View
3
Download
0
Category
Preview:
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
Programi: Letërsi Shqipe
Punim diplome
Tema: Traditat dhe bestytnitë në romanin shqiptar
“Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit
Mentori Kanditate
Prof. Ass. Dr. Rovena Vata Kristella Nikollbibaj
Gjakovë 2019
2
KOMISIONI
Kryetar______________________________________
Anëtar_______________________________________
Anëtar_______________________________________
Kandidate Nënshkrimi
______________________ ______________
Gjakovë, maj 2019
3
PËRMBAJTJA
I. Të dhëna për romanin “Sikur të isha djalë” ................................................................................. 4
II, Deklarata studentore ................................................................................................................... 4
III. Hyrje ......................................................................................................................................... 5
KREU I Jeta dhe veprimtaria e Haki Stërmillit ............................................................................ 6
1.1.Jeta e shkrimtarit ................................................................................................................... 6
1.2. Veprimtaria letrare e shkrimtarit .......................................................................................... 7
KREUII Mësim-pësim përmes romanit ditar .................................................................................. 9
2.1. Ndërtimi i romanit “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit .................................................. 9
2.2. Personazhi i Dijes ................................................................................................................. 9
2.3. Pozita e shoqërisë shqiptare ............................................................................................... 11
2.4. Pozita e gruas shqiptare ...................................................................................................... 13
KREU III Traditat përmes paragjykimeve ................................................................................... 13
3.1. Ndjenja përballë realitetit ................................................................................................... 14
3.2. Martesa përballë traditës .................................................................................................... 15
3.3. Tendenca për të thyer kodet e traditës ................................................................................ 16
KREU IV Zhvillimi psikologjik i personazheve përmes besëtytynive .......................................... 18
4.1. Besimi në bestytni….……………………………………………………………..…………18
4.1. Ritet fetare në roman .......................................................................................................... 19
4.2. Paragjykimet në shoqëri patriarkale ................................................................................... 19
PËRFUNDIM ................................................................................................................................ 21
LITERATURA ............................................................................................................................... 22
4
Të dhëna për romanin “Sikur të isha djalë”
Roman sentimentali shfaqur si një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në
përgjithësi dhe të femrës në veçanti.
I shkruar në formë ditari
Pasqyrohet jeta e Dijes, ëndrra e saj për të filluar ndryshimet nga vetvetja, ironia familjare
dhe shoqërore.
Përfundon me humbje të dashurisë dhe vdes nga turbekulozi
Nëkohën kur është shkruar i bëri jehonë arsimimit e përparimit të gruas shqiptare, të
shtypur dhe të nëpërkëmbur me shekuj
Është botuar me vitin 1936 dhe ka 310 faqe
Posedon stërhollime stilistike dhe përmban disa frazeologji popullore
Deklarata studentore
Quhem ______________, studente e rregullt e Universitetit të Gjakovës, përkatësisht Fakultetit
“Fehmi Agani|”, drejtimi Letërsi Shqipe. Me një përgjegjësi të madhe deklaroj se punimin me titull
“Traditat dhe bestytnitë në romanin shqiptar “Sikur të isha djalë”” të Haki Stërmillit”e kam
realizuar në mënyrë të pavarur dhe se ai është tërësisht punimi im autorial, duke respektuar
rregullat etike të punës shkencore dhe akademike sipas normave të Universitetit “Fehmi Agani”.
Gjithashtu deklaroj se punimi në fjalë nuk është i publikuar e as i përdorur për qëllime të kryerjes
së obligimeve mësimore në këte apo ndonjë institucion tjetër të shkollimit.
Me tutje deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar përdorimin e literaturës së autorëve
vendas duke cituar përmes frusnotave secilin material të huazuar.
Gjakovë, maj 2019
5
Hyrje
Shkrimtari Haki Stërmilli konsiderohet si njëri ndër personalitetet më të njohur në letërsinë shqipe,
bazuar në veprimtarinëe tij dijetuese, patriotike, intelektuale dhe krijuese.
Njëri ndër romanet më të njohur në krijimtarinë e tij padyshim është romani i shkruar në formë
“Sikur të isha djalë”, e konsideruar si një vepëre fuqishme artistike për të drejtat e femrës si dhe
trajtimin e saj në një shoqëri patriarkale. Romani në fjalë trajton me fanatizëm tragjizmin e jetës
së femrës shqiptare në një shoqëri të rrethuar me patriarkalizëm dhe të imponuar nga bestytnitë e
ndryshme, duke synuar të paraqesë të shkuarën mitologjike dhe historike të popullit shqiptar ndër
vite.
Punimin me titull: “Traditat dhe bestytnitë në romanin shqiptar “Sikur të isha djalë”” të autorit
Haki Stërmilli do të përpiqem ta analizoj duke ndaluar në stilin e tij narrativ, botën realiste të
përshkruar me psherëtima romantike nga më të ndryshmet, pasthirrma e mallkimetë pranishme
gjatë gjithë kohës. Theksi ynë përgjatë analizës sëromanit do të bie te traditat dhe bestytnitë të cilat
përҫohen gjatë gjithë kohës në roman, si një problem social shumëi rëndësishëm për kohën në të
cilën ndodh ngjarja. Gjithashtu do të paraqesim traditat e të jetuarit përmes paragjykimeve,
zbërthimin psikologjik të persnazheve përmes bestytnive si dhe lojën e karaktereve në vepër.
I gjithë punimi do të jetëi realizuar përmes krerëve ku në secilin prej tyre do të kemi forma më të
detajuara të analizës së veprës, gjithnjë në funksion të temës së zgjedhur.
6
KREU I Jeta dhe veprimtaria e Haki Stërmillit
1.1. Jeta e shkrimtarit
Shkrimtari dibran Haki Stërmilli nga kritika letrare është konsideruar si një personalitet që zë një
vend të merituar në historinë e letërsisë shqipe, me kontributet e çmuara që ka dhënë në fushën e
prozës, dramaturgjisë, letërsisë dokumentare etj. Stërmilli lindi nëShehër të Dibrës më 17 maj 1895
kumori edhe mësimet e para. Shkollimin e mesëm e nisi nëManastir por nuk mundi ta përfundojë
për shkak të Luftës Ballkanike. Pasi qyteti i Dibrës mbeti jashtë kufijve, Hakiu u vendos në
Shqipëri dhe nisi punë si pjesë e administratës shqiptare. Në vitet 1915- 1918 punoi sekretar
krahinor në Mat dhe Peshkopi, pastaj sekretar i parë i nënprefekturës së Matit, e gjithashtu mësues
personal i motrave Zogolli.1
Si një shkrimtar, gazetar, kryetar i shërbimit sekret shqiptar përgjatë periudhës 1923-1924, si dhe
përfaqësues i Dibrës në Kuvendin Popullor, jeta e tij kalon nëpër disa etapa të historisë sonë, që
nga fundi i Rilindjes, shpallja e Pavarësisë, Lufta e Parë Botërore, vitet 20-ta të rimëkëmbjes së
shtetit shqiptar, mërgimi politik, koha e monarkisë, pjesëmarrja aktive në Luftën
Nacionalçlirimtare e deri në çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë dhe kontributi i tij
në ngritjen e shtetit popullor.Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen demokratike, më 2 shkurt
1922 Zogolli i propozoikryeministrisë emrin e Hakiut për sekretar të shifrës. Këshilli i Naltë nuk
e dekretoi Stërmillin, por pas një viti ministër Zogolli e dekretoi më 16 janar 1923 si sekretar i
Sekretarisë Sekrete. Haki Stërmilli qëndroi deri më 16 prill 1924 në këtë pozitë, dhe ulargua
përfundimisht pas largimit të Zogollit dhe emërimit të Shefqet bej Vërlacit kryeministërdhe
Ministër i Brendshëm. 2
Pas Lëvizjes së qershorit, Haki Stërmilli mori pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të
shoqërisë"Bashkimi", ku u zgjodh sekretar i shoqatës. Me rikthimin eZogollit dhe triumfin e
legalitetit mërgondrejt Italisë, Francës,Austrisë, Gjermanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Për një
1 Kajtaz Recaj, Krijimtaria letrare e Haki Stërmillit, Prishtinë, 1988, fq.57 2 Po aty, fq. 56
7
vitqëndroi në Bashkimin Sovjetik ku u takua edhe me Ali Kelmendin. Më 1927 gjendet në
Jugosllavi, ku qëndron nëManastir. Këtu më 17 mars 1929 në rrethana jo krejtësisht të sqaruara,
dëbohet nga shteti jugosllav. I dorëzohet autoriteteve shqiptare në Bilisht, më pas e vendosin në
Korçë dhe pak ditë më vonëe shoqërojnë në burg. Aty e takon mikun dhe pasardhësin i tij në atë
institucion që tashmë quhej Zyra Sekrete, Abedin Hoxha. Më 6 gusht 1929 dënohet me 5 vjet burg
me akuzën se kishte guxuar të propagandonte botërisht kundër regjimit dhe personit të Mbretit.
Më 28 nëntor 1933 në sajë të një telegrami që i kishte dërguar NMT Zogu I për amnisti, falet dhe
lirohet.3
Pas pushtimit të Italisë, gazeta "Fashizmi” në listat e gjata botonte me nr. 44 edhe anëtarësimi e
Haki Stërmillit në Partinë Fashiste, në të njëjtën ditë kur ishte anëtarësuar M. Kruja, B. Valteri,
etj. Për Stërmillin shënohej se "merrej me punë private". Në biografinë e tij shënohej se më 31
korrik 1943 ishte hedhur në ilegalitet, kur kishte qenë në Tiranë. Më vonë do të zgjidhej në organet
paralele të pushtetit komunist, duke filluar nga mbledhja e Labinotit në shtator 1943 e deri në
anëtar i dalur nga Kongresi komunist i Përmetit. Përfaqëson lëvizjen komuniste në mbledhjen e
Mukjes. Për këtë shkak më 2 dhjetor 1945 dhe më 28 maj 1950 u zgjodh deputet. Pas 1945 ishte
kryetar i Frontit Demokratik dhe nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv për Qarkun e Peshkopisë.
Vdiq më 17 janar 1953 i sëmurë pas një lëngate të gjatë, duke qenë edhe deputet i Rrethit të
Peshkopisë në Kuvendin Popullor, zëvendësuarprej Jashar Menzelxhiut Haki Stërmilli mbetet një
figurë, personifikim i përsosur i patriotit dhe demokratit, e shkrimtarit dhe intelektualit popullor, i
mbrojtësit të lirive dhe të drejtave të njeriut, grave në veçanti.
1.2. Veprimtaria letrare e shkrimtarit
Veprimtaria letrare e shkrimtarit Haki Stërmilli është shumëdimensionale, e gërshetur me tema
sociale të cilat i kanë rezistuar kohës edhe gjatë ditëve të sotme. Deri në vitet ‘20 të shek. XX, në
dramaturgjinë shqiptare, si krijime të nivelit profesionist njiheshin vetëm 2-3 drama të Gjergj
Fishtës dhe Fan S. Nolit. Pas tyre vijnë katër drama të Haki Stërmillit, të cilat edhe sot, me një
konceptim regjisorial bashkëkohor mund të ngjiten në skenën e teatrit. Prandaj, jo rastësisht kritika
letrare në shumë studime të bëra për këtë shkrimtar dëshmon se në historiografinë letrare shqiptare
3 Kajtaz Recaj, Krijimtaria letrare e Haki Stërmillit, Prishtinë 1988, fq.57
8
është e pohuar se në themelet e romanit shqiptar (si gjini) janë tri vepra: “Shkodra e rrethueme”
nga N. Nikaj, “Lulja e Kujtimit” nga F. Postoli dhe “Sikur të isha djalë” e H. Stërmillit.4
Lënda e veprës letrare të këtij shkrimtari sjell periudha dramatike historiko-shoqërore, ngjarje,
fakte, heronj dhe karaktere që bartin intensitet ideoemocional.
Hapat e parë në letërsi i bëri në fillim të viteve ’20-ta, me dramat "Dibranja e mjerueshme", 1923,
"Dashuni e besnikri" me 1923 etj.,me të cilat i bëhet jehonë luftës heroike të dibranëve kundër
shovenistëve serbë. Shkroi edhe librin "Burgu" (1935). Vepra e tij më e shquar është romani "Sikur
të isha djalë" (1936), ku kritikohen rreptë despotizmi familjar, normat e moralit sundues që
ndrydhnin personalitetin e femrës shqiptare. Romani u prit mirë nga shtresat demokratike dhe
shpejt u bë një nga veprat më të lexuara të kohës. Më 1968 u botua romani "Kalorësi i
Skënderbeut". Në të dy këto vepra autori ka bërë përpjekje për një pasqyrim me vërtetësi të jetës,
por nuk i ka shpëtuar një fryme sentimentaliste. Shkroi edhe dramën për fëmijë "Trashëgimtarët
tanë" (1950), ku trajtohet pjesëmarrja e fëmijëve krahas të mëdhenjve në luftën kundër zgjedhës
fashiste. Mbajti një ditar që u botua me titullin "Shtigjeve të lirisë" (1966), me vlera njohëse e
letrare. Në të autori rrëfen për ngjarje të rëndësishme të historisë së Luftës ANÇ në vitet 1943-
1944, për patriotizmin dhe heroizmin e popullit. Haki Stërmilli la të papërfunduara disa vepra
letrare e historike.5
Stërmilli shkëlqeu edhe në letërsi dokumentare. Shënimet, kujtimet dhe ditaret e tij në librat
"Burgu" dhe "Shtigjet e lirisë" nuk janë thjeshtë memorie sociale por edhe fjalë letrare, elegancë
dhe sinqeritet, kulturë dhe talenti i të shkruarit. 6
4 Po aty, fq.57. 5Kajtaz Recaj, Krijimtaria letrare e Haki Stërmillit, Prishtinë, 1988, fq.58. 6Kajtaz Recaj, Krijimtaria letrare e Haki Stërmillit, Prishtinë, 1988, fq.59.
9
KREU II Mësim-pësim përmes romanit ditar
2.1. Ndërtimi i romanit “Sikur të isha djalë” të Haki Stërmillit
Romani “Sikur të isha djalë” në kohën kur është shkruar bëri një jehonë të lëvizjes shoqërore të
viteve të 30-ta duke u cilësuar si një nga veprat më të suksesshme të kohës. Romani ka formën e
një ditari, të mbajtur nga personazhi kryesor i tij, vajza e re, Dija ku përmes shënimeve të saj
lexuesi njihet me jetën e përditshme të një familjeje të zakonshme qytetare shqiptare e konsideruar
si e para vepër në letërsinë shqipe që trajton tendencën për emancipimin e femres shqiptare duke
u përpjekur të shtjellojë në thellësi karakteret e protagonistëve përmes një monologu dramatik
shumë të fuqishëm. Romani ndërtohet mbi temën e robërisë, prapambetjes dhe dëshirës së madhe
që ka femra për tu liruar nga shtypja e vazhdueshme shoqërore. Gjatë gjithë kohës në roman
pasqyrohet retrospektiva dhe introspektiva duke u bërë domosdoshmëri strukturore të romanit. Te
“Sikur të isha djalë”, strukturën poetike të tij e karakterizon fryma lutëse, në radhë të parë,mandej
ajo polemizuese dhe qortuese.7
Romani në fjalë gjatë gjithë kohës ndjek preokopimet e vajzës meemrin Dije në raport me
shoqërinë që e rrethon, kundërshtitë në mes forcave progresive dhe atyre forcave primitive e
conservative.
Historia e Dijes, vajzës jetime të mbuluar me ferexhe që zbulon papritur dashurinë e cila mundëson
tek ajo dëshirën për të parë botën më ndryshe nuk mund të ishte diҫka e thjeshtë, përveq se
njëpërfytërim i aktit të krijimit. Autori e bën Dijen të shkruajë një ditar duke treguar jo vetëm
dëshirat e fshehta për Shpendin por edhe dëshirën për të mësuar që të jetojë një botë më të lirë.
2.2. Personazhi i Dijes
Romani “Sikur të isha djalë” ka për protagoniste kryesore një vajzë jetime, të maltretuar
vazhdimisht nga njerka që bie viktimë e mentalitetit të vyshkur të viteve të 30-ta. Dijen nuk e ka
lejuar i ati patriarkal, Syla, të shkojë në shkollë duke e mbyllur brenda mureve të shtëpisë qysh në
fëmijëri.
7Sabri Hamiti, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne,Faik Konica, Prishtinë 2002, fq. 96.
10
Ajo do që të martohet me Shpend Rrëfenë, djalin nga Kosova që dashuronte shumë. Ëndrra dhe
dëshira e saj nuk do të plotësohet asnjëherë, sepse e martojnë me forcë siç kërkonte i ati, me një
tregtar të pasur e të moshuar, të cilin ajo nuk e donte. Ankthi e vuajtjet shpirtërore, bashkë me
sëmundjen që i kishte progresuar, e bëjnë Dijen të shkruaj në ditar lutjet e saj për domosdoshmërinë
e ndryshimeve sociale në jetën e gruas shqiptare.Shpresat,edhepse shumë të vogla, i kishte
mbështetur vetëm tek ditët pasuese nëse do të ketë njerëz që do të punojnëpër t'i çliruar gratë nga
fati i tyre i vajtueshëm.Kjo vepër bëhet zëri i mbytyr i një femre që kërkon dinjitetin e saj të plotë
e stolisur meëndrra të bukura shpirtërore, psikologji të qartë dhe natyrë tërheqëse gjatë gjithë kohës
edhe përkundër sfidave të vazhdueshme.8 Ajo i kundërvihet krejtësisht mjedisit ku është rritur duke
demaskuar gjithë mënyrën e organizimit të jetës familjare e shoqërore shqiptare.
Personazhi me emrin Shadije - i njohur më shumë si Dija,përveç përballjes me prapambeturinë e
theksuar shoqërore dhe faktin që vendimet për të i merr gjithmonë dikush tjetër, shpërfaq edhe
preokupimin e saj për mbulesën. Në njërin prej fragmenteve të librit, të pasqyruar në formë ditari,
Dija pyetet se për çfarë në të vërtetë shërben mbulesa, teksa thotë se sikur të ishte fëmijë do ta
konceptonte si mbrojtje të rrobave nga pluhuri. Narracioni i Dijes si personazh e autor ka
intonacionin lutës të gërshëtuar me anën qortuese e shpesh të zemëruar, të mllefosur për pozitën e
vet dhe pozitën e femrës shqiptare në përgjithësi.9
Gjuha e Dijes gjithmonë është plot plogështi, e plot zhgënjim por e shoqëruar me ndjenja të
sinqerta dhe mendime thellësisht njerëzore
Autori Haki Stërmilli personazhin e Dijes e trajtoi nëshumë aspekte duke arritur të depërtojë edhe
në ndjenjën religjioze të saj, të bazuara në shumë koncepte liberale lidhur me religjionin e saj. Ajo
ishte e bindur se religjioni i mirëfilltë e dërgon përpara shoqërinë. Meqenëse romani ështëshkruar
në formë ditari,në të cilin Dija flet për jetën e vet, është e kuptueshme, që ajo t'i kushtojë më
shumë kohë e vend jetës personale, aq më parë kur ky ishte edhe qëllimi kryesor isaj, përmes
shkrimtarit. Dija, ashtu si shumë vajza, vuante nga ligjet e kohës të konsideruara si shumë tëegra
që nuk pyesin për ndjenjat, për dashurinë e për dinjitetin e askujt. Por në dallim nga ato, ajo nuk
do të nënshtrohet, nuk do të mbysë gjithçka që për të është e shenjtë dhe fillon t’i kundërvihet
situatave që nuk i pëlqejnë. Kundërvënia ndaj rregullave e ligjeve patriarkale fillon që me dëshirën
e saj për të shkuar në shkollë, me përpjekje për të zgjeruar kulturën përmes librave.
8 Po aty, fq.97. 9Resmije Kryeziu, Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash, Prishtinë 1988, fq.124.
11
Përmes rrëfimit të Dijes shprehet gjithashtu fryma patriarkale e shoqerisë shqiptare,në njerën
anëdhefryma humane,thellësisht njerëzore e kësaj shoqërie, në anën tjetër, së cilës i
kundërvihetinjoranca dhe fanatizmi. Fjalët e Dijes vazhdimisht paraqiten me ngarkesë të madhe
emocionale të cilën erealizon me fjalë të rëndomtë që shpreh mendime e ndjenja personale dhe
mendime e ndjenjatë autorit dhe të opinionit të gjerë. Në rrethanat jetësore dhe në gjendje
shpirtërore e fizike të Dijes ndërhynë edhe sëmundja që gjithsesi, është pasojë e kësaj jete, e cila
si kategori e së keqës, ndikon në mënyrë vendimtare në përfundimin tragjik të Dijes, por edhe në
gjuhën, në stilin lirik të rrëfimit të saj.10
Dashuria për Shpendin, të cilin e njohu rastësisht tenjë shoqja e saj,kthehet në një tragjedi për të.
Nga njëra anë dashuria e saj bëhet tepër dramatike për shkak të fanatizmit të egër, izolimit brenda
mureve të shtëpisë, nga ana tjetër, mungesa e ndonjë shprese se mund të bashkohej ndonjëherë me
Shpendin në kushtet kur për gjithçka duhet të vendoste i ati, i cili as që mendon se vajza mund dhe
duhet të ketë ndjenjat dhe dëshirat e saj që duhen nderuar.
Vendimi i tij për ta martuar Dijen me një burrë të moshuar, sepse është tregtar i pasur, e shkatërron
përfundimisht jetën e saj. Gjuha e Dijes është mjaft meditative për moshën që ka, ajo është e
vetëdijshme për gjendjen e saj të rëndë dhe për të tjerat vajza myslimane që e kanë fatin si të saj
të përshkruar në këtë formë: Femra myslimane, e mbyllun mbrenda katër mureve, asht e mpitë,e
dobët dhe e pazhdrivillueme, sepse asht shtypne e mbytë nga zgjedha e randë e nji edukate qe nuk
këshillon enuk porosit tjetër veçse ndalime: mos prek,mos dil,mos fol,mos qesh, mos e mos sa të
dojëedukatori. 11
2.3. Pozita e shoqërisë shqiptare
Problemi i pozitës së femrës shqiptare u shtrua si problem social që kërkon zgjidhje të shpejtë e të
drejtë nga intelektualë të shumtë në fushën e letërsisë shqipe. Pozita e gruas në shoqërinë shqiptare
u cilësua edhe si problem politik-patriotik i lidhur ngushtë me mbrojtjen, me sigurinë dhe me
prosperitetin e vendit.
10 Po aty, fq.125. 11 Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq. 112.
12
Shkrimtarët qe trajtuan këtë problem, si Migjeni,Spase,Stërmilli,Bulka, Prifti e të tjerë, shkruan
më shumë guxim e me argumente për të drejtat e gruas, rolin e saj në shoqëri,barazimin e të
drejtave të gruas në raport me bashkëshortin në të gjitha format e jetës, arsimimin e saj dhe mbi të
gjitha të drejtën e fjalës së lirë.
Haki Stërmilli me romanin e tij “Sikur të isha djalë” tronditi vendin shqiptar duke prezantuar
familjen e Xha Simonit si një familje ideale shqiptare, një familje model për familjet e tjera
shqiptare.Në këtë familje,autori i grumbulloi të gjitha vetitë pozitive të raporteve e të moralit
familjarë e shoqëror duke manifestuar kultin ndaj familjes
Bazuar në rrjedhën e romanit mund të konkludojmë se lexuesi ndeshet me dygrupe të familjeve
shqiptare. Familja e cila ndër vite ka kultivuar fanatizëm e injorancë duke u bërë viktima të
mentalitetit të kohës sikur Dija, siҫ është familja e Sylë Kërthizes, dhe familja e Xha Simonit, një
familje krejtësisht ndryshe nga e para me plotë ideale që shpreh aspirata të larta, duke u konsideruar
si një grup individësh që i nevojitet shumë botës shqiptare për të përparuar, për të bërë disa hapa
më shumë përpara, sepse nevoja po e kërkonte atë,një familje që e do të bijën e tyre dhe e dëshiron
shkollimin e duhur për bijat e tyre.12
Romani i shkruar në formë ditari “Sikur të isha djalë” edhe sot pas shumë viteve vlerësohet si
njëlibër revolucionar,i ribotuar 13 herë midis viteve ‘30 e ’50,dhe si i tillë tejkalon pritshmëritë e
autorit.
Nëse i referohemi përmbajtjes në tërësi të librit mësojmë se gjithçkaështë e zhvilluar brenda një
familjeje të zakonshme shqiptare, gjë që e shohim edhe sot në familjet shqiptare, sidomos në pjesët
rurale. Përkundër asaj që mund të mos na pëlqejë që sot të përmendim fjalën shoqëri patriarkale,
nuanca patriarkale por pak të moderuara mund të vërehen edhe në shoqërinë e shekullit që po
jetojmë.
Pozita e shoqërisë shqiptare në kohën kur është shkruar romani vlerësohet në gjendje të
mjerueshme sidomos për botën femërore sepse fati i çdo vajze ishte përcaktuar nga mentaliteti i
kohës, nënshtrimi dhe bindja ndaj ligjeve patriarkale, mbytja e dëshirave dhe e dashurisë, ose nëtë
kundërtën e priste turpërimi dhe asgjësimi fizik. Përplasja e kulturave, e traditave, e
konservatorizmit dhe mbeturinave të kodeve zakonore që kërkojnë haraç gjithnjë e papushim,
marrin në këtë vepër një goditje ekzekutuese.13
12Basri Megashi, “Tradita e martesës shqiptare”, Prishtinë 2006, fq.54 13Resmije Kryeziu, Personazhi i gruas në letërsinë shqipe, mes dy luftërash, Prishtinë 1988, fq.45.
13
2.4. Pozita e gruas shqiptare
Çështjet që parashtrohen në këtë libër lidhen me mendimin për jetën e një gruaje që duhet
të jetë pjesëmarrëse në jetën shoqërore. Vepra në fjalë në kohën kur është botuar arriti të
trondisë tërëopinionin publik duke bërë jehonë të madhetek shoqëria shqiptare, pasi heroina e tij
tregohet e vendosur në luftën e vet kundër botës së vjetër plot mistere e injorancë, kundër normave
të ngurta etiko-morale të saj, pavarësisht se nuk arrin dot dhe s’kishte se si, në mënyrë individuale,
të gjente një zgjidhje për një problem aq të rëndësishëm shoqëror.
Romani “Sikur të isha djalë” i bëri jehonë arsimimit e përparimit të gruas shqiptare të viteve të 30-
ta, tështypur dhe të nëpërkëmbur ndër breza duke shpalosur shpesh dhembjen direkte: "Duhet të
luftojmë në daçim të rrojmë si njerëz"14- shkruan ajo në ditarin e saj.
Kritika letrare ka pohuar disa herë që autori nuk arrin të sjellë një zgjidhje të drejtë me arratisjen
e Dijes dhe Shpendit jashtë vendit por, në të vërtetë, ky nuk është një gjykim i saktë sepse autori
pikërisht duke sjellë dështimin e kësaj përpjekjeje, i tregon lexuesit se s'mund kurrsesi që kjo të
jetë zgjidhja. Ky motiv është ndoshta nga më realistët në roman duke u vlerësuar jo ikja nga e
keqja, por përplasja e lufta me të mund të sjellin ndryshime në ligjet dhe opinionin e egër e të
prapambetur shoqëror si një përplasje në fytyrë me atë çfarë ndodh në shoqërinë shqiptare.
Femra vazhdon të jetë e paragjykuar vetëm për faktin se është femër. Ajo nuk ka të drejtë të bëjë
zgjedhjet e saj,nuk ka të drejtë të jetë e lirë,nuk ka të drejtë të jetë e lumtur. Krejt këto vijnë si
rezultat i patriarkalizmit duke e konsideruar atë si një objekt shfrytëzues dhe gjithmonë në shërbim
të botës mashkullore. Fati i saj i mjerë duket se kishte mbetur në duart e atyre që ndër breza kanë
kultivuar fanatizëm social dhe shoqëror si një klithmë gjithmonë aktuale mbi gjendjen e gruas në
shoqëri.
KREU IIITraditat përmes paragjykimeve
14Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq.65.
14
3.1. Ndjenja përballë realitetit
Proza e Haki Stërmillit “Sikur të isha djalë”, e konsideruar si një prozë sentimentale, vazhdimisht
pasqyron një ndjenjë dhe dhembje të sinqertë duke u përpekur të trajtojë një problem shoqëror të
rëndësishëm të realitetit shqiptar.
Elementet e shpirtëzimit të reales përmes bestytnive, konsiderohen si një mënyrë pavarësimi nga
religjionet që i janë imponuar shqiptarëve dhe si të tilla janë shpalosur shpesh edhe në faqet e
romanit që jemi duke trajtuar.
Romani përmes vrojtimit qartëson rrjedhën e gjërave duke arritur të diferencoj realitetin nga
iluzionet, të pasqyroj fatin e mjerë të atyre femrave fatzeza që bien preh e fanatizmit dhe zakoneve
të egra të shoqërisë shqiptare duke pshërëtitur përmes ofshamave të heshturasi:“E un, sikur të
kisha qenë djalë, do të bërtitsha dhe do t'a ngrejsha zanin deri ne kupe te Qiellit që të mundesha
me e sigurue mesimin dhe edukimin e femnes ma shume se të mashkullit, sepse femna asht
edukatorja e parë e njeriut."15
Mundimet dhe lutjet e vazhdueshme të Dijes dëshmojnë ndjenjën më sublime të saj karshi
shoqërisë maskiliste për të treguar se fatkeqësisht në këtë shoqëri ka femra, që kanë harruar të jenë
femra, e që humbasin nën lëpirjen e sumave të pushtetit. Fjalia “Sikur të isha djalë”, padyshimështë
fraza e ripërsëritur e Dijes e cila synon t’i tregojë botës se çfarë është të jesh një vajzë në një rreth,
ambient dhe mentalitet të tillë!
Përmes ditarit të Dijes, Stërmilli pasqyron botëkuptimet primitive të familjes patriarkale e cila
helmohet kur në të lind një fëmijë e gjinisë femër, apo në rastet kur dashuria, martesa e vajzës pa
dëshirën e saj, janë strumbullari i këtij romani.
Në strukturënpërmbajtësore të romanit, gjejmë të gërshetuar kalvarin e kohës, si fat i qenies
shqiptare, i dashurisë shumëngjyrëshe, kontrasti djalë-vajzë, pastaj marrëdhënia e vetë qenies
shqiptare me paragjykimet dhe mentalitetin, me pamjet e mjerimit të skajshëm, një problematikë
e gjerë që dukshëm e tejkalon kronikën, pothuajse në të gjithë parametrat.
15Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq.86.
15
“Sikur të isha djalë” i Haki Stërmillit, pa asnjë dyshim, është tregues strukturor për të vendosur
në kohë ndodhinë, ndërkaq forma e shkrimit si ditar disamujor, e ndërthurur me poetikën e rrëfimit
dinamik, që i jep tekstit në roman mendohet si një frymëmarrje tjetër.
Dija, si personazhi më i realizuar në roman, me një botë të bukur shpirtërore i kundërvihet mjedisit
real ku u rrit duke demasktuar mënyrën e organizimit të jetës familjare. Proza e Stërmillit duke
sfiduar realitetet e kohës me meditime e përshkrime të imta të vuajtjeve të dashurisë, po edhe me
prezencen e shprehjeve moralizuese përmes deklarimeve retorike vazhdon ta përballë lexuesin me
realitetin e kohës.
Përmes personazhit dajë Haxhiu vërehet qartë se ai nuk i pranon botëkuptimet dhe predikimet
hipokrite e boshe të hoxhallarëve, por reagon nga pozitat e një bektashiu me pikëpamje liberale
dhe të njeriut human lidhur me pozitën e femrës në shoqëri. Me këto pikëpamje, Dajë Haxhiu ka
ndikuar në formimin e personalitetit të Dijes, me dëshirën që të krijoj një personazh me pikpamje
përparimtare të fisit të saj, edhe përpjekjet e Shpendit për ta rrëmbyer e për të ikur nga Shqipëria
dështojnë.16
3.2. Martesa përballë traditës
Martesa është një moment i mbushur me emocione dhe rituale që e bëjnë unike dhe të veçantë por
shumë prej ritualeve, në fakt, vijnë nga besimet dhe traditat. Dija si shumë vajza shqiptare pati
fatin të vuaj nga ligjet patriarkale të cilat nuk pyesnin për ndjenjat, dashurinë, dinjitetin e shumçka
tjetër. Babai i Dijes nuk është i vetdijshëm për gabimin e tij në raport me Dijen duke penguar
dashurinë me Shpendin dhe duke e fejuar e martuar atë me njeriun që ajo nuk e dashuronte, bile
edhe e urrente.Sado që Dija përpiqet, herë në menyrë të vetëdijshme e herë në menyrë të
ndërdijshme ta paraqesë të atin si një produkt shoqëror dhe të mos e atakojë atë si një
individ,prapseprapë del në shesh karakteri i dobët individual i tij. Babai i Dijes s'është në gjendje
t'i kuptojë dredhitë e grackat e të shoqes në dëm të Dijes, sidomos në shprehjen e Dijës kur thotë:
'' shpifjet që trillon njerka për mue atij i dukeshin si qortimet apo këshillat e Hazreti Hatixhes''.17
16Resmije Kryeziu, Personazhi i gruas në letërsinë shqipe, mes dy luftërash, Prishtinë 1988, fq.35. 17Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq.202.
16
Raporti i ëndrres së dashurisë dhe i realiteteve jetësore të Dijes merr fund me një frazë të saj: “Sot
nuk jam më virgjeneshë”, që është frazë tragjike sepse thuhet mbasi ajo është shtruarpërdhunshëm
në shtratin e burrit të zgjedhur po ashtu përdhunshëm. Dija në roman, Shpendit i jep një përshkrim
shumë shpirtëror si: Tip i çuditshëm dhe i përsosun. Një tip që ka bashkue në vetebukurinë dhe
egërsinë, ëmbëlsinë dhe ashpërsinë,butësinë dhe vrazhdësinë, i mbyllasytë që të mos e shof, por
nuk mbyllen sytë e mendjes e të zemrës, ajo preku me njëfuqi tërheqëse”.18
3.3. Tendenca për të thyer kodet e traditës
Për të drejtat e gruas shqiptare në shoqëri ka baza të shëndosha njerëzore të cilat mbështeten
fuqishëm në vetëdijen kombëtare.Problemi i pozitës së femrës shqiptare u trajtua si problem social
që kërkonte zgjidhje të shpejtë e të drejtë sepse me romanin që jemi duke trajtuar vetem kishin
filluar sinjalet e para të vajzave që mund të thyenin kodet e traditës të cilat tashmë kishin kapërcyer
çdo limit kohor. 19
Dija dhe Shpendi ishin dy nga ata të rinj të cilët ishin dakorduar të rebeloheshin kundrejt kodeve
dhe traditave të kohës edhe nëse do të flijonin njëri-tjetrin. Përkundër faktit që për babain e Dijes,
Shpendi ishte personi i papëlqyer vetëm pse ishte i huaj, kosovar dhe nuk zotëronte profesionin e
tregtarit, për Dijen, ky djalosh ishte ndër më të zgjuarit qëajo kishte takuar ndonjëherë dhe shumë
ideal në sytë e saj. Provat e vazhdueshme të ikjes së dy të rinjve drejt Italisë, dështimi i tyre para
policies, janë fakte të bollshme përtë treguar tendencën drejt thyerjessë kodeve zakonore si më
poshtë: Sa e sa breza femnash, që erdhën para nesh, u banë viktimet e këtij zakoni t'egër dhe flija
e asaje mendesije që kish për të vetmin qellim të kënaqi kapricjet e nji turme injorante, sunduese
mbi fatin dhe jetën e atyne femnave të mjera. Kurrkush, deri me sot, s'pat guximin me marrë
përsiper nji përgjegjesi për me i operue e shërue plagët e kësaj shoqnije që lëngon prej shekujsh.
Toka e jonë, për fat të keq, nuk polli nji gjeni që t'u epte hov gjallnije turmave të mbetuna nën
thundrën e zakoneve primitive për t'u hudhun tej me force; që t'i udhëhiqte për t'u vërvit jashtë
kaosit t'errët të fanatizmës”.20
18 Po aty, fq.217. 19Resmije Kryeziu, Personazhi i gruas në letërsinë shqipe, mes dy luftërash, Prishtinë 1988, fq.78. 20 Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq.212.
17
Fatkeqësisht, tregimi i dashurisëi Dijes, nuk ndërtohet sipas skemës së ndërhyrjes së personit të
tretë, por sipasndërhyrjes së kodit të dhunshëm të jetës sepse lidhjen dashurore të Dijes me
Shpendin nuk e shkatërron personi i tretë i dashur,por personi, burri tregtar, i cili hyn përdhunshëm
në këtë raport, vetëm për të përshpejtuar vdekjen e Dijes, pra tragjedinë.
Me martesën e saj të dhunshme,Shpendi nuk është shpëtimi as në ëndrrën dashurore e as në ëndrrën
e ikjes.Asaj askush nuk është në gjendje t'i ndihmojë në thyerjen e zakoneve edhe pse kishte mjaft
njerëz që e donin dhe që u dhimbsej.
Me sjelljet e babait e të njerkës së Dijes nuk pajtohen të afërmit e tjerë të saj dhe dashamirët e
fqinjë të familjes Kërthiza.Të gjithë ata i gjykojnë sjelljet e tyre ndaj Dijes, por për çudi askush
nuk provonndonjë aksion për t'i ndihmuar asaj.Me sjelljet e Sule Kërthizës e të njerkës së Dijes,
nuk pajtohen shumë njerëz nga fisi i Dijes, madje as fqinjët e asdashamirët e tjerë, por për fat të
keq, asnjë prej tyre nuk ndërhyn në mënyrë të vendosur për tëndikuar që të ndryshohet qëndrimi i
babait e i njerkës ndaj Dijes: “Po t'a kisha pasë në dorëdo t'a grisësha çarçafin dhe nuk do të lejsha femën pa
shkollë, psegrueja asht themeli i shoqnis njerzore, pse ajo asht burim i moralit, pse ajo asht nyeja e shenjtë e
qenëjes, pse ajo e mbjell farën e dashunis vëllazënore në mes të njerësve. E kur ajo lihet mbas dore vuen e tanë
shoqnianjerzore”.21
21Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq.156.
18
KREU IVZhvillimi psikologjik i personazheve përmes bestytnive
4.1. Besimi në bestytni
Roli i besimeve në botën shpirtërore të individit dhe shoqërisëështë i rëndësishëm, por ky është
një kushtëzim historik dhe gjeografik, çka nuk nënkupton mirëfilli pavarësinë e fantazisë nga
realja.Vepra në fjalëtrajton dhe paraqet një sërë çështjesh dhe fenomenesh në lidhje me besimin
popullor shqiptar, mitologjinë e Islamit, qoftë edhe të paganizmit duke i shtjelluar ato natyrshëm
brenda lojës së personazheve. 22
Besa e fjalës së dhënë është një nga margaritarët më të çmuar në thesarin e këtij romani duke
emërtuar reflektime të ndryshme rreth zhvillimit të personazheve përmes bestytnive, krijimtarisë
folklorike të popullit tonë, margaritar që ka emërtuar reflektime intensive, shumëngjyrëshe edhe
në folklorin e shumë popujve të tjerë, ku si e tillë ka qenë pothuajse gjatë gjithë kohës e pranishme
në roman.
Bestytnitë që kanë të bëjnë me veprime të cilësuara si detyruese e që manifestohen në formë të
bindjes se individit se do t'i ndodhë ndonjë fatkeqësi nëse e kryen veprimin e caktuar. Kjo situatë
në roman është shprehur atëherë kur Dija nuk respekton ritet dhe zakonet e familjes së saj dhe kjo
është arsyeja që e ka zënë mallkimi me sëmundjen e turbekulozit sipas atyre që u besojnë
bestytynive.
Romani tutje trajton edhe bestytnitë që kanë të bëjë me leximin e shenjave të cilat komentojnë
parashikimet në të ardhmen, siҫ ndodhi me Dijen e cila në takimin që kishte me Shpendin ia dhuroi
atij shenjën e cila premtonte njëtakim tjetër më të suksesshëm pas dështimit të përpjekjes së parë
për të ikur.
Gjithnjë duke vazhduar tutje në analizën e këtyre fenomeneve vërejmëedhe pastërtinë e dashurisë
e cila manifestohet atëherë kur Dija ia dhuron Shpendit shaminë.
Nusja e re në shtëpi të burrit në ditën e martesës, duhet të hyjë (ta shkelë pragun) me këmbën e
djathtë, në të kundërtën harmonia e familjes do të shkatërrohet që nga ai çast. Diҫka të tillë Dija
nuk dëshironte ta bënte në momentin kurkëmba e saj do të duhej të shkelte në shtëpinë e burrit tëri.
22Basri Megashi, “Tradita e martesës shqiptare”, Prishtinë2006, fq.145.
19
4.2. Ritet fetare në roman
Të shumtë janë autorët shqiptarë të cilët në krijimtarinë e tyre letrare kanë prekur edhe fenomenin
e respektimit të riteve fetare të konsideruara si vlera themelore për një shoqëri morale.
Brenda veprës vërejmë ritin fetar ku femra nuk guxon ta heq mbulesen si rit fetar në të kundërten
mund të konsiderohet si amoralitet. Nderin e femrës nuk mund t’a sigurojë një perçe e këtë e
përshkruan shumëbukur autori në faqen 41:“Asht një e vërtetë e pa kundërshtueshme se nderi i
shqiptarkës ȃsht ruejt ma i pacenueshem atje ku ajo ka dalë zbuluèt” apo në rastin kur Dija
shprehet: “Ma në fund më vjen nji pyetje tjeter në buzë dhe me gjith që më vjen turp, do t’a baj për
hir të vërtetës dhe për me e zgidhë kët lamsh kaq të pështjelluem. Due të pyes se pse vetëm femna
duheshka me u mbulue dhe jo edhe mashkulli?23
Gjithashtu hasim edhe në ritin fetar se femrat myslimane nuk guxojnë tëprekin mashkullin e huaj
me dorë parase ajo të fejohet apo edhe të bëhet gruaja e tij,
Gjithnjë duke iu referuar ngjarjeve në roman, vërejmë se personazhi kryesor Dija, të gjitha shpresat
i kishte mbështetur vetëm nëse një ditë traditat dhe ritet fetare do të ndryshonin, nëse në krye të
vendit të ishin njerëz të mirë për t'i çliruar gratë nga fati i tyre i keq.
Në përshkrimin e zakoneve nuk mungojnë edhe mënyra të folurit që nxjerrin në shesh qartazi
mentalitetin e vjetër. Janë të bukura faqet ku Dija flet mbi ceremoninë fetare të martesës, atëherë
kur “Kadi Efendiu”, n’emën të Sheriatit bashkon dy vetë që s’kanë pam kurr njeni tjetrin.24
4.3. Paragjykimet në shoqëri patriarkale
23Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936, fq.41. 24 Po aty, fq.54.
20
Paragjykimet, zakonisht përcaktohen si forma të pafavorshme, përgjithësisht negative, kundër
njerëzve e posaҫërisht vajzave, të cilat jetojnë në një shoqëri të pazhvilluar.25
Problemi qëndron në faktin se sa të ngurtësuara janë ato dhe sa plagë mund të lënë në ndërgjegjen
e secilit prej tyre. Dija, si njëfigurë me tipare të ndershmërisë, ndjenjës së detyrës, logjikës sëqartë
që nuk errësohet nga bestytnitë duke mos përjashtuar ndjenjat e saj, ajo prapë se prapë shpesh bie
pre e riteve dhe bestytnive fetare.
Paragjykimet për Dijen fillojnë qysh herët, kur ajo bënte përpjekje të vazhdueshme për të zgjeruar
kulturën nëpërmjet librave, pastaj rrugëtimi i saj vazhdon me protestën për të mos u mbuluar me
ferexhe, për të arritur kulmin e paragjykimeve si nga familja ashtu edhe nga shoqëria, në rastin kur
ajo haptazi shprehu ndjenjat e saj për Shpendin.
Përmes Dijes u paragjykuan edhe shumë vajza të tjera ndër vite, të cilat mund të mendonin njëjtë
si protagonistja e romanit në fjalë. Të gjitha këto janë një dëshmi e gjallë se si është trajtuar femra
nga familja dhe rrethi ku ajo jeton, nëse do të kërkonte haptazi të shprehej për ndjenjat e saj. Diҫka
e tillë, ndonëse e papranueshme për ditët e sotme, fatkeqësisht vazhdon të mbetet ana më e errët e
shoqërisë sonë.
25Basri Megashi, “Tradita e martesës shqiptare”, Prishtinë 2006, fq.69.
21
PËRFUNDIM
Mënyra se si është ndërtuar dashuria mes Dijes dhe Shpendit në roman, pasqyron qartë anën e errët
të së shkuarës mitologjike, dokeve e zakoneve kanunore te shqiptarët në veprën “Sikur të isha
djalë” të Haki Stërmillit.
Figura që vihet në qendër të këtij ditari, është ajo e Dijes, një figurë e realizuar që mishëronthelbin
shoqëror të një femre ideale, plot dëshira për të përmbushur veten dhe botën e saj në shumë
dimensione.Si një femër që flet dhe kërkon të vërtetën në rrethanat e një shoqërie të ndarë në të
huaj dhe tregtarëbrendanjë realiteti shoqëror, përpjekjet e vazhdueshme për t'u çliruar nga prangat
e shoqërisë, e bëjnë romanin në formë ditari si rezistues iforte i të gjitha kohërave, madje edhe në
ditët e sotme.
Traditat dhe ritet fetare e kanë penalizuar Dijen të shkojë në shkollë si rezultat i të atit patriarkal i
cili e ka mbyllur brenda mureve të shtëpisë gati që në fëmijëri. Dashuria e saj ndaj Shpendit mbetet
si një dëshirë e paplotësuar sepse e martojnë me forcë siҫ kërkonte i ati, me një tregtar të pasur e
të moshuar, të cilin ajo nuk e donte fare.
Ankthi e vuajtjeve shpirtërore, bashkë me sëmundjen, e bëjnë Dijen të hedhë në ditar lutjet dhe
dhembjet e saj për domosdoshmërinë e ndryshimeve sociale në jetën e gruas shqiptare.Ajo,
përkundër bestytnive familjare që mund t’i kanoseshin, vazhdoi të ishte vetvetja duke mos pasur
kompleksin se si do t’i thoshte gjërat në cilindo moment qoftë.
Në roman, gjatë gjithë kohës pasqyrohet tragjizmi i jetës së femrës, trajtimi i saj i mjerueshëm në
një shoqëri patriarkale, injorimet e vazhdueshme deri në amoralitet nëse kërkon diҫka që nuk është
në përputhje me ritet fetare, si dhe roli i saj në familje në momentin kur ajo vendos t’i kundërvihet
mjedisit ku jeton.
22
LITERATURA
Basri Megashi, “Tradita e martesës shqiptare”, Prishtinë 2006.
Haki Stërmilli, Sikur të isha djalë, Botimi I, Tiranë 1936.
Kajtaz Recaj,Krijimtaria letrare e Haki Stërmillit, Prishtinë 1988.
Resmije Kryeziu, Personazhi i gruas në letërsinë shqipe, mes dy luftërash, Prishtinë 1988.
Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare, Dukagjini, Pejë 2001.
Sabri Hamiti, Vepra letrare 8, Letërsia Moderne,Faik Konica, Prishtinë2002.
Recommended