin e energjisë

shfaqja e të cilit është një sasi e tepërt sheqeri në gjak. Shkaku është ose në mangësinë e insulinës, një insulinë ndjeshmëri (insulinë rezistence) ose të dyja.

Ushqimet Bio,garanci per shendetin Kërkime dhe studime të shumta kanë treguar se produktet bio janë më të pasura me substanca, që na ndihmojnë të ndihemi më mirë, si vitamina C dhe oksidues të tjerë. Të gjithë e kanë kuptuar se ushqimet biologjike, ato të vërteta, të rritura pa pesticide apo produkte të tjera kimike, janë

shumë të shëndetshme për shëndetin tonë. Por tregu e ka të pamundur të plotësojë kërkesat e konsumatorëve për këto lloje ushqimesh.Një studim amerikan i departamentit të agrikulturës ka treguar se në 50 vitet e fundit përmbajtja e minerale dhe vitaminave në shumë produkte është ulur në mënyrë domethënëse, kjo për shkak edhe të produkteve kimike që përdoren. Sot të gjithë jemi të ekspozuar ndaj produkteve ushqimore të modifikuara, për prodhimin e të cilave përdoren hormone, pesticide apo kimikate të ndryshme të pakontrolluara, të cilat sjellin pasoja në organizmin e njeriut.

Produktet BIO duhet të plotësojnë disa kushte për t’i cilësuar të tilla. Quhen BIO frutat dhe perimet ku nuk është përdorur asnjë lloj pesticidi sintetik, herbicid, fertilizues. Diferencë bën edhe fara, e cila nuk duhet të jetë e modifikuar gjenetikisht, të mos jenë trajtuar produktet me rrezatim. Gjithashtu toka duhet të mos jetë përdorur as më parë për mbjellje konvencionale dhe madje edhe tokat përreth.

Organizmat të modifikuara gjenetikisht (OMGJ) - organizma (bimët, kafshët, mikroorganizmat dhe pjesët e tyre), të krijuara përmes inxhinierisë gjenetike, respektivisht modifikimeve gjenetike.Bujqësia konvencionale bazohet në trajtimin e tokës me përmirësues me plehra kimike, me përdorimin e ujërave të trajtuara, me përdorimin e substancave hormonale, simulantë, përmirësues të pamjes së jashtme të frytit, volumit të frytit. Të gjitha këto teknika sjellin në treg një produkt të bukur, të pashëm, por realisht me vlera të ulëta organo-shijuese, me shije të humbur, por, mbi të gjitha, me një përmbajtje shume të varfër të substancave natyrale që zotërojnë këtë proces të të ushqyerit. Një dietë ushqimore e pabalancuar bën që të shfaqen shenja të dobësimit të shëndetit të njeriut: disbalancim të metabolizmit të organizmit, shfaqje e obezitetit, sëmundjeve psikike, dëmtime të sistemit nervor deri te çrregullimet gjenetike dhe defektet në lindje