16
C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga Adresa: Rruga “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla “Medar Shtylla”, ”, ”, ”, ”, qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit qendra e biznesit Tel: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, el: 04/2321364, Tel: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/232136 el: 04/2321366, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Fax:04/2321365, Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë E-mail: [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], [email protected], gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ gazeta55mail@ yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, yahoo.com, Internet: www www www www www.gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al .gazeta55.al Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Greqi 1,5 EURO Drejtor: FAHRI BALLIU Kryeredaktor: ILIR NIKOLLA E premte, 29 shtator 2017 Nr. 6844 Viti XXI i botimit (numri i parë doli më 18.10.1997) Raporti/ OSBE: Rama, kryeministër me vota të blera Të nesërmen d.m.th. më 17, flet për 3 orë rresht me letër përpara demagogu Koço Tashko. Ky një ore foli për Avni Rustemin (për te cilin s’ishte vendi dhe çasti) duke nxjerrë se Avniu paska qenë komunist. Mbas kësaj teme të mërzitshme flet se të gjitha revolucionet që janë bërë në Shqipëri paskan qenë komuniste. Ne ia DOSSIER/12-13 Kujtimet e Halim Begesë rreth mbledhjes së Pezës së vitit 1942 Sherri në mbledhje dhe mosfirmosja e vendimeve nga disa nacionalistë DITA lëmë lexuesit ta gjykoje marrinë dhe absurditetin e Tashkos. Gjithashtu flet kundra Zogut dhe qeverisë së tij, të cilët sipas tij kishin “grabi- tur popullin shqiptar”. Nga ky bisedim, Abaz Kupi flet për të parën dhe të fundit herë dhe thotë: “Kemi ardhur për t’u bashkuar dhe të për- balluar rrezikun dhe jo për të... Kreu i opozitës, Basha: "Raporti konfirmon se vota e qytetarëve u kërcënua, dhunua, ble" Deklarata/Vasili: "Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë të kuptojë" OSBE-ODIHR ka publikuar dje konkluzionet përfundimtare mbi zgjedhjet e mbajtura në 25 Qershor. Për herë të parë raporti nuk përmend faktin se "zgjedhjet përgjithësisht i plotësuan standardet", duke regjistruar nivelin më të ulët të standardeve, të paktën qysh nga viti 2001. Duke renditur listën e shkeljeve, ODIHR-i flet për mosbesimin masiv të qytetarëve tek procesi zgjedhor si dhe për faktin se në më shumë se 10 përqind të rasteve, s'u mundësua as edhe formalisht vota e fshehtë. Në konkluzionin final të raportit, ODIHR shpreh shqetësim se individë me precedentë kriminalë luajtën rol të rëndësishëm gjatë fushatës dhe se blerja e votave rrënoi besimin tek procesi Fjalën e tij në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ia dedikoi më së shumti ngjarjes në Elbasan. Ai tha se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj policit, ngjarja u mbyll, pasi policia refuzoi ta zbardhë urdhrin e Prokurorisë. Kryetari i opozitës zbuloi se Policia e Shtetit nuk arriti të arrestonte personat që e goditën atë në Elbasan, sepse ajo magazinë ku banda u fsheh ishte kështjella e Edi Ramës, kështjella e bandës kriminale që ka imunitet Fakti/Në Elbasan, një bandë kriminale dhunon policinë, sepse leja vjen nga "kështjella" Rama Denoncimi i ish kryeministrit Berisha Makina e kokainës ka targë AA 635 DM - pasagjer i saj ka qenë Olsi Kristaq Rama Mbesa e dëshmorit i kujton qeverisë njollën e zezë që bart edhe në legjislaturën e re Deputetja e PD: "Nuk më lejon historia e familjes të përshëndes Gramoz Ruçin, ai është njolla më e zezë e parlamentit pluralist" Heqja e sinjalit dhe censura ndaj parlamentit, me urdhër direkt të kryeministrit Përpjekjen për ta paraqitur censurën e djeshme ndaj debatit parlamentar si nismë të veglës së Edvinit në RTSH s'e ha njeri. Ashtu siç u hoq sinjali, ashtu edhe u rikthye me një urdhër telefonik të kryeministrit, duke konfirmuar se kontesti s'ishte as financiar e as digjital, por thjesht një konfirmim i faktit se televizioni publik edhe formalisht po shndërrohet në një xhelat të transparencës parlamentare FORUM Alternativa e republikanëve amerikanë/ Presidenti Trump njofton planin për shkurtim masiv të taksave 10-vjet pa klerikun, filozofin dhe shkrimtarin Atë Zef Pllumi… Nga Martin Dedaj Betonizohet kryeqyteti, trefishohen lejet e ndërtimit në Tiranë në 6 mujorin e parë të vitit Sipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve të dhëna në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017...

Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

C M Y K

E PËRDITSHMEE PAVARUR

Adresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: RrugaAdresa: Rruga“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla“Medar Shtylla”,”,”,”,”,qendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesitqendra e biznesit

TTTTTel: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,el: 04/2321364,TTTTTel: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/232136el: 04/23213666666,,,,,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,Fax:04/2321365,TiranëTiranëTiranëTiranëTiranëE-mail:[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],[email protected],gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@gazeta55mail@[email protected],yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,yahoo.com,Internet:wwwwwwwwwwwwwww.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.al.gazeta55.alÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëÇmimi 30 lekëGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EUROGreqi 1,5 EURO

Drejtor:FAHRI BALLIUKryeredaktor:ILIR NIKOLLA

E premte,29 shtator 2017

Nr. 6844Viti XXI i botimit(numri i parë dolimë 18.10.1997)

Raporti/ OSBE: Rama,kryeministër me vota të blera

Të nesërmen d.m.th. më 17, flet për 3orë rresht me letër përpara demagoguKoço Tashko. Ky një ore foli për AvniRustemin (për te cilin s’ishte vendi dheçasti) duke nxjerrë se Avniu paska qenëkomunist.Mbas kësaj teme të mërzitshme flet setë gjitha revolucionet që janë bërë nëShqipëri paskan qenë komuniste. Ne ia

DOSSIER/12-13Kujtimet e Halim Begesë rreth mbledhjes së Pezës së vitit 1942

Sherri në mbledhje dhe mosfirmosjae vendimeve nga disa nacionalistë

DITA

lëmë lexuesit ta gjykoje marrinë dheabsurditetin e Tashkos. Gjithashtuflet kundra Zogut dhe qeverisë sëtij, të cilët sipas tij kishin “grabi-tur popullin shqiptar”. Nga kybisedim, Abaz Kupi flet për të parëndhe të fundit herë dhe thotë: “Kemiardhur për t’u bashkuar dhe të për-balluar rrezikun dhe jo për të...

Kreu i opozitës, Basha: "Raporti konfirmon se vota e qytetarëve u kërcënua, dhunua, ble"Deklarata/Vasili: "Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë të kuptojë"

OSBE-ODIHR ka publikuar dje konkluzionet përfundimtare mbi zgjedhjet e mbajtura në 25 Qershor. Për herë të parë raporti nuk përmendfaktin se "zgjedhjet përgjithësisht i plotësuan standardet", duke regjistruar nivelin më të ulët të standardeve, të paktën qysh nga viti 2001.Duke renditur listën e shkeljeve, ODIHR-i flet për mosbesimin masiv të qytetarëve tek procesi zgjedhor si dhe për faktin se në më shumë se10 përqind të rasteve, s'u mundësua as edhe formalisht vota e fshehtë. Në konkluzionin final të raportit, ODIHR shpreh shqetësim seindividë me precedentë kriminalë luajtën rol të rëndësishëm gjatë fushatës dhe se blerja e votave rrënoi besimin tek procesi

Fjalën e tij në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ia dedikoi më së shumti ngjarjes në Elbasan. Aitha se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj policit, ngjarja u mbyll, pasi policia refuzoi ta zbardhë urdhrin eProkurorisë. Kryetari i opozitës zbuloi se Policia e Shtetit nuk arriti të arrestonte personat që e goditën atë në Elbasan,sepse ajo magazinë ku banda u fsheh ishte kështjella e Edi Ramës, kështjella e bandës kriminale që ka imunitet

Fakti/Në Elbasan, një bandë kriminale dhunonpolicinë, sepse leja vjen nga "kështjella" Rama

Denoncimi i ish kryeministrit Berisha

Makina e kokainës ka targëAA 635 DM - pasagjer i sajka qenë Olsi Kristaq RamaMbesa e dëshmorit i kujtonqeverisë njollën e zezë që bartedhe në legjislaturën e reDeputetja e PD: "Nuk më lejon historia efamiljes të përshëndes Gramoz Ruçin, aiështë njolla më e zezë e parlamentit pluralist"

Heqja e sinjalit dhe censurandaj parlamentit, me urdhërdirekt të kryeministritPërpjekjen për ta paraqitur censurën e djeshmendaj debatit parlamentar si nismë të veglës sëEdvinit në RTSH s'e ha njeri. Ashtu siç u hoqsinjali, ashtu edhe u rikthye me një urdhërtelefonik të kryeministrit, duke konfirmuar sekontesti s'ishte as financiar e as digjital, porthjesht një konfirmim i faktit se televizionipublik edhe formalisht po shndërrohet në njëxhelat të transparencës parlamentare

FORUMAlternativa erepublikanëve amerikanë/Presidenti Trumpnjofton planin përshkurtim masiv të taksave

10-vjet paklerikun, filozofindhe shkrimtarinAtë Zef Pllumi…

Nga Martin Dedaj

Betonizohet kryeqyteti,trefishohen lejet endërtimit në Tiranë në6 mujorin e parë të vititSipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve tëdhëna në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017...

Page 2: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

2 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta

POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Denoncimi i ish kryeministritMakina e kokainës ka targë AA 635 DM - pasagjer i saj ka qenë Olsi Kristaq Rama

Gjatë fjalës së mbajtur në seancën e djeshme parlamentare ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur disa akuza të forta në drejtim të Edi Ramës, por edhe vëllait të tij, Olsi. Berisha risolli në vëmendje

grupin e Xibrakës, duke theksuar se pjesëtarët e këtij grupi zotëronin një makinë që përdorej për transport kokaine, e cila ka targat AA 635 DM. Ish-kreu i qeverisë bëri të ditur emrat e katër personave që kanë

qenë brenda automjetit gjatë transportimit të kokainës, duke veçuar Olsi Ramën, vllain e kryeministrit si personin kyç që shërben për të ndërtuar lidhjet e qeverisë me bandat e drogës. “Ekziston një

makinë me targë AA 635 DM, dhe kjo makinë është makina e kokës së transportit të kokainës. Kush ka qenë pasagjer në këtë makinë? Thuaji kësaj asistentes tënde që është bërë ministre Drejtësie të të sjellë dokumentin

që kush ka qenë brenda. Shofer ka qenë në këtë makinë të përshtatur për transport kokaine Genci Kasem Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Edi Ramës. Tjetër pasagjer Ermal Ilir Hoxha, pasagjer tjetër Gentjan Hasan Gjonaj dhe pasagjeri i katërt Olsi Kristaq Rama”, tha Berisha. Sipas ish-kryeministri Berisha datat kur është bërë

transporti i kokainës janë: 08.06.2014; 13.07.2014; 06.06 2014 dhe 11.07.2014.Në momentin kur Berisha ka marrë në dorë dokumentat që vërtetojnë përfshirjen e vëllait të kryeministrit në këtë aktivitet kriminal, ka ndërhyrë kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili i ka mbyllur mikrofonin ish-kryeministrit.

Fakti/Në Elbasan, një bandë kriminale dhunon policinë, sepse leja vjen nga “kështjella” Rama

Fjalën e tij në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ia dedikoi më së shumti ngjarjes në Elbasan. Ai tha se pavarësisht dhunës së ushtruar ndaj policit, ngjarja u mbyll, pasi policia refuzoi ta zbardhë urdhrin e Prokurorisë. Kryetari i opozitës zbuloi se Policia e Shtetit nuk arriti të arrestonte personat që e goditën atë në Elbasan, sepse ajo magazinë ku banda u fsheh ishte kështjella e Edi Ramës, kështjella e bandës kriminale që ka imunitet

Fjalën e tij në Kuvend, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ia dedikoi më së shumti ngjarjes në Elbasan. Basha tha se pavarësisht dhunës së përdorur e ushtruar ndaj policit, ngjarja u mbyll, pasi policia refuzoi ta zbardh urdhrin e prokurorisë. Kryetari i PD-së ka zbuluar se Policia e Shtetit nuk arriti të arrestonte personat që e goditën atë në Elbasan, sepse ajo magazinë ku banda u fsheh ishte kështjella e Edi Ramës, e krimit, e bandës, që ka imunitet. “Dhëndri i një kryebashkiaku bashkë me disa banditë ushtron dhunë mbi policinë dhe rrezikon jetën e disa policëve. Prokuroria nis hetimet dhe urdhëron policinë të përgjojë anëtarët e bandës. Policia refuzon të zbatojë urdhrin e prokurorisë. Pas disa ditësh, policia e mohon fare se është ushtruar dhunë dhe rrezikuar jeta e policëve. Gjithçka mbyllet si incident i rëndomtë pa asnjë rrezik e pa asnjë pasojë, normalitet Qyteti i kësaj historie, është Elbasani. Banditi i kësaj historie është dhëndri i kryebashkiakut

të Elbasanit. Ndërkohë që kompania e gruas së kryebashkiakut të Elbasanit është duke u hetuar për trafi k droge. Po e përmbledh dhe një herë me pak fjalë. Një bandë kriminelësh ushtron dhunë të hapur ndaj policisë. Policia refuzon t’i hetojë e t’i përgjojë. Pastaj policia mohon fare të ketë ndodhur dhunë. Pyetja që ngre është: Ku e gjen kurajon një grup banditësh të sulmojë policinë? Çfarë i bën policët që megjithëse u është rrezikuar jeta nuk guxojnë të hetojnë banditin por ulin kokën dhe heshtin?”. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zbuluar se Policia e Shtetit nuk arriti të arrestonte personat që e goditën atë në Elbasan, sepse ajo magazinë ku banda u fsheh ishte «kështjella e Edi Ramës, e krimit, e bandës, që ka imunitet. “Ju të gjithë e keni parë videon, dhe me siguri, ata që s’kanë lidhje me krimin dhe me qeverinë e kapur nga krimi, shumica e shqiptarëve të ndershëm, janë ndjerë keq kur kanë parë se si policia u dhunua, u spraps, u poshtërua, u shpartallua

në mes të qytetit nga një bandë. Dhe të gjithë pyesin, pse nuk hyri policia brenda magazinës ku u strehuan banditët, pse nuk e kaloi portën? Është shumë e thjeshtë. Policia nuk e kaloi atë rrethim, jo se nuk i ka mjetet, jo se nuk ka ofi cerë të përgatitur e kurajoz. Por sepse ajo magazinë, është kështjella e Edi Ramës. Është kështjella e krimit, e bandës. Ka imunitet, gëzon mbështetje dhe mbrojtje qeveritare. Dhe këtë nuk e bën dot policia, nuk e çan dot atë rrethim. Ndaj, mos t’ia kërkojmë këtë ofi cerëve, burrave e grave në uniformë. Duhet t’ia kërkojmë Edi Ramës të dalë nga magazina e krimit. E nëse nuk del, duhet ta nxjerrim nga aty bashkë me qytetarët”.Basha-Xhafajt:Banorët e Elbasanit nën terrorin e bandave të Rama-SejdinitKreu i PD, duke replikuar me Xhafajn tha se problemi në vend është lidhja e fuqishme e banave me qeverinë. Duke marr si shembull ngjarjen e Elbasanit,

Basha tha se banorët e Elbasanit jetojnë nën terror nga bandat e Rama-Sejdnit. “Çfarë kuptuam nga z. Ministër i Brendshëm?! “Problemi është opozita. Opozita po nxin vendin.” Kjo më kujton thënien e famshme popullore: “Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin!” Problemi nuk është opozita. Problemi nuk është shpallja botërisht e të vërtetës: që sot keni frikë ta thoni ju, grupi juaj parlamentar, këtë e denoncon vetëm opozita me zë të lartë. Problemi është kjo e vërtetë e dhimbshme, që sot rëndon mbi qytetin e tretë më të madh të Shqipërisë, që ka kyçur banorët dhe banoret e Elbasanit tash dy vjet nën terrorin e bandave të bëra njësh me politikën lokale të Qazim Sejdinit me mbështetjen e hapur të Edi Ramës dhe të segmenteve të tij në Elbasan. Elbasani nuk është përjashtimi. E njëjta situatë është në Lezhë, në Shkodër, në Fier, në Lushnjë, Vlorë. Krimi sundon Shqipërinë. Bandat sundojnë Shqipërinë”.

Lidhjet e kreut të qeverisë, Edi Rama me krimin e organizuar dhe bandat e narkotrafi kut, kanë qenë fokusi i fjalës së mbajtur nga ish-kryeministri Sali Berisha në foltoren e Kuvendit gjatë seancës së djeshme parlamentare. Berisha e akuzoi kryeministrin Rama si “nënën e krimit”, ndërsa theksoi se në katër vite qeveria e majtë u kujdes që të instalonte në vend banditokracinë. Ish-kreu i ekzekutivit iu drejtua Edi Ramës, duke i thënë se në celularin e tij ka mesazhe nga eksponentë të bandave, ndërsa ministrat e tij darkojnë e komunikojnë me serial killera. “Kjo seancë në të cilën opozita po i bën gjyqin publik sundimit të krijimit në Shqipëri. Asaj që politologët e njohin si banditokraci, asaj që është bërë fakt i kryer këto 4 vite. Në përkufi zimet e diktaturave, monokracia apo bandidotakrticia vlerësohet si forma më e shëmtuar e të gjitha regjimeve. Unë do të ndalem vetëm në të dhënat e kësaj toke për tu faktuar shqiptarëve se Edvin Kristaq Rama është koka e Meduzës së krimit të organizuar në Shqipëri. Është nëna e nënave të krimit. Rama ka instaluar këtu narkoshtetin, apo shtetin e dytë në botë pas Panamasë, shtet me drogën. Edi Rama je koka e krimit. Në celularin tënd ke me dhjetëra e qindra mesazhe nga vrasës, trafi kant droge. Ke ministra që mbajnë në eskortë serial killer”,

tha Berisha. Përplasjet e bandave me uniformat blu, të cilat ndodhën në harkun kohor të një jave dhe që më së tepërmi tronditën qytetin e Elbasanit, përbëjnë një nga çështjet kryesore ku u fokusua ish-kreu i ekzekutivit gjatë fjalës së tij. Berisha nënvizoi se Edi Rama si Meduza i krimit përveçse e ka mbushur parlamentin me kriminelë, ka bërë edhe që policia të gjunjëzohet përpara bandave të tij. “Kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit nuk ka ndodhur që në 1 javë, narkobandat të përplasin policinë 4 herë, Bathore, Tiranë, Elbasan dhe Lezhë. Ata i bëjnë këto se kanë me vete më të madhin, kanë me vete kreun e Meduzës së krimit të organizuar. A nuk është Edi Rama që mbushi këtë parlament për herë të parë me kriminelë, me vrasës përdhunues.. A nuk është Edi Rama që përcolli Arben Frrokun, 1 ditë para se të merrte vendimin për jetë. A nuk është Rama që doli para shqiptarëve në krahë me një superkriminel që vrau njerëz të pafajshëm. A nuk është Rama ai që fshehu për muaj të tërë kërkesën për ekstradim të vrasësit horror Mark Frroku në Belgjikë. A nuk është Edi Rama që ndërseu përdhunues në këtë parlament për të goditur deputetin e opozitës. Ti ia rrëmbeve Shullazin atij tjetrit dhe e bëre pjesë të qenies tënde. E përdore për të çuar mesazhe vrasëse kreut të opozitës. E përdore gjersa në një rast unik në

histori e arrestoi opozita me një denoncim që bëri”, u shpreh ish-kreu i qeverisë. Meduza i krimit po i largon shqiptarët si në ’90, me Xhafën ministër mbron lidhjet me bandat/Berisha në fjalën e tij rezervoi një minutazh të caktuar edhe për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, te cilit i kujtoi sërish se i vëllai është një trafi kant i shumëkërkuar droge, që duhet arrestuar dhe dërguar për gjykim në Itali. Ai theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të demaskojë lidhjet e të besuarve të Ramës dhe vetë kryeministrit me narkotrafi kantët dhe eksponentët e krimit. “Për të mbrojtur lidhjet e tua me krimin, emëron krye të Forcave të Rendit, Xhafën, vëllanë e një prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë. Në atë pozicion, më së paku je në konfl ikt fl agrant interesi. Ky nuk mundet të bëjë të paditurin. Yt vëlla ka një dënim. Gjykata Supreme e Italisë ka një dënim të prerë për drogën dhe kokainën. Arrestoje dhe dërgoje atje. Ti je atje vetëm si përfaqësues i klaneve më kriminale të Shqipërisë për t’i garantuar ato se sa të jemi në pushtet, ju nuk u prek njeri. Është e vërtetë që ne i kemi humbur zgjedhjet. Luftën do ta vazhdojmë. Kemi humbur betejën, nuk kemi humbur luftën. Jemi 10 herë më të motivuar në luftën kundër krimit se sa më parë. Sot është emergjencë. Falenderoj mediat që po

bëhen vokale kundër kësaj gjëme të zezë që i ka bërë Edi Rama Shqipërisë”, theksoi ai. Gjatë fjalës së tij Berisha gjithashtu shprehu shqetësimin edhe për largimin e shqiptarëve jashtë vendit, duke thënë se shteti i lidhur me drogën dhe krimin po bën që shqiptarët të braktisin vendin njëjtë si në vitet ’90. “Edi Rama e mbushe Shqipërinë nga jugu në veri me kanabis. Deklarove se keni prerë 2 milionë e 400 mijë rrënjë, afërsisht 10 mijë ton. Po këto ndodhen nëpër tunelet e miqve tuaj, sepse i mbron ti. Shqipërisë i ke vënë damkat më të zeza që nga koha e Enver Hoxhës. Shqiptarët po ikin sot si në ’90. Atëherë dolën nga tirania komuniste, kurse sot po ikin sepse duan të dalin nga tirania e krimit. Duan që fëmijët e tyre të jenë të sigurt. Nuk shohin asnjë perspektivë. Edi Rama je koka e krimit sepse me kriminelë përcaktohen tenderat. E dini se çfarë ndodhi me By Pass-n e Fierit. E dini si iku? Kishte mëkate shumë të rënda dhe donte të futej me kompaninë e mbetjeve të Lali plehut në Tiranë. Nisma 1 miliard është vetëm krim, krim, krim. Pse nuk ju thua shqiptarëve që qeveritë që e kanë borxhin në qiell për të mashtruar borxhin kalojnë në partneritete private, duke thelluar buxhetin. Pse nuk ua thua shqiptarëve se borxhi është 85%. Çdo garanci e një qeverie, është borxh, borxh”, nënvizoi Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën se komunikon me bandat kriminale

Berisha: Je nëna e krimit, në celular ke qindra mesazhe nga trafi kantë droge e seria-killera

Page 3: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

3E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKEPOLITIKEPOLITIKE

Duke iu referuar Agjencisë Kombëtare të Krimit të Britanisë së Madhe, Basha tha se bandat kriminale kontrollojnë trafikun e drogës në Britani, ndërsa përmendi të gjitha raportet ndërkombëtare, të cilat e renditin vendin tonë si vatër të krimit dhe drogës. “Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar botoi Raportin 2016 të Vlerësimit Strategjik të Rrezikut të Krimit në Britani. Një nga konkluzionet kryesore të raportit është: Grupet kriminale shqiptare kanë arritur një profil me ndikim të lartë brenda krimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe kanë kontroll të konsiderueshëm mbi të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar. Rreziku me të cilin përballemi nga grupet shqiptare të krimit është rritur ndjeshëm. Si shpjegohet që brenda katër vjetësh, katër vite jo më shumë, krimi u kthye në problemin kryesor të Shqipërisë dhe një kërcënim serioz për shumë vende të Europës perëndimore, nga Spanja në Hollandë, nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar, në Itali, Greqi, e kudo tjetër? Si shpjegohet që brenda katër viteve, 4 vite jo më shumë Shqipëria u kthye nga vendi i sigurt, qytetarët e të cilit fituan të drejtën të udhëtonin lirshëm pa viza, e shumë evropianë gjenin mundësi dhe siguri për të investuar këtu, në vendin që prodhon rrezik për ta. Sepse Edi Rama nuk ka asnjë problem me krimin dhe kriminelët. Prandaj i futi në politikë. Edi Rama nuk ka asnjë problem me drogën, ndaj e ktheu Shqipërinë në parajsë të drogës”, tha Basha. Më tej, kreu i PD theksoi se vendi ynë me bekimin e Ramës u kthyer në prodhuesin kryesor të drogës. “Interpoli dhe Departamenti Amerikan i Shtetit e përcaktuan si korridor kryesor të heroinës për në Europë. Departamenti i Shtetit e futi zyrtarisht në listën e vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë. Po Departamenti i Shtetit e cilësoi Shqipërinë bazë operacionale të krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin. Ndërsa libri më i rëndësishëm i referencave në botë: Libri i Fakteve i angjensisë qendrore të inteligjencës, CIA-s, e quan Shqipërinë zyrtarisht vend të drogës”. Sipas kreut të PD, ka dy arsye pse krimi ka lulëzuar këto 4 vite në Shqipëri, Inkurajimi i qëllimshëm i drogës, që krijoi fitime marramendëse dhe arsyeja e dytë, kthimi i Shqipërisë në një strehë të sigurt për kriminelët e kërkuar në Evropë.

“Inkurajimi i drogës krijoi një burim të ri, të lehtë dhe të sigurt, të të ardhurave marramendëse për krimin. Lehtësia e kultivimit të drogës dhe trafikimit të drogës nga Shqipëria radar-fikur, bëri që trafiku i drogës të tërheqë gjithnjë e më shumë njerëz, shqiptarë por edhe të huaj, në Shqipëri, në rajon dhe në Europë. Arsyeja e dytë, është kthimi i Shqipërisë në një strehë të sigurtë për kriminelët shqiptarë të kërkuar në Europë. Shqipëria, u bë vendi ku kriminelët vijnë, ku ndiqen, investigohen apo kur rrezikohen nga policitë e vendeve të tjera. Kriminelët e dinë se mund të trafikojnë drogë, të kryejnë lloj-lloj krimesh, madje edhe të vrasin në Hollandë, Gjermani, Greqi apo në Britani, në Amerikë, por gjithmonë e ke një rrugëdalje: kthehu në Shqipëri dhe të jetosh i qetë”, tha Basha. Basha-Ramës: Nise luftën kundër krimit me largimin e Ruçit, Xhafaj dhe SejdininKreu i PD i ka kërkuar Edi Ramës largimin e Gramoz Ruçit, Fatmir Xhafajt dhe Qazim Sejdinit, nëse do vërtet të luftosh krimin në vend. Kreu i PD theksoi se vetëm duke spastruar kokat e krimit pasi vetëm ashtu mund të dalësh nga magazina e krimit. Kreu demokrat tha se nëse Rama nuk vendos vet që të largohet nga bandat dhe krimi do të jenë shqiptarët që do ta nxjerrin prej aty. “Sot nga kjo sallë të kërkoj ty Edi Rama që ta nisësh luftën kundër krimit duke ndërmarrë disa masa të thjeshta por që kanë domethënie të madhe: Largo Gramoz Ruçin dhe Fatmir Xhafën nga drejtimi i kuvendit dhe i ministrisë së punëve të brendshme. Kërko menjëherë shkarkimin e Qazim Sejdinit. Bëj publike listën e të gjithë personave në administratë shtetërore që kërkohen nga interpoli dhe fillo menjëherë aksion për arrestimin e tyre. Spastro radhët e drejtuesve të korruptuar të policisë nga bashkëpunëtorët e drejtpërdrejt të trafikut të drogës. Ju të gjithë e keni parë videon, dhe me siguri, ata që s’kanë lidhje me krimin dhe me qeverinë e kapur nga krimi, shumica e shqiptarëve të ndershëm, janë ndjerë keq kur kanë parë se si policia u dhunua, u spraps, u poshtërua, u shpartallua në mes të qytetit nga një bandë. Duhet t’ia kërkojmë Edi Ramës të dalë nga magazina e krimit. E nëse nuk del, duhet ta nxjerrim nga aty bashkë me qytetarët”, tha Basha.

OSBE: Rama, kryeministër me vota të bleraOSBE-ODIHR ka publikuar dje konkluzionet përfundimtare mbi zgjedhjet e mbajtura në 25 Qershor. Për herë të parë raporti nuk përmend faktin se “zgjedhjet përgjithësisht i plotësuan standardet”, duke regjistruar nivelin më të ulët të standardeve, të paktën qysh nga viti 2001. Duke renditur listën e shkeljeve, ODIHR-i fl et për mosbesimin masiv të qytetarëve tek procesi zgjedhor si dhe për faktin se në më shumë se 10 përqind të rasteve, s’u mundësua as edhe formalisht vota e fshehtë. Në konkluzionin fi nal të raportit, ODIHR shpreh shqetësim se individë me precedentë kriminalë luajtën rol të rëndësishëm gjatë fushatës dhe se blerja e votave rrënoi besimin tek procesiKREU I OPOZITËS, BASHA: “RAPORTI KONFIRMON SE VOTA E QYTETARËVE U KËRCËNUA, DHUNUA, BLE”DEKLARATA/VASILI: “KRYEMINISTRI I PAAFTË TË GËNJEJË, POR EDHE I PAAFTË TË KUPTOJË”OSBE-ODIHR ka publikuar dje konkluzionet përfundimtare mbi zgjedhjet e mbajtura në 25 Qershor. Raporti vëren se zgjedhjet nuk i kanë plotësuar standardet duke renditur shkelje të rënda të cilat kanë minuar procesin. Ky raport me përmbajtje mjaft negative hedh poshtë propagandën e Edvinit për përmbushjen e standardeve. Zgjedhjet e 25 qershorit në fakt ishin një turp që OSBE e vulosi e zeza mbi të bardhë. Sipas OSBE-së, shit-blerja e votës është problemi më i madh i këtyre zgjedhjeve. Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut thuhet në raport. Po ashtu nënvizohet se shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës. Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve. Në mënyrë të veçantë raporti

thekson marrjen e masave urgjente për:- Ndalimin e dukurisë së përhapur të shitblerjes së votës- Ndalimin e fi nancimeve kriminale të zgjedhjeve- Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhjeTë dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifi kim të bojës shenuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje fi rmash identike në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njëjtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qendrave të votimit. Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qendrat e

votimit si vëzhgues apo përfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar. Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qendrave të votimit. OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në. Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore. OSBE/ODHIR jep edhe 8 rekomandimet kryesore për të eliminuar problemet e hasura, për zgjedhjet

e radhës:1. Autoritet duhet të ndërruarin reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, në kohë dhe të bazuara në analiza të shëndosha politike, për të adresuar rekomandimet e përfshirë në këtë raport dhe ato të mëparshme të OSBE/ODIHR-it. Të harmonizohen ligjet për zgjedhjet, veçanërisht për fushatën, fi nancimin e fushatës dhe mediat.2. Nevojiten përpjekje të forta për adresimin e problematikës së përsëritur të blerjes së votës, si nëpërmjet një fushate ndërgjegjësimi qytetare ashtu edhe ndjekjeve penale, me qëllim të promovimit të besimit në procesin zgjedhor. Mund të bëhej një angazhim konkret dhe i sinqertë nga partitë

politike për të luftuar praktikat e blerjes së votave. Përveç kësaj, një refuzim publik nga ana e politikanëve për të pranuar mbështetje fi nanciare nga individë me një të kaluar kriminale do të ndihmonte në ndërtimin e besimit të publikut në integritetin e zgjedhjeve.3. Qeveria duhet të analizojë efektivitetin e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar abuzimin e burimeve shtetërore dhe presionet lidhur me punësimin për votuesit. Qeveria duhet të konsiderojë krijimin e një organi transparent, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, ??me detyrën dhe kompetencën për të vepruar dhe ndjekur nëse çështjet e tilla vihen re në periudhën para dhe pas zgjedhjeve. Një strukturë e tillë mund të përsëritet në nivel rajonal dhe të krijohet në kohën e duhur para zgjedhjeve të ardhshme.4. Ligji mund të ndryshohet për të lejuar emërimin jopartiak të komisionerëve të zgjedhjeve dhe anëtarëve të grupeve të numërimit. Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet për të ndaluar zëvendësimin diskrecional të anëtarëve

të KZAZ-së. Duhet të merret në konsideratë edhe futja e mekanizmave alternativë për emërimin e KQV-ve dhe anëtarëve të numërimit, kur partitë politike dështojnë të emërojnë kandidatët e tyre.5. Kufi zimet e të drejtave të votimit të personave me aftësi të kufi zuara mendore duhet të hiqen. Heqja automatike e zgjedhësve mbi moshën 100-vjeçare nga listat e zgjedhësve duhet të ndërpritet dhe detyrimi për të verifi kuar të dhënat e këtyre votuesve të vendoset në shtet.6. Dispozitat penale për shpifje duhet të shfuqizohen në favor të mjeteve juridike civile të hartuara për të rikthyer reputacionin e dëmtuar.7. Për të rritur transparencën, ligji duhet të garantojë të njëjtat të drejta për të gjithë vëzhguesit dhe të përcaktojë qartë që të gjithë vëzhguesit të kenë të drejtën të marrin kopje të protokolleve të rezultateve.8. Shteti duhet të garantojë të drejtën për një zgjedhje të lirë dhe të fshehtë. Duhet parandaluar çdo formë presioni për të zbuluar se si votuesit kanë ndërmend të votojnë ose si kanë votuar.

REAGIME/Basha: Raporti konfirmon se vota e qytetarëve u kërcënua, dhunua, bleKreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me raportin e zit ë OSBE për zgjedhjet e 25 Qershorit. Në një reagim në facebook, Basha thekson se ky raport konfi rmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, dhunua dhe u ble. “Raporti i sapo publikuar i OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e qershorit konfi rmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble. OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe liria.Raporti i OSBE-së/ Vasili: Kryeministri i paaftë të gënjejë, por dhe i paaftë të kuptojëKreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka akuzuar edhe një herë kryeministrin Edi Rama si gënjeshtar por dhe të paaftë. Sipas Vasilit raporti i OSBE/ODHIR-ti e thoshte mjaft qartë se procesi i votimeve të 25 qershorit në Shqipëri u karakterizua nga fenomeni i shit-blerjes së votës, ndërsa Rama thotë që OSBE ishte e kënaqur nga zgjedhjet. “Kryeministri i paaftë të gënjejë, por edhe i paaftë që të kuptojë. Kryeministri, i paaftë të gënjejë dhe i paaftë të kuptojë, është i kënaqur me zgjedhjet, por raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 thotë që zgjedhjet ishin copë-copë. Kryeministri duhet të turpërohet për këto, po dihet që ai s›ka turp, kjo është e vetmja cilësi që ka. S›ka turp as të gënjejë dhe përpara Parlamentit e të thotë që OSBE ishin të kënaqur me zgjedhjet. Dihet që shkollëpaku nuk ia thotë hiç të lexojë asgjë dhe me siguri që ndonjë nga këta «ustallarët», që ia dinë huqin, i zhgarravisin disa fjalë që atij i pëlqen t›i brroçkullisë lart e poshtë. Zgjedhjet e 25 qershorit ishin një turp që OSBE e vulosi e zeza mbi të bardhë: «The campaign ëas characterized by ëidespread allegations of vote-buying, concerns over abuse of state resources and ëorkplace-related pressures on voters, ëhich further reduced public trust.» «Fushata u karakterizua nga akuza të shumta të blerjes së votës, shqetësime mbi abuzimet me resurset shtetërore dhe presione për vendin e punës në këmbim të votës. E gjithë kjo uli ndjeshëm besimin e publikut». «Several OSCE/ODIHR EOM interlocutors expressed concerns that individuals ëith a criminal past still played signifi cant roles in the campaign, either as candidates or as supporters.». «Shumë prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR shprehen shqetësim që individë me precedentë kriminalë kanë luajtur rol të rëndësishëm gjatë fushatës, qoftë si kandidatë, qoftë si mbështetës».

Basha-Ramës: Nise luftën kundër krimit me largimin e Ruçit, Xhafaj dhe Sejdinin

Page 4: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

4 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

taFORUMFORUMFORUM

Nga Martin Dedaj

Përmes kujtimeve nga personalitete të dheut të tij të lindjes, miq dhe të afërm, në një aktivitet të zhvilluar me 23 Shtator 2017, bashkia Lezhë në ambjentet e Bibliotekës Publike te qytetit, ka përkujtuar klerikun, filozofin dhe shkrimtarin Atë Zef Pllumi, në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, ku kanë marrë pjesë shkrimtarë, studiues, historian, poetë, gazetarë, artistë, nxënës dhe gjimnazistë si dhe miq, bashkëpuntor dhe të afërm të françeskanit Atë Zef Pllumi. Takimi i moderuar nga Suela Bala, përgjegjëse e bibliotekës ishte konceptuar në formë bashkëbisedimi ku secili që merrte fjalën evokonte kujtime me Atë Zef Pllumin, si dhe nga disa të tjerë u lexuan disa fragmenteve nga krijimtaria e tij. Kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, teksa ka marrë fjalën në këtë takim ka thënë ndër të tjera se: “Atë Zef Pllumi me krijimtarinë e tij dhe qëndresën antikomuniste ka lënë gjurmë tek çdo shqiptar. E kam lexuar kolanën e krijimtarisë së tij, dhe i rikthehem disa herë asaj, pasi aty është e gdhendur me mjeshtri artistike dhe me një realitet të pa shoq, kalvari i gjatë i vuajeve të klerit katolik në veçanti dhe gjithë popullit shqiptar në periudhën e diktaturës komuniste. Ndër veprat e tij padyshim që veçohet: “Rrno vetëm për me tregue”, që është një vepër monumentale, e ardhur për lexuesit përmes një letërsie dokumentare rrëfimtare mjaft të arrirë dhe që është në vetvete një vlerë kombëtare e pashoqe. Ai do të mbesë gjatë në memorien e të gjithëve për veprimtarinë e tij të shkëlqyer si klerik dhe shkrimtar gjithashtu edhe për kalvarin e vuajtjeve për 26 vjet në burgjet e komunizmit, por dhe si një përfaqësues dinjitoz i pasurisë kulturore, shpirtërore dhe njerëzore, thënë ndryshe ai ka qenë, është dhe do të jëtë një pjesë e rëndësishme e historisë së kombit shqiptar e cila nuk duhet harruar asnjëherë”.Nga ana e tij piktori i mirënjohur, përmasat e të cilit prej kohësh kanë kaluar kufinjtë rajonal dhe kombëtar, “Mjeshtri i Madh”, Pashk Përvathi, diskutimin e tij e mbështeti në bazë të një kujtimi që ruante nga takimet me Atë Zef Pllumit dhe sidomos kur kishte marrë përsipër të realizonte një portret të tij. “Çdo vepër arti ka një histori, ndaj unë po rrëfej historinë e portretit që ju po shihni. E kam njohur në tre vjetët e fundit të jetës së tij Atë Zef Pllumin, përmes Agron Gjekmarkajt, i cili më kërkoj me deomos që unë ti bëja një portret. Në

fillim ngurova pasi unë nuk jam piktor i portreteve pasi preferoj peizazhet. Por ai kembënguli dhe mora përsipër që ta realizoja. Kemi shkuar dhe e kemi takuar në shtëpi disa herë, të cilin e gjeja vazhdimisht shtrirë pasi kishte filluar të dobësohej nga ana shëndetësore. Në vitin 2006, Padri ftoj në shtëpinë e tij Ismail Kadarenë. Atë ditë ai ishte pothuajse rinuar, dhe ishte veshur e drejtuar shumë mirë. Aty Atë Zef Pllumi na ka rrëfyer një detaj shumë interesant më Gjergj Fishtën, dhe filloi të na rrëfente… Një radhë kur kishte qenë në kolegjin françeskan Atë Gjergj Fishta, i thonë se kemi një djalë të ri këtu në kolegj, që e din lahutën përmendësh. Dhe Fishta u kishte thënë që; -Ma bini atë djalin këtu. Dhe unë shkova dhe fi llova ta them lahutën përmendësh shpejt e shpejt. Në një moment Fishta më tha; -boll se e dinke sak përmendësh dhe mori një libër dhe ma dhuroi më autogarf. (libër i cili ruhet në familjen e Atë Zef Pllumit). Teksa i rikthehet realizimit të portretit, Përvathi vijon se; -Atë ditë që erdhi Kadareja në Lezhë, e ula Padër Zefi n në karrike dhe i bëra një fotografi , mbi të cilën e ndërtova këtë portret, të cilin e mbaj në shtëpi dhe nuk e shes. Studiuesi Altin Meçja, në fjalën e tij tha ndër të tjera se: “Atë Zef Pllumi ka lënë pas një dëshmi të gjallë dhe mjaft të vlefshme. Secili prej nesh në çdo event duhet të dhurojmë nga një kopje të librit monumental të Atë Zef Pllumit “Rrno vetëm për me tregue”, sepse kjo është dhurata më e mirë që mund të bëjmë. Pasi ai i tha jo komunizmit, që në fi llesat e tij, me besimin në zot dhe tolerancën fetare që kishte. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë se në kohën e sotme kanë fi lluar të rishfaqen reminishenca të nostalgjisë komuniste, në mënyra moderne dhe më të sofi stikuara, por që janë më të rrezikshme. Ndaj shoqëria shqiptare duhet të ngrihet e ti thotë jo këtyre tendencave. Publicisti Frano Kulli tha: “Ruaj impresione dhe kujtime për këtë njeri shumëdimensional si Atë Zef Pllumi, që i përkiste plejadës së françeskanëve themelues të kulturës moderne shqiptare. I fundmi i cili doli i gjallë nga kalvari i burgjeve komuniste. Libri 10-vjet liri, është libri i fundit i botuar nga krijimtaria e tij, të tjerë janë në radhë. Dhe ka sjellë mbresa nga promovimi i librit të tij të parë “Rrno vetëm për me tregue”, i cili është promovuar në Shëngjin. (Ku kam patur fatin të jem edhe unë). Atë Zef Pllumi ka qenë dhe mbetet ndër mjeshtrat e mëdhenj të letërsisë dokumentare shqiptare”. Bardhok Pulaj, drejtor i DAR Lezhë, ndër të tjera trha se: “Kemi qenë dhe jemi me fat për plejadën e françeskanëve,

ndër ta edhe Atë Zef Pllumi, i cili ndër të tjera ka qenë dhe mbetet një mendimtar dhe filozof, që e ka parë botën në mënyrë të veçantë, çka na detyron edhe neve, që të shohim veten. Është simbolikë e françeskanëve por edhe e jona, pasi vepra letrare e Atë Zef Pllumit është ridimensionimi shpirtëror i çdo shqiptari, dhe në të ardhmen do të lexohet si një relike”. Politikani dhe shkrimtari i njohur Preç Zogaj teksa mori fjalën u shpreh se: “E kam patur mik dhe udhërrëfyes. Ai Ka qenë dhe do të mbetet një figurë komplekse, saqë ne nuk e dimë se kush është, pavarësisht se ne kemi mundur të nuhasim diçka rreth tij. Kur u botua në vitin 2004 përmbledhja e atë Zef Pllumit, ai më ftoj për ta prezantuar librin. Promovimi u bë në Tiranë. Kadareja kishte ardhur posaçërisht nga Franca për këtë promovim. Kisha punuar gati një javë për të përgatitur një tekst për këtë libër, dhe isha përpjekur për të gjetur sekretin e këtij libri. Kur me takoj para promovimit më tha: -Pashë zotin mos u lodh se ta them unë sekretin i cili është: “E kam shkruar pa inat”. Memorialistikës nuk i ka hije të ketë inatqar, është mesazhi që përcjell ky postulat i mrekullueshëm. Ka vite që po punoj për të shkruar një roman për Atë Zef Pllumin, pasi ai është shumë më i madh sesa në e njohim. Kultura gjithashtu e personifikon Lezhës, ashtu si dhe deti, historia dhe turizmi”. Ndërsa pjesën e leximit nga krijimtaria e Atë Zef Pllumit e ka nisur Angjelina Gjeka, mbesa e tij e cila ka falenderuar organizatorët për zhvillimin e këtij takimi, dhe më pas kanë vijuar, Lulzime Celami, Salvador Gjeçi, Lula Lleshi, Nikoleta Prendi, gjimnazisti Alban Nikolli, nxënëset Esteri Ndreka dhe Gossiko Ndreu. Atë Zef Gjeto Pllumi u lind më 28 gusht 1924 në Malin e Rencit në Shëngjin të Lezhës. Kur ishte 7 vjeç hyri në kolegjin françeskan të Shkodrës, ku jepnin mësim personalitete të shquara të kulturës kombëtare si Atë Gjergj Fishta, Padër Anton Harapi, kompozitori Martin Gjoka, Gjon Shllaku etj. Aty mori formim klasik në filozofi, teologji, letërsi dhe përvetëson mjaft mirë gjuhët e huaja; latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, si dhe greqishten e vjetër. Kreu maturën në liceun “Illyricum” në vitin 1943. Më 14 dhjetor 1946, kur ishte vetëm 22 vjeç u arrestua dhe dënohet me tre vjet burg (15.10.1946-15.10.1949). Dënimin e vuajti pranë Burgut të Madh të Shkodrës dhe në kampet famëkeqe të Bedenit në Myzeqe, dhe Orman-Pojanit në Maliq. Pasi u lirua

nga burgu shkon herë në Shkodër e herë në Shëngjin, tek familja e tij, në vartësi të situatës. Nga viti 1949-1951 merret me numizmatikë si teknik i Muzeut të Shkodrës. Në vitin 1958 shugurohet meshtar dhe caktohet në fillim si i besuar për t’u dërguar ndihmat priftërinjve nëpër kampet e ndryshme. Më tej, për 12 vjet rrjesht shërbeu si meshtar i Dukagjinit, në zonën më të thellë-Shosh. Në vitin 1967, pas prishjes dhe shkatërrimit të kishave, pasi atij revolucioni të çmendur dhe shkatërrues të kulturës kombëtare arrestohet dhe për 23-vjet të tjera (27.9.1967-11.4.1989) dhe vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme në Spaç, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Shën Vasil dhe Tiranë. Gjithësejt kryen plot 25-vjet burg.Në vitin 1990 u kthye në Tiranë si klerik ku përveç aktivitetit, përpiqet të kontribuojë në lëmin e kulturës dhe edukimit shqiptar aq të dëmtuar gjatë pesëdhjetë vjetëve të diktaturës. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistën “Hylli i Dritës”. Ai shkruan dhe boton trilogjinë “Rrno vetëm për me tregue”, vëllimet “Françeskanët e mëdhenj”, “Frati i pashallarëve Bushatli”, “Erazmo Balneo”, “Saga e Fëmijnisë”, “Ut heri diçebamus-siç i thonim dje” etj. Një ndër nismat e tij me vlerë të pamasë është dhe ribotimi i kolanës së plotë të veprave të etërve françeskanë, të zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave, si dhe përpjekja për gjetjen e eshtrave të Át Gjergj Fishtës, fillimet e gërmimeve për varrin e të cilit filluan më, 13.11. 1995. Fatmirësisht u gjetën një pakicë eshtnash shpëtuar prej dhunimit masiv që i është bërë varrit të Fishtës gjatë kohës së komunizmit, pasi lakenjtë e kuq edhe ështrat e të madhit Atë Gjergj Fishta i trishtonin edhe nga toka. Atë Zef Pllumi është dekoruar me çmimin “Nderi i Kombit” në vitin 2006 nga Presidenti Alfred Moisiu. Po në vitin 2006 Átë Zef Pllumi merr çmimin letrar “Penda e Artë” për trilogjinë e tij me kujtime “Rrno vetëm për me tregue” të akorduar nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë…. -“Juria paska pranue edhe mendimin ndryshe, edhe mendimin e kundërt, këtu besoj âsht vlera që ka demokracia. Kjo âsht vlefta mâ e madhe që i bâhet librit tim. Të tjerat janë për mue kunora që çohen në funerale që i vdekuni s’i sheh”, pat deklaruar Atë Zef Pllumi me rastin e pranimit të çmimit. Ai vdiq më 25 shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli, Romë të Italisë, dhe u varros më 30 shtator 2007 në Shkodër, ku pushon në jetën e pasosur.

Presidenti Donald Trump po promovon një plan republikan për reformimin e sistemit të taksave. Ai thotë se plani i ri do të lehtësojë nga taksat e rënda klasën e mesme amerikane dhe korporatat. Presidenti Donald Trump zbuloi disa nga detajet e planit përpara një turme entuziaste në Indianapolis,

të shtetit Indiana. “Po eliminojmë disa ulje taksash prej të cilave deri më tani përfi tojnë kryesisht më të pasurit. Po i japim gjithashtu Kongresit fl eksibilitetin që të vendosë një taksë më të lartë për më të pasurit, në mënyrë që të përfi tojnë njerëzit e punës. Gjithashtu, po e thjeshtëzojmë sistemin

e taksave, duke e bërë atë të drejtë dhe të lehtë për t’u kuptuar”, tha Presidenti Donald Trump. Presidenti Trump shtoi se ulja e taksave për korporatat do të tërheqë investime të huaja. Ai thotë se sipas sistemit të tanishëm, shumë kompani të huaja e shmangin biznesin në Amerikë për shkak të

taksave të larta. Presidenti nuk sqaroi se me cilat fonde do të mundësohet ky shkurtim i taksave. Sipas organizatës jopartiake Komiteti për një Buxhet të Përgjegjshëm Federal, reforma e taksave mund t’i shtojë 2.2 trilionë dollarë borxhit kombëtar amerikan gjatë 10 viteve të ardhshme.

Alternativa e republikanëve amerikanë/Presidenti Trump njofton planin për shkurtim të taksave

10-vjet pa klerikun, fi lozofi n dhe shkrimtarin Atë Zef Pllumi…

Page 5: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

5E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta POLITIKË POLITIKË POLITIKË

Gjatë seancës së djeshme parlamentare kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka anashkaluar me dashje fjalën që duhej të mbante deputeti i LSI-së, Viktor Tushaj. Këtë akt të Ruçit nuk e ka toleruar aspak kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka marrë fjalën nga vendi duke i kërkuar kryeparlamentarit që e djeshma të ishte hera e fundit që bënte truke sikur ishte i pavëmendshëm për të mos parë ngritjen e dorës nga deputetët. Vasili theksoi se kjo sjellje ishte e porositur nga kryeministri Edi Rama. «Z. Ruçi, nuk besoj se keni dëshirë të tensiononi sallën e parlamentit për shkak të demonstrimit tuaj. Të atij devocioni që ju keni marrë përsipër dhe që nuk i takon kësaj salle, por një njeriu të vetëm. Dhe ne nuk jemi këtu për të likuiduar detyrimet reciproke që keni me njeri-tjetrin, por të respektojmë rregulloren, ndaj së cilës ju keni qenë shumë fanatikë. Dhe besoj se kjo do të jetë hera e fundit si dhe njëkohësisht dhe truket që ju bëni sikur jeni i pavëmendshëm për të mos parë ngritjet e dorës etj. Janë aq të dala boje dhe aq antipatike sa nuk i takojnë kësaj salle dhe ta çlirojmë këtë sallë nga tensionet. Ne nuk kemi një listë të radhës së folësve. Meqë nuk ka një listë të radhës së folësve, ka vetëm depozitim në grupe, deputetit Tushaj iu kapërcye fjala. Meqë një listë e tillë nuk ekziston, kërkoj që t’i jepet fjala dhe në seancat e radhës t’i jepet fjala secilit që të doni ju, nga e para tek i fundit, por ama secili ta dijë kë ka para dhe kë ka pas. Ju kërkoj të bëni një listë dhe nëse deputeti nuk është, të mos i jepet. Por në rastin konkret kërkoj që deputeti Tushaj të marrë fjalën”, tha Vasili duke hedhur poshtë skemën e shëmtuar të Ruçit.

Ndryshimet në Buxhet/Tushaj: Qeveria po favorizon miqtë me fondet që po u heq ‹armiqve›/Viktor Tusha ka kritikuar ashpër ndryshimet në Buxhetin e 2017-ës përmes një Akti Normativ nga qeveria, që ai e konsideroi thjesht si heqje e fondeve disa kompanive “armike” të qeverisë dhe dhënie e tyre, disa të tjerave, “mike” të saj. Tushaj foli jashtë Kuvendit, pasi në seancë atij nuk iu dha fjala nga kryeparlamentari Ruçi, iu kapërcye, ç›ka nxiti kreun e Grupit të LSI, Petrit Vasilit, të ashpërsonte tonet me Ruçin. Nëpërmjet Aktit Normativ që futi sot në Kuvend për miratim, Qeveria rrit me 3 miliardë lekë fondin në dispozicion të blerjes së energjisë elektrike, duke e çuar nga 1,5 miliardë lekë në 4.5 miliardë lekë. Por, deputeti i LSI-së, Tushaj, duke e denoncuar aktin, tha “Nga relacioni i Aktit Normativ, duket qartë se qeveria ka disa prioritete të tjera, të cilat shërbejnë më së shumti për forcimin e pozitave të saj se sa për zgjidhjet e problemeve të qytetarëve. Arsyeja reale se përse qeveria

ka dërguar Aktin Normativ në Parlament është situata e vështirë ekonomike, si edhe mungesa e vizionit qeveritar për të stimuluar rritjen e saj. Është shumë e qartë që, gjatë këtyre muajve të vitit 2017, ka pasur keq menaxhim të fondeve publike. Në raportin fi nanciar që shoqëron Aktin, hartuesit kanë renditur shifra në rritje të ekonomisë së vendit. Panorama e prezantuar është ngjyrë rozë, por, në detajet e saj, duket lehtësisht se situata ekonomike është shumë larg asaj që trumbetohet. Rritje e të ardhurave në arkën e shtetit është siguruar kryesisht nga taksat doganore për importin, si edhe nga tarifat, kryesisht për rivlerësimin e pasurive. Pra, Shqipëria ka shtuar importet nga jashtë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e arkëtimeve doganore. Por, kjo statistikë tregon një situatë të vështirë, pasi ekonomia jonë, jo vetëm që nuk ka fuqi eksportuese, por nuk plotëson nevojat bazë të tregut vendas. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në stanjacionin. Përtej demagogjisë së shumicës parlamentare, biznesi vendas vijon të jetë i asfi ksuar, me mundësi minimale për të fuqizuar vetën dhe për të siguruar shtimin e vendeve të punës. Tatimi mbi të Ardhurat Personale, pra taksat që paguajnë qytetarët mbi pagën dhe fi timet e tjera, ka shënuar ulje. Hartuesit e Aktit Normativ shprehen në relacion se kjo ulje vjen për shkak se janë ulur të ardhurat nga taksat mbi pasuritë e patundshme, për shkak të rivlerësimit. Në fakt, e vërteta qëndron diku tjetër- qëndron në faktin se shumë qytetarë po humbin vendet e punës. Shumë biznese janë detyruar të mbyllen. Dhe një argument të fundit: 2017 ishte vit elektoral dhe, siç është bërë traditë në Shqipëri, në vitet zgjedhore, shpenzimet qeveritare rriteshin në mënyrë të ndjeshme. Kjo lidhej me nevojën e qeverive për të harxhuar më shumë para publike për qëllimet e tyre elektorale. Por, fushata elektorale gjatë vitit 2017, duhet pranuar, ishte ndër më të varfrat për sa i përket aspektit fi nanciar. Atëherë, ku shkuan paratë e Buxhetit. Apo për blerjen e votave?”. Tushe theksoi se Qeveria me një akt normativ favorizon ato kompani mike dhe aleate të qeverisë duke ua hequr disa fonde atyre që janë “armike” të qeverisë dhe për të justifi kuar alokimin e fondeve tek OSHEE-ja dhe administruar në mënyrë korruptive këto fonde. “Do të dalin të gjitha kompanitë që janë në radhë për të marrë fondet që do t›u hiqen të tjerave, por nuk mundet që qeveria me një akt normativ, sot kur nuk ka kushte emergjente, të veprojë kështu. Shumë mirë mund të ishte planifi kuar në kushte normale. Alokohen fonde për përmbytjet në SHBA dhe shumë mirë bëhet , por kur ka emergjencë Shqipëria për zjarret, nuk gjenden fonde».

Heqja e sinjalit dhe censura ndaj parlamentit, me urdhër direkt të kryeministrit

Përpjekjen për ta paraqitur censurën e djeshme ndaj debatit parlamentar si nismë të veglës së Edvinit në RTSH s’e ha njeri. Ashtu siç u hoq sinjali, ashtu edhe u rikthye me një urdhër telefonik të kryeministrit, duke konfirmuar se kontesti s’ishte as financiar e as digjital,

por thjesht një konfirmim i faktit se televizioni publik edhe formalisht po shndërrohet në një xhelat të transparencës parlamentare Vendimi i Radio Televizionit Shqiptar për të mos i dhënë sinjal televizioneve private që transmetojnë drejtpërdrejt punimet e Kuvendit, çoi në një terr informativ këtë të enjte. Ky vendim, nga televizioni i vetëm në vend që ka të drejtën e lëshimit të sinjalit u dënua fi llimisht nga Partia Demokratike në sallë të kuvendit. Më pas nga Petrit Vasili jashtë sallë si dhe nga ish-Kryeministri Sali Berisha i cili e konsideroi këtë veprim dhunim të fjalës së lirë dhe kërkoi mbledhjen e kryesisë së kuvendit. Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar me forcë vendimin e marrë nga Televizioni Shqiptar që ka bllokuar sinjalin e transmetimit të punimeve të Kuvendit. Sipas tij, ky është një akt kryekëput i Edi Ramës, pasi vetëm ai ka frikë nga fjala e lirë. «Unë jam këtu për të dënuar këtë akt të papajtueshëm në mënyrë absolute. Vetëm ai që ka frikë të tmerrshme 2.4 milionë vota kundër, mund të marrë vendime të tilla’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërprerja e sinjalit për mediat përbën një atentat të rëndë, një akt prej xhelati të medias së lirë të Gëllçit të zi, por më shumë se të tjerëve të Ramës së zi, se ky vendim është kryekëput vepër e Ramës, që siç ka thënë një

shkrimtar edhe kur hap derën e frigoriferit del ai. Me urgjencë të mblidhet kryesia e kuvendit dhe të abrogojë vendimin. Ky është akti prej xhelati i fjalës së lirë. Është dhunim i të drejtës së informacionit për të drejtën e fjalës së lirë. Jam këtu për të dënuar këtë akt të papajtueshëm me asnjë lloj standardi të një vendi të lirë. Vetëm ai që ka frikë nga 2.4 milion vota kundër dhe abstenime, vetëm ai që ndjen në çdo qelizë të tij neverinë dhe përçmimin e qytetarëve shqiptarë, vetëm ai që ka më të gjatë hijen e frikës se sa trupin, mund të marrë një vendim të tillë. I bëj thirrje gazetarëve të bëjnë me urgjencë edhe ata forma të protestës së tyre, duke fi lluar me blackout total informativ të qeverisë,se ky është një rrezik i madh për fjalën, mendimin, ky është një akt i turpshëm, i pashembullt, që mund ta bëjnë vetëm mendje të sëmura që i kthehen kohërave më të zeza të Shqipërisë apo sistemeve totalitare”, tha Berisha.Spaho: Frika e qeverisë nga debati çoi në rritjen e tarifave të RTSH-sëSeanca e djeshme parlamentare ka nisur me një përplasje të ashpër midis kreut të Grupit Parlamentar të PD, Edmon Spaho dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi. Shkak për këtë

ka qenë vendimi i RTSH-së për të bllokuar sinjalin, duke mos i lejuar mediave të tjera ta marrin atë pa paguar një tarifë. Ky vendim bëri që punimet e Kuvendit dje për të parën herë dhe për pak orë të transmetoheshin Live vetëm në kanalet e RTSH dhe jo në kanale të tjera televizive. I shtyrë nga situata e krijuar, Edmond Spaho i kërkoi Ruçit ndërprerjen e seancës por kreu i Kuvendit e anashkaloi këtë kërkesë duke vijuar seancën, me justifi kimin se problemi në fjalë mund të zgjidhej në një moment tjetër. “Drejtori që ju keni vënë në RTSH ka vënë kuota të larta të papërballueshe për televizionet e tjera. Sistemi

i tarifave që është vendosur, është i papërballueshëm për televizionet. Keni frikë nga debati, prandaj nuk lejoni transmetimin. Të merren masa që seanca të transmetohet në të gjitha televizionet. Kërkoj që seanca e parlamentit të ndërpritet derisa të transmentojnë të gjitha televizionet”, u shpreh demokrati Spaho, duke kritikuar ashpër vendimin e TVSH-së për t’i kërkuar pagesë operatorëve të tjerë televizivë në këmbim të sinjalit. Ai argumentoi se vendimi përbën një cënim të paprecedentë të së drejtës së publikut për informim. RTSH, e cila për disa minuta vendosi monopolin

e sinjalit të transmetimit për seancat parlamentare, u tërhoq nga vendimi pasi opozita braktisi në shenjë proteste sallën.Vasili-Ramës: I padituri trembet nga debatiPunimet e Kuvendit të Shqipërisë për herë të parë nuk janë transmetuar Live, pasi TVSH-ja ka bllokuar sinjalin dhe nuk lejon mediat ta marrin atë pa paguar një tarifë. Kryetari i Grupit të LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama, se i trembur nga debati, po bën gjithçka të errësojë fjalën e lirë për shqiptarët. «Një i paditur që drejton qeverinë, duke u trembur nga debati, - tha Vasili, - ka bërë gjithçka që ta kthejë parlamentin në një sekt që nuk fl et, ku fjala nuk shpërndahet dhe errësimi i fjalës për mediat shumë të rëndësishme shqiptare që kanë qenë dritare komunikimi për këtë qeveri, të kthehen si në 96- 97 ku kemi pasur vetëm një TVSH e skandale të mëdha. Pra jemi kthyer në 96 dhe 97. Nuk habitem që një i paditur dhe shkollëpak të mbyllë sinjalin dhe ky është fundi i fjalës së lirë në Shqipëri ndaj duhet të përgatitet ndaj këtij izolimi. Përfaqësuesit e zgjedhur me votë nuk kanë mundësi të komunikojnë me qytetarët e tyre.»

Mbesa e dëshmorit i kujton qeverisë njollën e zezë që bart edhe në legjislaturën e reDeputetja e PD: “Nuk më lejon historia e familjes të përshëndes Gramoz Ruçin, ai është njolla më e zezë e parlamentit pluralist”

Deputetja Izmira Ulqinaku, që ka dalë fituese nga lista e Partisë Demokratike në Shkodër e ka nisur fjalën e saj në seancën e djeshme parlamentare duke i kujtuar Edi Ramës se ka ofenduar rëndë shqiptarët dhe në veçanti qytetarët shkodran me vendimin për të vendosur Gramoz Ruçin në krye të Kuvendit. Ulqinaku, duke u prezantuar si mbesa një prej dëshmorëve të protestës së 2 prillit në vitin 1991 në Shkodër, refuzoi të përshëndeste Ruçin si kryeparlamentar, pasi sipas saj ai është njolla më e zezë e parlamentit pluralist shqiptar. “Etika ma do që fjalën ta filloj siç do ishte më normalja, duke përshëndetur edhe kryetarin e Kuvendit por historia e familjes time nuk ma lejon. Jam mbesa e një prej dëshmorëve të 2 Prillit të vitit 1991. Nuk e kisha menduar se do të f lisja ndonjëherë në parlamentin shqiptar, pas 27 viteve pluralizëm dhe kryetar i saj të ishte Gramoz Ruçi, protagonisti i ngjarjes. Vendosja e ish-ministrit të Brendshëm të diktaturës komuniste përbën një prej njollave më të zeza të parlamentit pluralist shqiptar. Zoti kryeministër, kur në kabinetin qeveritar përfshitë dy shkodranët Mesi e Bushati i kam mirëpritur me shpresën se edhe pse i përkasin krahut tjetër politik, mund të kenë një qasje më të mirë me Shkodrën ndryshe nga ajo që kanë ndodhur katër vitet e fundit në qeverisjen tuaj. Por, vendosja e zotit Ruçi në krye të Kuvendit jo vetëm është një karshillëk ndaj të gjithë të persekutuarve dhe atyre që vuajtën diktaturën komuniste, por mbi të gjitha është një përdhosje e qytetarisë shkodrane e cila u persekutua nga ai regjim”, u shpreh Ulqinaku. Fakti që Ulqinaku risolli në kujtesë protestat e vitit 1991, ku Ruçi si ministër i Brendshëm është përgjegjësi kryesor për dhunën e ushtruar dhe jetët e humbura, e shtyu këtë të fundit që të replikonte me ironi. “S’ke faj se në 1991, ti nuk kishte lindur akoma. Në 1992 ishe 1 vjeçe” u shpreh Ruçi. Në këtë moment deputetja e PD-së kërkoi fjalën për të replikuar me kreun e Kuvendit, por ky i fundit me arroagncë nuk e lejoi, duke mos i hapur mikrofonin. Floida Kërpaçi mbështet kolegen demokrate: Zoti kryetar s’është faji ynë që brezat ju gjejnë ende këtu/ Në debatin midis deputetes demokrate Izmira Ulqinaku dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi u përfshi edhe deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, e cila i doli në krah koleges së rreshtuar në frontin opozitar. Ulqinaku e konsideroi Ruçin si protagonistin kryesor të ngjarjes së 2 prillit, ku mbetën dëshmor shumë shkodranë, ndërsa ai iu përgjigj se Izmira ka qenë vetëm 1 vjeçe në vitin 1991 kështu që nuk ka mundur të ndjek “live” ngjarjen, por që shkodranët e duan dhe e kanë përshëndetur. Pikërisht mbi këtë replikë të kreut të Kuvendit, i cili ka mbajtur postin e ish-ministrit të Brendshëm gjatë viteve të fundit të diktaturës komuniste, reagoi edhe Floida Kërpaçi. “Nuk është faji ynë zoti kryetar që të gjithë brezat që vijnë ju gjejnë këtu. Ju jeni këtu si pjesë e pushtetit legjislativ”, u shpreh deputetja Kërpaçi, duke i kujtuar Ruçit se është një mbetje e së shkuarës që është ricikluar politikisht prej dëshirës absurde të Edi Ramës për t’i imponuar shtetit karakterin totalitarist të Enverit.

Kronika/LSI: Qeveria po favorizon miqtë me fondet që po u heq ‹armiqve›

Page 6: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

6 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta FORUM

Shembulli i Serbisë së Vuçiçit/Protestë e mediave me ballina të zeza dhe errësim në InternetMediat e pavarura në Serbi e kanë dënuar atë që e kanë cilësuar si përkeqësim të situatës së mediave të lira në këtë vend. Afro 150 kompani mediale dhe organizata joqeveritare sot i kanë errësuar faqet e tyre në Internet për një orë në mesditë, me shpjegimin me shkronja të bardha se” kjo është ajo që duket sikur nuk ekziston shtyp i lirë”. “Fushatës protestuese me emrin “Të ndalet errësira e mediave në Serbi”, i janë bashkuar disa gazeta të pavarura. E përditshmja Danas sot është botuar me faqen e parë të zezë me shkrimin “duket se sikur atje nuk ka media të lira”. Një numër i stacioneve të radios dhe të televizionit kanë transmetuar muzikë të shkurtër dhe video, me mesazhin e fushatës protestuese. Megjithatë, ky aksion është bojkotuar nga mediat shtetërore dhe pjesa më e madhe e kompanive kryesore mediale. Organizuesit e protestës thanë se aksioni ka për qëllim të tërhiqet vërejtja në opinion, “se liria e mediave në vendin tonë po vdes dhe se ne të gjithë duhet të luftojmë për ta mbrojtur atë”. Në deklaratën e organizuesve theksohet, po ashtu, se fushata ka për qëllim që t’i përkujtoj njerëzit se mediat e lira ekzistojnë në Serbi.

Papa Françesku priti në audiencë private presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur dje nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në një audiencë private është pritur sot nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Presidenti ka theksuar se Kosova vazhdon të ruajë durimin, besimin dhe vlerat që kemi si shoqëri – dashurinë dhe solidaritetin në familje dhe në shoqëri, respektin për dinjitetin e secilit, tolerancën dhe bashkëpunimin. “Vatikani është udhërrëfyes dhe motivues për të qëndruar të paluhatur në mbrojtjen dhe promovimin e këtyre vlerave. Prandaj, edhe jemi krenarë me Nenën Terezë, sepse askush më mirë se ajo nuk i ka mbrojtur dhe përhapur kudo në botë këto vlera», ka shtuar ai. Presidenti Thaçi është shprehur i lumtur dhe mirënjohës që Kosova ka ndërtuar marrëdhënie miqësore me Selinë e Shenjtë. “Por, do të dëshironim që këto të ngritën në nivelin e njëjtë që e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të botës”, ka theksuar ai. Presidenti Thaçi e informoi Atin e Shenjtë për konsolidimin e shtetit të Kosovës, për bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve dhe

feve të ndryshme. “Kosova është shembull i dialogut ndërmjet komuniteteve dhe bashkëjetesës fetare”, ka shtuar ai. Presidenti ka falënderuar Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë Kosovës në kultivimin e paqes dhe demokracisë. “Jemi të lumtur që në fi llim të muajit është shuguruar Katedralja e Nënë Terezës në Kosovë. Ju faleminderit që keni dërguar të çmuarin Kardinalin Ernest Simonin”, ka shtuar ai. Ai ka informuar Papën për organizimin e konferencës së përvjetshme, “Inter-Faith Kosova”, në të cilën liderë fetarë, akademikë, politikanë, shkencëtarë, ndër ta shumë ish-liderë shtetesh dhe laureatë të çmimit Nobel për Paqe, takohen dhe diskutojnë për thellimin e dialogut ndërmjet feve në tërë botën. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e informoi Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, edhe për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim. “Synimi është që të mbyllim kapitullin e konfl iktit dhe të hapim kapitullin e bashkëpunimit”, ka pohuar i pari i vendit. Ai më tej ka thënë se po zhvillojmë dialogun me Serbinë, në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, normalizim të marrëdhënieve

dhe njohje reciproke. “Pra, po punojmë që të promovojmë, në Kosovë, në rajon dhe në botë, vlerat, si paqja, dialogu, bashkëpunimi, toleranca, bashkëjetesa. Kjo është Kosova e sotme, edhe pse shumë ende e kanë në mendje Kosovën e kaluar – atë të luftës dhe shkatërrimit”, ka thënë ai. Në fund, presidenti Thaçi ia përcolli Atit të Shenjtë edhe një herë ftesën e përzemërt, në emër të të gjithë qytetarëve, që të vizitojë Kosovën.

Serbia alarmohet dhe tmerrohet nga takimi privat i Thaçit me Papa Françeskun/Mediat në Serbi, të kontrolluara nga shteti, janë tmerruar nga vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Vatikan, i cili sot pritet në një audiencë private nga Papa Françesku. “Shefi i shtetit të rremë sot në Vatikan”, është mbititulli i gazetës “Informer”. Kjo gazetë shkruan se Thaçi në takim me Papën do të kërkojë njohën e Vatikanit. “Presidenti i shtetit të rremë të Kosovës, Hashim Thaçi sot në audiencë te Papa Françesku do të kërkojë nga Vatikani që ta ndryshojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës”, shkruan Informer. Mediat në Serbi janë alarmuar që Thaçi pas Papës, për herë të tretë do

të qëndrojë në Uashington. «Nga Roma, Thaçi do të vazhdojë për Uashington, në mënyrë që në bashkëbisedim me zëvendës presidentin e SHBA-ve Michael Pence ta lus Amerikën të përfshihet në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës», thuhet ndër tjera. Megjithatë, shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq është mundur t’i qetësojë qytetarët serbë. Ai ka thënë se vizitat e Thaçit nuk do ta përmirësojnë pozitën e Kosovës.

Presidenti Thaçi, së shpejti në SHBA për takim me nënpresidentin Pence/Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të pritet së shpejti në Shtëpinë e Bardhë nga zëvendëspresidenti amerikan Michael Pence, njoftojnë zyrtarët në Prishtinë. Zoti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, zhvillimin e saj ekonomik dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike, njoftoi zyra e Presidentit të Kosovës në faqen e saj online. Presidenti Thaçi do të kërkojë edhe përfshirjen e SHBA në fazën e fundit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, si garanci për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, tha zyra e tij.

Ndërtesa të larta të rrethuara nga parqe, hotele, vila e makina luksoze: panorama e Irbilit që përshkruan CNN është jashtë pritshmërive. Mund të shkëmbesh këtë vend me një lagje të Dubait, por në fakt, e gjen në qendrën e Irbilit, kryeqendrës së rajonit autonom të Kurdistanit në Irak. Njerëzit pyesin përse duam të shkëputemi, thotë një banor për gjigantin mediatik amerikan, por shikoni pak përreth. Ne jemi vite drite larg nga Bagdadi. Vota “po” në referendumin e së hënës ishte një ëndërr e bërë realitet për rajonin e vetëqeverisur, por një thirrje për luftë për Bagdadin dhe aleatët e tij, Turqinë e Iranin. Pasi sfi duan shtetin Islamik, kurdët nuk i tremben më asgjëje, megjithatë presidenti i tyre synon arritjen e një marrëveshjeje për shkëputjen e Kurdistanit të Irakut nga pjesa tjetër e vendit. “Në vend të kërcënimeve dhe sanksioneve tani duhet të ketë një fi llim të ri serioz të dialogut, me të cilin ne do të bëhemi fqinjë të mirë”, tha Masoud Barzani, presidenti i Kurdistanit irakian. Por qeveria e Irakut nuk do t›ia dijë për deklaratat e Barzanit. Kryeministri Haider al-Abadi tani është i vendosur që t›i sprapsë liritë, që ka gëzuar deri më sot rajoni autonom. Nëse aeroportet në rajonin e Kurdistanit në Erbil dhe Sulaimaniya nuk do të vendosen nën autoritetin e qeverisë qendrore, Iraku do të pezullojë të gjitha fl uturimet ndërkombëtare, deklaroi ai duke i dhënë afat deri të premten në orën 18:00. Kjo i prek rëndë kurdët. Edhe pse i menaxhojnë vetë të dy aeroporte, ata janë

të varur nga Bagdadi për koordinimin e fl uturimeve. Abadi kërkoi gjithashtu që të gjitha kalimet tokësore, të cilat rajonin me vendet fqinje, të kalojnë në kompetencën e qeverisë qendrore, por lidershipi kurd e hodhi poshtë menjëherë këtë pretendim.

Kronika - Kurdët në Veri të Irakut votojnë për shkëputjen - Qeveria në Bagdad kërcënon me sanksione/Që votuesit do të shpreheshin me shumicë për shkëputjen nga Iraku, kjo pritej. As rezultati zyrtar, që komunikoi të mërkurën komisioni i zgjedhjeve në Erbil, nuk befasoi askënd. «Gjithsej 72,16 përiqnd e zgjedhësve kanë votuar. Me po kanë votuar 92.73 e tyre dhe me jo 7.27 përqind.» Referendumi nuk detyron askënd dhe as nuk është i barasvlefshëm me shpalljen e pavarësisë. Presidenti kurd Masoud Barzani nuk priti rezultatin përfundimtar zyrtar të votimit. Në një fjalim në televizion qysh të martën ai shpalli fi toren: «Popull i madh i Kurdistanit, ti nuk i ke lejuar askujt, që të thyejë vullnetin tënd, kur ke votuar për pavarësinë - dhe ke votuar me jo për një masakër të mëtejshme dhe një sulm të ri kimik. Ne kemi nisur një fazë të re, dhe kjo është një fi tore për të gjithë Kurdistanin». Barzani shpreson, që rezultati i votimit do ta forcojë atë dhe do t›i japë atij një mandat të qartë për bisedime me qeverinë qendrore të Irakut. Qëllimi i Barzanit është një marrëveshje për shkëputjen e Kurdistanit të Irakut nga pjesa tjetër e vendit. «Në vend të kërcënimeve dhe

sanskioneve tani duhet të ketë një fi llim të ri serioz të dialogut, me të cilin ne do të bëhemi fqinjë të mirë». Por qeveria e Irakut nuk do t›ia dijë për deklaratat e Barzanit. Kryeministri Haider al-Abadi e hedh poshtë kategorikisht ndarjen e Veriut të banuar me shumicë kurde. Me sa duket Abadi tani është i vendosur që t›i sprapsë liritë, që ka gëzuar deri më sot rajoni autonom. «Nëse aeroportet në rajonin e Kurdistanit në Erbil dhe Sulaimaniya nuk do të vendosen nën autoritetin e qeverisë qendrore, Iraku do të suspendojë të gjitha fl uturimet ndërkombëtare në këto aeroporte. Kabineti i ka dhënë kohë deri të premten në orën 18:00 Kurdistanit që ta verë në jetë këtë vendim. Në rast të kundërt të gjitha fl uturimet ndërkombëtare do të suspendohen». Kjo i prek rëndë kurdët. Ata ndonëse i menaxhojnë vet këto dy aeroporte, janë të varur për koordinimin e fl uturimeve nga Bagdadi. Madje Abadi shkon edhe më tej me deklarimet e tij: «Të gjitha kalimet tokësore, që lidhin rajonin e Kurdistanit me vendet fqinjë, duhet të kalojnë në kompetencën e qeverisë qendrore». Udhëheqja kurde e ka hedhur poshtë menjëherë këtë vendim. Por sidoqoftë shoqëritë e para ajrore kanë deklaruar tashmë anullimin e fl uturimeve të tyre për të premten e ardhshme. Edhe parlamenti i Irakut i ka ashpërsuar tensionet sërish. Ai i bëri thirrje kryeministrit, që të dërgojë ushtrinë mes Erbilit dhe Bagdadit në territoret e diskutueshme në Veri të Irakut, si në Kirkuk, ku ndodhen fushat më të mëdha të naftës.

Pavarësia e Kurdistanit, Barzani: Të nisim dialogut me fqinjët

Kryetarja e Barcelonës kërkon ndërmjetësimin e BE-së për çështjen e KatalonjësKryebashkiakja e Barcelonës, Ada Colau, i bëri dje thirrje Bashkimit Evropian për të luajtur rolin e ndërmjetësuesit në krizën që ka vënë përballë Madridin me qeverinë e Katalonjës, ndërsa kjo e fundit aspiron të organizojë të dielën një referendum për pavarësinë e rajonit. «Në pikëpamje të rëndësisë së situatës, është detyra ime në rolin e kryebashkiakes së kryeqytetit katalanas, Barcelonë, për t’i bërë thirrje Komisionit Evropian për të krijuar një hapësirë ndërmjetësimi mes qeverisë spanjolle dhe asaj katalane për arritjen e një zgjidhjeje demokratike », shkruan ajo në një artikull të publikuar nga e përditshmja britanike “The Guardian”. Për kryebashkiaken, mbrojtja e të drejtave themelore të qytetarëve katalanas përballë një vale represioni të drejtuar nga shteti spanjoll është mëse e nevojshme. ”Duke mos e parë në këndvështrimin e një mosmarrëveshjeje institucionale, çështja e pavarësisë katalanase është kthyer në një konfl ikt social dhe politik”, shtoi ajo. Ajo është shprehur gjithashtu kundër pavarësisë së Katalonjës dhe kritike kundrejt nismës të njëanshme të ndërmarrë nga qeveria rajonale, por akuzon gjithashtu qeverinë e pakompromistë të kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, si përgjegjëse për përkeqësimin e situatës.

Page 7: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

7E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta FORUM

NGA GËZIM LLOJDIA

Gjurmët e kalase së Vlorës, sot ekzistojnë nën një bodrum të llangosur me ujë, nën një ngrehinë shumëkatëshe në zonën e Skelës, përpara stadiumit të qytetit, që ka emrin e skuadrës. Zbulimi i tyre në vitet ‘70 tregojë rëndësinë, që paraqesin muret e hershem të ndërtimit osman në brigje të Adriatikut. Pallati i sportit dhe më tej ndërtimet në vitet e demokracisë me shumëkatëshe i fshinë nga faqja e dheut muret e kalasë së Skelës. Abuzimi që është bërë duke ndërtuar përmbi një monument kulture duhet treguar. Ish-ministri i kulturës Bujar Leskaj nuk fi rmosi për një shumëkatësh. Dhe sot muret e kalasë së vjetër janë të mbyllura në një bodrum uji. Të pavizitueshme dhe të pashpjegueshme përse janë kandisur në këtë gjendje. Një gravurë e kohës paraqet kalanë e Skelës në Vlorë, kur deti atëherë kishte nën sundimin e tij sipërfaqe të tëra toke. Dallgët e detit arrinin deri pranë ndërkaq anijet nëpërmjet këtij kanali lundronin qartësisht për të shkuar drejt ngrehinës, që ka një formë piramide me disa tregues të hollësishëm. Një gravurë tjetër e paraqitur nga specialisti Gjerak Karaiskaj tregon një pamje të kalasë, muri i saj i jashtëm kullat dhe pemët e shumta që koordinohen njëra me tjetrën. Kalaja më e rëndësishme bregdetare, që ndërtuan turqit në territorin e vendit tonë, është ajo e Vlorës. Kjo ndodhej në bregdet, pranë skelës së sotme të qytetit, rreth 150 m nga buza e detit shkruan Karaiskaj. Ndërtimi i kalasë në këtë largësi kishte për qëllim të zgjaste distancën e mundshme të qëndrimit të anijeve armike dhe për pasojë të pakësonte efektshmërinë e zjarrit të artilerisë së tyre. Nga kalaja e Vlorës sot nuk ruhet asnjë gjurmë mbi tokë, pasi më 1905, gurët e saj u përdorën për të shtruar rrugën Vlorë-Skelë. Por nga përshkrimet e E. Çelebiut dhe nga një studim krahasues dhe interpretues i të dhënave të grumbulluara, i bërë kohët e fundit, mund të përfytyrohet deri diku me saktësi pamja e saj. Kalaja ka pasur në plan formën e një tetëkëndëshi të rregullt, me gjatësi brinjësh 90 m dhe një sipërfaqe prej 3, 50 ha. Muret rrethoheshin nga një hendek i mbushur me ujë, gjerësia e të cilit nuk

NGA ENVER ROBELLI

Edi Rama bën atë që di më së miri: performanca artistike në skenën politike. Gjatë takimit me kolegun e tij kosovar ai tha se duhet të bashkohen ambasadat e dy vendeve. Foli për rëndësinë e Skënderbeut. Paralajmëroi themelimin e një akademie të përbashkët të shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë. Na tregoi se Ramush Haradinaj qenkësh bërë shtetas i Shqipërisë (Sa për krahasim: një politikan zviceran, me prindër italianë, para se të merrte postin e ministrit të punëve të Jashtme të Konfederatës zvicerane dorëzoi pasaportën italiane). Me nonshalancën e tij tashmë të njohur, Rama i dha një fl akareshë Ramush Haradinajt sa i përket demarkacionit me kufi rin me Malin e Zi, duke thënë se pret që shefi i AAK-së të shkëputet nga qëndrimi i tij opozitar lidhur me vijën kufi tare me Malin e Zi. Ndërsa Haradinaj mund të jetë i lumtur me këtë kërkesë të Ramës, sepse mund të argumentojë para opinionit se edhe Shqipëria po insiston të tërhiqet nga pozicioni i tij, Lëvizja Vetëvendosje reagoi vakët – edhe pse shuplaka e Ramës e godet edhe këtë parti, e cila e ka kundërshtuar ashpër demarkacionin.Në përgjithësi takimi i dy qeverive në Tiranë ishte një koncert me parulla patriotike dhe me përbetime simbolike, pa ndonjë vendim konkret. Ishte në vazhdën e takimeve, të cilave Edi Rama u jep shumë shkëlqim të rrejshëm, me fl amuj me shkaba e me yje të Europës, me brohoritje për

bashkim dhe me shtrëngim të muskulaturës atdhetare.Për ekonominë nuk u fol. As për projekte të përbashkëta infrastrukturore. Ajo që quhet Rruga e Kombit ka mbetur e papërfunduar dhe sidomos segmente në rrethin e Kukësit janë tepër të rrezikshme për çdo udhëtar. Viadukte të mbetura në gjysmë apo të pafi lluara fare, ndërprerje autostrade pa asnjë paralajmërim, lopë e kafshë të tjera që bëjnë korzo në autostradë, njerëz që ecin nëpër rrugën e shpejtë si të bënin një shëtitje në trotuar të bulevardit, vetura e kamionë që natën ecin pa drita dhe askund nuk shihet policia për t’i dhënë fund kësaj katrahure. Për problemin e patateve të Kosovës që herë eksportohen në Shqipëri, herë bllokohen nga dogana shqiptare nuk u tha asgjë. Të dy vendet prodhojnë pak dhe importojnë shumë – nga Serbia, Greqia, Maqedonia, Italia, Kina, Gjermania. Nuk bëhet fjalë për teknologji, por për artikuj kryesisht ushqimorë, për biskota e makarona. Sepse kombi i madh shqiptar, kombi i Skënderbeut dhe i Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt s’ka kohë të merret me zhvillim të vendit. Kombi ka tema të mëdha. Sepse temat e mëdha na bëjnë të harrojmë se në vitin 2013 është nënshkruar një marrëveshje mes Tiranës dhe Prishtinës për heqjen e romingut. Natyrisht, nuk është hequr ende. Para Haradinajt në Tiranë ishte për vizitë ministri i Jashtëm. Pastaj vrapoi atje edhe ministri i FSK-së. Në ditët në vijim me gjasë edhe ministra të tjerë do të shkojnë në Tiranë. Pa plan, pa

ide, pa projekte, pa marrëveshje. Thjeshtë sa për të dalë në media, sa për të krijuar përshtypjen se po bëhet diçka. Një ish-koleg imi dikur saktësisht e pati përshkruar këtë fenomen: ekipet tona politike janë bërë si pleqtë e Bokshiqit. Njëherë vijnë për vizitë pleqtë e njërës mëhallë te mëhalla tjetër. Kur e mbarojnë vizitën, pleqtë mikpritës i përcjellin mysafi rët deri te mëhalla e tyre dhe vazhdojnë atje vizitën. Pastaj kur të mërziten kthehen në shtëpi, por të shoqëruar me pleqtë e mëhallës mikpritëse. Kështu vizitat nuk ndalen kurrë, as pritje-përcjelljet. Këto gjëra edhe kushtojnë, dorën në zemër. Kolona me vetura, delegacione të mëdha, truproje, bujtje në hotele, dreka, darka, kafe, mëditje. Të ngjan Kosova si të ishte e pasur si Japonia dhe Shqipëria e pasur si Singapori. Në të vërtetë janë ndër vendet më të varfëra në Europë sa i përket të hyrave vjetore për kokë banori (Kosova me 7800 euro, Shqipëria me 8700 euro). Po Sllovenia? 24400 euro. Më larg nuk po shkojmë. Në ditën kur u takuan matadorët tanë politikë, Gjermania nga aeroporti i Düsseldorfi t i dëboi me një avion 106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 shtetas të Kosovës. Ata nuk shkuan nga qejfi në Gjermani, por për shkak të varfërisë. Një zëdhënës i policisë federale gjermane tha se avioni ishte nisur në drekë. Para se të takoheshin qeveritë e Prishtinës dhe Tiranës televizioni gjermano-francez emitoi një dokumentar mbi mbjelljen dhe kontrabandimin e kanabisit në Shqipëri - një biznes miliardash i mafi as shqiptare.

«Viteve të fundit vendi në brigjet e Adriatikut është shndërruar në prodhuesin më të madh në botë të kësaj droge – kjo favorizohet nga korrupsioni, drejtësia e dobët dhe varfëria e shtrirë gjithandej». Sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar Kosova dhe Shqipëria janë një, vëllezër dhe aleatë.Meqë klasat politike mbesin kryesisht të kontrolluara nga grupet e oligarkëve ekonomikë dhe nga strukturat parapolitike, gjasat për t’u integruar në BE po zbehen për çdo ditë, përkundër retorikës së Edi Ramës në Twitter dhe vajtimeve pothuaj të përditshme të politikanëve të Kosovës se Brukseli «po na trajton padrejtësisht». Ballkani perëndimor sërish është zhytur në tollovi, por për këtë nuk mund të kritikohet Europa, por oligarkët lokalë, të cilët po e udhëheqin Ballkanin dhe po i dëmtojnë proceset demokratike. Kështu tha Judy Dempsey në një intervistë për Radion Europa e Lirë. Dempsey, ish-korrespondente e Financial Times në Bruksel, është hulumtuese në Carnegie Europe dhe kryeredaktore e Strategic Europe. Oligarkët tanë politikë këto mendime nuk i marrin seriozisht. Janë të zënë me recitim parullash. Deri në emisionin e radhës: «Ju fl et Radio Edi Rama». Propaganda e përparimit dalëngadalë ka fi lluar t’i përngjajë emisioneve të dikurshme të Radio Tiranës.Titulli i opinionit në origjinal është “Ju fl et radio Edi Rama”. Marrë nga “dialogplus.ch”

Propaganda e Edi Ramës ka nisur të ngjajë me emisionet e dikurshme të Radio Tiranës

U takuan sërish qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës. Nuk folën për problemet e të dyja vendeve, por argëtuan opinionin me parulla patriotike. Në ditën kur u takuan matadorët tanë politikë, Gjermania nga aeroporti i Düsseldorfit i dëboi me një avion

106 shtetas të Shqipërisë dhe 44 shtetas të Kosovës. Ata nuk shkuan nga qejfi në Gjermani, por për shkak të varfërisë

Kalaja e Skelës, ku gjendet sot?dihet me saktësi, por ka mundësi të ketë qenë 30-40 m. Ky hendek, që rrethonte kalanë nga ana e tokës, lidhej me detin nëpërmjet dy mëngëve, që veçonin para saj një sipërfaqe toke në formë trapezi. Nga një sondazh që u bë kohët e fundit, me rastin e ndërtimit të Pallatit të Sportit të qytetit të Vlorës, rezultoi që muri i kalasë kishte një trashësi prej 5, 60 m, ishte ndërtuar me gurë gëlqero-rë të vendosur në rreshta të rregullt, një pjesë e të cilëve ishin të punuar. Këta të fundit, të përdorur më tepër për veshjen e faqeve të kullave, kishin forma drejtkëndëshe me përmasa rreth 0, 30×0, 20 m. Lartësia e mureve, sipas E. Çelebiut, ka qenë 15 m dhe ishin të kurorëzuar në pjesën e sipërme me bedena. Në qoshet e tetëkëndëshit kishte nga një kullë poligonale të mbuluar me çati prizmatike. Midis dy kullave dilnin nga kurtinat dy kulla të cekëta drejtkëndëshe, me lartësi të barabartë me muret, që krijoheshin nga një zgjerim i murit rrethues në këto pjesë dhe që shërbenin për të kontrolluar më mirë kurtinat midis dy kullave poligonale. Shkallët, që shërbenin për t u ngjitur në shtegun e rojeve, ishin vendosur pranë kullave të këndeve, të drejtuara në të kundërt të tyre për t´i dhënë përparësi ngjitjes mbi mure. Kalaja kishte dy porta të vendosura përballë njëra-tjetrës në veri dhe jug. Që të dyja përshkonin nga një kullë katërkëndëshe dykatëshe, të mbuluar me çati me katër kullime. Kullat-portë dilnin plotësisht nga kurtinat dhe ishin më të larta se këto të fundit, ashtu si dhe kullat poligonale të qosheve. Një hyrje e vogël, që përshkonte trashësinë e murit, ndodhej nga ana e detit. Portat e dy hyrjeve kryesore, sipas dëshmisë së Çelebiut, ishin të tipit urë dhe komandoheshin nga katet e dyta të kullave nëpërmjet të një sistemi makarashë dhe zinxhirësh. Sigurisht që këto porta nuk mbulonin kanalin me ujë që rrethonte kalanë, i cili ishte mjaft i gjerë dhe larg tyre, por me sa duket kapërcenin ndonjë hendek të thatë që ishte hapur për të krijuar një mbrojtje të dytë

të portave. Ndërsa urat e palëvizshme, që lidhnin dy brigjet e kanalit, megjithëse ndodhen pranë hyrjes, janë të spostuara kundrejt aksit të tyre. Ndryshe ato do të ishin jo vetëm mjet që lehtësonte komunikimin e garnizonit të kalasë, por edhe rrezik në rast rrethimesh. Në pjesën e brendshme të kalasë, pranë murit që shikonte nga deti, ndodhej kryekulla. Kjo ishte një kullë cilindrike masive, që mbizotëronte mbi të gjitha ndërtimet e tjera me lartësinë e saj të madhe. Kulla ishte 7-katëshe dhe mbulohej me një kupolë të veshur me plumb mbi një tambur të ulët poligonal. Përveç frëngjive të shumta për topa, që kishte vetë kulla, këta të fundit vendoseshin edhe mbi platformën që krijohej rreth tamburit deri tek muret e jashtme. Brenda kullës gjendeshin komanda e kalasë, magazinat, etj. E vendosur pranë detit ajo shërbente njëkohësisht për vrojtim dhe për të penguar afrimin e anijeve armike. Muret e kësaj kullë kanë qenë ndërtuar me gurë te punuar me kujdes. Kryekulla e kalasë së Vlorës, nga përmasat, funksioni dhe mënyra e ndërtimit është e ngjashme me Kullën e Bardhë në Selanik, kullën e Rumeli-Hisarit, kullën qendrore në «Kastel de Mare» në Modon, etj. Mungesa e tregut dhe e haneve tregon për karakterin ushtarak të këtij fortifi kimi, ku në shek. XVII ndodhej një garnizon prej 400 ushtarësh. Kalaja e Vlorës u ndërtua me urdhër të sulltan Sulejmanit, që erdhi në Vlorë me 1531, për ta pasur atë si bazë ushtarake dhe kantier ndërtimi anijesh luftarake për zbarkimin në Pulje të Italisë. Janë interesante përshtypjet që u ka bërë kjo kala disa studiuesve të shekullit të kaluar, që patën mundësi ta shohin atë akoma në këmbë. Dijetari J. G. Hahn thotë se «kjo kala e tradhton arkitektin turk», ndërsa një vizitor tjetër e quan atë «Kala veneciane». Ka mundësi që në ndërtimin e kësaj kalaje të kenë marrë pjesë dhe arkitektë venecianë. Për kryekullën vizitori më i hershëm i saj, E. Çelebiu, thotë se e ndërtoi arkitekt Sinani, autori i Kullës së

Bardhë të Selanikut. Gjatë kësaj periudhe u bënë rindërtime edhe në kalanë e Kaninës, e cila duhej të mbante të nënshtruar zonën kryengritëse përreth. Deri në shek. XVII. mbi një nga portat e kësaj kalaje, sipas dëshmisë së Çelebiut, lexohej mbishkrimi «Sulltan Sulejmani e meremetoi… » Kalaja e Vlorës ishte një nga ndërtimet ushtarake më të arritura të Perandorisë Turke, saqë Çelebiu shkruan se «ata që s´kanë parë fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorës, nuk kanë dijeni mbi mjeshtrin e osmanëve», përfundon Gjerak Karaiskaj, studimin rreth kësaj kalaje.Kodra e Triportit ndodhet pranë Zvërnecit, ku janë zbuluar gjurmë të periudhës qytetare, të cilat janë në vazhdim të shekullit II. Në skajin verior të Gjirit të Vlorës, në Triport gjendet një varg i ulët kodrinor, që vazhdon prej veriut në jug dhe shtrihet deri në buzën e detit. Në veri të tij gjendet liqeni i Nartës, në perëndim dhe në jug deti, ndërsa në lindje gjendet një truall rreth 1 km i gjatë dhe 0. 5 km i gjerë, thotë Apollon Baçe. Qyteti i fortifi kuar dhe skela përmenden prej Çelebiut, ku sipas tij “në perëndim të fshatit Zvërnec, në një shkëmb në buzë të detit gjendet kështjella e Jengjeçit, prej së cilës ruhen vetëm rrënojat e mureve dhe një liman shumë i madh. Me gurët e tyre, Sulltan Sulejmani ndërtoi fortesën e Vlorës. Fakti që muret e kalasë së Vlorës janë ndërtuar me blloqe të thyera të periudhës antike, na shtyu të vëzhgojmë më me kujdes zonën e mësipërme. Gjurmët që u gjetën nga sondazhet treguan se linja e mureve ndiqte kodrën në 2/3 e lartësisë së saj, duke rrethuar një sipërfaqe prej 3 ha. Blloqet e murit, identike me ato që qenë përdorur në kalanë e Vlorës, janë dëmtuar në mënyrë sistematike edhe më vonë, duke shërbyer si gurore për ndërtimet që kryheshin përreth. Megjithëkëtë, poshtë pasqyrës së ujit dhe në pjesët e saj të fi llimit ruhen ende gjurmë, të cilat së bashku me disa sondazhe dhe një skicë të K. Paçit, na japin mundësinë që të rindërtojmë në vija të përgjithshme planimetrinë e saj.

Page 8: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

8 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta REKLAMAC M Y K

Page 9: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

9E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta REKLAMAC M Y K

Page 10: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

10 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta DITA

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet që të kalojë shumë shpejt në hallkat e tjera të miratimit draft/ligjin e ri “Për sigurimin e detyrueshëm motorik”, i cili sjell me vete edhe bonus-malus, një skemë që favorizon drejtuesit e rregullt të mjeteve dhe penalizon me një çmim më të lartë ata që kryejnë shkelje. Bonus-Malus/Drejtori i Përgjithshëm i AMF, Ervin Koçi, gjatë një dalje për mediat, bëri me dije se modeli italian me 18 shkallë do të rishikohet duke e përshtatur me kushtet e reja të tregut, por edhe duke e përafruar me modelet që vende të tjera të Europës Juglindore. “Në janar-gusht, volumi i primeve bruto u rrit

Ndotja e ajrit është rreziku më i madh për shëndetin mjedisor për njerëzit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, por si përkthehet ky rrezik? Hulumtuesit kanë përpiluar një hartë të bazuar në gjetjet e reja që tregojnë, varësisht se ku jetoni, sa vite jetë po ju merr ajri i ndotur. Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët do të jetonin 0.23 vite jetë/ person më shumë në qoftë se vendi ynë do të reduktonte ndotjen e ajrit

në përputhje me standardin e OBSH-së. Nga vendet e tjera të rajonit, duket se Shqipëria po i rrezikon më pak jetën banorëve sa i përket ndotjes, ndërsa në Kosovë do të kishim 0.37 jetë/person, Serbi 0.73 jetë/person, Maqedoni 0.59 jetë / person dhe Mali i Zi 0.26 jetë/person. Shkencëtarët konkluduan se jetëgjatësia e jetës zvogëlohet për rreth shtatë muaj me çdo 10μg / m³ shtesë të PM10 në ajër. “Rezultatet tregojnë rastet

kur ekspozimi afatgjatë ndaj ajrit të ndotur shkakton një reduktim të konsiderueshëm të jetëgjatësisë”, tha Michael Greenstone, autor i publikimit dhe drejtor i Institutit të Politikave të Energjisë (EPIC) në Universitetin e Çikagos. Nga një raporti i bërë publik një vit më parë, vendi ynë rezultonte në një zonë ku ndotja ishte e konsiderueshme, duke marrë në konsideratë matjet e bëra për përpilimin e indeksit të OBSH.

Raporti i OBSH, shqiptarët jetojnë 0.23 vite jetë më pak vetëm nga ajri i ndotur

Qeveria ka bërë publik bilancin e saj të pagesave jotregtare ku rezulton se për periudhën janar-qershor kemi një rritje të shpenzimeve. Vetëm shpenzimet e ambasadave kanë shënuar për 6-mujorin e parë 2017 një rritje me 38% në raport me të njëjtën periudhë të një viti, duke arritur në 5.5 milionë dollarë. Në këtë fond nuk përfshihet pjesa e fondit të pagave që buxheti i shtetit paguan për trupën diplomatike në vendet ku ka prezencë. Këto të fundit janë një zë më vetë dhe duket se edhe ato si shpenzimet e tjera për vitin 2017 rezultojnë të jenë rritur. Sipas të dhënave për pagat e zyrtarëve në ambasadat shqiptare kanë shkuar 2.1 milionë dollarë në 6 muaj me një rritje prej 10.5% në raport me vitin paraardhës kur i

Ambasadat shqiptare rritën shpenzimet me 38% në janar-qershor 2017, ja sa milionë dollarë u paguanNë janar-qershor 2017 qeveria ka deklaruar në bilancin e saj të pagesave vetëm 1 milionë dollarë, me një rënie prej 27% me bazë

Dyshoni se matësi i energjisë nuk është në rregull, ERE: Ja si duhet të veproni për ta verifi kuar

njëjti zë ishte 1.9 milionë dollarë. Por ndërsa kemi një rritje të shpenzimeve për ambasadat duket se kemi një rënie të totalit që paguhet për udhëtime. Në janar-qershor 2017 qeveria ka deklaruar në bilancin e

saj të pagesave vetëm 1 milionë dollarë, me një rënie prej 27% me bazë vjetore. Përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë/Shqipëria rezulton të ketë të paktën 50 përfaqësi diplomatike të vendosura

në shtatë kontinentet. Në këtë numër nuk përfshihet vetëm pjesa e ambasadave pranë shteteve por edhe pranë institucioneve të rëndësishme ndërkombëtarë siç është UNESCO, OKB, OSCE, NATO, KE, BE. Por cilat janë shtetet ku Shqipëria ka ambasada: Arabia Saudite, Austri, Brazil, Bullgari, Çeki, Danimarkë, Egjipt, Francë, Greqi(Janinë, Selanik) Gjermani (Mynih, Berlin), Holandë, Hungari, Kanada, Kinë, Kosovë, Kroaci, Itali(Romë, Milano, Bari), Izrael, Maqedoni, Japoni, Mali i Zi, Britani, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Slloveni, Spanjë, Suedi, SHBA, Turqi (Ankara, Stamboll), Zvicër, Gjenevë, Kuvajt, Vatikan, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katar, Sllovaki.

AMF: Do të ndryshojmë bonus-malus, borxhet e vjetra nga 2002 do të paguhen brenda 2018

me 12% kurse dëmet bruto u rritën 31%. Ajo që ne shohim si problem që kërkon zgjidhje janë dëmet që nga viti 2002. Në vitin 2018, AMF dhe kompanitë janë angazhuar që të mbyllin këtë kapitull, duke shlyer plotësisht dëmet që janë objekt i Fondit të Kompensimit

për në periudhën 2002-2015 që shkojnë në 9-10 milionë euro. Po bëjmë një inspektim të gjerë te Byroja e Sigurimit”, – tha Koçi. Sipas tij, ligji i ri pritet t’i japë fund edhe luhatjeve të çmimeve ndërkohë që marrëveshja me Tatimet konsiston në kontrollin e shpenzimeve dhe kanalizimin e tyre

nga ana e kompanive për të parë ku shkojnë paratë dhe mënyra sesi aplikohen primet. Një ndër idetë është kufizimi i tarifave të komisioneve. Fondet e investimeve dhe bursa/Sot në treg operojnë tre fonde investimi dhe vlera e aseteve është 72 miliardë me 31.3 mijë pjesëmarrës. Kreu i AMF u shpreh se ka një fokus për zhvillimin e tregut sekondar në funksion të krijimit të alternativave të tjera të investimit. “Për platformat elektronike të tregtimit AMF ka vënë theksin te ndërgjegjësimi. Kur kemi hasur aktivitet të tyre kemi denoncuar në institucionet përgjegjëse, sepse ne kemi vetëm mbikëqyrjen”, – tha Koçi.

Të gjithëve na ka qëlluar të habitemi nga një faturë energjie e cila ka regjistruar një vlerë dukshëm më të lartë sesa ajo që ne perceptonim se kemi konsumuar. Nëse kjo përsëritet në disa raste, atëherë e keni ju në dorë të kërkoni verifikim. Për t’i dhënë zg jidhje këtyre situatave, Enti Rregullator i Energ jisë ka miratuar një rregullore në të cilën përcakton mënyrën si procedohet për paraqitjen e një kërkese shqyrtimin e saj dhe afatet e njoftimit kur klienti dyshon në saktësinë e të dhënave të aparatit matës të energ jisë elektrike. Hapi i parë, në rast dyshimi, është ai i paraqitjes së një kërkese në zyrat e Operatorit të Rrjetit (në çdo rast mund të jetë operatori i transmetimit dhe/ ose i shpërndarjes) si dhe çdo institucioni tjetër përg jeg jës për verifikim. Operatori përg jeg jës duhet të paraqitet për të bërë verifikimin jo më vonë se 5 ditë pune nga paraqitja e kërkesës. Paraprakisht klienti njoftohet me shkrim për orën dhe datën e kryerjes së këtij

verifikimi. “Nëse g jatë verifikimit të matësit elektrik, nga ana e Operatorit të Rrjetit konstatohen parregullsi apo ndërhyrje të paautorizuara në sistemin e matjes, që ndikojnë në regjistrimin e konsumit të energjisë elektrike dhe nuk përbëjnë vepër penale, merr masa të menjëhershme për riparimin dhe zëvendësimin e pajisjeve, në të cilat është ndërhyrë, përllogarit dëmin ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e palig jshme, sipas metodologjisë së llogaritjes së dëmit të miratuar nga ERE dhe zbaton procedurat përkatëse sipas legjislacionit në fuqi” thuhet në rregullore. Në rastet kur verifikimi i i matësit është bërë me kërkesë të klientit dhe gjatë verifikimit të matësit nuk konstatohen pasaktësi, atëherë shpenzimet e verifikimit paguhen nga klienti që ka paraqitur kërkesën. Rregulloja është tashmë në fuqi dhe çdo rast dyshimi dhe kërkesë për verifikim duhet të zbatohet sipas kësaj procedure.

Page 11: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

11E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta DITA

ILO: 150 mln fëmijë bëjnë punë të detyruarMë shumë se 150 milionë fëmijë ose një në dhjetë fëmijë janë viktima të punës së detyruar. Shifrat e bëra publike nga Organizata Ndërkombëtare e Punës ILO tregojnë se përmirësimet në këtë fushë kanë qenë të pakta me kalimin e viteve. Thuajse gjysma e fëmijëve që bëjnë punë të detyruar në vende të rrezikshme, më shumë se një e treta nuk shkojnë në shkollë, dy të tretat punojnë në fermat familjare ose në bizneset familjare dhe rreth 71 për qind punojnë në sektorët bujqësorë, tha organizata, raporton Reuters.

Qeveria ka dështuar në orientimin e sektorëve ku duhet të fi rmosë kontrata koncesionare të formës partneritet publik – privat. Konstatimin e ka bërë një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili ka evidentuar se deri më sot askush nga Këshilli

i Ministrave apo ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka hartuar një plan strategjik se në cilët sektorë nevojitet bashkëpunimi me kompanitë private. “Strukturat e shtetit”, shprehet KLSH, “nuk punojnë me njëra-tjetrën për të identifi kuar, publikuar

dhe monitoruar kontrata koncesionare, edhe pse kjo fushë deri më sot ka qenë mjaft e debatuar”. Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se agjencia e trajtimit të koncesioneve nuk ka bërë arkëtimin e tarifës që i takon buxhetit për disa kontrata të fi tuara. Institucioni

Raporti i KLSH: Qeveria dështon në arkëtimin e tarifave të disa koncesioneve

rekomandon që të bëhet pasqyrimi i të ardhurave të munguara dhe të fi llojë vjelja e pagesave. Auditi që KLSH ka bërë në ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit janë gjetur disa shkelje të cilat kanë shkaktuar dëme fi nanciare për buxhetin, që nga programimi i biletave të udhëtimit mbi fondin e miratuar me ligjin e buxhetit, e deri të pagesat që punonjësit e këtij institucioni duhet të derdhnin për tatim-fi timin dhe

sigurimet shoqërore si anëtare bordesh në kompanitë publike. Kontrolli i KLSH ka konstatuar shkelje edhe në menaxhimin e fondeve të reklamave nga Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe ajo e investimeve të huaja. “Në ofertat e disa operatorëve televizivë (të huaj) mungon dita dhe ora e transmetimit të spotit, çka bën të pamundur evidentimin e kostos së transmetimit të saj.” konkludon KLSH.

Sektori i ndërtimit i është kthyer rritjes së shpejtë në dy vitit e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve të dhëna në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 ishte 298 ne shkalle vendi me një rritje 82 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Ritmin më të lartë e ka mbajtur kryeqyteti. Lejet e dhëna në pjesën e parë të vitit pësuan një rritje te forte, me 183 për qind. Bashkia e Tiranës kanë dhënë për periudhën janar-qershor 102 leje nga vetëm 36 të tilla të dhëna në të njëjtën periudhë të vitit 2016, apo gati tre herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.Sipas INSTAT, numri i lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa rezidente (ku përfshihen ndërtesat për banim) zë 75,2 % të numrit gjithsej të lejeve, ndërkaq numri i lejeve miratuar për ndërtesa jo rezidente (ku përfshihen ndërtesat për hotele dhe të ngjashme, zyra, tregtare, industriale dhe të tjera) zë 24,8 %. Sipas INSTAT në gjashtëmujorin e parë 2017, rritje të lartë të lejeve të

ndërtimit panë qytete e Vlorës, Dibrës, Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës, Fierit. Ndërsa u vu rënie e lejeve të dhëna për ndërtimet në qarqet e Beratit, Lezhës. Në qarkun e Kukësit nuk është dhënë asnjë leje ndërtimi as në gjashtë mujorin e parë të 2016 e dhëna në gjashtëmujorin e parë 2017.Miratimi i planit të ri urbanistik për kryeqytetin dhe zgjerimi i Tiranës nëpërmjet bulevardit të ri, është bërë shkak për orientimin e fondeve të lira të ekonomisë drejt ndërtimit. Teksa numri i lejeve të ndërtimit po pëson rritje nga tremujori në tremujor, projekte të tjera të mëdha janë prezantuar nga ndërtuesit dhe lejet për to pritet të merren në vijim. Ndërtimet e reja në Tiranë janë përqendruar në sektorin banesave kryesisht në blloqe të mëdha në periferi dhe në zonë afër qendrës me kulla të mëdha. Këto ditë nis nga puna ndërtimi i një kulle 35 katëshe (Down Town Albania) pranë European Trade Center (ETC). Ndërsa blloqe të mëdha banimi, si Turdiu, Fiori Di Bisko, Festial City janë në zhvillim.

Betonizohet kryeqyteti, trefi shohen lejet e ndërtimit në Tiranë në 6 mujorin e parë të vitit

Sipas të dhënave të INSTAT numri i lejeve të dhëna në gjashtëmujorin e parë të vitit 2017 ishte 298 ne shkalle vendi me një rritje 82 për qind në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar

Në kuadër të paketës që rishikon gjithë kuadrin ligjor të lidhur me sistemin e drejtësisë janë bërë edhe përmirësime tek ligjet specifi ke që kanë shfaqur ngërçe në zbatim. Një prej tyre duket se është ai “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”. Sipas relacionit që shoqëron ndryshimet janë disa arsyet që kanë çuar në këtë hap. “Analiza e Sistemit të Drejtësisë evidenton se ka mangësi në shërbimin përmbarimor shtetëror dhe privat, zgjatje të pajustifi kuara në ekzekutimin e titujve ekzekutivë, mungesë transparencë dhe përkushtimi në ushtrimin e detyrave, si dhe vonesa të mëdha në ekzekutim. Veprimtaria e përmbaruesve gjyqësorë nuk karakterizohet më së shumti nga profesionalizmi dhe paanshmëria në procesin

e ekzekutimit të titujve të detyrueshëm” thuhet në relacion.Projektligji i riNjë nga nenet me të rëndësishme që ndryshon në ligj lidhet me llogarinë e veçantë të përmbaruesit duke i shërbyer transparencës por

edhe rritjes së efi cencës përgjatë procesit të ekzekutimit të vendimeve të gjyqësorit. Në draft parashikohet se paratë nga debitori tek kreditori duhet të kalojnë brenda 10 ditëve. Pjesa që lidhet me llogarinë e veçantë sanksionohet në 9 pika por më poshtë po rendisim katër më të

rëndësishmet.Llogaria bankare e veçantë për procedurat e ekzekutimit, shënohet në çdo akt të veprimit procedural dhe deklarohet në fi llim të aktivitetit sipas kërkesave të parashikuara në këtë Nëse një ose disa përmbarues gjyqësorë privatë të organizuar në shoqëri tregtare, përdorin një ose disa llogari të rregullta për aktivitetin e shoqërisë përmbaruese private, llogaria e veçantë për procedurat e ekzekutimit deklarohet dhe mban emrat e përbashkët të të gjithë përmbaruesve gjyqësorë privatë të punësuar, ortak, aksionar apo administrator i shoqërisë. Përmbaruesi gjyqësor transferon shumat nga llogaria bankare e veçantë, për në llogarinë e kreditorit, brenda ditës së dhjetë të

Ndryshon ligji për përmbarimin, si do qarkullojnë paratë nga debitori tek kreditori

Në kuadër të paketës që rishikon gjithë kuadrin ligjor të lidhur me sistemin e drejtësisë janë bërë edhe përmirësime tek ligjet specifi ke që kanë shfaqur ngërçe në zbatim. Një prej tyre duket se është ai “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat”

vijimit të punës, pas kryerjes së ekzekutimit përmbarues, kur janë përftuar shuma prej procesit përmbarimor dhe/ose prej sekuestrimit të llogarisë së debitorit apo palëve të lidhura me të. Nëse detyrimi në të holla është paguar në një llogari tjetër të rregullt dhe/ose është paguar direkt te përmbaruesi gjyqësor privat apo në llogarinë e veçantë kanë kaluar gabimisht të holla që nuk lidhen me veprimin përmbarues, përmbaruesi gjyqësor privat do të transferojë këtë shumë brenda dhjetë ditëve të marrjes dijeni. Kontrolli ndaj përmbaruesve/Drafti duket se parashikon edhe zgjerimin e mundësive të kontrollit të institucioneve shtetërore si Ministria e Drejtësisë ndaj përmbaruesve. Në nenin 49 sanksionohet se çdo përmbarues duhet të raportojë në bazë tremujore. Por vetë ministria mund të nisë një kontroll nëse ka dyshime ose me kërkesë të palëve të interesuara. Në çdo rast Ministria e Drejtësisë ka si detyrim të kalojë në “sitë” një herë në tre vjet çdo përmbarues gjyqësor.

Page 12: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

12 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta DOSSIER

Kujtimet e Halim Begesë rreth mbledhjes së Pezës së vitit 1942

Sherri në mbledhje dhe mosfi rmosja e vendimeve

nga disa nacionalistë

Kujtimet e Halim Begesë rreth mbledhjes së Pezës së vitit 1942

mosfi rmosja e vendimeve

DOSS

IER

DOSS

IER

17 shtator 1942 Të nesërmen d.m.th. më 17, fl et për 3 orë rresht me letër përpara demagogu Koço Tashko. Ky një ore foli për Avni Rustemin (për te cilin s’ishte vendi dhe çasti) duke nxjerrë se Avniu paska qenë komunist. Mbas kësaj teme të mërzitshme fl et se të gjitha revolucionet që janë bërë në Shqipëri paskan qenë komuniste. Ne ia lëmë lexuesit ta gjykoje marrinë dhe absurditetin e Tashkos. Gjithashtu fl et kundra Zogut dhe qeverisë së tij, të cilët sipas tij kishin “grabitur popullin shqiptar”. Nga ky bisedim, Abaz Kupi fl et për të parën dhe të fundit herë dhe thotë: “Kemi ardhur për t’u bashkuar dhe të përballuar rrezikun dhe jo për të sharë njëri-tjetrin”. Demokrati i patrembur Ismail Petrela (i vrarë më vonë nga komunistët) shton se këtu s’kemi ardhur të dëgjojmë pallavrat e atyre si Tashko, që kanë lëpi sahanët e Ahmet Zogut duke marrë rroga e më vone duke ngrënë makaronat

e Duçes. Nëse ka kundërshtar këtu në këtë dhomë kundra Zogut jam unë por s’është nevoja me folë për gjëra që tash nuk na hyjnë në punë. Ne kemi për qellim të luftojmë jo vetëm fashizmin, por të kërkojmë mbajtjen e Kosovës shqiptare, sepse është në rrezik të përpihet nga serbët e Titos. (Dëgjuesi komunist fl et: Tito është aleati ynë). Ismaili vazhdon drejt dëgjuesve: “Po është aleat për të na marre Kosovën. Ai që ka këtë mendim është tradhtar dhe ne s’kemi të bëjmë me të shitur. Dallaveret që mundeni të bëni kundra nacionalizmit ne nuk i bëjmë”. Nuk mjaftoi Tashko

që na e çau kokën me historinë e imagjinuar, por tash Babai i Martaneshit, i emëruar Baba Faja, i shquar për mençuri false, fl et me një pompozitet, a thua se është përpara një turme të madhe. Edhe ky si Tashko bëri detyrën që i kishte ngarkuar komunizmi: të fl asë për aktivitetin e Partisë Komuniste duke fi lluar prej 1937, me Qemal Stafën, Vojo Kushin e të tjerë. Njëkohësisht komunistët ftojnë të fl asë Muharrem Butka, i cili edhe ky ia fi llon historisë së Korçës. Ismail Petrela i mërzitur, i përgjigjet: “Hane shan hane Bagdat” (d.m.th. ku është fjala ku fl et ti).

***

Jemi në mbledhjen e pasdrekës. Enver Hoxha me letra përpara ekspozon formimin e KNÇl, qëllimi i të cilit ishte vetëm lufta kundra fashizmit, por që fshihte hapur luftën kundër nacionalizmit shqiptar. Luftën, Enveri, e ndau në dy pjesë: luftë partizane dhe luftë vullnetare. Partizanët si shenje dalluese do të mbanin fl amurin kuq e zi me një yll sipër koke dhe vullnetaret pa yll. Por, që të dy do formonin nacionalçlirimtaren, e cila i impononte një statut prej 54 nenesh. Mirëpo çka ishte e bukur se ndërsa Enveri fl iste

Në pjesën e mëposhtme, Halim Begeja shpjegon vi-jimin e mbledhjes në fjalë. Vihet re dema-gogjia e komunistëve në këtë mbledhje si dhe materialet e gatshme që ato kanë pasur. Nga referimi i Begesë del fare e qartë se kjo mbledhje nuk ka qenë ideale apo e tillë që të përçonte mesazhe solidariteti e bashkimi. S’ka asn-jë dyshim se kjo ka qenë një mbledhje e dështuar e cila nuk arriti asgjë, përveçse një përfi timi në përg-jithësi për komunistët dhe njëkohësisht për propagandën e tyre, të cilën jemi të dënuar ta përjetojmë edhe sot me portretet e dikta-torit sa herë që bëhet “festë” atje.K.D.

Mbledhja përfundoi me përçarje pa dallim feje, krahine dhe ideje

Page 13: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

13E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta DOSSIER

DOSSIERDOSSIER

që këshillat t’i emëronte populli (sigurisht për të hedhur hi syve), i impononte statutin këtyre këshillave, që ishin të detyruar zhvillimin e programin që Enveri paraqiste. Ku ishte autonomia e popullit, kur këtij i imponohesh një statut? “KNÇl administronte sipas Enverit, Shqipërinë e 1913-s. Për sa u përket tokave që fashizmi i ka aneksuar Shqipërisë, ne nuk i pranojmë. Këto vende bënin pjesë në juridiksionin e Partisë Komuniste në Jugosllavi, e cila do të na i japë më vonë me një traktat (oh ironi e fatit! Qysh atëherë Enveri e kishte shite Shqipërinë, shumë me keq seç e shiten fashistët shqiptarë). Ne nuk e pranojmë që Mustafa Kruja të na e japi Kosovën me anën e italianëve. Ajo që na ve përpara një fait accompli është se Enveri propozon votimin e këtyre pikave: 1-Formimin i Këshillit nacionalçlirimtar 2-Pranimi i Statutit nacionalçlirimtar 3-Nënnshkrimin e një relacioni të gjatë ku lajmërohej populli shqiptar të merrte njoftim, sigurisht njoftim për diktaturën e re që po i paraqitej. Enveri në fund të bisedës, me një apel të nxehte kërkon me insistim të votohet programi komplet i paraqitur. Ishte çdo gjë e përgatitur me plan. Halim Begeja rezervon të drejtën e përgjigjes gjatë bisedës së Enverit. Kur Enveri kërkon votimin, kryetari i mbledhjes deklaron mbledhjen e mbaruar për të folur të nesërmen ana kundërshtare. 18 shtatorFlas unë sërish. Qëllimi i ardhjes sonë këtu, së paku për pjesën tonë, kjo për të bërë një bashkim për hir të interesit kombëtar, me duket se nuk po merret parasysh. Çudi me vjen se si Enver Hoxha na propozon dy lloj frontesh me shenja të veçanta: njëri vullnetar dhe tjetri partizan. Në rast se ne do të kishim dëshirën të kishim dy lloj frontesh, qe mirë që të mos vinim këtu për biseduar dhe të vazhdonim të ndarë në ide dhe në taktikë lufte. Ne këtu kemi ardhur për të bërë një front të përbashkët për shpëtimin e Shqipërisë. Njoh fare mirë se ç’është komunizmi dhe e di se s’ka të bëjë aspak me ndjesitë kombëtare, por bazohem në shprehjen tuaj që thoni se duam të shpëtojmë Shqipërinë. Jam i ndërgjegjshëm qysh tash se ndarja e frontit nuk asht mendim shqiptar, por qëllimi i keq i të huajve. Në rast se juve ju dhimbet Shqipëria dhe shqiptarët, duhet të pranoni vetëm një front me fl amurin kombëtar në krye. Ylli sipër fl amurit nuk është ma e pakte se sëpatat e fashizmit dhe për rrjedhoje jo me pak tradhti se sa ajo e fashizmit për shqiptarët. Programi procedural i nacionalçlirimtares, i përpiluar, nuk dimë prej kujt, nuk mund të bisedohet e të fi rmoset nga ne, që nuk kemi asnjë cilësi përfaqësuese. Aq ma pak mund të fl asim për një statut, i cili mund të vendoset vetëm prej një parlamenti apo një asambleje. Nuk kuptoj se ne ç’mënyrë e koncepton demokracinë Enver Hoxha kur ky i imponon popullit qysh tash norma diktatoriale. Ajo që më bën të dyshoj mbi qëllimet e këqij tujat është se paskeni përgatit edhe relacionin. Ne dimë se relacioni

i një mbledhjeje është rrjedhim i bisedimeve mes palëve. E di fare mire se për ju Kosova është e serbëve dhe se ju punoni për t’i përforcuar aspiratat e grabitjes së Kosovës shqiptare nga serbët. Qysh valle Kosova bën pjesë në juridiksionin e Partisë Komuniste? A nuk ju dhimbet ndopak populli shqiptar, i cili qysh prej 1878-s torturohet, vritet e çnderohet nga serbët. Kërkoni akoma ta vritni dhe torturoni po nga serbët? Për të gjitha arsyet që shfaqa, deklarohem kundërshtar i të gjitha propozimeve tuaja dhe jo vetëm që nuk jap votë, por as që pranoj të votoj. Dhe nuk besoj kurrë të ketë shqiptar që të fi rmose një akt me të cilin i bahet varri Shqipërisë. Valle pse nuk na thotë Enver Hoxha se mbas fi timit të luftës populli ka për të votuar përfaqësuesit e tij? Dhe, ne anën tjetër, pse nuk konsiderohen të gjithë armiq ata që do te shkelin tokën shqiptare? Ne qyshse kemi pushkët në krah jemi kundra fashizmit dhe s’ka nevoje ë na e dokumentojnë të tjerët. Nacionalizmi është mik me të gjithë kufi tarët që nuk cenojnë të drejtat tona dhe armik me cilindo që na shkel të drejtat kombëtare. E për konsekuencë nesër do të jemi edhe kundra Serbisë së madhe, qofte kjo nen fl amurin e kuq apo të Carit, në rast se do ta në vijë në vatrat e Shqipërisë (Nëse shkruaj hidhem me mend në Shqipërinë e sotme, e cila asht bërë vendi i terrorit të sllavizmit kundra shqiptarëve të vlefshëm). Një dialog i zjarrtë shkaktohet midis meje dhe Tashkos. Ky i fundit, komunist, kërkon të mbrohet me teza të kota, aq sa arrin te thotë se fl amuri, fundi i fundit, është një copë rrecke. Tashko ofendohet shume rëndë

aq sa arrihet që duart të shkojnë në armë. Mirëpo Myslim Peza, si shqiptar me zakone, i del zot Begesë e shokëve të tij, duke deklaruar se po të preken këto persona, gjakun do e marr unë, mbasi këta janë miq në shtëpinë time. Mbledhja shpërndahet për një orë pushim në baze të propozimit te Mustafa Gjinishit. Në kopshtin e shtëpisë ku bëhej mbledhja pranë një fi ku mblidhemi duke biseduar: Abaz Kupi, Ramazan Jarani, Myslim Peza, Ismail Petrela, Ndoc Çoba dhe Halim Begeja. Abaz Kupi na fton që të fi rmosim programin dhe statutin e nacionalçlirimtares dhe se mos të kishim frikë nga komunizmi, sepse ai (Abaz Kupi) do t’i mposhte komunistët brenda 24 orëve. Begeja përgjigjet: “Abaz Aga llogaritë i bën gabim. Veç kësaj zotnia juaj mund të fi rmosni mbasi përfaqësoni një pjese të popullit, por ne qe jemi individë nuk mund të marrim këtë përgjegjësi katastrofale për Shqipërinë. Mbaje mend Abaz Aga, se akti juaj që doni t’i bëni sot Shqipërisë do t’i kushtojë shumë gjak e dëm”. Me gjaknxehtësi i përgjigjet Bazit, Ismail Petrela, i cili thotë: “Sot ke me fi rmos me dorën tënde varrimin e Shqipërisë etnike. Ndoshta ne nuk do ta gëzojmë, por dije që ne do të luftojmë kundra gjithë tradhtareve. Nëse ti do fi rmosësh nuk bën tjetër veçse tradhton nacionalizmin”. Ndoc Çoba dhe Ramazan Jarani mjaftohen t’i thonë se ne nuk fi rmosim. Konferenca rifi llon me një fjalim të zjarrte të Nako Spirut, i cili si përfundim kërkon votim pa marrë parasysh njerëzit që duan të sabotojnë (dëgjuesit thonë: “reaksionarët nuk fi rmojnë”). Ramazan Jarani me një apel të zjarrtë, në kundërshtim me atë

të Nako Spirus, kërkon të mos votohet për ndarjen e popullit shqiptar, i cili sot po vritet nga fashizmi e nesër të vritet vëlla me vëlla. Dhe në entuziazëm e sipër shton: “Amani bre djem, mos kërkoni ju në rast se keni gjak shqiptari, mos e tradhtoni racën tuaj, e cila është në rrezik të zhduket nga armiqtë shekullore. Mosni or djem, mos u tërhiqni nga të huajt, pse i huaji kurrë nuk mund t’ju dojë në rast se nuk ka interesin e tij”. Çdo gjë ishte e kotë, pse ishte e paravendosur mënyra që u kishte caktuar padroni i tyre Tito. Prandaj dhe tri pikat e propozuara nga Eever Hoxha prej komunisteve nuk u nënshkruan nga Ndoc Çoba, Ramazan Jarani, Ismail Petrela dhe Halim Begeja, kurse Abaz Kupi dhe Kamber Qafmolla e nënshkruan.

4-Si u zgjodh Këshilli Nacionalçlirimtar?

Këshilli Nacionalçlirimtar u votua në këtë mënyrë: Abaz Kupi, Myslim Peza, Enver Hoxha, Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla, Baba Faja, Koço Tashko. Abaz Kupi deklaron se ne vendin e tij lë Mustafa Gjinishin (komunist) mbasi nuk mund të lëvizë shpeshherë. Shënim:1-Kur kishte mbaruar konferenca, arrin në Pezë Azis Çami e Skënder Muço. Komunistët shpresuan se mund të gjenin favorizimin e tyre, që së paku relacioni të formulohej prej tyre. Mirëpo këta të dy demokratë, porsa u informuan me zhvillimin e konferencës, u deklaruan haptas kundërshtarë të një gjëje të tille dhe nuk nënshkruan gjë. 2-Ai që ju fl et jam unë Halim Begeja, që mora pjesë vetë në Konferencën e Pezës dhe jam dëshmitari më i mirë i asaj manovre të komunizmit, pasi e pashë me sytë e mi. Unë që fl as kam luftuar fashizmin qysh në ditët e para të 39-s, atëherë kur s’kisha veçse 22 vjet. U burgosa nga fashizmi në Tiranë me 2 tetor 1939. Ndenja 6 muaj në burg. Më vonë më çuan në ishullin e tmerrshëm të Tremitit në Itali. Mbas internimit në Siena më pritën malet e Shqipërisë duke qenë në krye të çetës nacionaliste të Ballit Kombëtar “Rini përpara”, ku luftova për lirimin e Shqipërisë, sa me pushke sa me pendë. E parashtrova këtë shënim biografi k timin, për mos me i lanë rast profesionisteve gënjeshtare, dua me thanë komunistëve, që t’ju gënjejnë se ju fl et ndonjë fashist, etj. E gjej të nevojshme të deklaroj se jam gati t’i përgjigjem pa hezitim çdo shqiptari të ndershëm për çdo pyetje. Enver Hoxha me shokë sigurisht do mundohen t’ju gënjejnë me ndonjë mënyrë, por unë jam gati t’i nxjerr fals edhe këtë radhe, duke jua provuar me fakte të gjalla. Kërkoj ndjese nga lexuesi për ekspozimin e emrit tim gjate përshkrimit të Konferencës së Pezës. E bëj këtë gjë se këtu në emigracion s’ka asnjë që të ketë qenë prezent në atë konferencë. Dr. Halim Begeja Regio Emiglia6.1.1948

Page 14: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

14 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta KULTURË KULTURË KULTURË

Prof. Dr. SPIRO J. SHETUNIUniversiteti Winthrop

Rock Hill, South CarolinaU.S.A.

MUZIKA QYTETARE: AVANT-GARDA E MUZIKËS TRADICIONALE SHQIPTARE

Vijon nga numri i kaluar

HISTORI E SHKURTËR

Mund të pranoj me bindje të plotë se, historia e regjistrimit,

notizimit, botimit, studimit të muzikës tradicionale qytetare shpreh në mënyrë të qartë vetë natyrën e sistemeve kryesorë politiko-shoqërorë që njohu Shqipëria gjatë shekullit XX: monarki, diktaturë, demokraci. Duke e krahasuar me muzikën tradicionale fshatare--gege, toske, labe--, muzika tradicionale qytetare nisi të bëhej historikisht më shpejt objekt i veprimtarisë së studiuesve e krijuesve: zanafi lla e lëvrimit të saj i takon bukur gjysmës së parë të shekullit XX. Mirëpo, në vazhdim të shekullit, për arsye politiko-shoqërore, përparësi mori lëvrimi i muzikës tradicionale fshatare!Për fat të keq, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, periudhë e cila afërsisht përkon me kohën e sundimit të sistemit politiko-shoqëror të diktaturës komuniste në Shqipëri (1944-1991), nga shumë pikëpamje, gjendja e muzikës tradicionale qytetare paraqitet me të vërtetë e mjerë. Brenda një periudhe të tillë historike, ndaj saj, u mbajt një qëndrim nënvlerësues, nënçmues, mohues. Kështu, muzikës tradicionale qytetare iu kufi zuan, ose ndaluan tërësisht, të drejta të tilla themelore, si: * regjistrimi, notizimi, botimi, studimi sistematik; * dhënia, transmetimi, popullarizimi në radio, televizion, kinematografi ; * përfaqësimi në festivale folklorike: lokale, kombëtare, ndërkombëtare; * ruajtja e tërësisë së repertorit, etj.

Që të mund të shprehem në një mënyrë tjetër, thelbi, bërthama, zemra e repertorit të ahengut muzikor qytetar shqiptar u godit pa mëshirë nga Partia Komuniste e Shqipërisë: udhëheqësja e jetës ekonomiko-shoqërore dhe politiko-kulturore të vendit. (Sikur Ciceroni të ishte gjallë, para një gjendjeje të tillë,

ai sërish kishte për të thënë: “O tempora! O mores!”)

Nga pikëpamja teorike, mbajtja e një qëndrimi nënvlerësues, nënçmues, mohues ndaj muzikës tradicionale qytetare, gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, solli rrjedhoja të dëmshme në një radhë aspektesh, si: historia, përfaqësuesit më të shquar, stilet muzikorë më të spikatur, sistemi i saj modal/tonal, etj. Asnjë dëshmi e shkruar nuk ekziston për krijuesit (vjershëtorë e kompozitorë) e muzikës tradicionale qytetare! Asnjë dëshmi e shkruar nuk gjendet për interpretuesit (këngëtarë e instrumentistë) e muzikës tradicionale qytetare! Asnjë artikull i vetëmnuk u shkruajt për stilet muzikore më të spikatura të muzikës tradicionale qytetare! Asnjë studim i vetëm nuk u ndërmor për të parë lidhjen që realisht ekziston midis sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale qytetare dhe asaj gege! Ose: midis sistemit modal/tonal të muzikës tradicionale qytetare shqiptare dhe asaj të popujve të tjerë ballkanikë, etj. Shkaqet që sollën dukuri të tilla e kanë burimin në faktorë, si: sistemi politiko-shoqëror i kohës; vetë-izolimi i pashembullt i popullit shqiptar nga kombe, popuj, grupe të tjerë etnikë dhe kulturat përkatëse të tyre; diskutimet për ngarkesën etniko-kombëtare të muzikës tradicionale qytetare, etj. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, muzicienët e qyteteve shqiptare, herë-herë, njohën vështirësi dramatike për t’i dhënë publikut krijimet e tyre artistike. Muzicienë të mirënjohur tregojnë se, më shpesh, këngët qytetare të kompozuara prej atyre vetë, ata ua paraqisnin Këshillave Artistikë të qyteteve si këngë burimore të marra e të regjistruara ndër qytetarë të thjeshtë! Në raste të tillë, zakonisht, Këshillat Artistikë të qyteteve pranonin që ato të ekzekutoheshin në skenë. Por, nëse do të jepeshin kompozitorët e vërtetë, kishte shumë mundësi që Këshillat Artistikë të gjithë-pushtetshëm të mos lejonin ekzekutimin e tyre! Frika ndaj ndikimeve të huaja në art e kulturë, që Partia Komuniste e Shqipërisë e mbante vazhdimisht të ndezur për qëllime të caktuara politike, i shtynte organizmat artistike kudo, në qytet e në fshat, që të shihnin me një lloj dyshimi, mosbesimi, zhbirimi çdo krijim artistik që bëhej nga individë të caktuar. Kurse krijimet me autorësi kolektive, në përgjithësi, nuk shiheshin në këtë mënyrë. Ato sikur e kishin më të lehtë që të ekzekutoheshin, të botoheshin e të bëheshin të njohura në masa.

Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, brenda strategjisë së përgjithshme të Partisë Komuniste të Shqipërisë për

të rivlerësuar trashëgiminë kulturoro-artistike të së kaluarës, tekstet poetikë të këngëve tradicionale qytetare, ashtu sikurse edhe ato të këngëve tradicionale fshatare, iu nënshtruan një masakrimi të vërtetë. Megjithse duket e tepërt, sërish nënvizoj se, redaktimi i thellë i teksteve poetikë, duke pasur si kriter ideologjinë marksiste-leniniste, vetëm se i përthau, vetëm se i xhveshi, vetëm se i denatyroi ata, nga pikëpamja e përmbajtjes. Tekstet poetikë të këngës tradicionale pasqyrojnë një epokë të caktuar historike në jetën e një kombi, populli, ose grupi të cakuar etnik. Nga një këndvështrim i tillë, ata në asnjë mënyrë nuk duhet që të redaktohen nga pikëpamja e përmbajtjes—ata mund të redaktohen vetëm nga pikëpamja gramatikore! Se sa shumë kishte për të ndryshuar atmosfera ideo-emocionale e këngës elbasanase, “Te selvitë e Namasgjasë,” nëse teksti i saj poetik do të “pastrohej” thellësisht, deri në palcë, nga fjalët turke, të ashtuquajtura turqizma, këtë më mirë le t’ia lë gjykimit të paanshëm të vetë lexuesit:“Te selvitë e Namasgjasë,Rreth e qark ç’e kan’ hijshu!Bani hise fukarasë,T’kujtosh Zotin, fol me mu!F’tyra jote si dymleku,Jeretis i Perëndisë!Ku ta gjej un’ mereqepin,T’i shkruj harfet e buk’risë?!- Mora rrugën për Qafë-Krrabe!- Mirëmbeç, o m’re xhanan!Mos u qell ma shum’ se i jave,T’na vish prap’ në Elbasan!” KOMPOZITORË, POETË, KËNGËTARË, INSTRUMENTISTË

Midis kompozitorëve të shquar të muzikës tradicionale qytetare shqiptare, një vend të nderuar në historinë e lindjes, rritjes, zhvillimit dhe kristalizimit të saj

zënë: Palok Kurti (1858-1920) (Shkodër), Isuf Myzyri (1881-1956) (Elbasan), Shyqyri Fuga (1883-1962) (Berat), etj. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, dolën muzicienë të tjerë të përkushtuar, popullorë ose profesionistë, që luajtën një rol të veçantë në ecurinë e saj, si: Hasan Preza, Paulin Pali, Karlo Pali, Rud Gurashi, Sheuqet Kruja, Namik Mithi, Adil Ujkashi, Jonuz Gushta, Preng Jakova, Tish Daija, Simon Gjoni, Çesk Zadeja, Leonard Deda, Zef Leka, Mark Kaftalli, Pjetër Gaci, Zef Çoba (Shkodër); Muharrem Gurra, Mustafa Budini, Mexhid Xhediku, Ramazan Zyberi, Agim Krajka (Tiranë); Mustafa Beqiri (Durrës); Rexhep Hasimi (Kavajë); Alfons Balliçi, Rustem Serica (Elbasan); Nexhmedin Doko, Sotiraq Konçi, Asqeri Kadëna (Berat); Themistokli Mone, Reshat Osmani, Haxhi Dalipi (Vlorë); Bajram Lapi (Ersekë); Josif Minga (Korçë), etj. Si autorë poezish të këngës tradicionale qytetare shqiptare, lejomëni të përmend, në radhë të parë, bejtexhinj të lavdëruar, si: Ibrahim Nezim Frakulla (ose Nezim Berati), Sulejman Naibi ose Sulejman Ramadani, Hamid Sefedin Vokopola, etj. Ndërkohë, është intersante të shënohet se, shpesh, si autorë poezish të këngës tradicionale qytetare shqiptare, kanë shërbyer vetë kompozitorët e saj. Në qytetin e Shkodrës, p.sh., kompozitorë të mirënjohur, si: Palok Kurti, Hasan Preza, Paulin Pali, Karlo Pali, Rud Gurashi, për të përmendur vetëm disa emra, janë, në të njëjtën kohë, edhe autorë poezish. Njësoj ndodh edhe në qytete të Shqipërisë së Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan): Isuf Myzyri, Muharrem Gurra, Mustafa Budini, Muharrem Xhediku, Ramazan Zyberi, etj., shfaqen, sa kompozitorë, aq edhe autorë poezish. Në qytetin e Beratit, Shyqyri Fuga, Kadri Fuga, Riza

Nebati, midis të tjerëve, kanë qenë, gjithashtu, kompozitorë e poetë. E njëjta dukuri vërehet pak a shumë edhe në qytetin e Përmetit. Në qytetin e Vlorës, kompozitori i mirënjohur, Reshat Osmani, ishte edhe autor poezish, etj. Ndihmesa e dyfi shtë e personaliteteve të këngës tradicionale qytetare shqiptare, edhe si kompozitorë, edhe si poetë, vjen kështu si një dukuri e rëndësishme e procesit të saj krijues.Ndër interpretuesit e muzikës tradicionale qytetare, më lejoni të përmend vetëm këngëtarë të pavdekshëm, si: Bik Ndoja, Luçije Miloti, Naile Hoxha (Shkodër); Fitnete Rexha, Hafza Zyberi (Tiranë); Albert Tafani, Demir Zena, Medi Zena (Elbasan); Shyqyri Fuga, Floresha Debinja (Berat); Xhemal Dalipi (Ersekë); Hafi ze A. Leskoviku (Leskovik): e mbiquajtur kështu—Leskoviku--pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si këngëtare; Sulejman Lame, Jorgo Çulli, Ilia Nasi (Përmet); Reshat Osmani, Kostandin Thana, Meliha Doda, Kleopatra Dokle-Skarço (Vlorë), etj. Sakaq, ndër instrumentistët e muzikës tradicionale qytetare, lejomëni të përmend vetëm mjeshtra të talentuar, si: Remzi Lela--Çobani (Tiranë): i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Rustem Serica (Elbasan): i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Naxhi Berati e Sybi Berati (Berat): të mbiquajtur kështu—Berati--pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Asllan H. Leskoviku e Selim A. Leskoviku (Leskovik): të mbiquajtur kështu—Leskoviku-- pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Vangjel Janushi (Leskovik): i mbiquajtur mjeshtër pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Medi Përmeti (Përmet): i

Page 15: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

15E premte, 29 shtator 201755 @ | www.gazeta55.algaze

ta KULTURËmbiquajtur kështu—Përmeti--pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien; Riza Meko, Laver Bariu, Lefter Nurka (Përmet): të mbiquajtur mjeshtra pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Vasil Mastora, Demir Sulejmani, Teme Dule (Gjirokastër): të mbiquajtur mjeshtra pikërisht për emrin e mirë që gëzonin si muzicienë; Bilbil Vlora (Vlorë): i mbiquajtur kështu—Vlora--pikërisht për emrin e mirë që gëzonte si muzicien, etj. Duke u përvijuar gjallërisht nga njëra epokë historike në tjetrën, jeta artistike nxori mjeshtra të tjerë të talentuar, si: Hekuran Xhambali (Tiranë), Sopot R. Serica (Elbasan), Novruz Nure--Lulushi (Korçë), Arqile Çuni (Tepelenë), Spiro V. Mastora (Gjirokastër), etj. Përfaqësuesit më të shquar të muzikës tradicionale qytetare—kompozitorë, poetë, këngëtarë, instrumentistë--kanë shërbyer dhe do të vazhdojnë të shërbejnë si modele, si shembuj të vërtetë, si udhërrëfyes për muzicienët e ardhshëm të qyteteve shqiptare. Pa dyshim se jeta, veprimtaria, përvoja, roli, ndihmesa e tyre në ecurinë e muzikës tradicionale qytetare meritojnë që të bëhen objekt i veçantë studimi. STUDIUES SHQIPTARË E NDËRKOMBËTARË

Albanologë të ndryshëm, shqiptarë e ndërkombëtarë, herë më pak o herë më shumë, kanë ndriçuar aspekte të rëndësishëm jashtë-muzikorë të kulturës materiale e shpirtërore të qyteteve shqiptare. Midis tyre, lejomëni të përmend studiues, si: Zija Shkodra, Selami Pulaha, Alfred Uçi, Rrok Zojzi, Andromaqi Gjergji, Spiro Shkurti, Johann Georg von Hahn, Mary Edith Durham, Martin Urban, etj. Studiues të tjerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, herë

më pak o herë më shumë, kanë ndriçuar aspekte të rëndësishëm muzikorë. Midis tyre, më lejoni të përmend muzikologë, si: Pjetër Dungu, Gjon K. Kujxhia, Kolë Gurashi, Ramadan Sokoli, Hysen Filja, Kosta Loli, Sokol Shupo, Vasil S. Tole, Eno Koço, etj. Të shpresojmë se studiues të tjerë, shqiptarë e ndërkombëtarë, etnomuzikologë e muzikologë, do të bëjnë emër pikërisht duke iu përkushtuar hulumtimit të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi dhe asaj qytetare në veçanti.

PËRMBYLLJE

Muzika tradicionale qytetare është pjesë e rëndësishme e historisë, jetës dhe kulturës së popullit shqiptar. Atë e karakterizon një përfytyrë e spikatur lëndoro-substanciale e strukturoro-formale. Në ditët tona, prirjet kryesore të së ardhmes së mbarë muzikës tradicionale shqiptare i tregon më së miri, në radhë të parë, pikërisht muzika tradicionale qytetare. Ndonëse lindi historikisht disi më vonë ose shumë më vonë sesa dialektet e tjerë të muzikës tradicionale shqiptare—dialekti muzikor geg, dialekti muzikor tosk, dialekti muzikor lab--, muzika tradicionale qytetare sërish ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë avant-garda e saj. Sa me bukurinë e rrallë estetike, aq edhe me çështjet e rëndësishme teorike që ngërthen, pa dyshim se ajo do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen e studiuesve të përkushtuar--shqiptarë e ndërkombëtarë, etnomuzikologë e muzikologë--, duke i ftuar ata në diskutime akademike, sa të bukura, aq edhe të vështira; sa të vështira, aq edhe të domosdoshme; sa të domosdoshme, aq edhe intriguese!

Anton Pashku u lind më 8 ja-nar 1937, nga i ati Toni dhe e ëma Getë në Grazhdanik

të Prizrenit, fshat afër Drinit të Bardhë në rajonin e quajtur Fu-sha e Prizrenit, përkatësisht Arat e Qytetit (Arat e Shehrit), e jo të Hasit, siç shenojnë shumë bio-grafë të Anton Pashkut.Familja Pashku ishte familje e madhe patriarkale, e vendosur shumë herët në fshatin Shëgjeq afër Zymit të Hasit të Thatë. Tash, fshati i dikurshëm Shëg-jeq, është në përbërje nga lagjja Dodaj (me dy lagje tjera: Kajtaz-i dhe Lekaj) me familjen e Anton Pashkut, e cila me sa dihet ka rreth dhjetë breza deri te fëmijët e Anton Pashkut, djali Paulini dhe vajza Lulja, Siç dihet, migrimet e popullsisë apo të fi seve shqiptare brenda trojeve të veta etnike kanë qenë të shpeshta. Edhe të parët e familjes Pashku janë të zbritur nga përtej Pashtrikut, përkatë-sisht nga Bëtyçi i Vendit, që edhe tani përfshinë Rajonin Verior e Verilindor e që bën pjesë në Nën-rajonin Verilindor dhe ndodhet në Zonën e Malësisë së Gjakovës e Hasit, në Shqipërinë e sotme, nga ku kanë ardhur në Shëng-jergj, vetëm duke kaluar në anën e këtejme të Pashtrikut.Në kohën e Mbretërisë së SKS-it kjo familje mbante mbiemrin Gjoni, mirëpo në vazhdim, nën administratën e pushtuesit serb (1930/35), ia kishin ndërruar në Gjonoviq (duke punuar si furrëtar në vende të ndryshme). Megjithatë, me ndërrimin e push-tuesve, në vitin 1947, kur kërkohej riemërimi i mbiemrit të familjeve, këta e morën emrin e të parëve, për ta mbiemërzu, Kolndrekaj (Kolë Ndreka). Këtë e bëri vetëm e vetëm për t’i ikur mbiemrit që ia kishin sllavizuar në Gjono-viq, duke ia shndërruar emrin e gjy-shit Gjon në mbiemër Gjono-viq.Babai i Anton Pashkut – Toni, nga Prizreni, pasi punonte në fur-rë në Prishtinë, ishte vendosur në Fushë Kosovë, ku mbante mbiem-rin Bytyç-i, ndërsa Antoni, pasi i kishte humbur leja e identifi kimit, dhe për ta siguruar të renë, e ndërroi mbiemrin nga Bytyçi në Pashku (duke e shdërruar emrin e gjyshit Pashk në mbiemër Pash-ku, pra Anton Pashku.Anton Pashku, së bashku me motrën e vet Verën, kryesisht u rriten pa nënë. Nëna u pat vdekur kur Antoni i kishte shtatë vjeç. I ati Toni iu pat martuar tri herë. Antonin si fëmijë të vogël e sollën nga Grazhdaniku në Prizren. Aty, Nou (Anton Pashku) e kreu shkollimin fi llor në Shkollën fi l-lore “Bajram Curri”, në Prizren, ku mësues e kishte Pal Lumezin. Po ashtu, në shtëpinë e Antonit, në Prizren, banonte edhe Frrok Nikë Hilë Pecolli, nga Zymi, i cili ishte mësues në fshatrat e afërme të Suharekës, i cili edhe i ndihmonte Antonit për nxënje të njohurive të reja.Antoni, tregon Zef Bytyçi, nuk kishte tekste dhe mjete të tjera mësimore, m’u për këtë edhe qysh herët kishte fi lluar të shkonte në bibliotekën e qytetit të Prizrenit. Më vonë Antonit i kishte dhënë mësim edhe Gani Luboteni, i cili thoshte se Antoni e donte shumë

Dromca kujtimesh për Anton Pashkun

gjuhën dhe letërsinë shqipe dhe se kishte prirje për hartime. Antoni përherë ishte i tërhequr, i vetmuar. Ai e kishte zgjedhur vetminë si në familje e po ashtu edhe në shoqëri. Vetëm gjatë pushimeve dimërore apo atyre verore Antoni shkonte në Zym te dajat e vetë, përkatësisht tek Nikë Dodë Kërhanaj.Dhe, ja disa kujtime të mia: Isha nja gjashtë-shtatë vjet më i ri se baca Nue (Anton Pashku). Ai i përsëriste disa fjalë të rralla që i dëgjonte nëpër fshat, si krahoshe, tarçuk, duçi, kupllicë, kalanicë, buxë, sofra’madhe, sofra’vogël,çerep, rrokzinë, baxhë, berran, skllotë, votërsinë, rogë, rudinë, meger (më duket), palagraç, elqyngë, drangue, hana sa nji pogaçe, dielli me dhambë, shoka e Zotit (ylberi), Han-i (shtëpia – han), Hi (hi’e pluhur), Kazan (ka-zan i rakisë), kashta e kumbarës (Kashta e Kumtrit) e kështu me radhë. Bile, kur shkonte në Dri (Drini i Bardhë) kishte shumë dëshirë për ta bartur në krah krahoshën e punuar prej lëkurës së delës apo të dhisë. Nga kjo bazë themelore e gjuhësisë edhe shkroi romanin “OH”(1971) dhe “GOF”(1976). Derisa, një herë prej herash, gjendesha në familjen e tij, e shoqja e tij, Paulina, po i tho-shte: “Anton, përmes gazetave ke pak vërejtje në shkrimet tuaja, je i pakuptueshëm, ç’thau ti për to? Ai ui përgjigj: “Unë e kam kryer punën time, të tjerët le të merren me shkrimet e mia, s’prish punë”. Pastaj, në këtë bisedë u bash-

kangjita edhe unë. Çka je duke shkruar, baca Nue?“Nuk merr vesh, bre Nikollë, sikur disa të tjerë që më gëzojnë kur më kritikojnë”, më tha shumë shkurt, siç e ka pasë zakon.“Po e shkruaj një tregim të gjatë me fjalë njërrokëshe si “nyje” të forta në konop si dhe me fjali e fraza të gjata sa një konop samari. A more gjë vesh?”, më pyeti. I thashë jo. “E pra, mos m’u përzi n’ lakna”, më tha! Nga Zymi kujtonte vetëm Lisin “Çarri i i Hasit “ dhe “Tarçukun e dajës Mark”. Tarçuku i kujto-hej se kur punëtorët shkonin për në punë fushe përtej Drinit, Baca Ndue kishte dëshirë për ta bartur në shpinë “Tarçukun” e dajës Mark (babait im) me bukë të nxehtë misri të kuqe si dielli dhe kupllicën me djath të butë – fl uçkë. Bukë mel-kuqe e fl uçkë. Shumë nga këto elemente të sipërpërmendura i kanë shëbyer në shkrimet e veta letrare. Pas vdekjes, më 31 tetor 1995, edhe pse planifi kohej të varrosej në Grazhdanik, me pëlqimin e familjes, të shoqes Paulina, djalit Paulini dhe vajzës Lule, u varros në Shëngjergj, në varrezat e “Shën Prenës”, pranë varrit të babait Tonit, gjyshit Pashkut dhe pranë martirëve të kombiit At Luigj Palajt, At Shtjefën Gjeçovit, Aktorës Katarina Josipi si dhe pranë varrit të sopranës Ermine Delhysa- Lekaj etj. Andaj, këto varreza e plotësojnë kushtin për t’u quajtur “Varreza kombëtare”.(Nikollë Kërhanaj)

Ai i përsëriste disa fjalë të rralla që i dëgjonte nëpër fshat, si krahoshe, tarçuk, duçi, kupllicë, kalanicë, buxë, sofra’madhe, sofra’vogël,çerep, rrokzinë, baxhë, berran, skllotë, votërsinë, rogë, rudinë, meger (më duket), palagraç, elqyngë, drangue, hana sa nji pogaçe, dielli me dhambë, shoka e Zotit (ylberi), Han-i (shtëpia – han), Hi (hi’e pluhur), Kazan (kazan i rakisë), kashta e kumbarës (Kashta e Kumtrit) etj.

“Gruaja dhe Natyra” me mesazhe për paqen

Është e qartë se fotografi turk Erhan Bayladi është i pasionuar pas natyrës. Këtë e dëshmojnë të gji-tha fotografi të e tij. 36 sosh i solli në Prishtinë.

Male, fusha e lumenj nëpër vende të ndryshme ai i shpërfaq përmes objektivit. Në secilën prej tyre ai ka personazh një grua. Prandaj edhe e ka titulluar ekspozitën e tij “Gruaja dhe Natyra”. Bukuritë që i sjellë në fotografi të e tija kanë edhe një qëllim. Ai mëton që të përçojë mesazhe për paqen, të bukurën e dashurinë. Ka udhëtu-ar nëpër shtete të ndryshme evropiane, për t’u ndalur të martën në Prishtinë. Ekspozita e tij në kryeqytet njëherësh hapi edhe aktivitetet katërditore të Muzeut Kombëtar të Kosovës në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Evropiane.Bayladi, është artist i njohur turk, i cili përveç fotografi së merret edhe me muzikën dhe shkrimin. Ai është kompozitor e shkrimtar i cili deri më tani ka botuar gjashtë libra. Prandaj ardhja e tij në Prishtinë, sipas drejtorit të Muzeut Kombëtar të Kosovës, Skender Boshtrakaj, është nder për këtë institucion...

Page 16: Çmimi 30 lekë Greqi 1,5 EUROShqipëri paskan qenë …gazeta55.al/wp-content/uploads/pdf/20170928.pdf · C M Y K E PËRDITSHME E PAVARUR Adresa: Rruga “Medar Shtylla”, qendra

16 E premte, 29 shtator 2017 55@ | www.gazeta55.al gaze

ta REKLAMAC M Y K