16
MANAXHIMI I R ASTIT EKSPERIENCA NGA TERRENI PËR ILUSTRUAR P RAKTIKAT E MIRA Raste Studimi nga Shqipëria NORWEGIAN MINISTRY OF FOREIGN AFFAIRS

Raste Studimi nga Shqipëria

  • Upload
    others

  • View
    14

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Raste Studimi nga Shqipëria

ManaxhiMi i Rastit

EkspERiEnca nga tERREni

për të ilustruar praktikat e Mira

Raste Studiminga Shqipëria

NORWEGIAN MINISTRYOF FOREIGN AFFAIRS

Page 2: Raste Studimi nga Shqipëria

2

Hyrje

Misioni Terre des hommes (Tdh) në Shqipëria ka funksionuar që nga viti 1993, duke u zhvendosur gradualisht nga ndërhyrje direkte për mbështetjen e fëmijëve viktima të trafikimit drej ndërtimit të një Rrjeti Sigurie gjithëpërfshirës për Mbrojtjen e Fëmijëve (RSMF). Programi RSMF përfshin krijimin dhe zhvillimin e Njësive për Mbrojtjen e Fëmijëve (NjMF). Modeli NjMF u krijua fillimisht në Shqipëri në 2005 me mbështetjen e UNICEF-it. Që atëherë, NjMF-të janë krijuar në një numër bashkish dhe komunash me asistencën e disa OJQ-ve, përfshirë Tdh, Save the Children, Partners for Children dhe World Vision.

Në 2012, sipas ligjit të ri për mbrojtjen e fëmijëve dhe në vazhdim të krijimit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, modeli filloi të shpërndahej në gjithë Shqipërinë. Tani pranë fundit të 2012, janë krijuar më shumë se 60 NjMF dhe pritet që të krijohet në çdo komunë dhe bashki, duke kontribuar kështu në një sistem gjithëpërfshirës për mbrojtjen e fëmijëve.

Nga përvoja e Tdh-së për mbështetjen e punës së NjMF-së, ky dokument sjell shembuj sesi janë kryer praktikat e mira në lidhje me fushat kritike për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri, duke e ilustruar me një numër rastesh studimi. Qëllimi është të tregojmë sesi Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe anëtarë të tjerë të grupit multidisiplinar që janë përfshirë në procesin e manaxhimit të rastit (si psikologët e shkollave, mësuesit, personeli mjekësor, prokurorët, administratorët shoqëror dhe oficerët e policisë) kanë qenë në gjendje të angazhohen në procesin e manaxhimit të rastit dhe të rrisin në maksimum kontributin dhe mbështetjen e tyre për fëmijët.

Page 3: Raste Studimi nga Shqipëria

3

Falenderime

Shumë persona u treguan të gatshëm të ndanin shembujt praktikë dhe përvojat e tyre. Këtu përfshihen Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe stafin e agjencive të ndryshme. Në veçanti, falenderojmë NjMF-të e Elbasanit, Durrësit, Fierit, Vlorës dhe Pogradecit dhe stafin e Tdh-së në rrethe (Denisa Ahmeti, Dorina Binjaku, Ermonela Gurakuqi, Blerta Mano Eva Thimo and Elkerda Veizi) që asistuan për mbledhjen e rasteve të shumta, për të cilat u bë një përzgjedhje përfundimtare. Lumni Bizhuta përktheu materialet.

Edlira Bashmilli (Specialiste e Manaxhimit të Rastit, Tdh) shpenzoi kohë të konsiderueshme duke mbledhur dhe analizuar rastet dhe u ndihmua për t’i mbledhur bashkë materialet nga Bella Kovner dhe Stephanie Delaney.

Mbështetja financiare dhe angazhimi i ADC, SDC, UNICEF, The Oak Foundation, Fondacioni Medicor dhe Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, kanë qenë thelbësore për punën e Tdh-së në Shqipëri.

Ju lutem kini parasysh se rastet e studimit janë anonime për të ruajtur konfidencialitetin e familjeve të përfshira. Historia e plotë e rastit dhe detajet e ndërhyrjes nuk janë përmendur – vetëm informacioni që lidhet me fushën e kësaj praktike është ilustruar.

Page 4: Raste Studimi nga Shqipëria

4

Përmbajtja

Hyrja 2

Falenderime 3

Konteksti i punës për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri 3

Shembuj të Praktikës së Mirë nga Terreni 6v Identifikimi i Rastit & Referimi 6v Vlerësimi i Plotë 7v Planifikimi Individual i Mbrojtjes dhe Përkujdesjes 8v Të Punosh në Partneritet me Familjen 9v Përfshirja e Fëmijëve në Vendime dhe Planifikim 10V Puna e Grupit Multidisiplinar 11V Reagimi për Emergjencat 12V Monitorimi dhe Ndjekja 13V Mbyllja e Rastit 14

Shtojca A – Modeli i Studimit të Rastit 15

Page 5: Raste Studimi nga Shqipëria

5

Konteksi i punës për Mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri

Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve janë komponent kyç për (zhvillimin) sistemin e mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri. Ato janë përgjegjëse për identifikimin e fëmijëve në rrezik apo në nevojë për mbrojtje dhe për koordinimin e zgjidhjes multidisiplinare për rastet individuale.

Funksionalizimi i CPUs, dhe procesi për menaxhimin e rasteve, udhëhiqet nga Protokolli i Punës për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve, i zhvilluar nga Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, UNICEF dhe Tdh, së bashku me partnerët e tjerë lokalë, në vitin 2009.

Nëpërmjet përpjekjeve bashkëpunuese mes të gjithë aktorëve, është bërë progres i mirë për institucionalizimin e strukturave NjMF dhe përfshirjen e aktorëve lokalë në identifikimin, referimin dhe ri-integrimit dhe / ose ofrimin e mbështetjes për fëmijët në nevojë përmes procesit të menaxhimit të rasteve. Megjithatë, ende ekzistojnë sfidat në sigurimin e mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.

Këto sfida kanë të bëjnë me disa çështje, duke përfshirë mungesën e zbatimit të ligjeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe kufizimet e burimeve. Në veçanti, mungesa e shërbimeve të specializuara për fëmijët që kanë qenë të abuzuar dhe opsionet alternative të kujdesit shpesh kufizojnë NjMF-në dhe grupet multidisiplinare në identifikimin dhe zbatimin e planeve individuale të përshtatshme të kujdesit për fëmijët. Përveç kësaj, NjMF-ve dhe profesionistëve të tjerë të përfshirë në mbrojtjen e fëmijëve ju mungojnë aftësitë e nevojshme dhe njohuritë për të trajtuar abuzimin

Përkundër vështirësive, ka edhe shembuj të praktikave të mira dhe raste kur Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe profesionistë të tjerë kanë qenë krijues në gjetjen e zgjidhjeve të reja për fëmijët. Planet janë duke u zhvilluar edhe më shumë për zhvillimin e programeve kujdesit alternativ, duke përfshirë kujdesin birësues, si dhe për të rritur kapacitetin e punonjësve të NjMF-së përmes ofrimit të një programi trajnimi të plotë në detyrë, të zhvilluara me Universitetin e Tiranës, i cili është parashikuar të fillojë në 2013.

Page 6: Raste Studimi nga Shqipëria

6

Shembuj të Praktikave të Mira nga Terreniv Identifikimi & Referimi I Rasteve

Është e rëndësishme që të gjithë aktorët të jenë të vigjilent për fëmijët, të cilët mund të jenë në rrezik abuzimi, ose të cilët janë duke vuajtur abuzimin, dhe të bëjnë referime tek Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve për të siguruar që fëmijët janë të mbrojtur siç duhet.

Rasti i mëposhtëm ilustron se si është identifikuar një fëmijë në rrezik, dhe si aktorë të ndryshëm kanë punuar së bashku për të siguruar që fëmija ishte i mbrojtur dhe familja, duke dhënë mbështetjen e nevojshme për të mundësuar familja që të mbetet së bashku. Ai gjithashtu ilustron se si një fëmijë ishte i rëndësishëm në mbrojtjen e një fëmijë tjetër, dhe thekson se si fëmijët mund të luajnë një rol kyç në mbrojtjen e tyre.

Ndërhyrja:

K-ja foli me një shok të klasës për situatën e tij dhe ky i fundit i tregoi mësueses. Mësuesja e K-së e raportoi rastin tek psikologia e shkollës e cila bëri një vlerësim paraprak. U informua drejtori i shkollës dhe rasti i kaloi Koordinatorit rajonal për psikologët e shkollave që e referoi më pas rastin të NjMF-ja në atë zonë.

Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve u takua me mamanë së bashku me psikologen e shkollës për të diskutuar problemet në familje dhe më pas organizuan një takim të grupit multidisiplinar (TGM). Takimi doli me një plan konkret veprimi për K-në dhe familjen e tij. Këtu përfshihej një vend pune për mamanë që të ishte e pavarur dhe në gjendje të mbështeste familjen e saj dhe mbështetje e vazhdueshme dhe monitorim për fëmijët për të garantuar sigurinë e tyre dhe t’i ndihmomin të përballnin këtë përvojë.

K ishte 13 vjeç dhe jetonte me mamane dhe tre motrat e tij. Babai i K-së kishte pesë vjet që punonte në shtetin fqinj. Kur kthehej në shtëpi, abuzonte shpesh me mamanë e K-së në sy të fëmijëve, duke ndjekur lëvizjet e gruas së tij dhe prishte të gjitha paratë që fitonte jashtë vendit me alkol.

Mamaja e K-së ishtë shumë e kujdesshme ndaj nevojave të fëmijëve, por ndjente që dhuna që ajo vuante e kishte dëmtuar si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Njëherë u përpoq të arratisej me fëmijët nga burri, por u kthye në shtëpi pasi nuk mund të mbijetonte vetëm pa asnjë mbështetje. Më në fund vendosi të divorcohej dhe iku në një qytet tjetër për të kërkuar një të ardhme të re me fëmijët e saj. Fatkeqësisht, babai i K-së nuk mund ta pranonte vendimin për divorc dhe vazhdoi ta kërcënonte deri në atë pikë sa u thirr dhe policia.

Familja ishte tejet e varfër dhe si pasojë u përzu nga apartamenti që kishin marrë me qira.

Historia e rastit:

Page 7: Raste Studimi nga Shqipëria

7

v VlerëSim i PlotëNjë aktivitet i rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve është procesi i vlerësimit. Kjo është e rëndësishme si për të kuptuar nevojat e fëmijëve por dhe dinamika e rreziqeve që ata janë të ekspozuar, ndaj është e domosdoshme në mënyrë që të zhvillojnë një plan për të mbrojtur fëmijën dhe për të siguruar mirëqenien e tyre. Një vlerësim i plotë tërësor gjithashtu identifikon aftësitë dhe anët e forta të anëtarëve të familjes, të cilat mund të përdoren si bazë për zhvillimin e një plani për mbrojtjen e të cilat do të jenë të përshtatshme dhe do të maksimizuar burimet në dispozicion.

Praktika e mirë tregon se përfshirja e të gjitha agjencive, familja dhe fëmija në rezultatet e vlerësimit për një kuptim më të mirë të situatës, rrit kështu dhe gjasat e rezultateve më të mira për fëmijët.

Ndërhyrja:

Veprimi i parë, bazuar në nivelin fillestar të rrezikut që u paraqit dhe i vlerësuar si të lartë, pasi fëmija u konsiderua në rrezik të vërtetë, ishte për Punonjësin e Mbrojtjes së Fëmijëve denonconte rastin në policinë vendore në mënyrë që të fillonin procedurat për të garantuar menjëherë sigurinë e fëmijës.

Një vlerësim gjithëpërfshirës u ndërmor më pas, koordinuar nga Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke përfshirë fëmijën dhe familjen, të afërmit dhe aktorët e tjerë në mbledhjen e informatave dhe analizën.

U mblodh informacioni i duhur duke intervistuar vajzën, anëtarët e tjerë të familjes, psikologun e shkollës, mësuesit, ekipin shëndetësor dhe anëtarët e komunitetit. Nëpërmjet intervistimit me komunitetin dhe anëtarët e familjes, Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve arriti të gjendte vendndodhjen e mamasë, lidhjen me fëmijët dhe dinamikat e familjes. Gjithashtu, ajo u përpoq të gjente nëse mund të mbështeste ndonjë anëtar tjetër i familjes këta fëmijë.

Informacioni që mblodhi policia e ndihmoi Punonjësen për Mbrojtjen e Fëmijëve të kuptonte më mirë sjelljen e babait dhe të shqyrtonte të gjitha opsionet e mundshme për ta mbështetur atë. Psikologët e shkollës dhe mësuesit dhanë informacion për sjelljen e fëmijëve në klasë dhe gjendjen emocionale dhe të punonin për marrëdhënien e fëmijëve me babain. Shkolla ishte gjithashtu në gjendje të bënte plane për të garantuar sigurinë e fëmijëve brenda ndërtesës së shkollës.

Nga Qendra Shëndetësore u morën të dhënat mjekësore në lidhje me tentativat për vetëvrasje dhe rrezikun e lartë të vazhdueshëm për t’i bërë keq vetes. Qendra për Praktika dhe Shërbime Ligjore të Integruara (CILPS) intervistoi fëmijën në lidhje me incidentet e abuzimit për të parë nëse ishte kryer ndonjë vepër penale.

Gjatë procesit të vlerësimit, Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve arriti të zbulonte se fëmijët kishin një marrëdhënie të ngushtë me babain dhe ai ishte i angazhuar për fëmijët e tij. U sigurua mbështetja për ta ndaluar babain të pinte dhe nga negociatat me Drejtorin e Shërbimit Social Shtetëror dhe Ndihmës Ekonomike u arrit që të sigurohej asistencë ekonomike për familjen ndërsa babai të kërkonte për punë që të arrinte të mbështeste fëmijët e tij. Kjo ndihmoi që fëmijët të ishin të sigurt dhe familja të qendronte e bashkuar.

Familja G përbërhej nga babai, gjyshja dhe dy fëmijë (një vajzë 11 vjeçe dhe një djalë, nëntë vjeç). Mamaja ishte divorcuar nga babai dhe kishte ikur në Greqi kur fëmijët ishin të moshës gjashtë dhe tre vjeç. Babai ishte i papunë dhe konsiderohej si i alkolizuar. Të dy fëmijët shkonin rregullisht në shkollë.

Gjyshja ishte tepër e sëmurë dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëmijët. I vetmi burim mbijetese për familjen ishte pensioni i gjyshes.

Halla e fëmijëve kalonte shumë kohë me fëmijët në shtëpi për t’iu ofruar mbështetje emocionale fëmijëve për shkak të abuzimit nga babai prej alkolit dhe ai keqtrajtonte shpesh vazjën dhe gjyshen si fizikisht ashtu edhe emocionalisht. Sulmet e dhunës ishin kaq të ashpra saqë vajza u përpoq dy herë të kryente vetëvrasje duke përdorur ilaçet e gjyshes.

Me rritjen e dhunës, halla e fëmijëve e referoi rastin tek NjMF-ja.

Historia e rastit:

Page 8: Raste Studimi nga Shqipëria

8

v Planifikimi Individual i Mbrojtjes dhe PërkujdesjesPasi një vlerësim ka përfunduar, një mbrojtje individuale dhe Plani i kujdesit për çdo fëmijë duhet të zhvillohen për të përmbushur nevojat e fëmijës dhe për të promovuar mirëqenien e tyre. Është e rëndësishme që planet të rishikohen rregullisht për të siguruar që plani vazhdon për të përmbushur nevojat e fëmijës, si dhe ndryshimet e gjendjes (edhe në qoftë se ndryshimi i vetëm është mosha e fëmijës).

Ky rast tregon se si, sidomos në rastet e ndërlikuara ku ndryshimi është i shpejtë, është veçanërisht e rëndësishme që të ketë një plan që të gjithë aktorët të punojnë me të për të shmangur konfuzionin. Për më tepër, rasti gjithashtu tregon se, në situata të pasigurisë, shpesh është e dobishme që të ketë plane të njëkohshme të dhe plane rezervë (në këtë situatë ka harmoni të identifikimit të opsioneve alternative të kujdesit dhe identifikimi i nënës për të parë nëse ishte e mundur një mundësi ribashkimi) në mënyrë që të minimizuar vonesat

Ndërhyrja:

Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve mori menjëherë masa për të siguruar nevojat bazë të foshnjes F, kontaktoi policinë dhe prokurorin që të merrnin masa për të gjetur mamanë e F-së.

Duke pasur parasysh vështirësinë e rastit dhe faktin se kishte fare pak informacion për të bërë vlerësimin, Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve organizoi një takim të Grupit Multidisiplinar për të mbledhur informacion për të përgatitur një plan për fëmijën. Këtu u përfshinë përfaqësues të policisë, drejtorin e maternitetit, pediatër, avokat dhe aktorë të tjerë.

Fushat që duheshin trajtuar përfshinin kujdesin për foshnjen F, hetimin për vendndodhjen e nënës për të parë nëse ekzistonte mundësia e ribashkimit nëse identifikoheshin mjete të përshtatshme jetese. Përveç këtyre, duhet të plotësoheshin një numër procedurash ligjore si regjistrimi i lindjes, deklarata e braktisjes dhe proceset për të çuar fëmijën në shtëpinë e jetimores, institucion rezidencial apo për adoptim.

Për shkak të zhvillimeve të shumta të ngjarjes dhe pasi u mblodh më shumë informacion dhe u eksploruan opsionet e mundshme, plani u azhornua dhe rishikua nga Punonjësja për Mbrojtjen e fëmijëve në bashkëpunim të ngushtë me grupin multidisiplinar.

Foshnja F u gjet e braktikur me kordonin e kërthizës ende të lidhur te placenta. Ajo u çua menjëherë në spital, i cili informoi NjMF-në duke i kërkuar asistencë për manaxhimin e rastit dhe të gjente ushqim dhe veshje për të sapo-lindurën.

Historia e rastit:

Page 9: Raste Studimi nga Shqipëria

9

v Të Punosh në Partneritet me FamiljenFëmijët e sigurt jetojnë në familje të sigurta. Për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve, si dhe duke bërë të mundur që fëmijët të mbeten në shtëpi, kërkon punë në partneritet me familjet si për të siguruar bashkëpunimin dhe për fuqizimin e familjeve për të marrë përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve të tyre dhe për të promovuar mirëqenien e tyre

Ky rast ilustron sesi shpesh familjet kërkojnë ndihmë dhe mbështetje praktike, sidomos financiare dhe NjMF-ja mund ta përdor këtë mundësi për të përfshirë prindërit në mënyrë proaktive në promovimin e sigurisë dhe mirëqenies së fëmijëve të tyre.

Ndërhyrja:

Punonjësi për Mbrojtjen e Fëmijëve mblodhi takimin e grupit multidisiplinar, u konsultua me mamanë që shprehu gatishmërinë e saj për të marrë pjesë. Gjatë këtij takimi u diskutua situata e fëmijëve dhe grupi nisi planin e veprimit. Pjesëmarrja aktive e mamasë në grupin multidisiplinar dhe procesi i manaxhimit të rastit ishte i rëndësishëm për përmirësimin e gjendjes së fëmijëve. Ajo e pranoi rëndësinë e shkollimit për të ardhmen e fëmijëve të saj.

Të gjitha shpenzimet e qirasë për një periudhë katër mujore u mbuluan nga një OJQ derisa bashkia të ishte në gjendje të ofronte asistence ekonomike për mamanë dhe ta ndihmonte për të gjetur punë. Mamaja u fut në një kurs professional, me qëllim që të gjente një punë. Fëmijët u ri-regjistruan në punë si dhe një qendrën ditore të një institucioni rezidencial për të marrë edukim shtesë që të kapnin mësimet.

PMF-ja vazhdon të monitoroj rastin me vizita në familje dhe në shkollë, por pritet që ky rast të mbyllet pasi familja po ecën mirë dhe rreziku ndaj fëmijëve është ulur ndjeshëm.

Familja M përbëhej nga katër anëtarë; mamaja dhe tre djem (mosha 9, 12 dhe 14 vjeç).

Familja jetonte me qira në një dhomë hoteli pa banjo dhe pa kuzhinë. Babai e kishte braktisur familjen dhe asnjeri nuk dinte se ku ndodhej. Para se të largohej babai abuzonte me fëmijët.

Megjithëse djali i vogël shkonte në shkollë, dy më të mëdhenjtë e kishin braktisur. Fëmijët zakonisht shoqëronin nënën që shiste byrzylyk dhe lypte në hyrje të parkingut. Mamaja shkoi të NjMF-ja në zonën e saj për të kërkuar ndihmë kur familja u detyrua të largohej nga dhoma e hotelit pasi nuk arrinte të paguante qiranë.

Të gjithë fëmijët e lanë shkollën dhe lypnin në zonat turistike dhe u vlerësua se ishin në rrezik të lartë shfrytëzimi seksual.

Historia e rastit:

Page 10: Raste Studimi nga Shqipëria

10

v Përfshirja e Fëmijëve në Vendime dhe PlanifikimSipas Konventës së KB-së për të Drejtat e Fëmijëve 1989, fëmijët kanë të drejtë të marrin pjesë në vendim marrje që ndikojnë në jetën e tyre. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh shpesh edhe fëmijët humbasin kontrollin e jetës së tyre dhe atyre që ndodhin.

Të ndjehesh i vlerësuar, dhe të kesh besim në aftësinë e tyre për të bërë një ndryshim, është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimin e elasticitetit të fëmijëve. Elasticiteti është një karakteristikë e cila e ndihmon një fëmijë të përpiqet dhe të lulëzoj, madje edhe në fatkeqësi të madhe. Si e tillë ajo është një cilësi e rëndësishme për fëmijët të zhvillohen për t’u rritur si të pavarur dhe për të qenë në gjendje të jetojnë në mënyrë të përshtatshme në shoqëri.

Ky rast ilustron sesi edhe në rrethanat më të vështira kur “zgjidhja perfekte” nuk mund të gjendet, fëmijët sërish mund të fuqizohen dhe të përfshihen në vendime.

Ndërhyrja:

Si një hap i parë dhe emergjent, duke marrë në konsideratë nivelin e rrezikut nga referimi, Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe policia shkuan tek shtëpia. Gjatë përballjes me oficerin e policisë mamaja u bë e dhunshme, kërcënoi L-në dhe i hodhi vaj të nxehtë oficerit të policisë. L-a u hoq menjëherë nga shtëpia pasi ishte e qartë se nuk ishte e sigurt në shtëpi dhe babai nuk mund ta mbronte. Pa pasur asnjë alternative tjetër, L-ja u vendos në një institucion rezidencial për një periudhë derisa të bëhej vlerësimi i plotë dhe të përgatitej plani i mbrojtjes.

Shkurtimisht pas vizitës së policisë dhe Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijëve, mamaja u shtrua në spital dhe babai e mori sërish L-në në shtëpi. Pak muaj më vonë, mamanë e risollën në shtëpi, por fatkeqësisht, menjëherë sa u kthye u bë e dhunshme. Grupi multidisiplinar vendosi që L-ja duhet të rikthehej në institucionin rezidencial.

Pak kohë më vonë, nëna biologjike dhe motrat (të cilat L-ja nuk i kishte takuar kurrë) si dhe babai adoptive vendosën së bashku ta merrnin L-në nga institucioni rezidencial. Nëna biologjike deklaroi se donte që L-ja të rikthehej në familjen e saj biologjike dhe të jetonte me ata.

Duke pasur parasysh mangësitë e procesit të adoptimit, mungesën e dokumentacionit të duhur, situatën e familjes adoptive, marrëdhëniet e kufizuara të L-së më familjen biologjike, u vendos nga të gjithë anëtarët dhe L-ja që ajo duhet të mbetej në institucionin rezidencial, të shkonte rregullisht në shkollë ndërsa të kryheshin hetimet e mëtejshme. Ndjehej që L-ja kishte nevojë për më shumë kohë për të krijuar marrëdhënie me familjen biologjike dhe të vendoste më pas se ku donte të jetonte.

Psikologu i shkollës, Punonjësja për mbrojtjen e Fëmijëve dhe punonjësit social të institucionit rezidencial po e ndjekin nga afër rastin e L-së dhe po i ofrojnë të gjithë mbështetjen psiko-sociale. L-ja ka marrë pjesë në proceset e manaxhimit të rastit të saj dhe ka marrë pjesë aktive në diskutime dhe ka firmosur aprovimin e saj për vendimet që janë marrë nga NjMF-ja dhe grupi multidisiplinar. Megjithëse situata e saj është larg ideales, L-ja beson se ajo ka kontroll mbi jetën e saj dhe të ardhmen dhe e di se çfarë do të ndodh në bazë të ideve të saj.

L (12 vjeç) jetonte me prindërit adoptues. Prindërit adoptues e kishin marrë L-në nga prindërit e saj biologjik kur ishte foshnjë sipas një marrëveshjeje informale midis familjeve edhe pse kjo nuk ishte ligjëruar kurrë.

Babai punonte si roje sigurie ndërsa mamaja vuante nga një problem i rëndë mendor dhe shpesh ishte e dhunshme ndaj familjes dhe anëtarëve të tjerë të komunitetit.

L shkonte rregullisht në shkollë dhe u referua nga shkolla te NjMF-ja pasi L-ja tha se nuk donte të shkonte në shtëpi pasi ishte kërcënuar nga mamaja.

Historia e rastit:

Page 11: Raste Studimi nga Shqipëria

11

v Puna e Grupit MultidisiplinarNë bazë të vlerësimit, sipas procesit të manaxhimit të rastit në Shqipëri, ekipi / grupi multidisiplinar mblidhet formalisht në një takim për mbrojtjen e fëmijëve për të diskutuar rastin, për t’u pajtuar me nevojat, manaxhimin e rrezikut dhe prioritizimin e veprimeve. Grupi multidisiplinar harton së bashku planin individual të mbrojtjes, identifikim veprimet e nevojshme, ndarjen e përgjegjësive midis aktorëve në afatin kohor të propozuar.

Ky rast ilustron se dhe në situata komplekse dhe sfiduese, masat reaguese u mundësuan për shkak të pjesëmarrjes aktive të të gjithë anëtarëve të grupit multidisiplinar. Gjithashtu, përfshihej monitorimi dhe ndjekja rigoroze e rastit dhe që plani të përshtatej sipas nevojave në mënyrë që të plotësonte nevojat e fëmijëve.

Ndërhyrja:

PMF-ja kreu një vlerësim me agjencitë e tjera dhe më pas thirri grupin multidisiplinar për të hartuar një plan me veprime për të mbrojtur fëmijët dhe për të mbështetur familjen. Këtu u përfshinë specialistë të policisë, përfshirë përfaqësues nga seksioni për mbrojtjen e të miturve dhe dhunës në familje, administrator social, doktorë, të afërm të familjes dhe agjenci të tjera.

Për shkak të sfidave të shumta që ishin për shkak të nevoja të fëmijëve, ishte tejet e rëndësishme pjesëmarrja aktive e të gjithë aktorëve në grupin multidisiplinar. Gjatë takimit të grupit multidisiplinar, u vendos të akomodoheshin fëmijët në një institucion rezidencial dhe ishte e rëndësishme që kjo të mundësohej me mbështetjen e shërbimit social shtetëror, për shkak të dokumentacionit të pakët që ishte në dispozicion. Ndërkohë, specialistët e policisë monitoruan familjen në rrugë në bashkëpunim të ngushtë me Punonjësin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Mësuesit ju bashkuan Punonjëses për Mbrojtjen e Fëmijëve gjatë vizitave në familje.

Administratorët social dhe drejtuesi i seksionit administrativ i thanë mamasë se ndihma ekonomike do t’i ndërpritej nëse do të nxirrte fëmijët për të lypur, që të influenconin në sjelljen e saj. Kur djali më i rritur u arrestua për trafikim lëndësh narkotike gjatë seancës gjyqësore, gjyakta kërkoi zyrtarisht që mendimi i Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve të merrej në konsideratë kur do të jepej vendimi i dënimit. Trajtimi i rastit u udhëhoq dhe u bazua në interesin më të mirë të fëmijës.

Vazhdoi ndjekja dhe monitorimi, por fëmijët u rikthyen në shkollë dhe situata e përgjithshme e familjes është përmirësuar dukshëm.

Familja Z ishte me origjinë egjiptiane dhe përbëhej nga nëntë anëtarë; prindërit dhe shtatë fëmijë, nga të cilët më të rinjtë ishin binjakë 10-muajsh. Babai ishte në burg dënuar me 20 vjet për përdhunim.

Djali më i rritur, 17 vjeç u arrestua nga policia gjatë një transferimi të paligjshëm lëndësh narkotike. Djali përdorej nga gjyshja për të trafikuar drogë për xhaxhain e tij, i cili ishte gjithashtu në burg. Mamaja dhe fëmijët lypnin në rrugë dhe asnjë prej fëmijëve nuk ishte i regjistruar në shkollë.

Historia e rastit:

Page 12: Raste Studimi nga Shqipëria

12

v Reagimi Ndaj EmergjencaveMegjithëse, duhet kryer një vlerësim gjithëpërfshirës në mënyrë që çdo plan të jetë i plotë dhe të plotësojë nevojat e fëmijëve, në disa raste janë të nevojshme veprime të menjëhershme për të garantuar sigurinë e fëmijës dhe për të plotësuar nevojat bazë.

Ndërhyrja:

Ishte e dukshme që familja e A-së e mbështeste, por ata nuk ishin në pozicion ta lëviznin për të garantuar sigurinë e tij, dhe ajo nuk mund të garantohej nëse ai mbetej në shtëpi. Si zgjidhje e menjëhershme A-së i ofruan mbështetje psikologjike për traumën që përjetoi dhe u vendosën përkohësisht në institucion rezidencial. I ofruan edhe ndihmë mjekësore për problemet e vazhdueshme shëndetësore.

Njëkohësisht me mbulimin e nevojave emergjente, u krye edhe një vlerësim i plotë i familjes për të bërë planet afatgjata për A-në. Këtu përfshiheshin edhe vendimet për jetesën e tij.

A ishte 12 vjeç dhe jetonte me mamanë, njerkun, dy motrat dhe vëllain. E gjithë familja mbështetej tek ndihma ekonomike për të mbijetuar, por pavarësisht kësaj të gjithë fëmijët ishin të regjistruar në shkollë.

Që në moshë të hershme, A-ja kishte shfaqur vështirësi në zhvillim të cilat manifestoheshin në të folur, kuptim dhe në të ecur. E kishin vendosur në disa institucione rezidencial, derisa u kthye në familje kur ishte tetë vjeç. Me kthimin e tij, ai shfaqi vështirësi në komunikim dhe u tërhoq dhe izolua.

Një vit pas kthimit, A-ja u abuzua seksualisht nga dy të rinj (16 dhe 19 vjeç), njëri prej të cilëve kishte lidhje familjare me motrën më të rritur të djalit (nëpërmjet familjes së burrit). Mamaja e raporti rastin në komisariatin e policisë dhe u publikua gjerësisht në media.

Gjykata vendosi për burgim pa afat për autorët derisa të vërtetohej abuzimi seksual nga ekzaminimet mjekësore. Pas kësaj procedure, A-ja shfaqi frikë të kthehej në fshatin kur jetonte familja e abuzuesit të tij pasi trembej për sigurinë. Përveç kësaj, familjes së A-së dhe prindërve ju bë presion të tërhiqnin akuzat nga familja e dy autorëve.

Historia e rastit:

Page 13: Raste Studimi nga Shqipëria

13

v Monitorimi dhe Ndjekja

Pavarësisht sesa “mirë” përgatitet një plan, nëse ai nuk zbatohet dhe nuk monitorohet situata derisa të arrihen ndryshimet e përcaktuara, ka gjasa që situata e fëmijëve të përkeqësohet.

Ky rast ilustron vlerën e ndjekjes së rastit dhe monitorimit për të siguruar që planet po zbatohen.

Ndërhyrja:

Pas vlerësimit dhe takimit të ekipit multidisiplinar, është zhvilluar një plan për të promovuar mirëqenien e fëmijëve. Kjo përfshinte kujdesin shëndetësor për nënën dhe fëmijët, regjistrimin në shkollë dhe referimin për ndihmë ekonomike. Përveç kësaj, është vlerësuar sigurimi i një mjedisi të sigurt alternativ për fëmijët, në konsultim me të afërmit dhe stafit nga institucionet rezidenciale. Dy fëmijët shprehën dëshirën e tyre për të qëndruar me xhaxhain e tyre dhe familjen e tij.

Gjatë procesit të integrimit të fëmijëve në familjen e xhaxhait, Punonjësja për Mbrojtjen e Fëmijëve monitoroi vazhdimisht ecurinë dhe gjendjen e fëmijëve. Ende mbeteshin sfidat dhe shqetësimet, si integrimi i duhur i fëmijëve dhe vijueshmëria në shkollë pas mungesës së gjatë, qëndrueshmëria ekonomike e xhaxhait, pranimi nga ana e mamasë për të marrë ndihmë mjeksore dhe ndërveprimi i saj me fëmijët.

Grupi vazhdonte të kishte takime multidisiplinare për të rivlerësuar situatën e fëmijëve dhe për të garantuar se ishin marrë masat e duhurë për interesin më të mirë të fëmijëve. Këtu përfshihej ofrimi i mbështetjes shtesë për fëmijët me material mësimore, trajnim dhe këshillim.

Familja X përbëhej nga gjyshja, mamaja dhe dy fëmijë ( XG vajzë 12-vjeçare dhe djali XG 15 vjeç). Babai ishte divorcuar nga gruaja dhe nuk ishte përfshirë në jetën e fëmijëve.

Situata ekonomike e familjes ishte shumë e ashpër; familja jetonte në një kasolle që rrrëzohej gjatë dimrit kur kishte stuhi. Fëmijët ishin gjithmonë të sëmurë gjatë kohës së keqe dhe gjendja mendore e nënës ishte përkeqësuar.

Mamaja i shfrytëzonte vazhdimisht fëmijët, të cilët nuk ishin në shkollë, për të siguruar të ardhura për familjen. Gjyshja ishte e vjetër dhe nuk ishte në gjendje të kujdesej për fëmijët. Xhaxhai ishte përpjekur ta ndihmonte familjen, por mamaja nuk e pranonte ndihmën e tij dhe se lejonte t’i afrohej fëmijëve.

Historia e rastit:

Page 14: Raste Studimi nga Shqipëria

14

v Mbyllja e RasteveAshtu siç është e rëndësishme për të identifikuar dhe referuar rastet, kështu është po aq e rëndësishme për të mbyllur rastet në kohën e duhur. Kjo ndodh për shkak se, në qoftë se një rast me të cilin nuk është duke u punuar në mënyrë aktive, por mbetet e hapur, mund të krijohet përshtypja e rreme se situata po monitorohet. Kjo mund të çojë fëmijët të vendosen pa dashje / apo mbeten në situata të rrezikut.

Rrethanat kur rastet duhet të mbyllen, përfshijnë kur fëmija arrin 18 vjeç, lëviz në një zonë tjetër apo niveli i rrezikut është reduktuar në një nivel të pranueshëm dhe fëmija dhe familja nuk ka më nevojë për mbështetje.

Duke qenë se është praktikë e mirë për të përfshirë ekipin multidisiplinar në zhvillimin e planit fillestar të mbrojtjes, kështu është po aq e rëndësishme që ata të jenë të përfshirë në vendimin përfundimtar për mbylljen e rasteve.

Ndërhyrja:

Pas vlerësimit u përgatit plani për të ndihmuar familjen. Një nga sfidat më të mëdha gjatë manaxhimit të rasti ishte bashkëpunimi me strukturat e ndryshme dhe institucionet pasi NjMF-ja sapo ishte krijuar. Pavarësisht kësaj, u zhvillua dhe zbatua plani i hollësishëm.

Si rezultat i ndërhyrjes, bashkëpunimit të suksesshëm midis agjencive dhe familjes dhe monitorimit të vazhdueshëm të planit me anë të vizitave në familje, u vlerësua niveli i rrezikut tek fëmijët dhe u vu re se ishte reduktuar dukshëm.

Pas dy vitesh monitorim të afërt, ndjekur nga rishikimi përfundimtar i grupit multidisiplinar, niveli i rrezikut ishte ende i ulët dhe rasti u mbyll.

Familja J përbërë nga pesë anëtarë; mamaja, babai, dy vajza dhe një djalë. Djali, JB, vuante nga epilepsia e cila shkaktohej kryesisht nga stresi. Prindërit ishin divorcuar në 2006 dhe babai e kishte abuzuar për vite mamanë.

Edhe pse prindërit ishin të divorcuar ligjërisht, ata vazhdonin të jetonin në të njëjtën shtëpi për shkak të situatës së rënduar ekonomike. Informacioni ishte që babai vazhdonte ta rrihte mamanë si dhe fëmijët edhe pas divorcit. Fëmijët ishin regjistruar në shkollë, por mungonin shpesh.

Për shkak të kushteve në shtëpi, JB përjetonte shpesh kriza epilepsie dhe të gjithë fëmijët vuanin emocionalisht dhe kjo pasqyrohej në ecurinë e tyre në shkollë. JB-së iu desh ta linte shkollën në mes të vitit pasi nuk e përballonte dot presionin.

Historia e rastit:

Page 15: Raste Studimi nga Shqipëria

15

Shtojca A – Modeli i Studimit të Rastit

Forma e mëposhtme u përdor për të mbledhur informacion për rastet e studimit në mënyrë sistematike. Të mbledhësh raste studimi është një proces i dobishëm, pasi ata lehtësojnë rishikimin e rastit, vlerësimin e praktikës dhe ndihmojnë në identifikimin e informacioneve të mësuara.

Modeli i Studimit të Rastit

DATA:

Kjo është data kur ka nisur rasti

REFERENCË:

PËRBËRJA FAMILJES / GENOGRAMA:

Në rastin më ideal duhet të përfshihet një genogram, nëse jo një listë e plotë e anëtarëve të familjes me moshat përkatëse

E KALUARA / HISTORIA E KALUAR:

Ky seksion duhet të përfshijë një përmbledhje të SHKURTËR të së shkuarës së familjes dhe historinë, duke përfshirë vetëm cështjet kryesore. Si udhëzim kini parasysh, vetëm dy paragraf.

SITUATA AKTUALE / SHQETËSIMET:

Ky seksion duhet të përfshijë detajet KRYESORE të historisë së fundit dhe çfarë po ndodh aktualisht / pse po bëhet / u bë ndërhyrj. Po ashtu duhet të përfshijë një përmbledhje të rreziqeve/ shqetësimeve kundrejt mbrojtjes së fëmijëve.

VEPRIMET E NDERMARRA / SFIDAT:

Për shembull:Vlerësimi fillestar për të identifikuar nëse ishte e mundur për të mbështetur babain që të mbante fëmijët

në shtëpi – kjo nuk ishte e mundur pasi nuk u identifikua asnjë familjar / mik dhe babai thoshte se do të ikte nga shtëpia nëse fëmijët nuk vendoseshin në një institucion.

Takimi me fëmijët më të rritur për të identifikuar nevojat e tyre emergjenteOfrimi i kujdesit të menjëhershëm fizik (p.sh. ushqim, veshje. Etj.) fëmijëve më të vegjël Koordinimi me institucionin për të gjetur një vend të përshtatshëm për fëmijët më të vegjël, këtu përfshihet

edhe regjistrimi i lindjes së dy fëmijëve.

PRAKTIKA E MIRË / PIKAT MËSIMORE:Ky seksion duhet të përfshijë maksimumi dy ose tre pika. Ky është rasti ku duhet thënë pak e saktë – nëse përfshihen shumë pika mund të humbas thelbi!

Për shembull:Rëndësia e të punuarit bashkë / Qasja e punës në grup – duke pasur parasysh nevojat e menjëhershme të fëmijëve më të vegjël, ishte e rëndësishme që grupi të punonte bashkë për të garantuar se ishin përfshirë të gjitha nevojat. Për shembull, një nga anëtarët e familjes mund të trajtohet për probleme të shëndetit mendor, tjetrit t’i bëhet regjistrimi i lindjes ndërsa punohet me institucionet për t’i gjetur një vend.

Page 16: Raste Studimi nga Shqipëria

Terre des hommes Albania

PO Box 7426, Tirana - AlbaniaTel/Fax: +355 (0) 42 46 88 11Web: www.tdh-childprotection.org / www.tdh.chEmail: [email protected]

Terre des hommes Albania

Terre des hommes Albania

@TdhAlbania