30
N E XHEP KAM NJE BOTE Cikli i parë: Atje ku heshtjet kishin frikë të hynin abortova përnatë ëndrrat që s’duhej të lindnin 1. TË MOS KISHTE NATË Të mos binim në gjumë të mos kishte shtrat ku të flije ti dhe mendimet të më vinin të kthjellëta pa tymnajë xhelozie pa vetmi të prerë Nata lëshohet me peshë tutem mos kulmi më zë përfundi jashtë ka vetëm huta të marrët dëgjojnë edhe zëtha nate kodra e gjelbër në bark të territ fle apo mori udhë dikah s’e di. Kuptimi për ngjyrat bisedat e zogjve detet e botës dhe unë kemi pjesëtuesin më të vogël të përbashkët: Natën kur krijesat e brishta s’rrojnë Dhe ti që të dua kaq shumë fle diku larg Natën e di ti lë gjithçka edhe qenien time edhe këngën që dhemb Të mos kishte natë të mos binim në gjumë unë do të harroja se s’më përket mua do të harroja dhe pikë. Sikur të mos kishte natë… 2. NDEZULLI Dua të jem Ofeli në Vjosë të vish ti pastaj në shtratin tim të ujtë në nënkresën me lule të jetë pranverë vetëm pranverë unë dhe lulet të këputura notojmë të vish ti pastaj të dashurohesh në pranverë në erën e luleve të këputura

Vjollce Berisha Ne Xhep Kam Nje Bote

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

NE XHEP KAM NJE BOTE

Cikli i parë:

Atje ku heshtjet kishin frikë të hyninabortova përnatë ëndrrat që s’duhej të lindnin

1. TË MOS KISHTE NATË

Të mos binim në gjumëtë mos kishte shtrat ku të flije tidhe mendimet të më vinin të kthjellëtapa tymnajë xheloziepa vetmi të prerë

Nata lëshohet me peshëtutem mos kulmi më zë përfundijashtë ka vetëm hutatë marrët dëgjojnë edhe zëtha natekodra e gjelbër në bark të territ fleapo mori udhë dikah s’e di.Kuptimi për ngjyratbisedat e zogjvedetet e botësdhe unëkemi pjesëtuesin më të vogël të përbashkët:Natënkur krijesat e brishta s’rrojnë

Dhe ti që të dua kaq shumëfle diku larg

Natën e di ti lë gjithçkaedhe qenien time edhe këngën që dhembTë mos kishte natë të mos binim në gjumëunë do të harroja se s’më përket muado të harroja dhe pikë.

Sikur të mos kishte natë…

2. NDEZULLI

Dua të jem Ofeli në Vjosëtë vish ti pastaj në shtratin tim të ujtë në nënkresën me luletë jetë pranverëvetëm pranverëunë dhe lulet të këputura notojmëtë vish ti pastajtë dashurohesh në pranverënë erën e luleve të këputura

Page 2: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

në puthjen time të lagur valë-valëdua të jem Ofeli në Vjosëti s’mund të më zgjoshBorëbardha u harrua në përrallën e gjyshes Hidushe

më pëlqen të jem Ofeli në Vjosëjo për rrokjen e njëjtë të emrave tanëveç për shelgun lotues që luledelet si foshnjë t’i mbaj në gjipër vjollcat që mbinë në lumë brenda

Ofeli do të jem në Vjosëpërrojet s’i duado fle pastaj me lulet pa u zhyturjam e lehtëbosh përbrendatë mos bëjë vapëhije dua me shelg trishtues

Ti të vish pastajkur të jem Ofeli unë në Vjosëe tëra luledele kur të jem.

3. CIKËRRIMË

Kur ti fleqyteti është i vetmuarparqet memece më shikojnë çuditshëm

ti zgjoheshjeta rikthehetgëzimi se ku më gjen mua

rrugët i kënaqen ardhjes satebota ikën bashkë me tyndenjësen e bardhë e lag shiudielli nuk lindtë pret

unë e di ti prapë s’do të vishs’është gjë e madhe kjomund të flesh akomaqyteti po mësohet me vetminë

unë tretemcikërrimat janë kriminele.

4. ***

Ti mos eja,kalendaret s’e çajnë kokënecin tutjenjë zë i harruar sopranejes’rresht

Ti mos ejaNgjyrat tërhiqi nga jeta ime

Page 3: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

le ta humbim rrugën drejt kuptimit rozëzëri sopranë mbytet mes ngulçimash

Ndjej neveri.Një këngë dashurie jep shpirt.Të qaj?Jo. Lotët s’frymojnë në morte kaq të mëdha.

5. S’BËJ NDONJË GJË

Dera pret një gisht që troket Vazon e kishin parë tek mblidhte lule dhe qeshteTavolina bleu e gatiti gjithçka që të pëlqen(Ua! E paska djegur ca mishin!)Karriget dhe rruga s'u miqësuan dotQiriri u ndez dhe lutet të vishSeç iu tek Pirros të këndojë për ty!

Vetëm unë flej. S'të pres.

06. GJITHÇKA E TRAZUAR

Thellë brenda nesh gjithçka e trazuarmort kemitelefoni ka vdekur ashtit tim fuqishëm mesnata i biepoezia vajtonnë të zeza e veshur

i arratisur që moti gjumi bredh në shinë gjithësinë timetë vetmuara dy yje lotojnëtakimet e sëmura në një skaj dergjenmjekë jemi vetë s’e dimë diagnozën(mbase dhe s’duam t’i shpëtojmë) !?

arsyeja kufij të pathyeshëm vendospërtej s’depërtojnë as shpresatgjithçka ka ndryshuarnjëlloj s’është asgjëe premtja ka boshsipëlcet e mërkura…e shtuna… as që dua ta kujtoj

thellë brenda nesh gjithçka e trazuarperëndojnë ditët e bukuramort kemigjithçka po vdes që është jonakëtë natë qiriri s’po ndez…

heshtje ndjenjash të ndrojtura(ç’rrëmujë, ç’trazirë në ne)Brendathellë…

Page 4: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

7. TË BËHEMI PËRRALLË

Eja më merr nuse,në krahun e pestë të yllit bëjmë shtëpinëyjtë do hedhin vallenme koreografi lasgushianedhe s’do qaj më kurrë

Eja më merr,nuk i kam zënë besë përrallatvetëm fundet ia lakmovahaj bëhemi përrallë me fundhaj i gjejmë të qarës një fund

Eja më merr nuse,në krah yllidasëm të bëjmëteksa yjet kërcejnëteksa qiejt përgjojnë.

8. ISHA E VOGËL

Isha e vogël atëherëkjo më dukej poetike dikure përsërisja shpeshtani e diisha e mitur vërtetedhe flokët i kisha të shkurtërasa po ndërtoja një rrugë jeteqë sillte vetëm te tirrugën që nënvetëdija ime e mësoipërmendëshpara se të ecja unë në të

e vogël isha atëherënjë skicë e thjeshtëpo kisha dëshira të mëdha

netëve të shihja ëndërrmëngjeseve mblidhja lulefëmijëria ime s’të zintese këmbët i kisha të vogla

qiellin e vizatoja të kaltërpa ret’i puthja vetëm sytëisha e vogëlmblidhja lulepo kisha dëshira të mëdha.

9. TI JE KËTU

Page 5: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Ti je këtuPo ai ka kohë që ka ikurBashkë me borërat që s’bien mëTi ke edhe duar edhe përkëdheljeTi ke edhe buzë edhe puthjePo ai ka kohë që ka ikur tok me drithërimat e miaS’rënkoj mëTi je këtu bashkë me natën që e duaAi ka kohë që ka ikurMe vete ka hijet dhe shtratinTash s’gjetkemi një vend për t’u shtrire ne dy

Ti je këtuE ai ka kohë që ka ikur me shumëçka timen.

10. A VDESIM SONTE?

I dashur,a vdesim sonte?e bukur është vdekja në krahët e njëri-tjetrittë paktën s’do mbajmë më frikëse mos zgjohemi vetëmnë një botë të shëmtuarnë një botë shterrpëmarrim një frymë të përbashkëtputhemis’kemi kohë për shumë gjëramjafton një të dua e madhedhe pak drithërima

pastaj i mbyllim sytësjellim ndërmend gjithçka tonën:parfumet e miabrekët e tua të gjatatelefonatmesazhetca zënka më kujtohen si nëpër mjegullbora e madhe e atij dimri-prushmalli që na u qep fortyjet që i kapëm me dorëputhjet…përqafimetteksa hëna ulej në sup të qytetit.

I dashur,a vdesim sonte?e bukur është vdekjambi çarçaf të bardhëshkelma syrindo të jetë fare lehtës’duhet thënë shumë gjëramjafton një të dua e madhedhe pastaj i mbyllim sytësjellim nëpër mendatë shtëpi të vjetëratë dhomë të errëtku...

Vdesim sonte i dashurtë lutem mos ma prish!!!

Page 6: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

11. DY MINUTA PRIT DHE…

Mund të mos vij mund të jem harruardy minuta prit dhe shko

rrugët janë të gjatagrumbuj zuzarësh më ndalojnëti mos prit shumëpritjet i lodhin dashuritëmë kujto një herë dhe shko

udhës mos blej trëndafilaende më pëlqejnë shumëpo mund të mos vijmund të jem shuardy minuta prit dhe shko

ndoshta më është tekur ta grij dëshirënti mos prit gjatëdhimbje s’dua të keshmund të më kenë lidhurmë thirr në emër dhe… shko

do të jem përpjekurdo të jem nisur me vrapmë kanë zmbrapsur urdhratbesoje këtë dhe ik

ndoshta s’vijndoshta s’mund të vijdy minuta prit dhe shko

12. BURBUJË

Them ja kortezhijam vetëm unë atyç’kortezh i shëmtuar!

në varrim s’ka njerisapo të nxora nga një kishë e harruarthua që s’je i krishtere di vetmia të ka mësuesdhembjet t’i njeh Krishtiështë po aq i vetmuargozhduar në kryq Ti në mua

Sinonim i kryqit-Unëzhbëhen djajtë tek më shohine humbe dhe kryqin ai mbetet në stuhi të kupolavemë s’lind Jezutë gozhduar s’do të ketënë është lehtësim s’e dikur prore vrimat shkaktojnë dhembje vrimat - pasojë e përjetshme e gozhdimit.

Them ja kortezhi…

Page 7: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

pa njerëzpa kufomë konkreteritualet i dogja dashuria qe rit

Kërkova lotin mbrëmëmë të fundmen pikë (s’e gjeta)e çoroditur vdekja e domosdoshme ndarja

Tërmetet ma godasin kokënbrendinëe dashuruar jamnë mua dikush po vdes.

13. FLUTURUSHA

Isha budallaqkë kur të deshangapak fëmijëngapak hutë

ushtroja detyrën e adhuruesesisha fluturushëisha vjeshtë ngapak

eh, sa më ka marrë mallitë bëhem budallaqkëpakëz fëmijëe lojtur ngapak.

14. ERDHI TEK UNË MBRËMË

Erdhi tek unë mbrëmëdhe s’u zgjua herëtmajet e gishtave i qenë bërë copës’mund ta mendoja një gisht pa majënjë gisht cub

Plagët ia pata lidhur dikuredhe atë më të thellën secilën…ofkëllentemë mbiçmontemandej s’flitej më për toi harronte (ndoshta)

ende s’e di a iu shëruan

Më hidhej mbrëmë t’ia lidhja dhe këmbëtpo nën fashë s’do ta shihja shëriminai me siguri s’do të flistedhe… (s’mund ta them)më pak vlen një këmbë se një shpirt-plagë kurrë e palidhur.

Ai erdhi mbrëmë tek unë kisha gjakosje të brendshmepër herë të parë hyri kah dera

Page 8: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

erdhi që të nesërmen t’i merrte ato pak gjëra që më kishin mbeturas bishtin e cigares s’e harroikëtë e kam pirë moti, më tha,imi është

këmbët s’ia lidhandoshta kishte ardhur enkas për tou zgjua vonëzvarritej si ditët e mia pa të gjithnjë kishte ecur në majë të gishtavetani s’i hynin në punë

E pashë kur u nis njeriun pa hapatinëzarin timqë si frymë ma pati mbërthyer qenien

askurrë s’do ta ndeshja në jetën times’kishte më as majë në gishta

s’do të vinte më.

15. E JONA S’ËSHTË DASHURI

Do të thuash e jona është ndryshemund dhe s’mund të quhet dashurii ngjet një lojeme tendenca për të mos u luajtur kurrëpërvidhet ngapakndalesa është lavire përpara saje ajo një ndalesë e përbetuar

Do të thuash se e jona është ndryshee çuditshme për t’u quajtur dashurimozaik postmodern a dadaistcopash labirinthindërprerjet s’e vënë në dyshim ndjenjën veç fjalën(të dua s’thuhet kaherë)

Do të thuash se e jona është ndrysheashtu them dhe unëtë korrigjoj:ajo është tejdashuridashuri grimcash gjithësieprokurore që dënoi mëkatin.

16. ME SHI

Më kujto shi kur të bjerëmë pate parë edhe me flokë të laguranjë dashuri prej shiu qe e jonalart…lart fluturonin dëshirat si lejlekëdhe kurdoherë gjendej një gjahtar aty pranëne qanim me shinetët kishin vetëm pikla uji e kurrë ëndrrase kush guxonte të ëndërrojë

Page 9: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

e di shpirt kur të jesh duke soditur shiununë akoma s’do ta kem parë as edhe një ëndërr

kur të bjerë shi jetësomëjetësomë kur të bjerë shi e kur të jetë natënë një të tillë më mbajte në krahëtek kërcisnin orët si lëvozhga arrashdhe gjithçka qe humbëtirëpërmbytej gjithçka

më kujto kur shi të bjerëlëshohu në shtrat symbyllurrend në ditët e bardhashkolla e largët do të jetë lagurdo të ketë të ftohtëdhe kujto si qava për pëllumbat që fshiheshin pas strehëvehistori pëllumbash ishin për tyunë e di ato e patën mësuar dashurinëmë mirë se timë mirë se unë

kur të bjerë shi do të vigjithë botën do ta heq zvarrë pas vetes për t’u shfajësuarmund dhe të më mbash mërivërtet u gdhiva në një sup të huajpo qava… qava e u luta për shi.

17. TA THEM UNË SI TË MË KUJTOSH

Kujtomë me lulesinonim imi le të jetë ajodhe zemra e arit në qafë

do të vij veç kur akrepat puthiteni lash gishtërinjtë atje në flokët e tumos qaj… S’ishe dhe aq i keq me mua

në do t’ia beh ndonjë natëme akrepat e orëskujdesu për lulet

mos thuaj: jetojnë pakvyshkjen e pranojtretjen assesindaj qiri mos ndez!

18.E PAGJË

Mos më trokisni në derë mbrëmë i fala edhe ëndrrat e funditato ngjyrë trëndafilitë ruajtura me vite në kutinë e stolirave

mos ejanis’kam ç’t’ju japnatën që shkoi e pashë veten nusepamje që më vinte shpesh

Page 10: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

që atëherë kur e skuqja fytyrënme buzëkuqin e mamasë

gjithherë më morët nga diçkatani s’kam më as ëndrradhe ju s’e vrisni mendjen

Mos më trokisni në derëmë mbeti vetëm një qiell që më rresh shitë dielën e fundit të secilit muajmë shkund mendimise të dielaveqielli im i vogëlmë mban meshëpër shpirtrat që humbën dikupër miqtë që s’kthehen mësi minutat e orës së lumturdhe për atë, Donin

mbrëmë i fala edhe ëndrrat e fundittash kam vetëm qiellin e vogëlpo juve s’ju pëlqen të lageni nën të

mos më trokisni në derë !!!

19. ANTITEZË E DASHURISË

E marrë bëhem kur dashurojPo dhe dashuria marroset në muaBritmat shuhen në klithje të fshehtaE tëra qajeqeshje jam

Shoh si u thyekan ndjenjat Para ligjit të arsyesSi bëhem Hënë kur Dielli ka vdekur

Marroset dashuriaMarrosem unë

Mund të pyesni për datënT’ua them emrin e tijEdhe një adresë po kërkuat nga unëEmrin e tij do ta dëgjoniMë pyesni për jetënJu flas për TëFundja… fjalori im ka vetëm një emër

Prore zvogëlohem Një qukapik përpivaÇ’dëm!Ndodh fitoret t’i pres e gjunjëzuarE bëj dashurinë të luajë mendsh

Pse hutoheni Dashuria vjen ndryshe tek uneE marrë bëhem kur dashuroj Po dhe ajo marroset në mua.

Page 11: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

20. KJO S’ËSHTË NISMË

S’ka të përtejmeMe heshtje kurorëzohen dashuritëTi mbetesh edhe pas teje

Vjersha më ka rënë në shtëpi publikePasojë e një ndjenje të çoroditurQë brenda të mban dhe ty

Kjo s’është nismëPo munde harroi të gjithaEdhe mua edhe shiunVetëm mos ma kërko të njejtën

Ti mbetesh edhe pas tejeGjërat qarkullojnë në cikëlKthehen në zanoren e dytë të emrit tëndMarrin trajtën tënde

S’ka të përtejmeNdonëse lind në çdo skaj ku shembesh

Cikli i dytë:

Në cep të gotës lëre shijen e puthjes satedo të pi me shekuj nga ajo gotë

21. ***

Ti mëso të dashurosh shpirtëndrro një qiell verenjë puthje të athët nën të

mëso të më sjellësh në mendjeme sy që s’guxuan kurrë të qajnëme një gazetë pa kronikë të zezë

mëso shpirt se në botë ka kaq njerëz që i zë gjakuqë picërrojnë sytë para plagës

mëso se deti nuk është largdiç na lidhi me të gjithmonëka ëndrra…shumë ëndrrafundosur, mbytur në të

shpirt, mëso ta vësh dashurinë pak më lart se koka jotemëso ta shohësh në sy pa frikëajo s’ka mundur njerinë jetë të jetëve

mëso ta duash natënt’i duash edhe terrinatnjë e tillë bëhet lehtëçerdhe dashurish të ndaluara

Page 12: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

mëso t’i lexosh poetëtkanë qiej dëshirash të heshturakanë nevojë të ethshme për Ty

puth shpirt pa u lodhurpa hezituar puthdua të jesh i përjetshëm

i dashur, mëso të më dashurosht’ia punosh jetësdhe të qesheshtë qeshesh e të më shkrish.

22. DASHURI SA NATA

Natë është.Për të mijtën herë të dashurojafati është i caktuar:deri sa të hapen grilat e natëspastaj të largoj nga vetjapres të mbyllen sërish grilattë orvatem të të dua jashtë masemë tepër se mbrëmë.

23. NË XHEP KAM NJË BOTË

Sytë më trembeshin nga sytë e tudhe zhdukeshin në çmendi shikimetfjalët humbnin rrugënkur ti u kushtoje vëmendjeZeniti robëroheje sytë…akoma më trembe(shi)n nga sytë e tu.

Një varr e kam atje tej në harresëdo të t’i fus kockatlëkurënbuzët…veç sytë jo-ato janë botë.

Në harresë miha gropënçdo gjë në të është varr kujtimeshaty do jetosh këtej e tutjes’do rrezatosh më dashurigjithçka tënden do e lë brendapa ta kursyer as buzëqeshjen që më josh

Në gropë do të ta mbuloj këngënzërinputhjenveç sytë s’ti varros- në xhep kam një botë

24. AI

Ai vinte në Tetovë veç kur binte shiKur qielli mbushte gropat me pikla çdo anë

Page 13: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Ajo ngazëllehej, thoshte ç’rastësiDhe s’e mësuan bashkë në qeshën a qanë.

Piklat, shiu, gropat i bënin natës këngëAi ritmin dëgjonte malli i bëhej varrAsaj si mol vargjet ia zhdukte një brengë:Shiu së fundi do e shuante atë zjarr

Në Tetovë kalimthi pati shkelur prapëS’do mend që i kujtohej shiu dhe AjoNën qiell të kalter seç digjte një vapëAjo tundte djepat dhe kund s’dukej, jo.

Kishin rënë shira të rëndë a të lehtëVitet ishin hedhur në një hon nga s’vinëAsnjë shenjë të vjetër s’kishte për të gjetëTë thara gropat s’e njohin, s’e dinë.

25. EJA ME SHIUN

Në bregun e ylbertë presShi nuk bieti s’vjen

kangjellat ia vura kohësnatën s’ia dola ta mashtrojti s’vjennuk bie Shi

vargjet shpërndahen. dot s’i mbledhPoezia nuk shkruhetkur ti s’vjen e Shi nuk bie

dikah e ke nisur vetenrrokjet venë me tyadresën time s’e dinëas vargjet as tias Shiu

26. RRITA

Tash u thye ëndrra për një botë Tonënu rritëm ndoshtabotë për dy njerëz nuk kae mësuam ndërkaq

dashnorë të mëkatuarpër ju s’ka rrathë ferrimollën e kafshuat ama!

Në një përrallë jetoka shtëpia jonëe vogla me kulmin vjollcëmuret e kuqrremta…

Poete mjerane je, më thua,s’ndërtove një saraj për dashurinënjë oborr mbretëror

Page 14: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

po vure ca yje që flasinnjë bibliotekë-arkivnjë breg të vetmuar…

Unë qaj kur ti s’e njeh poezinëbëj një vjershë luksozepër qejfin tëndme vila verimime avionë të kaltëri shkojmë qark botës

Ç’shëmti!vend s’po gjetkemi kundpër shtëpinë tonë të kuqrremtë

U rritëm.S’ka më Ne.

27. NËSE TI SHKON

Nëse ti shkonvetëm urrejtje s’do të kesh lënë pashera-herës mund edhe të qeshemtë qeshem me të madhe kur të më merr mallingashërimet t’i mbys me gazdhe të kujtoj:sa të padenjë janë ikanakët për t’u dashur.

28. KRIJIM NGA NJË VARG I GJYMTUAR

Ti lind kah s’të kam priturbefas krijohesh nga një varg i lënë përgjysmëmë dhemb fjala e papërfunduarvargut që të ndillte s’i vura dot pikëi përsosur do të ishe me të

rritesh pa dhënë llogari për të djeshmenerrwsirws i shpifet mortja kur tw sheh gjurmëtar i kohëve të paqena

po e heq zvarrë vargun e papërfunduarmes klithjesh rikrijoj imazhin tënd:shfaqesh stërmadhs’të zënë dot fletëtas muret s’mjaftojnë për përshkrim të denjë…sa bukur ëndërrokam

e krijova vetë atë varg të gjymtuardiku thellë në të krijova shpirtin tëndpër çudi sot jepem kaq fort pas tejesikur qeshë krijesë jotja dhe e vargut të lënë përgjysmë.

29. TË LUASH DASHURINË

Ky është vetëm flirt

Page 15: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Tepër banal për t’i thënë dashuriE ku u dashuruakan qeniet e gjalla!?Mund ta dua vetëm telefonin tim celularMund të më dojë vetëm llamba e leximit

Dhe tani që mbeta vonëPër t’u quajtur adoleshenteKam sall ndjesinë e flirtit të madhBashkë me atë djallin përbrendaQë më pëshpërit se ti ekzistonUnë i besoj lart e poshtëSa ekzistimit të një bote tjetër shpirtërash

Ky është vetëm flirtKëtu s’investohen ndjenjat e virgjëraKëtu vrapohet drejt njëri-tjetritSa për të treguar burrëriKëtu s’ka rëndësi nëse ti ekzistonE rëndësishme është të shfryhetNdaj Botës që bëri të ndjehesh tutcan

Këtu ke kënaqësinë të luash dashurinëSa për t’ia mësuar flirtin tjetrit.

30. LËBYREM

Dhe ti që s’vjen përditëty që pret ftesa të veçantas’ka kush të të shkruajë

unë po marr rrugën në krahë shtërguprapabote të ikime ty brenda

CIKLI I TRETË :

Kam dhe dashuri të tjera që më ngacmojnë, por janë pak

31. UJKU ME SY KAPROLLI

E vranë poetin që bridhte natënPenën e kishte përgjysmëE kishte hëngër të shkretënNë fund ia doli edhe ajoIa hëngri kokënInstiktin e ikjes zhvilloi ujku që ndiqejS’u mësua kurrë t’ia mësyjë një kopejeU ndoq U vra I ndjeriVetëm pse një katragjysh i quhej ujk

Page 16: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Vetëm se babai i kishte shkuar rreth e rrotullNjë qengji galanKjo heshje nate fsheh plumbin e funditPër mua Sendet bërtasinUjku pati vetëm instiktin e të shkruaritInstiktin e ikjes U vra!!!Se kush ngacmuar ia kishte trurinNervin e urisëI ngopur ngordhiPër çudinë time syrin e kishte të hapurSy kaprolliÇ’ironi!!!Ujku me sy Kaprolli!Mbetur borxh i kishte shpirtitNdaj qepallat s’iu afruan

Kam filluar të ulërij Sendet bërtasin në formë ulurimePështjellim që të ngjall krupënE kaluar qoftë!!!E shkuar qoftë!!!

E vranë poetin që bridhte natënEdhe një plumb ka nataPër muaE di,djalin do t’ma quajnë Ujkan

Dhëntë Zoti nipin mos ta ketë poet!

32. JAM E VARFËR SI BOTA *Nënës TerezëDhe toka ka pak dritë, NënëNjerëzit janë të brishtë Dënojnë dashuritë

Njerëzit kanë harruar të lindin Ata nuk zgjasin dorëSe nuk kanë Kanë sall ca sëpata të mprehtaUa kam frikën, nënë

Më theTa rindërtoj pa bëzamë atë që ma prishën natënAtë që e bëra tërë jetënDhe unë s’guxojKam atë djallin përbrendaQë më kërkon shpagim për tyQë s’të zuri kurrë

Botë e tërë e varfërDënon dashuritë Të varfër janë të pashpirtët, më the,Të varfër janë të padituritTë gjithë janë të varfër ngapakDhe s’kanë mëshirë për veten

Page 17: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Ndihmoi o Zot mëkatarët, thua,Unë s’e them dotJam e varfër nënë Si bota

33. ASHTU DESHI MEMI

Kur im atë më pagëzoi Vjollcëbutësinë kishte në mendje

gotat u thyen pa u cakërruar mirërrëqethej Prishtinadollitë u ngritën për jetë të gjatëkjo s’qe më e rëndësishmjaata harruan të pinë për fatin tim

do më thërriste Vjollcëdhe jo Liridonë a Qëndresëai ndillte një kohë tjetërku qëndresa ruhej në muzee liria kishte ardhur qëkuri

ishte moskohënë një lagje me mua flinin pesë Trimeshkronjat i mësova bashkë me tri Qëndresa Lirie quhej shoqja ime e fëmijërisë…ishte kohë idealeshfëmijët kishin emra më të rëndë se vetja

më thirri Vjollcëmbolli një tufë ndjeshmëri në muanë vargje poetësh të lojtur më fshehu

u dashurova në shiashtu donte im atë

ngjizi në mua pak jetësa vetmisa hutim…isha Vjollcëlule e tija

ah! Harroi të vriste kalimtarin që do më shkilte në çeltinë pahiri.

34. ÇATIVE SI MACE

Me vdekjen time u ndeshas’ishim parë motimë paralajmëroi se do të më braktistenjë korb do ta merrte teksa bën dashurimua të lënën më la

Tash s’flas më me vdekjen time

Page 18: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

do të trokas një ditë, më tha,kur të më kenë harruar të gjithë

asokohe çative shetisja si mace e zezëdhe u qeshau qesha me një qeshje që s’ishte imjaposi shtrigat në përrallëvdekja s’po trembeje shkreta atëherë kur t’i teket të më trokasë në derëmoti do të jem mësuar të harroj dhe të braktis.

35. VJERSHË PËR JONËN

Jona duhet jetuarndryshe shthurrjet do mbajnë erëluleshtrydhe

e heshtën Jonëni vinte era shiera këngëe tëra lirikë qe

ajo i di të gjitha:e ha ndryshku botënpërfolen edhe yjet

I kujtohen drithërimat e mamkës mbi bar të njomësa fort e deshi këtë fëmijëbijën e një klithjeje të përshpirtshme

Jona i di të gjitha marritë:ka parë dënimin e prindërvenë shtyllat e turpitpse deshën të duajnëdhe varrimin e tyrenë anët e kundërta të një muri kinez

klorofil i Botës është Jonaështë edhe qepallë e lagur ngapak

ajo djeg vuajtjensi Romën Neronivendlindjet janë djegur kaherë

mamka i jep frymë JonësJonës që s’u formësua as në mitëri vinte era shiera dëshirëjetoi në gjethe, në arnanë sythe lulesh kish shtëpinëe përshtynë

Jona… ah, JonëMos thuaj se s’të deshën prindërit!

36. PARADOKSE

Page 19: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Me vite thurra litarë durimiNë përjetësi për t’u ngjitur

U shtanga në mes të udhëtimitPamundësia ngadhënjeu

Në litarin që me vite thurraTë var a thua veten time?!

Apo të thurr mbase akoma paradokse…kjo tani është çështja!!!

37. HIÇ MË SHUMË, EDVINË

Ti Edvinë je si poezia:e vockël e madhe njëkohësisht

je më e bukura fjalë e buzëve të miaunë s'flas motrushtë të nxjerr s'dua nga vetja

ma sjell detin përparapër t'mi bërë netët poezibën dhe pak erë të krijosh valëti e di se shpirtin lë aty

je si poezia Edvinëmë rebelon më vdes më qesh

je poezi e hiç më tepërvdes për natyrë pas shiut, të themunë vdes nga natyra pas shiut, më thua

ti Edvinë prapë më acaronje poezi Edvinë hiç më shumë

38. ***

E shita botën djemë paguan sall një ëndërr të bukurdhe ca këngë labedhe hiç më shumë

një rend i ri ekonomik:ëndrrat ndërrohen me ndyrësiraqë dinë vetëm të rrotullohenkjo më pëlqen

e shita botënpër çudinë time e bleu lypësja me kapotë rozefundja kush ëndërronte më mirë se ajo!?

ma mësoi një këngë dhe qeshtee saj ishte bota

Page 20: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

e shita a ia fala s’e die ndërrova me një ëndërr të bukurqë zonja me kapotë roze e shihte vetëm mëngjeseveteksa unë e gjoramendoja se ëndrrat e kishin lënë moti

bota u shitzonja me kapotë roze po çmendets’u pajtua me gjumë pa ngjyratë këndoj u mësovatash do t’ia mbathdo vete pas ëndrrës

39. A THUA JETOJNË ATA QË S’TË NJOHIN?

Poezi,ka gjëra që s’m’i zuri vargus’t’i thashë po s’të kam gënjyer kurrëkam vrapuar në inde vargjeshku lashë pjesë të vetes

e ti je foshnja ime që s’ngopetme një lindjeje fëmija që më ngjan aq shumë

Të detyrohem poeziSot kur më shembin të gjithëS’t’u ktheva gjithmonëKa net kur të mundiIme motër LindaMë tërhoqi në një bisedë intimeDhe unë e desha më shumë

ka gjëra që s’t’i thashka net kur të ikadhe ti qe përherë aty

CIKLI I KATËRT:

Ishte dhjetorpor s’bënte ftohtëvjershat s’ngrikan as në dimra të jashtëzakonshëm

40. NJË NATË NË DHJETOR

Si të të sjell sonte këtuNë këtë festë ku kujtimet kërcejnë Asgjë s'pipëtinTy s'të pëlqejnë ndejat e zhurmshmePrandaj jemi vetëm unë dhe MozartiShfaqet spektakli i vetmisë së madhe

Page 21: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Jemi vetëm unë dhe MozartiTi mos u bën xhelozAi ka harruar si bëhet dashuri

Pse s'trazohesh të më vish?

Kur varëm vetenKujtimet i patëm si shkëmb nën këmbëI shqelmuam dhe... vdiqëm

Përvjetor të rëndë festojE s'di si të të sjell ty këtuTavolina bëri gati gjithçkaE vdekur shishja e verës mbi të

Unë s'pi pa tyMozartin e dehu pentagramiE shpifur është veraKësaj nate kur marrosen kujtimetKur është mesi i dhjetoritKur bën ftohtëKur Mozarti i dehur dergjet në këngëKur ti s'jeDhe jashtë bie Borë.

41. MË BIEN NDËRMEND DIMRAT

Ime mëmë bindshëm thotë se më ka lindur në gushtverë paskësh qenë atëherëmua më kujtohen akujt përreth dhe gjaku që më kish ngrirë në dej

nga fëmijëria mbaj mend vetëm sajënkapelën dhe dorezat e kuqes’më bënin përshtypje lodrat kukullave s’ia kisha fort ngenë

dy herë kam qarë me vaj kur qesh fëmijë:kur s’dija të rrëshqisja (s’u mësova dot)dhe kur dielli i mëngjesitma shkriu dordolecin - veprën e tim ati

dy herë qava edhe më pastajkur qeshë e rriturkur të desha tykur mbaroi dhjetorikur lutesha të kishte dymbëdhjetë dhjetorë në vit

borë bie edhe sotpor jo deri në bel ngrinë mbrëmjet e qetaShkollën e largët mbulon

të mbulon dhe ty

Page 22: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

42. TË IKËSH?

Përse duhet të ikëshkur jashtë ulërijnë ujqitkur kemi një gjysmë jetepa u dashuruartë ikësh përse?

43. PËRGJUMJE

Vjen ndonjë ditë paksa e kthjellëtme ty brendanjë ditë blerinëgjumë bëmë i dashur përgjithmonëgjumë të plumbtës’na vajti mendja të zgjohemi

na u përgjumën ditët pa i larë sytëëndërruam kroje të ftohta majëmaliku s’ngjiten njerëzit…shpirtsa më vjen keqqë ishim njerëz dhe ne

CIKLI I PESTË:

Vjersha që s’i bëja dot më shkurt

44. Sërish kësaj nate mund të shkruaj vjersha

Kësaj nate mund të shkruaj vjershakur midis meje dhe Nerudës nis një garëpër vjershën më të trishtueshmeqë ia kall datën dashurisë

ç’po ndodh me fjalët e mia?ç’përndizen e tringëllojnë trishtueshëm?Tmerrisht netë roze në muae Neruda bën gjoja e ka harruar atë natë kur shkruante vjershatmerrisht të trishtueshmengrihetma ndez një flakareshpoetët u egërsuakan (!)o tani… tani do të shkruajë patjetëre kujtoi vjershënatë të asaj natembase edhe vetë atë natë

Jemi në garë trishtimiunë dhe Nerudaai është nëna e trishtimitunë babai(gjinitë s’përputhens’ka rëndësi)kësaj nate mund të ndodhë gjithçkaedhe tmerrisht e trishtueshmja…

Page 23: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Ka të ngjarë ta shikojëme përbuzje vargun time i butë mund t’i duketçdo fjalë aty jam Unëçdo pikë është trishtimi

“Kësaj natë mund të shkruaj vjershatmerrisht të trishtueshme…”mbase ta kaloj dhe ty Nerudëse edhe unë “kaq herë e pata puthurnën qiellin e hapur”kaq herë më pati shtrënguar në krahët-zjarr…(po çmendem, Nerudë)

Të njejtën vjershë e shkruajmë të dynuk di nëse ka kuptim të garojmëhumbës jemi kahmotqë ditën kur humbëm dahurinë…

netët edhe më tej do të zgjatenkërkoj ndjesë nga miku im Poetqë ia kujtova atë natë frymëzimi të trishtueshëmia kujtova vjershëna bukuroshen me sy të mëdhenj…

(E di Nerudë?imi ka sy të vegjël“e si të mos i desha ata sy?”)

Tani jam vetëm si Diellipa një tjetër Diell për ta dashuri denji im iku me të tjeras’bëhem dot ti, Nerudët’i them dhimbjes ndalndal dhe rreshtave për atë që e desha

Nerudë,të pata marrë për të çmendur kur…mbase ke pasur të drejtë:“Sa e shkurtër është dashuria, sa i gjatë harrimi!

Kësaj nate do të shkruaj vjersha patjetëre Nerudës mbase ia kalojs’më pëlqen të jem më e trishtuara në atë dashuri

Vjershën ma trazon i treturimë duhet të shkruaj trishtueshëmposi im mik Poet

Jemi të njëjtëhumbës që të dymë kot garojmë(për disa orë do të na braktisë edhe kjo natë)e pranoj se shtegtarin gjithmonë e deshae aiherë pas here më pati dashur…

Neruda është më krenarS’dorëzohete thotë ndryshe vjershën

Page 24: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

tmerrisht të trishtueshme…

45. BËHU I MIRË

` Bëhu i mirë i dashurashtu si të rris në mendjeashtu si zgjohesh damarëve të midhe unë e nis një ditë me iluzionenarkozë që s’më lëshon assesie nis një ditë plot jetëkjo do të thotë plot tinjë ditë që s’mbaron kurrëas kur vrapoj rrëzohem rrokullisembrenda jetës së shpifurbrenda pëshpërimavedhe lutem të ndërrohet diçka në muaa së paku le të ndërrohet diçka rreth mejepër shembull ndonjëra nga rrugëtku eci përditë me veten fshehur në xhepndonjë tavolinë ku mbështes kokën dhe qajdërrasa s’kuptontë paktën s’di të pëshpërisëherë më teket ta ndërroj Samirën me një mike (shurdh)memece

Unë përditë rinis jetënme forca të njëjta që kaluan në muanga i vetmi shikim ytiforca që zhduken mbrëmjeve bashkë me ty;unë shoh si lind e perëndon një gjë errumbullakëtpa ndikuar asnjë grimë mbi muanjë puthje e çmendur e zhbënbrenda meje në çaste unë kam mundësinë të qaj…të qaj shumësi rrjedhojë e energjisë së atij kontaktitë çmendurtë zhbërë

Bëhu i mirë i dashurdhe s’do të kem asnjë ankesëkur ti sundon indet e miabëhu i mirë shpirt e ndize këtë natëme hirin e grumbulluar brenda mejemë ndez dhe muam’i ndërro ditët e lodhura prej makinetë lutem i dashur bëhu i mirë!!!

46. SHTËPIA UTOPI

Buzëliqeni ndërtova shtëpinë tonëMe kulmin vjollcëMuret e kuqërremtaKemi vetëm dhomën e gjumitShtratin e ngushtëKu mbrëmjeve ma tregon

Page 25: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

Përrallën e vogëlushes së dashuruarNë engjëllin që do të jetojë tri ditë në tokë

Unë qaj rishtas me këtë përrallëTë futem më thellë në kraharorPër të mos u lënë vend barrierave

Dielli na gjen të përqafuarGjumi s’ka guxim të na ndajëNatën kemi ëndërruar njëri-tjetrin

Në përdhese na pret një kuzhinëNjë mesore me banjën e vogëlDhomën e ditës e shndërruam në bibliotekëAty më pëlqen ta shkruaj poezinëTeksa ti shfleton dokumente me vlerë

Ditën fare pranë liqenit bëjmë dashuri Mjellmat mospërfillëse shëtitenValët tërbohen nga ziliaE pushtojnë bregun

Ka çaste kur zihemi për gjëra të kotaTi ankohesh se poezisë i kushtoj më tepër vëmendjeUnë të akuzoj se këngën e do më shumë

Është koha të më vësh në gjumëS’përdori nënkresë(jam mësuar të fle në supin tënd)Përralla fillon…

Gishtat në flokë t’i ndjejHumbas në rrëfimin Për vashën dhe engjëllin e dashuruarPrapë qajPyes nëse të duket histori e njohur kjoE di që të mundon fundi i përrallësAs ty s’të pëlqejnë ndarjet e dhunshme

Kërkoj t’ia ndërrosh fundinTi prapë s’e bënMë thua: ata jetuan dashurinëMadje Ishin të lumtur Jetuan (veç) tri ditëPër t’u dashur gjithë jetën

Ndjej se po më zë gjumiNë shtëpinë tonëDhe përralla më duket e njohur…

47. SHKATËRR

U bënë më shumë ditëme vargmale mallinë gërshetin e sime bijethura zymtësinë me të qarat bashkënga padija ia helmova ardhmërinënjë dashuri prej qelqi e pret andejbukuroshen time sygështenjë

do ta jetoj jetën tënde, nënosh

Page 26: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

më thotë teksa ia mbath çorapetajo s’e di se xhamaprerës nuk ka mëe vogla ime pranon të kujdesetsijeta për një kornizë

ç’tmerr! Ajo dëshiron të jetë si unës’ka kuptim për dashuritë e qelqtaas për vargmale malli me vite të ndrydhur ...oh, po ajo s’të njeh as tys’të njoh as unëu bënë shumë ditëkaq herë i ndërruam kalendarët

ti shëtitësh në shtëpinë timeplasje më vjenvetëm unë shoh si hyn e dele atë pamje prej elegantiBëj ta mbyll derënTë të lë jashtëPërtej derës më duhet t’i derdh qelizatE frymën ta bëj llambë sokaku

Pa turp në shtratin tim bashkëshortorVjen e shtrihesh mes meje dhe atijNë kinomurin përballë shtratitEcën tërë natë shiriti i së djeshmes hutaqkë

Ç’më ngulfat ndërgjegjja!

CIKLI I GJASHTË:

Vjersha për ty Lindë, është cikël më vetesikur qenia jote për jetën time

48. GJYSMAT BËHEN NJË, MOTRUSH

Nesër kur të jesh këtudo t’ia thyejmë turrinjtë zbrazëtirëss’të nis më puthje vizuele

nesër ti do të jesh këtumë tepër se një ditë e aguarmë tepër se cicërimë zoguse një mesazh telefonikti do vish, Linda imeme sytë si natame buzëqeshjen si…ah, ku ta gjej një krahasim?

ti do më vish, e bukura imeme ajkë ndjenjashnë flatra pulëbardhe do më vish

nesër kur të jesh këtu me më të bukurën e dashuriveia thyejmë turrinjtë vetmisë

Page 27: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

kudo gjysmat bëhen një nesër

se ti do vishme këpucë me take numër 37me dhëmbë kokrriza të vockla të bardhame dashuri motreme stinën e pestëme botën e tërë...eh, me ç’sende do më vish

eja, Linda!

CIKLI I SHTATË:

Vetmi, yt bir trishtimi po fle me mua sonte

49. KORBA UNË

Dashurinë e pata të madheMë kërkoi edhe një jetë tjetër për të jetuarKjo nuk i dilte

E gjora unë S’munda t’ia fal as edhe një.

50. SIËNDRRA

Një pëllëmbë e ca ka mbetur Tetovaunë e diajo do zvogëlohet edhe mëtani kur ti s’jetani kur vetëm korbat hyjnë në jetën time

ke harruar të lindësh mëngjeseve të miaje po ai zanatçi harrese

Tetova u nis…ti s’ke parë kurrë si zhduket një qytetgëmadhat ma trembin vjershën

shpinën ta njoh mirë

Page 28: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

në ikje të kam sharë sa herëkam parë si shkoje pa zëdhe si pas të ndiqte një qytet

51. KAQ SHUMË PRITJE

Kaq shumë pritje në një jetë jo të madhenë një natë të bardhë dëshirepër trupin tënd të qielltëkaq shumë imazhe të një qafe që lakmohetbashkë me shenjëzat e vocklabashkë me gjurmë dhëmbësh

kaq shumë pritjenë një dashuri tonëntë rrëmbyer nga kusarët gjithherëtë thithur deri në gjakosje nga vetë nenë net pritjeje acarimiepshi pa mbarim

52. TË KA HUMBUR TETOVA

Mirmëngjes,jam unëedhe sot mbijetovamezi u mbajta për një mesazh telefoni

tani do ta bëj griminkundër dëshirës satepastaj do ta marr çantën dhe do nisemnë një ditë të zakonshme pa ty do kthej kokën të të puth para daljesti s’do jeshaskurrë s’ke qenë atyndrydha gjithmonë dëshirën brenda

Tetova boshe prapë të ka humbur një ditë e gjatë e gjatë…pa fundpa skaj.

Mbrëmjeve mbledhur kruspulldo rilexoj mesazhet e rrallamë pas do fle me të shpejtëstrukur mbi çarçafin e bardhëpër të mos u mundur nga të ftohtite mungesës satenesër do të zgjohem prapëme një mirëmëngjes tjetërme një dëshirë gjigantepër një mesazh telefonikpër një ditë më shumë jetë.

Page 29: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

53. NUSËRIM

Kjo natë po bie erë tikjo natë po çmendet a po më çmend s’e dikjo natë e harroi emrin e vjetërkjo natë po më vdesa po më rilind s’e di

kjo natë më mëson të harroj

54. Ç’U BË DASHURIA?

Qyteti më ha si qenti s’jeshtratin e kam dyshekëndej fle unëandej kokrrizat e pluhuritnatën më merret frymanga pluhurat që zgjohena nga ëndrrat erotike me ty

Tirana më kafshon si bushtërthyer i kam rrugët sheshet zhurmëruesekuptim ka vetëm një shtrat dyshemidis Tiranës që ha

55. DASHURIA SOT

Sot dashurinë ma zë një kujtim i vogëlPo atë dashuri që s’ma zinin kohërat dikur

Si film më kalon para syve dashuria sotPo ajo e vetmjaE madhjaE pakrahasueshmjaAjo dashuri që s’ma zinte jeta

Sot dashurinë e fus brenda kujtimitPo atë dashuri që s’ma zinte as puthja.

Sot dashuria e njeh edhe mortjenPo ajo që s’u mësua të ngryset e tëra.

56. DUA TË KËNDOJ

Në qytet zhurmoj vetëm unëerëra të trishta fryejnë i dashurzhvishem ngapak prej vetesdhe ndjej si qan një këngëfoshnja ime që pret të rritet

bonore e vetme jam në qytet

Page 30: Vjollce Berisha   Ne Xhep Kam Nje Bote

sepse ti ke ikursepse këtu s’ka sens për këngë57. BALERINAT

Kohët si balerinë të flasin mësohen me gjuhën e trupit pas mpirjeve të gjata pas muzës që e vras mbrëmjeve për ta shkatërruar anën më të dhembshur anën më të marrë të qenies sime – poezinë kohët po flasin me alfabetin e trupave posikur ne kur thamë Të duanë aq shumë vjeshta derisa i harruam fjalët përgjithmonë

58. KAQ

Humbje kohe s’ishe Por as mik s’m’u bëre kurrë. _________________________ Mama, ti po fle sa gjëra te trishta më bien ndërmend kjo botë ka funde kur ti ndjek ëndrrat unë jam një flutur nën shi jam emri tjetër i asgjësë… s'ka mundësi ta kesh harruar: edhe e vogël kur qeshë të lusja të mos flije para se gjumi të më vidhte mua karriget në errësirë s'më ngjanin në gogolë po s'desha të flije gjëra të trishta më binin ndërmend