12
12 statistika dhe fakte interesante të Social Media për vitin 2013 Written by Fisnik Sylka Derisa bota vazhdon të shfrytëzoj mediat sociale, mënyrat e përdorimit të rrjeteve sociale po bëhen gjithnjë më të qarta. Twitter me mesazhet e tij të shkurtëra është më shumë i varur në përdorimin e celularit dhe telefonave të mençur. Rritja e pjesës vizuale të botës së internetit ka ndikuar që Pinterest dhe Tumblr të bëhen rrjetet sociale me rritje më të shpejtë në planet. Google+ nuk është më i lënë anash pasi që është ngulitur në web asetet e Google-it, duke përfshirë Gmail, checkin-at si dhe ekosistemin e telefonave celular Android. Se cilat janë statistikat dhe faktet rreth mediave sociale për tremujorin e dytë të vitit 2013 mund të lexoni në studimin e fundit të ofruar nga GlobalWebIndex.

Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

Citation preview

Page 1: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

12 statistika dhe fakte interesante të Social Media për vitin 2013

Written by Fisnik Sylka

Derisa bota vazhdon të shfrytëzoj mediat sociale, mënyrat e përdorimit të rrjeteve sociale po bëhen

gjithnjë më të qarta.

Twitter me mesazhet e tij të shkurtëra është më shumë i varur në përdorimin e celularit dhe telefonave të

mençur. Rritja e pjesës vizuale të botës së internetit ka ndikuar që Pinterest dhe Tumblr të bëhen rrjetet

sociale me rritje më të shpejtë në planet. Google+ nuk është më i lënë anash pasi që është ngulitur në

web asetet e Google-it, duke përfshirë Gmail, checkin-at si dhe ekosistemin e telefonave celular Android.

Se cilat janë statistikat dhe faktet rreth mediave sociale për tremujorin e dytë të vitit 2013 mund të lexoni

në studimin e fundit të ofruar nga GlobalWebIndex.

Page 2: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#1. Google po i aftrohet Facebook-ut

Facebook ende dominon me 70% llogarive, por Google nuk është shumë prapa me mbi 50%. Krijimi i

llogarive në Google+ është i detyrueshëm sa herë që krijoni një llogari të re në Gmail, dhe kjo ka ndikuar

në rritje të numrit të llogarive. Nuk ka rrjet tjetër social që ka strategji të tilla si Google. Numri i lartë i

përdoruesve Kinez të internetit është duke prodhuar disa rrjete të mëdha sociale kineze si Sina Weibo,

Tencent Weibo dhe Qzone. Prandaj Facebook nuk e sheh si rrezik vetëm Google+, por edhe rritja e

rrjeteve sociale të Kinës që ndoshta do të jetë kërcënim në të ardhmen.

Page 3: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#2. Përdorimi aktiv i Facebook ende dominon

Facebook ka rreth 50% e të gjithë përdoruesve të internetit në botë si përdoruesa aktivë. Kjo statistikë

mendohet se do të shkon duke u rritur me rritjen e qasjes në internet për rajonet dhe vendet në botën në

zhvillim, duke përfshirë këtu Afrikën, Azinë dhe Amerikën e Jugut.

Page 4: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#3. Pinterest është rrjeti social me rritje më të

shpejtë

Rritja e pjesës vizuale të botës së internetit ka ndikuar që Pinterest dhe Tumblr gjatë 12 muajve të fundit

të rriten për 88% dhe 74% respektivisht . Twitter dhe LinkedIn janë poashtu pjesë e rritjes por vetëm me

rreth 40%.

Page 5: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#4. LinkedIn është më e popullarizuar për

përdoruesit e vjetër

LinkedIn është rrjeti i zgjedhur për shumicën e profesionistëve. Ky rrjet social është ndoshta më

konservativ për shkak të faktit se gjithçka është në lidhje me biznesin. Statistikat e fundit tregojnë se 7% e

përdoruesve të LinkedIn janë mbi 55 vjeç dhe 14% në mes 45 dhe 54 vjeç.

Page 6: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#5. Përdorimi i rrjeteve sociale nga

përdoruesit e vjetër është në rritje

Rrjetet sociale kanë qenë dhe ende janë një hit për rininë. Megjithatë, të rinjët nuk janë të vetmit që po

kënaqen. Rritja e përdorimit të rrjeteve nga moshat 55-64 vjeçarë është më e madh se 100% për

Facebook, Twitter dhe Google+.

Page 7: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#6. Google dominon në vizita mujore

Google+ ka numër shumë të madh për vizita në muaj me 1,203 milionë. Kjo ka shumë të bëjë me

aktivitetin e gjeneruar nga vizitat tek shërbimet e tjera të Google (leximi i Gmail), që llogaritet si një vizitë

Google+. Vizitat mujore në Facebook janë 809 milion dhe në Twitter 416 milion.

Page 8: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#7. Facebook dominon për nga ndërveprimi

social

Facebook vazhdon të domonoj për nga ndërveprimi social i përdoruesve. Çfarë ky grafik nuk tregon është

se ndërveprimi në të gjitha rrjetet sociale aktualisht ka rënë në 12 muajt e fundit. Ndoshta ne jemi ngopur

me rrjetet sociale? Megjithatë Facebook dominon me 62% të përdoruesve aktiv në muajin e fundit të këtij

studimi.

#8. Facebook më i përdorur në Amerikën

Veriore

Facebook ka 59% e të gjithë përdoruesve të internetit në Amerikën e Veriut si përdorues aktivë. Google+

arrin vetëm 15% dhe Twitter 25%.

Page 9: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#9. Rajoni Pacifik i Azisë dominon peisazhin e

social media

Kur flasim për një rajon (Asia Pacific) me një popullsi shumë të madhe duke përfshirë dy Vendet me më

shumë se 1 miliard qytetarë, këto statistika nuk duken të papritura. Kjo është pavarësisht nga fakti se ky

rajon ka një nga normat më të ulëta të qasjes së internetit në bote.

Page 10: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#10. Ngarkimi i fotografive është aktiviteti më i

popullarizuar në Facebook

Facebook është bërë vendi për t’i vendosur fotografitë tuaja. Ky trend nuk është vetëm për desktop por

edhe për telefona të menqur dhe tabletë. E çuditshme është se “like” ka renditje shumë të ulët në aktivitet

më të popullarizuara në Facebook në krahasim me veprime të tjera.

Page 11: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#11. Twitter është rreth aktiviteteve të

përditshme

Çfarë kanë ngrënë për mëngjes, ku kanë qenë ose me kë janë duke biseduar… Këto janë shkrime të

zakonshme në Twitter ku shumica e përdoruesve tregojnë aktivitetet e tyre të përditshme.

Page 12: Statistika dhe fakte interesante të social media për vitin 2013

#12. Google+ ka të bëjë shumë me fotografi

Google+ kishte një propozim të qartë 2 vjet më parë kur e projektoi user interface dhe funksionet për

Google+. Ngarkimi dhe shfaqja e fotografive është një nga gjërat që Google+ dhe Facebook e kanë të

përbashkët.