Illyria - shoqata e shkrimtarëve shqiptaro - amerikanë · PDF filenjerëzore,...

Preview:

Citation preview

✴ ✴

✴ ✴

CYANMAGENTAYELLOWBLACK 1918 CYANMAGENTAYELLOWBLACK

ILLYRIA #1575 25 gusht - 28 gusht 2006FFFFOOOOKKKKUUUUSSSS

WWW.GAZETAILLYRIA.NET

NGA GJEKË MARINAJ,TEKSAS

Më 20 gusht, 2006, anëtarët e Shoqatës sëShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ubënë një dashuri e re në krahët e hapurtë Çikagos së bukur. Të gjithë sollën mevete diçka të veçantë nga jeta e tyre letraree personale, nga jeta e qyteteve ku bano-jnë, nga bota e pasur shpirtërore që kanë...Dhe nëpërmes dyerve të hapura të zem-rave bujare të vëllezërve Hodo dhe SamiMehmeti, të cilët aq bujarisht morën përsipër të gjitha shpenzimet e darkës,shkrimtarët dhe poetët e diasporës hynëbrenda dyerve të restorantit GreenDolphin për të jetuar shijen e një nate tëpaharruar.

Mbi gjashtëdhjetë shkrimtarë,poetë e të ftuar nderi, mbushën sallën ebukur dhe komode që ishte kthyer në njëatmosferë krejt shqiptare. Mbështetësimë madh i shoqatës, biznesmeni i suk-sesshëm Nazar Mehmeti priste e për-shëndeste të gjithë pjesëmarrësit meçiltërsinë e një shqiptari të vërtet dhe mekulturën e një mikpritësi të sofistikuar.Po ashtu, pritësit dhe përcjellësit,mikpritësit dhe argëtuesit Dalan aBurbuqe Luzaj, Pandi e Valbona Siku dheYmer Çela i përshëndesnin të ardhurit,një nga një, me dashamirësinë tipike tëshqiptarëve për shqiptarët.

Vëmendje, dhënie rëndësie,respekt e dashuri njerëzore vihej re nëçdo dhënie dore, në çdo përshëndetje, nëçdo përqafim që behej. As komplimentete sinqerta që femrat i bënin njëra-tjetrësnuk mungonin. Ato nuk kishin asnjëarsye ta ulnin zërin kur flisnin se sishtatzënia e kishte bërë edhe më sim-patike shkrimtaren Teuta Shabani Towel,apo kur pyesnin se kush është ajo vajzame bukuri të rrallë kur sytë u shkonin tekSonila Luzaj. Ato madje gjenin kënaqësiedhe duke vënë në dukje se sa eleganteishin treguar në veshje Evgjeni Sevo eMerita Bajraktari McCormack.

Edhe burrat pyesnin njëri-tjetrin me dashamirësi: cili është poetiSami Milloshi që kemi dëgjuar aq mirë

për të? A do të vijë poeti Mëhill Velajsonte? A thua do na sjell ndonjë kopje tëromanit të tij të fundit shkrimtari RamizGjini? Po poeti Lekë Gjoka e Luigj Çekaja kanë dalë me ndonjë lirët të ri?...

Bisedat e këtilla do të vazh-donin gjatë sikur të mos i ndërpriste zërii Dalan Luzajt. Pas një urimi të ngrohëtmirëseardhës, ai ja dorëzoi mikrofoninaktorit tonë të shquar Pandi Siku. Që ngamomenti që ai e mori në dorë mikrofoningjërat që tradicionalisht kërkonin seri-ozitet u gërshetuan me një humor tëkëndshëm, por dhe humori u interpret-ua prej tij me seriozitet. Të pranishmitranë menjëherë në dashuri me zërin e tijtë bukur dhe talentin e tij të rrallë.

Por prapë mbizotëroi seri-oziteti kur u prezantuan të ftuarit e nder-it. Ata ishin shkrimtarja kanadezeConstancë Rookë, poeti gjerman RainerSchulte, shkenctari shqiptar (nga nëna),profesor në universiteti i ÇikagosMiodrag Radulovacki dhe Prof. Doc.Zenum Halili, i ardhur nga Universitetii Prishtinës.

Pas pak minutave të shoqëru-ar me muzikë, recitime poezish dhe meca grimcave humoristike, e mori fjalën aiqë është “shtylla kurrizore” e gjithëmbarëvajtjes së shoqatës; organizuesi dhembështetësi kryesor jo vetëm i këtijaktiviteti, por edhe aktiviteteve të tjera,pra kryetari i shoqatës, shkrimtari vërteti talentuar Ramiz Gjini. Gjini e filloi fjalimin duke shprehurkënaqësinë e tij për pjesëmarrjen nëtakimin miqësor të shoqatës, the theksoise mbi të gjitha anëtarët e shoqatës gjen-deshin aty “për t’i shtrënguar dorën njëri-tjetrit si njerëz”. Ai e quajti human dheaspak të lehtë misionin e shoqatës që drej-ton. “Ne,” tha ai, “e kemi konsideruardhe do ta konsiderojmë lidhjen tonë sinjë grupim kolegësh e miqsh të një ide-ali. Nuk na ka bashkuar asnjë interes, porna ka bashkuar ndjenja humane, dëshi-ra për ta ruajtur dhe përsosur më tepëratë konstrukt shpirtëror, pa të cilin, pop-ulli ynë nuk do të mbijetonte... Lidhjajonë, është sot një nga grupimet më seri-oze shqiptaro-amerikane”.

Më tej vuri në dukje disa ngaaktivitetet që shoqata ka zhvilluar gjatëvitit që kaloi. Ai përmendi promovimine librave të poetit dhe skulptorit NexhatYmeraj, i cili ia dhuroi shoqatës të gjithaparatë që u grumbulluan atë ditë ngashitja e librave të tij. Gjini vlerësoigjithashtu bashkëpunimin e shoqatës meVatrën. Veçanërisht një prezantim të serisësë librave mbi mendimin shqiptar, tëbotuara në Tiranë. Si të rëndësishëm etrajtoi edhe një aktivitet përkujtimor mbijetën dhe veprën e regjisorit kosovarBesim Sahatçiu, të organizuar në studione fotografit të njohur Fadil Berisha.“Kemi arritur brenda një viti,” tha ia “tëbotojmë të vetmen antologji të poetëveshqiptaro-amerikanë, e cila, sapo u botuadhe ja, sonte e kemi në dorë.”Gjini shtoi se kohët e fundit, ka pasur njëinteres të madh të shkrimtarëve dhe poet-ëve, që nuk ishin anëtarësuar më parë,për t’u anëtarësuar në lidhje duke respek-tuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet qëi takojnë një anëtari. Ai përmendi si emrakrijuesish seriozë Merita BajraktariMcCormack, Kozeta Zylo, PandeliSimsia, Iliriana Sulkuqi, Nexhat Ymeraj,Selahudin Velaj, Gjergj Lacuku, EvisMaria Xhajanka, Vlash Fili, BardhylMezini, Ymer Çela etij., të cilët janë anë-tarësuar këto kohët e fundit.Më të gjitha arritjet, që respekti i jashtëza-konshëm dhe mbështetja e paparë ekomunitetit tonë tregon se kanë qenë tënjë niveli të lartë, Ramiz Gjini nuk hezi-toi të shprehte keqardhjen për Largimine disa anëtarëve nga shoqata: “Për tambajtur lidhjen tonë si një grupim paasnjë frymë diktati, qysh para një viti, nekemi përgatitur një formë, ku janë për-caktuar të gjitha okazionet duke u dhënëmundësi anëtarëve të hyjnë dhe të dalinnga lidhja sa herë të duan. Ashtu siç ka pasur anëtarësime të reja, kapasur edhe nga ata, që si të thuash, janëvetë-përjashtuar, pasi nuk u janëpërgjigjur detyrimeve, ndonëse, përmeskësaj forme, ne kemi afruar edhemundësinë e anëtarësimit falas. Por, parase të bëhet kjo, duhet rezervuar në krye-si kërkesa, e cila, është e përfshirë në dis-pozitat që përmban kjo formë. Ne ekemi bërë këtë për të evituar rrezikun eshndërrimit të lidhjes sonë në një orga-nizatë fantazmë, e kemi bërë, sepse nukduam të gënjejmë as veten as opinioninpublik.”

Pas fjalimit të kryetarit, vërtettë respektuar nga shoqata dhe komu-niteti, filloi shtrimi i darkës. Ushqimet efreskëta, të shijshme edhe të bollshme ushoqëruan më verë e ëmbëlsira nga mëtë ndryshmet. Pronarët e restorantit Hododhe Sami Mehmeti të shoqëruar ngakushëriri i tyre, Nazar Mehmet, nuk qën-dronin të ulur pranë tavolinave përkatëse,por u shërbenin me shumë dashamirësitë tjerëve. Ata i shihje herë duke u prekëlehtë shpatullat me dashamirësi sa poet-ëve Lekë Gjoka, Ndue Hila e GjergjaLacuku ashtu edhe duke i pyetur YmetAbdulain, Minella e Zana Aleksin, Bajazite Mibera Mitrushin, apo Thanas e VioletaHodon nëse ata ishin të kënaqur meushqimet dhe nëse do të dëshironinndonjë gjë shtesë...Të gjitha këto kaluan në një atmosferëkaq miqësore, kaq shqiptare sa vetëmkameramani Eduart Çaushi, i cili bërifilmimin e të gjithë mbrëmjes për tele-vizionet që do e transmetojnë aktivitetin,mund t’i diktonte. Kënga dhe vallja,recitimet dhe përshëndetjet vazhduanderi pas mesnatës...

U PREZANTUA ANTOLOGJIA POETIKE

“PERËNDIM I MALLUAR”

Një tjetër surprizë e këndshme ishteedhe Antologjia poetike “Perëndim iMalluar”. Një libër i përgatitur me shumëkujdes nga Dhori Thanasi dhe i botuar

në Shqipëri nga shtëpia botuese Arbëria.Në antologji marrin pjesë 62 autorë tësotëm dhe 12 nga e kaluara që ngaKonica, Noli, Pipa, Peshkëpia, Xhaferri etë tjerë pak ose aspak të njohur me kri-jime të viteve të hershme nga shekulli ikaluar.

Antologjia është e botuar me kapakëtë trashë dhe ka 392 faqe ndër të cilat njëvend të rëndësishëm zë edhe parathëniee shkruar bukur nga Dhori Thanasi. Ajokushton 30 dollarë dhe mund të porositetsipas informacionit të gjetur në faqenelektronike www.FotjonArt.com.

Natyrisht, shumë nga poezitë e botu-ara aty as që i afrohen nivelit antologjik,por Thanasi dhe konsultantët e tij kanëgjykuar që antologjia të jetë më tepër njëpërmbledhje e krijuesve të diasporës sesa të përpiqeshin të përzgjidhnin esencënpoetike të poezisë që është krijuar dhekrijohet në diasporën tonë. Një vendimky që pati reagime të ndryshme nga anë-tarët e shoqatës. Pason lista e poetëve tëpërfshirë në këtë antologji.

Nga e kaluara janë përfshirë:

Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Elpiniqi Q.Frashëri, Faik Konica, Theofan S. Noli,Haxhi M. Çami, Nexhat Peshkëpia, LukëGrabocka, Kristo Floqi, S. I. Dhëmbeli,Spiro Dino, Vass Peppo.

Ndërsa lista e poetëve bashkëkohorëpërbëhet nga: Abdurrahman Thaçi,Adnan Mehmi, Agim Baceli, AlbanaLiftchin, Alfred Lela, Ani Gjika, Artan Fili,Bardhyl Mezini, Betim Muço, BlertaAlikaj, Dalan Luzi, Dedë Shkurti, DhoriThanasi, Donika Timko, EdmondIsmailati, Ejvis Maria Xhajanka,Fatbardha Pali, Fatjon Paja, FotjonThanasi, Gazi Buxheli, Gentian Blaca,Gjeto Turmalaj, Gjekë Marinaj, IlirLevonja, Ilir Borova, Iliriana Sulkuqi, JuliaGjoka, Kolec Traboini, Këze (Kozeta)Zylo, Lekë Gjoka, Lulash Palushaj, LuljetaBlaca, Maksim Zotaj, Mensur Spahiu,Merita Bajraktari McCormack, MëhillVelaj, Mustafa Elezi, Ndrek Ded Guri,Ndue Hila, Nexhat Imeraj, Nexhip Ejupi,Niko Kirko, Pal Imeri, Pal Ndreçaj, PetraqPali, Përparim Hysi, Qazim Rushaj,Rajmonda Moisiu, Ramiz Gjini, Roland

Musta, Rozi Thehohari, Sami Gjoka,Shpëtim Kastrati, Tahir Hysa, VaidHyzoti, Valbona Dardha, ValentinaGorvokaj, Valter Kozma Lazëri, YllkaNika, Zef Përgega, Zeqir Gërvalla dheZera Bajgora.

Sipas Thanasit, i cili kishte ardhur sëbashku me zonjën dhe djalin e tij t’ua bëjëtë mundur antologjinë pjesëmarrësve,për këtë vepër “u shfrytëzuan materialetë dërguara prej autorëve, bashkëpunë-torëve dhe u shfletuan shumë vëllimepoetike. Për autorët e brezit të hershëmnë Amerikë u përdorën materiale arki-vore dhe periodikë të botuar prej shqip-tarëve në fillimshekullin e shkuar”.

Teknikisht, antologjia është realizuarme shumë kujdes dhe është botuar menjë kualitet të lartë.

ÇMIMI SKËNDERBEU

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për here të parë nderon meçmimin Skënderbeu një nga njerëzit mëshpirtgjerë të komunitetit shqiptar tëAmerikës, biznesmenin e shquar NazarMehmeti. Çmimi Skënderbeu jepet nëshenjë falënderimi ndaj ndihmës që jepetpër financimin e çmimit Gjenima, i cili kapër mision sjelljen e njërit nga shkrim-tarët më të mirë në botë në takimin eshoqatës, dhe që andej njohjen e shoqatësnë botën letrare ndërkombëtare. Vitin qëkaloi, zoti Mehmeti tregoi se bujaria qënë përgjithësi përfaqëson fisnikërinënjerëzore, është një virtyt me të cilin njeriuvë shpirtin e vet në lëvizje për të ndih-muar të tjerët. Përveç mbulimit të shpen-zimeve të darkës se shtruar në nder tëshoqatës në Dallas vitin që kaloi, që men-dohet të ketë kushtuar rreth 5000 dollarë,ai i dhuroi shoqatës edhe një çek prej2,500 dollarësh.

Por e veçanta e zemërbardhë-sisë së Nazar Mehmetit nuk qëndronthjeshtë tek ndihma që jep, por tekmënyra se si e jep atë. Ai e kupton ndih-mën që jep si një virtyt që e lartëson njeri-un për të kryer veprime njerëzore në tëmirë të njerëzimit. Megjithësedashamirësia dhe çiltërsia më të cilënvepron, mund të jetë pjesë e botëkupti-mit të tij personal, e të kuptuarit se mend-jet e njerëzve punojnë në drejtime tëndryshme dhe e ndihmojnë shoqërinë nëfusha të ndryshme të jetës, ndihma e tijndaj shoqatës i kalon caqet e një bujarieimpulsive.

Nazar Mehmeti është i vetmi,

që di unë, që aktivizon rrethin e tij famil-jar dhe miqtë e tij për ta drejtuat ndih-mën e tyre aty ky vërtet ia vlen, aty kuajo kthehet në një ndihmë tjetër në të mirëtë atdheut, në të mirë të letërsisë, në tëmirë të Shoqatës së ShkrimtarëveShqiptaro-Amerikanë. Ai jo vetëm që endihmon shoqatën, por edhe e ndjekveprimtarinë e saj nga afër. Ketë vit erd-hi në Çikago një ditë para takimit, që tësigurohej se gjithçka do të vente mbarëditën e diel. Në të njëjtën kohë premtoise edhe vitin që vjen, në Nju Jork, ai dotë jetë midis anëtarëve të Shoqatës, do tëbashkëpunojnë me miqtë e tij në spon-sorimin e darkës dhe do të interesohetpër mbarëvajtjen e takimit me të njëjtinmerak dhe dashamirësi që ka treguar nëdy takimet e para.

Çmimi Skënderbeu, për vitin2005, nuk mund të shkonte tek askushtjetër dhe të meritohej plotësisht, siç emeritoi Nazar Mehmeti.

ÇMIMI PENA E ARTË

Ky është viti i tretë që Shoqata eShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanenderon me çmime letrare anëtarët e saj.Ndonëse mundësia e konkurrimit ështëe rezervuar vetëm për anëtarët eshoqatës, juria e konkursit nga viti në vitpor merr një numër në rritje librash përgjykim. Këtë vit, përveç gjinive të romanit,poezisë dhe publicistikës, shoqata eshkrimtarëve i dha jetë edhe një gjinietjetër të rëndësishme letrare—gjinisë sëpërkthimit. Përveç certifikatave, dhe trofeve në të cilatgjendet logoja e shoqatës me portretin eNaim Frasherit në mes, fituesit u larguannga podiumi me ndjenjën e një respektiedhe më të lartë nga kolegët e tyre. Atau duartrokitën gjatë, u ftuan gjatë dark-ës të bënin fotografi me kolegët dhe tëftuarit, duke zgjuar edhe kureshtjen eshkrimtarëve të huaj, të cilët i pamë tëmerrnin shënim emrat e tyre. Shumica e anëtarëve të shoqatës do embështesnin mendimin tim se shkrim-tarja Rozi Theohari është jo vetëm njëranga femrat më të respektuara të shoqatës,por edhe njëra nga shkrimtaret me seri-oze shqiptaro-amerikane. Fuqia e sajautoriale është evidente në vlerat që sjellpër lexuesin libri i saj “Mbi thinja frynerë”. Pas shqyrtimit të librave të këtij zhanri,juria ishte e mendimit se libri i kësajautoreje e meriton plotësisht çmiminPena e Artë. Pastërtia e gjuhës, rëndësiaqë ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresavepër të cilat vendosë të shkruaj, si dhe për-shkrimi me ndjenjë dhe profesionalizëmi ngjarjeve dhe evenimenteve që trajtonjanë disa nga pikat e forta të penës së saj. Pasi theksoi se dhënia e çmimit është njënder i madh që i bëhet, ajo falënderoishoqatën e shkrimtareve për vlerësiminqë i bëri librit “Mbi thinja fryn erë”. Nëfjalimin e saj dinjitoz, Theohari tha se“edhe pse i shkruar mijëra kilometra largvendit tonë, libri im “Mbi thinja fryn ere”megjithëse ka si teatër veprimeshAmerikën, zanafillën shpirtërore e ka aty,në Shqipërinë tonë, në Dardhën time tëbukur, fshatin e lindjes, të shtrenjte e tëpaharruar, me dramën e saj të dhimb-shme të kurbetit. Tematika e shkrimevetë mia i ka rrënjët në fisnikërinë e brezavetë tëre të atyre njerëzve që kanë lindur nëatdhe dhe kanë emigruar në Amerikë osekanë lindur e janë rritur këtu, të cilët, mepunën dhe virtytet e manifestuara edhenë një botë të madhe e të huaj si Amerika,më frymëzuan të hedh në letër gjithë atombresa të pafundme”.

Çmimin Pena e Artë për gjin-inë e poezinë këtë herë e meritoi MeritaBajraktari McCormack. Libri i saj mepoezi “Tinguj Malli” premton një tëardhme edhe më të ndritur për poeten

në fjalë. Ajo ka talentin dhe njohuritë enevojshme kulturore për të avancuar. Kylibër është një dëshmi e vërtet seMcCormack është gjithnjë në kërkim tësë bukurës, të së vërtetës, dhe të kualitetitartistik në poezi. Megjithëse fjala “prem-ton” nuk është rastësi në komentin tim,libri i saj e ka bindur jurinë e konkursitse ndër librat e paraqitur në konkurs“Tinguj Malli” ishte, absolutisht, më cilë-sori.

Gjatë fjalës së pranimit tëçmimit, ajo iu drejtua jurisë duke thënëse “fakti që ju keni përzgjedhur krijim-tarinë time dhe e keni vlerësuar atë meçmimin “Pena e Arte” me jep emocionedhe më bën me krahë, por edhe më shër-ben në rritjen e frymëzimit për një kri-jimtari akoma më të mirë, më të plotë dhemë të arrirë artistikisht.”

Të pranishmit e vlerësuan lartsi fjalimin e saj elegant ashtu edhe sin-qeritetin e përmbajtjes së tij.Duartrokitjeve dhe urimeve të përzemër-ta të kolegëve ajo iu përgjigj me filozofidhe entuziazëm njëherësh: “Sikur të mosisha anëtare e shoqatës nuk do e kishafituar sonte këtë çmim”.

(Vijon në F. 20-21)

Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë - një dashuri e re në krahët e hapur të Çikagos së bukur...

Recommended