14
KOLEGJI UNIVERSITAR “PJETËR BUDI” - PRISHTINË P U N I M S E M I N A R I K LËNDA: Bazat e Turizmit TEMA: Gryka e Rugoves Mentori Studenti Prof. Hatab Prekazi Alban Raci Albin Thaqi

Bazat e Turizmit

Embed Size (px)

Citation preview

KOLEGJI UNIVERSITAR “PJETËR BUDI” - PRISHTINË

P U N I M S E M I N A R I K

LËNDA: Bazat e Turizmit

TEMA: Gryka e Rugoves

Mentori Studenti Prof. Hatab Prekazi Alban Raci Albin Thaqi Hamedon Gashi Blerim Preniqi Skender Preniqi Prishtinë 2011

RUGOVA...............................................................................

MORFOLOGJIA.......................................................................

RRJETI UJOR.........................................................................

KLIMA..................................................................................

FLORA..................................................................................

FAUNA..................................................................................

SPEOLOGJIA..........................................................................

SKIJIMI.................................................................................

TREKKING.............................................................................

PUSHTIMI I MAJEVE................................................................

Rugova

Regjioni i Rugovës ndodhet në pjesën perëndimore të Kosovës, dhe në veri-perendim të Pejës

Rugova përben regjionin e tret të Bjeshkëve të Nemuna, ndodhur në veri të teritorit e duke u kufizuar me kufirin e Malit të Zi, që vazhdon Brenda këtij kufiri e njohur si Malësia e Madhe që përfshin terenin e lëshuar nga Hajla deri në Rozhajë

Regjioni përbëhet nga 13 vendbanime të shtrira në të Dy anët e lumit Lumbardhi

Ky regjion është vazhdim i vargmaleve të Alpeve Shqipëtare,që lëshohen nga Guri i Kuqë(2532m)në lumin Lumbardhi dhe vazhdon shtrirjen me vendbanimet,pastaj ngjitet në veri deri në majen e Hajles.

Rugova ka shtrirje duke filluar në jug nga Kisha e Pejës,Bjeshka e Milishevës, Lumbardhi 2335m dhe me Gurin e Kuq 2522m,duke rënë paksa në nivel takon gurët e Demë Husit,pastaj ngrihet deri në Lugun e Shkodrës 2341m për të vazhduar në Bjeshkën e Malsorit 1220m,lëshohet në Grykën e Bjelluhës dhe ngjitet në aksin perendimornë majen e Licit(Kuqisht),fshati Haxhaj vazhdon e ngritet Livadet e Bukura,duke krijuar kufirin më verior të regjionit nga Qafa e Dasmorëve(Bogë) Livadi i Gjakut ,Livadi i Turkut(Koshutan),Gropat e Hysen Ibre’ dhe arinë pikën më të lartë në veri të regjionit Maja e Hajles 2400m.

Kufizimi natyror nga Hajla ne Shtedim dhe ngrihet në Majen e Zezë .Ne anën veri-lindore ndodhet Maja e Rusolis që zbret deri në rrugën Pejë-Kullë,vazhdon në lindje me kanionin e Shushices deri në Lipë ,ngrihet në Majen e Hasanit 1871m,Qafa e Qyqes,dhe zbret përmes Peklenës tekë Kisha e Pejës,duke përfshir edhe vetë kishën

Është me rëndësi të theksohet se ky kufizim është bërë nga njeriu që ka përdorur barriera natyrore ,duke rrudhur sipërfaqen në atë që është sot 20.330 ha,por se regjioni i Rugovës vazhdon shtrirjen deri në Qafë të Qakorit,duke u kthyer në kalan e Stakajve ,Malësia e Rugovës (fshatrat Husaj,Dacaj,Bukël,Peshkaj e Buxhov)duke zbritur në qytezën e Rozhajës.

Rugova është një lokalitet në vehte që perbëhet prej 13 fshatrave, të cilat shtrihen në perendim të qytetit të Pejës, nga të dy anët e këtij qyteti.Rugova fillon aty ku Bistrica e Pejës del nga Gryka e Rugovës dhe vazhdon gjatë këtij lumi deri te burimet e tij në Qafë të Qakorrit në perendim.

Territori i Rugoves në kohen e sundimit osman ka qenë edhe më i gjerë.Kështu në perendim përfshinte malet e Smajlovices, Gllogjine dhe Rekat e Shekullarit, dhe vazhdonte deri në afersi të TregovishtesRugova është një lokalitet në vehte që perbëhet prej 13 fshatrave, të cilat shtrihen në perendim të qytetit të Pejës, nga të dy anët e këtij qyteti.Rugova fillon aty ku Bistrica e Pejës del nga Gryka e Rugovës dhe vazhdon gjatë këtij lumi deri te burimet e tij në Qafë të Qakorrit në perendim.

Territori i Rugoves në kohen e sundimit osman ka qenë edhe më i gjerë.Kështu në perendim përfshinte malet e Smajlovices, Gllogjine dhe Rekat e Shekullarit, dhe vazhdonte deri në afersi të Tregovishtes...

Gryka e Rugovës - Bukuritë Natyrore ne KosovëRugova është një trevë malore mbrenda vargmalit të Alpeve, që përputhet me pellgun e lumit të Pejës dhe shtrihet në mes maleve Hajla, Shtedim, Lumbardh dhe Kopranik.

Treva e Rugovës ka një pamje të amfiteatrit të zgjaturi rrethuar me male të larta, me anët e malit dhe fundin që prek në rrafshin aluvial të lumit të Pejës, i cili herë-herë ngushtohet në formë të kanjonit, sidomos në dalje të lumit në fushë. Ana e majtë e pellgut është më e gjerë, ka ekspozicion jugorë, është më e ulët dhe në të gjenden fshatrat e Rugovës, kurse ana e djathtë është më e ngushtë, më e pjerrët,me ekspozicion verior.

MORFOLOGJIA

Regjioni i Rugovës përbëhet nga lumi Lumnardhi që buron ne jug, rrëzë majes së Jelenkut, vazhdon rrjedhën deri në Kuqishtë për tu bashkuar me rrjedhën që buron në Hagjaj.

Këto dy rrjedha krijojn lumin Mbushtria e Pejës që krijon një kanion në gjatësi prej 30km pastaj hapet në shtratin e gjere përgjat qytetit duke u derdhur në Drinin e Bardhë .Pra këtu është edhe kanioni I Rugovës ose përndryshe siq quhet “Gryka e Rugovës”(rreth 6 km kanion tipik)duke filluar 3km larg Pejës deri në kilometrin e 9-të kurë edhe ngadal fillon të hapet.

Kuota mesatare e luginës është 650-1000m e cila banohet kryesisht në anën e majtë të sajë por edhe të djathtë sidomos gjatë muajve të verës

Faqet e malit janë me pjertësi 15-30-shkall,por ka reaste që pjertësia arrinë

nga 45-90 shkall (Gurin e Kuqë e Hajlë)por edhe në brendi të terenit si lëshimi i podeve të Dukajevës etj.Shpatet e jugut të regjionit kanë ekspozim kah veriu,ndërsa ato në pjesen veriore janë të kthyera në gjysëmhark kah jugu në përgjithësi.Ndërsa kuota më e ulët vendbanimeve të regjionit është në fshatin Stupeq i Madhë 700m pastaj Drelaj 720-800m,Kuqishtë afër 800-900m,e duke u ngritur në pikën më të lartë të banuar në fshatin Pepaj dhe Qafa e Hajles 2300m.

RRJETI UJOR

Regjioni përbëhet nga një rjetë i dendur ujor.Në përgjithsi i tërë regjioni ka ujra përveq bjeshkës së Lumbardhit që është komplet i thatë.Duke filluar nga lartësit në anën jugore të regjionit ndodhën liqeni glacial i Kuqishtës1900m i mbushur me ujë gjatë gjith stinëve dhe liqeni i Drelajve1800m,që thahet gjatë verës së nxehtë.

Lumi Lumbardhië është ujmbledhësi kryesor burimi i së cilit është në Dy puse: njëri buron në fshatin Haxhaj (Vrella shume tërheqëse) dhe tjetri në rrëzë të majes së Jelenkut.Këto dy rrjedha duke mbledhur edhe ujin e prockave dhe të gurravetakohen në Kuqishtëduke krijuar lumin Mbushtria.

Ky lumë me një kapacitet të madhë ujor vazhdon rrjedhën e tijë në gjatësi prej 56 km.Gjatë rrjedhës së tijë fillimisht krijon luginë dhe më pas kanionin e Rugovës apo”Gryka e Rugovës”siq quhet dhe hapet në qytetin e Pejës ku e përshkon qytetin dhe derdhet në Drinin e Bardh.

Është e rëndësishme prania e bollëshme e ujit. Reshjet vjetore mesatare janë 1000 mm. Pjesa më e madhe e këtyre reshjeve bie në dimër në formë dëbore por edhe në formë të shiut. Trashësia e dëborës ofron kushte për skijim. Kjo trashësi shkon 1-2 m, në lartësi 1200-2000 m. Prania e ujërave është vendimtare për qdo turizëm, andaj regjioni konsiderohet si rezervoar ujrash me prurje optimale nga lumenjtë e thellë që i japin pamje estetike me shumë ujvara, puse dhe gurra, si në numër ashtu edhe në përhapje të konsiderueshme. Uji i tyre është i kthjelltë si kristal, në të shumtën e rasteve i ftohtë por i pasur me peshkun e shij Para se të hysh në pikën që karakterizon këtë grykë si kanion tipik në kilometrin e 6-shtë ndodhet ujvara e gjatë 25m që buron në shkëmb nga ana jugore e derdhet në lumë.

Motiv më të bukur dhe njëherit të veqantë paraqet Gryka e Rugovës dhe fusha rreth shtratit të Lumbardhit të Pejës përmes të cilit kalon rruga e asfaltuar 24 km që të qon prej Pejës nëpër Qakor për në Mal të Zi. Hapsira rreth shtratit të Lumbardhit ka pamje grykore në gjatësi prej 20 km, ndërsa pjesa më e bukur e tij Gryka e Rugovës është e gjatë afër 10 km. Ajo ësthë e thellë afër 1000 m dhe është e klasifikuar në rendin e kanioneve më të thella në Kosovë dhe në Evropë.Para se të hysh në pikën që e karakterizon këtë grykë si kanion tipik në kilometrin e 6-shtë ndodhet ujvara e gjatë 25 km që buron në shkëmb nga ana jugore e derdhet në lumë.Ky kanion i krijuar nga gërryerja e ujit dhe largimi i akullnajës së Pejës, është tipik dhe i thellë, ku lumi diku diku edhe nuk shihet nga ngushtimi dhe ngritja e shkëmbinjëve të lartë vertikal të pjerrët që të ngërthejnë brenda vehtes, aq sa mund të frikësohesh ose krekosesh nga majat që ndërtojnë formacionet e shkëmbinjëve gëlqeror dhe konglomerateve me ngjyrë hiri, në ngritje vertikale, rradhë të mbuluar me bimë të ulta dhe Pishën e shkëmbit, duke u gjetur i rrethuar prej tyre mund të shohësh vetëm qiellin e kaltërt.Kanioni i Rugovës ose siq quhet »Gryka e Rugovës« duke filluar 3 km larg Pejës deri në kilometrin e 9-të ku ngadal fillon të hapet, herë herë ngushtohet, duke krijuar në lugajë paksa më të butë në fundin e së cilës rrjedhë rëmbyeshëm lumi Lumbardhë duke sjellë me vete rërën e gërryer, shushurimën dhe freskinë e për tu ngushtuar prap në një gryke të ngushtë përgjatë rrugës në përëndim të regjionit që të shpie në Qafë të Qakorit dhe në Plavë. Kuota mesatare e luginës është 650-1000 m dhe cila banohet kryesisht në anën e majtë të saj, por edhe në të djathtë sidomos gjatë muajve të verës dhe ka një bukuri të rrallë që e bëjnë edhe më të shënuar nga kreshtat dhe majat në të dy anët e saj.shëm – Trofta

Burimi tek Gryka e Rugovës

KLIMA

Regjioni i Rugovës ka një klimë të lagësht kontinentale me ndikim malor,verë të shkurtër dhe të nxeht,ndërsa dimëri i gjatë dhe i ashpër.Pranvera është e vonë ,vera e nxehtë mesatarishtë por që temperatura ndryshon shume brenda ditës,dhe orët me djell varsishtë nga ekspozimi në përgjithsi nuk janë të gjata.Të reshurat janë më të shumta gjatë vjeshtës dhe në dimër.Debora është e pranishme në majat e bjeshkëve të anës jugore dhë veriore të regjionit deri në gushtë,lartësia e borës arin nga 30-50cm deri në 2m.

Temperaturat mesatare në pranver 4-7 shkall Celsius,në verë 10-17 shkall Celsius,në vjeshtë 5-9 shkall Celsius,dhe në dimër nga +10deri 0dhe –10 deri në –15 .

Si do që të jetë, regjioni i Rugovës mbetet një vend me klimë të përshtatshme për verime; në përgjithësi me verë të freskët ku temperaturat shkojnë deri në 17-20°C e ndonjëher deri 20-

25°C që favorizon turizmin shtëpijak, atë të organizuar stacionar, shërues dhe sportivo-rekreativ si dhe ngjitje, marshim, shëtitje, vizita të monumenteve kulturo-historike, lëshim me parashutë, notim në liqenin e Liqenatit dhe lundrim në lumë. Dimri i ftohtë dhe i përshtatshëm favorizon zhvillimin e turizmir dimëror: ski, ngjitje edhe atë stacionar.

FLORA

Ambienti malor tipik, klima dhe bimësia i japin këtij regjioni vlerë të veçant si peizazh natyror.Regjioni i Rugovës karakterizohet nga një larmi habitatesh si:

Livadhe e kullota subalpine e alpine

Shkurre e shkurreta

Pyllë qarri, ahu e halorë

Kodrina, gropa e shpatë

Përrenjë e gryka, zallishte, ujë lumi, gurrash e pusesh

Shpella, kthina e gropa karstike

Massive shkëmbinjesh e gurë të derdhur

Në regjionin e Rugovës dallojm katër zona bimore

Zona e ahut

Zona e dushkut

Zona e pyllit halor

Zona e kullotave alpine

FAUNA

Gjitarët e regjionit të Rugovës përfaqesohen në gjashtë rende:Rendi Insectivora, ky rend përfaqësohet me tri familje: fam.Erinaceidae, Talpidaedhe SoricidaeRendi Rodentia, ky rend përfaqesohet me këto familje: fam.Sciuridae, Grilidae dheMuridae

Rendi Chiroptera, përfaqesohen me tri familje: fam.Rhinolophidae, Vespertiolidaedhe MolossidaeRendi Carnivora, përfaqesohet nga këto familje: fam.Ursidae, Canidae, Mustelidaedhe FelidaRendi Lagomorpha këtu takojm familjen LeporidaeRendi Artiodactyla me këto familje: Suidae, Bovidae dhe Cervidae-KaproliShpendët që ndodhen në regjionin e Rugovës: Shqiponja e malëve, thëllëza e malit,shkaba,pëllumbi i egër qyqja,kukuvajka,qukapiku i gjelbërt, qukapiku larosh, mëllenja e zezë,trishtili i zi,korbi,sorra,harabeli i shtëpisë,dredhësi i alpeve,zog bore,trumcaku,meillizeza, pupza,orrli,skifteri.Insektet përfaqesohen nga këto rende:Rendi: Ephemeroptera, Odonta, Hemiptera, Coleoptera, Lepidoptera.Peshqit e mundshem: Salmo trutta fario, salmo trutta macrostigma, salmo marmoratus Cuver, Gobio gobio lepidolaemus.

SPEOLOGJIA

Shpellat në regjionin e Rugovës janë të pranishme pothuajse kudo, prej atyre si kthina në faqet e shkëmbinjëve deri në shpellat me një gjatësi të konsiderushme si gropa krastike e deri në shpellat me interes të veçant për studiuesin si Shpella e Radacit që ndodhet në fund të territorit të Rugovës në anën verilindore, pastaj shpella e Karamakazit në Grykën e Rugovës në anën veriore të lumit në km e 3-të,shpella afër Gurrës së Rut’s në Drelaj,ndonëse e pa eksploruar tërësisht,ku shihen mirë gjurmët e njeriut të asaj kohe dhe krijimet natyrore nga stalakmidet dhe stalaktidet për të dhënë banjo si të skalitura e forma të tjera dhe mbishkrime.

Shpella e Radacit është padyshim shpella më e madhe në regjion, ndonëse e pa eksploruar shumë.Të dhënat e studimit tregojn se shpella është studiuar në gjatësinë prej 200m, në thellësi prej 30-40m që përbëhet prej korridoresh, më i rëndësishmi është korridori ku janë zbuluar kadat e ujit me madhësi prej 3cm²deri në 2m²,të krijuara nga procesi i gjatë i krijimit të stalakmiteve nga uji gelqeror.Në thellësi të shpellës ndodhen 3 liqe të vegjel me diameter 3-4 ku njëri prej tyre në thatësi të madhe shteret.Në korridorin e djatht me pjerrësi 45°dhe i gjatë rreth 60m është gjetur femuri i këmbës së njeriut, duke vlerësuar se ky njeri mund të ishte i gjatë 2.40m.Në pjesën kryesore të shpellës arrin të dëgjosh shushurimën e ujërave nëntokësorë të rrjedhes së Drinit të Bardhë por pasi që shpella ndodhet nën nivelin e burimit, andaj ky ujë qarkullon mbi tavanin e shpellës.Është vlerësuar nga speleololog ekspert shpella ka hapësië ku mund të strehohen rreth 30000 veta.

SKIJIMI

Bjeshkët e Nemuna dhe Rugova si regjion më verior i tyre është qender e skitarisë Kosovare dhe ballkanike duke marrë në konsiderate shtigjet e gjata 3-5km të përshatura nga natyra me dëborë stabile që arrijn lartësin deri në 2m.Është e rëndësishme që dëbora nuk rrëshqet, pra orteqet në shtigjet e skijimit nuk janë të pranishme dhe janë pikat me prani më të madhe të dëbores nga Dhjetori deri në Prill.Bjeshket e Nemuna ndahen në tri regjione si qendra potenciale për zhvillimin e turizmit në tërësi e sidomos atij dimëror.Regjioni Bjeshka e Belegut në kouten 2200-2300m lartësi mbidetare si qender me mundësi përzhvillimin e skitarise me kapacitet prej 17000/ditë vetash Regjioni Bjeshka e Lumbardhit, Milishevës dhe livadhet e Tiganëve me kuotë prej 85000100000/ditë vetashRegjioni Bjeshka e Rusolisë, Shtedimi, Hajla dhe Gropa e Madhe Si masiv i veçantë i studiuar është Kopraniku, maja më e lart e quajtur Çferle 2430m lartësi mbidetare, kapacitet 15-20.000veta.E veçanta e kësaj qendre është se ajo lidhet drejtpërsëdrejti me qytetin e Pejës në anën jugperendimore ku vizitoët kanë mundësi që mbrenda ditës të shijojn ambientin e pastert dhe bukurit e rralla dhe në mbremje të kthehen në qytet.

TREKKING

Regjioni i Rugovës me potencialin e saj natyror me bukurit e shumta dhe pasurit e saja, me ujëra si burime natyrore liqej në naltesi të ndryshme, shpella të shumta, peisazhe piktoreske të vargmaleve të lidhura në mes veti me maje të larta,me florë dhe faunë të pasur të shtrire në tërë regjionin ofron mundësi të mëdha për kryrjen e aktivitetit të trekingut .Shtigjet për kryrjen e trekingut janë të shumta dhe janë të punuara në mënyrë të veçant të cilat kalojn përgjat bukurive të shumta natyrore, ku gjatë shëtitjes mund të mahniteni me bukurit mahnitese qe ofron mjedisi si: liqenjt, peisazhe bjeshke, flore e faune etj.

Disa nga shtigjet e punuara për aktivitetin e trekingut:

Drelaj-Liqeni i Vogel-Liqeni i Madh– Kuqisht

Reke e Allages-Stanishte e eperme

Drelaj-Dugaiv

Drelaj-Leqinat-Lugu i Shkodres

Si dhe shumë shtigje tjera.Ekzistojn shtigje të ndryshme të cilat mund të bëshë ecje një ditore deri në një javore

Poashtu shtigjet janë të punuara në mënyre që ti përshtaten të gjitha grupmoshave, prej ecjeve më të lehta gjerë ato më ekstreme, ku ecja mund të kombinohet me pushtim te majeve, ngjitjen ne shkembinj, via ferata etj.

PUSHTIMI I MAJEVE

Ecje, ngjitje në lartësi derisa të ndeshësh me pengesa natyrore –skembinjë te lartë e të rrëpinjte, për të kapërcyer këto pengesa natyrore njeriu duhet të përdor mjetet ndihmese andaj quhet ngjitje

Ne regjionin e Rugoves ka mundesi te zhvillimit te ngjitjes ne masivin shkëmbor ne regjionin e dyte te Bjeshkeve te Nemuna si maja e Gjeravices 2656m, duke shkuar ne drejtim te trekufirit ne Boriqe 2330m etj.Si maje tjera të preferueshme për pushtim janë Marijashi,Hajle,Kopraniku,Guri i Kuq etj.