60

EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit
Page 2: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Më 17 gusht në hapësirat e Muzeut Ushtarak në Shkup ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në mënyrë solemne

hapi ekspozitën muzeale të titulluar si: “25 vjet Armata e Republikës së Maqedonisë”, të organizuar me rastin e 18 gushtit – Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë, jubile 25 vjet nga formimi i ARM-së.Historia dëshmon për të gjitha fazat e zhvillimit, për të gjitha sukseset, për angazhimet, për të gjitha betejat e hapura në të gjitha sferat e ekzistimit të saj, të cilat ARM-ja i zhvilloi jashtëzakonisht shkathët dhe me saktësi përgjatë 25 viteve të kaluara. Që nga themelimi i saj, e deri më sot ARM-ja evaluoi në mënyrë racionale dhe materiali tërësishëm biografik që e le, do të ngel si lëndë për analizë e të gjithë historianëve ushtarak, e teoriticientëve dhe e veprimtarëve të kohës. Fotografitë pasqyrojnë materiale që do të ngelin si dëshmi të përjetshme për këtë çerek shekull nga formimi i ARM-së. Në këto fotografi shfaqen aktivitetet e shumta të ARM-së , ndërsa në ekspozitën e Muzeut Ushtarak, fotografitë më mbreslënëse janë rradhitur në mënyrë kronologjike sipas viteve dhe ngjarjeve. Një numër i madh i tyre dëshmojnë për entuziazmi, përkushtimin dhe dëshirën për krijimin e një Armate e cila sot paraqet forcë respektibile ushtarake , paraqet partnere të fuqishme të Armatave tjera të fuqishme të NATO-s, pjesëmarrëse në një numër të madh misionesh paqësore, e shpërblyer brenda dhe jashtë vendit,

në tërë botën. Përveç fotografive, vizitorët patën mundësi të shohin edhe një pjesë të pajisjeve dhe armatimit që e posedon dhe e ka poseduar Armata e Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës së kaluar. Ne ekspozitën në Muzeun Ushtarak morrën pjesë kryetari i Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi, ministri i kulturës, Robert Allagjozovski, shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-kolonel Metodija Veliçkovski, një numër i madh i përfaqësuesve të korit diplomatik, si dhe persona civil dhe të uniformuar të ARM-së dhe MM-së.Ministrja Shekerinska në fjalën e saj shprehu mirënjohje për organizimin e kësaj ekspozite, duke theksuar rëndësinë e së njejtës si një dëshmi kurrorzuese rreth zhvillimit dhe ndërtimit të Armatës, duke shtuar edhe segmentet e të gjitha

drejtimeve të zhvillimit të saj, njëherit duke folur edhe për rolin e saj vendimtar që sot ajo e ka si shtyllë e shoqërisë. Ministrja Shekerinska foli edhe për sukseset që Armata i ka korrur në planin e jashtëm, aktive në të gjitha pikat e kërkuara prej saj, por edhe për rolin dhe rëndësinë e saj në kuadër të shoqërisë sonë. Drejtori i Muzeut Ushtarak dr. Aleksandar Stojçev theksoi se kjo është një mundësi e mirë që historia të shihet në mënyrë të drejtpërdrejtë, ndërsa tek të pranishmit dëshira për t’u parë fotografitë unikale, pajisjet, armatimi, ishte me të vërtetë e madhe.

Мitko Vasilevski

EKSPOZITË për nder të 25 vjetorit të ARM-SË

Page 3: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

3

Info

Në vujën e parë Solemnisht shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë

Intervistë25 vjet vazhdimësi dhe autoritet në vend dhe jashtë tij

Promovim„Gjeneralët ushtarak të Maqedonisë 1943-2017“

24 orëArmata e Republikës së Maqedonisë me sukses ballafaqohet me zjarret

AnalizëBE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016

24 orë„Dragoon Guardian 17“Nivel i lartë i ndërveprimit

GlobalMbrojtje dhe shpëtim në OKB Armatim„ZBD 09 Snow Leopard“Transportuesi blindues kinez

Armatim„Wiesel 2 LePzMrs 120 mm“

Armatim„Arrow“ Sistem raketor amerikano-izraelit i vargut të gjatë

Përgjatë historisë së ARM-sëShefat e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së Gjeneral-kolonel Dragolub Bocinov

Film„Bashkëshortja e drejtorit të kopshtit zoologjik“

6

8

5

1620

40

50

52

54

13

28

45

56

përmbajt jaMBUROJA viti IX numri 95 shtator 2017

Page 4: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë

Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Biljana Ivanova

(redaktimi grafik, ballina)Umit Redzepi

(redaktorë teknik), Mitko Vasilevski

(gazetar), Kristina Ilievska

(gazetare), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe) Aleksandar Atanasov

(fotograf)

Shtyp: „DATAPONS“

Shkup

4

А rmata e Republikës së Maqedonisë shënoi Jubileun – 25 vjetorin e formimit të saj. Me

krenari ishim pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet të cilat u zhvulluan për hir të këtij jubileu të shënuar. Jo vetëm në Ditën e Armatës – 18 gusht, por edhe përgjatë tërë këtij viti jubilar, shpesh herë i përkujtojmë ngjarjet të cilat e shënuan fillimin e krijimit të një armate të re e cila për këto 25 vite fitoi një imazh të veçantë në vendin tonë dhe jashtë kufijëve të tij.Në këtë numër të revistës “Mburoja” do t’ju shpalosim pjesë të atmosferës e cila mbretëroi gjatë solemnitetit qëndror i cili u mbajt në stadiumin ushtarak në orët e mbrëmjes të 18 gushtit. Gjithashtu, ju informojmë edhe për të gjitha aktivitetet tjera të cilat u zhvilluan me rastin e jubileut të Armatës. Në këtë numër të revistës sonë, përmes një bisede me ministrin e parë të mbrojtjes, prof. dr. Trajan Gocevski, do t’ju rikujtojmë kushtet në të cilat u formua ARM-ja në vitin e largët 1992 dhe në të gjitha sfidat me të cilat ballafaqoheshim gjatë periudhës së pavarëisë së Republikës së Maqedonisë si shtet i pavarur dhe sovran në zemër të Ballkanit, ku në atë kohë ndizeshin luftrat, shfaqeshin dëshirat historike të ndarjes, dëshirat për shtete dhe territore të mëdha. Fillimet me të vërtetë kanë qenë të vështira dhe të pasigurta, por i’a dolëm t’i tejkalojmë të gjitha problemet

fillestare dhe kështu të formojmë Armatë. Në këtë bisedë do të ndalemi në të gjitha fazat dhe transformimet që ndodhën në kuadër të Armatës për këto 25 vite. Ndërsa, pas 25 viteve mund të konstatojmë se ia dolëm që t’i tejkalojmë të gjitha sfidat, ia dolëm që të kemi shtetin tonë e cila ka një armatë që garanton integritetin dhe sovranitetin e saj. E jo vetëm kaq, ia dolëm që të krijojmë armatë e cila nivelin më të lartë të besimit të popullit, armatë e cila është partnere e dëshiruar në bashkëveprim jashtë kufijëve të vendit, armatë e cila posedon profesionistë të lartëmotivuar të cilët me gjithë mundin e tyre përpiqen të kontribuojnë në arritjen e realizimit të vizionit të përbashkët për anëtarsimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe në BE. Në këtë numër, ne do të ndalemi edhe te një pjesë e pikëpamjeve të kryetarit të vendit, njëherit edhe komandant suprem i Armatës, Gjorgje Ivanov dhe të ministres së mbrojtjes, Radmilla Shekerinska të cilët iu drejtuan opinionit në solemnitetin qëndror me rastin e Ditës së Armatës dhe të cilët folën edhe për të ardhmen, për nevojën e përshpejtimit të procesit reformues për integrimin e tërësishëm në të cilin Armata me aktivitetet e saj, pa dyshim se do të ketë impuls pozitiv.

Dr. Zhanet Ristoska

Јubile

Çmimi i një kopjeje është 50 denarëAbonimi vjetor 600 denarë

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup, Republika e Maqedonisë

Теlefon: 02 3128 276www.morm.gov.mk; E-mail: [email protected]

xhiro- llog 05001001 1678720(thirrje në numrin: 725939-10)

numri tataimor: 4030990271748ТС 100000000063095

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë

Botohet një herë në muaj

Page 5: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

5

Info

Pranë Komandës për Trajnim dhe Doktrina në gazer-mën “Alekso Demnievski-Bauman” në Veles, tradicio-

nalisht në mënyrë solemne u shënua 18 gushti Dita dhe ditëlindja e 25 e ARM-së. Të pranishmive me këtë rast iu drejtua komandanti i KTD-së, koloneli Ljubenço Petrovski. Ai e përmendi malin historik Sllavej ku më 18 gusht të vitit 1943 u formua batalioni i parë “Mirçe Acev”, si njësi e parë e rregullt e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Maqe-donisë dhe kjo ditë shënohet si Dita e ARM-së. Ai theksoi se ARM-ja në të gjitha këto 25 vite vazhdimisht rritet dhe zhvillohet në një armatë moderne. “ARM-ja është shtyllë e shtetësisë e cila i mbron kufijtë dhe sovranitetin e ven-dit. ARM-ja hapëron me krenari në rrugën e saj, duke e realizuar detyrën e saj në mënyrë të përkryer, e ajo është mbrojtja e integritetit territorial dhe sovranitetin e vendit”, potencoi koloneli Petrovksi. Në solemnitetin e sotëm në përputhje me urdhërin e dhënë nga ana e shefit të SHP të ARM-së dhe komandantit të KTD, të avancuar në grada më të larta të ARM-së, të shpërblyer dhe me mirënjohje u bënë pesëmbëdhjetë pjesëtarë të ARM-së.

А.D.

Njësitë e garnizonit të Kumanovës pranë gazermës “Boro Menkov” në Kumanovë, me anë të solemnitetit ushtarak

e shënuan 18 gushtin, Ditën e ARM-së. Me rastin e 25 vjetorit të formimit të ARM-së, në përputhje me Rregulloren e protokollit ushtarak u realizuan një sërë aktivitetetesh, intonim i himnit shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe himnit të ARM-së, nderimin e të rënëve për lirinë e Maqedonisë, pjesëtarët e ndjerë të ARM-së, urim i festës, fjalë rasti, leximin e masave stimuluese dhe urdhëra për avancim të eprorëve, dekorime, shpërblime dhe mirënjohje. Komandanti i Komandës së Bashkuar Operative (KBO), gjenerali i brigadave Zoran Mileski duke e uruar festën, mes tjerash theksoi “ARM-ja sot shënon 25 vjetorin e saj, këto janë vite të sakrificës, synimeve dëshirave, njohurive, aftësive dhe guximit. 25 vjet punë e vazhdueshme me shumë sfiada, 25 vite të skalitura në jetën dhe karrirën profesionale të gjeneratave të oficerëve, nënoficerëve dhe ushtarëve”. Pas përfundimit të pjesës zyrtare të jubileut u organizuar një TT përmbledhje e pajisjeve dhe armatimit të cilin e posedon njësia. Në këtë solemnitet ishin të ftuar dhe të pranishëm përfaqësues të administratës shtetërore, institucioneve publike, përfaqësues të njësive të vetëqeverisjes lokale në zonën e përgjegjësisë, si dhe persona juridik dhe fizik me të cilët bashkëpunon ARM-ja.

Me solemnitet ushtarak u shënua Jubileu 25 vjet ARM

Në gazermën e Velesit solemnisht u shënua Dita e ARM-së

Në kuadëër të aktiviteteve të shënimit të jubileut 25 vite ARM, Orkestra Ushtarake e ARM-së mbajti koncert me muzikë

ushtarake në Shtëpinë e ARM-së në Shkup. Si shumë herë më parë, ashtu edhe kësaj rradhe Orkestra Ushtarake nga përbërja e Batalionit të Nderit interpretoi kompozicione të autorëve të njohur vendas dhe të huaj, por edhe marshe tjera origjinale, të cilat ishin edhe në kuadër të konkursit të shpallur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Orkestra Ushtarake përpos interpretimit të marsheve ushtarake që patën karater garues dhe në mesin e të cilave u përzgjodhën disa kompozime fituese, realizoi edhe disa marshe nga kompozitorë të njohur botëror. Orkestra Ushtarake gjatë gjithë kësaj periudhe, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale disa herë me rradhë realizon një sërë koncertesh nëpër tërë Repub-likën e Maqedonisë, si dhe disa koncerte të veta në kryeqytetin e Maqedonisë. Gjatë vitit të kaluar u realizuan disa koncerte edhe në Bosnje e Hercegovinë, Serbi, Bullgari, ku me dinjitet dhe në mënyrën më të mirë e përfaqësuan Armatën e Republikës së Maqedonisë edhe në planin ndërkombëtar.

Koncert me rastin e 25 vjetorit të ARM-së

Page 6: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

6

Stadiumi Ushtarak në Shkup ishte vendi në të cilin u shënua manifestimi qëndror i shënimit të 18 Gushtit – Ditës së Armatës

së Republikës së Maqedonisë, e cila siv-jet shënon 25 vjetorin e formimit të saj që nga viti 1992. Në mbrëmjen e 18 gushtit në stadium arritën përfaqësuesit më të lartë të shtetit, mes të cilëve edhe kryet-ari i R. së Maqedonisë dhe komandanti suprem i ARM-së, Gjorge Ivanov, kryetari i Kuvendit të R. së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, përfaqësues të korit diplomatik në RM, por edhe një numër i qytetarëve, të cilët me familjet e tyre dëshironin të jenë pjesë e manifestimit për Ditën e Armatës. Kryetari Ivanov në fjalën e tij në kuptim konceptiv ARM-në e definoi si shtyllë kyçe në sistemin e pushtetit shtetëror duke folur për polivalencën e saj, për mundësinë e pjesëmarrjes në situ-atat me përgjegjësi më të madhe dhe të shfrytëzohet për çdo lloj situate të jashtëzakonshme të cilat ndonjëherë dinë që t’a cënojnë brendësinë e shtetit në aspektin njerëzor dhe në atë mate-rialo pronësor. Ministrja e mbrojtjes së

Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska në fjalën e saj në mënyrë retrospective përmendi fillimet e krijimit të ARM-së, të gjitha fazat e zhvillimit të saj si specifika të veçanta, si dhe karakterin multietnik si argument ven-dimtar për efikasitetitn e plotë të funk-sionimit të saj. “Konsenzusi i gjerë rreth NATO-s nuk është floskulë, nuk është mit për një siguri absolute dhe të përher-shme. Qytetarët e Maqedonisë botën e shohin përreth tyre. Ata vështrojnë dhe konkludojnë, përmes shembujve vetanak, nga përvojat e tyre se shtetet që janë pjesë e NATO-s janë më të sigurta, janë me më tepër investime dhe rritje eko-nomike” – potencoi ministrja Shekerin-ska, duke sqaruar përfitimin nga anëtar-simin në NATO.Para manifestimit qëndror në stadiumin ushtarak në vigjile të shënimit të “25 vite ARM”, u mbajt stërvitje tekniko-taktike në të cilën pati mundësi të shihen pjesë të pajisjeve të ARM-së. Ndërsa në qiellin e Shkupit gjatë ditës së solemnitetit flu-turonte helikopter ushtarak me pjesëtarë të njësive speciale të cilët e valonin flamurin e R. së Maqedonisë. Pas pjesës zyrtare të solemnitetit, në stadium pati edhe program muzikor zbavitës të cilët i

prinin “dj” të njohur të cilët ia dolën që të kthejnë vëmendjen e të gjithë të pranish-mive të cilët në fund u ndanë jashtëza-konisht të kënaqur.Në mëngjesin e 18 gushtit në platonë para Shtabit të Përgjithshëm dhe të Min-istrisë së Mbrojtjes u zhvilluar rreshtim i një pjese të pjesëtarëve të ARM-së dhe në praninë e të punësuarve të MM-së dhe ARM-së në mënyrë solemne u shënua jubileu “25 vite ARM”. Në fillim të solemnitetit, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Metodija

Solemnisht shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë

Në vujën e parë

Më 18 Gusht ARM-ja shënoi 25 vjetorin e saj. Një çerek shekulli shtyllë kryesore e vendit tonë,

garancë e mbijetesës dhe paqes sonë

Page 7: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

7

Veliçkovski vendosën kurrora me lule të freskëta para pllakës përkujtimore para luftëtarëve të rënë në vitin 2001. Në këtë solemnitet u lexuan urdhërat për avancimin e eprorëve dhe u ndanë mirënjohje, shpërblime dhe shenja për kontributin dhe për zhvillimin e MM-së dhe ARM-së. Për nder të shënimit të ditës së ARM-së, delegacione nga Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë vendosën kurrora me lule të freskëta para për-mendores pranë varrezave partizane, si dhe pranë varreve t ëish kryetarëve dhe komandantëve suprem, Boris Trajkovski dhe Kiro Gligorov, si dhe pranë varrit të gjeneralit Mihajllo Apostollski. Për nder të kësaj dite të madhe – për nder të ditëlindjes së ARM-së, në të gjitha garnizonet nëpër tërë vendin u mbajtën solemnitete dhe festime edhe në format më të zgjeruar të cilin qysh më herët e paralajmëruan këtë ditë në të cilën u zhvilluan edhe aktivitete të shumta sportive, gara, aksione për dhënien e gjakut, si dhe një sërë ngjarje të tjera të cilat e pasuruan portfolio e Armatës me përmbajtje të reja të cilat do të ngelin të arkivuara. Orkestra Ushtarake e Batalionit të

Nderit në vigjile të jubileut të madh “25 vite Armatë e Republikës së Maqe-donisë” mbajti koncert solemn në Shtëpinë e Armatës në Shkup. Shumë të pranishëm patën mundësi të vizitojnë ekspozitën muzeale me temë: “25 vite ARM”. Ndërsa një ditë para manifestimit qëndror, përfaqësuesit e mediave ishin të ftuar në kazermën “Ilinden” në një ambient të përshtatshëm për një bisedë joformale me ministren e mbrojtjes Rad-milla Shekerinska dhe me shefin e SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Meto-dija Velickovskin që t’i ndajnë mendimet dhe pyetjet në fushën e mbrojtjes dhe të gjithë atë që kishin përgaditur për nder

të jubileut të Armatës së Republikës së Maqedonisë.Ky me të vërtetë qe një jubile i rëndë-sishëm – jubile i cili rrëfen një tregim unikal i cili përmban disa faza dhe ngjarje të cilat nuk ishin te lehta për t’i tejkaluar. Dhe për këtë shkak, me krenari mund të konkludojmë se sot Republika e Maqedonisë posedon forcat e armatosura të saj të cilat në hartën e fuqishme e më te gjerë kontinentale, rajonale dhe gjeopolitike, e garantojnë tërësinë shtetërore dhe paralajmërojnë fitore ndërkombëtare për vendin në aspiratat e fuqishme të saj që më në fund të gjendet aty ku e ka vendin, në

familjen e madhe të popujve eu-roatlantik. Në këtë drejtim, të gjitha autoritetet përkatëse gjithnjë duhet të kujdesen për modernizimin e saj dhe për një standard të mirfilltë për pjesëtarët e saj. Të ruash vendin për 25 vite dhe të jesh rojtar lojal i saj nuk është aspak e lehtë.E gëzofshim Ditën e Armatës sonë – Armatës së Republikës së Maqe-donisë !

Мitko Vasilevski

Solemnisht shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë

Page 8: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

8

Intervistë

Për t’u realizuar një projekt i këtillë kompleks si që është formim i Armatës së një vendi kërkon shumë njohuri,

resurse dhe shumë kohë. Cilat ishin parakushtet dhe me cilat mjete dispo-nonit kur filloi formimi i ARM-së?Në mënyrë që R. e Maqedonisë të funksiononte si shtet i pavarur dhe sovran, veç tjerash, nevojitej që ajo të zgjidh edhe disa çështje të rëndë-sishme në fushën e mbrojtjes, si që ishin shtrirja e sovranitetit në tërë ter-ritorin, përcaktimin e territorit përmes demarkacionit dhe kufijve të pranuar ndërkombëtarisht, formimin e ushtrisë si garancë e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit, të tejkalohet situata e shtetit sovran me ushtri të huaj, anëtarsim në OKB,

anëtarsim në NATO, BE, e të tjera. Detyra këto shumë komplekse. Kushtet në të cilat duhej të realizoheshin këto çështje komplekse, ishin gjithashtu të ndërlikuara dhe të paparashikueshme. Shpallëm pavarësinë e vendit, ndërsa në territorin tonë ende ishte prezente një ushtri e fuqishme, të cilën ne me kushtetutë e shpallëm si ushtri të huaj, por realisht e njejta për 4-5 orë kishte mundësi që tërësisht të na okupojë dhe shtetin t’a vendosë nën administrimin e saj. Ende nuk kishim bazë ligjore për formimin e një armate vetaneke, e në këtë kontekst, secili organizim ushtarak në Maqedoni, deri në sjelljen e ligjit për mbrojtje më 14 shkurt 1992 do të merrej si formim të formacioneve paraushta-rake dhe do të paraqiste cak legjitim i APJ-së, që do të thotë se në Maqedoni

25 vjet vazhdimësi dhe autoritet në vend dhe jashtë tij

Page 9: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

9

do të mund të kishim një luftë. Ekzistonin mosmarrëveshje në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes për t’i respektuar vendimet e Qeverisë për pavarësimin në fushën e mbrojtjes së R. Maqedonisë. 16 000 re-grutë u dërguan në APJ pas miratimit të vendimit nga ana e Qeverisë që kjo gjë të ndalojë, gjë që kishte të bëjë me një absurd. Filluan të bien qytetarë të R. së Maqedonisë nëpër vatrat e luftës nëpër Jugosllavi. U shfaq idea për sulme ndaj APJ-së dhe për gjak-derdhje në mënyrë që të pranohet shtetësia dhe pavarësia e ven-dit, thirrja për ndihmë deri tek vendet fqinje, si dhe disa gjëra që u proklamuan nga njerëz me provinenca partiake dhe politike. Filluan kërcënime edhe nga ana e komandave të APJ-së për një intevenim të mundshëm ushtarak ndaj Maqedonisë, si dhe kërcënim ndaj udhëheqësisë së posazgjedhur të ven-dit, ndaj presidentit dhe qeverisë. Trysnia për hapjen e një fronti jugor bëhej gjithnjë e më e madhe. Filluan stërvitje ushtarake në kufijtë e vendit, ndërsa luhej edhe në kartën e ndarjes së Maqedonsië. Njëkohësisht lindin edhe ide për formimin e armatës sekrete kombëtare shqiptare, ndërsa në disa qarqe maqedone edhe idea për formimin e gardës kombëtare maqedone, e jo ARM-së. Të gjitha këto ngjarje ishin tejet të rrezikshme dhe të paparashikueshme, para se gjithash të dëmshme gjatë pro-cesit të formimit të ARM-së. Me përpjekje të fundit, me qëndrueshmëri dhe me bisedime të cilat zgjatën me ditë të tëra, ia dolëm që në mënyrë të qetë t’i tejkalo-jmë këto ngjarje dhe në këtë mënyrë t’i krijojmë kushtet minimale për formimin e ARM-së, për të cilën ndihem krenar.

Në bazë të cilave parashikime filloi formimi i ARM-së ? Duke hedhur një vështrim konceptual, ARM-ja filloi të formohet në bazë të tre qëndrimeve kyçe konceptuale të cilat i formuluam në atë kohë me shumë turbullira, e ato ishin krijimi i një armate operative, të vogël, mobile dhe e armato-

sur mirëfilli, duke i angazhuar kështu të gjitha resurset që kishim në dispozicion, në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial dhe gjithsesi përfshirjen e sistemeve kolektive të sigurisë, para se gjithash në OKB dhe në saje të anëtarsimit të barabartë në NATO si përcaktim afatgjatë për garancë të stabilitetit tonë. Sa i përket strukturës së sistemit të mbrojtjes së R. së Maqedo-nisë, në atë kohë unë propozova, dhe ky

propozim u pranua, ku pati tre shtylla krye-sore në të cilat do të mbështetet mbrojtja e vendit edhe atë: mbro-jtje e armatosur, e cila nënkuptonte formimin e forcave të rregullta të Armatës së Repub-likës së Maqedonisë, mbrojtja civile, e cila nënkuptonte formimin e një sektori përkatës pranë Ministrisë së Mbrojtjes për anëtar-sim në NATO si një proces afatgjatë dhe interes i vendit dhe politikës sonë të sig-urisë kombëtare. Parë në aspektin e forma-cionit, u përcaktuam për qajen e korpu-seve, duke formuar tre korpuse, atë të Shku-pit, të Kumanovës dhe të Manastirit, të cilat përmbusheshin nga ana e përbërjes aktive dhe rezerve të Armatës. Kjo qasje hasi në pika kritike nga disa individë si jo-racionale, si e papër-

shtatshme, etj, por më shumë prekem kur thuhet se njerëzit të cilët e bënë këtë formacion nuk kanë qenë profesionistë, etj, që kuptohet se nuk është e saktë. Në fakt, ky formacion i parë i ARM-së u bë në kushte dhe në një kohë tjetër, kohë e cila ishte me shumë rreziqe, kohë për të cilën fola pak më lartë. Sa i përket profesionalizmit, atë e bëmë të gjithë ne nga Ministria e Mbrojtje, deri te MT dhe oficerët maqedonas të APJ-së. Ata ishin oficerët tanë më profesional, por gjithsesi kushtet dhe koha dërgonin deri në zgjid-hje. Praktikisht, ARM-ja u formua nga MT si ushtrie rezerve e deri atëhershme dhe nga kuadri i oficerëve të APJ-së. Mendoj se nuk pati zgjidhje tjetë, pasi që nuk ishte aspak e mundur të anashkalo-hen njerëzit e MT-së, të cilët së bashku me pjesëtarët e MPB-së ndërrmorën të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet deri

Armata e Republikës së Maqedonisë shënoi 25 vjetorin e formimit të

saj. Profesori universitar dr. Trajan Gocevski me këtë rast fitoi Plaketën e ARM-së, si ministër i parë i mbrojtjes, nën

udhëheqjen e të cilit edhe u formua armata jonë.

Kjo ishte arsya që në këtë numër të “Mburojës”

përmes një bisede me prof. dr. Trajan Gocevskin të shpalosim fakte rreth

formimit, arritjet dhe rreth së ardhmes së

Armatës së Republikës së Maqedonisë

„Nga 28 marsi 1992 Republika e Maqedonisë

shtriu sovranitetin në tërë territorin e saj. Paralelisht,

u përpunua një organizatë e re e MM-së, të cilën e kishte

edhe ARM-ja, u formua SHP i ARM-së, u miratua

formacioni i ARM-së, u plotësuan të gjitha pozitat

komanduese, punohej në mënyrë intenzive në

regrutim, me entuziazëm të madh rregulloheshin

dhe riparoheshin objektet ushtarake për pranimin

e ushtrisë, u miratua Rregullorja për shërbim

ushtarak, u rregulluan gradat, uniformat, rrogat, sigurimi penzional dhe shëndetsor. Më 14 prill në gazermën e

Ohrit u pranua regruti i parë i ARM-së”

25 vjet vazhdimësi dhe autoritet në vend dhe jashtë tij

Page 10: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

10

në formimin e Armatës, ose përndryshe nevojitej të liheshin anash oficerët maqe-donas nga ish APJ-ja. E vërtetë është se kishte edhe propozime të këtilla, të formohet garda kombëtare maqedonase, që MT të shpërbëhet, pjesëtarët maqe-donas të APJ-së të anashkalohen dhe të lihen si të pavlerë, e në këtë mënyrë të lejojmë që më se 20 000 ushtarë të vriten nëpër fronte duke mos ditur për kend dhe për çfarë.

Si zhvillohej procesi i formimit të ARM-së ?Kushtet në të cilat punonim si shtet, për formimin e Armatës sonë, ishin kom-plekse dhe të rrezikshme sa i përket jetës së të gjithëve të cilët ishim të angazhuar në këtë projekt. Investimi ishte i madh dhe nga i tërë aktiviteti ynë, varej se a do të funksionojë R. e Maqedonisë si

shtet i pavarur dhe a do të pranohej nga bashkësia ndërkombëtare. Kthim prapa nuk paramandohej. U miratua Kushtetuta mbi të cilën u krijuan parakushtet për formimin e Armatës. U ftuan të gjithë oficerët maqedonas dhe ata të naciona-liteteve tjera që të paraqiten në MM për shërbim në ARM. Sollëm Ligjin për mbro-jtje, me anë të së cilit krijuam edhe bazë ligjore për formimin e Armatës. Filluam bisedumet për largimin e APJ-së dhe në 21 shkurt u nënshkrua marrëveshja për dislokacion. Filloi procesi i largimit i cili zgjati nga data 10 deri më 27 mars 1992. U ndërmorën masat e duhura për sigurimin e kufirit në të gjitha anët. I mor-rëm të gjitha objektet ushtarake, pronën dhe pajisjet. Nga 28 marsi 1992 Maqe-donia shtriu sovranitetitn e saj përgjatë tërë territorit. Paralelisht, u përpunua organizimi i ri brenda MM-së në të cilën

u përfshi edhe ARM-ja, u formua SHP i ARM-së, u miratua formacioni ushtarak i ARM-së u plotësuan të gjitha pozicionet komanduese, punohej intenzivisht për regrutim, me entuziazëm të jashtëzakon-shëm rregulloheshin dhe riparoheshin ob-jektet ushtarake për pranimin e ushtrisë, u miratua rregullorja për shërbim ushta-rak, u vendosën gradat, uniformat, rrogat, sigurimi shëndetsor dhe ai penzional. Më 14 prill në gazermën e Orit u pranua regruti i parë i ARM-së. Më 9 maj pranë gazermës “Ilinden” ushtarët e ARM-së dhanë betimin e parë solemn dhe që nga dita e nesërme filluan të funksionojnë si ushtri e rregullt. Formimi i ARM-së për Maqedoninë paraqiste rrumbullaksimin e procesit të pavarësisë së R. e Maqedo-nisë.

Me siguri se jeni duke e ndjekur zhvillimin e ARM-së përgjatë këtyre 25 viteve. Cilat janë komentet tuaja për zhvillimin e ARM-së gjatë kësaj periudhe?Sipas meje, zhvillimi dhe avancimi i ARM-së gjatë kësaj periudhe mund kushtimisht të ndahet në 6 faza edhe atë: faza e parë, sipas meje, përfshinë periudhën e pavarësimit në fushën e mbrojtjes së R. së Maqedonisë nga 1991-1993 dhe formimit të ARM-së. Periudha e dytë deri në vitin 1995 në të cilin vit u rrumbullak-sua rregullimi i sistemit të mbrojtjes së R. së Maqedonisë dhe i ARM-së. Faza e tretë e përfshinë periudhën ne viteve 1995-1999, kjo periudhë karakterizo-het me nënshkrimin e marrëveshjes së PpP-së dhe përpilimin e planit aksional për anëtarsim në NATO. Përpos për-shtetjes së ARM-së, më 12 prill 1996

„Më 12 maj 1996 Këshilli Veriatlantik e pranoi programin

e R. së Maqedonisë në PpP, e më pas u nënshkrua edhe

Marrëveshja e SOFA-s, u pranuan qëllimet e partneritetit. Më

1997 R. e Maqedonisë u pranua në Komitetin e Planifikimit

Ushtarak, u bë edhe rishqyrtimi i kapaciteteve të ARM-së, gatishmëria, pajisshmëria, përmbushja, trajnimi dhe

ndërveprimi. U realizuan rreth 7 stërvitje të ARM-së me forcat e

NATO-s“

Page 11: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

11

Qeveria i pranoi rregullat e sjelljes nga ana e NATO-s dhe u formua shërbimi për siguri të ndërsjellë dhe për mbrojtjen e të dhënave. Më 12 maj 1996 Këshilli Veriatlantik miratoi programin e R. së Maqedonisë në PpP, e më vonë u nënsh-krua marrëveshja me SOFA-n duke u pranuar edhe qëllimet e partneritetit. Më 1997 R. e Maqedonisë bëhet anëtare e Komitetit për Planifikim Ushtarak, zhvillo-het rishqyrtimi i kapaciteteve të ARM-së, gatishmëria, niveli i trajnimit dhe ndërve-primit. Mbahen rreth 7 stërvitje të ARM-së me forcat e NATO-s. Në vitin 1998 R. e Maqedonisë vendosi që të pranojë forcat e NATO-s në territorin e saj. ARM-ja filloi me përpunimin e të gjitha dokumenteve strategjike të mbrojtjes në përputhje me instruksionet e NATO-s, si që janë Libri i Bardhë, Strategjia e Mbrojtjes, u bënë

ndryshime në ligjin për mbrojtje, etj. Faza e katërt përfshinë periudhën e përpunimit të programit vjetor kombëtar për anëtar-sim në NATO, si dhe shqyrtimit strategjik të mbrojtjes. Faza e pestë përfshinë periudhën e viteve 2004-2008 dhe gjatë kësaj periudhe është përpunuar koncepti strategjik i mbrojtjes dhe plani për imple-mentimin e tij. Kjo është periudha e stan-dardizimit të mbrojtjes dhe transformimit të ARM-së, në përputhje me NATO-n. Është miratuar strategjia e re e mbrojtjes duke e pranuar edhe modelin e PPB-së, ARM-ja dha kontributin e saj në misio-net ndërkombëtare, gjë që u përshëndet nga të gjitha anëtaret e NATO-s dhe nga SHBA-ja si mbështetëse dhe partnere strategjike. Gjatë kësaj periudhe është bërë analizë e detajizuar e resurseve të ARM-së, e sinkronizimit, dimenzioneve, efikasitetit, etj. Benifitet nga ky proces për ARM-në ishin të dukshme. U arrit një

nivel i lartë i koordinimit, përqëndrim i personelit, është vendosur një kornizë e qartë politike, misione të vërteetuara në mënyrë të saktë, detyra dhe kapacitete, etj. Në ndërkohë është bërë trans-formimi i nevojshëm i ARM-së. Faza e gjashtë përfshinë periudhën pas Samitit të Bukureshtit, pas të cilit edhe pse me një entuziazëm të reduktuar, vazhduan transformimet në drejtim të rirregullimit të shërbimit të mbrojtjes dhe sigurisë dhe të shërbimit të intelegjencës ushtarake, vazhdoi mbështetja e forcave përmes dërgimit të pjesëtarëve në misione jashtë vendit, transformimi i trajnimit dhe shkol-limit ushtarak, të shëndetësisë ushtarake, prurjen dhe vendosjen e kuadrove të reja menaxhuese, etj. Është bërë transformim i tërësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të SHP të ARM-së dhe në kuadër të vetë Armatës, si një sistem kompleks, dinamik dhe kierarkik.

Page 12: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

12

Si e vlersoni pozicionin e sotëm të ARM-së?Sot ARM-ja është e strukturuar në mënyrën më bashkëkohore dhe e përshtatur ndaj të gjitha kritereve dhe standardeve të cilat i praktikojnë vendet anëtare të NATO-s, e tra-jnuar për misione vendore dhe ndërkombëtare dhe realisht e njejta vepron si të ishte vendi pjesë e NATO-s, e i njejti ende nuk është, gjë që implikon shumë dilema dhe paqartësi gjatë real-izimit të misioneve të ARM-së. Ajo është e plotë në kuptimin e strukturës dhe for-macionit, por sipas mendimit tim kjo nuk mjafton, të paktën deri sat ë jemi pjesë e NATO-s. Pozita aktuale e përshtatur si të ishim pjesë e NATO-s, me sfidat e sigurisë të cilat janë jashtë suazave të NATO-s, si shtet na shpien drejt një poz-ite tejet komplekse të sigurisë në Ball-kan, e me këtë edhe ARM-ja vendoset në një pozitë jashtëzakonisht komplekse e cila duhet tejkaluar. Kjo është një nevojë objektive dhe reale. Njëkohësisht ARM-ja ballafaqohet edhe me probleme tjera, probleme, zgjidhja e të cilave është jashtë fuqisë dhe ingerencave të saj, si për shembull: financimi jashtazakonisht i ulët dhe jostandard i cili zgjatë shumë dhe sjell deri tek humbja e koordinimit të ARM-së, lidhur me këtë është edhe formacioni jo i plotë dhe modernizimi i ngadalësuar i ARM-së, si dhe rënia e standardit te personeli ushtarak. Nga ana tjetër, sfidat e reja të cilat ARM-ja duhet t’i tejkalojë, sa vinë e shtohen, sfida si që është kriza me refugjatët, sfidat dhe misionet e zgjeruara brenda vendit, sig-urimi i kufirit shtetëror edhe pse kjo gjë si standard i BE-së, është nën ingerencat e MPB-së, fatkeqësitë natyrore të cilat gjithnjë e më shpesh janë prezente edhe

në vendin tonë, si dhe burime tjera të cënimit të sigurisë sonë kombëtare. E gjitha kjo deri në fund i lëkund edhe ash-tu resurset modeste të llojllojshme me të cilën disponon ARM-ja. Për të mirën e të gjithë qytetarëve të R. së Maqedonisë kjo situatë duhet të ndryshojë sa më shpejtë që është e mundur.

Çfarë sipas jush duhet bërë më tutje në mënyrë që të kemi një Armatë me vazhdimësi e cila me sukses do t’i realizojë misionet e saj? Sipas bindjes time të thellë, nevojitet arritje e konsenzusit kombëtar dhe politik për nevojën e ndryshimit të kursit ndaj ARM-së. Ky kurs duhet të vendoset në baza afatgjate dhe të sigurta dhe duhet të ketë parasysh para se gjithash, mbajtjen e gatishmërisë së nevojshme të ARM-së, modernizimin e vazhdueshëm pa anulime dhe ndalesa të shumta pa i pasur parasysh marrëdhëniet politike dhe marrëdhëniet tjera në vend, të ketë financim stabil në përputhje me konkluzat e Samtit të NATO-s në Kardif, minimum 2 % nga BPV-ja. Duke pasur parasysh se kemi ngecje në zhvillimin e ARM-së, në mënyrë që t’a kompenzojmë të humburën në një periudhë mesatare, ndarja financiare për ARM-në duhet të jetë 3 % i BPV-së. Ky do të ishte hap ii parë i nevojshëm të cilin do ta ndërrmer-

te ARM-ja, për të ecur përpara – rritja e potencialit njerëzor, deri në anëtarsimin e plotë të Maqedonisë në NATO edhe atë edhe të përbërjes aktive edhe të asaj rezerve. Kupto-het, kjo duhet bërë në pajtim me vlerësimet për rreziqet e sigurisë me të cila ballafaqohet Armata dhe subjektet tjera në kuadër të sistemit të sigurisë. Ne patjetër duhet t’i vlerësojmë mirëfilli sfidat e brendshme dhe ta përgadisim Armatën edhe

për situata të këtilla. Kuptohet, këtu merret parasysh edhe pjesëmarrja e ARM-së në misionet ndërkomëbtare, nga të cilat nuk guxojmë dhe nuk duhet të heqim dore. Por, edhe për këtë nevojitet investim stabil dhe afatgjatë në pajisje dhe në trajnim të personelit. Precizim i misioneve të reja të ARM-së në planin e brendshëm ku nevojitet edhe rifreskim i dokumenteva bazë të vendit rreth këtyre çështjeve, para se gjithash e kam fjalën për strategjinë për mbrojtje të R. së Maqedonisë dhe për dokumentet tjera të cilat kanë të bëjnë me këtë. Gjithashtu, është koha për të bërë analizë se trans-formimi i mbrojtjes civile nga Ministria e Mbrojtjes është një zgjidhje racionale,

apo ai sektor duhet përsëri të jetë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Përvoja e deri-tanishme shpien drejt kësaj konkluze, se mbrojtja civile duhet t’i kthehet Ministrisë së Mbrojtjes. Zgjidhja aktuale i ndan resurset, redukton autoritetin e organeve të cilat marrin vendime në situata të caktuara dhe nuk ekziston asnjë pikë ku do të bashkoheshin edhe resurset edhe menaxhimi i tyre si njëri ndër parakush-tet për veprim efikas në sistuata dhe në gjendje të jashtëzakonshme.25 vite është një periudhe dhe një për-vojë e mirë për një analizë të thukët nga e cila do të dalin drejtimeve vijuese dhe zhvillimi i mëtejmë i Armatës sonë.

Dr. Zhanet Ristoska

„Pozita aktuale e formacionit e përshtatur sikur të ishim pjesë e NATO-s, me sfida të

sigurisë të cilat janë jashtë “çadrës” së NATO-s, si shtet na shpie në një pozitë komplekse dhe të papërshtatshme në Ballkan, e me

këtë edhe ARM-në e vendos në një pozitë jashtëzakonisht të komplikuar e cila duhet

të tejkalohet. Kjo është nevojë objektive dhe reale”

Page 13: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

13

„Gjeneralët ushtarak të Maqedonisë 1943-2017“Në promovimin solemn të monografisë

“Gjeneralët ushtarak të Maqedonisë 1943-2017” ishin të pranishëm ministrja e mbrojtjes Radmilla

Shekerinska, shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski, zëvendës shefi i SHP të ARM-së gjeneral-major Muhamet Racaj, sekretari shtetëror i MM-së Dragan Nikoliq, një numër i madh i gjeneralëve dhe ish gjeneralëve të ARM-së, si dhe shumë autoritete të larta ushtarake dhe civile. Ndikim ndaj kësaj vepre të rëndësishem dhe të vetme të kësaj fushe në kuadër të letërsisë ushtarake në R. e Maqedonisë kishin prof. dr. Marjan Dimitrijevski nga Insitituti i Historisë Kombëtare dhe prof. dr. Aleksandar Stojçev, drejtor i Muzeut Ushtarak. Në këtë monografi janë përshkruar biografi të 90 gjeneralëve të lindur në territorin e Maqedonisë së sotme. Shfaqen elemente të fuqishme biografike të denjë për gradat e gjeneralëve. Individë të barabartë të integruar plotësisht në LNÇ, në APJ-jë e dikurshme, kreatorë të ARM-së së sotme në kuptimin e saj më të plotë. Në rast se në këtë kontekst e përmendim emrin e gjeneralit të parë, komandantit të SHP të LNÇ dhe APM, heroin kombëtar, shkencëtarin, historianin, akademikun, teoriticientin ushtarak, “gjeneralin mbi gjeneralët”, Mihajllo Apostollskin, është e pashkangshme të përmendin se trasimi fitues e udhëheq këtë monografi nga koha e LNÇ-së , e deri te gjeneralët e sotëm të ARM-së, të cilët kanë mision të vështirë për t’a udhëhequr Armatën dhe për t’a integruar vendin tonë.Autorët e këtij libri, ish shefi i SHP të ARM-së,

gjeneral Mirsollav Stojanovski dhe gjenerali i pensionuar Boris Stojanoski, me të vërtetë janë përpjekur që përmes një procesi të mundimshëm, të grumbullojnë, të sublimojnë, arkivojnë dhe të letër të paraqesin dhe afirmojnë përjetësisht në pronë të MM-së dhe ARM-së “Monografinë”, e cila ka një vlerë të jashtëzakonshme kur kemi të bëjmë me opusin letrar në sferën ushtarake dhe në atë të mbrojtjes. Kjo vepër është përkujtuese e të gjithë atyre që kanë arritur në kulmin e karrierës ushtarake dhe kanë lënë gjurmë në historinë ushtarake të ARM-së, por edhe e atyre që japin një kurajo të vërtetë për të vazhduar rrugën e duhur edhe në të ardhmen. Vetë autori, gjenerali Mirosllav Stojanovski i cili mbajti fjalë rasti në këtë promovim, fjalën e tij në mënyrë konceptuale ia kushtoi afirmimit të gjeneralëve, meritave të tyre për vendin, si dhe u ndal te konteksti shoqëror i cili mund të jetë shumë i frytshëm në shumë fusha me anë të përvojës dhe njohurive të shumta të gjeneralëve. Për këtë, ai kërkoi realizim institucional dhe një mirënjohje të veçantë kur bëhet fjalë për gjeneralët nga R. e Maqedonisë, pa dallim të njejtët a janë ende aktiv, apo tashmë janë të pensionuar.Projekti në fjalë është mbështetur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë dhe nga ARM-ja, si dhe nga të gjithë të tjerët të cilët kanë qenë pjesëmarrës në realizimin e të njejtit, duke u shprehur njëkohësisht mirënjohje publike për bashkëpunimin rreth projektit në fjalë.

Мitko Vasilevski

Promovim

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 25 vjetorit të ARM-së, në shtëpinë e ARM-së u promovua monografia “Gjeneralët

ushtarak të Maqedonisë 1943-2017”, në botim të shoqatës “Klubi i

gjeneralëve të Republikës së Maqedonsië”, botim ky

i cili vjen nga gjeneralët e pensionuar të ARM-së Mirosllav Stojanovski dhe

Boris Stojanoski

Page 14: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

24 orë

14

Mënyra e mbajtjes së uniformës, pamja dhe rregullimi i saj shpesh herë janë çështje e krenarisë personale për një

ushtar, por njëherit e njejta e paraqet moralin dhe frymën e cila mbretëron në një njësi të caktuar. Përveç flamurit shtetëror në krahun e majtë dhe shenjën e vetme të përkatësisë së Armatës të cilat i mbajnë pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë, uniforma paraqet edhe një pikë e cila i dallon ushtarët dhe eprorët tanë nga të tjerët. Nga periudha e formimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë e deri më sot, uniformën të cilën e mbanin pjesëtarët tanë u ndërrua disa herë. Uniforma e parë që e mbanin pjesëtarët e ARM-së gjatë vitit 1992 ishte trashëgim nga ish Armata Popullore e Jugosllavisë (APJ) e a.q modeli “M 77” me flamurin shtetëror të qepur në krahun e majtë. Uniforma “M 77” ishte monokrome me ngjyrë hiri të mbyllur pa maskuar lara në të. Dëshira për të pasur një uniform vetanake ushtarake rezultoi me llojin e parë të uniformës së Maqedonisë “M-92”. Lara

e Armatës së Republikës së Maqedonisë

UnIfORMA UShTARAKE

Të qenurit ushtar është profesion i vështirë, i ndershëm dhe me plot përgjegjësi. Ushtari dhe paraqitja

e tij në uniform pasqyrojnë profesionalizmin e tij dhe sjelljen ndaj punës dhe vlerave të cilat i

përfaqëson Armata

Page 15: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

15

e maskuar ishte e dizjanit katër kolorit pa ndonjë lidhje me larat e maskuara të cilat përdoren nëpër tërë botën. Në përbërje të “M-92” u përdorën ngjyra e kaftë e çiltër, ngjyra e gjelbërt dhe ngjyra oker. Uniforma në fjalë u prodhua nga pambuku nga ana e fabrikës “Teteks” në Tetovë. Deri në prill të vitit 1993 të gjithë pjesëtarët e ARM-së u pajisën me uniformën e re. Gjatë periudhës së njejtë u prodhua edhe uniforma e re zyrtare për kuadrin e eprorëve. Me fillimin e përdorimit të kësaj uniforme, uniforma paraprake u tërhoq nga përdorimi. Skema e maskuar në tërësi i përmbushi nevojat nëpër terrenet e maskuara, aty ku vegjetacioni ishte i thatë, por jo edhe në terrenet ku vegjetacioni është me i bujshëm dhe më i gjelbëruar. Si rezultat i këtyre vëretjeve, vitin e ardhshëm u bë rifreskim i modelit të uniformave ushtarake me modelin “M-94”. Uniforma e re arriti ta rruajë dizajnin dhe larat e maskuara, por i ndryshoi ngjyrat. Për uniformën e re u përdorën ngjyra më të errëta si ngjyra e kaftë e errët, e kaftë e çiltër, e gjelbërt dhe ngjyra e çiltër oker. Uniforma në kompletin e saj përbëhej nga pantallonet, këmisha, fanella, xhupi dhe kësula, përderisa për pajisjen tjetër (thesi transportues dhe çanta ushtarake u përdor modeli “M-77”). Zëvendësimi i uniformës “M-92” me modelin e ri “M-94” filloi menjëherë pas vendosjes së saj më 1995 dhe zhvillohej në etapa. Në një pjesë të njësive të ARM-së, si që janë Akaedmia Ushtarake dhe Forcat Ajrore u përdorën uniforma tjera si që janë uniforma verore britanike “DPM 1985”, e cila përbëhej nga pantollonet dhe këmisha, të cilat ishin mjaft të lehta dhe të qëndrueshme. Në njësinë për dedikime të veçanta, përpos uniformës standarde të ARM-së përdorej edhe uniforma amerikane “M81- Ëoodland“. Kah fundi i vitit 1995 u zhvillua dhe u krijua uniforma e re e ARM-së “M-96”. Uniforma arriti t’a ruaj dizajnin dhe të qepurit e njejtë, lara e maskuar ishte e njejtë me disa ngjyra më të errëta. Në uniformën “M-96” u përdorën ngjyrat si: e zezë, e kaftë e errët, e gjelbërt dhe ngjyra oker. Në përbërjen e saj uniforma përfshinte 67% pambuk dhe 33% poliester. Ky model i uniformës u nda nëpër njësi përderisa model ii kaluar gradualisht tërhiqej nga përdorimi. Në disa pjesë të njësive të ARM-së – Regjimenti për Operacione Speciale, Brigada e Parë dhe e Dytë e Mekanizuar Këmbësorike dhe Batalioni i Policisë Ushtarake u pajisën me uniformën “M-99”, të prodhuesit “Mile Dragiq”. Lara e maskuar e “Mile Dragiq” përdorte ngjyrat e zeza, të kaftë të errët dhe ngjyrën e gjelbërt., me lara të cilat ishin të vendosura në mënyrë vertikale dhe horizontale, pa ndonjë rradhitje të veçantë.

Dizajni i larës së maskuar i ngjasonte uniformës amerikane „М-81 Ëoodland“, por nuancat te “Mile Dragiq” janë për disa nivele më të errëta. Kjo uniform në kompletin e saj kishte: kësulë, sheshir, pantollone, këmishë, xhup vietnamez, komplet-goroteks, çizme, çantë taktike modulare, jelek taktik, pëlhurë për helmet, etj. Kjo uniform u përdor edhe për rotacionet e para në misionin ISAF në Afganistan. Në misionin paqësor “Liri për Irakun” pjesëtarët e kontingjentit e përdornin uniformën tre ngjyrëshe të shkretëtirës të ushtrisë amerikane, uniform e cila në dizajnin e saj përodrte ngjyrat e çiltëra edhe atë, ngjyrën e kaftë të çiltër, ngjyrë të gjelbërt dhe ngjyrën bezh. Uniforma në fjalë kishte kombinim të poliesterit dhe pambukut, kështu që mundësonte trupi të “merrte fryme”. Kjo uniformë më vonë u përdor edhe në misionin ISAF. Karakteristike për këto dy lloje të uniformave është edhe fakti se të njejtat ishin shumë të qëndrueshme dhe rezistence ndaj secilit dëmtim për shkak

të materialit (të përpunuar nga kutia të vogla të përforcuara për peri), si dhe për shkak të mënyrës së qepjes së materialit. Në vitin 2010 Armata e Republikës së Maqedonisë miratoi dhe prezantoi uniformën e re ushtarake me një larë bazike univerzale të digjitalizuar. Uniforma ushtarake me larat bazike në vete përmban ngjyrë të zeze, të kaftë dhe të gjelbërt në bazë të së gjelbërtës së çiltër. Uniforma luftarake me larë univerzale në të, përbëhet nga ngjyra e kaftë e çiltër dhe nga ngjyra e bardhë e mbyllur dhe e njejta përdoret për misionet jashtë vendit. Firma prodhuese e kësaj uniforme është “Imperial Trejd”. Në kompletin e saj uniforma e re përbëhet nga: kapela, sheshiri, betera, xhupi, xhemperi, palltoja, pantallonet, petkat me membranë dhe nga çanta modulare. Pranimi i kësaj uniforme nga ana e pjesëtarëve të ARM-së përfundoi deri në vitin 2012, kur edhe u shënua jubileu “20 vjet ARM”.

Zllatko Bllazhevski

e Armatës së Republikës së Maqedonisë

Page 16: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Armata e Republikës së Maqedonisëme sukses ballafaqohet me zjarret

16

Në kushte të temperaturave të larta me lagështi të pakët të ajrit, Maqedonia përsëri u ndesh me zjarret këtë verë. Nën stuhitë

e zjarreve u gjendën disa komuna në R. e Maqedonisë. Armata e Republikës së Maqedonisë, me ndihmën edhe të organeve shtetërore, Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) dhe me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), si dhe me ndihmën e banorëve lokal u përfshi në fikjen e zjarreve në tërë republikën. Duke filluar nga 26 korriku, deri më 13 gusht 2017, angazhimi i Brigadës Ajrore (BA) ishte pa dyshim shumë i rëndësishëm dhe i madh. Në fikjen e zjarreve, duke pasur parasysh se të njejtët u paraqitën në shumë vende dhe shpërndarja e tyre mori hov të madh, Qeveria e R. së Maqedonisë u ndihmua në personel dhe në pajisje edhe nga Qeveria e R. së Bullgarisë, më pas me një helikopter nga R. e Turqisë, poashtu edhe nga një helikopter nga Izraeli dhe me dy avionë kundër zjarrit.

Koordinimi i realizimit të detyrave ajrore u zhvillua përmes shtabit të mbështetjes dhe koordinimit, i formuar nga ana e Brigadës Ajrore, nën udhëheqjen e komandantit të kësaj brigade. Njëkohësisht pati edhe koordinator nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e cila kryente një lloj përcaktimi të lokacioneve që ishin prioritare për intervenim. Angazhimi i tërësishëm u orientua në lidhje të drejëtpërdretë me komandën gjegjëse (KBO) dhe me Shtabin Qendror të formuar pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza në Shkup. Në këtë shtab përveç përfaqësuesve të QMK-së, nga Pyjet e Maqedonisë, nga DMSH, nga Inspektorati i Pylltarisë, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, pati edhe përfaqësues me përvojë nga Brigada Ajrore.Ndihma nga ana e kolegëve të përbërjes së fluturimit teknik/tokësor ishte e pashmangshme dhe e shprehur në nivelin më të lartë profesional. Në kohën e shfrytëzimit të pushimeve vjetore,

24 orë

Page 17: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

zëvendësimi i kolegëve u realizua me vështirësi me qëllim të ndihmës ndaj fondit të pyjeve në vend, ndihme e banorëve, kolegëve të ba, ARM-së dhe organeve tjera. Ndodhte që përgjatë një dite të kemi fluturim mbi 15 orësh. Kjo është një fluturim impresiv duke pasur parasysh se pas 3.30 orëve fluturim (aq sa mund të fluturojë ndrrimi), dalja e dytë për ekuipazhin e njejtë pa pasur pushim, paraqet kufizim, sepse kemi të bëjmë me një operacion tejet të rrezikshëm. Të gjitha detyrat e parashtruara, lojaliteti dhe gatishmëria profesionale e secilit pjesëtar të ARM-së, ishin garancë për një realizim të suksesshëm të detyrave dhe ballafaqim me të gjitha problemet serioze. Në përgjithësi, për tërë kohën u realizuan diçka më shumë se 125 orë fluturimi, ndërsa me kolegët nga Bullgaria, Turqia dhe nga Izraeli, gjithshej rreth 170 orë fluturim. Ose me saktësisht, me fluturaket për fikjen e zjarrit dhe me helikopterët gjithsej janë hedhur 2 000 litra ujë (2000 ton). Ato janë

fluturake të prodhimit kanadez veçanërisht të konstruktuara dhe të dedikuara për veprim anti zjarr për helikopterët “Mi-8/17” dhe për helikopterë të tjerë të ngjajshëm me kapacitet 2000, gjegjëisht 2500 litra. Zbrazja e tyre u bë në mënyrë të barabartë, me nivel konstant në një lloj të “bombës ujore”. Lirisht mund të themi se efektiviteti i fikjes së zjarreve me helikopterë është shumë herë më efikas se sa veprimi i njejtë me avion, sepse një turnus (mbushje e ujit, fluturim deri te vendi i ngjarjes dhe derdhja e ujit) tejkalon mesatarisht nga 5 deri në 12 minuta, përderisa me avion kjo zhvillohet më gjatë, e me këtë edhe efikasiteti është më i vogël. Në këtë drejtim, helikopterët mund të mbushem nga akumulacione të ndryshme, si për shembull nga liqeni, lumi, diga, nga moçali e të tjera, për dallim nga avionët të cilët i përdorin akumulacionet më të mëdha, apo mbushin ujë pas aterimit në aeroport. Si akumulacione për të mbushur ujë helikopterët i përdorën: liqenin Kozjak, Lisiçe dhe liqenin e Vratnicës, akumulacionin te vendi Farizh dhe ujin në rrethin e Nova Breznicës. Duke pasur parasysh kompleksivitetin dhe kushtet e punës në këto operacione nevojitet trajnim i veçantë të cilën një pjesë e pjesëtarëve të ba e kanë tejkaluar paraprakisht. Pilotët dhe fluturuesit teknik edhe pse të trajnuar, megjithatë rregullisht gjatë vitit zhvillonin fluturime trenazhi me qëllim të përgatitjes për fikje të zjarreve në kushte si të tanishmet. Pas fluturimit të helikopterëve së pari u realizua hulumtim i terrenit me zjarr, e më pas kërkohej akumulacioni më i afërt i ujit për mbushje të fluturakeve për fikjen e zjarrit. Më pas aterohej në lokacionin e përzgjedhur, për shkak të rregullimit të fluturakes dhe vendosjes së ekipit në terren në përbërje: koordinator i fluturimit me rol për t’u koordinuar me pjesëmarrësit për fikjen e zjarrit dhe komunikim me helikopterët, hulumtues për përgatitjen e fluturakeve si dhe ekip teknik me MTS rezervë në rast të ndonjë problemi. Që nga momenti i përfundimit të përgatitjeve, fillonte procesi i

fikjes së zjarreve. Në këtë operacion sfidat për personelin që do të fluturojë ishin të mëdha. Se pari bëhej kujdes me temperaturat e larta dhe me kufizimin e parametrave në helikopter (temperatura, shtypja e motorëve, reduktuesit dhe rrotulluesit e motorëve dhe rotori bartës), mbushja e ujit nga akumulacionet, fluturimi deri te vendi i zjarreve dhe terreni i rënduar, shmangja e sipërfaqeve me tym, për shkak të rrezikut të fikjes së motorëve dhe moment i hedhjes së ujit duke pasur parasysh se duhet pasur kujdes ndaj ekipeve të cilët zjarrin e fikin nga toka dhe mundësia që të njejtët të lëndohen. Sipërfaqja e tokës që përfshihej gjatë fikjes ishte 20x60 metra, gjegjësisht 40x40 metra varësisht nga lartësia dhe shpejtësia e helikopterit. Sidiqoftë, zjarret u shuan, u fikën me ndihmën tonë dhe me ndihmën e ndihmës së subjekteve tjera, por edhe me ndihmën e ndryshimit të kohës. Gjatë të gjitha momenteve, ishte kënaqësi të jesh pjesëtar i Brigadës Ajrore dhe të jesh fitimtar ndaj stuhisë së zjarrit, të jesh mbrojtës i fondit të pyllit, të vendeve të banuara dhe të banorëve. Ne si fitimtarë u kthyem në aeroportin „Aleksandar Veliki“ në Petrovec dhe vazhduam me realizimin e detyrave të rregullta. Angazhimet e përditshme të helikopterëve për nevojat e njëisve të ARM-së, në subjektet ekonomike në Republikën e Maqedonisë, misionet të shumta gjatë katastrofave humanitare, zjarret dhe shpëtimi i jetës së njerëzve, si dhe pjesëmarrja në misionet ndërkombëtare së bashku me anëtaret tjera të NATO-s, janë vërtetim dhe garancë për brigadën për integrimet vijuese të vendit tonë. Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë edhe një herë dëshmuan se janë të gatshme t’u ndihmojnë qytetarëve të vendit, atëherë kur ata kanë nevojë. Të gjithë personat e angazhuar në terren, pjesëtarët e armatës, ushtarët, bënë përpjëkje të skajshme për lokalizim sa më të shpejtë dhe për fikje të tërësishme të zjarreve.

Dragan Pavllovski

Page 18: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Parimisht, selia e NATO-s ka qenë e vendosur në Londër, e më pas shtabi si strukturë e NATO-s, e cila është zhvilluar

shumë shpejtë, me nevojën e një hapë-sire më të madhe në vitin 1952 është shpërngulur në Paris. Më 1966 Franca ka vendosur të tërhiqet nga NATO komanda e integruar ushtarake dhe në vitin 1967 ka ardhur deri te shpërngulja e selisë në Bruksel të Belgjikës, aty ku gjendet edhe sot. Në selinë e NATO-s janë të vendosura përfaqësuesit e përhershëm dhe delegacionet kombëtare, sekretari i përgjithshëm, shtabi ndërkombëtar, përfaqësuesit kombëtar ushtarak, krye-

suesi i Komitetit Ushtarak dhe Shtabit Ndërkombëtar Ushtarak. Gjithashtu këtu janë të vendosura edhe misionet diplomatike të vendeve partnere, shtabi i NATO-s për konsultime, komanda dhe kontrolli, si dhe agjensione të shumta të NATO-s. Puna e këtyre delegacioneve dhe misioneve është mbështetja nga ana e Shtabit Ndërkombëtar ushtarak, të vendosura në selinë e NATO-s. Në këtë seli, përfaqësuesit e përhershëm në nivel ambasadorësh takohen në kuadër të Këshillit Veriatlantik me të cilin kryeson sekretari i përgjithshëm me qëllim të diskutimit dhe të miratimit të politikës së NATO-s.

18

Selia dhe Shtabi Ndërkombëtar i nATO-s

Global

Selia e NATO-s është qendër politike dhe administrative

e Aleancës dhe shtëpi e përhershme e Këshillit

Veriatlantik, trupit të lartë vendimarrës të NATO-s. Gjendet

në Bruksel të Belgjikës, dhe është seli e delegacioneve

kombëtare të vendeve anëtare dhe të zyrave ndërlidhëse apo

të misioneve diplomatike të vendeve partnere

Page 19: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Selia është nikoqire e më se 5 000 mbledhjeve në vit. Këtu vendet partne-re kanë vendosur misione jashtëzakon-isht të rëndësishme diplomatike të cilat formaisht janë të akredituara në NATO me përfaqësues të lartë ushtarak pranë Komitetit Ushtarak. Përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare marrin vendime në bazë të konsenzusit. Selia është vend i dialogut dhe bashkëpunimit në mes të vendeve anëtare dhe vendeve partnere të NATO-s, duke u mundësuar atyre që të punojnë së bashku në për-pjekjet e tyre për të vendosur paqe dhe stabilitet. Këtu punojnë rreth 4 000 per-sona me orar të plotë të punës. 2 000 pjesëtarë janë anëtar të delegacioneve kombëtare dhe janë në mbështetje

të përfaqësuesve kombëtar ushtarak, ndërsa rreth 300 prej tyre punojnë në misionet e vendeve partnere të NATO-s. Më pas, rreth 1 000 të punësuar janë anëtar civil të Shtabit Ndërkombëtar të agjencioneve të NATO-s dhe rreth 500 pjesëtarë janë pjesë e Shtabit Ndërkombëtar Ushtarak.

Shtabi NdërkombëarShtabi Ndërkombëtar është formuar më 1951 për mbështetjen e Këshillit Veriat-lantik. Ka qenë përgjegjës për për-gatitje dhe ndjekje të të gjitha çështjeve të këshillit. Me kalimin e viteve është riorganizuar disa herë, sidomos pas Samitit të Pragës më 2002, kur liderët e NATO-s e kanë miratuan pakon e ma-save për përmirësimin e aftësive dhe avancimin e shkathtësive të Aleancës për t’u përgjigjur ndaj sfidave të reja të sigurisë. Së fundmi, shtabi ka rritur nivelin e efikasitetit të tij përmes Kon-ceptit Strategjik të miratur në Samitin e Lisbonës në vitin 2010. Puna e Këshillit Veriatlantik dhe komitetëve vartëse është mbështetja nga ana e Shtabit Ndërkombëtar i cili përbëhet nga personeli i vendeve anëtare, drejtpërsërdrejti të punësuar nga ana e Aleancës, ose të dërguar nga ana e qeverive përkatëse. Të njejtat janë vartëse edhe të sekretarit të përgjithshëm. Roli parësor i shtabit

është që të sigurojë këshilla, drejtime dhe mbështetje administrative për delegacionet kombëtare në selinë e NATO-s. Ai njëkohësisht ndihmon në zbatimin e vendimeve të marra në nivele të ndryshme të komisionit dhe me këtë mbështet procesin e ndërtimit të konsenzusit dhe vendimarrjes në kuadër të Aleancës. Shtabi ndërkombëtar përbëhet nga Kabineti i Sekretarit të Përgjithshëm, nga shtatë divizione, secila prej tyre e udhëhequr nga ndihmës sekretari i përgjithshëm dhe nga një numër i madh i zyrave të pavarura nën udhëheqësinë e drejtorëve. Sekretari i përgjithshëm udhëheq Shtabin Ndërkombëtar me zyrë private e cila përfshinë drejtorin

dhe personelin , zëvendës sekretarin e përgjithshëm, njësi për planifikim dhe politikë dhe sekretariatin e këshillit. Shtatë divizionet e njohura të Shtabit Ndërkombëtar janë:– Divizioni i çështjeve dhe i sugurisë politike – që siguron këshilla dhe drejtime politike. Ai i përfshinë çështjet rajonale, ekonomike dhe ato të sig-urisë, si dhe marrëdhëniet me organi-zatat tjera ndërkombëtare të vendeve partnere;– Divizioni i politikës së sigurisë dhe politikës së planifikimit – përf-shinë planifikimin e mbrojtjes, politikën

bërthamore të Aleancës, mbrojtje nga armët e shkatërrimit masiv, si dhe disa aspekte të planifikimit operativ;– Divizioni i operacioneve – siguron aftësi operative për t’i realizuar detyrat kthyese, për mbrojtje dhe për menax-him me kriza të NATO-s. Ai i promovon dhe i koordinon stërvitjet dhe trajni-met multinacionale, ndërsa njëherit bën edhe koordinimin e përpjekjeve për zhvillim të mundësive shoqërore dhe trajnimin përkatës dhe stërvitjet e NATO-s për mënyrën efikase të të luftuarit elektornik.;– Divizioni për investime në fushën e mbrojtjes – përgjegjës për zhvillim dhe investim në mjete dhe kapacitete në drejtim të avancimit të kapaciteteve të mbrojtjes së Aleancës, duke përfshirë këtu planifikimin për armatim, mbro-jtje ajrore dhe investime në fushën e sigurisë;– Divizioni për sfidat e reja të sigurisë – i formuar së fundmi për t’u ballafaquar me numrin në rritje të rreziqeve dhe sfidave. Ka filluar të funksionojë nga viti 2010, ndërsa përqëndrohet në ter-rorizëm, çështjet bërthamore, zgjerimi i armëve të shkatërrimit në masë, mbrojtjen kibeernetike dhe sigurinë en-ergjetike, si dhe në programin shkencor të NATO-s;– Divizioni i diplomacisë publike – përf-shin komunikim me opinionin e gjerë si një ndër prioritetet e NATO-s. Ai është përgjegjës për informimin e target gru-peve të ndryshme, për aktivitetet dhe politikat e NATO-s përmes mediave, për ueb faqen e NATO-s, për prodhimet multimediale, për konferencat dhe për seminaret dhe – Divizioni i menaxhmentit të përgjith-shëm – menaxhon me personelin, me financat dhe me standardet e sigurisë. Mbështet të gjitha elementet të cilat punojnë në selinë e NATO-s, menaxhim me informatat, si dhe me resurset njer-zore dhe ato financiare të NATO-s.

Dragan Pavllovski

19

Shtabi Ndërkombëtar është formuar më 1951 për mbështetjen e Këshillit Veriatlantik. Ka qenë përgjegjës për përgatitje dhe ndjekje të të gjitha çështjeve të këshillit. Me kalimin e viteve është riorganizuar disa

herë, sidomos pas Samitit të Pragës më 2002, kur liderët e NATO-s e kanë miratuan pakon e masave për përmirësimin e aftësive dhe

avancimin e shkathtësive të Aleancës për t’u përgjigjur ndaj sfidave të reja të sigurisë. Së fundmi, shtabi ka rritur nivelin e efikasitetit të tij përmes Konceptit Strategjik të miratur në Samitin e Lisbonës në vitin

2010

Page 20: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

20

Në vitin 2016, janë regjistruar gjithsej 142 sulme të pasuksesshme të parandaluara terroriste në tetë vende anëtare

të BE-së. Më shumë se gjysma e tyre (76) janë realizuar në Mbretërinë e Bashkuar, në Francë 23, në Itali 17, në Spanjë 10, në Greqi 6, në Gjermani 5, Belgjikë 4, dhe në Holandë 1 sulm. Në këto sulme gjithsej pati 142 viktima, ndërsa 379 persona të tjerë ngelën të plagosur. Numri i përgjithshëm i sulmeve terroriste gjatë vitit 2016 paraqet vazhdim të trendit në rënie i cili filloi në vitin 2014 kur u realizuan 226 sulme dhe 211 vazhduan gjatë vitit 2015. Edhe pse një pjesë e sulmeve të realizuara nuk kishin të bëjnë me militantët islamik dhe me ekstremizmin fetar, një pjesë e madhe e tyre bëjnë pjesë në formën më serioze të aktivitetit terrorist, gjegjësisht të gjitha viktimat janë si rezultat i sulmeve terroriste xhihadiste. Në 40% e sulmeve janë përdorur mjete shpërthyese, ndërsa gratë dhe personat më të ri, në mesin e tyre edhe fëmijët, gjithnjë e më tepër kanë rol operativ në realizimin e aktivteteve terroriste. Nga arrestimet e realizuara është konstatuar se realizatorët janë të lidhur me organizatat xhihadiste

terroriste të Lindjes së Afërt. Pjesa më e madhe e sulmeve -99, janë realizuar nga ana e ekstremistëve etnonacionalist dhe separatistë. Sulmet e realizuara nga ana e ekstremistët e dhunshëm majtistë janë në rritje që nga viti 2014, gjegjësisht ata arritën në 27 gjatë vitit 2016, nga të cilat shumica (16) prej tyre u regjistruan në Itali. Numri i sulmeve terroriste xhihadiste është në rënie dhe arrinë deri në 17 në vitin 2015, ndërsa në 13 gjatë vitit 2016, 6 nga të cilat ishin të lidhura me organizatën terroriste “Shteti Islamik” (SHI). Përpos sulmeve xhihadiste, etnonacionaliste dhe

atyre majtiste ekstremiste, në Evropë, sidomos gjatë dy viteve të kaluara, vërehet një rritje e numrit të sulmeve edhe nga ana e idividëve dhe grupeve të caktuara djathtiste, drejtuar kah azil kërkuesit dhe kah grupet e vogla etnike. Numri i arrestimeve për terrorizëm gjatë vitit 2016 – 1002 persona, është më i vogël se san ë vitin 2015 – 1077 persona. Pjesa më e madhe e arrestimeve lidhen me terrorizmin xhihadist, numri i të cilëve rritet për të tretin vit me rradhë: 395 në 2014, 687 në 2015 dhe 718 në 2016. Numri i arrestimeve për sulme të orientuara

Gjatë viteve të kaluara BE-ja u ballafaqua me një numër të madh

të kërcënimeve dhe sulmeve terroriste nga ana e natyrës

së dhunshme xhihadiste, nga grupe të lidhura terroriste dhe nga sulmues individual. Sulmet terroriste në Bruksel, në Nicë dhe në Berlin të realizuara me

shpërthim (në Bruksel), me automjete (në Berlin dhe Nicë)

në mënyrë joselektive vranë dhe plagosën një numër të madh

njerëzish. Xhihadistët militant e dëshmuan aftësinë e shkaktimit

të dëmeve ndaj qytetarëve të BE-së

BE-ja DhE TERRORIZMI nË VITIn 2016

Analizë

Page 21: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

21

BE-ja DhE TERRORIZMI nË VITIn 2016

Page 22: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

majtiste separatiste terroriste ra deri në gjysmën e numrit nga viti 2015 (nga 67 dhe 168 në vitin 2015, deri në 31 dhe 84 në 2016). Numri i arrestimeve për terrorizmin djathtistë ngeli në nivel të ulët (12 në vitin 2016, 11 në vitin 2015). Franca është vendi i vetëm anëtar i BE-së në të cilin numri i përgjithshëm i arrestimeve vazhdon të rritet: nga 238 më 2014 , në 424 më 2015 dhe deri në 456 në vitin 2016. Pothuajse një e treta e të arrestuarve – 291, kanë qenë të moshës 25 vjeçare apo edhe moshës më të re. Vetëm një nga dhjetë të arrestuar (9%) në vitin 2016 ka qenë më i vjetër se 40 vjet. Arrestimet për aktivitetet terroriste (përgatitje, financim,

ndihmë, përpjekje apo realizim të sulmit) u reduktuan nga 209 në vitin 2015 në 169 në vitin 2016. Gjithashtu, u reduktuan arrestimet gjatë udhëtimeve në zonat e konfliktit për qëllime terroriste: nga 141 në vitin 2015 në 77 në vitin 2016. Gjithashtu është reduktuar numri i arrestimeve të njerëzve të cilët kthehen nga zonat e konfliktit, nga Siria dhe Iraku: nga 41 në 2015 deri në 22 më 2016.Sulmet terroriste janë të inspiruara dhe të organizuara nga ideologjia dhe retorika e SHI. Terroristët xhihadistë përdorin armë të ndryshme duke përfshirë armë të ftohta, automatikë, mjete shpërthyese dhe automjete, ndërsa në të ardhmen pritet vazhdimi i trendit të njejtë. Sulmet janë përgatitur me kujdes dhe janë realizuar në spontanisht. Terroristët të cilët veprojnë në emër të SHI u treguan të aftë të planifikojnë relativisht sulme komplekse, duke i përfshirë edhe ato në caqe të shumta – sulme të shpejta dhe efikase

terroriste. Pritet që edhe në të ardhmen terroristët të vazhdojnë të përdorin mjete të improvizuara shpërthyese kryesisht të ulëta, pajisje ndezëse të cilat përbëhen prej prodhimeve që janë më shpesh prezente në treg. Xhihadistët militant janë drejtuar nga individë, nga grupe të vogla njerëzish, nga persona të rëndësishëm në shoqëri, e deri tek grupe më të mëdha të cilët i përfaqësojnë vlerat e shoqërive perëndimore demokratike. Individë apo grupe të vogla të policisë dhe ushtrisë paraqesin „caqe të vështira“, përderisa kishat, sinagogat, xhamitë dhe masat e mëdha e të pasigurta të njerëzve janë gjë e kundërt. Sulmet e realizuara në lokacione të karakterit ndërkombëtar, si që është stacioni i metrosë në Bruksel dhe aeroporti ndërkombëtar “Zaventem”, kanë efekt multipliciv me vëmendje të jashtëzakonshme në mediat botërore.Realizuesit e sulmeve terroriste në BE,

Individë apo grupe të vogla të policisë dhe ushtrisë paraqesin „caqe të

vështira“, përderisa kishat, sinagogat, xhamitë dhe masat e mëdha e të pasigurta të njerëzve janë gjë e kundërt. Sulmet e realizuara në

lokacione të karakterit ndërkombëtar, si që është stacioni i metrosë në

Bruksel dhe aeroporti ndërkombëtar “Zaventem”, kanë efekt multipliciv

me vëmendje të jashtëzakonshme në mediat botërore

22

Page 23: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

përpos atyre vendor të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në vendet të cilat i kanë sulmuar, përfshijnë edhe të huaj, nga të cilët një numër i madh për një kohë të gjatë jeton në BE. Ardhja e refugjatëve në Evropë nga zonat aktuale dhe nga zonat e reja të konfliktit, pritet të ketë rritje. SHI tashmë e shfrytëzoi dyndjen e refugjatëve në mënyrë që të dërgojë individë në Evropë, ku të njejtët do të realizojnë sulme dhe akte terroriste, gjë që u bë më se e qartë me sulmet në Paris në vitin 2015. Grupet terroriste vazhdojnë t’i përdorim ankesat e refugjatëve myslimanë në BE të aspektit socio-ekonomik, me qëllim që t’i regrutojnë dhe t’i inkurajojnë të njejtët të përfshihen në sulme terroriste. Ideologjia e SHI ka simpati të caktuar ndaj segmenteve të caktuara të popullatës myslimane brenda BE-së, ndonjëherë edhe duke shprehur lakmi ndaj “sakrificës” së tyre. Ka edhe reduktim të numrit të personave të cilët udhëtojnë në zonat e konfliktit në Siri dhe

në Irak dhe që u bashkangjiten grupeve terroriste si ushtarë të huaj. Në rast se SHI gjatë periudhës vijuese do të pësojë disfata të njëpasnjëshme, me siguri se numri i atyre që do të fillojnë të kthehen do të rritet. Ky numër, me siguri se do t’i fuqizojnë lëvizjet e brendshme xhihadiste nëpër Evropë dhe në mënyrë proporcionale do të rritet rreziku dhe kërcënimet.Në suaza globale, niveli i aktivitetit në BE që i dedikohet terrorizmit militant xhihadist, mbetet i lartë, me indikacione se i njejti vazhdon të rritet. Në vitin 2016 janë realizuar 718 arrestime që kanë pasur të bëjnë me terrorizmin xhihadist, numër ky i cili rritet në tre vitet e fundit. Refugjatët dhe pakicat kombëtare në Evropë përballen me dhunë gjithnjë e më të madhe. Këto vepra penale me siguri kanë për qëllim frikësimin serioz të disa pjesëve të caktuara të kësaj populate. Edhe përkundër asaj se ka ngjajshmëri, këto nuk kualifikohen në grupin e terrorizmit apo ekstremizmit

të dhunshëm dhe për këtë shkak nuk lajmërohen nga ana e vendeve anëtare të BE-së. dhe nuk bëjnë pjesë si numra. Sulmi vdekjeprurës ndaj deputetit të Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe në qershor të vitit 2016 edhe njëherë dëshmoi për kërcënimin që vjen edhe nga terroristët individual të cilët mund të jenë të inspiruar

edhe nga ideologjia djathtiste, por kjo nuk do të thotë se kanë lidhje të ngushtë me grupet ekstremiste. Në bazë të këtij sulmi dhe në bazë të sulmeve tjera të realizuara ndaj politikanëve në BE në 2016, disa personalitete publike, parti politike, grupe qytetarësh dhe media të cilat kanë qëndrim kritik rreth ekstremizmit djathtist, merren si caqe potenciale të ekstremistëve djathtistë. Ekstremistet anarhik dhe majtistë nga ana tjetër, demonstratat e qeta i përdorin si një paravan për realizimin e sulmefve ndaj pronës së shtetit dhe të forcave të sigurisë. Sulmet që ndodhën së fundmi në Londër, Mançester dhe në Paris paraqitën një ndryshim të qartë në qëllimin dhe në aftësinë për realizimin e aksioneve të këtilla terroriste me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së botës së lirë demokratike. Efektet e veprave të këtilla do të ngelin në kujtesën kolektive të njerëzve të lirë. Kujtimi për viktimat e pafajshme dhe për vuajtjet e familjeve dhe të afërmive të tyre e inkurajojnë përpjekjen për një avancim dhe fuqizim të përpjekjeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit në mes vendeve anëtare të BE-së për ballafaqim ndaj këtij kërcënimi bashkëkohor. Asnjëherë më parë nevoja e shkëmbimit të informacioneve nuk ka qenë më e nevojshme, ashtu sin ë dy vitet e fundit me një formë të paparë të sulmeve xhihadiste terroriste në tërë Evropën, gjë që solli deri në 135 viktima në njerëz. Për dallim nga terrorizmi etnonacionalist dhe separatist, si dhe për dallim nga terrorizmi ekstrem majtist , terrorizmi xhihadist ka karakter ndërkombëtar dhe pikërisht për këtë nevojitet përgjigje ndërkombëtare me zbatim ndërkufitar të ligjit.

Dr. Nenad Taneski

23

Page 24: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

„Тriniti“ – si doli gjindi nga shishja

24

„Тriniti“ është emri i koduar për testimin e bombës së parë atomike

në botë, ndërsa është dhënë si asociacion i treshes Zoti, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. 16 korrik 1945 është dita kur fillon një garë e re e armatimit në mes të fuqive të

mëdha në botë, ditë kur SHBA-ja demonstroi fuqinë e saj superiore.

Që nga ajo ditë u bë e qartë se bota dhe njerëzimi tashmë nuk do të jenë si më parë, ishte ditë në të cilën filloi një epokë e re – epokë atomike në botë. Vetëm nëntë ditë më vonë, më 25 korrik 1945 do të merret vendimi për hedhjen e bombës

atomike në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë. Më pas, e gjitha është

histori

Përgjatë historisë

Page 25: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Zhvillimi i armëve bërthamore ka filluar gjatë viteve të 30-ta të shekullit të kaluar si rezultat i ngjarjeve politike dhe shkencore

në botë, e për këtë shkak dekadën vijuese, shkenctarët kanë bërë përparim të madh në sferën e natyrës së atomeve dhe në ekzistimin e fisionit bërthamor. Me ngjarjet luftarake në Evropë dhe me avancimin e Gjermanisë naziste është paraqitur frika nga një projekt gjerman për krijimin e armëve bërthamore si një plan i realizueshëm dhe për këtë shkak qeveritë e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe i kanë mbështetur projektet për krijimin e armëve bërthamore. Në orët e hershme të 16 korrikut 1945, gjegjësisht më 05:29 Armata e SHBA-së në shkretirën e Neë Mexico, SHBA e realizoi testin e parë të bombës atomike (A-bombës) në botë, si pjesë e projektit “Menheten”. Vendi ku është zhvilluar prova bëthamore gjednet rreth 56 kilometra në juglindje të Sokoro të Neë Mexico dhe në këtë vend ka pasur ranç me hapësira ndihmëse, të cilat shkenctarët i kanë shfrytëzuar si laborator për testimn e komponentave për bombat. Për nevojat e projektit është ndërtuar një kamp në të cilin gjatë testimeve ka pasur 425 persona. Janë ndërtuar strehimore në distancë prej 10 kilometrash në veri, lindje dhe në perëndim të bazës, përderisa ndjekësit tjerë kanë qenë të vendosur në një distancë prej rreth 20 kilometrave nga qendra e shpërthimit. Për t’u realizuar një test i tillë, shkenctarëve u duhej të gjenin

distancë, të gjenin hapësirë të papopulluar dhe të izoluar, vend të rrafshët pa male dhe lartësira i cili do të karakterizohej me pak erë, me qëllim që të reduktohen pasojat radioaktive dhe efektet dytësore të shpërthimit. Gjithsej, tetë vende u morën parasysh për projektin: Neë Mexico, Kolorado, Teksas dhe Southern California. Nga analizat e bëra dhe rezultatet nga hulumtimet më 7 shtator 1944, u vendos për vendin ku do të realizohet testimi i parë atomik. Vendi ku u realizua testi i parë i bombës A u shpall vendi historik kombëtar në vitin 1965.Planifikimi i testimit iu dha Kenneth Bainbridge, profesor i fizikës në Harvard në mars 1944, i cili së bashku me ekspertë të tjerë përbënin të ashtuquajturin. grupi E-9 për zhvillimin e eksplozivëve. Pas riorganizimit në gusht 1944, grupi E-9 u riemërua në grupin X-2. Para se të bënin testimin e parë të bombës atomike, shkencëtarët kishin vetëm një mundësi për të bërë një test duke shpërthyer rreth 100 ton eksploziv me qëllim që të kryente kalibrimin dhe testimin e instrumenteve, si dhe kontrollin e procedurave dhe planeve. Më 7 maj, në orën 04:37, një test u krye me një shpërthim konvencional, duke krijuar një shigjetë të zjarrtë të dukshme nga vendi i ngjarjes në 97 km. Ky eksperiment zbuloi probleme teknologjike, shkencore dhe praktike për zbulimin e efekteve të shpërthimit. Më shumë se 100 automjete u përdorën për provën, por doli se prova bërthamore do të kërkonte më shumë automjete, rrugë më të mira, radio dhe më shumë linja telefonike.

Një mijë diej në qiellGjatë shpërthimit, shkencëtarët duhej të kishin shikueshmëri të mirë, erë të dobët, lagështi të dobët dhe një erë perëndimore në një lartësi më të madhe. Sipas meteorologëve, kushtet më të mira të motit u pritën në mes të 18 korrikut dhe 21 korrikut, por pastaj Presidenti Harry Truman donte që testi të zhvillohej përpara konferencës në Potsdam të Gjermanisë, të planifikuar për në 16 korrik. Pra, testi ishte planifikuar për datën 16 korrik, kur të gjithë komponentat e bombës do të jenë në dispozicion të shkencëtarëve. Testi ishte caktuar për në orën 4 të mëngjesit më 16 korrik, por për shkak të kushteve të këqija të motit (shi dhe stuhi) u shty përkohësisht. Shkencëtarët kishin frikë se stuhitë mund të shkaktonin detonacione para kohe dhe kishin frikë se shiu do të rriste rrezikun e përhapjes së materialit radioaktiv. Në ora 04:45 dhe 05:10 janë marrë raporte të favorshme të motit, dhe është vendosur të realizohet eksperimenti. Në orën 5:29, bomba e parë atomike shpërtheu dhe në

25

Nga vala shpërthyese është formuar krater i thellë 1,5 metra, i gjerë rreth 9 metra. Në afërsi

të shpërthimit, rëra e shkretirës e cila në masë të madhe është

përbërë nga silicate është shkrirë dhe është shëndruar në qelq i

radioaktivitetit të ulët me ngjyrë të gjelbërt i quajtur trinitit. Gjatë

detonacionit, malet përreth kanë ndriçuar me ndriçim të

atillë ku Openhajmeri, njëri ndër shkencëtarët kryesues të ekipit, do t’a quajë si përnjëherë të kenë ndriçuar me mijëra trupa diellorë

në qiell

Page 26: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

26

atë hënë paradite filloi epoka bërthamore e njerëzimit. Instrumentet matëse treguan se shpërthimi liroi energji të barabartë me 20 kilotonë TNT (84 TJ). Nga vala e shpërthimit u krijua një krater 1.5 m i thellë dhe rreth 9 m i gjerë. Në afërsi të shpërthimit, rëra e shkretirës e cila në masë të madhe është përbërë nga silicate është shkrirë dhe është shëndruar në qelq i radioaktivitetit të ulët me ngjyrë të gjelbërt i quajtur trinitit. Gjatë detonacionit, malet përreth kanë ndriçuar me ndriçim të atillë ku Openhajmeri, njëri ndër shkencëtarët kryesues të ekipit, do t’a quajë si përnjëherë të kenë ndriçuar me mijëra trupa diellorë në qiell. Ngjyrat e ndriçimit ndryshonin nga vjollca në të gjelbër për të qenë përfundimisht të bardha. Vala e shpërthimit arriti tek vëzhguesit pas 40 sekondave dhe ndiente një distancë deri në 160 km. Retë në formë kërpudhe arritën një lartësi prej rreth 12 km. E gjithë ngjarja u vëzhgua nga ajri duke përdorur dy avionë V-29. Që nga ai çast, u bë e qartë se bota nuk do të ishte si më parë, gjindi doli nga shishja. Menjëherë dy lloje të tanksit «Sherman» u dërguan në afërsi të kraterit për të marrë mostrat e tokës për të kryer një analizë, e cila më pas tregoi se shpërthimi ishte ekuivalent me një shpërthim prej 9.9 kiloton TNT (41 TJ). Shenjat që vëzhguesit mbanin dhe që përdorën për të matur rrezatimin treguan se asnjëri prej vëzhguesve nuk ishte i ekspozuar më shumë se 0.9mGy, por vlen të thuhet se të gjithë u evakuuan në kohë për të arritur reaktorin radioaktiv. Vetë shpërthimi dëshmoi se pati më shumë efekt se pritjet e parashikuara, ndërsa krateri ishte shumë më radioaktiv për shkak të formimit të trinitritit. Nga të dhënat e mbledhura dhe analizat e bëra, shkencëtarët më vonë llogaritën se për bombardimin e Hiroshimës dhe arritjen e efekteve më radikale, shpërthimi i bombës duhet të realizohet në 575 metra mbi tokë.Disa javë para testit të parë bërthamor, ushtria amerikane lëshoi një deklaratë për shtyp të përgatitur për t’a mbajtur këtë ngjarje të fshehtë. Është raportuar se një shpërthim i madh i një depoje në bazën ajrore Alamogordo ka ndodhur, se nuk kishte të vrarë ose plagosur dhe se ishte shkaktuar dëm i parëndësishëm material. Por rezultatet aktuale të testit u përcollën te presidenti i SHBA-së Harry Truman, i cili në atë kohë ishte në Konferencën e Potsdamit. Truman në javën e dytë të Konferencës, personalisht pa përkthyes, i tha Stalinit se Shtetet e Bashkuara kishin armë të reja me fuqi shkatërruese jashtëzakonisht të madhe. Vetëm nëntë ditë më vonë, më 25 korrik 1945 do të merret vendimi për hedhjen e bombës

atomike në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë. Më pas, e gjitha është histori.

Vizitë vendit ku u testua bomba e parë atomikeNë shtator të vitit 1953, rreth 650 persona u lejuan për herë të parë për të vizituar vendin ku u kryen testet bërthamore, por shtatëdhjetë vjet pas testit, rrezatimi në vend është rreth dhjetë herë më i madh. Sasia e rrezatimit radioaktiv që është marrë gjatë një vizite njëorëshe sa gjysma e totalit të ekspozimit të rrezatimit që një i rritur në Shtetet e Bashkuara pranon në një ditë mesatare nga burimet mjekësore dhe natyrore. Më 21 dhjetor 1965, në

Çdo lëvdatë për shkenctarët të cilët pjesën e tyre të projektit e kanë përpunuar me sukses, por tashmë këtu jemi dëshmitarë edhe të emocioneve tjera, të

ndjenjave dhe mendimeve se e tërë kjo, ky projekt në tërësi, të

gjitha mjetet për të, hulumtimet gjeniale të shkenctarëve kanë

qenë të drejtuara kah një qëllim i vetëm – krijimi i armëve të

shkatërrimit masiv

Page 27: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

gjithë sipërfaqen prej rreth 20,800 hektarë u shpall vend historik kombëtar dhe më 15 tetor 1966 u regjistrua në Regjistrin Kombëtar të Vendeve Historike të Shteteve e Bashkuara. Me rastin e shënimit të 50 vjetorit të testit të realizuar më 16 korrik 1995, një vizitë e veçantë në këtë vend u bë nga një grup prej 5000 vizitorësh. Vendi është i lejuar për vizita një ose dy herë në vit. Shumë njerëz besojnë se testimi dhe shpërthimi i bombës së parë atomike shënoi përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Ndjenja gjatë një vizite në vendin ku bomba atomike u testua për herë të parë në botë nuk mund të përshkruhet në një fjalë të vetme. Nga njëra anë, emocionet janë se jeni në një vend të

pazakontë, një vend që pak kush e ka vizituar dhe që mund të vizitohet një ose dy herë në vit, një vend ku shkencëtarët në atë kohë arritën kulmin e kërkimit shkencor duke e shpërndarë këtë arritje. Çdo lëvdatë për shkenctarët të cilët pjesën e tyre të projektit e kanë përpunuar me sukses, por tashmë këtu jemi dëshmitarë edhe të emocioneve tjera, të ndjenjave dhe mendimeve se e tërë kjo, ky projekt në tërësi, të gjitha mjetet për të, hulumtimet gjeniale të shkenctarëve kanë qenë të drejtuara kah një qëllim i vetëm – krijimi i armëve të shkatërrimit masiv. Armë që mund të shkatërrojnë njerëzimin, la gjurmë të pashlyeshme në të gjithë botën e gjallë dhe në natyrë me pasoja katastrofike. Duke parë monumentin e “Trinitetit” pyeta veten: «A duhej të ndodhte kjo»? «Gjithë përpjekjet, hulumtimi dhe paratë e shpenzuara, dhe në fund rezultati është krijimi i një arme që mund të shkatërrojë njerëzimin»? Vetëm disa javë pas shpërthimit të parë të A-bombës, ushtria amerikane dhe praktikisht hodhi të njejtën në Hiroshima dhe Nagasaki të Japonisë në gusht të vitit 1945 që i dha

fund Luftës së Dytë Botërore në Lindjen e Largët. Pasojat e përdorimit të bombave bërthamore në Japoni janë të tmerrshme dhe ndjehen edhe sot, e do të ndjehen edhe për shumë vite në të ardhmen. Në atë kohë ushtria amerikane përdorimin e

bombave bërthamore në Japoni e shpjegoi duke u mbështetur në faktin se përdorimi i bombave bërthamore së shpejti do t’i jep fund luftës me Japoninë, e cila luftë është e njohur për ushtarët e saj të tërbuar dhe agresivë dhe që e njejta pa përdorur bombën do të zgjaste shumë më tepër dhe kjo do të thoshte shumë më tepër viktima mes amerikanëve. Por hedhja e bombave mund të ketë qenë hakmarrje për Pearl Harbor. Sinqerisht shpresoj dhe uroj që forcat bërthamore të botës, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe shtetet e tjera që disponojnë këtë lloj arme dhe liderët e tyre do të gjejnë arsyen për të mos përdorur më arsenalet e tyre bërthamore. Ne jemi dëshmitarë në të kaluarën se si rrezatimi nga mbetjet bërthamore mund të jetë i rrezikshëm për tragjeditë më të mëdha që ndodhën në centralet bërthamore në Çernobil (Ukrainë), më 1986 dhe në Fukushima Daichi (Japoni) më 2011 dhe për efektet e paidentifikuara në mjedis dhe te kafshët të egra nga ato havari.

Маrjan Kirovski

27

Page 28: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Në stërvitjen “Dragoon Guard-ian 17” e cila u mbajt në Republikën e Maqedonisë, më saktësisht në terrenet e

PU “Krivollak”, morrën pjesë rreth njëzet pjesëtarë të ARM-së nga Batalioni Inx-hinerik nga përbarja e Brigadës së Parë të Mekanizuar Këmbësorike dhe rreth treqind pjesëtarë të „2 Cavalry Regi-ment“ (2CR) të Armatës së SHBA-së në Evropë (USAREUR). Në këtë stërvitje morrën pjesë edhe pjesëtarë nga njësitë tjera të ARM-së për ofrimin e mbështetjes logjistike dhe për siguri ushtarako-policiore. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte avancimi i ndërveprimit të ARM-së me NATO standardet, fuqizimi i partneritetit të vazhdueshëm me SHBA-në, si dhe demonstrimi i mundësive i forcave të armatosura të të dy vendeve për ndihmë dhe mbështetje ndaj shoqërisë civile. Një pjesë e trajnimit e cila realizohej gjatë ko-hës së stërvitjes ishte e përqëndruar në realizimin e shpejtë dhe efikas të demon-strimit në terren. Njëherit, pjesëtarët gjatë punës së përbashkët dhe gjatë

aktiviteteve kishin mundësi që të njihen me armët personale të dy aramatave dhe me realizimin e qitjeve. Pjesë e rëndë-sishme e stërvitjes ishte edhe përpunimi inxhinerik i shtegut fluturueso-aterues për fluturaket pa pilotë, ndërsa vëmendje më të madhe tërhoqi pastrami i rutave nga mjete shpërthyese të improvizuara me anë të automjetit të specializuar “Buffalo” i cili u lajua për nevojat e stërvitjes. Nëpërmjet kësaj stërvitje të madhe dhe të rëndësishme jepet kontribut i jashtëza-konshëm në avancimin e nivelit të gatish-mërisë dhe të ndërveprimit të dy armat-ave, si dhe të aftësive për bashkëpunim efektiv në mes të përbërjeve për trajnim me qëllim të avancimit të shkathtësive të tyre për pjesëmarrje në operacionet të kryesuara nga ana e NATO-s. Puna e përbashkët solli deri te një shmëbim cilë-sor i përvojave dhe mendimeve, si dhe deri te zhvillimi i mundësive dhe aftësive të personelit për pjesëmarrje në opera-cionet paqësore. Gjithashtu, stërvitja u planifikua përmes një bashkëpunimi interaktiv dhe përmes një prezantimi të

Stërvitja e përbashkët e ARM-së dhe Armatës së

SHBA-së në Evropë “Dragon Guardian 17” është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë

ushtarak të ARM-së dhe Armatës së SHBA-së në

Evropë. Qëllimi i kësaj stërvitjeje ishte avancimi i

ndërveprimit të ARM-së me NATO standardet, fuqizimi i

partneritetit të vazhdueshëm me SHBA-në, si dhe

demonstrimi i mundësive i forcave të armatosura të të dy vendeve për ndihmë dhe mbështetje ndaj shoqërisë

civile

24 orë

„Dragoon Guardian 17“Nivel i lartë i ndërveprimit

Page 29: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

një pjese të pajisjeve ushtarake në disa qytete të Maqedonisë, në mënyrë që të zhvillohen dhe avancohen teknikat e bashkëpunimit ushtarako-civil si një segment i rëndësishëm i procesit të planifikimit dhe zhvillimit të operacioneve paqësore. Në këtë mënyrë, gjatë stër-vitjes, qytetarët e Kumanovës, Shkupit, Velesit, Shtipit, Strugës dhe Strumicës, patën mundësi të shohin dhe të njihen me pajisjen dhe me detyrat e ushtarëve, me mënyrën e jetesës së tyre, me punën dhe përditshmërinë. Në solemnitet në qytetin e Kumanovës në të cilin u prezantua edhe një pjesë e automjeteve të ARM-së dhe forcave të ar-matosura të SHBA-së të cilët janë pjesë e stërvitjes, e pranishme ishte edhe min-istrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, e cila me këtë rast theksoi se kjo stërvitje paraqet fuqizimin e bashkëpunimit bilat-eral me SHBA-në. “Duke i hedhur një sy programit ambicioz, që është fryt i punës së përbashkët të pjesëtarëve të ARM-së dhe forcave të armatosura të SHBA-së, jam e bindur se kjo stërvitje e madhe do të jetë një mundësi e mirë për fuqizimin e gatishmërisë së njësive tona dhe njëherit do t’a afrojë ARM-në kundrejt kritereve të larta të partnerëve tanë të SHBA-së”, tha ministrja para të pranishmëve në Kumanovë.Në kuadër të Ditës së Hapur të stërvitjes e cila u mbajt në UP “Krivollak”, përpos mysafirëve të shumtë dhe përfaqësuesve të mediave, të pranishëm ishin edhe kryeministri Zoran Zaev, ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe shefi i SHP të ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodija Veliçkovski. “Me të vërtetë është kënaqësi kur shihni se Armata jonë merr pjesë së bashku me Armatën e SHBA-së në aktivitete stërvitore të cilat me të vërtetë implementohen në tërë botën, ku ushtarët tanë së bashku me ushtarët amerikanë dhe me ushtarë nga vendet e BE-së kujdesen për paqen në përgjithësi në botë dhe ruajnë gjënë më të shtrenjtë me emrin liri” – tha kryeministri Zoran Zaev me këtë rast. Zaev gjithashtu, thek-soi se për të është kënaqësi e veçantë që ushtarët e ARM-së duke qenë pjesëmar-rës në këso stërvitjesh, hapin rrugën e Republikës së Maqedonisë për anëtarsim të plotë në NATO. Në Krivollak, siç tha kryeministri, në të ardhmen mund të zhvillohet infrastrukturë për trajnim dhe stërvitje të ushtarëve nga Maqedonia të cilët janë pjesëmarrës në misionet paqësore. “Për këtë shkak Qeveria, së bashku me Kunvendin janë duke men-duar për avancimin dhe rritjen e buxhetit për Armatën e cila është jashtëzakon-isht e rëndësishme parimisht për ne, e më pas edhe për gatishmërinë tonë në përgjithësinë kuadër të misioneve paqë-sore në të cilat Armata është prezente aty ku ka nevojë” – shtoi Zaev. Ai njëherit shprehu kënaqësinë që stërvitja është

duke u zhvilluar disa ditë para vizitës së zëvendës presidentit amerikan, Mike Pens në rajon. „Kjo vetëm është një dëshmi se sa jemi të përqëndruar ndaj in-tegrimeve në NATO. Unë do t’a shfrytëzoj këtë rast që me zëvendës presidentin të bisedoj për planet tona vijuese dhe njëherit të kërkoj mbështetjen nga ana e SHBA-së dhe nga vendet tjera anëtare të NATO-s, që më në fund Republika e Maqedonisë t’a bëhë hapin e shumë pri-tur – të anëtarsohet në NATO”, tha mes tjerash kryeministri. Sipas ambasadorit të SHBA-së, Xhes Bejli kjo stërvitje pasqy-ron partneritetin ushtarak në aksion ku forcat amerikane dhe ushtarët e ARM-së punojnë në stërvitje dhe detyra specifike ushtarake. “Kjo dëshmon se ushtarët tanë, përveç aksioneve janë të gatshëm

edhe për aksione humanitare. Kjo stër-vitje nuk filloi këtu në Krivollak. Me disa seri të njëpasnjëshme stërvitore filloi në Gjermani, aty ku ushtarët bënin të njejtën gjë si që bëjnë sot, më pas në Rumani, Bullgari dhe në fund edhe në Maqedoni. Ky është një proces i gjatë, por kjo është ajo për të cilën punojnë partneritetet tona ushtarake. Ky lloj i aktiviteteve mund të ndihmojë në avancimin e aspiratave të Maqedonisë për anëtarsim të plotë në NATO”, tha Bejli.Të shpresojmë se ky aktivitet, si dhe shumë aktivitete të tilla paraprake duke i bashkangjitur këtu edhe vijueset, në mënyrë efikase do të kontribuojnë në anëtarsimin sa më të shpejtë të Repub-likës së Maqedonisë në NATO.

Kristina Ilievska

Page 30: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

„DRAGOON GuARDIAN 17“

Page 31: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

„DRAGOON GuARDIAN 17“

Page 32: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

32

Marrja e vendimeve ushtarake, apo vendimarrja është proces i zgjedhjes mes disa mundësive. Ky është një proces rrënjësor

i të menduarit i cili përbëhet nga njohja dhe zgjedhja e zgjidhjeve të mundshme të cilat shpien deri në gjendjen apo situatën e dëshiruar. Vendimarrja rezulton me zgjedhje të aksionit të cilit duhet të ndërmeret, apo i strategjisë që duhet të zbatohet në praktikë. Dallimi kryesor në mes të komandantit dhe oficerëve të tjerë është niveli dhe lloji i vendimit që merret nga ana e tyre.Më e vështira dhe detyra më e përgjegjshme gjatë komandimit dhe udhëheqjes është vendimarrja. Ajo,

gjegjësisht aftësia dhe përgjegjësia rreth vendimarrjes është veti e cila i përket vetëm një numri të vogël të oficerëve. Në përditshmëri formulohen teori të reja të komandimit dhe udhëheqjes, hulumtime dhe anketa të shumta në tërë botën sjellin rezultate rreth të dhënave më të reja të kësaj fushe, ku shumica prej tyre kanë kontradikta të ndërsjella. Përderisa një pjesë e tyre japin përparsi cilësive morale, të tjerat në vend të parë vendosin profesionalizmin, ndërsa pjesa e tretë ka të bëjë me intelegjencën, lidershipin, etj. Matës përfundimtar është megjithatë niveli i suksesit objektiv. Në historinë e udhëheqësisë ushtarake ka pasur edhe

njerëz të pa arsimuar, por që kanë pasur sukses duke pasur gjithashtu edhe një veti pozitive: ndjenjën për marrjen e vendimeve të duhura në kohë të duhur. Më tej, për ata nuk ka qenë edhe aq me rëndësi se ato vendime kanë qenë fryt i intuitës, intelegjencës, ose fatit. Suksesi përfundimtar këtë e vërteton më së miri. Komandanti duhet çdo herë t’a ketë parasysh se si vendimet e tij ndikojnë ndaj vartësve dhe organizatës ushtarake në tërësi. Për dallim nga kjo, për vartësit është e rëndësishme se si ndonjë vendim i komandantit do të ndikojë te ata. Mënyra në të cilën vendos komandanti e përcakton suksesin e tij dhe suksesin e organizatës

Edukim

Të menduarit kritik dhe kreativ gjatë vendimarrjes ushtarake

Page 33: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

33

ushtarake me të cilën ai komandon. Disa komadantë të caktuar marrin vendime pa pasur parasysh nivelin e organizatës ushtarake me të cilën kanë të bëjnë, e në këtë rast krijohet mundësia për zgjedhje të më tepër mundësive, për paqartësi, për mosrealizim të detyrës në kohën e dhënë, apo për realizim parcial të së njejtës. Pa mëdyshje se në një situatë të këtillë të zgjedhjes, pas vendimit do të ndodhin aktivitete të dyshimta të cilat ndërmeren pa u menduar shumë.Interaksioni i komunikimit gjatë vendimarrjes grupore mund t’a rritë apo t’a ulë nivelin e cilësisë së vendimarrjes në krahasim me vendimin i cili do ishte marrë nga ndonjë individ. Për këtë shkak, me shumë kujdes duhet të drejtohemi kah efektiviteti dhe efikasiteti gjatë vendimarrjes.

Proceset gjatë vendimarrjes ushtarake Komplaksiviteti i modelimit të vendimeve ushtarake, gjegjësisht, shpie drejt një permanence të të menduarit kritik që vjen në shprehje në bazë të pretendimeve të bazuara dhe mbështetjes së argumentuar ndaj atyre pretendimeve. Pretendimet e paraqitura me mbështetje të njëkohëshme dhe të argumentuar paraqesin mjete më të fuqishme dhe më të qëndrueshme të cilat e përbëjnë esencën e diskutimit që duhet t’i afirmojë të njejtat, apo t’a mohojë tezën e kundërt. Pretendimet prezantojnë arsyen për argumentet e shprehura duke i vërtetuar dobësitë e tezës kundërthënese. Në esencë, pretendimet kanë të bëjnë me mendimin kritik që i formon të njejtat, i ndërlidh duke formuar një tërësi affirmative e mbështetur në fakte. Argumentimi publik i pretendimeve pasqyron mbështetjen, jep elemente plotësuese, parashikime, lidhje, gjë që përsëri del të jetë prodhim it ë menduarit kritik të shprehur nëpërmjet një fjalimi të qartë. Fjalimi publik i argumentuar është një konstruksion i një fjalie koncize dhe qartësisht të vërtetuar me anë të së cilës merret ndonjë qëndrim i caktuar në lidhje me zgjidhjen e problemit apo në lidhje me detyrën e dhënë. Qëndrimi i ndërmarë nuk guxon të sqarohet me përsëritjen e përbërjes në ndonjë mënyrë tjetër. Sqarimi nevojitet që në mënyrën më të mirë t’a shpjegojë qëndrimin dhe

në mënyrë sa më reale t’a jep esencën e pretendimeve në një mënyrë që të pasqyrojë lidhjet mes elementeve të ndryshme mbi të cilat bazohen të njejtat. Fjalimi publik i argumentuar është në funksion të mbështetjes së fakteve duke e fuqizuar pozitën gjatë prezantimit dhe shpalosjes së argumenteve. Neglizhenca e mbështetjes ndikon dukshëm në qëndrimet e shprehura ndaj pretendimeve të argumentit. Ato janë të pabaza dhe jovalide gjë që vë në pikëpyetje vërtetësinë dhe qëndrueshmërinë e tërësisë së propozuar afirmative. Kjo shpie drejt një zbatimi të nevojshëm të dëshmive logjike – indukcionit, dedukcionit, analogjisë të cilat i përshtaten lidhshmërisë së argumenteve për shkak të formimit të një konkluze. Një situatë e padëshirueshme e cila nuk mund t’i shmangemi gjatë procesit të argumentimit të fakteve, është edhe debati. Debati në esencë paraqet manipulim me të vërtetën dhe nuk kontribon në afirmimin e fakteve. Debati nuk ka të bëjë me kryqëzimin apo ballafaqimin e fakteve, por me ballafaqim të aftësive ku faktet të shprehen në një tjetër kontekst. Qëllimi është që të mos zbulohet e vërteta, gjegjësisht që kjo e fundit të kthehet në

një kontekst tjetër, të fshihet, të ndryshohet. Në këtë situatë rradhitja “logjike” e ngjarjeve shpie drejt një konkluze të gabuar dhe drejt një vendimarrjeje të gabuar. Kundershtimi i pretendimeve te cilat konsiderohen si te pabaza, gjegjësisht pse ato pretendime janë të kategorizuara dhe të papranueshme, nuk do të thotë se të njejtat duhen mohuar, kundërshtuar verbërisht dhe

që njëkohësisht të jenë të dyshimta me çdo çmim. Kundërshtimi ka të bëjë me një analizë të thellë dhe të thukët të argumenteve kundërthënëse dhe me gjetjen e mangësive, mospërputhjeve dhe gabimeve në vendosjen dhe lidhshmërinë e tyre me detyrëat apo me problemet në përgjithësi. Kundërshtimi i pretendimeve të pabaza dhe të papërshtatshme ka një rradhitje të definuar të tërësive parciale: pikësynim, sulm, sqarim dhe lidhje. Pikësynimi nevojitet që qartazi dhe pa mëdyshje të përcaktojë dhe shtrojë se cilat elemente të pretendimit janë kundërthënëse. Sulmi ka të bëjë me një zbatueshmëri taksative të argumenteve kundërthënëse, njëri kundër tjetrit. Sqarimi

Të menduarit kritik dhe kreativ gjatë vendimarrjes ushtarake

Më e vështira dhe detyra më e përgjegjshme gjatë komandimit

dhe udhëheqjes është vendimarrja. Ajo, gjegjësisht

aftësia dhe përgjegjësia rreth vendimarrjes është veti e cila i

përket vetëm një numri të vogël të oficerëve. Në përditshmëri

formulohen teori të reja të komandimit dhe udhëheqjes,

hulumtime dhe anketa të shumta në tërë botën sjellin

rezultate rreth të dhënave më të reja të kësaj fushe

Page 34: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

34

ka të bëjë me një analizë të argumenteve kundërthënëse ku pasqyrohet esenca, përparsitë dhe mangësitë e tyre për situatën e dhënë. Lidhja karakterizon argumentet kundërthënëse me vështrim lidhjet shkak-pasojë për shkak të kategorizimit të pretendimeve (të pranueshme apo të pa pranueshme) në raport me detyrën e marë ose me problemin e imponuar. Kundërshtimi i pretendimeve mund të bëhet edhe në mënyrë tjetër, me anë të kundërshtimit të mbështetjes së argumentit. Me këtë vëhet në pikëpyetje burimi i

argumentit, minimizohet vlera e tij, jepet argument i ri dhe vëhet në pikëpyetje lidhja në mes argumentit dhe pretendimit. Kjo mënyrë e kundërshtimit të pretendimeve nuk ka të bëjë me ndonjë procedurë të shkurtër të parashtrimeve të lartëcekura dhe zbatohet për secilin argument në çdo predendim veç e veç, gjë që procedurën mund t’a bëjë edhe më komplekese. Ajo që pason gjatë procesit të vendimarrjes ushtarake, pas kundërshtimit të pretendimeve të pabaza dhe të papërshtatshme është refuzimi i të

njejtave. Refuzimi vjen si përgjigje ndaj sulmeve të argumenteve të dhëna të cilat karakterizohen sit ë pranueshme dhe si të sakta.

Vendimarrja gruporeTashmë e kemi të njohur fjalën e urtë: “se dy kokë janë më të mençura se sa njëra”. Ekzistojnë përparsi në përfshirje në shtab gjatë marrjes së vendimeve, por gjithashtu mënyra e këtillë grupore e vendimarrjes ngërthen edhe pasojat e veta. а) Aspektet pozitive të vendimarrjes grupore ushtarake:– njohuritë e përgjithshme të grupit (shtabit) janë më të mëdha se sa njohuritë e një individi;– shtabi zakonisht gjeneron më shumë zgjidhje të problemit;– pjesëmarrja në vendimarrje e rritë nivelin e pranimit të vendimit nga ana e anëtarëve të shtabit;

– shtabi i perception gjërat më mirë për atë se pse ekziston nevoja e vendimarrjes.b) Aspektet negative të vendimarrjes grupore ushtarake:– procesi i vendimarrjes zgjatë më shumë;– ekziston rreziku nga të menduarit grupor;– ekziston rreziku nga dominimi nga ana e një anëtari të grupit;– trysnitë për të rënë dakord i neutralizojnë anëtarët e grupit;– konkurenca mes anëtarëve të grupit është më e rëndësishme se problemi;– tendenca për t’a pranuar zgjidhjen e parë të pranueshme.Duke pasur parasysh saktësinë, mesatarisht grupet, për dallim nga individët sjellin vendime më të mirfillta. Kjo do të thotë se të gjitha vendimet grupore janë më të mira se sa vendimet e të gjithë individëve së bashku. Në fakt, ato janë më të mira se sa ato që do të merreshin nga ana e një individi mesatar brenda grupit, por rrallë herë janë më të mira se sa veprimet e përgjithshme të individit më të dalluar.Individët kanë përparësi sa i përket çështjeve të vendimarrjes. Sa i përket çështjes së kreativitetit, grupet janë më efikase për gjetjen e alternativave më innovative, p.sh breanstreaming. Sipas madhësisë së grupit, më i vogli përbëhet minimum nga 5 anëtar, ndërsa më i madhi ka më së shumti 15 anëtarë. Si grupe më efikase merren ato grupe të cilat kanë nga

Kundershtimi i pretendimeve te cilat konsiderohen si te pabaza, gjegjësisht pse ato pretendime janë të kategorizuara dhe të papranueshme, nuk do të thotë se të njejtat duhen mohuar,

kundërshtuar verbërisht dhe që njëkohësisht të jenë të dyshimta me çdo çmim. Kundërshtimi ka të bëjë me një analizë të thellë dhe të

thukët të argumenteve kundërthënëse dhe me gjetjen e mangësive, mospërputhjeve dhe gabimeve në vendosjen dhe lidhshmërinë e tyre

me detyrëat apo me problemet në përgjithësi

Page 35: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

5 deri në 7 anëtarë sepse mjaftojnë që mos të hasim në numër të mjaftueshëm të vendimeve të pazgjidhura dhe se në këtë rast anëtarët e grupit kanë mundësi t’i ndryshojnë vendimet e tyre dhe mund të tërhiqen nga pozicioni i papëlqyeshëm, por edhe disa anëtarë “më të vegjël” kanë mundësi që në mënyrë më adekuatë të jenë pjesë e vendimarrjes. Kriter përfundimtar për efikasitet dhe për nivel të duhur të pranueshmërisë të cilin e arrijnë zgjidhjen përfundimtare, mund të jenë edhe këto individë. Vendimet grupore do të zhvillojnë zgjidhje të cilat do të pranohen gjerësisht për shkak të pranisë së më shumë njerëzve. Vendimarrja grupore merr më shumë kohë për zgjidhjen e një problemi të njejtë edhe pse ka përjashtime. Grupet, në përgjithësi për dallim nga individët janë më pak efikase e frytëdhënëse.

Teknikat e grupit nominalVendimarrja grupore mund të përmirësohet me anë të teknikave të grupeve nominale. Grupi nominal e kufizon debatin ose komunikimin e ndërsjellë gjatë procesit të vendimarrjes. Përbëhet nga hapat vijues:1. Anëtarët takohen në emër të grupit, por para se të debatojnë, secili në mënyrë të pavarur i shënon idetë e tij rreth problemit.2. Secili anëtar prezanton një ide, që zgjat gjithnjë përderisa të gjitha idetë tjera nuk prezantohen apo nuk shënohen në panel apo në tabelë.3. Debat grupor rreth ideve për shkak të vlerësimit dhe sqarimit.4. Rradhitja e ideve bëhet nga ana e secilit anëtar të pavarur. Idea përfundimtare përfaqëson idenë e rradhitur më së miri.Përparsia kryesore e kësaj teknike është bashkimi apo takimi formal i grupit i cili nuk i kufizon mendimet e pavarura.

Vendime të pritura dhe të paprituraVendimarrja kërkon që të veçohet rëndësia. Në rast se kjo nuk ndodh, humbet shumë kohë për zgjidhjen e çështjeve irelevante, ndërsa nuk i kushtohet rëndësi problemeve të rëndësishme. Vendimet afatgjate kërkojnë siguri për realizimin e qëllimit përfundimtar: duhet të dini patjetër se çfarë dëshironi, në mënyrë që t’a arrini të njejtën. Kur qëllimi do të bëhet i qartë, do të mund të vendosni se çfarë duhet të bëni. Gjatë kësaj, është vendimtare që të vendoset për të bërë diçka, e jot ë lihet që punët të bëhen vetëvetiu, për shkak të dyshimit dhe mosveprimit.Vendimet që komandantët duhet t’i marrin në çdo moment, mund të jenë të pritura dhe të papritura. Vendimet e pritura janë më shpesh vendime që kanë të bëjnë me rekomandaime dhe preference për prolongim, avancim, shpërblim, miratim, për pushim vjetor, për dhënien e detyrave të rregullta për vartësit, vendime të ndryshme nëpër mbledhje, etj.Vendime të papritura janë vendimet

vijuese: kërkesa të papritura të vartësve për ditë të lira, kërkesa për ndërrimin e atyre vartësve të cilët nuk dakordohen me dikë në njësinë organizative në të cilën janë në detyrë, ndonjë mangësi e papritur e pajisjeve me të cilat punojnë, vendime lidhur me heqjen e frikës së vartësve e dalë nga ndryshimet (teknologji e re, standarde dhe procedura të reja, rregullim të ri të formacionit dhe organizimit), sëmundje e papritur e

personelit kyç, etj.Edhe pse duket që komandantët shumë më lehtë marrin vendime të pritura sepse për to kanë më shumë kohë për të menduar, kjo nuk do të thotë se të gjithë komandantët të njejtat i marrin më lehtë. Për shembull, vendimi se kush duhet të ndërrohet në detyrë tjetër edhe pse i pritur, për shumë

komandantë merret si vendim i vështirë.

gjeneral-major Dr. Muhamet RacajDr. Zhanet Ristoska

35

Vendimet grupore zhvillojnë vendime të cilat do të jenë

gjerësisht të pranueshme për shkak të pranisë së tyre te

shumica. Vendimarrja grupore merr më shumë kohë për zgjidhjen

e një problem të njejtë edhe pse ka përjashtime. Grupet, në

përgjithësi, janë më joefikase në krahasim me idividët e ndryshëm

Page 36: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Koncepti i luftës jolineare seriozisht e teston efikasitetin e shkathtësisë perëndimore operative. Përderisa mënyra perëndimore

e të luftuarit merret me vendosjen e parashikueshmërisë dhe kontrollit të luftës, koncepti i jolinearitetit është lindor dhe merret me paparashikueshmërinë dhe kaosin gjatë luftës. Të luftuarit jolinear është në kundërshtim me kuptimin tradicional të të luftuarit përendimor për faktin se nuk përfshin përpunimin e çek-listave. Përderisa të menduarit gjatë të luftuarit përendimor është në kërkim të rendit dhe civilizimit, ky trend është më fleksibil, duke u mbështetur në traditë dhe kulturë.Lufta jolineare është produkt i kompleksivitetit të tepruar të shoqërisë bashkëkohore. Për dallim nga luftërat e kaluara lineare në të cilat fituesi fitonte gjithçka, sot është vështirë të parashikohet se në cilin drejtim do të zhvillohen ngjarjet. Gjithnjë e më shpesh në luftëra ose nuk kemi fitues, ose palët e konfliktuara njëkohësisht janë të mendimit se kanë fituar. Për faktin se tashmë lufta nuk mund të kontrollohet, e njejta duhet të

menaxhohet. Koncepti për reforma në punët luftarake thotë se disa ndryshime në këto punë me anë të ndryshimit të mënyrës së të luftuarit, e ndryshon edhe vetë shoqërinë. Lufta jolineare është produkt e procesit të kundërt, kur ndryshimet në shoqëri ngërthejnë ndryshime të punëve luftarake apo thjeshtë thënë, e ndryshojnë mënyrën e të luftuarit. Adam Kurtis në filmin dokumentar “Hipernormalizimi” nga viti 2016 zbulon se qysh në vitet e 70’-ta të shekullit të kaluar, qeveritë e vendeve, bankierët dhe punonjësit e teknologjisë kanë kuptuar se është e pamundur që t’a kontrollojnë kompleksitetin e “botës së vërtetë”. Që nga ajo kohë është krijuar një “botë e rrejshme” të cilën përpiqen t’a kontrollojnë korporatat, ndërsa politikanët vetëm se të njejtës i japin stabilitet. Duke u nisur nga ky fakt, fillon të përhapet idea se është e kotë të bëjmë plan të detajuar në lidhje me sjelljen e politikës dhe luftës. Përderisa në të kaluarën kanë dominuar marrëdhëniet lineare në shoqëri, të cilat kanë qenë më të thjeshta, sot sundojnë marrëdhënie jolineare të cilat janë shumë më komplekse. Megjithatë, dallimi esencial

në mes të dy paradigmave shoqërore ka të bëjë me intenzitetin e kontrollit. Jolineariteti është shumë më vështirë për t’u parashikuar dhe për t’u kontrolluar, sesa lineariteti. Fenomeni më interesant i cili vjen si pasojë e të menduarit linear është teoria e konspiracionit. Në natyrën njerëzore ekziston

Global

LuFTA joLINeARe

Viteve të fundit në shkencat luftarake, për dallim nga termi

“hibride” dhe “asimetrike” gjithnjë e më shpesh dominon termi

“lufta jolineare”. Koncepti jolinear është i saktësuar dhe merret me paparashikueshmëri dhe kaos gjatë luftës. Të luftuarit

jolinear është në kundërshtim me kuptimin tradicional të të luftuarit

përendimor për faktin se nuk përfshin përpunimin e çek-listave.

Përderisa të menduarit gjatë të luftuarit përendimor është në

kërkim të rendit dhe civilizimit, ky trend është më fleksibil, duke u

mbështetur në traditë dhe kulturë

Page 37: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

37

një nevojë naïve për atë se është mirë të besohet se punët i kemi në kontroll, se sa të mos i besojmë të njejtës. Njerëzit e kanë më lehtë të besojnë se megjithatë dikush është përgjegjës për gjithçka që ndodh (qoftë edhe për punët negative, në mënyrë që të ketë kend të fajsojë), sesa të pranojnë se

jo gjithëherë ekziston një plan dhe se punët kryesisht ndodhin në mënyrë kaotike. Edhe pse teoritë konspirative ofrojnë komoditet se ekziston kontroll dhe se dikush menaxhon me botën, realiteti është kretësisht ndryshe, duke na treguar se kjo gjë nuk është e mundur.Proceset politike janë shumë të lidhura, komplekse dhe të varura me shumë variable ndaj proceseve tjera në shoqëri, në mënyrë që të mund të kontrollohen tërësisht. Gjëja e vetme që i afrohet konspiracionit është idea e krijimit të perceptimit se ekziston kontroll dhe se punët shkojnë sipas skenarit të planifikuar paraprakisht. Megjithatë, teoria e kaosit vlen sidomos për kohën bashkëkohore. Zakonisht me anë të përdorimit të kurtheve logjike, krijohet vetëm narativ që nga momenti kur diçka do të ndodhë në mënyrë që të paraqitet dhe prezantohet perceptim i planit të realizuar. Për të kuptuar konceptin e luftës jolineare, nevojitet mendim jolinear. Kjo gjë duhet t’a tejkalojë të a.q “të menduarit jashtë kutisë”, gjë që është vetëm një përpjekje e lehtë për distancim nga të menduarit linear. Jolineariteti nënkupton akseptim të asaj se “kutia” nuk ekziston.

Lufta jolineare përqëndrohet në përshtatjen ndaj ndryshimeve, vlerësimin e rrezikut, planifikimin e skenareve dhe përdorimin e “dritareve të mundësive”, apo thënë ndryshe, të veprohet atëherë kur do të paraqitet mundësia më e mirë. Strategjia e luftës jolineare është kontradiktore edhe te vet shprehja: sepse nuk dihet qëllimi përfundimtar. Ky është lloj i ri i të luftuarit në të cilin vështirë identifikohen qëllimet e kundërshtarit, sepse as ai vet nuk e ka definuar qartë të njejtat. Kjo nuk do të kishte kuptim në të kaluarën, por sot kur cilido veprim në skenën ushtarako-politike mund të dalë jashtë kontrollit, qëllimet janë të hapura në disa opcione varësisht nga ajo se si do të zhvillohet situata dhe veprimet. Qëllimi përfundimtar i luftës jolineare nuk është të fitohet, por të përdoret konflikti për krijimin e perceptimit të jostabilitetit të vazhdueshëm i cili do të mund të menaxhohet dhe të kontrollohet. Duke u nisur nga kjo, era vijuese e luftës jolinare mund të ndikojë në mënyrë revolucionare ndaj vëtë natyrës së luftës, diçka ndaj së cilës mendimtarët e Klauzevitcit mendojnë se është e pamundur. Në arenën

LuFTA joLINeARe

Page 38: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

38

luftarake globale në të cilën do të dominojë sjellja jolineare, askush nuk do të synojë drejt ndalimit të luftës. Ajo tashmë s’do të jetë mungesë paqeje, por do të shëndrrohet në gjandje “normale“. Termi “luftë jolineare” u paraqitë kohë më parë si koncept rus i një lufte të prolonguar speciale ku me anë të operacioneve psiqike projektohet perceptimi i pasigurisë. Proeksioni i perceptimit përbëhet nga gënjeshtra të planifikuara dhe fshehjes së vërtetës në mënyrë që të kamuflohet një mendim i caktuar te grupet e qëllimit. Jolineariteti rus ekziston që nga Lufta e Ftohtë. Invazioni ndaj Afganistanit më 1979 filloi me ushtarët sovjetik, ku të njëjtët të veshur me uniforma afgane arritën t’i marrin objektet qeveritare para se operacioni

luftarak edhe zyrtarisht të fillonte. Kjo mënyrë e fshehjes së qëllimeve nga ana e rusëve u përsërit edhe në vitin 2014 në Krime, kur me ushtarë të paidentifikuar arritën që t’i bllokojnë objektet ushtarake ukrainase.Përderisa përendimi merrej me luftën e ç’ rregullt drejtuar kundër aktorëve joshtetëror dhe lëvizjeve kryengritëse, Rusia e modifikoi këtë mënyrë në një mënyrë unikale të të luftuarit të inicuar nga një aktor joshtetëror. Të njejtën deri në një masë e bënë edhe forcat speciale të SHBA-së në disa vende të botës së tretë, por në një masë të kufizuar, në nivel të luftës anti kryengritëse. Sovjetikët e shëndrruan luftën e ç’rregullt në doktrinë të luftës në nivel shtetëror, apo thënë ndryshe, arritën një luftë të ç’rregullt nga pozita e aktorit shtetëror. Në pjesën

e doktrinës “maskirovka”, kjo ka qenë e integruar si koncept i “kontrollit refleksiv”, ku do të zhvillohej një luftë e ç’rregullt me anë të kapaciteteve shtetërore. Shumica e autorëve sot janë të mendimit se e a.q luftë “hibride” e rusëve, ngërthen në vete konceptin sovjetik të “kontrollit refleksiv”. Kjo është metodë e proektimit të perceptimit te kundërshtari me informata paraprake në mënyrë që të detyrohet të vendosë në drejtim të skenarit paraprakisht të pritur. Në këtë mënyrë inicuesi është një hap para kundërshtarit dhe e detyron atë që të vendosë pa bërë plan (të reagojë në mënyrë refleksive), që më pas të pason një valë e re e pakos së informatave (kontrollë për shkak të inicimit të një refleksi të ri). Për faktin se shpesh herë ekzistojnë reflekse të paparashikueshme, inicuesi planifikon një numër të madh skenarësh në formë algoritmi dhe në këtë mënyrë “parashikon” se çfarë do të ndodhë. Në fakt, inicuesi shpejt përshtatet sepse ai mendon në mënyrë jolineare (skenare në disa drejtime), përderisa kundërshtari është i detyruar të mendojë në mënyrë lineare (është i perokupuar të zgjidhë një problem konkret të imponuar). Shembull më i mirë për këtë është konvoji me ndihmë humanitare për Ukrainën lindore i cili në mënyrë teatrale levizte me ditë të tëra drejt Ukrainës edhe përkundër paralajmërimeve nga BE-ja dhe qeveria e Ukrainës së konvoji nuk mund të hyjë në shtet pa leje. Kur rusët e panë se nuk ekziston rreziku fizik që konvoji të ndalohen me dhunë, ata vazhduan drejt cakut. Në rast se Ukraina do të ndërrmerte rrezik dhe do të përgjigjej ndaj blofit me dhunë, ndoshta komvoji do të ndalej, e ndoshta në të kundërt, do të kishte shkak për luftë. Për faktin se inicues të kontrollit

Termi “luftë jolineare” u paraqitë kohë më parë si koncept rus i

një lufte të prolonguar speciale ku me anë të operacioneve

psiqike projektohet perceptimi i pasigurisë. Proeksioni i

perceptimit përbëhet nga gënjeshtra të planifikuara dhe

fshehjes së vërtetës në mënyrë që të kamuflohet një mendim i caktuar te grupet e qëllimit. Jolineariteti rus ekziston që nga Lufta e Ftohtë. Invazioni

ndaj Afganistanit më 1979 filloi me ushtarët sovjetik, ku të

njëjtët të veshur me uniforma afgane arritën t’i marrin objektet

qeveritare para se operacioni luftarak edhe zyrtarisht të

fillonte

Page 39: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

refleksiv ishin planifikuesit ushtarak rus, vetëm ata e dinë se cila do të ishte përgjigja e refleksit të tillë ukrainas.Për faktin se lufta sipas konventës së OKB-së është praktikisht e ndaluar dhe gjithnjë e më vështirë aktorë shtetëror në mënyrë legjitime ia mësyejne luftës, koncepti jolinear ofron opcion të ri për luftërat vijuese. Kjo do të ishte një kombinim i doktrinave kthyese, përorimit të dhunës ushtarake me intenzitet të ulët dhe veprim përmes anës së tretë. Jolineariteti do të thotë se do të luftohet, por se askush nuk do të jetë i përfshirë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në luftë. Do të jetë e dukshme se kush është aggressor, por ose nuk do të mund të dëshmohet, ose nuk do dëshmohet në mënyrë që të mos prishen marrëdhëniet diplomatike. Lufta jolineare do të shfaq një erë të luftërave të pabarabarta dhe të diplomacisë së pabarabartë në të cilën askush nuk do të jetë përgjegjës. Do të fshihen jo vetëm qëllimet, por edhe aktorët, apo aspak nuk do të ekzistojë qëllimi përfundimtar, por vetëm drejtim i veprimit ndaj një gjendje të dëshiruar në përgjithësi, ndërsa vendimet do të merreshin ad hoc varësisht nga impute – reagimi i palëve të përfshira. Jolineariteti së shpejti mund të bëhet edhe mjeti dominant i strategjisë vijuese ushtarake. Për faktin se të gjitha doktrinat përgaditen nga ana e ushtrive, të njejtat mund të jenë të privilegjuara dhe fleksibile, doktrina jolineare me qëllim do t’a ndryshojë strategjinë në mënyrë që kundërshtari të mos arrijë të përshtatet. Perceptimi do të ndryshojë shumë shpejt që do të jetë e pamundur të dihet se çfarë më saktësisht ndodh. Deri sa viktima ta kuptojë se çfarë ndodh, do të jetë vonë sepse pas secilit reagim menjëherë do të pasojë skenar i përgatitur dhe do të duhet që

të kërkohet përsëri një zgjidhje. Pala e cila do të praktikojë jolinearitet do të arrijë befasi ultimative dhe iniciativë në fushëbetejë. Shembull për këtë janë “njerëzit e vegjël me ngjyrë të gjelbërt”, të cilët u shfaqën në Krime më 2014. Edhe pse të gjithë parashikuan se ata janë ushtarë rus, disa ditë as perëndimi nuk guxoi ta akuzoi Rusinë, deri sa nuk u bë vonë. Në luftën jolineare nuk do të dihet se as cili është kundërshtari, e as cilat janë qëllimet e tij.

Me zhvillimin e mjeteve të planifikimit dhe me anë të proceseve, shkathtësia operative perëndimore është ne zenitin e parashikueshmërisë së vet. Duke u nisur nga kjo, jolineariteti është sfidë e re, sepse i rrëzon të arriturat aktuale doktrinare. Paparashikueshmëria çdo herë është parë si përparësi, por në kohën kur ushtritë moderne janë fokusuar në modelimin e luftës e cila duhet të jetë gjithnjë e me shumë parashikuese, kjo gjë seriozisht i rrëzon të gjitha teoritë. Nuk duhet të rikujtojmë se terrorizmi është në fakt kurora e kreativitetit jolinear. Sulmet terroriste ne Evropë në dy vitet e fundit treguan se tashmë nuk ka nevojë të përdoren armët e zjarrit për të shkaktuar viktima masive. Lufta jolineare do të fshihet, nuk do të dihet lidhja në mes të aktorëve dhe marrëdhëniet në mes tyre do të ndryshojnë, do të thehen norma, rregulla të luftës dhe ligje ndërkombëtare. Lufta e re e ftohtë do të jetë në ligjin e luftës jolineare në të cilën do të dominojnë operacionet e informatave për menaxhimin e perceptimit dhe forcave për operacione speciale si mjete subverzive. Në shkathtësive operative të luftës jolineare edhe më tej do të bashkohen caqet dhe qëllimet, mjetet dhe metodat, por ato do

të jenë të ndara dhe të ndryshueshme, aq sa kundërshtarit nuk do të mund t’i bëhet e qartë se cila është në fakt shkathtësia e tij operative. Lufta jolineare do të jetë shok për mënyrën perëndimore të të luftuarit e cila synon të jetë transparente dhe e drejtpërdrejtë sepse ajo do t’a ketë karakteristikën kryesore të mënyrës lindore: mashtrimin.

Gjorgji Veljovski

39

Përderisa përendimi merrej me luftën e ç’ rregullt drejtuar kundër aktorëve joshtetëror dhe lëvizjeve kryengritëse,

Rusia e modifikoi këtë mënyrë në një mënyrë unikale të të luftuarit të inicuar nga një

aktor joshtetëror. Të njejtën deri në një masë e bënë edhe forcat speciale të SHBA-së në disa vende të botës së tretë, por në një masë të kufizuar, në nivel të luftës

anti kryengritëse. Sovjetikët e shëndrruan luftën e ç’rregullt në doktrinë të luftës në nivel

shtetëror, apo thënë ndryshe, arritën një luftë të ç’rregullt

nga pozita e aktorit shtetëror

Page 40: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

40

Mbrojtja dhe shpëtimi i popul-latës dhe të mirave mate-riale në suaza planetare është obligim i bashkësisë

ndërkombëtare, para se gjithash i Or-ganizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Aktivitetet të cilat i ndërmer bash-kësia ndërkombëtare për mbrojtje dhe shpëtim parimisht definohen në kuadër të Konferencës Botërore për Redukti-min e Rreziqeve nga fatkeqësi (Ëorld Conference Disaster Risks Reducing-ËCDRR). ËCDRR është mbledhur tre herë në Japoni: në Jokohama më 1994, në Kobe më 2005 dhe në Sendai më 2015. Mesazhet e këtyre konferencave janë në frymën e qasjes bashkëkohore ndaj ballafaqimit me fatkeqësitë. Gjatë konferencës së parë botërore në Joko-hama më 1994 u miratua strategjia për një botë më të sigurt, u miratua ud-

hëzimi për parandalim, gadishmëri dhe reduktim të pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe u miratua plani aksional i miratuar edhe nga KS i OKB-së në vitin 1994. Këto ishin konkluzat kryesore nga shqyrtimi i konferencës ndërkombëtare. Gjatë konferencës së dytë botërore në Kobe në vitin 2005, ËCDRR miratoi planin në të cilën u vendos program ndërkombëtar për paralajmërim të her-shëm (International Early Ëarning Pro-gram–IEËP). Qëllimi i ËCDRR ishte të gjenden mënyra për reduktimin e numrit të viktimave nga fatkeqësi përmes për-gatitjes dhe në fund viktimat në njerëz të jenë më të vogla. Për shkak të afërsisë nga tërmeti katastrofal “Cunami” në Oqeanin Indian, zhvillim i sistemit për paralajmërim global u vendos lartë në agjendën e konferencës. Në këtë konfer-encë gjithashtu u miratua edhe Korniza

e Aksionit të Hojgos (Frameëork for Action of Hyogo), për periudhën (2005-2015). Korniza e Aksionit të Hojgos ven-dosi pesë prioritete konkrete për aksion: përpunimin e prioriteteve për reduktimin e rreziqeve nga katastrofat, përmirësi-min e informatave në lidhje me rreziqet dhe parandalimin e hershëm, krijimin e një kulture të sigurisë dhe qëndrueshk-mërisë, reduktim të rrezikut në sektorët kryesorë, fuqizimi i gatishmërisë për përgjigje.

Konferenca e Tretë Botërore e OKB-së për Reduktimin e Rreziqeve nga Fatkeqësi Konferenca e tretë botërore e OKB-së për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësi në Sendai u mbajt në vitin 2015. Ajo vendosi perspektivat për reduktimin efikas dhe efektiv të rreziqeve nga fat-

Mbrojtje dhe shpëtim në OKB

Global

Page 41: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

keqësi gjatë periudhës vijuese. OKB-ja shqyrtoi zbatimin e Kornizës për Ak-sion të Hojgos e miratuar për periudhën 2005-2015 dhe njëherit miratoi kornizën Sendai për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësi (Sendai frameëork for reduc-ing risks from disasters) për periudhën 2015-2030. Korniza e Sendait nënkupton që gjatë 15 viteve të ardhshme të zhvil-lohen kahje praktike për mbështetje për zbatimin e saj, për sigurimin e mbajtjes dhe zhvillimit të aksioneve të përbash-këta, por edhe krijim të aksionit vatanak nga ana e të gjitha palëve, si dhe fuq-izimin e llogaridhënies në drejtim të reduktimit të rrezikut nga katastrofat. Kjo qasje drejt reduktimit të rreziqeve nga katastrofat, shtetet, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare si dhe pjesëmarrësit tjerë relevant duhet t’i marrin parasysh aktivitetet kryesore të ndara në katër

prioritete. Ato janë: kuptimi i rreziqeve nga katastrofat, fuqizimi i menaxhimit të rreziqeve nga katastrofat, përgatitja për përgjigje efikase gajtë procesit të reha-bilitimit dhe rikonstruimit. Në prioritet të parët janë prezantuar politikat dhe praktikat për menaxhim me rreziqet e fatkeqësive të cilat duhen ba-zuar në kuptim të rreziqeve në të gjitha dimensionet e tij të anëve të dobëta, kapaciteteve, prekjen e pronës së indi-vidëve, karakteristikave të rrezikut dhe cënimit të mjedisit jetësor. Të njejtat janë konkretizuar në nivel lokal, rajonal, kom-bëtar dhe ndërkombëtar. Në nivel global nevojitet avancim i zhvillimit dhe zgjerimi i shkencës i bazuar në metodologji dhe mjete për shpërndarjen e humbjeve nga fatkeqësi dhe të dhënat relevante, statistikat, si dhe të fuqizohet modelimi i rreziqeve nga fatkeqësitë, vlerësim,

hartim, ndjekje dhe zhvillim të sistemit për parandalim të hershëm, transfer të teknologjisë, ndjekje të ndryshimeve klimatike, përdorimin e mediave, duke përfshirë këtu edhe ato sociale, mediat tradicionale, rrjete të mëdha telefonike mobile. Gjithashtu nevojitet të promovo-hen edhe përpjekjet e përbashkëta në partneritet me bashkësinë shkencore dhe teknologjike, me institucionet aka-demike dhe me sektorin privat në proce-sin e vendosjes, distribuimit dhe shkëm-bimit të praktikave pozitive kundrejt reduktimit të rreziqeve nga katastrofat. Kjo nënkupton edhe marrjen me kam-panja efektive globale dhe rajonale, si instrumente për ngritjen e vetëdijes dhe ngritjen e nivelit të arsimit, si dhe ndër-tim të institucioneve ekzistuese duke përfshirë këtu përsëri elementin e reduk-timit të rreziqeve nga fatkeqësitë përmes

Gjatë ballafaqimit me qëllimet dhe kahjet planifikuara për reduktimin e rreziqeve nga

fatkeqësi dhe fatkeqësi, përfshihen shumë aktorë. Mes tyre më të

rëndësishëm janë: OKB-ja, NATO dhe BE-ja. Ato e kanë obligim t’i mbrojnë qytetarët dhe të

mirat materiale nga gjendjet e jashtëzakonshme. Këto ato e bëjnë përmes institucioneve dhe forcave të tyre. Për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësi tjera ato formojnë trupa

përgjegjës të cilat i koordinojnë aktivitetet e subjekteve tjera

pjesëmarrëse në mbrojtjen dhe shpëtimin e popullatës dhe të të

mirave materiale

Page 42: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

kordinimit të rrjeteve aktuale dhe insti-tucioneve shkencore hulumtuese në të gjitha nivelet, në të gjitha rajonet, etj. Në prioritetin e dytë përfshihet ndjekja e ndryshimeve klimatik, biodiversiteti, krijimi i zhvillimit të qëndrueshëm, zbutja e varfërisë, mbrojtja e ambientit jetësor, bujqsisë, shëndetësisë, ushq-imit dhe fushave tjera të mbrojtjes dhe shpëtimit. Gjithashtu potencohet nevoja e përfshirjes në platformën globale për reduktimine rreziqeve nga fatkeqësitë,

në platformat rajonale për reduktimin e rreziqeve dhe platformave tematike me qëllim të lidhjes së partneriteteve dhe në mënyrë periodike të vlerësohet përparimi i zbatimit dhe shpërndarjes së praktikave dhe njohurive rreth fat-keqësive dhe informatave për politikat e rrezikshme. Prioriteti i tretë përqëndrohet në pro-movimin e lidhshmërisë së sistemeve, sektorëve, organizatave që kanë të bëjnë me zhvillimin e qëndrueshëm për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë në kuadër të politikave të tyre, planeve, programeve dhe proceseve. Nevojitet promovim dhe mbështetje të zhvillimit të rrjeteve sociale që kanë të bëjnë me shpëtimin, të promovohet dhe të mbështet bashkëpunimi mes palëve private dhe publike të interesuara për avancimin e rezistencës së biznesit gjatë fakteqësive, etj. Prioriteti i katërt shpie drejt nevojes për zhvillim dhe fuqizim të një qasjeje koordinuese dhe drejt krijimit të me-kanizmave operativ, si dhe drejt faktit se nevojitet mekanizma për lehtësimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të infor-matave në të gjitha shtetet. Gjithashtu nevojitet të avancohen mekanizmat ndërkombëtare si që është platforma

ndërkombëtare për reduktimin e rreziqeve ndaj fatkeqësive për shkëm-bimin e përvojave dhe të mësuarit në vende të ndryshme nga të gjitha institu-cionet relevante, të aftësohet fuqia ak-tuale punëtore në subjekte dhe vullne-tarë për përgjigje ndaj fatkeqësive, etj.Është i madh dhe i llojllojshëm numri i pjesëmarrësve të cilët parashihet të përfshihen në implementimin e Kornizës së Sendait për reduktimin e rreziqeve ndaj fatkeqësive. Shtetet përmes au-

toriteteve qëndrore dhe lokale e kanë përgjegjësinë kryesore. Përveç tyre në procesin e implementimit në mënyrën e vet kontribuojnë edhe ndërmarrjet pub-like, agjencitë publike, sektori i biznesit, bashkësia shkencore si dhe organizatat joqeveritare të cilët marrin pjesë së bashku me institucionet publike, me njo-huri specifike dhe kahje pragmatike në kontekst të zhvillimit dhe implementimit

të kornizave normative, standarde dhe plane për reduktimine rreziqeve nga fatkeqësitë. Të gjitha palët e përfshira inkurajohen t’i publikojnë obligimet e tyre dhe përmbushjen e tyre në shenjë mbështetjeje ndaj zbatimit të kësaj ko-rnize.Në kuadër të punëve të lartëcekura pu-non personel i llojllojshëm. Të gjithë së bashku, duke përfshirë këtu edhe popul-latën e prekur në një mënyrë duhet të përfshihen në procesin e reduktimit të rreziqeve. Gratë dhe pjesëmarrja e tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme rreth projektimit të politikave sensitive, planeve dhe programeve. Fëmijët dhe të rinjtë janë bartës të ndryshimeve dhe duhet t’u jepet hapësirë në krijimin e modaliteteve për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë. Personat me nevoja të veçanta në dizajnimin dhe zbatimin e planeve duhet t’u përshtaten kërkesave specifike. Më të moshuarit me anë të përvojës së tyre, me anë të shkath-tëisve, mençurisë, kombet autoktone, përmes përvojës së tyre dhe njohurive tradicionale, refugjatët gjithashtu, mund të jenë të dobishëm për dizajnin dhe për implementimin.

Samiti Botëror HumanitarSamiti Botëror Humanitar (Ëorld hu-manitarian summit-ËHS) u mbajt në Stamboll më 23-24 maj 2016. Rëndësia e samitit botëror humanitar për zhvillim mbrojtje dhe shpëtim në suaza globale është e jashtëzakonshme. Kjo mund të vërehet edhe nga masiviteti, llojllojsh-mëria dhe rëndësia e pjesëmarrësve. Në këtë samit morrën pjesë rreth 9.000 pjesëmarrës nga 173 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bash-kuara. Nga bashkësia e biznesit ishin të pranishëm 350 përfaqësues të sektorit privat dhe 130 përfaqësues të agjen-sioneve, fondeve dhe programeve të OKB-së. Nga sektori joqeveritar morrën pjesë rreth 700 organizata joqeveritare, 350 nga të cilat ndërkombëtare. Në këtë samit morrën pjesë edhe palë tjera të interesuara, duke i përfshirë këtu edhe institucionet akademike, mediat, etj.Në samitin botëror humanitar u para-

42

Page 43: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

shtruan tre qëllime kryesore, ato janë: të katalizohet partneriteti global në mes palëve të përfshira, të vërtetohen vlerat dhe parimet themelore njerëzore, të obligohen vendet ndaj agjendës së ndryshimeve. Fusha tematike të cilat dominuan gjatë samitit ishin: kontributi i shteteve në mbrojtje të vlerave të përgjithshme njerëzore për mbrojtjen e njerëzimit, kontributi i liderëve poli-tik në parandalimin e konflikteve të reja dhe dhënien fund të konflikteve aktuale, qasje e re e menaxhimit me rreziqet nga fatkeqësitë naty-rore dhe ndryshimet klimatike, përqëndrim i komunitetit për të zgjidhur problemet me migri-min e imponuar, ndërmarja e aktiviteteve nga ana e vendeve në mënyrë që të arrithet barazi gjinore, ndryshim i jetës dhe shprehive njerëzore: nga dhë-nia e ndihmës deri te vënia fund e nevojës së ndihmës, financim dhe investim për pop-ullatën. Efikasiteti i ndihmës ndërkom-bëtare është njëra ndër nevojat kryesore në të gjitha fushat tematike rreth diskutimeve të bashkësisë humanitare që u fokusua në kontekst të përgatitjeve të samitit botëror humanitar. Në kontekst të

zgjerimit të vazhdueshëm të hapësirës në mes të nevojave humanitare dhe financimit, si dhe në rritjen e numrit të pjesëmarrësve të aktorëve të ndry-shëm në dhënien e ndihmës humani-tare, shfaq synimin e një zhvillimi më të qartë të efikasitetit humanitar dhe strategjive në mënyrë se si të arrijmë deri te rezultatet e dëshiruara. Veçanër-isht parashtrohen pyetje ndaj shpejtë-

sisë, cilësisë dhe përshtatshmërisë së dhënies së ndihmës në përputhje me parimet dhe standardet ndërkombëtare. Në pikëpamjen e rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit e harxhimeve në kuadër të operacioneve të ndihmave humani-tare, gjithashtu ekziston nevoja që të hedhim një vështrim ndaj burimeve të reja dhe modaliteteve të financimit, duke përfshirë reduktimin e harxhi-meve për transaksione. Përcaktimi i prioritetit për shkak të resurseve të kufizuara është parakusht që të kemi

përfitime në efikasitetin e programimit. Avancimi i koordinimit dhe përgjegjësi për nevojat kolektive dhe ato individ-uale në sigurimin e ndihmës, ku ngelin kërkesat bazike për efikasitet gjatë dhënies së ndihmës. Një qasje e re e menaxhimit me rreziqet dhe krizat nga fatkeqësitë natyrore dhe ndryshimeve klimatike ishte njëra ndër temat më të rëndësishme të samitit e cila në mënyrë

dominante tangoi mbrojtjen dhe shpëti-min. Për këtë temë u sollën konkluzat vijuese: bashkësia ndërkombëtare të përpiqet të përshpejtojë aktivitetet për reduktimin e fatkeqësive dhe rreziqeve klimatike duke u bazuar me zbatimin e Kornizës së Sendait për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësitë 2015-2030; 2030 të miratohet agjendë për një zhvil-lim të vazhdueshëm dhe Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike, si dhe strategji tjera relevante dhe ndryshime aksioni. Liderët të përpiqen për fuqiz-

imin e kapaciteteve kombëtare dhe rajonale në menaxhimin me fatkeqësitë dhe rreziqet klimatike të lidhura me anë të fuqizimit të aranzhmaneve të parashikuara të gatishmërisë, përgjigjes dhe sanimit. Bash-kësia ndërkomëbtare të obligo-het për arritjen e mirëkuptimit, përmes zhvillimit të bazave të të dhënave për fatkeqësitë dhe ndryshimet klimatike të cilat ndikojnë në vendimarrje për proceset e analizave për parandalim të hershëm, si dhe për fillimin e aksionit. Bashkë-sia ndërkombëtare të obligohet për rritjen e investimeve që kanë të bëjnë me krijimin e rezistencës së bashkësisë si pikë e parë e vijës kritike së

përgjegjësisë, me anë të pjesëmarrjes së tërësishme dhe efikase të grave në këto aktivitete. Bashkësia ndërkom-bëtare të obligohet për të siguruar ndi-hmë humanitare rajonale dhe globale në rast të fatkeqësive natyrore si plotësim i përpjekjeve kombëtare dhe lokale në drejtimin e njëjtë.

Dr. Mende Sollunçevski

43

Në kuadër të OKB-së për mbrojtje dhe reduktim të pasojave nga fatkeqësitë është formuar Zyra e OKB-së për reduktimin e rreziqeve nga fatkeqësi

dhe fatkeqësitë (UNISDRR), e udhëhequr nga përfaqësuesi special i sekteratarit të përgjithshëm

të OKB-së për reduktimin e rreziqeve dhe fatkeqësive . Zyra është me seli në Gjenevë të

Zvicrës dhe ka 5 zyra tjera rajonale. Fushat bazike të punës së saj përfshijnë reduktimin e rreziqeve

nga katastrofat, adaptim ndaj ndryshimeve klimatike, rritjen e investimeve për reduktimin e fatkeqësive , ndërtimin e blloqeve rezistuese

ndaj fatkeqësive, si dhe fuqizimin e sistemit ndërkombëtar për reduktim të rreziqeve

Page 44: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Kontrollet e aftësive psikofizike të oficerëve dhe nënoficerëve rezervë janë gjithnjë në qendër të

vëmendjes së NJKM të OORRM-së së Shtipit me të cilën udhëheq togeri rezervë Stojançe Dimov. Si dëshmi për këtë është edhe marshi edukativ në të cilin morrën pjesë rreth 40 oficerë të OORRM-së. Sipas programit, marshi u realizua në relacion: pushi-morja e fëmijëve – lokaliteti i “Xhamisë” në Pllaçkov-icë, në distancë prej 18 km. Këtë aktivitet e ndoqi edhe kryetari i OORRM-së, dr. Gjorgji Mallkovski i cili para pjesëmarrësve të kësaj përmbajtjeje praktike e theksoi rëndësinë e kondicionimit dhe kontrollit të rregullt aftësive psikofizike, ndërsa i preazntoi edhe aktivitetet e planifikuara të OORRM-së deri në fund të vitit 2017. Në lokalitetin “Xhamia” në 1.400 l.m, Marjan Lubotenski nga PD “Lisec”, me anë të hartës topografike dhe me busull, realizoi orientim gjeo-grafik dhe topografik. Bashkëpunimi mes NJKM-së së OORRM-së së Shtipit dhe PK “Lisec” vazhdon për një kohë të gjatë dhe paraqet një shembull pozitiv i cili si përvojë, do të mund t’u shërbej edhe mjediseve tjera në kuadër të bashkëpunimit mes shoqatave qytetare.

Njësia Komunale Organizative e OORRM-së së Demir Hisarit me të cilën udhëheq togeri rezervë Vasko

Mlladenovski, me rastin e 114 vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit më 2 Gusht, për herë të gjashtë me rradhë organizoi marshin tradicional “Rrugës së kryengritësve të Ilindenit”. Ky aktivitet në esencë ka të bëjë me shoqërim një ditor të 30 oficerëve të rinj rezervë nga Demir Hisari dhe anëtarë të PD “Biglla”, të cilët marshin në distancë prej 17 km e realizuan në relacion: kisha “Shën Jovan Preteça” – kisha “Shën Ilija” – kisha “Shën Pjetri” – kompleksi memorial “Damjan Gruev” në fsh. Smilevë. Kryetari i shoqatës “Damjan Gruev”, Risto Grueski i njoftoi pjesëmarrësit e marshit me Kryengritjen e Ilindenit dhe me kontributin e fshatit Smilevë në Epopenë e Ilindenit. Fjalë rasti në këtë organizim mbajtën edhe: ministri i financave, dr. Dragan Tevdovski dhe kryetari i komunës së Demir Hisarit Lubço Bllazhevski. Pas vendosjes së kurorave me lule pranë përmendores së Damjan Gruevit, anëtarët e SHKA “Ilinden” nga Demir Hisari realizuan një program të pasur kulturoro-artistik kushtuar festës së Ilindenit.

Rrugës së kryengritësve të Ilindenit

Marsh kondicionues

Ndër aktivitetet më të rëndësishme ndërkombëtare të Konfederatës të Oficerëve Rezervë (CIOR), gjatë periud-hës së verës u organizua akademi gjuhësore, si një formë

ndërkombëtare institucionale për edukimin e oficerëve rezervë, aktivistë të shoqatave kombëtare nga vendet

anëtare të NATO-s dhe të PpP-së. Qëllimi i organizimit të Akademisë Gjuhësore është mësimi i gjuhës angleze dhe frënge në funksion të ngritjes së nivelit të komunikimit të CIOR-NATO. Në këtë mënyrë mundësohet zhvillimi i shkathtësive të të folurit, i shkathtësive të komunikimit inter-

aktiv dhe të drejtshkrimit me theks të veçantë në terminologjinë ushtarake. Akaedmia organizohet tradicionalisht që nga viti 2000, ndërsa OORRM-ja me mbështetje të plotë të MM-së dhe ARM-së, ishte nikoqire dhe bashkëor-ganizatore që nga viti 2007. Akademia e sivjeme e 18 gjuhësore u mbajt në qytetin Gdinja, në Akademinë e Marinës Ushtarake të Republikës së Polonisë nga 17-28 korrik. Në këtë organizim ndërkombëtar edukativ morrën pjesë 80 oficerë rezervë nga 17 shoqata kombëtare. R. e Maqe-donisë u përfaqësua nga: nëntogerët rezerve dr. Goce Georgiev (Vinicë),

mr. Risto Panov (Sveti Nikole) dhe nga kapetani rezervë mr. Zoran Stojkoski (Prilep).

Edukim gjuhësor

Zhivko Trajanovski

44

OORRM – aktivitete

Page 45: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Si shumë vende ashtu edhe Kina vazhdimisht filloi t’i zëvendësojë transportuesit e saj me automjete blinduese

shumë më të shpejtë dhe më të lirë me rrota 8x8. Transportuesi blinduesi “ZBD 09 Snow Leopard” është i zhvilluar dhe i prodhuar në bazë të automjetit lëvizës me rrota “VNI” 8x8 nga ana e kompanisë kineze të mbrojtjes (NORINCO - China North Industries Corp) dhe për herë të parë para publikut është prezantuar në paradën me rastin e 60 vjetorin e Armatës Popullore të Kinës e cila u mbajt me 1 tetor 2009, e duke u nisur nga ky fakt edhe denominacioni 09 gjendet në emrin

e automjetit. Ky version ishte automjet luftarak i këmbësorisë, ndërsa versionet tjera përfshinin “ZBD 09” (transportues blindues me mitraloz 12,7 mm dhe version 07 i automjetit për mbështetje luftarake i cili ka obus 105 mm apo 155 mm. Dizajni i këtij transportuesi kishte ndikim të madh edhe nga blinduesit rus dhe ata perëndimor.Automjeti blindues “ZBD 09” na kujton në transportuesin e kompanisë “Mowag” (sot BAE Systems) “Pirhana III”, me majë të ndërprerë nga ana e përparme, me pllaka plotësuese blinduese, me vendndodhjen e njejtë të motorit kryesor (në anën e djathtë), shoferin në të majtë, komandantin dhe shënjestruesin në mes dhe aranzhman të njejtë në pjesën e prapme të automjetit i dedikuar për ushtarët me dyer dhe me dy hapje për hapje të zjarrit anash. Inspirimi është edhe më i theksuar sa i përket automjetit lëvizës paraprak i llojit “07P 8x8 105mm” i cili aq shumë na kujton në OT “Mowang Spy”( që iu shit ushtrisë së Tanzanisë dhe asaj të Kamerunit). Megjithatë hapja e shoferit

„ZBD 09 SnOw LEOPARD“

45

Armatim

Transportuesi blindues kinezTransportuesi blindues „ZBD 09 Snoë Leopard“ është i prodhuar dhe i zhvilluar në bazë të automjetit lëvizës me rrota “VN1” 8x8 nga ana

e kompanisë kinezë të mbrojtjes (NORINCO - China North Industries Corp) dhe për herë të parë ka dalë para publikut në paradën e Pekinit e mbajtur me rastin e 60 vjetorit të Armatës Popullore të Kinës më 1

Tetor 2009

Page 46: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

46

(e kthyer në anën e majtë) posedon aranzhman interesnat me dritare të madhe dhe me dy të tilla anësore, ndërsa nuk posedon persikopë në anën e kundërt të hapjes së komandantit të automjetit. Trupi është tërësisht i salduar me çelik të qëndrueshëm dhe rezistent RHA, duke siguruar mbrojtje të plotë nga municioni me kalibër 12,7 mm (API – armour-piercing incendiary) në lakim frontal të lëshuara nga një distancë prej 100 m dhe armatim të lehtë 7,62 mm anash, gjithashtu siguron mbrojtje nga shrapnellë nga armatimi artilerik në kulm dhe në anën e prapme. Përveç kësaj,

pllakat blinduese modulare duket se janë gjenerike për prodhimin e automjeteve blinduese, duke siguruar mbrojtje nga plumbat 25mm API, frontalisht deri në 1000 m, dhe nga 12,7 mm API anash nga 100 m. Me blinduesin plotësues ZBL-09 mund të llogaritet si BVP (IFV) me rrota. Niveli i mbrojtjes kundër minave është i panjohur, por konfiguracioni 8x8 do të ndihmojë të sigurohën disa nga mobilitetet pas sulmit dhe goditjes, një arsye shtesë se pse ky automjet është mjaft i njohur. Këto automjete janë të pajisura edhe me sistem mbrojtës NBC dhe me sistem automatik për fikjen e zjarrit në pjesën e ekuipazhit, trupave si dhe në pjesën e motorit. Për mbulim aktiv merren 3-4 predha gazi të cilat gjenden në kupolë. Versioni standard i automjetit blindues

këmbësorik ka kupolë për 2 persona me 30 mm, top të lansuar dhe mitraloz koaksial 7,62 mm, përderisa aftësia e tij afatgjate antitankse është përmirësuar me dy lansues ujor të raketave “Hong Jian-73C” (me mbushje të brendshme). Topi 30 milimetërsh është i ngjajshëm me topin sovjetik “2A72” i cili përdoret në shumë automjete blinduese dhe helikopterë rus/sovjetik. Sistemi lansues „HJ-73“ është sistem i vjetëruar në krahasim me dizajnet moderne perëndimore, por megjithatë paraqet kërcënim për automjetet blinduese. Automjeti me siguri është i pajisur me

BMS elektronik, si dhe me sistem për pozicionim dhe navigacion. Shkëmben të dhëna në mes automjeteve të ngjajshme dhe pozicioneve komanduese. Automjeti blindues lëvizës llogarit në motorin gjerman “DEUTZ BF6M1015 CP” – dizel motor në ftohje ujore, i cili zhvillon 390-440hp të lidhur me marsh automatik i cili prodhohet në Kinë me licencë të rregullt. Hapësira motorike gjendet në pjesën e përparme të trupit. Posedon sinkronizues i cili mundëson performance pune në anë tropikale, në shkretëtira dhe në rrafshnalta. Posedon fuqi 8x8 në të gjitha rrotat me sistem të pavarur të suspendimit dhe bazë me bllokada të diferencialit. Me peshë rreth 21 ton shpejtësia maksimale në rrugë arrinë deri në 100km/h. Automjeti është tërësisht amfib me propeller nga prapa

dhe me aftësi lundrimi deri në 8km/h. Transportuesi është i pajisur edhe me sistem qëndror për rregullimin e shtypjes së rrotave për mobilitet të avancuar në terren më të lehtë, ekziston edhe mundësia të pajisjet edhe me sistem kondicionues, GPS për navigacion. Automjeti përbëhet nga ekuipazhi tre anëtarësh dhe me kapacitet për transportim nga 3-7 ushtarë. Ata hyjnë edhe dalin nga automjeti përmes dyerve në anën e prapme. Disa lloje të automjetit janë të pajisura edhe me rampa dhe motorë të elektrizuar. Në raste të jashtëzakonshme ushtarët e

lëshojnë automjetin përmes hapjes së kulmit. Ka hapje për gjuajtje dhe pajisje të lidhura për shikim për ushtarët. Specifikimet tjera të këtij automjeti blindues janë: – gjatësia: 8 metra;– gjerësia: 3 metra;– gjatësia: 2,1 metra;– pasha 15 - 21 ton (varësisht llojit);– ekuipazhi: 3 + 7 persona;– armatim kryesor: top 30 mm, mitraloz 7,62 mm ATGW HJ 73;– motor: „ DEUTZ BF6M1015 diesel 390 hp “;– autonomi e veprimit: 800 км;– shpejtësia maksimale në rrugë:100 km/h;– shpejtësia maksimale gjatë lundrimit: 8 km/h;– tejkalim të barrikadës deri në 60%;

Page 47: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

47

– tejkalim të barrikadës anësore 40%;– tejkalim mbi hendek 1,8 m;– tejkalim i barrikadës vertikale 0,55 m.Ekzistojnë një numër i madh i llojeve të specializuara të automjeteve të këtij lloji. Automjeti 8x8 paraqet një familje të tërë të automjeteve lëvizëse. Lloje të automjeteve blinduese nga familja 09 janë:– „ZBL 09“, versioni fillestar i transportuesit blindues i armatosur me mitraloz të thjeshtë për mborjtje 12,7 mm;– „ZBD 09“, version i automjetit luftarak këmbësorik, duke pasur parasysh numrin e fotografive, i prodhuar në numër më të madh, i armatosur me top automatik 30 mm, mitraloz 7,62 mm dhe ATGMs. Ekzistojnë edhe nënversione të armatosura me UW4 30 mm stacion i menaxhuar me komandë (i ngjajshëm me

atë që përdoret te automjetet me rrotat “WZ551”), gjithashtu i mbrojtur më mirë dhe i pajisur për luftime në mjedis urban;– „VN-1“, version i importuar i automjetit luftarak;– „ZTL-09“, 105 mm top version për sulm i cili përdor kupolën standarde për 2 persona;– „ST1“, version tjetër 105 mm anti tanks i cili përdor NATO municion;– „PLZ-09“, 122 ose 155 mm version me obuse, i dyti është i modifikuar, lloj 86 apo lloji rus D-30;– „PLL-09“, version bartës i minahedhësit 120 mm me dedikim të dyfishtë;– „CS/SA5“, versioni АА, përdor top 30/6 mm i ngjajshëm me versionin rus AO-18M;– „ARV“, emri i vërtetë nuk dihet, i pajisur me digjital hidraulik dhe me pajisje plotësuese, i armatosur me mitraloz 12,7 mm;– automjete komanduese, pajisje SATCOM;– automjet blindues për tërheqje i pajisur me kran;– automjet blindues ngarkues, i pajisur me kran të vogël, roli i tij është transporti i municionit dhe rezervave tjera në vijën e frontit;– automjete sulmuese;– automjet inxhinerik i pajisur me prerës dozerik dhe me bager.Për shkak të historisë jo të largët (është publikuar vetëm para 8 vitesh), shërbimi aktiv i automjetit në fjalë është i kufizuar, ndërsa disa lloje janë vetëm test-kuti për konversione të mundshme plotësuese. Këto automjete dëshmojnë përpjekjen kineze për krijimin e të ashtuquajturave “Striker” brigadave, njësi për vendosje të shpejtë të rrotave, me variante të kombinuara për të gjitha detyrat. Ekzistojnë dy automjete për eksport “VT-1” (version BVP) dhe “ST-1” (version anti tanks me 105 mm kupolë). Deri më tani, blerës i vetëm i huaj ishte Venezuela e cila porositi një numër të pacaktuar të automjeteve për njësitë e saj elitare (Bolivarian Marine Infantry). Argjentina gjithashtu hyri në negociata për prodhimin e ndërtuesve të limaneve të saj “Tandanor”. Kjo gjë u vërtetua në qershor 2015 duke u prodhuar edhe 110 automjete, që do të shiten pjesërisht në rajon lokal. Në dhjetor të vitit 2014, u paralajmërua se kompania pakistaneze “HIT” (Heavy Industries Taxila), do të sigurojë lincencë për prodhim lokal të automjeteve të njejta. Automjeti blindues „ZBL-09 Snow Leopard“ prodhohet në masë të madhe për nevojat e armatës kineze. Kompania „NORINCO“ punon në zhvillimin e mëtejmë të këtyre automjeteve blinduese me karakteristika të avancuara.

Idriz Idrizovski

Për shkak të historisë jo të largët (është publikuar vetëm para 8 vitesh), shërbimi aktiv i automjetit në fjalë është i

kufizuar, ndërsa disa lloje janë vetëm test-kuti për konversione

të mundshme plotësuese. Këto automjete dëshmojnë

përpjekjen kineze për krijimin e të ashtuquajturave “Striker”

brigadave, njësi për vendosje të shpejtë të rrotave, me variante

të kombinuara për të gjitha detyrat

Page 48: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

48

Nëna e të gjitha bomba” - ky emër grandioz erdhi nga fraza që më 1991 e popullarizoi Saddam Husseinin, pas përshkrimit të

Luftës së Gjirit si “nëna e të gjitha bete-jave”. “Beteja në të cilën jeni sot është nëna e të gjitha betejave,” tha Sadam Hu-seini në janar të vitit 1991. Fraza origjinën e vet e ka nga Kur’ani, i cili përmban ajete që Mekën e përshkruan si “Umm al-Qura”, që domethënë “nëna e të gjitha qyteteve”. Në botën arabe, kjo frazë përdoret për të përshkruar diçka që në një moment është më e rëndësishme më e madhe. Fjalia e përdorur nga Saddam Husseini u pranua shpejt në gjuhën kolokviale dhe në Amerikë nga ajo bënë shumë fraza tjera dhe filluan t’i përdorin ato në fjalorin e përditshëm - “nëna e të gjitha uraganeve”, “nëna e të gjithë turmave” ... “nëna e çdo gjëje” dhe u përhap aq shumë sa që Shoqëria Dialektike e SHBA në 1991 shpalli si frazë të vitit.Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi se bomba MOAB u hodh në tunelet që u morrën nga një grup lokal i ISIS që përdorte IED bunkerë dhe tunele për të përmirësuar mbrojtjen e tyre. “Ky është municioni i vërtetë për të reduktuar këto pengesa”, tha gjenerali John V. Nichol-son, i cili është përgjegjës në komandën e forcave amerikane në Afganistan. Edhe pse kjo ishte hera e parë që MOAB është përdorur deri më tani, ajo ka ekzistuar që nga viti 2002. Pra, pse Shtetet e Bash-kuara prisnin 15 vjet që ta përdorin atë? Nuk ka të bëjë me madhësinë e bombës. Kjo është për shkak se “MOAB” ka një veprim shumë të specializuar dhe prandaj qeveria amerikane nuk ka gjetur një cak

më të përshtatshëm deri tani. Në vitin 2002, laboratori kërkimor i Forcave Ajrore krijoi MOAB për përdorim të mundshëm në luftën në Irak dhe kompania e uzina e municioneve “McAlester Army Ammunition Plant“ janë porositur disa bomba. Numri i kufizuar nuk është për shkak të çmimit, madhësisë apo sofistikimit, por për shkak të numrit jashtëzakonisht të vogël të ras-teve të përdorimit të vetë bombës. Një vit më vonë, qeveria testoi MOAB në Florida për herë të parë. “MOAB” nuk është një armë veçanërisht e sofistikuar. Ajo në fakt është vetëm një kuti e madhe me shumë eksplozivë në të. Në fakt, veçoria e “MOAB” rrjedh pikërisht nga proporcioni i eksplozivëve dhe materialeve të tjera: me përjashtim të shellit të jashtëm, i cili pothuajse tërësisht përbëhet nga materiali shpërthyes “H6” - një përzierje shumë e qëndrueshme që lejon ruajtjen e sigurt të bombave pa pasur kujdes që ata të shpërthejnë pa dashje duke shkatërruar bazat ku janë ruajtur. Ngarkesa shpër-thyese e bombës “MOAB” peshon rreth 8,500 kg, është e përbërë kryesisht nga eksplozivi “H6”, i cili bëhet nga “RDX”. “H6” është eksplozivi plastik standard i përdorur nga ushtria amerikane për bomba me qëllim të përgjithshëm. “RDX” është një eksploziv plastik nga epoka e Luftës së Dytë Botërore dhe një nga përbërësit kryesorë të eksplozivit plastik Semteks. Është një shpërthyes shumë i qëndrueshëm që nën trajtim normal, nuk shpërthen pa një detonator - as nuk u përgjigjet shpërthimeve ndaj armëve të vogla. Në përpjekjen për të kuptuar se çfarë e bën MOAB të ndryshme, është e

dobishme të kuptojmë se çfarë nuk është e njejta. Përveç faktit se nuk është armë bërthamore, nuk është gjithashtu një depërtues ose një “shkatërrues bunkeri” Përkundrazi, ajo është e ashtuquajtur. një bombë prekëse, e projektuar për të shpërthyer mbi tokë dhe për të krijuar një shpërthim të madh dhe valë tron-ditëse. Shumica e bombave konven-cionale, të tilla si “JDAM - Joint Direct Attack Munitions” që Shtetet e Bash-kuara hedhin rregullisht në Siri, Irak dhe Afganistan kanë një përqindje të vogël të eksplozivëve dhe një përqindje shumë më të madhe të copëzave që vrasin njerëz. Por “MOAB” ka një qasje të kundërt. Qël-limi i saj është të krijojë një valë sulmuese që është mjaft e fortë për të arritur thellë në zona të cilat bombat tjera konvencio-nale nuk arrijnë. Qëllimi i kësaj bombe

Armatim

„NËNA e TË GjIThA boMbAve“ - duke pritur për cakun e duhur

Page 49: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

„NËNA e TË GjIThA boMbAve“ - duke pritur për cakun e duhur

49

është të krijojë presion të tepruar, i cili më pas, për shkak se bomba shpërthen ulët mbi objektivin, kokë për kokë thërrmon tunele nëntokësore dhe bunkerë. “MOAB” dallon nga bomba ruse, e njohur si “ba-bai i të gjitha bombave”, një bombë që është më e madhe se “MOV” dhe është termobarike, që do të thotë se përdor gaz për të krijuar valë të mëdha. Krijimi i valëve kërkon lëkundje të një bombe proporcionale. Ajo peshon më shumë se 11 ton dhe nevojitet transport me aeroplan të ngarkesave të mëdha dhe të lëshohet drejtpërdrejt mbi cakun e saj edhe pse ka një sistem ndjekjaje GPS të “JDAM”. Në vend të hedhjes së një nga një aeroplan ngarkues, nëpërmjet shiritit të bombës, “MOV” hidhet nga pjesa e pasme e një aeroplani mallrash, siç është “C-130”. Bomba në avion transportohet me anë të

një palete. Ajo hudhet nga një aeroplan ngarkues me anë të një parashute që tërheq vargun me bombën jashtë avionit dhe më pas paleta brenda pak sekondash ndahet në mënyrë që bomba të përshtatet në shpejtësinë e kërkuar. Mbështetësit e bishtit ndihmojnë gjatë fluturimit dhe gjithashtu e ngadalësojnë atë gjatë rrëzimit. Pasi bomba fillon të bjerë, sistemi i cakut të sistemit të pozicionimit global merr dhe e drejton bombën në cakun e saj. Bomba shpërthen menjëherë para se të arrijë në cak dhe kjo është e nevojshme për aeroplanin nga i cili lëshohet ajo në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për të bjerë në mënyrë të sigurt. Bombat “JDAM” nuk mund të funksionojnë dhe të depërtojnë në tunele të thella nën-tokësore, sepse materiali i fragmentuar i prodhuar nga bomba do të arrijë deri në kthesat e para në tunele. Për të shmangur këtë, luftëtarët duhet të shkojnë më thellë në tunele. Bomba të projektuara posaçër-isht për të depërtuar nën tokë kanë prob-leme të ngjashme. Megjithëse efektive kur drejtohen kah objektiva individuale nëntokësore, ata nuk mund të likuido-jnë rrjete të mëdha të tunelit. Bombat e mëdha shokuse si “MOV” kanë përparësi, shpërthimi i tyre shkatërron gjithçka para vetes. “MOAB” është projektuar pikërisht për këtë qëllim. Por bomba gjithashtu ka mangësi. Për shkak të madhësisë së saj, vetëm disa aeroplanë mund ta transportoj-në dhe ta hedhin atë jashtë. Fushëveprimi i shpërthimit të madh e bën atë të paefekt-shme për misione të caktuara. Por penge-sa më e madhe për të përdorur ate është më shpesh rreziku për jetën e civilëve. Shpellat ku u hodhën bombat ishin në

male, në një vend shumë të populluar, kështu që nuk kishte asnjë shqetësim për civilët. Por nëse hedhen në Mosul për shembull, do të shkatërrojnë gjysmën e qytetit. Këto pasoja ndoshta tregojnë pse “MOAB” nuk është përdorur gjatë luftime-ve më të vështira në luftën në Irak. Në Af-ganistan për 15 vjet ka pasur bombardime të tilla. SHBA kanë përdorur bomba shokuese masivisht edhe para kësaj kohe edhe atë: gjatë Luftës së Vietnamit, forcat amerikane hodhën bomba prej 7.5 ton, një paraardhës i “MOAB” i njohur si “Daisy Cutter”. Njëra u përdor edhe në vitin 2001 për të shkatërruar rrjetet e tunelit të tale-banëve. “MOAB” nuk është bomba më e madhe e bërë ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara. Në vitet e 50’-ta, Shtetet e Bashkuara prodhuan bombën T-12, me peshë 19,800 kilogram, e cila mund të ishte hedhur nga B-36. Krahasuar me një bombë bërthamore, “MOAB” prodhon një shpërthim relativisht të vogël. Bomba më e vogël e njohur bërthamore - bomba Davy Crockett - ka një forcë të barabartë me 10 ton TNT. “MOAB” konsiderohet si pasues i bombës “BLU-82 - Daisy Cutter”, e cila u zhvillua gjatë luftës së Vietnamit. Bomba e fundit “BLU-82” është përdorur në vitin 2008, dhe “MOAB” është zhvilluar për ta zëvendësuar atë. Pas një presioni të gjatë, Shtetet e Bashkuara gjetën një cak të duhur për MOAB, i cili gjithashtu i shërbeu më mirë cakut të tyre strategjik. Duke hedhur atë, një mesazh i qartë u dërgua deri te talebanët se tashmë ka një “shef” të ri në qytet. Ndoshta ky mesazh vlen edhe për ISIS, Korenë e Veriut dhe Iranin.

Aleksandar Stojçevski

Shtetet e Bashkuara më 13 prill 2017 ata hodhën 9.8 ton aviobombë të rëndë pranë tuneleve të ISIS në provincën Nangarhar në Afganistan. Diametri i valës së shpërthimit në kompleksin malor arriti pak më shumë se 3 km distancë. GBU-43, i njohur si «MOAB - Massive Ordnance Air Blast» ose, kolevialivisht, «Nëna e të

gjitha bombave» - është bomba më e madhe jo-bërthamore, e padepërtueshme në arsenalin amerikan, e cila deri më tani është përdorur jashtë fushave të

testimit

Page 50: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

50

„Wiesel 2 LePzMrs 120 mm“

1. Blindues çeliku që mbron nga armët e lehta këmbësorike me kalibër 7,62 mm dhe shrapnellë predhash 2. Perskop i shoferit3. Tabela kontrolluese për shoferin4. Shoferi5. Hapja e shoferit 6. Depo për 27 predha7. Periskopë për komandantin e automjetit8. Minahedhës me kalibër 120 mm9. Amortizues për minahedhësin10. Hapje për komandantin e automjetit

Sistemi vetëlëvizës minahedhës „Wiesel 2 LePzMrs 120mm“ karakterizohet me peshë të vogël, me mbrojtje solide

blinduese, lëvizshmëri relativisht të madhe në terren, me armë respektabile dhe me shpejtësi të madhe gjatë reakcionit luftarak. Praktikisht, përgjatë reagimit 90 sekonda automjeti mund të pozicionohet, përgatitet dhe të hedhë një predhë duke e lënë pozicionin e tij luftarak. Me anë të kësaj shpejtësie gjatë veprimit luftarak i shmanget sulmit antiartilerik të kundërshtarit. Pesha e vogël dhe gabaritet e automjetit mundësojnë transportimin e tij në brendinë e helikopterit transportues „CH-53G“ dhe avionëve transportues „C-160“ dhe „C-130“. Duke i pasur parasysh këto mundësi, automjeti në kuadër të armatës gjermane përdoret në njësinë për reagim të shpejtë. Automjeti në fjalë është i përpunuar nga pllaka të forta të salduara çeliku të llojit XH 129, i cili mundëson mbrojtje nga armë të lehta këmbësorike me kalibër 7, 62mm dhe shrapnellë predhash. Në automjet janë të vendosura vemjet “Diehel Type 622” ndërsa për shtrëngimin e tyre janë vendosur 2 pajisje hidraulike. Rrotat e motorit të automjetit janë të vendosura përpara, në secilën anë janë vendosur nga 4 rrota rezistuese, ndërsa mbi to nga 2 bartëse vemjesh dhe në fund është vendosur nga një rrotë ngasëse (që e ka rolin e rrotës rezistuese). „Wiesel 2“ posedon amortizim të kombinuar nga amortizues të torzionit dhe amortizues hidraulik. Në pjesën e majtë nga ana e përparme e automjetit është i vendosur turbo dizel motori “Volksëagen” me fuqi prej 110 ks, në kombinim me transmisionin automatik ZF. Për nevojat e motorit është vendosur ngrohësi parastartues i cili mundëson startimin e motorit në -25ºС. Në anën e djathtë në pjesën e përparme është shoferi për nevojat e të cilit mbi të gjendet hapësirë për hyrje/dalje, ndërsa për pamje janë vendosur 3 periskopë ditor nga të cilët i mesmi mund të zëvendësohet me periskop pasiv për ngasje gjatë natës. Në anën e djathtë transportuese të autmojetit është e vendosur depoja e predhave minahedhëse me kapacitet prej 27 predhave (25 standarde +2 zbuluese), ndërsa pas tij, sistemi komandues operativ kompjuterik për komandantin MRT 86 CODU. Në anën e majtë të pjesës

transportuese janë të vendosur ushtari që mbush pjesën për minahedhës, ndërsa pranë tij është komandanti i automjetit. Mbi pozicionin e komandantit gjendet hapësira për hyrje/dalje , rreth së cilës janë të vendosura 7 periskopë për hulumtim. Për nevojat e komandantit në kulmin e automjetit është vendosur një postament për pushkomitraloz MG3 me kalibër 7,62mm i cili është dedikuar për mbrojtje nga afër. Në pjesën anësore të automjetit, pas pozicionit të komandantit është edhe një hapësirë për vendosjen e predhave minahedhëse në brendi. Në pjesën e prapme qëndrore të automjetit është i vendosur sistemi minahedhës me masë 295 kg. Në përgjithësi, sistemi minahedhës përbëhet nga hapësirë në të cilën është i vendosur minahedhësi (kalibër 120mm) me dy amortizues. Në pjesët anësore të pjesës së prapme në fund të automjetit është i vendosur nga një sistem i automatizuar rezistent, të cilët lëshohen poshtë para veprimit të minahedhësit. Gjatësia e gypit të minahedhësit është 1,7m. Elevacioni i gypit është nga 0º deri 85º, ndërsa gjatë veprimit luftarak elevacioni është nga 40º deri 85º. Lëvizja e gypit në azimut është deri në ±30º. Shpejtësia e veprimit për një kohë të shkurtër arrinë deri në 3 mina në 20 sekonda, ndërsa një veprim më i gjatë është edhe deri në 6 mina për minutë, por vetëm për maksimalisht kohëzgjatje prej 3 minutash. Gjatë veprimit me minë standarde HE gjuajta e minahedhësit arrinë nga 600 deri në 6,300 m, ndërsa gjatë veprimit me minën HE-L gjuajtja arrinë nga 600 deri në 8,000 metra. Mënyra e vendosjes së jashtme të minahedhësit kërkon që gjatë secilës procedurë të mbushjes së minahedhësit me predhë, gypi të jetë në pozitë horizontale me qëllim që ushtari që e mbush të njejtën përmes një dere të veçantë në kulm t’a lë predhën, ndërsa më pas sipas kordinatave paraprake, gypi të merr pozicionin e tij këndor (azimut dhe elevim) për veprim luftarak. Automjeti gjithashtu është i pajisur me sistem të kompjuterizuar për kontrollin e zjarrit, sistem hibrid navigues, sistem autonom për lëvizje balistike, sistem automatik kundër zjarrit, sistem për ngrohje dhe ftohje, ABHO sistem mbrojtjës, radiopajisje R-173, radiopajisje për komunikim të ndërsjellë të ekuipazhit R-174, etj.

Ivica Dameski

Armatim

1

Page 51: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

51

„Wiesel 2 LePzMrs 120 mm“

KARAKTERISTIKAT TAKTIKO-TEKNIKE Të WIESEL 2 LEPZMRS 120MM

ЕKUIPAZHI 3 anëtarë (komandant, shofer dhe mbushës)GJATËSIA 4,783 mGJERËSIA 1,87 mLARTËSIА 1,81 mKLIRENS 302 mm

PESHA 4,78 kg

MOTORI turbo dizel Volksëagen TDI, me fuqi 110 ks

SHPEJTËSIA MAKSIMALE 70 km/h (në tokë 50 km/h)KAPACITETI I KARBURANTIT 80 litra

AUTONOMI E LËVZIJES 286 km (në tokë 200 km) MBËSHTETËSI I PËRPARËM 40%

MBËSHTETËSI ANËSOR 30%PENGESA VERTIKALE 40 smKALIM MBI HENDEK 1,5 m

PENGESË UJORE 50 sm

11. Hapësira e minahedhësit12. Sistem reziestues13. Hapja e vendosjes së minave14. Komandant i automjetit15. Plumbi që ka rol të rrotës së vogël rezistente16. Mbushës i minahedhësit17. Rrota resitente18. Bartësi i vemjes19. Amortizues hidraulik20. Motor turbo dizel Volksëagen me fuqi prej 110 ks21. Vemje Diehl Type 62222. Rrota e motorit

2

3 45

6

78

9

10

11

12

1314

15

16

171819202122

Page 52: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

52

„Arrow“

Sistemi raketor “Arrow” ishte njëri ndër sistemet e parë për mbrojtje anti raketore në nivele më të larta, i cili ishte i

radhitur në mënyrë operative. Ai hyri në përdorim operativ në kuadër të forcave mbrojtëse izeraelite në vitin 2000. Raketa origjinale për sistemit “Arrow-1” posedon motor raketor dyfazësh në karburant të fuqishëm. Dedikimi parësor i sistemit është lufta kundër predhave balistike të vargut të shkurtër – “Scuds”. Programi “Arrow”, Izraelit i mundësonte mbrojtje raketore balistike në “mjedis kundërshtar”, ndërsa SHBA-së – informata të vlefshme tekniko-teknologjike që janë përdorur për zhvillimin e shkathtësive të mbrojtjes raketore anti balistike. Sistemi raketor “Arrow 2” kishte për detyrë të sigurojë mbrojtje raketore në territor dhe hapësirë përmes luftës me raketa balistike në lartësi të mëdha.

Raketa për sistemin “Arrow 2” posedon motor dyfazësh raketor të karburantit të fuqishëm, me varg deri në 90 km dhe lartësi maksimale të fluturimit deri në 50 km. Kjo raketë përbëhet prej kokës fragmentuese. Sistemi raketor “Arrow 3” paraqet versionin më të ri të sistemit raketor anti balistik “Arrow 3”. Ky sistem raketor është zhvilluar bashkarisht nga ana e Izraelit dhe SHBA-së. Nga njëra njësi, në nivel të baterisë raketore, e armatosur me sistemin raketor “Arrow 3” është sëndërtuar version e sistemit raketor “Arrow 2”, i cili ishte në shërbim të forcave mbrojtëse izraelite. Në nëntor 2007, u paralajmërua se do të ndahen 98 milionë dollarë për zhvillimin e sistemit raketor “Arrow 3”. Deri në gusht të vitit 2008, qeveritë e SHBA-së dhe Izraelit inicuan zhvillimin e një version të avancuar të këtij sistemi raketor, të njohur si “Arrow 3” dediluar komandës izraelite për mbrojtje kundër ajrore.

Projekti „Arrow“ filloi në vitet e 80’-ta kur dizjani i tij u dërgua në SHBA si përgjigje e intervencës së presidentit Regan për mbrojtje strategjike. Sistemi në fjalë u promovua si një sistem më efikas për

mbrojtje anti-raketore në territory dhe në hapësirë nga sistemi raketor “Patriot”. Pas testit të suksesshëm, sistemi i quajtur “Arow-1” iu nënshtrua një zhvillimi të tërësishëm dhe paraprodhimit me anë të

financimit të përbashkët të qeverive të SHBA-së dhe Izraelit

Armatim

Page 53: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Ky version besohet se arrinë nivelin e shkatërrimit edhe deri në 99 për qind.Zhvillimi i sistemit raketor “Arrow 3” është bazuar në studimin e definuar dhe të zbatuar gjatë viteve 2006-2007 në të cilin determinohet nevoja e sëndërtimit të sistemit të integruar izraelit raketor kundër mbrojtjes balisitike. Sipas drejtorit të atëhershëm të organizatës për mbrojtje raketore të Izraelit – Arieh Herzog, elementi kryesor i këtij sëndërtimi, versioni i sistemit “Arrow” do të jetë kryqëzuesi egzoatmosferik të cilin së bashku e zhvillojnë kompanitë „Israeli Airspace Industry“ dhe „Boeing“. Më 25 shkurt 2013 u bë lansimi provues i raketës “Arrow 3” nga baza ajrore izraelite “Palmachim”. Në këtë lansim provues u realizua kontrolli i pjesës punuese të raketës dhe të motorëve raketorë. Më 18 janar 2017, organizata izraelite për mbrojtje anti raketore,

forcave ajrore izraelite, u dorëzoi në shfrytëzim operativ raketat e para kryqëzuese operative izraelite me shenjë “Arrow 3”. Ashtu si paraardhësi “Arrow 2” edhe te sistemi raketor antibalistik me varg të gjatë “Arrow 3”, lansuesi raketor përbëhet nga gjashtë gypa lansues me raketa – “të gatshme për lansim“. Gypat e lansuar janë të montuar në anën e prapme të shtesës me dy teha. Në momentin e lansimit, gypat në fjalë gjenden në një pozitë vertikale.Raketa me shenjën “Arrow 3” posedon motor dyfazësh raketor dhe përdor teknologjinë “hit-to-kill” jashtë atmosferës. Ajo është e pajisur me senzor elektrooptik me rezolucion të lartë. Në qershor të 2009, „Israel Aerospace Industries“ paralajmëroi se metoda e patentuar e kryqëzimit jashtë atmosferik, si dhe sistemi “Arrow

2”, përfshijnë kryqëzues dy nivelësh i bazuar në teknologjinë “hit-to-kill”. Raketa për sistemin raketor “Arrow 3” është më e shpejtë dhe më precize nga raketa “Arroë 2”, duke pasur kështu edhe varg më të gjatë për veprim, në krahasim me raketa për sistemin “Arrow 2”. Raketa “Arrow 3” është e aftë t’i kryqëzojë predhat balistike, sidomos ato që përmbajnë armë të shkatërrimit masiv, në një lartësi mbi 100 km me varg deri në 2.4000 km. Gjithashtu ky sistem raketor mund të montohet edhe në anije. Si në rastin e sistemit raketor “Arrow 2”, edhe te sistemi “Arrow 3” barigada e lansuar me gjashtë kontenjerë me raketa është e montuar në kamion ushtarak.Një bateri anti balisitike raketore me varg të gjatë e armatosur me sistemin raketor “Arrow 3”, në përbërjen e saj përfshin edhe radar për paralajmërim dhe kontroll të zjarrit me shenjë “ELM-

2084 Super Green Pine”, i prodhuar nga ana e “Elta Systems” e “Israel Aerospace Industries”, më pas Qendër për Menaxhimin e Operacioneve “Citron Tree” dhe Qendra për Kontrollin e Lansimit të Raketave “Hazelnut Tree”, të zhvilluara nga “Elbit Systems”. Radari i ri me shenjë “EL/M-2084” ka varg të avancuar dhe rezolucion të përmirësuar deri në 50%. Qendra për Menaxhim me Operacione “Citron Tree” gjithashtu fitoi mundësi të reja dhe shumë të rëndësishme.Në përdorim operativ në Izrale gjenden dy bateritë raketore “Arrow 2” dhe nga janari 2017 është vënë në përdorim operativ edhe një bateri raketore “Arrow 3”. Bateria raketore e pajisur me këtë sistem raketor kushton diku rreth 170 milion dollarë.

Тrajçe Dençevski

Sistem raketor amerikano-izraelit i vargut të gjatë

SPeciFiKiMe

LLOjI ARMATIMI

Sistem raketor antibalistik i vargut të gjatë

Gjashtë raketa në kontenjerë individualë

VENDI PëR PëRDORIM LARTëSIA MAKSIMALE E fLuTuRIMIT Të RA-KETëS

Izrael 100 kмVEND I PRODhIMIT SISTEM ZBuLuES I RAKETëSIzrael dhe SHBA Teknologjia jashtëatmosferike me senzor elektro-

optik me rezolucion të lartë „Hit-to-kill”RAKETA RADAR DhE qENDëR KOMANDuESEVarg deri më 2400 kma Radar për paralajmërim dhe kontroll të zjarrit

„Super Green Pine EL/M-2084“, radar për kontrollin e zjarrit „Golden Citron“ dhe qendër për kontroll të lansimit të raketave „Hazelnut Tree“.

Page 54: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

54

Shkollimin fillor dhe të mesëm do t’a përfundojë në Strumicë. Më pas përcaktohet për karrierë ushtarake në fushën e marinës ushtarake, kështu

që shkollimin e mëtejmë e vazhdon pranë Akademisë Ushtarake të Marinës në Split, R. e Kroacisë dhe në shkollën komanduese të shtabit për taktikë, pranë Marinës Ushtarake dhe shkollës për mbrojtje kombëtare të cilën do t’a përfundojë në Beograd.Karrierën prej oficeri do t’a fillojë në vitin 1950 në marinën e atëhershme ushtarake jugosllave, pranë së cilës i ka kaluar edhe të gjitha nivelet kierarkike dhe detyra tjera nga oficer i anijes në anije të ndryshme luftarake, komandant i përbërjeve lundruese të zonës ujoro-tokësore, komandant i flotës së marinës ushtarake dhe i qendrës së shkollave të larta ushtarake pranë marinës ushtarake në Split. Më 1984, do të avancohet në gradën e kontra admiralit kur edhe do të emërohet si shef i qendrës shkollore të marinës “Marshall Tito” dhe komandant i limanit ushtarak “Llora” në Split. Shpërbërja e RFSJ-së atë do t’a gjenë në Split ku si komandant i institucionit të lartë ushtarak shkollor të marinës me gradën zëvendës admiral, për arsye humane dhe liridashëse, refuzon të përdor forcë ushtarake kundër qytetarëve të Splitit. Për këtë shkak, nga ana e gjyqit ushtarak në Beograd akuzohet për tradhëti dhe dënohem me 1.5 vite burg. Kështu që më 2.10.1991 gjatë kohës së

Përgjatë historisë së ARM-së

Gjeneral-kolonel Dragolub Bocinov është shefi i dytë

me rradhë i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së. Në

këtë detyrë është emëruar më 3.3.1993 duke e ushtruar të

Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së

Gjeneral-kolonel Dragolub Bocinov

njejtën deri më 22.1.1996.Shpërbërja e RFSJ-së atë do t’a gjenë në Split ku si komandant i institucionit të lartë ushtarak shkollor të marinës

me gradën zëvendës admiral, për arsye humane dhe liridashëse, refuzon

të përdor forcë ushtarake kundër qytetarëve të Splitit. Për këtë shkak, nga ana e gjyqit ushtarak në Beograd akuzohet për tradhëti dhe dënohem

me 1.5 vite burg. Në korrik të vitit 1992 me Dekret të presidentit Kiro Gligorov është

avancuar në gradë gjeneral-nënkolonel dhe emërohet për

zëvendës shef i SHP të ARM-së për çështje kadrovike dhe shkollim

ushtarak. Pranë garnizonit të ARM-së në Shkup do të shërbejë gjatë

periudhës së viteve 1992-1996. Në atë kohë, atij do ti takojnë merita të mëdha për formimin e Akademisë

Ushtarake në Shkup

Page 55: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

55

dezintegrimit të Jugosllavisë së dikurshme, nga ana e shërbimit të atëhershëm sekret ai do të arrestohet, nën akuzën e fshehjes së fuqisë ushtarake dhe mbrojtëse të RFSJ-së. Megjithatë ky dënim nuk do të aprovohet sepse ai pas procedurës gjyqësore hetuese dhjetë mujore, në qershor të vitit 1992 do të kthehet në Maqedoni. Në Maqedoni, pas një pauze të shkurtër, në korrik të vitit 1992 me Dekret të presidentit Kiro Gligorov është avancuar në gradë gjeneral-nënkolonel dhe emërohet për zëvendës shef i SHP të ARM-së për çështje kadrovike dhe shkollim ushtarak. Pranë garnizonit të ARM-së në Shkup do të shërbejë gjatë periudhës së viteve 1992-1996. Në atë kohë, atij do ti takojnë merita të mëdha për formimin e Akademisë Ushtarake në Shkup. Pothuajse gjysëm viti më pas, me Dekretin nr.8 nga data 3.3.1993 të presidentit të RM-së, zëvendës admirali dhe gjeneral-nënkoloneli Dragolub Bocinov do të emërohet për shef të SHP të ARM-së nga periudha 3.3.1993 deri më 22.1.1996.Disa muaj më vonë me Dekret nr.14 nga data 18.8.1993 të presidentit të RM-së, gjeneral-nënkoloneli Dragolub Bocinov, shef aktual i SHP të ARM-së është avancuar në gradën gjeneral-kolonel. (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 52 nga data 20.8.1993). Tre vjet më vonë, me Dekret nr. 9 nga data 22.1.1996 i presidentit të RM-së, gjeneral-nënkolonel Dragolub

Bocinov është shkarkuar nga detyra shef i SHP të ARM-së, dekret i vlefshëm nga data 22.1.1996 ku edhe i ndërpritet funksioni dhe shërbimi në kuadër të ARM-së për shkak të shërbimit 40 vjeçar , me të drejtën e penzionit personal. (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.4 e datës 24.1.1996). Gjenerali Dragolub Bocinov penzionohet dhe tërësisht largohet nga jeta publike. Gjatë periudhës së tij si shef i SHP të ARM-së karakteristike janë ngjarjet dhe aktivitetet vijuese:Më 1993: 3 qershor – Qeveria e RM-së me Dekret nr. 807 të datës 3.6.1993 mori vendim për vendosjen e Ditës së ARM-së, 18 Gusht, ditës së formimit të batalionit “Mirçe Acev” më 1943 dhe në këtë mënyrë këtë ditë e shpalli si Ditën e Armatës së Republikës së Maqedonisë. (Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 36 nga data 9.6.1993). Atë vit 18 Gushti – për herë të parë u shënua si Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë.Më 1994: 14 qershor – Ushtria e RF të Jugosllavisë hyri 250 metra në territorin e Republikës së Maqedonisë në vendin e quajtur Çupino Brdo në Kriva Pallankë dhe pas një kohe të shkurtër e njejta u tërhoq më 2.7.1994. Më 1995: 7 qershor – Kuvendi i RM-së miratoi Ligjin për Akademi Ushtarake të RM-së (G. Zyrtare e RM-së nr.30 nga data 14 qershor 1995), 17 gusht – në Shkup në kuadër të

gazetës “Veçer” doli numri i parë i revistës “Armiski Zbor”, revistë e ARM-së. Më 15 nëntor 1995 – Republika e Maqedonisë u bë anëtarja e 27 e nismës paqësore të NATO-s, “Partneriteti për Paqe”.Dhjetë vjet pas penzionimit pas një sëmundje të rëndë, gjeneral-kolonel Dragolub Bocinov ndrroi jetë në Shkup më 16.3.2003. I rënduar nga vdekja e bashkëshortes në vitin 1999, Bocinov ndrroi jetë duke mos e pritur 70 vjetorin e lindjes. Shefi i dytë i Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së pas formimit të saj më 1992, gjeneral-kolonel Dragolub Bocinov u varros në varrezat e qytetit në Shkup me të gjitha nderimet ushtarake. Shkoi në mënyrë të qetë, siç edhe ishte gjatë tërë jetës së tij. Admirali-ndërtuesi na la, ai i cili përgjatë tërë karrierës së tij profesionale, ashtu siç thoshte edhe vet, e kaloi në ndërtimin e bregdetit të Adriatikut, ndërsa viteve të fundit ishte njëri ndër ata që formuan ARM-në dhe strukturën e saj organizative.Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneral-kolonel Dragolub Bocinov ka marrë mirënjohjet dhe shpërblimet vijuese: ОВЗ me СМ, ОНА me СЗ, ОВЗ me ЗМ, ОЗН me СЗ. Është bartës i plaketës “Shenja e Artë” e qytetit të Shibenikut dhe i “Plaketës së Bronzit” i ishullit Lastovo.

Gjeneral i penzionuar Boris StojanoskiProf. dr. Marjan Dimitrijevski

Shefat e Shtabit të Përgjithshëm të ARM-së

Page 56: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

56

Film

Në numrin e muajit shtator të “Mburojës” u prezantojmë filmin me temë nga më të rëndat – Holokaustin e hebrenjëve në Luftën

e Dytë Botërore, të gjiruar sipas ngjarjes së vërtetë, në skenar të Anxhelina Uorkman dhe në regji të Niki Karos. “Bashkëshortja e e drejtorit të kopshtit zoologjik” paraqet edhe një përkujtim të heronjëve të heshtur nga Lufta e Dytë Botërore, në këtë rast, çifti Zabinski nga Varshava, drejtues të kopshtit zoologjik të qytetit, të cilët do të shpëtojnë mbi 300 hebrenj nga getoja e Varshavë. Duke i fshehur në kafazet e kafshëve dhe në podrume, Zabinskët ia dalin që “mysafirët” e përkohshëm t’i strehojnë në vende të sigurta duke e rrezikuar jeten e vet. Filmi në fjalë në mënyrë kronologjike i ndjek ngjarjet dhe aktivitetet e çiftit, nga periudha para luftës më 1939, e deri te çlirimi.Nga kopshti parajsës në shkrumb

Thonë se kafshët posedojnë një intuitë të pasqarueshme për t’i parandjerë gjerat. Në këtë film, pikërisht kafshët do të jenë ata të cilët do t’a paralajmërojnë të keqen dhe dhunën që do t’a shkretojnë Poloninë. Shqetësimi i kafshëve të egra ishte një paralajmërim i një bombardimi të furrishëm i cili do t’a shkatërrojë ëndrrën e çiftit, ku gjysma e kafshëve do t’a paguajnë “koston” ndërsa njëkohësisht do t’a paralajmërojë edhe fillimin e dominimit nazist. Okupatori merr vendim që kopshtin zoologjik t’a përdorë për nevojat e ushtrisë, por më vonë, me kërkesë të çiftit Zabinski, bie dakord që ky kompsht egzotik zoologjik të shëndrrohet në ferrmë derrash, për nevojat ushqimore të ushtarëve gjermanë. Por, ajo që në fakt duket si fermë derrash, është shumë më tepër se ajo. “kopsht zoologjik njerëzor” – në këtë mënyrë Antonia Zabinski do t’a emërojë vendbanimin e

tyre dhe idenë e bashkëshortit të saj që këtë kopsht t’a përdorin për strehimin e hebrenjëve nga getoja e Varshavës, duke i kursyer ato nga akti i depërtimit nga ana e gjermanëve. Gjithçka fillon me dëshirë dhe me përgjegjësinë e për t’i ndihmuar një miku të afërt dhe bashkëshortes së tij, Nga moment i fillimit të politikave restriktive ndaj hebrenjëve të Polonisë, çifti Zabinski pajtohet që t’a strehojnë Martën në podrumin e tyre, aty ku kanë qenë kafazët e kafshëve. Shumë shpejtë ky podrum do të mbushet me refugjatë. Për faktin se kopshti zoologjik është i okupuar nga ushtarët gjerman, Antonia me anë të pianos së saj u sinjalizon “mysafirëve” kur duhet të fshihen dhe kur mund të dalin nga podrumi sepse rreziku është larguar.

Ndihma e parezervë Vila Zabinski e vendosur në kopshtin zoologjik në Varshavë është një parajsë e

„Bashkëshortja e drejtorit të kopshtit zoologjik“

Page 57: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

57

vërtetë për kafshët. Në skenat e para të filmit jemi dëshmitarë të sekuencave të cilët na rikujtojnë Arkën e Nout – kafshë egzotike ndaj të cilëve familja Zabinski nuk i llogaritë si pronë, por si pasuri familjare. Kujdesi që u kushtohet atyre, bën që këto kafshë jashtëzakonisht të butë dhe jeta në këtë vilë lulëzon për çdo ditë. Okupimi nazist është vija e kontrastit të kësaj pamjeje – kopsht i shkrumbuar, kafshë të ngordhura gjithandej, shëndrritja e fytyrave të Janit dhe Punia është fikur. Gjithçka që krijuan për tërë jetën iu mor. Miku i tyre i dikurshëm shkencëtari Luc Hek (rolin të cilin e luan djaloshi Daniel Brul) i cili më vonë bëhet edhe zoologu kryesor i Hitlerit, i tradhëton ata dhe jo vetëm që ua merr kafshët, por mundohet që t’a merr dashurinë e Antoninës dhe Janit. E frikësuar për jetën e saj, por edhe për jetën e dhjetra hebrenjëve në podrumin e tyre, Antonina me kujdes do t’a luaj lojën e dashurisë. Rolin e Antoninës e luan e reja amerikane Xhesika Xhastejn. Edhe si fizik, por edhe me karakter, Antonina paraqet metaforë për pastërti dhe për një shembull shkollor për një përfaqësues arien. Me flokë të verdha, me fizionomi të bardhë, me një zë të qetë, Antonina apo Punia, ashtu siç i thotë bashkëshorti i saj, ka të bëjë me një paraqitje tejet simpatike, me një butësi, mirësi dhe ndjenjë për të ndihmuar. Urtësia e saj është një “antihelm” për të keqen dhe për dhunën e cila mbretëron në rrethinë. Që në skenat e para, e shohim se si me anë të teknikave të saj, ajo ia del që t’i qetësojë kafshët e shqetësuar. Në po të njejtën mënyrë, Punia ia del që të merret edhe me njerëzit. Këtë dhunëti të

saj e vërejmë edhe në rastin e “mysafires” Ursula, një vajzë e re, një adoleshente e traumatizuar nga përdhunimi nga ana e gjermanëve, besimi i së cilës ka humbur tek të gjithë njerëzit. Megjithatë Antonina ai del që të qetësojë atë, duke vepruar në të njejtën mënyrë si me kafshët, me dashuri dhe me butësi. Antonina është simbol i sakrificës dhe i përqëndrimit ndaj së mirës. Jani njësoj si bashkëshortja e tij, karakterizohet me butësi dhe me urtësinë e një shkencëtari, njeri që e respekton jetën e të gjitha qenieve në ruzullin

tokësor. Edhe pse që të dy janë qytetarë me autoritativ të Varshavës, në një mënyrë të mbrojtur nga brutaliteti i okupatorit, ata vendosin që me vetëdije të plotë të humbin nga autoriteti i tyre, për t’u dalë në ndihmë të tjerëve.

Nënë e qindra hebrenjveVallë njeriu, si qenie e cila dominon në botë, duke i respektuar të gjitha qeniet e gjalla, ka dëshirë për fuqi dhe sundim, apo në mbisundon nevoja ikonike për të ndihmuar më të dobëtin në rast nevoje? Në këtë film, mund t’i hasim edhe njërën, por edhe

anën tjetër të njerëzve, njërën palë në rolin e Lluc Herit, i cili është i verbuar nga fuqia që i është dhënë, ndërsa tjetrën në rolin e heronjëve zemërgjerë Zabinski. Fakti që filmi oscilon rreth rolit të Antoninës, gruas e cila shëndrrohet në “nënë” e qindra hebrenjve, atë e bën shumë të afërt dhe emocionues, deri në nivel i cili në momente mund edhe t’ju bëj të qani. Përkundër së keqes (ngrirjes) së koloritit i cili shpesh herë është pjesë kyçe e estetikës së veprave filmike të zhanrit luftarak, këtu shohim një sërë ngjyrash dhe

dritash si një element shoqërues të faktorit femëror. “Bashkëshortja e drejtorit të kopshtit zoologjik” flet për luftën, por jo përmes gjakut, armëve, bombave dhe fronteve, por përmes një rezistence të qetë kundër së keqes, kundër okupatorit dhe kundër ç’njerëzores. Filmi në masë të madhe ndalet tek vlera e jetës së njerëzve dhe te ndihma e parezervë e cila është prezente pa pritur që e njejta të kthehet në formë mirënjohëse apo shpërblyese. Në këtë film shihet një paralele e jashtëzakonshme ndërmjet kafshëve të mbyllur në kafaz dhe qenieve njerëzore të cilët janë të detyruar të jetojnë në mënyrën e njejtë, por ajo që mungon janë definitivisht pikat e

kulminacionit, apo më së paku, disa lëvizje veprimesh të cilat do t’a ndryshonin nivelin e tensionimit të ngjarjeve. Kjo është edhe njëra ndër arsyet që ky film te publiku nuk kalon me ovacione dhe vlerësime të larta, por edhe për shkak të rëndësisë së vet tregimit e cila ndoshta është e përpunuar tepër në mënyrë sipërfaqësore në rastin konkret. Shumë nga njerëzit kanë reagauar se shumë njerëz me ndikim nga koha e zymtë e Varshavës (njerëz të nivelit të Shindlerit), meritojnë një qasje më të thellë dhe më cilësore të intepretimit filmik, se sa përpjekja e regjisores Niki Karo.

Еlena Gjorgjievska

5757

Regjia: Niki Caro

Skenari: Angela Workman, Diane Ackerman

Rolet: Jessica Chastain, Johan Heldenbergh, Daniel Brühl

Muzikа:Harry Gregson-Williams

Vendi: Çeki / B. e Madhe / SHBA

Viti: 2017

Kohëzgjatja: 127minuta

Çmimet: Çmimi „Heartland Film“, çmimi i publikut për “Jule Film Festival” në Sietel, nominim për „PFS Award“

Page 58: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit

Në rast se jeni dashamirë i margaritarëve të pazbuluar në Maqedoni, ose në qoftë se dëshironi të gërshetoni dhe

bashkoni ujë me pyje e male, ju jeni në vendin e duhur.Qyteti nën Kërçin, ashtu si që e quajnë Dibrën në të cilën ndjehet ndikimi i klimës mesdhetare, gjendet në Maqedoninë Jugperëndimore në rrjedhën e lumit Radika në Drinin e Zi, afër kufirit maqedono-shqiptar. Qyteti gjendet 50 kilometra larg Mavrovës dhe 50 kilometra larg Strugës. Në qoftë se vendosni të vini në Dibër nga Shkupi ose nga Struga, do të kaloni përmes natyrës së jashtëzakonshme gjelbëruese dhe përmes grykës së Radikës (nga Shkupi) dhe lumit Drin (nga Struga) Liqeni i Dibrës ose Shpilje është liqen artificial, i cili gjendet në jug të vendit, aty

ku Radika derdhet në lumin Drini i Zi, më saktësisht tek vendi i quajtur Shpilski Most. Përfshinë një sipërfaqe prej 13,2 km2, 92 m thellësi dhe lartësi mbidetare prej 580 m. Përdoret edhe si akumulacion për HD “Shpilje”. Liqeni u krijua me ngritjen e digës në një lartësi prej 102 m, digë kjo e cila është ndërtuar nga vitin 1962 deri në vitin 1968. Mbushja e akumulacionit ka përfunduar më 1969.Liqeni i Dibrës është liqeni më i pasur me ujë nga të gjitha liqenet tjera artificiale të Maqedonisë. Temperatura e ujit në liqen është diku rreth 14,4°С, minimalja bie deri në 3°С, ndërsa maksimalja arrinë deri në 24°С. Jo shumë larg brigjeve lindore të liqenit gjendet ishulli i Dibrës, i vendosur në një distancë prej 1 km në veriperëndim të fshatit Pralenik. Liqeni gjatë verës përdoret për t’u larë,

për plazh dhe për turizëm. Edhe pse ka me kilometra kapacitete për plazh, është e urbanizuar vetëm një pjesë e vogël e bregdetit, ku ka edhe lokale hotelerike të cilat i kanë rregulluar plazhet para tyre dhe posedojnë çadra për diell. Uji në liqen është relativisht i pastër. Netët në Dibër janë të freskëta dhe me këtë ato mundësojnë një pushim të rehatshëm. Në pjesën më piktureske të luginës së lumit Radika, afër liqenit të Dibrës, gjendet kisha “Rajçica”, me konaqe të bukura të cilat janë të hapur për të gjithë vizitorët. Mikpritja e madhe dhe fryma e pasur fetare ngërthejnë në vete shpresë dhe qetësimin e shpirtit. Liqeni i Dibrës dhe rrethina, thjeshtë janë destinacion që nuk mund të humben. Këtu do të gjeni qetësi dhe rehati, do të frymoni ajër të pastër dhe të freskët dhe të pushuar do t’i ktheheni turmës së qytetit!

Kristina Ilievska

58

Liqeni i Dibrës – gërshetim i ujit me malet

bukuritë e Maqedonisë

Page 59: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit
Page 60: EKSPOZITË - morm.gov.mkmorm.gov.mk/wp-content/uploads/2018/01/95-Shtit-alb.pdf · BE-ja dhe terrorizmi në vitin 2016 24 orë „Dragoon Guardian 17“ Nivel i lartë i ndërveprimit