8
MENDIMI POZITIV E HËNË, 22.04.2013 VITI II - NR.412 BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE E PËRDITSHME INFORMATIVE Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! www.shqiperiaere.al Partia Qendra e Mendimit Pozitiv Testi i stomatologjisë, mbeten 500 të diplomuar në provimin e shtetit!...........................................fq.3 Dasaret Bizhga: Pse duhet të votojmë PLSHR!.......fq.4 Invalidi, Ilir Bundo: Më ndihmoni me një karrocë, familja ime është e varfër!....................................fq.5 Stamboll: John Kerry merr pjesë në Mbledhjen e Grupit Qendror të Miqve të Sirisë!...fq.7 Kryeredaktori i gazetës "Mësuesi": Vendi ynë ka nevojë për frymë te re!......................fq.8 ...>>fq.2 Edmond Vlashaj: Shqipëria e Re është Projekti i çdo Shqiptari që do Drejtësi dhe Zhvillim! Shikoni gjithmonë përpara! K alimi nga uni- versiteti në jetën reale mund të jetë e vështirë, por nëse ju jeni në gjendje të mbani një qëndrim pozitiv, ju mund të bëni një jetë emocio- nuese dhe të lumtur. Dëshironi të ecni përpara në jetë? Këto janë disa këshilla >> VIJON NË FAQEN 2

Gazeta 77 News Botimi Nr

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Gazeta 77 News e perditshme informative organ i Lëvizjes Shqipëria e Re

Citation preview

Page 1: Gazeta 77 News Botimi Nr

MENDIMI POZITIV

E HËNË, 22.04.2013 VITI II - NR.412BOTUES: PARTIA LËVIZJA SHQIPËRIA E RE

E PËRDITSHME INFORMATIVE

Adresa: Rruga «Donika Kastrioti», pas Kryesisë së Kuvendit, Tiranë. Tel: +355 42 27 47 49. e-mail: [email protected], web: www.77news.al

...>>fq.2

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion,plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë!

www.shqiperiaere.al

Partia

Qendra eMendimit Pozitiv

Testi i stomatologjisë, mbeten 500 të diplomuar në provimin e shtetit!...........................................fq.3 Dasaret Bizhga: Pse duhet të votojmë PLSHR!.......fq.4 Invalidi, Ilir Bundo: Më ndihmoni me një karrocë,

familja ime është e varfër!....................................fq.5 Stamboll: John Kerry merr pjesë në

Mbledhjen e Grupit Qendror të Miqve të Sirisë!...fq.7 Kryeredaktori i gazetës "Mësuesi":

Vendi ynë ka nevojë për frymë te re!......................fq.8

...>>fq.2

Edmond Vlashaj: Shqipëria e Re është Projektii çdo Shqiptari që do Drejtësi dhe Zhvillim!

Shikoni gjithmonë përpara!

Kalimi nga uni-versiteti në jetën

reale mund të jetë e vështirë, por nëse ju jeni në gjendje të mbani një qëndrim pozitiv, ju mund të bëni një jetë emocio-

nuese dhe të lumtur. Dëshironi të ecni përpara në jetë? Këto janë disa këshilla >> VIJON NË FAQEN 2

Page 2: Gazeta 77 News Botimi Nr

2 77 NEWS

E duam Shqipërinë pa Korrupsion, Plot Solidaritet, Të Zhvilluar e të Begatë!E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

FOKUSI POLITIK I JAVËS E HËNË, 22 PRILL 2013

MENDIMI POZITIV

<< VIJON NGA FAQJA 1 për të qëndruar opti-mist pas diplomimit.

Lidhuni me shokët e universitetit: Pas një shoqërie të vazhdueshme prej katër vi-teve nëpër kafene, festa dhe shokë dhomë, jeta pas diplomimit mund të jetë shumë e vështirë për ju, ju mund të ndiheni të vet-muar. Ndjeheni pak të humbur? Lidhuni me një shok i cili mund të kuptojë gjendjen tuaj dhe është i gatshëm t’ju ofrojë një vesh për të dëgjuar.

Kërkoni menjëherë për punë: Gjetja e një punë pas mbarimit të shkollës mund të jetë e vështirë, prandaj sigurohuni të krijoni një rrjet të fortë të profesionistëve

të rinj. Sa më shumë njerëz që të njihni, e të krijoni njohje të reja aq më shumë ka të ngjarë që ju të siguroni një vend punë sa më shpejt.

Mësoni nga ekspertët: Ndiheni të mpo-shtur dhe jo të frymëzuar? Merrni pjesë në sa më shumë panele, bashkohuni me grupe njerëzish që ju lidh e njëjta fushë dhe lexoni sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me industrinë ku ju dëshironi të bashkoheni. Hidhini hapat një nga një në drejtimin e duhur për të riaktivizuar pasionet tuaja profesionale.

Mos harroni të shikoni gjithmonë për-para: Është e natyrshme që të bëheni nos-

talgjik për shkollën herë pas herë, por kjo gjë nuk duhet t’ju pengojë për të parë për-para. Në vend të kësaj, mendoni për jetën që ju ëndërroni të bëni. Vendosni ku doni të jetoni pas 10-15 viteve, pastaj jepini forca vetes për ta kthyer ëndrrën në realitet.

Merrni hapa drejt qëllimit tuaj: Është e lehtë të thoni atë që ju doni, por lumturia e vërtetë është të veproni mbi atë që ju dëshironi. Imagjinoni për projekte tuaja në të ardhmen të afërt. Shfaqni talentin tuaj dhe filloni të punoni rreth arritjeve të qëllimeve tuaja.

*Qendra e Mendimit Pozitiv, Partia Lëvizja Shqipëria e Re

"Fokusi Politik i Javës" sjell në vëmendje të publikut nëpërmjet kësaj interviste

portretin individidual dhe politik z. Ed-mond Vlashaj, drejtues i Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) dhe njëkohësisht kryesuesi i listës së deputetëve të kësaj par-tie për kryeqytetin. Z. Edmond Vlashaj, në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme, tregoi për teleshikuesit dhe lexuesit e "77 News" dhe për të gjithë publikun, rrugëtimin e tij personal nga bankat e shkollës deri në auditorët e universitetit për të kaluar në mënyrë të natyrshme në eksperienca të suksesshme në sfidat e sipërmarrjes dhe betejat socio-politike të shoqërisë civile. Padyshim për të kaluar së fundi në sfidën e fundit dhe më domethënësen atë politike nëpërmjet PLSHR, të cilën e ka vënë deri diku në provën e parë me zgjedhjet e qer-shorit të 2013. "Sipërmarrja politike erdhi tek unë si domosdoshmëri e ngjashme me atë të fëmijës që qan për t’i treguar prindërve, të rriturve se ka nevojë për ta.

Shoqëria ka nevojë absolute për politikën dhe kjo e fundit duhet të jetë gjithmonë e përgjegjshme për nevojën e shoqërisë ndaj saj dhe që të mos lejojë zhvillime politi-kash anti-sociale ku të pushtetshmëve nuk i mungon asgjë dhe të pa-pushtetshmëve t’i mungojë çdo gjë e domosdoshme! Për fat të keq nuk ka ndodhur kështu dhe shoqëria jonë ka sot më shumë nevojë për Drejtësi dhe Zhvillim për Shqipërinë e Re që ne propozojmë për shqiptarët", tha Vlashaj duke treguar arsyet që e kishin shtyrë drejt këtij projekti politik të cilin sipas tij shqiptarët po e mbështesin gjith-monë e më shumë! Z. Edmond Vlashaj, si politikan i ri dhe drejtues i PLSHR, tha se në këtë projekt politik, parashtruar tashmë për shqiptarët, SHBA është dhe mbetet aleati numër një i Shqipërisë dhe i gjithë Kombit Shqiptar si nga pikëpamja historike po ashtu edhe politike! Ndërsa shtoi se, historia e Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës padyshim që janë dhe do të mbeten frymëzim i PLSHR dhe i të gjithë shqiptarëve të cilët, por sipas tij, shqiptarët kanë nevojë gjithashtu për modelin pozi-tiv të Turqisë me eksperiencën konkrete të këtyre 10 viteve të fundit, me rezultate marramendëse dhe për të cilat ka nevojë absolute Shqipëria e sotme. Drejtuesi i PLSHR Vlashaj, duke iu referuar emrave përkatës të kandidaturave për deputetë që janë prezantuar dhe do të prezantohen në ditët dhe javët në vijim, tha se ata janë të gjithë të rinj: pedagogë, profesionistë, studentë edhe punëtorë, të cilët nuk kanë pasur fare të bëjnë me të shkuarën dik-

tatoriale apo të korruptuar të këtyre 22 viteve demokraci! “Kandidaturat tona për deputetë në Kuvendin e ardhshëm kanë të bëjnë vetëm me të ardhmen e Shqipërisë të cilës duan t’i japin dimensionin e tyre rinor të pasionit dhe pastërtisë duke u bërë protagonistë të ndryshimit pozitiv dhe solidar”, tha Vlashaj duke shtuar se besonte që shoqërisë shqiptare i nevojitet shumë dimensioni pozitiv i solidaritet i cili ka qenë i pranishëm në karakterin histo-rik të shqiptarit, por që së fundi edhe për shkak të zhvillimeve jo të duhura politike si Majtas edhe Djathtas është cënuar më së shumti. Drejtuesi i PLSHR shtoi gjithashtu se projekti i Shqipërisë së Re ka propozime konkrete për qeverisjen e pas 23 qersho-rit duke filluar me sistemin e arsimit ku sugjeron sistem të ri të demokratizuar të vlerësimit të mësim-nxënies si model i anti-korrupsionit në Arsim, në Shëndetësi modelin e bordeve të grupeve të interesit dhe emërimet e administratorëve prej tyre dhe jo nga drejtorë lehtësisht të korrup-tueshëm dhe në sistemin fiskal, futjen e Qerasë Tatimore si model anti-korrupsio-ni për elasticitet dhe mënyra më e mirë e thithjes së të ardhurave në favor të shteti. Në fund të intervistës drejtuesi i PLSHR tha se në Kuvendin e pas 23 qershorit ne dëshirojmë të sjellim modelin pozitiv të legjislatorit i cili mendon për zgjidhje dhe jo për konflikte i cili pasqyron pasionin e Rinisë dhe jo të vjetrën konfliktuale dhe padyshim modelin e punës dhe përgjegjë-sisë ndaj tjetrit për Drejtësi dhe Zhvillim!

Për më tepër: www.77news.al

Edmond Vlashaj

Edmond Vlashaj: Shqipëria e Re është Projekti i çdo Shqiptari që do Drejtësi dhe Zhvillim!

Page 3: Gazeta 77 News Botimi Nr

377 NEWS

Qen

dra p

ër Drejtësi dhe Zhvillim

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Korrupsionin dhe Padrejtësitë!Cel.0696923631 www.facebook.com/qendraperdrejtesidhezhvillim

Ne vëmë në lëvizje Sistemin!

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

AKTUALITETE HËNË, 22 PRILL 2013

IKompania Brunes ofron vend pune Menaxhere Shitjesh. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Testi i stomatologjisë, mbeten 500 të diplomuar në provimin e shtetit!

Kriza ndërtimore në Korçë, mijëra apartamente pa shitur!

Mbi 500 të diplomuar për dentistë kanë rezultuar mbetës në provi-

min e shtetit. Niveli i tyre i dobët ka lënë pa fjalë vlerësuesit e provimit të shtetit, të cilët janë ballafaquar me përgjigje amatore, pa kurrfarë lidhje me fushën për të cilën janë diplomuar. Shifrat tre-gojnë se 1 në 3 stomatolog rrezikojnë të mos punojnë në profesionin e tyre. Vitin e kaluar stomatologët kanë dalë akoma më dobët, fakt që vërtetohet nga mesatarja 6,2. Madje me notën 10 është vlerësuar vetëm një kandidat nga 148 të testuar. Nuk kanë mundur të grumbullonin as 50% të pikëve plot 38 stomatologë dhe 23 mjekë. Ata nuk do munden ta ushtrojnë profesionin, pavarësisht diplomës që kanë deri në vitin tjetër. Për t’u quajtur kalues në provimin e shtetit, kandidatët duhet të grumbullonin më shumë se 50 pikë nga 100 të mundshme.

Për më tepër: www.77news.al

Sektori i ndërtimit në qytetin e Korçës është në krizë. Prej më shumë se 2 vje-

tësh shitja e apartamenteve është ulur në maksimum duke bërë që vetëm në qytet të jenë mbi 1100 apartamente të përfunduara dhe të pashitura. Ndërsa në të 6 qytetet e qarkut numërohen mbi 2000 apartamente të përfunduara në pritje për t'u shitur. Kri-za në sektorin e ndërtimit sipas kryetarit të shoqatës së ndërtuesve Viktor Qylafi e ka burimin tek kriza greke. Blerësit poten-

cialë të apartamenteve në juglindje kanë qenë emigrantët, një pjesë e madhe e të cilëve tashme janë në krizë financiare. Për të zbutur efektet e krizës sipas kryetarit të shoqatës së ndërtuesve Viktor Qylafi mbe-tet orientimi i biznesit ndërtues në biznese të tjera. Në përgjigje të kësaj krize disa nga ndërtuesit në Korçë kanë nisur të investo-jnë në ndërtimin e hidrocentraleve apo të sipërmarrjeve të tjera prodhuese.

Për më tepër: www.77news.al

Page 4: Gazeta 77 News Botimi Nr

4 77 NEWS

Remax Unlimited ofron vend pune Ekspert Imobiliar. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

OPINION E HËNË, 22 PRILL 2013

Qen

dra

r Drejtësi dhe Solidaritet

Partia Lëvizja Shqipëria e R

e

Denonco Dhunën dhe Korrupsionin!Ne përkrahim njerëzit e thjeshtë!

il

Restorant

il

Restorant

Dasaret Bizhga: Pse duhet të votojmë PLSHR!

E drejta qytetare për te votuar një forcë politike është e lirë për secilin prej nesh.

Një çështje e rëndësishme është tek zgjedhja e kësaj force dhe për të bërë një zgjedhje të duhur duhet parë interesat e përbashkëta qytetare dhe morale në të mirën tonë të përbashkët. Këto interesa i shpalos më së

miri forca e re politike Lëvizja Shqipëria e Re që në themelin e saj ka vetë neve, të rinjtë. Më konkretisht të votosh PLSHR do të thotë të zgjedhësh ndalimin e korrupsio-nit në të gjitha dikasteret dhe institucionet qofshin këto publike apo private. Të votosh PLSHR do të thotë t’i thuash PO zbatimit të ligjit dhe ndëshkimit të të gjitha llojeve të krimeve apo shkeljeve penale. Të votosh PLSHR do të thotë t’i lejosh hapësirën e lirë për të punuar dhe jetuar me standarde evropiane ç'do qytetari qoftë ai i varfër apo i pasur. Të votosh PLSHR do të thotë të si-gurosh mirëqenien e të gjitha shtresave të popullsisë. Të votosh PLSHR do të thotë të rikthejmë dhe një herë traditën e vjetër të cilësimit të familjes si diçka tepër e shenjtë, pasi në ditët e sotme ky koncept është zbe-

hur ndjeshëm. Të votosh PLSHR do të thotë t’i japësh krahë dhe frymë iniciativës e lirë të ç'do qytetari duke e lënë të realizoj ënd-rrën dhe dëshirën që ka. Të votosh PLSHR do të thotë t’i japësh të drejtën e qeveris-jes të rinjve me plotë energji pozitive dhe dëshirë të mirë për ta çuar më tej procesin e demokratizimit të vendit duke u bërë një shoqëri me vlera të çmueshme qytetare dhe europiane. Të votosh PLSHR do të thotë të jetosh i qetë larg të gjitha kërcënimeve dhe krimeve të organizuara duke u ndëshkuar ç'do agresor i këtij lloji. Ka kaq shumë arsye për të zgjedhur PLSHR, saqë e vetmja gjë që na ngelet të bëjmë është ti themi ç'do miku, shoku, shoqeje apo të afërmi për të bërë zgjedhjen e duhur PLSHR.

Për më tepër: www.77news.al

PLSHR, mundësi motivuese për fuqizimin dhe zhvillimin e familjes!

Përfaqësuesit e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re për qarkun e Dibrës, Enkeleda Hoxha

dhe Altin Hasrami zhvilluan një takim në familjen Muça në Peshkopi. Ata diskutuan

mbi pikat e Platformës Politike të PLSHR me anëtarët e kësaj familje. Familjarët dhanë mbështetjen e tyre në reformat kundër korrupsionit dhe eleminimin e tij, politi-kat sociale dhe sidomos ato që lidhen me integrimin e të rinjve në të gjitha sferat. “Ka ardhur koha që të rinjtë me energjinë dhe pafajësinë e drejtësinë e tyre të kenë mun-dësinë të kontribuojnë për një Shqipëri të Re pa korrupsion, të zhvilluar, të begatë e plot solidaritet”, u shpreh zonja e shtëpisë. Motivimi i familjeve me mbi 7 fëmijë duke iu garantuar nga shteti Shqiptar një shtëpi falas, gjeti shumë përkrahje nga kjo familje.

Për më tepër: www.77news.al

Page 5: Gazeta 77 News Botimi Nr

77 NEWS

HOTEL TURIZËME-mail: [email protected] Cel: +355 69 32 64 960

KORÇË

Albania

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

DREJTËSI DHE SOLIDARITETE HËNË, 22 PRILL 2013

Balkan Trans Albania ofron vend pune Ekonomiste. Dërgoni CV në: [email protected] / Për më tepër: www.njoftime.com

Më ndihmoni me një karrocë, familja ime është e varfër!

Jepni sugjerimet tuaja dhe denonconi padrejtësitë në numrin: +355 69 46 14 134Facebook/ Qendra për Drejtesi dhe Solidaritet

Invalidi 34-vjeçar, Ilir Bundo:

Invalidi 34-vjeçar, Ilir Bundo, banues në Kombinat, kërkon prej shtetit që të ketë

më shumë vëmendje institucionale ndaj nevojave specifike që ka kjo kategori. Në këtë intervistë për “77 News” ai rrëfen jetën e tij, që nga sëmundja, vështirësitë ekono-mike dhe deri tek apeli që i bën çdo lexuesi që ta ndihmojë me një karrocë elektrike.Nga jeni me origjinë dhe ku banoni?

Unë jam me origjinë nga Bënja e Kël-cyrës së qytetit të Përmetit. Gjatë lindjes kam pësuar dëmtim të gjymtyrëve dhe të kokës, prandaj kam mbetur invalid. Kam katër vite që kemi ardhur me familje në Tiranë dhe aktualisht banojmë në zonën e kombinatit. Sa veta jeni në familje?

Ne jemi 5 veta në familje, nëna, babai

dhe vëllezërit e mi. Ata nuk kanë asnjë mundësi ekonomike që të më ndihmojnë. Im atë është 65-vjeç dhe punon roje në një objekt. Paga e tij është vetëm 150 mijë lekë të vjetër. Kurse unë trajtohem si invalid me vetëm 130 mijë lekë të vjetër. Duke qenë se jam paraplegjik dhe në kushte të vështira ekonomike marr edhe 30 mijë lekë asis-tencë nga bashkia. Si e përballoni jetesën?

Këto lekë janë të pamjaftueshme. Jeta është bërë tepër e vështirë sidomos për mua që kam nevojë për shërbime të veçanta, për shkak të shëndetit.Ju a keni krijuar familje tuajën?

Nuk kam arritur që të krijoj familje sepse dhe babi nuk ka dashur, pasi ai mendon se nëse unë lind fëmijë problemet e shëndetit

do të trashëgohen edhe tek fëmija.Cili është arsimi juaj?

Unë nuk kam bërë asnjë klasë shkollë pasi nuk kisha asnjë mundësi sepse nga shtëpia deri tek shkolla duhet të ecja zva-rrë, në atë kohë s’kam pasur as karrocë. Në Tiranë erdha për një jetesë më të mirë. Në fakt në Përmet merresha vetëm me punë të ndryshme artizanale, madje më jepej edhe për të bërë punë hidraulike, kurse këtu kam mundësi ta kaloj pak më mirë kohën, pasi dal dhe shëtis nëpër Tiranë. As shokë nuk kam sepse nuk janë të nivelit tim. Gjithsesi shpesh herë mërzitem dhe 2 mijë lekë në ditë më shkojnë vetëm për cigare. Mendoj që shteti duhet të ketë më shumë vëmendje nga ne invalidët. Ne shpesh herë diskuto-jmë me çfarë do të ushqehemi. Aktualisht ju po shëtisni, ku do të shkoni?

Me këtë karrocë të vjetër që kam udhëtoj nga Kombinati në Kinostudio. E pëlqej që ta bëj këtë rrugë çdo ditë vetëm e vetëm se jam aktiv dhe më pëlqen që të dal. Por shpesh herë kur jam sëmurë dhe i pamun-dur do të më ndihmonte shumë një karrocë elektrike. Ndaj bëj apel kujtdo që lexon shkrimin tim të më dhurojë një karrocë të tillë pasi unë e kam krejt të pamundur që ta blej atë.

«Qendra për Drejtësi dhe Solidaritet»,Partia Lëvizja Shqipëria e Re

Ilir Bundo

Page 6: Gazeta 77 News Botimi Nr

77 NEWS

”Ne ofrojmë atë që ju kërkoni”

Teleperformance Albania ofron vend pune Recepsioniste. Dërgoni CV në: [email protected]/ Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

IDE E HËNË, 22 PRILL 2013

Mungesa e gjumit tek fëmijët mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore dhe të sjellë pro-bleme shumë më komplekse. Një studim i ekspertëve në spi-talin e fëmijëve në Filadelfia ka bërë të ditur se 75 për qind e fëmijëve nuk flenë sa duhet dhe për fëmijët me mbipeshë gjumi i pakët mund të sjellë pasoja se-rioze. Sipas këtij studimi, fëmijët që nuk bëjnë gjumë të mjaftue-

shëm mund të pësojnë një ndër-prerje të sekrecionit të insulinës dhe sheqerit në gjak. Studiuesit thonë se një gjumë i mjaftueshëm mund ta shmangë këtë problem, dhe si rrjedhim zhvillimin e diabetit të tipit 2. Për të mbajtur nivelet e gluko-zës të qëndrueshme, adoleshentët kanë nevojë për të paktën 7 orë e gjysmë deri 8 orë gjumë në natë.

www.banka-ideve.com

Mungesa e gjumit ndikon negativisht tek fëmijët!

Prenda Çili: Mbrojtja e femrës dhe fëmijës me ligj të veçantë, është pika më e gjetur e PLSHR!

Prenda Çili është qytetarja e radhës e cila u bë pjesë e takimeve të organi-

zuara nga përfaqësuesja e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re, Xhiljola Toshkollira, ku u njoh gjerësisht me platformën politike të kësaj partie dhe pikat të cilat ajo përm-ban në mënyrë të detajuar. Ajo mendon se mbrojtja e gruas dhe fëmijës me ligj të veçantë, është pika me e shënjuar në këtë platformë. Ajo mbetet shumë e kënaqur nga kjo nismë e re dhe puna të cilën ne jemi duke bërë për ndërtimin e Shqipërisë së Re.!”Çdo krim duhet dënuar, thotë ajo. Cilado qoftë arsyeja, një krim mbetet një krim dhe ai që e bën atë, duhet të marrë dënimin që meriton”, përfundoi diskuti-min znj. Çili.

Për më tepër: www.77news.al

Page 7: Gazeta 77 News Botimi Nr

77 NEWS

Tel: +355 42 42 09 90, Sms: +355 68 20 67 991, Cel: + 355 68 20 61 561, e-mail: [email protected], www.vitrina.edu.alAdresa 1: Tiranë, Bulevardi Dëshmorët e Kombit pas Kryesisë së Kuvendit. Adresa 2: Kampusi Universitar “Vitrina” pranë “City Park”.

Një kurs nëntëmujor për:

pa asnjë detyrim tjetër.= 450 euro- Shef Kuzhine,

- Kuzhinier, - Parukeri-Estetikë, - Graphic Designer, - Webdesigner,

- Hidraulik,- Elektriçist,- Marangoz,- Berber,- Teknik Ndërtimi,

- Rrobaqepës,- Topograf,

- Administrator Rrjeti,

- Auto Servis, etj. Deri më 24 Prill

NDËRTO BESIMIN TËND PËR TË ARDHMEN!

Europa Expres ofron vend pune Agjente Reklame. Kontaktoni në Tel. : 0695454357 / Për më tepër: www.njoftime.com

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

TURQIAE HËNË, 22 PRILL 2013

Njoftohet se në Universitetin e Mesdheut në Turqi, universitet i dëgjuar për ndërhyrjet e suksesshme kirurgjikale si transplantim të gjym-tyrëve është realizuar për herë të parë një punim në fushën e kërkimeve bër-thamore. Në Turqi për herë të parë është shënuar një sukses në fushën nukleare. Njoftohet se në Universi-tetin e Mesdheut (Akdeniz) në Turqi, universitet i dëgjuar për ndërhyrjet e suksesshme kirurgjikale si trans-plantim të gjymtyrëve (të dy krahët, fytyrën dhe mitrën), është realizuar për herë të parë një punim në fushën e kërkimeve bërthamore. Pedagogu i Degës së Fizikës së Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit “Akdeniz” Prof. Dr. Ismail Boztosun në deklaratën që bëri në Qendrën e Kongreseve Konaklı të Universitetit “Akdeniz”, mikpritëse e mbledhjes së Këshillit Ndëruniversitar tha se kanë realizuar me sukses testin e shkëpu-tjes së neutroneve dhe protoneve nga bërthama e atomit me anë të rreza-timeve gama, të cilat janë quajtur ‘reaksioni fotonuklear” dhe që sigu-rojnë transformimet e elementëve si alumin, bakër, zink. Një provë e tillë në Turqi bëhet për herë të parë, por në vende të zhvilluara si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Angli zbatohet prek kohësh.

Për më tepër: www.77news.al

Realizohet me sukses testi bërthamor!

Stamboll: John Kerry merr pjesë nëMbledhjen e Grupit Qendror të Miqve të Sirisë!

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry vizitë në Turqi për të tretën herë. Në

Stamboll zhvillohet Mbledhja e Grupit Qendror të Miqve të Sirisë dhe në këtë mbledhje merr pjesë edhe Sekretari Ame-rikan i Shtetit John Kerry, i cili me këtë vizitë vjen në Turqi për të tretën herë brenda një muaji. Si rrjedhojë e diploma-cisë telefonike të Ministrit turk të Punëve të Jashtme Ahmet Davutollu ishte ven-dosur që Mbledhja e Grupit Qendror të Miqve të Sirisë të zhvillohet në Stamboll. Në mbledhje krahas Turqisë dhe SHBA-

së, marrin pjesë edhe Anglia, Franca, Gjermania, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania dhe Arabia Sau-dite. Në kuadër të kësaj mbledhjeje Kerry do të takohet edhe me liderët opozitarë sirianë. Pritet që në fokus të mbledhjes të jetë dhuna që vijon në Siri. Kerry do të ketë takime me palët për përshpejtimin e trazicionit politik në Siri. Më pas ai do të shkojë në Bruksel ku do të takohet me Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare në NATO.

Për më tepër: www.77news.al

Page 8: Gazeta 77 News Botimi Nr

77 NEWS

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

E duam Shqipërinë e Re pa Korrupsion, Plot Solidaritet, të Zhvilluar e të Begatë! LëvizjaLëvizja

PLSHR2013UNË VOTOJ

Drejtësi dhe Zhvillim

DREJTËSI DHE ZHVILLIM E HËNË, 22 PRILL 2013

Vendi ynë ka nevojë për frymë te re!

PLSHR, alternativa konkrete dhe e vetme për Zhvillimin e Kombit Shqiptar!

Perfaqësuesit e Partisë Lëvizja Shqipëria e Re vijojnë me takimet e organizuara

me familje të ndryshme në kryeqytet dhe më gjerë. Familja Hila, nga Tirana ishte mik-pritësja e radhës e PLSHR. Në këtë takim u diskutua dhe u shpjegua platforma politike, idetë, iniciativat dhe qëllimet që PLSHR i ka vënë vetes për ndërtimin e një shteti të zhvilluar dhe pa korrupsion. Familjarët u shprehën mjaft entuziastë në lidhje me idetë konkrete dhe përkrahjen që kjo parti ofron për familjet, njerëzit e thjeshtë dhe në nevojë dhe të gjithë kombin, duke e konsi-deruar atë si alternativën e vetme që i duhet shqiptarëve dhe mbarësisë së vendit.

Për më tepër: www.77news.al

Shumë sipërmarrës dhe familjarë të ndryshëm janë bërë pjesë vizituesë dhe

kureshtarë për t'u njohur më nga afër me Partinë Lëvizja Shqipëria e Re dhe institu-cioneve që ajo ka në brendësinë e saj. Andon Nasi ishte pjesëmarrësi i radhës në këto ta-kime i cili është i punësuar në Ministrinë

e Arsimit si kryeredaktori i revistës së për-muajshme "Mësuesi", organ ky i Ministrisë së Arsimit. Përfaqësuesit e Unionit e njohën atë me USSH-në dhe të gjitha shërbimet që ofrohen për bizneset, u njoh gjithashtu dhe me partinë Lëvizja Shqipëria e Re.

Ai na foli mbi eksperiencën e tij në krye

të revistës "Mesuesi", e cila shpërndahet në 11 mijë kopje në të gjithë Shqipërinë, ku mësuesit përveç informacioneve të shumta që gjen në të, qëndrojnë edhe në korent të kurrikulave më të fundit që dalin në të gjithë botën. Z. Nasi u shpreh se e vlerë-sonte shumë punën e madh që bëhet nga USSH, për t'u ardhur në ndihmë bizneseve me shërbimet që ofron.

Ai u ndal edhe tek partia Lëvizja Shqi-përia e Re duke theksuar se vendi ynë ka nevojë për frymë të re, ide të reja të cilat duhet të nisin të aplikohen dhe brendë-sohen tek çdo individ. Të rinjtë janë ata me të cilët duhet të punohet ndaj dhe e përshëndeti dhe e vlerësoi më së shumti këtë forcë politike.

Në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi që u bë pjesë e kësaj nisme atij iu dhurua një shportë me produkte shqiptare.

Për më tepër: www.77news.al

Kryeredaktori i gazetës "Mësuesi":