8
N jë njeri këmbën- gulës gjithmonë del i fituar. Të paktën kjo është ajo që na mësojnë që nga fëmi- jëria. Suksesi matet më dështimin, këmbën- gulja është ajo që ndryshon rezultatin. Por të jesh këmbëngulës është më e lehtë për ta thënë sesa për të qenë, askush nuk mund ta mohojë këtë. Në mënyrë që të keni rezultate pozitve dhe të mundshme, truri juaj duhet të miratojë këmbënguljen si një tipar të tijin. Analogjia më e mirë për të qenë këmbën- gulës! Sir Les Brown është një legjendë e madhe e vetë-përmirësimit dhe një njeri i suksesshëm në industri. Historia e tij do iu ndryshojë percep- timin kur bie fjala për të qenë këmbëngulës. Nuk e di nëse keni dëgjuar për pemën kineze Bamboo. Ajo është një pemë si gjithë të tjerat. Ajo pasi mbillet, i duhen pesë vjet për të filluar të rritet mbi tokë. Por, që të shikoni rezultate gjatë pesë viteve, ajo kërkon kujdes të vazhdue- shëm. Ju duhet ta ujisni atë çdo ditë, të fekon- doni tokën, më pak fjala ju duhet të krijoni kushtet e duhura që ajo të rritet. Sir Brown, e filloi bisnesin e tij me mbjell- jen e pemës Bamboo. Ky njeri në fillim ishte skeptik dhe jo vetëm ai por edhe njerëzit që e rrethonin atë. Por me këmbëngulje ai e kthehu ëndrrën e tij në realitet. Pas pesë viteve durim dhe këmbëngulje për punën e tij, ai në fund u shpërblye. Ai sa më shumë që i afrohej suksesit, jo vetëm që largoi skepticizmin nga vetja, por edhe njerëzit rreth tij e morën punën e tij më seriozisht. Nëse ju dëshironi të jeni të suksesshëm në jetë, atëherë guxoni dhe >> VIJON NË FAQEN 2 MENDIMI POZITIV E DIELË, 4.11.2012 VITI I - NR.243 BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE” E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al Bashkia Tiranë, nis rindërtimi i 5 rrugëve në Selitë!.fq.2 Mungesë shtretërish në QSUT, pacientja A.K, mbi tavolinë për të bërë gjilpërën!..........................fq.4 Marsida, 7-vjeçarja që lyp: Ëndërroj sikur jam në një klasë me moshatarët e mi!.fq.5 Në Kampusin Universitar "Vitrina" promovohet monografia “Feim Bej-Zavalani”!........fq.7 Flet sipërmarrësja Hasaj: Qytetarët të ndërgjegjësohen për marrjen e kuponit tatimor!..............................fq.8 Qendra e Mendimit Pozitiv ...>>fq.3 Guximi iu bën të suksesshëm! Q e n d r a p ë r D r e j t ë s i d h e Z h v i l l i m L ë v i z j a S h q i p ë r i a e R e Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë! Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim Ne vëmë në lëvizje Sistemin! Berisha-Menduh Thaçit: Të bashkuar në Europë, realizojmë të ardhme më të mirë!

Gazeta 77 News botimi Nr 243

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Levizjes SHqiperia e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News botimi Nr 243

Një njeri këmbën-gulës gjithmonë

del i fituar. Të paktën kjo është ajo që na mësojnë që nga fëmi-jëria.

Suksesi matet më dështimin, këmbën-

gulja është ajo që ndryshon rezultatin.Por të jesh këmbëngulës është më e lehtë për

ta thënë sesa për të qenë, askush nuk mund ta mohojë këtë. Në mënyrë që të keni rezultate pozitve dhe të mundshme, truri juaj duhet të miratojë këmbënguljen si një tipar të tijin.

Analogjia më e mirë për të qenë këmbën-gulës!

Sir Les Brown është një legjendë e madhe e vetë-përmirësimit dhe një njeri i suksesshëm në industri. Historia e tij do iu ndryshojë percep-timin kur bie fjala për të qenë këmbëngulës.

Nuk e di nëse keni dëgjuar për pemën kineze Bamboo. Ajo është një pemë si gjithë të tjerat. Ajo pasi mbillet, i duhen pesë vjet për të filluar të rritet mbi tokë. Por, që të shikoni rezultate gjatë pesë viteve, ajo kërkon kujdes të vazhdue-shëm. Ju duhet ta ujisni atë çdo ditë, të fekon-doni tokën, më pak fjala ju duhet të krijoni kushtet e duhura që ajo të rritet.

Sir Brown, e filloi bisnesin e tij me mbjell-jen e pemës Bamboo. Ky njeri në fillim ishte skeptik dhe jo vetëm ai por edhe njerëzit që e rrethonin atë. Por me këmbëngulje ai e kthehu ëndrrën e tij në realitet. Pas pesë viteve durim dhe këmbëngulje për punën e tij, ai në fund u shpërblye. Ai sa më shumë që i afrohej suksesit, jo vetëm që largoi skepticizmin nga vetja, por edhe njerëzit rreth tij e morën punën e tij më seriozisht.

Nëse ju dëshironi të jeni të suksesshëm në jetë, atëherë guxoni dhe >> VIJON NË FAQEN 2

MENDIMI POZITIVE DIELË, 4.11.2012 VITI I - NR.243

BOTUES “LËVIZJA SHQIPËRIA E RE”

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

Bashkia Tiranë, nis rindërtimi i 5 rrugëve në Selitë!.fq.2 Mungesë shtretërish në QSUT, pacientja A.K,

mbi tavolinë për të bërë gjilpërën!..........................fq.4 Marsida, 7-vjeçarja që lyp:

Ëndërroj sikur jam në një klasë me moshatarët e mi!.fq.5 Në Kampusin Universitar "Vitrina"

promovohet monografia “Feim Bej-Zavalani”!........fq.7 Flet sipërmarrësja Hasaj: Qytetarët të ndërgjegjësohen

për marrjen e kuponit tatimor!..............................fq.8

Qendra eMendimit Pozitiv

...>>fq.3

Guximi iu bën të suksesshëm!

Qen

dra

për Drejtësi dhe Zhvillim

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

Berisha-Menduh Thaçit: Të bashkuar në Europë, realizojmë të ardhme më të mirë!

Page 2: Gazeta 77 News botimi Nr 243

2 77 NEWS

Bashkia e Tiranës ka përqëndruar vë-mendjen dhe investimet në një tje-

tër zonë të harruar të kryeqytetit. Me një investim prej rreth 60 milionë lekësh, ka nisur ndërtimi i rrugës “Qemal Butka” dhe katër segmenteve të tjera lidhëse me këtë rrugë, në zonën e Selitës, njësia bashkiake

nr.5. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka inspektuar nisjen e punimeve, duke premtuar standarde europiane në çdo pjesë të kryeqytetit. “Kur të riktheheni pas 10 muajsh, ndoshta edhe më shpejt, kur kontraktori të ketë përfunduar punimet edhe këtë pjesë të qytetit të Tiranës, do

të shihni atë standard që ne premtojmë dhe zbatojmë sot anembanë qytetit, të një Tirane me infrastrukturë nëntokësore, ka-nalizime, ujësjellës, me vende rezervë për kabllo optikë dhe telefonikë, me ndriçim, me 150 fidanë gjelbërim për të gjithë këtë bllok dhe natyrisht me paketat e plota të asfaltit. Në këtë mënyrë, ne unifikojmë standardin qytetar dhe përparojmë me standardin modern dhe evropian, në çdo pjesë të Tiranës”, është shprehur Basha. Kjo zonë do të përfitojë edhe nga Unaza e Re e qytetit, pikërisht segmenti nga Qendra “Kristal”, deri tek Shkolla Teknologjike, projekt i cili nis nga zbatimi, brenda pak javësh. Ndërtimi i këtij segmenti i cili do të bashkohet me pjesën tjetër të Unazës së Madhe të qytetit do të bëjë të mundur lehtësimin e trafikut dhe një akses më të mirë në ekonominë e qytetit.

Për më tepër: www.77news.al

<< VIJON NGA FAQJA 1 investoni në çfarëdo gjëje që ju dëshironi, por mos u dorëzoni nëse rezultatet nuk janë të menjëhershme, ndonjëherë frytet e punës mund të zgjasin për një kohë të gjatë për t’u shfaqur, ashtu si në këtë histori, por ju vazhdoni dhe këm-bëngulni për realizimin e ëndrrave tuaja. Rezultatet do të vijnë vete, kjo është vetëm çështje kohë.

Si bëheni këmbëngulës!Nëse ju pyesni, nëse ekziston ndonjë for-

mulë e fshehtë për t’u bërë këmbëngulës, nuk ka ndonjë. Këto janë disa këshilla që ju mund t’i ndiqni:

Si fillim, ju duhet të jeni kokëfortë si djali në histori. Luftoni kundër të gjithëve në qoftë se ju mendoni se kjo është gjëja e drejtë për të bërë.

Këmbëngulja jo gjithmonë është pozitive. Të këmbëngulësh nuk do të thotë të bësh gjithmonë sipas kokës tënde. Këmbëngulni për ëndrrat dhe dëshirat tuaja, por jo duke lënduar persona të tjerë.

Në mënyrë që ju të jeni të suksesshëm, ju duhet të përcaktoni çfarë dëshironi të bëni. Ju duhet të dini çfarë kërkoni dhe të parashikoni rezultatin e asaj që po kërkoni të realizoni. Parashikoni suksesin tuaj, foto-grafoni veten në mendjen tuaj, duke arritur këtë sukses të dëshiruar dhe shijoni frytet e punës tuaj dhe pastaj këmbëngulni që ta ktheni në realitet këtë ëndërr.

Në çdo kohë dhe gjatë gjithë kohës, besoni tek qëllimi juaj. Në qoftë se ju nuk besoni te qëllimi juaj dhe ju gjatë gjithë kohës dyshoni te vetja ose dyshoni në qëllimin tuj, atëherë

ka pak gjasa që investimi juaj të jetë i suksess-hëm. Ndaj, shoqërohuni më njerëz motivues, bisedoni me një mik që ju mbështet, lexoni disa citate frymëzuese në mënyrë që të for-coni vendosmërinë dhe besimin te vetja juaj.

Mos lejoni që mendimet e njerëzve të tjerë të bëhen realiteti juaj!

Gjeni një arsye bindëse në mëyrë që të aktivizoni mendjen tuaj për sukses. Duke qenë një njeri këmbëngulës, ju jo vetëm po i tregoni të tjerëve sa seriozisht po merreni me punën tuaj, por po ia tregoni dhe vetes tuaj. Duke qenë këmbëngulës dhe duke pa-sur një sukses të dukshëm, këmbëngulja në punë tuaj do frymëzojë dhe njerëz të tjerë. Sekreti i suksesit është këmbëngulja!

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 4 NËNTOR 2012AKTUALITETE duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!

MENDIMI POZITIV

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Nis rindërtimi i 5 rrugëve në Selitë!

Në Qarkun e Tiranës janë mbjellë rreth 560 hektarë ullishte te reja që prej

vitit 2007. Shifrat janë bërë të ditura nga Ministri i Bujqësisë Genc Ruli, gjatë një vizite që ka bërë në Komunën Baldushk. Ministri Ruli i shoqëruar nga fermerë të zonës, ka parë nga afër disa plantacione të reja me ullinj, shumë prej të cilave kishin prodhimin e parë këtë vit. Ai është shpre-hur se subvencionet kanë ndihmuar finan-ciarisht fermerët dhe i kanë orientuar ata drejt tregjeve. “Nuk ka program bujqësor

që është përqafuar më me entuziazëm nga fermerët sesa programi i ullirit. Në 30 vitet e fundit ishin braktisur dhe ullish-tat e vjetra. Në këto 5-6 vjet kemi rritje të ndjeshme të sipërfaqes së ullishteve të reja që janë rreth 5 milion rrënjë të mbjella në këto vite. Sigurisht subvencioni i shteti ka qenë nxitës, por më shumë se subvencioni ka qenë ndikimi që ka dhënë kjo skemë, nxitja te fermeri për të besuar që kultivimi i ullirit është një prodhim me leverdi. Ne shohim që kjo është pozitivja e gjithë ske-

mave të mbështetjes, që nuk janë vetëm mbështetje financiare por dhe orientim i specializuar nga organet e shtetit për fer-merin se në cilat kultura duhet të specia-lizohet. Ne shohim këtu në zonën e Bal-dushkut që po krijohet specializim. Disa fermerë merren me rritjen e shpendëve, disa vetëm me ullirin, çka bën që fermerët dhe fermat të kenë leverdi e të jenë pjesë e rëndësishme e tregut”, ka deklaruar minis-tri i Bujqësisë Genc Ruli.

Për më tepër: www.77news.al

Subvencionet shtojnë plantacionet me ullinj!

Page 3: Gazeta 77 News botimi Nr 243

377 NEWSE DIELË, 4 NËNTOR 2012

KRIJOJE VETË

Çdo regjistrim në SH.L.U.P Vitrina në secilin prej Fakulteteve, vetëm 720 € / vitplus Spoken Englishplus Word-Exel,plus Power Point, plus Autoshkollë,

Pa asnjë detyrim tjetër!

Afati i regjistrimitderi më 5 Nëntor

FATIN TËND!

Adresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.al

POLITIKË

Kompania Brunes ofron vend pune Menaxher/e Vinoteke. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me Kryetarin e Partisë Demo-

kratike Shqiptare në Maqedoni (PDSH), zoti Menduh Thaçi. Thaçi shprehu këna-qësinë për vizitën që Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton zhvilloi në Tiranë dhe mesazhet që ajo përcolli. Ishte një ngjarje që gëzon të gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi sukseset e Shqipërisë, tha

ai, janë edhe tonat. Në takim iu kushtua vëmendje e veçantë festimeve për 100 vje-torin e pavarësisë. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë përvjetor unik dhe me një simbolikë të madhe, pasi, për herë të parë, shqiptarët festojnë njëherësh në Shkup, Prishtinë, Vlorë dhe Tiranë. Shqiptarët, tha Kryeministri, kanë qenë të ndaluar në trojet e tyre dhe kanë pasur një histori

të manipuluar dhe ky përvjetor ishte një mundësi e madhe për të rivlerësuar figu-rat e kombit, në madhështinë e tyre. Gjatë takimit u fol gjithashtu, për zhvillimet në Maqedoni. Thaçi e informoi kryeministrin me zhvillimet atje dhe qëndrimet e forcës së tij politike. Kryeministri vlerësoi qëndri-min konstruktiv të PDSH-së si dhe inku-rajoi bashkëpunimin dhe vazhdimësinë e qëndrimeve të matura të faktorit politik shqiptar, për konsolidim të mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve atje, por edhe në interesin më të mirë të zhvillimit dhe in-tegrimit të Maqedonisë. Berisha nënvizoi se integrimi europian është garancia më e madhe për paqen dhe prosperitetin e kombit shqiptar dhe të rajonit, si i tërë. Kryeministri tha se të bashkuar në vlerat tona, të bashkohemi me Europën, pasi në projektin e përbashkët europian, shqip-tarët realizojnë të ardhmen më të mirë që meritojnë.

Për më tepër: www.77news.al

Berisha-Menduh Thaçit:

Të bashkuar në Europë, realizojmë të ardhme më të mirë!

Presidenti Nishani do të nisë të hënën konsultimet me partitë parlamentare,

lidhur me datën e zgjedhjeve parlamen-tare të vitit 2013. Ai do të presë fillimisht në zyrën e tij, në orën 10:00 kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokra-tike, Astrit Patozi dhe pas një ore, atë të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi. Në orën 12:00 do të zhvillohet takimi me kryetarin e grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lefter Koka dhe duke nisur

prej orës 13:00 deri në orën 15:00 do të vijojë takimet me krerët e Partisë Repu-blikane Fatmir Mediu, Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule dhe kryetarin e Partisë Drejtësi për Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi. Kodi zgjedhor parashikon dy periudha për zhvillimin e zgjedhjeve, mars-qershor dhe shtator-nën-tor.

Legjislatura aktuale ka nisur më 6 shtator të vitit 2009 dhe 6 shtator i vitit

2013 është dita e mbarimit të mandatit të Kuvendit. Rrjedhimisht, zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në periudhën 15 mars-30 qershor. Duke iu referuar dispo-zitës sipas së cilës zgjedhjet zhvillohen në dy të dielat e fundit brenda 30 qershorit, dy variantet e vetme janë 23 qershori dhe 30 qershori. Sipas Kodit, presidenti duhet të caktojë datën e zgjedhjeve brenda 6 dhjetorit.

Për më tepër: www.77news.al

Data e zgjedhjeve, presidenti nis konsultimet me partitë politike!

Page 4: Gazeta 77 News botimi Nr 243

4 77 NEWS

Spitali i ri, pjesë e Qendrës Spitalore Uni-versitare Nënë Tereza, i hapur vetëm

një vit më parë, duket se nuk ka shtretër të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e pacientëve, që drejtohen në dyert e këtij ins-titucioni shëndetësor. Në përurimin e këtij të fundit, për të cilin është investuar mbi 8 milion euro, u tha se veç shërbimit 24 orë për pacientët, urgjenca do të ketë 93 shtretër. Realisht në katin përdhe, aty ku ndodhet kjo e fundit, të shohin sytë grumbuj njerëzish të cilët përplasen korridoreve me bluzat e bardha. Teksa afrohesh tek pacientët, kup-ton se shumica janë nervozuar nga sorollatja midis dhomave. Shumë prej tyre pohojnë se nuk ka shtretër dhe pas konsultës me mjekun e urgjencës disa nga këta të fundit e kanë bërë serumin në këmbë.Veç të tjerash, ata thonë pas shtrëngimit të duarve me mjekun kanë dhënë edhe para nën dorë. A.K një 25-vjeçare nga Tirana, rrëfen se është shtrirë mbi një tavolinë për të marë injeksionin e këshilluar

nga mjeku pas vizitës. Në anën tjetër ky i fun-dit ka marrë prej saj 5-së mijë lekë të vjetra. Pse gjendeni sot këtu?

Në mëngjes pata shqetësime, marrje mendsh dhe më sollën fëmiljarët këtu në urgjencën e spitalit të ri të QSUT-së. Pasi u sorollatëm, më në fund kreva vizitën tek mjeku i turnit, i cili më dërgoi tek infermierja për të bërë një injeksion. Kjo e fundit me gjilpërë në dorë më tha të qëndroja në këmbë pasi nuk kishte shtretër. Në një sallë me dhje-tra njerëz më thotë, uli pantallonat. Në ato momente i kthehem dhe i them, nuk është vendi i përshtatshëm, ju lutem më gjeni një shtrat pasi dhe gjilpëra nuk mund të bëhet në këmbë. Çfarë ndodhi më pas?

Më pas infermierja me arrogancë, duke ngritur tonin e zërit më tha se nuk kishte shtretër dhe se kjo dukej, nuk ishte e nevo-jshme që unë ta kërkoja. Iu drejtova në mënyrë shumë qytetare duke ruajtur qetë-

sinë dhe i thashë të më çonte në dhomën e mjekëve. Përgjigjia e saj ishte skandaloze. Mu drejtua ashpër dhe më tha se nuk mund t’i shqetësonte bluzat e bardha, pasi ata ishin në rehatinë e tyre. Një situatë komike por edhe e tmerrshme. Atëherë u detyrova të ngrija zërin dhe t’i thoja se unë jam paciente e kam nevojë për ndihmë, mjekët nuk janë në kafe që po i shqetësojmë, por janë në orarin e punës. A e morët ndihmën më pas dhe a u gjet një vend ku ju mund të merrnit injeksionin?

Po më shtrinë mbi një tavolinë, më nguli gjilpërën dhe iku. Ky ishte shërbimi që unë mora. Kur u largova, im shoq përshëndeti mjekun dhe teksa shtrënguan duart i dha 5-së mijë lekë të vjetra.A i mori paratë ky i fundit?

Padiskutim që po.E dini që kryeni korrupsion edhe ju nëse jepni para nën dorë?

E di, por problemi qëndron tek shërbimi, jo tek njerëzit. Nëse do e merrnim shërbimin ashtu siç duhet me profesionalizëm, atëherë ua siguroj që askush nuk do të paguante para nën dorë. Në të tilla situata e vetmja gjë që duhet bërë mesa duket është të nxjerrësh paratë nga xhepi. Këtë situatë nuk e përjetoj vetëm unë, po të takoni të tjerë njerëz këtu do të kuptoni që kjo ndodh rëndom.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 4 NËNTOR 2012

ITK Group ofron vend pune part time Petagoge për gjuhën Angleze. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Mungesë shtretërish në QSUT

Pacientja A.K, mbi tavolinë për të bërë gjilpërën!

Qendra Spitalore Nënë Tereza

Page 5: Gazeta 77 News botimi Nr 243

77 NEWS

Kjo 7-vjeçare quhet Marsida. Nuk ësh-të kukull ai vogëlush që ajo mban në

krahë, por vëllai i saj i sapolindur. Ajo çdo ditë e merr me vete dhe del rrugëve të krye-qytetit e vetme. Buzëqesh dhe afrohet me të gjithë kalimtarët. Fëmijë në shpirt por kur e pyet për dëshirat, ëndrrat e saj, përgjigjia është e prerë dhe e ftohtë, teksa ul sytë, ajo shprehet se kërkon të ushqehet. Në përgji-gjet e saj të çiltra kuptojmë se jeton në një barake, e cila ndodhet në zonën e Tufinës. Prindërit e saj lypin dhe mbledhin heku-rishte. Në familje kjo 7-vjeçare rrethohet edhe nga katër vëllezër të cilët janë më të mëdhenj në moshë. Të gjithë të pashko-lluar enden nëpër Tiranë dhe kërkojnë lëmoshë. Trishtueshëm ajo rrëfen se ndihet shumë keq kur sheh fëmijët e tjerë teksa

luajnë ose shkojnë në shkollë. Kjo 7-vjeçare nuk ka patur kurrë lodra. Ajo shprehet se vëllai i saj është e vetmja "lodër" me të cilën argëtohet. Prindërit të nxjerrin për të lypur?

Po, ata më thonë se duhet ta fitoj bukën e gojës vetë. Unë marr vëllain tim të vogël dhe së bashku me nënën dalim rrugëve. Shkojmë kudo, lypim deri në mbrëmje. Është shumë e vështirë të fitosh para. Shu-më njerëz janë të mirë dhe më japin edhe për të ngrënë, ndërsa ka edhe nga ata të "këqinjtë" që më shajnë e ofendojnë e nuk më japin asgjë.Ke dëshirë të shkosh në shkollë si të gjithë moshatarët e tu?

Po më pëlqen të shkoj në shkollë, por nuk mundem. Kur dal në mëngjes herët

rrugëve shoh fëmijë të veshur, të cilët sho-qërohen nga prindërit, të gëzuar ata shko-jnë në shkollë. Shpeshherë ndaloj përball një shkolle e cila ndodhet në afërsi të shtë-pisë time, fus kokën tek hekurat e gardhit dhe mbyll sytë e ëndërroj sikur jam edhe unë me ata fëmijë.Cilat janë dëshirat e tua?

Unë nuk di shumë, dhe nuk kam shumë gjëra të cilat dëshiroj t'i kem. Thjesht dua të ushqehem dhe në mbrëmje nuk dua të kem ftohtë kur më zë gjumi mbi kartonë e me të njëjtat rroba të grisura, të cilat do t'i kem të veshura edhe nesër, edhe pasnesër...Prindërit të detyrojnë të dalësh në rrugë?

Jo, por unë duhet të dal ndryshe nuk ka bukë në mbrëmje. Të njëjtën gjë bëjnë edhe vëllezërit e mi. Ata dalin, grumbullojnë hekurishte e kanaçe. Këtë gjë e bëjnë edhe shumë fëmijë të tjerë të cilët si ne jetojnë në barake pa ujë e drita. Aty në zonën ku ne jetojmë, ka dhjetra familje që ashtu si dhe ne vuajnë për të ngrënë. Çfarë do të dëshiroje të kishe në këto momente që ne jemi këtu së bashku?

Do të doja shumë rroba, libra, lapsa, kukulla, fletore e çokollata. Këto më dalin çdo ditë në ëndërr. Do të doja që një ditë të isha edhe unë në një klasë me fëmijë duke qeshur e luajtur.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Lëvizja Shqipëria e Re

E DIELË, 4 NËNTOR 2012

FmAlb ofron Vend Pune me Kohë të Plotë/Pjesshme. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Marsida, 7-vjeçarja që lyp

Ëndërroj sikur jam në një klasë me moshatarët e mi!

Page 6: Gazeta 77 News botimi Nr 243

77 NEWS

Sheqeri nuk ndikon keq vetëm në vijë të trupit, por mund të përshpejtojë kri-

jimin e rrudhave, pohon dermatologu, dr. Frederick Brandt. Ai mendon se mjafton të hani më pak sheqer në mënyrë që ‘ora të kthehet 10 vjet prapa’ dhe të përmirë-sojë teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës. Sheqeri përshpejton rënien e elastikes, kolagjenit dhe proteinave, të rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Sipas udhëzimeve të dr. Brandt, fytyra në mënyrë natyrale ‘shtrëngohet’ pas 10 ditësh pa sheqer, ndër-

sa pas një viti tërësisht ndryshohet edhe pamja e tërë trupit. Armiqtë e pamjes së re fshihen edhe në kore, ndërsa me zierje apo pjekje të ushqimit në temperatura të larta si dhe me konsumimin e sheqerit krijo-hen molekula të cilat ndikojnë dëmshëm në pamjen e lëkurës. Në mënyrë që këto molekula të neutralizohen, preferohet të pihet çaji i gjelbër që është i pasur me anti-oksidantë.

Nga Aurora Seraniwww.77news.al

Pavarësisht dhjetëra viteve lufte për em-ancipim dhe të drejta të barabarta mes

femrave dhe meshkujve, mbërrijnë parki-met vetëm për burrat. Sindikata e Trilberg,

një qytezë e vogël gjermane ka inauguruar, mes polemikash, dy vende parkimi të rezer-vuara vetëm për meshkujt, në brendësi të një garazhi publik. Motivi? Në këto vende

mund të hyhet vetëm me marshin e indie-tros dhe sipas kryetarit të bashkisë, Gallus Strobel, gratë janë më pak të zonjat në këtë lloj manovre. Përveç kësaj nevojitet të shmanget një shtyllë betoni, e vendosur në një vend jo shumë të përshtatshëm. Një sfidë kjo për “politically correct”, e përku-fizon Strobel, duke folur për “Süddeutsche Zeitung”. Ai shpjegon se në të njëjtin garazh ka 13 vende të rezervuara vetëm për zonjat. “Bëhet fjalë thjesht për një gjest mirësjell-jeje”, mbrohet kryebashkiaku, por në Gjer-mani çështja ka marrë përmasa të mëdha. Madje gazeta “Bild” ka dërguar një repor-tere që ka “dhunuar” hapësirën vetëm për burrat, duke parkuar për vetëm 13 sekonda. Një shuplakë kjo për vendimin e çuditshëm të qytezës së Trilberg.

Elona Gjelajwww.banka-ideve.com

E DIELË, 4 NËNTOR 2012KURIOZITETE

C

Adresa:Ura Dajlanit, rotondo DurrësCel:+355 67 40 83 241Cel:+355 67 40 83 243

Sheqeri iu plak!

Gjermani, vende parkimi vetëm për burrat!

Axeta ofron vend pune professional project evaluator. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Page 7: Gazeta 77 News botimi Nr 243

77 NEWS

Në vazhdën e aktiviteteve që orga-nizohen në ambjentet e Kampusit

“Vitrina”, u zhvillua promovimi i librit: Monografi, “Atdhetari Feim Bej-Zavalani”. E ftuar për të promovuar këtë libër ishte Znj. Meri Lalaj, njëkohësisht poete dhe përkthyese e veprave me tematika nga më të ndryshmet. Ky takim u mundësua nga Unioni i Krijuesve dhe Artistëve, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Përfaqësuesja e Fondacionit “Banka e Ideve” Znj.Kozeta Zavalani e falenderoi të ftuarën për mirë-seardhjen dhe i uroi suksese në botimin e librave të tjerë. Zv.Rektori i Sh.L.U.P “Vi-trina” Dr.Teki Kurti theksoi se ky takim ka rëndësinë e tij, pasi sjell në kujtesë histo-rinë e burrave shqiptarë, ndonëse të lënë në harresë. Gjithashtu, bëri një përshkrim të biografisë për të ftuarën dhe një prezantim të shkurtër rreth Kampusit “Vitrina”. Znj. Lalaj u shpreh se ishte një kënaqësi e veçan-të që librin e saj monografik e promovoi në Sh.L.U.P “Vitrina”. Në fillim ajo tregoi se

cila ishte shtysa që nisi të shkruajë këtë libër për atdhetarin e shquar Feim Bej Zavalanin. Gjithashtu, tha se brezi ynë është i cunguar ndaj historisë së vendit. Gjatë fjalës së saj tregoi për fëmijërinë, kohën kur heroi Zava-lani u takua me vëllezërit Frashëri etj. Nuk la pa përmendur vështirësitë dhe proble-matikat e ndryshme ku personazhi kryesor i veprës jetoi në Manastir. Gjithashtu, ajo foli për historinë e pavarësisë së Shqipërisë së bashku me figurat e tjera të shquara, apo kohën kur u vendos gjuha shqipe si gjuhë amtare. Autorja shpjegoi me detaje për të gjithë jetën e figurës së shquar Feim Bej Zavalanit, deri në momentin e mbylljes së jetës së tij. Në këtë takim ishte e pranishme dhe stërmbesa e Z. Feim Bej Zavalani, Znj. Nezi Kazani Alizoti. Në përfundim të takimit, të ftuarës iu dhurua paketa"Jeto shëndetshëm" nga "77 Club". Gjithashtu, autoria dhuroi disa libra për bibliotekën e Sh.L.U.P “Vitrina.

Për më tepër: www. 77news.al

E DIELË, 4 NËNTOR 2012 VEPRIMTARI

Një kurs nëntëmujor,( plus Autoshkollë, plus Word-Exel, plus Power Point, plus Anglisht

pa asnjë detyrim tjetër.= 480 euro

Krijoje vetëfatin tënd!

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Afati i regjistrimeve deri më datë 5 Nëntor

Shef Kuzhine, Kuzhinier, Parukeri-Estetikë, Graphic Designer, Webdesigner, Administrator Rrjeti, Rrobaqepës, Hidraulik, Elektriçist, Marangoz, Berber, Teknik Ndërtimi, Topograf, Auto Servis etj. )

HOROSKOPI DITOR

Dashi: Sot nuk mund të pajtoheni me idenë se dikush do iu vendos kufinj në punë.

Demi: Jeni në formë të shkëlqyer dhe do të paraqiteni në mënyrën më të mirë para një personi i cili ju pëlqen shumë.

Binjakët: Atmosfera e dashurisë, emo-cionet pozitive dhe kontaktet e afërta do t’iu shoqërojnë gjatë ditës së sotme.

Gaforrja: Sot nuk do të dëshironi që të pajtoheni me disa standarde mesatare të cilat po mbizotërojnë në ambientin tuaj.

Luani: Forcojeni iniciativën sot, në mënyrë që të zgjidhni disa çështje pronë-sie, juridike apo statusore.

Virgjëresha: Formulat e suksesshme duhen aplikuar sot sepse është dita ideale për sukses.

Peshorja: Do të gjendeni në rrethana ku do të realizoni kontakte të reja dhe të pazakonshme.

Akrepi: Nëse dëshironi aventurë, asgjë nuk do mund t’iu pengojë që t’i realizoni qëllimet tuaja.

Shigjetari: Sot do të dini të tërhiqni vëmendjen e partnerëve financiare dhe të vini në pah aftësitë tuaja.

Bricjapi: Bashkëpunëtorët do iu admi-rojnë për suksesin tuaj prandaj duhet që të bëni zgjedhjen e duhur.

Ujori: Tregoni kujdes në mundësinë e perfeksionimit profesional apo në para-qitjet publike.

Peshqit: Mungesën e optimizmit për-piquni ta plotësoni me disa argëtime të jashtme apo me shoqëri alternative. Bëni kujdes me financat.

TV&Internet ofron vend pune Kabllist dhe Teknik Transmetimi. Dërgoni CV në: [email protected] /Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Në Kampusin "Vitrina" promovohet monografia “Feim Bej-Zavalani”!

Page 8: Gazeta 77 News botimi Nr 243

77 NEWS E DIELË, 4 NËNTOR 2012

Shpërndahet 20.000 kopje falas çdo ditë të javës nga e hëna në të dielë në qytetet: Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Kavajë,Korçë, Librazhd, Prrenjas, Fier, Lushnjë, Vlorë, Lezhë, Shëngjin, Shkodër, Velipojë, Milot, Rubik, Rrëshen, Kukës, Prizren, Prishtinë,Gjirokastër, Sarandë, Ersekë, Permet, Delvinë, Skrapar,Tepelenë............................................E-mail: [email protected]: +355 69 46 14 130 Tel: +355 42 27 47 49

DREJTËSI DHE ZHVILLIME duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

Qend

ra p

ër Drejtësi dhe Solidaritet

Lëvizja Shqipëria e Re

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

Mbledhja e të gjitha taksave të biznesit në një të vetme, siç parashikohet nga

qeraja tatimore është përshëndetuar nga sipërmarrësja Fitore Hasaj. Ajo e ka vlerë-suar propozimin e Lëvizjes Shqipëria e Re për të reformatuar sistemin tatimor, duke theksuar se të gjithë duhet të paguajnë ndaj shtetit detyrimin që i takon. Sipërmarrësja është shprehur se me uljen e informalite-tit do të krijohej barazia përpara ligjit. Znj. Hasaj i ka bërë apel qytetarëve që të ndër-gjegjësohen për respektimin e ligjit dhe ka përshëndetuar masat e rrepta për mbajtjen nën kontroll të informalitetit.Cili është opinioni juaj mbi qeranë tati-more?

Kam marrë informacione për këtë nismë që ka ndërmarrë “Lëvizja Shqipëria e Re”. Jam dakord që të vihet në zbatim. Besoj se është në të mirë të qytetarëve dhe të si-përmarrësve. Gjithashtu na ndërgjegjëson të gjithëve ne sipërmarrësit, për të dhënë

kuponin tatimor dhe klientët për ta kërkuar atë. Mendoj se ky propozim është pozitiv edhe për faktin se të gjitha taksat janë të mbledhura në një të vetme. A do të ndjeheshit më e lehtësuar nëse do ta kishit të përcaktuar që në fillim të vitit detyrimin që do t’i paguanit shtetit gjatë gjithë vitit?

Patjetër që ndjehem më e lehtësuar. Tak-sat që janë aktualisht, janë të shpërndara dhe na çorientojnë disi. Nëse do të ishin të gjitha të grumbulluara do ta kishim më të lehtë dhe më të qartë se çfarë detyrimesh kemi për të paguar ndaj shtetit. Mendoj se kjo do të na bënte më të rregullt. LSHR propozon që të ketë vetëm një ins-titucion që kontrollon mbarëvajtjen e sistemit. Jeni dakord ju me një propozim të tillë?

Jam dakord me këtë propozim sepse kur është vetëm një institucion që kontrollon nuk lë vend për abuzime. Mendoj se është

më e drejtë. Për të garantuar funksionimin e sistemit LSHR propozon dy masa, njëra prej të cilave është sekuestrimi i biznesit në rast se polici tatimor konstaton një transak-sion të vetëm pa faturë. Biznesi i sekues-truar i kalon 50% shtetit dhe 50% policit tatimor. Mendoni se kjo masë do të ndiko-jë në uljen e informalitetit?

Mendoj që një masë e tillë është e mirë për t’u marrë. Megjithatë mendoj se përpa-ra se të shkohet në këtë masë duhet të ketë paralajmërime dhe në rast të përsëritjes së shkeljes ligjore do të sekuestrohet biznesi. Mendoj se kjo do të ndikonte në ecuri më të mirë të sistemit. Të shkosh menjëherë tek sekuestrimi, më duket një masë shumë dras-tike e cila nuk duhet të zbatohet menjëherë. Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar faturën për çdo blerje që bëjnë, duke i rik-thyer 2% të shpenzimeve vjetore, është një tjetër masë që propozohet për të garan-tuar funksionimin e sistemit. Sa efiçente iu duket një masë e tillë?

Është një propozim shumë i drejtë që i shërben jo vetëm klientëve, por edhe sipër-marrësve. Kjo masë na ndërgjegjëson edhe ne atje ku marrim furnizimet të kërkojmë kuponin tatimor sepse na intereson 2% që do të marrim në fund të vitit. Nga informacionet që keni deri tani për qeranë tatimore, a keni ndonjë propozim për të përcjellë?

Propozimi im i vetëm, siç e thashë edhe më herët është parashikimi i masave para-lajmëruese përpara asaj të sekuestrimit, për rastet e mosdeklarimit në kasë fiskale të shitjeve të bëra.

«Qendra për Drejtësi dhe Zhvillim»,Lëvizja Shqipëria e Re

Hasaj: Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për marrjen e kuponit tatimor!

Fitore Hasaj

Qeraja tatimore në këndvështrimin e sipërmarrësve