Upload
others
View
9
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Kapitulli III
EKONOMIA E DIJES DHE FUNKSIONET E MENAXHMENTIT (PLANIFIKIMI DHE ORGANIZIMI)
Prof. Ass. Dr. Halit Shabani
MSc. Fisnik Morina PhD (c)
Pejë, 2017
• Menaxhmenti është disiplinë shoqërore zhvillimin e së cilës e nxit praktika, ndërkaq merret me studimin, analizën dhe aplikimin e aspekteve të ndryshme të menaxhmentit.
• Një numër i madh i drejtorëve ekzekutivë të korporatave të mëdha në vendet e zhvilluara me punën e vet e kanë begatuar teorinë menaxheriale.
• Teoria dhe praktika menaxheriale ndërlidhen në mënyrë kreative.
• Pronari/ndërmarrësi patjetër duhet të posedojë disa njohuri menaxheriale nëse dëshiron një afarizëm të qëndrueshëm dhe rritje të vazhdueshme.
MENAXHMENTI PËRKATËS
• Samuel C. Certo ka përcaktuar katër forma themelore të resurseve organizative e këto janë:
MENAXHMENTI PËRKATËS
• Novatorizmi është njëri prej elementeve të ekonomisë së re, përkatësisht të ekonomisë së dijes.
• Konkurrenca e korporatave bashkëkohore të mëdha e të vogla dhe e ekonomisë kombëtare bazohet në potencialet intelektuale dhe në strukturimin e tyre efikas.
• Rëndësia e lëndëve të para, e tokës dhe e pajimeve gjithnjë e më tepër po dobësohet, e kjo në rend të parë ka të bëjë me veprimtaritë shërbyese (përkatësisht industrinë) siç janë: prodhimi i softëverëve, kujdesi mjekësor, komunikimet, arsimimi, argëtimi, kontabiliteti, këshillimet juridike (avokatia) etj.
NOVATORIZMI DHE TREGU
• Në teori, por edhe në jetën e përditshme praktike, shfrytëzohet një numër i madh i përkufizimeve të ndryshme për novatorizmin.
• Këto përkufizime janë të ngjashme, por megjithatë kanë specifikat e veta.
• Novatorizmi nuk bënë të shikohet si një ngjarje e veçantë por, para së gjithash, si proces, dhe atëherë është i mundshëm aplikimi i menaxhmentit.
• Proceset novatore i nënshtrohen administrimit me ndihmën e të cilit përmirësohet efektiviteti.
• Administrimi i proceseve novatore po bëhet një funksion gjithnjë e më i rëndësishëm afarist i cili duhet të dallohet nga menaxhmenti novator.
Përkufizimi i novatorizmit
• Globalizimi është një proces dominues që e dizajnon tregun bashkëkohor ndërkombëtar, përkatësisht planetar.
• Njëkohësisht ndodhin ndryshime revolucionare në sistemin ekonomik dhe margjinalizohen parimet e prodhimit tradicional, përkatësisht masiv, kurse bëhen të rëndësishëm faktorët joprodhues.
• Elementet prodhuese siç janë kapitali dhe toka nuk janë më vendimtar për krijimin e vlerës së re të shtuar ekonomike.
• Njerëzit dhe potenciali i tyre kreativ që ndërlidhet me informata, përkatësisht me dije dhe me kohën si resurs, po konfirmohet si një fuqi e re prodhuese dhe shoqërore.
EKONOMIA E DIJES DHE NDËRMARRËSIA
• Prodhimi i dijeve të reja, përkatësisht i novacioneve, është ekskluzivisht karakteristikë e punës së njeriut.
• Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se në ekonominë e dijës kapitali dhe teknologjia kanë vlerë më të vogël se njeriu, gjë që para disa dekadave nuk ka mundur të merret me mend.
• Ndërmarrësia u dëshmua si një mjet tejet efikas për krijimin e ideve të reja, përkatësisht të novacioneve.
• Zakonisht ndërmarrësia lidhet me organizatat e vogla afariste, gjë që është kryesisht e saktë.
EKONOMIA E DIJES DHE NDËRMARRËSIA
FUNKSIONET E MENAXHMENTIT
• Planifikimi është pjesa thelbësore përbërëse e procesit të vendimmarrjes dhe administrimit në afarizëm, e kjo do të thotë se administrimi në subjektet ekonomike fillon pikërisht me këtë funksion, ngase planifikimi është një proces që mundëson realizimin e të gjitha funksioneve të tjera të menaxhmentit me qëllim të arritjes së objektivave afatshkurta dhe afatgjata.
• Planifikimi është një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe i ndërlikuar në kushtet e globalizimit dhe të hiperkonkurrencës.
PLANIFIKIMI
Procesi i planifikimit
• Menaxhmenti në subjektet ekonomike shumë shpesh nuk vëren se ekzistojnë disa lloje të planeve dhe kjo kryesisht vështirëson planifikimin efektiv.
• Klasifikimi përgjithësisht i pranuar i planeve është ai që planifikimin e ndanë:
1. në planifikimin strategjik dhe
2. në planifikimin taktik dhe operativ.
Klasifikimi i planeve
Klasifikimi i planeve
• Organizimi është funksion menaxherial i karakterit strategjik me ndihmën e të cilit menaxhmenti krijon parakushtet për realizimin e strategjisë afariste të definuar dhe formësuar.
• Në kuadër të organizimit të këtij funksioni menaxherial, menaxhmenti e dizajnon konfiguracionin organizativ, përkatësisht i projekton strukturat optimale organizative të ndërmarrësit, në bazë të të cilave do të zhvillohet strategjia afariste me ndihmën e aktiviteteve të menaxhmentit operativ, e me qëllim të realizimit sa më efikas të qëllimeve të parashtruara.
ORGANIZIMI
• Formësimi i strukturës organizative është me rëndësi për zbatimin e detyrave dhe definimin e qartë të përgjegjësive për rezultatet e ndërmarrësit.
• Funksionimi i tij shembullor nënkupton vendimmarrjen, koordinimin në të gjitha nivelet dhe vendosjen absolute të rrjeteve të komunikimit që shprehin dhe mbështesin realizimin e qëllimeve të planifikuara.
• Struktura organizative pason qëllimet e ndërmarrësit, e ato dalin nga strategjia e ndërmarrësit
Struktura organizative
• Struktura funksionale organizative - mund ta ketë formën e strukturës themelore funksionale, me një numër më të madh ose më të vogël të njësive të formuara funksionale organizative, e po ashtu, edhe formën e një strukture funksionale me orientim në procesin e punës.
• Struktura organizative divizionale - shfaqet në modalitete të ndryshme si formë e organizimit, e cila në qendër të interesimit e ka prodhimin ose shërbimin dhe si formë territoriale që e kërkon një strukturim organizativ sipas segmenteve gjeografike – të tregut.
• Forma e matricës - nënkupton unifikimin dydimensional të detyrave në të njëjtin nivel.
Llojet e strukturës organizative
• Njëra prej strukturave organizative që mundëson zbatimin efikas të ndryshimeve është organizata që mëson.
• Kjo është një strukturë e brendshme që mund të eksperimentohet me metoda të ndryshme të punës.
• Këtu marrëdhëniet janë imagjinuar në atë mënyrë që të punësuarve t’ua largojnë frikën nga risitë, përkatësisht novatorizmi.
• Në organizatën e cila mëson krijohet ekipi profesionist i cili mbledh dhe përpunon informata duke fituar njohuri të reja nga sferat e ndryshme të ngjashme.
TË MËSUARIT DHE NDRYSHIMET
DIZAJNIMI I ORGANIZIMIT
DIZAJNIMI I ORGANIZIMIT
• Menaxhimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme po bëhet një disiplinë gjithnjë e më e kërkuar.
• Vendet e vogla, për shkak të tregut të kufizuar, janë të ballafaquara me imperativin e eksportit, andaj për to është i përshtatshëm koncepti i zhvillimit i cili quhet ekonomia e vogël e hapur (small open economy) dhe bazohet në përparësitë që i ofron konkurrenca (kompettive advatages).
• Internacionalizimi i afarizmit si faza më e rëndësishme në zhvillimin e subjekteve të suksesshme ekonomike që janë të aftë të zotërojnë tregun vendor, krijon strategji për eksport, duke pasur parasysh faktin se pjesëmarrja e tashme në eksport e subjekteve të vogla dhe të mesme ekonomike në vendet e zhvilluara është 30-50%.
INTERNACIONALIZIMI, QËLLIMET DHE MUNDËSITË E LIDHSHMËRISË STRATEGJIKE
PËRFUNDIMI I KAPITULLIT TË III-të