9
REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” ELBASAN FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË PROGRAMI I STUDIMEVE MASTER I SHKENCAVE HISTORIKE Fotografia si element studimi tek Margaret Hasluck Punoi Pranoi Irgen Xhyra Prof. as Dr Xhyher Cani

Fotografia si element studimi tek Margaret Hasluck

  • Upload
    irgen

  • View
    38

  • Download
    9

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Margaret Hasluck dhe roli i fotografise tek studimet e saj

Citation preview

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” ELBASAN

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE

DEPARTAMENTI I HISTORISË DHE GJEOGRAFISË

PROGRAMI I STUDIMEVE MASTER I SHKENCAVE HISTORIKE

Fotografia si element studimi tek Margaret Hasluck

Punoi Pranoi

Irgen Xhyra Prof. as Dr Xhyher Cani

Hyrje.

Një ndër figurat që ka dhënë një kontribut për njohjen e kulturës shqiptare të fillim shek. XX në

rrethet akademike, por e mënjanuar nga studiuesit shqiptarë deri në vitet ’90, Margaret Hasluck, ka

dhënë një informacion të pasur jo vetëm etnografik, por dhe një fond të rëndësishëm fotografik, i

cili, edhe për ne është pothuaj i panjohur. Duke marrë parasysh se studimi i kësaj figure dhe e

veprës së saj nuk ka kuptim pa një dijeni të themi fillestare të këtij fondi fotografik do të mundohem

të pasqyroj në mënyrë sa më të plotë atë që pa Margaret Hasluck në periudhën e qëndrimit të saj në

Shqipëri.

Në pjesën e parë do të mundohem të pasqyroj realitetin në të cilin Hasluck gjeti Shqipërinë. Një

realitet ky, i cili nuk ishte se ndryshonte shumë nga pikëpamja ekonomike me pjesën më të madhe të

rajoneve që ajo kishte vizituar në Ballkan. Pothuaj kudo që ajo kishte qenë ka gjetur një shoqëri, e

cila ishte në fazën e fundit të dekompozimit të një shoqërie patriarkale, tradicionale dhe nga

pikëpamja ekonomike e lidhur ngushtë me një formë çifligare – feudale a latifondiste të organizimit

të bujqësisë. Për prodhim industrial as që bëhej fjalë, ky përfaqësohej nga punishte të vogla, të cilat

kishin rendiment të ulët. Kurse sistemi bankar as që ishte i besueshëm e as kishte mundësi të

penetronte në zonat e thella rurale.

1. Shqipëria që u shafaq para Margaret Hasluck.

Ardhja e Hasluck në Shqipëri në të dy rastet e gjen vendin në periudha të ndryshme, por me një

pamje pothuaj të njëjtë të zhvillimit të ngjarjeve politike. Një vend, i cili edhe pse i gjunjëzuar nga

një dhjetëvjeçar kryengrjtesh dhe luftrash, gjente ende energjinë për të kërkuar që të viheshin në

vend të drejtat e tyre natyrore, mëvetësia dhe e drejta për të qenë të lirë, për të cilat ishin shprehur jo

më shumë se 8 vjet më parë1. Natyrisht që kjo nuk paraqiste interes në atë kohë për këtë zonjë e cila

ecte në gjurmët e të shoqit, drejt një realiteti të panjohur thuaj po aq romantik dhe intrigues sa kishte

qenë për Henry N. Brailsford më 19032. Ajo ishte në kërkim të tipareve kulturore që dominonin në

popullatën e Ballkanit, në kapërcyellin e realitetit post – otoman dhe në hapat e para të krijimit të

shteteve që përpëliteshin mes autoritarizmit mbretëror dhe liberalizmit që rrezatonte nga vendet e

përtej detit.

1 Allcock John B., Young Antonia, Black Lambs and Grey Falcons: Women Travellers in the Balkans, Berghan Books,

Bradford, 2000, fq.133 dhe Stocker Sharon R. Margaret Masson Hardie Hasluck (1885-1948) tek

http://brown.edu/Research/Breaking_Ground/bios/Hasluck_Margaret%20Masson%20Hardie.pdf fq3 2Brailsford Henry N.,Macedonia: its Races and their Future - the Albanians botuar nga Robert Elsie tek

http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1903.html

Margaret Hasluck, në vizitën e parë të shkurtër, e gjeti Shqipërinë në po të njëjtën pamje që dhe

do ta linte kur u largua për të mos u kthyer më, në vitin 1939, një popull i cili ishte i mbërthyer fort

pas traditave shumë shekullore dhe me një krenari të pashembull. Ajo nuk mund të perceptonte dot

fyerjen që ndjente një shqiptar kur i referoheshin si arixhi apo mënyrën si reaguan banorët në një

fshat aty pranë kur morën vesh se ishte një e huaj e cila po mësonte rreth zakoneve të tyre3.

Nëse ajo do të kishte shoqëruar të shoqin4 në udhëtimin e tij në Shqipëri, ajo do të njihte më nga

pranë realitetin shqiptar në raport me Kanunin, besimin dhe pritjen që shqiptarët i bënin të huajve.

Një gjë e tillë shpjegon, ndoshta, se në asnjë rast ajo nuk e percepton si një fenomen të habitshëm,

marrëdhëniet e feve me njëra tjetrën tek ne. Nga ana tjetër, një element të cilin ne duhet të kemi

parasysh është se deri në vendosjen e plotë të sistemit komunist në Shqipëri elementët e traditës dhe

në mënyrë të veçantë ato të së drejtës tradicionale ishin dominante. Në do të kishte një mjedis të

përshtatshëm për të kryer studime të tipit kulturologjik në Evropën e asaj kohe, nuk besojmë se

kishte një mjedis më të përshtatshëm se Shqipëria.

E gjendur nën pushtim dhe në një luftë të ashpër politike mes faktorit të brendshëm në 1919,

Shqipëria nuk ofronte mundësitë e vitit 1923, atëherë kur Hasluck kishte ngritur bazën e saj në

Elbasan dhe gjente këtu dhe ndihmën e Lef Nosit i cili ishte “…specialisti shqiptar për punën time,

që më dha një ndihmë të paçmueshme dhe më huajti libra që tjetërkund nuk do ti gjeja dot.”5 Nga

ana tjetër, siç duket, një rol të dorës së parë ka luajtur dhe stabiliteti që gjendej në Elbasan. Elbasani

në fillimet e `20, jo vetëm që nuk ishte përfshirë në formën më të përhapur të debatit politik, asaj të

demostratave të armatosura, por kishte shërbyer dhe si vendstrehim për qeveritë dhe Këshillin e

Lartë sa herë ata nuk e ndjenin veten të sigurtë në Tiranë

Që në fillim të shekullit XX, në Elbasan kishte filluar të krijohej nje elitë intelektuale, e cila

vazhdimisht shfaqte interesin e saj jo vetëm për çështje që lidhen ngushtë me çështjen kryesore të

lëvizjes patriotike shqiptare, Pavarësinë e Shqipërisë; por interesohej dhe për çështje të kulturës

shqiptare. Si në numrat e gazetës “Tomorri”, financues dhe redaktues i së cilës ishte Lef Nosi, ashtu

dhe në organet e shtypit të fillim viteve `20, vihet re tendenca që herë pas here, të shprehet në një

3 Allcock John B, Young Antonia, po aty

4 Në 1912 kohë kur F Hasluck vizitonte Shqipërinë Margaret Hasluck në të kohë Hardie nuk gjendej pranë tij por në

Britani dhe në Itali. Kjo provohet nga letrat të cilat i shkruan të shoqit. AQSH fondi 766, dosjet 7(178), 12(194) 5 Public records office, FO 369/3361 cituar tek Allcock John B, Young Antonia, Black Lambs and Grey Falcons:

Ëomen Travellers in the Balkans, Vep. e cituar, fq. 133

formë ose në një tjetër, domosdoshmëria e ruajtjes dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore.

Shkolla Normale kishte krijuar domosdoshmërinë e ekzistencës së një mjedisi kulturor të favorshëm

për diskutime të ndryshme. Natyrshëm, edhe pse shpesh në një kontekst politik, në faqet e shtypit

përçoheshin dhe përralla apo anekdoda të cilat ishin njëkohësisht dhe pjesë e trashëgimisë të

rrëfimeve gojore në qytetin e Elbasanit6. Nuk duhet lënë pas dore dhe fakti se në të njëjtën periudhë

(1923 – 1924) në Elbasan botoheshin tre të përjavshme me karakter politik, kulturor dhe përpos

këtyre në mënyrë periodike Nosi fillon të botojë një pjesë të mirë të dokumentave mbi pavarësinë e

Shqipërisë.

Në rrafshin kulturor, Elbasani paraqiste një bazë të volitshme në kufirin etnografik midis

Gegërisë dhe Toskërisë. Ai ofronte jo vetëm një dialekt të kuptueshëm në dy anët e Shkumbinit, por

dhe një përmbledhje të formave të të drejtës tradicionale. Ngjarjet e 1924 e lanë Elbasanin në

qetësinë e tij dhe për pasojë dhe Legaliteti nuk pat reaksionin e tij si tjetërkund. Siç duket, Elbasani

ishte më tolerant se qytetet e tjerë ose shihte nga një këndvështrim tjetër realitetin shqiptar.

Në një vend si i yni, në të cilin përpëlitej në grahmat e fundit feudalizmi dhe sistemi i ri

shoqëror, duhej të lindte natyrshëm mes shqiptarëve vetëdija dhe ndërgjegjësimi për visaret e

kulturës së tyre. Në një mënyrë të dukshme, ajo shihte se një popull si ai shqiptar, me gjithë

vitalitetin e tij për të ndryshuar, ruante të paprekura disa forma të traditës së një corpus iuris

origjinal. Edhe pse ky popull po i drejtohej në mënyrë të shpejtë një marrëdhënieje sa më

bashkëkohore në raport me femrën, ende në malësitë shqiptare ruheshin të pacënuara si burrneshat

ashtu edhe marrëdhëniet kanunore me shoqërinë.

Një arsye tjetër që shtyu Hasluck të ngrinte qendrën e kërkimit të saj në Elbasan ishte tradita

arsimore e këtij qyteti. Që në shekullin XIX, në qytet shfaqeshin njëri pas tjetrit alfabetët privatë të

familjeve tregtare apo përpjekjet më serioze për formulimin e një abetareje funksionale për të gjithë

shqiptarët. Edhe letërsia e shkruar këtu po përpiqej të hidhte hapa të ngadaltë, por të sigurt. “Gjahu i

malësorëve” dhe përkthimi i Dhjatës së Re nga Kostandin Kristoforidhi dhanë shenjat e para për

krijimin e një tradite të qëndrueshme kulturore. Shpallja e Kushtetutës xhonturke në vitin 1908, i

dha hov lëvizjes kulturore në qytet dhe nga ky moment shfaqen në mënyrë të vazhdueshme gazeta

me karakter rajonal, të cilat trajtonin probleme të ndryshme përfshirë këtu dhe embrione të

6 Rubrika “Tribunë letrare” tek gazeta Elbasani 1922 – 1925, rubrika “Andrra e përralla” dhe ajo “Letërsi” tek gazeta

Ura e Shkumbinit” nr 1 – 45.

përshkrimit të traditës dhe folklorit. Kongresi i Manastirit dhe më vonë dhe ai i Elbasanit kishin jo

vetëm kontributin intelektual të disa figurave elbasanase, por edhe ndikime të drejtpërdrejta në

pasojat që ato patën në kulturën shqiptare në përgjithësi. Jo vetëm që në Elbasan gjendej

përshtatshmëria kulturore për ngritjen e një shkolle të një rëndësie si ajo e Normales, por askund

tjetër popullata nuk mund t`a mbronte më me fanatizëm këtë pasuri të arsimit shqiptar. Aq e

rëndësishme ishte ajo, sa kur qeveria e Fan Nolit7 në vitin 1924 tentoi t`a zhvendoste në Shkodër apo

në Tiranë, popullata e Elbasanit e armatosur kërcënonte se do të marshonte drejt Tiranës për t`a

rrëzuar atë. Hapja e Shkollës Normale, më 1 dhjetor 1909, nxiti organizimin e punës për krijimin e

kurrikulave të para shkollore. Në librat e abetares dhe të leximit natyrshëm paraqiten elementë të

traditës dhe të kulturës.

Tek “Këndime Englisht – Shqip”, Margaret Hasluck thekson dhe vlerëson ndihmën e Aleksandër

Xhuvanit dhe Lef Nosit. Në parathënien në anglisht, Hasluck sqaron se varianti shqip i përrallave

është në dialektin e Elbasanit, si dialekti më i përshtatshëm pasi kuptohej si nga Toskët ashtu edhe

nga Gegët. Nga ana tjetër, vihet re shpesh atashimi i personazhit fëmijë me institucionin

shkollëRëndësia e edukimit ishte e atillë sa u indoktrinohej fëmijëve që në moshë të mitur8.

Ndërkohë që Hasluck ishte në kulmin e kërkimit të saj (fillimi i viteve `30), në Shqipëri vendosja

e monarkisë bëri që shumë nga realiteti që ajo kishte konstatuar në momentin e kontakteve të para

me shqiptarët, kishte ndryshuar. Kishte ndryshuar gadishmëria e pseudointelektualëve për të shitur

koleksionet e tyre tek ajo (ose tek ndonjë institucion që ajo përfaqësonte), numri i rasteve të fejesave

në djep po ulej dhe tashmë ishte një fenomen endemik në disa rajone të veçuara. Vendosja e një

regjimi politik si ai i Zogut bëri që ato raste të veçanta të trazirave politike të viteve të shkuara, të

mos përsëriteshin deri në masë shqetësuese. Ndërkaq miku i saj, Lef Nosi pas tërheqjes nga jeta

politike aktive, mund t`i dedikonte asaj më shumë vëmendje dhe kohë. Siç duket në vazhdimësinë e

punës së saj, përveç shkrimit të studimit të saj mbi ekspeditat në liqenin e Ohrit, ajo vazhdonte të

grumbullonte të dhëna mbi projektet e ardhshme të saj9.

Që në udhëtimet e para në territore të banuara me shqiptarë dhe në pika e kontaktit mes

shqiptarëve dhe etnive të tjera përpos ngjashmërive normale vuri re dhe dalloi elementët e jetës

7 Elbasani në luftën për çlirim, Tiranë, 1980, fq 78, 79.

8 Hasluck, Margaret M, Këndime Englisht – Shqip or Albanian – English reader, Cambridge UK, 1932,fq. 8-9, 32-33,

56-57. 9 Allcock John B., Young Antonia, Vep. e cituar, fq. 135.

komunitare. Jetë e zhvilluar nga një ambient ku lidhjet ishin aq të forta sa edhe në qytete lidhjet

farefisnore ishin dominante dhe pothuaj të pazgjidhshme.

Komunitetet vllehe dhe rome do të qenë dhe këto pjesë e vëmendjes së saj. Duke tentuar për të

shfaqur në në një formë sa më të plotë të gjithë mozaikun e jetës komunitare. Në Shqipëri ajo

fotografon pothuaj çdogjë duke tentuar të analizojë dhe elementët më të thjeshtë. Më poshtë do të

mundohem të paraqes një pjesë të realitetit që ajo zgjodhi të fotografojë.

Duke filluar nga dasmat:

Në zonat rurale pelegrinazhi dhe zakone duhet ti jenë dukur të njëjta, edhe pse besimi dhe etnia

janë dukshëm të ndryshme.

Peizazhet nga qytetet janë ajo që do të veçoja:

Figurë 1 Krushqit në Breg të Matës Figurë 2 Krushqit në Mexhidie

Figurë 3 Dhëndrri dhe nusja Shkodër Figurë 4 Përgatitja e dhëndërrit Maqedoni

Një element tjetër që i bënte përshtypje Margaret Hasluck ishte pozita e gruas në shoqërinë shqiptare

Figurë 5 Porta e Kalasë Elbasan 1923

Figurë 6 Shkodër pazari i përmbytur

Figurë 7 Manastiri i Shijonit

Figurë 8 Pazari i Shkodrës

Figurë 9 Zdrajsh Figurë 10 Gjirokastër

Figurë 11 Belsh

Figurë 12 Shkodër

Figurë 14 Marie Çoba Figurë 13 Grua nga Martaneshi

Figurë 15 Grua me Dollma të kuqe para Kishës së Madhe.

Bibliografi

─ Elbasani në luftën për çlirim, Tiranë, 1974

─ Margaret Hasluck, Këndime Englisht – Shqip or Albanian – English reader, Cambridge UK, 1932

─ Gazeta “Ura e Shkumbinit” nr 1 – 45.

─ gazeta Elbasani 1922 – 1925

─ Allcock John B., Young Antonia, Black Lambs and Grey Falcons: Women Travellers in the Balkans,

Berghan Books, Bradford, 2000

─ http://brown.edu/Research/Breaking_Ground/bios/Hasluck_Margaret%20Masson%20Hardie.pdf

─ http://www.albanianhistory.net/texts20_1/AH1903.html

Fotot:

http://www.europeana.eu/portal/search.html?start=1&rows=48&query=who%3A%28Margaret+Masson+Hasl

uck%29&qt=false