11
MBETJET SPITALORE PUNOI :KASTRIOT DROJA PRANOI:Prof.Asistent.Dok.Uran Abazi

detyre kursi

Embed Size (px)

DESCRIPTION

text upload

Citation preview

Page 1: detyre kursi

MBETJET SPITALORE

PUNOI :KASTRIOT DROJA

PRANOI:Prof.Asistent.Dok.Uran Abazi

Page 2: detyre kursi

PERMBLEDHJE

Faqja 2 RAPORTI I KLSHFaqja 3 Mbetjet e rrezikshme te QSUT-seFaqja 4Mbetjet spitalore të rrezikshme, trajtimi i tyre me ligj Faqja 5 RREZIKU NGA MBETJET SPITALORE Faqja 6 METODAT E PERPUNMIT TE MBETJEVE SPITALORE Faqja 7 Specialistët: Ja cilat janë mbetjet e rrezikshme spitaloreFaqja 8 Sarande (RREZIKU I MBETJEVE SPITALORE )Faqja 9 Elbasan, mbetjet spitalore hidhen ne natyre Faqja 10 Korce, mbetjet spitalore do TE asgjesohen 

1

Page 3: detyre kursi

RAPORTI I KLSHTrajtimi i mbetjeve spitalore, siç jane shiringat, aget, bisturite, mbetjet indore, etj., jane nje nder detyrimet kryesore te spitaleve ne vend per shkak edhe te rrezikshmerise larte qe kane ato per shendetin e popullates. Ne kete kuader, Kontrolli i Larte i Shtetit ka kryer nje kontroll te performances ne Ministrine e Shendetesise duke u bazuar ne raportimet shkresore te nje pjese te mire te spitaleve ne te gjithe vendin duke hasur ne nje situate teper alarmante. Ne pjesen me te mire te rasteve, mbetjet spitalore digjen ne kushte primitive, ndersa nuk mungojne edhe situatat kur ato hidhen ku te munden duke mos marre parasysh efektet negative ne komunitet. Mbetjet spitalore konsiderohen si një rrezik i përditshëm për jetën e banorëve pranë spitaleve. Një studim i mjekut Adrian Hoxha, i financuar nga OBSH-ja, UNICEF-i, USAID-i etj., detajon problemet e mëdha që kanë mbetjet spitalore dhe keqmenaxhimi i tyre nga drejtuesit e spitaleve. Pjesë e këtij studimi janë bërë spitalet, si: QSUT-ja, Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, Materniteti “Koço Glozheni”, Spitali Universitar i Sëmundjes së Mushkërive ”Shefqet Ndroqi” dhe ISHP “Hulo Hajderi”. Nga të dhënat përfundimtare specialisti Hoxha sqaroi se përpunimi i mbetjeve spitalore kryhet pjesërisht në QSUT dhe nuk kryhet në asnjë rast në spitalet e tjera.

2

Page 4: detyre kursi

MBETJET E RREZIKSHME TE QSUT-SE

Cdo dite, QSUT prodhon rreth 2500 kg mbetje spitalore, nga te cilat 15 tyre jane mbetje te rrezikshme dhe infektive. Drejtori i QSUT, Saimir Ivziku thote se vendosja e autoklaves se re, vetem 6 muaj me pare, ka zgjidhur njehere e pergjithmone kete problematike duke kthyer te gjithe sasine ne mbetje urbane te parezikshme per shendetin. Kjo autoklave brenda 40 minutave trajton rreth 60 kg mbetje spitalore."Ne flasim per nje cikel normal te trajtimit te keyre mbeturinave, nepermjet avullit ne temperature te larte, qe ben shnderrimin e tyre ne mbeturina urbane te parrezikshme. Ne arrijme te perpunojme te gjithe sasine e mbeturinave spitalore qe prodhohen ne spitalin tone" u shpreh Ivziku.Autoklava te ketij lloji jane vendosur dhe ne disa spitale te tjera te medha te vendit si ne spitalin Shefqet Ndroqi ne Tirane, ne dy maternitetet kryesore, ne spitalin rajonal te Shkodres, Korces si dhe ne Institutin e Shendetit publik ne Tirane. Vlera e tyre u finacua nga Banka Boterore dhe kapi shifren e 1,5 milione dollareve.

3

Page 5: detyre kursi

MBETJET SPITALORE TË RREZIKSHME, TRAJTIMI I TYRE ME LIGJ

Detyrimet Ligji për Administrimin e Mbetjeve spitalore ka parashikuar

një sërë detyrimesh ndaj prodhuesve të këtyre mbetjeve, të cilët do të jenë përgjegjës grumbullimin e kontrolluar të mbetjeve spitalore pranë institucionit shëndetësor. Gjithashtu, institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë ndarjen e mbetjeve spitalore të parrezikshme (të llojit urban) nga mbetjet spitalore të rrezikshme dhe të bëjnë ambalazhimin, etiketimin, magazinimin, grumbullimin, trajtimin, transportimin dhe asgjësimin në mënyrë të përshtatshme të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre. Ndërkohë, subjektet që prodhojnë mbetjet spitalore duhet të mbulojnë shpenzimet e transportit, asgjësimit ose riciklimit të mbetjeve spitalore të gjeneruara prej tyre. "Kjo përgjegjësi është e pashmangshme dhe e pavarur nga përgjegjësia e ndonjë personi të tretë të ngarkuar nga prodhuesi për të ndërmarrë këto aktivitete", - bëhet e ditur në VKM, duke u shtuar se të gjitha dëmet e shkaktuara në mënyrë direkte ose indirekte në mjedis dhe shëndetin publik nga procesi i grumbullimit, magazinimit, transportimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore të krijuara prej tyre.

  4

Page 6: detyre kursi

RREZIKU NGA MBETJET SPITALORE

Sipas të dhënave, spitalet shkarkojnë rreth 1439.63 tonë në vit mbetje spitalore në pikat e grumbullimit të mbeturinave. Nga këto, 255.46 tonë paraqesin rrezikshmëri të lartë për qytetarët.

Qytetarët që bien në kontakt me këto mbetje rrezikohen nga infeksione të ndryshme, që mund të marrin nëpërmjet tyre. Ndërkohë që djegia e mbetjeve spitalore bëhet vetëm në QSUT, por edhe në këtë rast funksioni i Inceneratorit nuk është i përhershëm. Për më tepër që kjo aparaturë nuk është brenda standardeve për të kryer plotësisht përpunimin e mbeturinave pa lënë gjurmë rreziku në atmosferë. Filtrat e Inceneratorit nuk bëjnë plotësisht përpunimin e gazit që përhapet në ambient dhe gazi i ndotur bëhet i rrezikshëm për përhapjen e sëmundjeve kanceroze. Sipas studimit, ka disa mënyra nëpërmjet të cilave mund të bëhet përpunimi i mbetjeve, të cilat aplikohen në disa vende të botës. Por metoda me Incenerator mund të konsiderohet si joefektive.

5

Page 7: detyre kursi

METODAT E PERPUNIMITMetodat e përpunimit :

Metoda me incenerator Metoda e sterilizimit me mikrovalë Metoda e dezinfektimit kimik Metoda e dezinfektimit në landfill Metoda e sterilizimit me avull

6

Page 8: detyre kursi

SPECIALISTËT: JA CILAT JANË MBETJET E RREZIKSHME SPITALORE

Mbeturinat e infektuara, patologjike, shpuese, farmaceutike, toksike, kimike dhe radioaktive, ujin dhe tretës të infektuar. Këto jenë mbetJe spitalore të rrezikshme, të cilat kërcënojnë shëndetin e popullatës. Specialistët shpjegojnë se instrumente të mprehtë janë të gjitha sendet e infektuara apo të painfektuara që mund të shkaktojnë shpime apo prerje, duke përfshirë dhe mos u kufizuar vetëm tek aget, shiringat, bisturitë, lamat, gërshërët, tubat kapilarë dhe instrumentet e tjerë të mprehtë.

7

Page 9: detyre kursi

SARANDE (RREZIKU I MBETJEVE SPITALORE )

Te deklaruara, llogariten te pakten 1 kg mbetje spitalore ne dite nga pavijonet e spitalit civil, ndersa pranohet se materniteti “prodhon” te pakten 2 kg te tilla ne dite. Mbetjet spitalore jane te llojit: Shiringa, garza, mbetje nga operacionet, shiringat, mesatarisht 40-50 cope ne dite, kryesisht nga serumet, tabletat, kapsulat, shurupet e ndryshme etj. Ato mund te ndahen nga vet repartet me qese te ndryshme, por te gjitha perfundojne ne te njejtin kazan te mbetjeve urbane.

Hedhja dhe “bashkejetesa” e mbetjeve spitalore ne te njejtet kazane me ato urbane, eshte kthyer ne perditshmeri, bashke me rrezikun per shendetin publik, qe ato paraqesin e perhapin.

8

Page 10: detyre kursi

ELBASAN, MBETJET SPITALORE HIDHEN NE NATYRE 

 Mbetjet spitalore te Elbasanit depozitohen ne fushen e mbeturinave te qytetit. Ndonese ka nje ligj te mirepercaktuar per menaxhimin e mbetjeve spitalore dhe trajtimin vecmas te tyre, ne Elbasan ato hidhen ne natyre te hapur, prane fushes se vendepozitimit te mbeturinave urbane.

Fusha e depozitimit te mbetjeve urbane ne Elbasan eshte nje bombe ekologjike. Ajo eshte teresisht e hapur dhe mbetjet nuk trajtohen apo riciklohen dhe ne ditet pa reshje ato digjen duke krijuar nje re tymi shume toksike.

9

Page 11: detyre kursi

KORCE, MBETJET SPITALORE DO TE ASGJESOHEN 

Perpunimi dhe asgjesimi i mbetjeve spitalore ne Korce tashme nuk do te kryhet me ne ambient te hapur.

Me ndertimin e autokllaves ne spitalin rajonal te Korces ka marre fund ndotja e ambientit e shkaktuar nga djegia e mbetjeve spitalore ne terrren te hapur.

Ndertimi i autokllaves per perpunimin e mbetjeve spitalore duket se do te realizoje perpunimin dhe asgjesimin e mbetjeve te cilat jane disa here me te rrezikshme se mbetjet urbane.

10