1
CYANMAGENTAYELLOWBLACK 19 18 CYANMAGENTAYELLOWBLACK ILLYRIA #1575 25 gusht - 28 gusht 2006 F F O O K K U U S S WWW.GAZETAILLYRIA.NET NGA GJEKË MARINAJ, TEKSAS Më 20 gusht, 2006, anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë u bënë një dashuri e re në krahët e hapur të Çikagos së bukur. Të gjithë sollën me vete diçka të veçantë nga jeta e tyre letrare e personale, nga jeta e qyteteve ku bano- jnë, nga bota e pasur shpirtërore që kanë... Dhe nëpërmes dyerve të hapura të zem- rave bujare të vëllezërve Hodo dhe Sami Mehmeti, të cilët aq bujarisht morën për sipër të gjitha shpenzimet e darkës, shkrimtarët dhe poetët e diasporës hynë brenda dyerve të restorantit Green Dolphin për të jetuar shijen e një nate të paharruar. Mbi gjashtëdhjetë shkrimtarë, poetë e të ftuar nderi, mbushën sallën e bukur dhe komode që ishte kthyer në një atmosferë krejt shqiptare. Mbështetësi më madh i shoqatës, biznesmeni i suk- sesshëm Nazar Mehmeti priste e për- shëndeste të gjithë pjesëmarrësit me çiltërsinë e një shqiptari të vërtet dhe me kulturën e një mikpritësi të sofistikuar. Po ashtu, pritësit dhe përcjellësit, mikpritësit dhe argëtuesit Dalan a Burbuqe Luzaj, Pandi e Valbona Siku dhe Ymer Çela i përshëndesnin të ardhurit, një nga një, me dashamirësinë tipike të shqiptarëve për shqiptarët. Vëmendje, dhënie rëndësie, respekt e dashuri njerëzore vihej re në çdo dhënie dore, në çdo përshëndetje, në çdo përqafim që behej. As komplimentet e sinqerta që femrat i bënin njëra-tjetrës nuk mungonin. Ato nuk kishin asnjë arsye ta ulnin zërin kur flisnin se si shtatzënia e kishte bërë edhe më sim- patike shkrimtaren Teuta Shabani Towel, apo kur pyesnin se kush është ajo vajza me bukuri të rrallë kur sytë u shkonin tek Sonila Luzaj. Ato madje gjenin kënaqësi edhe duke vënë në dukje se sa elegante ishin treguar në veshje Evgjeni Sevo e Merita Bajraktari McCormack. Edhe burrat pyesnin njëri- tjetrin me dashamirësi: cili është poeti Sami Milloshi që kemi dëgjuar aq mirë për të? A do të vijë poeti Mëhill Velaj sonte? A thua do na sjell ndonjë kopje të romanit të tij të fundit shkrimtari Ramiz Gjini? Po poeti Lekë Gjoka e Luigj Çekaj a kanë dalë me ndonjë lirët të ri?... Bisedat e këtilla do të vazh- donin gjatë sikur të mos i ndërpriste zëri i Dalan Luzajt. Pas një urimi të ngrohët mirëseardhës, ai ja dorëzoi mikrofonin aktorit tonë të shquar Pandi Siku. Që nga momenti që ai e mori në dorë mikrofonin gjërat që tradicionalisht kërkonin seri- ozitet u gërshetuan me një humor të këndshëm, por dhe humori u interpret- ua prej tij me seriozitet. Të pranishmit ranë menjëherë në dashuri me zërin e tij të bukur dhe talentin e tij të rrallë. Por prapë mbizotëroi seri- oziteti kur u prezantuan të ftuarit e nder- it. Ata ishin shkrimtarja kanadeze Constancë Rookë, poeti gjerman Rainer Schulte, shkenctari shqiptar (nga nëna), profesor në universiteti i Çikagos Miodrag Radulovacki dhe Prof. Doc. Zenum Halili, i ardhur nga Universiteti i Prishtinës. Pas pak minutave të shoqëru- ar me muzikë, recitime poezish dhe me ca grimcave humoristike, e mori fjalën ai që është “shtylla kurrizore” e gjithë mbarëvajtjes së shoqatës; organizuesi dhe mbështetësi kryesor jo vetëm i këtij aktiviteti, por edhe aktiviteteve të tjera, pra kryetari i shoqatës, shkrimtari vërtet i talentuar Ramiz Gjini. Gjini e filloi fjalimin duke shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në takimin miqësor të shoqatës, the theksoi se mbi të gjitha anëtarët e shoqatës gjen- deshin aty “për t’i shtrënguar dorën njëri- tjetrit si njerëz”. Ai e quajti human dhe aspak të lehtë misionin e shoqatës që drej- ton. “Ne,” tha ai, “e kemi konsideruar dhe do ta konsiderojmë lidhjen tonë si një grupim kolegësh e miqsh të një ide- ali. Nuk na ka bashkuar asnjë interes, por na ka bashkuar ndjenja humane, dëshi- ra për ta ruajtur dhe përsosur më tepër atë konstrukt shpirtëror, pa të cilin, pop- ulli ynë nuk do të mbijetonte... Lidhja jonë, është sot një nga grupimet më seri- oze shqiptaro-amerikane”. Më tej vuri në dukje disa nga aktivitetet që shoqata ka zhvilluar gjatë vitit që kaloi. Ai përmendi promovimin e librave të poetit dhe skulptorit Nexhat Ymeraj, i cili ia dhuroi shoqatës të gjitha paratë që u grumbulluan atë ditë nga shitja e librave të tij. Gjini vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e shoqatës me Vatrën. Veçanërisht një prezantim të serisë së librave mbi mendimin shqiptar, të botuara në Tiranë. Si të rëndësishëm e trajtoi edhe një aktivitet përkujtimor mbi jetën dhe veprën e regjisorit kosovar Besim Sahatçiu, të organizuar në studion e fotografit të njohur Fadil Berisha. “Kemi arritur brenda një viti,” tha ia “të botojmë të vetmen antologji të poetëve shqiptaro-amerikanë, e cila, sapo u botua dhe ja, sonte e kemi në dorë.” Gjini shtoi se kohët e fundit, ka pasur një interes të madh të shkrimtarëve dhe poet- ëve, që nuk ishin anëtarësuar më parë, për t’u anëtarësuar në lidhje duke respek- tuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i takojnë një anëtari. Ai përmendi si emra krijuesish seriozë Merita Bajraktari McCormack, Kozeta Zylo, Pandeli Simsia, Iliriana Sulkuqi, Nexhat Ymeraj, Selahudin Velaj, Gjergj Lacuku, Evis Maria Xhajanka, Vlash Fili, Bardhyl Mezini, Ymer Çela etij., të cilët janë anë- tarësuar këto kohët e fundit. Më të gjitha arritjet, që respekti i jashtëza- konshëm dhe mbështetja e paparë e komunitetit tonë tregon se kanë qenë të një niveli të lartë, Ramiz Gjini nuk hezi- toi të shprehte keqardhjen për Largimin e disa anëtarëve nga shoqata: “Për ta mbajtur lidhjen tonë si një grupim pa asnjë frymë diktati, qysh para një viti, ne kemi përgatitur një formë, ku janë për- caktuar të gjitha okazionet duke u dhënë mundësi anëtarëve të hyjnë dhe të dalin nga lidhja sa herë të duan. Ashtu siç ka pasur anëtarësime të reja, ka pasur edhe nga ata, që si të thuash, janë vetë-përjashtuar, pasi nuk u janë përgjigjur detyrimeve, ndonëse, përmes kësaj forme, ne kemi afruar edhe mundësinë e anëtarësimit falas. Por, para se të bëhet kjo, duhet rezervuar në krye- si kërkesa, e cila, është e përfshirë në dis- pozitat që përmban kjo formë. Ne e kemi bërë këtë për të evituar rrezikun e shndërrimit të lidhjes sonë në një orga- nizatë fantazmë, e kemi bërë, sepse nuk duam të gënjejmë as veten as opinionin publik.” Pas fjalimit të kryetarit, vërtet të respektuar nga shoqata dhe komu- niteti, filloi shtrimi i darkës. Ushqimet e freskëta, të shijshme edhe të bollshme u shoqëruan më verë e ëmbëlsira nga më të ndryshmet. Pronarët e restorantit Hodo dhe Sami Mehmeti të shoqëruar nga kushëriri i tyre, Nazar Mehmet, nuk qën- dronin të ulur pranë tavolinave përkatëse, por u shërbenin me shumë dashamirësi të tjerëve. Ata i shihje herë duke u prekë lehtë shpatullat me dashamirësi sa poet- ëve Lekë Gjoka, Ndue Hila e Gjergja Lacuku ashtu edhe duke i pyetur Ymet Abdulain, Minella e Zana Aleksin, Bajazit e Mibera Mitrushin, apo Thanas e Violeta Hodon nëse ata ishin të kënaqur me ushqimet dhe nëse do të dëshironin ndonjë gjë shtesë... Të gjitha këto kaluan në një atmosferë kaq miqësore, kaq shqiptare sa vetëm kameramani Eduart Çaushi, i cili bëri filmimin e të gjithë mbrëmjes për tele- vizionet që do e transmetojnë aktivitetin, mund t’i diktonte. Kënga dhe vallja, recitimet dhe përshëndetjet vazhduan deri pas mesnatës... U PREZANTUA ANTOLOGJIA POETIKE “PERËNDIM I MALLUARNjë tjetër surprizë e këndshme ishte edhe Antologjia poetike “Perëndim i Malluar”. Një libër i përgatitur me shumë kujdes nga Dhori Thanasi dhe i botuar në Shqipëri nga shtëpia botuese Arbëria. Në antologji marrin pjesë 62 autorë të sotëm dhe 12 nga e kaluara që nga Konica, Noli, Pipa, Peshkëpia, Xhaferri e të tjerë pak ose aspak të njohur me kri- jime të viteve të hershme nga shekulli i kaluar. Antologjia është e botuar me kapakë të trashë dhe ka 392 faqe ndër të cilat një vend të rëndësishëm zë edhe parathënie e shkruar bukur nga Dhori Thanasi. Ajo kushton 30 dollarë dhe mund të porositet sipas informacionit të gjetur në faqen elektronike www .FotjonArt.com . Natyrisht, shumë nga poezitë e botu- ara aty as që i afrohen nivelit antologjik, por Thanasi dhe konsultantët e tij kanë gjykuar që antologjia të jetë më tepër një përmbledhje e krijuesve të diasporës se sa të përpiqeshin të përzgjidhnin esencën poetike të poezisë që është krijuar dhe krijohet në diasporën tonë. Një vendim ky që pati reagime të ndryshme nga anë- tarët e shoqatës. Pason lista e poetëve të përfshirë në këtë antologji. Nga e kaluara janë përfshirë: Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Elpiniqi Q. Frashëri, Faik Konica, Theofan S. Noli, Haxhi M. Çami, Nexhat Peshkëpia, Lukë Grabocka, Kristo Floqi, S. I. Dhëmbeli, Spiro Dino, Vass Peppo. Ndërsa lista e poetëve bashkëkohorë përbëhet nga: Abdurrahman Thaçi, Adnan Mehmi, Agim Baceli, Albana Liftchin, Alfred Lela, Ani Gjika, Artan Fili, Bardhyl Mezini, Betim Muço, Blerta Alikaj, Dalan Luzi, Dedë Shkurti, Dhori Thanasi, Donika Timko, Edmond Ismailati, Ejvis Maria Xhajanka, Fatbardha Pali, Fatjon Paja, Fotjon Thanasi, Gazi Buxheli, Gentian Blaca, Gjeto Turmalaj, Gjekë Marinaj, Ilir Levonja, Ilir Borova, Iliriana Sulkuqi, Julia Gjoka, Kolec Traboini, Këze (Kozeta) Zylo, Lekë Gjoka, Lulash Palushaj, Luljeta Blaca, Maksim Zotaj, Mensur Spahiu, Merita Bajraktari McCormack, Mëhill Velaj, Mustafa Elezi, Ndrek Ded Guri, Ndue Hila, Nexhat Imeraj, Nexhip Ejupi, Niko Kirko, Pal Imeri, Pal Ndreçaj, Petraq Pali, Përparim Hysi, Qazim Rushaj, Rajmonda Moisiu, Ramiz Gjini, Roland Musta, Rozi Thehohari, Sami Gjoka, Shpëtim Kastrati, Tahir Hysa, Vaid Hyzoti, Valbona Dardha, Valentina Gorvokaj, Valter Kozma Lazëri, Yllka Nika, Zef Përgega, Zeqir Gërvalla dhe Zera Bajgora. Sipas Thanasit, i cili kishte ardhur së bashku me zonjën dhe djalin e tij t’ua bëjë të mundur antologjinë pjesëmarrësve, për këtë vepër “u shfrytëzuan materiale të dërguara prej autorëve, bashkëpunë- torëve dhe u shfletuan shumë vëllime poetike. Për autorët e brezit të hershëm në Amerikë u përdorën materiale arki- vore dhe periodikë të botuar prej shqip- tarëve në fillimshekullin e shkuar”. Teknikisht, antologjia është realizuar me shumë kujdes dhe është botuar me një kualitet të lartë. ÇMIMI SKËNDERBEU Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro- Amerikanë për here të parë nderon me çmimin Skënderbeu një nga njerëzit më shpirtgjerë të komunitetit shqiptar të Amerikës, biznesmenin e shquar Nazar Mehmeti. Çmimi Skënderbeu jepet në shenjë falënderimi ndaj ndihmës që jepet për financimin e çmimit Gjenima, i cili ka për mision sjelljen e njërit nga shkrim- tarët më të mirë në botë në takimin e shoqatës, dhe që andej njohjen e shoqatës në botën letrare ndërkombëtare. Vitin që kaloi, zoti Mehmeti tregoi se bujaria që në përgjithësi përfaqëson fisnikërinë njerëzore, është një virtyt me të cilin njeriu vë shpirtin e vet në lëvizje për të ndih- muar të tjerët. Përveç mbulimit të shpen- zimeve të darkës se shtruar në nder të shoqatës në Dallas vitin që kaloi, që men- dohet të ketë kushtuar rreth 5000 dollarë, ai i dhuroi shoqatës edhe një çek prej 2,500 dollarësh. Por e veçanta e zemërbardhë- sisë së Nazar Mehmetit nuk qëndron thjeshtë tek ndihma që jep, por tek mënyra se si e jep atë. Ai e kupton ndih- mën që jep si një virtyt që e lartëson njeri- un për të kryer veprime njerëzore në të mirë njerëzimit. Megjithëse dashamirësia dhe çiltërsia më të cilën vepron, mund të jetë pjesë e botëkupti- mit të tij personal, e të kuptuarit se mend- jet e njerëzve punojnë në drejtime të ndryshme dhe e ndihmojnë shoqërinë në fusha të ndryshme të jetës, ndihma e tij ndaj shoqatës i kalon caqet e një bujarie impulsive. Nazar Mehmeti është i vetmi, që di unë, që aktivizon rrethin e tij famil- jar dhe miqtë e tij për ta drejtuat ndih- mën e tyre aty ky vërtet ia vlen, aty ku ajo kthehet në një ndihmë tjetër në të mirë të atdheut, në të mirë të letërsisë, në të mirë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Ai jo vetëm që e ndihmon shoqatën, por edhe e ndjek veprimtarinë e saj nga afër. Ketë vit erd- hi në Çikago një ditë para takimit, që të sigurohej se gjithçka do të vente mbarë ditën e diel. Në të njëjtën kohë premtoi se edhe vitin që vjen, në Nju Jork, ai do të jetë midis anëtarëve të Shoqatës, do të bashkëpunojnë me miqtë e tij në spon- sorimin e darkës dhe do të interesohet për mbarëvajtjen e takimit me të njëjtin merak dhe dashamirësi që ka treguar në dy takimet e para. Çmimi Skënderbeu, për vitin 2005, nuk mund të shkonte tek askush tjetër dhe të meritohej plotësisht, siç e meritoi Nazar Mehmeti. ÇMIMI PENA E ARTË Ky është viti i tretë që Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane nderon me çmime letrare anëtarët e saj. Ndonëse mundësia e konkurrimit është e rezervuar vetëm për anëtarët e shoqatës, juria e konkursit nga viti në vit por merr një numër në rritje librash për gjykim. Këtë vit, përveç gjinive të romanit, poezisë dhe publicistikës, shoqata e shkrimtarëve i dha jetë edhe një gjinie tjetër të rëndësishme letrare—gjinisë së përkthimit. Përveç certifikatave, dhe trofeve në të cilat gjendet logoja e shoqatës me portretin e Naim Frasherit në mes, fituesit u larguan nga podiumi me ndjenjën e një respekti edhe më të lartë nga kolegët e tyre. Ata u duartrokitën gjatë, u ftuan gjatë dark- ës të bënin fotografi me kolegët dhe të ftuarit, duke zgjuar edhe kureshtjen e shkrimtarëve të huaj, të cilët i pamë të merrnin shënim emrat e tyre. Shumica e anëtarëve të shoqatës do e mbështesnin mendimin tim se shkrim- tarja Rozi Theohari është jo vetëm njëra nga femrat më të respektuara të shoqatës, por edhe njëra nga shkrimtaret me seri- oze shqiptaro-amerikane. Fuqia e saj autoriale është evidente në vlerat që sjell për lexuesin libri i saj “Mbi thinja fryn erë”. Pas shqyrtimit të librave të këtij zhanri, juria ishte e mendimit se libri i kësaj autoreje e meriton plotësisht çmimin Pena e Artë. Pastërtia e gjuhës, rëndësia që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave për të cilat vendosë të shkruaj, si dhe për- shkrimi me ndjenjë dhe profesionalizëm i ngjarjeve dhe evenimenteve që trajton janë disa nga pikat e forta të penës së saj. Pasi theksoi se dhënia e çmimit është një nder i madh që i bëhet, ajo falënderoi shoqatën e shkrimtareve për vlerësimin që i bëri librit “Mbi thinja fryn erë”. Në fjalimin e saj dinjitoz, Theohari tha se “edhe pse i shkruar mijëra kilometra larg vendit tonë, libri im “Mbi thinja fryn ere” megjithëse ka si teatër veprimesh Amerikën, zanafillën shpirtërore e ka aty, në Shqipërinë tonë, në Dardhën time të bukur, fshatin e lindjes, të shtrenjte e të paharruar, me dramën e saj të dhimb- shme të kurbetit. Tematika e shkrimeve të mia i ka rrënjët në fisnikërinë e brezave të tëre të atyre njerëzve që kanë lindur në atdhe dhe kanë emigruar në Amerikë ose kanë lindur e janë rritur këtu, të cilët, me punën dhe virtytet e manifestuara edhe në një botë të madhe e të huaj si Amerika, më frymëzuan të hedh në letër gjithë ato mbresa të pafundme”. Çmimin Pena e Artë për gjin- inë e poezinë këtë herë e meritoi Merita Bajraktari McCormack. Libri i saj me poezi “Tinguj Malli” premton një të ardhme edhe më të ndritur për poeten në fjalë. Ajo ka talentin dhe njohuritë e nevojshme kulturore për të avancuar. Ky libër është një dëshmi e vërtet se McCormack është gjithnjë në kërkim të së bukurës, të së vërtetës, dhe të kualitetit artistik në poezi. Megjithëse fjala “prem- ton” nuk është rastësi në komentin tim, libri i saj e ka bindur jurinë e konkursit se ndër librat e paraqitur në konkurs “Tinguj Malli” ishte, absolutisht, më cilë- sori. Gjatë fjalës së pranimit të çmimit, ajo iu drejtua jurisë duke thënë se “fakti që ju keni përzgjedhur krijim- tarinë time dhe e keni vlerësuar atë me çmimin “Pena e Arte” me jep emocione dhe më bën me krahë, por edhe më shër- ben në rritjen e frymëzimit për një kri- jimtari akoma më të mirë, më të plotë dhe më të arrirë artistikisht.” Të pranishmit e vlerësuan lart si fjalimin e saj elegant ashtu edhe sin- qeritetin e përmbajtjes tij. Duartrokitjeve dhe urimeve të përzemër- ta të kolegëve ajo iu përgjigj me filozofi dhe entuziazëm njëherësh: “Sikur të mos isha anëtare e shoqatës nuk do e kisha fituar sonte këtë çmim”. (Vijon në F. 20-21) Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë - një dashuri e re në krahët e hapur të Çikagos së bukur...

Illyria - shoqata e shkrimtarëve shqiptaro - amerikanë · PDF filenjerëzore, është një virtyt me të cilin njeriu vë shpirtin e vet në lëvizje për të ndih-muar të tjerët

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Illyria - shoqata e shkrimtarëve shqiptaro - amerikanë · PDF filenjerëzore, është një virtyt me të cilin njeriu vë shpirtin e vet në lëvizje për të ndih-muar të tjerët

✴ ✴

✴ ✴

CYANMAGENTAYELLOWBLACK 1918 CYANMAGENTAYELLOWBLACK

ILLYRIA #1575 25 gusht - 28 gusht 2006FFFFOOOOKKKKUUUUSSSS

WWW.GAZETAILLYRIA.NET

NGA GJEKË MARINAJ,TEKSAS

Më 20 gusht, 2006, anëtarët e Shoqatës sëShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ubënë një dashuri e re në krahët e hapurtë Çikagos së bukur. Të gjithë sollën mevete diçka të veçantë nga jeta e tyre letraree personale, nga jeta e qyteteve ku bano-jnë, nga bota e pasur shpirtërore që kanë...Dhe nëpërmes dyerve të hapura të zem-rave bujare të vëllezërve Hodo dhe SamiMehmeti, të cilët aq bujarisht morën përsipër të gjitha shpenzimet e darkës,shkrimtarët dhe poetët e diasporës hynëbrenda dyerve të restorantit GreenDolphin për të jetuar shijen e një nate tëpaharruar.

Mbi gjashtëdhjetë shkrimtarë,poetë e të ftuar nderi, mbushën sallën ebukur dhe komode që ishte kthyer në njëatmosferë krejt shqiptare. Mbështetësimë madh i shoqatës, biznesmeni i suk-sesshëm Nazar Mehmeti priste e për-shëndeste të gjithë pjesëmarrësit meçiltërsinë e një shqiptari të vërtet dhe mekulturën e një mikpritësi të sofistikuar.Po ashtu, pritësit dhe përcjellësit,mikpritësit dhe argëtuesit Dalan aBurbuqe Luzaj, Pandi e Valbona Siku dheYmer Çela i përshëndesnin të ardhurit,një nga një, me dashamirësinë tipike tëshqiptarëve për shqiptarët.

Vëmendje, dhënie rëndësie,respekt e dashuri njerëzore vihej re nëçdo dhënie dore, në çdo përshëndetje, nëçdo përqafim që behej. As komplimentete sinqerta që femrat i bënin njëra-tjetrësnuk mungonin. Ato nuk kishin asnjëarsye ta ulnin zërin kur flisnin se sishtatzënia e kishte bërë edhe më sim-patike shkrimtaren Teuta Shabani Towel,apo kur pyesnin se kush është ajo vajzame bukuri të rrallë kur sytë u shkonin tekSonila Luzaj. Ato madje gjenin kënaqësiedhe duke vënë në dukje se sa eleganteishin treguar në veshje Evgjeni Sevo eMerita Bajraktari McCormack.

Edhe burrat pyesnin njëri-tjetrin me dashamirësi: cili është poetiSami Milloshi që kemi dëgjuar aq mirë

për të? A do të vijë poeti Mëhill Velajsonte? A thua do na sjell ndonjë kopje tëromanit të tij të fundit shkrimtari RamizGjini? Po poeti Lekë Gjoka e Luigj Çekaja kanë dalë me ndonjë lirët të ri?...

Bisedat e këtilla do të vazh-donin gjatë sikur të mos i ndërpriste zërii Dalan Luzajt. Pas një urimi të ngrohëtmirëseardhës, ai ja dorëzoi mikrofoninaktorit tonë të shquar Pandi Siku. Që ngamomenti që ai e mori në dorë mikrofoningjërat që tradicionalisht kërkonin seri-ozitet u gërshetuan me një humor tëkëndshëm, por dhe humori u interpret-ua prej tij me seriozitet. Të pranishmitranë menjëherë në dashuri me zërin e tijtë bukur dhe talentin e tij të rrallë.

Por prapë mbizotëroi seri-oziteti kur u prezantuan të ftuarit e nder-it. Ata ishin shkrimtarja kanadezeConstancë Rookë, poeti gjerman RainerSchulte, shkenctari shqiptar (nga nëna),profesor në universiteti i ÇikagosMiodrag Radulovacki dhe Prof. Doc.Zenum Halili, i ardhur nga Universitetii Prishtinës.

Pas pak minutave të shoqëru-ar me muzikë, recitime poezish dhe meca grimcave humoristike, e mori fjalën aiqë është “shtylla kurrizore” e gjithëmbarëvajtjes së shoqatës; organizuesi dhembështetësi kryesor jo vetëm i këtijaktiviteti, por edhe aktiviteteve të tjera,pra kryetari i shoqatës, shkrimtari vërteti talentuar Ramiz Gjini. Gjini e filloi fjalimin duke shprehurkënaqësinë e tij për pjesëmarrjen nëtakimin miqësor të shoqatës, the theksoise mbi të gjitha anëtarët e shoqatës gjen-deshin aty “për t’i shtrënguar dorën njëri-tjetrit si njerëz”. Ai e quajti human dheaspak të lehtë misionin e shoqatës që drej-ton. “Ne,” tha ai, “e kemi konsideruardhe do ta konsiderojmë lidhjen tonë sinjë grupim kolegësh e miqsh të një ide-ali. Nuk na ka bashkuar asnjë interes, porna ka bashkuar ndjenja humane, dëshi-ra për ta ruajtur dhe përsosur më tepëratë konstrukt shpirtëror, pa të cilin, pop-ulli ynë nuk do të mbijetonte... Lidhjajonë, është sot një nga grupimet më seri-oze shqiptaro-amerikane”.

Më tej vuri në dukje disa ngaaktivitetet që shoqata ka zhvilluar gjatëvitit që kaloi. Ai përmendi promovimine librave të poetit dhe skulptorit NexhatYmeraj, i cili ia dhuroi shoqatës të gjithaparatë që u grumbulluan atë ditë ngashitja e librave të tij. Gjini vlerësoigjithashtu bashkëpunimin e shoqatës meVatrën. Veçanërisht një prezantim të serisësë librave mbi mendimin shqiptar, tëbotuara në Tiranë. Si të rëndësishëm etrajtoi edhe një aktivitet përkujtimor mbijetën dhe veprën e regjisorit kosovarBesim Sahatçiu, të organizuar në studione fotografit të njohur Fadil Berisha.“Kemi arritur brenda një viti,” tha ia “tëbotojmë të vetmen antologji të poetëveshqiptaro-amerikanë, e cila, sapo u botuadhe ja, sonte e kemi në dorë.”Gjini shtoi se kohët e fundit, ka pasur njëinteres të madh të shkrimtarëve dhe poet-ëve, që nuk ishin anëtarësuar më parë,për t’u anëtarësuar në lidhje duke respek-tuar të gjitha të drejtat dhe detyrimet qëi takojnë një anëtari. Ai përmendi si emrakrijuesish seriozë Merita BajraktariMcCormack, Kozeta Zylo, PandeliSimsia, Iliriana Sulkuqi, Nexhat Ymeraj,Selahudin Velaj, Gjergj Lacuku, EvisMaria Xhajanka, Vlash Fili, BardhylMezini, Ymer Çela etij., të cilët janë anë-tarësuar këto kohët e fundit.Më të gjitha arritjet, që respekti i jashtëza-konshëm dhe mbështetja e paparë ekomunitetit tonë tregon se kanë qenë tënjë niveli të lartë, Ramiz Gjini nuk hezi-toi të shprehte keqardhjen për Largimine disa anëtarëve nga shoqata: “Për tambajtur lidhjen tonë si një grupim paasnjë frymë diktati, qysh para një viti, nekemi përgatitur një formë, ku janë për-caktuar të gjitha okazionet duke u dhënëmundësi anëtarëve të hyjnë dhe të dalinnga lidhja sa herë të duan. Ashtu siç ka pasur anëtarësime të reja, kapasur edhe nga ata, që si të thuash, janëvetë-përjashtuar, pasi nuk u janëpërgjigjur detyrimeve, ndonëse, përmeskësaj forme, ne kemi afruar edhemundësinë e anëtarësimit falas. Por, parase të bëhet kjo, duhet rezervuar në krye-si kërkesa, e cila, është e përfshirë në dis-pozitat që përmban kjo formë. Ne ekemi bërë këtë për të evituar rrezikun eshndërrimit të lidhjes sonë në një orga-nizatë fantazmë, e kemi bërë, sepse nukduam të gënjejmë as veten as opinioninpublik.”

Pas fjalimit të kryetarit, vërtettë respektuar nga shoqata dhe komu-niteti, filloi shtrimi i darkës. Ushqimet efreskëta, të shijshme edhe të bollshme ushoqëruan më verë e ëmbëlsira nga mëtë ndryshmet. Pronarët e restorantit Hododhe Sami Mehmeti të shoqëruar ngakushëriri i tyre, Nazar Mehmet, nuk qën-dronin të ulur pranë tavolinave përkatëse,por u shërbenin me shumë dashamirësitë tjerëve. Ata i shihje herë duke u prekëlehtë shpatullat me dashamirësi sa poet-ëve Lekë Gjoka, Ndue Hila e GjergjaLacuku ashtu edhe duke i pyetur YmetAbdulain, Minella e Zana Aleksin, Bajazite Mibera Mitrushin, apo Thanas e VioletaHodon nëse ata ishin të kënaqur meushqimet dhe nëse do të dëshironinndonjë gjë shtesë...Të gjitha këto kaluan në një atmosferëkaq miqësore, kaq shqiptare sa vetëmkameramani Eduart Çaushi, i cili bërifilmimin e të gjithë mbrëmjes për tele-vizionet që do e transmetojnë aktivitetin,mund t’i diktonte. Kënga dhe vallja,recitimet dhe përshëndetjet vazhduanderi pas mesnatës...

U PREZANTUA ANTOLOGJIA POETIKE

“PERËNDIM I MALLUAR”

Një tjetër surprizë e këndshme ishteedhe Antologjia poetike “Perëndim iMalluar”. Një libër i përgatitur me shumëkujdes nga Dhori Thanasi dhe i botuar

në Shqipëri nga shtëpia botuese Arbëria.Në antologji marrin pjesë 62 autorë tësotëm dhe 12 nga e kaluara që ngaKonica, Noli, Pipa, Peshkëpia, Xhaferri etë tjerë pak ose aspak të njohur me kri-jime të viteve të hershme nga shekulli ikaluar.

Antologjia është e botuar me kapakëtë trashë dhe ka 392 faqe ndër të cilat njëvend të rëndësishëm zë edhe parathëniee shkruar bukur nga Dhori Thanasi. Ajokushton 30 dollarë dhe mund të porositetsipas informacionit të gjetur në faqenelektronike www.FotjonArt.com.

Natyrisht, shumë nga poezitë e botu-ara aty as që i afrohen nivelit antologjik,por Thanasi dhe konsultantët e tij kanëgjykuar që antologjia të jetë më tepër njëpërmbledhje e krijuesve të diasporës sesa të përpiqeshin të përzgjidhnin esencënpoetike të poezisë që është krijuar dhekrijohet në diasporën tonë. Një vendimky që pati reagime të ndryshme nga anë-tarët e shoqatës. Pason lista e poetëve tëpërfshirë në këtë antologji.

Nga e kaluara janë përfshirë:

Arshi Pipa, Bilal Xhaferri, Elpiniqi Q.Frashëri, Faik Konica, Theofan S. Noli,Haxhi M. Çami, Nexhat Peshkëpia, LukëGrabocka, Kristo Floqi, S. I. Dhëmbeli,Spiro Dino, Vass Peppo.

Ndërsa lista e poetëve bashkëkohorëpërbëhet nga: Abdurrahman Thaçi,Adnan Mehmi, Agim Baceli, AlbanaLiftchin, Alfred Lela, Ani Gjika, Artan Fili,Bardhyl Mezini, Betim Muço, BlertaAlikaj, Dalan Luzi, Dedë Shkurti, DhoriThanasi, Donika Timko, EdmondIsmailati, Ejvis Maria Xhajanka,Fatbardha Pali, Fatjon Paja, FotjonThanasi, Gazi Buxheli, Gentian Blaca,Gjeto Turmalaj, Gjekë Marinaj, IlirLevonja, Ilir Borova, Iliriana Sulkuqi, JuliaGjoka, Kolec Traboini, Këze (Kozeta)Zylo, Lekë Gjoka, Lulash Palushaj, LuljetaBlaca, Maksim Zotaj, Mensur Spahiu,Merita Bajraktari McCormack, MëhillVelaj, Mustafa Elezi, Ndrek Ded Guri,Ndue Hila, Nexhat Imeraj, Nexhip Ejupi,Niko Kirko, Pal Imeri, Pal Ndreçaj, PetraqPali, Përparim Hysi, Qazim Rushaj,Rajmonda Moisiu, Ramiz Gjini, Roland

Musta, Rozi Thehohari, Sami Gjoka,Shpëtim Kastrati, Tahir Hysa, VaidHyzoti, Valbona Dardha, ValentinaGorvokaj, Valter Kozma Lazëri, YllkaNika, Zef Përgega, Zeqir Gërvalla dheZera Bajgora.

Sipas Thanasit, i cili kishte ardhur sëbashku me zonjën dhe djalin e tij t’ua bëjëtë mundur antologjinë pjesëmarrësve,për këtë vepër “u shfrytëzuan materialetë dërguara prej autorëve, bashkëpunë-torëve dhe u shfletuan shumë vëllimepoetike. Për autorët e brezit të hershëmnë Amerikë u përdorën materiale arki-vore dhe periodikë të botuar prej shqip-tarëve në fillimshekullin e shkuar”.

Teknikisht, antologjia është realizuarme shumë kujdes dhe është botuar menjë kualitet të lartë.

ÇMIMI SKËNDERBEU

Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë për here të parë nderon meçmimin Skënderbeu një nga njerëzit mëshpirtgjerë të komunitetit shqiptar tëAmerikës, biznesmenin e shquar NazarMehmeti. Çmimi Skënderbeu jepet nëshenjë falënderimi ndaj ndihmës që jepetpër financimin e çmimit Gjenima, i cili kapër mision sjelljen e njërit nga shkrim-tarët më të mirë në botë në takimin eshoqatës, dhe që andej njohjen e shoqatësnë botën letrare ndërkombëtare. Vitin qëkaloi, zoti Mehmeti tregoi se bujaria qënë përgjithësi përfaqëson fisnikërinënjerëzore, është një virtyt me të cilin njeriuvë shpirtin e vet në lëvizje për të ndih-muar të tjerët. Përveç mbulimit të shpen-zimeve të darkës se shtruar në nder tëshoqatës në Dallas vitin që kaloi, që men-dohet të ketë kushtuar rreth 5000 dollarë,ai i dhuroi shoqatës edhe një çek prej2,500 dollarësh.

Por e veçanta e zemërbardhë-sisë së Nazar Mehmetit nuk qëndronthjeshtë tek ndihma që jep, por tekmënyra se si e jep atë. Ai e kupton ndih-mën që jep si një virtyt që e lartëson njeri-un për të kryer veprime njerëzore në tëmirë të njerëzimit. Megjithësedashamirësia dhe çiltërsia më të cilënvepron, mund të jetë pjesë e botëkupti-mit të tij personal, e të kuptuarit se mend-jet e njerëzve punojnë në drejtime tëndryshme dhe e ndihmojnë shoqërinë nëfusha të ndryshme të jetës, ndihma e tijndaj shoqatës i kalon caqet e një bujarieimpulsive.

Nazar Mehmeti është i vetmi,

që di unë, që aktivizon rrethin e tij famil-jar dhe miqtë e tij për ta drejtuat ndih-mën e tyre aty ky vërtet ia vlen, aty kuajo kthehet në një ndihmë tjetër në të mirëtë atdheut, në të mirë të letërsisë, në tëmirë të Shoqatës së ShkrimtarëveShqiptaro-Amerikanë. Ai jo vetëm që endihmon shoqatën, por edhe e ndjekveprimtarinë e saj nga afër. Ketë vit erd-hi në Çikago një ditë para takimit, që tësigurohej se gjithçka do të vente mbarëditën e diel. Në të njëjtën kohë premtoise edhe vitin që vjen, në Nju Jork, ai dotë jetë midis anëtarëve të Shoqatës, do tëbashkëpunojnë me miqtë e tij në spon-sorimin e darkës dhe do të interesohetpër mbarëvajtjen e takimit me të njëjtinmerak dhe dashamirësi që ka treguar nëdy takimet e para.

Çmimi Skënderbeu, për vitin2005, nuk mund të shkonte tek askushtjetër dhe të meritohej plotësisht, siç emeritoi Nazar Mehmeti.

ÇMIMI PENA E ARTË

Ky është viti i tretë që Shoqata eShkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanenderon me çmime letrare anëtarët e saj.Ndonëse mundësia e konkurrimit ështëe rezervuar vetëm për anëtarët eshoqatës, juria e konkursit nga viti në vitpor merr një numër në rritje librash përgjykim. Këtë vit, përveç gjinive të romanit,poezisë dhe publicistikës, shoqata eshkrimtarëve i dha jetë edhe një gjinietjetër të rëndësishme letrare—gjinisë sëpërkthimit. Përveç certifikatave, dhe trofeve në të cilatgjendet logoja e shoqatës me portretin eNaim Frasherit në mes, fituesit u larguannga podiumi me ndjenjën e një respektiedhe më të lartë nga kolegët e tyre. Atau duartrokitën gjatë, u ftuan gjatë dark-ës të bënin fotografi me kolegët dhe tëftuarit, duke zgjuar edhe kureshtjen eshkrimtarëve të huaj, të cilët i pamë tëmerrnin shënim emrat e tyre. Shumica e anëtarëve të shoqatës do embështesnin mendimin tim se shkrim-tarja Rozi Theohari është jo vetëm njëranga femrat më të respektuara të shoqatës,por edhe njëra nga shkrimtaret me seri-oze shqiptaro-amerikane. Fuqia e sajautoriale është evidente në vlerat që sjellpër lexuesin libri i saj “Mbi thinja frynerë”. Pas shqyrtimit të librave të këtij zhanri,juria ishte e mendimit se libri i kësajautoreje e meriton plotësisht çmiminPena e Artë. Pastërtia e gjuhës, rëndësiaqë ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresavepër të cilat vendosë të shkruaj, si dhe për-shkrimi me ndjenjë dhe profesionalizëmi ngjarjeve dhe evenimenteve që trajtonjanë disa nga pikat e forta të penës së saj. Pasi theksoi se dhënia e çmimit është njënder i madh që i bëhet, ajo falënderoishoqatën e shkrimtareve për vlerësiminqë i bëri librit “Mbi thinja fryn erë”. Nëfjalimin e saj dinjitoz, Theohari tha se“edhe pse i shkruar mijëra kilometra largvendit tonë, libri im “Mbi thinja fryn ere”megjithëse ka si teatër veprimeshAmerikën, zanafillën shpirtërore e ka aty,në Shqipërinë tonë, në Dardhën time tëbukur, fshatin e lindjes, të shtrenjte e tëpaharruar, me dramën e saj të dhimb-shme të kurbetit. Tematika e shkrimevetë mia i ka rrënjët në fisnikërinë e brezavetë tëre të atyre njerëzve që kanë lindur nëatdhe dhe kanë emigruar në Amerikë osekanë lindur e janë rritur këtu, të cilët, mepunën dhe virtytet e manifestuara edhenë një botë të madhe e të huaj si Amerika,më frymëzuan të hedh në letër gjithë atombresa të pafundme”.

Çmimin Pena e Artë për gjin-inë e poezinë këtë herë e meritoi MeritaBajraktari McCormack. Libri i saj mepoezi “Tinguj Malli” premton një tëardhme edhe më të ndritur për poeten

në fjalë. Ajo ka talentin dhe njohuritë enevojshme kulturore për të avancuar. Kylibër është një dëshmi e vërtet seMcCormack është gjithnjë në kërkim tësë bukurës, të së vërtetës, dhe të kualitetitartistik në poezi. Megjithëse fjala “prem-ton” nuk është rastësi në komentin tim,libri i saj e ka bindur jurinë e konkursitse ndër librat e paraqitur në konkurs“Tinguj Malli” ishte, absolutisht, më cilë-sori.

Gjatë fjalës së pranimit tëçmimit, ajo iu drejtua jurisë duke thënëse “fakti që ju keni përzgjedhur krijim-tarinë time dhe e keni vlerësuar atë meçmimin “Pena e Arte” me jep emocionedhe më bën me krahë, por edhe më shër-ben në rritjen e frymëzimit për një kri-jimtari akoma më të mirë, më të plotë dhemë të arrirë artistikisht.”

Të pranishmit e vlerësuan lartsi fjalimin e saj elegant ashtu edhe sin-qeritetin e përmbajtjes së tij.Duartrokitjeve dhe urimeve të përzemër-ta të kolegëve ajo iu përgjigj me filozofidhe entuziazëm njëherësh: “Sikur të mosisha anëtare e shoqatës nuk do e kishafituar sonte këtë çmim”.

(Vijon në F. 20-21)

Anëtarët e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë - një dashuri e re në krahët e hapur të Çikagos së bukur...