4
Ekonomik F a k u l t e t i Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” Bordi Editorial Dr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Fatbardha Nergjoni/ Albina Haka/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose Buletini i Fakultetit Ekonomik buletiniekonomik@ uniel.edu.al Faqe 4 F akulteti Ekonomik”,të gjithë ne që zgjodhëm këtë univer- sitet por edhe ju që erdhët këtë vit mendimin e parë që kishim krijuar ishte se në këtë fakultet kemi të bëjmë vetëm me leksione, seminare, shifra, numra, ligje e cdo gjë tjetër që lid- het me degën që kemi zgjedhur për të studiuar. Për ata që sapo kanë ardhur ky mendim vazhdon të jetë akoma, por është e sigurt që do të ndryshojë ashtu sic ndryshoi për ne, sepse në Fakulte- tin Ekonomik nuk gjen vetëm leksione e seminare që janë për të aftësuar stu- dentët në profesionin që kanë zgjed- hur. .. Jeta studentore ne fakultetin tone Faqe 2 Faqe 2 FE, integrimi rajonal i ekonomise permes konferences se katert nderkombetare Nr. 12, nentor 2015 MODELI SOCIAL I SHQIPËRISË, LEKSION ME PROFESORE EKSPERTË U niversiteti konsiderohet dhe realisht është ndër hapat më të rëndësishëm që një individ hedh në jetë, pasi që në hedhjen e këtij hapi zgjedh rrugën që do të ecësh më pas.Nësë dikur ëndërronim të ishim dikushi me zgjedhjen e universitetit kemi vendosur të jemi dikushi në të ardhmen tonë. Kështu përzgjedhja e universitetit të duhur është një rrugë e sigurtë drejt të ardhmes. Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time personale. Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap e hodha me bindje dhe dëshirë të plotë. Dy vite më parë isha një maturante.. Faqe 3 Zgjodha sak- te, zgjodha FE NGA ERISELDA QOSE NGA ALBINA HAKA “Integrimi i ekonomisë rajonale në tregjet ndërkombëtare” ishte tema e konferencës së katërt ndërkom- bëtare në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit. Këtë herë i ka takuar de- partamentit të Financë-kontabilitet të udhëheqë punimet ku merrnin pjesë studiues nga disa universitete edhe nga jashtë vendit. Në përshën- detjen e rastit deputetja, ish dekane e këtij fakulteti, Evis Kushi theksoi se në fakultetin Ekonomik është krijuar tashmë një traditë mjaft e mirë në trajtimin shkencor të temave aktuale të ekonomisë. “Me shumë kënaqësi konstatoj se niveli i kësaj konference vjen në rritje si për pjesmarrësit, punimet dhe or- ganizimin. Deputjeta e Elbasanit theksoi se tashmë jemi në fazën e implementimit të ligjit të ri...

Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time per-sonale. Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time per-sonale. Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap

EkonomikF a k u l t e t i

Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Bordi EditorialDr. Altin Idrizi/ Msc. Arsim Berisha/ Dr. Shpetim Çerri/ Fatbardha Nergjoni/ Albina Haka/ Esjona Allidri/ Erisilda Qose

Buletini i Fakultetit Ekonomik

[email protected]

Faqe 4

Fakulteti Ekonomik”,të gjithë ne që zgjodhëm këtë univer-sitet por edhe ju që erdhët këtë

vit mendimin e parë që kishim krijuar ishte se në këtë fakultet kemi të bëjmë vetëm me leksione, seminare, shifra, numra, ligje e cdo gjë tjetër që lid-het me degën që kemi zgjedhur për të studiuar. Për ata që sapo kanë ardhur ky mendim vazhdon të jetë akoma, por është e sigurt që do të ndryshojë ashtu sic ndryshoi për ne, sepse në Fakulte-tin Ekonomik nuk gjen vetëm leksione e seminare që janë për të aftësuar stu-dentët në profesionin që kanë zgjed-hur. ..

Jeta studentore ne fakultetin tone

Faqe 2

Faqe 2

FE, integrimi rajonal i ekonomise permes konferences se katert nderkombetare

Nr. 12, nentor 2015

MODELI SOCIAL I SHQIPËRISË, LEKSION

ME PROFESORE EKSPERTË Universiteti konsiderohet dhe

realisht është ndër hapat më të rëndësishëm që një individ

hedh në jetë, pasi që në hedhjen e këtij hapi zgjedh rrugën që do të ecësh më pas.Nësë dikur ëndërronim të ishim dikushi me zgjedhjen e universitetit kemi vendosur të jemi dikushi në të ardhmen tonë. Kështu përzgjedhja e universitetit të duhur është një rrugë e sigurtë drejt të ardhmes. Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time personale.Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap e hodha me bindje dhe dëshirë të plotë. Dy vite më parë isha një maturante.. Faqe 3

Zgjodha sak-te, zgjodha

FE

Nga ErisElda QosENga albiNa Haka

“Integrimi i ekonomisë rajonale në tregjet ndërkombëtare” ishte tema e konferencës së katërt ndërkom-bëtare në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit. Këtë herë i ka takuar de-partamentit të Financë-kontabilitet të udhëheqë punimet ku merrnin pjesë studiues nga disa universitete edhe nga jashtë vendit. Në përshën-detjen e rastit deputetja, ish dekane e këtij fakulteti, Evis Kushi theksoi se në fakultetin Ekonomik është krijuar tashmë një traditë mjaft e mirë në trajtimin shkencor të temave aktuale të ekonomisë. “Me shumë kënaqësi konstatoj se niveli i kësaj konference vjen në rritje si për pjesmarrësit, punimet dhe or-ganizimin. Deputjeta e Elbasanit theksoi se tashmë jemi në fazën e implementimit të ligjit të ri...

Page 2: Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time per-sonale. Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap

Faqe 2 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

“Integrimi i ekonomisë rajonale në tregjet ndërkombëtare” ishte tema e konferencës së katërt ndërkombëtare në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit. Këtë herë i ka takuar departamentit të Financë-kontabilitet të udhëheqë pun-imet ku merrnin pjesë studiues nga disa universitete edhe nga jashtë ven-dit. Në përshëndetjen e rastit deputetja, ish dekane e këtij fakulteti, Evis Kushi theksoi se në fakultetin Ekonomik është krijuar tashmë një traditë mjaft e mirë në trajtimin shkencor të temave aktuale të ekonomisë. “Me shumë kënaqësi konstatoj se niveli i kësaj konference vjen në rritje si për pjes-marrësit, punimet dhe organizimin. Deputjeta e Elbasanit theksoi se tash-më jemi në fazën e implementimit të ligjit të ri për arsimin e lartë dhe sipas saj implementimi do të rrisë cilësinë. Konferencën e ka përshëndetur edhe zv-ministri i Energjisë, Ilir Bejtja. Be-jtja gjithashtu ka shprehur vlerësimet për punimet shkencore të referuara në këtë konferencë. Ndërkohë zv-rektori Jani Dode u ndal tek impakti që duhet të kenë studimet e këtij fakulteti në zhvillimin ekonomik dhe social të ra-jonit të Elbasanit. Ai përmendi faktin

se zona industriale është një mundësi e mirë për të zhvilluar konkretisht këto studime duke bashkëpunuar me minis-tritë e linjës për ta bërë më të organi-zuar dhe më atraktive për investitorët vendas dhe të huaj.Dekani i Fakultetit Altin Idrizi në fjalën e tij përshëndetëse duke përgë-zuar kolegët për punimet shkencore, u shpreh se kjo është një konferencë dinjitoze dhe që ka si qëllim që të

nxisë kërkimet shkencore në fushën e ekonomisë. Sipas tij prania e studi-uesve nga universitete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë i rrit vlerat kon-ferencës. “Ne kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë me Universitetin e Barit dhe në panel janë dy përfaqësues nga ky universitet. Po ashtu kemi për-faqësues nga Universiteti i Bratisllavës dhe nga universitete të tjera si të huaja dhe të vendit. Qëllimi ishte një konfer-

encë dinjitoze me pjesmarrës cilësorë dhe mendoj se ja kemi arritur qël-limit. Tema kryesore është integrimi në tregjet ndërkombëtare dhe në këtë këndvështrim vjen edhe bashkëpunimi rajonal për ta bërë sa më të lehtë e sa më të shpejtë këtë integrim”. Në kon-ferencë janë përzgjedhur 45 studime shkencore të fushës së ekonomisë nga pedagogë të shumë inversiteteve bren-da dhe jasht vendit.

FE, zhvillohet konferenca e 4 nderkombetare per integrimin rajonal te ekonomise

Shumë pyetje lidhur me modelin e shtetit social që po ndjek Shqipëria kanë marrë përgjigje nga shumë ek-spertë të ekonomisë të pranishëm në një leksion të hapur në Fakultetin Ekonomik të universitetit ‘’Aleksand-er Xhuvani’’ të Elbasanit. Rexhep Me-jdani, ish president, Prof. Dr. Adrian Civici, ekspert i ekonomisë, Agim Nezha ish-ambasador në BE, peda-gogë dhe studentë të FE. Në fjalën e hapjes Altin Idrizi theksoi rëndësinë e dhënies së kontributit të gjithësecilit për krijimin e modelit të shtetit social evropian. Agim Nezha, ish ambasador, tha se shteti duhet të jetë solidar dhe vetë shoqëria duhet të udhëhiqet nga pa-rimi i solidaritetit. Sipas tij shoqëritë e vendeve që duan të antarësohen në BE duhet të ndjekin shembullin e mode-leve sociale të vendeve të BE-së.Ish presidenti i Shqiperise Rexhep Meidani u shpreh se ka ardhur koha që kjo çështje t’i nënshtrohet një diskuti-mi të gjerë publik, akademik e poli-tik, pasi është emergjente të gjejmë një konsensus bindës afatgjatë mbi llojin apo tiparet fondamentale të ka-pitalizmit shqiptar, tipare që në kuad-rin e një konsensusi të qëndrueshëm politik mbi to, duhet vazhdimisht të ndërtohen e plotësohen me kujdes me

politikat e vendit ekonomiko-finan-ciare e sociale të zhvillimit.Presidenti i UET, Prof.Dr.Adrian Ci-vici, gjatë leksion-it të mbajtur në panelin e organi-zuar për modelin e

shtetit social dhe integrimin europian solli tri modele të konsoliduara të ka-pitalizmit në Europë, si dhe të modelit anglo-sakson e atij të kontinentit eu-ropian.Mes pyetjeve dhe diskutimeve ky tra-jnim përmbylli një diskutim të gjërë mbi modelin social të Shqipërisë parë përballë modeleve të suksesshme perëndimore dhe më tej.

Modeli social i Shqipërisë, leksion me ekspertë në FE

Përvec studimeve të ciklit Bachelor dhe Master pranë Universitetit të El-basanit, por edhe Fakultetit Ekono-mik, studentëve u krijohet edhe një mundësi për të studiuar në Univer-sitete të ndryshme Europiane.Kjo mundësi krijohet falë bashkëpun-imit të Universitetit të Elbasanit me projekte të ndryshme Europiane. Ndër to vlen të përmendet bashkëpunimi me projektin EUROWEB dhe projek-tin ERASMUS. Studentë të Fakultetit Ekonomik kanë pasur fatin të përfito-jnë nga këto projekte.Prej disa vitesh mbi 40 studentë të Fakultetit Ekonomik kanë përfituar bursa të plota studimi deri në 2 vjet në një nga universitetet më të mira Euro-

piane. Nga këto bursa pritet të përfito-jnë edhe dhjetra student nga Univer-siteti I Elbasanit.Edhe nga projekti EUROWEB kanë përfituar shumë student me rezultate të larta të Fakultetit Ekonomik. Ky

projekt është financuar nga Komisio-ni Europian dhe synon krijimin dhe shkëmbimin e eksperiencave midis vendeve Europiane dhe vendeve të Ballkanit Perendimor. Nëpërmjet këtij projekti studentët kanë mundësi të njihen me menyra dhe forma të ndry-shme studimi. Gjithashtu fitojnë edhe një eksperiencë më të specializuar për të qënë më të aftë e më të gatshëm për tregun e punës.Ndërkohë që studentët që janë të in-teresuar për të studiuar jashtë vendit deri në datë 22 tetor mund të aplikojnë për bursë në Universitetin e Lasit ne Rumani. Për më shumë vizitoni “Bu-letini I Fakultetit Ekonomik” në fb. Punoi: Esjona Allidri

BURSA STUDIMI NE FAKULTETIN EKONOMIK

Page 3: Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time per-sonale. Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap

Arsimi është një nga fushat më të rëndësishme të çdo shoqërie dhe të cdo sistemi. Përmes ar-simit shoqëritë kombet u trans-metojnë pjestarve të tyre dijes. Një nga problemet më të mprehta të shkollës sonë të sotme,është mosfillimi i procesit mësimor që në ditët e para. Një neglizhencë fillon në studentët e universitetit tonë për rreth dy javëve të para. Për studentët e viteve të dyta apo të treta, kjo është një gjë e ditur, pothuaj normale që ndodh çdo vit. Ndërsa për studentët që vijnë për herë të parë në fakultet, është disi e corientueshme dhe e par-regullt kjo gjë dhe nuk kanë njohuri për mësimdhënien apo orët që do të zhvillojnë. Universiteti jonë parqitet me një formë tëresore të standardeve europiane, por për një institucion ideal duhet më tepër përpjekje. Duhet pranuar që ka pasur përpjekje për të zgjidhur problemet por megjithate ato janë ende prezente të pazgjedhura. Një tjetër problematikë që para-qitet në universitetin tonë është, ftohtësia qe krijohet nga koha e sti-nës, dhe që nuk zëvëndësohet me ngrohje, për shkak të mos ndezjes së kaldajave krijohet një situatë e ftohtë dhe kushtet për të ndjekur mësimdhënien, apo mësimnxën-jen në shkollë bëhet disi e pa pranueshme nga studentët të cilët këto të fundit do të detyrohen të

mos ndjekin orët mësimore . Prob-lematikat në shkollë do të ketë gjithmonë dhe si cdo herë, do të ketë dicka që “ngec” ,por sigurisht për të zgjedhur të gjitha këto prob-leme duhet organizim maksimal i të gjithe përfaqësuesve në Univer-sitetet. PuNoi aNxHEla bogdaNi

FE, fenomeni i dy javëve të para të studimeve

Zgjodha saktë, zgjodha Fakultetin Ekonomik!Faqe 3 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

Universiteti konsiderohet dhe realisht është ndër hapat më të rëndësishëm që një individ hedh në jetë, pasi që në hedhjen e këtij hapi zgjedh rrugën që do të ecësh më pas.Nësë dikur ëndër-ronim të ishim dikushi me zgjedhjen e universitetit kemi vendosur të jemi di-kushi në të ardhmen tonë. Kështu për-zgjedhja e universitetit të duhur është një rrugë e sigurtë drejt të ardhmes. Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time per-sonale.Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap e hodha me bindje dhe dëshirë të plotë.Dy vite më parë isha një maturante e përfshirë nga ankthi i provimeve të maturës shtetërore, por e sigurt mbi qëllimin dhe synimin që i kisha ven-dosur vetes në arritjen e rezultateve maksimale në ato provime dhe një-kohësisht të arrija të isha pjesë e au-ditorëve të Fakultetit Ekonomik. Puna dhe vullneti mu shpërblyen jo vetëm në rezultatet e arritura por edhe në plotësimin e dëshirës sime mbi rrugën që kisha zgjedhur të vazhdoja, në synimin tim për të studiuar në degën Ekonomia dhe e Drejta, jo vetëm kaq por kjo gjë e arritur me maksimumin e pikëve të mundshme në këtë degë.Ka qënë gjithmonë ëndrra ime të stu-dioja të drejtën dhe deri diku më ka shoqëruar dilema Fakulteti i Drejtesisë apo Fakulteti i Ekonomise, në kushtet kur në të dy fakultetet plotësoja pikët maksimale. Unë zgjodha t’i qëndroja besnike qytetit tim Elbasanit dhe ti jap vetes mundësinë e dy dyerve të hapu-ra, atë të së drejtës dhe atë të profilit të ekonomisë. Por lind pyetja nëse rezultova e kënaqur apo e zhgënjyer nga kjo zgjedhje? Sigurisht që qëndroj tek e para në shumë aresye dhe aspekte. Pikë së pari arrita të plotësoj synimin për të qënë pjesë e auditorëve të Fakultetit Ekonomik. Arrita të kem privilegjin për të marrë formimin e duhur nga një staf pedagogësh të asociuar dhe të shkëlqyer në profilet përkatëse. Që në ditët dhe orët e para të jetës Përkun-drazi brenda një viti universitar kam qenë dëshmitare e një sërë aktivitetesh të zhvilluara në ambjentet e fakultetit . Leksione të hapura , takime me per-sonalitete të fushave të ndryshme na kane ndihmuar në zgjerimin e hori-zontit dhe të qartësimit që në hapat e para të vizionit për të ardhmen tonë profesionale. Aktivitetet sportive e kulturore e formuese në mbështetje të studentëve na bëjnë të reduktojmë disi ankthin dhe stresin e ngarkesës studi-more.Janë pikërisht këto disa prej shumë arsyeve pse unë sot pas përfundimi të një viti të mbarë akademik dhe në fil-lim të vitit të dytë,që shpresoj të jetë

akoma më i mbarë sa i pari , them me bindje të plotë :UNE ZGJODHA SAKTE , ZGJODHA FAKULTETIN EKONOMIK...sime studentore u ballafaqova më një realitet dhe imazh krejt ndryshe nga ai i krijuar mbi këtë fakultet, si një fakultet tejet i vështirë për tu arritur dhe me një rreptësi mbi të zakonsh-

men nga ana e pedagogëve. Konsta-tova që ky imazh i krijuar si “legjende urbane” nuk ishte aspak i vërtetë, pasi u gjenda jo vetëm përpara një stafi tejet të kualifikuar, por mbi të gjitha të njerëzishëm, me etikë e norma dhe mjaft suportiv. Jam krenare që jam studente e këtyre pedagogëve aq të obliguar në detyrën e tyre për të dhënë

maksimumin kundrejt secilit prej nesh edhe pse jo gjithmonë puna dhe mundi i shpërblehet. Nëse dy vite më parë isha në ankthin e provimeve të matures shtetërore, tashmë gjendem në fillimin e vitit të dytë pas një eksperience sezonesh provimesh të vitit të parë. Nuk mund të them që e kalova me pak ankth sprovën e parë, por që e them me bind-je se e kalova me sukses, thonë që fil-limi i mbarë gjysma e punës, prandaj me vullnet e përgatitje mendoj që do ta kaloj po me aq sukses edhe këtë sezon të dytë të provimeve.Një tjetër aspekt që e bën të vecantë Fakultetin Ekonomik dhe faktin e të qënit student në të është se ai nuk përbën thjesht një institucion arsimor ku zhvillohen në monotoni leksione, seminare, kolegiume apo provime por shume me teper se kaq. Punoi: AlbinA HAkA

“Rinia” është një organizim me studentët dhe për studentët. Bashkimi dhe organizimi nën një emër, organizata studentore “Rinia” erdhi me qëllim për krijimin e aktiviteteve shoqërore, artistike e sportive, por edhe si një organizatë ku të diskuto-jmë rreth çështjeve të ndryshme, të evidentojmë dhe sinjalizo-jmë problematika, të japim ide rreth përmirësimit të situatave, të kërkojmë atë që Ligji për Arsimin, Statuti i Universitetit dhe Rregullorja e Fakultetit zotohen të na japin. Qëllimi është që gjithësecili që do bashkohet dhe do bëhet pjesë e kësaj organizate të ndjehet i vleresuar dhe zeri i tij të dëgjohet. Kjo synohet të arrihet ndermjet disa parimeve të rendësishme si zgjedhja, transparenca, i barazisë dhe i lirisë së shprehjes së mendimit. Synimi është dëgjimi i zerit të studentëve dhe permiresimi i kushteve akademike, administrative dhe infrastrukturore dhe të jetes komunitare studentore në Fakultetin Ekonomik. Kolegë ju ftojmë të merrni pjesë në organizaten tonë duke ju bashkangjitur grupit Organizata Studentore “Rinia”.

Behuni pjese e organizatës studentore “Rinia”

Page 4: Ekonomik F a k u l t e t i - uniel.edu.al · Këtë e them me bindje të plotë duke u mbështetur në eksperiencën time per-sonale. Unë zgjodha Fakultetin Ekonomik dhe këtë hap

Faqe 7 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” ElbasanFaqe 7 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”Faqe 6 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani” ElbasanFaqe 4 Buletini Informativ i Fakultetit Ekonomik, UE “A.Xhuvani”

“Fakulteti Ekonomik”,të gjithë ne që zgjodhëm këtë universitet por edhe ju që erdhët këtë vit mendimin e parë që kishim krijuar ishte se në këtë fakultet kemi të bëjmë vetëm me leksione, seminare, shifra, numra, ligje e cdo gjë tjetër që lidhet me degën që kemi zgjedhur për të studiuar. Për ata që sapo kanë ardhur ky mendim vazh-don të jetë akoma, por është e sigurt që do të ndryshojë ashtu sic ndryshoi për ne, sepse në Fakultetin Ekonomik nuk gjen vetëm leksione e seminare që janë për të aftësuar studentët në profe-sionin që kanë zgjedhur. Në këtë Fakultet organizohen edhe aktivitete të ndryshme për të shkëpu-tur studentët nga rutina e përditshme. Por këto aktivitete qoftë sportive qoftë kulturore gjithmonë janë në shërbim të studentëve. Aktivitete të ndryshme janë bëre per shmbull ne vitin e kaluar ku mund të përmendim aktivitete spor-tive si: Kampionati i shahut apo edhe Turneu Sportiv “Kampionati i Kalce-tos” i organizuar midis studentëve të degëve të ndryshme. Aktivitete qe me shume gjasa do te zhvillohen edhe per kete vit akademik.Kampionati i Shahut ka nxjerë në pah talentin e shumë studentëve që nuk e dinin që e kishin. Por ndërkohë që

studenti fitues ka marrë një shpërblim simbolik në mënyrë që të vlerësohej për vullnetin dhe aftësitë që kishte treguar në këtë kampionat. Të njëjtën gjë mund të themi edhe për studentët që kanë marë pjesë në Turneun “FE Kalceto” 2014 – 2015. Skuadra kam-pione që ishte ajo e Administrim Bi-znesit mori një shpërblim për fitoren e saj, por edhe për të rritur kënaqësinë dhe dëshirën te studentët për të marë pjesë në aktivitete të tilla që organizon Fakulteti Ekonomik.Një aktivitet tjetër që edhe ju mund të keni marë pjesë është ai i Ditëve të Hapura ose Open Day në Fakultetin Ekonomik. Gjatë këtij organizimi u aktivizuan edhe shumë studentë që të tregonin përvojat e tyre por edhe atë se cfarë ofron FE. Kjo gjë ishte një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata nxënës mturantë që ishin në dilemë për zgjedhjen e Universitetit, e që sot janë student të Fakultetit Ekonomik.Mund të përmendim edhe Buletinin Informativ të Fakultetit Ekonomik i cili nuk është një aktivitet, por është një mundësi shumë e mirë që ju të shprehni mendimin tuaj në krijime të ndryshme ku mund të keni talent. Nëpërmjet këtij Buletini ju jo vetëm që mund të informoheni por edhe

mund të aktivizoheni për të shkruajtur artikuj të ndryshëm.Të gjitha këto aktivitete janë re-alizuar ndër vite dhe shpresojmë që me vullnetin e të gjithë studentëve të Fakultetit Ekonomik të realizohen edhe gjatë këtij viti. Në këtë mënyrë të gjithë studentët e sapo ardhur do të

vertetojnë që FE nuk është ashtu sic kanë menduar, por që ky fakultet ofron më të mirën për studentët e tij. Dhe si përfundim duhet thënë që organizimet sportive, kulturore dhe ato me karak-ter profesional bëhen për një arsye të vetme që studentët të njihen me tregun e punes dhe atë se cka i ofron ai.

Jeta studentore ne Fakultetin Ekonomik

Punoi: Erisilda Qose