48
Pozita gjeografike Komuna e Çarshoves eshte nje nga shtate komunat e rrethit te Permetit. Komuna perbehet nga 9 fshatra: Vlla-Psilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Kanikol, Draçovë, Strëmbec, Çarshovë, Iliar dhe Pëllumbar. Bën pjesë në Krahinën Malore Jugore. Komuna Çarshovës përfshin një territor që kufizohet në jug me Greqinë, kurse në veri me Komunën e Petranit. Në perëndim me rrethin e Gjirokastrës dhe në lindje me Leskovikut. Komuna shtrihet në rrjedhën e sipërme të luginës së Vjosës prej pikes se Tre Urave dhe deri ne Toronik. Nga ana perendimore shtrihen lartesite e Malit te Nemerçkes, i cili ne majin e Papingut (Drita) arrin lartesine 2495 metra. Nga ana lindore kufizohet nga lartesite e Kutulishtes, Melesinit dhe Mali i Postenanit. Siperfaqja e komunes eshte 103km². Ka nje popullsi afersisht 977 banore, ku pjesa me e madhe jetojne dhe punojne ne emigracion (kryesisht ne Greqi ). Vendosja e komunës së Çarshovës në periferi të vendit tonë ka sjellë një prapambetje të thellë ekonomike. Ajo është lënë pas dore prej shumë kohësh sidomos pas viteve “90” ku të ardhurat vijnë kryesisht nga emigracioni dhe shume me pak nga aktivitetet vendase. Aktiviteti kryesor është ekonomia bujqësore si çdo zonë tjetër rurale e vendit tonë. Edhe këtij aktiviteti po i vjen fundi pasi një pjesë shumë e vogël e popullsisë merret me to. Tokat shfrytëzohen dhe kultivohen për konsum vetjak dhe shumë pak për treg. Me gjithë pozitën skajore të kësaj komune, duke qënë larg qëndrave urbane dhe shumë larg metropolit

Carshova

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Carshova

                Pozita gjeografike      Komuna e Çarshoves eshte nje nga shtate komunat e rrethit te Permetit.

      Komuna perbehet nga 9 fshatra: Vlla-Psilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Kanikol, Draçovë, Strëmbec, Çarshovë, Iliar dhe Pëllumbar.

      Bën pjesë në Krahinën Malore Jugore.

      Komuna Çarshovës përfshin një territor që kufizohet në  jug me Greqinë, kurse në veri me Komunën e Petranit. Në perëndim me rrethin e Gjirokastrës dhe në lindje me Leskovikut.

      Komuna shtrihet në rrjedhën e sipërme të luginës së Vjosës prej pikes se Tre Urave dhe deri ne Toronik.

      Nga ana perendimore shtrihen lartesite e Malit te Nemerçkes, i cili ne majin e Papingut (Drita) arrin lartesine 2495 metra. Nga ana lindore kufizohet nga lartesite e Kutulishtes, Melesinit dhe Mali i Postenanit.

      Siperfaqja e komunes eshte 103km².

      Ka nje popullsi afersisht 977 banore, ku pjesa me e madhe jetojne dhe punojne ne emigracion (kryesisht ne Greqi ).

      Vendosja e komunës së Çarshovës në periferi të vendit tonë ka sjellë një prapambetje të thellë ekonomike. Ajo është lënë pas dore prej shumë kohësh sidomos pas viteve “90” ku të ardhurat vijnë kryesisht nga emigracioni dhe shume me pak nga aktivitetet vendase.

      Aktiviteti kryesor është ekonomia bujqësore si çdo zonë tjetër rurale e vendit tonë. Edhe këtij aktiviteti po i vjen fundi pasi një pjesë shumë e vogël e popullsisë merret me to. Tokat shfrytëzohen dhe kultivohen për konsum vetjak dhe shumë pak për treg.

      Me gjithë pozitën skajore të kësaj komune, duke qënë larg qëndrave urbane dhe shumë larg metropolit Tiranë-Durrës, pozita gjeografike e gjeopolitike konsiderohet e rëndësishme. Historikisht këtu kanë kaluar rrugë të rëndësishme të karakterit rajonal, kombëtar e ndërkombëtar.

      Që në lashtësi janë të njohura rrugët që depërtonin në brendësi të vendit nëpërmjet luginës së sipërme të Vjosës. Ato lidhnin Shqipërinë e Epërme me atë të poshtme e më tej me Greqinë. Këto rrugë ndërkombëtare janë riaktivizuar në këto kohët e fundit pas një gjumi të gjatë të regjimit Komunist. Rrugë e rëndësishme kombëtare është ajo që lidh juglindjen me jugun e vendit tonë, përkatësisht Pogradecin, Korcën, Ersekën e Leskovikun me Përmetin, Tepelenën, Gjirokastrën e Sarandën. Pikërisht kjo rrugë kalon në qëndrën e komunës  (Çarshovë)  dhe e përshkon atë në të gjithë gjatësinë e saj.

   

Page 2: Carshova

  

          Qëndrat urbane më të afërta të komunës janë Përmeti (rreth 28km nga qëndra e komunës) dhe Leskoviku me të cilat ekzistojnë edhe marëdhëniet më të mira tregëtare. Qytete të tjera me të cilat ekzistojnë marëdhenie të mira janë Konica dhe Janina (pra qytete jashtë teritorit të vendit tonë).        

         Vitet e fundit rendësi të veçantë ka marrë hapja e pikës doganore të Tre Urave e cila ka rritur disi qarkullimin e mallrave, njerëzve dhe informacioneve.         Infrastruktura në përgjithësi është e kënaqeshme dhe i përmbush kërkesat e banorëve, por kjo nuk do të thotë se nuk ka probleme.

 

                                   Kushtet natyroreNdërtimi gjeologjik

         Komuna e Çarshovës shtrihet në Albanidet jugore.         Ajo bën pjesë në njësinë tektonike të jashtme, në zonën Jonike dhe asaj të Krujës. Në përgjithesi ndërtimi gjeologjik është i qartë dhe i thjeshtë.         Në të marrin pjesë kryesisht shkëmbinjtë karbonatik të mesozoit që kanë ndërtuar pjesët e larta të komunës si malin e Nëmërckës, Kurorës dhe shpatin perendimor të Postenanit.         Edhe formacionet terrigjene kanë përhapje të gjërë të cilat kanë mbuluar luginat lumore dhe kodrat përreth.Formacionet terrigjene krijojne kushte te pershtatshme per zhvillimin e bujqesise.

  

Vecoritë e relievit  Komuna e Çarshoves, si pjesë përbërëse e Krahines Malore Jugore, paraqet një reliev të thjeshtë  dhe të rregullt e cila e dallon atë nga krahinat e tjera të vendit tonë.  Alternimi i strukturave sinklinale me ato antiklinale në këtë zonë pasqyron në relievin e saj ndërthurjen e vargjeve malore me luginat lumore.  Komuna karakterizohet nga një reliev kodrinor e malor  me lartesi 450-650m mbi nivelin e detit deri ne lartesine 2485m mbi nivelin e detit( ne malin e Nemerckes) ku shumë natyrshëm lugina e sipërme e Vjosës ndërthuret me  vargmalin Nemërçke – Kurorë.Copetimi horizontal i relievit lekundet nga 1-3km/km².  Lugina e Vjosës përbën zonën kryesore të komunës ku është vendosur popullsia dhe resurset më të rëndësishme ndërsa vargmali Nëmërckë-Kurorë e kufizon atë në Perëndim. Gjithashtu në lindje komuna ndahet nga një reliev disi më i çrregullt nëpërmjet vargmalit Postenan – Melesin.  Relievi dallohet për asimetri të madhe dhe të shprehur qartë. Pjesa perëndimor  paraqet një reliev me shpate të pjerrëta ndërsa pjesa lindore me

Page 3: Carshova

reliev disi më të butë kodrinor. Është interesante të përmendet se ekzistojnë pothuajse të gjitha tipet e relievit  duke  filluar që nga tipi i relievit strukturorë-erozivë, lumore, erozivo-denudues, akullnajorë e karstikë. Më i shprehur është tipi i relievit lumor.  Megjithate mjaft te shprehura jane shembjet, rreshqitjet kryesisht ne zona te paqendrueshme te shpatit duke marre me vehte depozitime te buta dhe gjithcka qe ju del perpara.Keto dukuri kane shkaktuar deme kryesisht materiale.Per parandalimin e tyre jane marre masa nga banoret, duke ngritur mure mbrojtese, megjithese demtimi shume i madh i bimësisë rreth ketyre fshatrave perben nje stimulus per zhvillimin e ketyre dukurive.

   Bimësia dhe shkalla e degradimit të saj luan rol të rëndësishëm në

aktivizimin e proceseve erozivo-denoduese. Ato bëhen më intensive në

zonat e komunës ku bimësia pothuajse mungon. Kjo takohet më shpesh

në pjsën perendimore të komunës.

  Njeriu me aktivitetin e tij, duke ndërhyrë gjithnjë e më shumë në

mjedis përbëjnë një faktor tjetër të rëndësishëm. Shumë kodra janë

shpyllëzuar për hapjen e tokave të reja ose kthimin e tyre në kullota. Kjo

gjë e ka ekspozuar relievin ndaj proceseve të erozionit ndonëse asnjë

masë nuk merret për parandalimin e ketyre dukurive.

 

Klima  Klima eshte kryesisht mesdhetare kodrinore me dimer te bute e te lagesht dhe vere te nxehte e te thate.

  Komuna eshte nen ndikimin e vazhdueshem te detit dhe here pas here edhe nen ndikimin e masave ajrore te ftohta qe vijne nga brendesia e Ballkanit dhe Evropa lindore.

  Temperaturat mesatare vjetore të ajrit lëkunden nga 12C në 17C. Muaji më i ftohtë i vitit është janari dhe shkurti ku temperaturat varjojnë nga 3C në 4C. Në raste të veçanta ato zbresin nën 0C. Muaji më i ngrohtë është korriku e gushti (15Korik-15Gusht) me temperatura mesatare 23C në 26C. Ato shpesh ngrihen mbi 30C. Temperaturat skajore ndryshojnë nga 40C (të korrikut) në –15C (të janarit).

  Rreshjet janë  nën mesataren e vendit tonë me rreth 1200mm-1350mm në vit. Më tepër rreshje bien në stinën e vjeshtës dhe të dimrit. Në stinën e pranverës bëhen prezente rreshjet e breshrrit ndërkohë ditët me vranjtësira në vit varjojnë nga 80-100 ditë. Edhe rreshjet e dëdorës janë një dukuri jo e zakonshme për këtë sektor të komunës. Ato nuk formojnë gjithmonë shtresa

Page 4: Carshova

dhe në rastet kur kjo ndodh dëbora qëndron për nje kohë të shkurtër si pasojë e një klime të butë. Numri mesatar i ditëve me shtresë dëbore varjon nga 5-20 ditë ne vit.  Ka pasur raste kur rreshjet e dëborës e kanë izoluar këtë zonë sidomos nga rrethi i Kolonjës dhe qyteti i Leskovikut.

  Thatësirat ndodhin vazhdimisht dhe në stinën e verës sjellin mjaft pasoja negative. Sasia e vogël e rreshjeve ose mungesa e tyre gjatë kësaj periudhe shoqërohen nga nje avullim i madh dhe krijon  dificit të theksuar të lagështirës prandaj për të shmangur dëmet, sidomos në sektorin e bujqësisë, duhet të meren masa paraprake.

  Rrezatimi diellor në komunën e Çarshovës është mesatar, ashtu si në të gjithë vendin tonë por faktorë të ndryshëm fiziko-gjeografikë si relievi, pjerrësia dhe ekspozimi i shpateve, i japin asaj vlera më të vogla sesa zonave fushore të vendit. Më i fuqishëm rezatimi djellor është në muajin e korikut si pasojë e këndit më të madh të rënies së rezeve djellore, zgjatjes së ditës më shumë se nata si dhe pakësimi i vrenjtësirave ndërsa minimumi vërehet në janar e dhjetor si pasojë e këndit të vogël të rënies së rezeve, kohëzgjatjes së shkurtër të ditës dhe shtimit të vrenjtësirave.

  Era nuk përbën ndonjë problem për këtë rajon klimatik. Rrelievi kodrinor e malor duket sikur e mbron zonën nga veprimtaria e saj. Megjithatë nëpërmiet luginave (të Vjosës, Sarandaporit dhe Çarshoves) dhe grrykave ( Postenan e Pagomen ) era depërton në brendësi të komunes dhe ndonjëherë bëhet agresive. Rastisjet më të mëdha të saj janë në stinën e dimrit dhe pranverës me drejtim kryesisht nga veriu, verilindja e juglindia. Ndonjëherë era shkakton dëmtime në bimësi megjithatë kjo ndodh shume rrallë.Ne komune klima merr rendesi te vecante ne zgjidhjen e mjaft problemeve si ne zhvillimin e qendrueshem te nje vendi, organizimin strukturor dhe lokacionin ekonomik, veçanerisht ne ekonomine bujqesore e me pas ne industri, infrastrukture, turizem etj.

HidrografiaKomuna dallohet per pasuri te medha si siperfaqesore dhe nentokesore.Kjo lidhet me:1-kushtet e pershtatshme klimatike2-me relievin kodrinor e malor3-evolucionin dhe kushtet e ndertimit gjeologjik

  Klima ka rol, pasi reshjet furnizojne rrjetin hidrografik dhe pasurojne nentoken.Komuna eshte e pasur me ujra siperfaqesor pasi pjesa me e madhe e saj perbehet nga formacione flishore te cilat nuk e aktivizojne karstin dhe nuk lejojne depertimin e ujrave ne thellesi.

Çarshova eshte pjese e rendesishme e lugines se siperme te Vjoses dhe ndodhet pikerisht atje ku lumi hyn ne territorin e vendit tone(ne Mesare).Vjosa e pershkon komunen  ne te gjithe gjatesine qe nga kufiri deri ne kilometrin e 25.Lumenjte kryesore jane:1-lumi I Vjoses (gjatesia e pergjithshme 272km)2-lumi I Sarandaporit qe eshte dege e djathte e Vjoses qe buron ne Greqi.

Page 5: Carshova

3-lumi I Çarshoves qe eshte dege e djathte e Vjoses dhe ne komune hyn nepermjet grykes terthore te Pogomenit.Lumi bashkohet me Vjosen prane fshatit te Çarshoves.Perrenjte jane te shumte si: perroi I Molles, Zhepes, Seranit, Iliarit etj.Ato kane uje te perkohshem, pra jane vetem gjate perudhes se laget te vitit.Komuna ka edhe tre rezervate ujore artificiale te rendesishme ne fshatin e Iliarit, ne Strembec dhe ne Zhepe.

      Kjo komune dallohet edhe per pasuri te bollshme te ujrave nentokesor te cilat jane rezerve e rendesishme qe sherbejne per furnizimin e komunes me uje te pijshem, gjithshtu pasuria e madhe ujore perben nje baze te mire per bujqesine, per ujitjen e tokave bujqesore.

 

Tokat  Gjenden katër breza kryesore tokash dhe komuna e Çarshovës me gjithë territorin e vogël që ajo posedon dallohet për një shumellojshmëri tokash.

  Mund të them se ne këtë komunë gjenden të gjitha zonat kryesore të tyre. Kjo si rezultat i ndikimit të një sërë faktorësh si relievi, klima, bimësia, etj… Shtrirja në vertikal e komunës ka bërë të mundur ekzistencë e të katër zonave tokësorë me karakteristikat e tyre të vecanta.Tokat kane nje rol te rendesishem ne veprimtarine ekonomike te banoreve pasi u siguron atyre nje baze te rendesishme ushqimore.

  Tokat e hirta në kafe perbejnë djepin kryesor të kulturave bujqësore. Këto toka shtrihen deri në lartësitë 550m-600m mbi nivelin e detit, në pjeset më të ulta të saj. Kryesisht janë të vendosura mbi depozitimet aluvjale të grumbulluara nga lumi i Vjosës, Sarandaporrit dhe lumi i Çarshovës ndërsa prania e tyre në pjesët kodrinore të komunës është i kushtëzuar së tepërmi nga erozioni i fuqishëm, sidomos atje ku mungon bimësia. Zgjatja e periudhës së thatësirave aktivizon çarjen e tokave dhe ndonjëherë frenon zhvillimin e bimësisë. Kjo vihet re në disa kodra të ulta të cilat janë krejtësisht të zhveshura. Këto kushte klimatike kanë sjellë që këto toka të kenë mineralizim të madh dhe të përmbajnë sasi të vogla humusi., Bimësia nën të cilën tokat e hirta në kafe formohen, është ajo e shkurreve mesdhetare ndërsa përmbajtia me humus varjon nga 2-3.Ato kultivohen me drithra buke, foragjere, pemtari, perime, etj… Duhet theksuar se prania e këtij brezi tokash, edhe pse është i rëndësishëm është lënë pas dore dhe është degraduar së tepërmi. Banorët e komunës nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur mirëmbajties së tokës megjithatë edhe vetë natyra me dukuritë e saj erozive ka luajtur një rol negativ. Në shumë territore të kësaj komune tokat janë mbuluar nga prurjet e ngurta të përrenjve. Kjo ka ulur perdorshmërinë e tyre.

  Tokat e kafenjta.Janë toka me shtrirje të gjerë dhe zënë një pjesë të konsiderueshme të komunës. Shtrihen nga lartësitë 600m deri në 1000m mbi nivelin e detit. Këto toka janë formuar nën pyjet e rrallë të dushkut. Shtrirje më të gjerë kanë në shpatet lindore të maleve Kurorë e Nemërçkë ku ekziston edhe shtrirja më e gjerë e pyjeve të dushkut. Tokat e kafenjta janë përqëndruar në reliev me pjerrësi mesatare dhe sipërfaqja e tyre është shoqëruar nga erozioni sidomos kjo për faktin se bimësia është mjaft e dëmtuar nga veprimtaria e njeriut.Prania e humusit tek to është më e lartë se tek të parat duke u lëkundur 4-9. Këto toka

Page 6: Carshova

nuk kanë përdorim të madh edhe pse zënë një sipërfaqe të madhe kjo sepse aktiviteti kryesor bujqësor i komunës ushtrohet në pjesën luginore. Një pjesë shumë e vogël e tyre shfrytëzohet nga banorët e fshatrave që ndodhen në lartësi mbi 500-600m mbi nivelin e detit (Vlla-Psilloterë, Biovizhdë). Një pjesë e mirë e këtyre tokave është zënë nga pyjet dhe një pjesë e ekspozuar ndaj erozionit. Për këto të fundit nevoitet një kujdes i vecantë dhe i vazhdueshëm për të mos u bërë pre e degradimit.

  Tokat e murme pyjore.Tokat e murrme pyjore zënë një sipërfaqe të vogël. Në përgjithësi shtrihen në lartësi 1000m, 2000m deri në 1700m, 1800m mbi nivelin e detit. Këto toka formohen nën bimësinë e ahut dhe të halorëve të cilët në këtë komunë janë të rrallë. Përmbajtja e humusit në to është më e lartë se tek dy të parat megjithatë ndodhja në lartësi dhe larg qëndrave të banuara e tokave të murrme pyjore i bën ato të pa përdorshme nga banorët dhe pa ndonjë rëndësi ekonomike për ta.

  Tokat livadhore malore.Zënë pjesët më të larta të komunës mbi 1700m nga niveli i detit. Më të përhapura janë në lartësitë e malit të Kurorës dhe Nemërçkës si dhe pjesërisht atij të Postenanit. Tokat livadhore malore janë formuar kryesisht mbi gëlqerorët që ndërtojnë shpatet e larta dhe të pjerrta të maleve. Bimësia nën të cilën janë formuar është ajo barishtore e kullotave. Prania e kësaj bimësie pengon dukshëm procesin e erozionit. Prania e humusit është e lartë deri në 17 megjithatë kjo sasi në krahasim me zonat veriore të vendit tonë është më e ulët. Kjo si pasojë e Verës më të thatë dhe mineralizimit të tyre. Pjesa më e madhe janë të mbuluara nga gurët dhe natyrisht pastrimi do të ishte një avantazh për përdorimin e tyre. Këto toka kanë vlerë të rëndësishme pasi gjatë muajve të ngrohtë të vitit ato shfrytëzohen për kullota. Në këtë komunë kjo zonë është e pa banuar duke u bërë kështu banesa e përkohëshmë e staneve.Një lloj i vecantë tokash janë ato aluvjonale të cilat shtrihen në formën e brezave të hollë në të dyja anët e lumit të Vjosës dhe degëve të tij. Në to ushtrohet një veprimtari e gjerë bujqësore dhe janë fondi kryesor i tokave në shfrytëzim.Tokat kanë një rol të rendësishëm në jetën dhe veprimtarinë ekonomike të banorëve pasi u siguron atyre një bazë të shëndoshë ushqimore. Toka më pranë qëndrave të banuara dhe natyrisht më të përdorshme prej tyre janë tokat aluvjonale dhe të hirta në kafe megjithatë edhe ato tashmë (një pjesë e konsiderueshme e tyre) nuk shfrytëzohen nga banorët, ndërkohë që ato ndiejnë edhe efektin e madh të erozionit. Një pjesë tjetër  vuan si pasojë e shfrytëzimit intensiv dhe të vazhdueshëm. Kjo i shpie tokat drejt degradimit në masë, drejt humbjes së vlerave prodhuese të tyre. Ky realitet i hidhur vjen nga vetë banorët e komunës së Çarshovës të cilët nuk u japin kujdesin e duhur tokave duke i lënë ato në mëshirë të fatit.Prerja masive e pyjeve për arsye të ndryshme (dru zjarri, qymyr druri, etj..), perbën një tjetër rrezik ndaj erozionit të tokave, një rrezik ky që sa vjen e bëhet më evident.

Bota bimore dhe shtazoreBota bimore eshte e larmishme, me teper takojme shkurret mesdhetare e me pas dushqet e haloret qe shoqerojen shpatet e larta te maleve.Kjo bote e pasur bimore eshte

Page 7: Carshova

shoqeruar edhe me nje faune te shumellojshme.Ketu gjenden kafshe te cilat nuk gjenden ne zona te tjera te vendit tone.Bimesia ze rreth 66% te siperfaqes se pergjithshme ne rreth 7000 ha.Ne pjeset e ulta te komunes takojme lepurin e eger, macen, iriqin, kunadhen etj.Me rritjen e lartesise sidomos ne pyjet e dushkut ndeshim ujkun, derrin e eger, dhelpren, carkadhin etj.Karakteristike per kete zone eshte sorkadhja e malit dhe dhia e eger kryesisht ne majat e thepisura te Nemerckes.Gjenden shpernde si : bufi, skifteri, thelleza e malit etj.Edhe bota ujore permban nje faune te shumellojshme te ujerave te embla si lloje peshqish si: ngjala, qefulli, lenica, mustaksi etj.Per pyjet ashtu sikurse per boten shtazore nevojiten ligje te rrepta ne kufizimin e prerjes se pyjeve dhe ndalimin e gjuetise mbi kafshet e rralla.  Te gjitha keto perbejne nje pasuri te madhe per kete zone.

BURIMET NJERËZOREHistoria e fshatit të Çarshovës. Disa fshatra që dikur kanë pasur rëndësi, sot mund të identifikohen vetëm nëpërmiet gërmadhave. Fshatra si Plastica, Mokra, Bukshi, etj… kanë pushuar së egzistuari qysh në shekullin e IX, X të erës sonë. Kjo lidhet me krijimin e fshatit të Çarshovës së vjetër. Banorët e fshatrave të sipërpërmendur, të vendosur përgjat luginës, shpesh ndiheshin të kërcënuar nga banditët që kalonin në këto anë dhe kështu vendosën të ngjiteshin në lartësinë e malit të Çarshovës, rreth 900m mbi nivelin e detit.Çarshova (pra qëndra e komunës me të njëjtin emër) është toponim Sllav (Carisova-Carsova-Çarshova) dhe nënkupton një vend mbretëror, mbizotërues, nga ku mund të kontrollosh të gjithe luginën e sipërme të Vjosës. Duket që në kohët e herëshme se Çarshova kishte vlera më të spikatura se fshatrat e tjerë ashtu sikurse edhe sot përbën qëndrën e komunës.

 

SHPERNDARJA E POPULLSISE

Sot numerohen rreth 977 banorë të shpërndarë në një sipërfaqe prej 103 km². Ndonëse kjo komunë përmban kushte të mira për jetesë, gjë e cila është vërtetuar edhe nga vendbanimet e hershme, ajo përsëri ngelet një zonë pak e populluar dhe për më tepër banorët janë gjithmon të prirur për tu larguar. Kjo ka qënë rezultat i shumë faktorëve ndër të cilët përmendim emigracionin, eksodin rural etj… të kushtëzuara nga niveli i ulët i jetesës.Dinamika e popullsisë që në vitet 1939 deri në ditët e sotme natyrisht që nuk ka qënë e njëjtë. Midis kësaj periudhe të gjatë kohore janë shënuar ritje të menjëhershme të popullsisë dhe ne periudha të caktuara ritje të mëdha të saj.Rregjistrimet e para të popullsisë për fshatra të veçanta të kësaj komune ekzistojnë që ne kohën e rregjistrimit turk megjithatë për të gjithë fshatrat e komunës të dhënat janë marë që në vitin 1939 e deri më sot.

Shpërndarja e popullsisë sipas fshatrave.

Qendrat e banimit

1939 1945 1989 2004 2007

Page 8: Carshova

Çarshove 314 226 685 205 198

Vlla-Psillotere

68 55 120 52 48

Biovizhde 110 95 172 80 70

Zhepe 178 160 425 168 115

Dracove 115 105 260 128 105

Kanikoli 110 100 182 52 48

Pellumbari 165 155 250 145 100

Strembeci 245 230 625 226 195

Iliari 142 150 270 117 98

gjithsej 1446 1276 3089 1175 977

Paraqitja grafike e popullsisë në komunën e Çarshovës

Në vitin 1939 popullsia e përgjithshme ishte 1446 banorë. Sipas rregjistrimit turk (1421). Pas një periudhe relativisht të gjatë kohore fshati pësoi humbie të afërsisht gjysmës së numrit të popullsisë. Kjo rënie e popullsisë ishte rezultat i luftës, nivelit të ulët ekonomik, gjëndies të dobët higjeno-sanitare si dhe emigracionit.Duke krahasuar popullsinë e vitit 1945 me atë të 1939 popullsia e përgjithëshme e komunës ka pësuar rënie. Krejt ndryshe paraqitet popullsia në vitin 1989, rreth 44 vjet më vonë. Ajo është shoqëruar nga një rritje e vazhdueshme dhe ky vit (1989) shënon maksimumin e numrit të popullsisë në komunën e Çarshovës, për të gjithë periudhën e marë në studim (1939-2004). Kjo ritje e popullsisë stimuloi zgjerimin e fshatrave madje edhe mbipopullimin e tyre, gje qe solli qe kjo rritje e popullsise te shoqerohej edhe me zhvillimin e ekonomise, pasi pjesa me e madhe e popullsise merrej me bujqesi e blegtori. Pas luftës së dytë botërore komuna e Çarshovës pesoi ndryshime të rëndësishme. Më së fundi pas humbieve të mëdha të popullsisë të periudhës para ardhëse u vunë re ritme te larta të ritjes së saj. Mbarim i luftës solli siguri dhe stabilitet tek e ardhmia e banorëve. Një pjesë e tyre që braktisën fshatrat gjate luftës, pas disa vitesh filluan te riktheheshin përsëri në trevat e tyre dhe të rindërtonin shtëpitë e renuara. Një faktor tjetër me rendësi ishte ndalimi i levizjes mekanike të popullsisë. Ishte shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që një familje fshatare ose një individ nga fshati të zhvendosej drejt një qyteti ç’fardo. Pra i gjithë shtimi natyror i popullsisë qëndrone brenda kufijve të komunës gje qe ndikoi perseri ne zhvillimin e ekonomise pasi peseri kemi nje popullsi me numer te madh nje popullsi qe e ushtron aktivitetin e tij ekonomik.Më ndryshimin e sistemit në vendin tonë, nga totalitar në kapitalizëm, pas vitit 1990, valët e emigracionit  përfshinë pjesën më të madhe të banorëve. Kushtet e vështira ekonomike në të cilat gjendej vendi ynë, aq më tepër zonat rurale, u zgjidhën nëpërmjet largimeve masive dhe kërkimit, në shtetet fqinjë, të kushteve më të mira të

Page 9: Carshova

jetesës.Pozita kufitare e komunës së Çarshovës favorizoi në mënyrë të ndjeshme emigracionin drejt Greqisë i cili 19 vjecarin e fundit u bë faktori kryesor në humbien e popullsisë. Sot fshatrat e komunës sa vjen e boshatisen edhe më tej duke lënë pas tyre një teritor të degraduar në aspektin human. 

 Martesat dhe divorcet. Duke qënë se shumica e popullsisë mbi 18 vjece gjendet e larguar jashtë komunës, martesat janë të pakta gje qe ka ndikuar pozitivisht ne zhvillimin e ekonomise. Sipas regjistrimeve të fundit në gjëndien civile të komunës rezultojnë 13 çifte të rinj për vitin 2006 por dua të theksoj se ekzistojnë edhe çifte të tjerë të cilët e kanë kryer këtë veprim jashtë shtetit dhe ende nuk e kanë bërë celebrimmin në vendin e regjistrimit, pra në qëndrën e komunës. Kjo ka sjellë që informacionet të mos jenë të plota. Ndërkohë që në emigracion janë regjistruar edhe shumë fëmijë të lindur nga këto çifte por që në komunë nuk figurojnë si anëtarë të saj. Divorcet janë të ulta. Tendencat e viteve të fundit janë drejt ritjes. Si martesat e pakta edhe divorcet janë ndër faktorët që ndikojnë uljen e mëtejëshe të numrit të popullsisë.

Lëvizja mekanike e popullsisëPërsa i përket emigracionit komuna e Çarshovës e ka rrahur këtë fenomen qysh herët. Deri në fund të luftës së dytë botërore banorët detyroheshin nga niveli i ulët i jetesës dhe gjendja e përkeqësuar ekonomike që të largoheshin në vende të ndryshme të botës si në Turqi, Greqi, Francë e Amerikë. Ky emigracion përfshinte më tepër kryefamiliarët dhe djemtë e rinj të cilët punonin në vende të huaja për të mbështetur nga ana financiare  familjet e mbetura në fshatra të ndryshme të komunës. Pas viteve 1945 ky fenomen u ndalua në mënyrë kategorike si rezultat i një diktature të egër që vazhdoi për 45 vjet me radhë.Edhe pse emigracioni jashtë vendit u ndalua, në këtë komunë nuk mungojnë rastet ekstreme të aratisjeve. Pas viteve 1990, me ndryshimin e sistemit dhe hapies së vendit tonë me botën, emigracioni përfshiu pjesën më të madhe të banorëve të komunës. Kudo në Shqipëri u vunë re largime masive të popullsisë të cilët mbushën tragetet dhe kufijtë jugorë të vendit. Në komunën e Çarshovës, meqënëse ishte zonë kufitare, të binin në sy turmat me emigrantë që vinin nga zona të ndryshme të vendit. Me 100-ra të tillë kalonin kufirin ç’do ditë.Vala e emigracionit, përveçse përfshiu pjesën më të madhe të popullsisë, mund të them se ajo mori nga komuna pjesën më të domosdoshme. Më të irituar ishin banorët e shkolluar, punonjësit e administratës dhe mbi të gjitha të rinjtë të cilët nuk kishin kurfarë mbështetje dhe mundësie në fshat. Për këtë, në bazë të studimeve, emigracioni mori rreth 86 të popullsisë së aftë për punë si dhe një pjesë të mirë të ajkës së shoqërisë. Si fillim banorët largoheshin drejt kufirit në mënyrë individuale dhe më pas bashkonin edhe antarët e tjerë të familjes.Kjo solli qe tokat e tyre te mbeteshin te paperdorura, te conin ne nje ulje te vleres se tyre.Popullsia e ngelur, sipas mundësive financiare, preferojnë të migrojnë më mirë në qytete të rëndësishme të vendit tonë. Qytetet e preferuara kanë qënë Tirana, Korça, Fieri, Dursi dhe Përmeti. Moshat e reja, sidomos studentët pas mbarimit të fakultetit dëshirojnë që të mos kthehen më në origjinë dhe kjo natyrisht ka një rol të madh në

Page 10: Carshova

uljen e popullsisë sidomos të moshës aktive. Tendencat e largimit vazhdojnë të jenë prezente dhe do të jenë kështu edhe në të ardhmen. 

 Shpërndarja e popullsisë.

Shpërndarja sipas qëndrave të banimit.Popullsia në komunën e Çarshovës aktualisht është e shpërndarë në nëntë fshatrat e mëposhtëm; Çarshovë (e cila është qëndra e komunës), Psilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Draçovë, Kanikol, Pëllumbar, Strëmbec e Iliarë. Ndër to dallojmë qëndra me popullsi të lartë si Çarshova, Strëmbeci, Iliari si dhe fshatra me popullsi të vogël si Psillotera, Biovizhda, etj… Historikisht qëndra e komunës, Çarshova, ka pasur numrin më të madh të popullsise ndërkohë që sipas regjistrimit të fundit popullsia më e madhe, me rreth 19,3, është e përqëndruar në fshatin e Strëmbecit. Çarshova vjen e dyta me17,5, më pas Zhepa 14,3, Pëllumbari 12,5, Dracova 10,9, Iliari 10, Biovizhda 6,9, Psillotera 4,6  dhe Kanikoli 4,5. 

Shpërndaria sipas kateve hipsometrike.Nëse do ta klasifikonim popullsinë e komunës sipas kateve hipsometrike mund të them se pjesa më e madhe e saj është përqëndruar përgjat luginës së sipërme të Vjosës. Fshatrat më kryesore si Çarshova, Strëmbeci e Iliari janë vendosur në lartësi nga 250m, (Strëmbeci), deri në 400m mbi nivelin e detit, (Çarshova). Fshatrat e tjerë ngrihen mbi këto lartësi ndërkohë që fshati më i lartë është Biovizha rreth 650-700m mbi nivelin e detit. Mbi këtë lartësi nuk ka asnjë qëndër tjetër banimi. Vendosia e popullsisë përgjatë luginës është kushtëzuar nga shumë faktorë, si përshëmbull afërsia pranë tokave produktive dhe shfrytëzimi sa më i mirë i tyre, afërsia me rrugët automobilistike, etj…

Struktura e popullsisë.Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë grup mosha 0-19 vjeç përbënte 21 me rreth 247 frymë. Grup-mosha tjetër 20-59 vjeç përfshin 39 të popullsisë me 458 banorë ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç zë 40 të popullsisë së përgjithshme me 470 banorë.Para viteve 1990 është e natyrshme që niveli i parë dhe i dytë i grup-moshave të kishin përqindjen më të madhe sesa grup-mosha e tretë.Kështu grup-mosha 0-19 vjeç përfshinte 26 të popullsisë me rreth 806 banorë, grupmosha 20-50 vjeç zinte 50 të popullsisë me 1550 banorë, ndërsa grupmosha e tretë mbi 60 vjeç zinte 24 të popullsisë ose 744 banorë.Në vitin 1989 popullsia e komunës së Çorshovës ishte e re, në gjëndie pune. Përqindjen më të madhe e zinin grup moshat 20-59 vjeç dhe 0-19 vjeç me 76 ndërsa grupmosha mbi 60 vjeç zinte përqindjen më të vogël (24). Arsyet e këtij rezultati ishin nga më të ndryshmet ku kryesore ishte lindshmëria e lartë, vdekshmëria e ulët si dhe pengimi i migrimeve. Pas një 15-vjeçari të bujshëm, me ardhien e demokracisë, gjëndia filloi të ndryshonte. Hapia e kufijve me botën e jashtëme solli pasoja negative në numrin e popullsisë dhe natyrisht në çorjentimin e grup-moshave. Dihet që ryma e emigracionit, si kudo në vendin tonë edhe në komunën e Çarshovës rrëmbeu moshat më të reja.

Page 11: Carshova

Gjendia sot paraqitet ndryshe në krahasim me vitin 1989. Popullsia është drejt plakies, ku 55 e saj,  i përkasin grup-moshës mbi 60 vjeç. Kjo grup-moshë nuk është e aftë për punë prandaj edhe mbizotërimi i saj sjell një sërë problemesh. Grupmosha 20-59 vjec zë 30 të popullsisë, ndërsa grup-mosha 0-19 vjeç zë 15 .

  Popullsia e aftë për punë dhe niveli i punësimit.   Të     gjithë banorët e fshatrave të komunës, në bazë të ligjit 7501 kanë tokë dhe     mund të quhen të vetë punësuar në tokat e tyre. Por ky vetë punësim siguron të    ardhura për konsum vetjak dhe jo për treg. Përjashtim bëjnë disa familie  që kanë    vreshta ose tufat e tyre me blektori. Kjo gjendie ka krijuar për fermerin mjaft    probleme sociale, ekonomike për jetesën, për të përballuar ushqimin e përditshëm,    veshmbathjet, pagesat e energjisë, barnat mjekësore, taksat e ndryshme për tokën,    etj… Popullsia aktive përfshin në grup-moshën 20-59 vjeç e cila në komunën e   Çarshovës zë 30 të popullsisë . Të gjithë individët që i përkasin popullsisë aktive   mund të konsiderohen të vetë punësuar në tokat e tyre por duke qënë se nuk kanë   aktivitet tregëtar të licensuar atëhere një pjesë e mirë e tyre konsiderohen të pa   punë.

1)-Sot të punësuar janë:         punësuar në administratën shtetërore të komunës    10 banorë         ……………. arsim e shëndetësi                                    18 banorë         ……………. tregëti                                                           28 banorë         …………… polici,doganë                                                 6 banorë         të tjera punë                                                                  15 banorë

Shuma e të punësuarve është 77 individë ose 18 e popullsisë aktive.2)-Të vetë punësuar në blektori ose argatë janë 32 individë ose 7.3)-vazhdojnë studimet e larta 31 studentë ose 7.Si rezultat i të dhënave të mësipërme, nga 458 banorë në gjëndie të aftë për punë, janë punësuar dhe vetë punësuar vetëm 114 banorë ose 25 e popullsisë aktive. Ndërkohë të pa punët kapin shifra të larta 68 të popullsisë së aftë për punë. Përveç këtyre rreth 15 banorë të tjerë punojnë në ndërtime private brenda komunës ose jashtë saj, të pa licensuar. Punë sezonale këta ushtrojnë edhe në shtetin  fqinjë, Greqi, në Konicë e Janinë duke punuar gjatë javës dhe kthehen pranë familjeve të tyre për fundjava.

Niveli i arsimimit të popullsisëZona e komunës së Çarshovës ka patur tradita të vjetra të zhvillimit arsimor e kulturor. Kjo kushtëzohej shumë edhe nga niveli i lartë i emigracionit që ka pasur komuna para viteve 1945. Emigrantët sollën në familjet dhe fshatrat e tyre nivelin e jetës të vendeve të zhvilluara, nevojën për arsimim, kulturë, veshje, zakone, etj… Deri në vitet 1945 analfabetizmi ishte problem i theksuar vecanërisht te gratë. Gjatë kësaj periudhe, deri në vitin 1990, kanë mbaruar arsimin e lartë rreth 55 banorë (18 vajza dhe 37 djem) në degë të ndryshme të ekonomisë, kryesisht në drejtim të prodhimit bujqësor (organike, zooteknike, ekonomistë e arsimtarë). Shkollën e mesme bujqësore dhe gjimnazin e kanë përfunduar rreth 290 nxënës, këta deri në vitet 1990.Niveli arsimor i popullsisë ishte:

         me arsim të lartë            2         me arsim të mesëm      18         me arsim të ulët            64

Page 12: Carshova

         analfabet                       16 Pas viteve 1990, me shembien e sistemit komunist dhe futjen e vendit tonë në ekonominë e tregut, në vitet e para të tranzicionit e në vazhdim ndodhën një sërë mdryshimesh ekonomiko-sociale. Me fillimin e emigracionit dhe largimit të një pjese të madhe të popullsisë, u ul shumë numri i nxënësve. Kjo solli mbyllien e shkollave të minoritetit grek në Psilloterë e Biovizhdë si dhe shkollat fillore në Kanikol e Pëllumbar. Në fshatrat Zhepë e Strëmbec u mbyllën shkollat 8-vjecare. Megjthatë gjatë kësaj periudhe është rritur shumë numri i studentëvë gati dy fish.Niveli i të arsimuarve është:

         me arsim të lartë               3,5%         me arsim të mesëm             8%         me arsim të ulët               70,5 %         të pa arsimuar                  18%

Në krahasim me periudhën para vitit 1990 vihet re qartë  ritja e nivelit të të arsimuarve më shkollë të lartë me reth 1,5% si dhe ritja e të pashkolluarve më 2%.

Tipi dhe struktura e familjes.Numri i familjeve dhe frymëve për çdo fshat.

Deri në vitin 1960 të gjtha familjet e komunës së Çarshovës ishin patriarkale, familje të mëdha e numeroze duke ruajtur tradita të vjetra të bashkëjetesës me shumë kurora brënda familjes. Pas vitit 1960 si rezultat i emancipimit të jetës familiare, për arsye të ndryshme, kurorat filluan të ndahen dhe të krijojnë familje të reja. Megjithatë, si rezultat i numrit të madh të lindjeve që i takonin cdo cifti ( 3-4 fëmijë ), përsëri familjet ishin numeroze.

Gjëndia ka ndryshuar së tepërmi pas vitit 1990 e sidomos ditët e sotme. Shkalla më e lartë e emancipimit të familjeve solli që , përvec ndaries së kurorave ( gjë që u vu re edhe para 1990), filluan edhe ndariet prindër-fëmijë. Vitet e fundit nuk është çudi që në fshatra të komunës të gjesh familje me një ose dy frymë, kryesisht këta të moshuar të cilët për arsye nga më të ndryshmet kanë ngelur vetëm. Familjet më numeroze egzistonin gjatë rregjimit komunist, kjo si pasojë kryesore e lindshmërisë së lartë të një çifti si dhe prezenca në një familje e dy deri tre kurorave. Ndërkohë më pak numeroze familjet vazhdojnë të jenë që prej vitit 1992 deri në ditët e sotme, kjo jo vetëm si pasojë e ndaries së kurorave brenda familjes por edhe nga lindshmëria e ulët e kësaj periudhe. Një tjetër faktor mjaft i rëndësishëm i kësaj gjëndie është edhe emigracioni.

 

 Shpërndarja e popullsisë për frymë dhe për familje.

Qëndra e banimit

Viti 1939 Viti 1989 Viti 2004 Familje

Frymë

Familje

Frymë

Familje

Frymë

Çarshovë 68 315 137 685 70 205Vlla-Psilloterë

12 68 28 120 18 54

Page 13: Carshova

Biovizhdë

21 110 32 172 20 80

Zhepë 35 178 92 425 58 168Dracovë 22 115 50 260 38 128Kanikol 18 110 37 182 17 52Pëllumbar

28 165 48 250 38 145

Strëmbec 50 245 110 625 54 226Iliar 31 142 51 270 31 117

Shuma 285 1446 575 3089 341 1175

 

Burimet dhe niveli i të ardhuraveBurimet e të ardhurave para vitit 1939 ishin kryesisht të ardhura që siguroheshin nga emigracioni dhe ekonomitë private bujqësore. Rendimenti i ulët në bujqësi e blektori reflektohej edhe në nivelin e ulët të jetesës. Fshatarësia e cila nuk kishte shumë tokë për prodhim, mungesa e vaditjes dhe mekanizimit të saj,në këto kushte, shpreheshin me vështirësinë e sigurimit të prodhimit.Kishte fshatra si Çarshova, Iliari, Zhepa ku niveli i jetesës dhe niveli kulturor ishin më të larta. Kjo edhe si pasojë e emigracionit dhe e emancipimit më të madh të popullsisë. Në përgjithësi niveli i jetesës para këti viti (pra 1939) ka qënë i ulët. Nuk ka të dhëna të sakta për të ardhurat mujore ose vjetore, vetëm dihet se 60% e popullsisë ishte e varfër. Në komunën e Çarshovës nuk ka patur ladifondistë tokash ose blektorësh.Me kolektivizimin e bujqësisë, pas vitit 1957 niveli i jetesës dhe të ardhurave për familie filloi të përmirësohej ghe të barazohej. Kjo në vartësi të punës që realizonte ç’do familje. Familjet që punonin në shtet, administratë, arsim e mjekësi kishin të ardhura më të larta.Burimet e sigurimit të të ardhurave mujore e vjetore ishte puna në kooperativë (ditët e punës që realizoheshin shumëzuar me vlerën e ditës së punës). Me ndryshimet e ndodhura pas vitit 1990, me kthimin e pronës private dhe sidomos  nëpërmiet emigracionit,  filloi të ritej edhe niveli i të ardhurave. Pothuajse ç’do familje kishte të paktën nga një antar në emigracion.

Në kushtet e sotme, të braktisjes masive të fshatrave të komunës së Çarshovës, të largimit të fuqisë së aftë për punë në 85%, familjet e mbetur në fshat kanë vështirësi në sigurimin e të ardhurave.Burimet kryesore të tyre, mujore e vjetore, vinë kryesisht nga:

         -emigracioni i pjestarëve të familjes.

         -prona private (bujqësi, blektori, frutikulturë.)

         -tregëtitë e vogla fshatare.

         -punësimi në administratë dhe në sektorin e shërbimeve.

         -të ardhurat e pensionistëve për

         -asistenca sociale e komunës

         -familje me ndihmë ekonomike

         -familje më antarë më aftësi të kufizuara

Page 14: Carshova

Nga të dhënat e komunës, në bazë të një studimi të bërë në vitin 2000, gjëndia për ç’do fshat paraqitet sipas tabelës së poshtëshënuar ku të ardhurat për ç’do familje në muaj, për ç’do frymë dhe të ardhurat ditore sipas fshatrave janë vlerësuar në lek të reja si vijon:

Niveli i të ardhurave të popullsisë sipas fshatrave. 

Fshati

 

Tè ardhura vjetore pèr familje

 

Tè ardhura familiare mujore

 

Tè ardhura nè muaj pèr frymè

 

Tè ardhura ditore pèr frymè

Çarshova 320000 26700 6680 223

Psillotera 280000 23400 5930 197

Biovizhda 260000 21700 5430 181

Zhepa 240000 20000 5200 170

Draçova 230000 19400 4800 160

Kanikoli 220000 18500 4700 157

Pëllumbari 235000 19700 4900 163

Strëmbeci 240000 20000 5200 170

Iliari 290000 24200 6020 202

Mesatarisht 

257000 21500 5430 185

 

  Shënim: Sipas studimit të bërë në komunën e Çarshoves nga njè grup pune pranë      këshillit  të komunës në prill tè vitit 2000. Në këtë studim u përfshi edhe niveli i varfërisë për ç’do fshat dhe ç’do familje. U nxorën këto përfundime:

 

Të dhëna mbi treguesit e mirëqënies.

Page 15: Carshova

Të ardhurat (në ditë) Nr. i familjeve Në (%)

deri në 2 dollarë 208 61

2-4 dollarë 92 27

mbi 4 dollarë 41 12

 

 

 

 

 

 

KARAKTERISTIKAT  E  EKONOMISEKomuna e Çarshovës përmban potenciale të mëdha natyrore dhe humane të,  rëndësishme këto për jetën dhe aktivitetin e banorëve, pavarësisht se shfrytezimi i tyre është i vogël. Resurset klimatikë, relievi, ujrat, pyjet, kullotat, përvoja dhe eksperianca, fuqia punëtore  si dhe nevojat prioritare për fuqinë egzistuese të aftë për punë, pozita gjeografike ndërkufitare, afërsia me qëndrat urbane për të nxjerrë prodhimin në treg dhe kushte të tjera social-ekonomike, kushtëzojnë dinamikën dhe strukturën ekonomike të kësaj komunë. Si një nga zonat rurale më të prapambetura të vendit tonë, edhe kjo komunë ka si bazë të zhvillimit të saj ekonominë bujqësore me dy degët kryesore: bujqësinë dhe blegtorinë, të dyja pothuajse në barazpeshë. Natyrisht kjo strukturë ka ndryshuar në periudha të ndryshme kohore dhe më qartë do të trajtohen në vijim.

 

Etapat e zhvillimit ekonomik.

Etapa parë, para vitit 1945.

Para vitit 1945 ekonomia kishte kryesisht drejtim bujqësor dhe më pak blegtoral, kjo për faktin se komuna kishte sasi te konsiderueshme tokash dhe shumë pak gjë të gjallë. Bujqësia ishte private, primitive, dhe mbulonte disa nga nevojat familjare. Të dyja, si bujqësia dhe blegtoria ishin primitive pasi mungonin mjetet mekanike, mungonin farërat e zgjedhura dhe bazat shkencoreë të mbarështimit të blegtorisë në nivele bashkohore. Tokat e kultivuara zinin sipërfaqe të vogla dhe kryesisht shërbenin për konsum vetjak. Një pjesë shumë e vogël tregëtoheshin në qytetin e Leskovikut, në Konicë e më gjerë. Para vitit 1945 edhe niveli i shërbimeve ishte tepër i ulët ku mungonte infrastruktura e nevojshme ( kushtet higjeno-sanitare ishin të dobta),

Page 16: Carshova

mungonte elektrifikimi, telefonizimi, etj… Burimi kryesor i të ardhurave vinte kryesisht nga emigracioni ku familjet e emigrantëve kishin edhe një standart më të lartë jetese.

Etapa e dytë,  midis viteve 1945-1990.Gjatë luftës së dytë botërore dhe pas mbarimit të saj komuna e Çarshovës u gjend në mjerim dhe në kushte tepër të vështira ekonomike. Shumë fshatra ishin djegur, bujqësia ishte rënuar dhe në veçanti blegtoria kishte pësuar dëmtime të mëdha. Kudo egzistonte një nivel i lartë varfërie

Me krijimin e qeverisë së re, pas çlirimit të vendit nga fashistët, u morën një sërë reformash. Më kryesoria ishte reforma agrare. Në komunën e Çarshovës kjo rreformë nuk solli ndryshime të mëdha pasi ç’do fshatar mbajti tokat e tija që ka zotëruar edhe para vitit 1945. Disa familje që kishin shumë pak tokë ose nuk kishin fare  ( këta ishin të ardhur ) ju dha tokë arë nga disa parcela që ishin pa pronar, lëndina, kullota ose të braktisura nga fshatarët që nuk paguanin dot taksat. Tipar dallues i saj ishte kolektivizimi i bujqësisë dhe i krijimit të kooperativave bujqësore. Kështu toka kaloi në pronësi grupi, pronë e kooperativave. U kolektivizuan tokat, pendët e qeve, disa kafshë bujqësore, duke krijuar tufat e përbashkëta. Fshatarit ju lanë në përdorim deri në 10 krerë bagëti të imëta, nga 1 dylym tokë, shpendë e bletë deri në 10 familje. Me kolektivizimin e bujqësisë u prishën kufijtë e vjetër të ngastrave të tokave duke krijuar parcela më të mëdha. Në këtë fazë bujqësia mori zhvillim të konsiderueshëm. Përparësi morën drithrat e bukës, që zinin peshën kryesore të prodhimit me rreth 12000kv. Në bujqësi struktura ishte e tillë:

         drithrat                              59%  të tokës së kultivuar         foragjeret                           15%         të tjera                                26%

Gjatë rregjimit komunist vendi ynë u izolua përfundimisht nga bota e jashtëme dhe për të siguruar bukën në vend, nëpërmiet shpyllëzimeve u hapën shumë toka të reja. Edhe komuna e Çarshovës nuk shpëtoi nga kjo gjëndie ku u hapën rreth 200 ha toka të reja për frutikulturë dhe arë. Gjithashtu filloi edhe sistemimi i tokave, u hapën kanale vaditëse, tre rezervate artificiale për ujitje, etj…. Në bujqësi u futën mjetet e mekanizimit si traktorët, zetorët, makinat mbjellëse e korrëse, u futën në përdotim plerat kimike, etj… Frutikultua pësoi ndryshimet e saj ku u krijuan blloqe të reja me qershi, me pjeshkë, me mollë si dhe shumë vreshta.

Edhe blegtoria mori zhvillim të madh. U krijuan tufa me bagëti të imëta, lopë, derra, shpendë, bletë, njëthundrakë, etj… gjithashtu u ndërtuan stalla të seja, komplekse blektorale si dhe baxho për përpunimin e qumshit. U rrit fondi blektoral dhe u bënë përmirësime të ndieshme racore. Në këto kushte ndryshoi edhe struktura e ekonomisë bujqësore: 

         bujqësia zinte rreth 65% të prodhimit të përgjithshëm         blektoria                 25%         frutikultura             10%

Etapa e tretë, pas vitit 1991.

Page 17: Carshova

Me shpërbërjen e sistemit socialist ndodhën edhe ndryshime të mëdha në ekonominë bujqësore. Në gusht të vitit 1991 u miratua ligji 7501 për ndarjen e tokës bujqësore sipas frymëve, pra banorë të fshatit. Toka bujqësore dhe blektaria u nda për frymë me llotari. Nga kjo reformë përfituan jo vetëm fshatarët por edhe punonjësit e tjerë që ndodheshin në fshat si oficerë, polica, arsimtarë, etj… Ligj 7501 doli nga parlamenti i vitit 1991 dhe u vu në zbatim në muajin gusht të po këti viti. Baza e ligjit ishte ndaria e tokës për frymë që ishin prezentë në fshat. Toka u nda në parcela sipas kategorisë së tokës dhe me anën e llotarisë ç’do fshatar në komunën e Çarshovës mori atë që i ra për pjesë. Ky ligj u zbatua pa asnjë pengesë megjithatë dolën edhe një sërë problemesh:

         Nuk u morën parasysh pronat sipas kadastrës të vitit 1945.         Përfituan toka shumë nëpunës, ushtarakë, etj… që jetonin aktualisht në fshat.         Fshatarët vendas nuk morën sipas ligjit tokat e tyre por u përdor llotaria.         U bë ndarja e barabartë për të gjithë pa marë parasysh pronarin, pra toka nuk vajti te pronari i ligjshëm.         Parcelizimi në ngastra të vogla nga 100m² deri në 4-5 dylym pengoi shumë mekanizimin e bujqësisë.         Duke përfituar tokë edhe fanilje që nuk kishin fare tokë në fshat, uli ndjeshëm sasinë e tokës për frymë në 3,5 dylym.         Fermerët e rinj akoma hezitojnë për investime në tokat e mara pasi nuk kanë besim në këtë ligj.         Ka shumë kontestime për këtë ligj që nuk e zgjith mirë e drejt ndarjen e tokës, kryesisht për pronarët e ligjshëm të komunës.         Si përfundim mund të thuhet se cështia e pronës mbi tokën, si në gjthë vendin tonë edhe në komunën e Çarshovës do të ngelet një problem i hapur që kërkon zgjidhje të menjëherëshme.

Me privatizimin e tokës, blegtorisë, mjeteve të mekanikës bujqësore, lindi nevoja për mekanizimin dhe modernizimin e saj. Për këtë arsye u blenë nga fermerë të ndryshëm, në gjëndje të mirë ekonomike, zetorë, traktorë, kombanja, makina transporti, farera, fidanë, kafshë prodhimi, etj… Me kalimin e viteve sidomos gjatë vitit 1997-1998 kur emigracioni arriti kulmin, filloi edhe një rënie e ndjeshme e prodhimit bujqësor dhe interesit për tokën e blegtorinë pasi çdo vit fuqia e aftë për punë po emigronte jo vetëm jashtë vendit por edhe drejt qyteteve të rëndësishme të vendit tonë (migrimi i brendshëm). Si pasojë e rritjes së nivelit të mirëqënies nga të ardhurat e shumta që siguronte emigracioni si dhe nga largimi rreth 40% i popullsisë nga komuna, shfrytëzimi i tokës arriti në 30%.

Gjatë kësaj etape podhimet bujqësore ndryshuan si vijon:

         drithrat            30%         foragjeret         45%         të tjera             25%

Rëndësi kohet e fundit ka marrë edhe vreshtaria.

Me gjithë këtë rënie në ekonominë bujqësore, si pasojë kryesore e emigracionit, shumë fermerë duke krijuar tufa të mëdha me dhi e dhën nga 100-300 krerë. Këto tufa

Page 18: Carshova

shfrytëzoheshin kryesisht për mish, qumësht, lëkurë, etj… pra blegtoria mori zhvillim të shpejë. Sot fshatari prodhon pothuajse vetëm për konsum vetjak në masën 80% dhe  20% për treg. Kjo kushtëzohet edhe nga mungesa e tregut, largesia e tij nga qyteti, mosorganizimi i fermerëve për transportin e prodhimit në qytete të mëdha, etj…

Degët e ekonomisë bujqësore

BujqësiaSot në komunën e Çarshovës bujqësia zhvillohet mbështetur në ekonominë e tregut, në interesat dhe leverdinë e fermerit i cili përcakton vetë strukturën e mbjelljeve sipas nevojës për konsum familjar dhe kërkesës së tregut.Nga bujqësia sigurohen rreth 35% të të ardhurave.

Niveli i mekanizimit të bujqësisë. Niveli i mekanizimit të bujqësisë sot është imediat për arsye të ritjes së interesit për prodhime bujqësore dhe mungeses së fuqisë së aftë për punësipas nevojav e konkrete në komunë.

Sot në komunë operojnë:

         Zetorë-traktorë            6         Kombajna                       3         Makina mbjellëse         2         Makina korrëse bari    3         Makina transporti        3

   Në bujqësi përdoren gjerësisht plehrat kimike si nitrati, ureja, potas, dap pa lënë pas dore plehërat organike. Nitrari dhe ureja përdoren për drithërat e foragjeret ndërsa potasi e dapi përdoren më shume në vreshtari.

 

Ujitja e tokës. Komuna e Çarshovës është e pasur me ujra siperfaqësore e nëntokësore. Prezenca e tyre bëhet e domosdoshme në bujqësi sidomos gjatë stinës së verës kur mungojnë rreshjet atmosferike dhe nevojat e bimëve të kultivuara janë imedjate. Komuna ka sot rreth 280ha tokë të ujitëshme që përbën rreth 30 % të tokës arë. Kjo realizohet nëpërmiet shfrytëzimit  të ujrave të lumit Vjosa, me elektropompë, si dhe degëve të tij dhe gjithashtu të rendësishme jane tre rezervatet art ificiale të ujit që ka komuna ( në fshatin Iliar, Zhepë e Toranik ).

 Shkalla e intesifikimit të bujqësisë. Prioritare për kushtet konkrete të komunës, përparësi i jepet intesifikimit të bujqësisë duke realizuar sa më shumë prodhim për 1ha pasi është ulur shumë sipërfaqia e kultivuar. Kjo realiaohet nëpërmiet mekanizimit, ujitjes, plerimit dhe asistencës agroteknike në komunë.

Page 19: Carshova

Kështu konkurenca e drithrave nga importet ka ulur në minimum mbjelljen e drithrave të bukës pasi del me kosto të lartë. Ndërkohë është rritur interesi për kultura foragjere në shërbim të blegtorisë, si dhe frutikultura për të cilën ka kushte optimale klimatiko-tokësore për rendiment të lartë dhe cilësi prodhimi.

Prodhimi bujqësor sipas rendimentit paraqitet si vijon:

         grurë                 28 kv/ha         misër                 35 kv/ha         perime e fruta    210 kv/ha         vreshta               170 kv/ha

Zonat kodrinore e malore të komunës i japin përparësi frutikulturës ndëra lugina kultivohet (pjesërisht) me pak drithra (30%) dhe foragjere (40%). Vreshtaria është përhapur mjaft kohët e fundit ku janë mbjellë rreth 45ha. Ekonomia bujqësore në komunën e Çarshovës është dhe do të mbetet aktiviteti kryesor ekonomik.

 

 

BlegtoriaSot blektoria zë një vend të rëndësishëm në komunën e Çarshovës duke realizuar rreth 45% të të ardhurave familjare dhe shumicën e të ardhurave e siguron nga tregtimi i qumshtit dhe nën produkteve të tij si dhe nga mishi.

Komuna e Çarshovës, duke patur sasi të mëdha kullotash dimërore e verore (rreth 1759 ha) dhe sipërfaqe pyjore të mëdha (6760ha), fermerë të shumtë kanë krijuar tufa me blegtori të imta rreth 15 të tilla me dhën dhe dhi me afërsisht 3500 krerë. Në krahasim me vitin 1990, është ulur shumë numri i gjedhëve nga 670 në 350 krerë, të imtat ranë nga 7200 në 5200, shpendët nga 2500 në 1250 ndërsa bletaria është rritur nga 110 në 410 familje. Kryesisht blegtoria shfrytëzohet për mish të gjallë dhe qumështRendimenti i prodhimit blektoral për qumësht është.

         lopë            1500 kg/krerë         dhi                  85 kg/krerë         dele                52 kg/krerë

Në komunën e Çarshovës aplikohet përmirsimi rracor te gjedhët i cili funksionon në saj të stacionit të shumimit (ndërzimit) artificial ku bëhet përmirsimi me rracën XHORSEJ. Në këtë drejtim, kohët e fundit, ekziston edhe një fondacion grek që operon në të gjithë komunën. Zhvillimi i blegtorisë në komunë ka përparsi në krahasim me bujqësinë pasi ka kushte më të mira zhvillimi (kjo nga pasuria e komunës me kullota)  dhe siguron të ardhura më të shumta për njësi të prodhimit, me më pak punë e shpenzime.

Ekonomia pyjore.

Page 20: Carshova

Në komunën e marë në studim pyjet zënë një sipërfaqe të konsiderueshme, rreth 66% të sipërfaqes së përgithshme, ose 6760ha. Zonat pyjore shtrihen nga lartësitë 400m mbi nivelin e detit deri në lartësinë e kullotave alpine. Në lartësitë deri 800, 900m mbi nivelin e detit shtrihen dëndësisht pyjet me shkurre mesdhetare, tek tuk ka edhe zona të degraduara, të zhveshura nga kjo bimësi, ku mbizotërojnë maria, shkoza, mërreti, etj.., pyje këto që i shërbejnë blektorisë. Më pas vijnë pyjet e dushkut dhe ne lartësitë më të mëdha pyjet me halorë (breth e pishë). Teritorri i populluar nga bredhi zë rreth 180ha. Pas vitit 1990 është vënë rë degradimi i tyre për arsye të shfrytëzimit pa kriter si për lëndë drusore për djegie, qymyr edhe për lëndë ndërtimi. Gjatë dekadës së fundit raporti midis shfrytëzimit dhe ripërtëritjes së pyjeve është negativ pasi nuk është mbjellë asnjë bllok i ri me bimësi. Pylli, kështu ngelet në mëshirë të ripërtëritjes natyrore, gjë të cilën brezi i shkurreve mesdhetare e ka më të thjeshtë. Problemi qëndron te halorët sidomos te bredhi i shumëkërkuar për lëndë ndërtimi. Prerja kundra ligjeve të lejuara i kërcënon atij rrezik të mëtejshëm.

Shfrytëzimi i pyjeve në komunën e Çarshovës eshtë, në radhë të parë, për lëndë djegëse si dhe për qymyr druri i cili eksportohet drejt Greqisë. Për lëndë ndërtimi shfrytëzohet shumë pak. Si përfundim mund të them se pesha që ka ekonomia pyjore nuk zë ndonjë vend të rëndesishëm në aktivitetin ekonomik.

Apikultura.Para vitit 1945 apikultura pothuajse nuk njihej fare si aktivitet në komunë. Pas këtij viti pati interes nga disa individë të veçantë që mbanin disa familje me bletë primitive dhe më pas me kolektivizimin e bujqësisë u krijua edhe sektori i apikulturës. Në këtë periudhë u krijuan dy parqe bletësh me nga 60 familje por me rendiment të ulët 6-8kg për familje.

Pas viteve 1990 apikultura u zhvillua, duke u krijuar disa parqe dhe sot ka gjëndje 410 familje. Interesi ndaj kësaj dege të bujqësisë është në rritje. I tillë është edhe  trajtimi dhe rendimenti i apikulturës në 10-18kg për familje. Shumica e prodhimit tregëtohet jashtë komunës si dhe në shtetin fqinj, Greqi.

Artizanati. Artizanati përfaqësohet nga punishtet e prodhimeve blegtorale nga çdo familje, për konsum dhe disa për tregëti, përpunimi i rrushit, frutave, furra buke, fabrika mielli, mulli bloje me ujë dhe energji elektrike.

Në aktivitetet artizanale futet përpunimi i lëndëve të para bujqësore e blektorale të cilat në komunën e Çarshovës kanë vlerat dhe rëndësinë e tyre. Përpunimi i qumëshit realizohet pothuajse në çdo familje dhe nënproduktet e tij përdoren kryesisht për konsum vetjak. Në fakt ekzistonin edhe disa familje të cilat i nxjerrnin prodhimet e tyre në treg. Megjithatë në komunë ka 3 baxho të cilat grumbullojnë lëndën e parë blektoralë dhe nxjerin produktet në tregun e gjerë.Duhet te theksoj se keto informacione jane marre nga qendra e komunes, mbeshtetur ne statistike, por ne realitet duke qene se pjesa me e madhe e popullsise eshte ne emigrim , prandaj  te

Page 21: Carshova

dhenat qe paraqitet ne kete detyre bien ne kontradite me realitetin.Edhe përpunimi i miellit ka rëndësi ku në komunë ekziston një furrë buke me kapacitet të vogël, megjithatë çda familje fshatare, në përgjithësi, merret vetë me përpunimin e tij.

Energjitika. Komuna e Çarshovës ka pasuri të mëdha ujore të cilat mbartin energji hidrike. Lumi i Vjosës është një nga këto pasuri të jashtëzakonshme megjithatë ai ende nuk është shfrytëzuar.  Ndonëse janë bërë 2 projekte brenda kufirit të komunës ende nuk është realizuar diçka konkrete. Në komunë energjitika është prezente në çdo fshat përbërës të saj që furnizohet nga sistemi unik i energjisë. Deri në vitin 1990 ka ekzistuar një hidrocentral mbi lumin e Çarshovës, i ndërtuar në vitin 1970. Më vonë ky central u lidh me rrjetin unik të energjisë por gjatë vitit 1991 ai u shkatërrua dhe tani nuk funksionon më. Në komunë nuk mungojnë problemet e furnizimit me energji elektrike. Si kudo në vendin tonë edhe këtu kemi kufizime sidomos kjo në stinën e thatë të vitit kur mungesa e rreshjeve atmosferike pengon furnizimin e lumenjve me uje. Gjat periudhës së lagët problemi qëndron ndryshe, erërat e forta dhe stuhitë e shiut shkaktojnë probleme në linjat e tensionit dhe si pasojë e mosgjetjes së difekteve, fshatra të komunës kanë ngelur për ditë me radhë pa energji. Gjithashtu me energji hidrike funksionon ende një mulli i vjetër në fshatin e Çarshovës, me kapacitet të vogël.

 

-Përpunimi i drurit. Përpunimi i drurit për materiale ndërtimi bëhet nëpërmjet dy punishteve që ekzistojnë në komunë të cilat janë të pajsura me të gjitha mjetet e duhura. Këto punishte shfrytëzojnë lëndën drusore të vendit ose të blerë nga jashtë komunës. Dy punishtet janë të vendosura përkatësisht në fshatin e Çarshovës dhe atë të Iliarit.

-Përpunimi i rrushit dhe pemëve frutore. Kryesisht rrushi përpunohet individualisht nga çdo familje duke prodhuar raki, verë, uthull, etj… Një pjesë tjetër e prodhimit të rrushit nga vreshtat, rreth 6000kv, u shitet punishteve të rrushit në qytetin e Leskovikut dhe Përmetit etj… sipas marëveshjeve individuale. Po kështu çdo familje përpunon për nevoja vetjake, sidomos për dimër recelra të ndryshëm, perime dhe fruta të thata sipas nevojave.

-Artizanati artistik. Traditat e vjetra të komunës së Çarshovës përsa i përket artizanatit artistik vazhdojnë ende. Ruhen punimet e dorës me grep dhe qëndisje, të shumë kerkuara nga tregu, sidomos nga ai i jashtëm. Shumë gra e vajza merren me këto lloj punimesh. Në të shumtën e rasteve bëhen për zbukurime në familjet e tyre ndërsa në rastet e pakta ato tregëtohen në shtetin e Greqisë.

Potenciali turistik.

Për vetë shtrirjen gjeografike dhe relievin që arrin deri në lartësitë 2485m mbi nivelin e detit, pyjet e bukura me dushk, bredh e pishë (si në korijen e Çarshovës së vjetër, Perat e Çukë), burimet e shumta me ujë të pastër që dalin nga thellësitë e malit të Nemërçkës (në ujvarën e Sopotit e Strëmbec), brigjet e bukura të lumit të Vjosës me rrjedhën e pastër, malet e mbuluara me dëborë ku në disa gropa të Nemërçkës nuk shkrin gjatë gjithë vitit, përbëjnë një ansambël të mrekullueshëm turistik. Kjo po

Page 22: Carshova

tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve sidomos në drejtim të cirqeve akullnajore të Nemërçkës. Gjithashtu turistë të ardhur nga Greqia shfrytëzojnë rrjedhën e rrëmbyeshme të Vjosës për ushtrimin e sportit të Kajakut. Kështu komuna e Çarshovës ofron një sërë mundësish në drejtimin e turizmit ku një nga këto drejtimë është edhe zhvillimi i turizmit rural dhe familjar.

    Turizmi rural dhe familjar.

 Në shumë fshatra akomodohen pushues të ndryshëm, sidomos ish banorë të komunës të cilët preferojnë që një pjesë të pushimeve ta kalojnë në vendlindjen e tyre. Fshatrat ofrojnë mjedise çlodhëse, ambjente të pastra e të qeta larg zhurmës së qytetit. Gjithashtu mund të merresh me aktivitete të ndryshme si gjueti, peshkim, etj…Ndërsa interesante do të ishte të shijoje produkte të ndryshme bujqësore e blektorale të amviseve fshatare.

Turistët në këtë komunë nuk mund të them se janë të shumtë por gjatë muajit korrik, gusht e shtator fshatrat marrin gjallërinë e munguar. Në të shumtën e rasteve turistët dhe vizitorët janë ish banorë ose të afërmit e  banorëve aktualë.

Turizmi fetar.

Duke qënë se komuna është një zonë me banorë autoktonë të besimit Orthodoks, që në lashtësi ka pasur 36 kisha dhe 2 manastire, një pjesë e tyre me vlera artistike të punimit, ndërtuar gjat vitit 1400-1880. Vitet e fundit, gjatë festimeve fetare, në këtë zone vijne shumë turistë sidomos grekë si dhe vizitorët e përhershëm të qytetit të Leskovikut e Përmetit madje edhe më larg nga Korça e Tirana. Këto i kthejnë festat në një panair popullor. Të tilla organizohen çdo vit në kishën e Shën Sotirit, në fshatin e Zhepës, Shën Pandelimoni në Kanikol, Shën Iliut në Draçovë dhe e Shën Marisë në Çarshovë.

Prespektivat e zhvilimit të turizmit.

Vlerat e shumta natyrore dhe humane që ofron kjo komunë i hapin asaj rrugët e zhvillimit të turizmit.Parashikohet që së shpejti të fillojnë punimet për ndërtimin e një fshati turistik pranë fshatit të Kanikolit.Për këtë projekt janë gjetur dhe fondet e duhura nga një shoqatë turistike Gjermane. Në këtë drejtim ka akoma shumë probleme në lidhje me infrastrukturën sidomos për rrugët rrurale.

Infrastruktura.

 

Infrastruktura rrugore.

Komuna e Çarshovës përshkohet nga një rrjet rrugor i cili lidh të gjitha qëndrat e banuara, midis tyre dhe me rajone të tjera të vendit tonë. Gjëndja e rrugëve nuk është e kënaqëshme. Ekzistojnë nga ato të nivelit më të ulët e primitiv deri te autostrada me 4 korsi. Në komunë kalojnë rrugë rurale, rajonale kombëtare dhe ndërkombëtare.

Page 23: Carshova

Rrugër rurale. Janë në gjëndje mjaft të keqe rreth 16km rrugë të tilla, të pa asfaltuara ku makinat mund të lëvizin me shumë vështirësi. Ato lidhin fshatrat në krahun e majtë të luginës së Vjosës, konkretisht Psilloterë-Biovizhdë-Zhepë-Strëmbec. Me to, pjesën tjetër të komunës e ndan lumi i Vjosës në të cilën janë ndërtuar dy ura (pasarela) që mundësojnë qarkullimin e banorëve dhe automjeteve të vogla si dhe 3 të tjera vetëm për këmbësot dhe kafshët.

Rrugë rajonale e kombëtare. Përshkojnë komunën në të gjithë gjatësinë e saj me drejtim veri-jug dhe janë afërsisht 29km. Nëpërmjet tyre bëhet e mundur lidhja me qytetin e Përmetit dhe të Leskovikut (pra me qëndrat urbane), gjithashtu kjo rrugë ka karakter kombëtar pasi nëpërmjet saj bëhet ndërlidhia midis pjesës juglindore të vendit tonë (Korcë,Ersekë,Leskovik) me pjesën jugore (Tepelenë, Gjirokastër, Sarandë e më gjerë) .Këto rrugë janë në gjendje më të mirë, të asfaltuara, dy kalimshe dhe vitet e fundit janë riparuar.

Rrugë ndërkombëtare. Me hapjen e pikës doganore të Tre Urave, rugës që lidhte kufirin me brendësinë e vendit tonë ju kushtua një rëndesi e veçantë. Kështu nga kufiri deri në fshatin e Çarshovës është rindërtuar rruga ekzistente, me përmasat e një autostrade (4 korsi), afërsisht 8 km e gjatë. Nëpërmjet saj, jo vetëm komuna por edhe rajone të tjera të vendit tonë, lidhen me shtetin fqinj, Greqinë.

Të gjitha rrugët në komunën e Çarshovës kanë rëndësi të vecantë sepse realizojnë ndërlidhje të shumta brenda dhe jashtë komunës. Ekzistenca e tyre ka mundësuar gjithashtu mos izolimin e zonës nga rajone të tjera të vendit tonë e më gjerë. Gjithësej në komunë ekzistojnë 52km rrugë të asfaltuara dhe të pa asfaltuara, parësore e dytësore.

Dogana e Tre Urave. Funksionon që prej vitit 2002 dhe lidh komunën e Çarshovës  me qytetet Konicë, Janinë e më gjerë të shtetit të Greqisë. Kjo ka bërë të mundur shtimin e fluksit të qarkullimit për njerëzit, mallrat dhë informacionin midis dy shteteve. Ky fluks rritet shumë gjatë periudhës së verës dhe festave.

Mjetet e qarkullimit.

Në komunë qarkullimi kryhet nëpërmjet automjeteve si edhe, në raste të veçanta nëpërmjet  kafshëve. Numri i automjeteve për të gjthë komunën është rreth 35 autovetura, 5 fugona, 4 makina transporti etj… Kjo sasi dyfishohet gjatë verës kur vijnë për pushime emigrantët vendas të pajisur me automjetet e tyre.

Lidhja e komunës me qytetin e Përmetit, Leskovikut e Korçës bëhet nëpërmiet shoqatës së autobuzave Përmet ku ç’do ditë ka linjë për qarkullimin e banorëve me autobuz ose fugona.

Edhe kafshët që përdoren për transport kanë rëndësi të vecantë. Të tilla janë mushka e gomari që trasportojnë podhime nga mali (qumësht, dru zjarri,etj…) si dhe prodhime te ndryshme të fushës. Kafshët e transportit dikur kanë patur rëndësi më të madhe sidomos në fshatrat Psilloterë, Biovizhdë, Zhepë, Kanikol ku rrugët ekzistuese nuk e mundësonin qarkullimin me automjete.

Page 24: Carshova

Sistemi telefonik .

Edhe përsa i përket sistemit telefonik komuna është e pajisur me një postë e cila ndodhet në qëndrën e komunës (Çarshovë). Nëpërmjet saj bëhet ndërlidhja me çdo vend, brenda dhe jashtë tij. Komunikimi telefonik fiks, përveç fshatit të Çarshovës, në fshatra të tjera nuk ekziston. Është përhapur kështu në këto kushte komunikimi me celular ku disponojnë mbi 60% e familjeve. Para vitit 1990 çdo fshat ka patur lidhje telefonike me qëndrën por më vonë u shkatërrua dhe nuk u krye asnjë investim për ta rikthyer atë në gjëndjen e mëparëshme.

 

Shërbimet 

Rrjeti tregtar.

Rrjeti tregëtar gjithmonë ka qënë prezent në komunën e Çarshovës. Para viteve 1930 shumë tregëtarë vendas operonin në fshatra të ndryshme duke tregëtuar mallrat që sillnin nga kurbeti. Gjithashtu rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe tregëtarët e jashtëm (pra që nuk ishin banorë të komunës). Gjatë regjmit komunist kudo në fshatrat e komunës ekzistonin qëndra tregetare si ushqimore, klube, nje hotel etj…

Pas viteve 1990 rrjeti tregëtar mori zhvillim të madh. U ndërtuan pika tregëtare, lokale, klube si dhe një hotel i ri në fshatin e Çarshovës. Sot të shpërndara në komunë ekzistojnë 18 qëndra tregëtare ushqimore me shumicë, magazina shumice dy, klube-kafene 7, hotel 1. Përvec këtyre ka edhe tregëtarë ambulantë që vijnë nga Përmeti, Këlcyra, Erseka e Korca. Po kështu pranë doganës së Tre Urave është një supermarket që tregton mallra të ndryshme të ardhura kryesisht nga Greqia.

 

Shëndetësia.

Shërbimi shëndetësor në komunën e marrë në studim është i mirë organizuar. Çdo fshat mbulohet nga shërbime ambulatore me infermiere. Në fshatin e Çarshovës është qëndra e re shëndetësore ku punojnë një mjëk, një imfermiere-mami dhe dy infermie të tjera. Spitali është i pajisur me zyrën e urgjencës,të vizitave, me sallën e lindjeve si dhe me zyrën e stomatologut. Kjo qëndër, në ndryshim nga ajo e mëparëshe është pajisur me kushte më të mira dhe me mjete më moderne. Në fshatin e Iliarit gjithashtu ekziston një ambulancë e rregullt e pajisur me ndihmës mjek.

Rrjeti shëndetësor i komunës është i lidhur ngushtë me qëndrën shëndetësore të qytetit të Përmetit.

 

Arsimi dhe kultura.

Page 25: Carshova

Në komunën e Çarshovës, e njohur si një zonë arsim dashëse, shkollat janë të përhapura në çdo fshat. Deri në vitin 1921,kur u hap shkolla e parë shqipe në fshatin e Carshovës, ka patur një shkollë ku jepej mësim në gjuhën greke.

Pas vitit 1945 arsimi mori zhvillim të madh ku në çdo fshat u hapën shkolla fillore. Në vitin 1956 u hapën edhe katër shkolla 8-vjecare në fshatrat Çarshovë, Zhepë, Strëmbec e Iliar ndërsa në vitin 1975 u hap shkolla e mesme bujqësore në Çarshovë.

Para vitit 1990 gjëndja e shkollave ishte e tillë:

         shkolla fillore  6 (në fshatrat Psilloterë, Biovizhdë, Dracovë, Kanikol, Munushtir, Pëllumbar).         shkolla 8-vjecae              3 (në fshatrat Iliar,Zhepë,Strëmbec)         shkollë e mesme            1 (në fshatin Çarshovë)

Si rezultat i një popullsie të dendur gjatë kësaj periudhe shkollat ishin të mbingarkuara nga nxënësit. Por situata ndryshoi menjëherë pas viteve 1990. Si pasojë e drejtpërdrejtë e emigracionit shumë familje u larguan dhe për këtë numri i nxënësve u ul. Kjo solli mbylljen e një sërë shkollash të cilat vështirësuan arsimimin e popullsisë së mbetur.

Sot në komunën e Çarshovës gjenden:

         shkolla fillore           3 (në fshatrat Zhepë,Dracovë e Pëllumbar)         shkolla 8-vjecare     2 (në fshatrat Strëmbec e Iliar)         shkollë e mesme     1 (në fshatin Çarshovë)

Këtë vit shkollor, pra 2004-2005, nga numri shumë i vogël i nxënësve, u mbyll edhe viti i parë i gjimnazit. Edhe aktivitetet kulturore kanë dallim të dukshëm midis periudhës para”90” dhe pas “90”.Në çdo fshat ka pasur vatër kulture me aktivitete të shumta artistike ndërsa sot ekziston vetëm shtëpia e kulturës, me sallën e shfaqjeve dhe mbledhjeve në Çarshovë me kapacitet 250 vende ku, pothuajse, nuk zhvillohet asnjë aktivitet.

 Organizmi administrativ.

Komuna e Çarshovës administrohet nga këshilli që është organi më i lartë legjistativ si dhe nga kryetari i komunës me aparatin e tij që është organi egzekutiv. Në çdo fshat ka këshill  pleqësie si organ drejtues.

Aparati administrativ i komunës ka zyrën ekonomike, zyrën e tatim-taksave, zyrën e bujqësisë e blegtorisë, arsim-kulturën dhe urbanistikën ku kryhen të gjitha veprimet sipas kopetencave të pushtetit lokal.

Shërbimet komunale.Komuna është e mirë sistemuar me ujin e pijshëm. Ç’do fshat është i paisur me ujësjellësin e vetë që funizon për 24 orë të gjitha familjet. Si rezultat i pasurive të shumta ujore kjo komunë nuk ka pasur ndonjëherë probleme të këti lloji. Ujrat, në bazë të analizave rezultojnë të pastër dhe përdoren gjerësisht në aktivitete të ndryshme të banorëve.

Page 26: Carshova

 

 Potenciali turistik.

Për vetë shtrirjen gjeografike dhe relievin që arrin deri në lartësitë 2485m mbi nivelin e detit, pyjet e bukura me dushk, bredh e pishë (si në korijen e Çarshovës së vjetër, Perat e Çukë), burimet e shumta me ujë të pastër që dalin nga thellësitë e malit të Nemërçkës (në ujvarën e Sopotit e Strëmbec), brigjet e bukura të lumit të Vjosës me rrjedhën e pastër, malet e mbuluara me dëborë ku në disa gropa të Nemërçkës nuk shkrin gjatë gjithë vitit, përbëjnë një ansambël të mrekullueshëm turistik. Kjo po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e të huajve sidomos në drejtim të cirqeve akullnajore të Nemërçkës. Gjithashtu turistë të ardhur nga Greqia shfrytëzojnë rrjedhën e rrëmbyeshme të Vjosës për ushtrimin e sportit të Kajakut. Kështu komuna e Çarshovës ofron një sërë mundësish në drejtimin e turizmit ku një nga këto drejtimë është edhe zhvillimi i turizmit rural dhe familjar.

 

 

Turizmi rural dhe familjar.

 Në shumë fshatra akomodohen pushues të ndryshëm, sidomos ish banorë të komunës të cilët preferojnë që një pjesë të pushimeve ta kalojnë në vendlindjen e tyre. Fshatrat ofrojnë mjedise çlodhëse, ambjente të pastra e të qeta larg zhurmës së qytetit. Gjithashtu mund të merresh me aktivitete të ndryshme si gjueti, peshkim, etj…Ndërsa interesante do të ishte të shijoje produkte të ndryshme bujqësore e blektorale të amviseve fshatare.

Turistët në këtë komunë nuk mund të them se janë të shumtë por gjatë muajit korrik, gusht e shtator fshatrat marrin gjallërinë e munguar. Në të shumtën e rasteve turistët dhe vizitorët janë ish banorë ose të afërmit e  banorëve aktualë.

Turizmi fetar.

Duke qënë se komuna është një zonë me banorë autoktonë të besimit Orthodoks, që në lashtësi ka pasur 36 kisha dhe 2 manastire, një pjesë e tyre me vlera artistike të punimit, ndërtuar gjat vitit 1400-1880. Vitet e fundit, gjatë festimeve fetare, në këtë zone vijne shumë turistë sidomos grekë si dhe vizitorët e përhershëm të qytetit të Leskovikut e Përmetit madje edhe më larg nga Korça e Tirana. Këto i kthejnë festat në një panair popullor. Të tilla organizohen çdo vit në kishën e Shën Sotirit, në fshatin e Zhepës, Shën Pandelimoni në Kanikol, Shën Iliut në Draçovë dhe e Shën Marisë në Çarshovë.

 Prespektivat e zhvilimit të turizmit.

Vlerat e shumta natyrore dhe humane që ofron kjo komunë i hapin asaj rrugët e zhvillimit të turizmit.

Page 27: Carshova

Parashikohet që së shpejti të fillojnë punimet për ndërtimin e një fshati turistik pranë fshatit të Kanikolit.Për këtë projekt janë gjetur dhe fondet e duhura nga një shoqatë turistike Gjermane. Në këtë drejtim ka akoma shumë probleme në lidhje me infrastrukturën sidomos për rrugët rrurale.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ANALIZA SWOT

 

Ne baze te kesaj analize synohet qe per zonen qe kam marre ne studim te zbuloj se cilat jane pikat e forta per zhvillimin e bujqesise dhe pikat e dobeta. Ashtu sikurse e vura ne dukje te gjitha potencialet qe ofron komuna e Çarshovës është e lehte te arrish ne perfundimin se edhe cilat jane edhe prespektivat e zhvillimit te saj.            

Pozita gjeografike e komunës së Çarshovës, në skajin jugor të vendit tonë është konsideruar si faktor dhe si resurs njëherazi, që ka ndikuar dhe ndikon  në popullimin dhe zhvillimin historik të kësaj gjeohapësire.

Vendosja në skajin jugor të luginës së Vjosës, në kufi me shtetin grek, në kryqëzimin e rrugëve të rëndësishme që lidhin rajonin qëndror Tiranë-Durrës me Janinën dhe Greqinë jugore, në një pozicion të favorshëm në magjistralit historik Janinë-Konicë-Leskovik-Korçë-Manastir-Shkup është vlerësuar jo vetëm në aspektin gjeopolitik por edhe si mundësi reale e praktike në zbatimin e politikave të zhvillimit subrajonal dhe integrues në ballkanin jugor. Pa dyshim që komuna ka rolin e vet modest por të rëndësishme që ofron mundësi zhvillimi dhe prosperitet.

Ndodhet pranë pikës doganore të Tre Urave, një trampolinë për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.

Page 28: Carshova

Ajo ofron potenciale të mëdha të resurseve natyrore.

Relievi dhe klima ofrojnë kushte të përshtatshme dhe optimale për jetën dhe aktivitetin e banorëve.

Hidrografia e pasur, ende e pashfrytëzuar, mund të shërbejë për ndërtimin e hidrocentraleve (në lumin e Vjosës) dhe për ristaurimin e hidrocentralit të ndodhur në lumin e Çarshovës. Realizimi i projekteve do të lehtësonte problemin e ndërprerjes së energjisë elektrik, megjithate kjo pasuri e madhe ujore perben nje pike te forte per ujitjen e tokave bujqesore.

Bimësia e dendur dhe e larmishme duhen konsideruar një pasuri më vete ,e cila ofron zhvillimin e ekonomisë pyjore si dhe industrinë e përpunimit të drurit. Por dua të theksoj se qëllimi i zhvillimit ekonomik nuk duhet ta degradojë bimësinë.Të gjitha resurset duhen shfrytëzuar në mënyrë racionale.Komuna e Çarshovës është një zonë me historik dhe vendbanime të herëshme. Fakti që ndodhet në luginën e sipërme të Vjosës (si një luginë me pozitë strategjike) ja shton edhe më tepër rëndësinë.

 

Eshtë një zonë me popullsi të pakët.Kjo popullsi e paket prezente ne komune ka ndikuar negativisht ne zhvillimin e ekonomise.

Gjatë periudhës së tranzicionit, komuna u shoqerua nga probleme që përveçse ekonomike u bënë edhe sociale. Kështu emigracioni i mori komunës fuqinë puntore dhe blerëse, sipërfaqet bujqësore u braktisën, u pakësua elementi i ri dhe si pasojë ka ndryshime të ndjeshme në strukturën e popullsisë.

Ka ndryshuar struktura sipas grup-moshave ku është rritur ajo mbi 60-vjeç, pra fenomeni i plakjes së popullsisë, moshe kjo jo e afte per pune bujqesore mbi te gjitha.

Komuna po përjeton edhe fenomenin e pakësimit të shtimit natyror të popullsisë e lidhur me emigracionin por edhe me aplikimin e politikave të planifikimit familjar që kanë reaksionet e veta në këtë aspekt.

Në tërësi të ardhurat e çdo familje, gjatë këtyre 15-viteve janë rritur. Ky nuk është tregues i rritjes ekonomike se sa e të ardhurave që sigurohen nga emigracioni. Megjithatë edhe kjo komunë ka familje që jetojnë në skemën e ndihmës ekonomike. Gjendet në prapambetje ekonomike, e lënë pas dore nga pushteti qëndror,  me aktivitet kryesor ekonominë bujqësore, por që ofron mundësi të mëdha zhvillimi.

Deri në vitin 1945 aktivitet kryesor ka qënë ekonomia bujqësore. Ajo kishte karakter tipik ekstensiv dhe marëdhëniet agrare kapitaliste u zhvilluan gradualisht sipas rrugës Prusiane: ekonomi të vogla bujqësore, e specializuar në prodhime bujqësore-blegtorale për të plotësuar nevojat vetjake dhe ndonjë aktivitet të kufizuar artizanal.

Në etapën e dytë, 1945-1990 edhe komuna e Çarshovws u pwrfshi nw reformat ekonomiko-politiko-shoqwrore tw cilat shoqwrizuan tokwn dhe pothuajse tw gjitha resurset dhe pasuritw e zonws. Kjo çoi hap pas hapi nw kolektivizimin e bujqwsisw.

Page 29: Carshova

Gjat vitit 1980 komuna, si i gjithë vendi yne u fut në kolaps të vërtetë, gjë që u shfaq në formën e rënies së ritmeve të prodhimit, mungesës së mallrave në treg, rënies së të ardhurave për çdo familje dhe varfërimit relativ dhe absolut të popullsisë.Pas vitit 1990 dhe pas dështimit të ekonomisë socialiste u zbatuan reforma të cilat bënë të mundur kalimin në ekonomi tregu të lirë.Zbatimi i ligjit 7501 bëri privatizimin e tokës dhe ja ktheu atë popullsisë prezente. Ky ligj nuk e zgjidhi përfundimisht problemin e tokës pasi lindën konflikte me shtetin dhe midis pronarëve të vjetër dhe të rinj.Sot prioritet ka blegtoria si rruga më efiçente për sigurimin e të ardhurave.Eshtë e pajisur me infrastrukturën e nevojshme, por ka edhe mangësi, sidomos në infrastrukturën rrugore që lidh fshatrat e komunës.Ka potenciale të mira për shfrytëzimin e turizmit rural e familjar,si dhe atë fetar dhe sportiv.Pas vitit 2000 janë bërë shumë studime në gjithë zonën e komunës për zhvillim ekonomiko-shoqëror, janë hartuar programe të shumta por kanë munguar donatorët pasi komuna me fondet e saj nuk mund të realizojë projekte të mëdha zhvillimi me fondet aktuale që ka sot.

Mbështetur në zhvillimin ekonomik të rajonit ekzistojnë shumë mundësi për të realizuar mjaft projekte. Këto do ti japin komunës një prosperitet në rritje për të bërë të mundur edhe kthimin e një pjese të emigrantëve për të investuar në fshatrat e tyre brenda komunës. Objektivat e zhvillimit ekonomiko-shoqërore dhe mundësitë reale për ti realizuar janë shumë favorizuese.

Disa nga rrugët për zhvillimin me prosperitet të komunës do të ishin :

         Zgjidhja përfundimtare e problemit të tokës. Kjo do ti ofronte çdo investitori investime në një tokë të sigurt.         Hartimi dhe implementimi I strategjive të zhvillimit rajonal që do të thotë :

     a)-  Mbështetja nga shteti me kredi për ritjen e nivelit të mekanizimit dhe  kimizimit.     b)- Ngritja e një sistemi të përshtatshëm për ujitjen e tokës.

    c)- Përmirësimi i infrastrukturës rrugore. Ndërtimi i dy urave të kalimit të të              gjithë automjeteve mbi lumin, Vjosë në Çarshovë dhe Draçovë.

Lidhja e të gjthë fshatrave të komunës me rrugën automobilistike nacionale.

    d)- aplikimi i politikave të evadimit të prodhimit bujqësor e blegtoral dhe ndërtimi I tregjeve të thithjes së tepëricave të prodhimit

    e)- Ngritja e njësive të thjeshta artizanale të përpunimit fillestar të produkteve bujqësore e blegtorale (zhvillimi i industrisë së lehtë ushqimore për përpunimin e qumështit, përpunimi i rrushit dhe frutave për tregëti, raki, verë,reçel,etj…, rritja e sipërfaqes së vreshtarisë nga 45ha deri në 250ha. Një fondacion Italian po punon në këtë drejtim).

    ë)- Ngritja e serave për perime dhe tufa për prodhim mishi.

Page 30: Carshova

    f)- zhvillimi i energjitikës, shfrytëzimi i ujrave për energji si dhe industria e ujit të pijshëm duke shfrytëzuar ujrat e burimeve malore si në Strëmbec,  Draçovë, Kanikol, Biovizhdë Rindertimi i hidrocentralit mbi lumin e Çarshovës duke rritur kapacitetin e tij deri në 100 kë. Shfrytezimi i lumenjve dhe rezervateve për prodhimin e peshkut (parashikohen dy:nje ne Çarshovë dhe nje ne Iliar). Ndertimi i ujesjellësit ne fshatin Iliar e Toranik si dhe rikonstruktimi i ujesjellesit në Çarshove.

    g)- rikuperimi i zonave pyjore dhe kullotave nga demtimet.

         Të vijen politika të thithjes së kapitalit të huaj dhe të ardhurat nga emigracioni të mund të investohen në zhvillimin e degëve të ekonomisë të komunës.         Organizimi i tregëtisë ndërkufitare me Greqinë nëpërmjet doganës.         Të ruhet qëndrueshmëria e popullsisë por edhe të mund të rikthehet një pjesë e popullsisë së larguar.         Të stimulohen projekte për zhvillimin e turizmit nëpërmjet ngritjes së qëndrave turistike malore, objekteve hotelore, etj… (është hartuar ndërtimi i një fshati turistik malor në grykën e Nemërçkës nga një fondacion Gjerman).         Lëvizja e lire e njerzve dhe mallrave në zonën kufitare.         Gjithashtu duhet theksuar se ne zonën e komunës janë bere studime per burime nafte para vitit 1990 dhe gjate vitit 1996 ku kanë dale rezultate te mira ne zonën Tre Urat-Çarshovë-Vromoner-Leskovik.          Para vitit 1990 janë bërë studime me leverdi ekonomike për ndërtimin e dy hidrocentraleve me sistem devijimi ne Çarshovë dhe Stermbec me fuqi 50-60000 kë nga ekipi qeveritar në kryesimin e professor P.Radovica.

Realizimi i këtyre objektivave do të mundësojë rikthimin e pjeses me aktive të emigrantëve duke bërë investime të tilla në fshatrat e tyre sipas kushteve konkrete. Gjithashtu kjo do të bëjë të mundur popullimin e disa qendrave të reja brenda komunës së Çarshovës (Iliar, Toranik, etj…) ku mundësitë dhe kushtet për investime janë më të mëdha.

Të gjitha këto zhvillime bëhen vetëm me një plan real, me studim si dhe me gjetjen e burimeve fnanciare dhe afrimin e fuqisë së aftë për punë. Megjithatë vitet e fundit vihet re nje braktisje masive në disa fshatra. Humbja e besimit per zhvillimin e zonës, nga mungesa e fondeve shtetërore dhe fondacionet vendase ose të huaja, nuk i japin mundësi shfrytëzimit sa më të mite të resurseve që ofron kjo komunë.